Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/12/26

“Ipja femrave mikrofonin ore…”, ishin fjalët e Ramës.

Takohen Rama, Mustafa e Thaçi, mbledhja e dy qeverive në mars

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me shoqërinë civile dhe të kulturës në Prishtinë nuk e hoqi nga goja edhe humorin e tij ndaj kosovarëve.

Ai gjatë bashkëbisedimit me publikun, i bëri edhe një kritikë udhëheqësit të organizatës së FOL-it, Petrit Zogajt, duke i thënë që mos t’ua jep fjalën vetëm burrave.

“Ipja femrave mikrofonin ore…”, ishin fjalët e Ramës.

Ndërsa kur ishte fjala për komunat e Kosovës, ai vazhdimisht i thoshte kryetarit të FOL-it, Petrit Zogajt se “U thoni ju (kosovarët) bashkive, komuna…”.


Njëri prej pjesëmarrësve në publikë, deri sa dëshironte të bënte pyetje kryeministri Rama, ky i fundit me nervozizëm ia ktheu: “Mos e mbaj në dorë, po shfrytëzoje (mikrofonin v.j.)...”



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përpos fjalimit të tij politik, ai tregoi edhe “përralla” para publikut kosovarë në Prishtinë.

Ai tregoi një rast sa ishte në Londër me një shok të tij... “Shiko sa femra të bukura ka Anglia”, ndërsa ajo ia kishte kthyer “Unë jam nga Prishtina o dreq”, tregoi ai.

Ndryshe, i pari i Qeverisë shqiptare mbajti një debat me shoqërinë civile në Pallatin e Rinisë në sallën e kuqe në Prishtinë.


**********




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të premten në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin, Hashim Thaçi.

Rama ndodhet në Kosovë ku pritet të marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga Lëvizja FOL.

“Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit evropian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars”, shprehet Thaçi në rrjetin social, Facebook.

Kur Tito i ankohej Stalinit: Ushtarët tuaj po dhunojnë femrat tona

Pas dy viteve relativisht të qeta të Luftës së Dytë Botërore në Serbi, Ushtria e Kuqe vendosi se kishte ardhur koha që Serbia dhe Beogradi të çlirohen.

Prej atëherë e deri sot, në Serbi ky moment cilësohet si kontribut në shkatërrimin e perandorisë së të keqes, nazizmit, por është ana e errët për të cilën historiografia jugosllave pas luftës nuk ka dashur të flasë. Në fakt, posa u larguan gjermanët, nisi dhunimi masiv femrave serbe, pavarësisht nga mosha.

Në Kragujevc rusët së pari kanë vrarë të gjithë anëtarët kapur të Wehrmachtit, kryesisht të mitur, e pastaj kalojnë në grabitje dhe sulme të pahijshme. Situata ishte e njëjtë në fshatra. Dëshmitarët flasin për vrasjen e njerëzve për një orë që mbanin në duar, nën sloganin: "Unë të çlirova, ti duhet të ma japësh orën”! Ka raste kur ata kanë vrarë edhe vjehrrën, sepse nuk donte ta lëshonte krevatin ku ata donin t’ia dhunonin nusen e djalit. “Ja tebe oslobil, ja tebe jebal" (unë ty të çlirova, unë ty të q...), ishte fraza që përdornin rusët atëherë.

Qytetarët e vjetër të Beogradit mbajnë mend futjen e ushtarëve të dehur të Ushtrisë së Kuqe nëpër banesa, që plaçkitnin dhe dhunonin nënat e vajzat, por edhe fshehjet e vajzave në podrume e madje kanalizime.

Tito për këtë është ankuar tek Stalini e i cili i thotë: “Janë djem të rinj. Le të zbaviten se e kanë merituar”.

Të dhënat që me siguri nuk janë të sakta, thonë se në muajt e fundit të vitit 1944 në Serbi kanë ndodhur 1219 dhunime, 359 tentime të dhunimit, 111 dhunime me vrasje, 248 dhunime dhe tentime të vrasjes, si dhe 1204 grabitje me lëndime fizike ose vrasje. Numri i femrave të dhunuara thuhet se arrinte në 5000.

Situata më e rënd ishte në Beograd, ku gjatë kësaj periudhe thuhet se janë dhunuar 2000 gra dhe vajza. Por, shifrat mendohet se janë shumë më të mëdha.
Kur Tito i ankohej Stalinit: Ushtarët tuaj po dhunojnë femrat tona
Fat të njëjtë kanë pasur të gjithë popujt ku kanë shkelur rusët, sidomos në Poloni, Gjermani, Lituani, Letoni, Estoni... Ka qytete në Prusinë Lindore ku është dhunuar çdo femër nga mosha 10-89 vjeçe, madje edhe në praninë e burrave dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Thuhet se dhunimet e rusëve në vitet 1944-45 arrijnë në 2.5 milionë.

Vitin e kaluar, artisti polak Jerzy Bohdan Szumczyk, ka shkaktuar një skandal në Gdansk kur vendosi skulpturën e ushtarit sovjetik që dhunon një polake shtatzënë. Skulptura është larguar, por tregonte dhembjen që kanë përjetuar popujt e “çliruar” nga rusët!

Kur të vdes, djali të mos ketë më borxhe

Amaneti i nënës së përvuajtur: Kur të vdes, djali të mos ketë më borxhe
“Nëse luksi na rrethon, ne humbasim shpirtin”, kështu e përkufizonte varfërinë humanistja e madhe Nënë Tereza. Për të njohur varfërinë, duhet shkuar 14 kilometra në perëndim të Tiranës, në komunën Bërxullë, e të dëgjosh historinë e familjes Dervishi. Nga gjashtë anëtarë të familjes, katër prej tyre kanë nevojë për shërbim...

Shtëpia është e rrethuar me një gardh kallamishtesh. Përpara del Kimetja, një e moshuar e vuajtur. Në cep të murit është një karrige me rrota ku qëndron i palëvizur bashkëshorti i saj, Rexhepi.

Shtëpia e Rexhep dhe Kimete Dervishit fut ujë nga të katër anët, ndërsa jashtë duken edhe disa tapetë që krahas rrobave janë vënë për t’u tharë. Nusja e Kimetes na shërbeu disa karamele, të cilat kurrsesi nuk mundnin ta ëmbëlsonin pamjen përqark.

Bisedën e hapi Rexhepi 72-vjeçar. “Nuk është i kthjellët, është i paralizuar dhe nuk ka më vetëdije as për nevojat e tij. Kur mundem i qëndroj unë te koka, ndërsa nusja na qëndron të dyve”, thotë 63-vjeçarja. “Edhe vetë jam invalide e grupit të parë. Kam 10 vjet që kam tri proteza në trup. Të ardhurat nuk na mjaftojnë. Jetojmë me borxhe pas borxhesh, me ndihma nga komshinjtë. Pensioni e asistenca s’na dalin as për ilaçet. Djali ka familjen e tij, ai punon, por nuk del për gjë. Fëmijët vuajnë më shumë se ne që ditët na mbaruan. Lagështia e shtëpisë i ka sëmurë edhe më shumë merakosemi për ta”.

Djali i punon në Marikaj, rreth 15 kilometra larg shtëpisë.

“Nëna s’është më as në qiell dhe as në tokë. Amanet kam vetëm që kur të vdes djali të mos më ketë asnjë borxh”, thotë Kimetja.

Nga katër dhomat në shtëpi, vetëm dy ishin të jetueshme. Edhe në to dukej qartë njolla e gëlqeres së hedhur herë pas here, në mënyrë që të mbulohej lagështia e ujit të çatisë. Dhoma e gjumit ishte në gjendje më të rëndë. Një njollë e madhe lagështie qëndronte në anë të dy krevateve të vegjël të fëmijëve, të cilët sikurse tha e ëma, vuajnë nga reumatizma. Ndërkohë, disa cepave të mureve lagështia e madhe u kishte krijuar plasaritje të dukshme. Muri është rrezik të bjerë dhe këta t’i zërë brenda!

Nga gjashtë persona që jetojnë këtu, një punon, ndërsa katër të tjerë kanë nevojë për shërim. Pensioni e asistenca nuk dalin as për drita dhe ujë, e imagjino pastaj ushqimet, ilaçet dhe gjërat që ka shtëpia.

Kimetja tregon se nuk kanë mundur t’i nxjerrin Rexhepit dokumentet e aftësisë së kufizuar.

“Ai është me gjithë mend invalid dhe nuk merr asnjë lekë, ndërkohë invaliditetin e marrin disa që i kanë shëndoshë këmbët dhe duart edhe sillen vërdallë kot nëpër rrugë. Nga ana tjetër nuses që i qëndron te koka, i takon një pagesë për shërbimin, si shoqëruese ndaj një personi me aftësi të kufizuar. Por, pagesa nuk i bëhet sepse nuk i kanë dalë dokumentet”.

Në dhomën e gjumit shihet foto e një fëmije. Është nipi i Kimetes, i cili prej rreth dy vjetësh jeton vetëm si kujtim.

“Nuk e di si ndodhi, por duke luajtur doli në rrugën e makinave dhe aty... eh... fatzi është fukarai... Atë personin s’kemi mundur, as fuqi me dal te dera s’po kemi, edhe lëre më ngatërresat që s’po i duam”, shprehet mes lotësh 63-vjeçarja.

Isuf Gjokaj, nga Llausha e Skenderajt, i diplomuar, jeton në gjendje të mjeruar

Kosovari i diplomuar, jeton në gjendje të mjeruar (Foto)


Nga Kajtaz Gecaj 


Ka diplomë universitare, por ajo të paktën deri me tani nuk ka bërë punë. Me gruan dhe tre fëmijët, ai jeton në një shtëpi, e cila veç sa nuk është rrënuar. Ka frikën, se fëmijët do t’i ngrijnë nga të ftohtit, pasi që nuk mund të sigurojë dru për ngrohje.

Isuf Gjokaj, nga Llausha e Skenderajt, ka kohë që ka kërkuar ndihmën e institucioneve për ta punësuar në ndonjë punë, çfarëdoqoftë ajo, vetëm që të mund të merr diçka, sa për të siguruar ekzistencën për familjen e tij. Por, deri me tani askush nuk ia ka hapur dyert.

“Ka disa vjet që e kam përfunduar fakultetin, por nuk po më hyn në punë, sepse me diplomën universitare nuk mund të gjejë punë. Kam trokitur në shumë dyer, edhe në komunë, edhe te privatët, por askush nuk ka punë për muar. Jam në gjendje të punoj çkadoqoftë, edhe me fshi, veç të kam të ardhura sa për t’i mbajtur fëmijët”, thotë 37-vjeçari nga Llausha.

Familja e Isuf Gjokajt, jeton vetëm me ndihma sociale. Ai merr nga 75 euro në muaj, të cilat, siç thotë ai, nuk i dalin as për të blerë miell. “E kam socialin, shyqyr që bile socialin e marr, e me ato 75 euro, po ia dalë të paktën të kem bukë për fëmijët. Për ne të rriturit, mua dhe gruan, nuk ka rëndësi edhe nëse mbesin ndonjë ditë pa bukë, me rëndësi janë fëmijët, ata mos të vuajnë”, thotë ai.

Fjollat e para të borës, të premtën, e kishin gjetur Isufin dhe djalin e tij, para derës së shtëpisë, teksa po flisnin se nga do të mund t’ia mbanin për pak dru, sa për t’u ngrohur. “Nuk kam as dru, as kurgjë. Tashti po i thoja djalit me shku me i marrë do degë të pemëve që i kemi krasitur, sa për t’u ngrohur. Me ato do ta nisi, ndërsa më duhet me hy borxh edhe me dalë e me e ble një ‘ram’ dru. Jemi mashtru pak, se koha ka marrë e mirë, e tani përnjëherë ia nisi bora, por dimër është ky”, shprehet Isufi.

E në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe të Mirqenies Sociale në Skenderaj, thonë se numri i familjeve që jetojnë me ndihma sociale është i madh. “Përveç që marrin ndihma sociale, ato familje që janë në vështirësi të mëdha, i ndihmojmë edhe me ushqime, sidomos me miell”, thotë Enver Gashi, drejtor i DSHMS në Skenderaj, i cili precizoi, se në skemat sociale janë përfshirë 1163 familje me 5701 anëtar. Për 5701 shfrytëzues të asistencës sociale paguhen 93.955 euro në muaj, që i bie se secili shfrytëzuar merr nga 15 euro në muaj, e që i bie se secili prej tyre jeton me vetëm 50 centë në ditë.

Me ata 50 centë, secili nga shfrytëzuesit e ndihmave sociale mund të blejnë nga një bukë dhe asgjë më tepër. Nevojat tjera jetësore, ata nuk mund t’i plotësojnë pa ndihmën e të tjerëve.

Prof.Dr.Enver Hasani i ka ditët të numëruara si Kryetar i Gjykatës Kushteteuse




Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka ditët të numëruara në krye të kësaj gjykate. Në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm atij dhe disa gjykatësve të tjerë të kësaj gjykate do t’iu përfundojë mandati.

Kësisoj Hasani me shokë nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë më për të mbetur pjesë e kësaj gjykate. Këtë shpjegim e jep njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Prof.Dr.Riza Smaka.

Ai thotë se me ligj parashihet që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë të drejtë të rizgjidhen. Megjithatë, sipas tij, Kosova është vend i çudirave dhe mund të ndodhë që shumë gjëra bëhen edhe në kundërshtim me ligjin.

“Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të rizgjidhen edhe nëse konkurrojnë. Kjo është e përcaktuar me ligjin që aplikohet në vendin tonë. Mirëpo në Kosovë mund të ndodhë gjithçka dhe nuk është çudi se edhe mund të ndodhë, por unë po e them ashtu siç është e përcaktuar me ligj”, ka thënë Smaka. Ai e ka kritikuar punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese duke thënë se kjo gjykatë ka bërë disa lëshime të pafalshme që nga themelimi i saj.

“Gjykata Kushtetuese ka dështuar në shumë raste, në mesin e të cilave është edhe vendimi i fundit i kësaj gjykate që grupi më i madh parlamentar është ai i partisë fituese të zgjedhjeve. Në këto vendime mendoj se gjykata nuk ishte në nivel profesionale dhe ishte nën influencë të partive politike pushtetarë dhe ky ishte një dështim tepër serioz i kësaj gjykate”, ka thënë Smaka.

Policia e Kosovës prangosi "terroristin" serb Slobodan Gavriç


A kishte qëllim serbi të kryente sulm terrorist në Kosovë, ja përgjigja e ministrit

Serbi i arrestuar  Slobodan  Gavriç  me rreth 13 kilogramë eksplozivë, kishte për synim që mjetin shpërthyes ta aktivizonte në Katedralen e Prishtinës...

Ai është nga Rashka dhe me profesion veterinar. Por vetura në të cilën u kap me lëndën e rrezikshme shpërthyese është me regjistrim të Beogradit.Burime brenda policisë theksojnë se ai tashmë ka filluar bashkëpunimin me hetuesit, nga i cili rezulton qëllimi për akte terrosite .
​Sllobodan Gavriq, i arrestuar mbrëmë, nis bashkëpunimin me hetuesit
Sulmi, sipas këtyre informatave, duhej të bëhej në natën e dytë të Kërshëndellave.
Dyshohet se bëhet fjalë për një akt të terrorist të planifikuar.
Në automobilin e konfiskuar nga Policia e Kosovës në të cilin u gjeten rreth 13 kg eksplozivë, janë gjetur edhe harta të qytetit t Prishtinës.
Serbi mbante mbi 12 kg materie eksplozive në veturë
Veterinari  Slobodan  Gavriç   (46) është emri i personit që u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku në makinën e tij kishte plotë 12 kilogramë material eksploziv.Burimet e Indeksonline të afërta me rastin kanë thënë se serbi i dyshuar kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel Grand në Prishtinë, ku me 24 dhjetor kishte marrë një dhomë me qera pikërisht aty.

Ja plani i serbit, Sllobodan Gavriq, për të shpërthyer eksplozivin (FOTO)


“Pasi ishte akomoduar, Slobodan   Gavriç kishte shkuar në Serbi ku ishte ngarkuar me eksploziv dhe përmes veriut kishte hyrë në Kosovë”, kanë thënë  zyrtarët policor që po merren me këtë rast.



Serbi i dyshuar me vete kishte edhe një hartë e cila do t’i shërbente për të ikur më lehtë pasi ta kryente sulmin në natën e dytë të krishtlindjeve.

Tentuan të vrasin tre persona


Policia e Kosovës e kishte përcjellë të dyshuarin nga Mitrovica deri në Prishtinë, ku edhe intervenoi me sukses për ta arrestuar atë.

Ky është njëri ndër sukseset më të mëdha të Policisë së Kosovës që nga themelimi i këtij institucioni






Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku ka bërë të ditur se serbi arrestuar mbrëmë aktualisht ndodhet në paraburgim prej 48 orësh. Ai dyshohet për vepër terroriste kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.


Prokuroria Speciale: 48 orë paraburgim për serbin, dyshohet për aktivitet terrorist


Më poshtë mund të lexoni njoftimin e prokurorisë.

Prokurori kujdestar ngaProkuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbrëmë më 25 dhjetor 2014, rreth orës 21.00 ka urdhëruar ndalimin policor për 48 orë ndaj personit S.G., shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ky person ka kryer veprën penale: “Përgatitja e veprës terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në veturën e personit të dyshuar është gjetur sasi e madhe e eksplozivit, që dyshohet se ka qenë e planifikuar të përdoret për kryerjen e aktiviteteve terroriste.

Rasti është në fazën fillestare të hetimeve nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale, i cili do t’i kërkoj gjykatës që ta caktoj masën e paraburgimit për të dyshuarin.


Serbi me 12 kg eksplozivë, Jahjaga kërkon bashkëpunim rajonal

Presidentja e Kosovës i ka takuar krerët e mekanizmave të sigurisë në vend, nga të cilët ka kërkuar ngritjen e sigurisë në vend pas arrestimit të dyshuarit me sasi eksplozivi mbrëmë në Lagjen Arbëria (Dragodan). Ajo ka kërkuar nga shtetet e rajonit bashkëpunim për të zbardhur këtë “komplot të dyshuar terrorist”.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Zyrës së Presidentes.

Sot kam takuar Kryeministrin e Kosovës, zotëri Isa Mustafa dhe krerët e mekanizmave të sigurisë, drejtorin e Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhunin dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, zotëri Bashkim Smakaj për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në vend pas arrestimit të një të dyshuari me sasi të mëdha eksplozivi në kryeqytet.

Falënderoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe punën e mirë në pengimin e këtij veprimi terrorist dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kërkova nga mekanizmat e sigurisë që të ngrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe apeloj te qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit që po e hetojnë këtë incident.

Njëkohësisht, duke marrë parasysh natyrën komplekse dhe serioze të këtij komploti të dyshuar terrorist u bëj thirrje shteteve të rajonit të bashkëpunojnë në zbardhjen e rrethanave dhe të ndihmojnë në sjelljen e aktorëve të përfshirë në këtë akt terrorist para drejtësisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që Kosova të mos bëhet vatër dhe shënjestër e aktiviteteve terroriste dhe institucionet e vendit do të bëjnë çmos që siguria kombëtare e Kosovës dhe e aleatëve të saj të ruhet dhe të garantohet.

Hyseni: Serbi i arrestuar kishte qëllime të qarta për sulm terrorist

Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni në një konferencë për media ka thënë se policia përmes udhëve operacionale ka ardhur në informacionin se një person ka në bagazh ka eksploziv.




“Ajo rreth orës 21:00 ka ndaluar dhe arrestuar vozitësin e kësaj veture. Vetura është drejtuar nga një qytetar serb i lindur e rritur në serbi (1968) dhe mban inicialet S.G. Policët kanë gjetur afro 13 kilogram të materies për përpunim për ekskploziv” ka thënë ai.
Skender Hyseni ka thënë se shoferi i arrestuar serb ka pasur qëllime të qarta të kryerjes së një sulmi terrorist.

“Nuk mund të nxjerrim detaje, por biografia e tij do të zbulohet deri në fund. Është interes i yni të hetohet ky rast deri në fund me gjithë kompleksitetin që ka” ka thënë Ministri Hyseni.


I pyetur nëse autoritetet kosovare janë duke bashkëpunuar me ato serbe, Hyseni ka thënë se po bëhen përpjekje të tilla.“Megjithë pengesat eventuale ne po bëjmë përpjekje që të bashkëpunojmë në këtë rast dhe rastet e ndryshme me fqinjët. Krimi i organizuar është fenomen trans-nacional” ka theksuar ai.I pyetur se si i dyshuari ka kaluar me eksploziv nëpër kufi, Ministri Hyseni se “tash për tash nuk mund të japim informacione”.

Arrestimi i serbit me 10 kg eksploziv para ambasadës amerikane (Video)
Ai nuk ka komentuar nëse AKI ka qenë e përfshirë në dhënien e informacionit, Hyseni ka thënë se kjo është në diskrecionin e policisë.“Do të ishte joprofesionale nëse tregojnë nga vijnë informacionet” 


Mediat serbe asnjë fjalë për serbin e arrestuar në Prishtinë



Mediat serbe, pothuajse të gjitha; të vogla e të mëdha, kanë korrespodentë në Prishtinë.

Por, ngjarja e fundit, ajo e kapjes së një qytetari serb me disa kilogram eksploziv nuk është pasqyruar fare në këto media.
Mund ta paramendojmë se çfarë do të bënin këto media sikur në Beograd të kapej ndonjë “terrorist shqiptar”.

Flori Bruqi

2014/12/25

Figura poliendrike e prof,dr. Skënder Kodrës, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptarë në Amerikë, Kosovë , Shqipëri dhe Maqedoni


Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI


Para disa vitësh dikush me cingërroi në telefon dhe kur u paraqitë ishte një zë butë, i qetë dhe burrëror, mu prezentua, “Unë jam Skënder Kodra kryetar i Akadermisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave’ .Ishte hera e parë që bisedoja më Prof.dr.Skënder Kodrën.Me bëri shumë përshtypje, së kisha të bëjë më një njeri të qetë, dhe me një intelektual të mirwfilltë. U takuam në zyrën e gazetës kombëtare ‘ Bota sot’ në Pejë, që tash nuk me kujtohet viti. Atë kohë e pata bërë edhe një intervistë të shkurtër për Skënderin.Dhe vërtetë të gjitha takimet me te sa ma forcuan bindjën së dr. Kodra është një përsonalitet që është i përkushtuar jo vetëm profesionit të tij prej neurospikiatrit të vyeshem , por është edhe atdhetar. Ai atdhetarizmin e tij e vertetoi në vepër duke u angazhuar në Amerikën mike në forma të ndryshme që shqiptarët ta fitojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu dr. Kodra u angazhua edhe për të drejtat legjitime të shipatareve në Maqedoni , Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.Ai disa herë i vizitoi trevat shqiptare duke iu dhënë përkrahje që ti realizojnë të drejtat legjitime të tyre. Isa Kodra, djali i tij ishte pjestarë i UÇK-së të brigadës “ Atlantiku’ e cila mori pjesë në thyerjën e kufirit shqiptaro-shqiptarë në Kosharën legjendare.



Skënder Kodra u lind në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore e të mesmën e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Qysh si i ri autoritet serbe për shkak të veprimtarisësë tij atdhetare e burgosën disa herë në burgjet e Prishtinës, Gjakovës , Ferizajt , Suharekës , Beogradit dhe të Pejës.Ai u detyrua që të emigrojë jashtë vendit në vitin 1969 së pari në Itali e pastaj në Amerikë, ku edhe mori statusin e refugjatit politik.






Në Amerikë vazhdoi shkollimin e ndarë përgjysmë nga organet serbosllave në Kosovë .Ne vitin 1986 përfundon studimet e larta me sukses të shkelqyeshem ne Univerzitetin ‘ Mercy Collegge’ , në degën e psikologjisë, dhe pastaj kreu studimet pas univerzitare në ‘ Long Islan Univerzity.Me 1991 mbron doktoraturën me temën “ Shkaqët që qojnë në skizofreni’ dhe merre titullin më të lartë shkencor në SHBA -PHD.



Ai për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovën nga Serbia në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë u dekorua nga presidentja e Kosovës, zonj. Atifete Jahjaga.Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog dhe shkenctar.Ai legjiron në tri univerzitete në Psikologjinë Klinike.Diturinë e tij si shkenctar prof. dr. Skënder Kodra e ka përcjellë në tetë botime te deritashme më studentë të shumtë. Ne vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qender në Nju Jork.
Jo vetëm në shkencë por ai u përkushtua dhe u brumosë me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual , ku dha një kontribut të qmuar për popullin shqiptare. Ai mori pjesë në shumë tubime të shqiptarëve në Amerikë në përkrahje të çështjës madhore kombëtare.Ai nuk e la kurrë pa e vizituar Kosovën, Shqipërinë për të cilën thotë së e lidhin shumë kujtime të mira , Maqedoninë duke dhënë kontributin dhe dijën e fituar në Amerikë.


Gjithonë ngriti zërin për nepërkëmbjën e të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. Prof.dr. Skënder Kodra për kontributin e tij shkencor dhe kombëtar mori shumë shpërblime dhe dekorata të ndryshme .




Figura poliendrike e prof,dr. Skënder Kodrës është kthyer në një simbol për komunitetin shqipatarë në Amerikë, Kosovë , Shqipëri djhe Maqedoni , si një njeri me energji të pashtershme , si një njëri human , si një atdhetarë , si profesionist i vërtetë në fushën e psikiatrisë, dhe i cili vazhdon me publikime shkencore tash e gjithë ditën , duke dhënë kontribut shkencës si profesion qe e ka. Kryetari i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave e vizitoi edhe Univerzitetin Shtetëror të Tetovës në 20 vjetorin e themelimit.



Me këtë rast Kodra , u prit dhe u dekorua nga rektori i këtij univerziteti prof. dr. Vullnet Ameti.Ai në këtë takim të ngrohtë mbajti edhe një ligjeratë para studenteve të kësaj vatre të lartë arsimore ne Tetovë. Ne , këtyre ditëve dimërore u takuam serish me dr. Kodrën ku njeriu ka shumë qka të bisedojë më te. Ai me këtë rast ka lavdata por edhe kritika së Kosova duhet të ecë më shpejt përpara në menyë që të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar, por kurrë pa i shkëputur lidhjet e forta dhe shumë miqësore me Amerikën, e cila siq u shpreh dr. Kodra bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia hegjemoniste.



 Ju këtu në Kosovë apostrofoi dr. Kodra, duke dhënë edhe mesazhe se duhet përveshur shumë punës për një zhvillim më të hovshem të ecurive ekonomike , që të rinjet tanë mos të largohen nga Kosova. Këtu duhet ta kërkoni përspektivën, në shtetin e ri të Kosovës. Këtu është ardhemria e juaj , sepse më shekuj u sakrifikua që Kosova të jetë vend i lire dhe i pavarur.
Kur të gjithë pa dallim punoni ndërshmerisht siq veprohet edhe ne Amerikë atje ku unë jetoj, sigurisht së do ta arrini edhe një mirëqenje shumë më të madhe, së e shoh qe ajo iu mungon.



Te gjitha te metat qe i keni mund ti eliminoni me punë të pakursyeshme, unitet dhe natyrisht që edhe njerëzit e politikës duhet të jenë shumë më të ndergjegjshem në punën e tyre që këto të arritura të bëhën më të prekshme për popull.


 Unë urojë nga zemra që ky ndrrim motesh të jetë i begatshem për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojne . Kurse në vitin 2015 shpresojë edhe më shumë së të arriturat tona të përbashkëta si popull do të jenë edhe më të mëdha…


LEXONI :



http://floripress.blogspot.com/2014/07/me-eruditin-e-psikiatrise-nderkombetare.html

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...