2014-06-26

Cikël poetik nga Myrvete Osmani



PEMË GURBETI

Në portin ku zbarkohen ëndrrat dhe pritjet
moçale lotësh kthehen në kripëra të hidhura
aty ngjyej kafshatën, qoftë dhe e fundit her
me copëra kriprash dhe drithërash të mia

Por ty ,që braktise nga hallet Atdheun
sdo ta prekë pemën e dhembjes , as frutin mjalt të saj
do ushqehem me myshk, cepit përrenjëve gryk'hapur
e zërin, do ja ulë melodisë së dhembjes ,prej skamje
do e përplas me erërat ,dunave ku shkretëtira i shuan
dhe të fundmet zëra prej lypsarësh... !


SHKËMBIM DASHURIE


Unë baladë e zhveshur në buzëqeshjen tënde
syve të përhumbem në verbi
zjarri më i ndezur kohrash në ikje... unë dhe ti!

Buza më e prushtë, që prekë e djeg nëntë lëkura shpirti
unë balada e pavdekëshme, me nëntë plag në zemër të ndjek
po se putha buzën tënde,mëkatare do vdes !

NË SY LOZTE VDEKJA

( NA MUNGOJNË )


I lam ,shtrirë, skulptura të përgjakura ,si vdekje
u nisëm shteg'timit të gjatë, shtegtonim pa krye,pa cak
dergjeshin bregut të detit bojkuqtë ,prej vale...
edhe pse det s'qe kurrë,atypari

I lam ,dhe ikëm ...
gjymtyrë këputur ,
dhe lot've përhumbëm si erërat e shuk'ta
u zhdukëm,e u zhdukën ,si hije ata...

Me kamzhik të lagur ,na përzën se ku ?!
Me bohçe leckash mbi shpinë
O Zot !
Në ç'kope të trishta delesh ngjanim
me dhëmbë ujqërish mbi shpinë !

Ç'mister përpiu trupat e tyre ?!
Ç'mister i barti matanë... ?!
Tashmë deti është tharë
skulpturat ,as gjaku ,më nuk jan !

BALADË HIPOTETIKE

Lis i lartë, degët fshikulluese nga jeta dhembin
udha që më lodh, diejt që më përflaken mbi kokë
në të gdhirë këputen si kokrrize retë e mugëta
netët e lodhura,të gjata sa motet, bëhen copë.

Durimi m’u mpiks ndër deje, miku im
po më pikon syri copëra shpirti, përpëlitet trupi tani,
me mikun prej miku,që s'e njoha kurrë,u bëra armik.

Thur një shportë magjike me xunktha të arta sot
vetëtima mbushur dhe bubullima plot,
ndonjë mollë të kuqe nga pema e tharë
,,mollët janë për t’u kafshuar, nuk janë për t’u parë'',
vrapojnë mëkatarët,vrapoj dhe unë në zjarr!

Ulem dhe mbështetem kurmit të lashtë të lisit
shndërrohem në klithmë zogu pa krah,pa sqep
herë si degëz hollake,e frikshme si hije
mbi savane lumi shoh fytyrën, trupin
shoh qenien time pa këmishë mbi supe
bredhacake nëpër shtjella pluhuri
me kokën nën sqetull, krejt si në baladë
eci e nuk kam të ndalë.

Gjak skuqem në fytyrë,turpi çmendet marrëzie
mbi disqe hënash të verdha,të kuqe, të zeza.

Ndërroj papritmas trajtën e të qenit grua,
pres flokët e gjata, mbi shtatë palë qiej ulërij
trajtën ndërrojnë dhe motet,pyjet bëhen shkretëtirë,
është tersi i jetës a ora e ligë!

Një dalje më duhet përtej,
një trazim i ëmbël dashurie të më prekë
ai gjaku i shterur pellazg të më kthehet ndër dej.

Gjurmët deri tek porta ku trokiste dikur njerëzia
m’i ndrit
dhe udhët e harruara, o Zot!

Kjo udhë më lodh e diejt më përflaken mbi kokë,
shirat le të këputen në kokrrize të plumbta,
mishrat le t’m’i shpojnë, t’m’i bëjnë copë!

Të rroj o të vdes, larg nga ky ters
tek kurmi i lashtë i lisit, më rikthe
ta gërryej me gjuhë shkronjash të nxira
epitafin e fisit tim
dhe emrin gozhduar mbi lis ta var,
përtej turpit kufomën e mbjellë ta lë!


PRITJA

Jasht bën vapë,mrizet e lodhura kërrusen si pleq të urtë
ti pret kafenë e radhes,në preh'rin e drunjët të karrigës,pret...!

Jasht bën vapë,unë hije e vetmisë tënde vallzoj me ritmin tënd të humbur
në grumbullin e kujtimeve tua, aq keq !

Jasht bën vapë,në kasollën time merimangat fshihen
unë fle në rrjetat e tyre,përkundem me krah zogj'sh të ikur...
zogjt çerdhe thurin në mushkritë e mia, dhe marrin ajër të paqt !

THYER NGA PRITJA

Do të doja ti shoh sytë e mallit
si zbresin në lundrim e sipër
lum'sht(r)atit tim mënd(afsh)orë
si më vështrojnë eshtuar dhe përlotur
çastit kur bota e lodhur në dremitje fle
ata mbytur në ëndrra fluturuese të rendnin
zgjuar ne të dy
sikur të ishim ne'' !

Sa Dielli të ikte e nata të binte zhveshur
të nisnin shirat e ftohtë,erërat e pushta
përmallshëm të na preknin e prekeshim
me gishtërinjët e buta

Ka ditë që e kam këtë mallë
më gdhijnë mëngjes-mbrëmjet
padashur
shtrëngoj pritjen në grushte ,përplasem
dhe thyhem si kristal ,si dhembje !?



SHIJOJE JETËN

Ndoniher, na ngjan vetja ,si fëmijë të vegjël
ate që na ndalonin, e donim me patjetër ,
teke të ëmbla,teke çapkëne ato...

Dhe sot e kësaj dite ashtu si dikurë
kërkojmë çfar s'na takon,e duam për vete
gjithçka që nuk e kemi ,na kthehet në teke !

Fëmijë duam të njihemi, ashtu si të rritur
dhe posa të rritemi , ashtu si për dreq ,
kerkojmë të rikthehemi...
si fëmijë kryeneç!

Por koha do vie ,kur duarsh do na iken
pa shijuar fëmijërinë ,pa shijuar rritjen
këta jemi ne ...ndoshta jo të gjithë
i ditur po nuk qe ,jeta vrik të ikë!



Pritja

Dhe pres ,
yjet të thërmohen në grimca një dit
kurorë të bëhen mbi flokët e purpura
të çelin kur dita më fiket ndër shuplakë
si llamba të ndizen, hajateve të mia!



Gurrëz


Ti më mungon,
si një gurrëz e blert,si orë nate vet
që i duhet shkretëtirës,
udhetarit të saj të humbur
një pikë ujë
mbi buzë ku prushon etje ,
nuk ngjet
një fllad ere t'më bie fytyrës ,
n'udh'kryqe jete, k'të jetë!



ZVARRANIKËT



Ndaj,
eci shpesh'her me veten nën sqetull!
Udhës që shtrihet nën këmbët e mia,
ashtu tërbuar
kaloj nëpër brigje...
Her fli gjumë të qetë
në prehërin e hijeve

Kështu zvarritet bota,
zvarritem pellgjeve unë
si kameleon nd'rroj ngjyrat,
fytyrën pastaj
dhe ngjaj me sa duket
në zvarranik të saj !


MËNGJES DARDAN


Ç'mëngjes i bukur
ç'diell flak'rues më zgjoi sot
Dardani
o lagje hyjesh ,
hyjneshash në fron

ç'vasha t'bukura Prishtina ime
ç'djem te ri, me shikim të ngrohtë
dardane moj, Dardani
hyjnesha në fron


Një jetë larg syve

Jan ca minuta ters që nuk duam ti kthejmë
qoftë me vet krahët e zogut të art
akoma më pak duam ta rikthejmë një çfardo jetë
sado që të rinjë do të bëheshim prap !


Një jetë të tërë larg syve të kam patur.
Ndaj shpesh me ajrin flisja, me detin dhe retë.
I përunjuri i muzgut, vdekëtar në varr i pakallur
Netët i gdhija me imazhin tënd nën jastek.

Më tradhëtoj kjo miqësi e hënës së heshtur.
Më braktisi ky ag i përhimt, i ftohtë dhe hidhnak
Sokakëve të botës u ngriva, u thave, i patretur.
Veç një muzg m'i kandisi sytë e mi bredharak.

E dija që shënjtët në thelb kan të përjetshmen.
Prandaj iu gjunjëzova shënjëzime të tua mitike.
Në kult të diellit të ktheva, si kulti më i shëndetshmen.
Thellë shpirtit të ruajta, si famullitari shkrimet biblike.

Në pambarim më shkonte numërimi i hapave.
Mua murgut të tempillit, të Artemidës së pafat.
S’do t’i shiheshim kurrë ne botës së të gjallëve.
Së cilës të heshtur i ikëm, të përvuajtur, kryelartë.


HESHTJA E UDHËS


Kjo usha që shtrihet kështu e heshtur !
Seç më ngjanë , me heshtjen e njeriut fatzi
Lulzojnë pranverat ,thyhen gjethet e vjeshtës
si ditët e jetës ,këputur një nga një...

Mbi trupin e saj rrokullisen stinët ...
njëmijë prita mbi të ,përgjaken fshehurazi
mijëra puthje dashnorësh ,
vdesin të mbytura
thell, thell në ata sy...

Ndodhë,
rrëzohen mbi të trupa lisash të dergjur,
zvarriten patkonjët e kuajve të lodhur
që mbajnë barrë kalor'sit e përgjumur,
me barrët e jetës rënduar mbi supe !

Kjo udha që shtrihet kështu e heshtur
seç më ngjanë fatkeqe , me njeri fatzinë !


MË NË FUND

Në fund të tunelit takojmë të njejtën dritë
rëndom stivojmë vitet në arkëzën jetë ,ecim drejt saj
si udh'tari memec pa asnjë pyetje në gjuhë,pa asnjë fjalë !

Pasqyrës së errët ndrrojmë trajtën e shpirtit,po mundëm
n'kornizë frike vet'vizatohemi me lapsin e trishtimit zmadhues
i druhemi vetvetes,sa shohim sytë si gozhda të ngulitura,dhe ndriçimit tërbues !


S'JE PËR TË TË URRYER


Arsye s'kam, të të urrej
mos qofsha nën lëkurën tënde
fytyrën tënde ,stërlakur
me gjak djalli!

Arsye s'kam, të të urrej
as fshihem pas urtësisë së fjalve ,koti
kur ty të shtrydhë ,e të shoshit keqas djalli
e gjuha e natës, të pikon helm nepërke ...helmm... !

Përse të të urrej,kur brenda dejeve tua
miliona vezë në ty ,ka lëshuar djalli!

Ç'arsye kam ?! Të të urrejë ,,mike''
kur buz'qeshja shtirake,të ndrydhet prej halli... !


MALLË PËR DIELL


Kthehu ,më ngroh o Diell i flakt ,pas resh të nxira që varen...
dhe më vështron aq fshehur,po ç'frikë ke ti,nga kush ?!

Kjo ditë e ftohtë me shi ,mi çukitë kujtimet
të rikthehemm etur, nën pushtetin tënd,lutem
në fushat e nxehta të verës ,pas grilave të burgut tënd
ku frushkulloheshim kallinjësh të thekt ,prej vape
trupave tanë...
të vdes aty , le të vdes,prej dhembje !


Ja ku jam ,nen degët e luhat'shme , t'kësaj peme të lartë
që po e mer era përk'dheljesh të ftohta!
Ftohtë e kam ,këtë ditë pa ty !
O i mall'shmi Diell ,
që humbur të kam kujtese, ka kohë !


EÇTUAR


Përse i lë diejt të perëndojnë të palumtur
Përse natës i mallkon : hënën ,yjet ,but'sinë
Përse kjo heshtje e pakuptimt
a thua
Enigmë e trembur dashurie...
po ndrynë udhen time deri tek ti
Përse gjithçka që deshëm
e mbytëm në pritë
Eçtuar mbetëm një jetë
eçtuar po vdesin dhe sytë...


PIKON ZEMRA


M'pikon zemra
pikë në shpirtë
e dallgë malli
mi çanë sytë

M'pikon zemra
nga ajo ditë...
në qofsh në jetë
kthehu me muzgun
një her trokit...

PORTA E MBYLLUR




Një këngë e nisur
nuk di se ku mbeti
në harfë u ndal
dhe klithma e një zogu
kur krahët e lodhura
breshëritë e plumbëta
ia morën peng
veç për një fluturim
n'destinacion të zemrës
në krahërorin që dhembë ...

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...