Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/01/04

SHQIPËTARË DHE SLLAVËT


I
Publicisti i mirënjohur serb, Jovan Tomiç, në parathënien e një libri2,
që e botoi më 1913 thotë tekstualisht:
"Me letrën e tij botuar në "Le Temps" të 3 janarit 1913,M.Gregor
Jaksiç ka gjetur një formulë të kënaqshme për të shprehur atë që paraqet
anormal fenomeni ekspansionit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë së
vërtetë, në Sanxhakun e Novi Pazarit, Fushë Kosovë, Serbia e vjetër dhe
Maqedoni. Ky ekspansion i shqiptarëve krahasohet me një lumë të rrëmyer
që ka dalë jashtë shtratit në mungesë të një rregulloreje, prandaj, sipas tij,
ka ardhur koha që këtë lumë ta rikthejmë në shtratin e vet, duke e bërë të
qetë dhe mirëbërës. Ky është misioni mirëbërës i Fuqive të Mëdha. Këto
duhet të prononcohen për kufijtë e Shqipërisë, duke i dhënë Shqipërisë
kufijtë e saj të vërtetë".
Pa shiko: Ishte një rast ku veprohej dhe, natyrisht, ishte dita e nesërme
e shpalljes së Luftës Ballkanike, ku të gjithë sllavët, ose e thënë më mirë
- serbët, kryenin një detyrë duke botuar ndonjë gjë kundër shqiptarëve.
Gazeta parisiene "Le Temps" kishte vënë shtyllat e saj në dispozicion
të këtyre vlerëmohuesve, sikur t'i kishte vënë këto për grekët të lumtur sa
s'ka më që mundnin të shfaqnin urrejtjen e tyre kundër shqiptarëve. Nga
ana tjetër, ministrat dhe ish-ministrat serbë i kishte pushtuar halli dhe i
shënjti zemërim. M.Postriçi, me pseudonimin "Balkanikas", nxirrte vrerin
me gllënka të plota dhe një plakush i nderuar që gëzonte tituj të lartë,
dr.Vladan Gjeorgjeviç, na falte një kryevepër të vërtetë.
Për të pasur një ide për karakterin e kësaj letërsie, mjafton që të lexosh
pasazhin fort të bukur pasues3: "Tipi arnaut" është i dobët dhe i vogël, tek
ai ka diçka prej cigani, prej fenikasi4. Shqiptarët nuk të sjellin ndërmend
vetëm fenikasit, por gjithashtu edhe njerëzit primitivë, të cilët flinin nëpër
pemë dhe atje mbaheshin me anë të bishtit të tyre. Gjatë shekujve që
pasuan, njerëzve nuk u hynte më në punë bishti. Ai u zvogëlua aq shumë
sa njerëzit e sotëm nuk kanë gjë tjetër veçse një mbetje të vogël në kockat
e vogla të iskionit. Vetëm midis shqiptarëve duket se ka akoma njerëz me
bishtnëshekullinXIX.J.G.v. Hahn (f.63)thotë: "Ka dy lloj njerëzish me
bisht: një palë me bisht dhije. të dytët me bishta të vegjël kali. Ata që janë
pajisur me bisht, janë njerëz shumë të fortë. në mënyrë të veçantë kanë
trup të mirë. janë. gjithashtu, këmbësorë të shkëlqyeshëm. Ka disa vjet që
një njeri i tillë vdiq. Kishte përshkuar brenda një dite ca hapësira prrallore
për disa nevoja. Ai ishte i detyruar ta merrte në dorë bishtin e vet për të
mos e ndotur".
Ne nuk dimë se për cilën vepër të J.G.v. Hahnit bëhet fjalë, por, nëse
është për të famshmen "Albanischen Studien", ky autor në faqen 63 të
librit të sipërthënë, nuk thotë një gjë të tillë. Këto të dhëna gjenden vetëm
në faqen 163. ku ai flet për besimet popullore midis shqiptarëve të jugut
(jo për ata të veriut) të cilët besojnë në kukudhët, fantazmat, të bukurat e
dheut, tamam për njerëzit që lindin me një bisht të vogël; megjithatë asgjë
nuk del në shesh nga ato që thotë i respektueshmi ish-ministri serb. Ndoshta
plaku i nderuar. duke shkruar pasazhin e sipërthënë, ka një kujtim të
largët të origjinës së tij nga majmuni ose nga ndonjë pyll i një farë Lemurie.
Në të gjitha rastet është interesante të dihet se cili është universiteti që u
ka dhënë titujt e doktorit eruditëve të një kalibri të tillë.
Por, nuk janë vetëm shkrimtarët sllavë ata të cilëve u merret fryma së
bërtituri e së thëni të tilla marrëzira kundër shqiptarëve. Kolonia sërbe e
Parisit ka mbledhur në një vëllim të vetëm me titull "Çështja shqiptare"
disa artikuj të publicistëve francezë (Cheradam, Bianconi etj.) botuar në
"Hachette", 1913. Të ndalemi për një çast te ky emër i fundit, M.Bianconi,
i cili ka botuar disa shkrime në "Le Temps" (në numrin e 26 dhjetorit
1912 dhe të 10 janarit 1913) dhe që është autori i tyre. Nëse do të kemi
kujtesë të mirë, do të na kujtohet se ai ka përpiluar edhe dy harta tregtare
të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. që mund të na kënaqin dhe kështu ne të
mund ta marrim për një njeri të shkencës. Nëse nuk gabohemi, në të
njëjtën kohë ai është autori i një libri të vogël, pak *ë njohur, botuar në
Paris më 1877 me titull "Etnografia dhe statistika e Turqisë Europiane".
Por në këto faqe dhe në hartën që i shoqëron, nuk njeh gjë tjetër veçse
grekë dhe vetëm grekë si banorë të të gjithë Maqedonisë e të pjesës më të
madhe të Bullgarisë. Gjysh ia del mbanë po ky autor, që nuk njeh sllavët
dhe ka pak vjet që merret me ta? Si kaq përnjëherësh ai zbulon se në këto
vende gjenden të pranishëm vetëm sllavët? A ka dy trajtime të ndryshme
shkenca e këtij gjeografi, e mbi të gjitha, dy arsye?
Dijetarët dhe pseudodijetarët serbë, historianët, gjeografët dhe publicistët
po bëjnë të gjitha përpjekjet që të provojnë një gjë: t'u krijohet bindja
njerëzve se nuk ka shqiptarë në krahinat e njohura me emrin Kosovë dhe
Maqedoni Perëndimore. Dhe. nëse ka të tillë, ata janë vetëm njerëz të
lepërt. qëjanë futur në këto vende në mënyrë të padrejtë, atajanë njerëz
të papërcaktuar. që kanë dalë jashtë shtratit të përroit. Duke rivalizuar
me grekët për këtë. serbët kanë shpikur në këtë rast. të mbështetur në
modelin e dhënë nga politikanët e Athinës. një nomenklaturë qesharake.
P.sh. ata quajnë "shqiptarë" ata shqiptarë që i përkasin fesë katolike dhe
që banojnë veçanërisht në Mirditë dhe rrethinat e Shkodrës. Kurse shqiptarët
e Kosovës. quhen prej tyre "arnautë", emërtim turk që përcakton të gjithë
shqiptarët në përgjithësi, por, të cilëve serbët (dijetarë dhe pseudodietarë)
ujapin një kuptim të veçantë. Mirëpo, vetë këta "arnautë" - thonë ata -
s'janë gjë tjetër veçse sllavë, d.m.th. serbë të shqiptarizuar dhe serbë të
myslimanizuar.
Ka të tilla shkrime të shkruara për këtë qëllim nga serbët si ato të
Spiridon Gopçeviçit. Kështu, p.sh., mund të përmendim terma si
"Maqedonia" dhe "Serbia e Poshtme", nga leximi i të cilave krijohet një
situatë komike e paskajshme. Për të tilla shkrime serbët ndihmohen nga
dijetarë, ose të vetëquajturë të tillë, rusët Makushev, Florinski, Hilferding,
autorë që në opinionet e tyre, ndihen pa dyshim prirjet e politikës
moskovike. Këta zotërinj shkojnë edhe më larg: ngatërrojnë shqiptarët me
turqit. Në këtë mënyrë i konsiderojnë ata si të huaj, si myslimanë, që
duhet, shpejt a vonë dhe fatalisht, të shkojnë në Azi, në djepin e tyre të
origjinës. Dhe në ato vende ku ata zbulojnë një sllav të vetëm apo një
fshat të vetëm, sado i vogël që të jetë, ata nuk ngurrojnë të deklarojnë
menjëherë sllave të gjithë krahinën.
Për t'i dhënë më tepër peshë politikës së tyre, sepse ata veprojnë sipas
një përgatitjeje të tillë për pansllavizmin, ata kanë shpikur një term
gjeografik: "Staraserbia" (Serbi e vjetër) për të emërtuar kështu njëjesë
të mirë të Shqipërisë Veriore.

1. Pjesë nga libri i Lumo Skëndos "Shqiptarë dhe sllavë", botuar në frëngjisht,
Lozanë 1919.
2. Shqiptarët në serbinë e vjetër dhe në sanxhakun e Novi -Pazarit, Hachettë,
3. Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha, prej dr.Vladan Gjeorgjeviç, ish-President i
Këshillit të Ministrave të Serbisë, ish-ministër Fuqiplotë, etj., përkthyer nga
gjermanishtja prej princit Aleksis Karagjergjoviç. Paris, Calman Lëvy, 1913., f.8-9.
4. Shih Jastrebov, Spomenik, Akademia Mbretërore Serbe, XLI, f.33...
Për të krijuar bindjen që shqiptarëtjanë autoktonë dhe se sllavët duhet
të njihen si pushtues të huaj, ne detyrohemi të pohojmë se Dardania ("Serbia
e vjetër" - sipas politikanëve serbë), është një krahinë shqiptare e banuar
në të gjitha kohët prej shqiptarëve.
Po ashtu Zhan Bugarski konstatonte më 1845 se Bielopolia është sot
shqiptare, tre vjet më vonë serbi Davidoviç pranonte që Kosova dhe Metohia
(krahinë e Pejës) janë të banuara prej shqiptarëve.
III
Do të përpiqemi të sjellim disa citime të nxjerra nga autorë të huaj për
të mbështetur tezën që ne mbrojmë.
Mbi të gjitha duhet të vëmë në dukje se pjesa perëndimore e Maqedonisë,
domethënë krahina që ka formuar vilajetin e Manastirit nën sundimin
osman, ka qenë quajtur shpesh Shqipëri, duke u konsideruar si një vend i
banuar prej shqiptarëve. Ohria është mbiquajtur epirote për shkak se
shqiptarët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë së saj. Sipas disa
autorëve të tjerë kjo pjesë perëndimore e Maqedonisë është, gjithashtu,
atdhe i shqiptarëve2.
Një autor3 i shekullit XVI ka dhënë disa tregues të çmueshëm për
Dardaninë, vendet e së cilës serbët, qysh prej disa dekadash rreken t'i
quajnë Serbi e Vjetër, në faqen 117, paragrafi 105, të së njëjtës vepër ne
mësojmë se Dukagjinët (fis gegë) banojnë në Dardaninë që është një vend
i banuar më tepër nga shqiptarët se sa nga serbët, në kufijtë e Shqipërisë
1) Në një vepër historike që daton më teprë se dy shekuj 2) gjejmë disa
paragrafë që na duken të zhveshura nga rëndësia. Në faqen 62, duke folur
për princin Karl Filip: "Ky e përzuri atë në lulëzimin e madh të viteve dhe
të punëve të saj: dhe pikërisht për këtë i pëshpëriste asaj Princi Karl Filipi
në Prishtinë, në Shqipëri, në fillim të vitit 1690".
Faqja 517 "me pjesën e mbetur të trupave që përbëheshin nga dy
regjimente, shkoi vetë zoti gjeneral, pa vënë re ndjenjën e papështatshmërisë
në Prisseran (Prizren), kryeqytet në Shqipëri, ku ishte vetë kryepeshkopi
dhe patriku Kelmendas... ku ishin 5000 arnautë, pjesërisht të krishterë
dhe pjesërisht turko-shqiptarë, (shqiptarë myslilmanë - shën. im. SH.D).
Faqja 518 "Ndërkohë armiku kishte filluar të forcohej në Lumë dhe
Tetovë, për këtë pjesa e krishterë sapo mori lajmin: në kryeqytetin Priseran
(Prizren) u goditën një sasi trupash prej atyre shqiptare".
Faqja 460 "Jo më pak e etur ishte provinca shqiptare për të hequr
zgjedhën otomane si Guzzia (Gucia), Klementia (Kelmendos) dhe banorë
të tjerë të vendbanimeve shqiptare..."
Ne kemi bërë aluzion më lart (f. 18) për shkrimin e Mariano Bolicës,
përsa i përket Kuçit. fis shqiptar sot, nënshtruar sundimit sllav. Në fakt
kufijtë etnografikë të Shqipërisë duhet të përfshijnë të gjithë krahinën e
njohur me emrin Zedda (Zeta). Dijetari i Franz Miklosich në lidhje me
këtë subjekt ka thënë: "Fjala Zeta ka shumë mundësi të jetë rne origjinë
shqiptare, nga që shqiptarët fillimisht kanë qenë shumë më tepër të shtrirë
në veri se sa sot. gjë që kuptohet lehtë nga prejardhja ilire e shqiptarëve3.
Dijetari Mas Latrie e quante Janinën qytet të Shqipërisë dhe Zetën një
krahinë shqiptare: "Princ i Zetës në Shqipëri. Emrat e Zentës, Zeta dhe
Cedda emërtojnë një principatë të vogël të bregut ilir. e cila ruajti pavarësinë
që nga shekulli XII deri në shekullin e XV... territori i saj përfshin një
pjesë të Shqipërisë së Sipërme ose Mali i Zi i sotëm..."4.
Gjithashtu për Zetën një autor tjetër shprehet me këto fjalë:
"Është më afër së vërtetës emri Zeda. me të cilin, sipas prof. Hopf-it
që pëlqen të emërtojë atë vend me origjinë shqiptare dhe që e pranuan të
gjithë ata që me Hanin pranë te shqiptarët pasardhësit e vërtetë të ilirëve
të vjetër. të cilët ndodheshin më në Veri të vendeve që banojnë pasardhësit
e tyre të sotëm 5.
Ç'ka thënë për këtë udhëtari aq i famshëm sa i ndërgjegjshëm Ami
Boue për vendet që banojnë shqiptarët? "Ato janë trojet që përmbajnë jo
vetëm krahinat që përfshihen në vilajetet e Janinës, të Shkodrës, të
Manastirit dhe të Shkupit, por edhe trojet shqitpare që i janë dhuruar
mbretërisë serbe si pasojë e Luftë ruso-turke (1877) prej Kongresit të
Berlinit, duke mos marrë paraqysh protestat e shqiptarëve. Le ta lemë të
flasë vetë Ami Boue-në.
"Shqiptarët (banorët e shkëmbinjve) ose albanezët, janë vlerësuar nga
demografët në 1 600 000 vetë, vlerësim i arsyeshëm, por që qëndron nën
të dhënat reale, kur mendohet se ata shtrihen që nga Epiri deri në pjesën
perëndimore të Moesisë, së Sipërme, ku ata përzihen me sërbët, në fushën
midis Prizrenit dhe Pejës midis Vranjës dhe Mitrovicës, kurse shtrihen
pothuajse të vetëm, të quajtur arnaut, në vendet e burimeve të Lepenacit,
rrethinat e Cernoleva-Riekës, bregunjuglindor të fushës së Prishtinës, në
vendin midis Vranjës, Gjilanit, Novo Bërdos, Prishtinës, Kratovos,
Kurshumlisë, Prekopliës dhe Medokës. Nga ana tjetër ata përzihen me
boshnjakët në malet midis Shqipërisë dhe Bosnjes, si në Kolashin, në
Torë, në Guci. në Plavë, në brigjet e sipërme të Ibarit afër Rozhait, në
distriktin e Sudolit. Ata shtrihen deri në pllajat në perëndim dhe në
jugperëndim të Novi-Pazarit. në distriktin e Zetës, gjatë Moracës dhe në
atë të Kelmendit, në Cem dhe takohen me malazezët'
Ne nuk shtojmë asgjë. sepse autori që kemi zgjedhur për të cituar
njihet si një autoritet dhe veprat e tij të shumta mbi Turqinë Europiane
konsiderohen me të drejtë si një nga burimet më të sigurta që mund të
merren me besim të plotë. Le të shqyrtojmë me vëmendje vetëm një term:
"Serbi e Vjetër" (Starja Serbie). Këtë term duket qartazi se Boue-ja e
injoron. Staraja Serbia, sot kaq popullor, përdoret gjatë propagandës serbo-
ruse gjatë një periudhe gjysmëshekullore. Në fakt ky është një term, një
fjalë e thjeshtë. Por, kush është ai që shmang fuqinë e fjalëve në shpirtrat
njerëzorë?
Vallë. nuk është vetëm një fjalë që ka kryer punë shumë më tepër se
armatat serbe dhe influenca ruse së bashku? Përveç kësaj edhe bullgarët
përdorin si serbët një fjalë, që me ndihmën e saj i kanë vënë detyrë vetes
të sigurojnë epërsinë e tyre në Ballkan dhe, po ashtu, të krijojnë nga ana
e tyre hegjemoninë në gadishullin tonë ballkanik. Ky term magjik për
bullgarët është termi i vjetër gjeografik "Maqedonia", me anën e të cilit
qysh në traktatin e Shën Stefanit janë orvatur të shtyjnë kufijtë dhe ta
bëjnë ata sinonim të BuHgarisë iredente. Duhet rikujtuar prapë se bullgarët
dhe serbët kanë zhvilluar diskutime të gjata dhe të lodhshme për të caktuar
një vijë demarkacioni midis "Maqedonisë" dhe "Serbisë" së Vjetër
"domethënë në mes -atyre që duhet (në idetë e tyre) t'u përkasin trojet e
Maqedonisë një ditë. si Serbisë ashtu edhe Bullgarisë.
A nuk është kjo një mënyrë së vepruari e barabartë edhe për grekët që
kanë gënjyer mendjet e njerëzve, duke quajtur Epir Jugun e Shqipërisë
dhe duke na bërë të besojmë se kjo fjalë është sinonim i Greqisë sa për të
kaluarën historike aq edhe për tashmen? Por, ndërroni termat dhe bëjini të
ditur të gjithëve se Epiri nuk është gjë tjetër, veçse Shqipëria e Jugut:
Maqedonia Perëndimore është Shqipëria e Lindore dhe Serbia e Vjetër,
është Shqipëria Veriore. Dhe kështuju menjëherë do të ndërroni bindjet
tuaja, ju do të konstatoni se në vend që të bëheni një grekofil dhe sllavofil
i deklaruar, do të ktheheni për të njëjtin fakt albanofil i deklaruar.
Të kthehemi tashmë te autorët e huaj që kanë studiar krahinat që na
interesojnë. Ja një dijetar jetër, Georg von Hahn, i cili, përgjithësisht,
çmohet si një autoritet për çështjet që i përkasin Shqipërisë. Harta që
shoqëron veprën e tij "Albanische Studien"2 përfshin tërësinë e territorit
të të katër vilajeteve: të Janinës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Shkupit.
Në faqen e parë të veprës së tij autori kujdeset të na thotë se Shqipëria
shtrihet nga 39 gradë deri në 43 gradë të gjerësisë veriore, domethënë që
nga Preveza deri në Novi-Pazar.
Na vjen keq që nuk mund t'ju sjell këtu paragrafin e librit të Georg von
Hahn, ku ai përshkruan territorin e Shqipërisë në dhjetë faqe, me një
shkrim të dendur dhe kompakt, pa llogaritur shënimet që i referohen në
fund të kapitullit). Autori aty përcakton në fillim kufirin natyror të
Shqipërisë-sa gjerografik aq edhe etnografik - që shtrihet nga veriu nëjug
prej Malit të Zi deri te Gjiri i Artës, që do të thotë që nga veriu i Tivarit
deri në Prevezë dhe përgjatë Adriatikut.
Hahni kalon pastaj në përshkrimin e trojeve të banuara nga shqiptarët,
territore që ai i ndan në katër grupe. Duke përfunduar (faqe 13), nuk do të
lemë pa përmendur që shqiptarët shtrihen në të gjithë krahinën që përfshihet
në mes të Moraçës (lumë i Malit të Zi, që rrjedh nga liqeni i Shkodrës dhe
Toblica, që do të thotë, që nga skaji verior i liqenit të Shkodrës deri në
Nish).
Në veprën e tij me titull "Udhëtim nga Beogradi në Selanik" 1) Hahn
pohon se: "Është rrjedha e Moravës ajo që ndan krahinën shqiptar nga ajo
e sllavëve".
E tërë vepra e tij ka një vlerë të madhe dhe mund të shërbejë si
udhërëfyese për ata që duan të studiojnë çështjen shqiptare sa nga pikëpamja
etnografike dhe gjeografike aq edhe ajo his.torike.
Në faqet e këtij libri (në pamundësi për ta sjellë të plotë për shkak të
gjatësisë së tyre, apo t'u zvogëlojmë forcën me anë të një përmbledhjeje),
Georg von Hahn pohon: "pjesa dërmuese e popullsisë në Fushë-Kosovë
deri në brigjet e Vardarit e në Shkup është shqiptare".
Pastaj duke iu referuar historisë, autori vërteton që banorët autoktonë
të këtyre anëvejanë paraardhësit e ilirëve, të epirotasve, të maqedonasve,
të autariatëve, të taulantëve dhe të dasaretëve (shih kapitullin "Historia e
sundimtarëve të Moravisë" f. 228, 262 të kësaj vepre)
M. Brailsfordi- anëtar i rëndësishëm'i Komitetit Ballkanik të Londrës
- komitet i krijuar nga politikanë, publicistë dhe profesorë që t'u vinin në
ndihmë bullgarëve të cilët kishin vuajtur prej kryengritjes së tyre të vitit
1903, ka përshkruar Maqedoninë. Autori ka vajtur atje për të kryer misionin
mirëbërës duke shpërndarë ndihma. Brailsfordi ishte nisur nga Londra me
mendimet e tij më të mira për racën bullgare dhe sigurisht jo pa disa
paragjykime ndaj shqiptarëve. Mirëpo qenë lë mjafta disa javë qëndrimi
në Manastir dhe Ohër për ta bërë Brailsfordin një albanofil të zellshëm
dhe të ndreqë gabimet e tij kundrejt kësaj race që e quante të vetmin
element etnografik që gëzon të drejtë të pakundërshtueshme për
Maqedoninë.
Libri i Brailsfordit është mjaft tërheqës dhe bindës: ne deshëm të
nxjerrim paragrafet që i përkasin shqiptarëve, por u kufizuam në paragrafet
që poshtë vijojnë. Na vjen keq nuk mund t'ju sjellim të gjitha pasazhet, ku
raca shqipëtare është trajtuar me mjaft vërtetësi e simpati:
"Në thelb lëvizja shqiptare është si të gjitha lëvizjet balkanike e
frymëzuar nga idealet kombëtare për të realizuar çlirimin e popullit nga
sundimi osman; edhe në qoftë se kjo lëvizje merr një pamje armiqësore
ndaj Evropës, kjo ndodh vetëm sepse Evropa ka bërë praktikisht ic vetën
mbrojtjen e sllavëve, me të cilët shqiptarët kanë pasur tradicionalisht
armiqësi. Në bashkëbisedime me shqiptarët, unëjam përpjekur të mbledh
disa të dhëna për qëndrimin e tyre ndaj sllavëve. Gegët, zakonisht, kanë
pak shkollim për të shpjeguar me qartësi se si është gjendja e tyre reale,
çfarë qëllimi kanë dhe çfarë duan. Rritja e zemërimit tek ata është instiktive.
Por, në qoftë se një njeri mund të imagjinojë një gegë të pashkolluar që të
jetë në një shkallë që të mund të prëvetësojë idetë e Isa Boletinit e të
anëtarëve të tjerë të fisit dhe tëjetë i edukuar sa t'i deklarojë ato qartësisht,
kjo, në një farë mënyre, do të na tregojë se ai është në gjendje të shpejgojë
qëndrimin e tij kombëtar: "Ne, shqiptarët, - do të na thotë ai, -jemi një
racë e pastër dhe autoktone e Ballkanit. Sllavëtjanë pushtues e emigrantë.
Ata kanë ardhur kohë më parë nga Azia, kursc bullgarëtjanë fis mongol,
që nuk kanë punë në Evropë. Rusët mund të thonë për veten e tyre sejanë
Evropianë, por konsujt e tyre vijnë këtu mbi ne me pastrimet e tyre. Ne
vërejmë sytë e vegjël të tyre si dhe mollëzat e tyre të larta të faqeve,
kështu që ne kuptojmë se edhe atajanë për më tepër tartarë. Serbët, nën
carin e tyre Dushan, pushtuan vendin tonë, të cilin kanë paturpësinë ta
quajnë "Serbi e Vjetër". Ata u vendosën atje dhe na shpërngulën për një
kohë nëpër male. Por pak nga pak ne e kemi rifituar atë përsëri. "Serbia
e Vjetër" është Shqipëri një herë e më shumë sot, pasi ajo gjithmonë ishte
dhe do të jetë Shqipëri. Është e vërtetë që minoriteti serb vazhdon të
qëndrojë i mbrojtur nga rusët. Rusia, bile, ka dërguar një gmsht murgjësh
msë nga mali Athos që të mbajnë manastirin e shenjtë serb të Deçanit. Pse
i mbron ajo armiqtë tanë tradicionalë? Sepse ata janë sllavë. Këto të
Pjesë të zgjeclhura
111
ashtuquajtura reforma nuk janë asgjë tjetër përveçse një mekanizëm dhe
konspiracion pansllav. Përse Rusia përqendron vëmendjen e saj vetëm te
Vilajeii i Kosovës, kurse nuk do t'ia dijë fare për atë të Janinës apo të
Shkodrës? Përse ajo nuk bën asgjë që të na ndihmojë në hapjen e shkollave
shqipe dhe zhvillimin e gjuhës sonë? Sepse ne nukjemi sllavë. Reformat
janë projektuar vetëm që të fitojnë sllavët..."
Shqiptari imagjinar ka thënë disa gjëra të cilat janë absurde, kurse
gjërat e tjerajanë të vërteta. Ne duhet të shohim se ç'qëndron pas fjalëve.
Sliqiparët nuk kanë qenë ngritur kundër reformave. por kundër regjimit
kontrollues dhe të rreptë turk dhe, më shumë, kundra kërcënimit të largët
të prëfshirjes në luftën për epërsi në Ballkan, që zhvillohet ndërmjet Austrisë
dhe Rusisë. Evropa bëri diçka të përbindshme, kur ua besoi fatin e
Maqedonisë këtyre dy fuqive. Rusia dhe Austria kanë partizanët e tyre në
kaosin e Maqedonisë. Për gjenerata të tëra ato kanë qenë tët prëfshira në
propagandën e zhvilluar për llogari të tyre për çuarjen përpara të interesit
të një race kundër një tjetrë, për të siguruar pozicionin zotërues dhe
përgatitur kërkesat e tyre të ardhshme. Është absurde të besosh se këto
fuqi mund të luajnë rolin e paanshëm të arbitrit. Shqiptarët flasin të vërtetën
kur këmbëngulin sejanë vetë ata mbizotërues përsa i përket numrit më të
madh të populLisë në "Serbinë e Vjetër" '.
Po shohim tani opinion e reverent Noel Buxton, kryetar i Komitetit
Ballkanik, njeri që ushqen shumë pak simpati për shqiptarët dhe që nuk
fsheh paragjykimet e tij në adresë të tyre: megjithatë ai pranon se "Raca
shqiptare formon një faktor të rëndësishëm në Maqedoni. Është e pamundur
të shtrohet çështja e quajtur "maqedonase" pa marrë parasysh kërkesat e
këtij populli të vjetër. Shqipërinë nuk mund ta ndash, pa e shkatërruar si
komb". Lexuesi le të gjykojë vetë për paragrafin që pason ("Evropa dhe
Turqia" nga Noel Buxton, London, 1907, f. 48-49).
Procesi i çlirimit (të Maqedonisë) ka shkuar aq larg sa t'i japë çdo
kombi kushte lehtësuese përveç një kombi, atij shqiptar. Ky popull i vjetër
nuk duhet të humbasë në bashkësinë e kombeve. Maqedonia nuk formon
racë homogjene, vaçanërisht të dallueshme nga grekët dhe nga serbët, por
Shqipëria nuk mund të ndahet pa u shkatërruar si komb. Shqipëria, ka për
më tepër, histori. Turqit e kanë nështruar atë duke futur armiqësitë fisnore,
gjakmarrjen dhe ndarjen e shqiptarëve në besime të ndryshme, por shqiptari
është shumë më pak fanatik ndaj besimeve se sa popujt e tjerë. Unë kam
vizituar një kryetar fisi të fesë myslimane i cili përkrahte një prift të
krishterë që shërbente në një kishë të vjetër në pronat e atij kryetari fisi.
Ky bajraktar shpesh shkonte në lutje në kishë së bashku me priftin që ta
mbronte i shenjti patriot i krishterë. Myslimani. i kthyer në mes të serbëve
ose grekëve. bëhej turk, kurse shqiptari i konvertuar në musliman mbetej
gjithmonë besnik i vendosur i besës së kombit. Ai ishte besnik ideal dhe
mbetet i tillë. Në qoftë se udhtëari falenderon turkun. ai e bën këtë pse
gjen te shërbyesi i tij turk kënaqësi, ju do të zbuloni përgjithësisht se këta
turqjanë shqiptarë. Shqiptari gjendet shpesh në mes të udhëheqësve turq
më të zot si dhe në mes të priftërinjve katolikë më të devotshëm. Kur
ndihma e dërguar nga Anglia për të mbajtur gjallë ata që Sulltani synonte
t'i vdiste nga uria më 1903, ishin njerëzit e besuar shqiptarë që bënë që
kjo punë të bëhej e mundur.
Një tjetër anglez, publicisti i mirënjohur Charles Woods e bëri të veten
idenë e Fitzmauricit mbi shqiptarët dhe për krahinat e tyre që ndodhen
"përtej, domethënë në lindje të rjedhës që ndan pellgun e Adriatikut nga
ai i detit Egje"2.
Antonia Baldacci, dijetari italian që përshkoi Shqipërinë disa herë dhe
që e njihte mirë atë në të gjitha rrafshet, ka skicuar në një broshurë të
vogël kufijtë e vendeve të banuara nga shqiptarët, të cilat duhej të
përfshiheshin në kufijtë e shtetit të ri. Për Shqipërinë Baldacci shprehet
me saktësi për arsye se ai e njeh më mirë vendin, po ashtu ai e ka parë atë
duke konsultuar të gjitha burimet e autorizuara. Kufijtë e shënuar nga ky
dijetar i Bolonjës ndryshojnë fare pak nga ato që kemi vendosur më lart
(shih fq. 21), përveçse ai na rikujton çka është thënë në paragrafet e tjerë
për vendet shqiptare që ijanë dhënë Malit të Zi dhe Serbisë më 1888, si
dhe Greqisë në jugë të Shqipërisë. Po shkëpusim paragrafet kryesore të
veprës së Baldaccit që flasin për shtetin e ri shqiptar.
"Është një krahinë që gëzon bashkim të plotë kombëtar dhe që përfshin
pjesën më të madhe të katër vilajeteve turke, të Shkodrës, të Janinës, të
Kosovës dhe të Manastirit. Sundimi turk jo vetëm që nuk mundi të
influencojë në karakteristikën e vet politike, por nuk mund të frenojë
kurrë shpirtin e pavarësisë, qoftë edhe feudal, që ngeli gjithmonë cilësia
themelore e popullit shqiptar dhe e mënyrës së jetesës së tij kombëtare.
Kjo pjesë e Maqedonisë është një zonë qytetërimi patriarkal dhe në kufirin
e saj perëndimor ndodhen shqiptarët. Dhe atje në atë pjesë të Maqedonisë,
gjenden njerëzit më të fortë fizikisht dhe etnografikisht më të pastërit nga
ana racore e Gadishullit... Shqiptarët përbëjnë racën më të bukur të
gadishullit ballkanik'.
"Kufijtë politikë absolutë të shtetit të ri do të trajtohen në mënyrë
përfundimtare pas paqes. e cila do të lërë gjurmat e saj të dhunshme në
marrëveshjet e padrejta të kryera kohët e fundit. Në fakt kjo gjë nuk duhej
të ndodhte më. Kufijt e saj gjeografikë fare lehtë mund të përputheshin me
ato etnografikë. por këta kufij padyshim do të mbeten të ndryshuara në
dëm të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. siç do të ndodlië ine vargmalet që
ndërrojnë drejtimin e lumenjve midis detit Adriatik. Jonit dhe Egjeut deri
në pjesën e sipërme të Alpeve. Përtej këtyre vargmaleve. që ndërrojnë
drejtimin e luinenjve në depresionet e theksuara të pandërprera midis
Gramozit. liqeneve dhe Sharrit, tërësia etnografike shqiptare shtrihet e
fortë dhe e sigurtë në mes të masave greke. bullgare dhe serbe. Kështu
ndodh edhe në veri të Alpeve të Shqipërisë dhe në vetë kufirin e Malit të
Zi. që ka nën zotërimin e tij qysh më 1879 mjaft fise të pastra shqiptare.
Në të ashtëquajturën Serbi të Vjetër kufiri etnografik shtyhet në mes të të
njëjtave alpe shqiptare që përfundojnë harkun e tyre madhështor nga ajo
anë dhe malit të Sharrit. duke mbërritur deri sipër Ibarit dhe Sinicës. Këto
tentakula (apendikse të moluskeve për të kapur gjahun) që populli i fortë
dhe simpatik shqiptar dërgon në çdo kohë drejt armiqve të tyre shekullorë,
janë mbrojtja natyrore dhe kombëtare me të cilin mbrohet nga nga çdo
anë, duke zhvilluar dhe mbrojtur të drejtat e tij të shenjta dhe pronat e tij.
Pushtimi i territorit shqiptar nga ana e shteteve aleate do të përsëritë
prepotencën e përdorur nga ana e Fuqive të Mëdha në dëm të Shqipërisë
më 1878. Dhe Evropa do të jetë fajtore pse ka ushqyer kauzën e
mosmarrëveshjes ".
Përkthyer nga frëngjishtja: Sherif Delvina

Pjesë nga vepra e Luino Skëndos "Shqiptarët dhe sllavët", (III)

2. Shih "Roma dhe Lindja". Badia di Grotta Ferrata (provinca e Roinës nr. 26,
fq. 100). "Bashkëbisedinii i Patrikut Anasta.s i Ohrit në Maqedoninë shqiptare që në
dokumente të ndryshme romane të atij shekulli thuhet Maqedonia e Epirit, sepse
banohej nga shqiptarë ose ndry.she quheshin epirotë".
3. "Osmani" nga Lazzaro Soranzo Ferrara 1589, fq. 100, paragrafi 89. Shih
tekstin: "Nga bullgarët disa hanojnë të gjithë në atë vend, i cili quhej Moesna e
Poshtme deri në Danub, përhallë Vllahisë, disa Trakinë së bashku me grekët dhe të
tjerë në Maqedoni, që sot është e banuar nga grekë, serbë dhe shqiptarë".
Faqe34
1. Tekstualisht Dukagjinët banojnë rreth malit Skard në kufi me Preseremo
(Prizreni i sotëm) Parreopoli use Prenopoli i quajtur sot ndodhet në Dardani në kufi
me Shqipërinë dhe që banohet më shumë nga shqiptarë se sa nga serbë.
2. Botim i ri për "Ponën Osmane" nga Ricaut Donato Foscarini Berengano etj.,
përkthyer Augshurg 1701.
3. "Dinastia serbe Çernojeviç" nga Franz Miklosich Wien, 1886, fq. 29.
4. "Thesari i Kronologjisë", Poris 1889, Shtylla 1785.
5. "Zeta dhe clinastia e Balshajve". nga profesor Giusseppe Geleich Spalato
1889, fq. 18.
Faqe 35
1. "Turqia e Evropës", Ami Boue, Paris 1849, 4 vol, vol II-të, faq43.
2. Jena 1854.
Faqe 36
Vienë p. 868.
Faqe 37
1. "Maqedonia, racat e saj dhe e ardhmja e tyre", H. N. Brailsford. London,
1906, fq. 271.
2. "Turqia dhe fqinjët e saj", fq. 83.
Faqe 38
1. "Shteti i ri shqiptar" , Antonio Baldacci, ekstrat. Nxjerrë nga "Revistat
ushtarake Italiane", Roma 1913, t'q. 4.
2. Id, ibid, fq. 18.

Tradita jonë e krishterë dhe sfida e autoqefalisë


ndricim kullaNga Ndriçim Kulla
Afërsisht mbi 90 vjet më parë, në Berat zhvilloi punimet një Kongres kishtar, që ia vlen të çmohet e rikujtohet në tërë madhështinë e përfundimeve që arriti. Por, përpara se të mbërrijmë tek ai, le të themi dy fjalë për historinë e krishterimit shqiptar.
Është e provuar se në Shqipëri Krishterimi është apostolik, d.m.th, ai është marrë nga arbërit direkt nga goja e apostujve, e ky është një fakt me tepër rëndësi për sa i përket pretendimeve të popujve sllavë (sidomos serbëve) për lidhjen e tyre të fortë e të lashtë me ortodoksinë, pasi këtë besim ndryshe nga ne, ata e kanë marrë përmes popujve të tjerë. Në hapësirat e Arbërisë, kanë predikuar  Shën Pali, Shën Andrea, Shën Luka; ky i fundit autor i librit “Vepra e Apostujve” dhe nxënës i pandarë i apostullit Pal. Është për t’u përmendur edhe një dokument që flet se në Durrës në vitin 58 ka pasur 60 familje të krishtera.
Vijueshmëria dhe konsolidimi i kësaj tradite na jepet edhe me fakte të tjera. Mozaikët me brendi të krishterë në kishën e Shën Anargjirëve, që mendohet të ketë qenë qendra peshkopale e Durrësit, të ndërtuar rreth viteve 610-641, janë të ngritura nga dyshemeja mbi mure dhe shfaqen si pararendës të afreskeve të mëvonshme.
Ky nuk është një fakt i thjeshtë, përkundrazi; ngritja e tyre mbi mur nuk është bërë për shkaqe ekspozimi, por për shkaqe psikologjike dhe adhurimi, çka tregon se krishterimi këtu kish arritur një fazë konsolidimi. Ndërkohë që dëshmia se nëpër këta mozaikë gjejmë shkrime në gjuhën greke, nuk tregon aspak etninë e vendasve, pasi gjuha greke në këtë kohë ishte gjuhë e Kishës si në Lindje ashtu dhe në Perëndim. Madje edhe shumë nga dokumentet e Vatikanit deri në shekullin VII janë në gjuhën greke.
Historia provoi se shumë nga popujt politeistë u zhdukën përgjithmonë nga faqja e dheut e kjo u vërtetua edhe me lëvizjen e ethshme të popujve deri në shekullin VI-VII. Popujt politeistë u përpinë dhe asnjëri prej tyre nuk formoi dot kombësi, duke mbetur vetëm si emra në histori. Ky është gjithashtu edhe një argument bindës se si një popull, relativisht i vogël në Ballkan siç qenë arbërit, të mos përpihej as nga gotët, as nga hunët, as nga avarët, as nga sllavët, as nga romakët e as nga grekët. E kjo, sepse ata ishin me një krishterim të konsoliduar kur filloi kjo lëvizje e madhe e popujve që e përshkruan për një kohë të gjatë vendin e tyre.
Për sa i përket shekujve të ardhshëm, mund të vëmë në dukje se popullsitë ilire, që herët i bindeshin vetëm klerit të tyre, kurse vetë Roma sanksiononte zgjedhjen e primatit që ata paraqisnin, si dhe miratonte zakonet e veçanta të Kishës së Ilirisë. Po kështu, disiplina e kishave të Ilirisë afrohej më shumë me atë të kishës romane, pasi ato ndiqnin liturgjinë dhe vareshin drejtpërdrejt prej saj.
Ajo e Bizantit ishte krejt ndryshe. Në vijim, nga fragmentet e një krisobule të publikuar nga Rali dhe Pote, një kopje e plotë e së cilës gjendet në Malin Sinai, shihet se organizimi fetar deri në atë kohë nuk e përfshin Primatinë e Ilirisë nën selinë e Bizantit. Edhe nga dokumente të tjera del po i njëjti përfundim, pra se qysh prej vitit 640 e deri më 1017, domethënë në katër shekujt e errët deri në Skizmën e madhe, ajo nuk varej nga Bizanti.
Është mjaft domethënës edhe fakti që shumë nga terminologjitë e Kishës sonë shqiptare janë me origjinë latine si: meshë, kungatë, prift, shenjt, pagëzim, peshkop, kryq, mallkim etj. Fjalët altar, abat, abaci, frat apo ferr, kanë hyrë direkt nga latinishtja në gjuhën e kishës. Në këtë vijim historik, një kapitull i veçantë duhet hapur  për Justinianën e parë dhe Patrikanën e Ohrit.
E kjo për një arsye madhore që lidhet me traditën tonë të gjatë në fushën e autoqefalisë së kishës. Justiniana e parë u themelua nga Justiniani me anën e një akti të lëshuar më 14 Prill të vitit 535 dhe që lexohet në Letrën XI. Jo vetëm për jetën fetare të popullit shqiptar, por pothuaj të të gjithë gadishullit Ilirjan, Ohër-Justiniana ka qenë metropoli i tij nga viti 535 deri në 1767, kur u shkatërrua nga vandalizmi greko-bizantin dhe nga intrigat e fanariotëve. Duhet theksuar se në të gjithë Kishën Lindore ka pasur gjithsej vetëm tri Patrikana autoqefale: ajo e Ohrit, e Pejës (e suprimuar në po atë vit me Ohrin) dhe ajo e Qipros, e cila e ruan autoqefalinë edhe sot.
Ndaj shfaqet si vërtet rrënqethës krimi i shkatërrimit me një përkujdesje të skajshme i arkivave të primatisë ilire, dhe të gjitha pjesëve përkatëse të marrëdhënieve kanonike, të cilat ajo i kish pasur deri në atë kohë me Romën. Ekzistonin edhe dokumente të çmuara në manastirin e Shën Naumit, por ato u shkatërruan me urdhër të patriarkut grek në vitin 1850 ose 1851. Dhe ajo çka të habit është se nuk janë vetëm arkivat e Primatisë së Ohrit dhe të Shën Naumit ato që shkatërroi patriarku grek. Historiani rus Venelin tregon, gjithashtu, se edhe ato të Tërnovës së madhe u asgjësuan me urdhër të patriarkatit grek.
Ja pse në luftën e madhe e të rëndësishme që ndërmori populli shqiptar rreth 150 vjet më vonë nga shkatërrimi i Patrikanës së vet autoqefale, ai nuk mundej të ndihej i patraditë. Kish shekuj të tërë që e kish pasur, pavarësisht se nuk ka gjurmë dokumentare. Nacionalistët grekë u rrekën menjëherë për ta përdorur rënien e Autoqefalisë së Ohrit dhe nëpërmjet Kishës dhe patriarkëve të vet synuan fortësisht idenë e tyre të helenizimit të të gjithë popujve të tjerë të Ballkanit me divizën se të gjithë ortodoksët duhet të quheshin grekë, ashtu siç thoshin turqit.
Ja, pse shkatërrimi i Mitropolisë së Ohrit dhe arkivave të saj ishte një gjëmë kombëtare historike për shqiptarët, sepse i hoqi të gjitha barrierat e mundshme fetare dhe historike ndaj furisë së lëvizjeve helenizuese. Dhe për këtë arsye shfaqet si proverbiale shfaqja e vrullshme e fuqisë së këtij shpirti, në veprimin e 30 Korrikut 1919, kur u shpall Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës si Kishë Autoqefale dhe Fan Noli si peshkop i saj. Mirëpo mbetej që kjo të kryhej brenda vetë Shqipërisë, për t’i vendosur kështu një barrierë përdorimit të deriatëhershëm të Kishës dhe përkatësisë ortodokse të shqiptarëve, për qëllimet politike të Greqisë së atëhershme.
Ky akt nisi me Kongresin Kishtar të Beratit dhe me formulën e tij për klerin shqiptar të vendosur pas shumë diskutimesh në mbledhjen e 52-të të datës 31 Maj të vitit 1923:
Me veprime e tij të guximshme, të menduara mirë e të mbështetura fort në kanonet e shenjta shqiptare, Fortlumturia e tij Visarion Xhuvani, arriti ta vijojë traditën tonë autonome apo autoqefale nga viti 1919 deri në maj të vitit 1936, kur Patrikana Ekumenike e kushtëzoi dhënien e Tomus-it me largimin e tij, një punë kjo që gjithsesi u krye me përkushtim nga një tjetër Hirësi shqiptare si Kristofor Kisi.
Ndaj s’është e udhës të thuhet se ne nuk kemi një traditë të fortë autoqefale. Përkundrazi, është e udhës të thuhet se shtegu që çeli me aq mund e dhimbje Visarion Xhuvani dhe gjithë qarqet patriotike ortodokse shqiptare të mbledhura përreth tij, brenda dhe jashtë vendit, nuk është hapur ende si duhet dhe sot, 90 vjet pas vendosjes së formulës së klerit shqiptar, në atë udhën e drejtë e të pakthyeshme të konsolidimit dhe zbatimit të kësaj formule. Ende dhe sot nuk ndihet i gjallë dhe udhërrëfyes parimi parësor i Visarion Xhuvanit, sipas të cilit “Kisha nuk është një vend vetëm për t’iu lutur Zotit, por është një vend ku ungjilli me gjuhën e vet tregon se si duhet të punojmë për kombin”.
Është në dobinë imperative të Shqipërisë që edhe kjo “aventurë” e autoqefalisë si periudhë afatgjatë e historisë së saj, të përfundojë me ndarjen  njëherë e përgjithmonë nga epoka e “tranzicionit” mbi 20-vjeçar dhe të ngjashmëve me të që mund ta zëvendësojnë, të ecë në gjurmët e traditës e të përmbushet si dhe shumë herë të tjera me fitoren e shpirtit të kombit, çka do të thotë, me konsolidimin përfundimtar të traditës në zbatimin e përhershëm të formulës për klerin ortodoks shqiptar dhe me parimet kombëtare të udhëheqjes së tij.

Ekzistenca e Zotit dhe Argumenti i Skicimit



Murteza Mutahhari



Argumenti më i thjeshtë dhe më i përhapur që ka të bëjë me ekzistencën e Zotit është ai mbi skicimin. Kur′ani Famëlartë përmend krijesat e botës si ajete d.m.th. shenja nga Zoti. Zakonisht thuhet se struktura dhe rendi i përkryer i gjërave janë provë për ekzistencën e një force koordinuese.96 Thuhet se ky argument - ndryshe nga të tjerët siç janë ai i Lëvizësit të Parë, domosdoshmërisë dhe mundësisë (burhan al-wuxhub wa imkan), si dhe argumenti i të ardhurit në ekzistencë dhe përjetësisë (burhan al-huduth wa kidam) dhe ai i Të Besueshmëve (burhan al-Siddikin), të cilët kanë thelb të pastër filosofik, teologjik dhe racional - është një argument natyror dhe në përgjithësi empirik. Ai ka thelb të zbatueshëm dhe i ngjan të gjithë argumenteve dhe vërtetimeve të tjera që janë fryt i përvojës njerëzore.

Në Perëndim, David Hume97, filosofi skocez i shek. XVIII, hodhi dyshim mbi këtë argument dhe që atëherë shumë njerëz në Perëndim ende kanë mendimin se argumenti mbi rregullsinë, që është mbështetësja më e madhe e besimtarëve, e ka humbur besueshmërinë e vet. Mosbesimi në të argumentuarit për ekzistencën e Zotit e sidomos në argumentin e skicimit, bëjnë pjesë në shkaqet e animit nga materializmi në Perëndim.

Tani do të diskutojmë mbi pasojat dhe ndikimet e dëmshme [të arsyetimit] të zotëri Humeit.
Hume shkroi një libër me titull Dialogje mbi Religjionin Natyror. Në atë libër, një person fiktiv, i quajtur Cleanthes, mbron argumentin e planit të përkryer, ndërsa personi tjetër imagjinar, me emrin Philo e sulmon atë e kështu këta dy persona zhvillojnë debatin. Edhe pse Hume nuk është materialist, ai përpiqet të vërtetojë se argumenti i paraqitur nga besimtarët s′ka bazë shkencore, çka përbën të njëjtin rast me atë të materialistëve. Ai mendon se të besuarit është çështje zemre dhe nëse argumenti i skicimit mund të përvetësohet si bazë racionale, mund të thuhet vetëm se:

Rendi i dallueshëm në natyrë, pavarësisht nga gjithçka që është thënë, sugjeron - nëse nuk vërteton - se ′Shkaku ose shkaqet e rregullsisë mesaduket kanë njëfarë ngjashmërie të largët me inteligjencën njerëzore′. Përtej kësaj, ne nuk zotërojmë ndonjë mënyrë për tejzgjatjen e argumentit me qëllim vërtetimin e ndonjëgjëje mbi karakteristikat e këtij shkaku apo shkaqeve.98

Humei, gjithsesi është filosofikisht skeptik dhe agnostik. Për të thuhet:

David Hume gjithë jetën u morr me diskutimin mbi vlefshmërinë e arsyetimeve të ndryshme, të cilat synonin vërtetimin e ekzistencës së një Qenieje Hyjnore. Në fletoret dhe letrat e tij të hershme, ai u thellua në mënyrë të vazhdueshme mbi problemin në fjalë, duke treguar të metat apo gabimet në argumentet e një sërë mendimtarëve religjiozë. Në punime të ndryshme të tij, Hume e kritikoi rreptësisht arsyetimin e përdorur nga disa prej filosofëve religjiozë. Ndoshta për shkak të përhapjes së atëhershme të argumentit të rregullsisë, një nga nismat kryesore [që ai ndërmorri] ishte një kritikë e tejpërtejshme e tij. Ai punoi për njëzetepesë vjet rreth kësaj çështjeje duke plotësuar dhe librin e tij të njohur Dialogje mbi Religjionin Natyror.99

Argumentin e rregullsisë Humei e shpreh nëpërmjet fjalëve të Cleanthesit në këtë mënyrë:

Shikojeni botën, vështroni të tërën dhe çdo detaj në veçanti. Do kuptoni se ajo s′është gjë tjetër veçse një makineri e stërmadhe e nëndarë në një numër të pafund makinerish të vogla, të cilat përsëri janë të ndashme deri në një shkallë të cilën shqisat dhe aftësitë e njeriut s′mund ta ndjekin dhe shpjegojnë. Të gjitha këto makineri të ndryshme dhe madje pjesët e tyre më të imta janë të sistemuara aq saktësisht me njëra-tjetrën saqë të gjithë njerëzit që mendojnë për to i magjeps në habi dhe i tërheq në admirim. Pështatja mahnitëse e mjeteve ndaj qëllimeve në të gjithë natyrën, i ngjan me përpikmëri - ndonëse i tejkalon pamatshëm - prodhimeve të shpikjes së planifikimit, skicimit, mendjes, intelektit dhe urtësisë njerëzore. Rrjedhimisht, nga ngjashmëritë midis pasojave natyrore dhe krijimeve njerëzore, ne gjykojmë - sipas të gjitha rregullave të analogjisë - mbi ngjashmërinë e shkaqeve të tyre gjithashtu, dhe e konsiderojmë Krijuesin e natyrës disi të ngjashëm në mendje me njeriun, megjithëse në përputhje me përmasën dhe madhështinë e makinerisë natyrore, Krijuesi i saj zotëron aftësi më të mëdha. Në sajë të këtij argumenti a posteriori, dhe vetëm në sajë të tij, ne vërtetojmë menjëherë të ekzistuarit e Zotit dhe ngjashmërinë e tij me mendjen dhe intelektin e njeriut.100

Hume, me gjuhën e Philonit skeptik, i cili i drejtohet Cleanthesit, e sulmon kështu mendimin e këtij:

Nëse ne shohim një shtëpi, Cleanthes, atëherë me sigurinë dhe vendosmërinë më të madhe konkludojmë se ajo shtëpi ka patur arkitektin e saj, sepse kjo është pikërisht ai lloj pasoje që jemi mësuar të shohim të rrjedhë nga ai lloj shkaku. Por, me siguri s′do pohosh se universi pat ngjashmëri të tillë me një shtëpi, që me të njëjtën siguri dhe vendosmëri të konkludosh një shkak të ngjashëm, ose të thuash që ngjashmëria këtu është e plotë dhe e përkryer. Një mungesë e tillë ngjashmërie është aq e qartë, sa e shumta që mund të pretendosh është vetëm një hamendje, një supozim dhe pandehje e guximshme mbi një shkak të ngjashëm.
Me sa jemi në gjendje të dimë a priori, materia mund ta ketë burimin e rregullsisë brenda vetes, po ashtu si mendja; dhe idea se disa elementë me ndërmjetësinë e një shkaku të brendshëm të panjohur mund të vijnë në rregullin dhe renditjen më të përkryer, nuk është më e vështirë të konceptohet se ajo që idetë dhe domethëniet e tyre në mendjen e lartë të universit të vijnë ngjashëm në atë gjendje rregulli dhe harmonie përmes ndërmjetësisë së një shkaku të brendshëm të panjohur.
Njëmend vallë do më thotë ndokush që një univers i rregulluar mirë duhet të burojë nga një mendje dhe mjeshtëri si ajo e njeriut, sepse ne kemi përvojë nga kjo? Për vërtetimin e këtij argumenti kërkohet patjetër që ne të kemi përvojë në burimin e botëve dhe me siguri nuk mjafton ajo që ne kemi parë anije dhe qytete të burojnë nga mjeshtëria dhe shpikja njerëzore?
A mund të pohosh se mund të tregosh ngjashmëri të tilla ndërmjet strukturës së një shtëpie dhe krijimit të një universi të tërë? Mos vallë e ke parë natyrën në gjendjen e rregullit fillestar dhe sistemit harmonik të elementeve? Mos u krijuan botërat përpara syve të tu? Dhe, a ke patur rastin e kohën që të vëzhgosh zhvillimin e plotë të dukurive nga fillimi i shfaqjes së harmonizimit fillestar deri tek përkryerja përfundimtare e tij? Nëse po, tregoje përvojen tënde dhe shpalose teorinë që keT101

Së dyti, në teorinë tënde, ti nuk ke arsye t′i atribuosh përsosmëri Zotit, apo të thuash që ai është i liruar nga të gjitha gabimet apo papërkryeshmëritë në veprat e tij Të paktën, duhet të pranosh se për ne është e pamundur që me anë të shqisave dhe të menduarit tonë të kufizuar të themi nëse kësisoj rregullsie, në krahasim me të tjera që mund të ekzistojnë, madje edhe realet, ka gabime të mëdha, apo meriton lavdërim të vërtetë. A do të mundet një fshatar, nëse atij i recitohet Eneida102, të japë koment se ajo poemë është absolutisht pa asnjë gabim dhe mangësi, ose madje t′i japë vendin e saj përkatës midis veprave të intelektit njerëzor? Është fakt se ai asnjëherë s′ka parë ndonjë prodhim tjetër.

Por, nëse kjo botë do të ishte vepër aq e përkryer, përsëri mbetet e papërcaktuar dhe e dyshimtë nëse karakteristikat e saja të mira i duhen atribuar [para së gjithash] Krijuesit të saj. Nëse vështrojmë një anije, natyrisht që do kemi një mendim të lartë për intelektin e krijuesit të një mekanizmi kaq të ndërlikuar, të bukur dhe të dobishëm. Dhe çfarë habie do të ndjenim po të zbulonim se ai mekanik është një person i trashë i cili ka imituar të tjerët dhe se kopjon një punim, që gjatë rrjedhës së shekujve dhe pas shumë provash, gabimesh dhe korigjimesh, vlerësimesh dhe shkëmbimi mendimesh, dalëngadalë u zhvillua dhe u përmirësua! Para se struktura ekzistente filloi të llogaritej, ka mundësi që në përjetshmërinë e gjithanshme të jenë prishur e gjymtuar shumë botëra, dhe gjatë shekujve e në periudha të pakufizuara shumë punë shkoi kot, mjaft përpjekje të pafrytshme u ndërmorrën dhe një përmirësim i ngadaltë por i pandërprerë vazhdoi gjatë periudhave të pafundme në artin e botë-krijimit. Kush mund të përcaktojë se ku qëndron e vërteta në çështje të tilla? Kush mundet madje të vlerësojë se cila në mesin e shumë teorive që u propozuan e të edhe më shumë hipotezave që mund të përfytyrohen, është më e mundshmja?103

Ne s′kemi kurrfarë të dhënash që të shtrojmë çfarëdo sistemi kosmogonie.104 Përvoja jonë, aq e papërkryer në vetvete dhe aq e kufizuar - si në shtrirje ashtu edhe në jetëgjatësi, s′mund të na sugjerojë asnjë hamendje të qëndrueshme lidhur me tërësinë e gjërave. Por nëse na duhet medoemos të zgjedhim një teori, sipas cilës rregull do e përcaktojmë përzgjedhjen tonë? A ekzistojnë rregulla të tjera përveç ngjashmërisë së madhe ndërmjet objekteve të krahasuara? Dhe, a nuk kanë një bimë apo një kafshë që shfaqen përmes mbirjes ose lindjes, ngjashmëri më të shumta dhe më të mëdha me botën sesa një makineri artificiale që është produkt i mendjes dhe planifikimit?105

Hume [më pas] theksoi se:

Të gjykuarit analogjik i përdorur tek argumenti në fjalë, nuk përbën bazë për asnjë përfundim mbi cilësitë morale të përpiluesit të natyrës, madje edhe sikur të vërtetohet ekzistenca e një përpiluesi të tillë. Idea mbi një Zot, mirëbërës, të drejtë dhe të mëshirshëm, nuk rezulton nga krahasimi i punimeve natyrore me ato njerëzore. Nëse ai rregullues mendohet të jetë si njeriu, atëherë nuk do të kishim arsye të supozonim se ekziston një karakteristikë etike që i përket krijuesit të natyrës. Kur hetohet produkti - d.m.th natyra, dhe shihen të gjitha manifestimet e saja të pakëndshme siç janë stuhitë, tërmetet dhe luftën e një pjese të natyrës me tjetrën - a mund të konkludohet që ky planifikim ka buruar nga një intelekt i drejtë dhe i mirë?106

Një përmbledhje e shkurtër e mendimeve të Humeit në të kuptuarit dhe të kundërshtuarit e argumentit të rregullsisë vijon si më poshtë:
a) Argumenti mbi rregullsinë nuk është argument racional i kulluar që bazohet në aksiomat e para, por një arsyetim empirik që rrjedh nga përvoja mbi natyrën dhe si i tillë duhet të plotësojë kushtet [dhe kufizimet] e vërtetimeve empirike.
b) Ky argument pohon se përvojat afatgjata mbi natyrën tregojnë se ka një ngjashmëri të përkryer ndërmjet natyrës dhe produkteve njerëzore siç janë makinat, anijet e shtëpitë dhe se bëhet e qartë që bota - në kuptimin e raporteve të pjesëve të saj me njëra-tjetrën si dhe marrëdhënies ndërmjet strukturës së botës dhe pasojave e rezultateve që rrjedhin nga ajo - është tamam si një makineri e stërmadhe.
c) Në përputhje me rregullën e përgjithshme që përdoret në arsyetimet empirike, ngjashmëria e pasojave është provë e ngjashmërisë së shkaqeve dhe duke patur parasysh faktin se pasoja dhe prodhimi njerëzor burojnë nga një shpirt, intelekt dhe mendje atëherë edhe bota gjithashtu është krijim i një shpirti, intelekti dhe mendjeje madhështore.

Përmbledhja e kritikave të tij mbi këtë argument është kjo:
a) Themeli i këtij argumenti, pra ngjashmëria ndërmjet punesave të natyrës dhe veprave njerëzore, bazohet në idenë se universi në kuptimin e përbërjes së pjesëve të tij, është si një shtëpi apo makineri, të cilën e ka ngritur dhe bashkuar një fuqi e mençur e jashtme, d.m.th. një intelekt, mendje dhe shpirt e kjo me qëllim arritjen e një sërë synimesh. Por, kjo ngjashmëri s′është e plotë; d.m.th. nuk është e sigurt dhe përfundimtare, por vetëm e mundshme dhe e dyshimtë. Nuk mund të thuhet që ngjashmëria e botës me një makinë është më e madhe se ngjashmëria e saj me një bimë apo një kafshë, e cila ka një forcë rregulluese të brendshme dhe nuk është në asnjë mënyrë e kontrolluar nga jashtë.
b) Ky argument do të ishte një argument empirik po të ish ushtruar shpesh, d.m.th. po të ishin krijuar vazhdimisht botëra reale në këtë trajtë, kushte dhe sistem të tillë nga ana e disa qenieve inteligjente dhe antropomorfe, e ndërkaq të kishim gjetur nëpërmjet përvojës lidhjen e kësilloji pasojash me shkakun antropomorf. Pas vrojtimit të një bote të ngjashme me botërat e ushtruara, do vlerësonim se edhe kjo botë, po ashtu si të tjerat, ka një shkak antropomorf. Mirëpo, s′është kështu. Përvojën që ne kemi në ndërtimin e anijeve, shtëpive dhe qyteteve, nuk e radhisim në kategorinë e përvojave që duhet të kemi mbi botën. Shfaqja dhe formimi i botës, që ndodhi dalëngadalë gjatë miliarda vjetëve, nuk ka ngjashmëri me bërjen e një anijeje apo shtëpie.
c) Përveç kësaj, ky argument synon të vërtetojë ekzistencën e Zotit të Lartmadhëruar, I Cili pëfaqëson urtësinë përfundimtare, fuqinë e pakufi dhe përkryerjen absolute. Edhe nëse gjoja vërtetohet se burimi i kësaj bote është një qenie antropomorfe, kjo s′mjafton që ta ngremë në shkallën e një pohimi. Ky argument do mjaftonte për vërtetimin e Zotit sikur ne, me anë të përvojës, do kuptonim që kjo botë është më e përkryera që mundet dhe që është në përputhje me urtësinë e përsosur hyjnore. Megjithatë, duke patur parasysh faktin se jemi marrë vetëm me këtë botë e nuk kemi parë botëra të tjera që të kryejmë krahasimin midis tyre dhe saj, është e pamundur për ne të kuptojmë nëse kjo botë është e ndërtuar në bazë të mençurisë së përkryer dhe që është bota më e mirë e mundshme. Kjo është tamam si të kërkonim nga një fshatar, i cili përveç një libri (madje ta zëmë se është kryevepra më e mirë) s′ka lexuar asnjë tjetër në jetën e tij, të deklaronte se i vetmi libër që ka lexuar është më i miri që është shkruar ndonjëherë.
d) E zëmë se kjo botë është më e mira e mundshme; kjo përsëri nuk përbën provë për ekzistencën e një Zoti të madhërueshëm, I Cili është përkryerje absolute dhe thelb i pastër, i vetë-mjaftueshëm dhe Qenia e Domosdoshme. Kjo sepse atëherë, ky argument do të ishte provë për ekzistencën e Zotit të Lartmadhëruar nëse do të vërtetonte që kjo botë, përveç të qenit më e përsosura, dhe se një më e mirë se ajo s′mund të merret me mend, është bota e parë që ka krijuar Zoti dhe se më parë Zoti s′kishte përvojë në krijim dhe se gradualisht e përsosi mjeshtërinë e tij, e përveç kësaj nuk imitoi mjeshtërinë e askujt. Mirëpo, asnjëra prej këtyre nuk janë të vërtetueshme. Nga ta dimë ne se Krijuesi i kësaj bote nuk e ka kopjuar këtë mjeshtëri nga një vend tjetër? Dhe, si e dimë që në rrjedhën e përjetësisë s′e ka përsëritur dhe shijuar vetë mjeshtërinë e krijimit të botës, s′e ka arritur gradualisht atë dhe një përparim kaq të madh në zanat s′e ka arritur pak nga pak?
e) Krahas gjithë kësaj, në botën ekzistente vihen re të meta, ligësi dhe gjëra të shëmtuara që nuk puthiten në urtësinë e përsosur Hyjnore, siç janë stuhitë dhe përmbytjet, tërmetet, sëmundjet, fatkeqësitë, etj...

Këto ishin shkurtimisht vërejtjet e Humeit dhe ne i paraqitëm me gjuhën e Lindjes.

Tani do i shqyrtojmë këto vërejtje:

1. Idea e zr. Hume se argumenti mbi rregullsinë ka thelb empirik është e gabuar. Kemi të bëjmë me empirizëm kur duam të zbulojmë raportin e një dukurie të vrojtueshme me një dukuri tjetër të vrojtueshme.107
Me fjalë të tjera, empirizmi mund të jetë i zbatueshëm në zbulimin e lidhjeve midis dy pjesëve nga natyra e jo në zbulimin e lidhjes ndërmjet natyrës dhe të mbinatyrshmes. Pra, metoda empirike është e mundur në natyrë aty ku vërejmë një dukuri të caktuar dhe duam t′i zbulojmë shkakun ose shkaqet me anë të eksperimentimit, ose kur kërkojmë të përcaktojmë pasojat dhe rrjedhojat e asaj dukurie. Për shembull, nëpërmjet të eksperimentuarit mësojmë për raportin midis ngrohjes së ujit dhe shndërrimit të tij në avull dhe midis ftohjes dhe kthimit të tij në akull. Kur dy gjëra vijnë njëra pas tjetrës dhe jemi të sigurtë për mospjesëmarrjen e një faktori tjetër, vlerësojmë se njëra prej këtyre dyjave është shkak për tjetrën. Prandaj, kushti për një marrëdhënie empirike është që të dy anët e saj të jenë të vrojtueshme për shqisat dhe të ndodhen brenda përfshirjes sonë.

Tani, të shohim a është të vërtetuarit e ekzistencës së një skicuesi të ndërgjegjshëm nëpërmjet rregullimit të përkryer të botës, një argument empirik. Para se t′i hetojmë natyrën argumentit mbi rregullsinë, është e domosdoshme të shqyrtojmë natyrën e një arsyetimi tjetër të njohur që zr. Hume e quan tërësisht empirik, ndërkohë që argumentin e skicimit të përkryer e konsideron disi të ngjashëm me këtë. Ky argument përfshin të konkluduarit mbi ekzistencën e të menduarit, intelektit dhe urtësisë tek njeriu nga veprat dhe produktet e krijuara nga ai.

A është gjykimi jonë i zakonshëm mbi njeriun - që në bazë të veprave dhe produkteve të tij zbulojmë intelektin, mendimet dhe nivelin e tij të dijes - me të vërtetë një provë empirike e llojit të përvojave që përdoren në zbulimin e marrëdhënieve të dukurive natyrore siç janë lidhja e nxehjes me avullimin dhe e ftohjes me ngrirjen, apo jo? Me fjalë të tjera, a është zbulimi i intelektit, arsyetimit dhe dijes në qeniet njerëzore në bazë të veprave të tyre një përfundim empirik, apo është ky një argument racional (burhan-i ′aqli) ?

Si e dimë ne p.sh., se Bu-′Aliu ishte filosof apo mjek, ose që Sa′diu ishte shkrimtar dhe poet i dhuntishëm? Nga e dimë ne - që vazhdimisht takohemi me persona të veçantë siç janë miqtë dhe mësuesit, studentët dhe kolegët - se njëri është i zgjuar e tjetri s′është, i treti është erudit, kurse i katërti jo aq i informuar? Është e qartë - në bazë të veprave që vijnë prej tyre, nga fjalët që dëgjojmë prej tyre, nga sjellja që vërejmë tek ata, ose në bazë të punimeve dhe shkrimeve të tyre që studjojmë.

Ne s′mund të shikojmë ose prekim drejpërdrejt intelektin dhe dijen e tyre.108 Në parim, dukuritë siç janë të menduarit dhe dija s′janë të vrojtueshme dhe të prekshme.109 Për shembull, nëse kryejmë analizën e trurit të tyre, ose me një aparaturë të veçantë regjistrojmë aktivitetin e tij, mund të zbulojmë një sërë gjurmësh në trutë e tyre, por kurrë s′mund t′u ndjejmë dhe prekim mendimet. Përkundrazi, ne s′e kuptojmë drejpërdrejt të menduarit, intelektin dhe arsyen, veçse në atë shkallë sa kemi mendime, intelekt dhe arsye në veten tonë. Ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë vetëm me dijet, mendjen dhe intelektin tonë e kjo është e gjitha. Prandaj asnjë mendje apo ide nuk është në dispozicion të përvojës sonë, që të mund të zbulojmë me anë të eksperimentit raportin ndërmjet një punese dhe tyre. Përkundrazi, në kuptimin empirik ne nuk kemi dijeni për ekzistencën e çfarëdo intelekti tjetër, përveç tonit.

Njëkohësisht, përse e mbi ç′bazë gjykojmë dhe nuk dyshojmë në ekzistencën e mendjes dhe intelektit tek njerëzit e tjerë? Dhe, cila është arsyeja që në bazë të veprave, prodhimeve dhe shpalosjeve të tyre praktike, kuptojmë shkallën e tyre të inteligjencës, ndërgjegjes, mendimit, dijes, shijeve dhe ndjenjave? A s′ka thënë Descartesi që kafshët në parim (përveç njeriut) janë makineri të pavetëdijshme të krijuara në atë mënyrë që të reagojnë si qenie të gjalla? Po sikur të mos jetë kështu? Dhe, nga e dimë se vetëm kafshët janë makina pa shpirt, vetëdije dhe intelekt, që tregojnë shenja të ngjashme me qeniet e gjalla, por që të gjithë njerëzit, përveç meje, s′janë të tillë? Unë nuk jam drejtpërsëdrejti i ndërgjegjshëm për ekzistencën e asnjë inteligjence, mendimi apo ndjenjash, përveç të mijave.110 Ndoshta këto ekzistojnë vetëm te unë dhe s′ekzistojnë te asnjë qenie tjetër! Çfarë prove empirike ekziston që të mos jetë kështu? Prania dhe të vërejturit e inteligjencës dhe mendimit tek unë s′më mjaftojnë që të vlerësoj se diçka krejtësisht e ngjashme me këtë që ekziston tek unë, është e pranishme edhe tek të tjerët. Kjo, sepse për nga terminologjia logjike ky është arsyetim me anë të analogjisë, d.m.th. të konsideruarit e një individi si kriter për të tjerët, e jo një provë empirike që përfshin të eksperimentuarit me një numër të madh individësh të një lloji të caktuar, falë të cilit do përftohej siguria që cilësitë e dalluara nuk kanë të bëjnë vetëm me të kontrolluarit, por vlejnë edhe për të gjithë individët e llojit të njëjtë me ta.

E vërteta është se zbulimi i mendjes dhe intelektit tek njerëzit [që nxirret] nga veprat dhe punesat e tyre nuk bëhet as me anë të analogjisë e as me anë të gjykimit empirik, por nëpërmjet një arsyetimi racional. Është e saktë që njeriu zbulon drejtpërdrejt ekzistencën e qenësive të tilla si intelekti, vullneti apo të menduarit vetëm brenda vetes së tij, dhe bëhet i ndërgjegjshëm për veprimet e tyre - që d.t.th. të mendojë, të vendosë dhe të zgjedhë, pra të përzgjedhë nga mesi i një numri të madh mundësish më të përshtatshmen me synimin e tij. Mirëpo, kur shqyrton veprat e njerëzve të tjerë, megjithëse nuk e vëren intelektin dhe vetëdijen e tyre, sheh aktin e përzgjedhjes në veprimet e tyre. Pra, kur studion veprimet e tyre, ai zbulon se ata zgjedhin vazhdimisht në mesin e aktiviteteve të shumëllojshme dhe të ndryshme, apo madje midis mijëra mundësive nga të cilat vetëm njëra jep rezultatin e dëshiruar. Ndërkohë që mundësitë e tjera janë të pafrytshme, ajo përzgjedhje e veçantë shpie në rezultatin e dëshiruar. Ata gjithashtu e bëjnë përzgjedhjen e tyre në atë mënyrë që të arrijnë rezultatin e dëshirueshëm dhe të braktisin të tjerat.

Për shembull, nëse një njeri merr pendën në dorë dhe kërkon të vizatojë me të mbi letër, ai mund të vizatojë me mijëra forma dhe trajta të ndryshme, nga të cilat njëra p.sh. është ′fal′. Nëse vazhdon të tërheqë pendën nëpër letër mund të vizatojë mijëra forma nga të cilat njëra do jetë ′ende′ dhe nëse e përsërit veprimin e tij, do shfaqen me mijëra forma të mundshme njëra prej të cilave është ′rimi′. Dhe nëse pastaj rimerr pendën dhe shfaqet forma ′falenderimi′, duhet të thuhet që në fakt, ka ndodhur diçka që e ka probabilitetin një e miliardta. Nëse vazhdon me punën e tij dhe shkruan disa rreshta, prej të cilëve shfaqet kjo formë:

″Falënderimi i takon Allahut, Të Lartësuarit dhe të Madhërishmit, [për atë që] të bindurit Atij është rruga për T′iu afruar ndërsa mirënjohja ndaj Tij bekim i dyfishtë. Çdo herë që merret frymë, zgjatet jeta e kur nxirret fryma, vjen lehtësimi për shpirtin. Pra, në çdo frymëmarrje janë dy të mira dhe për çdo të mirë mirënjohja është detyrë...″111

Mundësia që këto gjithë këto gërma janë bashkuar dhe kombinuar në një trajtë kuptimplote rastësisht e jo si pasojë e një përzgjedhjeje të veçantë - pra e kujdesit dhe zgjedhjes, është aq e largët [dhe me një probabilitet papërfytyrueshmërisht të vogël], saqë mund të mos merret parasysh. Pra, arsyeja e njeriut e konsideron atë natyrisht të pamundur. Duke u mbështetur pikërisht në këtë bëhet vlerësimi që konfirmon ekzistencën e një fuqie përzgjedhëse e cila është e njëjta gjë si intelekti dhe vullneti.

Kjo është arsyeja përse themi që të nxjerrit [e përfundimit mbi ekzistencën] e inteligjencës dhe mendimit te njeriu nga veprat dhe prodhimet njerëzore nuk mbështetet as mbi të arsyetuarit analogjik - i cili thjesht përfshin të bërit e vetes kriter për të tjerët si në rastin kur dikush duke ndjerë dhimbje në stomak vlerëson që tek të gjithë njerëzit ekziston [potencialisht] dhimbja e stomakut - e as mbi dëshmitë empirike. Kjo sepse kësilloj dëshmish këtu do të përbënin vendosjen e lidhjes së veprave të tilla me intelektin njerëzor me anë të eksperimenteve të përsëritura, d.m.th. duke vërejtur drejtpërdrejt inteligjencën megjithë pasojat e saja, dhe duke zbuluar raportin midis tyre. Përkundrazi, ky argument është një lloj përfundimi racional, i ngjashëm me atë përmes të cilit mendja gjykon mbi vërtetësinë e raportimeve historike të marra nga burime të ndryshme (mutawatir).112

Pastaj u bë e qartë - dijet dhe të arriturit tonë deri tek mendja dhe intelekti i njerëzve të tjerë s′është rezultat i dëshmive empirike, të mos flasim pastaj për argumentin mbi skicimin, i cili ka të bëjë me gjithësinë dhe lidhjen e saj me Zotin, Të Lartëmadhëruarin.

Kohëve të fundit, kjo ide e gabuar ka gjetur pëlqimin e shumë shkrimtarëve muslimanë arabë dhe ndjekësve të tyre iranianë. Ata përfytyrojnë se thirrja e Kur′an Kerimit lidhur me shenjat e krijimit (ayat) në të vërtetë do të thotë thirrje për një njohje empirike të Zotit. Ata pandehin se kur ne e njohim Zotin përmes hulumtimit të shenjave të krijimit, dija jonë për Zotin bazohet mbi dëshmitë empirike.

Prej këtej ata kanë arritur në një tjetër përfundim qesharak:

″Metoda që duhet ndjekur në çështjet teologjike është e njëjtë me atë të biologëve në njohjen e natyrës dhe se nuk ka nevojë [më] t′i drejtohemi atyre diskutimeve të bukura e të holla filosofike mbi temat teologjike. Në vend që të mbartim turpin e injorancës apo dështimit së të kuptuarit të tyre, po i shpallim të gjitha si të pabazuara.″


Ata s′janë të ndërgjegjshëm për faktin se kufijtë e përvojës [empirike] shtrihen vetëm deri te njohja e veprave të Zotit. Mirëpo të mësuarit mbi Zotin me ndihmën e të kuptuarit të krijimit i arritur me mjete empirike është një lloj arsyetimi racional.

2. Zr. Hume ka pandehur se teistët duan të vërtetojnë se bota ka një ngjashmëri të plotë me veprat dhe prodhimet njerëzore e në bazë të asaj që ngjashmëria e pasojave përbën provë të ngjashmërisë së shkaqeve, duan të vërtetojnë se ngaqë bota është krejtësisht e ngjashme me një makinë apo shtëpi, atëherë edhe ajo ka një krijues të ngjashëm me bërësin e një makine apo shtëpie.

Zr. Hume [u] thotë [atyre] se nuk është kështu: ″bota, përpara se t′i ngjajë një anijeje, një makine apo një shtëpie, ngjan më shumë me mekanizmin e bashkërenditur e vetërregullues të ndonjë bime apo kafshe″.

Së pari, në përgjigje të zr. Humeit, themi: Domethënia e asaj që parashtruat Ju është se bota nuk është si një anije apo makinë por i ngjan vetes! Mos vallë Ju pritnit që bota të mos ishte si vetja e saj? Mos ndoshta bimët apo kafshët s′janë pjesë e kësaj bote? Në të vërtetë, është fjala për të njëjtat bimë dhe kafshë që, sipas vetë mendimit Tuaj, janë krijuar ashtu që të jenë vetërregulluese porsi një mekanizëm industrial i përparuar, njëmijë herë më i ndërlikuar se anijet dhe makinat që prodhojnë njerëzit. Prandaj, shenjat e fuqisë krijuese në një bimë apo një kafshë janë më të dukshme se në një anije apo shtëpi. Rrjedhimisht, nëse krijuesi i anijes dhe makinës është i pajisur me intelekt dhe [aftësinë e] të menduarit, atëherë ka një arsye më të madhe që Krijuesi i gjithësisë, fuqia krijuese e Të Cilit shpaloset ndër bimë dhe kafshë, është me të vërtetë i pari që zotëron urtësi dhe intelekt.113

Së dyti, vërejtja e zr. Hume se ky argument në thelb përbën një lloj analogjie (tashbih) me qëllim vërtetimin e pranisë së ngjashmërisë së përkryer ndërmjet krijimeve së Bërësit të natyrës dhe prodhimive të njeriut, është e gabuar. Është e pamundur që veprat e Krijuesit të jenë krejt të ngjashme me prodhimin e dorës njerëzore. Përkundrazi, ashtu siç Krijuesi i natyrës është përtej ngjashmërisë me njeriun në kuptimin e thelbit dhe veçorive, po ashtu edhe në aspektin e fuqisë krijuese dhe vepruese Ai ndodhet përtej ngjashmërive me të.114

Njeriu është pjesë e natyrës dhe si i tillë, ai është një qenie në një gjendje të vazhdueshme bërjeje dhe lëvizjeje drejt përkryerjes (takamul) ku e gjithë përpjekja e tij qëndron në të shkuarit nga gjendja e mundësishmërisë (quwwah) në atë të realizimit të vërtetësishëm ( fi′l) dhe nga mangësia drejt përkryerjes. E gjithë përpjekja njerëzore është një lloj lëvizjeje nga mundësia tek akti, nga mangësia drejt përsosjes.115

Në mënyrë të ngjashme, njeriu duke qenë pjesë e natyrës e jo krijues i saj, ndikimin e tij në natyrë e ka në formën e vendosjes së një lidhjeje artificiale ndërmjet pjesëve të saj. Prodhimet njerëzore siç janë qytetet, shtëpitë dhe anijet përbëhen nga një seri materialesh natyrore të ndërthurura në një renditje artificiale për shkak të qëllimit dhe synimit që është ai i bërësit e jo i produktit. Ai bërës kërkon të arrijë qëllimin dhe synimin e tij përmes kësaj lidhjeje jonatyrore.

Kështu, dy tiparet thelbësore të prodhimeve njerëzore janë:
a) Të lidhurit midis pjesëve të produktit është artificial e jo natyror.
b) Qëllimi dhe pikësynimi që janë përdorur në të janë qëllimi dhe pikësynimi i bërësit. Domethënë, ky është një bërës që arrin një objektiv të caktuar dhe heq një mangësi nga vetja e që nëpërmjet këtij produkti lëviz nga mundësishmëria tek të arriturit.

Asnjëra prej këtyre veçorive s′mund të jetë e pranishme në krijimin nga Zoti i Madhërueshëm e as nuk është e mundur që raporti i pjesëve të produktit me njëra-tjetrën të jetë jo i natyrshëm dhe që objektivi i krijimit në fjalë të jetë ai i Krijuesit. Përkundrazi, lidhja ndërmjet këtyre pjesëve do të duhet të jetë e natyrshme porsi ajo që vërehet në pjesët e ndryshme të sistemit diellor ose atomit, ose elementeve të një përbërjeje organike, ose të një bime, kafshe apo njeriu.116

Kjo pra është domethënia e fjalëve të metafizikanëve kur thonë se ″qëllimet finale të veprave të Zotit janë të tëra synime përfundimtare të punesës (fi′l) e jo të Kryesit (fa′il)″; ose kur thonë: ″Urtësi njerëzore do të thotë zgjedhja e mjeteve më të mira për qëllimet më të mira, ndërkohë që urtësia e Zotit të Madhërishëm nënkupton të ofruarit ndihmë qenieve për të arritur pikësynimet e tyre″.

Domosdoshmëri e urtësisë dhe mëshirës hyjnore,është t′i drejtojë të gjithë qeniet në caqet e tyre përfundimtare.



Kjo është edhe domethënia e fjalëve të tyre kur thonë:

I larti nuk kthehet nga i ulëti


Vendi që i përket një sfere më të lartë ontike nuk e kërkon qëllimin tek sferat e ulëta të botës së krijuar. Ja se ç′nënkuptojnë ata kur thonë se rrjedhoja e domosdoshme e krijimit të qenieve të gjalla dhe daljes së tyre nga një thelb i përkryer është se të gjitha ato kanë një qëllim dhe se fijet e dashurisë përshkojnë tërë ekzistuesit; dhe se caku i caqeve (ghayat al-ghayat) është Thelbi i Lartësuar Hyjnor.

Ky pra, përsëri është kuptimi i fjalëve të tyre që të vepruarit njerëzor është të vepruarit e qëllimit (fa′iliyyah bi′l-qasd), ndërsa të vepruarit e Zotit Të Lartësuar është të vepruar me mëshirë (fa′iliyyah bi al-inayah). Në të vërtetë, idetë e Humeit dhe të gjithë filosofëve perëndimorë nga lashtësia gjer më sot lidhur me argumentin e skicimit janë foshnjarake dhe amatoreske, ngaqë mbështeten në nocionin se ky argument e pandeh Zotin krijues siç janë krijues zanatçinjtë njerëzorë duke debatuar mbi ekzistencën apo mos-ekzistencën e një krijuesi të tillë. Ndërkohë që me vërtetimin e një krijuesi të tillë nuk do ish vërtetuar kurrsesi Zoti, por një qenie në nivelin e njeriut.

Një shkoqitje e përpunimit retorik të Humeit mbi argumentin e skicimit, që për gati tre shekuj la në hije filosofinë e Perëndimit, nxorri në shesh edhe një herë shëndetin e dobët të filosofisë perëndimore, qoftë hyjnores apo materialistes. Kjo tregon se të kuptuarit e perëndimorëve mbi argumentet e rendit në botë s′ka aspak karakter filosofik. Në Perëndim nuk është ditur asgjë për atë që në filosofinë islame është shqyrtuar në diskutimin me titull ′inayah (Përkujdesja). Të kuptuarit perëndimor mbi këtë argument ishte në nivelin e masave të gjera dhe e shumta në atë të mutakalimëve ash′aritë dhe mu′tazilitë e jo në nivelin e filosofëve dhe metafizikanëve islamë.117

3. Zotëri Hume thotë: ″E zëmë se me këtë argument do vërtetohet se Krijuesi i botës zotëron intelekt dhe vetëdije të ngjashme me ato të njeriut. Edhe atëherë madje, pohimi mbi përsosmërinë e pakufi të Zotit mbetet i pavërtetuar.″

Gabimi i zr. Humeit buron nga ajo që ai mendoi se ata të cilët konsideronin Zotin përkryerje absolute dhe të pafund, mbështeten në argumentin mbi skicimin, që për mendimin e tij është një provë empirike.

Në vëllimin e pestë të Parimet e Filosofisë dhe Metoda e Realizmit ne kemi përmendur se vlera e argumentit të rregullsisë qëndron vetëm në nivelin që na drejton deri në kufijtë e të mbinatyrshmes. Ky argument vërteton vetëm kaq: se natyra ka diçka përtej vetes së cilës i nënshtrohet dhe kjo përtejshmëri është e vetëdijshme për thelbin e vet dhe veprat e saja. Sa i përket asaj që kjo e përtejme është e domosdoshme apo e mundshme, e përjetë apo e buruar (hadith), një apo disa, e kufizuar apo e pafund, e gjithdijshme dhe e plotfuqishme apo jo - kjo shtrihet jashtë suazave të këtij argumenti. Këto janë çështje që i përkasin krejtësisht dhe ekskluzivisht lëmit të metafizikës dhe ajo i vërteton ato me të tjera argumente të posaçme.

4. Zotëri Hume thotë: ″Duke e zënë se bota jonë është më e përkryera që mund të jetë; nga e dimë se krijuesi i saj s′e ka kopjuar nga një vend tjetër ose që s′e ka përsosur gradualisht mjeshtërinë e tij me anë të të ushtruarit?″118

Këto mënyra të menduari gjithashtu vijnë nga ajo që zr. Hume s′është i ndërgjegjshëm për kufizueshmërinë e zbatimit të argumentit mbi rregullsinë. Ai pandehte se të gjitha çështjet filosofike rrjedhin nga një argument - ai i skicimit të përkryer. Në vëllimin e dytë dhe të pestë tek Usul-i falsafah wa rawish-i ri′alism kemi theksuar që detyra e argumentit të rregullsisë është të tregojë që natyra s′i është lënë në dorë vetvetes dhe që forcat natyrore janë të nënshtrueshme. Natyra, në terminologjinë e filosofëve, është veprues me nënshtrim (fa′il bi′l-taskhir). Me fjalë të tjera, bota ka diçka të mbinatyrshme që e tejkalon atë dhe kjo e përtejme është dominuese mbi të si dhe rregulluese e saj. Argumenti i rendit të përsosur në botë, zbatimi i të cilit mbërrin deri në këtë nivel, është i mjaftueshëm dhe i theksueshëm brenda kufijve të këtij zbatimi. Por sa për atë se në ç′gjendje është kjo e përtejme, a është përsosmëria e saj thelbësore apo e arritur, a është e arritur gradualisht apo e përhershme e kështu me rradhë - këto janë një varg pyetjesh të cilat shqyrtohen me një sërë argumentesh të veçanta. Dhe, duke supozuar që ato janë të paafta të shqyrtohen me ndihmën e argumenteve të tjera e se hyjnë në çështjet që do i mbeten përgjithmonë të panjohura njeriut - edhe pse mesiguri në realitet nuk është kështu sepse ato janë të përshtatshme për hulumtim - as kjo madje nuk do ia zvogëlonte vlerën argumentit mbi rregullsinë. Qëllimi i argumentit të skicimit është që të na drejtojë nga natyra në pragun e të mbinatyrshmes. Ajo që është pas këtij kufiri, ndodhet jashtë kompetencës së këtij argumenti.119

5. Zotëri Humei çështjen e fatkeqësive, trazirave, stuhive dhe tërmeteve i përmend si mangësi të ″rendit racional″ të botës.

Meqenëse kemi diskutuar gjerësisht mbi këtë temë në librin ′Adl-i Ilahi (Drejtësia Hyjnore), do të përmbahemi nga të diskutuarit e saj këtu dhe e drejtojmë lexuesin te ai libër.120




Shënime


96. Argumenti i skicimit (design) qëndron në të konkluduarit mbi ekzistencën e një Krijuesi të gjithësisë - të përkryer, të vetëdijshëm e të urtë - mbështetur në harmoninë, rendin e përsosur dhe ekuilibrin e pranishëm në botë. Shih shën. 49 më lart.

97. David Hume (1711-76), filosof dhe historian i njohur skocez. Në skepticizmin e tij u ndikua nga empiricizmi i Berkeley-t. Sipas Hume-it, përvoja përbëhet nga përshtypje dhe ide. Të parat janë më të gjalla se, dhe burimi i të dytave. Lidhja e ideve tona drejtohet nga parimet e dukjes, kontiguitetit dhe shkakut e pasojës. Përvoja prodhon tek ne zakonin - përgjegjës për lidhjen e dy ngjarjeve të njëpasnjëshme në mënyrë shkakësore. Dallim duhet bërë, pohon ai, midis fakteve dhe marrëdhënieve të ideve dhe vetëm këto të fundit përmbajnë domosdoshmëri. Veprat Traktat mbi Natyrën Njerëzore (′39-40) dhe Ese mbi të Kuptuarit Njerëzor (′48) shpalosin një filosofi empiriste të njohjes, ndërsa punimi Ese Morale dhe Politike (′41-′42) frymëzoi teoritë ekonomike të Adam Smithit dhe ekonomistëve liberalë. Shkroi edhe Studim mbi Parimet e Moralit (′51), Dialogje mbi Historinë e Religjionit Natyror (′57) dhe Historia e Anglisë (′54-′62).

98. Richard H. Popkin & Avrum Stroll, Philosophy Made Simple, fq 106.

99. po aty, fq 103

100. po aty, fq 102

101. po aty, fq 103

102. Është fjala për poemën epike të Virgjilit.

103. Popkin & Stroll, vep. e cit., fq 104

104. d.m.th. teorie mbi prejardhjen e universit

105. Popkin & Stroll, vep. e cit., fq 105

106. po aty

107. Empiricizmi u përfaqësua nga John Locke, George Berkeley, David Hume e J.S. Mill. Ai pohon se përvoja është burimi parësor i dijes. Pa të, ne s′mund të njohim kurrfarë të vërtete, pavarësisht nga qartësia e saj në mendjen tonë. Empiristët nuk e pranojnë dijen e domosdoshme racionale si paraprirëse të përvojës, por e mbajnë këtë si baza e vetme e mendimit të saktë dhe kriterin e përgjithshëm në çdo fushë, madje edhe në atë të dijes së domosdoshme racionale. Kështu, aftësia e të gjykuarit mendor kufizohet në sferën empirike, ashtu që çdo hulumtim metafizik bëhet i pavlerë. Gjithashtu, filosofët empiristë pohojnë se mendimi lëviz nga e veçanta tek e përgjithshmja, d.m.th nga kufijtë e ngushtë të eksperimenteve tek parimet dhe ligjet universale - pikërisht e kundërta e racionalizmit. Në këtë mënyrë, doktrina empirike mbështetet në induksion. Shih Lari II dhe as-Sadr Falsafatuna.

108. E shumta që ka arritur shkenca në këtë fushë, që nga studimet pionere të Penfieldit deri tek ato të avancuarat nga Brian Josephson, është lokalizimi, detektimi dhe matja e rrymave dhe aktivitetit elektromagnetik që i korrespondon proceseve të ndryshme të trurit njerëzor.

109. Ky përbën një nga problemet më kyçe me të cilat përballet materializmi, i cili s′mund t′i justifikojë entitetet jomateriale si mendimi, ndërgjegja, vetëdija, vullneti, shijet, vlerat apo parimet morale.

110. Cogito ergo sum (″Mendoj, pra ekzistoj″). Racionalizmi pohon se ka dy burime të dijes: ndijimi shqisor dhe konceptet e lindura. Këto të fundit janë - sipas Descartesit: Zoti, shpirti, shtrirja gjeometrike, lëvizja dhe të ngjashme që janë krejtësisht të qarta për mendjen, dhe - sipas Kantit: dija konceptuale dhe shkencore, përfshi hapësirën dhe kohën, bashkë me 12 kategoritë e njohjes (shih shën. 7 më lart). Autori këtu me ′racional′ nënkupton arsyetimor, deduktiv, mendimor, logjik.

111. Nga Gjylistani i Sa′diut.

112. Shën. i aut.: Ne e kemi shqyrtuar dhe shkoqitur më hollësisht këtë temë në studimet tona të epistemologjisë (Shenakht) dhe shpresojmë t′i botojmë në të ardhmen.

113. Shih Kur′anin, al-Hadid: 3. Imam ′Aliu thotë në ligj. 89 të N. Balagës: ″Ai është I Pari për të cilin nuk kishte ′përpara′, që të mund të ekzistonte çfarëdo para Tij, dhe Ai është I Fundit, për të cilin nuk ka ′prapa′, që të mund të ekzistojë çfarëdo pas Tij.

114. Muslimanët parasëgjithash besojnë se Zoti është Një (wahid), I Vetëm (ahad) dhe I Pashoq (laysa kamithlihu shay′). Kur′ani thekson përkryerjen absolute të Tij dhe përjashton çfarëdolloj ngjashmërie të Allahut me krijesat e Veta: ″Të Tij janë emrat më të bukur″ (al-Hashr: 24), ″Asgjë nuk është si Ai″ (ash-Shura: 11), ″Atij askush nuk i është i barabartë″ (al-Ikhlas: 4), ″Mos i përngjani asgjë Zotit″ (an-Nahl: 74), ″Të pamurit nuk e përfshin Atë, ndërsa Ai përfshin tërë të pamurit″ (al-An′am: 103, shih dhe al-A′raf: 143). Imam ′Aliu ka thënë: ″Falenderimi i takon Allahut, i Cili nuk mund të përshkruhet kurrë nga oratorët e as të lavdërohet mjaftueshëm nga retoricienët, mirësitë e të Cilit s′mund të numërohen nga llogaritësit dhe haku ndaj të Cilit nuk mund të përmbushet nga më të zellshmit. Orvatjet më të larta të mendjes s′mund ta përfshijnë e as të kridhurit sado thellë të të kuptuarit s′mund ta arrijnë. Atij - për atributet (sifah) e të Cilit nuk janë shtrirë kurrfarë kufijsh (hadd mahdud) as çfarëdolloj përshkrimi (na′t mawjud) - nuk i është caktuar kurrfarë kohe (waqt ma′dud) dhe asnjëlloj afati (ajal mamdud)..″ (Nahj al-Balagha, ligjërata 1, shih edhe ligj. 186, 152, 65, 99). Për më gjerë, referoju Tabataba′i V, al-Kurani, Muzaffar dhe Mutahhari III.

115. Ashtu si e gjithë e krijuara, edhe njeriu i nënshtrohet parimit të teleologjisë: ″Zoti krijoi qiejt dhe tokën me një qëllimshmëri të caktuar″ (al-′Ankabut: 44); ″I Lartësuar qoftë Ai që nuk krijoi pa qëllim″ (Ale-′Imran: 190); ″Ne krijuam gjithçka me një masë të caktuar″ (al-Qamar: 49); ″A nuk morrën parasysh se Zoti s′i krijoi qiejt dhe tokën e gjithçka ndërmjet pa ndonjë qëllim të vlefshëm e një afat të caktuar?″ (ar-Rum: 8); ″Ne nuk i krijuam më kot qiejt, tokën e gjithë çka shtrihet ndërmjet tyre, veçse me një qëllim, ndonëse shumica e njerëzve nuk e dinë″ (al-Dukhan: 39-40, Sad: 27); ″I Zotit është sovraniteti mbi qiej dhe mbi tokë e gjithçka që ndodhet midis tyre. Atij do t′i kthehet gjithçka″ (al-Ma′idah: 18) ″Tek Zoti do jetë caku i tërë gjërave″ (al-Najm: 42); ″O njeri! Ti që vërtet përpiqesh plot mundim për të takuar Zotin tënd, do ta gjesh Atë″ (al-Inshiqaq: 6). Lëvizja e tij dhe e çdo krijese shkon drejt përkryerjes së vazhdueshme, çka përbën qëllimin e krijimit (Mulla Sadra e ka vërtetuar edhe filosofikisht këtë).

116. Për të krijuar lidhje të tilla artificiale, njeriu përdor fuqi dhe mjete të ndryshme që ai i gjen të gatshme. Puna dhe aktiviteti i tij janë pjesë e sistemit të krijimit; ato nuk janë tamam veprimtari krijuese, por vetëm një formë lëvizjeje që ndodh përbrenda objekteve ekzistuese. Kurse krijimi hyjnor përbën një kategori krejtësisht tjetër nga prodhimi i marrëdhënieve artificiale në mes objektesh pa lidhje. Zoti i krijon gjërat me tërë cilësitë e tyre, forcat, energjitë dhe tiparet që kanë, sipas aftësisë së tyre marrëse: ″Dhe sikur Zoti t′ua shumonte rrizkun robërve të Tij, ata mesiguri do i kalonin kufijt, por Ai i furnizon me masë siç dëshiron; padyshim Ai është hollësisht i njohur, mbikqyrës i robërve të Tij″ (ash-Shura: 27). Shih Nahj al-Balagha, ligjërata 159.

117. Për debatet ash′arite-mu′tazilite shih Corbin, Mutahhari XIV, dhe Nasr II, IV.

118. Kjo hamendje hidhet poshtë nga dy vargje tejet interesante në Kur′anin Famëlartë: ″Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e gjithë ç′ka mes tyre shkel e shko. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të synonim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën tonë, por Ne nuk e bëmë atë″ (al-Anbiya: 16-17). Imam ′Aliu ka thënë në N. Balaga: ″Ai e nisi krijimin pa asnjë shembull për t′u ndjekur dhe pa asnjë mostër të pregatitur nga ndonjë ′krijues′ para Tij″ (ligj. 89). ″Ai e filloi krijimin më së hershmi dhe e nisi atë fillimisht, pa u menduar dhe pa ndihmën e çdolloj prove, pa shpikur asnjë lëvizje dhe pa kaluar asnjë mëdyshje″ (ligj. 1) ″Ai i krijoi krijesat pa (ndjekur) asnjë shembull, pa këshillën e ndonjë konsulenti, apo asistimin e ndonjë ndihmësi″ (ligj. 153).
″Ai e trajtësoi të gjithë krijimin me dijen e Tij dhe i prodhoi ato me urtinë e Tij, pa imituar (kënd), pa mësuar (prej askujt), pa ndjekur shembullin e çdolloj prodhuesi të mençur, pa bërë (asnjë) gabim, dhe pa ndihmesën e askujt″. (ligj. 189)

119. Referoju Falsafatuna.

120. Referoju Lari II.



© dielli /Shqipëroj: Edin Q. Lohja


Leonidha Naqedhrami London:Akademiku Frashërli në penën e një krijuesi..


image

Gurë themeli në kështjellën e ekzistencës kombëtare

Ç’do të ndodhte nëqoftë se figurat dhe bëmat e heronjve dhe personaliteteve historike shqiptare do të mungonin nëpër letërsinë shkencore dhe artistike kombëtare e botërore ? !

Shqipëria me shqiptarët s’do të qe asgjë veç një poligon eksperimental pa zot , për fuqitë ekspansioniste shoviniste fqinje , ballkanike , a botërore .

Heronjtë dhe personalitetet historike janë dëshmitë më të vërteta, të imunizuara të identitetit shqiptar , janë gurët e themelit në kështjellën e ekzistencës kombëtare .

Pa ata s’do të kishte as Shqipëri , as shqiptarë .

Një e tillë figurë kombëtare është edhe Akademiku Stefanaq Pollo , prandaj përjetësimi I Tij në këtë vepër , ka vlera kombëtare .

M a s i v i s h k e n c o r
Që në fillim të veprës del I hapur , emocionues , disponimi atdhetar I autorit Qatip Mara .

Vepra hapet me fjalën – Mirënjohje – dhe mbyllet me vlerësueset –I përulem me respekt të thellë – dhe natyra , viset , mjediset , Frashëri e Frashërlinjtë , Përmeti e Përmetarët , Shqipëria e Shqiptarët , na vijnë para syve , ndonse “të plagosur “, të bukur e joshës . Autori na I sjell Frashërlinjtë , banorët e Dangëllisë ,Përmetarët e Shqiptarët

nëpërmjet zbulimit të tipareve estetike më qenësore të karakterit të tyre : etjen për liri e dituri , lidhur në atë fill të kuq të përbashkësisë- Shqiptarizmin , si koherencë universale të krahinës

R r ë n j a d h e m a j a e h i s t o r i o g r a f i s ë S h q i p t a r e

Substanca e brendisë së veprës sintetizon disa përbërës nëpër të cilët dukshëm shkëlqen vula e shkencëtarit Stefanaq Pollo :

1- Masivi i veprës historiografike të Tij .

2- Vlerësime të shokëve bashkëluftëtarë , bashkëpunëtorë , ishstudentë , nga familja e Tij , të afërmit e nga të njohur të tjerë .

3- Vlerësime të autorit të librit

4- Fakte historike dokumentare arkivore të evenimenteve kombëtare , zhvillimeve kulmore historike të Luftës Nacional-çlirimtare dhe periudhave ndërtimore të vendit.

5- Nga lidhjet me personalitete dhe evenimente shkencore e kulturore ndërkombëtare .

6- Jeta personale , familjare e shoqërore e Tij .

7- Duele shkencore , kulturore , pedagogjike e politike me pseudoshkencëtarë , sharlatanë , rudimentarë , kalemnxhinj dhe shkencëtarë të afirmuar në Athinë , Beograd, Romë , Sofje ,Paris e Shtutgard për të zbuluar e mbrojtur të vërtetën shqiptare . Kjo e vërtetë me tiparet e bukura estetike që natyrshëm vetëpërmban lufta shkencore e Shkencëtarit , e ka frymëzuar autorin ta shohë në këndin estetik dhe ta zbulojë e ta ndriçojë atë artistikisht dhe me ndjesi . Autori ndriçon tiparet prometeike të kësaj të vërtete : sublime , e papërkulshme , heroike . Këtë të drejtë e të vërtetë e gjen në mbarë botën shqiptare : te shqiptari , te natyra e rrjedhimisht te Heroi I tij , I cili arrin ta përvetësojë lexuesin që me takimet e para në vepër . Masivin shkencor të Akademikut autori e ka evidentuar dhe argumentuar shkencërisht me erudicionin e studiuesit dhe hulumtuesit

të zellshëm.Ky masiv gjen rrënjët e lashta historike të Shqipërisë dhe Shqiptarit . Si edhe me përgjigjjet që u jep problemeve rrënjëse të ekzistencës së Shqipërisë dhe Shqiptarit , nyjeve të pazgjidhura për shekuj : etnisë ,

Kombit , shtetit , territorit dhe luftës së tyre ,, ai përbën rrënjën e historiografisë shqiptare.Masivi shënon njëherësh edhe majën shkencore të historiografisë shqiptare . Ai na jep te paren biografi shkencore te shkruar te Shqiperise dhe shqiptarit .

Në përmbajtjen e zbulimeve shkencore historike të Shkencëtarit, si vlera jetike të popullit shqiptar dhe atdheut, autori gjen të madhërishmen. Ato arrijnë shkallën më të lartë shkencore të historiografisë sonë , si vepra të rralla, përmbushur nga sakrifica sublime , punë vitale dhe luftë heroike . Ato cilësohen epokale me një jetëgjatësi deri në pavdeksi. Gjithnjësoj autori glorifikon lavdinë e ketyre zbulimeve nëpërmjet evidencimit të

vlerave të bukura shoqërore të tyre :lirisë , pavarësisë , progresit shoqëror e qytetërimit .

K u r a u t o r i e m p r e h p e n ë n

Dantja, e kuptoi se figura brilante e Beatriçes duhesh trajtuar me një stil brilant artistik ,që lartësia e veprës shkruar nga dora e tij t’i përgjigjesh lartësisë së veprës krijuar nga dora e Zotit , që objekti artistik , t’I përgjigjesh bukurisë së objektit estetik natyror . Dhe e mprehu penën mirë e mirë , pra shkroi. Ky paralelizëm , ndonse ndryshon cilësisht nga subjektet krijuese dhe protagonistët , është I njëjtë si process . Autori punoi 5 vjet për t’ia arritur qëllimit të vet të guximshëm.

Gjithë puna me veprën dëshmon se çdo përbërës , çdo ind i saj , ka përshkuar thellë trurin dhe zemrën, mandej është hedhur në letër.Për skalitjen e mozaikeve të obeliskut të tij ,autori , gjërësisht ,përdor daltën e fjalës nocionore të mirëfilltë në vend të figurës së mirëfilltë stilistike .Me të tillë gjetje artistike e ka bërë objektin artistik , Heroin e tij , aq të besueshëm , aq bindës , aq të pëlqyer , pa e stolisur, dhe pa e fotografuar atë : të vërtetë , të bukur , pa e stilizuar kur ai është vetë estetik

Fjala nocionore , e zgjedhur posaçërisht nga gjuha e gjallë përditore , stilizohet prej autorit jo vetëm me thjeshtësinë e shprehjes së drejtpërdrejtë , jo vetëm me kthjelltësinë e kumtit të frazës , jo vetëm me çiltërsinë e mendimit , por edhe me përforcimin dhe zgjerimin e hijësirave kuptimore të saj , edhe me vendin ne kontekstin sintaksor , edhe me alternimet me sinonimiket e saj , edhe me lakonizmin e të shprehurit.

Tërësia e elementeve të brendisë : vende, objekte , ngjarje , njerëz , evenimente historike , në veprat përkushtimore përbëjnë komponentin shkencor të saj.

Ato janë të paprekshme në mëvetësinë e tyre, të parikrijueshme , të patjetërsueshme. Vlera dokumentare e tyre I ka ngurosur . Ato interpretohen .

Dhe me këtë interpretim , autori sajon llojin e veçantë të veprës përkushtimore , me brendi shkencore dhe formë letraro-artistike , gjë që e realizon mendimi I stilizuar dhe i ndjenjësuar i autorit . Dhe autori shfaqet kësisoj I dyzuar : mendimtar dhe krijues ; shkencëtar dhe shkrimtar , si shumë prej Rilindësve tanë e botërore. Ndërsa struktura kompozicionale e veprave të tilla ndërthurret mbi një bazë të veçantë . Ato të zhanrit jetëshkrimor ndërthurren mbi bazën e tërësisë së fakteve e detajeve jetësore të heronjve .Kompozimi I tyre ndjek linjën e kronikës kohore , kurse veprat memorial- përkushtore ndërthurren mbi bazën e idesë së autorit. Ato përdorin faktet e përzgjedhura jetësore të personazhit të ndërlidhura nga interpretimi dhe vlerësimi i subjektit krijues. Kompozimi I veprës në fjalë , shfaq një strukturë lineare, ngritur mbi tregimin e autorit. Që të thyejë monotoninë, njëtrajtshmërinë që krijon linja drejtvizore e kompozicionit dhe renditjes së fakteve autori me mjeshtëri artistike e harmonizon këtë linjë me të tjera trajta e teknika ndërtimore . Në tërësinë e veprës ai përdor trajta të sintaksit poetik për ndërtimin e frazave të prozës së tij si tjetërsimin poetik , nëpërrmjet zgjerimit të aftësive shprehëse të metonimisë poetike :

- Duke lexuar njerën , nënkupton tjetrën .

- Duke lexuar për pjesët, lexuesi nënkupton tërësineë .

- Duke paraqitur përbërësit , lexuesi nënkupton njësinë

- Duke përdorur kundërshtitë e përmbajtjeve të sendeve , fenomeneve , ngjarjeve, mendimeve .

- Idetë e pseudohistoriografëve greke , serbë , ballkanas për Rilindjen Shqiptare , I kundërve me ato të Shkencëtarit tonë , Stefanaq Pollo . Kjo gjetje artistike përmban në vetvete të bukurën sepse – E bardha ndrit më shumë përballë të zezës , siç –E Shëmtuara shëmtohet më tepër përballë Të Bukurës .

Kundërvënia kësisoj e ka cilësuar më fort idenë dhe efektin artistik të veprës . Në një peisazh për Frashërin me anë të figurës së enumeracionit poetik , si në “ Bagëti e Bujqësi “ paraqiten sendet të veçuara që përmbajnë tipare të bukura natyrore , , pa u treguar vetë e bukura . Fjala – poezi – këtu neënkupton sinonimikën e vet –bukuri- .Kështu lexuesi nënkupton tërësinë që përbëjnë elementet e veçanta estetike , bukurinë e peisazhit natyror. “ Çdo lis e bredh , çdo plis e djerrinë , çdo flutur e blegërim, çdo kodër e bregore , çdo gur e manushaqe , gjithçka që të zë syri , rrjedhin e gurgullojnë poezi . Siç ndjen autori për natyrën vendoret , viset, njerëzit e trojet shqiptare , duket sikur dashuria për Atdheun del burim nga nëndheu dhe bashkë me ujin , hyn nëpër çdo qelizë të shqiptarit dhe i jep jetë . Disponimi atdhetar e destinon autorin të gjejë trajta e forme sa më efektive për ta thënë si ndjenjën dhe mendimin sa më bukur ,

shpeshherë për ta trasformuar prozën narrative në proze poetike , siç proçedonin të shumtat e herëve Rilindësit . Shfrytëzimi I energjive poetike përdoret kështu për të ndërtuar prozën poetike , por edhe si figurë stilistike shprehëse , e cila sjell rijësi e freski të karakterizuar nga veçori poetike :

- Sintagma poetike me kadenca të barabarta ritmike .

- Çdo rresht I prozës poetike ,fillon me të njëjtën gjymtyrë , shprehur morfologjikisht me përemrin e pacak –çdo-, I cili mes përsëritjes poetike , si figurë stilizimi , përmendet 5 herë në formë ritmike . Me figura stilistike të epitetit emocional sintagma- kjo vatër- shprehur për teqenë e babë Alushit ,me

- përsëritje poetike përdoret 5 herë brenda 9 rreshtash duke u bërë krijuese e një ritmi poetik të brendshëm e duke kthyer prozën përshkruese , në prozë poetike .

- Sintagma sintezë-kjo vatër- cilësohet nga pasueset me vlera sitaktike të barazvlereshme .Kësisoj ideja e luftës për liri , dritë e dituri , është konkretizuar dhe stilizuar poetikisht.Në një vlerësim në hyrje të veprës , , autori shprehet :” Vepra e akademikut Stefanaq Pollo , studion të djeshmen , depërton të sotmen dhe reflekton të ardhmen “ . Konteksti i shprehjes përmban veçori posaçërisht poetike :

- - Mendim të poetizuar , bukuria e të cilit konsiston në logjiken racionale , drejtësinë e tij , vërtetësinë , saktësinë ,I cili shpreh idenë se vepra e Stefanaq Pollos jep zgjidhje reale , të pavdekshme .

- Me fjalitë ndërtuar metrikisht në formën e vargut .

- Me konçizitetin – një frazë e gjatë , , ngurtësuar në 2 gjymtyrë - kallëzues , kundrinor .

- Metonimi – 3 skajet e bashkëkohësisë : dje , sot, nesër ,nënkuptojnë përjetësinë e veprës , çka s’është thënë .

- N j e o b e l i s k m o z a i k a l

-

Vepra e llojit jetëshkrimor dhe ato përkushtuese , veçohen edhe për një kompozicion elastik. Kompozicionin e tij , autori e ndërton mbi bazën e përfytyrimit artistik .

Fragmentet e përshkallëzuara nga Historia e Shqiperisë , Veprimtaria e Heroit dhe personazhet , vendet , ngjarjet , konceptohen në trajtën e një obelisku mozaikal . Ky kompozim vjen nga brenda objekteve dhe fenomeneve estetike të lartshënuara. Vetë Historia e Shqipërisë dhe jeta e Heroit të veprës është e tillë , plot dukuri monumentale estetike. Është mjeshtëri profesionale artistike , që objektin estetik të realitetit ta konceptosh e ta kompozosh artistikisht kësisoj, sepse kompozimi bëhet mbi ngjashmërinë logjike të dukurive estetike me ato artistike , pra mbi përfytyrimin artistik.Struktura kompozicionale e veprës e le lexuesin të ndjejë edhe trajta të tjera strukturore të njëhershme , por ideja e lavdisë së Shqipërisë dhe Heroit të veprës , , estetikisht , simbolizohet më bukur me një obelisk përkushtues që del se brendshmi vetë objektit estetik .Po kësisoj , lexuesit i mbetet ngulitur në kujtesë atdhetaria sublime e Heroit . Dhe kjo sepse sublimiteti I Tij përmban Të Bukurën si cilësi përveçuese imanente .

Mozaiku I parë është organizuar mbi bazën e fakteve kombëtare e ndërkombëtare shkencore , pedagogjike , shoqërore a politike të Heroit , renditur simbas kronikës kohore të zhvillimeve të tyre historike në shtrirje lineare

Mozaiku i idytë i montazhit, i cili ndryshon nga i pari strukturalisht , kompozohet mbi bazën e idesë së autorit .

Nëqoftë se mozaiku i parë paraqet pikën e rëndesës së brendisë së veprës, mozaiku i dytë , ai i Heroit , paraqet qelizën me nevralgjike të organizimit të veprës qe pulson energji lëvizjeje nëpër ngjarjet dhe evenimentet historike shqiptare. Si element organizues strukturor , njëherësh , artistikisht ai , paraqit edhe elementin më impulsiv , ndërlidhës të ngjarjeve , njerëzve , vendeve , problemeve. Portreti i Heroit është kompozuar si gërshetim i së përgjithshmes me të veçantën , shoqërores me personalen ,

si qytetar dhe si familjar .Ai kompletohet nga të d y përbërësit me vyrtyte e cilësi humane të bukura etike.Përbërësi shoqëror i karakterit të Tij , mbart kryemesazhin ideor të veprës : “ Amaneti I Rilindësve na thërret për bashkim e vëllazërim midis gjithë shqiptarëve . Le të ngrihemi mbi pakënaqësitë personale dhe të punojmë për ta bërëShqipërinë ashtu siç e endërronin Rilindësit- Lum’ kush të rronjë | Ta shohë zonjë –Ndërsa përbërësi i dytë është përçues i idesë humane ,etike..Është një apostrof emocional për lartësim moral, për pastrim , pasurim dhe përsosuri morale të karakterit shqiptar . Në veprat letraro-artistike evolucioni i protagonistit na jipet i përshkallëzuar , në lartësim të pandërprerë. Midis së tjerash protagonist i veprës letraro-artistike kompletohet edhe me imtësi të karakterit dhe hijësira të veprimeve dhe rrethanave ku ai gjallon .

Në këtë vepër protagonisti na jipet me karakter të formuar , të përfunduar.Kujtimet mbresëlënëse të të gjithë tregimtarëve na i sjellin nëpërmjet vlerësimesh para syve :

“ Ai ka hyrë në histori me thjeshtësi e heshtje hyjnore dhe fitoi lavdinë ! “ , çka pohon edhe njerën prej ideve të autorit.

Si object artistik , portreti I Shkencëtarit ngrihet mbi ekuilibrin e raportit ndërmjet mendimit logjik dhe ndjenjës së ngulitur.

Herë mendimi destinon ndjenjën , herë njdenja , destinon mendimin . Vlera shoqërore e karakterit të Tij , cilëson edhe jetën edhe jetëjetesën , sepse zgjidhja e çështjeve jetike të Shqipërisë dhe shqiptarit , përmbush qëllimin e jetës dhe shënon kredon personale . Kjo nuk del shprehimisht ,por kuptohet gjithandej nëpër vepër nga mendimi I ndjenjësuar si trajtë logjike e mendimit artistik . Heroi I veprës paraqitet organikisht I njësuar me familjen , prindët , fisin, vendlindjen dhe mjedisin shoqëror ku është formuar . Autori zbulon se fisi I Frashërlinjve lindte me etjen për dritë e dituri .Në raportin pasuri apo dituri , ai vinte numërues diturinë . Pasurinë e quante të përkohshme , ndërsa diturinë , pasuri të përhershme. Iluminizmi I tij popullor , tradicional shkëlqente kur Frashërlinjtë Atdheun e vinin mbi jetesën dhe jetën e tyre . Për diturinë jipnin pasurinë , për Atdheun ,

jipnin diturinë dhe jetën . Kësisoj edhe Heroi cilësohet nga vyrtyte të lindura , por edhe të fituara nga mjedisi . Kryevyrtyti I Tij , dashuria për Atdheun dhe familjen , përveçohet dhe ndjehet e rrënjosur deri në forcë instikti :

“ Janaq , kemi ardhur në Moskë për studime e nuk kemi ardhur për të gjetur gra .Kemi Atdheun tonë për të krijuar familje., sepse të parët tanë na kanë lënë shumë tradita të shkëlqyera të cilat ne s’duhet t’i harrojmë , por edhe t’i zbatojmë në jetë .” Mjeshtërisht , autori i veprës ka qëmëtuar ato veprime , thënie e vlerësime të Heroit të cilat e karakterizojnë duke e përveçuar atë . Kështu ndriçohet shqiptarizma e Heroit , si e lindur , e mbartur në gen brez pas brezi . Me të tillë karakterizim , autori ka konkretizuar bukurinë dhe madhështinë e një fisi dhe njeriu madhështor.

Dhe me të drejtë autori e ka konsideruar artistikisht si shenjtin që ushqen shqiptarësinë te shqiptarët edhe pas vdekjes . Iluminishenca dhe vyrtytshmëria e Heroit konceptohen të përhershme , burimore dhe të patjetërsueshme . Estetikisht një i tillë konceptim shënon përsosurinë njerëzore dhe bukurinë absolute . Dhe është më se e besueshme , e vërtetë , sepse personalitetet dhe figurat madhështore kombëtare , diferencojnë dukshëm nga përditorët . Megjithatë autori i ka cilësuar Heroit me vërtetësi ato vyrtyte që ia njihnin dhe i përmendnin në të gjallë të Tij gjithë ata që e njihnin . Në çdo formë vlerësimi e karakterizimi nga autori gjejmë çiltërsinë e mendimit , vërtetësinë e faktit dhe shpirtësinë e ndjenjës .



R i l i n d j a



Që në faqet e para ndihet flladi i Rilindjes që sa vjen e përhapet në vepër si agu mëngjesor përhapet sa krijon ditën . Dhe ashtu si hyn rrezja e Diellit , nga s’hyn drita e Rilindjes në vepër ! Dhe jo veç si trashëgimi e vyer , por si fokus I progresit të Shqipërisë mbi zhvillimet demokratike bashkëkohëse dhe të perspektivës . “Amaneti I Rilindësve na thërret për bashkëpunim e vëllazërim të gjithë shqiptarëve . Le te ngrihemi mbi pakënaqësitë personale dhe të punojmë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e endërronin Rilindasit – Lum’ kush të rronjë / Ta shohë zonjë ! “ Epokën e ndritur të atdhetarësisë e sjell në këtë vepër vetë vepra madhështore e shkencëtarit Stefanaq Pollo, vlerësimet , karakterizimet dhe cilësimet e historianëve bashkëkohës dhe autorit si vazhdë meteorike , ndjenja e atdhetarisë , e cila behet njëherësh edhe kryeide , edhe kryeparim vlerësimi për njeriun , punën dhe vlerën e tij , si kryeparim krijues dhe vlerësues artistik ..

E sjell simbioza ndjenjësore e autorit me Heroin e tij dhe Rilindasit , e ndofta edhe si bashkëfatës mërgimtarë .

E sjell dhuntia gjuhësore e fjalës dhe shprehjes artistike ,thjeshtësia , qartësia , çiltërsia , ëmbëlsia , ngrohtësi dhe lakonizmi I saj . Siç del autori ka bërë të vetin parimin gjuhësor të dijetarit tonë të madh , Rilindësit Sami Frashëri , I cili duke shkelur proliksitetin e shprehjes së skolastikës mesjetare , thekson: “ Gjuha që thotë shumë , mëson pak .”

Koha , kjo gjykuese e historisë ruan si thesar të çmuar e përjetëson ato figura e ato lëvizje që i kanë rrënjët e tyre në popull dhe që kanë shprehur e realizuar aspiratat e tyre. “ Koha e solli që ky vlerësim etalon I Heroit të Popullit Luigj Gurakuqi të jetë I barazvlershëm ende sot për vlerësimin e pasardhësit hero Stefanaq Pollo . Ndërsa Heroi I Shkencës , Stefanaq Pollo , e vlerëson Heroin Luigj Gurakuqi si figurë monumentale lavdiplote : “Ai la vulën e vet në analet e historise sonë . “ Në përbërësin shoqëror të portretit të Heroit , sintetizohen tipare e cilësi të heronjve lavdiplotë të Rilindjes . Ai portretizohet si ata : luftetar me armë e penë , me cilësinë e njëjtë të bukurisë –atdhetarinë . Zbulimi dhe trajtimi artistik i kësaj përbashkësie , shpreh idenë e progresit të pandalshëm të Shqipërisë në kohë . E Bukura në portretin e Heroit konkretizohet në harmoninë e botës së jashtme të Tij me të brendshmen shpirtërore ; në trinitetin proporcional që përveçon personalitetin e Tij si: erudit, themelues e drejtues .

Cilësitë e vyrtualitetit të Tij jetësor dhe karakterit të Tij , po ashtu krijojnë objekt estetik . Siç edhe vyrtytet moralo-etike : mencuria , dituria , pastertia shpirterore te harmonizuara sipas afërive të tyre . Autori kërkon e thellohet gjithmon e më tepër në jetën dhe aktivitetin e Heroit. Dhe pas çdo kërkimi ai gjen e sjell aftësi e zotësi të pambarueshme , fuqi të jashteëzakonshme . Çdo aktivitet jetësor Heroi e realizon me një trinitet organik aftësish e zotësish : punën , e realizon si punëtor , organizator e drejtues ; Luftën , si luftëtar , organizues njësitesh e drejtues . Studimin : E realizon si studjues erudit , organizator e drejtues aktivitetesh shkencore , arsimore a shoqërore dhe institucionesh shkencore . Luftëtar i përhershëm

i paçlodhur , i palodhur . Luftëtar me penë , armë e kazmë .

Mjeshtërisht autori cilëson karakrerin popullor e shqiptar të madhështisë së Tij , e cila shpeshherë e rrëmben , por prapseprapë ai kthehet dhe me arsyetimin e ftohtë të fakteve argumenton se gjenia e Tij s’ishte magjike , po tejet e përceptueshme : sa më I lartë si dijetar , aq më tokësor si njeri . Vitet dhe koha le të bëjnë të tyre . Gjeneratat gjithmon e më tepër do të kërkojnë të dinë - kush janë e nga vijnë . Dhe do ta gjejnë zgjidhjen nga Dijetari Stefanaq Pollo në këtë libër si gurin e çmuar në kutinë e artë .

Faik Konica: Mëmëdhë apo Atdhe?


Faik Konica: Mëmëdhë apo Atdhe?

Të parët tanë kanë përdorur gjithmotin fjalën vënt për të thënë dhenë ku u lintmë, ku kemi prindërit edhe varret e stirprindëve, edhe ku flitet gjuha shqipe. Po me kohë, kur zuri të punohet shqipia, gjithë punëtorët e gjuhës kuptuan nevojën të kemi një fjalë, e cila të jetë shqip, si patria, patrie, vaterland, patris, vatan, etj. Në të tjera gjuhëra. Se fjala vënt është e gjërë shumë e munt të meret vesh me shumë mënyra. U zgjuath, pra, fjala mëmëdhe, domethënë dheu ku u lint mëma.

Një shkronjëtua i Greqisë vjetër, Pllutarku, ay qi na ka lënë një jetë të Burros (Phyrrhus), thotë që dheu ngaha jemi është më dreqt të thohet dheu i nënës se dheu i t’et, pse atje ku kemi nënën, atje na është lidhur më tepër zëmëra. Shqipëtarët qi krejtin fjalën mëmdhe, a deshnë t’i përgjigjen mendimit Pllutarkut? S’dihet. Po ky mëndim s’na duket i dreqt; se, qoftë nga gjuha, qoftë nga mënyrat, qoftë nga gjaku e nga shtypi i fytyrës, njeriu nqaset më tepër t’et e i dhëmp më shumë dheu ku është ku është lindur i ati.

Na duket, pra, se për shqipen, si për gjithë gjuhërat e tjera, fjala atdhe bie më mirë se mëmëdhe.

Përveç kësaj arësyje, është edhe një tjatër me rëndësi të madhe. Një fjalë si kio duhet të jetë një për gjithë shqipëtarët. Fjala mëmëdhe, mjerisht, s’e mbaron këtë nevojë: mëmëdhe gegërisht bie mamdhe; ç’komp ësht ay komp, ç’gjuh ësht ajo gjuhë, ku fjala më e nevojshme për të na lidhur bashkë s’është një? Mëmëdhe nukë vetëm s’vete gegërisht, por dhe toskërisht fjala mëmë pakë thohet. Toskët thonë nënë, nëno, e ëmë, po rrallë mëmë. Kio mënyrë fjale përdoret vetëm prej atyre shqiptarëve, qi janë nga rranxa e vllehve.

Përdorimi i fjalës mëmëdhe do t’i sjellë gjuhës aqë mënyra sa ka mënyra folje shqip: mëmdhe, mamdhe, nënëdhe, nandhe, ëmëdhe, amdhe etj. Fjala atdhe vete në gjithë shqipet. Pastaj, ka edhe një të mirë tjatër: është e shkurtë, e sa të na mundet, të bëjmë fjalë të shkurta, se i përkasin më mirë gjuhës sonë.

Sa për disa të huaj, qi kanë gjak greku e thohen shqiptarë, që të mundin të kllasin në punët e Shqipërisë hundën e tyre (kur kanë një hundë…), të cilët zakonojnë të shkruajnë patridjë, do t’u thomi se s’dinë miaft shqip për të kallur fjalë të ra te gjuha jonë. Duam të flasim e të shkruajmë një shqipe të qëruar; në e trazofshim me gërqisht, turqisht, italisht e me të tjera gjuhë evgjitësh, më mirë ta lëmë fare shqipen, më mirë të mësojmë ndonjë gjuhë të huaj se ta flasim tonën si ata të zezët e Afrikës, qi silleshin qëmoti nga Arabistani për shërbëtorët në ca shtëpi të mbëdha të Shqipërisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...