Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/27

Hamdi Nuhiju-Sa më shumë që na sulmojnë

Kohët e fundit janë shpeshtuar sulmet ndaj komunitetit mysliman në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Shqipëri e gjetiu. Duam apo nuk duam, këto sulme lidhen me një burim të vetëm frymëzimi, ngjarjet e fundit në Gaza. Duam apo nuk duam ta pranojmë, çdo sukses në Gaza ose Palestinë është sukses edhe në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri.

Hamdi Nuhiju


 Çdo përpjekje për t`u çliruar prej robërisë izraelite, ndikon në përpjekjen e njëjtë edhe në vendet tona për t`u çliruar prej robërisë laike. Nuk e besoj se dyshon dikush se pas perdes se sulmeve të fundit ndaj myslimanëve në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e Ballkan, qëndron ambasada e Izraelit së bashku me ambasadën e SHBA-ve. Këtë gjë e përforcon ende më shumë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me liritë dhe të drejtat fetare në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Ballkan. Sulmet e orkestruara, përcaktojnë edhe mbrojtjen kauzave. Detyrimisht mbrojtja shndërrohet në kauzë në një kohë kur mungon uniteti i radhëve të myslimanëve. Sulmet e fundit ndaj myslimanëve në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e Ballkan, tregojnë për dritën në fund të tunelit në Gaza. Nëse zgjidhet problemi i Palestinës, me kufijtë e përcaktuar në vitin 1967, zgjidhen edhe shumë nyje problematike në Ballkan. Myslimanët e këtij gadishulli frymojnë më lirshëm, shprehen më lirshëm dhe jetojnë një jetë normale. Terrorizmi dhe ekstremizmi si dukuri botërore, negative që cenojnë të drejtat dhe liritë e popujve të ndryshëm, nuk mund të krijohen dhe zhvillohen tek popujt e vegjël. Kjo gjë është e palogjikshme teorikisht dhe e pamundur praktikisht. Shqiptarët, boshnjakët, janë popuj të vegjël. Si është e mundur që tek to të zhvillohen këto dy fenomene dhe dukuri globale që po cenojnë liritë dhe të drejtat e popujve e civilizimeve të ndryshme? Standardet e dyfishta nuk ekzistojnë vetëm në praktikimin e gjërave, po edhe në definimin e tyre. Në një kohë kur i forti e bën ligjin, është pak si e pabesueshme se ai ligj sillet me drejtësi dhe dinjitet për çdo popull e individ të caktuar. Sulmet ndaj myslimanëve në Ballkan, po shpeshtohen e rriten me një intensitet të madh edhe nga mediet. Ndërsa, qasja e medieve është me standard ose syze tjera për komunitetet tjera fetare. Për shembull, komuniteti ortodoks në Maqedoni ka probleme ekzistenciale edhe në Australi, ku çështjet kanë arritur deri aty saqë funksionar të Kishës Ortodokse në Australi, të përballen edhe nëpër gjykata të ndryshme për vjedhje dhe manipulime të ndryshme financiare e pronësore. Po kjo gjë lihet në heshtje totale prej mediumeve tona të cilave më shumë i interesojnë sulmet që myslimanët bëjnë ndërmjet veti. Sa më shumë që na sulmojnë, detyrohemi që të zgjohemi prej gjumit. Dhe sa më të zgjuar që jemi, aq më shumë të tjerët do ta ndjejnë praninë tonë në shoqëri. Mund të bëjmë një eksperiment të vogël në Ballkan, po edhe jashtë Ballkanit pse jo. Të heqim për një periudhë gjashtëmujore të gjithë myslimanët prej Maqedonisë, dhe të ngelin vetëm të tjerët, në Maqedoni e Ballkan, do të shohim se çfarë rëndësie dhe rroli ka prezenca e myslimanëve në këto troje. Edhe si rrol pasiv në shoqëri, myslimani është i dobishëm për tjetrin. Por, kur rroli i tij nga pasiviteti shndërrohet në aktivitet, ajo shoqëri ka të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat.

Agim Jakupi-Ekstremizmi fetar apo politik

Kohëve të fundit po na dalin shumë “ analistë” e “politikan” që vijat e drejta po na i lakojnë deri në ekstrem. Pas shfaqjes së një fotografie ku shifet një i ri i kapur për koke nga ana e një “luftëtari” shqiptar që lufton krah opozitës siriane kundër regjimit të diktatorit Bashar al – Assad, tek ne sikur plasi bomba atomike! Ajo që është shokuese qëndron në faktin e trajtimit të fesë në këtë akt. Secili nga ne e dijmë se Islami ndalon vrasjen e robërve, bile në luftë është e ndaluar dëmtimi dhe prerja e pemëve e mos të flasim për femijë, gra dhe pleq dhe asnjë nga ne nuk e përkrah aktin e prerjes së kokës. Mirëpo, propaganda mediatike e bënë të veten. Ekzagjerimi i asaj që u pa është e dëmshme. Në këtë drejtim nuk nguruan politikanët duke u shfaqur më katolik se papa. Të gjithë harrojmë në një situatë, harrojmë në deklaratat po të këtyre politikanëve dy vjet më parë. Kur doli SHBA kundër regjimit të Assadit dolën edhe qyqarët tanë politikan duke përkrahur kryengritësit në Siri. Logjika ku është sot? Këtu nuk kam për qëllim të përligj veprimin e Lavdrimit po e kam fjalën për sjelljen e politikanëve shqiptar që nuk dijnë çfarë të thojnë. Pikërisht, politikanët e tillë edhe na kanë sjellë në një situatë të pasigurt politike, ekonomike, sociale, në varfëri të skajshme. Humben duke dëgjuar të huajt për “çështje të mëdha”, kurse për veprimin e një “luftëtari” që lufton krejtësisht në këndin tjetër të botës “kthjellohen”. Mendoj se veprimet e tyre, politikat e keqmenaxhimit, korrupsioni dhe sjellja e tyre që i bëjnë dëm çështjes kombëtare është krim më i madh se sjellja e ekzekutuesit në foto. Këta ngadal po ekzekutojnë popullin duke e vjedhur, plaçkitur… e në fund duke e luftuar edhe ate në emër të ekstremizmit fetar dhe terrorizmit. Autoritetet në Prishtinë ishin të parët që reaguan, me aksionin ku u arrestuan mbi 40 persona të dyshimt për ekstremizëm dhe terrorizëm. Asgjë të veçantë, deri më tani të mësuar nga sjellja e politikanëve dhe autoriteteve që ende pa nisur procedura gjyqsore, ata vetëm se i shpallën terrorist, një akt i ngjajshëm me fjalimet e politikanëve në Maqedoni pas aksionit “Monstra” më 1 maj 2012. Ky është mentalitet i ballkanit, gjykimi bëhet pa prova, fakte dhe pa prezentimin e argumenteve.

Përderisa në Kosovë u ngrit mjegull e madhe për aksionin policor, ku shifet pakënaqësia e çdo qytetari rreth asaj që prezentohet në media, mënyra e prezentuar të një besimtari që është i lidhur me fenë e vetë, duke akuzuar nje qytetërim për sjelljen e një apo disa individëve, çuditërisht këtu në Maqedoni kërkohet po nga “institucioni fetar” që shteti të jetë i kujdesshëm se dy xhami nuk qenkan nën ombrellën e BFI! U bë nami, dy xhami na qenkan pjellë e ekstremizmit që prodhojka terrorist! Obobo, bile nga Shkupi bëhet strategjia e luftës si dhe vetëm shqiptar luftojnë në Siri! Për çfarë ekstremizmi apo për çfarë pasigurie bëhet fjalë, nuk kuptoj. Institucioni BFI po na del më i sakt se organet që duhen të merren për sigurin dhe stabilitetin e shtetit, apo dëshmohet pjekuria e bashkpunimit… E kaluar e shqiptarëve musliman në Maqedoni tregon për diçka tjetër, për sjellje, edukat, prijës të kuturës së tolerancës… jashtë spektrit të BFI.

Megjithatë, muslimanët ishin shoqëri mjaft e suksesshme, me bindje të thellë dhe me punë të pastra. Pas kësaj shumë gjëra u cunguan kur në skenë dolën shitësit e varreve. Në këtë gjendje muslimanët nuk dinin ka të vazhdojnë. Kështu edhe muslimanët u lodhën, në mendje mbeti vetëm idea për një udhëheqës fetar të denjë. Mirëpo, edhe pse menduam se gjithë ky proces do i takoj të kaluarës, ekstremizmi ska të ndalur, kësaj here me ndihmën e kallashnikovëve u futën mbrenda institucionit fetar për të dëshmuar se shqiptarët musliman vazhdimisht do të notojnë nëpër valët e trazuara. Tani nuk dua të hy në detaje, ngase çdo musliman e di se çka ngjau në Isa Beg – ai turp i madh ku xhamia u shndërrua në arenë boksi, gjithë e dijnë se si forcat e mëdha policore u stacionuan para xhamisë Hatunxhik dhe besimtarët ishin të shqetësuar nga ky veprim dhe ishin të penguar për të falur namazin siç duhet, çështja e Burmali Xhamisë, lajmi në Tv Alsat për marrjen e kredis në Sparkasse… dhe valët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Duke u stimuluar nga protestat, kuptohet për qëllin të devijimit të tyre, si dhe pas ngjarjeve në Kosovë, udhëheqësit e BFI na qenkan të shqetësuar për interesat kombëtare dhe fetare të shqiptarëve! Për Zotin kjo më habit, sidomos kur sulmon Forumin Rinor islam. Pikërisht, kur “hoxhallarët” e BFI në emër të gjahut formuluan rregulla të çuditshme, duke çrregulluar tërësisht mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, kuptohet duke shkelur edhe kushtetutën e vetë BFI, duke u kapur fortë për një partie politike që po këtë institucion e bëri çerdhe politike, ishin rinia që doli krahë popullit, duke mos e lënë në mëshirë të kohës, duke sfiduar çdo përpjekje që çon në ujërat e pista. FRI ishte model për shqiptarët për të demaskuar çdo përpjekje të atyre me thesa në kokë që fotografohen me politikan, duke ngritur dolli dhe që “bllagosllovën” sllavët. Vallë Islami kërkon përçarje, edhe ate nga predikuesit fetarë?!! Po për çfarë bëhet kjo zhurmë? Për asgjë që ka të bëje me çështjen kombëtare, ngase interesi personal është në rradhë të parë. “Hoxhallarët” e tipit që sillen si sulltan nuk do i përkëdhelim por do urojm që të zhduken, patriot të tipit mbulo kokën e zhvesh b… nuk na duhen.

Pas gjithë kësaj me plot bindje them se është e vështirë të jeshë musliman në ditët e sotme, të jeshë praktikues i fesë, të jeshë vizitues i xhamisë! Për të kuptuar domethënien e “fetvas” sime, është e nevojshme të sjellurit ndërmend të asaj pak kronologjie ngjarjesh dhe të kuptoni se asgjë nuk ka të bëje me çështjen e fesë, kombit, por ka të bëje me interesa të ngushta personale e politike, ngase ka jaran të ri në politik…

Nëpër zyrat e zyrtarëve të shumtë shqiptarë gjenden lloj lloj flamujsh.

Nëpër zyrat e zyrtarëve të shumtë shqiptarë gjenden lloj lloj flamujsh. Ndër më të shumtët janë ato të SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian. Bile këto të parët, nëpër vendet e punës të funksionarëve kosovarë janë më shpesh të përdorur bile edhe se flamuri kombëtarë shqiptarë.
enver hasani
Por, një fakt ka ngritur kurreshtjen për qëllimin e flamurit të Izraelit në zyrën e kryetarit të Gjykatës kushtetuese të Kosovës, z. Enver Hasani.

Në prapapashpinë të tij gjenden flamuri i SHBA-ve, i Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Këtu nuk vërehet fare prezenca e flamurit kombëtarë shqiptarë.

Besojmë se z.Hasani duhet të dal publikisht të njoftojë se çka kërkon flamuri i një shteti që akoma nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, në zyrën e personit të parë që ruan kushtetushmërinë e Republikës së Kosovës.

Shqiptarët e Bullgarisë dhe fshati shqiptar Mandrica

Në fshatin shqiptar Mandrica të Bullgarisë është krijua shoqata “Bashkimi për rilindjen e fshatit të Mandricës” (http://www.mandritsa.com) kryetar i së cilës është Ivalljo Petrov , qëllimi i shoqatës është të mbledhë të rinjtë me origjinë nga fshati që të ruajnë gjuhën shqipe dhe traditat e lashta shqiptare. Shoqata ka botua një doracak bullgarisht-shqip në formën, që flitet në Mandricë, si dhe në të ardhmen do të botojë një libër kushtuar historisë së fshatit.

Në një letër për princin e Transilvanisë në vitin 1595, tregtari ragusan Pavel Djordjic vëren se në Bullgari ka shumë fshatra të banuara me shqiptarë, nga ku mund të mbledhën 7000 burra trima të trajnuar mirë.Shqiptarët janë një pakicë e klasifikuar si grup etnik në Bullgari. Sipas regjistrimit të vitit 2001 ishin vetëm 278, por numri i tyre i vërtetë është shumë më i lartë dhe ka qenë edhe në të kaluarën. Studiusi ukrainas Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, diku nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të, dhe pastaj janë bartur në Ukraine. Mes shekullit të 15-të dhe 17-të grupe shqiptarësh nga të dy besimet si katolik dhe ortodoks u vendosën në disa pjesë të Bullgarisë veriore, dhe një grup në thrakinë jugore.Disa nga ardhësit e parë shqiptarë në Bullgarinë moderne ishin minatorë në Kopilovtsi, një fshat në afërsi të një qendre të madhe minierash.
Kopilovtsi u krijua midis shekullit të 15-të dhe 17-të. Një kishë katolike është ndërtuar në fillim të shekullit 17-të. Vendasit nga Kopilovtsi kanë qënë me origjinë shqiptare dhe të besimit romak katolik. Në vitin 1626 kryepeshkopi i Tivarit Pjetër Mazreku shprehët se në ato pjesë të Bullgarisë katolike jetojnë shqiptarë. Sipas peshkopit shqiptarë Pjetër Bogdani, Kopilovtsi kishte 1.200 katolike shqiptarë që në vitin 1640 ende flisnin në gjuhën shqipe.
Në një raport tjetër të vitit 1647 rreshton 1.200 shqiptar katolikë në Kopilovtsi, por ata, shënon se kanë nisur të përdorin sllavishtën. Në vitin 1658, Pjetër Bogdani shënon se mbi 1.500 shqiptarë në Kopilovtsi flisnin Bullgarisht dhe u kishin mbetur vetëm edhe disa gjurme të gjuhës së tyre origjine.  Kopilovtsi se bashku me Chiprovtsin, u shpopullua në kohën e kryengritjës së Chiprovtsit në vitin 1688.Kryengritja ishte kundër sundimit pothuajse deri tani 300-vjeçare osmane. Ajo u organizua nga pasardhësit katolikë e minatorëve, si dhe me mbështetjën e popullsisë ortodokse. Kryengritja u shtyp nga ushtria osmane dhe forca të parregullta dhe më në fund lanë Chiprovtsin të djegur.
Një pjesë e popullsisë shpëtoj dhe u vendosë në rajonin Banat, atëherë Austriake. Një nga organizatorët e kësaj kryengritje ishte peshkopi Pjetër Bogdani. Në një letër për princin e Transilvanisë në vitin 1595, tregtari ragusan Pavel Djordjic vëren se në Bullgari ka shumë fshatra të banuara me shqiptarë, nga ku mund të mbledhën 7000 burra trima të trajnuar mirë.Në të njëjtën letër Djordjic përmend se 1,500 prej atyre shqiptarëve jetonin në afërsi të Tërnovës. 230 km larg Sofies, fshati Arbanas ngrihet në një lartësi zotëruese sipër kodrës kështjelle të kryeqytetit historik bulgar Veliko Tarnovo. Themeluesit e parë kanë qenë afër 200 shqiptarë që ishin sjellë gjatë kohës së fushatës së Bajazitit të II-it në Shqipëri. Më vonë pasardhësit u helenizuan dhe u Bullgarizuan shkallë shkallë në shekuj.
house3
Shtëpi shqiptare në Arbanasi të Bullgarisë
arbanasii
Arbanasi

Arbanasi është ndërtuar nga mjeshtër shqiptarë që, përveç emrit, i dhanë edhe rrugët me kalldrëm, stilin arkitektonik të bujtinave karakteristike, ku ndërthuret  guri i latuar dhe druri i gdhendur, ndërtesat që u ngjajnë fortifikatave të vërteta dhe që tani shërbejnë si muzeume.
Oborret e tyre të blerta, të mbushura me pemë, kishat me ikona e piktura murale dhe manastiret e shenjta, mjediset e të cilave janë gjithnjë plot me vizitorë e besimtarë. Arbanasi ishte i populluar (ose i ripopulluar) në vitet e vona të shekullit të 15-të dhe si një fshat autonom nga ana administrative e Perandorisë Osmane tërhoqi shumë të ardhur. Arbanasi është vendbanimi më piktoresk i Bullgarisë. Vende të tjera në veri të Bullgarisë ku prezenca shqiptare ka qënë fort e ndjeshme janë Chervena Voda afër Rousse, Poroishte afër Razgrad, Dobrina afër Provadia dhe Devnya afër Varna.Shqiptarët në kryeqytetin Sofia të Bullgarisë kanë qenë të regjistruar që në fillim të shekullit të 17-të. Koloni të tjera të mundshme janë në jug te Malët e Ballkanit përfshi edhe pyetësorin Gorno Arbanasi dhe Dollno Arbanasi afër Asenovgrad. Mandrica është një fshatë shqiptar në Bullgari që gjendët në pjesën më lindore të malëve Rodope pranë kufirit bullgaro-grek.
 Fshati më i njohur në thrakine bulgare është Mandrica. Fshati Mandricë u krijua në vitin 1636 nga disa barinjë othodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë osmane me produkte qumështi. 
Fshati shqiptar Mandrica
Fshati shqiptar Mandrica

Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos pagonin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin 18 dhe 19 nga rrethinat e Korçës dhe nga rajoni i Sulit.Një kishë është ndërtuar në vitin 1718. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suliote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi. Në shekullin e 19-të Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptar në kazanë e Didjumoteikos. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë.  Profesionet kryesore ishin rritja e krimbit të mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregëtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh.
Pas Luftërave Ballkanike kufiri bullgaro-grek kaloi nëpër fshatin dhe një pjesë prej tij mbeti në territorin e Greqisë. Sot atje është i njohur një fshat tjetër që mban emrin Mandres. Sipas rrëfimeve të një prej plakave Evdokija Moskova fshati Mandres është krijuar në Greqi në vitin 1914. Ajo na tregoi se gjatë Luftës së d ytë ballkanike në rajonin e Mandricës erdhi bashibozuku. Ai mblodhi të gjithë burrat dhe djemtë nga fshati në një dyqan për t’i vënë në zjarr. Por një grua nga fshati tjetër i shpëtoi.
Bildschirmfoto 2014-03-21 um 01.50.36
Ajo kishte marrë vesh për vendimin e bashibozukut dhe arriti të paralajmëroi të gjithë. Kështu burrat dhe djemtë u shpëtuan dhe ikën në Greqi. Atje krijuan një fshat tjetër, të cilin e quajtën Mandres për ta kujtuar Mandricën. E vërteta është se deri tani banorët e njërit fshat mbajnë lidhje me të afërmit e tyre të fshatit tjetër. Për fat të keq kufiri midis atyre hapet vetëm për një ditë në kohën e Pashkëve dhe ngandonjëherë në një festë tjetër fetare.Toponimi iliro-thrakas i Mandricës sipas Çabej është prej fjalëve shqipe: mana (peme e egër)+drize (ferre)=manaferre e baras vlefshme me Manadrica. Gjuha e përdorur prej tyre është shumë arkaike. Studime shkencore mbi të ka bërë doktor Bojka Sokolova. Më shumë hollësi për gjuhën mund të lexoni në librin e saj kushtuar dialektit shqiptar të Mandricës. Banorët e sotëm të fshatit përbëjnë brezin e fundit që e flet këtë dialekt. E konsiderojnë veten si shqiptarë, por shumica prej tyre nuk kanë vajtur kurrë në Shqipëri

Marrëveshja e arritur mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës nuk i jep drejtë atyre që të parët të nominojnë kryeministrin



Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë përgjigje të saktë se koalicioni nënkupton bashkimin e partive që para zgjedhjeve kanë lidhur marrëveshje dhe kanë fituar shumicën e votave. Marrëveshja e arritur mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës nuk i jep drejtë atyre që të parët të nominojnë kryeministrin, transmeton rtk.Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë përgjigje të saktë se koalicioni nënkupton bashkimin e partive që para zgjedhjeve kanë lidhur marrëveshje dhe kanë fituar shumicën e votave.Ja në foto shpjegimi që është dhënë në komentet e Kushtetutës, që bëhen kohë pas kohe. Neni 95

1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dit a e shpalljes së tyre.

5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë. – 38 -

6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj

BIE NATALITETI EDHE NË KOSOVË

Nataliteti në Kosovë po bjen çdo herë e ma shumë dhe këtë e thonë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë.
Kjo vërtetohet edhe n'Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Simbas Agjencisë së Statistikave, nataliteti ka fillue me ra në 10 vitet e fundit.

Në vitin 2012 kanë lind 34932 foshnje, ndërsa në vitin 2013 vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK numri i lindjeve ka qenë rreth 10 mijë.

Simbas Ligjit të Punës pushimi i lehonisë asht 12 muej.

Gjashtë muejt e parë nanat e punësueme paguhen me 70 për qind të pagës, 3 muej me 50 për qind të pagës mesatare në Kosovë, që i bie afër 140 euro në muej dhe tre muej pa pagesë.

ENVER HASANI SI REKTOR PERKTHEU EDHE LIBRIN E TIJ

Në dosjen e sigurume nga organet e hetuesisë nga Express figuron emri i Enver Hasanit si autor i librit i përkthyer me titull: "Self Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Jugoslavia".

Kështu, Hasani nga pozita e Rektorit të UP kishte arritun të përkthente librin në tenderin që  ish Rektorati i kishte dhanë tender gjysmë milion eurosh nji kompanie të papërgjegjshme nga Tirana, për përkthimin e tetë librave.
Enver Hasani si Rektor perktheu edhe librin e tij
Në këtë kompani, për nji kohë, u angazhue edhe vetë Enver Hasani.

Në nji hulumtim, jane gjetun se UP nën drejtimin e Enver Hasanit e lidhi këtë kontratë me nji kompani të papërgjegjshme nga Tirana dhe në të cilën, së paku për nji kohë, kishte qenë i angazhuem vetë Hasani, tash kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe me drejtorin ekzekutiv të së cilës, Albert Rakipin, Enver Hasani gjendet disa herë i lidhun në projekte shkencore.

Krejt historia nisi në korrikun e viti 2008, kur UP shpalli tenderin “Përkthimi i Librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe”, me të cilin u shpërblye afro katër muaj më vonë, në muajin nëntor kompania “Instituti i Studimeve Ndërkombëtare” me qendër në Tiranë.

Njoftimin për dhanie të kontratës në fjalë, në emër të UP e ka nënshkrue Hakif Veliu, shef i Prokurimit në UP, i cili po si shef prokurimi do ta ndiqte Enver Hasanin edhe kur ky u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese, kurse nga ana e kompanisë nga Tirana, ketë dokument e nënshkroi vetë Albert Rakipi.

Deri tash në media për Enver Hasanin e Albert Rakipin ishte thanë se janë shokë të mirë, por zbulohet se lidhja e tyne asht më e fortë ne mes shefit dhe punëtorit si dhe bashkëpunimit në projekte shkencore.
dosjen e plotë të një komisioni hetimor të ngritur nga Këshilli Drejtues i UP’së, gjetjet e te cilit zbulojnë dëmtim buxheti në mijëra euro, shkelje flagrante e të drejtave të autorit dhe mos-përmbushje të kontratës nga Instituti i Abert Rakipit, institutit ku një kohë qe i angazhuar edhe Enver Hasani.
“Sipas llogaritjes të bërë nga Komisioni, në bazë të nenit 17 të Kontratës, ku thuhet decidivisht se çmimi i kontratës për 1000 fjalë është 12.65 euro, ne kemi paguar 78.999.25 euro, që rezulton se kemi paguar rreth 48 mijë euro më tepër se sa është vlera e punës që Instituti ka kryer në bazë të Kontratës”, thuhet në raportin e Komisionit të KD’së.
“Komisioni konstaton se nuk është siguruar e drejta e autorit për veprat e përkthyera, sipas listës së Këshillit Botues të Universitetit, gjë që e pamundëson botimin e titujve nga ana e UP’së”, konstaton tutje ky komision hetimor.

Për më shumë, komisioni gjen që Instituti i Rakipit nuk e përmbushi kontratën. “Komisioni ka konstatuar se materiali është dorëzuar në CD, ndërsa në Kontratë shkruan se Instituti është i obliguar të bëjë “dizajnin, thyerjen profesionale të teksteve, përkatësisht çdo detaj deri në dërgimin për botim final të tekstit”.
Sipas kësaj, rezulton se Instituti është i obliguar që të dorëzojë tekstet në formën finale e jo vetëm në CD”, konstaton komisioni hetimor i KD’së.

Ky komision ishte ngritur kur Instituti i Albert Rakipit u ankua në UP se nuk i ishte bërë një pagesë shtesë.
Në dy publikimet e më hershme të kësaj dosje, Express ka publikuar se edhe emri i Enver Hasanit figuron si autor i librit që të përkthyer me titull: "Self Determination, Territorial Integrity and International Stability: The Case of Jugoslavia"dhe se për të njëjtin tender u lidhën dy kontrata.

Nga dokumentet e mbledhura nga komisioni hetimor shihet se vartësi i Enver Hasanit në UP dhe tash në Gjykatën Kushtetuese, Hakif Veliu më 15 dhjetor të vitit 2008, kishte nënshkruar njërën kontratë për përkthimin e librave me çmim prej 12.65 euro për 1000 fjalë. Në të njëjtën ditë, po ashtu, ishte nënshkruar edhe kontrata tjetër për të njëjtën punë, por çmimi ishte katërfishuar. Në kontratën e dytë, në vend se tekstet të mateshin me fjalë, ishte vendosur për çmimin e ri prej 12.65 euro për 1000 karaktere.

Tenderi nën hetim- UP’ja nuk lejon qasje

Express  kohë më parë kërkoi qasje në dokumentet e këtij tenderi, por UP’ja as nuk e refuzoi dhe as nuk lejoi qasje, UP'ja thjesht nuk iu përgjigj kërkesë së Express, çka e shtyri gazetën që të bëjë një ankesë te Avokati Popullit, Institucion ky që ka bërë me dije se ka hapur një hetim për këtë rast.
Pas hapjes së këtyre hetimeve kundër Rektoratit të UP’së nga Avokati i popullit, sekretari i UP’së, Esat Kelmendi ka dhënë një sqarim se pse po heshtë UP’ja.

Ai thotë se me këtë lëndë po merret Prokuroria e Shtetit.

“Lidhur me kërkesën tuaj për qasje në dosjen për "Përkthimin e Librave", përkatësisht për sigurimin e dokumentacionit për lëndën në fjalë, ju njoftoj se kjo lëndë është në procedurë hetimore, prandaj duke pasur parasysh se lënda gjendet në këtë fazë unë do të pres përgjigje me shkrim nga organet përkatëse të hetuesisë nëse kam të drejtë që t’iu jap qasje apo jo, pasi që gojarisht më është thënë se çdo publikim i dokumenteve-shkresave të lëndës të cilat janë në fazën e hetimeve, dëmton procesin hetimor”, thotë Kelmendi në një përgjigje në lidhje me ankesën e Express te Avokati i Popullit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...