Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/24

Në gjurmët e terrorit komunist

Prof.dr. Eshref Ymeri



Mirënjohje të thellë për Enver Lepenicën

Në ditët e para të tetorit, në kafenenë te kolonat e Pallatit të Kulturës, u takova me mikun tim, zotin Enver Lepenica. Pasi bëmë një dorë muhabet, më tha se donte të takoheshim përsëri nesër, meqenëse dëshironte të më dhuronte një libër interesant. U takuam të nesërmen. Për habinë time të këndshme, ai më kishte sjellë jo një, por tre libra. Njëri titullohet“Kryetarët e Bashkisë Vlorë”. U kushtohet 20 kryetarëve të Bashkisë së Vlorës që prej vitit 1912 e deri tani. Këtë libër e ka analizuar me profesionalizëm publicisti i mirënjohur Gëzim Llojdia, në shkrimin me titull “20 kryetarë të Bashkisë Vlorë për gjatë një shekulli në botimin e Lepenicës”, të botuar në gazetën “Dielli” më 02 nëntor 2014.
I dyti mban titullin “Prefektët e Qarkut të Vlorës 1912-2012”.
Libri i tretë titullohet “Parti komuniste apo parti terroriste”. Ky është një libër me të vërtetë befasues, në të cilin Enver Lepenica, pas një pune hulumtuese shumëvjeçare të jashtëzakonshme, ka nxjerrë përfundimisht në dritën e diellit të vërtetat tronditëse për përçarjen tragjike që Partia Komuniste e Shqipërisë dhe personalisht Enver Hoxha, futën në radhët e popullit shqiptar në vitet e luftës antifashiste.
Përmes një dokumentacioni të pasur arkivor, Enver Lepenica u ka folur lexuesve me gjuhën e fakteve të pakundërshtueshme për aktivitetin e çmuar atdhetar të formacioneve luftarake të Ballit Kombëtar gjatë luftës antifashiste, të cilat patën luftuar përkrah çetave partizane kundër trupave fashiste italiane. Por Partia Komuniste e Shqipërisë, që në ditën e themelimit të saj, nën diktatin e shovinistëve serbomëdhenj, të përfaqësuar nga Miladin Popoviçi dhe nga Dushan Mugosha, mbolli farën e antinacionalizmit dhe popullin shqiptar e ndau në dy kampe armiqësore. Problemi që shqetësonte për vdekje Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe kryeshovinistin Tito, ishte çështja e Kosovës, të cilën komunistët shqiptarë duhej ta mohonin përfundimisht dhe ta fshinin nga ndërgjegjja kombëtare e popullit shqiptar të Shqipërisë Londineze. Që të arrihej ky objektiv madhor për shovinizmin serbomadh, duhej që shqiptarëve t’u mësohej arti i vëllavrasjes, të cilin kryetradhtari Enver Hoxha, para emisarëve të Titos, u angazhua ta përvetësonte mjeshtërisht dhe t’ua mësonte edhe krerëve të tjerë komunistë se si shqiptari duhej të vriste shqiptarin.
Konsulentë të librit janë prof. Sherif Delvina dhe dr. Kastriot Dervishi, recezent është dr. Bujar Leskaj dhe redaktor - Petrit Bezhani.
Libri, pas parathënies së autorit, hapet me dy studime mbresëlënëse.
I pari: “Forcat politike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore”, me autor prof.dr. Muharrem Dezhgiu. I dyti: “Marrëveshja e Mukjes, shkaqet e prishjes së saj dhe pasojat historike”, me autor prof.dr. Beqir Meta, akademik, drejtor i Institutit të Historisë, dhe prof.dr. Muharrem Dezhgiu, Instituti i Historisë.
Ne shënimin që kanë vënë në fillim të këtij studimi, autorët shkruajnë:
“Varrosja e Mukjes jo vetëm ishte një fatkeqësi kombëtare që goditi në palcë popullin shqiptar për 50 vjetët e diktaturës komuniste, por ajo ndihet e qartë si një mallkim edhe sot, gjëma e të cilit u shfaq me gjithë forcën edhe në pranverën e hidhur e të përgjakshme shqiptare të vitit 1997, e cila vazhdon ende ta mbajë kombin të mbërthyer në një makth ogurzi”.
Por si shpjegohet fakti që, megjithëse fara e antinacionalizmit dhe e luftës vëllavrasëse u hodh që më 08 nëntor 1941, Partia Komuniste e Shqipërisë pranoi të ulej në bisedime me forcat nacionaliste në Konferencën e Mukjes? Përgjigjen kësaj pyetjeje, Enver Lepenica e jep në faqet e këtij libri përmes dokumenteve arkivore.
Në kujtimet për Kuvendin e Mukjes, Zef Pali ka lënë me shkrim mbresat e veta:
“… Komunistët në Mukje kishin grumbulluar disa çeta. Mendojshin se lufta po merrte fund dhe dojshin të mos liheshin mënjanë, kur të zbrisnin aleatët. E dijshin se amerikanët dhe inglizët do t’u epshin dorë ma tepër fuqive demokratike të Ballit Kombëtar, prandaj kërkuen marrëveshjen e Mukjes” (f. 360).
Simpatia e amerikanëve për forcat demokratike të Ballit Kombëtar, dëshmohet në një letër-dokument të gjeneral major Ralf Roisit, Komandant i Forcave Amerikane në Lindjen e Mesme. Ky dokument i drejtohej Ballit Kombëtar në Vlorë, i cili pati siguruar me ushqime dhe i nisi shëndoshë e mirë nga gadishulli i Karaburunit 20 infermiere amerikane dhe dy pilotë që kishin rënë aksidentalisht në Dumre të Elbasanit. Dokumentiështë shkruar në Kajro dhe mban datën 20 janar 1944:
“Si komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Amerikane në Lindjen e Mesme, dua të shpreh mirënjohjen time për ndihmën që dhatë në evakuimin e grupit të infermiereve dhe aviatorëve amerikanë, të rënë aksidentalisht në vendin tuaj. Evakuimi i sigurt i tyre ishte një mbështetje e bashkëpunimit të popullit tuaj me forcat amerikane, për të cilën ju jemi mirënjohës” (f. 326).
Në Konferencën e Mukjes u vendos që të arrihej në“realizimin e bashkimit me atdheun shqiptar të viseve të banuara prej shqiptarësh, në virtut të parimit të përgjithshëm të vetëvendosjes së popujve, të njohur universalisht dhe të garantuar prej Kartës së  Atlantikut” (f. 351).
Balli Kombëtar kishte vendosur paraprakisht që, në Konferencën e Mukjes, Ali Këlcyra dhe Skënder Muçua do të mbronin temën që Çamëria të njihet si Kosova, pjesë e Shqipërisë Etnike. Në pasdreken e 31 korrikut 1943, sipas dokumentit që citon Enver Lepenica, “propozimi i Isuf Luzaj ishte ky:
“Kosova do të jetë pjesë e pandarë e Shqipërisë, do ta mbronte Isuf Luzaj… Çamëria të trajtohej si pjesë e pandarë e Shqipërisë Etnike, teza do të mbrohej nga Ali Këlcyra” (f. 358).
Sipas kujtimeve të Zef Palit, Enver Hoxha, një muaj pas Marrëveshjes së Mukjes, “mblodhi në Labinot shtabin e kuq. Kërkoi të prishej marrëveshja e Mukjes. Arsyet nuk i mungojshin. Pëfaqësuesit e Titos shifnin në çdo radhë të dokumentit të nënshkruem “grackën” ku kishin rënë të kuqtë dhe fitimin e Ballit! Kosova i tronditi tepër!!” (f. 362).
Në të vërtetë, Komunikatën e Marrëveshjes së Mukjes e hodhi poshtë menjëherë Miladin Popoviçi, sapo ajo i ra në dorë fill pas përfundimit të saj. Kur ai e mori në dorë në Panarit të Korçës, e lexoi, e zhubraviti dhe ia përplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe ky “trim i madh i Shqipërisë”, për turpin e vet,s’guxoi të hapte gojën para tij, tamam si shërbëtori para agait. Prandaj Enver Hoxha, së bashku me Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, nga Vithkuqi, urdhëron Komitetet Qarkore të Partisë Komuniste në Rrethe:
“Lajmëroheni se ju është dërguar nga Tirana një trakt për t’u shpërndarë, i firmosur prej Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, ku flitet për bashkimin e plotë, arritur në mes të Këshillit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar. Ky trakt është në kundërshtim me vijën e nacionalçlirimtares dhe disaprovohet nga Komiteti Qëndror i Partisë. Prandaj, në rast se nuk e keni shpërndarë, çirreni dhe të mos flitet më për të” (f. 369).
Me këtë urdhër, Miladin Popoviçi, Dushan Mugosha dhe, për fatkeqësinë tonë kombëtare,argati i tyre Enver Hoxha, dhanë sinjalin për fillimin e luftës civile në Shqipëri, e cila solli pasoja tragjike në vendin tonë dhe që pas 28 nëntorit të vitit 1944 mori trajtat e përbindshme të luftës së klasave.
Në këto kushte, Komiteti Qëndror i Ballit Kombëtar mori vendimin e mëposhtëm:
“Sot më 7 nëntor 1943 me pikëllim dhe me hidhërim të madh Komiteti Qëndror i Ballit Kombëtar aprovoi me pikëllim luftën civile, tue mos ba asnjë ritiratë (tërheqje) më, përpara provokacioneve, pse këto ritirata u konsideruan frikë e dobësi dhe sollën këto ditë të zeza të kombit tonë. Shtojmë se para këtij aprovimi fatkeq, Balli bëri një thirrje të fundit, duke lënë 15 ditë afat, ku lutet për marrëveshjen, por më kot”(f. 331).
Partia Socialiste e Shqipërisë, si trashëgimtare e Partisë së Punës të Shqipërisë, me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë Londineze nga nazifashizmi, ka rastin që të dalë me një pendesë publike para mbarë popullit shqiptar për luftën civile që Partia Komuniste e Shqipërisë shpërtheu kundër Ballit Kombëtar, luftë kjo që solli si pasojë përçarjen më të rëndë në historinë e kombit shqiptar dhe që u shoqërua me shumë viktima të pafajshme si gjatë luftës, ashtu edhe gjatë 46 vjetëve të diktaturës së egër komuniste. Kjo pendesë publike bëhet edhe më e domosdoshme për faktin se të vërtetën për shpërthimin e asaj lufte civile e ka pranuar që para shumë vjetësh vetë zoti Edi Rama, i cili tani është kryetar i Partisë Socialiste dhe kryeministër i vendit. Në një libër me bashkautorësi, të botuar në vitin 1992, ai, me shumë të drejtë, ka deklaruar:

“Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë…” (Edi Rama & Ardian Klosi, “Refleksione”, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181. Citohet sipas: Kastriot Myftaraj. “Letër e hapur Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”. Marrë nga faqja e internetit “opozita.com”. 18 nëntor 2014) .

Dhe më poshtë bashkautorët vazhdojnë:

“Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme” (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 184.Citohet sipas: Kastriot Myftaraj. “Letër e hapur Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”. Marrë nga faqja e internetit “opozita.com”. 18 nëntor 2014) .

Megjithëse me shumë vonesë, prapëseprapë do të ishte mirë që klasa politike shqiptare dhe sidomos e majta shqiptare që sot është në pushtet, të vendosë ta dënojë publikisht Partinë Komuniste të Shqipërisë,  Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Enver Hoxhën, për farën e mallkuar të përçarjes kriminale që mbollën në radhët e kombit shqiptar me luftën civile që shpërthyen gjatë viteve të luftës antifashiste, për luftën kriminale të klasave që praktikuan gjatë një periudhe gjysmëshekullore, t’i heqë Enver Hoxhës titullin e heroit të popullit dhe, në këtë mënyrë, të hapë faqen e re të pajtimit aq të dëshiruar mes shqiptarëve të Shqipërisë Londineze, pajtim që ende mungon edhe gjatë këtyrë viteve të pluralizmit politik në vendin tonë. Në këtëaspekt, bashkohem plotësisht me pikëpamjen e zotit Frank Shkreli, i cili thotë:

“Fatkeqsisht, pa një qartësi të vendosur morale, jo vetëm të klasës politike që ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada pas shembjes së komunizmit, por edhe në mungesë të një vizioni moral nga shoqëria shqiptare në përgjithësi në lidhje me trashëgiminë e vërtetë të sundimit komunist, kombi shqiptar ka shumë pak mundësi që të mënjanojë një të ardhme të zymtë” (Frank Shkreli. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj regjimit të Enver Hoxhës”. Citohet sipas: “Tribuna Shqiptare”. 21 nëntor 2014).

Mbi bazën e dokumenteve arkivore, Enver Lepenica ka nxjerrë në spikamëdy figura emblematike të Ballit Kombëtar: Kryetarine Ballit Kombëtar Mitat Frashëri dhe Komandantin o forcave të Ballit Kombëtar, Hysni Lepenica. Në një letër që i ka pas dërguar kryeministrit Fatos Nano më 14 mars 2003,zoti Rrahman Perllaku, gjeneral leitenant në pension, hero i popullit, si njëra nga figurat e mirënjohura të kohës së luftës, jep vlerësime mjaft objektive për figurën e Hysni Lepenicës, të këtij pionieri të shquar të shqiptarisë.
Ky libër është një enciklopedi e vërtetë e historisë së Ballit Kombëtar, e këtij formacioni politik që u krijua në Shqipëri fill pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, të cilit Partia Komuniste e Shqipërisë, si zgjatim i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, në kuadrin e luftës civile, i shpalli luftë të pamëshirshme, ia pushkatoi me tërbim shumë figura të njohura të tij në vitet e luftës dhe pas përfundimit të saj, duke e shndërruar në objekt të luftës së egër të klasaeve gjatë një periudhe gati gjysmëshekullore, duke e zhveshur nga të gjitha pronat, duke e varfëruar në maksimum dhe duke e katandisur nënjë kufomë mbi dhe. Pasojat e vajtueshme të këtij qëndrimi barbar të Partisë Komuniste të Shqipërisë ndaj Partisë së Ballit Kombëtar, si një parti me orientim demokratik perëndimor dhe nacionalist, e cila kishte në programin e saj ribashkimin e trojeve tona etnike që nga Preveza deri në Tivar, sot duken açik: sot s’ka më Parti të Ballit Kombëtar. Atë e shfarosën pothuajse krejtësisht organet represive të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë, në vitet e luftës me armën e luftës civile dhe pas luftës me armën e luftës së klasave, duke i lënë të pashkolluar breznitë pasardhëse të këtij formacioni politik. Në kohën e Luftës, Partia e Ballit Kombëtar dhe Partia e Legalitetit përfaqësonin gati gjysmën e popullsisë, kurse sot këto dy parti janë krejtësisht të rrëgjuara, madje deri në atë masë, saqë nuk janë në gjendje të nxjerrin dot qoftë edhe një deputet të vetëm në Kuvendin e Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, ky libër është edhe enciklopedi e urrejtjes komuniste që, si në asnjë vend tjetër të botës, u shfaq me gjithë tërbimin e saj kundër nacionalizmit, kundër ideologjisë nacionaliste, e cila kombit shqiptar i duhej dhe vazhdon t’i duhet edhe sot si buka e përditshme, për shkak të copëtimit të trojeve të tij etnike prej shovinizmit evropian, me shovinizmin rusomadh në krye.
Që lexuesit e nderuar të binden për natyrën egërsisht terroriste të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë kundër forcave nacionaliste, le të lexojnë citatet mjaft kuptimplote që autori ka radhitur në faqen e pasme të kopertinës së këtij libri. Këtu unë po citoj vetëm dy prej tyre. Në të parin bëhet fjalë për një krim barbar të kohës së luftës, kurse në të dytin për një krim jo më pak barbar pas viteve të luftës, të periudhës së luftës së egër të klasave:
“Çeta komuniste e Agush Gjergjevicës, kapi në Melçan të Korçës Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin. Këta u masakruan në mënyrë barbare të pashembullt, duke u prerë hundën dhe veshët, duke u nxjerrë sytë, duke u thyer nofullat dhe krahët dhe duke u prerë organet seksuale”.
“Në kampin e Tepelenës: brenda 6 muajve, një nëne nga Elbasani i vdiqën 5 nga 6 fëmijët e saj… Një nënë tjetër, komunistët e detyruan të dilte në punë, duke lënë në kapanon vajzën me temperaturë. Kur u kthye e gjeti të vdekur”.
Mendoj se mbarë lexuesit me formim nacionalist, i janë shumë mirënjohës Enver Lepenicës, autorit të këtij libri të vëllimshëm prej 576 faqesh, për informacionin shterues që ka sjellë në të për Partinë e Ballit Kombëtar, të mbështetur tërësisht në dokumente arkivore. Do të ishte me shumë interes që historianët t’i rekomandojnë Ministrisë së Arsimit që ky libër të përfshihet në listën e librave shtesë, në ndihmë të studimit të historisë së Shqipërisë të periudhës së luftës antifashiste.
Me këtë libër, i katërmbëdhjeti në korpusin e veprave të botuara deri tani, të cilat zënë një vëllim të përgjithshëm prej 5300 faqesh, Enver Lepenica ka dhënë një kontribut të shquar për sqarimin e shumë të vërtetave në lëmin e historiografisë shqiptare që prej shpalljes së pavarësisë e deri në vendosjen e pluralizmit dhe pas tij.

24 nëntor 2014




2014/11/22

FILLON ALBANIAN FILM WEEK NË NJU JORK

Sonte nis edicioni i tretë i festivalit “Java e Filmit Shqiptar”, ngjarje që promovon kinematografinë shqiptare dhe që synon të bëhet traditë e shqiptarëve që jetojnë në Nju-Jork.

Albanian Film Week-trailer III Edition 

https://www.youtube.com/watch?v=Dt5Roew1OB4

 Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë filma shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe filma nga vende të tjera, të cilët kanë trajtuar ngjarje shqiptare.
Ky aktivitet kinematografik i kinemasë shqiptare, që mbahet çdo vit në Nju-Jork, mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (“Albanian Film Week”) është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjisorja Mrika Krasniqi.
Edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar në Nju Jork do të vijë me një program garues me 30 filma që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve 2012-2013 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota.

Gjithashtu, në këtë edicion do të marrin pjesë edhe artistët e huaj të cilët në krijimtarinë e tyre pasqyrojnë ngjarje a histori që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Të ftuar në këtë javë të filmit do të jenë personalitete të filmit amerikan, kritikë, producentë e regjisorë, të cilët do të kenë mundësinë të njohin nga afër kinemanë shqiptare, e po ashtu do të organizohen edhe seminare të ndryshme ndërmjet kineastëve të rinj shqiptarë në Akademinë e Filmit në Nju-Jork.
 

FILMI " QYTETI I ZI" I DIBRAN FYLLIT FITOJË SHPËRBLIMIN GJITHËPOPULLOR

Flori Bruqi

Nga Flori Bruqi 


Si për çudi juria e moderuar "Sorosiste" e filmit ‘Fest Film Kosova Hyjnesha në Fron’  nuk e dekoroi me kurorë të" Hyjneshës në Fron" filmin më të mirë "Qyteti i zi".Psehin vetëm  matrapazët  kulturor të Soros-it    e dijnë?Turp...por filmi ""Qyteti i zi" ,e  fitojë shpërblimin gjithëpopullorë nga shumë lexues gazetash dhe rrjeteve sociale në internet....




DEKOROHËN ME HYJNESHËN NË FRON CA MAXHUP QË FABRIKOJNË SAPUN...E NUK DEKOROHET FILMI I DIBRAN FYLLIT QE FLET PËR LUFTËN...JURIA SOROSISTE E MOHON LUFTËN E UÇK-SË.TURP...










Festivali pesëditor i filmit ‘Fest Film Kosova Hyjnesha në Fron’ është përmbyllur në atmosferë Sorosiste  dhe në prezencën e qindra mysafirëve dhe spektatorëve popullorë nga vendi, rajoni e bota.









Nga filmat e metrazhit të gjatë, juria në përbërje të Enver Petrovcit, Moni Damevskit dhe Alfred Trebicka kanë shpallur çmimet e fituesve.






Filmi nga Çekia ‘In Silence’, i regjisorit Zdenek Jirasky ka fituar tri çmime: ‘Filmi më i Mirë i Festivalit’, pastaj ‘Regjia më e Mirë’ si dhe ‘Skenari më i Mirë’.

Çmimin ‘Roli Kryesor - Aktorja më e Mirë’ e ka fituar Njomëza Fetiu për rolin e saj në filmin ‘Babai im’, kurse Çmimin ‘Roli Kryesor - Aktori më i Mirë’, e ka fituar Simon Berger, që luajti rolin kryesor në filmin e regjisorit suedez, Mikael Marcimain, ‘Call Girl’ .




Nga filmat e metrazhit të shkurtër , Çmimin ‘Filmi më i Mirë’ iu nda filmit të regjisores Una Gunjak, ‘The Chicken’.

Çmimi ‘Kinemaja e së Ardhmes’, iu nda filmit kosovar ‘Pandora’ , film ky i realizuar nga Arlinda Morina, kurse ‘Çmimin Special’ e fitoi filmi nga Shqipëria ‘Vrasësit’ , i regjisorit Ergys Meta.

Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’ ka ndarë edhe Çmimin Special për Vepër Jetësore’, i cili sivjet iu nda aktores nga Shqipëria, Marjeta Larja.

Gjatë Festivalit ndërkombëtar të filmit ‘Hyjnesha në Fron’ janë shfaqur 16 filma të metrazhit të shkurtër dhe 5 të metrazhit të gjatë.

Festivali pesëditor është mbajtur në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë, ku për herë të parë filmat janë shfaqur edhe në tren, e jo vetëm në ambiente klasike siç janë sallat e teatrove apo sallat kinematografike.



















Liliana Hoxha: Kadare s’asht patriot. Ka pergjegjesi per vrasjen e poetit Havzi Nela

Ju pëlqejnë artikujt e publikuar tek Kosova tek AlbEmigrant? Regjistrohu tek KosovA tek AlbEmigrant me Email











E reja e diktatorit Enver Hoxha, Liliana Hoxha, grueja e djalit të tij Sokolit, me nji letër të hapun publike sjell fakte e dëshmi tmerrësisht akuzuese për shkrimtarin të cilin Kosova e konsideron “babë” – Ismail Kadare.

Liliana Hoxha e fillon këtë letër tue e kualifikue Kadarenë si – jopatriot. “Kadare nuk ka qenë ndonjihere patriot. Nuk du me u ndal në këtë që thashë, por roli i tij, sidomos përgjithësisht që nga viti 1990, asht ai i nji luftënxitësi të pashërueshëm për shoqninë shqiptare, si e kam thanë edhe herave tjera, n’emën të çuditërisht antikomunizmit. Mendoj se këtë ai e ban thjesht për interesa personale…”, shkruen mes tjerash zoja Hoxha.
Ajo e akuzon edhe për qëndrimet e tij ndaj Enverit, ndaj kohës së tranzicionit, por akuza ma e randë që deri sot i bahet shkrimtarit Ismail Kadare, asht ajo me të cilën Liliana Hoxha e akuzon se Ismail Kadare ka dorë në vrasjen e Havzi Nelës, poetit kuksjan të cilin në vitin 1988, në qendër të Kukësit e vjerrin dhe e mbajnë 3 ditë vjerrë me i tmerrue kuksjanët.
Qe çka shkruen Liliana Hoxha për vrasjen e poetit Havzi Nela (po e sjellim n’origjinal, tosknisht):
“…I adhuruari shkrimtari im me dimensione botërore Ismail Kadare! Mbërritëm këtu ku nuk do desha kurrë!
Edhe pse s’kam dashur të merrem me ju si person, detyrohem të merrem me ju si person… Ju e dini se ka pasur poetë disidentë të mirëfilltë që nuk arritën të kenë nderin të bëjnë kontratë morale me popullin e tyre, mbetur anonimë të diktaturës, por që ruajtën me çdo çmim kontratën me veten, për lirinë e tyre popullore. Ndaj do t’iu lutesha të ndërmerrni zbardhjen e terrorit masiv ndaj poetit Havzi Nela në gusht të vitit 1988, pas vdekjes së E.Hoxhës. Ju si nënkryetar i Frontit Demokratik e dinit më mirë se unë, që me urdhër të R.Alisë trupi i tij mbeti i varur në funksion të terrorit e panikut psikologjik për 3 ditë në sheshin e Kukësit. Nëse gjatë genocidit komunist firmoste Manush Myftiu (padyshim për rastet kryesore me dijeni apo “urdhër” të E.Hoxhës), me çfarë urdhri u detyrua të firmosë R.Alia personalisht ekzekutimin e djalit të ri plakur burgjeve, pikërisht kur hirësia juaj do të “inicionit” rrëzimin e sistemit totalitar duke sjellë shpresën e demokracisë…
Sikur vetëm këtë çështje të përfaqësoni në analizat apo veprat tuaja, do të ishte shërimi i përgjithshëm. Sepse regjimi komunist personifikohet me E.Hoxhën. Por faji nuk është vetëm i tij, por i R.Alisë, N.Hoxhës e sipas hierarkisë i të tjerëve me radhë, i juaji Z.Kadare, si përfaqësues i të gjithë nomenklaturës politike të vjetër e të re, përveç elitës.”

“JU TREGOJ PEMËN E FAMILJES TË ENVER HOXHËS”


Shkruan: Armand JONUZI 
------------------
Deri më sot kemi njohur vetëm një pjesë të jetës së Enver Hoxhës, atë që lidhet me aktivitetin politik. Por burimet arkivore si dhe të dhëna të tjera na sjellin në duar atë që quhet gjeneza dhe bekgraund-i i familjes së tij. "Tirana Observer" boton për herë të parë pemën gjenealogjike të Enver Hoxhës. Kush ishin paraardhësit e tij, i ati, Halili dhe e ëma Gjyle, por edhe pasardhësit. Në një intervistë, Mexhit Kokalari rrëfen se si e zbuloi këtë dokument tepër të rrallë si dhe më të rëndësishmen si u konvertuan të parët e Enverit nga katolikë në myslimanë.

Enver Hoxha

Si e zbulove pemën e gjenealogjike të familjes së Enver Hoxhës?
Unë, si gjirokastrit, jam nga lagja Palorto e qytetit të Gjirokastrës. Në vijë të drejtë shtëpia ime me atë të Enver Hoxhës mund të jetë rreth 200 metra. Pavarësisht se jam jurist, prej kohësh jam marrë edhe me studime historike. Këtë e kam bërë për të nxjerrë historinë ashtu siç është. Unë kam shkruar shumë libra me tema historike. Midis dokumenteve arkivore që kam studiuar, kam zbuluar edhe historikun e qytetit të lashtë të Gjirokastrës.
Unë këtë gjë e kam zbuluar nga një dokument që e kemi trashëguar nga xhaxhai i Enver Hoxhës, Hysen Hoxha. Dokumenti ishte i shkruar në turqisht, madje më vonë në atë dokument ai kishte shtuar edhe anëtarët më të rinj të familjes. Në bazë të atij dokumenti dilte se i pari i fisit të tyre të dikurshëm ishte Kolë Gjoni. Xhaxhai i Enver Hoxhës, Hyseni e kishte përkthyer atë nga turqishtja në shqip dhe e kishte bërë në disa kopje. Pesë nga këto kopje ai ua kishte shpërndarë disa miqve dhe fqinjëve të tij, ndër të cilët bënte pjesë edhe familja ime. Me pak fjalë kjo ishte arsyeja se si unë zbulova pemën e gjenealogjike së familjes së ish-udhëheqësit komunist.

Pse e ndryshuan mbiemrin paraardhësit e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha?
Në vitin 169-para erës sonë, Pirroja i Epirit që sundonte këto vende, ky vend quhej me emrin Epir. Pasi emri Gjirokastër ka dalë shumë vonë. Në vitin 1419 Gjirokastra u pushtua nga turqit, të cilët bënë shumë shkatërrime. Pas dy shekujsh Gjirokastra u ripërtëri përsëri, por kryesisht nga të ardhurit nga rrethe të tjera, të cilët u vendosën kryesisht rreth kalasë së Gjirokastrës. Midis tyre ka ardhur nga fshatrat përreth edhe familja e Kolë Gjonit me profesion mullixhi. Ai zuri me njerëzit e tij një vend jashtë kalasë. Kolë Gjoni së bashku me familjen e tij u kthye në mysliman dhe bëri edhe një punë të madhe për kthimin e një pjesë të madhe të popullsisë së asaj zone nga të krishterë ortodoksë në myslimanë. Për kontributin e tij autoritet qeveritare i dhanë mbiemrin Hoxha. Kolë Gjoni në lagjen Palorto ngriti edhe mullirin që punonte me kuaj. Konkretisht në kopshtin e sipërm të Hamdi Tartale. Veglat e mullirit gjenden edhe sot në katuan e Abedin Hoxhës. Ku sot banon rrobaqepësi Sabaudin Kodra. Sot ngjitur me shtëpinë e Enver Hoxhës, e cila u dogj në vitin 1913 nga pakujdesia ndodhet edhe shtëpia e Avdyl Kolës, i cili nuk e ndryshoi mbiemrin. Kjo është me pak fjalë historia se si e ndryshuan mbiemrin paraardhësit e Enver Hoxhës.

Nga e kanë prejardhjen?
Mjafton t ë dimë që pasuria tokësore e prindërve të Enver Hoxhës dhe andej mund të nisemi për të zbuluar se nga ka ardhur Kolë Gjoni me rrethin e tij.

Nipërit dhe mbesat e Enver Hoxhës
Shtatë janë nipërit dhe mbesat e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Ai pati tre fëmijë nga të cilët dy djem, Ilirin dhe Sokolin, si dhe një vajzë, Pranverën. Nga martesa e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit me Teutën, çifti solli në jetë tre djem. Ndërsa, Pranvera ka dy fëmijë nga martesa e saj me Klement Kolanecin. Edhe Sokoli nga martesa e tij me Liljanën pati dy fëmijë.

Rei si Enveri, lindi më 16 tetor
Pinjolli i fundit i familjes Hoxha quhet Rei Hoxha. Ai është fëmija i vogël i Ermal Hoxhës, djalit të madh të Ilir Hoxhës, dhe nipit të ish-udhëheqësit komunist. Si për koincidencë, Rei Hoxha, ashtu si edhe stërgjyshi i tij, Enver Hoxha, ka lindur në një ditë me të në 16 tetor 2000. Rei është 6 vjeç e gjysëm dhe këtë vit do të futet në klasë të parë.

JETËSHKRIMI
Emri: Enver
Mbiemri: Hoxha
Datëlindja: 16 tetor 1908
Vendlindja: Gjirokastër

Arsimimi
Mësimet e para i mori në Gjirokastër, ku dhe ndoqi studimet në Liceun e Gjirokastrës.
Në vitin 1930 shkoi të studionte me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpeljes të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë.
Në nëntor të 1933-ës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.

Aktiviteti politik
Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës.
Më 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Me themelimin e saj më 8 nëntor 1941, ai u zgjodh si anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacionalçlirimtar u dënua me vdekje në mungesë nga gjykata fashiste.
Në mars 1943, në Konferencën e Parë të Partisë Komuniste u zgjodh si sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë.
Në vitet 1945-1954 ai ishte kryeministër i Shqipërisë dhe në vitet 1946-1953 ai mbante edhe postin e ministrit të Jashtëm. Enver Hoxha mbante edhe gradën gjeneral. Enver Hoxha vdiq më 11 prill 1985 në Tiranë.

Ambasadori amerikan në Shqipëri,Aleksandër Arvizu ka shumë të drejtë


Prof.dr. Eshref Ymeri



https://www.google.com/images/cleardot.gif       Pas manifestimit që u zhvillua në Tiranë pranë monumentit të ushtarit partizan me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Kryeqytetit, në mjetet e informimit masiv u dha njoftimi i mëposhtëm:

“Pak orë pasi e quajti fotografinë e Enver Hoxhës si fyerje për shqiptarët në festimet e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës, ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, se Enver Hoxha ka qenë një monstër që ka sjellë vetëm vuajtje për popullin shqiptar dhe është për të ardhur keq që shikon të rinj me grushtin lart apo me foto të Enver Hoxhës në festimet për 70-vjetorin e çlirimit”(Citohet sipas:“Arvizu: Enver Hoxha monstër, SHBA ka qëndrim të qartë për këtë çështje”.Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Tema”. 19 nëntor 2014).

Në faqen e internetit të gazetës “Tema” të datës 21 nëntor 2014, lexova shkrimin me titull “Liliana Hoxha: Pozicioni i Arvizusë për Enver Hoxhën krejtësisht personal. Ai fyeu ata që sot s’kanë as të hanë”.



Me siguri që zonjës Liljana Hoxha i ka mbetur qejfi që ambasadori Arvizu e quajti Enver Hoxhën monstër. Unë nuk po merrem me ata që sot s’kanë të hanë, meqenëse atyre po ua qan hallin zonja Liliana, e cila dje, në kohën e Enverit, kur shkonte e vinte nga puna me veturë, nuk e dinte që njerëzit “kishin boll të hanin”, saqënë orën 12-00 të natës, kur ajo flinte për shtatë palë qejfe, qindra mijë kryefamiljarë apo kryefamiljare, në mbarë qytetet tona, zinin radhë për një shishe qumësht, për një çikë djathë, për një pako gjalpë njëqindgramëshe dhe për ndonjë kilogram mish për fëmijët e tyre që po i kërcënonte degradimi gjenetik për mungesë kalorish. 

Por unë dua t’i kujtoj zonjës Liliana diçka tjetër: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’ia harrojnë lehtë Enver Hoxhës faktin që ai, gjatë gjithë kohës së sundimit të tij gati gjysmëshekullor, i sulmonte egërsisht, duke i etiketuar si armiq të popullit shqiptar, paçka se në kohën e luftës i pati vlerësuar si aleatë. Kjo ishte një shpifje e neveritshme e Enver Hoxhës.


Mjafton t’i kujtoj zonjës Liliana një deklaratë të përbindshme të Enver Hoxhës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një letër që i drejtonte Stalinit në vitin 1949, ai i shkruante për Kosovën:



“Shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë mirë se armiku i tyre i pamëshirshëm, si edhe i mbarë kampit socialist, është imperializmi amerikan…” (Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse. Tiranë 2006, f.257).


Se sa “armik i pamëshirshëm” ka qenë “imperializmi” amerikan jo vetëm për popullin shqiptar të Kosovës, por edhe për mbarë kombin shqiptar, jeta e vërtetoi më së miri, që nga qëndrimi i presidentit Uillson ndaj copëtimit përfundimtar të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, qëndrimi i diplomacisë amerikane ndaj pretendimeve të shovinizmit grekomadh për aneksimin e Shqipërisë së Jugut pas Luftës së Dytë Botërore, qëndrimi i presidentit Klinton ndaj Greqisë, e cila në vitin 1997, duke përdorur si vjegë mbrojtjen e minoritetit grek, kërkonte të fuste trupat ushtarake në Shqipërinë e Jugut, për ta bërë fakt të kryer pushtimin e saj, si edhe qëndrimi i tij ndaj Kosovës në vitin 1999.


Mosmirënjohjen Enver Hoxha e ka pasur tipar kryesor në formimin e tij si njeri, prandaj ai e manifestonte atë aq hapur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Kjo është edhe një arsye më tepër që ambasadori Arvizu, me shumë të drejtë, Enver Hoxhën e quajti monstër.

Santa Barbara, Kaliforni
22 nëntor 2014



Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...