Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/27

Shkrimtarja Majlinda Nana Rama: "Të shërosh plagë njerëzore është një mision fisnik"

image
"Shkrimtari është misionar, i duhet që gjithmonë të ketë parasysh lexuesin, jo vetëm t’i shërbejë shijes estetike të tij, por të jetë dhe udhërrëfyes në botën e ndërtuar keq, për t’i përcuar mesazhin se edhe ai, lexuesi, duhet të bëhet pjesë e ndryshimit të një bote të kapluar nga veset", na tha ndër të tjera zonja Rama, me të cilën u takuam në Cyrih të Zvicrës.
Majlinda Nana Rama është e njohur si gazetare dhe, njëherësh, edhe si romanciere. A ka pushim Majlinda në këto ditë vape?
Ritmika e punës për mua nuk ka të bëjë me stinën. Nëse vendos të pushosh pak nga puna e përditshmërisë, nuk mund të bësh kompromise me krijimtarinë. Edhe pushimi është relativ, prandaj, në këtë qasje, do të shprehesha në formën e një kiazme: njeriu lexon e shkruan duke pushuar dhe pushon duke lexuar e shkruar. Atraktivja nuk mund të jetën ndryshe, asnjëherë nuk ka pushim absolut. Vec kësaj, për mua ka qenë një periudhë e ngjeshur me aktivitete me në qendër letërsinë, ku unë kam marrë pjesë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe kjo m’i ka privuar pushimet e gjata.
Të bëra pyetjen e pushimit, duke e ditur se pikërisht gjatë korrikut, keni pasur shumë promovime të romanit tuaj. Sa promovime keni pasur nëpër Evropë, për Zvicër dhe Gjermani e dimë?
Po, ka qenë një tur promovimesh në disa shtete të Evropës, me ftesë nga Shoqata e Krijuesve në mërgatë, me qendër në Gjermani, Qendra Kulturore në Zyrih, Lidhja e Shkrimtarëve ‘Aleksandër Moisiu’ në Vjenë, në bashkëpunim me Ambasadat e Konsullatat e Kosovës në këto vende.  Kanë qenë mbresa të vecanta, një përvojë ndryshe dhe kam mbetur e impresionuar. Jo vetëm nga interesi dhe pjesëmarrja, por  edhe nga komunikimi me shumë krijues, njerëz të artit, kulturës dhe të letrave, shkëmbimi i përvojave letrare, si dhe mënyrat e organizimit të promovimit, të konceptuara më së shumti në formën e një bashkëbisedimi të ngrohtë dhe miqësor. Kanë qenë takime që kanë lënë një shije të vecantë në memorien time. Dua të përfitoj nga rasti t’i falënderoj organizatorët që u kujdesën deri në detaje për mua. Jam ndier e vlerësuar.
Si ndodhi që nga poezia dhe proza kaluat në roman ?
Mendoj se është një vijueshmëri normale e një krijuesi, vjen vetiu. Pastaj është nevoja e shprehshmërisë. Poezia mbetet ‘mbretëresha’ e letërsisë dhe pjesa më e mirë e krijuesve hapëron në krijimtari përmes poezisë së pari. Do të jenë të rrallë, për të mos thënë që s’besoj se mund të ketë një shkrimtar që nuk ka shkruar qoftë edhe një poezi. Pastaj është edhe ajo nevoja tjetër për të thënë dicka përtej poezisë. Un-i poetik dhe mikro apo makrobota e ndërtuar përmes vargut është hierore, por sikur nuk mjafton dhe ndonjëherë të duhet një tjetër formë komunikimi me lexuesin. Pas dy vëllimeve poetike, unë kam botuar në eseistikë dhe pastaj romanin. Tematika e trajtuar kërkonte hapësirë, një format më të drejtpërdrejtë, komoditet që proza e gjatë ta krijon.
Romani «Perandorët» është certifikuar si më i suksesshmi gjatë këtyre dy viteve. Çka do të thotë për Ju kjo?
Obligim dhe përgjegjësi më shumë përballë lexuesit. Shkrimtari është misionar, i duhet që gjithmonë të ketë parasysh lexuesin, jo vetëm t’i shërbejë shijes estetike të tij, por të jetë dhe udhërrëfyes në botën e ndërtuar keq, për t’i përçuar mesazhin se edhe ai, lexuesi, duhet të bëhet pjesë e ndryshimit të një bote të kapluar nga veset. Romani është pritur dhe vlerësuar ndjeshëm dhe nga kritika, duke sjellë dhe një lexim të ri të veprës sime dhe normalisht të gjitha këto më bëjnë të jem reflektive, të përpiqem që të ec në rrugën e hapur artistikisht nga ‘Perandorët’, duke qenë më kërkuese te vetja për veprat e mëpastajme.
 Pse e zgjodhe titullin «Perandorët»?
Jo rrallë shfaqja horizontale është një fasadë, një fasadë e gënjeshtërt, që trukon thelbin, brendinë, gjithë thelësinë e vertikales, deri në nistimin e saj. Format e mbishfaqjes janë të ndryshme, të gjitha ngritur mbi antipodin e asaj që duket së jashtmi sepse, sic e thotë Shekspir ‘Gënjeshtra ka 7 variante, e vërteta, vetëm 1’… Ata janë të vetëshpallur, është hapësira e pakufijshme e pushtetit që ata kanë në zotërim, që i ‘gradon’ si të tillë. Ata përmbysin dhe bëjnë infunksionale cdo ligjësi, të shkruar a të pashkruar. Në perceptimin tim ishte krijuar një ide për njeriun e papërgjegjshëm, që s’njeh limite, tabu, etikë, norma, kufij, stade, që rrëzon cdo lloj muri e pengese, posesiv, dhe, në këtë kontekst, nuk mund të gjeja një term më të përafërt përkufizues. Ana tjetër, do të ishte e butë dhe do të dukej sikur do t’i ‘shkurorëzoja’ nëse do të përdorja një tjetër titull, le të them, më tepër eufemik. Nuk ka lidhje dhe as dua t’i jap konotacion negativ termit ‘perandor’ në kuptimin e parë të fjalës. Kuptohet, kjo është një perandori metaforike, e ndërtuar dhe ngritur në kulmin e lulëzimit e supremitetit dhe ligjëruar përmes botës së krimit.
Përmes romanit je munduar të sulmosh gjërat negative të shoqërisë sonë?
Po, patjetër që po. Në Shqipëri, për fat të keq, janë ndërtuar sisteme që nuk kanë në qendër mirëqenien në tërësi të individit, përkundrazi, cdo ditë situata përkeqësohet dhe mbisundon ligji i të fortëve. Pra, nuk duhet kuptuar si ngushtim a portretizim lokal, sepse është vetë realiteti që nuk ta lejon lokalizimin. Nuk është qëllimi që të errësohet gjithcka dhe të pesimizmosh, por të fokusohen ato pjesë të errëta të përditshmërisë, për të cilat qytetari bën thjesht një përcaktim abstrakt dhe me fjalë të përgjithshme, pa njohur detajin, faktet rrëqethëse, por duke vlerësuar shpesh paskuintat, shfaqjen e jashtme që është e kundërta e asaj që ndodh në ‘qepenat’ e mbyllur të ‘perandorëve’. Te qytetari shpesh vjen vetëm jehona e grimcajave të këtyre ngjarjeve, por është një konflikt tragjik që, në rastin e heshtjes, shton ‘metastazat’ e pakufijshmërisë së pushtetit. Ky është problem që duhet luftuar gjer në palcë, me qëllim që të gjenerohet një shoqëri më e mirë, më parime qytetarie e virtyte morale. Ky ka qenë misioni im në roman: të godas gjërat negative që  i janë bërë gangrenë shoqërisë sonë. Nëse hesht përballë fenomeneve të tilla, je bërë pjesë e së keqes, sepse, sic thotë Ajnshtajn, «Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë».
Sa ishte e vështirë që të bartni gjatë shkrimit lëkurën e personazheve ?
Është përgjegjësi e lartë të dëgjosh, të presësh, të mësosh fatet e njerëzve, sidomos kur je në profesionin e gazetarit. Ti dëgjon, me apo pa dëshirë, dështimet, denoncimet, denigrimet që u bëhen cdo ditë të pafajshmëve. Kjo të obligon, të bën të mos mendosh më për vete, por të hysh në botën e këtyre njerzëve që i kanë sytë tek ti, me shpresën se do t’i ndihmosh për të zgjidhur gjithë këtë problematikë shqetësuese. Pra, që këtu nis  drama e gazetarit. Për ta jetësuar pastaj në një vepër, është një punë gjysmë e kryer, pasi, ti, në cdo kohë e ke bartur me vete cdo emër, cdo fat, cdo fatkeqësi. Është kjo që na bën divertment ne të ndjeshmëve nga bota tjetër (ajo që unë kam sjellë në roman). Është vështirë të mbash mbi supe sekretet apo rrëfimet e dikujt. E kjo më ka bërë të jem natyrshëm brenda lëkurës së tyre, e cila më ka shkatuar jo pak net pa gjumë. Përballë një bote të zhbërë apo një kreature që do të doje të ishte ndryshe. Kështu do ta dëshironin shumë njerëz, por një shumicë zgjedh destinatën e heshtjes, indiferencës, tkurrjes, duke iu dorëzuar pafuqisë vepruese, kundër vullnetit të tyre. Realitetet janë të dhimbshme, kanë vragën e pamëshirshme të polarizimit të shoqërisë mbi bazë pushteti dhe jo vlerash, një britmë rraskapitëse e realiteteve moderne. Të shërosh plagë njerëzore është një mision fisnik, por, sa mundesh ta bësh këtë?
10523227_787355631295043_2653895125136167539_n
Romani juaj ka përplasje në mes njerëzores dhe çnjerëzores. Cila do të dalë fituese gjatë kësaj lufte, sipas teje?
Imagjinoni një cast parfumet e Grenuijit, personazhit të famshëm të Patrik Zyskind. Njerëzit u dehën me aromën, pa ditur mënyrën se si bëhej ky parfum. Nëse mbishfaqja arrin të dominojë mbi thelbin, të vërtetën, e keqja zgjatet në një rrezik linear të pashmangshëm. Por, unë u besoj zgjidhjeve. Nuk u shmangen problemeve. Nëse synon të fitosh, duhet të jesh optimist se drejtësia triumfon. Jo se kjo është zgjidhja klasike romanore, pra, një mbyllje ‘happy end’, sepse unë këtë e kam shmangur me vetëdije në romanin tim, por se të vërtetët, të drejtët, të ndershmit, një ditë do të jenë të lumtur në trajektoren e tyre. Ligësia e ha më shpejt veten e vet se gjithcka tjetër në botë.
Çka do të bëhet me personazhet Aleksi dhe Tristiano. A do të vazhdohet me pjesën e dytë të romanit apo përfundon me aq?
Në fakt, subjekti i romanit është i tillë që gjithkush mund ta bëjë vazhdimin e tij sipas imagjinatës së vet. Pra, është një roman i hapur. Nuk e përjashtoj mundësinë e një pjese të dytë, nëse do ta quaja kështu, të romanit, por, në objeksionin tim, ka qenë pikërisht fundi i njërit prej personazheve më përfaqësuese të ‘tempullit’ të krimit, Tristanit. Dhe zgjidhjen nuk ia besova shtetit dhe drejësisë, por ndërgjegjes… Por, nëse e vazhdoj romanin në një pjesë të dytë, më duhet të pres, pasi personazhet e mi duhet t’i lë të patrazuar në jetën reale.
 Gjatë promovimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Evropë, cila ishte pyetja më interesante që ke pranuar nga të pranishmit?
Ç’është e vërteta, kësi aktivitetesh më kanë mbushur, më kanë bërë të ndihem mirë mes miqve të artit dhe letërsisë. Në përgjithësi, pyetjet kishin të bënin me botën brenda dhe jashtë romanit dhe, për më tepër, cdokush që jeton jashtë territorit shqiptar, kërkon të dijë më shumë për atë që zhvillohet në vendin e lindjes së tij. Përshtypje më ka bërë një pyetje nga një poet në Vjenë të Austrisë. Zotëria nga Shkodra, që është një emër i nderuar i letrave shqip, më pyeti nëse kisha ardhur herët në kohë me një temë të tillë si tranzicioni, duke pasur parasysh, sipas tij, që shumë përvoja të letërsisë botërore e kanë përshkruar realitetin 40 apo 50 vjet më vonë. Unë i qëndroj përgjigjes sime se, përkundrazi, jemi të vonuar. Sipas meje, nëse një letërsi nuk i shërben në kohën e duhur kauzës shoqërore, nuk mund ta përmbushë misionin e vet.
Nga mediat keni qenë e ‘përkëdhelur’. Mos ndoshta nga fakti që edhe media e njeh mirë situatën që po jetojmë dhe kemi jetuar?
Kanë qenë një sërë faktorësh. Së pari, ka qenë interesi i lexuesit dhe i kritikës që krijoi profilin e romanit tim. Pastaj roli i medias. Në këtë rast, dua t’i falënderoj të gjitha palët. Pse e përmenda edhe kritikën? Në kohën sot, ka shumë botime, në të gjithë gjinitë, por, jo rrallë ndodh që vepra të mira dhe krijues të talentuar të anashkalohen apo të mbeten jashtë vëmendjes së kritikës letrare, e cila i jep vlerat e mirëfillta cdo krijimi. Puna e krijuesit mbaron aty, te krijimi i veprës së tij, pastaj janë të tjerët që duhet t’i japin udhë kësaj vepre. Është një trinom i pandashëm dhe gjithëkështu funksional i letërsisë: autor-lexues-kritikë dhe përballë këtij trinomi qëndron media. Autori shpalon anë të realitetit që, sado të gërshetohet me ‘fiction’, zbulon vërtetësinë e këtij realiteti përpara lexuesit dhe te ky i fundit operon efekti katarsis, duke e bërë më të përgjegjshëm për rolin që duhet të luajë: i tërhequr dhe vetanak apo të radhitet në kahun e atyre që guxojnë për të ndryshuar. Shkrimtari sugjeron përmes artit të tij, vendimi i përket lexuesit, ndërsa kritika që është shkalla sipërore: e ndihmon lexuesin në një lexim më të specializuar të veprës, si dhe dikton vlerat dhe vendin që i takojnë kësaj vepre në letërsinë shqipe. Media është, po aq vëzhguese e hollë. Fakti që media në Shqipëri njeh mirë cdo problematikë, bëri që të krijohej procesi zinxhir.
Kur ke filluar të shkruash romanin, ishe duke punuar edhe gazetare. I ke thënë vetes se mos ndoshta nuk do ta përfundosh, duke ditur se personazhet reale të jetës së përditshme kanë lëvizje të shumta, herë andej e herë këndej?
Jo, në start nuk e kam pasur këtë frikë apo le ta quajmë dilemë. Pas daljes së romanit, po. Ishte frika e pritshmërisë. Indicia dhe lënda e romanit e kanë buresën te profesioni i gazetarisë. Një krijues është një vëzhgues i hollë i realitetit, kalon në heshtësinë e meditimeve të veta, si të thuash në disa nivele shtresëzimesh, të gjithë atë që shikon, dëgjon, lexon, percepton dhe, në këtë mënyrë, krijon shtratin e analitikës së vet. Brenda këtij qerthulli gëlon gjithcka, ngjarje dhe personazhe të përditshmërisë që, pavarësisht dinamikës, kanë një trajektore të përcaktuar, sado formëzimit apo trajtëzave të ndryshme të shfaqshmërisë. Pastaj, është kitensenca ajo që mbetet brenda sekujt. Në filozofinë e jetës njerëzore, ka një itinerar. Tragat janë aty. Personazhet e kanë krijuar ngjarjen, pastaj, duket sikur është njëlloj ‘stafete’. Dalin të tjera personazhe që ecin në këto rrugë të shkelura më parë nga të tjerë. Nëse e kam kuptuar drejt thelbin e pyetjes suaj, ‘frika’ ka të bëjë pikërisht me pritshmërinë e romanit, reagimet, perceptimin dhe absorbimin e lexuesit dhe më gjerë me një pjesë të asaj që ai jeton, sheh dhe përballet. Nuk ka qenë e lehtë, ka pasur reagime, sepse ky është risku i të prekurit dhe trajtesës së një teme të mprehtë të aktualitetit. Dhe meqë më jepet rasti, dua të theksoj se romani ka kohën, por nuk ka një hapësirë të përcaktuar, sepse janë ngjarje që mund t’i hasësh në cdo qytet të Shqipërisë.
1964912_878741755474004_2987653649579961127_n
Para se ta botoje romanin, i ke thënë vetes se do të duhej të përkthesh në gjuhë të tjera?
Nuk e kam menduar dhe s’është një ‘angazhim’ imi. Ka pasur interesime nga disa shtëpi botuese dhe përkthyes për përkthime në disa gjuhë, si në anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Cdo proces ka kohën e vet kur ndodh.
Mos ndoshta keni filluar të shkruani edhe ndonjë roman të kësaj natyre, duke e ditur se i pari ishte i pritshëm?
Momentalisht jam duke punuar me një libër me kritikë letrare. Paskëtaj, nuk e përjashtoj mundësinë e një romani të këtij zhanri, pasi gjërat që nuk shkojnë në shoqëri, vijojnë të mbeten shqetësim i përhershëm dhe përballë tyre nuk mund të heshtësh.
Cila do të ishte tema tjetër që do të kishe dashur ta përshkruash në ndonjë krijim tuajin?
Ekzistenca, qenia njerëzore. Edhe pse s’kam një projekt konkret, ajo që më grish më shumë, është të bëj dicka që të ndryshoj jetën në vend. Pa arritur këtë, ndihem e paplotësuar. Për fat të keq, shoh  ende kohë migjeniane që më trazojnë shipirtin e s’më lënë të dalë nga ky qerthull. Tashmë, kjo më është kthyer në mision.
Sipas jush, kur do të kalojë kjo kohë tranzicioni?
Për aq kohë sa ne shqiptarët që jetojmë në këtë vend, nuk do dijmë si t’i kërkojmë të drejtat, trazicioni do të vijojë. Kësaj masakre shoqërore i jepet fund vetëm me vetëdije të lartë individuale. Një vend ku sundon ‘ligji i xhunglës’, nuk ka se si të përparojë, në të gjitha kuptimet. Ai vend është i destinuar të prodhojë kaos moral, së pari, sepse lidhet me krizën e besimit, dhe më tej, kaos ekonomik  e social. Pra, secili duhet ta nisë nga vetja, të ketë të qartë cfarë do nga jeta dhe si do që ta jetojë jetën ai dhe familjarët e tij. Ky është revolucioni që i thotë ‘Stop!’ kësaj kohe të mbrapshtë.
Pse ka rënë interesimi për të lexuar në shoqërinë tonë?
Kriza e leximit e ka origjinën te shumë faktorë. Sipas meje, që të lexosh, duhet të jesh i qetë; që të jesh i qetë, duhet të kesh një shtet social që mendon për ty. Në momentin që masa vuan për mbijetesë dhe lufton për këtë me cdo cmim, nuk ka se si të kërkojmë luksin, leximin e librit artistik. Por, ajo që më ka rënë në sy, është fakti që pjesa tjetër, pra kategoria e njerëzve pa probleme të dukshme ekonomike, lexojnë. Gjejnë mënyra alternative leximi, sic është edhe interneti, por lexojnë, dhe kjo është më mirë se sa të mos lexojnë fare, pra është një gjë. Unë personalisht do doja që të propagandohej më shumë për librin e printuar. Kjo është ajo që po e vret letërsinë. Pra, lexuesi aktiv duhet të sensibilizohet dhe të orinetohet drejt librit të printuar dhe këtë e bëjnë institucionet, ne, mediat, pasi vetëm ky lloj leximi të jep emocione të papërsëritshme.
10369057_330425293781889_684339332618839175_o
Jeni edhe gazetare, por, në anën tjetër, edhe romanciere. Je duke i thënë lamtumirën profesionit të gazetarisë?
Absolutisht jo. Së paku, nuk e mendoj. Është një profesion me të cilin jam lidhur ngushtësisht, kam një periudhë të konsiderueshme që punoj si në median e shkruar, ashtu dhe në atë pamore dhe nuk mund ta braktis aspak. Pastaj, ka edhe një marrëdhënie të pandashme në raportin me krijimtarinë. Përsa i përket romanit ‘Perandorët’, është profesioni i gazetarisë që më ka ndihmuar për të sjellë gjithë ngrehinën, lëndën dhe strukturën e tij: ngjarjet, personazhet, intrigat, pjesën e realitetit bashkëkohor që shtjellet në brendësi… Epërsia e profesionit gazetar lidhet me njohjen e mirë të problematikës së përditshme, të depërtimit deri në thelb të anës sociale, ekonomike, të dinamikës së zhvillimeve politike, kompleksin dhe funksionimin e raporteve të ndryshme të shtresave shoqërore, kreditet mbi të cilat funksionojnë disa hallka të shoqërisë sot etj. Pastaj alternohet shkalla e njohjes së problematikës me ndjesinë njerëzore, e cila të grish për të mos qenë i heshtur ballë fenomeneve të tilla. Në këto moment, shfaqet pastaj krijuesi.
Më shumë jeni e Tepelenës apo e Fierit?
Në përgjithësi, nuk më pëlqejnë përkufizimet apo dhe përcaktimet. Tepelena është vendlindja ime, me natyrën krenare, të ashpër dhe mahnitëse, me erën e maleve që i përsillet qytetit si në një bashkëjetesë antike qyshkur ka qenë së pari Tepelena, dhe me njerëz bujarë e të virtytshëm. Atje, edhe malet sikur hedhin vallen labërishte, me britmën gjer në qiell… Është një Tepelenë që ka magjepsur Bajronin. Ndërsa Fieri është qyteti ku jetoj e punoj aktualisht dhe ku unë kam hedhur hapa të rëndësishëm në karrierën dhe krijimtarinë time. E dua si Tepelenën, ashtu dhe Fierin. Kur thashë që jam kundër përkufizimeve, kam mendimin që biem ndonjëherë pre e disa kornizimeve a ngushtive të tilla, duke bërë përjashtime dhe duke krijuar si padashur një ndasi krahinore. Tepelena, Fieri, Gjirokastra, Vlora, Tirana, Prishtina… janë të gjitha Shqipëri dhe gjithkush duhet të ndihet mirë në vendin e vet, në tokën mëmë, në atmëmëdhe.
Çka të bezdis më së shumti?
Servilizmi! Ai vret në cdo kohë njësoj. Ai ngre në piedestal llumin dhe dëmton shoqërinë, e transformon njeriun deri në nivelet me lumpene. Pasojat? Janë shtuar ‘shokët Zylo’…
Koha e lirë?
Kam pak kohë të lirë, por atë e shpenzoj me fëmijët, miq, kolegë, të afërm. Ndërtoj një grafik, me qëllim që të ndodhem kur duhet atje ku duhet dhe të mos ndihet mungesa ime tek ata. Por, nga ana tjetër, e bëj me dëshirë këtë ‘sakrificë’, pasi ky relacion  më jep shumë kënaqësi.
10317558_861592917188888_8854684231771931090_o
Ke menduar të jetosh larg Shqipërisë?
Nuk e kam menduar. Së paku, s’më grish si ide. Do doja që fëmijët e mi të rriteshin këtu, në Shqipëri, të mësohen me këtë jetë, me këta njerëz, të dinë si të luftojnë për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe të bëhen faktorë potencialë për ndryshimin e fatit të vendit të tyre. Kuptohet, nëse do të isha e detyruar të jetoja jashtë Shqipërisë, do ta bëja, siç e kanë bërë shumë bashkatdhetarët tanë, por jeta jashtë vendit nuk do të ishte zgjedhja ime. Edhe pse në një Shqipëri të trazuar, unë marrë frymë lirshëm kur mendoj se jam në tokën time dhe, nëse kam diçka për të dhënë, e jap për qytetarët e mi. Kjo nuk është sakrificë, është dëshirë për të qenë vetvetja. Dinjiteti i secilit individ është në atdhe.
Si e sheh rininë shqiptare në mërgim?
Unë do doja shumë që të rinjtë shqiptarë t’i ushqenin ambiciet e tyre këtu, në vendin e tyre. Kjo do t’u jepte siguri për të ardhmen. Pra, do të ndërtonin një mur me vështirësi, por do të mbetej i tyre, në fund të fundit, ndërsa në mërgim, cdo gurë që hedhin, e kanë me kosto të lartë për vazhdimësinë. Unë e kuptoj fare mirë që këto gjenerata kanë kërkesa nga jeta dhe duan gjithcka në pak kohë, por këtë luks nuk ua jep kurrsesi jeta në mërgim. Emigranti ikën nga vendi i tij, i ri dhe me një valixhe e kthehet plak, i kërrusur me një bastun e po me një valixhe…
Cila është fjala më e shpeshtë që e përdor kur dëgjon lajme të mira?
Besoj me naivitetin e një fëmije. Më duket sikur jeta ka tendenca të ndryshojë për mirë.
Ju falënderoj shumë e nderuar për kohën dhe ju urojmë shëndet e suksese të tjera! 
Faleminderit Juve për këtë intervistë të këndshme dhe profesionale! Ju uroj suksese në botën Tuaj krijuese! ( dialogplus.ch)
Kush është MAJLINDA (NANA) RAMA?
 JETËSHKRIM: ARSIMIMI
Majlinda Nana Rama ka lindur në Tepelenë, më 27 maj 1980. Në vendlindje ka marrë dhe mësimet e para e ato të mesme. Gjatë viteve 1998 – 2002, ka kryer studimet e larta për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe dhe më pas, në vitet 2009-2012 ka kryer studimet, në fakultetin e dytë, atë të Shkencave Politike, në degën «Marrëdhënie Ndërkombëtare».
Në vitin 2014 përfundon studimet Master për «Komunikim Politik».
KARRIERA
Ka punuar si administratore e Shërbimit Social për Ndihmat Ekonomike dhe Paaftësinë. Ka punuar më vonë si mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Prej vitit 2004 jep kontributin e vet në mediat pamore dhe ato të shkruara, ku evidentojmë punën si Drejtore Informacioni në TV Rajonal «Apollon» në Fier. Ka punuar si gazetare e TV «Ora News», Tiranë. Është autore, skenariste, dhe drejtuese e qindra emisioneve sociale, kulturore dhe politike në TV «Apollon».
Nga viti 2006 dhe aktualisht punon si gazetare e gazetës «Panorama», Tiranë
Është drejtuese e gazetës «Ora Juaj», Fier
Punon në Bashkinë Fier
Është presidente Fondacionit Kulturor «HARPA»
Është organizatore dhe drejtuese e Panairit Kombëtar të Librit «FIERI»
KRIJIMTARIA LETRARE
Ka botuar:
1- «Merrma lotin peng»,(poezi, 2004)
2-«Hënë e qiellit tim» ,(poezi, 2006)
3- «…por gjyqi vazhdon…», (prozë, 2006)
4- «Perandorët», (roman, 2014)
Ka në proces:
1-«Yasmin», (roman)
2-«Kritika Letrare», (kritika, studime, recensione, publicistikë).
TË TJERA:
* Është përfshirë në dy Antologjitë Poetike «Korsi e hapur» ku janë bërë pjesë mbi 270 autorë nga vendi e bota, njëri botim i vitit 2008 dhe tjetri botim i vitit 2010.
*Majlinda është anëtare e W.P.S. (Lidhje e poetëve bashkëkohorë të botës).
*Eshtë redaktore dhe recensente e dhjetra librave të autorëve të ndryshëm në prozë dhe poezi.
VLERËSIME:
*Është fituese e Çmimit Special Letrar në Konkursin Ndërkombëtar «Muza Poetike 2012».
* Ka marrë Certifikatë Mirënjohjeje nga Unioni i Gazetarëve.
*Ka marrë Certifikatë Nderi nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve «Pegas».

Shqiptarëve në Maqedoni nuk i`u duhet mbështetje ushtarake

Analisti Fadil Lepaja, tha se shqiptarëve në Maqedoni i`u duhet përkrahje qytetare dhe kombëtare, por ata nuk kanë nevojë për përkrahje ushtarake.


Fadil Lepaja:

Mendoj se shqiptaret e Maqedonise kan nevoje per per perkrahjen tone qytetare e kombetare. Ne radhe te pare u duhet perkrahja jone morale, sepse per te tjerat ata jane te zotet vet me u perballe.Mendoj se nuk ka nevoje per perkrahje ushtarake! Deklaratat e ish ushtareve jane te demshme per kauzen e shqiptarve ne Maqedoni! Shqiptaret e Maqedonise po te jete nevoja do i mbroje NATO, ashtu si na mbrojti neve!

Shpresoj qe atje do te profilizohet nje levizje paqesore, qytetare, me udheheqes te moderuar dhe europian, e cila do te detyroje Maqedonine te reflektoj se si e sheh te ardhmen e vet: me apo pa shqiptare! E ardhmja e Maqedonise varet nga urtia maqedonase!

Nese e shohin te ardhmen me shqipetare atehere duhet te respektojne shqiptaret dhe te jene partner ne shtetin e perbashket.Nese jo, atehere BE dhe miqte tone do te kuptojne ashtu si e kuptuan edhe per Kosoven se duhet perkrahur pavaresine politike.

Prandaj mendoj se maqedonasit duhet te mendojne mire para se ti hyjne nje konflikti me shqiptaret, se duhet te qetesojne gjakrat dhe se duhet te kerkojne ndihme nderkombetare lidhur me procesin e perbindshem, rreth krimit te perbindhshem te vrasjes se te rinjeve maqedonas. Askush nuk do te duhej per asnje arsye te arsyetoje nje krim te tille, por as te ftoje per hakmarrje kolektive. Duke qene se besimi ne mes komuniteteve eshte luhatur do te ishte shume e arsyeshme qe Maqedonia te kerkoi ndihme nga BE per kete rast

Shqipe Abazi: "Të rinjtë që po rriten në mërgim e duan muzikën shqipe"

image
Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Shqipe Abazi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera, jo vetëm në Atdhe, por edhe në Diasporë. Ajo është përpjekur dhe përpiqet edhe sot e kësaj dite që adhuruesit e këngës së saj t’i mbajë me këngë të mirëfillta shqipe. Ne bashkëbiseduam me atë për shumë tema, e ndër to edhe për sezonin e dasmave, meqë mërgimtarët tanë tashmë i fillojnë pushimet dhe dihet që në këtë kohë të verës në Atdheun tonë bëhen shumë dasma.
Zonja Abazi, Ju falënderoj për kohën që po ndani për këtë intervistë. Ju lutem, dy fjalë për veten tënde?
Pyetje jo edhe shumë e lehtë. E kam vështirë të flas për veten time. Por, në rregull! Jam Shqipe Abazi, e martuar me Agron Abazin, muzicient dhe njëkohësisht edhe menaxher imi. I kemi dy vajza, Arianitën dhe Aldinën. Jam shumë e lumtur që i kam dy vajzat e mia, meqë i dua shumë, e ato janë si sytë e ballit për mua dhe për bashkëshortin tim. Jetojmë shumë mirë. Nga natyra jam e qetë dhe e bëj një jetë të qetë. Dua gjithmonë të shoh mirë, jam paqësore, pozitive dhe gjithmonë u gëzohem sukseseve të të tjerëve. Nuk jam inatçore, e dua punën, nuk flas shumë, kam miqësi të mirë dhe, mbi të gjitha, jam e lumtur me gjithçka…
Të kujtohet kur ke filluar të këndosh?
Po, patjetër që më kujtohet. Fillimet e mia ishin qysh në vegjëli, në korin e shkollës fillore, e pastaj fillova me hapa të ngadalshëm, por të sigurt. Kurrë nuk kam dëshirë të ngutem, nga natyra jam e qetë, por gjithmonë e sigurt.
Nga kush pate përkrahje më së shumti?
Në fillimet e mia të hershme, patjetër që e kisha përkrahjen nga familja ime. Por, pasi u martova me Agron Abazin, gjeta një përkrahje edhe më të madhe, si në muzikë, ashtu edhe në çdo aspekt të jetës. Prandaj, për këto të arritura të deritanishme do ta falënderoja shumë familjen, si dhe bashkëshortin tim.
Të kujtohet kënga e parë?
Për fat të keq, jo. Nuk më kujtohet kënga e parë. Kam qenë në klasën e parë të shkollës fillore dhe nuk e mbaj në mend. Këngë fëmijësh. (Qeshet). Më keni kthyer shumë vite prapa, sa tash po e kujtoj veten kur isha e vogël dhe kur u ngjita në skenë për të kënduar. Sigurisht qeshë skuqur dhe frikohesha se mos e harroja tekstin. Por, e këndova aq mirë, sa mora edhe shumë duartrokitje.
Si do ta kishe parë veten sot, po të mos këndoje?
Në fakt, nuk mund që ta imagjinoj veten time pa muzikë. Por, nëse afrohen rrethanat, pa dyshim se nga natyra jam optimiste, do të ushtroj profesion tjetër, ose do të jem një amvise e mirë për familjen time. Është nder dhe kënaqësi që t’i kryesh edhe punët e shtëpisë për familjen. Edhe pse këtë e kam bërë dhe e bëj kur nuk kam angazhime në punën time, por atëherë do të jem edhe më e përkushtuar në familjen time. Por, edhe atëherë do të kisha kënduar me veten time, pa lëshuar zë. Kënga për mua është pjesë e jetës, me të cilën kam jetuar dhe shpresoj se do të jetoj. Kënga të jep jetë dhe ajo ma ka dhënë atë.
Kënga më e dashur për ty që e ke kënduar dhe e këndon sot e asaj dite?
Të gjitha këngët e vjetra popullore, të Shqipërisë së mesme, si dhe këngët qytetare i këndoj me shpirt, e fatkeqësisht nga pak ka këso lloj kërkesash të kohëve të fundit. Por, këngën që e dua më shumë është: «Si m’ke sytë, m’i ke vetullat». Në momentin kur jam duke kënduar, atë këngë e dua. Kënga është pjesë e shpirtit, sepse këndohet me zemër.
Nuk keni shumë albume. Si duket nuk keni vrapuar pas tyre, kur dihet se e keni një karrierë të gjatë?
Unë kam gjithsej pesë albume dhe afro dhjetë albume të tjera me potpuri këngësh me shumicën e kolegëve të estradës sonë, si dhe disa videoklipe. Pikësynimi im ka qenë gjithmonë që dashamirët e këngës të më njohin nëpërmjet të kënduarit live, e jo nëpërmjet albumeve, nëpërmjet vidoklipeve dhe besoj që këtë e kam arritur. Është e vërtetë se nuk dua të vrapoj që të kem numër të madh të albumeve, por me rëndësi të dalin mirë dhe të pranohen mirë. E këtë më mirë e thonë ata që më kanë dëgjuar dhe që më dëgjojnë.
Keni probleme me tekste?
Jo, nuk kam pasur deri më sot. Fatbardhësisht kemi miq të mirë që shkruajnë tekste këngësh, e kur na nevojiten i kërkojmë nga ata, varësisht nga kërkesat e dashamirëve të muzikës.
Cili zhanër i muzikës ju pëlqen më së shumti?
Pa dyshim, zhanri i muzikës popullore dhe baladat.
Jeni shpesh edhe e ftuar nëpër ahengje të ndryshme. Na tregoni, ju lutem, nëse nuk është sekret, në sa dasma merrni pjesë brenda një viti?
Po ju them shumë sinqerisht, në sezonin e verës numri maksimal është 30 dasma. E nga shtatori e deri në muajin maj jemi në Perëndim me mbrëmje të ndryshme. E, në anën tjetër, përpiqemi që sado pak kohë t’ua kushtojmë fëmijëve dhe familjes. Nuk është i lehtë ky profesion.
Po në Diasporë?
Kemi shumë mbrëmje. Sinqerisht, nuk e di saktësisht se sa është numri.
Më shumë jeni në Atdhe apo në Diasporë sa u përket mbrëmjeve muzikore?
Nuk mund të them se jemi më shumë në Atdhe se në mërgim. Herë andej, e herë këndej. Në lëvizje. Edhe në mërgim kemi adhurues të shumtë, e kjo na gëzon dhe na mban. Të rinjtë dhe të rejat shqiptare që po rriten në mërgim e dëgjojnë muzikën shqipe me kënaqësi i pranojnë këngët tona.
Do na interesonte ta dinim se si e sheh muzikën shqipe sot?
E them me keqardhje, por kjo është e vërtetë – në një kaos të madh. Në muzikë sot kanë hyrë shumë rryma të ndryshme, për fat të keq shumë pak kërkohet muzika e mirëfilltë. Shpresoj që të rregullohen gjërat në një të ardhme të shpejtë.
Si duket, më shumë po i jepet rëndësi veshjes sesa këngës?
Veshja është pjesa për të cilën duhet të jemi të kujdesshëm se si paraqitemi para publikut. Por, për fat të keq, ka disa videoklipe, kur është e vështirë ta dallojmë nëse po dëgjojmë këngë, apo po e shikojmë ndonjë reklamë të gardërobës.
Ka dalë triumfuese ‘tallavaja’ kundrejt këngës së mirëfilltë shqipe?
Në shumicën e rasteve, për fat të keq, po. Por, varet se çka i servon publikut dhe çfarë kërkon publiku nga ti. Unë përpiqem që sa më shumë të ofroj këngë të bukura. Nëpër dasma, sigurisht se këngët më të preferuara, ato që kërkohen, në të shumtën e rasteve janë ato ‘tallava’?  Por, po, është e vërtetë që po dominon, jo vetëm te ne, por në gjithë Ballkanin. Ne përpiqemi të krijojmë atmosferë. Shumica e atyre që kërkojnë këngë e bëjnë për të vallëzuar, e ka edhe raste kur kërkohen këngë të bukura shqipe. Por, për vallëzim kemi edhe këngë të ndryshme shqipe, saqë vërtet krijohet atmosferë e këndshme, e kësaj shpeshherë edhe ia kemi dalë.
Nga dasmat që ftoheni, sa janë ato të mërgimtarëve tanë?
Mund të them se rreth 50 për qind janë të mërgimtarëve. I falënderoj ata që na zgjedhin ne për t’u kënduar nëpër ahengjet e ndryshme familjare, dasma, fejesa, e kështu me radhë.
Shqipja në kohën e lirë?
Koha ime e lirë, nga ajo pak kohë që kam, fillon gjithmonë me një kafe, me buzëqeshje dhe me pozitivitet për një ditë të mbarë. Tërësisht kohën e lirë përpiqem t’ia kushtoj familjes, fëmijëve të mi, siç thashë edhe më lart – janë sytë e mi.
Çfarë të bezdis më së shumti?
Më bezdisin shumë padrejtësia dhe lajkat, ato s’i duroj dot. Pastaj, edhe tollovia në trafik ma humb durimin.
Ku e keni gjetur ilaçin që të mos plakeni?
Për këtë i falënderohem Perëndisë dhe gjeneve të prindërve, të cilëve u ngjaj. E, në anën tjetër, është familja e shëndoshë, kënga, pastaj mendoj gjithmonë pozitivisht, miqësia e mirë, e kështu me radhë.
Kishe dashur që edhe fëmijët tuaj të merren me muzikë?
Ta them të drejtën, kanë talent, por, duke e ditur se duhet shumë punë dhe sakrificë, nuk kisha dashur. Megjithatë, nëse ato kanë dëshirë të madhe për këngë, pa dyshim që do t’u jepnim përkrahje.
Të ka ndodhur ndonjëherë ta harrosh tekstin e këngës?
Po, më ka ndodhur, por jam gjetur disi, sa përveç kolegëve që e kanë kuptuar, tjetër askush. Ndodhin edhe këto gjëra, sidomos kur afrohen dasmorët për t’i bërë urimet, përzihet edhe teksti, por e kaloj menjëherë.
Do të kemi ndonjë projekt të ri nga Shqipe Abazi?
Patjetër që do të kemi, por pas sezonit të dasmave.
E mërgatës, keni menduar t’ia kushtoni ndonjë këngë?
Të gjitha këngët i këndoj për gjithë shqiptarët kudo që janë, por t’i dedikohet Diasporës, të jem e sinqertë, këtë nuk e kam menduar. Nuk dua t’i ndaj ata si të Diasporës dhe ne këndej si të Atdheut.
Çfarë kishe ndryshuar në stilin e dasmave shqiptare që po organizohen në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës?
Kisha për t’i ndryshuar tri gjëra, meqë janë bërë demode, e më duket sikur po e shoh një film reprizë dhe kjo më pengon shumë: Kur hyn çifti, kur vallëzon çifti, dhe ndarja e tortës së çiftit. Në disa vende ka pasur ndryshime që të gjithë e kanë pëlqyer atë ndryshim. Por, në shumicën e dasmave është reprizë.
Për fund të kësaj interviste, do më interesonte të merrja një mendim nga Ju se kur kënga shqipe do të shpëtojë nga turbulencat e shundit dhe kiçit?
Mua më duket se veç ka filluar gradualisht rënia. E kemi një thesar shumë të pasur, shumë të bukur, këngë që ta kënaqin shpirtin, prandaj nuk kemi nevojë për muzikë të huaj.
Ju faleminderit edhe një herë, shpresoj se përsëri do të kemi rast të bashkëbisedojmë!
Ishte kënaqësi edhe për mua. Ju uroj punë të mbarë dhe përshëndetje për gjithë lexuesit tuaj! 

Avdyl Gërvalla: "Kosova po përballet me skamje e mjerim, si në shekullin e kaluar




Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Protagonisti i intervistës sime është Avdyl Gërvalla, emër ky i njohur thuajse për të gjithë lexuesit tanë, kudo që gjenden. Është e pamundur që nëpërmjet dy-tri fjalëve të një hyrjeje të kësaj interviste ta njoftojmë për të gjitha këto lexuesin, i cili ndoshta nuk ka pasur mundësi ta takojë, apo të lexojë diçka nga z. Gërvalla. Ai e ka një veprimtari të bujshme. Zoti Gërvalla jeton dhe vepron me familjen e tij në Zvicër, por për asnjë çast nuk është ndalur dhe nuk ndalet së vepruari, jo vetëm për të mirën e Kosovës, por për të gjitha trevat tjera shqiptare. Ai është i qetë, fjalëpak, e mbi të gjitha i respektueshëm për të gjithë, pavarësisht moshës, apo regjionit nga vjen. Para pak ditësh, ai është kthyer nga Kosova, ku e ka botuar librin e tij të radhës «Shtëpia në rrugë», në Prishtinë. Libri u promovua në Prishtinë dhe është mirëpritur. Sapo ka ardhur në Zvicër, ne e kontaktuam dhe deshëm që me të ta realizojmë një intervistë, me qëllim që lexuesit tanë të njoftohen më shumë në lidhje me librin e tij të ri dhe për tema tjera, në të cilat z. Gërvalla, i cili është shumë modest dhe nuk e ka shumë qejf të flasë për veten e tij, por pranoi për hir të profesionit tonë dhe lexuesve tanë që të përgjigjet. Shpresoj shumë se do të mësoni shumë gjëra interesante që na i tha ai enkas për portalin «dialogplus».

image


Zoti Gërvalla, Ju falënderoj që po ndani kohë për këtë intervistë! Para pak ditësh e nxorët në dritë librin tuaj «Shtëpia në rrugë» dhe e promovuat në Prishtinë. A mund të na tregoni se si ju pritën në kryeqytetin e Kosovës në këtë promovim?

Qofshi me nder! Po, librin e promovova në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, me ç’rast i falënderoj për gatishmërinë dhe mikpritjen e tyre.

Jetoni dhe veproni në Zvicër. Sa ishte e vështirë të gjesh kohë për ta shkruar librin në fjalë?

Natyra e punës sime si përkthyes më mundëson kushte për t’u marrë me shkrime.

Si u bë që ky libër ta ketë këtë titull, e jo ndonjë tjetër?

Libri qe shkruar i tëri, me nëntitujt e kapitujve, të cilët më vonë i zëvendësova thjesht me numra, për të mos ndikuar në lexuesin, por për ta lënë të lirë. Kadri Rexha, një shok i Jusufit, i mori vesh hezitimet e mia dhe krejt thjesht e propozoi këtë titull, të marrë nga opusi i poezive të Jusufit në librin e parë ‘Fluturojnë e bien’. U pajtova. Ju e dini se ka rrugë nën rrugë, rrugë mbi rrugë, por edhe rrugë në rrugë. Prandaj, edhe ky titull e simbolizon një ‘shtëpi në rrugë’ të mbarë, në rrugë të Zotit.



Në këtë libër shpalosen kujtimet e vëllezërve tu. Te cili vëlla patët më shumë vështirësi për të mbledhur materiale?

Këto materiale janë shtresuar në jetën time një nga një. S’kam ndeshur vështirësi të natyrës së tillë. Unë s’kam shkruar histori. Për mua ishte e rëndësishme ta rikujtoj stinën në të cilën ishte shtjelluar ngjarja. Viti për mua s’kishte kurrfarë rëndësie, gjë që u desh gjatë rileximit të fundit ta shtoj, pas kërkesës këmbëngulëse të Donikës, vajzës së vëllait.

Dihet se nuk ishte e lehtë të shkruash e t’i rikujtosh ato kujtime?

Të gjitha ngjarjet ua kam treguar fëmijëve të vëllezërve të mi, pra janë nga ato kujtime që i kam bartur me vete tërë jetën… e pashë të rrugës, thjesht, t’i përmbledh në një libër…

Në këtë libër lexuam përshkrime ngjarjesh e situatash reale, intime, emocionale. Si autor i librit, e ke vënë edhe veten në ato personazhe?

Po, e kam vënë praninë time si përjetues real i këtyre ngjarjeve.

Si mund ta quajmë librin, roman, apo libër kujtimesh?

Po t’i hiqet nëntitulli i librit: Kujtime… me siguri se do të kishte mbetur roman, me ngjarje e personazhe të vërteta.

Mendoni se e keni sjellë në këtë libër familjen Gërvalla ashtu sikur ju njohin më të afërmit?

Pa dyshim. E tërë jeta e familjes sonë është ndeshur me sfida nga më të ndryshmet. Të gjitha ato sfida u mundën keqas nga kënga, kitara, poezia, piktura, përkthimi, drama e romani.

Kur e keni filluar librin dhe sa kohë ju është dashur që ta përfundoni?

Librin e kam filluar para 55 vjetësh, pra pasi i kisha mbushur katër vjet, mosha kur filluan të shtresohen kujtimet nga fëmijëria ime, kurse e kam daktilografuar për dy ditë.

Kush të ndihmoi më së shumti që të kryhet libri?

Dy shokë të Jusufit, mr. Kadri Rexha dhe prof. dr. Shaqir Shaqiri, nxitësit e drejtpërdrejt të daljes në dritë të këtij libri.

Zoti Gërvalla, a kanë mbetur edhe kujtime të tjera që nuk keni mundur t’i pasqyroni në libër?

Po, kanë mbetur. Megjithatë, e gjykoj se këto ishin nga më kryesoret. Pothuajse çdokush ka mundësi të shkruajë për Jusufin një tekst prej 4 faqesh, apo 40, kurse për Bardhoshin nuk janë në gjendje të shkruajnë madje as katër rreshta. Pikërisht kjo mungesë më ka shtyrë ta shkruaj këtë libër.

A do të promovohet libri në fjalë edhe në Zvicër dhe shtetet tjera të Evropës?

Shpresoj se po, duke u nisur thjesht nga fakti se mbi 70% e kombit shqiptar jeton jashtë trojeve tona.

Sikur të të jepej mundësia edhe një herë ta rishikosh librin, çfarë do të kishe ndryshuar?

Do ta përmirësoja ndonjë gabim ortografik që pa dyshim na është përvjedhur, përndryshe asgjë.

A do të përkthehet libri në gjuhë të tjera?

Mendoj se po… Po më dha Zoti jetë!

T’i kthehemi situatës aktuale në Kosovë. Si e shihni Kosovën?

Kosova është ndër vendet më të pasura në botë. Eksporton, pa para – gratis, lëndën më të shtrenjtë – njeriun e gatshëm. Asnjë nga partitë politike të Kosovës nuk bëjnë asgjë për ta ruajtur atë më të shtrenjtën – njeriun. 400 000 shqiptarë jetojmë në Zvicër, prej tyre as 2 000 nuk janë delinkuentë. Prej gjithsej 11 lojtarëve në futboll në Kombëtaren e Zvicrës 6 lojtarë janë shqiptarë, dhe merreni me mend – Perëndia na e dërgon një dhuratë të tillë, Perëndia na e dërgon Xherdan Shaqirin që i jep tre gola gjatë një ndeshjeje kundër Brazilit, për të na rikujtuar se kemi plot vlera. Ky i ri shqiptar bën edhe më shumë, i shlyen të gjitha mbrapshtitë që i kemi bërë ne shqiptarët deri më atë ditë.

Vapa e madhe e gushtit, si duket, po ndihet edhe në politikë. Sipas jush, kush do ta hiqte këtë vapë edhe në politikë?

Kosova është sa një lagje e një qyteti të madh, as dy milionëshe, dhe përballet me skamje e mjerim, si në shekullin e kaluar. Atë gjendje e krijon qeveria e kriminalizuar, plot hajdutë e delinkuentë të ndryshëm, prodhues të ‘vapës’; kjo qeveri është e gatshme të derdhë edhe gjak të popullit vetëm për të gëzuar edhe katër vjet imunitet… Ata mendojnë se lëndët e tyre do t’i mbulojë pluhuri i harresës, por gabohen rëndë… Këtë vapë do ta heqin studentët, të përkrahur nga populli i Kosovës, për të dëshmuar se Kosova nuk lejon më të identifikohet si udhëkryq i së keqes.

Si duket, është një qetësi e brishtë edhe në Maqedoni, në Luginën e Preshevës, por edhe në Kosovë. Te kush e shihni fajin?
kopettina


Te politika. Në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje politike pas luftës. Shumë prej tyre i kanë bërë të burgosurit me dënime të gjata për krime të ndryshme. Atyre, drejtësia e Kosovës ua mundëson të drejtën për ‘week-ende’ të lira. Çfarë absurdi! ‘Week-end’ për mua është fundjava, e shtuna dhe e diela. Për këta, ‘week-end’ janë edhe ditët tjera të javës. Pas kryerjes së detyrës, ata kthehen lirisht nëpër burgje dhe askujt s’i shkon as mendja t’i fajësojë ata kriminelë. Kosova ka mundësi të panumërta ta ndihmojë Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), por edhe trojet shqiptare nën Maqedoni, por jo me këtë qeverisje… Qeveria, me pak vullnet të mirë, do t’i kushtëzonte së paku bisedimet me Serbinë për dhembjen më të madhe të pasluftës – kthimin e eshtrave të të vrarëve; kthimin e fondeve të pensionistëve; kërkim-faljen publike për masakra, likuidime, vrasje, dhunime, burgosje, ndjekje; me lirinë proporcionale të Kosovës Lindore, por nuk mundi… Asaj ia kanë zënë bishtin me derë, prandaj nënshtrohet, dorëzohet, e pranon fusnotën, pranon çdo gjë… Pa mend… Pa fije turpi!… Edhe kjo është e qartë – Qeverisë së Kosovës i dhimbset Ali Ahmeti, aleati i tyre, më shumë se populli shqiptar nën Maqedoni.

Zoti Gërvalla, e di se jeni në pushime dhe keni takime të shumta, prandaj Ju falënderoj shumë edhe një herë për kohën dhe Ju dëshiroj edhe suksese të tjera!

Ju faleminderit nga zemra për hapësirën që më keni dhënë. Nuk jam i vetëm që e kam këtë mendim se shkuarja në Kosovë nuk ka të bëjë fare me pushime, përkundrazi me një lodhje të stërngarkuar. Nuk mund të jesh i qetë kur i sheh të gjithë ata njerëz që shpëtimin e vet e shohin vetëm në largim nga Kosova. E gjithë ajo rini e papunë, e pa shpresa për një të ardhme. E gjithë ajo burokraci nepotiste, kleptomane. I gjithë ai haraç. E gjithë ajo gardë pleqsh nëpër pozita udhëheqëse, pra hajna të dëshmuar, që nuk i zë besë rinisë, ngase vetë janë të pabesë. Edhe tash, pas 15 vjet lirie! Por, Zoti do të na ndihmojë, patjetër, ne shqiptarëve!




(Artikullshkruesi Mr. sc. Dashnim Hebibi (u lind më 12 qershor 1976 në Preshevë), gazetar, publicist shqiptar nga Presheva, ku vetë z. Hebibi, këtë trevë e quan Peonia Dardane.

Dashnim Hebibi, vjenë nga Presheva, një qytet që quhet edhe ndryshe nga vetë Dashnimi si Albania e vogël dhe Peonia Dardane. Si i ri, ka filluar të shkruajë, për këto treva, si për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Në shkollën fillore dhe në ate të mesmen, Dashnimi u dallua, nga nxënësit e tjerë, duke treguar se po lind një yll i gazetarisë për këto treva. Jo rastësisht, Dashnim Hebibi, u quajt yll dhe kështu njihet, që ka mbaruar fakultetin e gazetarisë në Tiranë, prandaj, është gazetar profesionist për këto treva, pas shume te tjereve para tij. Dashnim Hebibi gjatë studimeve në Tiranë ushtroi profesionin e gazetarisë thuajse në të gjitha gazetat e asaj kohe që botoheshin në Shqipëri.

Dashnim Hebibi, ka mbaruar edhe disa studime pasdiplomike, si Akademinë Diplomatike dhe Menaxhimin e Krizave në Tiranë dhe me sukses po mbaron edhe magjistraturën në një temë shumë interesante "MEDIAT SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA E DIASPORËS 2000-2010", ku me sukses, përfundoi në qershor të vitit 2011 në UEJL. Dashnimi, punoi disa vite redaktor i diasporës në të përditshmen "Bota sot", redaksia në Cyrih, punoi korrespodent në Televizionin e Maqedonisë redaksia në gjuhën shqipe për tre vjetë nga Zvicra. Ka redaktuar dhe recenzuar shumë vepra, gjithmonë si gazetarë i lirë.

Të gjithë intelektualët e mirëfilltë, jo të korruptuar, e dinë si në atdhe ashtu edhe në diasporë, se Dashnimi është edhe njëri nga themeluesit e Bibliotekës së parë shqiptare në Zvicër, i cili punoi jo më pak se katër vite për këtë projekt të madh dhe është përshëndetur nga shumë intelektualë. Ishte editor për diasporë i agjencisë së lajmeve INA me seli në Maqedoni, ndërsa tash, është deri më (2010 shkurt) drejtor i Albanian Media Center (Qendrës së vetme mediale në diasporë), drejtor dhe editor i agjencisë së lajmeve www.kosovaere.ch, si dritare informative për diasporën tonë, në bashkëpunim me shumë media tjera, edhe këtu në punonë në cilësinë e gazetarit të lirë.

Dashnimi, ka realizuar shumë intervista me personalitet të ndryshme poliktike si të atdheut ashtu edhe me ata ndërkombëtarë, duke u nisur nga kryeministri Sali Berisha, presideni i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i ndjeri Azem Hajdari, Fehmi Mujota, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Jakup Krasniqi, Lulzim Basha dhe shumë e shumë personalitete, ndërsa me ndërkombëtarë Wesli Klark, Calmy Rey dhe shumë të tjerë. Njihet si ambasador i Kosovës Lindore për Zvicër, sepse është organizatori numër një, për të mirën e këtyre trevave.

Njihet, gjithashtu edhe si intelektual i unitetit, i cili në vitin 2009 në Zvicër, ishte i vetmi intelektual që mblodhi të gjithë subjektet politike shqiptare që veprojnë në Zvicër, si degë dhe disa shoqata humanitare dhe i dërgoi tek ambasadori i shtetit amë Shqipërisë në Bern, z. Mehmet Elezi, të cilin e ka pasur edhe profesor. Në ate takim shumë miqësorë, të gjithë të pranishmit edhe bënë një foto. Dashnim Hebibi, ka mbi dhjetër mirënjohje në diasporë për kontributin e tij të madh që e ka dhënë për integrimin e shoqërisë shqiptare. Dashnimi, ka marrur pjesë në evenimente të ndryshme që kanë pasur të bëjnë me atdheun tonë, si në aspektin politik, kulturorë ashtu edhe në ate sportiv e social. Ishte i vetmi gazetar, që para disa viteve, mori pjesë si gazetarë në Vatikan, me lumturimin e Nënë Terezës, që u takua me Gjon Palin e dytë të ndjerin dhe shumë e shumë personalitete të skenës politike shqiptare, ndërkombëtare dhe atyre fetare.

Dashnimi, thënë shkurt e shqip, është intelektual i kalibrit të lartë. Shkruan publicistikë, komenton ngjarje të ndryshme dhe nuk shpejton në analizat dhe qasjet, por kur lexohen, shihet, se kanë një studim vërtetë të qartë të situatës. Botoi, gazetën e diasporës, AMC Press, Kosova e re, por për shkaqe ekonomike, u desht që të ndërpresë, por pritet që shpejt drita jeshile e këtij gazetari të madh, do të bëjë bum prap me gazetë. Një revistë shqiptare VIP, para një kohe, e përshkruan Dashnim HEBIBIN, si gazetarin më të dalluar në diasporë, i cili për 30 ditë, realizoi mbi 30 intervista edhe ate me personalitetet më me zë dhe temat e këtyre intervistave ishin shumë aktuale dhe ka thyer rekord gazetaresk në diasporë dhe mundemi të themi edhe më gjerë në tokat shqiptare. Ka shkruar edhe disa këngë patriotike për këngëtarët tanë më me zë, si Arif Vladi etj. Dashnim Hebibi ka shtetësinë e Zvicrës, ku për këtë shtet ka shumë respekt. Është apolitikë. Ndihmon edhe TV Diaspora-RTK për edicionin e Zvicrës dhe është gazetarë i lirë dhe apolitikë.Përndryshe njihet edhe si moderator i shkëlqyer, i cili ka realizuar me dhjetëra mbrëmje argëtuese, sportive në diasporë, duke moderuar me një modesti të madh profesionale. Dashnimi, mbaroi me sukses të shkëlqyer Akademinë Ndërkombëtare të Kriminalistikës tek i njohuri Avi Bleier në Tel Aviv të Izraelit. Dashnimi është i martuar dhe jeton e vepron në Zvicër, ku ka edhe dy fëmijë.Para pak ditësh, në prill të vitit 2011, Dashnim Hebibi, u nominua edhe ambasador i paqes nga “AMBASADOR PËR PAQEN” – “AMBASSADOR FOR PEACE” nga organizata UPF, (Federata e Paqes Universale), një Organizatë me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB).


Tituj të veprave:


Njëqind orë udhëtim ;Hënë e fshehur ;Kohë me shumë vrima ;Lexim i tokës ;Kosova, një zjarr amë ;Dialog me gurin ;Aristokracia e shpirtit ;16 Plumbat e Fjalës" ;Intervista në Tranzicion I ;Intervista në Tranzicion II.

Veprat janë të përkthyera edhe në gjermanisht, anglisht, italisht dhe frengjisht.

Shkrimtari Kovaç: Serbët, të paaftë për paqe me fqinjët

image

“Autokritika” e një sllavi për bashkëkombasit e tij që nuk dinë se çfarë është dialogu, që theren për territore që u kanë shkaktuar shumë vuajtje fqinjëve. Akuza Millosheviçit dhe gjithë atyre që e sollën në pushtet, intelektualë dhe gazetarë
Shkrimtari Mirko Kovaç është shprehur se serbët nuk kanë haber për politikë, nuk kanë haber për kompromise, sepse nuk kanë diplomaci. Ata nuk e dinë çfarë është dialogu, theren për territore dhe janë të paaftë në paqe me fqinjët. Kovaç akuzon serbët për vuajtjet që u kanë shkaktuar në kohëra të ndryshme popujve fqinjë. Ai akuzon jo vetëm Millosheviçin por të gjithë ata që e sollën në pushtet intelektualë, gazetarë, madje edhe klasa qytetare janë përgjegjës në krime. “Vuajtja që ndodh diku tjetër ose në afërsinë tënde, duhet të jetë gjithashtu vuajta jote. Ndonëse krimi nuk vjetërohet, është humbur rasti që Dobrica Qosiqi të gjykohet si një kriminel lufte. Po qe se Serbia do të hynte në Bashkimin Evropian, modeli i të menduarit do të mund të ndryshonte diçka për nja 5-6 dekada” shprehet Kovaç. 
Mbi dy dekada keni sinjalizuar për dëmin e politikës serbomadhe, të elitës shpirtërore serbe, me në krye babain fatal të kombit, shkrimtarin Dobrica Qosiqi për frymëzimin dhe propagandimin e politikës hegjemoniste serbomadhe, të politikës së urrejtjes, gjenocidit, luftës. Cili është dimensioni real i dëmit të një politike të tillë dhe përgjegjësia e elitës shpirtërore serbe për pësimet nga lufta dhe për gjendjen e tashme? 
Nuk mund të thuhet vetëm ashtu kalimthi është shkaktuar dëm “sepse bëhet fjalë për jetë njerëzore, për vdekje të civilëve, vdekje të fëmijëve të pafajshëm. Të ashtuquajturat dëmet materiale mund të sanohen, por krimet që kanë mbetur pas babait fatkeq dhe të bashkëpunëtorëve dhe ndihma qarëve të tij, janë diçka që hyjnë në historinë e turpshme të neverisë”. Para disa ditësh në javoren boshnjake, “Dani”, miku im Marko Veshoviçi, poet i shkëlqyeshëm dhe një figurë madhore morale e kësaj kohe, ka shkruar bukur një libër i cili flet për kohën e ndërhyrjes së NATOs, kur e përmend rastin e një vajze shqiptare të rrëmbyer diku në shpatet e Kopaonikut. Fqinja e asaj familjeje shqiptare, serbja, ka shkuar te ushtarët që t’i lusë ta lirojnë vajzën, sepse ishin komshinjtë e tyre, shqiptarë, njerëz të pafajshëm. Ai ushtari serb e kishte marrë në pyetje atë bashkëkombësen e vet, e kishte nxjerrë thikën dhe para saj e kishte therur vajzën shqiptare. Veshoviçi më tej thotë se sikur të ekzistonte vetëm kjo vrasje, e vetme, do të duhej penduar i tërë populli serb. Ose, Zoti do të duhej ta dënonte në tërësi. E, pastaj Veshoviçi me zhgënjim konkludon: “Por, Zoti është një thashethemnajë e paverifikuar”. 
Çfarë sugjeron teza e Qosiqit se tokat serbe janë shumë më të mëdha nga populli i cili jeton në to? Ndërkaq, historiania serbe, Latinka Peroviç, mendon krejtësisht ndryshe, serbet humbin në luftë atë që mezi disi e kanë arritur, e kanë arnuar në paqe? 
Për këtë kam shkruar në një tekst më të gjatë për Qosiqin. Aty kam thënë se një konstatim i tillë qesharak, kavanesk, joserioz, në asgjë i bazuar, por pas së cilit janë kallur naciofilët, e ka ngritur aq shumë themeluesin e saj, aq sa askush më, pastaj nuk ka pasur guxim ta verifikojë apo ta ristudiojë, sepse ishte pranuar si një fakt, si një e vërtetë e pa rrënuar, si një çast lucid i Mesisë. Më pas deklarohet edhe vetë krijuesi i kësaj thënieje të mençur, duke shtuar se në këtë thënie e ka bazuar tërë jetën vetanake dhe se “e ka sublimuar eksperiencën e vet dhe vitet e të medituarit”. Historiania, shkrimtarja e mrekullueshme, personi i mrekullueshëm, Latinka Peroviç mendon krejtësisht ndryshe, duke pohuar se më parë mund të thuhet se serbët humbasin në luftë atë që në një mënyrë, mezi e kanë arnuar në paqe. Ajo thotë se Serbia nga viti 1876 çdo 14 vjet e ka bërë nga një luftë. Kjo do të thotë së serbët nuk kanë haber për politikë. Latinka pohon se politika, pos të tjerash, është edhe evitim i rrezikut. E, lufta është rrezik dhe fatkeqësi, e cila të gjithë i hedh prapa. Ajo që serbët e humbin në paqe, do të thotë se nuk kanë haber për kompromise, se nuk kanë diplomaci, se nuk dinë çfarë është dialogu, se theren për territore, se janë të paaftë në paqe me fqinjët etj. Kjo krenari e humbësit realisht është ndjenjë e inferioritetit, prandaj edhe ndodh rënia si e pa kokë në luftëra. Lufta është gjendje e papërgjegjësisë, mundësi krimi, një lloj ndjekjeje primitive dhe e gjuetisë ndaj tjetrit dhe të ndryshmit, të tjetër farit. 
Qosiqi dhe kompania me veprimtarinë e gjithëmbarshme a kanë krijuar rrethana që nacionalizmi të shndërrohet në një gjendje patologjike, për krijimin e ndjenjës së pasigurisë të populli vetanak dhe a e kanë kultivuar frikën psikotike për rrezikueshmërinë e serbeve? 
Gjithçka kjo ka ndodhur në hapësirat tona, rrjedh nga këto kuzhina nacionaliste serbe. Ngjizja e ish-komunistëve, e Kishës dhe e çetnikëve ka luajtur rolin kyç në luftërat e kaluara. Serbet i kanë nxitur luftërat në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë, por ata sikur këtë e harrojnë gjithnjë e më shumë, kurse historianët e tyre tashmë gjejnë arsyetime për krimet që i kanë bërë. Së shpejti do të dalë se ata janë qengja të pafajshëm! 
Nacionalizmi nuk mund të eliminohet aq lehtë e shpejt, sidomos nga shoqëria serbe, ku është aq i rrënjosur. Nacionalizmi sikur ka mbetur i paprekur, keni shkruar. Cilat janë pikëmbështetjet e nacionalizmit serb dhe a janë mbetur të paprekura ato shtylla? 
Elita është pikëmbështetje sot sikur ishte edhe në të kaluarën. Millosheviçi nuk ka ardhur vet në pushtet, as që i ka bërë vetëm krimet. Me të ishin pothuaj të gjithë intelektualët, Shoqata e Shkrimtarëve Serbë, Shoqata e Artistëve Serbë, Akademia e Shkencave, gazetarët, institucionet e kulturës, Kisha, policia, ushtria edhe vet opozita, madje edhe klasa e dikurshme qytetare, e cila atë e shihte si antikomunist i cili serbëve ua ka kthyer dinjitetin. Ky është një konceptim i gabuar dhe i sëmurë i dinjitetit. 
A kanë ndodhur në Serbi ndërrimet esenciale politike pas rënies e vdekjes së Millosheviçit, a është bërë demillosheviçizimi. A ka ndryshime esenciale në planin e kulturës. Keni deklaruar se serbët për një kohë të gjatë nuk do të dalin nga bërlloku. Një popull që i kremton kriminelët sikur është Karaxhiçi, Mlladiçi apo Millosheviçi, populli tek i cili Shesheli mund të këtë ithtarë, nuk ka perspektivë? 
Vështirë që të paraqitet një psikolog i tillë. Kjo është vetëm një metaforë, figurë që e kam përdorur. Duhet zhdukur plotësisht ky model, për çfarë duhet një periudhë e gjatë kohore. Po qe se Serbia do të hynte në Bashkimin Evropian, do të mund të ndryshonte diçka për nja 5-6 dekada.
A konsideroni se duhet të përgjigjen disa intelektualë, letrarë, artistë serbë, të cilët me paraqitjet dhe me veprimin e tyre kanë nxitur urrejtjen etnike, mos tolerancën, luftën e krimet?
 Po, kjo është dashur bërë deri tani. Ta zëmë Milorad Vuçeliçi, i cili ishte drejtor i Televizionit të Millosheviçit, një luftë nxitës, është po aq kriminel sa edhe Millosheviçi. Ai sot udhëheq një revistë dhe nuk bashkëndien me bashkëmendimtarët e vet shpirtërorë e moralë, të cilët gjykohen në Hagë. Sikur të ishte i moralshëm, do të solidarizohej me pajtashët (jaranët) e tij dhe vullnetarisht do të shkonte në Hagë. 
Mirko Kovaç ishte shkrimtar malazez, kroat dhe serb 
Kovaç lindi në fshatin Petrovici Nikshiq (në atë kohë në Drina Banovina, Mbretëria e Jugosllavisë, tani në Mal të Zi). Veprat e tij janë romanet: Gubilište, Moja sestra Elida, Malvina, Ruganje s dušom, Vrata OD utrobe (të cilat i dhanë atij Çmimin NIN në vitin 1978), Uvod u drugi Zivot, Kristalne rešetke, Grad u zrcalu, dhe tregimet e shkurtra: Rane luke Meštrovi?a i Nebeski zaru?nici; përmbledhje esesh: Evropska trulež i drugi eseji, Na odru, Cvjetanje Mase, Elita Gora od rulje; Scripts film Okupacija U 26 slika. Ai botoi Knjiga pisama me shkrimtarin serb Filip Davidit. Ai mori çmimin serb “Andiç” në vitin 1987, çmimin suedez Tucholsky (1993), Çmimin Gjermane Herder (1995), Çmimin malazez Njegosh (2009) dhe çmimin Trinaestojulska (2004), Çmimin Vilenica sllovene (2003) dhe çmimin kroat Vladimir Nazor (2008). Ai jetoi në Beograd, por u transferua në Rovinj, Kroaci, vendlindjen e gruas së tij, pasi Millosheviçi erdhi në pushtet. 

Shqiptarë me krenarin më të madhe shënojmë 28 Nëntorin, ditën e Flamurit

image
































Me rastin e festave të Nëntorit, në Komunën e Sarajit, të pranishëm ishin poetët nga Shqipëria, Kosova, Maqedoni dhe Presheva, të cilët u pranuan në takim edhe nga kryetari I Komunës Bekim Murati.
Poetët në fjalimet e tyre rikujtuan periudhat historike të shqiptarëve, duke filluar nga Nëntori i vitit 1912 e deri më sot. Gjithashtu ata recituan edhe poezi rreth festave të Nëntorit. 
Kryetari I Komunës Bekim Murati, me këtë rast theksoi se Komuna e Sarajit në kontinuitet ka mbështetur shkrimtarët shqiptarë, duke ndihmuar botimet e tyre. 
“Ne, si shqiptarë me krenarin më të madhe shënojmë 28 Nëntorin, ditën e Flamurit, ditë kjo që vendosi fatin e popullit shqiptarë. Kësaj feste të shenjtë i bashkangjitemi edhe ne, shqiptarët e Maqedonisë, pasi që në përdorim zyrtarë kemi flamurin kombëtarë. Komuna e Sarajit si çdo herë ka qenë e hapur dhe ka mbështetur aktivitetet kulturore. Ne, në kontinuitet dhe në bazë të mundësive tona përkrahim materialisht botimin e librave, me poezi, prozë apo libra me përmbajtje historike si dhe që kanë qëllim afirmimin e vlerave tona kombëtare. Njëherësh shfrytëzoj këtë rast që gjithë shqiptarëve kudo që janë t’ju uroj 28 nëntorin”, tha kryetari Murati.

Shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova ,më zi se në kohën e ish Jugosllavisë

Nga Flori Bruqi

1.

Papunësia dhe varfëri, po ua humbin durimin qytetarëve nga KosovaTrendi i ikjes së qytetarëve të Kosovë drejt vendeve të Evropës, e veçmas kohëve të fundit, është pasojë e mungesës së politikave të duhura për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe pasojë e krizës së përgjithshme. Përfaqësues të sektorit të ekonomisë në vend, thonë se zhvillimi i ultë ekonomik, mungesa e politikave efikase për zhvillim dhe tërheqje të investimeve nga jashtë dhe mungesa e vendeve të punës për të rinj e Kosovës, janë shkaktar të kësaj situate jo vetëm këtë vit por viteve të fundit në përgjithësi.



image


2.

​Valë e re e migrimit drejtë shteteve perëndimore. Vetëm ditëve të fundit nga Ferizaj u nisën dhjetëra autobusë përplot njerëz për siç thonë në kërkim të shpresës për një jetë më të mirë.

Nga periferia e Ferizajt dhe përmes autobusëve të linjës Prishtinë-Beograd shumë qytetarë tentojnë të migrojnë në shtetet perëndimore. Shoferi i autobusit thotë se këtë linjë e mbanë në vazhdimësi dhe autobusët janë të stërmbushur.



image

3.
​Në këto fotografi janë kampet e Hungarisë në të cilat po ndalohen emigrantët nga Kosova, vala e të cilëve, vetëm gjatë ditëve të fundit ka marrë përmasa edhe më shqetësuese.Që nga e shtuna në mbrëmje, në vazhdimësi është raportuar për këtë gjendje shqetësuese ku shihen pamjet e qindra qytetarëve të Kosovës duke lënë vendin e duka ua mësyer vendeve të ndryshme.


image
4.
Numri i madh i kosovarëve që po ia mësyjnë Evropës nuk ka të ndalur.Në disa foto të publikuara shihen se si trajtohen shqiptarët në shtetin e Francës, më konkretisht në kampet e azilit kërkuesve.Ka disa prej tyre që gjumin e bëjnë në dysheme por edhe në tavolina.


image


5.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi në një prononcim për InLajm, ka bërë thirrje që të mos lëshohet vendi, pasi sipas tij, atje do të jenë të përbuzur e të padëshiruar.Ai vlerëson se të rinjtë po ikin, pasi nuk po kanë mundësi për të gjetur një rrugëdalje nga këtu.
“Kjo është një nevojë e domosdoshme që njerëzit po donë me mbet gjallë. Këtu nuk po ka nga të ia mbajnë, punë nuk ka, rrugëdalje s’po gjejnë. Është e vërtet që njerëzit nuk po donë bash punët e rënda me iu kapë tokës, me u marrë me bletari, blegtori e të tjera, por po shikojnë gjithqysh me pas punë ma të lehta”, tha ai.Ai u kujton se nga e gjithë kjo, janë disa grupe që po përfitojnë, e që më pas po mbesin nëpër kufijtë.Demaçi nuk e fajëson koalicionin, PDK-LDK, por thotë se kjo është sëmundje e vjetër, që vjen si pasojë e varfërisë. Me gjithë këtë, ai sheh “dritë në fund të tunelit”.“Kjo nuk ka lidhje me atë punë hiq. Edhe para kësaj kanë pas ikje. Kjo është sëmundje e moçme, papunësia, varfëria mjerimi. Pasi të formohet qeveria kanë me u qel do kanale të frymëmarrjes. Ka me u angazhuar edhe Gjermania me një potencial të madh për me qel punë. Kështu që ka me u qel një far rrugëdalje jo aq e madhe sa kemi nevojë por kemi pak”, tha ai.“O vëllezër mos e lëshoni vendin tuaj, mundohuni me gjetë çfarëdo pune që gjoni këtu, sepse me shku atje, jeni të përbuzur, jeni të padëshirueshëm”, tha ai.

image

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...