2015-01-11

Agim Shehu :“Buzëmbrëmjet vinë me hapa pëllumbi e ikin me hapa Hirusheje...”.











Agim Shehu



Shënime për vëllimin “Lojë shahu në shekullin XXI”

Para 40 vjetësh tre të rinj nga Durrësi u shkruanin tre poetëve pak më të rritur në Tiranë, me emër më të dëgjuar. Letrat qenë dëshirë njohjeje intime me ëndrra poezie. Autorit i drejtohej gjimnazisti Petraq Risto.Letra e tij (e ruaj kujtim si një parandienjë të largët të tij për udhën e vet në poezi) m’u bë e dashur, sepse në bardhësinë e rinisë kish dhe xixa poeti. Gjer ku do arrinte, sigurisht atëhere nuk mund ta parashikoja.

Në një takim në Nju Jork, kohët e fundit, e shoqja e Petraqit me vajzën poete, Sidorelën, më dhuruan librin më të ri të tij “Lojë shahu e shekullin XXI”. E lexova dhe u befasova. Po ndjehesha i dritësuar me brilantë metaforash.I rishfletësoja përsëri faqet si për t’u bindur më saktë, e nga njera fletë te tjetra ato më hapeshin të heshtura para syve, herë si sy Homeri, herë si flutura në lëvizje. Më ndalën sytë te vargjet “Ëndëra ime - e vetmja njësi matëse...Kush ëndëron i pari, vdes i fundit”.U buzëqesha me një mall të largët diku në Tiranë apo në Durrës, si të njohur të hershëm: i riu i çiltër që në oborrin e gjimnazit kish ditur t’i hapte udhë ëndrrës, e në librin më të fundit atë e kish ngritur në piedestalin e poezisë më të mirë shqipe.

Në Shqipëri, për ironi të kohës, tabutë letrare në socializëm kanë mbetur ende disa “bunkerë” të trashëguar: dy tre vetë zënë qoshenë, si vlerë e palëvizur, edhe pse “rezervat në bankë” një çast mund t’u jenë rralluar (për më saktë, tani doli në dukje pakrahasueshëm poeti Petraq Risto, dhe fjala e parë sot është e tij. Nesër vjen tjetri...).

Te vepra e re e tij dëgjojmë zërin e qytetarit ngritur në lartësinë e hijshme të poetit, sa shqiptar dhe universal. Një zë ku lexohen thellësi me dritë, po aq dhe lartësi me humnera pranë, të vendit të tij. Një poezi me ndërgjegje të fuqishme, e ushqyer në këtë shkallë gjer nga nënndërgjegjja e njeriut.


Si në poezinë më të mirë shqipe, përmbledhja “Lojë shahu e shekullin XXI” të rrit përmasat e mendimit ngaqë të vinë me bukuri të veçanta përfytyrimesh ku ideja dhe figura kanë harmoninë e planetit me orbitën ku ecën. Ndjek mendimin e vargjeve dhe nuk e ndjen se ku ndërhyn figura, e cila i jep vitalitet dhe bukuri mendimit si dritë hëne brenda valëve. Në këtë vëllim autori shfaqet kalorës virtuoz që di të zotërojë “harbimin” e kalit të bukur siç është metafora në poezi.Kjo është e domosdoshme veçanërisht për një krijues i cili jetën me ngjarjet e trazuara i vëzhgon si qytetar, i gjykon si filozof dhe i shpreh si poet.

Të tria këto përmasa i gjen te libri, si të lexoje Uitmanin, Eluarin apo Migjenin.
Je në shkëlqimin e mendimit dhe brishtësinë e figurës, e në gjykim të parë të duket si i pagjetur emërtimi “Lojë shahu...”. Por mbaron librin së lexuari, e me vlerësimin e saktë të së tërës kjo hamendje bije.Autori del i ndërgjegjshëm se ç’e ka shtyrë në motivet e kësaj përmbledhjeje vargjesh. Është i lexueshëm dhe tepër i hijshëm misioni i tij. Për ngjarjet e sotme në botë, veçanërisht në popullin e tij, ai ka ndjeshmërinë e busullës së përsosur shigjetat e së cilës mbeten të drejtuara kryesisht në dy pika kryesore, dashuria për njeriun dhe dhimbja për fatin e tij. Ky humanizëm ia afron natyrshëm figurën si poet dhe ia ngre lart mendimin si qytetar.

Poezia shqipe ka gjithçka, por unë nuk di ku ka të tillë margaritarë me ulërimë brenda për shqiptarët e ditës: “...Veshim kostumet e të vdekurve të Europës/, këpucët e të vdekurve të Europës/ dhe dalim rrugëve tona si europianë/...Kostumet e të vdekurve na rrinë mirë/, këpucët e të vdekurve nuk na shtrëngojnë/ pavarësisht se rrugët i kemi me plagë/.

Duke ecur, ndjejmë se të vdekurit e Europës/ na ndjekin pas”...E në një poezi tjetër: “Kush është ajo, kush është ai/, në cilën mbrëmje ndodhi krimi/, në cilën varkë, nën cilin yll/, pse kamera e Hënës s’e filmoi?!”.Pas vargjeve të tilla të Petraq Ristos, të mërmërin nga larg zëri i pikëllueshëm i Migjenit: “O, si s’kam një grusht të fuqishëm...”! (a kanë fije poezie në mendje, në mos në shpirt, deputetët tanë vulëhumbur, që grushtin e mbajnë për të rrahur njeri tjetrin, apo për të përmbysur sallën e shenjtë të Kuvendit!? Thua për ta, si paranjoftim, është shkruar krahasimi tronditës i poetit: “në javët e para foshnja ka formë e gjarpërit/ dhe gjarpërinj na presin pak orë pasi kemi vdekur”.

Nëpër vargjet e poezive udhëton mbi relievin e Atdheut tënd, udhëton brenda dramave të popullit të tij. “Dhomat” e metaforës kanë brenda dhembjet e tij. Poeti hap udhë të hysh në to (duke të ndihmuar në të njëjtën kohë që të gjendet udha për të dalë). Ai gjykon rreptë e me dinjitet, tepër lexueshëm për ata që kanë mend për vete dhe përgjegjësi për vendin, duke qënë dhe vetë brenda kësaj drame të përgjithshme: “Nëse sot flasin profetët e rremë/, nesër ka turbullira dhe gjak”...Truri ynë ka zbritur në prapanicë/ e Juda është kthyer në gardian të Krishtit”.

Nga njera faqe e veprës te tjetra figurat me mendim të fuqishëm brenda tyre, i shtojnë sa lirizëm dhe dritë dramash shoqja - shoqes: “Të vdekurve u veshin këpucë të reja/ se rruga që kanë zgjedhur është e gjatë/, mbi rrugë dashurohen ylberi e rrufeja”.

Poeti dëshmon se dhe në poezinë moderne vargjet rjedhin si një rrëfim i lirë bisede, thua gjethet e një peme pëshpërijnë me njera tjetrën. Është qartësi mendimi dhe çiltëri shpirti që flet. Në botë çdo objekt, edhe më e rëndomta, ka diku të ngjashmen e vet të krahasueshme me të.

Kur puqen bashkë sipas ligjeve të harmonisë, të dyja tok krijojnë figurën, plani kthehet në reliev me faqe rubini. Takimi bëhet nga jashtë (si krahasim etj.) apo nga brenda (si metaforë, mbretëresha e figurave).

Figura mbetet kështu figurë kur të krahasuarat, qoftë si objekt apo përfytyrim më i gjerë objektesh, kanë ngjashmëri dhe harmonia përmban edhe simetrinë që ka bota. Secila nga anët e krahasuara i rrezatojnë vlerat e veta shoqja - shoqes. Ato janë kështu lëvizje mendimi me rrezatim të gjatë radiumi. Nuk thuhet kot që poezi e mirë është ajo, e cila përmes ndjenjës të nxit mendimin, e poet i mirë është ai që di të ndërtojë figurë dhe nga gjërat më të zakonta - “poezi e veçantë”, “figurë befasuese...”.

Poeti Petraq Risto e ka këtë laborator, mrekullia e të cilit duket te figurat që krijon me lehtësinë që dega krijon lulet apo ngrica kristalet. Sheh në trotuar një shitës farëzash të lule-diellit (të tjerët do kalonin asnjanës); poetit i dhimbset si njeri e i këndon si poet për fatin e pasigurt në një imazh kaq sugjestionues: “Ai ka një privilegj, - mund të vdesë në rrugë/ i rrethuar nga zogjtë”... apo “Në kufirin mes ditës e natës/ ke ndjesinë se Zoti qëron një portokall”. Brenda imazheve të tilla, si hipur mbi meridianet e globit, shkon në Nju Jork tek e bija e dashur, të cilës i jep metaforën kozmike, si dhuratën më të bukur: “Kur vij tek ti: më ndihmon Toka në rrotullim/ dhe kur iki: rrotullimi i Tokës më pengon”.

Në një poezi tjetër të kësaj përmase – “Zogjtë e Pikasos”: “dolën nga telajot e fluturonin drejt Pikasos/; Ai u merrte pendët e luante rolin e ëngjëllit/;u merrte kthetrat e luante rolin e djallit/...vdiq pa mësuar sekretin e ngjyrave...” (te cili poet i shquar në botë nuk do ndalnim me adhurim mbi vargje të tillë, nëse do t’i shihnim në libra të tyre)!

Një guxim të tillë mendimi mbi art të hollë, e ngarkon një poet, i cili, qoftë dhe një çast, zhgënjimin mbi supet e njeriut e ngarkon vetë dhe e gjykon me një inteligjencë disi të ftohtë: “Tha Moisiu: Mendja – kryesore te njeriu. Krishti tha – zemra. Marksi – stomaku. Frojdi – seksi. Ajnshtajni – relative janë të gjitha”...

I tillë, gjithandej në poezitë e tij, autori shfaqet ndër poetët më fisnikë, që nuk kalon asnjanës para zhvillimeve të botës. Sipas tij, të shikosh, domethënë të gjykosh! Botën ai e gjykon në emër të njeriut dhe njeriun - në emër të humanizmit. “Bilal Xhaferi... iku i ndjekur pas nga lehjet e qenve/ dhe njerëzve...eshtrat e tij yjëzojnë fosfor”...

Ose “Ky trëndafil i kuq në varrezën e vjetër/ para 200 vjetësh qe njeri...Kam qënë ushtar, ushtar i vrarë/ ndaj u bëra petalekuq/ se po të kisha flamur të bardhë/ trëndafil i bardhë do isha unë”...Sa i bukur dhe i besueshëm, poeti është te ëndrra e njeriut, sa dhe te dhembja e tij. Nga kjo dhe më të zakontën e jetës e kthen poezi: “Tri ditë pa drita, e lotët e mi/ e kthyen zemrën në turbinë/...dhe llampa e vjetër e Edisonit/ u ndez nga dhembja për Shqipërinë”.

Te Atdheu, qoftë dhe me penela të kursyera, pa fryrje të shtirur, poeti merr përmasën e parë më të hijshme: “Elefantët para vdekjes/ shkojnë të mbyllin sytë te varret e prindërve”... “Mbi rrafshnaltën e Trojës/ para se të gjente hirin e ftohtë dhe thesaret/, Shlimani gjeti 8 familje shqiptare”... “Arnold fon Harfi...rastësisht i ra fletorja, dhe fjalët shqip/ akoma mbanin aromë trëndeline”...

Tërë vlerat e artit mbahen kryesisht te thellësia e gjykimit dhe ndershmëria në të vërtetën. I tillë, gjykimi i poetit i shkon vështrimit të njeriut: hap sytë në do që të jetosh si njeri!

Bota ekziston për njeriun, dhe në emër të njeriut poeti atë e merr në pyetje kudo që ajo shfytyrohet. Ngarkuar me këtë mision fisnik, Petraq Risto mbetet poeti i plotë, tanimë ndër më të mirët e poezisë shqipe. Nëse do pyetet, është moderne apo klasike poezia e tij, ato të dyja rrinë brenda njera tjetrës me kufij konvencionalë mes tyre, duke huazuar te shoqja më të bukurën e vet.

Te kjo vepër e shquar e tij, ai të shfaqet diku në një pllajë Shqipërie ku “buzëmbrëmjet vinë me hapa pëllumbi e ikin me hapa Hirusheje...”. Për më tej u rrëfehet intim njerëzve për një pasion të tij Shqipërie: “Me avion do t’i sjellë dy dallëndyshe/ në Manhatan nëpër xhepa do t’i mbaj/...veç Nju Jorku të mësohet me surprizën-dallëndyshe”.

Të tillë do ta takosh poetin, në “dhomën e tij pa drita” apo te “krahët e dallëndyshes”, ku ovalet e fluturimit janë dhe prej harqe metaforash...



Nga Kozeta Zylo : Poeti Agim Shehu në rrugën e Rilindasve(Në 81-Vjetorin e ditëlindjes së Tij)



”Jam ende i gjallë gjersa rri gërvish me penë, sikur do rroj sa të më dojë qejfi”, më shkruante poeti kombëtar Agim Shehu para 6 vjetësh në prag të 75-Vjetorit të Tij. Dhe ja ku jemi në 81-vjetorin e ditëlindjes dhe pena e Tij vazhdon te jetë e artë, një penë magjike...

Vargu i Poetit të çon përmbi re e nën nje re, aty prekim të paprekshmin, Lasgushin e madh, tek një re e bardhë puplore, “qenushi” ka ngritur kryet, kërkon në hapësirë të Zotin duke lehur gjer në yjet…
Me penelata të holla jep gjakun virgjin të races sonë/ në duel me çdo mbretëri: / sa vriteshe në Fushë-Kosovë/ ringjalleshe në Çamëri.

Shqipërinë, të bukurën e dheut, është e kudondodhura, ajo udhëton mbi përrallën e gjyshes te djepi, dhe ja shalon dallgëve për udhë…

Poeti Shehu vazhdon rrugën e Rilindasve, jep mesazhe të kthjellta se shqiptarëve kur ju preket atdheu: atë e kanë mbi gjithçka, bëhen bashkë për atdhe në fe, herë shkojnë në xhami të nderojnë Pashkët dhe herë shkojnë në kishë të festojnë Bajramin!

Lirika e hollë dhe fine e poetit ka rrëmbyer zemrat e mijëra lexuesve të vërtetë, por jo të pushtetarëve çmimdhënës, dhe kjo është meritë e krijimtarisë së tij që s’ka tërhequr vëmendjen e pushtetarëve, pasi çmimet e tyre janë kthyer në tinguj funebre për atë lloj arti që ata publikojnë me së shumti.


 Por çuditërisht apo diçka hyjnore është se poetët e gjejnë ngushëllimin tek poezia dhe ja si shkruan: “Shpërblim për këngët s’mora, as nuk prita/ kolegët në pushtet i kisha prita/ Një vjershë e dashur m’u bë kupëz vere/ ku piva një gëzim që s’e arrita. Nga poema: (Bisedë me rubairat).

Agim Shehu është një krye lirik që me vargjet e tij herë të përkëdhel si fijëza Hëne Progonati e herë të qeras si një amvisë e bukur me mjaltë taze nga hojëzat e nje shpirti poetik.


 Qysh në rininë e hershme të befason me figuracionin e dendur metaforik apo dhe paralelizmin figurativ që përdor midis dy lëndëve ekstreme letërsi dhe matematikë, por dhe aq të lidhura pazgjidhmërisht me njera tjetrën.

 Le ta ndjekim në poezinë: “Të dashurohesh nga nje matematikan” poezi që ndihet dhe duket sikur skuq honet dhe lëshon bisqe nën trungje të vjetra: “Ty po të drejtohem, vajze moj syzesë/ më do a po s’më do kjo është hipotezë/ Pamja jote e ëmbël, posi teoremë/ kur të shoh përpara sikur zgjidh problem/ Ti je elegante si ekuacion/ mesi yt i hollë posi ypsilon…

Poeti tretet dhe shkrihet si nje copë akulli përballë dashurisë hyjnore: Më trete formulë më shkrive të gjallë/ si një copez akull në plus njëqind gradë/ Folëm shpirti im, shpirt me maksimum/ se pa ty s’kam gjum as në minimum… Kontrastet dhe antitezat e përdorura e bëjnë dhe më të bukur dhe dashuria fshihet si yjet nën gjirin e poetit.

Në portën e një poeti kombëtar mund të shkohet dhe pa trokitur siç ndodh rëndom, ta vizitosh, të bësh foto me poetin, t’i publikosh, të marrësh vetëm energji pozitive prej tij, se kjo racë poeti veç këtë lloj energjie njeh, por të shkosh realisht në portën e Labërisë, apo në Zvicër ku jeton azilanti politik poeti tepelenas Agim Shehu ka ca kode të shenjta, që jo kushdo mund t’i zbërthejë...

Librat e Shehut jane si malet hijerendë të Shqipërise që s’tronditen kurrë nga tërmetet, por ato vetëm dëshmojnë dhe mbrojnë çka të kujton shkrimtarin e famshëm amerikan Walt Whitman i cili thotë: Unë veproj si gjuha që është e lidhur në gojën tuaj, nje minierë që fillon të jetë e lirë…

Ne librin e fundit qe kam lexuar "Simfonia e nxenesve" si nje lexuese e rregullt m'u duk se mora drite nga llambushkat e metaforave te dala nga shpirti i një Poeti dhe Mesuesi të madh.

Në momente të caktuara m’u duk se dëgjova simfoninë e pestë dhe të nëntë të Bethovenit i cili thonë se kur u shurdhua shtrihej në dysheme dhe në kokën e tij ndiheshin valët e tingujve të mahnitshem, ndërsa Poeti ynë troket dhe zgjon me tingujt hyjnorë të GJUHËS SHQIPE tek “shurdhët”, që disa të mjerë duan t’ja humbasin dëgjimin dhunshëm…

Ja pse Agim Shehu është një kryepoet dhe duhet t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”. Ndërsa unë, bashkatdhetarja dhe patriotja juaj po e mbyll me dëshirën:

Vite të panumërta poetit Kombëtar, Tepelenas, z.Agim Shehu!

Staten Island, New York/10 Janar, 2015

*************





I shterngoj doren dhe e perqafoj forte 
Agim Shehun



Shkrimi i Zonjes Kozeta Zylo, me beri ta dua, t'a respektoj dhe ta nderoj shume e me shume, shokun tim te sholles te talentuarin dhe te fuqishmin e vargut, poetin e dashur te nipave te mi, shqiptarin kushtura Kombit te Rilindur prej Rilindasve te penes, ne udhen e te cileve ecen me hap te sigurte dhe krenar shoku im i rrall Agim Shehu, Nder i Kombit.


I shterngoj doren dhe e perqafoj forte Agim Shehun, qe i merguart, me plot dhembshuri u kendon njerezve qe shqipen e folur e kane modeluar tek krenaria e Shqipinjes (Zhgabes) se Maleve shkembore dhe me pyje te gjelberuar qe ngrihen Vigan nga rreza e fushave pjellore dhe mbi valet e Detit Tone dhe Adratik.

Prof.Dr.Vedat Shehu



Vedat Shehu ved_shehu@yahoo.com


http://www.fjalaelire.com/poezi/24856.html



************


Fotoporteti



Kush është Agim Shehu?


Agim Hidajet Shehu ka lindur më 10 janar 1934 në fshatin malor Progonat të Kurveleshit (Tepelenë) nga familje e njohur për atdhetarizëm. Nisi shkollën fillore në fshat, iu ndërprenë nga luftrat e kohës. 

Pas fitores mbi pushtuesit vazhdon në Gjinokastër 7-vjeçaren dhe gjimnazin ku del me nota të shkëlqyera. Në Tiranë mbaron Universitetin për gjuhë-letërsi dhe emërohet mësues në gjimnazin e Gjinokastër ku vazhdon për 13 vjet. 


Agim Shehu shquhet si poet me botimin e vëllimit të parë poetik si dhe për publicistikë, dhe e marrin redaktor për kulturën në gazetën Zëri i Popullit. 

Te një koleg flet keq për Udhëheqësin e vëndit. Ai si spiun i fshehur e raporton, dhe dënohet me punë kazme internimi në Metalurgji, ku vuajti 10 vjet larg familjes dhe me heqjen e të drejtës së botimit ca kohë.

 I përmëndet si 'shqiptaro-madh' dhe poezia për Kosovën kur qe në Gjakovë për Ditët e Poezisë më 1971, sidomos vargjet që bënin thirrje tërthoraz për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, kundër ideologjisë komuniste në fuqi: "Kosovë e bukur, gjak i fryrë/, çdo hap i hedhur-drithërime!/ Erdha dhe mbeta: kisha hyrë/ në vëndin bosh të zemrës sime" (botuar më 1973 në Drita). Kthehet nga dënimi e vazhdon mësues. 

Me ardhjen e demokracisë, bëhet nisiator i Shoqatës së Shkrimtarëve të Pavarur kryesisht me të persekutuar. Po ashtu, kryeson Shoqatën Atdhetare e Kulturore "Labëria" duke nxjerrë dhe shtypin e tyre. 

Shkruan me energji të pashterur kryesisht për çështjen kombëtare dhe dermokracinë e pastër që po mbante ende gjallë komunizmin e fshehur e sigurimin, godet me vendosmëri e në vazhdimësi shovenizmin grek e sllav. 

Ngre vazhdimisht fatin e Kosovës e Çamërisë... Kërcënohet hapur e fshehur me vdekje. I bëhen 4 atentate, gjer me plumb, të cilave u shpëton rastësisht. Tek i pesti, janar 2000, goditet për vdekje mes Tiranës me motor mafjozësh. 

Operohet në spitalë, megjithatë i afrohej vdekja përditë. Shteti heshti dhe e la pa asnjë ndihmë. Miqtë e marrin në Zvicër ku i koregjohet operimi i gabuar. Aty merr 'Azil Politik'. familjarisht. 


Krijimtaria e Agim Shehut është e gjerë, mbi një dyzinë librash : libra me poezi, tregime e novela, drama, kujtime, studime, përkthime, humor e tjera... 

Po përmendim një opus veprash letrare:



1Arkitektura e zemrës : poezi / Agim Shehu; Petro Koçi
2Trëndafilat e muzgut : tregime, novela / Agim Shehu; Pandeli Koçi
3Poezi / Sergej A. Esenin; Agim Shehu
4Gjaku i borës : atdhetari publicist Hamit Lumi (Çela) : monografi, shkrime, publicistikë të Hamit Lumit / Agim Shehu; Zenel Merjo; Petro Koçi
5Brilante të shekujve : poezi të zgjedhura botërore / Agim Shehu
6Metafora e mallit : poetët shqiptarë për arbëreshët / Agim Shehu
7Mëngjezi i një rilindjeje : esse / Dritan Shehu; Agim Shehu
8Djepi im : poezi / Ndreko Rino; Agim Shehu
9Te princesha e Evropës : mbresa nga Zvicra / Agim Shehu
10Hartografia tematike / Agim Shehu; Pal Nikolli; Pal Nikolli
11Mëngjez Kosove : poezi, poemë / Agim Shehu; Qazim Shemaj
12Muzgje të lodhur : vjersha dhe balada / Feti Zeneli; Agim Shehu
13Morfometria e pellgjeve ujëmbledhës në Alpet e Shqipërisë : monografi / Rifat Talani; Agim Shehu
14Elementë të hartografisë / Agim Shehu; Pal Nikolli; Marie Mato
15Ali Pashë Tepelena : poemë / Xhemal Gora; Agim Shehu
16Lot në sytë e detit / Ago Nezha; Agim Shehu
17Morfologjia dhe morfometria e luginave në Alpet e Shqipërisë : monografi / Rifat Talani; Agim Shehu
18Loti alpin : lirika nga Zvicra / Agim Shehu
19Historia e hartografisë shqiptare / Agim Shehu; Pal Nikolli; Bardhi Hyka
20Korelacioni gjeografo - morfometrike i Alpeve të Shqipërisë : monografi / Rifat Talani; Agim Shehu
21Mjekësia e punës : përshtatje / Skënder Skënderaj; Niko Pecani; Faik Toska; Agim Shehu; Gjylso Binaj
22Mbrëmje : poezi / Agim Shehu
23Zbatimi i projektit për konsolidimin e tokës bujqësore në komunat pilot / Agim Shehu; Arif Murati; Fatbardh Sallaku; Fatmir Voci
24Elementë të hartografisë / Agim Shehu; Pal Nikolli; Marie Mato
25Fisnikëria helveto-ilire : studime, esse... / Agim Shehu; Skënder Buçpapaj
26Amerika në sytë e mi : mbresa dhe kujtime / Agim Shehu; Pëllumb Kulla
27Gëzimi i Cen Belikut : novela / Jusuf Alibali; Agim Shehu
28E zgjedhura ime : poezi nër vite / Agim Shehu
29Ylberi i fëminisë : (nga kujtime të largëta) / Agim Shehu; Zana Shehu
30Dritëhijet e Lauretës / Gani D. Ratkoceri; Agim Shehu
31Xha Selimi i Bratajt / Bardhosh Gaçe; Agim Shehu; Nexhmije Muça
32Fjalurtat e mia ngarkuar në shpinë / Agim Shehu; Zana Shehu; Aleko Lika
33Fotogrametria : fotogrametria tokësore / Jani Guxo; Vait Tartari; Agim Shehu
34Fotogrametria : fotogrametria ajrore / Jani Guxo; Vait Tartari; Agim Shehu
35Fotogrametria : stereofotogrametria ajrore / Vasil S. Guxho; Vait Tartari; Agim Shehu
36Poezi / Enver Gjerqeku; Agim Shehu
37Gjeomorfologjia për studentët histori - gjeografi / Agim Shehu
38Gjeomorfologjia : për studentët histori - gjeografi / Agim Shehu
39Gjeomorfologjia : për studentët histori - gjeografi / Agim Shehu
40Pi një kafe me mua, gëzimi im! / Martin Cukalla; Agim Shehu
41Argjëndi i gurit : e paharruara Gjirokastër / Agim Shehu; Zana Shehu
42Jo gjithë të vdekurit prehen në paqe : (jetëshkrim i një familje nga Zëmblaku i Korçës) / Pëllumb Kulla; Agim Shehu
43Krijimi hartave tematike me anën e Arcgis Esri / Pal Nikolli; Agim Shehu; Bashkim Idrizi; Shpëtim Sala
44Simfonia e nxënësve : letërkëmbime të zgjedhura / Agim Shehu; Petrit Ruka
45Motive Gjirokastrite / Agim Shehu
46Ç'thonë bota për Ali Tepelenën? / Agim Shehu
47E dini përse nuk u asimiluan shqiptarët e Greqisë? : Sepse nuk kanë mohuar origjinën e tyre, siç veproni ju... / Agim Shehu
48Naimi i të gjithëve: Rreth botimit të ri "Naimi - 155 poetë"[Naimi. V.I. Antologji poetike. Përg. Mehmet Gëzhilli] / Agim Shehu
49Ku ishe ti?...; Netë bariu të Dajos; Daullexhiu; Kolombi; Monologu i Bilal Xhaferit; E persekutuara...; Dyzime gjirokastra; Eshtrat në përurimin e kalasë; Meditim / Agim Shehu
50Kush nxin në dhrahmi "Ujin e Bekuar" shqiptar? : Pse u dashka deklaruar publikisht se gjetësi i kryqit u shpërblye me dhrahmi greke? / Agim Shehu
51Hipokrizia cinike e z. Pangallos / Agim Shehu
52Vepër madhore që kuvendon me kohën. E drejta zakonore e Labërisë, e Prof. Ismet Elezi / Agim Shehu
53Vendi dridhej, ai mbeti..., nuk tundet nga kabineti / Agim Shehu
54Në gjirin e fondacionit human: Me Asllan Gjinovcin. Qe takimi i parë me të në Zvicër / Agim Shehu
55Në hapësirën e Kombeve të Bashkuara / Agim Shehu
56Nëpër Zvicër, me Fadil Azemin / Agim Shehu
57Ndal shkatërrimit të shqipes / Agim Shehu
58MAVJ: "I padjallëzuar" / Agim Shehu
59Drejt Zvicrës: Mbresa udhëtimi / Agim Shehu
60Baladë lirie e Kosovës / Agim Shehu
61Skënderbeu në Gjenevë :Bisedë me z.Astrit Leka / Agim Shehu
62"Ylli" në litar ! / Agim Shehu
63Hidhësi jete në një roman të ri: Rreth romanit "Një vit i hidhur" i shkrimtarit Teodor Laço / Agim Shehu
64Ora e zgjimit kombëtar: [Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi] / Agim Shehu
65Ali Tepelena po vjen, Ç'do bëjmë?!: [Lidhur me 175 vjetorin e rënies] / Agim Shehu
66"Ylli në litar! :Kujtim Beqiri 1916-1946 / Agim Shehu
67Poezi nga Agim Shehu / Agim Shehu
68Vlora dhe Shqipëria me fytyrë nga Perëndimi / Agim Shehu
69Serbët: Si u përdorën 17 milionët për shkatërrimin e Shqipërisë / Agim Shehu
70Mërgimtari; At Anton Belushit; Imazh atdheu; Martiri i universitetit / Agim Shehu
71Vëllai "Me ballin" Përcjell tjetrin dëshmor: Dy dajove të mi / Agim Shehu
72Shqiptarët / Agim Shehu
73Kur mbreti vjedh një vezë, ushtria shfaros pulat / Agim Shehu
74Pangallos, tërhiqi mbrapsht fyerjet dhe shpifjet për shqiptarët! / Agim Shehu
75Ngatrresat për një shkronjë / Agim Shehu
76Të tjerët janë rreziku, apo neve?: [Emigrantët shqiptarë në Greqi] / Agim Shehu
77Vallja e grave labe; Përcjellje shokut; Mikut të shtrenjtë B. Sejdini, që s'është më; Akullnajat e mia; Përfytyrim rinie; Lejlekët; Botimi i të denuarit; Fëmijë në progonat / Agim Shehu
78Synojnë krijimin e një policie publike / Agim Shehu
79Amplitudë e gjerë idesh dhe imazhesh :Rreth vëllimit poetik "Këngë e Sibilave" të Ramadan Musliut / Agim Shehu
80Pasqyrë e shtrembëruar e të tashmes dhe të së kalurës së Shqipërisë :Rreth librit "Terminologji, ngjarje, organizata, personalitete shqiptare e botërore" të Napoleon Roshit dhe Kleanthi Zoto / Agim Shehu
81Poezia e Pano Taçit i ka të tepërt dëshmitarët / Agim Shehu
82Nënë Tereza / Agim Shehu
83Ekrani-Mbrojtës i krimit ?! / Agim Shehu
84A ka dinjitet shqiptari:A ruan reciprokesi Shteti? / Agim Shehu
85"Danubi -blu " / Agim Shehu
86Gruas, Ikim / Agim Shehu
87Këpucët e mia të grisaru / Agim Shehu
88Ja historia e atentateve ndaj Berishës dhe Hajdarit / Agim Shehu
89Telefonata e Janullatosit ndryshon programin e Televizionit Shqiptar / Agim Shehu
90Mes metaforës dhe filozofizë :Rreth vëllimit poetik "Tatuazh" të Halit Shamatës / Agim Shehu
91Fustanella shqiptare :Nga dokumentet dhe folklori / Agim Shehu
92Kush kujdeset për vlerat e identitetit kombëtar? / Agim Shehu
93Mes shqiptarëve, në katër shtete :Në Slloveni; Në Gjermani; Te Ademi në Hollzkirchen; Në Zagreb; Profesor Skënderi / Agim Shehu
94"Prishjen e Kombit" - A e përfshin në mbrojtje Kontrolli i Shtetit? / Agim Shehu
95Luftë ndaj kriminalitetit / Agim Shehu
96Pse Shqipëria pranon duarlidhur fatalitetin e imponuar? :Shqiptari me kombësi greke shtrembëron historinë, Instituti i Kulturës Popullore dhe Akademia heshtin... [Jorgo Panajoti] / Agim Shehu
97Omonia - PBDNJ në mision për shkatërrimin e kombit shqiptar / Agim Shehu
98Të marrim shembull nga Kushtetuta e Greqisë / Agim Shehu
99Zoti President! Ky Kryeministër, o duhet izoluar, o duhet vizituar :Letër e hapur / Agim Shehu
100Ora e zgjimit kombëtar: [Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi] / Agim Shehu
101"Panteoni i Sovranëve" :Esse për librin, dhe shokun e fëmirisë, Çobo Skënderi / Agim Shehu
102Pa fjalë; Ylberi; Si orët e Zvicrës; Mirënjohja; Lulja Gent në Gjenevë; Policët e Zvicrës; Zonja me qenush / Agim Shehu
103Kodi shqiptar i mirënjohjes :Nga spektri miqësor i Zvicrës / Agim Shehu
104Një vepër nderim për artistët / Agim Shehu
105Boksieri nga Tepelena -sensacion amerike :[Muharrem Myrto] / Agim Shehu
106Poeti që e njohim aq pak :Meditim rreth vëllimit poetik "Vjeshta në Aeroporte" të Luigj Çekajt / Agim Shehu
107Baladë për të pavdekshmit e Kosovës :Vezir Ademajt, luftëtar i UÇK-së, u turr të shpëtonte shokun e plagosur, dhe predha serbe e thërmoi copa -copa / Agim Shehu
108Kosova e përgjakur / Agim Shehu
109Hakmarrja :Trgim / Agim Shehu
110Historiku i hartografisë shqiptare :Antikiteti / Agim Shehu
111Mozaikë të përgjakur; Kosovë :Fragment poeme / Agim Shehu
112"Vetëkryqëzimi" :Çdo njeri vret veten, në atë që do [Mbi dramat e Leka Totos] / Agim Shehu
113Kosova drama jonë dhe fati ynë / Agim Shehu
114Nëna e Drenicës :Nolle Gjinovcit, vdekur nga tejmundimi në Maqedoni / Agim Shehu
115Hartat topografike me shkallë 1 : 50.000 / Agim Shehu
116Kush ju ndau nga Kosova, ju ndau nga Shqipëria / Agim Shehu
117Tungjatjeta, Azem Hajdari / Agim Shehu
118Çamëria-Drama e hapur e Kombit shqiptar :Nëpër dokumenta të huaja / Agim Shehu
119Amerika në ëndrrën e shqiptarëve :Mesazh nderimi e mirënjohje të thellë z. President Bill Klinton / Agim Shehu
120Befasi e një poeteje maturante :Shënime mbi librin e Marçeza Kotonit "Epoka anonime" / Agim Shehu
121Mafiozët e pandreqshëm grekë: [Mbi fustanellën shqiptare tek grekët] / Agim Shehu
122A po i shkelim mësimet e të parëve / Agim Shehu
123Çamëria -Drama e hapur e Kombit Shqiptar :Nëpër dokumenta të huaja / Agim Shehu
124Amerika në ëndërrën e shqiptarëve :Mesazh nderimi e mirënjohje të thellë z. President Bill Klinton / Agim Shehu
125Kur të humburit i festojmë "fitore" [Milosheviçi dhe Kosova] / Agim Shehu
126Drama e shpirtit njerëzor :"Shpirtra të uritur 'tregime të shkrimtarit Zyhdi Morava / Agim Shehu
127Një zë në panteonin e lirisë :Borshioti që fliste nga Londra, Dervish Duma 1908-1998 / Agim Shehu
128Mbi taracën më të lartë të botës :Bisedë me Vehbi Bairamin / Agim Shehu
129Greqia po na pushton edhe me eshtrat e të vdekurve: [Mbi të djeshmen dhe të sotmen e marrëdhënieve dypalëshe] / Agim Shehu
130"Do të kthehem shpejt...":[Lidhur me arrestimin e ishfunksionarëve të lartë të PD] / Agim Shehu
131Rikthimi i baladës / Agim Shehu
132"Zëri i Amerikës" rifillon ilegalitetin / Agim Shehu
133Kjo Kushtetutë- arkivol i Shqipërisë / Agim Shehu
134Motive nga Zvicra: Poezi / Agim Shehu
135Tungjatjeta, Azem Hajdari! / Agim Shehu
136Cilët janë aleatët tanë? / Agim Shehu
137Ku e ka "potencialin intelektual" Shqipëria?! / Agim Shehu
138Rreth publicistikës së një poeti :[Ramadan Mysliu .Edhe për librin "Vetëpërtëritja e totalitarizmit"] / Agim Shehu
139Lasgushi - Margaritari i të gjithëve / Agim Shehu
140Poradeci / Agim Shehu
141Iliada e moralit shqiptar : [paralelizëm mes dukurive të sotme dhe normave të Kanunit] / Agim Shehu
142Ku - ku Çamëri : [Poezi] / Agim Shehu
143Ese për shkrimtarin Pjetër Arbnori / Agim Shehu
144Drejtë Amerikës - legjenda në mes / Agim Shehu
145Treand in tracks on the ancient mouth of rivers / Agim Shehu
146Perëndimi, e ardhmja dhe siguria e Shqipërisë / Agim Shehu
147Burrat e Dinajve : [Banojnë në SHBA] / Agim Shehu
148Gjaku poetik i dibranit : [Me Dine Dinen në Nju Jork] / Agim Shehu
149E kaluara që harrohet, përsëritet : Nëpër dokumentat greke / Agim Shehu
150Zoti kryeministër, s'na keni kthyer përgjigje! : [Qeveria shqiptare dhe çështja çame] / Agim Shehu
151Historiku i hartografisë shqiptare : Mesjeta dhe Rilindja / Agim Shehu
152Tungjatjeta Azem Hajdari : [Poezi] / Agim Shehu
153Loti që zhvendos botën : [Poemë] / Agim Shehu
154Poeti - njeriu : [Pano Taçi, "Dhe vdekja do paguar"] / Agim Shehu
1552000 vjet krishtërim dhe shqiptarët : [Në nderim - At Nikoll Marku] / Agim Shehu
156Ja si u realizua eliminimi i Azem Hajdarit : Pas vrasjes së shekullit "Mbretëria e Intrigës" përgatit farsën e mashtrimit / Agim Shehu
157Kush do ta shkruajë tragjedinë e brezit tonë? : [Poeti A.Shehu i shkruan Pano Taçit] / Agim Shehu
158Objektivat dhe fazat e implementimit të Projektit për Konsolidimin eTokës / Agim Shehu; Arif Murati
159Ja cilat janë misteret e Aleksandër Meksit! : [Ish - numri një i policisë shqiptare, gjeneral major Agim Shehu kundër ish-kryeministrit demokrat] / Agim Shehu
160Ai rroi dhe shkroi për Atdhenë : [Poezi kushtuar Naim Frashërit] / Agim Shehu
161Sot s'kam më forcë të jetoj : [Cikël me poezi] / Zef Kakoca; Agim Shehu
162Zbulohen lidhjet e Fatos Nanos me organizatën terroste "Hakmarrja shqiptare për drejtësi" / Agim Shehu
163AL Idrizi - dijetar i shquar arab / Agim Shehu; Pal Nikolli
164Dardani; Vaji i Çajupit për të shoqen gjenevase; Mall për shokët; Lozanë; Pulëbardhat në muzg : Poezi / Agim Shehu
165Shqiptarja shenjtore, Nënë Tereza / Agim Shehu
166Zvicra, një vatët njerëzore për shqiptarët / Agim Shehu
167Zvicra, një vatët njerëzore për shqiptarët / Agim Shehu
168Zvicra një vatër njerëzore për shqiptarët / Agim Shehu
169Në parlament : Poezi / Agim Shehu
170Floku i borës / Jirzhi Volker; Agim Shehu
171Ikja e plakut detar; Pikëllim pa fund; Endacak mes Amerikës / Langston Hughes; Agim Shehu
172Qortim; Po të rrija në dritare... / Lucille Clifton; Agim Shehu
173" Hakmarrja" / Silvana Kaputikjan; Agim Shehu
174Kambanat / Guillaume Apollinaire; Agim Shehu
175Ti dashuron pranverën / Sándor Petöfi; Agim Shehu
176Zonjës Dy Shalte; Tri epigrame / Voltaire; Agim Shehu
177Faleminderit, Zvicër! : poemë mërgimi / Agim Shehu
178Pse ngjajnë dy kanunet : Kanuni i Lekës dhe Kanuni i Papa Zhulit / Agim Shehu
179Paradoksi i atlasit gjeografik të popullsisë : [Arqile Bërxholi - Dhimitër Doka, Atlasi i Shqipërisë : atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë) / Agim Shehu; Eqerem Yzeiri; Selman Sheme; Vasil Trojani; Sabri Laçi; Pal Nikolli
180Gjimnazistët : poezi / Agim Shehu
181Qortim : [poezi] / Lucille Clifton; Agim Shehu
182Hakmarrja : [poezi] / Silvana Kaputikjan; Agim Shehu
183Aleksandri ynë i madh : si komunikova me Aleksandër Moisiun / Agim Shehu
184Tragjedia çame, dëshmi e terrorizmit grek : nuk ishin çamët, po Zerva që bashkëpunoi me Hitlerin / Agim Shehu
185Naimi si rrezatim dijetarësh : në 168 - vjetorin e lindjes, 24 maj 1846 / Agim Shehu
186Naimi si rezatim dijetarësh : në 168 - vjetorin e lindjes, 24 maj 1846 / Agim Shehu
187Vajza që fshin kombinatin : [poezi] / Agim Shehu
188Në Europë me këmbën e djathtë : e djathta, apo e majta? / Agim Shehu
189Pavarësia i vetmi epilog i dramës së Kosovës / Agim Shehu
190Paragjykimet i kanë ndjekur nga pas shqiptarët : [intervistë e profesorit zviceran] / Basil Schader; Agim Shehu
191Ylli i kuq mbi glob : [poezi] / Agim Shehu
192Pavarsia, i vetmi epilog i tragjedisë së Kosovës : [në 80-vjetorin e masakrës serbe mbi Drenicën, gusht 1924 - 2004] / Agim Shehu
193Pavarsia, i vetmi epilog i tragjedisë së Kosovës : [në 80-vjetorin e masakrës serbe mbi Drenicën, gusht 1924 - 2004] / Agim Shehu
194Pavarësia, i vetmi epilog i dramës së Kosovës / Agim Shehu
195" Tirana zyrtare të deklarojë mbrojtjen e shqipes" : një orë mësim me shqiptarët e mërguar në Zvicër / Agim Shehu
196Fytyra e vërtetë e "Idhujve të rremë" / Agim Shehu
197" Jemi popull me psikologji mbretërore" : poeti Agim Shehu i shkruan nga mërgimi Mbretit Leka I / Agim Shehu
198A janë standardet njëlloj për të gjithë : [Kosova] / Agim Shehu
199" Kur atdheun e kanë shpurë pranë vdekjes është pak të vdesësh për të" / Agim Shehu
200Kur atdheun e kanë shpurë pranë vdekjes është pak që të vdesësh për të : [intervistë me shkrimtarin] / Agim Shehu
201Ka humbur "Selam Musai", thonë, u duk në Zvicër ! : rrëfim i jetuar / Agim Shehu
202" Demokracia" që ushqehej me martirë / Agim Shehu
203Nacionalizmi dhe paradokset e politikës : ç'lexojnë shqiptarët te studimi helvetik "etnonacionalizmi" / Agim Shehu
204Kur na takoi dashuria e parë / Agim Shehu
205A bën pazar Europa me thirrjet pansllave : [shovinizmi sllav dhe shqiptarët] / Agim Shehu
206Jo më Aushvic! : [diktatura në Shqipëri dhe në botë, historia] / Agim Shehu
207[ Sytë mbi ty Europa me habi i ktheu : [poezi] / Agim Shehu
208Nderim burrit fisnik të Kosovës Z. Haradinaj / Agim Shehu
209Bisedë me rubairat / Agim Shehu
210Nacionalizmi shqiptar përballë diktaturës : [Lazër Radi, "Rrëfim për Dinejt e Dibrës"] / Agim Shehu
211Një letër prej fqinji zotit Pangallos : [drejtuar ish-ministrit të Jashtëm grek gjatë vizitës në Shqipëri] / Agim Shehu
212Një letër prej fqinji zotit Pangallos : [drejtuar ish-ministrit të Jashtëm grek gjatë vizitës në Shqipëri] / Agim Shehu
213Gramoz Pashko - hija e zezë mbi PD-në / Agim Shehu
214Dëbora në Gjenevë : tregim / Agim Shehu
215Nacionalizmi shqiptar përballë diktaturës : [Lazër Radi, "Rrëfim për Dinejt e Dibrës"] / Agim Shehu
216Nacionalizmi shqiptar përballë diktaturës : [Lazër Radi, "Rrëfim për Dinejt e Dibrës"] / Agim Shehu
217Ikja e plakut detar; Pikëllim pa fund / Langston Hughes; Agim Shehu
218Floku i borës / Jirzhi Volker; Agim Shehu
219Qortim; Po të rrija në dritare / Lucille Clifton; Agim Shehu
220Hakmarrja / Silvana Kaputikjan; Agim Shehu
221Këmbanat / Guillaume Apollinaire; Agim Shehu
222Vlen; Ti dashuron pranverën / Sándor Petöfi; Agim Shehu
223Zonjës Dy Shatle; Epigramë / Voltaire; Agim Shehu
224Që të jesh poet : [poezi] / Sergej A. Esenin; Agim Shehu
225Paradoksi i "Atlasit gjeografik (?) të popullsisë së Shqipërisë" / Eqerem Yzeiri; Agim Shehu; Selman Sheme; Vasil Trojani; Sabri Laçi; Pal Nikolli
226" Atlasi gjeografik i popullsisë" në fokusin e hartografit / Agim Shehu
227Akademia e Shkencave dhe Atlasi i Ri / Agim Shehu; Pal Nikolli
228Homazh për arkitektin e shquar Niko Titka / Isidor Siliqi; Agim Shehu
229Faleminderit, Zvicër! : [poezi] / Agim Shehu
230Epidemia e vetëvrasjeve / Agim Shehu
231Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Atlasi i Arqile Bërxholit / Agim Shehu; Pal Nikolli
232Reforma në Akademinë e Shkencave është më se e domosdoshme / Agim Shehu
233Në shtëpinë e Isuf Luzajt në Çikago / Agim Shehu
234Në shtëpinë e Isuf Luzajt në Çikago / Agim Shehu
235Kosova në vështrim hartografik / Agim Shehu; Pal Nikolli
236Petraq Risto, me poezi të nivelit evropian : shënime për vëllimin "Lojë shahu në shekullin XXI" / Agim Shehu
237Dokumentet për 1997 dhe urdhri për ndalimin forcërisht të mitingut të 28 majit '96 : rrëfimi i plotë pas 10 vitesh i kreut të policisë në 1995 - 1997 / Agim Shehu; Blendi Fevziu
238Meksi më urdhëroi të shtypja mitingun në'96 : ish - drejtori i policisë flet për "betejën" me drejtësinë për gradën "Gjeneral" / Agim Shehu; Klodiana Lala
239" E vërteta ime për '97" / Agim Shehu; Elona Elezi
240Në '92 gjeta në arkivë 300 mijë shqiptarë me dosje : ish - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit flet për hapjen e dosjeve në Shqipëri / Agim Shehu; Klodiana Lala
241Kosova e lirë, madhështia e një drame / Agim Shehu
242E vërteta qëndrore e miss Durhamit për shqiptarët / Agim Shehu
243Drama e firmëtarit të Pavarësisë / Agim Shehu
244Një roman i denjë rreth vdekjes së diktatorit : shënime për romanin "Vdekja e Enver Hoxhës" të Pëllumb Kullës / Agim Shehu
245Si mund të shpifet gjer te Skënderbeu?! : [studies shqiptarë dhe të huaj mbi Skënderbeun] / Agim Shehu
246Si mund të shpifet gjer te Skënderbeu?! : [studies shqiptarë dhe të huaj mbi Skënderbeun] / Agim Shehu
247Jam ende i gjallë, gjersa rri gërvisht me penë : në 75- vjetorin e lindjes së poetit Agim Shehu / Agim Shehu; Këze (Kozeta) Zylo
248Mendime mbi librin "Shqipja dhe Sanskritishtja : të reja shkencore për gjuhën shqipe, nga Petro Zheji / Agim Shehu
249Atdheu është Atdhe, edhe kur të vret / Agim Shehu; Aleko Likaj
250Demokracia hyri në Shqipëri, e populli doli jashtë! / Agim Shehu; Aleko Likaj
251Çajupi student në Gjenevë : prozë / Agim Shehu
252Drama dhe bukuria e një jete midis Gjirokastrës dhe Gjenevës : [intervistë] / Agim Shehu
253Lasgush Poradeci, Princi i Liqenit : [poezi] / Agim Shehu
254Bisedë me Rubairat : poemë : [bashkangjitur dhe një koment nga studiuesi Mihal Gjergji] / Agim Shehu; Mihal Gjergji
255Modestia e presidentëve [SHBA] / Agim Shehu
256A mund t'i besohet më tej pabesisë së Beogradit? / Agim Shehu
257Nderim presidencial për Kushtetutën : [presidentët amerikanë dhe Kushtetuta] / Agim Shehu
258Kur filloi Lufta e Dytë Botërore? Në ç'anë do të luftonte NATO? / Agim Shehu
259E vërteta "maqedonase", tej trillimeve shovene : studiues të huaj provojnë praninë shqiptare në rajon para sllavëve : [Enciklopedia maqedonase] / Agim Shehu
260Drama e firmëtarit të pavarësisë : [Qazim Kokoshi] / Agim Shehu
261Udha drejt atdheut nis nga shtëpia jote : [Agim Shehu, "Ylberi i fëminisë" : nga kujtime të largëta] / Agim Shehu; Mihal Gjergji
262Më vunë të flija me Kadarenë te konvikti i vajzave : flet poeti, shkrimtari dhe publicisti disident, Agim Shehu / Agim Shehu; Albert Zholi
263Si dolëm nga diktatura dhe çfarë përfituam në demokraci : flet poeti, shkrimtari dhe publicisti disident Agim Shehu / Agim Shehu; Albert Zholi
264Vepër e denjë kombëtare studimore : [Nuri Dragoj, "Shqiptarët dhe grekët" : realitete historike] / Agim Shehu
265Nderim poetit martir, Vangjel Foti : patrioti që u dënua, pse kërkoi parti agrare për fshatarët / Agim Shehu
266Po lufton një engjëll brenda meje : rreth vëllimit poetik "Shpresa të thinjura" të poetit Mihal Gjergji : [dhe një poezi kushtuar Edmond Gucit] / Agim Shehu
267Nga "1000 Fjalurta ngarkuar në shpinë" / Agim Shehu
268Humori i presidentëve amerikanë : [burra shteti, por dhe njerëz të zakonshëm] / Agim Shehu
269Nxënësi dhe aktori i talentuar, me humorin e hollë dhe "socializmi" krijues : i paharruari Agim Qirjaqi / Agim Shehu
270Si e kam njohur Z. Dom Anton Kçirën?! / Agim Shehu
271Homeri, Virgjili, Rasini... në Butrintin epiro-shqiptar : [varrezat greke në Shqipëri] / Agim Shehu
272Presidenti Regan i jep Medaljen më të lartë për arsim "Profesor i Amerikës" : prof. Isuf Luzaj : te Luzajt fisnikë në Çikago, përndjekur nga komunizmi me dhunë / Agim Shehu
273Ata që na kanë vrarë e na kanë burgosur ende nuk po kërkojnë falje : faqe nga e kaluara që s'harrohet : [shkrimtari Naum Prifti dhe letërkëmbimi me Mitrush Kutelin] / Agim Shehu
274Njerëz që nuk e njohën inferioritetin për interesa të kombit : Kapedan Mihali - heroi i Kretës - është vërtet i gjallë / Agim Shehu
275Epopeja e madhe e lënë në harresë : në kujtim të luftës së Vlorës, 1920 / Agim Shehu
276Bisedë me Rubairat : poezi / Agim Shehu
277Në qytetin ku njeriu mund të jetojë vetëm në marrëveshje me gurin : ese për Gjirokastrën / Agim Shehu
278Krimi i padënuar vazhdon udhën... : [genocidi mbi shqiptarët] / Agim Shehu
279" Si u dënova nga regjimi prej këngës "Kafe Flora"" / Agim Shehu; Raimonda Moisiu
280Kopshtar në blerimin e poezisë dhe gjeolog që gërmonte në lashtësi të historisë : [Naim Frashëri] / Agim Shehu
281Shqiptarët e kanë mbajtur gjuhën dhe kombësinë e tyre, vetëm me liri : [Naim Frashëri] / Agim Shehu
282Krimi i padënuar vazhdon udhën dhe heshtja vret / Agim Shehu
283Meditim përballë katër presidentëve në gur : [Jefferson, Washington, Lincoln, Roosevelt] / Agim Shehu
284Njeriu i flamurit, ardhetari i harruar në dekada, Bido Shalësi : komunistët lanë në hije personalitete të ditës së madhe të 28 nëntorit / Agim Shehu
285Njeriu i flamurit : atdhetari i harruar Bido Shalësi / Agim Shehu
286Duke shkuar përtej çështjes "Dik Marty", shkaqet që i detyrojnë të shpifin / Agim Shehu
287Njeriu i mirë nuk donte të dinte për dënimet që jepte lufta komuniste e klasave : një kujtim i veçantë me Hysen Hakanin / Agim Shehu
288Modestia e presidentëve amerikanë / Agim Shehu
289Mohuesit e kombit - tradhtarë të atdheut (1) : [regjistrimi i popullsisë] / Agim Shehu
290Kush e hodhi ashtu flamurin? : [21 janari] / Agim Shehu
291Mohuesit e kombit - tradhtarë të atdheut (2) : [regjistrimi i popullsisë] / Agim Shehu
292Mohuesit e kombit - tradhtarë të atdheut (3) : [regjistrimi i popullsisë] / Agim Shehu
293Mohuesit e kombit - tradhtarë të atdheut (4) : [regjistrimi i popullsisë] / Agim Shehu
294Komisioni zgjodhi programet e tekstet e mia përballë pedagogëve të Tiranës : flet Mësuesi i Popullit : dekadat e mia në arsim, si e shoh sot procesin e mësimdhënies : [kimist] / Agim Shehu
295Profesor Hasan Tahsini, "Gjeniu i Çamërisë", shërbyes i madh i çështjes shqiptare / Agim Shehu
296Për çështje madhore, duhet pyetur populli shqiptar me referendum / Agim Shehu
297Kombi është udha për te perëndia : [etniciteti dhe regjistrimi i popullsisë] / Agim Shehu
298Nga sheh Leka i Madh në monument? : [rreth origjinës së heroit] / Agim Shehu
299Aleksandri i Madh e Kostandini i Madh janë Iliro-Shqiptarë / Agim Shehu
300A mund të dekorohej nga Tirana Enver Zyberi, që dha jetën në Mitrovicë : Presidenti dhe dekoratat / Agim Shehu
301Kur flitet për Përmetin e më tej, nuk mund të shmangen frashërllinjtë / Agim Shehu
302Gjurmë floriri nga virtyti shqiptar / Agim Shehu
303Shmangia e majmunërisë gjuhësore, detyrë e intelektualëve shqiptarë : njolla shtypi ngarkuar "tribalëve" / Agim Shehu
304Rreziku i shkombëtarizimit : [mendime rreth librit të autorit Nuri Dragojit "Rreziku i shkombëtarizimit"] / Agim Shehu
305Ikja e Vehbi Skënderit : shkrimtar / Agim Shehu
306Në kujtesë të zotit Fratini : [raportet e Shqipërisë me Greqinë në këndvështrimin e ministrit italian Franco Frattini, gjatë vizitës së tij në vendin tonë] / Agim Shehu
307A duhet ta dekorojë Tirana policin Enver Zymberi, që dha jetën në Mitrovicë : [Presidenti Bamir Topi] / Agim Shehu
308" Rreziku i shkombëtarizimit" i Nuri Dragoit, mbron identitetin kombëtar / Agim Shehu
309Nderim ngjyrës "kuq e zi" / Agim Shehu
310Kombi mbahet mbi rrënjët kombëtare, jo mbi njerëz të shitur / Agim Shehu
311Nga takimi i fundit me Pjetër Arbnorin / Agim Shehu
312Po na vjedhin dhe Konstandinin e madh : Hollivudi po bën filmin për Konstandinin e Madh dhe e jep serb. Mirë shteti ç'bën Akademia / Agim Shehu
313Ikja e Ismaili Bej Qemalit drejt atdheut : baladë / Agim Shehu
314Mbi poezinë e Petrit Rukës : ese për një poet / Agim Shehu
315IVA do ta kremtojë Kurveleshi ngritjen e flamurit në Maj 1911? / Agim Shehu
316Çna mëson sot Ismail bej Vlora!? / Agim Shehu
317Ismail Lesko Progonati, në 100-vjetorin e lindjes / Agim Shehu
318Përdorimi i fotogrametrisë tokësore në arkitekturë : temë disert. paraqitur për kërkimin e gradës së parë shkenc. "Kandidat i Shkencave Teknike" / Agim Kaba; Agim Shehu
319Përdorimi i teknikave dhe teknollogjive të reja në mësimdhënien e gjeografisë : disert për marrjen e gradës shkenc. "Doktor" / Robert Hykollari; Agim Shehu

Huazuar nga Databaza:http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?

Etj.




Poeti i mirënjohur shqiptar Agim Shehu, prej disa vitesh vazhdon të bëjë jetën e azilantit politik, edhe pse në moshën 81vjeçare pesha e mallit të thyen, të bën thirrje për t’u kthyer pranë varreve stërgjyshore, sikurse rrugët që i ka matur me pëllëmbë i kërkojnë hapin e menduar, ndërsa Bohotina e Progonatit kërkon shokun ku të mbështetet. Prej disa vitesh zëri i tij dëgjohet përtej reve, nga Gjeneva mikpritëse. Larg vëndit të gjakut të cilit i kushtoi jetën, i endur mes shpresës e zhgënjimit, poeti përsëri nuk e lejon veten të bjerë në humnerën e frikshme të dëshpërimit tronditës. Fjala e lirë s’ka për të mbetur ëndërr. 





MIRUPAFSHIM, SHQIPËRI!..

Mirupafshim, Shqipëri!

Ika se të dua shumë,

që dhe për ty, sadopak,

të isha gjallë përsëri!

Motorin e avionit

që më largoi Shqipërinë

e vunë në lëvizje

plumbat që më shtinë.

Te helika e tij

dridheshin në ndjekje

rrotat e motorit

që më shtypi për vdekje.

Natën e mirë, tokë Shqipërie!

Sot jam një meteor i djegur

që këputet, e s’di ku bie!

Një zog fluturonte pas avionit;

në cicërimat e tij me zëra atdheu

dëgjova emrin tim që më thirrte -

Kthehu!

S’më arriti dot;

u drodh nëpër erë

e ra, vuri faqen

mbi një luleshqerrë!

Zëri i të mbyturve në Otranto

zgjatej nën avion nga fundi i deteve :

«Atdheu na la këtu të harruar,

merrnai shpirtrat me vete»!

«Ku t’ju shpie,

si ta ngre kujen tuaj

që as varr nuk ka!?.»

Pulëbardhat vinin rrotull mbi ujëra

me shpirtërat e tyre në krah.

Fluturoj në veri - perëndim

me sy nga hapsirat e Ilirisë.

Në veshë më trokasin gozhdët e arkivolit

që Athina i bën Shqipërisë.

Mbi qiejt e Europës -

vetëtima me përskuqje

si me gjak Shqipërie!

Një rrufé Kosove

mbante në krah një rënkim Çamërie.

Mbi Malin e Bardhë m’u zgjat Tomorri.

Një ylber i vëndlindjes buzë një shkrepi

më përsëriste legjendat pelazge

që nëna m’i thoshte te djepi.

Nga pas, vështrimet e njerëzve të mi

më përcillnin në heshtje,

pa folë.

Në sytë e tyre drejtuar nga Europa

zbardhnin arkivolë:

Na mashtruan një «sekondë» të bukur: -

diktaturës i shkoqëm dhëmbët!..-

(i krasitën «gjethet»,

i shëndoshën rrënjët).

Natën e mirë, Shqipëri!

Pakëz terr mesnate

në shpirt me vete e kam marrë

(mëngjezi që pret,

mbase, më shpejt të të zbardhë)!

S’vdiqa nga goditja!

S’di ç’ëngjëll erdhi,

më pëshpëriti nën zë:

“kur Shqipërinë e kanë nisur të vdesë,

është pak të vdesësh për të”!

Shamia, me të cilën një biri do t’i fshije

plagën e prerë,

qe e njomë

me gjakun e bijve të tjerë.

Ika, Shqipëri.

Që të ruajaja mallin tënd,

zgjodha një vend të vogël

e të bukur si ti.

Në dyert e Zvicrës,

me plagët e mia ngarkuar në shpinë,

trokita ngadalë me patericë

mos t’i prishja qetësinë.

Hapi derën, më pa…

Nuk fola. Më dëgjoi.

Nuk sillja asgjë të bujëshme,

asnjë shenjë heroi.

Vilhelm Teli doli nga legjenda;

sa më pa, më njohu që rini

kur te libri i këndimit

e mbaja në gji.

Gjithëshka m’u lexua te heshtja,

në vështrimet e mia.

Në fytyrë kisha tkurrjen e Atdheut

gjymtuar nga historia.

…Paterica rënkon.

Filizën ia mbolla me «punë vullnetare»

të mbushnim blerim Shqipërinë(!)...

M’u kthye këmbë druri

të ngarkoj mbi të pleqërinë.

Ecij mbi të

nën pikat e shiut e nën dritën e hënës.

Në fundin e saj

më rri një lule nga varri i nënës.

Kaloj nëpër Zvicër,

i flas botës me dhimbje njeriu

(me fëshfërimë bari

mbi gjumin e tij në Lugano

më përkthen Aleksandër Moisiu).

…Takoj Ismail Qemalin

tek troket vigan nëpër shtete

e i them - Flamuri Kombëtar

ka mina greke nën vete!

Takoj Nolin në Lidhjen e Kombeve

me «Shtetin Sovran» në dorë

e i them - Shqipërisë

i rikthyen protektorë!

Takoj Mit’hat Frashërin

te një «mbledhje Ballkani»

në Lozanë,

e i them - Venizellos

është këmbëkryq në Tiranë.

Takoj Konicën

tek vazhdon artikujt rubinë

e i them - «politikanët»

e vranë Shqipërinë!

Takoj Bedri Pejanin

me Kosovën në krah

drejt Atdheut,

e i them - në Prishtinë

po të pret «Skënderbeu».

Në Lucernë Mbretit Zog

i them: - këto kohë dimërore

qielli “Shqipëri”

ka formën e kurorës Mbretërore.

…Presidenti Vilson…-

i përulem me lutje nderimi:

fjalët për kombin tim

t’ia rikujtojë njerëzimit!

…Hyj me bastun në klubin zviceran.

Diku në një skaj

më del kafja e thjeshtë në Tiranë,

shokët te dera e saj…

I thërras çdo mbrëmje,

i pres me mëngjezin.

Tek vesh këpucët e mia,

lidh këpucët e tyre

të më presin.

…Mirupafshim, Atdhe!

Me retë e bardha të Alpeve

të dërgoj përqafimet e mia.

Aty brënda kam fëmininë

që ma mban Shqipëria.

Kam lodrat në lëndinat e tua,

vite me vaj e me këngë;

komentet e nxënësve në maturë

e trishtime spërkatur me hënë.

Aty lashë të parin takim

të dashurisë me gruan,

që ecën nëpër kohra

me bukën e fëmijve në duar.

Lashë lopatën time të punëtorit

në vitet me dënim të zi.

Lashë pa bërë vizitën e fundit

në varret e prindërve të mi.

Kam lënë hapur dhe një Dosje Sigurimi

me emrin tim në çdo resht,

që të ndjek pas

ku të jesh!..

…Sipër gjumit, vinë nga larg

zëra të ëmbël gjitoni…

Kam mallin e të ikurit

dhe për ata që s’e donin.

Për zogun, që largohej nga ballkoni

se s’gjente thërrime ;

për mimozën në oborr

që ma sillte pranverën

në janarin me thëllime.

Për rrugicën time tërë turp

tkurrur nga meraku i vetëm,

që buzë bulevardit

mbeti e shtrëmbër tërë jetën.

Dhoma ime e shtrenjtë,

e ngrohtë nga varfëria!

Format e gruas mbi çarçafin e bardhë

mbështjellin plagët e mia.

Gëlqerja tharë në mur,

ngrirë si muranë

me ankthe pa fund të familjes

që kurrë s’iu ndanë!

Llampa e shuar prerë nga shteti

sheh mbi fëmijët kthyer në hije.

Nëpër raftet e librave, shkrimtarët

pëshpërijnë në terr drama historie.

…Diç pëshpëriti matanë -

kolltukët bosh rënkonin;

fryma e tim eti, vetëm,

vazhdon pi duhan te ballkoni.

…Një shishe mbetur përgjysëm

siç e lashë në ikje

pret të pihet kur të kthehem,

a të thahet në pritje.

Vëndi im i shtrenjtë, Shqipëri,

lamtumirë me “mirupafshim” brënda!

Në s’qe fat të të shoh përsëri,

do jem fshehur prapa te hëna...

Zvicër, 2000


BALADË LIRIE E KOSOVËS


Posi nga zër’ i perëndive
u zgjua kontinenti plak.
Nga cili akt i tragjedive
sot mbi Kosovë kulloi kaq gjak?!
Në ç’kontinent jeton kështu
një popull si mbi rjedhë ujvare?!
Foshnjat, kaq breza, qiellin blu
e shohin mbi helmetat sllave.
Dhe sot i vranë në prag shtëpie, -
nga tym i predhës u thinj Zoti.
Te syr’ i nxjerrë i një fëmije
përmbys po rrotullohet globi.
Prindi puth baltën e varrezës;
qirinjtë luten në pak dritë.
Nëpër çdo rudhë të Nënë Terezës
rjedh lot i nënave për bijtë.
Të vrarë, burrat heshtur flënë
me qiellin e vet mbuluar.
Kapaku i syve u ka rënë 
si perde drame e pambaruar.
Te trolli i vet ku shtrijnë shtatin
dëgjojnë…poshtë thellësive
mermerët pelazgjikë u flasin
me emrat e të gjithë ilirëve.
«Dhija» mbi kokën e Lahutës
thërret nga larg mitologjinë :
«Homer, ç’Iliadë me gjëmë të luftës
ke lënë bosh për Dardaninë»?
Nipat e Mujit vrarë mbrëmë
po pëshpërijnë me buzë të ngrirë
(nuk i dëgjuan sa qenë më këmbë,
le t’i dëgjojnë sot të shtrirë) !
Pa frymë hapësirat ngelin.
Gjaku i foshnjës sipër bore
te gjum’ i bardhë i Azem Shkrelit
ka ngrirë rubin prej metafore.
Jehoi bubullimat mali,
pylli kurorën butë e uli :
Azem Galica ka nxjerrë ballin,
thërret nga larg me zë Herkuli.
Lëviz një breg, drithmon një fushë
e mërmërin një këngë të lashtë :
«Drenicë, e bukura drenushë,
kush po guxon të vret kaq gjatë»!?
Shota vështron si dritë nga retë
motrën e saj mbi gjak lirie,
këput ylberin nga një bjeshkë
t’ia vërë kurorë nusërie.
Varr i Gjolekës rënë mes trimave
u kumbon pranë-polifoni :
«Kosovë, Labëria ime
udhën një hap e ka tek ti»!
Fishta me dhëmbjen e pafjetur
për shkjaun-shkja e fisin-fis,
me rapsoditë e tij nën sqetull
del nga një mriz, hyn te një plis.
Këndon lahutë vdekjet e bardha
me ligjërimet e mëdha.
Varur te lisi Sefë Kosharja
tundet pendyl: “Ora ka ra”!..
Ajkuna po ia vazhdon gjëmës
me flokë shkulur pranë të vrarëve:
Fëmia prerë në bark të nënës
bën gjumë nën dhè brënda dy varreve.
Hasan Prishtina zgjoi Veriun.
Vdekjen e tij e lë në hije:
s’sheh më pas vetes kush i shtiu,
vështron Drenicën – kush i shtie!
Kosova, muhaxhire e shekullit,
sheh qiellin e saj të prerë:
te reja e zezë që i derdh breshërin
nxin fraku i zi i zotit Grej.
Rizgjohen fjalët e mëdha
të Abdyl Frashërit profet:
Me gjak shqiptarësh në çdo krah,
Ballkani rri përmbi tërmet !
Gjer kur, Kosovë e Çamëri,
ngarkuar në sup pragun e portës,
do lidhni djepet n’arrati
me meridianët e gjithë botës!?
Në ballë të kombit bërë theror
iu kthye bubullimë heshtja:
gjersa po vdesim orë për orë,
pas vdekjes s’gjëndet vetëm vdekja!
Në shkumën e ujvarës sate
që tundi kombin sot nga rrënja
partitë e shkrehura po zgjaten
të mbushin “bateritë” e rëna.
Mbi plagë të tua tejendanë,
zinxhir i zgjatur – thikë në shpinë,
nxin kontrabandë e shtetit amë
që lidhi Beograd – Athinë.
Tërë hijeshi mban zi për vdekjet,
për vajzat që t’i veshi zia…
(Atdheu – amë, nën këngët greke
feston aheng “Miss Albania”)!
Ti gjak virgjin i racës sonë,
në duel me çdo mbretëri:
sa vriteshe në Fushë-Kosovë
ringjalleshe në Çamëri.
Ti, më e denja e të parëve,
ti – më e hijëshmja në rritje,
me „Shqipëri“ në frymëmarje,
me bukuri në kryengritje.
Djepet – dafina mbi alarme,
dasmat – ylberë mes rrebeshit;
mbi kodrat, lulet e bajames
çelin pranë kokrave të breshërit.
Dardane mbirë prej legjendës,
rilind te shtat’ i lartë i bijve;
nga kumbonarja e xhubletës
të kumbon bronzi i lirive.
Sa ke ushqyer zogjtë e pulës,
mendon një këngë për shqiponjat.
Zhurmat e tankeve pranë udhës
shpejtojnë lindjet te lehonat.
Me besën në pëllëmbë të dorës,
dafinë e parë e Lirisë,
Flamuri në ballkon të Vlorës
armët e tua pati shtizë.
Ti i dhe botës Kostandinin,
Ti që ke nxjerrë Niketë Dardanin,
në ballë – me Hymn të Krishterimit,
nën këmbë, prangat e tiranit.

**Prill, 1998





Bisedë me Rubairat

“Shpërblim për këngët s’mora, as nuk prita
(kolegët në pushtet i kisha prita).
Një vjershë e dashur m’u bë kupëz vere
ku piva një gëzim që s’e arrita.

Hoqa aq vite mynxyra të tëra
për faje që i bëra e s’i bëra
e s’e mendoja, kënga e rinisë
të kthehej gazavaj në shtatë zëra!

Isha një çast te “Zeus” i Gjëmimit,
po e vështroja me sytë e hutimit:
i ngula sytë mes gishtave - ku fshihej
aq lemeri rrufesh të zemërimit!
…………………………
Befas, një ditë me zagushi qershori
goditj’ e tij në ballë seç më mori
(s’qënkish Ai, buzëmbëli-engjëllori,
qe i hatashmi-tmerri, Diktatori)!

Të bijt e vrasësve - gjarpinj zezonë
i lanë, e bënë me kate varrin tonë
e na përmjerin gratë e pushtetarëve
tek na kalojnë sipër me avjonë.

Ç’qe kjo kolerë që këtë komb e zuri,
“burra” që s’u ka mbetur fije burri,
që për një pulë të pjekur në Korfuz
shesin dhjetë herë shqiponjën te Flamuri!?

Një stan me dhjetë flamurë te “këmbora”
që mbjellin ditë zie në të korra,
që as vëllait nuk i japin dorën
po nuk i panë grusht paràsh te dora!

Dhe kombi, prapë te fat i tij i lig -
një lopë kurbani shtrirë në Ilirik:
Goja që ha e zgjatur në Strasburg
e sisa që e mjel, në Selanik.

Thamë, iku Diktatura me fanfarat,
po u ringjall më keq me të palarat.
“Shqiptar, më ndote!..” flasin nga Europa
(o ulërimë, ku i ke ujvarat)!

Del udhës e nuk di se nga të shkosh
kur xhepet bosh i mbush me duart bosh.
Nga lart të shoqëron një hënë ari
që si monedhë kurrë s’ra përposh…”




Para bustit te Selam Musait 

Koha hedh paprere 
permbi festen tende 
dimri- floke bore 
vera -drite hene 

Dhe te vijme te veshim 
rreth duke t'u mbledhur 
ndersa ti ne heshtje 
ri ne bronx i derdhur 

Eh gjithe kete bronx 
valle ku ta gjeje 
vete do ta shkrije 
plumba do ta beje. 

Ri... po nuk te rihet 
ndaj te vijne mornica 
...vrapi yt po endet 
poshte nga Babica 

...Lugjesh ne ato nete 
zbrite si veri 
projektoret ndiqnin 
sharkun tend te zi. 

Flaka neper duar 
me rembim te futej 
gjalmi mbi dyfek 
dridhej mos keputej. 

Plumbat neper xhepe 
(gjetur breg pas bregu) 
me therime misri 
hynin tek dyfeku 

Dhe kercisnin eger 
plumbat tane te ralle 
se kish shpirto mosri 
se desh gjak ne balle. 

Malet neper mjegull 
sa i zgjoi pushka 
kafshateb e gojes 
varen poshte mbi mushka. 

Buke per lirine 
moj kasolle te erta 
dhe dridhen kapisrat 
nga muskat e serta 

"Biruni o burrani 
hop...ti zeme se gjalli 
dhembet nga urrejtja 
krisnin posi atralli 

Deti sa te pa 
kur ne qafe dole 
te thiri si nena 
ti si djale i fole. 

Dhe vertiti valet 
sa te pa tek shtegu 
te te mir tek gjiri 
te te sill te bregu. 

Vlora krahelidhur 
c'vrull te dha te gjuri 
Malua nga ballkoni 
te tundte flamurin. 

Ndaj ti si i dehur 
rrugen poshte e more 
po c'kish aq shume tela 
c'kish aq shume llogore. 

Plage me plage si lule 
sec te doli gjaku 
me te kuq flamuri 
t'u qendis shajaku. 

"Keshtu rencim,-fole 
e c'vlen sa liria 
lule Labi yne 
Selam Salaria. 

Plumbat bresherime 
t'u permlodhen brenda 
Leberit koke me koke 
u ulen te kenga. 

Si prush kenga jote 
u digjte ne balle 
ndersa ti mes kenges 
erdhe prap i gjalle. 

Prape ti i pari 
zgjuar nga liria 
o ti lule stralli 
Selam Salaria. 

Zilet e kemboret 
heshten permbi pllaja 
lugjet prape gjemimet 
gatuanin ne maja. 

Dhe sot rete nga mali 
qe gjemimet sjellin 
posi iso labe 
vijne e te peshtjellin. 

Ti ngul syte mes tyre 
si mes luftetaresh 
sikur ri mendohesh 
c'kenge do tja maresh. 

Buzet ti te kenga 
ballin te liria 
lule,Selam Labi 
Selam Salaria. 

Cdo tufan zberthyer 
gjoksin ty ta gjeti 
sharku si legjende 
telave te mbeti. 

E te vijme te busti 
si ne prag te deres 
po ti as duhanin 
s'ke kohe te na dredhesh. 

Duart i ke zene 
-Cke ashtu ne duar? 
gryke e nxehte e topit 
ti ka perveluar. 

Krahet me shajak 
dredhur neper tyte 
ahen neper hekur 
sa te shkrepin syte. 

...Ja keshtu ne bronx 
ty te ka liria 
Lule Selam Labi 
Selam Salaria. 

Permbi festen tende 
qekur ti ke rene 
Mali po derdh bore 
fusha po derdh hene. 

Dhe rri,gjoksin hapur 
balle c'do furtune 
Sharku si legjende 
telave lekundet


Naganti i Isa Buletinit 

Bene udhe te gjate 
te inglizi vinin 
Ismail Qemali 
Isa Boletini 

Hynin dy shqiptare 
brenda ne pallat 
njeri luftetar 
tjetri diplomat. 

Shqiperi e tyre 
kish halle e mjera 
armet zoterinj 
regull,rine te dera. 

U ngrys luftetari 
syte i shkrepen cike 
lere diplomati 
i tha me qerpike. 


Dhe ua la tek dera 
Isa Boletini 
poshte nen brez,te vogles 
syte i shkrepetinin. 


Faqen vene te trupi 
veshin vene te gjaku 
je edhe per mua 
thosh ajo se largu. 

Hapat qete e qete 
binin ne pallat 
njeri luftetar 
tjetri diplomat. 

Here-here qerpiket 
si gershere perplasnin 
thua drite te huaj 
syte nuk u qasnin. 

Dhe tha lordi i madh 
gjuhen duke zgjidhur 
me humor te huaj 
me nje gaz te hidhur. 

Ja dhe carmatosur 
zoterinj shqiptare 
si kallkan i ngrire 
ngriu fjal e pare. 

Pa nagantit siper 
brezit me si pritej 
por nen brez e vogla 
zu te hasharitej. 

Mblidhte xixa zjarri 
permbi trup te bukur 
priste luftetarin 
qe ti thoshte "duku". 

Syte e diplomatit 
zjarr te hidhur shkrepen 
Isa Boletini 
brrom nga brezi tjetren. 

Brrom aty perpara 
mu te lordi prane 
"Madheri Shqiptarin 
kurre s'e gjen pa arme". 

Zbardhelloi sermaja 
shkreptiu fildishi 
...ndriten malet tona 
andej larg,tek ishin. 

Qelqe e shandane 
dhane drite te lige 
Ismail Qemali 
qeshi nen qerpike. 

Dhe naganti ulur 
rrinte sic i duhej 
dora nga i zoti 
tyta nga ti duhej. 

Nxinte tyte e vogel 
brenda nxinin halle... 
Shqiperi e vogel 
ne tryeze te madhe. 
Kosove Pranvere 1998 

Porsi nga zeri i Perendive 
u zgjua kontinenti plak 
nga cili ankth i tragjedive 
sot mbi Kosove kulloi kaq gjak. 

Ne cilen kohe jeton keshtu 
ky popull si mbi rrjedhe ujvare 
femijte kaq shekuj qiellin blu 
e shohin mbi helmetat sllave 

Dhe digjen strehet e shtepive 
nga tym i tyre u thinj Zoti 
tek syr'i nxjere i nje femije 
permbys po rokulliset globi 

...Bota u ngjeth nga ai gjak krimi 
lideret tane pelegrine 
lotet per ty nga mallengjimi 
nxituan ti fshijne ne Athine 

E tera zi mban zi per vdekjen 
per foshnjat qe ti veshi zija 
atdheu ame nen kenget greke 
feston aheng...Miss Shqiperia. 

Por mbi fantazmen e percarjes 
fisnike dhe ne dite te zeze 
ti perterin zene e te pareve

JEMI TE GJITHE NJE KOMB VELLEZER 

Tek arkivoli yt vigan 
qe drodhi kombin sot nga rrenja 
partite e shkrehura po zgjaten 
te mbushin baterite e rena. 

Mbi arkivolin tend te madh 
zinxhir i zgjatur-thike pas shpine 
nxin kontabande e shtetit ame 
qe lidhte Beograd-Athine. 

Heronjte e rene ne vite thelle 
kjo ore fati prane ti pruri 
Azem Galica ka nxjere ballin 
theret diku me ze Herkuli. 

Leviz nje dege,zhurmon nje flete 
e psheretin me ze te thate 
Drenice,e bukura drenushe 
tyj kush guxon te vret kaq gjate. 

Zenel Gjoleka armet mori 
theret tek ecen me furi 
Kosove Laberia ime 
udhen nje hap e kam tek ti. 

Dhe At Gjergj Fishta tek kendon 
per shkjaun shkja e fisin fis 
me rapsodite e tij nen sqetull 
del nga nje mriz hyn tek nje plis. 

* * * * * * * * * 
Ti qe ke lind Shen Kostandinin 
Ti qe ke rrit Niket Dardanin 
Ne balle me himn te Krishterimit 
Nen kembe plaget e Tiranit. 









Agjencioni Floripress(Flori Bruqi)



**********




Agim Shehu, poeti i fjalës homerike

(Në brazdat e thella të mendimit intelektual)


Jam menduar disa herë të shkruaj rreth poezive të zgjedhura të Agim Shehut. Heshtjen e ka pasuar një lloj ngurimi. Dhe kjo nuk vinte si rezultat i mungesës së njohjeve për gjuhën e artit të përdorur nga krijuesi, për fuqinë jetëdhënëse të folklorit të cilin ai e ka shfrytëzuar mjeshtërisht,


null

Mihal Gjergji


Për çështjet kombëtare në art dhe qëndrimin konkret nga ana e tij, për ndjenjat dhe arsyen në vargjet lirike, për... Tjetër gjë më bënte të stepesha. A do arrija t’i qepja një kostum kombëtar këtij monumenti të gjallë të poezisë shqipe ?! Nëse po, si do ta merrja masën, po “copën”, po ngjyrat, po fillin, po...Megjithëse qëndrojnë denjësisht krah njëri-tjetrit; Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Agim Shehu, Koçi Petriti, Ismail Kadare e të tjerë poetë të çmuar që s’mund ti përmëndim në një analizë të shkurtër, seicili ka portretin e vet të skalitur përmes fjalës poetike që ka krijuar.

null

 Sa herë që përmendet emri i Agim Shehut, në mëndjen e çdo lexuesi të shkolluar, menjëherë ringjallet e merr trajtën njërëzore Selam Musai, të cilit, poeti i dha përjetësinë e legjendës. Askush s’ka guxuar të shkruaj më për heroin tepelenas pas kaq shumë vitesh. Dhe kjo e ka një spjegim: do të ndjehej shumë i vogël përballë përmendores që ka ngritur Agim Shehu. Kjo baladë, me siguri që do ishte prologu ose epilogu i çdo libri të shkruar për heroin tepelenas.

“Flaka nëpër duar
me rrëmbim të futej
gjalmi rreth dyfekut
dridhej mos këputej”

Dhe në vënd të vizitorëve të munguar ( poeti sikur e ka parandjerë!) heroit i bën shoqëri natyra: ”...Ashtu, retë nga mali/ që gjëmime sjellin/ posi iso labe / vinë të mbështjellin”.


 Nëse dikush kërkon të njohë shqiptarin e viteve të luftës; gjëndjen ekonomike e shpirtërore, veshjen , atdhetarinë ( që sot pothuajse është venitur!), le të lexojë “Shollët e xha Salikos”, të këtij personazhi tipik të pakrahasueshëm, që falë mjeshtërisë artistike të autorit dhe mesazhit që përcjell, u vlerësua aq shumë sapo u botua dhe u fut menjëherë në tekstet shkollore edhe pse Salikos i mungonte titulli i “heroit”. Cili krijues s’do dëshironte që këtë personazh ta kishte të vetin?!


Cili nga heronjtë e Homerit s’do ta kishte zili këtë luftëtar shqiptar?! ”Shollëve si të tuat/ s’u gjindej nishani/ meshini nga Duçja/ telat nga “jermani”. Ky mjerim s’e pengonte luftëtarin e atyre viteve që përpara Atdheut ta harronte vetveten dhe ti sulej hasmit, sepse Atdheu s’mund të shitej, as mund të blihej, ai vetëm trashëgohet:

“Po ti iu vërvite
se s’të priste puna
plumbat nëpër këmbë
këmbët përmbi plumba...”

Ç’farë mrekullie! Po kaq e fuqishme është edhe “Ikja e Ismail Qemalit drejt Atdheut”. Mëmëdheu ishte thinjur nga robëria, burri i Vlorës nga pritja e gjatë, toka nga hallet. “Hap i parë mbi dallgë/ si një mal mbi det/ ktheheshe drejt Djepit/ me sy nga rrufetë”.

E në këtë rendje për të ngritur flamurin, tok me të gjallët, plakun e mënçur e shoqërojnë e i hapin rrugën edhe zërat e luftëtarëve të vrarë : “Mos, thotë Tafil Buzi/ udhën mos ia pre/ se vij me gjithë varr/ të bëj kallame”. Poeti sjell edhe zërin e trimave të Kurveleshit me aq emër në histori:”Mos, klith Asllan Kuca/ lermani tim bir/ se dhe kokëprerë/ vij e ju bëj fir”. Sigurisht që s’do ndalem në gjithë poezitë e përmbledhjes, megjithse janë interesante dhe njëra më e çmuar se tjetra . Jo vetëm kaq, por brënda saj janë poezitë e dhjetë librave , duke filluar nga “Horizont i kaltër”, duke vijuar me “Vite pa thinja”, “Vallja e kalldrëmeve “, “Gurra e fjalës”, “Mbrëmje” e duke përfunduar me botimin e fundit “Loti alpin”.


Poezia lirike e Agim Shehut e ndërtuar me ndjenjë dhe mendim të fuqishëm, me ritëm, rimë dhe muzikalitet të veçantë, njihet gjerësisht nga lexuesi edhe jashtë kufijve. Brenda saj është magjikja-gurra popullore, historia dhe malet shqiptare .

Përballë kësaj poezie, lexuesi ndien një rritje brenda vetes, një krenari për fatin e të qënit shqiptar, fisnikërohet, qëndron si mes heronjve. Ndjenja kombëtare e përshkon krijimtarinë e poetit nga fillimi në fund, si nervi që përcjell dhimbjen në gjithë trupin. Do ndalem pak vetëm te dy poema; e para është “Poema e mërgimit”. Kjo poezi ka shumë brengë, trishtim dhe vargje tronditëse. Të kujton ligjërimin lab. Fisniket shamizeza s’vajtojnë vetëm atë që ”ikën”, por edhe fatin e atyre që mbeten prapa:

”Fluturoj në veri-perëndim
me sy nga hapsirat e Ilirisë
në veshë më trokasin gozhdët e arkivolit
që Athina i bën Shqipërisë”

Poeti largohet nga mëmëdheu duke marrë me vete bashkë me fatin e hidhur edhe legjendat pellazge që nëna ia mëkonte te djepi. Duke lexuar këtë poemë, nuk e di pse mu kujtuan vargjet e Fan Nolit nga poezia: ”Jepni për nënën”, në të cilën shkruan: ”Cilët jan’ ata tiranë/ që të pren’ e që të vranë/ që të therë bij e bija/ dhe t’u nxi, t’u mbyll shtëpia?”.

Dramat përsëriten. Njerzit e mëdhenj qënka e thënë që të kalojnë përmes rrathëve të ferrit. Ndërsa “Bisedë me rubairat” është një kryevepër e poetit tepelenas dhe e fjalës poetike në tërësi. Brenda saj flet bota e pasur e mjeshtrit krijues, fjala e fuqishme e intelektualit, dhimbja e shqiptarit të mërguar nga dhuna, një shekull pas Fan Nolit.

“Më jepni një dhembje, t’ju jap një kryevepër”-i tha Shopeni, një mikut të tij kur ky i fundit e pyeti se pse e keni lënë mënjanë krijimtarinë, -ndërkohë që kompozitori i madh lumturohej rrugëve të Parisit me Zhorzh Sandin. Ndërsa bashkatdhetarët e tij, poetit të tyre i shkaktuan jo një goditje të vetme, por një dhimbje të gjatë e të madhe, e cila shpresoj që ta ketë një fund.

Dhe Ai na dhuroi këtë kryevepër: “Hoqa aq vite mynxyra të tëra/ për faje që i bëra e s’i bëra/ e s’e mendoja, kënga e rinisë/ të kthehej gazavaj në shtatë zëra!” Jeta e poetit kryeneç ka kaluar nëpër kalvarin e gjatë të dënimeve . E përsëri poeti shprehet me fjalët fisnike të Kutelit:” Atdheu është Atdhe, edhe kur të vret “. Sigurisht, s’mund ta identifikojnë veten me Atdheun dhe as ta përfaqësojnë denjësisht atë, disa njerëz, qofshin këta të veshur me petkun e “shërbëtorit” të Perëndisë a politikanit të lartë, kur truri i tyre është shëndërruar në dhomë torturash ndaj kundërshtarëve, madje edhe kundër shenjtorëve, krijues me titullin e lartë të poetit. Ata nuk e dinë që boja e poetit dhe gjaku i martirit ndihmojnë njëlloj në betejën e përparimit. Atdheu është i brezave , prandaj poeti shkruan:

” Brezat që ikin e brezat që vinë
kur kënga ime t’u trokasë shtëpinë
te zëri im do të shikojnë vallen
zgjatur nga Mitrovica në Janinë”


Vargje brilante të një poeti të shquar, por edhe të një shqiptari të madh. Bisedoja një ditë tetori të vitit të kaluar me poetin Dritëro Agolli në shtëpinë e tij. Flisnim për poezinë. “Agim Shehu është vërtet një poet i madh “- më tha fisniku nga Devolli. Më erdhi mirë që krijues të permasave të tilla si Dritëroi të kenë edhe vërtetësinë ( si vlerë) brenda medimeve të tyre .

Të gjëjtën gjë shprehin në biseda konfidenciale krijuesish edhe Xh. Spahiu, K. Petriti, P.Taçi etj , mirëpo këto fjalë tavolinash treten sapo janë thënë, ashtu si angazhimet e parealizuara të kritikës. E nxënësit tanë në shkollat e të gjitha niveleve, s’u dinë as emrat poetëve e prozatorëve tanë të mëdhenj, jo më veprat e tyre.

 Nuk njihet as krijimtaria e mrekullueshme e shumë fabulistëve të talentuar. E trishtueshme, por e vërtetë. Ministria e Arsimit nuk ka politika konkrete për edukimin e ndjenjës kombëtare. Hartimi i teksteve shkollore është shëndërruar në bisnes.Të gjitha këto më mundonin para se të filloja të shkruaja këto rreshta.

Në këtë dualizëm mendimi më erdhi në ndihmë shkrimtari dhe psikoanalisti amerikan H.G.Watson. Në një nga librat e tij kisha lexuar për fatin e kompozitorit të madh Xhorxh Bize. Meqënse muzika dhe poezia ushqehen nga i njëjti burim shpirtëror, e shikoj me vend t’i’u rrëfej një të vërtetë të hidhur.

Për operan Karmen kritika ju vërsul muzikantit duke e përcaktuar muzikën e tij “ të pakuptueshme...”( ashtu si mendimet e Agim Shehut për problemet kombëtare). Një mik i tij, e përgëzoi dhe deshi ta qetësonte nga revolta e brëndëshme që e mbërtheu, por ishte e kotë. Frederik Niçe ishte ndoshta i vetmi i asaj kohe që e kuptoi. Kur njohu partiturën e Karmenit thirri i entuziazmuar: “...

Ja një që ka kuptuar nevojën për ta bërë madhështore muzikën. Përballë kryeveprës së këtij kompozitori, bëhët kryevepër edhe vetja jonë. Kurrë nuk janë dëgjuar mbi skenë theksime më tragjike e më të dhimbëshme. Si janë krijuar? Sa zili e kam Bizetin që ka pasur kurajon për këtë ndjeshmëri që deri tani nuk kishte gjetur shprehje në muzikën Europiane të qytetruar...” Fjalë të shkëlqyera, por me vonesë, sepse kur janë shqiptuar, i mjeri Bizet, i vrarë nga hidhërimi, prehej në një nga varrezat e Parisit...

Gjëndja shpirtërore e poetit pasqyrohet në poemën e mrekullueshme “ Bisedë me Rubairat”. Kjo Poemë është kulmi i lartësisë poetike të krijuesit për të cilin po flasim. Është një Simfoni zërash disi sugjestionues që vinë nga tërë poezitë e tij më të mira.

 Shtrirja e poemës që lexohet me një frymë, ka dhe jetë, dhe lirikë, dhe meditim, dhe filozofi, dhe mall, dhe revoltë, dhe dashuri, dhe dramë...Të tëra të derdhura harmonishëm si me një frymë ajri të vëndlindjes.

Brënda saj, te jeta e një poeti është jeta e Atdheut gjykuar prej tij. Për të zbërthyer shpirtin e tij me flori arti brënda, si çelës ka zgjedhur «Rubairat» e Omer Khajamit. Një gjetje e mrekullueshme ku brezi i sotëm bisedon me të kaluarën për të vlerësuar më saktë të ardhmen. Çdo fjalë në vëndin e vet, e të gjitha bashkë krijojnë atë mbretëri bukurie që quhet poezi. E veçantë dhe e mrekullueshme, pa dyshim do nderonte çdo Antologji të poezisë shqipe. Më tej gjykimi i lihet lexuesit.

Përgatiti:Flori Bruqi

2015-01-10

Ministri i Punëve të jashtme, Hashim Thaçi çmimin “Doctor Honoris Causa” ia dedikon bashkëluftëtarëve të rënë



Thaçi çmimin “Doctor Honoris Causa” ia dedikon bashkëluftëtarëve të rënë
Ministri i Punëve të jashtme, Hashim Thaçi, çmimin “Doctor Honoris Causa” të ndarë nga Universiteti Publik i Tiranës, ia ka dedikuar bashkëluftëtarëve të tij të rënë gjatë luftës.

Të hënën ai do të pranojë titullin akademik “Doctor Honoris Causa” “Për kontribut të shquar në lirinë e popullit të Kosovës” si dhe për “reformat integruese drejt familjes euroatlantike” ndërsa nëpërmjet Facebookut ai ka falënderuar UPT-në.

“Falënderoj Universitetin publik të Tiranës për nderimin e madh që ma kanë bërë duke më ndarë çmimin ‘Doctor Honoris Causa’ që do ta marr në Tiranë këtë të hënë gjatë vizitës sime bilaterale Shqipërisë”, ka shkruar ai.

“Këtë doktoraturë honorifike me motivacion lirinë unë ia dedikoj bashkëluftëtarëve të mi të rënë në luftë.Ne të gjithë përulemi me nderim para veprës së atyre që nuk kursyen as jetën për lirinë”, ka shkruar veç të tjerash Thaçi.

Policia serbe trafikon shqiptarët për Hungari

Ja se si policia serbe trafikon shqiptarët për Hungari (Video/foto)
Policia e Serbisë është duke trafikuar shqiptarët për Hungari. Kjo mund të shihet qartë edhe përmes një video-xhirimi të bërë nga shtetasit nga Kosova që kanë paguar policinë serbe që t’i nxjerr matanë kufirit Serbi-Hungari.
Portali “Infokusi” ka siguruar një video ku shihet qartë se Policia e Serbisë po trafikon shqiptarët nga Subotica në Hungari.
Policët e uniformuar shihen se janë në pjesën e parë të një xhipi, ndërsa në pjesën e prapme janë katër shtetas nga Kosova që i kanë paguar policët për t’i nxjerrë matanë kufirit.
Njëri nga protagonistet e kësaj video i ka thënë portalit se, pasi kanë rënë në duart e policisë serbe, ata kanë dashur t’i paguajnë vetëm për të mos i ndalur ose burgosur. Por, policët serbë u kanë thënë se ata mund t’i qesin matanë kufirit, nëse i paguajnë 1500 euro.
Bartja e tyre, siç shihet në video dhe foto, është bërë me veturë zyrtare të policisë. 

Gjakovarët kërkojnë shkarkimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, AleksandarJabllanoviq

Gjakovarët kërkojnë shkarkimin e ministrit Jabllanoviq

Afër 2 mijë veta morën pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë kundër deklaratave të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.
“Serbia nuk kalon” dhe “Jabllanoviq jashtë “,ishte slogani në këtë protestë. Njëra nga organizatoret tha se në këtë rast duhet të intervenojë qeveria e Republikës së Kosovës dhe të mos lejojë të qarkullojnë deklarata të tilla.
Ditë më parë ministri serb kishte përdorur shprehje të rënda kundër nënave protestuese gjakovare, të cilat ai i quajti “egërsira”. Kjo për gjakovarët është e papranueshme, siç u shprehën disa nga nënat që i kanë bijtë e tyre dëshmorë ose martirë të rënë në luftën e fundit në Kosovë.
Protestës iu bashkangjitën edhe qytetarë të shumtë të Gjakovës. Ata vazhduan në ecje deri para objektit të komunës së Gjakovës, ku potestës iu bashkëngjit edhe kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila.
Nga ana tjetër, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se dorëheqja nuk mjafton, duket të merren masa të tjera bile të shqyrtohet edhe dorëheqja e kryeministrit Isa Mustafa, transmeton Syri Vizion.
Protesta e gjakovarëve kundër ministrit serb Aleksandar Jabllanoviq në Gjakovë ka përfunduar e qetë. Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë ministrin serb.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, duke iu kundërpërgjigjur një postimi në Facebook të kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se në vend se të tentojë t’ia ndalojë Mimozës e Shpendit fjalën, Mustafa më mirë e ka ta nënshkruajë vendimin për shkarkim të Jabllanoviqit.

Lexojeni të plotë postimin e deputetit Ilir Deda në Facebook:

“Isa Mustafa në vend se të kërkojë argumente të paqena, dhe në vend se të tentojë t’ja ndalojë Mimozës e Shpendit fjalën, më mirë e ka ta nënshkruaj vendimin për shkarkim të Jabllanoviqit, dhe me vepër të tregon se nuk lejohet ofendimi i familjarëve të viktimave të luftës në Gjakovë” (sic), ka shkruar Deda.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...