|
Agjencioni floripress.blogspot.com
2014/08/17
INAT ME HASHIMIN APO NOSTALGJI PËR JUGOSERBINË E TITOS
Reagim kundër librit “Lufta në Kosovë ishte një kryengritje fshatare dhe e fshatarëve.”
J. Petiffer & M. Vickers “Lufta në Kosovë ishte një kryengritje fshatare dhe e fshatarëve”, kështu shprehen gazetarët dhe piblicistët anglezë Petiffer dhe Vickers. Por, ndoshta, e kanë huazuar nga shprehja e Fatos Nanos, Arbër Xhaferit e Ilir Metës, pasi kur luftonin UÇK-të, ata i quajtën folklorizëm, enverizëm apo frustrim ekstremistësh. Të gjithë ata që mund të kenë bindjen e një përcaktimi të tillë, gabohen rëndë. Vërtet që lufta në Kosovë u mbështet kryesisht në popullsinë që banonte në fshatrat malorë e kodrinorë të Kosovës, (si kudo në botë në të till luftra), pasi fshatarësia përbënte mbi 80% të gjithë popullsisë së Kosovës dhe s’kish si mund të ndodhte ndryshe. Por, ama, dihet se të gjitha luftrat guerile atje e kanë zanafillën e parë, te fshatarësia, në male, gjë që nuk do të thotë se ajo “ishte një kryengritje fshatare dhe e fshatarëve.” Mirëpo, mos harrojmë që UÇK-ja u shndërua shumë shpejt në një ushtri moderne, ndërsa kryengritjet fshatare janë një rebelim i paorganizuar. U kujtoj autorëve të atij libri dhe bashkëmendimtarëve si ata se 82% e efektivave të UÇK-së ishin me arsim të mesëm dhe të lartë, si rallë ndonjë ushtri e botës moderne. Madje mbi 60% e luftëtarëve të UÇK-së vinin nga emigracioni shumëvjeçar perëndimor dhe si të tillë ishin më qytetarë se dhe tërë politikanët intelektualë kundërshtarë të tyre të Kosovës, madje edhe se vet drejtuesit e lartë të ushtrisë armike të tyre.(2) Po të kemi parasysh atë çka thotë Viktor Hygo: “të studjosh në Paris, do të thotë se ke lindur në Paris”, mund ta perifrazojmë edhe për 60 përqindëshin e luftëtarëve emigrantë të UÇK-së: “të jetosh, të punosh dhe të mësosh me dhjetra vjet në Evropën Perndimore, do të thotë se ke lindur në Perëndim, je evropianoperëndimor”. Parë në këtë kënd, kemi të drejtë të themi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri e edukuar dhe jo një rebelim alla Haxhi Qamilçe. Po të kemi parasysh të dhënat e mësipërme për UÇK-në dhe t’i referohemi filozofit të lashtë kinez, Konfucit, i cili thotë: “Kur njerëzit e edukuar kanë kurajo kur nuk ka drejtësi, ata bëhen rebelë. Kur njerëzit e vegjël kanë kurajo kur nuk ka drejtësi, ata bëhen banditë”, dalim në përfundimin se: UÇK-ja ishte një ushtri e përbërë nga njerëz të ditur dhe të edukuar që rebeluan kundrejt një padrejtësie të madhe e bërë ndaj popullit të tyre. Jo më kot thuhet se luftrat çlirimtare janë një rebelim që përfundojnë me sukses, ndërsa rebelimi është një revolucion që përfundon pa sukses. Nëse do të kish ndodhur kjo e dyta, atëherë zotërinjtë anglezë do të kishin të drejtë të shpreheshin në këtë formë. Nuk ka si të jenë rebelë dhjetra mijëra “fshatarë” në një shtet 2 milionë banorë, kundër të cilëve u angazhua një ushtri 100 milionëshe. Po të pranojmë se UÇK-ja do të ishte thjeshtë një “kryengritje fshatare dhe e fshatarëve”, atëherë edhe ne do të ishim thjeshtë një ushtri banditësh dhe do të kishim djegur e plaçkitur tërë shtëpitë e fshatrave serbe dhe shqiptare në Kosovë, sikundër bëri policia, ushtria dhe paramilitarët serbë kundrejtë fshatrave shqiptare. Po të ishim thjeshtë një ushtri fshatarësh të paedukuar, (pasi autorët me atë shprehje kuptojnë thjesht fshatarin, pa dije shkollore, ose me një edukim minimal, i shndërruar në bandit për shkak të padrejtësive dhe urrejtjes), do të kishim vrarë e hapur varre masive me kufoma serbësh, sikundër hapi ushtria, paramilitarët dhe policia serbe, 450 varre masive, dhe i mbushën me kufoma shqiptarësh. Dhe sot, në vend që të çohen ata para gjyqit, çohen këta “rebelët fshatarë”, që nuk vranë as edhe një civil të pafajshëm serb! Po të ishim thjeshtë ca fshatarë banditë, do të kishim djegur e shkatëruar edhe ne 218 kisha e manastire, sikundër dogjën ushtria e policia serbe 218 xhami dhe gjithë teqetë bektashiane në Kosovë. Po të ishim edhe ne një turmë fshatarësh të kthyer në banditë, sikundër ishin policia dhe ushtria serbe, do të kishim grumbulluar, të paktën, tërë pasurinë e fshatarëve serbë si dhe gjitha gjënë e gjallë të tyre, sikundër bënë ushtria e policia serbe me blegtorinë e gjithë fshatrave shqiptare. Po të ishim, thjesht, një ushtri banditësh, sikundër ishin paramilitarët dhe policia serbe, UÇK-ja nuk do të ishte e kthjellët në atë që kërkonim: krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës deri në bashkim me shtetin amë, sikundër e kishim të theksuar edhe në tekstin e betimin tonë. Zotërinj anglezë, më gjeni një rast që një kryengritje fshatarësh ka patur betim ushtarak dhe regullore ushtarake. Duke qenë një ushtri e komanduar nga një Shtab ushtarakësh të mirëfilltë, me rregullore dhe disiplinë të rreptë, a mund të quhet ajo luftë në Kosovë “një kryengritje fshatare dhe e fshatarëve”, të cilët luftonin as për tokë, as për pasuri e as për qeveri, por për bashkim kombëtar, ndaj dhe kur luftëtarët e saj, sa herë hidheshin në sulm, nga kraharorët e tyre shpërthente kënga: “Hej, Shqypni, mos thuj mbarova / Është ngritë në kambë e tanë Kosova”, dhe flokët e tyre ngriheshin përpjetë nga guximi dhe shndërroheshin në epikë, sepse nuk kërkonin parcelën e tokës që ua kish marrë Serbia dhe që ua kish dhënë kolonëve serbë, por kërkonin ëndrrën e Rilindies, bashkimin e kombit. Luftonin duke kënduar sepse ky ishte gëzimi i tyre, bashkimi i tërë kombit në një shtet të vetëm, pavarësisht se u tradhëtuan. Po ta përpjesëtojmë tekstin e këngës së luftëtarëve të UÇK-së me natyrën tonë të civilizuar, atëherë, autorët e këtij etiketimi do ta kuptojnë se sa na kanë fyer. Ne ishim një ushtri çlirimtare, me njerëz të edukuar, por të rebeluar nga padrejtësitë shekullore dhe qendrimet e njëanshme të Evropës, qëndrime që edhe vetë autorët Petiffer & Vickers e trajtojnë me shumë fakte një gjë të tillë. “Vetëm të rebeluarit – thotë B. Breht – janë ata që përmbysin fronet, se të jetë për katedrat dhe institucionet zyrtare, ato i lënë të qeta fronet (sundimtarët)”. Dhe, faktikisht, po të qe për Rugovën dhe institucionet e LDK-së në Kosovë e jashtë saj, Millosheviçi do të ishte edhe sot gjallë dhe Kosova do të ishte edhe sot një fshat i madh i Serbisë. Lidhur me fshatin dhe fshatarësinë, autorët e mësipërm të librit në një pikë kanë të drejtë, pasi pjesa dërmuese e luftëtarëve të UÇK-së ishin të lindur dhe kaluar fëmininë në fshat, pastaj kanë shkuar nëpër shkolla në qytete, ku kanë bërë shkollën e mesme dhe ato të larta. Pra, me origjinë ishin fshatarë, por sikundër thashë më lart, fshatarë të civilizuar, ndaj dhe bazën e patën te prindërit e tyre, në fshatin shqiptar të Kosovës. Mirëpo, mos harrojmë diçka historike, që fshatrat malore shqiptare, sikundër është Drenica, Jezerca, Karadaku, Kamenica, Malësia e Gallapit, Shala e Bajgorës, Malësia e Gjakovës dhe e Prizërenit e të gjitha malësitë shqiptare, e kanë zanafillën e vet kur trojet e Ilirisë u pushtuan nga Romakët, 200 vite para Epokës së Re. Garnizonet e ushtrive që erdhën në trojet tona, dimë që u përqëndruan në fushat anës rrugëve dhe në qytete që gjetën apo krijuan, por kurrë nëpër fshatrat e thella e në malësi. Si të tillë, banorët e këtyre fshatrave shqiptare, nga doli dhe UÇK-ja, kanë mbetur me gjak të pastër shqiptari, të pa përzier me gjak të ushtrive pushtuese. Ky është një ndër shkaqet kryesore pse të gjitha kryengritjet dhe luftërat e popullit tonë për liri janë nisur fillimisht në fshatin malor, janë zhvilluar nga popullsia e tyre dhe janë mbështetur më pas nga e gjithë fshatarësia jonë, me përjashtime të pakta. Nuk kemi dëgjuar që gratë e fshatrave dhe qyteteve fushorë të jenë vetësakrifikuar për të mos i përdorur ushtritë pushtuese qoftë për presion qoftë për përdhunim, por vetëm ato, amazonat e malësive tona, si p.sh. Maro Konda, Nora e Kelmendit, Shote Galica apo Xheva Krasniqi - Lladrovci e UÇK-së. Si mund të quhet kryengritje fshatarësh dhe e fshatarëve kur në atë luftë u rreshtuan në radhët e UÇK-së rreth 400 vajza e gra luftëtare?(3), që do të thotë 2% e gjithë UÇK-së. “Në cilën anë të luftës sheh se gratë kanë rrokur armët, mos dysho në të drejtën që ka ajo anë, sepse gruaja nuk i kapë armët pa qenë gjendja e padurueshme”, thotë Sami Frashëri. Edhe sot në Krujë është një shkëmb, që quhet “Shkëmbi i Vajës”, mbi 300 metra humnerë, ku u hodhën me vaje e ulërimë 80 gra e vajza të malësisë krutane, që nuk pranuan të dërgoheshin në haremet e pashallarëve dhe ushtarëve turq. Dimë, gjithashtu, se në të kaluarën kryengritjet e Kosovës, duke qenë thjesht kryengritje fshatarësh të pashkolluar, ndaj dhe nuk kanë përfunduar me fitore shtetformuese. Lufta Çlirimtare e Kosovës 1997-1999, duke nxjerrë për herë të parë në Kosovë, një ushtri kryengritëse të edukuar, 82% e së cilës me arsim të mesëm e të lartë, ndaj dhe bëri me vete tërë opinionin dhe diplomacinë botërore dhe angazhoi përkrah saj edhe aleancën më të madhe ushtarake botërore, NATO-n. Kjo erdhi nga që ne, pjesëtarët e UÇK-së, ishim më të civilizuar se tërë inteligjenca e Prishtinës. Është e vërtetë se, pothuajse në përqindjen dërmuese, pjesëtarët e UÇK-së ishin me origjinë dhe përbërje fshatare, por nuk është turp të jesh nga fshati dhe fshatar, është turp të mbetesh me mentalitet fshatar, siç ka mbetur edhe sot e gjithë ditën shumica e inteligjencës “kosovare”. Prandaj, zotërinj autorë të librit “Çështja shqiptare” dhe ju pacifistët dhe antishqiptarët e pandreqshëm: korigjohuni! I edukuari, e në mënyrë të veçantë idealisti për kombin, nuk është as fshatar, as banor i qytetit, por është thjesht një qytetar i emancipuar i shoqërisë njerëzore, ndaj dhe dinim të luftonim, dinim të bënim edhe politikë edhe diplomaci, pavarësisht se në fund u tradhëtuam dhe u çarmatosëm. Ndoshta, kjo nga që ishim të edukuar, ngaqë besonim se njerëzit e edukuar nuk tradhëtojnë, qofshin ata shqiptarë apo ndërkombëtarë. Besimi i tepëruar është një tipar i idealistëve. Megjithatë, janë vet autorët anglezë, që bien ndesh me konkluzionin e tyre, kur një faqe më pas shprehen: “lufta nuk bëhej thjesht për të çliruar territoret, por për të hapur kufijtë me Shqipërinë, ndaj dhe lufta kish një dimension më të madh ushtarak dhe politikisht, simbolikë që nuk e gjeje gjëkundi tjetër”(4). Sikur ajo luftë të ishte thjeshtë një luftë fshatarësh të paditur, sikundër përfytyrohen fshatarët e Ballkanit, njësoj si dy a më shumë shekuj më parë, a mund të kishte ajo ushtri çlirimtare dhe ajo luftë atë simbolikë dhe ato përmasa që shprehen vet autorët? Lufta çlirimtare në Kosovë nuk mund të quhet e tillë edhe për një lloj kuptimi tjetër, pasi kemi të bëjmë me një fshatarësi të ngritur nga ana kulturore dhe arsimore. Në vitet 1997-1999 kish kaluar ajo kohë kur fshatarësia shqiptare e Kosovës nuk kish asnjë privilegj, që ishte e përjashtuar nga çdo lloj dije dhe që jetonin të mbyllur në bashkësi të vogla (fise) e të veçuara dhe mbeteshin jashtë aktivitetit shoqëror, si të huaj ndaj fatit të tyre historik. Fshatarësia e Kosovës ishte njëqindpërqind e shkolluar, të gjithë dinin të shkruanin e të lexonin, jetonin pranë njeri-tjetrit nëpër bashkësi komunash, në kooperativa dhe ndërmarrje bujqësore, por edhe në qytete, pa folur për rininë e saj e cila ose ishte nëpër universitete ose ishte emigrante në Perëndim nga dhe u kthyen dhe mbushën radhët e formacioneve të UÇK-së. Fshatarësia e Kosovës ishte ajo që bijtë e saj universitarë në vitin 1981 tronditën jo vetëm Jugosllavinë por tërë Evropën me demnostratat e tyre, që e detyruan Jugosllavinë të zbarkonte 150 mijë ushtarë në Kosovë, të shoqëruar me qindra tanke e autoblinda, dhe ishin ata “fshatarët” universitarë që u hodhën mbi tanke si Vojo Kushi dikur në Tiranë. Organizimi i popullsisë fshatare nëpër organizata atdhetare ilegale dhe shndërrimi i fshatrave në baza të atyre ilegaleve dhe më pas të forcës politike ilegale që shpërtheu atë luftë çlirimtare (LPK), e cila ishte shumë herë më e fuqishme dhe më me ndikim në popullsinë që banonte nëpër fshatra se sa gjithë forcat politike legale të Kosovës, madje edhe në një pjesë të mirë të popullsisë që banonte në qytete, por që gjysmën e familjes e kishin në fshat. Mund të themi se edhe familja qytetare e Kosovës kishte veprimtari të dyfishtë: në bujqësi dhe në industri. Në këtë mënyrë kultura e mirëfilltë patriarkale fshatare kish ardhur dora-dorës duke u venitur, ku një pjesë e tyre ishin kthyer në borgjezë të fshatit dhe të qytetit dhe që e përpinin me babëzi letërsinë artistike dhe atë politike, e veçanërisht atë historike. Formula e zotërinjve Pettifer&Vickers është fare e pakuptimtë. Nëse fshatarësia e Kosovës do të ishte ashtu si e konceptojnë ata zotërinj, as që mund të konceptohej fare dhënia e gjithçkaje që ajo kish për një ideal aq të madh sa është bashkimi kombëtar. Ndërkohë që kryengritjet fshatare as që e kanë patur kurrë një ideal kaq të madh, as dikur dhe as sot. Sipas zotërinjve Pettifer & Vickers, ata që japin gjithçka, edhe jetën, për një ideal të madh, sikundër ishte edhe rasti i “fshatarësisë” së Kosovës, çlirimi nga një pushtues shekullor (Serbia), dhe bashkimi me shtetin amë, mund ta bëjnë vetëm nëse janë fshatarë të shekullit të XV? Këta zotërinj anglezë, në këtë rast, më duket se janë treguar tepër cinikë. Unë nuk e besoj që ndonjë njeri me mend t’i quaj këto lloj virtytesh të pjesës dërmuese të popullit shqiptar në Kosovë tipare të një fshatarësie në kuptimin më vulgar që i japin ata zotërinj. Si kujtojnë zotërinjtë Petifer & Vickers, se luftrat çlirimtare duhet t’i bëjnë shtresat aristokratike, apo ata shtetarë të shkolluar dhe që e kanë barkun bosh dhe që përbuzen çdo ditë dhe që nuk përfitojnë nga shpërndarja e pasurisë kombëtare? Sips tyre, kushdo që rrëmben pushkën për liri na qenka fshatar i pagdhendur?! Nuk përjashtohet mundësia që propaganda e LDK-së t’i ketë infektuar deri diku edhe ata dy zotërinj, autorë të librit. Të gjitha këto çka rreshtuam më lart, i patën dhënë fshatarësisë shqiptare të Kosovës një prirje natyrore qytetare të vetëvetishme. Inteligjenca e dalë nga ajo fshatarësi e kulturuar ishte e pakënaqur nga urtësia prozaike rugoviane, ndaj dhe ata u bënë të ndjeshëm ndaj joshjes së çlirimit ideal, bashkimi kombëtar, i proklamuar nga forcat politike ilegale me në krye LPK-në, e cila ishte një ndjenjë ngashënjyese, si një kërcim në të ardhmen. Në ato kushte, fshatarësia shqiptare e Kosovës ishte e aftë që të dilte mbi forcat politike legale “qytetare” të Kosovës; fshatarësi e cila i dha vetes misionin historik të atij populli për ndryshimin e historisë së Kosovës, pavarësisht se nuk ia arriti përfundimisht për paaftësi të udhëheqjes politike të asaj ushtrie çlirimtare. Asgjë nuk na tregon se atë ndryshim historik të Kosovës janë paracaktuar ta bëjnë punëtorët dhe intelektualët qytetarë të Kosovës. Po, cila ishte ajo gjë që i bënte këta fshatarë të kulturuar e të civilizuar si të paracaktuar që ta kishin vetëm këta këtë fat? Ishte vuajtja shekullore, ishte emigracioni ekonomik i imponuar, ishte ndarja shumëvjeçare e prindërve nga fëmijët e tyre në Kosovë, ishte shkalla e lartë e papunësisë, mosbindja ndaj politikanëve të privilegjuar që u predikonin “durim se lirinë do na e falin” duke jetuar vetë në luks etj., të cilat dëshmonin për padrejtësinë shoqërore dhe për mjerimin njerëzor të pjesës dërmuese të Kosovës. Vuajtjet e kësaj popullsie “fshatare” edhe sot e kësaj dite flasin për ndërgjegjen jo të pastër të atyre që bënin dhe drejtonin politikën në Kosovë, (por që nuk kanë ndryshim nga këta sot), e që gëzonin privilegje. Ishin këto fatkeqësi që sollën prirjen e natyrshme të asaj “fshatarësie kryengritëse”, atë prirje që kanë sot ata që kërkojnë me këmbëngulje bashkimin me shtetin amë dhe jo si variant të fundit të zgjidhjes. Lufta çlirimtare në Kosovë nuk ishte “kryengritje fshatarësh”, pasi ata nuk shpërthyen as kundër tregtarëve të pasur, as kundër politikanëve të privilegjuar, as kundër mbledhësve të 3% për luksin e politikanëve të tyre, as kundër pronarëve të pasur të tokës, as kundër papunësisë bujqësore e blegtorale, as nga mosgjetja e tregut për prodhimet e tyre blegtorale e bujqësore, as për reformë agrare dhe çështje të tjera të tokës, as për ndonjë lloj lufte klasash në kuptimin klasik të tyre, pasi nuk u dha as edhe një shenjë e tillë gjatë gjithë asaj lufte, por ishte një luftë midis dy kombeve. Duke e pranuar qoftë edhe këtë të fundit, automatikisht që bie tërësisht etiketimi i zotërinjve Pettifer & Vickers se lufta jonë na paskësh qenë, thjesht, një “kryengritje fshatare dhe e fshatarëve”. Dilaver Goxhaj Fusnotat: 1) J.Petiffer&M.Vickers, “Çështja shqiptarë”, f. 183 2) Sh. Golemi, “UÇK-ja dhe Kadareja”, Prishtinë 2004, f. 119 3) Instituti Albanologjik, Prishtinë: Veprimtaria e gruas në lëvizjen kombëtare për çlirim”, Prishtinë 2010, f. 246 4) J. Petiffer&M.Vickers, “Çështja shqiptarë”, f. 184 |
AHMET Qeriqi: Veton Surroi nëpër “këmbët e gjarprit”
Pamfleti publicistik i Veton Surroit, “Këmbët e gjarprit”, i pretenduar për të qenë një roman triler, nuk është më shumë se një pamflet politik, qoftë me përmbajtjen, qoftë me pretendimet e tij letrare për ta diskredituar “gjarprin” e UÇK-së, Hashim Thaçin, shënjestra kryesore dhe jetësore e Veton Surroit. Ai pamfletin e tij publicistik e ka përuruar pikërisht në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, me qëllim për ta diskredituar kryetarin e PDK-së, duke paragjykuar se ai do të humbiste zgjedhjet, me qëllim që pastaj ta festonte fitoren e tij jetësore kundër Thaçit.
Përpjeka për të triumfuar edhe kësaj radhe i shkoi huq Surroit, ashtu sikur i kishte shkuar përpjekja për ruajtjen e RSFJ-së së babait të tij ambasador i Ranokoviqit dhe i Titos, ashtu sikur i kishte shkuar huq UJDI pan-jugosllav për ruajtjen me çdo kusht të Jugosllavisë, në kohën kur kishte filluar mortja e pakthyeshme e saj drejt humnerës, ashtu sikur kishte dështuar me ORË-n e tij të famshme të markës “made in Yugoslavia” duke mos e kaluar pragun zgjedhor, ashtu sikur ka pësuar në përpjekjet e pareshtura duke aktivizuar krejt kapitalin fizik e mendor, krejt kompaninë Koha dhe filialet e saj në rrugëtimin e gjatë dhe tërësisht të pasuksesshëm për ta përmbysur Qeverinë Thaçi. Ky angazhim sizifian, Surroit dhe Kompanisë së tij i ka kushtuar miliona euro, por Surroi i fiksuar pas fiksionit të tij donkishotesk, ka vetëm një qëllim në jetë, fundosjen e Thaçit, sepse me fundosjen e tij ai parasheh kthimin e ORË-s së bashkim vëllazërimit dhe rikthimin e së kaluarës, tashmë të ngordhur.
Inati, urrejtja dhe shprehja e çoroditjes së tij kundër Thaçit kishte pëlcitur në kohën kur ai, në zgjedhjet e parafundit, në prani të Thaçit dhe ambasadorit Dell iu kishte lutur “gjarprit” të UÇK-së, për një vend në Qeveri. Burimet e njerëzve të afërt me Thaçin, kanë bërë me dije se “gjarpri” e kishte joshur me qëllim që ta detyronte ta kërkonte një vend, të cilin edhe ia kishte premtuar, por në momentin e fundit, mu para ambasadorit amerikan, ia kishte refuzuar. Për hir të së vërtetës duhet pranuar faktin se Delli nuk e honepste dot Surroin, për shkak të prejardhjes ideologjike, titiste-rankoviqiste, sepse po t’ia propozonte Thaçit, ai do t’ia kishte lëshuar çdo vend në qeveri, për veç posti të vet. Prej asaj kohe, mbase pesë gjashtë vjet më parë, Surroi ishte mobilizuar me tërë forcat për ta diskredituar Thaçin, UÇK-në, SHIK-un, Drenicën dhe tërë atë që lidhej dhe lidhet me “gjarprin” e UÇK-së, këmbët dhe leshin e të cilit askush nuk i njeh, as nuk e ka provuar në trupin e tij më mirë se Surroi, sepse kanë pasur edhe një kohë të gjatë “jaranisë” politike, sidomos prej bisedimeve në Rambuje e deri në përfundim të bisedimeve në Vjenë. Më vonë doli se jarania kishte qenë e pabesë, meqë në garën politike për ta shtrirë pushtetin në Kosovë, Surroi arriti të tubojë rreth ORË-s vetëm një pjesë të jugonostalgjikëve, ish titistëve pa prokopi, që i kishte blerë me para, por që nuk mjaftuan as sa për t’i kaluar krejt shkallët e Kuvendit, ndërsa Thaçi tri herë deri tani ka fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe dy herë zgjedhjet vendore.
Surroi, sidomos në pesë gjashtë vitet e fundit me tërë Kompaninë e tij, pastaj me Je-ta Bi-rnin dhe ish nostalgjikët e jugosllavizmit, nuk ka lënë gur pa lëvizur kundër Thaçit, UÇK-së, PDK-së dhe tërë Drenicës. Nuk ka lënë hile e rrenë pa kurdisur e pa vënë në jetë me tërë klanin e tij të gazetarëve serbë, shqiptarë e të huaj, me qëllim të diskreditimit të luftës së UÇK-së. Ai është edhe ideatori i parë i shpikjes së të ashtuquajturit “trafikim të organeve të serbëve nga UÇK-ja”, është shqiptari, pse jo edhe shqipfolësi e shqip-shkronjësi i vetëm deri tani, i cili luftëtarët e lirisë i ka quajtur revanshistë-fashistë.
Në luftën e tij kundër Thaçit, Surroi është treguar i pa kompromis, por çuditërisht, në asnjë segment të angazhimit të tij nuk ka arritur ta dëmtojë atë, përkundrazi ka dëmtuar rëndë vetveten dhe klanin e tij.
Thaçi vazhdon të mbetet një “Gjarpër” i pabesë, ashtu sikur është tërë soji i gjarpërinjve, jo vetëm i këmbëve të padukshme, por edhe i shtatit ‘tarak” ashtu sikur kobër e zezë, sidomos për Surroin dhe surrojet kripto-jugoviqë, të cilët nuk kanë asgjë të sigurt për të ardhmen, pos mortajës së bardhë në politike. Ashtu sikur e kishte thimthuar Surroin, në lojën fer të konkurrencës, gjatë procesit të zgjedhjeve, ‘gjarpri” i UÇK-së e ka thimthuar edhe Bacën e vet të “jaranisë” në politikë, Behxhet Pacollin, për të cilin duket se po derdh lot krokodili. Gjarpri, si qenie zvarranike, në shumë raste nuk ka kursyer as edhe sojin e vet e lërë më sojin e sorrashkave, hardhucave dhe zhapinjve, pse jo edhe të bretkosave e zhabave.
Përpjekjet e Veton Surroit për ta mundur Thaçin në fushën e pamfleteve publicistike, janë përpjekjet e fundit tejet dëshpëruese, janë arma e fundit, që ia ka drejtuar kundër Thaçit, por nuk janë më shumë se armët e Bali Katravellës, personazhit stigmatizues të legjendave shqiptare për Mujin e Halilin.
Surroi mallkon ngritjen në politikë të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe të krerëve të tjerë të luftës, sidomos ata me origjinë nga Drenica, të cilët, sipas rezonit të tij, në vend se pas luftës ta linin kallashin e të merrnin ditarët për të ligjëruar historinë nëpër shkollat e mesme, ata morën në duar pushtetin, që duhej t i takonte atij, sipas tapisë së babait ambasador, dhe mikut të përjetshëm të Serbisë. Surroi nuk e pranon dot faktin se një drenicas, nga një fshat i humbur i Drenicës, ku nuk kishte as shkollë fillore, kryen shkollën në një fshat fqinj dhe pas një kohe vjen e bëhet i pari në Prishtinë, dhe shkel pa pardon bijtë e ambasadorëve të Rankoviqit e të Titos dhe pjellën e sorrashkave të ngjizur ku di ku nëpër hotelet e bordelet botës.
Luftën e tij kundër “gjarprit” të UÇK-së, Veton Surroi nuk do të pushojë, krejt derisa të jetë gjallë, sepse inati i tij i sëmurë kundër shkatërruesve të Jugosllavisë, ka qenë dhe është i njëjtë me inatin, pezmin dhe urrejtjen e Milosheviqit, Tadiqit, Daçiqit dhe i shumë iqëve të tjerë, që ende shohin ëndërr Kosovën e dikurshme të bashkim vëllazërimit, ku bijtë e bijat e ambasadorëve dhe puthadorëve të kriminelëve të Beogradit i gëzonin të gjitha favoret. Realisht Vetoni ka gëzuar dhe ka vjelë favore nga të gjitha pushtetet e deritanishme. Ai ka vjelë të gjitha burimet, nga ku është shpërndarë paraja me qëllim të diskreditimit të vlerave kombëtare shqiptare, dhe në këtë drejtim është bëre milioner, apo miliarder. Por kjo nuk e kënaq dot Surroin, i cili ka një makth gjithnjë në rritje,e ku është një gjarpër i zi dhe tejet i rrezikshëm, këmbët e të cilit nuk po i zbulon as Dodik Martinoviqi, as italiani proserb, Salustro, as UNMIK-u, as EULEX-i, të cilit Vetoni i ka shërbyer dhe i shërben me mish e shpirt.
Veton Surroit gjatë tërë jetës do t’i ngelin në mendje “këmbët e gjarprit”, këmbët e shumta dhe të padukshme, por edhe koka e gjarprit, të cilat tani e tutje do t’ia shtojnë edhe më tej makthin e bezdinë, sepse në fushë të betejës politike, Hashim Thaçi ka kalëruar më mirë, jo vetëm se Veton Surroi, por edhe se të gjithë surrojët e sorrëshkinat bashkë.
Thaçi tashmë nuk është vetëm “gjarpri” i UÇK-së. Atë e pret beteja vendimtare. Pavarësisht se çka do të ndodh me të, Surroi i kompleksuar kokë e këmbë. kurrë nuk do t’ i harrojë këmbët e padukshme të gjarprit të UÇK-së, ndërsa pamfleti i tij do t’i ngel në kujtesë, si përpjekja e fundit për t' i liruar valvulat e shpirt të tij të zijosur, të ndragur e të djallosur.
Parajsa’ e prostitucionit në Serbi
Policia serbe, në bashkëpunim me inspektorë financiarë, në aksionin e fundit kundër punësimit ilegal dhe prostitucionit në Preshevë dhe Bujanoc ka zbuluar 32 femra nga Serbia, por edhe nga Maqedonia dhe Shqipëria, për të cilat dyshohet se merreshin me prostitucion.
Në njoftimin e Departamentit të Policisë në Vranjë thuhet se “është fshehtësi publike që në klubet dhe baret që gjenden në territorin e Preshevës dhe Bujanocit me vite të tëra zhvillohet prostitucioni. Vajza të moshës nga 20 deri në 30 vjeç ofrojnë shërbime seksuale për një çmim prej nga 20 deri në 50 euro”.
Sipas policisë, në mesin e femrave nga Beogradi, Novi Sadi, Nishi, Bujanovci, Loznica, Arangjelovci, Smedereva, Pançeva, Paraçini, Trsteniku, Rashka dhe Zrenjanini, pa dokumentacion kanë punuar edhe dy shtetase të Shqipërisë dhe një maqedonase, raporton Presheva Jone.
Policia në Vranjë, në bashkëpunim me inspektimin Turistik, inspektimi nga sektori i administratës tatimore dhe inspektimit të punës në natën në mes të 12 dhe 13 gusht, në territorin e Bujanocit dhe Preshevës kanë kryer një kontroll të detajuar në pesë restorante, katër në zonën e Bujanocit dhe Preshevës.
“Aksioni u udhëheq nga 20 oficerë të policisë dhe 25 oficerë të policisë për luftimin e krimit të përgjithshme, ekonomike dhe për të luftuar trafikimin dhe nga dy teknikë të mjekësisë ligjore”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Nga Dilaver Goxhaj : Këmbët e gjarprit të Veton Surroit
Nga Dilaver Goxhaj
Rreth librit të fundit i Veton Surroit, “Këmbët e gjarprit”, i botuar në pragun e zgjedhjeve të 8 Qershorit 2014, në Kosovë, ka tërhequr së shumti vëmendjen e mediave kosovare, si dhe ka pas reagime nga më të ndryshmet, deri edhe një ceremoni televizive të djegies së disa kopjeve të atij libri, duke i krijuar mundësinë autorit të thoshte se këta njerëz nesër me siguri do të veshin këmishat e zeza. Të gjitha këto ngjarje, por edhe shkrimet kundër librit, i kanë bërë librit një publicitet shumë të madh, duke tërhequr vëmendjen e gjithë opinionit publik, ndaj dhe ka patur një seri botimesh brenda një muaji. Kështu ndodhi edhe me mua, prandaj iu luta një mikut tim në Prishtinë të mund të ma siguronte një kopje të tij.
Qysh sa libri të bie në dorë, të tërheq vëmendjen nëntitulli që autori i ka vënë librit: “Shënime heretike”! Dhe, kur vetëm pasi ke përfunduar pjesën e IV të tij, e kupton se pse autori i ka vendosur këtë nëntitull librit, i cili mund të quhet një roman politik dokumentar. Them dokumentar, pasi personazhet e tij janë realë si dhe mbështetet në ngjarje reale, sikundër është Konferenca e Rambujesë, ku edhe autori ka qenë pjesë e atij samiti. Autori e quan vepër heretike, për faktin se është i bindur, ose ka dëshirë të thirret i tillë prej lexuesit, ngaqë me vetëdije del në kundërshtim me historinë e vërtetë e të trajtuar për UÇK-në deri sot, veçanërisht kundër disa drejtuesve të saj. Si i tillë, autori i shkel, si pikëpamjet gojore, (që ai i quan folklorike) dhe ato çfarë janë shkruar deri tash për UÇK-në, por duke dalë në kundërshtim edhe me normat panegjerike të vendosura deri tani mbi historinë e UÇK-së, e cila është një çështje mjaft e ndjeshme për shumicën absolute të opinionit popullor shqiptar brenda e jashtë Kosove. Si i tillë, Veton Surroi del jashtë kësaj praktike për këtë histori të deritashme, të cilën e quan një dogmë. Për këtë qëllim ai e vetëquan veprën e tij herezi, ngaqë është pozicionuar me vetëdije kundër kësaj historie të njohur e të saktë për UÇK-në.
Por, e meta kryesore e autorit në këtë libër heretik historik dokumentar dhe politik qëndron në faktin se ai edhe pse mundohet të bëjë histori, në fakt bën politikë dhe jo histori, duke shfrytëzuar me mjeshtëri artistike shumë fakte që i ka përjetuar vetë ose ka qenë protagonist i tyre; dhe, së dyti, ai i përzien qëllimisht dy periudhat historike, krejt të ndryshme me njëra-tjetrën: Periudhën e Luftës Çlirimtare në Kosovë, (që shumë autorë kosovarë kanë dëshirë ta quajnë “Lufta e UÇK-së” dhe jo Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar në Kosovë), duke e mpleksur atë edhe me periudhën e pasluftës, për të cilën mendoj se bën një analizë politiko-ekonomike të përafërt me realitetin, prandaj dhe në këtë të dytën dakordohet edhe Albin Kurti. Vetoni, qëllimisht e bën këtë mpleksie periudhash, me qëllim që të sfumojë sa të jetë e mundur periudhën e asaj lufte çlirimtare.
Unë nuk kam ndërmend të merrem me të dy periudhat që mpleks autori në këtë libër, as me protagonistët realë historikë që ai i vë në spikamë dhe që jetojnë ende dhe që janë tepër aktivë në politikë, pasi ajo është e drejtë e vetë atyre si dhe e biografëve dhe e kalemxhinjve të tyre të mirëpaguar; por do të merrem me atë pjesë, në të cilën Veton Surroi trajton UÇK-në, ku edhe unë kam qenë për një periudhë goxha të mirë pjesëtar i formacioneve të saj në terrenin e Kosovës. Si i tillë e kam të drejtë dhe detyrë të replikoj, pasi kam qenë edhe kuadër i lartë ushtarak i asaj Ushtrie Çlirimtare.
Qysh në fillim dua të them se autori ka gjetur një stil dhe gjuhë të tillë në trajtimin e librit, që është për ta patur lakmi. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore pse libri “Këmbët e gjarprit” ka pasur disa botime. Dhe ai nuk e ka zgjedhur rastësisht këtë lloj trajtese artistike, me qëllimin e vetëm që të bëhet i besueshëm për gjithçka ai shkruan dhe të mbahet mend gjatë në kujtesën e lexuesve dhe, pa dyshim, për të nxjerrë sa më shumë përfitim material dhe moral për veten e vet. Dhe këtyre qëllimeve mendoj se ia ka arritur jo pak.
Përsa i përket UÇK-së ai mundohet ta eliminojë krejtësisht ekzistencën e saj, jo vetëm si emër, por ta bëjë mundësisht të urrejtshme për brezat e lindur pas asaj lufte, si dhe ta shumëzojë me zero gjithë aktivitetin luftarak të saj, duke mos shprehur as edhe një fjalë të vetme për mijëra dëshmorë të saj, që dhanë jetën për lirinë e popullit ku vetë autori është pjesë e tij. Dhe këtë e ka bërë në mënyrë graduale e mjeshtërore. Kija inatin, por jepi hakun. Mirëpo, me këtë mohim të kontributit madhor të UÇK-së, Surroi e vendos veten përkrah Rugovës, edhe pse gjatë gjithë kohës së tij si publicist ai e ka anatemuar Rugovën. Por, mesa duket, duke shkruar me urrejtje patologjike për Hashim Thaçin dhe vëllezërit siamezë të tij, ndërgjegja e Vetonit është bërë gjithnjë e më shumë negativiste dhe, për inerci, UÇK-në e personalizon tek Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Azem Syla. Si rrjedhojë, urrejtja ndaj këtyre personave e bën të pakujdesshëm dhe negativist, duke e çuar në mohimin total ekzistencën dhe kontributin madhor të UÇK-së.
Shtrohet pyetja: Për herë të parë del Veton Surroi me këtë tezë të mohimit të UÇK-së, ndaj dhe pati aq reagime të ashpra nga intelelektualë dhe disa ish luftëtarë të UÇK-së? Faktet tregojnë se jo. Veton Surroi këto mohime të vlerave të UÇK-së i ka bërë publike edhe në letrën e hapur dërguar simbolit të rezistencës, Adem Demaçit, në fillim të vjeshtës së parë të vitit 2002, botuar në gazetën e tij “Koha ditore”. Por çuditërisht, përveç drejtuesit të Radio Kosova e Lirë, të gjithë të tjerët në Kosovë heshtën atëherë, duke u justifikuar si puna e priftit: larg b….. sime. Unë ndoshta nuk do të them më shumë se sa ka trajtuar për luftën e popullit shqiptar në Kosovë dhe për UÇK-në baca Adem, në përgjigjen që i dha atëherë Veton Surroit, por është rasti ta citoj bacën, kur i thotë: “Një ego e tillë si ti ka kapacitet të mjaftueshëm që të bëjë njëqind maskarallëqe, që t’i bëjë njëqind sherre Kosovës, vetëm e vetëm që të nxjerrë fitime për veten e vet dhe, i cili, me çdo kusht po mundohet të zbukurojë imazhin e vet të rremë para qytetarëve të Kosovës dhe të botës”. Dhe, çuditërisht, me librin “Këmbët e gjarprit” u vërtetua përcaktimi i zotit Demaçi!
Duke qenë se Vetoni ka shkruar për UÇK-në qysh në vitin 2002, nuk ka të drejtë që të kritikojë në këtë libër Jakup Krasniqin e t’i thotë se ngutet të shkruajë pas shtatë vjetësh për historinë, (f.23), ngaqë botoi “Kthesa e madhe” në vitin 2006, duke e këshilluar që të priste të paktën 20 vjet. Kjo jo vetëm që tregon një lajthitje të tij, por bie në grackën e asaj që ai akuzon Hashim Thaçin: “Do të thotë, do ta posedojë historinë. Do të thotë, do ta konsiderojë historinë pronë,” (f.25). Me këtë, Vetoni kërkon të na thotë se, vetëm Vetoni ka të drejtë të shkruajë historinë e periudhës së asaj lufte, ngaqë ka qenë i përkëdhelur nga diplomatët perëndimorë si dhe firmëtari i parë entuziast në Rambuje për eliminimin e UÇK-së, për të cilën edhe mburret në letrën dërguar Adem Demaçit. Prandaj dhe na thotë: “Ai që shkruan më shpejt, e posaçërisht ai që shkruan nga pozitat e së vërtetës zyrtare, do që ta ketë historinë për vete. Do të thotë, do që të posedojë historinë. Do të thotë, ta konsiderojë historinë pronë.” (f.25)
Por, të befason fakti se si nuk pati në vjeshtën e vitit 2002 dhe as sot asnjë lloj reagimi nga protagonistët e UÇK-së, që Vetoni i ka vënë në piskamë! Këtu qëndron edhe enigma e “suksesit” të Vetonit, tek ai mosreagim, të cilët e lanë Demaçin të vetëm në përballjen me Surroin, pavarësisht se Demaçi në replika të tilla është sa për njëqind sosh. Vetoni, duke marrë zemër nga ai mosreagimi i atëherë i ish drejtuesve të lartë politikë e ushtarakë të UÇK-së, e thellon urrejtjen kundër Adem Demaçit, duke e barazuar me veten e tij: “Demaçi nuk ishte UÇK-ja; ishte si gjithë ne të tjerët”, f.47), si dhe na hedh tullumbacen tjetër, duke e krahasuar UÇK-në me katalizatorin në reaksionet kimike: “UÇK-ja ka qenë ajo përbërje “substancash” që ka ndryshuar shpejtësinë e reaksionit kimik, pra ka ndikuar në shpejtësinë e çlirimit, ndonëse nuk ka sjellë ndonjë energji a marrë pjesë në të”, f. 89). Ne, dëshmitarët okularë, midis tyre dhe unë, si një prej drejtuesve dhe luftëtarëve aktivë në terren, në luftë me ushtrinë dhe policinë serbe, si oficeri kryesor në mbajtjen e bashkëveprimit midis UÇK-së dhe aviacionit të NATO-s, e hedh poshtë me fakte këtë minimizim të kontributit të UÇK-së për çlirimin e Kosovës.
Së pari dua t’i them Veton Surroit se është vetë presidenti i SHBA-aq, Bill Klinton, i cili më 23 Maj 1999 i tha kombit amerikan: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës po shtohet dita ditës, ajo ka filluar të ndërmarrë ofensiva kundër forcave serbe..”, ndërsa Komandanti i NATO-s, Uesli Klark pohon, duke thënë: “UÇK-ja, shpesh i detyronte forcat serbe të dilnin në terren të hapur, ku kishim mundësi t’i sulmonim ato”( “Të bësh luftë moderne”, Prishtinë, 2003, f. 372). Ndërsa Ministri i Mbrojtjes së SHBA, z. Cohen, po në 16 Prill 1999 thoshte: “Millosheviçi mund të mendojë se e ka eleminuar UÇK-në, por gabon”, (Eilen Yan: “High Risk of Casualties”, Newsday, 16 Prill 1999). Po të mos qe UÇK-ja me luftën e saj “NATO-ja, sipas të gjitha gjasave, nuk do të kishte mundur të mbijetonte në formën ekzistuese”, shton po në atë vazhdim Uesli Klark, (po aty, f.18). Vetëm këto citime besoj se e rrëzojnë konstatimin e shtrembër qëllimor të Vetonit për UÇK-në, duke e krahasuar me katalizatorin që ndihmon, por që nuk merr pjesë në reaksion. Dhe, shpërblimi i pasluftës për UÇK-në është kjo që gëzohesh ty, zoti Veton, dhe ata që e tradhëtuan atë pas lufte: Në arrest!
Por që ta bëni edhe më të bindshëm etiketimin tuaj për UÇK-në si katalizator për çlirimin e Kosovës më pas shpreheni: “Çlirimin e Kosovës e kanë bërë forcat e NATO-s. Ushtria serbe është tërhequr nga Kosova në sajë të bombardimit të NATO-s dhe hyrjes së këmbsorisë së KFOR-it, e jo për shkak të veprimeve të UÇK-së”, (f.79). Më çudit fakti se në këtë pikë puqeni me Kadarenë, i cili, në kohën që Rugova i dha titullin “Honoris cauzus” në Prishtinë, e drodhi, shprehu të njëjtin mendim si dhe ju tashti: “Kosovën nuk e çliroi UÇK-ja, por Evropa Perëndimore”.
Që ta kuptosh edhe më mirë që jini gabuar rëndë në këtë konstatim, zoti Veton, po të jap një pjesë të përgjigjes që i kam dhënë atëherë Kadaresë, për këtë lloj deklarate të ngjashme me tuajën, në librin tim “UÇK-ja dhe Kadare-ja”, pasi jam i bindur se nuk e ke lexuar, ngaqë ju lexoni vetëm Vetonin dhe asnjë autor tjetër: “Zoti Kadare, të thuash: Kosovën e çliroi Europa Perëndimore dhe askush tjetër, është ekstremizëm i mbështetur në parimet e servilizmit pacifist. Të thuash: Kosovën e çliroi UÇK – ja dhe askush tjetër, është ekstremizëm i mbështetur në mosmirënjohjen njerëzore dhe kapadaillëk. Çdo ekstrem, është i papranueshëm dhe i dëmshëm. Prandaj, le të kemi kurajon e të themi të vërtetën: Kosovën e çliroi bashkëveprimi luftarak midis UÇK-së dhe NATO-s, të paraprirë nga SHBA-të.
Ju, zoti Kadare, e dini më së miri se NATO-ja veproi vetëm përmes ajrit, me aviacionin e saj luftarak. Mirëpo nuk besoj ta dini se aviacioni luftarak i frontit, (ai që godet forcat dhe mjetet luftarake të kundërshtarit në fushën e luftimit, betejës), nuk mund të realizojë në kohë asnjë lloj goditje të saktë kundër objektivave tokësorë taktikë të armikut, pa iu dhënë shenjë tregimi nga toka ose nga aviacioni – helikopter i tij, që qëndron në afërsi të vijës së frontit, por që rrezikon të asgjësohet nga momenti në moment. “Zotërimi i ajrit është i parëndësishëm, në rast se forcat ajrore nuk kanë një shenjëtregim të saktë”, thuhet pothuajse në të gjitha doktrinat ushtarake të sotme. Dhe ky është një parim ushtarak, zoti Kadare,cqë juve iu falet të mos e dini. Këtu, mendoj unë, është një nga burimet e pozicionimit tuaj mohues ndaj UÇK-së, duke i hequr asaj të drejtën e të qenit çlirimtare.
Detyrën e shenjëtregimit për aviacionin e NATO-s, e kryenim ne, UÇK-ja, zoti Kadare, duke iu dhënë atyre koordinatat për objektivat ushtarakë tokësorë serbë të lëvizshëm e të palëvizshëm, me saktësi të lartë dhe, madje, jo një herë, por disa herë gjatë gjithë ditës e gjithë natës, pa pushim, në çdo dy-tre orë, falë ndërlidhjes moderne me të cilën na kish pajisur Gjermania. Për këtë veprimtari të dendur, kemi edhe dokumente, pavarësisht se ato, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së nuk i ka dorëzuar në asnjë arkivë të Kosovës apo të Shqipërisë dhe, në kundërshtim me rregullat e ruajtjes së dokumenteve luftarake, janë marrë disa herë nga ushtarët e KFOR-it, gjoja për verifikim, sa që tani, vetëm një zot e di se ç’është bërë e ç’po bëhet me to. Do të ishte mirë për historinë e popullit tonë, që ato dokumente të shumëfishoheshin duke i botuar, për qëllime të tilla përdorimi, ndërsa origjinalet të dorëzoheshin në Arkivin e Kosovës qysh në korrik të vitit 1999, porsa mbërritëm në Prishtinë dhe të mos mbaheshin dosido nëpër sirtarë, aq sa sot janë dhënë edhe shenja se po vihet dorë në to…
Ndoshta u zgjata pak, zoti Kadare, por ua përmenda këto mori faktesh dhe argumente për t’u treguar juve dhe gjithë atyre që nuk e njohin UÇK-në dhe luftën e saj, jo vetëm se çfarë lufte të suksesshme bëri UÇK-ja, por edhe për t’u thënë se ajo gjysma e popullit shqiptar të Kosovës, gati një milionë që nuk e la Kosovën nga që pati besim te UÇK–ja dhe e ndau fatin me të, nuk u zhgënjye nga ushtria e vet, pasi ajo e mbrojti popullin e saj denjësisht dhe e justifikoi besimin dhe ndihmën e popullit edhe pse ishte shumë herë më inferiore në numër dhe armatim ndaj kundërshtarit me të cilin luftoi. Gjithashtu po u dëshmoj për të bindur juve dhe të tjerët se UÇK–ja ishte njëri prej faktorëve kryesorë që ia bëri Serbisë të pamundur qëndrimin në Kosovë.
Por, shumë më mirë e më saktë se unë, vetë ju, zoti Kadare, i nxirrni në pah vlerat e UÇK-së, sidomos tek libri “Shqiptarët në kërkim të një fati të ri”, f. 32: “Ishte UÇK-ja ajo që i ra kambanës së alarmit për të zgjuar gjithë planetin. Ishte ajo që u vra e u copëtua për t’i bërë të qartë botës se ç’po ndodhte në Kosovë. Ishte ajo që duke shërbyer si pararojë e NATO-s, arriti të tërhiqte makinën e rëndë ushtarake të saj në vendin e harruar që quhej Kosovë…”. “Për çlirimin e Kosovës, vazhdoni në f. 54, midis popullit shqiptar dhe Aleancës Atlantike u sajua ai bashkim i çuditshëm, ku shpenzimin më të vjetër të luftës, gjakun, e vuri populli i paktë shqiptar, kurse armët, NATO-ja e fuqishme.”,(shih “UÇK dhe Kadare”, Prishtinë, 2004, f.144-145). Mirëpo, të befason fakti që këtij mohimi të kontributit të UÇK-së në çlirimin e Kosovës, që po e thekson Veton Surroi tash në librin e tij “Këmbët e gjarprit”, i ka paraprirë me kohë zoti Xhavit Haliti, duke e përsëritur tre herë rresht, brenda 14 vjetëve: fillimisht në Korrikun e viti 1998, kur është takuar në Tiranë me Vetonin dhe Blerim Shalën; për herë të dytë në Tetorin e vitit 1999, kur dha intervistën e parë tek “Zëri” i Blerim Shalës si dhe në Korrikun e vitit 2013, duke thënë: “Ne nuk mund ta fitojmë luftën. Orientimi ynë është që përmes rezistencës të krijojmë rrethana që pakti i NATO-s të vijë në Kosovë…”. Prandaj, edhe unë, si kushdo që i ka ndjekur këto zhvillime, i bëj pyetje vetes: pse nuk pati reagime si në rastin kundër Surroit, kur Xhavit Haliti e ka thënë këtë mohim të UÇK-së tre herë rresht e me zë edhe më të lartë se Veton Surroi? Prandaj, ata ish luftëtarë të UÇK-së, që u indinjuan nga libri i Vetonit dhe dogjën demonstrativisht disa kopje të tij, nuk duhet të kenë dy lloj kandarësh (peshoresh) për të njëjtën dukuri (fenomen). Po ashtu, pse nuk reaguan as këta të indinjuarit e fundit as edhe ata që mundohet t’i fyej Veton Surroi, kur Jakup Krasniqi, në vitin 2006 shkruajti në librin “Kthesa e madhe”: “Lufta Guerile e tipit “sulm e tërheqje nga vendi i ngjarjes”, u tregua e dëmshme, sepse armiku po hakmerrej mbi popullsinë civile… Veprimi kësisoj ishte i detyrueshëm sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të përballej tash e tutje jo vetëm me luftën, por edhe me ruajtjen dhe evakuimin e UÇK-së.” Si do të çlirohej Kosova, duke u mbrojtur për vete apo duke e sulmuar ushtrinë serbe?
Që Veton Surroi fillimisht ka pas besim tek UÇK-ja, këtë e thekson disa herë në libër, por, mesa duket, me t’u takuar në Tiranë me Xhavit Halitin, në Korrikun e vitit 1998, i iku ai besim, prandaj dhe nuk ka pranuar që të bashkohej me Demaçin, edhe pse ky e ftoi tërë sinqeritet kur pranoi detyrën e Përfaqësuesit Politik të UÇK-së një muaj më pas. Por ajo çka është fare e papranueshme, çka thotë Vetoni, është ajo kur thotë: UÇK-ja nuk ishte as ushtri, as çlirimtare, as tërësishtë kosovare, por thjeshtë një instrument për të marrë pushtetin e Rugovës, (f.84). Gjithë ky farë intelektuali që ka në dispozicion jo vetëm gazeta, shtypshkronjë por edhe stacione televizivë, thua të mos e dijë që pushteti merret: ose me votë, ose me puç ushtarak, ose me luftë, sikundër është lufta çlirimtare! Duke qenë vetëm instrument, as ushtri, as e gjitha prej kosovarësh, si mundej ta merrte pushtetin? Apo druan të thotë se UÇK-ja na paska qenë një turmë banditësh, edhe pse e pranon që është libër heretik?!
Këtë etiketim Vetoni nuk guxon ta thotë troç, por e lë të kuptohet, duke u shprehur: “Por ja që jam i gatshëm të marr përsipër edhe konseguencat e herezisë dhe të them se nuk ka ekzistuar ndonjëherë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, (f.76). Nëse do të ishte kështu, si mund të shpjegohet, zoti Veton, që në Kosovë Serbia pati sjellë 95.000 forca ushtarako-policore, baraz me sasinë e forcave që sollën si Italia fashiste ashtu edhe Gjermania naziste në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që sipërfaqja e Kosovës është 2,33 herë më e vogël se ajo e Shqipërisë dhe terreni i Kosovës është gati i rrafshtë në raport me terrenin malor e tepër malor të Shqipërisë? Përse i solli Serbia gati 100 mijë ushtarë, zoti Veton, për paradë ushtarake apo për të luftuar kundër UÇK-së? Dhe mos harro që këto forca i pat sjellë shumë më herët se të flitej për Konferencën e Rambujesë. Nëse në Kosovë nuk do të kish Ushtri Çlirimtare, pse atëherë u ftua kjo UÇK-ja mosekzistuese nga ndërkombëtarët në Rambuje? Nëse nuk do të ekzistonte UÇK-ja, si u ndodhi që kryetari i delegacionit në Rambuje u zgjodh drejtori politik i asaj ushtrie mosekzistuese? Nëse nuk do të ekzistonte UÇK-ja, pse zonja Ollbrajt propozoi që mandatori i Qeverisë së Përkohëshme e Kosovës të delte nga kjo ushtria mosekzistuese? Nëse nuk do të kish UÇK, pse Rugova pranoi që Qeverinë e Përkoheshme ta udhëhiqte kryeministri i dalë nga ushtria mosekzistuese? A e kupton zoti Veton se ke vrarë veten me këto shprehje të bukura por gjithë helm e nonsens?
Dhe kjo pyetje e ka përgjigjen: Vetoni ka gjasa të ketë mbritur në këtë përfundim qysh në Korrikun e vitit 1998, sepse është një djalë i rritur me pekule, nëpër kryeqytetet e Evropës, ku e dërgonte babanë e tij Titua si ambasador të Jugosllavisë, gjë që njeh vetëm frikën. Duke qenë i rritur me pekule, Vetoni nuk e njeh as vuajtjen dhe as urinë dhe, duke mos njohur vuajtjet e sacrificat, Vetoni nuk di se vuajtjet dhe uria shkaktojnë urrejtje, ecila, sikundër thotë Balzaku: “Urrejtja është ilaç për fuqi, të bën të rrosh, të ngjall ndjenjën e hakmarrjes”.
E veçanta qëndron se, Veton Surroi është një ndër titistët më të thekur, ndaj dhe e heq veten qytetar të botës (kozmopolit), ndaj e kritikon mënyrën e fitores së lirisë nëpërmjet luftës guerile, ngaqë lufta e armatosur i duket jashtë mode. Dhe për këtë unë i jap të drejtë Vetonit dhe e kuptoj pse i bën sulm të pakuptimtë LPK-së ilegale. Kjo, për të vetmen arsye se Vetoni ka mendësi krejt të ndryshme për lëvizjet ilegale në Kosovë, në raport me ne që guxuam e rrëmbyem armët si dhe nga populli që na mbështeti; sepse formimi i Vetonit është bërë jo vetëm në shkollat serbe dhe në mes të serbëve, por edhe në shkolla europiane, i financuar nga shteti serb si biri i një ambasadori të Jugosllavisë. Dhe për këtë nuk ka pse t’i vemë faj. Madje edhe pse ti Veton e mohon kategorikisht kontributin e UÇK-së, duke e ulur në rolin e katalizatorit, përsëri vlen të vlerësohesh si njeri mirënjohës ndaj Serbisë, sepse ai shtet të mësoi e të edukoi me shpenzimet si bir ambasadori; ai shtet të mundësoi të mësoje disa gjuhë të huaja të të gjithë shteteve ku shkonte yt atë si ambasador; ai shtet të formoi me shpezat falas të tij si intelektual; ai shtet të mundësoi të hyje në politikë dhe të pasuroi me shuma përrallore; ai shtet të mundësoi të çelje gazetën e “pavarur” “Koha ditore” si dhe të ngrije shtypshkronjë dhe, mbi të gjitha, duke të krijuar të tilla mundësi, ai shtet të formoi si kozmopolit duke të zhveshur nga ndjenjat kombëtare. Ndaj dhe nuk të akuzoj se pse je kaq mirënjohës ndaj atij shteti, pasi mirënjohja është virtyt, gjë që të stigmatizuarit e tu janë tepër imunë ndaj atij virtyti, ndaj dhe çdo ditë e më shumë ata shpërblehen me indiferentizmin e popullit shqiptar në Kosovë si dhe me urrejtjen e tij, sikundër po shihet në pjesëmarrjen e ulët në votime dhe në ngjarjet e ditëve të fundit. Duke qenë mirënjohës, kjo të vendos ty si një intelektual mbi ata. Diplomatët ndërkombëtarë, duke parë tek ty se, kishin të bënin me një kozmopolit dhe njeri mirënjohës ndaj atyre që i mundësojnë ecjen përpara, të pëlqyen duke të patur krah të djathtë në negociatat për eliminimin e UÇK-së, ndaj edhe të vunë në kryesinë e delegacionit kosovar në Rambuje. Dhe, mirënjohja që tregove ndaj tyre, bëri që ata të të shpërblenin, me mundësinë qe ata kishin, duke të bërë faktor politik menjëherë pas luftës në Kosovë, pasi asgjë nuk realizohet në Kosovë (por edhe në Shqipëri) pa një ndihmë të të huajve, sado i zoti të jesh: “Kandili, qoftë edhe prej floriri, nuk ndriçon po nuk pati vaj”, thotë Mari Kyri.
Të gjitha këto kanë ndikuar që në formimin tuaj si intelektual, zoti Veton, të kini njohuri të cunguara për lëvizjet ilegale dhe luftrat çlirimtare, prandaj e quani LPK-në “organizatë e heshtjes”. Dhe kjo ndodh ngaqë nuk e dini se çdo lëvizje guerile i ka fillesat e saj tek klandestiniteti (konspiracioni) i thellë. Në të kundërt, çdo lëvizje çlirimtare do të eliminohej qysh në embrion. Ngaqë kini këto lloj bindje për lëvizjet ilegale, prandaj dhe e urreni edhe Adem Demaçin; madje tërboheni kur dëgjoni apo lexoni se populli atij i thërret: “simboli i rezistencës”, ndërkohë që ndaj jush, masa e gjerë popullore nuk shprehu ndonjë lloj afeksioni e që u vërtetua në fushatën tuaj elektorale. Kjo u ka bërë e u bën xheloz, e cila është pasion i mendjes së verbuar dhe i shpirtit të vockël, e cila i ngjan një tufani shkatërrues, duke i bërë shërbimet më të forta egërsisë me rezultate negative.
Vetoni dhe soji i tij mendojnë kështu, pasi i ka trembur jo vetëm politika pacifiste absolute, por dhe i ka mashtruar teknologjia moderne ushtarake, e cila sot është shumë e përparuar. Mirëpo, po të kemi parasysh terrenin, që ishte i yni, llojin e luftës që bënim ne, si dhe gatishmërinë tonë për të pranuar edhe koston më të lartë të humbjeve, vetëflijimin tonë, nuk do të mjaftonte teknika dhe armatimi i Serbisë për ta mposhtur luftën tonë. Vetoni nuk e di se faktori kryesor në luftrat çlirimtare është njeriu, është morali tij dhe jo arma. Jo më kot Napoleon Bonaparti pat thënë: “Në luftë, gjendja morale përbën tre të katërtat e betejës. Pjesa që mbetet varet nga fuqitë fizike”.
Mendoj se hë për hë nuk është e nevojshme të zgjatem më tej në këtë drejtim, pasi edhe këto çka thashë nuk kanë për ta detyruar Veton Surroin të ndryshoi mendim, pasi i tillë është brumosur. Ndaj dhe jo më kot Adem Demaçi i tha para 12 vjetësh: “Ti, duke u nisur nga egoja yt, nuk je i gatshëm të paguash kurrfarë çmimi për lirinë e popullit tënd. Ti nuk je në gjendje të japësh as gishtin për lirinë e popullit tënd”.
Nëna e katër jetimëve të mitur: “Askush s’po më ndihmon”
Institucionet e kujdesit social kanë lënë në mëshirë të fatit Elvira Ggën dhe katër fëmijët e saj të mitur, të cilët duhet të rriten pa babanë dhe pa ndihmën e Shërbimit Social Shtetëror. Historia e dhimbshme e familjes Gega në Sarandë pas humbjes së kryefamiljarit nga një aksident në punë dhe kalvari i vuajtjeve në dyertë e institucioneve për të përfituar ndihëm ekonomike që i takon.
Nga Telnis Skuqi
Sarandë – Elvira Gega, nëna e katër fëmijëve të mitur, përkatësisht 6, 8, 10 e 16 vjeç, nuk e kishte menduar kurrë që prej disa vitesh do të përjetonte dopjo tragjedi familjare. Drama e parë u shfaq pesë vite më të shkuara, kur ajo humbi bashkëshortin në mënyrë tragjike. “Im shoq u aksidentua në punë teksa punonte si muratorë. Ai përfundoj i vdekur në trotuar nga skela e objektit në ndërtim”, tregon Elvira me pak fjalë historinë.
Elvira thotë se gjendja e saj ekonomike ishte e mirë përpara se të ndodhte aksidenti tragjik, ndërsa sot me vështirë rrit dhe arsimon fëmijët e saj. “Jetoj si mos më keq dhe këtë “peshqesh” e kam nga ish punëdhënësi i bashkëshortit, i cili nuk ka derdhur asnjë qindarkë për sigurimin e jetës, pavarësisht se në librezë rezulton e kundërta”, shprehet Elvira. Sipas saj, pas aksidentit tragjik, administratori i firmës ka deklaruar në prokurori e Sarandës se babai fatkeq i katër fëmijëve ishte i siguruar.
“Mendova gjysma e së keqes, por ku shkova tek sigurimet për të lidhur një pension për fëmijët e mi, punonjësa më tha se kontributet e tij janë zero”, tregon Elvira. Aktualisht, Elvira i ushqen fëmijët me 8 mijë lekë që përfiton nga asistenca sociale. “Prej vitesh jam e papunë, ndërsa fëmijët jetojnë me vështirësi”, thotë Elvira, ndërsa shton se prej një viti Shërbimi Social Shtetëror i ka përplasur dy herë portën në shurrat. “Kam kërkuar ndihmën e Shërbimit Social Shtetëror, por nuk kam marrë asnjë përgjigje pozitive, vetëm premtime bosh”, thotë Elvira.
Më tej, Elvira thotë se ndihet e pafuqishme përpara dyerve të shtetit. “Jam përpjekur disa herë të kërkoj të drejtën time edhe në gjykatë, por ndihem e pafuqishme të gjej drejtësi, pasi nuk kam asnjë qindarkë për avokatët”, nënvizon Elvira. “As lekë për të hapur gjyq nuk kam”, shton ajo. Elvira i ka humbur të gjitha shpresat, si nga shteti ashtu edhe nga firma e ndërtimit. “Prej pesë vitesh jetoj e vetme me katër fëmijët e mi në një shtëpi me qira. Pavarësisht vështirësive unë kurrë nuk do t’i braktisë këta ëngjëll, pasi janë gjaku im”, përfundon rrëfimin e saj, Elvira Gega.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Vlorë, e vlerëson shqetësuese problemin e familjes Gega nga Saranda, ndërsa thotë se në Shqipëri mungon një ligj i veçantë për të trajtuar këtë kategori në nevojë. “Në qarkun e Vlorës ekzistojnë shumë fëmijë me një prindër, por rasti i Elvirës është shumë specifike, pasi kemi të bëjmë me një nënë të re që jeton me katër fëmijë të mitur”, shprehet burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Sociale në Vlorë (DRSHS).
Për të përfituar ndihmë ekonomike sipas ligjit nr. 9355, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, vijon komunikata e DRSHS, duhet të plotësohet disa kritere. “Kryetaria e familjes që kërkon ndihmë eknomike, duhet të paraqes pranë administratorit ku ka vendbanimin nga data 1-15 të çdo muaji, deklaratën për gjendjen social-ekonomike të familjes, çertifikatën e gjendjes familjare, çertifikatën e pronësisë, si dhe vërtetimin si punëkërkuese e papunë”, shpjegon DRSHS në Vlorë.
DRSHS-ja thekson se për familjen Gega i është ofruar si emergjencë ndihma ekonomike, por institucionet shtetërore funksion me letra. Lidhur me mosmarrjen e sigurimit të jetës nga kompanitë e sigurimit të bashkëshortit të ndjerë, DRSHS-ja thotë se kjo nuk është një çështje që i takon kësaj drejtorie, por një problem ligjor. “Elvira është e lirë t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkoj dëmshpërblim ekonomik nga firma e ndërtimit që i shkaktoj vdekjen bashkëshortit të saj, pavarësisht se i ndjeri është i siguruar apo jo”, përfundon komunikata e DRSHS-ës.
Gruaja e skandalit të Sarandës: Kam frikë, shoh persona që nuk i njoh pranë banesës sime.Prokuroria ngre akuzën për Agron Canen
Edi Rama e përjashton Agron Canen nga PS

Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi sot për herë të parë për skandalin e ish-oficerit të Ushtrisë Agron Cane, i akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një 14-vjeçareje, duke e përjashtuar atë nga Partia Socialiste.
Në një njoftim në rrjetin e tij social Twitter, kreu i qeverisë u shpreh i vendosur për masat e menjëhershme që u ndërmorën ndaj Canes.

Rama deklaroi se arrestimi, distancimi i zyrës së deputetit Koço Kokëdhima dhe përjashtimi nga Partia Socialiste e Agron Canes, janë masat e duhura për të treguar se e keqja e cila nuk njeh parti, s’ka vend mes socialistëve.
“Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës! Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh”, u shpreh Rama, transmeton shekulli.
Zyra e deputetit socialist Koço Kokëdhima reagoi dje pas skandalit të ngacmimit seksual, duke sqaruar se Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në Sarandë.
Komunikata informoi se Agron Cane, si një nga aktivistët pranë Zyrës, kishte për detyrë të sqaronte ankesat dhe kërkesat e qytetarëve dhe nuk kishte asnjë kompetencë punësimi. Ai ka dhënë dorëheqjen në 15 korrik të këtij viti për arsye personale
http://www.gazetastart.com/nena-tregon-takimin-e-fundit-me-agron-canen_28796.html


Elvira Gega, gruaja që denoncoi Agron Canen, përfaqësues i deputetit të PS-së Koço Kokëdhima në Sarandë, ndihet e frikesuar. Ajo kërkon siguri për vete dhe fëmijët pasi ka dyshime se persona që nuk i njeh janë duke u përpjekur t’i afrohen banesës së saj. E gjithë familja sipas saj menjëherë pas denoncimit gjendet nën tension psikologjik dhe ka nevojë për ndihmë – thotë kanali televiziv TCH.
“Ai ecte me dëshirën që unë t’i çoja vajzën, gjënë më të shtrenjtë, me duart e mia. Ai ishte i përgatitur për të bërë aktin seksual me vajzën time dhe me mua bashkë. Shikoja shumë nëna, shikoja të njëjtat fytyra përditë, që i mashtronte besoj. Nuk e di sa e vërtetë është. Duke ikur rrugës mendova, ky siç më poshtëron mua, ky poshtëron shumë nëna, shumë femra, shumë vajza. Atje shkonin vajza të reja me diploma që kërkonin punë. Ky kur m’u shpreh mua kështu, çfarë mund të ketë bërë me shumë nëna të tjera?!”, – thotë Elvira Gega për TCH.
Nëna e katër fëmijëve pas humbjes së bashkëshortit ka vetëm një ndihmë prej 3 mijë lekësh në muaj, ndërsa tre nga fëmijët i strehoi përkohësisht në jetimore, sepse nuk ju siguronte dot ushqim.
Të hënën pritet masa e arrestit për Agron Canen, arrestuar nga policia dy ditë më parë.
http://www.gazetastart.com/skandali-reagimi-i-ministrise-se-brendshme_28780.html
Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi sot për herë të parë për skandalin e ish-oficerit të Ushtrisë Agron Cane, i akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një 14-vjeçareje, duke e përjashtuar atë nga Partia Socialiste.
Në një njoftim në rrjetin e tij social Twitter, kreu i qeverisë u shpreh i vendosur për masat e menjëhershme që u ndërmorën ndaj Canes.
Rama deklaroi se arrestimi, distancimi i zyrës së deputetit Koço Kokëdhima dhe përjashtimi nga Partia Socialiste e Agron Canes, janë masat e duhura për të treguar se e keqja e cila nuk njeh parti, s’ka vend mes socialistëve.
“Policia e arreston. Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës! Për ne e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh”, u shpreh Rama, transmeton shekulli.
Zyra e deputetit socialist Koço Kokëdhima reagoi dje pas skandalit të ngacmimit seksual, duke sqaruar se Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në Sarandë.
Komunikata informoi se Agron Cane, si një nga aktivistët pranë Zyrës, kishte për detyrë të sqaronte ankesat dhe kërkesat e qytetarëve dhe nuk kishte asnjë kompetencë punësimi. Ai ka dhënë dorëheqjen në 15 korrik të këtij viti për arsye personale
http://www.gazetastart.com/nena-tregon-takimin-e-fundit-me-agron-canen_28796.html
http://www.gazetastart.com/skandal-sekretari-i-kokedhimes-kerkon-seks-me-14-vjecaren-per-nje-vend-pune-video_28757.htm
Elvira Gega, gruaja që denoncoi Agron Canen, përfaqësues i deputetit të PS-së Koço Kokëdhima në Sarandë, ndihet e frikesuar. Ajo kërkon siguri për vete dhe fëmijët pasi ka dyshime se persona që nuk i njeh janë duke u përpjekur t’i afrohen banesës së saj. E gjithë familja sipas saj menjëherë pas denoncimit gjendet nën tension psikologjik dhe ka nevojë për ndihmë – thotë kanali televiziv TCH.
“Ai ecte me dëshirën që unë t’i çoja vajzën, gjënë më të shtrenjtë, me duart e mia. Ai ishte i përgatitur për të bërë aktin seksual me vajzën time dhe me mua bashkë. Shikoja shumë nëna, shikoja të njëjtat fytyra përditë, që i mashtronte besoj. Nuk e di sa e vërtetë është. Duke ikur rrugës mendova, ky siç më poshtëron mua, ky poshtëron shumë nëna, shumë femra, shumë vajza. Atje shkonin vajza të reja me diploma që kërkonin punë. Ky kur m’u shpreh mua kështu, çfarë mund të ketë bërë me shumë nëna të tjera?!”, – thotë Elvira Gega për TCH.
Nëna e katër fëmijëve pas humbjes së bashkëshortit ka vetëm një ndihmë prej 3 mijë lekësh në muaj, ndërsa tre nga fëmijët i strehoi përkohësisht në jetimore, sepse nuk ju siguronte dot ushqim.
Të hënën pritet masa e arrestit për Agron Canen, arrestuar nga policia dy ditë më parë.
http://www.gazetastart.com/skandali-reagimi-i-ministrise-se-brendshme_28780.html
Subscribe to:
Comments (Atom)
Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel
Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil Kadare foli pak, por...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
SHKRUAN FLORI BRUQI Në Klinë nis Festivali “I Këndojmë Lirisë” Një vit më parë Agjencioni "Floripress...