Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/07/28

Brahim AVDYLI:EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VIII)

EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VIII)


EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (VIII)

“Hellopia” është quajtur i tërë vendi ku kanë banuar e vepruar “hellopët”, ku kanë qenë tekstualisht “hellët, helloi”, sipas fisit pellazgo-shqiptar “sellët” dhe “selloi”, në “fjalorin” e përkryer të gënjeshtarëve të Danaenëve. I tërë vendi i tyre “e mori” emrin “Hellada”, që interpretohet kështu nga të tjerët, e “Greqi”, sipas “graikoi”, “graikos”, “graeci”, “graeki”, “graii”, “graiai”, të cilët banonin e jetonin rreth lokalitetit që adhuronte e ndihmonte kultin e “gruas plakë”, rreth Dodonës së shenjtë. Nuk është fis, nuk është komb, nuk është etni, por fillon ndërrimi i tyre dhe shprehë të vetmen mundësi që të ndërlidhen “të huajt” në çështjen e shenjtë të pellazgëve dhe të vidhnin andej emërtimet gjenealogjike të tyre, mitet e kulturën, duke e ndërruar sipas gjuhës diametralikisht tjetër, pra gjuhës semito-egjiptiane. E rikujtojmë edhe njëherë Aristotelin, i cili thoshte se në krahinën përreth Dodonës atje banonin Sellët, dhe “ata që atëherë quheshin graik, por tani helenë”1. Pra, “ahellohu”, është rajoni ku kanë banuar sipas “greqishtës” së Aristotelit ata që “e vodhën” gradualisht këtë emër të tyre tipik “Hellada”, ku kanë jetuar ata që ruanin lopët, që i kanë quajtur “hellopët”, dhe i tërë rajoni është quajtur “hellopia”, që do të thotë se sipas pellazgëve kanë banuar dhe jetuar “grai-k-os”, ata që i ndihmonin “gratë”, d.m.th. kur hiqen mbaresat greke “os” dhe “oi”. Ne do të kuptojmë se këtu janë Sellët (sell-oi); se ky vend ishte vendi e qendra e tyre; që është bartur edhe atje ku ishin të parët e “hellenëve” dhe “grekëve”, Danaenët dhe Kadmenët.
Në fillim kemi luftën e në mes të dy sistemeve shoqërore, atij matiarkal dhe patriarkal. Në këtë luftë i marrin me vete fiset pellazge dhe u prinë me dinakëri danaeanët e kadmenët, të cilët e zhvilluan gjuhën e tyre, me bazë të fjalorit të pellazgëve dhe natyrës së gjuhës semito-fenikase, d.m.th. Kadmenët.
Pikërisht kjo ka qenë peridha e “katër shekujve të errët”, prej vitit 1200 deri në 800 p.e.r., që përbëjnë “periudhën parahelene”, kur të ashtuquajturit “grekë” (pra “helenë”) nuk ishin shumicë, por pakicë dhe dihet se kultura mikene , është një kulturë që emërohet me pa të drejtë “kulturë kretase” në veprat e njohura të mbarë botës dhe Evropës. Ajo kishte çdo gjë që mund të ketë një kulturë pa shkrim; emrat parahelenë të Zotave, që figurojnë në tabelëzat kretase të epokës së pallateve, rreth vitit 2700 deri në vitin 1700 p.e.r.2 dhe bëjnë pjesë në mitologjinë e perëndive, e cila poashtu pa kurrëfatë të drejtë është quajtur “mitologji greke”3 dhe është plotësisht e pa vend.
Dionis Halikarnasi shkruan në librin e tij “Pellazgu” se pjesa më e madhe e pellazgëve shkuan tek aleatë dhe vëllezërit e tyre në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendonte të bënte luftë, sepse ishin të shenjtë dhe vepronin të gjithë me porosinë e orakullit të Zeusit, Zotit të Madh pellazg. Por, përshkrimet e Dionis Halikarnasit nuk ndihmonin për vendndodhjen e Dodonës, vetëm se ndihmojnë se hierorja e shenjtë lokalizohet në Epir dhe se ajo ishte këshilluesja e përhershme e mbretërve dhe heronjëve të lashtë të të gjithë rajonit4. Por, të dhënat më të rëndësishme për Dodonën e pellazgëve, Tomorin dhe Epirin na i jep në veprën e tij të gjeografisë Straboni, siç thotë Ilir Cenollari5. Ai thotë se ky rajon ishte nën sundimin e thesprotëve, sikudër mali Tomar e Tmar, sepse të dy emrat i përdorë, dhe sipas tij përcaktohen njëkohësisht fiset e tjera, si p.sh kaonët, molosët, thesprotët, enianët, perrebejt, etj. Kaonët dhe molosët ishin më të famshëm në tërë Epirin, sepse mbretërit rridhnin prej tyre, sidomos kjo vlente për familjen e mbretërve aikaid, që rridhte prej mollosve. Shpjegimet e Strabonit kanë vlera të mëdha historike dhe filologjike. Paraprakisht jepte kuptimin e fjalës “tomur”. Sipas tij “tomur” apo “thomur” dhe “themishte” do të thoshte “them, thom, thamë, thoj, të thënat”, duke i vendosur lidhje me njerëzit që i predikonin ato, pra fallxhorët, parashikuesit e fatit. Orakulli i Dodonës ishte pikërisht një falltore, ku banorët e saj mësonin diçka rreth të ardhmes së tyre apo edhe fatit jetësor të tyre, fillimisht nga plakat e orakullit6.
Brenda falltores ndodhej vetëm një enë prej bakri, mbi të cilën ndodhej një shtatore që mbante në dorë një kamixh të trefishtë në formë zhinxhiri. Kur fryente erë vargjet e zingjirit e godisnin enën dhe ajo nxirrte tinguj të gjatë7.
Tomuret, që quheshin priftërinjë e orakullit që shërbenin kryesisht në malin Tomar, sipas Karapanos8, kur mëshkujt i marrin ngadalë këta tituj në vend të grave, pikërisht në epokën heroike, që merreshin me shërbimet ndaj tempullit dhe orakujve, kështu që jepnin përgjegjet e tyre në bazë të shenjave profetike për pyetjet që bëheshin nga njerëzit e ndryshën dhe vizitorët apo heronjtë. Pra edhe emri i malit Tomor dhe Tomar, nga Tomuret, nga “thom-tom” (them, tham thom) dhe fjala tjetër “thamir” (tha mirë) në bazë të etimologjisë vinë vetëm nga gjuha shqipe dhe janë pova të pakundërshtueshme të autoktonisë iliro-pellazge dhe përkatësisë iliro-pellazge të dononasve epirotë9.
Dodona paraqiste ngrehinën e madhe shpirtërore dhe qerthullin kulturoro-etnik të të gjithë Epirit dhe kishte një lis madhështorë e hyjnor, që degët e tija me gjethet e dushkut e mbulonin gjithë këtë hapësirë gjeografike.
Sipas autorëve të lashtë parashikimi i fatit bëhej në faltoren e Dodonës dhe jepej nga gratë, falltarët, priftërinjtë, por edhe mbi lisin, me anë të fëshfërimit të gjetheve të lisit; me anën e jehonës së enës së bakrit; me anë të buçimës së ujit dhe burimit të shenjtë pranë Dodonës; dhe me anë të pëllumbave kur ata fluturonin dhe rrinin në maje të Lisit të Shenjtë10. Në punimin tim paraprak e kam dokumentuar se ku është Lisi i Shenjtë11, ndërsa tani duhet të bëhet dallimi në mes të qytetit të Dodonës dhe faltores së Dodonës. Në radhë të parë ne duhet të vëmë numrat e Dodonës, të dallojmë se ku është filluar ajo…
Nga analiza e mirëfilltë e këtyre të dhënave duket qartë se nuk ka pasur vetëm një Dodonë mitologjike dhe një Dodonë historike në territorin e Molosisë. Në Epir ka dy male me të njëjtin emër, Tomorr dhe Tomar dhe disa thonë se Dodona gjendej në mje të malit, disa të tjerë në moçal. Kontradikta nuk ka të sosur. Ngatërresa e detajeve vjen nga synimi kryesor i autorëve grekë dhe autorëve të lashtë që duan paraprakisht që të ngrehin dhe ta lidhin këtë me prejardhjen e tyre të vjetër, por nuk e dinë se gjuha e tyre dhe gjuha shqipe kanë një dallim të madh gjuhësor dhe disa autorë, edhe albanologë shqiptarë, bien viktimë e lajthitjeve të tyre. Gjon Muzaka, kur shkruan memorjet e tij, që thotë se Muzakajt janë pjesë e Molosisë së lashtë dhe se shqiponja e ylli janë simbole stërgjyshore dhe ata kanë qenë përherë arbëror, se janë pasardhës të denjë të Epirotëve të lashtë, dhe që në kohërat e lashta stema e derës së tyre ka qenë një krua i gjallë12.
Tomori dhe Tomari ne Epir
Tomori dhe Tomari ne Epir
Ndërsa, në majen e malit Tomor është ruajtur deri më sot shenjëtira e tij, në të cilin gjenden gërmajat e një tempulli, të mbetura që nga kohët e lashta, siç na njofton Sami Frashëri në veprën e tij13 dhe se në muajin gusht gjethet e dushkut thahen. Sipas ritit të lashtë pagan fëshfërima e tyre karakteristike thotë fatin e njeriut, të besimtarit, të mëtuesit. Tradita e shenjtërisë së këtij mali të shenjtë është rrenjosur thellë në kujtesën e popullit tonë14. Tradita e lashtë e pelegrinazhit në majën e Tomorit është një tregues i shenjtërisë së tij. Feja e krishterë në fillimet e saj, për ti dhënë hov besimit të ri, objektet e kultit i ndërtoi mbi vendet e shenjta të besimit pagan. Tradita e shenjtë e këtij mali me pelegrinazhet e hershme përsëri u pasurua, duke ruajtur vazhdimësinë. Edhe sipas besimit kristian në muajin gusht organizohej pelegrinazhi për nder të shenjtores Shën Mëri dhe po të njëjtën gjë do ta bëjnë bektashianët për të shenjtin Abas Aliun15. Zoti i Madh, perëndia supreme, Zeusi, e ka krijuar tërë botën, ndërsa emblemat e tij ishin rrufeja, shqiponja dhe lisi, i cili njeriut i ka shërbyer si ushqim i parë me lédhat (ledhat, lendet) e pasura me amidon16. Porduke hasur ndër këto, autori bie viktimë e analizimit të kundërshtive dhe pështjellive të autorëve antik e bashkëkohorë grek, ndër të cilët vie Karapano, i cili nuk e dallon çka do të thotë tempulli i Dodonës nga qyteti i Dodones. Origjina e lashtë e Dodonës e humbë Karapano në mjegullirën e prehistorisë. Popullsitë e lashta vendase nuk i zë në gojë, as “pellazët”, “arkadët”, “barbarët”. Dodonën e quan si “produkt të qytetërimit helen” dhe të gjitha të dhënat tjera e përgenjështrojnë pikërisht ate, sepse Karapano e ngatërron Dodonës qytet me orakullin e Zotit (Zeus) dhe omfalën e lisit të shenjë. Në epokën historike, thotë Ilir Cenollari, nuk ekzistonte qyteti, por vendi i shenjtë kulti i Zeusit dhe Lisi i Shenjtë. “Kombi helen” dhe “gjuha helene” nuk u krijuan në Epirin iliro-pellazg, sepse atje është krijuar feja dhe mitologjia, Dodona parahomerike dhe Donona e shenjtë antike. Ne i themi kështu botës së përparuar dhe Greqisë së sotme, sepse këtë duhet ta marrin vesh të parët Grekët dhe Evropa.
Ekzistenca e “orakullit të shenjtë” të Zeusit ka ndodhur në Epirin jugor, te Molosët e Thesprotët, sot në Greqi dhe tregon vijimësinë e pashkëputur të jetës e besimit të pellazgo-ilirëve të tërë kësaj ane dhe karakterin origjinal të fesë e të mitologjisë17. Si mund të quhen këto “gjëra greke”, kur nuk ka ekzistuar aty “Greqia” dhe kjo është krijuar pa të drejtë më vonë, bashkë me trojet e Epirit.
Pra, gabim ka ardhur kjo çështje deri në kohët moderne: pellazgët, ilirët, arbërit apo shqiparët; apo albanët dhe arnautët, siç na quanin atëbotë italianët dhe turqit, d.m.th. banorët e vendit të shkëmbinjëve, siç e quajnë veten e tyre shqiptarët, që banojnë kryesisht në këto vise: a) në Greqi, në Epirin e vjetër të Greqisë-Çamërinë, të cilët, as sot nuk guxojnë të marrin asnjë lloj iniciative për pavarësi nga Greqia, sepse nuk e lënë “grekomëdhenjtë” dhe e detyrojnë të flasë “greqisht”; b) në Maqedoninë e Greqisë, të pjesën jugore të Maqedonisë rreth Selanikut e tutje; c) në Maqedoninë Jugpërëndimore; ç) në Serbinë Jugore, që sot përthekojnë vetëm të tri qytetet e moçme shqiptare, të besimit islam, Medvegjë, Bujanovc e Preshevë; e) në Maqedoninë veriore, që është pjesë e denjë e Dardanisë së dikurshme, me Shkupin kryeqytet, që sot është bërë i panjohur dhe është mbushur me parolla bullgare; ë) Shqipëri, tërësisht; f) në Kosovë, tërësisht; g) në Malin e Zi, prej Tivarit e deri në Podgoricë, etj. kjo duhet të jetë një trevë e gjallë, kompakte dhe gjenealogjikisht arbër; shqiptarë të vërtetë, shqipe, etj. Po e përbyllim këtë temë me fjalët e Edison L. Clark, i cili thotë: Epirotët e vjetër dallohen nga helenët, që janë banorë të Helladës, pra Greqisë artificiale, ashtu siç dallojnë shqiptarët dhe “grekët” e sotëm. Epirotët dhe ilirët ishin fqinjë të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëtës gjuhë18. Kur themi “grekë”, i mendojmë një popullsi të përzier nga perandoria bizantine, që janë quajtur ne një emër: roume, banor i perandorisë bizatine, pa dallim nga përkatësia tjetër nacionale, siç kanë qenë atëherë ata, pra roume rumunë të Greqisë; shqiptarët ortodoksë; sllavo-serbët e Greqisë dhe vllehët e Greqisë, që janë detyruar te flasin “greqisht” ose nuk do të hanin bukën të gjallë; pra janë quajtur roumë, d.m.th. ortodoksë grekë që frekuentojnë kishen greke dhe varen nga juridiksioni fetar i Patrikanës së Fanarit, jo nga “përkatësia fetare”. Ortodoksët shqiptarë, duke mos patur një kishë autoqefale dhe duke qenë të varur ndaj juridiksionit të Patriarkut të Fanarit, kanë figuruar nëpër regjistrat e të ashtuquajturës
“Turqi” si “Roumë”19 .
Po i kthehemi edhe njëherë temës sonë, e në rend të parë do të shohim kush janë fiset që e përbënin Epirin. Sipas Prof. Hasan Cekës, “fiset kryesore të Epirit ishin thesprotët, kaonët, molosët, athamanët, parorajt, amfilohët dhe kasopët. Këtyre mund t`i shtonim me dhjetra fise të tjera më të vogla, si p.sh. fisin e prasaibëve, që banonte përreth Butrintit, omfalët që ishin një nënfis i Kaonëve, arktanët, të cilët, të cilët, në fillim të shekullit IV p.e.s. ishin një ndër fiset më në zë të Epirit etj., por këto, për arësye se cqenë të nënshtruar apo të lidhur në federatë ose nuk ishin veçse nënfise të fiseve më të mëdha, që përmendëm më sipër, nuk luajnë veçse një rol të dorës së dytë në shtjellimin e ngjarjeve të Epirit. Fiset Epirote rronin edhe jashtë kufinjëve lindore e jugorë të Epirit, bile edhe në bregun e përtejmë të Adriatikut. Kështu penestët e Thesalisë ishin epiorotë nga origjina. Fise të tjera epirote si agrejtë dhe apodhotët kanë qenë më tëpër të lidhur me shtetet kufitare greke, kryesisht me Etolinë, sesa me Epirin; megjithëkëtë në burimet e shkruara është bërë gjithmonë një dallim i qartë ndërmjet tyre dhe helenëve… Mesapët e fise të tjera të Italisë së Jugut më në fund ishin gjithashtu epirotë dhe kishin lidhje gjaku, gjuhe e gjinie me kaonët e bregdetit të Himarës (njëri nga nënfiset e mesapëve vazhdonte të përkujtonte këtë lidhje me fisin e bregdetit të Himarës dhe quhej fisi i Kaonëve)”20.
Po të shpjegojmë sipas një legjende të vjetër, fiset e Kaonëve dhe Thesprotëve rrjedhin drejtëpërdrejtë nga Zeusi (Zoti i Madh), i cili me Ledën ka bërë dy binjakë, që quhen dioskurët (Dio=Zoti): Poluksi (Polyedukun) dhe Kostorin.
Dioskuret-dy vellezerit Poluksi dhe Kastori-prej nga rrjedhen Thesprotet
Dioskuret-dy vellezerit Poluksi dhe Kastori-prej nga rrjedhen Thesprotet

Nga Poluksi rrodhën Kaonët, ndarsa nga Kastori rrodhën Thesprotët. Sipas Besnik Imerit duke cekur Profesor Dhimitër Pilikën21, Dioskurëve (d.m.th. të dy këtyre vëllezërve) u është ngritur një Hierore, e cila ndodhet 8 km në jugperëndim të fshatit Dukat në Vlorë, në Grama të malit të Karaburunit. Një legjendë tjetër flet për themelimin e qytetit të Zakinthit në Epir, nga biri i Dardanit-Zakinthi. Zakinthi, Itaka dhe Kefala (Kefalonia) ishin zotërimet e Odhiseut dhe ishin pjesë e Epirit, në kohën klasike. Rreth njëmijë vjet pas Akilit, zulma e Epirit shkëlqeu me me Pirron e Epirit. Pirruan e Epirit e thërisnin “Pirro Burri” të vetët, dhe ai fliste shqip22 . Në kohën moderne, ka më tëpër se 2500 njerëz “Burri” në tërë Zvicrën, që e mbajnë këtë emër të padryshuar23 dhe që janë në pozita të mëdha e të dallueshme, në të gjitha kantonet. Ndërsa sipas Dhimitër Pilikës, Neoptolemi (Pirrua) me Andromakën pati një djalë që u quajt Molosi. Molosi është nip i dinastisë Trojano-Dardane. Këtu zë fill dinastia molose. Nga Pirro Neoptolemi (pra djali i Akilit) deri te Tharypa, stërgjyshi i Pirro Burrit të Epirit, janë 15 breza. Nga Tharypa e këndej në linjë të drejtëpërdrejtë na paraqitet dinastia Epirote: Alketi, Arryba, Ajakidi dhe Pirrua i Epirit24.
Që përpara, te Aleksandër Molosi, i shekullit të IV p.e.s. shqiponja ndeshet krahas Zeusit edhe rrufeja, demi, mburoja, qeni molos etj. si emblemë të veçanta stërgjyshore. Në mbretërimin e Aleksandër Molosit (342-331) takohet shqiponja përbri Zeusit të Dodonës pellazgo-shqipe, rrufesë, dushkut, demit, mburojës, diellit, pëllumbit, majës së heshtës, trekëmbëshit, bririt të mbushur, biskut të palmës, pranë përfaqësuasve më në zë e të famshmëve të panteonit dodonas: Dionës, Artemisit, Athenasë, etj., e gjatë mbretërimit të Pirro Burrit (297-272) shqiponja shoqërohet me emblema të rrënjosura brez pas brezi në kulturën e mendimet mijavjeçare, prej pellazgëve e ilirëve deri te shqiptarët e sotëm; aiakasit Akil e Ftia (Fthia) dhe hyjnitë parahelene, që janë të qerthullit dodonas si p.sh. Dhemetra (Dhé-mitra), Persefona, Theti, etj.
Këto simbole na kanë mbetur nga të parët tanë trashëgim i veçantë dhe janë simbole të veçanta të etnogjenezës sonë. Vetëm shenja e shkabës, shqiponjës në primatin botëror të parave dhe simboleve shtetërore tregon qartë se jemi ne bijtë arbërit, të cilët jo pa ndikim, ndër miq e armiq, e kanë merituar, aspak me të padrejtë, por me të drejtë cilësori e veçantë e të rrallë si “bijë të shqipes”, pra shqiptarë, të cilin askush nuk ka guzuar t`ua prekë e t`ua ndërojë apo t`ua ndryshojë brez pas brezi, pa lere se t`ua mohojë.
Monedhe me shqiponjen në kembe me rrufete nen kthetra
Monedhe me shqiponjen në kembe me rrufete nen kthetra
Pasardhësit e Pirro Burrit, Aleksandri II, Pirroja II, Ptolomeu, Diadamia, etj. në shtetin e mëvonshëm të Epirit me kufij të ndryshëm republikanë, do tia bashkangjisnin shqiponjës shqiptare edhe emblemat kryesore dondonase25.
Sikurse e cilësojnë dhe e saktësojnë shqiponjën dhjetra gurra të vërteta historike, qofshin ato prej vendit tonë apo nga jashtë, mund të pohojmë me plot gojën se shqiponja mishëron një nga atributet e mirëfillta të Zeusit (Zotit) pellazg të Dodonës, përbri rrufesë, dushkut, demit, pëllumbit, majës së heshtës, etj. Mbreti i shpendëve, shqiponja, e cila fluturon më afër qiellit dhe mbretit të përëndive, Zeusit (Zotit), i cili i shërbente këtij si lajmëtar dhe shoqëruar i pandarë, duke mbajtur në caponj (kthetra) shufrat e rrufesë, armën më shkatërrimtare “Zotit të Dodonës”, siç e thërrasin shprehimisht disa gojëdhëna labe, fort domethënëse, të botuara rreth një shekull e gjysmë apo gati dy shekuj më parë. Nën tiparet e shkabës (shqiponjës), sipas rrëfimeve pleqërishte, Kryepërendia pellazgo-shqiptar i Dodonës qe bashkuar me nimfën, që pat lindur të parin bir të shqipes, Aiakun, katragjyshin e Aleksandër e Pirro Molosin26. Trajta e Shabës (Shqiponjës) njihej si nimfë me emrin e helenizuar Aigina, që në shqipen tonë do të tingëllonte si “dhia”(dhie e vogël). Aiakasit (aikidët) rridhnin nga Shqiponja-Zeus dhe dhisë Aikina 27. Dodona përveç Zotit pellazg, Zeusit, ka ofruar dhinë edhe me hyjni të tjera vendase, si Artemisi (Diona), Dionisi (Baku), Pani e ndonjë tjetër, krahas Kryepërëdeshës rrënjëse Dhemetrës (Dhé-mitra). Dhia, “capra ipex” ka lënë gjurmët e vjetra që në kohën e gjetjes, afër 40`000.000 vjet para sodit, në shpellën paleolitike të Shën Marinës, pra Butrintit, si një nga “banorët” më të vjetra të truallit tonë28.
Siç na dokumeton historiani Diodori i Skylisë, që prej 2100 vjetësh, “Epirotët e kanë një gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdheun e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre, farefisin…” Dodona ishte një qendër pellazgo-shqipe parahelene, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke. Si e tillë ajo u njoh në tërë botën e lashtë si një realitet oblektiv29.
Këtë do ta shohim në vazhdimet e kësaj teme…
1 Ilir Cenollari, “Profecitë e Zotit të Tomorit”, Jonalda, Tiranë 2010, faqe 14.
2 Aref Mathieu (Arif Mati), “Shqiptarët (historia dhe gjuha)- Odiseda e një populli parahellen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 50.
3 Shikoni librat e më poshtme: C. Scott Littleton, “Das grosse Buch der Mythologie”, Christian Verlag, München 2003; Wilhelm
Vollmer, “Wörterbuch der Mythologie”, Area Verlag GmbH, Erftstadt 2004; Anton Graber-Haider, & Helma Marx, “Das Buch der Mythen aller Zeiten und Völker”, Marix Verlag GmbH, Weisbaden 2005;
Grup autorësh, „Wie sie damals lebten-im Griechenland der antike”, Deutsche Ausgabe, Time-Life Bücher, Amsterdam, 1997; Gerold Dommermuth-Gutrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, Spektër/Botimet MAX, Tiranë 2006; Neil Philip, „Mythen&Legenden-Ürsprung, Bedeutung, und Bilderwelt von über 50 Mythen aus aller Welt“, Mondo-Verlag AG, Vevey/CH 1999; Dr. Semni Karaouzou, “Nationalmuseum-Illustrierter Führer durch das Museum”, Ekdotike Atheanon S.A., Athen 1979; etj. etj…
4 Ilir Cenollari, vepra e përmendur, faqe 17.
5 Po aty, faqe 19.
6 Po aty, faqe 22.
7 Po aty, faqe 22-23.
8 Kostandin Karapanos, „Dodone et ses ruines“, V.I., faqe 160, cituar sipas I.Cenollarit, vepra e cituar, faqe 23.
9 Ilir Cenollari, po aty, faqe 25.
10 Po aty, faqe 27-28.
11 Shiko punimin tim, http://www.brahimavdyli.ch/Evropa-e-Bashkuar-7/ ose në botimet e saj.
12 Gjon Muzaka, „Memorje“, Toena, Tiranë 1996, faqe 24, cituar sipas veprës së Ilir Cenollarit, faqe 30.
13 Sami Frashëri, „Vepra II, faqe 251, cituar sipas Ilir Cenollarit, faqe 31.
14 Ilir Cenollori, po aty, faqe 31.
15 Po aty, faqe 33.
16 Po aty, faqe 35.
17 Po aty, faqe 37.
18 Edison L. Clark, “Racat e Turqisë Europiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet”, New-York, Brodwey, 1878, cituar sipas veprës së Besnik Imerit, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, botim i autorit, Tiranë 2012, faqe 158.
19 Mit`hat Frashëri, “La Population de l`Epire”, Sofje (Bullgari), 1915, cituar sipas Besnik Imerit, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, botim i autorit, Tiranë 2012, faqe 157.
20 Hasan Ceka, “Në kërkim të historisë ilire”, të “Vërejtje gjeografike dhe etnike”, cituar sipas veprës së Besnik Imerit, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, faqe 27-28.
21 Po aty, faqe 29.
22 Po aty, faqe 29-30.
23 Shiko veprën time “Mërgata shqiptare e Zvicës dhe roli i saj”, “Brezi `81″, Prishtinë 2011, faqe 22.
24 Besnik Imeri, po aty, faqe 29, duke cekur cekur burimin prej veprës së Dhimitër Pilikës, “Pellazgët, origjina e jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 298.
25 Dhimitër Plika, vepra e cituar, faqe 67.
26 Po aty, faqe 68.
27 Po aty, faqe 138.
28 Po aty, faqe 140.
29 Po aty, faqe 153.

Në vend të përkujtimit:Shaban Cakolli(1958-2014)


Shaban Cakolli, lindur më 1958 në fshatin Krilevë të komunës Kamenicë. Nga fëmijëria është aktivizuar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën e mesme kimiko-teknologjike e kreu në Dardanë, kurse studimet i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ishte veprimtar aktiv në vendlindje, por pasi emigroi në Gjermani aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare nuk e la për asnjë çast.

Shkrimet

Ka shkruar publicistikë duke bashkëpunuar në revistat dhe gazetat shqiptare, si dhe ka botuar këto përmbledhje poetike:

"Tokë Dardane" "Loti i Atdheut" "Deti i Qiellit" "Krisma e Fjalës"

Shabani ka në pregatitje e sipër edhe një mori përmbledhjesh poetike, si dhe është përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ka bashkëpunuar me gazetat: "Zëri i Kosovës", "Bota Sot", "[Rilindja (gazetë)|Rilindja", "Emigranti", "Kosova e Re" si dhe revistat "ZËRI", "REPUBLIKA", "FJALA", "RRUGA E JONË", "DORUNTINA", etj.

Jeta

Shaban Cakolli u lind në Krilevë në Kamenicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës. Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë. JetoJë  dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.Vdiq me 28 korrik 2014.

Botime

Ka botuar vëllimet poetike:

"TOKË DARDANE"
"LOTI I ATDHEUT"
"DETI I QIELLIT"
"KRISMA E FJALËS"
"AGSHOLI"

Në dorëshkrim  i ndjeri ka lënë edhe disa vëllime tjera. Disa shkrime të tij janë përkthye në gjuhën gjermane, turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).



Poezi  nga: Shaban Cakolli



SHEGË E ËMBËL

Porta të mëdhaja
kurrë s´kam dashtë
në to fati më ka përplasë
anë për anë globit i rashë
shoqen tënde kund se pashë
Këndej s´kam ardhë
se kisha halle
ç´paskan lindë nënat shqiptare
cila rreze ty të ka pjekë
moj e bukura e ëmbëla shegë
A je shegë ti,a je njeri
a mos je produkt sheqeri?
Mos je rritë ndokund n´Dardhishtë
bukur të rrin shkëlqimi syshë
E kam pas zemren me dry
ku e gjete ti atë shkathësi
në portë t´zemrës ti më ke hy
si tinëzare,ike shpejt
e lëndove si me shigjetë
tani zemra po dënesë
ja shkëpute ti njëren pjesë
dhe pa te ndihet e huaj
ti i thua më prit me muaj
lëngon zemra,thotë po vuaj
muaj ,muaj, shkon dhe viti
mos vono se s´mund të priti
ti pa mua dhe unë pa ty
lumturinë e mbyllim n´dry.


BUKUR PO SHKËLQEN KOSOVË

Veshë Kosova në petk të bardhë
po shëndritë si argjend e ar
në këtë shënim jubilar
i madh e i vogël këtu janë ardhë.
Me muzikë,kostum kombëtarë
shkëlqejnë çupat si burbuqe
këndojnë këngë e hedhin valle
na është bërë Kosova nuse.
T´qoftë me fat mori Kosovë
mos ke dert se nuk është vonë
vish jelekun me shqiponjë
këtë simbol krushqit kërkojnë.
Fort po ndritë nusja në shesh
me krushqërinë e UÇK-së
hidhu në valle e buzëqesh
gëzim të madh solle mes nesh.
Dasma jote nëpër mote
do të jetë kurorë nusërishë
një ndër dasmat kuptimplote
me krushqërinë e lavdërisë
Me kostume të kuqe
në mes me shqiponja
datën tënde të nusërisë
ta shënojmë me shkronja të arta
Në FAQET E HISTORISË.


Etje

Tërë ditën punova
tërë natën nuk fjeta
në ty kur mendova
se ç´më mori etja.
Krojeve të burimit
sa shumë piva ujë
në mes flakërave dhe tymit
etjen s´mund ta shuaj
Se ç´më pyeti vasha
ç´digjesh kështu aman
se më mori etja
për burimin tënd.


DUA TË DEHEM SONTE

Dua të dehem sonte
në ndërrimin e vitit
të i shëroj plagët
në thellësinë e shpirtit
thesaret e botës
asgjë s´janë për mua
dua veq të dehem
në buzët e tua.


MOJ KOSOVË MOJ PLAGË E VJETËR

Shkelë ndër thundër plotë gjashtë shekuj
turku e greku,të pabesë
ta prunë serbin e ta bënë pjesë
atë barbarin kriminel
që Karpateve për bukë ka bredhë
e ngulitën në toka t´Shqipërisë
me naj veshur rrobat e zisë
mori hov si gjarpër krajli
i thotë shqipes:Ja ku është varri
unë jam sërb e kam pushtet
s´ta lë nderin që të përket
por shqiptari e ka pasur traditë
mos me u mposhtur kurrë nga hordhitë
gjak ndër denj e zjarr në gji
s´ka pranuar kurrë me u joshë n´robëri
nuk ja njohim pushtimin bushtrës
me ta flasim për grykë të pushkës
me gjak tonin njomëm këtë dhe
nuk i lëmë këtu sërbit fole
Se Kosova zemër madhe
ka traditë në dasma e varre
shqip jetojmë e vdesim shqip
si nënshtrohemi të pabesëve t´lig
su nënshtruam kurrë nën serb
fyta-fytas plot njëqind vjet
na kanë vra në prag të shpisë
jo qyqarë por në log të burrërisë
brez pas brezi,djalë pas djali
për liri s´na trembi varri.
Skënderbeu dhe Adem Jashari
kanë bërë shumë këtu mos jetë barbari.


NËN SHIUN E GUSHTIT

Në një natë me shi
në atë muajin gusht
na i prenin petkat
që na binin ngusht.
Nuk kishim ombrella
zemra në zemër strukë
ne na ndau rrufeja
deshi me na zhdukë
Mua më dhanë një rrugë
ty të futën në mugë
nga ai gusht mallkimi
më nuk jemi dukë
Po të mori malli
të e shohish atë shi
eja se e gjenë
në dy sytë e mi.


S´DI SI TË THEM

Dua të të them yll
dua të të them hënë
atje më dukesh lart
dua të të kem pranë.
Dua të të them mollë
e ëmbël fryt i pemës
nuk mund të shoh në trung
dua të kem pranë zemrës.
S´di si të thërras
kam qindra emërtime
nuk dua të lë pas
je portë e zemrës time.


NË KUJTESË

Kur duhen dy zemra
nuk njohin largësi
herë futen në këngë
herë në poezi
ti ëndërron për mua
unë ëndërroj për ty
dy zemra t´bashkuara
bëjnë botë pa kufij.
Saherë të kujtoj
mbrëmje e agim
në zemër të ngroh
hyn në vargun tim
lexoj ti këto vargje
dhe mirë i kupto
unë të them të dua
ti mos thuaj jo...

ME TY

Një breshëri tërmetesh
dridhin shtratin tim
më troket një ëndërr
më thërret në takim
Në takimin tonë
udhërrëfyesja je ti
hapat ti numëroj
ndritë sikur shkëndijë
të përcjell me ëndëje
hiq pa përtesë
herë më end bulevardeve
herë dalim në kreshtë
më e madhja kujtesë.
Kështu rrugëtoi me ëndërra
me ty përçdo natë
herë dalim n´Prishtinë
herë dalim n´Çabrat.
për zgjedhje të titujve
ndjekim poezinë
në Hotel pesë yjesh
e ngrisim dollinë
më vardisen tjera
rreth meje mbërthejnë
veq teje lëvizje tjera
nuk dua të ndjejë
pas teje do jam
në flakën e zjarrit
vetëm të kem pranë
ja thyajm qafën mallit
desha në këtë çast
të sillem vërdallë
herë të puth në faqe
herë të puthë në ballë
o malli im zjarrë.
Ëndërra më sodiset
me muaj e vjet
mbyllja portën ëndërres
ktheje në realitet.


DASHURI E VRARË

Falma ngrohtësinë
vetëm dhe një herë
të kujtoi rininë
që na e patën prerë
loti nga qepalla
buza përmbi buzë
ngrohë ditët e vrara
të djegura si shpuzë.


KOHË SHTËRNGATASH

Kjo kohë me shtërngata
plot lutje dhe urata
E korba nëna më kot u lut
fëmijët të trishtojnë me zëra
nënë,duam bukë,bukë,bukë
ah kohë,e ndyrë,e shkretë
dikush gërsheton ëndërra
dikush nga uria,ndërron jetë
dhe s´u prish bota
as s´u bë tjetër
shumë jetëra ndërrohen
shumë shpresa lindin
për jetën
E në këtë kohë të zisë
të uriturit shkojnë drejt xhamisë
Hoxha lutjet i merr
Allahu ekberr
varfëri e tmerr
athua do ta shporrin ndonjëherë?!!




I HUMBURI

Babai për të shkolluar
shiti mbulesën e shtëpisë
ti sikur kishe harruar
s´ju gjete në ditët e pleqërisë

Nëna për të harrnuar
kacafytej me varfërinë
ka vdekur e gjymtuar
ti varrin nuk ia din.

Motra që tërë kohën
të këndoi,o vëlla
e ka lidhë kurorën
të afërm askend nuk ka.

Trojet tu kanë rrënuar
s´dihet ku ka pasur shtëpi
mbi një trung të vjetruar
pushojnë korbat e zi.


ZEMËR E HUMBUR

O zemër e ndarë
ku la nënën dhe babanë
ku le motrën ,vëllanë
ku le tokën e të parëve tanë

Kush të ndoq nga trolli yt
pse s´qëndrove fyt për fyt
po ike aq larg
në ato porta,ku s´gjen fat.

O,zemër e gjora
ti më je sikur ora

nëpër kohë punon
një ditë nga jeta pushon

Të pushoje për tokë shqiptare
do të ngriteshin lapidare
nëse vdes në tokë Evrope
ka për të humbur varreza jote.


ATY RRON VEQ NËNA


Nën pullaze të vjetruara
vende,vende lëshojnë pikën
e vetmuar rron veq nëna

jetën e shoqëron me frikën

Hedh shikim nga arë e bukës
përplot është mbushur kaçuba
E vetmuar rrin pranë stufës
pa djema,pa çupa

Rron me shpresë ne tuj na pritë
Numron ditët e pleqërisë

i thotë zemrës duro
Jeta bëhet domosdo.


KUR TË KTHEHEM NJË DITË


Një ditë kur të kthehem
nga ky mall i ndryshkur
Do të mbjelli lule
mbi varrin e gjyshit

Në male e fusha
do të bëjë verime
Do të e puthi baltën
kudo në tokën time

Do të shfryaj mallin
që më dogji flakë
në ndeja me djalin
dhe nënëloken plakë

Do të shuaj etjen
Që më ka përvëlua
nën hijen e shelgut
Aty kam një krua

Në mes njerëzve t´mijë
prore do t´qëndroj
Kam me u djegë me u shkri
më vendin sé lëshoj.

Përgatiti:Flori Bruqi

2014/07/27

THE SUN: BLAIR RREZIKON PËRMBYTJE ME EMIGRANTË DUKE NDIHMUAR SHQIPËRINË



Të dielën, gazeta më e madhe në Britaninë e Madhe, “The Sun”, publikoi një shkrim me titull “Pse Blair rrezikon një përmbytje me emigrantë duke ndihmuar Shqipërinë që të bashkohet me BE-në?”

Mediat tabloide në Angli kanë raportuar vazhdimisht për rrezikun që i vjen vendit të tyre nga përparimi i Shqipërisë drejt BE.

Por ky shkrim vjen pas një blog-u të ish- shefit të komunikimit të Blair, Alastair Campbell, që shkruan se pas këtyre shkrimeve kundër Blair qëndron pronari i gazetës, Rupert Murdoch.

Blair dhe Murdoch kanë qenë miq të ngushtë dikur, ndërsa tani flitet se janë armiqësuar.

Mediat rozë kanë shkruar edhe për mundësinë që Blair të kishte një aferë me gruan e Murdoch, me të cilën është në proces divorci.

Gazetari Roy Greenslade, i “The Guardian”, duke komentuar këtë përplasje mes Tony Blair dhe Murdoch, shkruan se nuk qëndron fakti që Blair po kritikohet për ndihmën që i jep Shqipërisë, për shkak se vetëm një deputet obskur konservator ka shprehur njëfarë rezerve.

“Tani, që të jem i qartë, nuk kam marrë sëpatën politike për të bërë kërdinë. E kam humbur të gjithë respektin për Blair vite më parë. Por le ta kritikojmë atë për krimet e vërteta që ka bërë dhe jo sepse po ndihmon në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në një vend të varfër që ka vuajtur kaq shumë”, shkruan ai.

PROTESTA NË STAMBOLL: SHQIPTARËT NUK JANË “TERRORIST”



Rreth 700 protestuar janë tubuar sot në Stamboll në përkrahje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni kundër rastit “Monstra”.
Me flamuj dhe slogane për raste të montuara gjyqësore, protestuesit fillimisht janë tubuar në parkun “Gazi” të këtij qyteti.
Njëri nga pjesëmarrësit në protesta ka thënë se një masë njerëzish prej rreth 700 vetave, kanë lëvizur nga Parku “Gezi”, dhe kanë shkuar para ambasadës së Maqedonisë në Stamboll, ku edhe kanë folur për protestën.
Ata kanë përcjellë mesazhin Gordana Jankullovskës se shqiptarët nuk janë ”terrorist”, duke bërë thirrje që njerëzit e pafajshëm të lirohen nga burgu sa më shpejtë.

KRIMINELËT SERBË STREHOHEN NË SHBA



Në qendrën memoriale të Potoçait të Srebrenicës u varrosën 175 boshnjakë myslimanë, në 19-vjetorin e një prej masakrave më të mëdha pas luftës së Dytë Boterëore.
Ndërsa, boshnjakët kujtojnë me dhimbje këtë tragjedi njerëzore, nga ana tjetër shumë serbë kriminelë të këtyre akteve barbare jetojnë sot në liri, raporton BIRN.
Shumë ushtarë që dikur qenë pjesë e Armatës Serbe të Bosnjës kërkuan vendstrehium në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e kanë siguruar atë.
Ish-luftëtarët e përfshirë në krime lufte jetojnë sot të lirë në shtete të ndryshme të SHBA-ve, si në Illinois, Oregon, Arizona, Nevada, Colorado, Utah, North Carolina, Ëisconsin, Massachusetts etj.

TORONTO SUN: FËMIJËT SHQIPTARË QË PUNOJNË NË MINIERA SHFRYTËZOHEN ÇDO DITË PËR 80 LEKË


Punësimi i fëmijëve është një ndër problematikat kryesore në të gjithë botën, ku pjesë e tyre është edhe Shqipëria. Shpeshherë punësimi i fëmijëve shqiptarë në punë me kushte të vështira ka qenë në fokus edhe të mediave të ndryshme ndërkombëtare
Gazeta kanadeze “Toronto Sun”, në një reportazh të sajin ka vënë në qendër të vëmendjes punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë si ajo në minierën e kromit në Bulqizë.
Theksohet se plot 85 milionë fëmijë në të gjithë botën punojnë në kushte të vështira, në mesin e tyre janë edhe fëmijët shqiptarë të cilët punojnë në minierën e kromit në Bulqizë, të pasiguruar e në fshehtësi si dhe me masa minimale për mbrojtjen e jetës së tyre.
Reportazhi i dedikuar fëmijëve shqiptarë sjell punën dhe shfrytëzimin e Kelit, një djaloshi 13-vjeçar, i cili tregon kushtet në të cilat nxjerr krom çdo ditë, rreth 2500 metra nën tokë. Edhe pse ai ka humbur nënën e tij e cila është shtypur nga një kamion që mblidhte metalin, apo dhe pse i ati e ka braktisur duke e lënë që të rritet nga vëllezërit, varfëria e ka bërë që ai të vijojë punën në këtë minierë nën kushtet më të vështira.
“Ëndërroj të shkoj poshtë dhe të gjej kromin më të mirë”, thotë 13-vjeçari. Nga ana tjetër, vëllai i tij Selimi 21 vjeç, tregon se gjatë mbrëmjes sheh ëndrra të këqija për vdekjen e së ëmës.
Sipas “Toronto Sun” kompani të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe një firmë me bazë në Vankuver, që ka një histori në Bulqizë, kanë përfituar nga kjo gjendje në Bulqizë. Megjithatë fushata e qeverisë së re për të ndërmarrë reforma në mbrojtje të fëmijëve shihet si një shenjë progresi.
“Me kovat e tyre ata shesin gurët e gjetur te “bosët e kromit”, shkruan “Toronto Sun”. Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës.
Zëdhënësi i “Columbus Copper Corporation”, Jorge Martinez është shprehur se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare. Martinez nuk ka përmendur punën e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar.”
Në reportazh theksohet gjithashtu se nuk ka ende një shifër zyrtare të personave që kanë humbur jetën në minierat e Bulqizës, por shton faktin se fëmijët shfrytëzohen çdo ditë për 80 lekë për kilogram, e mjaftueshme sa për të blerë miell.
Ndërsa Margarita, një grua e ve 27 vjeçe, tregon se si burri i saj humbi jetën në minierë dhe që nuk mori kurrë asistencën e jetimëve prej 60 dollarësh në muaj. Ajo tregon se si ka urdhëruar djalin e saj 10-vjeçar Mariglenin, dhe vajzën e saj 7-vjeçare Brikelën, që të ndërpresin punimet e tyre në minierën e kromit.
Megjithatë djali sërish shkonte fshehurazi në minierë për të punuar, dhe me lekët e fituara, i bleu mamasë së tij një trëndafil për festën e nënës. Nëna 27-vjeçare ka treguar se e refuzoi dhuratën pasi po mbante zi për vdekjen e burrit të saj, por kjo nuk e ndaloi djalin që të shkonte dhe të blinte një fustan të zi. Sipas saj, djalit nuk i bën më përshtypje kjo punë pasi ai sheh vetëm se çfarë mund të blejë me ato para.
Nuk është vetëm miniera vendstrehimi i fëmijëve të punësuar e të pasiguruar dhe që mbi të gjitha punojnë në kushte të vështira. Gazeta “Toronto Sun” sjell dhe dy vajza të moshës 14 dhe 15 vjeç nga malësitë e Shkodrës, të cilat punojnë një fabrikë këpucësh dhe nga ku marrin jo më shumë se 150 dollarë në muaj, ku 60 dollarë u kushton vetëm transporti.
Punësimi i fëmijëve është një ndër problematikat kryesore në të gjithë botën, ku pjesë e tyre është edhe Shqipëria. Shpeshherë punësimi i fëmijëve shqiptarë në punë me kushte të vështira ka qenë në fokus edhe të mediave të ndryshme ndërkombëtare.

SHQIPËRIA E MADHE PO VJEN: MAQEDONIA KA VDEKUR, NË RADHË SERBIA



Shqipëria Natyrale sipas tij, do të përfshijë një pjesë të madhe të territorit të Maqedonisë dhe gjysmën e Serbisë Jugore.
Danaj argumenton se protestat e fundit në Shkup kanë shpërthyer si shkak se shqiptarët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë në këtë vend.
Duke kërkuar të drejtat që u takojnë, Danaj thotë se shqiptarët u ngritën kundër shovinizmit të qeverisë maqedonase.
“Gjatë protestës u përleshën me policët, të cilët ishin të armatosur deri në dhëmbë. Por protestat në Maqedoni duhet të vazhdojë. Hap pas hapi ky territor duhet të jetë i pastër dhe i lirë nga çdo diversitetit fetar apo etnik, një rebelim që duhet të shndërrohet në një lëvizje gjithëpërfshirëse qëllimi i së cilës është që përfundimisht të bashkohen me Shqipërinë”.
“Kjo është gjuha e vetme të cilën e kupton Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, por me sa duket edhe Brukseli. Populli shqiptar ka të drejtë të refuzojë të bashkë-ekzistojnë me qeverinë dhe njerëzit të cilët nuk i pranojnë ata. Ata janë të shtypur në vendin ku përbëjnë 35 për qind të popullsisë”, tha Danaj, duke shtuar se Maqedonia në vitin 2001 shmangi shpërbërjen vetëm për shkak se shqiptarët nënshkruan marrëveshjen e Ohrit, por dokumenti kurrë nuk u zbatua në të vërtetë.
“Një marrëveshje që ka vdekur dhe është varrosur. Por bashkë me të edhe Maqedonia si shtet”.
Sipas tij, të gjithë shqiptarët me gjithë zemër e mbështesin idenë dhe projektin e krijimit të një Shqipëri Natyrale, territori i të cilës përfshinë Shqipërinë, Kosovën pjesë të Serbisë jugore deri në kufirin e Nishit, Maqedonia perëndimore, disa komuna në pjesën lindore të Malit të Zi, si dhe zonën e Çamërisë në Greqinë e veriut.
“Ne nuk do të lejojë të hyjnë në Bashkimin Evropian si një Vilajet neo-otoman. Ne do të integrohem në komunitetin evropian si një shtet modern. Vetëm shikoni se çfarë parulla mbajnë protestuesit në Shkup. Ata mbajnë parulla “Shqipëri etnike” dhe hartën që tregojnë kufijtë e “Shqipërisë Natyrale”. Kjo do të thotë se në thelb e kuptojnë dhe mbështesin idenë e projektit tim. Edhe fqinjët tanë, për aq kohë sa ata duan që në rajon të mbijetojë paqja dhe stabiliteti, duhet ta pranojnë “Shqipërinë Natyrale”, ka thënë Danaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...