Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/25

SAKRIFICA DHE HERONJ


Sakrifica individuale si mesazh ndaj publikut, popullit, shtetit ose institucioneve gjithnjë përfaqëson një dilemë morale; edhe pse heronjtë gjithnjë i admirojmë dhe përpiqemi t’ua sjellim brezave të rinj si role models, askush nuk shpreson vërtet se këtyre brezave mund t’u kërkohet, seriozisht, që të sillen heroikisht në rast nevoje.

Sakrifica, me fjalë të tjera, mund të jetë gjest i admirueshëm, por nuk trajtohet dot si imperativ moral; aq më tepër që kurrë nuk mund t’i zbulojmë dot motivet e atyre që sakrifikohen; dhe në këtë pikë të fundit propaganda nuk ndihmon shumë. Individi që vetësakrifikohet mund të jetë moralisht i përkryer dhe i bindur se, vetëm nëpërmjet sakrificës vetjake, mund ta përcjellë mesazhin e vet, të cilin e konsideron të rëndësishëm; por mund edhe të jetë i çmendur, me mani madhështie, paranojak, fanatik fetar e kështu me radhë.

Për të kuptuar sa e ndërlikuar është kjo, nuk ka nevojë të shtyhemi deri te Mic Sokoli ose Selam Musai; sepse një shembull modern e gjejmë te të ashtuquajturit suicide bombers, të cilët e flijojnë veten në emër të një ideali që, për ta, e përligj marrjen e jetëve, qoftë edhe krejt të pafajshme.

Në një nga librat e vet me kujtime, I. Kadareja tregon për një incident privat që i kish ndodhur, dikur në vitet 1980, kur i ishte afruar në rrugë një i panjohur, për t’i thënë “ç’bëni ju intelektualët, pse nuk veproni”; dhe shkrimtari i ishte përgjigjur se nuk është e thënë të jesh njeri i njohur për të bërë një gjest publik kundër regjimit, dhe se edhe një qytetar çfarëdo mund të ndiqte shembullin e çekut Jan Palach, një student 21 vjeçar që, në 16 janar 1969, i vuri zjarrin vetes në Sheshin Venceslas në Pragë, për të protestuar kundër pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë [për fat të keq, nuk citoj dot nga burimi, sepse nuk e kam librin e IK].

Nuk është pra, e thënë, të jesh njeri i shquar dhe i njohur për publikun, për t’i dhënë publikut një mesazh të fortë; gjesti e mposht anonimitetin dhe sakrifica, nëse është menduar mirë, e bën heroin figurë publike a posteriori. Të paktën kështu duket se mendon I. Kadareja. Në thelb, sakrifica e Jan Palach i kishte të gjitha elementet e teatralitetit, të nevojshme për të përcjellë mesazhin: vetëvrasja në një mjedis publik, dhe vetë domethënia e djegies në kulturën çeke – nuk është rastësi që vetëm pak metra larg vendit ku vdiq Palach, gjendet monumenti kushtuar teologut bohem Jan Hus, i cili u dogj në turrën e druve, nga inkuizicioni, në vitin 1415.

Vetëm kështu gjesti i Palach u shndërrua në një katalizator të protestës publike, në Çeki, kundër pushtimit sovjetik.

Nëse mund të kryhej edhe në Shqipërinë totalitare një gjest i tillë, sa i dëshpëruar aq edhe simbolik, kundër regjimit, për këtë mund të diskutohet; por e vërteta është se incidente të tilla nuk pati. Një arsye për këtë zbrazëti të protestës lidhet drejtpërdrejt me viskozitetin e informacionit; meqë regjimi e kontrollonte rreptësisht çfarëdo lajmi, jo vetëm duke vendosur se çfarë do të ishte publike dhe çfarë jo, por edhe duke e rishkruar historinë sipas interesave të momentit.

Edhe veprimi i guximshëm i Fadil Kokomanit, Vangjel Lezhos dhe Xhelal Koprenckës, të cilët i shkruan KQ të PPSH një letër kundër diktatorit Enver Hoxha dhe pastaj për këtë u dënuan me vdekje, nuk jehoi dot në opinionin publik në Shqipëri, sepse pothuajse askush nuk e mori vesh. Edhe pse ne sot jemi në gjendje të kuptojmë forcën e vetëmohimit të tyre dhe t’i admirojmë për guximin, përsëri vetë gjesti i letrës mbeti akt privat, u varros në arkivat dhe në sirtaret, dhe u mbyt së bashku me vdekjen e autorëve.

Një bashkëkohës dhe bashkëvuajtës i atyre të treve, Fatos Lubonja, në një ese të tanishme për heroizmin e Kokomanit, Lezhos dhe Koprenckës, shkruan ndër të tjera:

tek ne vazhdon të dominojë kultura komuniste e tiranisë së mujsharëve dhe mashtruesve ndaj më të mirëve; kultura e pushtetit të mediokritetit dhe paaftësisë; ku mburrja dhe vaniteti eklipsojnë çdo lloj drite m[o]destie vetëkritike dhe vlere të vërtetë; ku i thurren këngë e i ngrihen monumente banditëve, mafjozëve, injorantëve; ku pendesa e ndjesa nuk njihen si vlera, por trajtohen si dobësi, ku sakrifikimi për ideale nuk çmohet e nderohet përkundrazi ku lartësohet (në fakt duke rrafshuar) aftësia për t’u shitur, për t’ua futur të tjerëve e për të dalë pa lagur; ku humanizmi përqeshet nga intelektualët siç përqeshej dje nga ata që talleshin me njeriun e thjeshtë duke i thënë: “ti, që s’vlen për asgjë, duhet të digjesh me benzinë si Jan Pala[c]h për protestë sepse ne intelektualët vlejmë për punë të tjera të mëdha.”

Nuk mund të mos i japësh të drejtë autorit për denoncimin që i bën batakut moral në Shqipëri; por sulmi ndaj I. Kadaresë, në fund të paragrafit, më tingëllon i papërligjur. Dhe më tingëllon i papërligjur kryesisht ngaqë edhe vetë fakti që në Shqipërinë totalitare nuk u gjet një Jan Palach që të therorizohej për të sfiduar pushtetin arrogant të diktaturës ka të bëjë me profilin e ulët moral qytetar të individit, ose me po atë patologji sociale që sot prodhon të gjithë atë maskarallëk që përshkruan F. Lubonja [një komentues më poshtë ka vënë në dukje se Lubonja në esenë e vet me siguri i referohej një interviste të Kadaresë me Blendi Fevziun, jo kujtimeve të botuara të atij shkrimtari. I lutem lexuesit ta ketë parasysh këtë saktësim, meqë unë intervistën në fjalë nuk e kam ndjekur, as e di ç’ka thënë Kadareja atje.]

Përsëri vijmë te çështja se kush duhet të sakrifikohet; dhe vetë shtrimi i kësaj dileme, në këtë mënyrë, tregon se sakrifica ende nuk është pjesë e kulturës qytetare shqiptare – as në kuptimin religjioz, as në kuptimin laik. Deri më sot, shqiptarët vetëm sa kanë dëgjuar liderët e tyre, paritë dhe baballarët, ideologët dhe manipulatorët, që t’i ftojnë për t’i sakrifikuar, në emër të këtij apo atij iluzioni çfarëdo: komunizmit, Europës, Kosovës, flamurit, NATO-s…

Në këtë kontekst, të gjithë presim të përjetojmë sakrificën e tjetrit, madje edhe të gatshëm për ta nderuar si idhull, e për t’i lënë lule tek busti në shesh.

Ai shqiptari anonim, që iu afrua I. Kadaresë në rrugë, edhe sikur të mos ketë qenë provokator banal i Sigurimit të Shtetit, kurrë nuk e kishte çuar në mend që të vepronte vetë kundër regjimit, qoftë edhe simbolikisht. Përkundrazi, i dukej e natyrshme që t’ia kërkonte sakrificën një figure publike, të perceptuar, me ose pa të drejtë, si alternative. Po a nuk është pikërisht këtu rrënja e maskarallëkut etik?

Ironikisht, vetë shkrimtari ynë antonomastik zgjodhi të largohej drejt Francës pikërisht në një kohë kur regjimi totalitar në Tiranë po shkërmoqej si bukë e mykur; duke ndërmarrë një gjest publik jashtëzakonisht të vonuar madje komik, imitim i një akti politik që vetëm pak vite më parë do të kishte pasur forcën e një gongu fatal për diktaturën në Shqipëri, por që askush nuk ia kishte kërkuar, as do t’ia kërkonte.

Natyrisht, aktorëve nuk ua lyp kush të rrezikojnë jetën në skenë të teatrit, edhe pse të papritura kanë ndodhur dhe vijojnë të ndodhin. Por edhe aktorët, sado të mbrojtur fizikisht nga lëndimet, rrezikojnë profesionin e tyre; në kuptimin që rruga nga sakrifica tek heroi është me një drejtim vetëm; dhe është qesharake ta përkufizosh heroin si individ publik që prodhon sakrifica, si bleta mjaltin ose krimbi mëndafshin.

Ermelinda Smajl Qorraj: Para viteve të liga

Lina Qorraj



(Xhaxhait tim,Ismet Qorraj)

Zërin e kishe të ëmbël
Syrin e mprehtë
Vështrimin e thellë
Mendimin e qartë
Urdhërin e prerë
Fjalën e zjarrtë



Postieri
Rilindjen
E asaj dite të kobshme
Na solli
Si një copë drite
Nëpër të çarën e derës
E futi
Dhe në të
Ismeti...vdiç në logun 
e burrërisë

Kalorës i nxirosur
Hiçi i madh
Të erdhi vërdalë
Para vitëve të liga
të shekullit

që pinte gjak
P╒rtypte barot
Fashatonte plagën
e Ti 
Ismet
u dole para
Agimeve marsjane
kur trolli me nofullat e veta
Kafshonte bijtë e sajë.

Dr. MOIKOM ZEQO - Kitara lirike e jugut


Të shkruash gjysmë shekulli poezi është një gjë e çuditshme. Të mos ndiesh gëlltitjen kronos-ikje të kohës, të apelosh motive të brendësisë shpirtërore, të lëvizësh në një kaleidoskop jonik, të brishtë, kumbues, të ndritshëm, të ngarendësh nëpër stinët e arta, të trishtohesh, të zbulosh fosile nostalgjish nëpër mijëvjeçarë, do të thotë të përjetosh sipas individualitetit poetik, qenien poetike te të tjerët, të emanciposh në heshtje fjalën.


Sulejman Mato ka rrugëtuar në poezi gjatë dhe gati në heshtje. Natyraliteti i tij, thjeshtësia e krijimit.
Përzgjedhja e poezive është një proces i brendshëm, një ritendosje, një pohim i vetëm, përtej dilemave. Kjo përzgjedhje shpaloset si një mozaik që nuk ka zë. Sulejman Mato nuk është një poet këlthitës. Me një modesti dhe thjeshtësi të veçantë, ky krijues është një nga lirikët më autentikë dhe më të mirë të poezisë shqipe. Ai qëndron larg bujës mediatike, larg hierarkive të rreme të kritikës, por edhe larg harrimit dhe mospërfilljes.

Sulejman Mato ka tipologjinë krijuese të jugut. Treva bregdetare jonike është mitologjizuar me ngrohtësi të madhe nga poeti. Ky qe fati i tij i bukur, saga e tij intime, ekzistenciale. “Kitara e jugut” ringjall vegimet, fjalët, emocionet. Poezitë për kilën e vogël si ABC e urisë, për Himarën, për vendlindjen, për Fterrën, për detin, për Sarandën, Ksamilin me katër ishuj në sy, për dallgët e brengosura që të lutin “mos ik!”, për shkëmbinjtë e thepisur me xigomatikë si të Homerit, kanë një ndjeshmëri të lartë. Bota e fantazisë përthyhet brenda realitetit, ajo është djepvarri i saj, është mrekullia e mbijetesës. Sulejman Mato nuk kërkon të çuditë, ai na i përkthen çuditë. Këtu qëndron dhe sekreti i krijimtarisë së tij. Sulejman Mato spikati si poet i talentuar qysh në vitet ’60. Ai ishte dhe mbetet ndër poetët më të njohur të brezit të tij, së bashku me Viktor Qurkun, Hiqmet Meçen, Xhevahir Spahiun, Shefki Karadakun, Frederik Reshpen, Musa Vyshkën etj.

I njohur qysh herët në shtypin letrar... gjatë kohës që punonte në revistën “Nëntori” mbahet mend si një një redaktor dashamirës me talentet e reja, inkurajues dhe shpirtmadh. Mato nuk e njeh xhelozinë për të tjerët, i mjafton talenti i vet dhe kjo nuk është pak. Ai kultivoi, jo rastësisht, një poezi lirike larg toneve tribunale. “Poeti bën marrëveshje me yjet, universin...”, një koncept poetik kozmogonik. Qenia e çdo poeti ka disa bërthama vizionesh, të cilat shkëndijojnë në metafora. Mato sjell vegime të vendlindjes së vet, na sjell jugun me hapësirat detare, fëmijërinë, humanizmin njerëzor. Në poezinë e tij ka diçka nga De Rada, nga Lorka, nga Kafavis. Eseisti Valter Beniamin thotë: “Mbeturinat e kujtesës janë shpesh më të qëndrueshme dhe më të forta sesa procesi që i lë pas ato”. * * * Poezia e këtij krijuesi të talentuar nuk reshti në vite dhe nuk u fashit kurrë, veçse u rrit dhe u pasurua. Veçanërisht mbresëlënëse janë poezitë e dashurisë,tepër njerëzore dhe të kthjellëta, një cikël unikal.

Stili i Sulejman Matos është një estetikë e prekshme, larg abstraksionit shterp. Ky lirizëm bën pjesë në botën meditive. Konkretja modelon simbolikën. Disa nga poezitë e këtij poeti të kujtojnë poetin e madh turk, Nazim Hikmet. Sulejman Mato nuk është thjesht një poet, ai është një krijues dimensional e me interesa të gjera. Në krijimtarinë e tij përfshihen disa drama të suksesshme, disa libra me tregime, një prozë e zhdërvjellët e plot ngjarje jetësore. Mato është dhe një studiues i mirëfilltë, studiues i artit të shkrimit, i lashtësisë dhe i gjuhësisë. Librat që ka shkruar në këtë rrafsh e sidomos ai “Në kërkim të rrënjëve”, e kanë rritur pa dyshim personalitetin e tij krijues.

Sulejman Mato është një emër i njohur dhe në publicistikë, ku spikat natyra e tij prej qytetari të preokupuar për problemet e kohës, ndryshe nga shumë krijues të tjerë të gjeneratës së vet. Ambicia për të njohur të fshehtat njerëzore si dhe rrënjët e identitetit shqiptar e kanë plotësuar dimensionin e studiuesit shkrimtar dhe poet. Lexuesi, duke marrë në dorë përzgjedhjen e shumë librave të tij poetikë “Kitara e jugut”, sigurisht do të ndiejë një kënaqësi të veçantë. Çdo lexim është një rilexim. Në këtë proces, gati misterioz, lëvizin kohët dhe botërat. Autori e di mirë këtë gjë, ndaj ai preferon të mos flasë për veten e vet. Këtë sekret ia beson poezisë së tij, të cilën na e afron me dashamirësi për t’i prekur vlerat e saj.


Remzije Zekolli :Flas me ty kryetrim!(Ismet Qorraj)

Remzije J. Zekolli



....Ciceroni fliste 
Për historinë e Ismet trimit 
Që dikur moti kisha dëgjuar 
për ty
E tash ti je i veshur në bronz 
me bukurinë tende magjepse... 
Nuk e dijë
A ti më soditë mua
-apo unë ty
Nën hijen e blirit shtatëhedhur
Që Ti e mbolle o kryetrim
e unë rri  e flas 
me ty
deri në amshim!...




Teuta Anif Muji :Trimat tanë,ranë për Liri (Dëshmorit Ismet Qorraj)



Nga Teuta Anif Muji

(Struzhë-Prizren)

( Dëshmorit Ismet Qorraj)



Thonë dëshmor ra Ismeti..
Por po pyesin nëna ku mbeti?
Nëna e shkretë,po përmbytej në lotë
Ktheu kokën nga i madhi Zot
Sgjente dot fjalë,as fjali
Por..i erdhi një fuqi..
Pse jo mua? O Zot ,por tim bir…
Pse më morët djalin më të mirë
Pse më latë  kështu,pa shpresë
Pse më latë lotin përjetë!!
Zgjohu nënë!
Zgjohu nënë e shiko rrotull
Sa dëshmor she anë e mbanë
Trimat tanë,ranë për vatan
Zgjohu nënë e shiko qjellin
Ngrite kokën e shiko diellin..
Edhe ai është strukur diku në hapsirë,
kërkon pamje më të mire
Mos i qani djemt tanë trima
Mos i vajtoni këto ditë të këqija
Se do të vijnë ditë shumë më të mira
Trimat tanë,ranë për Liri
Se s`duruan dot padrejtësi
Kosova po përmbytet në lot e gjak
Flet bota anë e mbanë
Për trimërin e djemve tanë
Thonë shqiptarët sypatrembur
Që të gjithë janë në luftë,po përballen me çdo kusht!!
Të fortë si shkëmb,e si gur
Për një komb,për një flamur.
Seq u zgjua nëna me shpejtësi
E mbuloi djalin e ri
Hallall gjiri biri im,paskam pas djalin trim !!
Ismet Qorraj ,me shokë të tij
Ju dëshmor,shehid të rinj..
Do të mbeteni në histori
Se dhatë jetën për Liri .
Hsitorinë përherë do t’ua tregojmë
Me shumë krenari,brezave te rinjë
Por jo si tmerr
Mos harroni thonë
Pas shiut ..
Ka ylber!!




        


SYVE TË PLISIT(Ismet Qorraj)

Rami Kamberi



NGA RAMI  KAMBERI 


SYVE TË PLISIT




Flaka rrufe
Ua dogji lulet e pranverës
Për ditëlindjen e gjuhës
Që pagëzoi truallin dalë prej flakës së zjarreve
Klithmat e dhimbjeve
I kalonin shikimet që preknin qiellin shtatzënë
Në grykën e purgatorit
Perënditë
Stërpiknin me riga shprese agun e nisur kah toka e dalë prej zjarreve



NGA TERRI I ZJARREVE


Ngjyra dëshmie
Duke shtrydhur shekuj
Dalin nga koha e moteve
Për ta kthyer kujtesën
Mes shikimeve të përgjumur harresë
Piramida histori
Kthehet tek shkronjat e para
Për të gjetur gjuhën e vet
Sytë
Prekin kohën e miteve dhe legjendave
Shikimet
Thithin gjinjtë e tokës deri tek rrënjët
Me gjuhën pjella del nga terri i zjarreve pellazgia

PËR INATË TË LUFTËS 
QË I PRINTE BISHTI I DHELPRËS


Duke shtrydhur dashurinë
Me zjarrin e shpirtit
U kthye në motin e legjendës së lumturisë të kalbur nga lotët
Shikimet e lindjeve e rrahin
Bashkë me namet e çmendura në gjak
Për luftën që matej me bishtin e dhelprës
Vrojtimet me serti të akullt
Motin e kohës ja shpojnë
Me etjen e madhe në sy
Me këngët e terura
E të tymosura nga kullat e humbura mes gurëve e barit mbi oxhaqe
U këndonte kobëve
Ndaloj këngën
Duke pështyrë
Zjarrin e shpirtit
Para humnerës pa fund shpirtin ia la truallit ta shkrinte në zjarrin e ferrit
Për inat të luftës që matej me bishtin e dhelprës
Reply, Reply all or Forward | More

VDEKJA E ISMET QORRAJ NA BËRI MË TË FORTË (XHEVDET QORRAJ, RRËFIM PËR HERË TË PARË NGA VËLLAI I DËSHMORIT )


****

….Deri në ora 11.30 të datës 28 mar 1989 Ismeti ishte duke punuar në depo....

Disa minuta më vonë Ismeti me shumë shokë ju  bashkuan  demostruesve afër komunës tonë (Deçan)…Ai vazhdimisht i gjuante  policinë më gurë e gjësende tjera...

Policia ishte në fillim e përzierë :shqiptar dhe serbo-malazezë…Policët  fillimisht tentonin ti shpërndanin me gas lotësjellës demostruesit .Ata (Policia e Deçanit)  deri në  një kohë atë nuk kanë përdorur armët,përpos bombave lotësjellëse...…

Turma shtohej në vazhdimësi (mbi 10.000 demostrues të moshave dhe strukturave  të ndrushme)…

Në ndërkohë  nga Peja ,në drejtim të Deçanit ,erdhën njësitë e blinduara ( Njësitë Speciale të Policisë Federale Jugosllave )me shpejtësi pa paralajmrim  kanë filluar të gjujnë në drejtim të demostruesve  afër depos së ish “Gërmisë”në Deçan ...

Rreth 200 metra larg ndërtesës së “Gërmisë”(në drejtim të fshatit Carrabreg),një plumb dum-dum( në shpinë)  e e plandosi Ismetin .Nga krahërori  i tij  i shpuar rridhte lumë gjaku.




Xhevdet Qorraj, vëllai i dëshmorit Ismet Qorraj, thotë"Ismeti vdiç nga plumbat dum-dum të  Specialcave të MUP-it Federal  Jugosllavë " me 28 mars 1989 në Gjakovë.


I plagosur Ismeti më tha :”Xhevdet, vëlla jam plagosur …Mbamë”,ishin fjlaët e tij.…E kapa për krihësh dhe e tërhjeka zvarrë përafërsisht rreth 100 metra në drejtim të oborrit të shtëpisë së  Dinë Ahmetit.


****

Në ndërkohë erdhi dhe vëllau i yni Muhameti, si dhe bashkëfshatari -Agron Gjonajt.

Ismetit ,nën stres ,gazë lotësjellës,ia dhamë ndihmën e parë...Ishim në panik për gjakderdhjen e madhe të tij nga krahërori.  Pas një kohe të shkurtër kishte dëgjuar  vëllai i ynë i madh Xuni ,se Ismeti është plagosur  rëndë...

Na 3 vëllzërit , me Ismetin e plagosur muarëm një automobil dhe u nisëm drejt Gjakovës.  u nisëm për Spital të Gjakovës...

*****

Aty tek  Ura e Binakëve (Carrabreg i Ultë) na ndaluan Njësitë  e Policisë Speciale të ish YU ....

Na  maltertuan  dhe ofenduan bukur shumë... Xuni më zhdërvjellësinë  e tij prej vozitësi  nuk  i përfilli rregullat dhe  urdhërat e specialcëve serbo-malazezë ,  por më  një shpejtësi të madhe pa pritur përgjegjën  e tyre , u nis për Spitalin e  Gjakovës.



Foto: Ismet Qorraj , 8 ditë para se të vritej nga plumbat dum-dum të armikut (20 mrs 1989)


Mbas 10 minutave kemi arrijtë në Spital .Koridoret gumëzhinin nga të plagosurit që kishin ardhur nga Komuna e Deçanit dhe ajo e Rahovecit....

Mjekët  na thanë :Do e operojmë,por gjasat janë shumë të vogla që të kemi  suksësë!.....

E Ismeti nuk e priti operacionin...Ai  ndërroi jetë ,pa bërë asë uf...,thotë Xhevdeti...

Babai ,nëna , me 5  motra dhe 4  vëllëzër nuk lëshuam asnjë zë ishim të mpirë...Ishte sugari ynë...më trimi.

E tërë familja dhembjen e madhe e kishin shndërruar në forcë.


****

....Tërë Kosova ishte në kryeshënosh...në mesin e tyre ishte edhe komandanti Hamzë Shaban Jashari nga Prekazi i Drenicës ,e mija burra,gra e vasha të reja  nga tërë  Kosova...




*****




Ismeti nuk ishte vetëm , përkrah tij ishin edhe shoket e idealit që ranë në altarin e lirisë , Salih Hadërgjonaj, 19 vjeçar nga Vokshi i Deçanit, Agim Kukleci, 31 vjeçar nga Isniqi dhe Mujë Mehmetaj, 36 vjeçar nga Mazniku i Deçanit. 

Më 27-28 Mars 1989, toka e Kosovës po i shtërgon në damart e vet më shumë se 25 martirë që ranë për mos të vdekur kurrë.

Për të mos u mbetur borxh këtyre martirëve po i radhisim ashtu siç ranë në altarin e lirisë: 
Prishtinë: Ismet Krasniqi nga Grashtica e Prishtinës, Sevdat Berisha (Xhafolli) nga Drenoci i Prishtinës, Shukrie Obertinca nga Lismiri i Fushë Kosovës, Vetim Shala nga Nasheci i Prizrenit dhe Mustafë Veselaj nga Reçani i Therandës. 

Mitrovicë:

Bedri Hasani nga Mitrovica, Ramadan Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm i Skenderajt, Hakif Bislimi nga Koshtova e Mitrovicës, Behram Sumiqi nga Reshani i Mitrovicës dhe Hilmi Kajtazi nga Vitaku i Skenderajt.

Besianë:

Mehmet Ejupi nga Sekiraça e Besianës dhe polici shqiptar Jetullah Kuçi nga Theranda, për të cilin Serbia u mundua t’i fajsojë demonstruesit llapjan, duke e fshehur dorën e vet vrastare. 
Prizren: Xhemshit Badallaj,Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badaj qe vetëm 11 pranvera i kishte shijuar, te gjithë nga Zhuri i Prizrenit, si dhe Muharrem Kabashi dhe Afrim Bytyqi nga Arbana e Prizrenit.

Malishevë:

 Plumbave gjakatar nuk u shpetuan as fëmijët 11 vjeçar Din e Arsim Paçarizi nga Dragobili i Malishevës. 

Gjilan:

 Agim Rashiti nga Draganci i Gjilanit …

Atë ditë kur në Kosovë po lahej gjaku me auto topa nëpër sheshe dhe rrugë të Kosovës dhe po hapën varre gjithë andej Kosovës për t’i varrosur martirët e lirisë, Serbia gjakatare po feston dhe po i cakërron gotat në shenjë fitoreje që varrosi Kushtetutën e Kosovës, por jo edhe gjatë më shumë se dhjetë vite ,sepse Lufta jonë Çlirimtare e UÇK-së përgjithmonë largoi shputat karpatjane nga toka jonë shqiptare. 



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...