Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/13

NGA RAMIZ LUSHAJ-MJESHTRI I FOTOGRAFISË ARTISTIKE,ALEX SELIMAJ, DRITË E PASTËR E KOHËS


1.
Mjeshtri i fotografisë artistike, Alex Selimaj i Nokshiqit të Plavës, tashma edhe shqiptaro-amerikan njujorkez, i përket të tretës epokë të udhës të fotografisë shqiptare që daton pas ramjes të Murit të Berlinit, saktësisht, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, fillton prej nga viti 1991. E gjithë krijimtaria e tij me “dritëshkronja” ka një hark triumfi nga Plavë-Gucia në Nju Jork, krejt dritë, plot rrezatim. Edhe vet jeta e Alex Selimaj prej artisti emblematik, veprimtari kombëtar e qytetari dinjitar është e ndame më dysh në segmente kohore motmotesh pothuaj të njëjtë në mes vendlindjes e mërgimit. Po tashti Alex-i (Aliu) duket se është rikthye pa limit nga Amerika në trevën e vet etnike. Aty, në qytetin e Gucisë, po e ringren moderne kullen e të parëve të vet. Ka ble truall për gjallnim oxhaku e tradite skej rrugës së madhe të Nokshiqit. Po e pasuron fototekën e tij me albume të reja nga vise të vendlindjes. Po e (bashk)ideon mundësinë e hapjes të një bar-restoranti edhe me galeri të pasur me foto historike e të ditës. Ka hap një kurs për mësimin e karatesë fëmijëve në qytetin e Plavës. Etj., etj. Ai gjen kohë për të gjitha këto tue i krye tetana në lartësitë e talentit të vet. Ai, kësisoj, me të tilla përkushtime, përjetime e realitetime ka pse me i prit’ mëngjeset, me iu gëzue diellnimit spektrues të ecunisë e lartësive të tij.
Thënia amerikane “Një foto vlen sa një mijë fjalë” në krijimtarinë e mjeshtrit të madh të fotografisë artistike nokshiqasit, Alex Selimaj, merr kuptim plotor e lartnim përditësor, ka vlerë risore e visarore, gjen vertikalitet e horizontalitet, flet për kontributet e atributet e tij (ndër)kombëtare. Fjalën po e çangi: kush don me dit’ ma tepër e ma mirë për një pjesë sado të pakët nga fototeka e tij e madhe, plot art e dritë, le t’i kqyrin disa nga websajtet e tij: www.alexselimaj.com, www.plaveguci.us (faqehapur edhe në facebook), etj.
Natyrisht, fotot e tij artistike nga Manhattani – “kryeqëndra e botës”, nga Nju Jorku i selisë së OKB-së, nga Uashingtoni i Shtëpisë së Bardhë e i Senatit e Kongresit Amerikan, etj. si ato: Statuja e Lirisë me sfond yjet e natës, vjeshta me mozaikun gjethepërtokë apo dimri me fijatje bore në Central Park të Nju Jorkut, Ura e Brooklynit dhe e Manhatanit, etj. na e paraqitin  madhështinë e bukurinë e Amerikës, mike e madhe strategjike e jetike e shqiptarëve.
Sigurisht, fotot e tij artistike me bukuri të rralla natyrore nga Plavë-Gucia janë një ftesë e hapur për turistë shqiptarë e të huaj për të ardhë në kit’ trevë në çdo stinë të vitit. Duket se në kit’ shekullin e ri, veçmas kohët e fundit, mjeshtri Alex Selimaj është ndër të parët e të paktit, (për të mos thanë i vetmi) që e promovon gjithanshmërisht e gjithkah bukuritë e magjishme  turistike të vendlindjes së tij në sytë e botës.
Fjala vjen: Vuthajt, si bajrak i dikurshëm apo bashkësi lokale e sotme, si njësi gjeo-fizike territoriale me vrri e bjeshkët truplidhuna e majelarta, me Synin e Sheun e Skavkaçit, me Krojet e Vuthajve, me Gërlen ujëvarore (e dyta në botë me ujërrjedhje të tillë nëntokësore), liqenin e “fshehur” të Shtarës, ringritjen e kalasë së rrënuar të Ali Pashë Gucisë; me një funksionim gjithëvjetor të Qëndres Kulturore e Sportive tek Beglleku, me gjithato vila e kulla të bukura e moderne si kulla e vllaznëve Ahmet e Bashkim Ulaj, vila e Avdyl Dedushajt, kullat e Rexhep e Isa Qosajt, etj., Memoriali i Isuf Kamer Çelajt, ai i martirëve Çung e Isuf Dedushaj, etj., është pothuaj ma e bukur se lugina e Valbonës. Veçse me i ndryshim: lugina e Vuthajt në tanësinë e vet nuk është aq e hapët sa ajo e Valbonës. Përndryshe: Valbona e Vuthajt janë nën një bajrak shqiptar i ndamë rreth njëqind vjet ma herët në dy shtete. Gjithashtu, në Vuthaj ka edhe një mangësi: nuk ‘a pa gati kurrnjiherë me sy e shpirt, me pikësynim perspektiv e përkushtim total, si vend i turizmit alpin edhe gjatë verës e dimrit, i një turizmi të dyfishtë - i gjelbër e i kaltër. Edhe liqeni i Plavës më duket se është ma i bukur se ai i Shkodres, e ma thotë mendja deri në tepri se ia kalon edhe atij të Ohrit, veçse po e shëmtojnë me aneksime e ndertime do’ soj Turkoviçësh malazezianë në të shmajtë e për faj edhe të shqiptarëve e boshnjakëve po e flliqanojnë mbetjet gjithqyshe nga ndotjet mjedisore në skeje e deltina të prurjeve ujore sheu e lumi, që shpesh herë dalin përmbytës prej shtratit të vet.
Gjithkush i sheh në faqe interneti apo gjetkë fotot e mjeshtrit Alex Selimaj me pamje fokusuese e befasuese nga këto madhështi bukurie natyrore të Vuthajt, liqenit të Plavës, etj. e deri në Vermosh të Kelmendit i kënaqet syni, i mbushet mendja e ia don zemra me ardhë nga çdo cep i botës në këto vise të mrekullueshme.
2.
Jeta, ma së shpeshti e ma së forti, është imazh. Ka i’herë edhe imazh me shkëlqim të rremë. Me raste edhe nji imazh i sforcuar, i mangët. Jo rrallë ky imazh, i thirrun si reklamë, merr trajtat e tregtisë, e shpirtnon atë me ose pa të drejtë. Krejt ndryshe nget me mjeshtrin e fotografisë artistike Alex Selimaj. Ai me fotot e tij na e jep një imazh real për të qesh sytë e rrit shpirtin tonë, nji imazh jetësor të realiteteve pamore deri në shfaqje të (pa)dukshme të tyre.
Mjeshtri i fotografisë artistike Alex Bajram Selimaj është i Vërteti me fotot e tij. Këndi i shikimit për secilën foto është mjaft i gjetur për syrin e tij e objektin e tij fokusues. Në çdo rast është i ndryshëm si në kohë fizike e në pozicion gjeografik.
Thellësia e pamjes në fotot e Alex Selimajt është deri në kufij të pazakontë, tue na zdrit përballë edhe psikologjinë e karakterin e personazheve të galerisë së tij fotografike.
Fotot e Alex Selimaj kanë temperament, mbajnë temperaturën e autorit, mjedisit, tematikës, kohës.
Alex Selimaj i ka pothuaj të gjitha fotot të ndjeshme. Pikturë e gjallë. Flakadojnë  frymëzim edhe për poetët, edhe për çobanin. Japin emocione. Mbartin kënaqësi të shumëfishtë. Sjellin çlodhje të qetë. Krijojnë atmosferë të mirë.
I veçanti, mjeshtri Alex Selimaj, si rrallëkush, me fotot e tij hyn pastër tek flatrimi i Flamurit Kombëtar Shqiptar në “Logu i Bjeshkëve” në Kelmend; tek  guri i kullës malësore të Bruno Selimajt në Guci, etj.; tek gjethja e lisit në degë apo tokramje në lartësi të Ropojanit, tek lulja në ujët e liqenit të Plavës; tek lahuta e Januz Delajt në skenën “Alpet Shqiptare, Vuthaj, 2014”; tek peendja e xhubletës në ritmiken e valltares; tek dritërimi i Plavës natën; tek balluket e kalit të shalës në kullosë; tek damarët e gurtë të Majës së Vajzës, etj.
I përkushtuari mjeshtër, Alex Selimaj, e kap foton në ecje, në lartësi, në largësi, tue mat me sy profesionisti e pasion shpirtëror. Në të gjitha format e mënyrat, në çdo stinë të vitit, në çdo orë të ditës e natës kur shkrep aparatin fotografik artno’ foto të mira, të rralla, të pazakonta, të pastra, me dritë.
3.
Alex Selimaj, ky mjeshtër i fotografisë artistike, talent e fenomen artistik i heshtur, me sa di, ka një ide me ecuri mbi dyvjeçare për me e botue nji album me pamjet e jashtëzakonshme nga luginat e Gucisë, e Plavës, e Jasenicës, e Gërbajës, e Komoranit, nga Alpet Shqiptare, nga Bjeshkët e Bekuara. Aty, në faqe të tij,  njëmendësisht, mund të hyjnë edhe ngjarje e figura historike të Plavë-Gucisë, tue nistue me gjurmë e gjetje arkeologjike të antikitetit ilir e të mesjetës së vonë, me Luftën e Nokshiqit, Masakrën e Previsë, etj. Ky album mund të pagëzohet “Plavë-Gucia” e të jetësohet për Plavë-Gucinë e Shqiptarinë, për të sotmen e ardhmërinë.
Një ekspozitë fotografike lëvizëse e Alex Selimaj për Plavë-Gucinë e lavdive e bukurive mund të ishte tejet e mirëpritur edhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Edhe në Shkodër, Pejë, Prishtinë. Edhe në Podgoricë e Çetinë. Edhe në Shkup e Preshevë. Edhe në Nju Jork. Kudo tjetër.
Dy institucione përkatëse në Malin e Zi: si Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe Ministria për Të Drejtat e Njeriut e Pakicave, munden sigurisht e duhet pashmangshërisht ta kenë projekt të tyre, tekefundja për vitin e ardhshëm, botimin e një Albumi Fotografik apo një Ekspozite Fotografike të mjeshtrit të fotografisë artistike Alex Selimaj. Për këto projekte i plotëson kushtet, po nuk është nga ato personalitete shqiptare që të kushtëzohet nga askush. Ai ka lind e u rrit burrnisht në qytetin e Gucisë deri më 1989 kur emigroi me hapin e së ardhmes në Amerikë dhe tashti, prapë, është rikthye krejt triumf. Ky talent jo vetëm i arteve është edhe shtetas i Malit të Zi. Kështu, kësisoj, nëse nuk i jepet financim për këto dy projekte mjeshtrit Alex Selimaj do të thotë se Mali i Zi nuk e ka kapërcye ofertën e mendësinë shovene të pushtimit e aneksimit të trojeve e asimilit të shqiptarëve etnik nga Krajl Nikolla, që asokohe, në kryevjetin 1879, i shkruante Kongresit antishqiptar të Berlinit që nuk më duhen gja shkrepat e shkreta të Kuçit para pllajave të bukura të Plavë-Gucisë (!)
Artisti talent rrallë Alex Selimaj është një emër që i bën nder kohës, një emër që i nderon rremagenin e Selimajt të Nokshiqit të historisë, krahinën etno-historike-turistike të Plavë-Gucisë, Shqiptarinë kombëtare në Ballkan e në botë. Ai ka botue gjithato foto në gazeta e revista amerikane si “Toch Magazine”, “Teen Magazine”, “Sky Magazine”, “Travel Magazine”, “Neë York Daily Neës”, etj. dhe në ato shqiptare si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Zvicër, Amerikë, etj. si dhe foto dokumentare ilustruese në disa libra të kohëve të fundit.
4.
Sivjet, 175 vjet nga liçensimi prej Akademisë së Shkencave të Francës (1839) i shpikjes fillestare e plotore të fotografisë nga dy francezët Niepce-Daguerre, përndryshe, edhe 155 vjet pas çeljes ma të pares studio fotografike shqiptare ”Marubi” në Shkodër, shenjojmë se Alex Selimaj, pamëdyshje, është një ndër 200 fotografët shqiptarë ma të shquar në tre shekujt e fundit kalendarik të udhës së fotografisë shqiptare. Sigurisht, kjo nuk është e pakët. Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Sanxhak-Tregu i Ri, Greqi, Itali, Amerikë, etj. janë me mijëra fotografë profesional e amatorë.
Ky përcaktim klasifikimi për mjeshtrin Alex Selimaj nuk është apriori apo i rastit, po nji konkluzion i para disa muajve nga një vështrim analitik i udhës së fotografisë shqiptare në tre epokat e saj në tre shekujt e fundit, i personaliteteve të shumta të saj. Këtu, veç tjerash, kam parasysh edhe veprën madhore dorëshkrimore të historianit elitar Shpëtim Sala “Enciklopedi e fotografisë shqiptare 1858-1939”, ku pasqyrohen 500 fotografë shqiptarë profesionistë, shetitës, me studio fotografike nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan e kudo në botë. Gjithashtu kam parasysh botime të studiuesve Qerim Vrioni, të mikut tim – mjeshtrit  Besim Fusha, të Ilia Terpinit – Artist i Merituar, etj.
Në periudhën e parë të saj (1858-1944) kemi dinastinë Marubi-Kodheli në Shkodër me Pjetër Marubin (1834-1903) nga Piaçensa e Italisë sëbashku me dy vllaznit zadrimorë si jetëshkurtëri Matia Kodheli (1862-1881) e punëgjati Mikel Kodheli (1870-1940) i mbiquajtur Marubi (Kel Marubi) e Gegë K. Kodheli-Marubi (1909-1984); dy vllaznit fotografë e kineastë Manaqi të pagëzuem si “Lymierët e Ballkanit” si Milto (1882-1964) e Janaqi (1880-1940) që çelën më 1898 studio fotografike në Janinë; Familja Zengo – ndër të cilët prifti ikonografik Jani nga Dardha e Korçës, Kol Idromeno (edhe piktor), Petro Dhimitër-Fotografi, Vani Burda – autor i portretit të Ismail Qemalit, vllaznëve Frashëri, etj., Kristaq Sotiri, Shan Pici, Ymer Bali, vëllezrit Ristani, Rakip Veseli, etj. Në periudhën e dytë (1945-1990) kemi fotografët Mehmet Kallfa, Jani Ristani, Pleurat Sulo, Zamir Miraka, Besim Fusha, Nikolin Pici, Petrit Kumi, Piro Naçe, Niko Xhufka e dhjetra të tjerë.
5.
Mjeshtri i fotografisë artistike, shqiptaro-amerikani Alex Selimaj, është personalitet i disa rekordeve të mëdha, i denjë për të hyrë në enciklopedi shqiptare të kohës, për t’iu jetësuar emri në breza.
Alex Selimaj është njeri i thjeshtë e pikërisht në atë thjeshtësi i rrinë madhështia e emrit dhe e veprës. Atij i qesh syri në aparatin fotografik e në biseda shoqërore me miqtë. Ai është i lexueshëm e i kuptueshëm si vet fotot e tij tejet të veçanta.
Natyrisht pa i dhanë hapët e duke qënë sa ma të saktë, në koft se do të anketonim apo klasifikonim “100 mjeshtrit e fotografisë shqiptare të shek. XXI”, patjetër që emri i mjeshtrit Alex Selimaj do të ishte në dhjetshet e para. Emri i tij i nderuar zenë vend nderi. Puna e tij meritore e kap kit’ meritë elitare. Unë, me bindje të plotë do të thoja se disa nga fotot e tij artistike nga Plavë-Gucia me rrethina, nga Nju Jorku, etj. më përngjasojnë me pikturat e Rembrandtit, Da Viçit, Kol Idromenos etj., po e di se nuk i ka për qejf krahasime të tilla. As ma pak e as ma shumë: Alex Selimaj është vet Alex Selimaj. Ai është vetvetja në realitet e në perspektivë. Mjeshtri Alex Selimaj është një emër i ri e me lartësi në historikun treshekullor të fotografisë mbarëkombëtare shqiptare.
Në koft se flasim për mjeshtër të fotografisë në trojet etnike shqiptare nën Malin e Zi atëherit për Alex Selimaj nuk vjen në pyetje as vendi i tretë e as i dyti, po vetëm i pari. Ai është tashma në krye të vendit e të rendit, aq sa meritor edhe përkushtimor.
Në koft se flasim për mjeshtër të fotografisë në Amerikë, ndër shqiptaro-amerikanët e tre shekujve të fundit, doemos Alex Selimaj hyn në dhjetshën e parë, ndër të parët.
Mjeshtri i fotografisë artistike Alex Selimaj e ka stolis me fotot e tij të formateve të mëdha krejt Manifestimin e madh Shqiptar të vitit 2013, përndryshe: Paradën Shqiptare në Nju Jork, organizatore e së cilës ishte Kisha Zoja e Shkodrës në Hartsdale N.Y. me mbështetjen e shoqërisë civile shqiptare në Amerikë, ndër të cilët edhe Fondacioni Plavë-Guci, etj. Makinat e markave e tonazheve të ndryshme ishin veshur me fotot e Alex Selimaj, në të cilat ekspozoheshin foto nga të gjitha trevat shqiptare, etj. Ishte një ekspozitë e hapur në natyrë, në kryeqëndren e botës, në Nju Jorkin që ka ma shumë shqiptarë se çdo shtet tjetër i Amerikës.
I pari i prejkohshëm e ndoshta i përhershëm është Gjon Mili (1904-1984) prej Korçe, i shkuem në Amerikë në vitin 1923, mik i Konicës, për 15 vite fotoreporter i revistës “Life” të Nju Jorkut, i cili përdori për herë të parë fleshin elektronik dhe dritën stroboskopike të shpikura nga prof. Harold Exherton (Edgertton), etj. I dyti, pa mëdyshje, vjen Dhimitër Mborja me fotot e tij nga koha e luftës, të cilat kanë zanë vend rreth 45 mijë foto e diapozitiva në Qëndren Muzeale “Douglas MacArthur” në Norflok dhe në Japoni janë botue dy albume fotografike të tij.  Kristaq Sotiri qëndroi në Amerikë mbi dy dekada (1900-1923) ku e mësoi profesionin e fotografit e me talentin e tij ndër vite edhe në Shqipëri krijoi një fototekë më 12 mijë xhama fotografik të cilat ruhen në studion me emrin e tij në Korçë. Në kapërcyell të shek. XXI  ka ba emër të madh edhe shqiptaro-amerikani njujorkez Fadil Berisha me origjinë nga Tropoja, i cili ka një spektër të shumanshëm veprimtarie e një galeri tejet të pasur me personazhe emblematike si Bill Klinton, Donald Trump, etj. Në historik hyjnë edhe Perikli Kaçauni, fotografi dardhar që jetoi në Boston të Amerikës, i cila ka lanë trashëgimi të paktën 80 pllaka xhami të fototekës së tij, fotografët George Tamas, Sadri Kortoçi nga Gashi i Gurit të Malësisë së Gjakovës, etj.
Sigurisht, në tre shekujt e fundit, pas mjeshtërve shqiptaro-amerikanë të fotografisë si Mili, Mborja, Sotiri e Berisha, vjen i pesti në rradhë medalioniane Alex Selimaj, një emër që ban historinë e tij në lartësim përditësor në enciklopedinë e fotografisë shqiptare, që kontribuon pa cak si artist atdhetar në lidhjet kulturore shqiptaro-amerikane në dy anët e Atlantikut, që ia rrit vlerat visore vendlindjes e kombit të vet amë.
6.
Qytetari i Gucisë e i Nju Jorkut, mjeshtri i fotografisë artistike, Alex Selimaj, është një nga gjashtë vllaznit e familjes së madhe të fisme e të ndritshme shqiptaro-amerikane Selimaj. Secili ma i mirë se tjetri, të nderuar nga/për të gjithë si Bruno, Nino, Dino, Bali, Besimi, Alex-i. Të gjithë sëbashku shquhen si veprimtarë kombëtarë tue nis tek ma i pari, flamurtari, biznesmeni shqiptaro-amerikan Bruno Selimaj, që ka dhanë kontribute deri në kufij të jashtëzakonshmes për Kosovën e Shqiptarinë, ndaj ACABS në Tiranë i ka akordue Çmimin e madh “Konica”, një çmim me të cilin janë nderue edhe presidentë shtetesh të botës euro-atlantike.
Alex Selimaj është djalosh e personalitet nokshiqas, i visit ligjendar ku u zhvillua Lufta legjendare e Nokshiqit (4 dhjetor 1879-11 janar 1880), e cila ishte ma e famshme se ajo e Termopileve. Në kit’ Luftën e madhe të Nokshiqit të historisë u luftue kundër 7 krajlive të kohës që në Kongresin e Berlinit kërkonin t’ia jepnin Plavë-Gucinë principatës së Malit të Zi. Në Luftën e Nokshiqit u ngrit për herë të parë në betejë luftarake Flamuri Kombëtar Shqiptar. Lufta e Nokshiqit ishte Parathania e Pavarësisë së Pambyllun të Vlorës të 1912-tës. Nokshiqi nuk pati vetëm luftëra me trimni e heronj me lavdi, po edhe njerëz të shquar të artit e të kulturës mbarëkombëtare shqiptare. Akademiku Esad Mekuli (1916-1993) ishte kryetari i parë i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe  kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili ka në fondin kombëtar dhjetra vepra me studime, artikuj, poezi, përkthime, etj. U burgos tri herë nga rregjimi sllav jugosllav. Përpos këtij personaliteti formatmadh,  vjen në piedestal të kohës një tjetër fuqi e madhe intelektuale prof. Hasan Mekuli (1929-2013), ish pedagog i Universitetit të Prishtinës, ish kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës,  kryeredaktor i revistës “Jeta e Re”, studiues e kritik letrar, etj. Në Beograd, në një mbledhje zyrtare, kur ende pati kundërshti për çiljen e Universitetit të Prishtinës u ngrit e bani deklaratën e jehonshme: “Unë dij t’i mbathi opingat kaçake, ende i ruaj ato në tavane kullash...”.
Alex Selimaj është djalosh kombëtar në gene e veprimtari të prejkohshme e të përditshme. Ashtu, disi të pabujshme e fort  dukshme. Ai, për dy vite mandatore (2011-2013), ishte kryetar i zgjedhur i Fondacionit Plavë-Guci me seli në Nju Jork, një institucion kombëtar, humanitar, kulturor, një nga ma aktivët e cilësorët në të gjithë historinë e shoqërisë civile mbarëshqiptare. Tashti kryetar aktual i këtij Fondacioni është Esad Gjonbalaj, me mandat dyvjeçar në përmbyllje. Sigurisht, Alex Selimajt, mjafton t’ia përmendësh kit’ funksion si president i FPG dhe e kie cek e neltë një nga piedestalet e punës së tij. Ai gjatë ushtrimit të kësaj detyre fisnike ishte punëdrejt e bajemirë. Si gjithnjë në hapa të jetës së tij.
Veprimtari kombëtar Alex Selimaj ecë me kohën, i prin asaj. Shembulli ma i plotë e krejt i qartë është pasioni e frytet e punës së tij informatike moderne. E ka dixhitalizue prej vitesh veprimtarinë e FPG duke e hap websajtin tematik e funksional  www.fondacioniplaveguci.com. Përveç websajtet që ia cekëm krye shkrimit, para një dekade, kah vitet 2000, e ka çil ndër të parët një websajt krejt të veçantë: www.Kosovasovrane.com, në të cilën flet haptë e flaktë për historinë e kulturën e lashtë e të re shqiptare, e ilustron me harta të hershme e me foto, me dokumenta arkivore e publike, etj..  Kjo i ka dhanë ndihmesë të vyer e të pashlyer  Kosovës, Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan e në Botë.
Këto ditë gushti takohena për herë të parë ndërveti në qytetin e Gucisë me personalitetin shumëdimensional Alex Selimaj e djalin e tij Jetonin, një trashgimtar i denjë i derës së Selimajve të Nokshiqit. Alex-i ka ardhë në takim miqësor e pune me laptopin e tij, ku i shohim fotot e tij mjeshtërore, të cilat m’i shoqëron me këngë me za të ulët e kur hesht kanga ritmon me dorë apo kambën e tij. E ndjen në shpirt artin e tij. E shfaq sy nesh në një nga klubet e Gucisë. Ai më zbulon edhe një tjetër pasion të tij që nuk e kam ditë kryeherët: kangën. I bie edhe çiftelisë. Ai nuk më thotë gja rreth kësaj vlere të tij, po nuk muj e mshef pasi e pashë në foto e nëse nuk gaboj, diku tjetër edhe në video. Shumkush më thotë se a kanë antar i parë i Shoqërisë Kulturore “Maja e Karafilit” në Plavë-Guci, e cila sëbashku me Shoqatën “Alpet Shqiptare” të Ahmet Gjonbalajt e organizojnë veprimtarinë e përvitshme të 1 gushtit në Vuthaj, e cila ka për nismëtar e kryefjalë Tahir Gjonbalajn, një nga personalitetet e kurorës të krenarisë së krahinës etno-historike të Plavë-Gucisë.


Pasi e kaluam një paradite gushti tue ndejt bashkë në qytetin e Gucisë Alex Selimaj u largue drejt Nokshiqit, tek trualli i ri i blemë anës rrugës së madhe, ku nuk e di se çka ka me ndërtue, po biznesmeni kombëtar, Shaban Mehaj i Hotit të Plavës më thotë se djemtë e derës së Bajram Selimajt të Nokshiqit janë punëmirë, puna nuk iu ik duarsh, i rrijnë asaj në kambë në çdo situatë.  Pak pa u nda me Alex-in foli me dikë në telefon celular për një shkrim rreth mafioziteteve të Podgoricës zyrtare në grabitjen e re të pronave të shqiptarëve të Dolit e të krejt Plavë-Gucisë nepërmjet marifeteve shovene të kadastrimit, tue ua marrë tokat shqiptarëve mërgimtarë që s’janë aty të pranishëm kur kryhen matjet kadastrale,etj. E, me u ndreq ky akt tinzar qeveritar duhen vite bredhjesh nëpër gjyqet malazeze nga Plavë-Gucia në Podgoricë. Ai më sugjeron që edhe unë ta kap penën e ngrej zërin për kit’ çështje me randësi jetike e etnike. Të nesërmen Alex-i ka një tjetër rrugë: ka me shkue në Vermosh (Kelmend) afër Gucisë në veprimtarinë tejet e veçantë “Logu i Bjeshkëve”, ku përzgjidhet “Mis Kelmendi”, etj.  Pasnesër Alexi ka me i prit mjeshtrit ndërtimtarë me punue në rikonstruksionin e kullës së tij të Selimaje, një kullë alpine me elementë modern në qytetin e Gucisë. Ku ka me shkue Alex Selimaj pastjetrit...?! Unë e di: atje ku e thërret arti i fotografisë, veprimtaritë shoqërore-kulturore-sportive, ndërtimtaria, albumi me fotografi, kanga, interesat e kombit shqiptar. Ky personalitet ngado ecë në udhët e tij e të kohës është një dritë e pastër e kombit.

Kostaq Duka-Djeg e përvëlon një lot në sytë e nënës.

Kostaq Duka

Loti i nënës

Djeg e përvëlon
një lot në sytë e nënës.
Një lot
që nga shpirt i vrarë dhimbje nxjerr.
Oh mos e lini të bjerë përdhe
lotin
shkaktuar nga mungesë e dashurisë
së pjellës së vet.


Vdekja dhe jeta

Nëse vdekja
herë, herë
s’do më shfaqej ashtu tinzare, pa u ndjerë,
përtej të zakonshmes
jetës s’do i jepja të paçmuarën vlerë.


Vetja

Shpesh na duhet veten ta kërkojmë.
Veten që humbet diku
vitrinave llamburitëse,
qetësisë së remë,
errësirrës thellë.
Vetja na ik
e na lë pa trajtë e tingull
braktisur, jetimë.
Dhe ndodh
edhe një dritëz e trembur
pas një stuhie të gjatë
veten e kthen
të malluar, të drithëruar
si një dashuri tmerrësisht munguar.
Pas kësaj
rifillime kërkojmë
për ecje të tjera të mëdha.


Hiret e vërteta

Burrë!
Qoftë edhe njëherë
joshu, lajkatohu,marrosu, poshtërohu,
nga një profesioniste koketë,
për të kuptuar
vlerën e gruas që pranë teje qëndron
pa nxjerrë në treg
hire të remë.

Në këtë botë gjithçka gjykohet. Poezi nga Flori Bruqi


Në këtë botë gjithçka gjykohet. Poezi nga Flori Bruqi

Filed under: Poezi | 
Flori-Bruqi

Edhe ky qiell i huaj sonte…
më trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda një gote
të shuaj trishtime largësie…

Mbi duar shikoj si në magji
si rrëshqet pikëza e lotit,
ajo ikën në fund të gotës,
rrokulliset si era e motit…

Dua gota ime të përmbyset,
të thyhet përtokë e zbrazët…
Dëgjoj zemrën që më dridhet,
ngre kryet nga yjet e largët…

Mbi trupin tim gjithçka ndahet
dëgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
një dorë e ndarë diku zgjatet,
një këmbë më ecën e këputur…

Shpirti thërret fatin e shtrembër,
dua të më shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallë jam në ndonjë ëndërr
ndoshta, kupa e mallit më dehu…

Në këtë botë gjithçka gjykohet,
edhe një i lot i derdhur kot fare!…
Më shumë se kurrë kuptohet,
kjo klithma jonë shumëvjeçare…

Mjerimi sërish shpalos flamujt,
mbi varfërimin e shpirtin njerëzor,
thërret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimët barktharë të shekullit të vonë.

Nuk është risi, po kthim i pamjes së rëndë
në kohën e perënduar që kemi zgjedhur,
u kthye prapë për t’i trandë hipokrizitë…
me premtimet nëpër plehra hedhur.

Shpresa më thotë se po shpresoj kot,
e mali ngërdheshet nga larg me zili….
duart kullojnë gjak të përzier me lot
nga prangat e kohës vrastare pa drejtësi.

Lutjet kafshohen dhe shiten në altar,
zotni, sa do, sa të bën haku i vështirë?
Më prit ore, të bëjmë një herë pazar!
Dhe vrava për të fundit herë vargun e lirë….

2014/08/12

FIGURAT STILISTIKE

PERGATITI:FLORI BRUQI

Figurat Stilistike

1. Figurat e kuptimit : krahasimi,personifikimi,antiteza,kontrasti,hiperbo la,litoda,grotesku,simboli,paralelizmi figurativ.

2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe te intonacionit) : pyetja retorike,pasthirrma,apastrofa,reticenca (heshtja), pretericioni(tejkalimi),perseritja,epanastrofeja,e panalepsa,epifora,anafora,aliteracioni,paronomazia ,onomatopeja,asonanca (zanoresia), kansonanca (bashketingelloresia),pauza (nderprerja).

3. Figurat e fjaleve dhe te shprehjeve : metafora,katakreza,metonimia,sinekdoka,ironia,sark azmi,asteimi,paradoksi,oksimoroni,perifraza,epitet i,alegoria,eufemizmi,antonomazia.

4. Figurat e fjalorit poetik (te leksikut) : sinonimet,antonimet,homonimet,arkaizmat,neologjizm at,dialektizmat (krahinorizmat),barbarizmat (huazimet)

Krahasimi

Krahasimi eshte venia balle per balle e dy dukurive,dy sendeve a dy frymoreve te ngjashem nga ana e jashtme,perte ndricuar me mire njerin prej tyre,per a bere me te gjalle e me te pasur mendimin.

Krahasimi eshte perqasje ose perafrim midis dy imazheve qe arrihet duke bashkuar fjalet perkatese me ndihmen e lidhezave.Eshte nje nga figurat me te thjeshta,sepse mjafton te vihen perballe fjalet qe shenojne dukuri,sende a frymore qe kane ngjashmeri dhe te lidhen me lidhezat : si,ashtu si,porsi etj. per ta patur krahasimin.

Ne kete figure stilistike vihen perballe vecorite e dyta,ato qe bien ne sy dhe sherbejne per te vene ne pah ane te ngjashme,per ta ndricuar me mire njeren prej tyre,per ta shprehur me me shume gjalleri e pasuri mendimin.

Kur te dy krahet e krahasimit nuk jane dy fjale,por dy fjali,atehere krahasimi quhet similitude ose krahasim i zgjatur.

Similitude vjen nga latinishtja similitude = ngjashmeri.

Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person.

Personifikomi eshte figure stilistike,me anen e te ciles sendit (ose kafshes) i vishen tiparet e njeriut,gjerat pa shpirt e pa vetedije paraqiten sikur mendojne,veprojne e flasin si njerez.

Shembull :

Valet me brigje
bajne kuvendime.

(Llazar Siliqi - Mesuesi)

Ne kete rast perdoret personifikimi,sepse elementet materiale,valet dhe brigjet , paraqiten si qenie te gjalla e me vetedije dhe qe mund te shkembejne mendime.

Pervec personifikimit te mirefillte kemi edhe nje lloj tjeter qe quhet prozopope.

Prozopopeja ben qe te flasin vetat qe mungojne, evokon te vdekurit , u jep atyre jete, levizje dhe te folur.

Shembull :

U ngrit fati i Shqiperise
Si i vdekuri nga varri,
Mori udhen e Azise,
Duke ikur si i marri.

(Naim Frasheri - Historia e Skenderbeut )

Ne kete pjese te poemes se mesiperme, Gjon Kastriotit te vdekur i jepen vecori te njerezve te gjalle,si te ecurit , te menduarit, te folurit.

Antiteza vjen nga greqishtje antithesis = kundervenie, anti = kunder,thesis = vendosje,venie.

Antiteze perftohet duke vene balle per balle dy ane,dy gjendje,dy pamje,dy dukuri te kunderta,qe te dale me shprehes e me ne pah mendimi i autorit. Eshte perafrim i dy antonimeve.

Ajo qe del nga nje antiteze e bukur eshte e shpejte dhe e fuqishme si shkreptima qe shperthen nga takimi i dy ngarkesave te kunderta.
Ashtu sic ka gjera qe ngjajne te krahasimi,po ashtu ka dhe gjera te kunderta te antiteza.

Ndryshe nga shkallezimi qe na jep kalim gradual ne rritje ose ne zbritje,te antiteza kemi nje kalim te shpejte dhe te menjehershem nga nje e kundert te tjetra.

Shembull :

Atje larg ne grykat madheshtore
Maleve,luginave atje
Rrojne prate shqipet arberore ...
Ti ne gjak te tyre varrin ke
O i pavarrosuri Skenderbe.

(Ismail Kadare - Varrimi i Skenderbeut)

Fjalet e nenvizuara perbejne antitezen.

Kontrasti vjen nga frengjishtja contraste = ndryshim i madh, kundershti.

Kontrasti ndertohet duke vene perballe ne menyre te theksuar dy karaktere njerezore,dy sende a dukuri,por duke kundervene figura a tablo te tera,jo ane ane te vecanta,si te antiteza.

Kontrasti tregon nje kundershti te fuqishme,nje skajshmeri te dyfishte.Ajo qe i jep fuqi me te madhe kontrastit eshte se figuratvihen afer njera-tjetres.Midis antitezes dhe kontrastit nuk ka kufij te prere.

Per shembull :

Ne romanin ne vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit,qe eshte i matur e gjakftohte, i vihet perballe nje shok gjaknxehte e shume i rrembyer sic eshte Lenski.

Ja nje shembull kontrasti nga letersia shqipetare :

Kur nenat tona halleshumta
mbeshtetnin kokat siper trungut,
ajo porosiste ne vende te huaja
kolltuke te modes me te fundit.

Kur nenat tona stomak boshe
punonin njezet ore ne dite,
ajo urdheronte nje sherbetore
ta krihte me kreher te florinjte.

(Ndoc Gjetja - Kontrast)

Per te dyja strofat,dy vargjet e para jane ne kontrast me vargun e trete e te katert.

Hiperbola vjen nga greqishtja hyperbolé = hedhje pertej,zmadhim i tepruar.

Hiperbola eshte figure stilistike, qe ndertohet mbi bazen e zmadhimit jashte mase deri ne tepri te qenieve,sendeve a tipareve te tyre,per te bere pershtypje ose per te theksuar mendimin.

Te vepra "Historia e Skenderbeut" , kur flet per kthimin e Skenderbeut ne Kruje, Fan Noli shkruan :

" Ne mur,persiper vatres,varej nje shpate e koherave te vjetra qe s'e ngre dot njeriu i sotem as me dy duar.Qe palla e Kastrioteve,e mbajtur brez pas brezi prej trimash qe nxori ajo dere e shkelqyer.Turqit shkelen dhe plackiten keshtjellen,por pallen s'e ngane, se asnje s'qe i zoti ta perdorte ...
"Ndersa per Skenderbeun thuhet ne menyre hiperbolike se e rrembeu shpaten sikur te qe e lehte si pende, e ngjeshi ne brez dhe shkoi kaluar ne fortese.

Pjeset e nenvijezuara perbejne hiperbolen.

Litota vjen nga greqishtja litotës - zvogelim, thjeshtesi.

Litota eshte e kunderta e hiperboles dhe autori thote me pak,duke lene te kuptohet me shume.Litota perdoret per modesti, per druajtje dhe rrallehere edhe per ironi.

Shembull nga letersia artistike :
Kur Skenderbeu kthehet ne Kruje,ai i drejtohet keshtu komandantit te keshtjelles :

E dini si kam luftuar
per Sulltan' e per Turqine
dhe qysh ai me ka shuar
vellezerit e shtepine ?!

S'jane punera te lehta
keto qe jane punuar,
dhe nuk rrine te fshehta
as jane per te harruar.

(Naim Frasheri - Historia e Skenderbeut )

Ne vargun "S'jane punera te lehta" kemi nje litote,sepse me fjalen (te lehta) nenkuptohet e kunderta : te renda.Gjithashtu edhe ne vargun: "As jane per te harruar", kemi nje litote dhe nenkuptohet : duhen kujtuar.

Pjeseza zdutese "as" sherben per t'i dhene kuptim me te plote litotes.

Ps. Ju lutem modetatoreve te temes te modifikojne ne postimin e pare *litoda* ne *litote* per te qene te sakte. (Gabim ne shkrim)

Grotesku vjen nga italishtja grottesca - qe i ngjet shpelles;nga disa zbukurime te epokes se Rilindjes qe ishin te nderlikuara me kafshe e bime dhe qe imitonin modelet e piktutave te zbuluara ne rrenojat e Romes, me figura te vogla te nderthurura ne menyre te cuditshme.

Grotesku eshte nje menyre shprehjeje ose menyre paraqitjeje ne te cilen bashkohen ane te stermadhuara te vena ne kontrast te forte e te papritur,ose format me te perziera,te parregullta e te largeta te realitetit duke i shformuar deri ne perqeshje.

Ne grotesk del bashkeekzistenca shperthyese midis te qeshures dhe te qares,midis komikes dhe tragjikes,te ultes dhe madherishmes,te bukures dhe te shemtuares etj, duke u kundervene figurave me permasa ose me shtrirje teper shperpjestimore.

Grotesku si tip i vecante i shprehjes artistike gjendet me se pari brenda poetikes se mitologjise se lashte.Nga keto burime u ushqye letersia e shkruar me grotesk duke filluar nga poema "Iliada" dhe "Odisea" te Homerit etj.

Don Kishoti eshte nje figure groteske me karakter te nderlikuar e te dyzuar,misherim i marrezise njerezore,por edhe i heroizmit e vetemohimit per drejtesi.

Shembull:

Magjistari - thote Sojliu (nenkuptohet Don Kishoti), e beterizon te bukuren dhe e zbukuron te beterten.

(Migel Servantes - Don Kishoti i Mances)

Fjalet e nenvizuara perbejne grotesk.

Simboli vjen nga greqishtja sumbolon - shenje konvencionale njohese,nje send i ndare me dysh,dy gjysmat e te cilit sherbejne si shenja njohjeje.

Simboli eshte nje figure me kuptim te dyfishte,e vila paraqet nje send,nje frymor a nje dukuri nepermjet nje sendi,nje frymori a nje dukurie tjeter,qe behet perfaqesues dhe ngjall lidhje te peraferta.Zakonisht ideja eshte abstrakte dhe simboli qe e perfaqeson ate eshte konkret,si p.sh paqen e simbolizon pellumbi.

Simbol quhet figura artistike qe personifikon ne te vertete me forcen me te madhe tiparet me karakteristike te nje dukurie,idene e saj vendimtare.

Shembull:

Harpagoni (personazhi kryesor i komedise "Kopraci" te Molierit ) eshte simboli i kopracise,Tartufi(personazhi kryesor i komedise "Tartufi" te Molierit) eshte simbol i hipokrizise.

Simboli ka dale nda paralelizmi figurativ,sepse eshte nje lloj paralelizmi,por gjysmak.Te simboli ana njerezore nuk shprehet,por lihet te nenkuptohet dhe shprehet vetem ana natyrore.Koncepti i simbolit eshte i afert me ate te alegorise dhe ne disa aspekte edhe me ate te metafores.Kur simboli humbet kuptimin e tij te pavarur,ai kthehet ne alegori.

Simboli u drejtohet me teper ndienjave,anes emocionale,ndersa alegoria i drejtohet mendjes se lexuesit,arsyes.
Tek simboli theksohet cilesia mbizoteruese dhe nuk merren parasysh cilesite e tjera.

Shembull :

Te poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit,me fjalen "Flamur" nenkuptohet kombi shqiptar.

Paralelizmi figurativ

Paralelizem vjen nga greqishtja paralletos - qe ecen krahas,prane njeri-tjetrit.

Paralelizmi figurativ este venia e nje dukurie te natyres perballe me nje gjendje shpirterore ose me nje veprim njerezor,zakonisht me ane ndertimesh sintaksore te ngjashme.

Edhe paralelizmi figurativ,ne trajten pohuese ose mohuese,eshte ashtu si personifikimi,nje figure e vjeter stilistike.Te dyja keto figura e kane origjinen tek marredheniet e njeriut te lashte me natyren,por duhet theksuar se personifikimi ngrihet mbi bazen e shkrirjes se natyres brenda njeriut,mbi bazen e njejtesimit te natyres me njeriun,mbi praktiken shpirtezuese te natyres.Ne personifikim eshte bota njerezore qe ndihmon te shprehen vecorite e botes materiale,vecori te natyres pa fund.Ndersa tek paralelizmi figurativ ndodh e kunderta: bota natyrore ndihmon per te shprehur ne menyre figurative e emocionale vecori te kufizuara te jetes njerezore.

Shembull paralelizmi figurativ pohues :

Perkulet qiparisi nga maja ne rreze,
Po qan vasha mbi varrin e trimit.
(Populli)

Ne kete rast eshte perdorur nje paralelizem figurativ,sepse kemi venie perballe me qellim figurativ emocional te vajzes me zemer te thyer nga dhimbja per humbjen e te dashurit,me perkuljen e qiparisit nga maja ne rreze prej stuhise se pameshirshme.

Figurat e shqiptimit poetik

Pyetja retorike

Mbiemri 'retorik' vjen nga greqishtja rhetoricos- i oratorit,qe ka te beje me gojetarine.

Pyetja retorike ndertohet duke pyetur,pa kerkuar pergjigje,per t'i dhene shprehjes ngarkese emocionale,per ta terhequr vemendjen e degjuesit a lexuesit.Ajo eshte shprehje e terthorte qe tregon habi,pakenaqesi,padurim,qortim,keqardhje etj. Kur bejme pyetje retorike "pse me hengre ne bese?" , ne nuk kerkojme pergjigje,por shprehim qendrimin tone ndaj veprimit te nje tjetri.

Kur autori per qellime te caktuara stilistike i pergjigjet vete pyetjes retorike,atehere nje pyetje e tille quhet subjekcion.

Shembull :

Dhe armiqte e eger e kafshonin kufinjte,
kafshonin supet e zhveshura,te zbehta t'Atdheut,
Atdheut nga ethet e uria i erreshin syte
dhe ngrihej,duke u lekundur,
harronte urine,
shkonte te maste kufinjte neper nate.
Me meter?
Me jard ?
Jo,
Me pushken e gjate.

(Ismail Kadare - Perse mendohen keto male)

Pasthirrma ose thirrja eshte nje shperthim poetik i ndjenjave,qe sherben per t'i bere me prekese fjalet.

Shembull :

Ah,moj Shqiperi e mjere !
(Naim Frasheri - Historia e Skernderbeut)

Ne ato raste kur me ane te nje pasthirrme shprehet nje deshire e thelle,nje urrejtje e fuqishme,nje pasion i zjarrte,nje lakmi e forte, figura quhet opatacion.
Opatacione te bukura ka perdorur Migjeni.

O, si nuk kam nje grusht te forte
T'i bie mu ne zemer malit qe s'be zan,
Ta dije dhe ai se c'domethane i dobet
N'agoni te perdihet si vigan i vrame.

(Migjeni - Recital' i malsorit)

Apostrofa vjen nga greqishtja apostrophe - ndryshim drejtimi,shmangie,nga apo - larg, strophe - kthese.

Apostrofa eshte figure stilistike,me te cilen u drejtohemi ose therresim sikur t'i kishim prane njerez te gjalle ose te vdekur, a gjera te aferta ose te largeta

Shembull :

Lamtumire, o mori Shkoder !
Lamtumire, o ti Cukal !
Zhduket Buna nen nje koder,
zhduket Drini nen nje mal.

(Ndre Mjeda - Lamtumire)

Retiçenca (heshtja)

Retiçence vjen nga latinishtja reticentia - heshtje.

Retiçenca perftohet duke e keputur menjeher mendimin,zakonisht para nje fjale ose shprehjeje me peshe, me qellim qe te nenkuptohet vazhdimi i tij.

Fjalia e nderprere lexohet me intonacion te lene pezull dhe perjetimi ose ironia merr fuqi me te madhe.

Shenohet zakonisht me tri pika ( ... )

Shembull :

Dikush trokiti ne dere ...
- Kush a ?
- A po na fal ndoj send zoje?
- Zoti te dhashte !
- Na fal ndaj send , te dhashte zoti shendet ...
- Hajt ! Zoti te dhashte.

(Migjeni - Zoti te dhashte)

Pretericioni ( tejkalimi )

Pretericion vjen nga latinishtja praeteritoi - kalim pertej, kapercim pa e permendur.

Pretericioni le ne heshtje per t'u nenkuptuar dicka,por pastaj e permendme hollesi ate qe nuk u tha para heshtjes.Eshte formule,permes se ciles thuhet se nuk do sshprehet ajo,qe do te dale me tej ne fjali me me fuqi.

Ndersa ne reticence kemi te bejme me nje figure sugjestive te drejtperdrejte qe le ne heshtje per te folur me me fuqi,perkundrazi ne pretericion kemi te bejme me nje figure te terthorte,sugjestive e ngacmuese qe mohon per te pohuar me force.

Shembull pretericioni :

Gjimon topi ... jo! Midja nga uria.

(Migjeni - Moll' e ndalueme)

Perseritja eshte rimarrja,togfjalesha e fjalive te njejta,qe sherben per te forcuar shprehjen artistike , per te theksuar , per te vene ne pah, ose per te percjelle vecantine e nje gjendjeje emocionale a psikologjike.

Perseritja i jep edhe prozes ritem,kur sherben per ta organizuar tekstin.

Kur Migjeni thote: "Qeshu,Rini ! Qeshu ! Bota asht e jote" te poezia "Kanga e rinise",ai perdor perseritjen me fjalen "qeshu" .

Epanastrofeja vjen nga greqishtja epanastrofé - rikthim, nga epana - serish dhe strofé - kthim, rrotullim.

Kur nje ose disa fjale e fundit te vargut a te nje fjalie perseriten ne fillim te vargut a fjalise qe pason, perseritja quhet epanastofe.

Shembull :

Sot u pame e sot u ndame
Dhe nuk thame dot nje fjale:
Kur u ndame vame e qame,
Qame me ca lot te vale.

( Lasgush Poradeci - Sot u pame.Kenge)

Fjalet e nenvizuara perbejne epanastrofene.

Kjo figure stilistike quhet ndryshe anadiloze ( prej greqishtes anadiplosis - dyfishim )

Epanalepsa vjen nga greqishtja epanalepsis - perseritje, rimarrje.

Epanalepse kemi kur nje fjale a shprehje e fillimit te nje vargu perseritet ne fund te atij vargu.

Shembull :

Kurbeti,shoke,kurbeti,
Kushvate e nuk mbeti?

(Andon Zako Cajupi - Kurbeti )

Fjala "kurbeti" qe perseritet ne fillim dhe ne fund te vargut quhet epanalepse.

Epifora vjen nga greqishtja epiphora - shtese.

Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive per t'u dhene ngarkese emocionale.

Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si mbyllje ose si refren pas cdo strofe.

Shembull :

Syte e mi kane pare
Rrezellimin e veses
Dhe kane qare.

Kane pare
Dashurine e vertete
Dhe kane qare.

Kane pare
Vdekjen e ndershme
Dhe kane qare.

Syte e mi,
Kush i pa dhe qau ?

(Beatrice Ballici - Syte e mi )

Fjalet e nenvizuara jane epifore pasi perseritja e tyre ne fund te vargjeve sherben per t'i permbyllur se bashku mendimet e shprehura.

Anafore vjen nga greqishtja anaphora - nxjerrje lart.

Anafora eshte perseritja e nje fjale a nje togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose frazave.

Shembull :

Ato te mirat,
ato te bardhat,
ato te dlirat,
ato te dashurat,
ato te emblat,
ato te fortat,
ato te drejtat,
ato shqipe mali,
ato thelleza fushe,
ato shamizeza,
ato shamikuqe,
ato gjumelehta,
ato flokethinjurat,
ato prehernxehtat.

( Abdullah Thaci Peje - Nenat tona )

Perseritja e fjales "ato" ne fillim te vargjeve quhet anafore.

Ne ato raste kur kemi perseritje ne fillim dhe ne fund te vargut si dhe ne fillim te vargut te ri, figura stilistike quhet simplote. ( vjen nga greqishtja sumplokè - pleksje,gershetim,thurje )

Shembull :

Me humbi,shoke me humbi,
Me humbi gushepellumbi,
Humbi e s'duket gjekundi
Vate e vjen buze lumi.

(Thimi Mitko - Bleta shqiptare)

Ndersa ne keto raste kur perseritja eshte e perzier,pa vende te caktuara ne fjali apo ne vargje, quhet politonon qe ne greqisht do te thote e shumellojte.

Shembull :

Nji alternative ... nje alternative me dy fytyra,sic jane te gjitha alternativat.Tue u krue mbas veshit,rri njeriu perpara alternatives.

( Migjeni - Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun)


Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio - prane+shkronja.

Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore.
Aliteracionet krijojne bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut.

Shembull :

Vijne vashat valle-valle
Gushe e gji stolisura.

(Lasgush Poradeci - Vallja e luleve)

Perseritja e bashketingellores "v" disa here ne vargun e pare quhet aliteracion.

Paronomazia vjen nga greqishtja paronomazia e perbere nga parà - afer, onomazo - quaj. (afer_quaj)

Eshte figure stilistike qe krijohet duke vene afer ne nje fjali ose ne nje varg dy fjale me perberje tingujsh te ngjashem, por me kuptim te ndryshem.

Paronomazia ndryshon nga aliteracioni,sepse te aliteracioni tingujt ose rrokjet perseriten ne fjale qe vijne njera pas tjetres.

Te paronimazia tingujt e ngjashem mund te jene te tipit zanor ose bashketingellor : misherim-mesherim, afroj-ofroj etj.

Onomatopeja vjen nga greqishtja onoma - emer, poieo - bej,krijoj.

Eshte fjale tingullimituese ose pershkrim i dukurive a i sendeve,duke shfrytezuar imitimin e zhurmave e te zerave.
Fjalet paf-puf, bam-bum etj. jane onomatopeike.
Fjalet tingullimituese sherbejne per te pasuruar fjalorin e gjuhes.Fjalet jane formuar nga psthirrmat ose onomatopete jane : feshfeshe,feshferime,bubullime,belbezoj,çange,çuçu rit,derderllit,ferferllon,gurgullon,pupthi, etj.

Asonanca (zanoresia)

Asonance vjen nga latinishtja adsonare - bashketingellon, i pergjigjet nje titulli.

Eshte rime jo e plote e dy a me shume vargjeve,qe kane te njejta vetem zanoret e theksuara dhe zanore te tjera te fjaleve fundore.
Ndonese me rrale,asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te perseritura brenda vargut.
Perdoret per te arritur pelqim tingullor ose tingellim te kendshem.

Shembull :

Sinan Malua cepeverdhe
Vrit e prit n'ata levende.

(Populli)

Shkronjat e nenvizuara perbejne asonance,sepse zanoret jane te njejta,ndersa bashketingelloret ndryshojne.

Konsonanca (bashketingelloresia)

Konsonance vjen nga latinishtja consonantia - bashketingellim.

Konsonanca ose disonanca eshte rime jo e plote,kur fjalet e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik,kane te njejta vetem bashketingelloret,ndersa zanoret i kane te ndryshme.

Shembull :

Mos e shit martinen
Me shemtue krahun
Jam hala e re
S'mund ta mbaj gjahun.

(Populli)

Ne dy vargjet e para kemi konsonance,sepse jane te njejta bashketingelloret,por jane te ndryshme zanoret.

Pauza (nderprerja)

Pauze vjen nga greqishtja pausis - nderprerje, ndalese.

Eshte ndalimi i zerit,nderprerja e ligjerimit per te ndare fjalet ose fjalite jo thjesht per nevoje frymemarrjeje, po per dallim ritmi a kuptimi.

Shembull :

Dikur ne ishim te dy
si qielli me detin;
Kur mvrenjtej njeri, nxihej tjetri;
kur kthjellohej njeri, kalterohej tjetri.

( Fatos Arapi - Mos me urre )

Ne leximin e kesaj strofe,behen pushime te shkurtra ritmike qe perbejne pauzen.

Figurat e fjaleve e te shprehjeve

Metafora

Metafore vjen nga greqishtja metaphore - tejbartje,transport.

Eshte quajtur nga greket e vjeter mbreteresha e tropeve.Ajo emerton nje send a nje dukuri me emrin e nje sendi a dukurie tjeter qe i ngjan.
Pra, metafora eshte perdorimi i nje fjale ne nje kuptim te ngjashem,por te ndryshem nga kuptimi i saj i zakonshem duke e lidhur me je fjale tjeter, pa te cilen nuk do te perdorej ne menyre asnjanese.
Shume teoriciene e percaktojne metaforen si krahasim te shkurtuar,ku shprehet vetem pjesa e dyte e tij.
Studiues te tjere e quajne metaforen mbartje kuptimi,si zevendesim te kuptimit te nje fjale tjeter nga nje fushe e botes qe na rrethon,ne nje fushe tjeter.
Meqenese dukurite dhe sendet e botes mund t'i ngjajne njera-tjetres nga ane te nfryshme,kemi edhe lloje te ndryshme metaforash te shprehura :
-me folje (udha dredhon, deti qeshte,
-me emra (telat e zemres, ai eshte cakall)
-me mbiemra (det i terbuar)
- etj.

Metafora mbiemer quhet epitet metaforik.

Katakreza

Katakreza vjen nga greqishtja katakresis - shperdorim ( kata - kunder, kresis - perdorim )

Eshte nje lloj metafore,kur perdorim nje fjale a shprehje ne rastin kur nuk e ka gjuha nje fjale te zakonshme.
Pra, ne ato raste kur metafora perdoret nga nevoja se mundon fjala emertuese per objek a dukuri.

Shembull :

gjuhet e flakes, doreza e deres, qafa e kepuces , kurrizi i malit ... etj.

Kjo lloj metafore quhet katakreze.

Metonimia

Metonimi vjen nga greqishtja metonymia - nderrim, zevendesim emri.

Eshte nje fjale e figurshme, qe perftohet duke zevendesuar nje emer te nje sendi, te nje frymori a dukurie me nje emer tjeter , qe ka lidhje me te nga prania e perbashket ne kohe, ne hapesire, si rrjedhim, si shkak.

Metafora tregon bartje kuptimi te nje fjale tek nje tjeter sipas disa ngjashmerive, te metonimia zhvendosja kuptimore bazohet ne raporte te caktuara vartesie midis termit te pare dhe termit te figurshem qe i perkasin se njejtes fushe kuptimore.

Te metonimia kuptimi i figurshem fshin kuptimin e pare.

Shembull :

Nese themi " i ka hyre lepuri ne bark" ne kete rast eshte perdorur lepuri si emer konkret ne vend te frikes si emer jokonkret (abstrakt).

Kjo eshte nje lloj metonimie kur perdoret emri konkret ne vend te emrit jokonkret.

Sinekdoka

Sinekdoke vjen ga greqishtja synekdokhe ( syn - bashke dhe ekdekhomai - kuptoj, marr vesh )

Eshte te perdorurit e nje fjale per te shprehur nje ide me te gjere ose me te ngushte se kuptimi qe ka fjala e perdorur, eshte ndryshimi i kuptimit si marredhenie sasie.

Shembull :

Ti c'me thua e une c'them !
SIkur kemi shume djem !
Me Gjine mbeti kjo dere !

( Andon Zako Cajupi - 14 vjec dhender )

Ne vargun e trete eshte perdorur dera ne vend te shtepise ( Me GJine mbeti kjo shtepi )duke u perdorur pjesa per te teren.

Figura stilistike e ndertuar eshte sinekdoka.

Ironia

Ironi vjen nga greqishtja eironeia - tallje e fshehur, shtirje.

Eshte tallje e holle dhe e fshehur me intonacion lavderues, qe nenkupton te kunderten.Eshte perdorimi i fjales me kuptimin e antonimit te saj.

Shembull :

Fale zotave,fatkeqesia ime ia kalon shpreses ...

(Euripidi - Andromaka)

Ne kete rast kemi perdorur ironine sepse Oresti falenderon zotat per faktin se fatkeqesia e tij eshte me e madhe se shpresa.

Ketu kuptimi i vertete eshte i kunderti.

Sarkazmi

Sarkazem vjen nga greqishtja sarkasmos (sarkazo - kafshoj , "shqyej mishin " )

Eshte ironia shume e hidhur, therese, demaskuese dhe e pameshirshme.

Shembull :

Mjerimi gjithashtu len edhe ne trashegim
- jo vec neper banka dhe ne gja te patundshme,
por eshtrat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe ...

( Migjeni - Poema e mjerimit )

Ne kete rast kemi te perdorur sarkazaem , sepse Migjeni, me nje tallje te hidhur e plot vrer, thekson se njerimi nuk le si trashegim pasuri te ndryshme, por vetem eshtra te shtrembra e dhimbje ne gjoks.

Asteizmi

Asteizem vjen nga greqishtja asteismos - hoke, fjale therese.

Eshte figura stilistike, me anen e se ciles qortojme ose shajme, me qellim qe te lavderojme.
Pra,eshte e kunderta e ironise.

Shembull :

Gjyshet tane, eh. pacin drite,
njerez koketrashe, kurgja s'kane dijte ...
Ata te mjeret s'kane dijte atehere
as "buon giorno" as " kali spera"

(Filip Shiroka - Si po prishet gjuha shqipe )

Paradoksi

Paradoks vjen nga greqishtja paradokson - i papritur, kunder mendimit te zakonshem.

Eshte gjykim origjinal i papritur, qe bie ne kundershtim te hapur me mendimin e pergjithshem, por ne thelb perputhet me te verteten.
Nje pohim i tille ndertohet mbi bazen e nje oksimoroni.

Shembull :

Do t'te vrasim,Jesu, se te kemi baba,
Do t'te varim,Mesi,se te kemi usta,
Se s'ke dashur as jete,as martese,as para.
Kryqezoje,Pilat,ne Kalvar, Golgotha !

( Fan Noli - Marshi i kryqezimit )

Ketu kemi te perdorur paradoksin, sepse nuk mund te vritet njeriu qe e ke baba, qe e ke usta, (udheheqes te ndershem) etj.

Oksimoroni

Oksimoron vjen nga greqishtja oksymoron - i krisur, i luajtur mendsh.

Oksimoroni i ngjan paradoksit, eshte nje antiteze e llojit te vecante, ne te cilen bashkohen kuptime te kunderta dhe del nje kuptim i ri.
Eshte vendosje marredheniesh sintaksore ( bashkerenditje, percaktim, etj) midis dy antonimesh.

Shembull :

qetesi shurdhuese, paqe e pergjakur, corganizim i organizuar, etj .

Perifraza

Perifraze vjen nga greqishtja periphrasis - te folur terthorazi ( peri - terthorazi ,rreth Frasis - menyre te foluri )

Grup fjalesh ose fjali qe shpreh dicka, e cila mund te jepej me shkurt ose me nje fjali.Perdoret per ta thene dicka me te kuptueshme, per t'i rritur shprehesine duke vendosur lidhje te tjera, por edhe si eufemizem e bishtnim.

Shembull :

ne vend te themi deveja - themi anija e shkretetires duke perdorur perifrazen.

Perifraza eshte nje lloj metonimie, sepse emerton nje send a frymor me nje tjeter, por ndersa te metonimia ose sinekdoka nje send,frymor a dukuri emertohet shkurt ose me nje fjali, tek perifraza ky emertim behet me dy ose me shume fjale.

Epiteti

Epitet vjen nga greqishtja epitheton - shtojce, venie persiper.

Epiteti eshte nje fjale percakutuese, zakonisht mbiemer, qe i shtohet nje emri per t'i pasuruar kuptimin, duke i dhene bukuri artistike, duke shprehur nje vleresim, nje qendrim nga autori,ose duke i vene ne dukje nje ane.
Ne pergjithesi epitetet jane metafora te shprehura me mbiemra,por epiteti mund te shprehet dhe me emra, ndajfolje, pjesore te foljeve, etj. Jo cdo mbiemer eshte epitet.

Kur themi "muri i bardhe" mbiemri "i bardhe" nuk eshte epitet,sepse shenon nje tipar te natyrshem qe tregon ngjyren,ndersa kur themi zemra " e bardhe", mbiemri " e bardhe" eshte epitet,sepse eshte perdorur ne menyre figurative,nuk tregon ngjyre ,por cilesi.

Perdoret edhe nje lloj epiteti me nje kuptim te caktuar qe del bashke me emrin sa here qe ky perdoret me nje kuptim te caktuar.
Ky lloj quhet epitet i perhershem ose i ngulitur ( i ngulur)

Shembull :

Akil kembeshpejti,dhelpra dinake, toka e zeze, etj.

Alegoria

Alegori vjen nga greqishtja allegoria,nga allos - tjeter dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur per ta kuptuar ndryshe.

Alegoria eshte nje paraqitje e terthorte ose shprehje,prapa se ciles nenkuptohet nje domethenie tjeter; metafore e zgjeruar.
Hartime letrare,qe ndertohen mbi bazen e alegorise,jane fabulat dhe parabolat.
Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetes se njeriut dhe natyres e jetes se kafsheve.Ne krijime alegorike dhelpra perfaqeson njeriun hileqar e dinak,ujku njeriun e keq, etj.
NJe nga arsyet per krijimin e alegorise ka qene pamundesia per te folur hapur e per te thene te verteten.
Krijime te bukura alegorike jane fabulat " Dy qete dhe ujku " te Naim Frasherit, " Ujku dhe qengji " te Cajupit, etj.

Alegoria ndertohet mbi bazen e simboleve. "Vaji i bilbilit" i Ndre Mjedes eshte nje krijim alegorik i ndertuar mbi bazen e simboleve (bilibili simbolizon shqiptarin e roberuar, kafazi pushtimin turk)

Disa fjale te urta (alegorike)

1. Vjen zogu i blere e ndjek zogun e lere.
2. Molla e mire shitet edhe naten.
3. Nata eshte e ujkut.
4. Mos shkel ne derrase te kalbur.
5. Muri ka veshe dhe gardhi ka sy.
6. Thelleza ne mal, tigani ne zjarr.
7. NJezet kali, dyzet samari.
8. Nje here i bie trungjet lumi.
9. Ne pemen me kokrra qellohet me gure.
10. Shihi turine, pa vari kusine.
11. Kush hedh kemben bosh, bie perposh.
12. Mos u krekos me celesat e kashtes.
13. Kush do qe te kepute trendafilin, nuk duhet t'u vere veshin gervishtjeve.
14. Bletet kane mjalte ne goje por thumba ne bisht.
15. Per te marre mjalte mos thyej kosheren e bleteve.
16. Me mire nje harabel ne dore se sa nje pellumb mbi cati.
17. Cilido qe mendon se te gjitha frutat piqen se bashku si luleshtrydhet, nuk di gje per vreshtin.
18. Enet kur jane bosh bejne shume zhurme.
19. Eshte e lehte te hedhesh nje pike uje ne oqean, por eshte e pamundur ta nxjerresh ashtu sic qe,te paperzier , te pashtuar dhe te pazvogeluar.
20. Fryti i pjekur nuk ruhet lehte.
21. Ai qe do te haje arren, duhet te thyeje me pare levozhgen.
22. S'ke c'i ben gomarit, i bie samarit.
23. Mikut dhe peshkut pas tri ditesh fillon t'u vije era.
24. Pyka can drurin.
25. Dardha e ka bishtin pas.


Antonomazia

Antonomazi vjen nga greqishtja antonomazo - nderroj emrin.

Eshte figure stilistike qe perftohet duke zevendesuar nje emer te pergjithshem me nje emer te pervecem, i cili eshte bere misherim i nje vetie nga historia, letersia, etj. ose nga anasjelltas,nje emer i percecem zevendesohet me nje titull, me nje togfjalesh,me nje epitet etj.

Shembull :

Emri i pergjithshem koprac zevendesohet me emrin e pervecem Harpagon (Harpagoni eshte personazhi kryesor i komedise "Kopraci" te Molierit,sic e kemi theksuar me lart)

Figurat e sintakses poetike
Inversioni (anasjella)

Inversion vjen nga latinishtja inversione - te vendosurit gjetke,nga ana e kundert. Quhet edhe hiperbate.Shqip perkthehet : anasjelle.

Anasjella eshte zevendosja artistike e fjaleve kundrejt rendit te tyre te zakonshem sipas sintakses, permbysja e renditjes se tyre ne fjali per qellime te caktuara poetike dhe shprehese.

Shembull :

E dashura memedhe,
Te dua dhe kshtu si je !
Po kur te te shoh te lire
Do te te dua me mire.

(Andon Zako Cajupi - Roberia)

Ne kete rast autori ka nxjerre mbiemrin para emrit per ta theksuar ate me me force, pra fjala e nenvizuar " e dashura " eshte anasjelle.

Konversioni (kthesa)

Konversion vjen nga latinishtja conversio - nderrim,kthese.Quhet edhe refren (qe vjen nga frengjishtja réfrain - perseritje ).

Eshte perseritje e nje ose disa vargjeve,kur pas disa fjaleve,zakonisht pyetese,jepet e njejta pergjigje e shkurter.

Shembull :

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

(Andon Zako Cajupi - Shqiptar)

Fjalet " memedhe " dhe " si me sheh " perbejne konversionin,sepse pas nje vargu pak a shume te gjate jepet nje pergjigje e shkurter qe sherben si kthese , duke bere qe te marrim edhe fryme gjate leximit.

Enumeracioni (numerimi artistik)

Enumeracion vjen nga latinishtja enumeratio - numerim.

Eshte renditja njera pas tjetres e fjaleve,qe kane lidhje nga kuptimi. Kur Naim Frasheri te poema "Bageti e bujqesi" shkruan :

" Kini shembinj,qerxhe,lisa,lumenj dhe debore ne gji, persiper lulez e gjethe dhe brenda argjend e flori " ai perdor enumeracionin sepse permend (numeron) dhe rendit njera pas tjetres fjalet shkembinj,gerxhe,lisa,lumenj,debore,lulez,gjethe,a rgjend e flori.


Gradacioni (shkallezimi)

Gradacion vjen nga latinishtja gradatio - shkallezim.

Eshte renditje fjalesh a sinonimesh (se paku tri), qe e japin nje mendim, nje veprim ose nje peisazh shkalle - shkalle , duke e ngadalesuar ose duke e forcuar , ne zbritje apo ne ngjitje.

Shembull gradacioni zbrites :

Valimi i anijes se lehte
Qetohet, ndalohet, mbaron ...

(Lasgush Poradeci - Gjeniu i anijes)

Ne kete shembull gradacioni (shkallezimi) jepet me ane te foljeve qetohet, ndalohet, mbaron duke filluar nga fjala me e forte drejt se butes.

Elipsa

Elipse vjen nga greqishtja e vjeter elleipsis dhe do te thote mungese.

Eshte figura stilistike qe krijohet, kur heqim nga teresia e tekstit ndonje fjale a pjese, e cila nenkuptohet, pa prishur kuptimin, me qellim qe t'i japim shprehjes me shume gjalleri, hijeshi a shpejtesi.
Kjo figure perdoret me teper ne poezi dhe ne dramaturgji.

Shembull nga letersia artistike :

Laberia, -
hakerrim e rrepte i maleve
perqark,
Shkembinj - shume, shume,
Toke - fare pak.

(Fatos Arapi - Balade per Muco Matohitin)

Ne kete rast kemi perdorim te elipses ,sepse jane hequr foljet, te cilat nenkuptohen nga konteksti.

Pleonazmi

Pleonazem vjen nga greqishtja pleonasmos - teprim.

Eshte figura stilistike qe perftohet nga perdorimi i fjaleve te teperta, me kuptim te njejte ose shume te afert,duke e forcuar mendimin ose duke e bere m bindes. Kur kemi " levizi qerpiket e syve" eshte pleonazme,sepse mjafton te thuash " levizi qerpiket " per te kuptuar qe ai "levizi qerpiket",sepse vetem syte kane qerpike.

Gjithashtu kur themi " e prisha fare " dhe "fiks fare ", fjala "fare" eshte pleonazme,mbasi eshte e tepert.

Kur themi " e prisha " dhe " fiks " s'ka nevoje te perdoret fjala " fare ", megjithese sherben per perforcimin e mendimit.

Asidenti

Asident vjen ngagreqishtja asyndeton - i palidhur ( a - mohuese, sydein - lidh, bashkoj )

Eshte figura stilistike,ne te cilen me qellim lihen menjane lidhezat per t'i dhene shprehjes gjalleri e intonacion te shpejte.

Shembull:

Nena,motra,nusja dalin,
Ngrehin krahet qe ta ndalin ...

( Fan Noli - Rend or Maratonomak )

Ne keto vargje nuk jane perdorur lidhezat, por jane perdorur presjet duke perdorur asidentin.Ashti si Maratonomaku qe vrapon per te shpure sa me shpejt lajmin e gezuar te fitores,ashtu sic dalin me shpejtesi dhe nga njera pas tjetres nena, motra dhe nusja, po ashtu edhe vargu pa lidheza ecen me ritem te shpejte e te vrullshem.

Polisidenti

Polisident vjen nga greqishtja polisyndeton - shume lidheza.

Eshte figura stilistike qe perfitihet nga perdorimi i shume lidhezave, duke e ngaterruar ecjen e frazas per theksim.

Shembull :

Nje foshnje ndane rruges rrinte...
E njerezit shkonin mizeri...
E foshnja qante,ulerinte
E s'i afrohej asnjeri...

E kish uri e kish ftohte
E,ku ta dish se cfare kerkonte
S'dilte askush ta mbante ngrohte,
Nga thonjte e vdekjes ta shpetonte.

Papritur turmes mespermes
Dikush i ra e prane iu qas
E mori foshnjen me kujdes
E i kendoi ne vesh me gas.

(Musa Vyshka - Dje)

Perdorimi i vazhdueshem i lidhezave qe jane nenvizuar perbejne figuren stilistike te polisidentit,sepse perseritja e lidhezave ben q fjalite te marrin nje ecje me te ngadalte. Nepermjet ngadalesimit te ritmit qendrohet per nje kohe me te gjate mbi fjalet, nenvizohen e theksohen me me shume force ato.

Kiazma

Kiazme vjen nga greqishtja hiazmos - kryqezim.

Eshte figure stilistike qe krijohet nga permbysja e gjymtyreve,nga vendosja e tyre ne forme te anasjellte, por duke ruajtur rendin sintaksor. Kjo figure eshte nje perftese me shume efekt si loje gjuhesore.

Shembull :

Lufta per burrat eshte e burrat per lufte jane.

(Bilat Xhaferri - Krastakraus)

2014/08/09

Ish-kryetari i OVLUÇK-së, Muharrem Xhemajli: Raporti i Williamsonit, politik


Xhemajli: Raporti i Williamsonit, politik
Ish-kryetari i OVLUÇK-së, Muharrem Xhemajli, e ka kundërshtuar raportin e prokurorit të Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, duke e vlerësuar atë politik dhe të pabazuar në fakte.
Në një bisedë për “Epokën e re” ai është shprehur i bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së.
 
Sipas tij, kjo do të vërtetohet në çdo proces sikurse është vërtetuar deri më tani.
 
“Kur kam qenë në krye të veteranëve të UÇK-së e kemi kundërshtuar edhe raportin e Dick Martyt, duke e vlerësuar atë si politik. Por, edhe raporti i prokurorit amerikan Williamson, i cili i ka hetuar pretendimet e Martyt, tregon se është një raport më shumë politik sesa një raport që ka të bëjë me ndonjë fakt apo argument që i vërteton ato pretendime. Pra, është një raport politik dhe njollos luftën çlirimtare të UÇK-së”, ka deklaruar Xhemajli.
  
Ai ka bërë me dije se ky raport ka për qëllim dëmtimin e imazhit të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe atyre që kanë udhëhequr këtë luftë.
 
Sipas Xhemajlit, dyshimet se udhëheqësit e UÇK-së kanë kryer krime janë shpifje dhe trillime.
 
“Kjo mund të shkaktojë një dëm në aspektin ndërkombëtar dhe të bartë pasoja të disa bashkëluftëtarë tanë, të cilët do të ballafaqohen me drejtësinë. Në fund të fundit, jam shumë i bindur se e drejta prapë do të dalë në shesh dhe do të triumfojë. Pra, do të vërtetohet se këto janë shpifje dhe trillime të paargumentuara. Megjithatë, është një dëm që i bëhet luftës së UÇK-së, bartësve të kësaj lufte dhe mbarë popullit shqiptar”, ka deklaruar Xhemajli, duke shtuar se krime ndaj popullatës civile kanë kryer forcat serbe, e jo pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ia kanë sjell lirinë këtij vendi.
 
“Ky është një absurditet. Jam i bindur se nuk do të ketë ballafaqime, por edhe nëse do të ketë ballafaqime të luftëtarëve të UÇK-së me drejtësinë, ushtarët do të dalin fitimtarë kushdo që të jetë pjesë e këtyre proceseve”, është shprehur Xhemajli.
 
Ndër të tjera, ish-kreu i veteranëve u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve të mos u përgjigjen ftesave të prokurorëve për këtë çështje.
 
“Organizata e veteranëve ka pasur dhe ka një qëndrim, në të cilin ka vlerësuar se të gjitha këto akuza ndaj UÇK-së janë procese të montuara dhe janë me motive politike. Unë qëndroj prapa vendimit të Këshillit Drejtues të OVLUÇK-së, që askush prej luftëtarëve të UÇK të mos i përgjigjet ftesës për bashkëpunim lidhur me këto akuza. Por, tekefundit, kjo është çështje individuale e secilit”, është shprehur Xhemajli.
 
Në këtë kontekst, Xhemajli ka shtuar se mospërgjigjja në këto ftesa e luftëtarëve nuk do të thotë se i frikësohen përballjes me drejtësinë.
 
“Mosparaqitjen e luftëtarëve para këtyre prokurorëve nuk e shoh se është ndonjë rrezik për prestigjin e UÇK-së, sepse konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi dhe luftë e dyfishtë kundër luftës së UÇK-së dhe kundër njerëzve që e kanë udhëhequr luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Prej pas luftës kemi pasur në Kosovë misione ndërkombëtare si UNMIK-u, i cili është marrë kryesisht me ndjekjen e luftëtarëve të UÇK-së, pastaj është marrë Tribunali i Hagës, ndërsa tash po bëhet prapë një gjykatë tjetër kundër shqiptarëve”, ka deklaruar Xhemajli, duke shtuar se e gjithë bota e di se kush ka kryer krime në ish-Jugosllavi.
 
“E dimë të gjithë se shteti i Serbisë nuk është dënuar. Janë marrë disa individë, por jo regjimi. Ata të cilët e kanë udhëhequr luftën kundër popujve të ish-Jugosllavisë, duke filluar nga Bosnja, Kroacia, pastaj edhe lufta që është bërë në Kosovë. Pra, nuk është dënuar regjimi serb. Për mendimin tim, kjo duhet të ndodhë, sepse të gjitha vendimet për t’i filluar luftërat janë marrë në parlamentin e Serbisë” ka thënë Xhemajli.
 
Ai ka vlerësuar se nuk e përkrah idenë që luftëtarët e UÇK-së të jenë të paprekshëm, por ka thënë se me ta duhet të merren gjykatat vendore.
 
“Nëse vërtet duhet dikush të hetohet nëse ka kryer ndonjë shkelje të rregullave të luftës, atëherë le të krijohen institucionet vendore, gjykatat vendore. Natyrisht se unë nuk jam që luftëtarët e UÇK-së të jenë të paprekshëm, por duhet të kenë fakte dhe argumente, e jo të bëhen këso spektaklesh të cilat janë duke ndodhur”, është shprehur Xhemajli.
 
Ai ka folur edhe për procesin e verifikimit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
 
Sipas tij, ky proces duhet të kryhet sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që edhe veteranët t’i gëzojnë privilegjet që u takojnë me ligj.
 

“Ka qenë një kërkesë e imja personale, që gjatë kohës së fushatës zgjedhore të ndërpritet procesi i verifikimit të kategorive të UÇK-së, sepse ka pasur tendenca të manipulimit. Tani është duke vazhduar verifikimi. Shpresoj shumë të përfundojë ky proces sa më shpejt që është e mundshme dhe të fillojnë t’i marrin veteranët beneficionet që i parasheh ligji, sepse një pjesë e veteranëve të UÇK-së janë në një gjendje të rëndë ekonomike”, ka vlerësuar Xhemajli.

Koalicioni beson se Kushtetuesja nuk do ta ripërsërisë votimin për Prof.Dr.Isa Mustafën


Koalicioni beson se Kushtetuesja nuk do ta ripërsërisë votimin për Mustafën
Derisa përballja ndërmjet PDK-së dhe bllokut në Gjykatën Kushtetuese, për seancën konstituive të 17 korrikut, do të jetë më 21 të këtij muaji, partia e Isa Mustafës, LDK-ja nuk beson që gjykata do të marrë vendim që të përsëritet votimi për kryetarin e Kuvendit edhe një herë, raporton KTV.
Megjithëse janë të sigurt që edhe në një rast tjetër i kanë sërish numrat dhe kryeparlamentari do të iu takojë atyre.

Ismet Beqiri i LDK-së beson që gjykata do të marrë vendim pro bllokut, përcjell koha.net. “Nëse me 17 korrik ka pasur shkelje atëherë ato janë bërë nga PDK-ja dhe kryesuesja e Flora Brovina”, ka thënë Beqiri.

Edhe në AAK presin që vendimi të jetë pro tyre, duke thënë se në asnjë rast nuk kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe as kushtetutën.


Ndërkohë, në Vetëvendosje thonë ta kenë humbur tashmë besimin në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...