Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/02/17

Enkelejda Kondi Masseboeuf- Një vjeshtë pa ty

Enkelejda Kondi

Enkelejda Kondi Masseboeuf lindi në qytetin e Maliqit, Korçë, më 29 prill 1972.

Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes dhe më pas vazhdoi studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, dega gjuhë-letërsi shqipe. U diplomua si mësuese e gjuhës dhe letërsisë, profesion që e ushtroi me përkushtim në shkolla të mesme e 9-vjeçare. Përveçse mësuese, ka qenë gjithashtu drejtuese shkolle për disa vjet, deri në largimin e saj në Francë, ku jeton e punon dhe sot së bashku me familjen e saj. Atje mundi të unifikonte një pjesë të diplomës së saj dhe, pasi kreu disa vite studimesh, sot punon si mësuese me fëmijët parashkollorë.

Enkelejda Kondi: "Një vjeshtë pa ty"


Lidhjet e saj me poezinë kanë qenë të hershme: ka fituar disa konkurse midis shkollave të mesme dhe si studente, si dhe ka botuar disa cikle me poezi në gazetat lokale. Në korrik 2012 u nderua me certifikatën e mirënjohjes nga qyteti i lindjes, si poete e talentuar.

Është autore e 4 vëllimeve me poezi, respektivisht: “Ëndrra e një vajze”, korrik 2010; “Shtegtim ndjenjash”, shkurt 2011; “Loti është grua” (shqip-anglisht), shtator 2012. Ndërsa libri i fundit titullohet “Një vjeshtë pa ty”, mars 2013.

Fadil Hysaj-Molla e Adamit

Ka lindur më 1953 në Shtimje. Gjimnazin e ka mbaruar në Ferizaj ndrysa degën e Aktrimit në Prishtinë. Studimet e Teatrologjisë dhe Letërsisë Komperative i mbaroi në Universitetin e Sarajevës ku paralelisht mbaroi edhe studimet e Regjisë së Përgjithshme.

Fadil Hysaj: "Molla e Adamit"

ISBN: 978-9951-641-39-5

Si dramaturg shkroi 13 drama dhe disa skenare për film, ndërsa si regjisor i inskenoi 37 shfaqje teatrore. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës për dramë dhe teatër "Theatri" dhe autor i mbi 100 shkrimeve, studimeve e eseve nga lëmi i dramaturgjisë, kritikës dhe fenomenologjisë së artit teatror, aktrimit dhe regjisurës, historisë së filmit botëror dhe shqiptar, si dhe shkrimeve tjera nga problematika politike dhe socio-kulturore. Së fundi botoi librin voluminoz me shkrime antologjike “Teatrologji, dramaturgji, regji dhe aktrim”
Është profesor ordinar i Regjisë teatrore në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Lumnie Thaçi-Halili-Anadrini

Lumnie Thaçi-Halili


Lumnie Thaçi-Halili u lind në Retijë të Anëdrinisë.

Është magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Bashkëpunon me shumë gazeta dhe revista letrare që dalin në gjuhën shqipe.

Është redaktore gjuhësore e dhjetëra librave të botuara në Kosovë e më gjerë.

Lumnie Thaçi-Halili : "Anadrini"

Është fituese e disa çmimeve letrare.

Menaxhon Shtëpinë Botuese “URA”, Prishtinë.

Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Botoi:

Madhështi mitike, poezi, “Ura”, Prishtinë, 2005
Anadrini, poezi, “Ura”, Prishtinë, 2006
Mesudha, poezi, “Ura”, Prishtinë, 2007

AGIM METBALA-DETI NË SHTËPI



Agim Metbala  (1953), u lind në Rahovec, tani punon si gjykatës i Gjykatës Komunale në Rahovec.

Krahas punëve në gjykatë, ai është kryeredaktor i revistës letrare për fëmijë „Filizat“, i asaj enigmatiko –zbavitëse, me po të njëjtin emër, dhe i revistës letrare për të rritur „Jehonë anadrinie“.

Agim Metbala: "Deti në shtëpi"
ISBN: 978-9951-641-31-9

Është koautor i përmbledhjes për fëmijë „Si duket babi im“. Ka në dorëshkrim dhe pret ditën e botimit përmbledhja me poezi për të rritur „Guximi fle në gishtin tregues“, një libër me aforizma, por edhe Antologjinë e krijuesve të komunës së Rahovecit dhe librin e dytë me vjersha e tregime për fëmijë „Pranvera në shkurt“, të përzgjedhur nga autorë që kanë botuar në revistën „Filizat“, pas çlirimit të Kosovës.

Anna Kove- Djegë ujërash

Anna Kove


Anna Kove u lind ne qytetin e Pogradecit në 25 prill 1968. Në vitin 1990 mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi. Studimet pasuniversitare Master i përfundoi në vitin 2004 në Gjermani me temën “Libri dhe komunikimi ndërkulturor”. Ka botuar librin me proza “Shën Valentin, ku ishe?”, si pjesë e kolanës së librave “Creative City”, mbështetur nga Projekti Qytetet Krijuese - Pogradec; vëllimin me poezi “Djegë ujërash”, mbështetur nga Swiss Cultural Programme in the Western Balkans SCP; është autore tekstesh shkollore për letërsisë dhe gjuhën dhe redaktore shkencore dhe letrare e shumë librave mësimorë dhe artistikë. Si përkthyese e gjuhës gjermane në shtypin letrar njihet me përmbledhjen “Mjeshtër të prozës së shkurtër gjermane”, përzgjedhur prej saj; si dhe me poetët Paul Celan, Sara Kirsch, Ingeborg Bachmann, Marie Luise Kaschnitz, së fundmi Herta Muller etj.

Anna Kove: "Djegë ujërash"

ISBN: 978-9951-641-28-9

Aktualisht është doktorante e shkencave gjuhësore pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Libri i saj më i fundit “Nimfa e pemës së humbur” botohet në dhjetor 2012 nga Shtëpia Botuese “Media Print”.

Fahri Xharra - 3 libra

Fahri Xharra Lindur më 4 prill 1951, jeton në Gjakovë. Fahri Xharra është inxhinier i diplomuar ne Universitetin e Ljubjanës në degën e Shkencave Natyrore Teknologjike. Me përvojë shumëvjeçare ndërkombëtare, Xharra punoi në ndërmarrjen zvicerane “Bezema” si drejtor i shitjes ne Azinë Qendrore nga viti 2004, në Zvicër.
Fahri Xharra: "Antika e mohuar"
ISBN: 978-9951-641-38-8

Më herët punoi si drejtor i shitjes për Evropën Juglindore në ndërmarrjen zvicerane CIBA, në Selanik dhe drejtori i shitjes për Afrikën Veriore, në Marok. Në Kosovë ka punuar si shef laboratori dhe drejtor prodhimi në ndërmarrjen “Emin Dukaru” në Gjakovë.
Fahri Xharra: "E vërteta historike - Shqiptarët ortodoks të Maqedonisë "
ISBN: 978-9951-641-59-3
Ka drejtuar edhe ndërmarrjet Përpunimi dhe Tjerrtorja në Gjakovë. Zotëron shumë gjuhë të huaja përfshirë këtu gjuhët frënge, angleze, serbo-kroate, sllovene, gjermane, italiane, rumune, arabe, ruse, greke, e bullgare.
Fahri Xharra: "Unë dhe O.J. Schmitti"
ISBN: 978-9951-641-75-3

Burim Ramadani -Transit

Burim Ramadani u lind më 14 dhjetor 1981, në Suharekë. Përfundoi studimet Bachelor dhe Master në Shkenca Politike dhe në Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa gazetarinë në Shkollën e Lartë “Faik Konica” në Prishtinë. Është aktiv në jetën politike. Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.

Burim R. Ramadani: "Transit"

ISBN: 978-9951-641-77-7

Ka punuar në fusha të ndryshme: në gazetari, në institucione qeverisëse, në organizata të shoqërisë civile dhe në institucione arsimore. Aktualisht është ligjërues në studimet e sigurisë në Kolegjin ISPE në Prishtinë. Është kolumnist i rregullt në gazeta të përditshme në Kosovë dhe, deri më tash, ka botuar mbi 300 shkrime autoriale në gazeta të ndryshme. Është i martuar dhe ka një vajzë, Anën. Ky është libri i parë me përmbledhje të disa prej shkrimeve autoriale, ndërsa në vitin 2008 ka botuar librin “Shteti i komuniteteve: në zbatim të modelit Ahtisaari”.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...