Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/26

Me gojë hapur ka mbet Serbia...

A e njihni tamam Selman Kadrinë?

A e keni dëgjuar këngën e Selman Kadrisë, se si “me gojë hapur ka mbet Serbia” e pushka e tij “dridhi eshtrat e Car Dushanit”.

Selman Kadria ka vrarë një nga antishqiptarët më të mëdhenj, një prej serbëve që ka bërë zullumet dhe krimet më mizore ndaj shqiptarëve, Milliq Kërstiqin - i njohur më shumë me mbiemrin Kërrsta!

Dhe, këtu lindi një mit, por që shumë detaje nuk tregohen.

Selman Kadria ishte nip i Kërstiqëve, sepse nënën e kishte serbe. Milliq Kërrsta kishte vrarë shumë patriotë shqiptarë që kundërshtonin regjimin serb, sidomos në rajonin e Dukagjinit. Por, si nip që e konsideronte, ai kishte besim te Selman Kadria, prandaj e merrte shpesh me vete. Madje, Kërrsta ia besonte edhe armën. Në ato kohë, dihet, asnjë serb i pushtetshëm nuk donte ta ketë pranë një shqiptar me armë. Bile, sipas disa dëshmitarëve të kohës, thuhej se Selman Kadria kishte edhe armë të Mbretërisë së Jugosllavisë, pra se ishte njeri i besueshëm i regjimit.

Sidoqoftë, një ditë, Selman Kadria që përcjell “dajën” e tij, me armën që ia jep në besë vret Kërrstën pas shpine. Arsyet thuhet se ndërlidheshin me aktet antishqiptare të Milliqit. Por, a ishte mënyra e vrasjes së tij burrërore?

Në traditën shqiptare, njeriu nuk vritet pas shpine. Ju kujtohet atentati që Beqir Valteri kishte bërë ndaj Ahmet Zogut në Parlamentin e Shqipërisë? Ndonëse kishte probleme në të folur, e thërret Zogun në emër dhe i thotë: “I bëj të fala ungjit tim”! Sepse, kjo ishte tradita burrërore shqiptare e marrjes hak: për ta thirr hasmin në emër dhe për t’ia treguar arsyen pse po merr hak!

Studiuesi Liman Rushiti, në veprën e tij “Kujtime për lëvizjen kaçake”, përmend ca fakte interesante për shumë personazhe. Këto fakte ai i kishte mbledhur në vitet ’70-’80 të shekullit të kaluar, por kjo vepër botohet më 2003. Edhe ai përmend se Kërrsta ishte vrarë pas shpine, që nuk përkon me burrërinë, dhe se Selman Kadria ishte njeri i besueshëm i tij Milliqit, si nip i Kërstiqëve të Istogut.

Pas kësaj vrasje, fitet se Ahmet Zogu, duke pasë parasysh mizoritë e Kërrstës kundër shqiptarëve, kishte ofruar të holla për atë që e shpëton dhe e dërgon në Tiranë Selman Kadrinë. Por, këtu ndodh edhe një akt tjetër makabër: Kadria tradhtohet nga nipi i babës, Ramë Vuthaj, që po ashtu e godet Selman Kadrinë pas shpine me sëpatë, ndërsa sinjalizon xhandarët serbë që ta marrin. Nën torturat më barbare të kolonëve serbë, Selman Kadria vdes në oborrin e kishës ortodokse në Istog, në qershor të vitit 1938.

Kjo është e vërteta që pak tregohet për mitin që krijohet përmes këngëve për Selman Kadrinë. Por, meqë Selmani e vrau Kërrstën, një kriminel serb, le ta kujtojmë me këto vargje: “Hej ty t’lumtë dora o Selman Kadria/ K'shtu o po t’thonë more tan’ o Shqipnia/ Djem o si ti ka Kosova prapë/ O prapë o ndër shki o do të marrim hak”.

Selman Kadri Hasanaj – Lindi në Cerrcë në vitin 1906. Si i ri u dallua me virtyte e shkathtësi. Ishte mahitar, tregimtar dhe rapsod i talentuar. Si këngëtar i shquar, i kishte takuar grupit të rapsodëve të mirënjohur të asaj kohe, Brahim e Ali Kabashit, të cilët, me këngët popullore dhe me zërin e tyre brilant, sikur i kishin dhënë vullnet për jetë e qëndresë nën pushtimin e egër serb mbarë popullit të Podgurit.

I ftuar në dasma, fjalë nusesh dhe ahengje, Selmanit i kishte rastisur të takohej me shumë burra të shquar e patriotë, por edhe me figura të ndryshme politike të kohës. Në saje të takimeve të tij të shpeshta me Smajl Ali Bicajn, për herë të parë ishte ndeshur me literaturë shqiptare, që Smajlit fshehurazi ia kishte sjellë Sali Hoxha nga Orrobërda, i cili e kishte marrë në konsullatën shqiptare në Shkup.
Këta libra Smajli i kishte lexuar vetë dhe ua kishte shpërndarë shokëve të tij të besueshëm, si Avdyl Sylë Mavrajt, Idriz Fazlisë, Tafë Maxharrit, Selman Kadrisë, Brahim Ukë Kabashit, Ali Kabashit etj. Të influencuar nga literatura shqiptare, të indinjuar nga shtypja e egër serbe, këta shokë të besës disa herë kishin biseduar për organizimin e një kryengritjeje të armatosur për t’u liruar një herë e përgjithmonë nga tutela serbe.




Ndërsa, në anën tjetër, Selmani kishte lidhje gjaku me Kërstiqët, sepse nëna e tij ishte bijë e fisit të tyre. I trajtuar si nip i Kërstiqëve, Selmani me kohë kishte fituar besimin e serbëve të Istogut e veçmas të vojvodës, Miliq Kërstiqit. Duke qenë i pranishëm në mesin e serbëve, kishte arritur të zbulonte shumë intriga, vrasje e dhunime të tmerrshme të kryera nga Miliqi dhe pasuesit e tij. Me kohë kishte zbuluar se vdekja tragjike e babës së tij nuk kishte ardhur si një fatkeqësi rasti, por si rezultat i intrigave të Miliqit.

Në periudhën e dytë të viteve tridhjetë, në Kosovë e më gjerë ishin krijuar shoqata ilegale si „Kosmeti“e „Besa“. Nga këto organizata ilegale vepronte rinia dhe studentët e rrallë shqiptarë duke shpërndarë parulla në gjuhën shqipe kundër reformës agrare, kundër kolonizimit të tokave të tyre dhe njëherësh duke i bërë thirrje popullit shqiptar që të mos braktiste trojet e veta[3].

Se vërtet këta rapsodë të talentuar i kishin takuar ndonjërës prej këtyre organizatave politike, që për qëllim kishin luftën kundër pushtimit të egër serb, pritet fjala e historisë, por vendimet e tyre historike, për t’i vrarë vojvodët serbë të Podgurit, Arsa Peroviqin, Miliq Kërstiqin, Panta dhe Gale Terziqin, janë të freskëta në kujtesën e popullit të kësaj ane. Ndërkohë kishte ndodhur një vrasje, që këtij organizimi i kishte dhënë drejtim tjetër.

Vesel Ibishi nga Llukavci i Begut, në Pazar të Pejës e kishte mbytur me bisht shati Ramë Ali Bicajn. Vëllai i Ramës, Smajli, në rrëmujë e sipër, para vendimeve kombëtare, nxjerr gjak, duke e vrarë njërin nga meshkujt e Vesel Ibishit dhe duke e plagosur një tjetër. Smajli del në mal, duke i humbur kontaktet konspirative me grupet e tij. Në muajin qershor të vitit 1938 Selman Kadria e shfrytëzon rastin dhe e vret Miliq Kërstiqin.

Menjëherë pas vrasjes shkon në Vrellë dhe troket në derën e Tahir Ali Bicajt. Del i vëllai, Mustafa, dhe e njofton së Tahiri nuk ndodhej në shtëpi. Atëherë Selmani i tregon Mustafës në „besë“ se si e kishte vrarë Miliq Kërstiqin. Thuhet se në fillim Mustafa nuk i kishte besuar, duke i thënë: „Hala s’ka ba nana djalë që e vret atë shka“. Për ta bindur se ngjarja ishte e vërtetë, Selmani i tregon vendin e vrasjes, fshehjen e kufomës, marrjen e disa dokumenteve, që Miliqi i kishte pasur në xhep, si dhe pushkën e tij, të derdhur në argjend, e të cilën Selmani e mbante në dorë. Pastaj kërkon ndihmën e tij, për ta strehuar apo për t’i treguar se ku ndodhej Smajli me shokët e tij kaçakë.

Mustafa e njofton se Smajli sa ishte nisur në drejtim të Shqipërisë, i shoqëruar nga i vëllai më i vjetër, Tahiri, i cili do ta bashkonte me disa miq nga rrethi i Deçanit. Selmani ishte ndarë nga Mustafa për të kërkuar rrugë të reja shpëtimi, kurse Mustafa shkon në postkomandën e xhandarmerisë në Vrellë dhe e lajmëron rastin. Ndërkohë, ishin përhapur fjalë se gjoja kallëzimin e kishte bërë miku i Selmanit, Isuf Vesel Blakaj, i cili kishte pasur miqësi të ngushtë me familjen Peroviq.

Ndjekjet e menjëhershme kundër Selmanit kishin filluar nga xhandarët e postëkomandës së Vrellës. Ishin zënë pikat strategjike të fshatit. Rrugët ishin patrulluar me forca të shtuara. I zhgënjyer që nuk kishte gjetur strehë në konakun e Bicajve dhe nga nevoja për t’u takuar me Smajl Alinë, i frikësuar nga ndonjë tradhti e mundshme, Selmani troket në derën e Kadri Imerit, dhëndër i fisit të tij (gruaja e Kadri Imerit quhej Zade, por me përkëdhelje e thërrisnin Lalë. Ishte e motra e Zeqë Hasan Hasanajt, kushërirë e afërt e Selman Kadrisë). Kadri Imeri ishte personi i dytë që ishte njoftuar nga vetë Selmani për vrasjen e Miliqit. Pasi e dëgjon me vëmendje ndodhinë, Kadriu e pranon kërkesën e Selmanit për ta ndihmuar në këto momente të rrezikshme.

Nuk guxon ta strehojë në shtëpi. Rreth tri ditë e mban të fshehur në një kolibe në zabel pranë vreshtit të tij. Kadriu i kishte kumtuar Selmanit lajmet e hidhura që qarkullonin se xhandarmëria serbe ishte ngritur në këmbë me një vrull të paparë ndonjëherë në kërkim të tij, duke përdorur të gjitha format që i kishte në dispozicion, prej torturave, burgosjeve, mashtrimeve, dezinformatave e deri te shumat marramendëse të parave për ata që do ta zinin apo që do ta njoftonin xhandarmërinë për lëvizjet e Selmanit e që do të çonin në kapjen apo vrasjen e tij!

Të parët që e pësuan nga kjo valë e tmerrshme dhune, ishin bashkëfshatarët e Selmanit, miqtë dhe dashamirët e familjes së ngushtë dhe të gjerë, e veçmas kushërinjtë e tij të parë, pra familja Hasanaj nga Cerrca. Kësaj dhune nuk i shpëtoi as Lubozhda, me ç’rast u torturuan rëndë këta burra: Ramush Sadri Osaj, Ali Sadri Osaj, Sali Bajram Sejdijaj, Ramë Asllan Idrizaj, Mehmet Nezir Idrizaj, Tahir Beqir Zeqiraj, Ali Tem Hasanaj, Jashar Tem Hasanaj, Fetë Islam Hasanaj, Shaban Mursel Çetinaj, Tahir Mursel Çetinaj, Sadik Isuf Çetinaj, Ramë Lahaj-Lajqi, Sylë Lahaj-Lajqi, Haxhi Vuthaj, Xhemajl Adem Pepaj, Bekë Deli Pepaj, Isuf Kadri Pepaj, Adem Adem Pepaj, ndërsa Sejdi Zenun Pepaj nuk e pranon torturën zhburrnuese, duke e hapur gjoksin para xhandarëve për ta vrarë.

E shpëton fqinji serb Jagosh Masllavariqi. Ndërkohë, Kadri Imer Blakaj i tregon Selmanit rrjedhën e ngjarjeve dhe i sugjeron se në rast mungese në sjelljen e ushqimeve në kohën e caktuar, ta kishte të qartë se ishte arrestuar nga xhandarët dhe të kërkonte rrugë të reja shpëtimi, sepse për strehimin e tij në vresht Kadriu nuk kishte guxuar t’i tregonte askujt, bile as vëllezërve të vet. Nuk vonon dhe xhandarët e arrestojnë Kadriun. E dërgojnë në Istog dhe e mbajnë në arrest duke e torturuar deri në alivanosje për t’u treguar se ku ndodhej Selmani. Pas një vonese prej tri ditësh, Selmani e mësynë Rugovën dhe takohet me Xhemë Sadrinë, të cilin e kishte mik të besës, me shpresë së me ndihmën e tij do të kalonte kufirin dhe do të arratisej në Shqipëri.

Ndërkohë, Selmanit i vijnë lajme të tmerrshme nga vendlindja, se gjoja pushteti serb, në krye me Rale Vuliqin, ia kishin vrarë të gjithë anëtarët e familjes. Atëherë Selmani merr vendim të kthehet për ta vrarë Rale Vuliqin në shenjë hakmarrjeje. Pasi arrin në bjeshkët e Cerrcës, në vendin e quajtur „Përlina e Bardhë“, i takon barinjtë duke lozur guxhas. Në mesin e tyre ishte edhe Hetem Vuthaj, vëllai i Ramë Vuthajt, stërnip i familjes Hasanaj. Hetemi i tregon se serbët nuk ia kishin vrarë asnjërin nga anëtarët e familjes. I tregon se meshkujt ishin shpërndarë për t’u shpëtuar vrasjeve dhe persekutimeve, kurse anëtarët e familjes ndodheshin nën një presion të tmerrshëm fizik e psikik dhe nën bastisjet e vazhdueshme gjatë netëve të verës, kërcënimeve me pushkatim dhe rrahjeve me hunj gardhi të bashkëfshatarëve të tij, siç ishin Haskajt, Rexhajt, Rugovajt, Januzajt dhe miqtë e familjes Hasanaj nga fshatra të ndryshme të Podgurit. Selmani e dërgon Hetemin për ta njoftuar Ramën për vendndodhjen e tij, nga i cili kërkon t’i sjellë bukë dhe mbrojtje. Hetemi shkon e i tregon Ramës se ku ndodhet Selmani dhe ia thotë kërkesat e tij.

Pas një kohe relativisht të shkurtër, Hetemi kthehet me një strajcë bukë, kurse Rama vonohet shumë…, aq shumë, saqë Selmani fillon të dyshojë në sinqeritetin e tij. Kur arrin Rama me kalë, me vete kishte sjellë edhe një palë rroba grash dhe ia mbush mendjen Selmanit që të vishej me to për ta nxjerrë tebdil në rrethin e Sanxhakut, ku kishin miq. Pasi e bind, e hip në kalë, ia merr pushkën dhe e fsheh në një kaçubë. Nisen. Gjatë rrugës, Selmani vëren shqetësimet e Ramës, ndaj edhe i thotë hapur se ti e ke ndër mend të më presësh në besë. Rama betohet së nuk kishte qëllime të tilla të ulëta, por Selmani nuk i beson më. Tenton të zbresë nga kali. Kur bën të hidhet në tokë, i ngatërrohet këmba në lakun e samarit. Rama e shfrytëzon rastin dhe e godet me sëpatë prapa shpinës.

Ashtu i plagosur, Selmani arrin te pushka dhe e merr në dorë, por pasi duart nuk i binden nga plaga e rëndë, me forcat e fundit e hedh pushkën në greminë që të mos i binte në dorë Ramës, i cili ishte në ndjekje të tij dhe vetë e merr tatëpjetën që të hidhet nga shkëmbi i Golakut, për të mos u rënë në dorë i gjallë hordhive serbe. Nga plaga e hapur dhe derdhja e gjakut plogështohet dhe alivanoset kur ishte diku pranë greminës. Ndërkohë, Rama e merr pushkën nga gremina dhe shtie në ajër, për t`u dhënë sinjal xhandarëve në krye me Rale Vuliqin. Pas gjurmëve të gjakut, i alivanosur kapet nga xhandarët.

Nga gëzimi për kapjen e tij, xhandarët zbrazin shumë pushkë, duke e fyer dhe duke e sharë Ramën pse e kishte plagosur, sepse ata e kishin dashur të palënduar! Pasi e dërgojnë në Istog, në oborrin e kishës, nën torturat më barbare nga popullsia kolone serbe, vdes pas mesit të natës, në qershor të vitit 1938. Pas vrasjes së Selmanit, të arrestuarit, që i mbijetuan burgut dhe torturave çnjerëzore serbe, i lirojnë. Me këtë rast e lirojnë edhe mikun e Selmanit, Kadri Imerin. Me një qerre arrin deri në Lubozhdë, ku kishte miq, nga ku u çon fjalë vëllezërve, të cilët shkojnë dhe e marrin. Rreth gjashtë muaj dergjet në shtrat nga torturat e tmerrshme të xhandarmërisë serbe.

Pas vrasjes së Selmanit, Ramë Vuthaj kishte gëzuar autoritet te qarqet politike serbe, por kishte ngjallur përbuzje e nënçmim në rrethin e Podgurit, veçmas në mesin e bashkëfshatarëve të tij. I indinjuar, pasi nuk e duronte dot inferioritetin, ankohet të Rale Vuliqi, i cili i detyron jo vetëm cerrcasit, por edhe popullin e fshatrave përreth që Ramës t’i bënin nder në kuvende burrash, ta ftonin në dasma e ditë festash, në darka të Lamës, në darka Të zhdjergunave, në darka Pastërmash, në fejesa e fjalë nusesh, duke e vënë në ballë të oxhakut dhe duke ia dëgjuar fjalët e tij „të mençura“ e veçmas rrëfimin rrëqethës se si e kishte mashtruar dhe vrarë Selman Kadrinë për t’ia nxjerrë gjakun Miliq Kërstës.

SELMAN KADRIA---( Ibish Broja & Kadri Duraki )---HD origjinali

https://www.youtube.com/watch?v=FWAePWpprpw


2015/03/25

Engjëll Koliqi - KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN





KRENOHEMI ME JU   N’ALTARIN DARDAN

Duke dëgjuar kushtrimin
Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve
Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina
Nga Bajram Curri e Idriz Seferi
Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani
Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni

O i dashuri ynë
Ismet Avdi Qorraj
Ti djaloshi i Dardanisë
Ishe i Madh
Dhe nuk e duroje më gjakatarin
Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona
Jo

Kur e pe
Se shkjau u tërbua
Ti Ismet i dashur
U ngrite në këmbë
Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane
Në Deçanin heroik
Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin
Ratë nën plumbat bum-bum
Të shkijeve fashisto-komunistë

Jetën tokësore e mbyllët
O dëshmorët e kombit tonë
Por nuk keni vdekur
Jo
-
Dhjetë vite mbas
Nënëlokja Kosovë
U çlirua nga kriminelët serbianë
Amaneti juaj shkoi në vend
Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie

Ne kemi qarë shumë
Për ju
Sot krenarë
Kremtojmë
E këndojmë
Me mburrje
Që ju patëm të tillë

Lavdi ju këndojmë
N’altarin dardan
Sot e përgjithmonë




Engjëll Koliqi – 10 nëntor 1956 .Me origjinë nga Koliqët e Shkodrës, i lindur e i rritur në Stubllën e shkollës së Parë Shqipe.

Patriot e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Gazetar, shkrimtar, poet e publicist i dëshmuar.
I persekutuar nga pushtuesit gjakatarë serbo-sllavë, në mars 1990 u detyrua të ikë nga Kosova.
Mbas 23 vjet të qëndrimit në Itali, rikthehet në vendlindje, ku punon në profesionin e tij të parë të mësuesisë.

Ka botuar këta libra:

- “Il mio secolo si chiama amore” (Shekulli im quhet dashuri), italisht, si finalist i konkursit ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005”, në Shtëpinë Botuese IBISKOS, në Empoli.
- “Sentimento di luce” (Ndjenjë drite), më 2007, nga Shtëpia Botuese BOOPEN, në Napoli. I njëjti libër, në gjuhën portugeze, me titull “Sentimento de luz” është botuar nga Shtëpia Botuese PROTEXTO, në Curitiba (kryeqytet i shtetit Paraná, në Brazil).

- Ndërkaq në vitin 2008, Shtëpia Botuese O LUTADOR në Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit Minas Gerais, në Brazil), ka botuar librin e këtij autori “Madre Teresa – um amor sem limites” (Nënë Tereza – një dashuri e pakufijshme), me parathënien e Hirësisë së Tij – Kardinalit Serafim Fernandes Araújo dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Që të dy librat, në gjuhën portugeze i janë përkthyer nga Profesoresha e mirënjohur Dr Vera Lúcia Alves Neves.

- Në vitin 2009 shkrimtari Baki Ymeri ia ka bërë një përzgjedhje poezishë, ia ka përkthyer rumanisht dhe ia ka botuar në Bukuresht, në shtator, librin poetik me titull “Să schimbăm lumea cu iubire” (Ta ndërrojmë botën me dashuri), për të cilin libër kanë shkruar kritikë letrarë të atjeshëm shumë pozitivisht.

- Shqip ka botuar librin “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell” kushtuar Nënë Terezës, që këto ditë doli nga shtypi edhe në gjuhën italiane (La Stella di Dardania irradia terra e cielo – në shtëpinë botuese “Trisauro” në Kalabri, sponzorizuar nga Komuna e Strigarit/vendlindja e Zef Serembes), dhe po përkthehet edhe në disa gjuhë botërore. Libri mbi Nënë Terezën është botuar më 2010 (shqip në maj, kurse italisht në shtator).

- Në Tiranë, shtëpia botuese Globus R, ia ka botuar librin poetik “Trokitje të heshtura”, në gushtin e vitit 2010.

1. Në maj 2011, shtëpia botuese “Rugova Art” në Prishtinë nxori librin e tij monofrafik “Dr Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës”.

- Më 2011, në botimet “ADA” në Tiranë, doli libri me ese dhe reportazhe “Për një jetë më të mirë”.

- Me rastin e 100 Vjetoirit të pavarësisë së Shqipërisë boti vëllimin voluminoz poetik “Njëqind lule për Nënën”, ne botime Vllamasi, në Tiranë.

- Më 2013, shtëpitë botuese “Drita” dhe “Rugova Art” nxorën librin tjetër publicistik të këtij autori “Miku i Mash i shqiptarëve” kushtuar Papës Gjon Pali II, me redaktor Naim Kelmendin e recensentë Dr Dom Lush Gjergjin dhe Visar Zhitin, libër që u vlerësua shumë lartë dhe pati një promoivim spektakular në Akademinë e Shekncave të Shqipërisë, në Tiranë.

- Këto ditë dalin edhe dy libra të tij në Prishtinë dhe disa të tjerë i ka gati në dorëshkrim.

Pse po zbehet roli social i artit dhe kulturës?

Nga Gëzim TUSHI


Duke parë raportet e reja dhe mënyrën e ndryshuar të komportimit të njerëzve në shoqërinë e sotme shqiptare me kulturën dhe artin, është normale të pranohet se ato janë nën influencën dhe ndikimin e postmodernitetit mbi “njeriun demokratik”. Por duke e analizuar problemin më gjerë në dimension global, nuk besoj se ky fenomen kulturor artistik e social është shqetësim vetëm për ne.

Që nga vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar (që sipas meje janë kufijtë kohorë të kalimit në shoqërinë postmoderne) transformimi estetik dhe rënia e rolit social të artit dhe kulturës është bërë dukuri thelbësore dhe me shtrirje të gjerë estetike e sociale, e cila sintetizohet në faktin që kudo në kohën postmoderne ka një zbehje të interesimit të njerëzve për kulturën dhe artin e vërtetë dhe për pasojë ndihet një tendencë margjinalizimi (e kulturës dhe artit të vërtetë dhe jo atij konsumistik e bulevardesk) e shoqëruar me zbehjen e rolit social të tyre.

Pse po zbehet roli social i artit dhe kulturës?

Në këto kushte edhe shoqëria jonë dhe raportet e saj me artin dhe kulturën e vërtetë duket se janë në situatë paradoksale. Madje deri në nivelin ekzistencial kur nuk është më e lehtë të pranosh në sot dhe në të ardhmen do të ketë peshë ideja e dikurshme, se arti dhe kultura janë “gur themeltar” të zhvillimit të shoqërisë. Pa asnjë mëdyshje realitetet e zhvillimit tregojnë qartë në kohën postmoderne ky besim iluminist dhe sociolgjizant për shkaqe të shumta të lidhura me natyrën e progresit social, teknologjik edhe tek ne ka filluar të tronditet thellë. Duke parë këtë realitet të ndryshuar të lidhjeve të njeriut demokratik më kulturën dhe artin në vendin tonë, mund të themi se ka kaluar koha e pozicionit klasik të vlerësimit të pastër estetik dhe vlerësimit të rolit social të kulturës dhe artit.

Nuk e di për të ardhmen por në se gjërat i shikojmë në realitetin e tyre të sotëm dhe tendencën kokëfortë të ecjes, atëherë është fare evident procesi i dobësimit të ndikimit të tyre në shoqëri. Kjo është arsyeja që disa sociologë postmodernë janë të mendimit se koha i ka “zbritur nga piedestali i dikurshëm i rolit të tyre të veçantë”. Sipas tyre gjërat do vazhdojnë të ndryshojnë dhe me siguri që duhet të pranojmë se arti dhe kultura në shoqërinë postmoderne mund të bëhen si gjithë gjërat e tjera, duke mos qenë më produkte elitare por thjesht “shtojcë dekorative e punërave të jetës”.

Ky realitet është evident në zhvillimet kulturore e artistike në vendin tonë. Edhe këtu ndihet e fortë tendenca e reflektimeve sociale e estetike që vijnë nga erërat e forta të postmodernitetit, të cilat nxitin tendencën e “pasqyrimit të sipërfaqshëm” të problemeve të kohës, ceneve të jetës së përditshme të njeriut superpragmatist e ultraindividualist të kohës sonë. Në fakt nuk mund të mos ndikonte në realitetet e krijimit artistik e kulturor, metamorfoza e zhvillimeve të sotme postmoderne në shoqërinë tone. Të cilat me sa duket janë faktori bazë që ka determinuar tendencën e zhvillimit të tyre në këtë “rrugë të re”, në të cilën të krijohet ideja se kemi një art dhe kulturë që nuk është më aq elitar, estetik e cilësor por që shfaq aftësi e fleksibilitet duke reflektuar në mënyrë vitale me kohën postmoderne dhe problemet sociale të shoqërisë.

Me sa duket ka ardhur koha të mësohemi me raporte të reja të “njeriut të demokracisë” shqiptare me artin dhe kulturën e epokës së postmodernitetit, i cili ka sjell një kombinim të ri të parimit social me atë estetik në zhvillimin e kulturës dhe artit, duke gjetur një rrugë tjetër kombinimi midis “normave estetike” të zhvillimit të artit dhe kulturës dhe zgjerimit të demokracisë së masave. Të cilat nga ana e tyre për shkak të dinamikës së ndikimeve superpragmatiste të postmodernitetit, “nuk janë më aq shumë të ndjeshme ndaj cilësisë së zhvillimit të kulturës dhe artit”.

Duke vlerësuar me përgjegjësi estetike dhe angazhim social tendencat e zhvillimit të artit dhe kulturës në shoqërinë tonë, duhet pranuar se pa mohuar disa suksese e arritje të tyre, në mënyrë të dukshme po shfaqet tendenca, që krahas “dëmit estetik” që vjen nga tendenca e artit konsumistik dhe kulturës masive, shumë e thellë është edhe tendenca tjetër e largimit të tyre nga problemet e vërteta të jetës sociale. Në të vërtetë kjo që po ndodh me zhvillimin dhe artit në Shqipëri nuk është gjë e papritur. Në fakt ka qenë e parashikuar nga sociologët e artit e kulturës, estetët dhe kritikët se sa më modern të bëhet shoqëria, aq më shumë arti dhe kultura do të largohen nga terrenet e problemeve metafizike.

Po pse atëhere duhet të jemi të shqetësuar si shoqëri që tani po përballemi me fenomenin e zbehjes së rolit social të kulturës? Çfarë po ndodh me misionin e njohur të vjetër dhe tradicional të kulturës dhe artit? Në të vërtetë në të gjithë historinë e zhvillimit të kulturës dhe artit, asnjëherë nuk është thënë (përveç partizanëve të artit formalist) se kultura dhe arti kanë vetëm funksione të pastra formaliste estetike.

Gjithnjë është folur, madje është këmbëngulur për të evidentuar rolin dhe ndikimin e tyre social. Në këtë kontekst duke gjykuar realitetin e prodhimit kulturor e artistik në shoqërinë tonë, nuk është e vështirë që të dallosh se krahas veprave cilësore artistike, veprimtarive kulturore me substancë sociale ka marrë revan një tendencë në zgjerim në këto sfera që shoqërohet me lulëzimin e një lloj produkti kulturoro-artistik që vërteton tezën e njohur, se koha postmoderne është kohë e përshtatshme për përhapjen e një lloj kulture dhe arti të frymëzuar nga “aventurizmi estetik” dhe njëherësh nga largimi i tyre evident nga problemet e jetës sociale. Këtë tendencë që sot është bërë e dukshme, filozofja Ana Arendt e quante “egoizëm të pashpirt”.

Është e vërtetë, ndihet që kultura dhe arti në shoqërinë e sotme shqiptare nuk ka më atë potencë që ka patur në kohën e shkuar, as forcën e duhur që me mjetet e veta specifike dhe estetike të ndikojë në përmirësimin e treguesve të mënyrës qytetare dhe parametrave të jetës sociale. Sociologët dhe estetët e kohës postmoderne për arsye kanë ngritur problemin e devijimit të “misionit social” të kulturës dhe artit. Të cilat në të gjithë kohët e tjera parademokratike kanë qenë me ndikim intensiv jo vetëm në aspektin estetik dhe shpirtëror por dhe social.
Arti dhe kultura në çdo kohë kanë qenë mjete të rëndësishme të “kontestimit social” të realitetit. Mendimtarë të shquar si Herbert Markyze, janë të mendimit se arti dhe kultura në çdo shoqëri duhet të jenë mjete potente të “Refuzimit të Madh” të realitetit ekzistues. Kjo situatë madje po imponon të bëhen përpjekje për të bërë “ripërkufizime të termave”, duke i përshtatur ato me zhvillimet e shoqërisë dhe kohës.

Në këtë kontekst flitet për “kulturën e lartë”, me vlera estetike të mirëfillta dhe që pranonte të konsumohej për qëllime të lartësimit shpirtëror dhe kulturor, jo vetëm dhe thjeshtë për të realizuar funksionin e argëtimit masiv, si kulturë dominante e periudhës parateknologjike. Natyrisht, kultura është pjesë e kohës. Do të ishte “donkishotizëm estetik” dhe veprim asocial, në se do të kërkojmë nga arti e kultura që po lulëzon në Shqipëri, që të jetë jashtë determinimit të kohës, e cila ka fuqi imponuese për formën, përmbajtjen, mënyrën e krijimit dhe ekzekutimit të vlerave dhe veprave të kulturës apo të artit.

Bota postmoderne po e shfuqizon tipologjinë e vjetër të artit dhe kulturës duke e detyruar atë të ndryshojë, të pasurohet në ide, subjekte dhe mjetet e shprehjes kulturore dhe artistike, për t’u përshtatur me kërkesat e periudhës “posteknologjike”, të shoqërisë. E cila nga që në kohën e sotme nga pikëpamja e shijeve ka një prirje për “kënaqësi të njëjta”, e detyrojnë kulturën dhe artin të bëhen gjithnjë më shumë masive, më pak elitariste, e lidhur pazgjidhshmërisht me tregun. Zhak Atali ka parashikuar se postmoderniteti në art do të sjellë ndryshime të mëdha. Sipas tij “kompanitë e argëtimit, sigurimeve etj, do bëhen forca me potencial artistik të cilat gjithnjë e më shumë do të ofrojnë mjete kulturore dhe do ofrojnë spektakle” që mundësojnë prishjen e mendjes dhe largimin nga problemet”. J Attali, “Një histori e shkurtër e së ardhmes”, f 209).

Sepse sot si kurrë më parë koha ka diktuar që ato të “përftohen dhe ngjizen” mbi bazën e “lëndës së shoqërisë” postmoderne. Tani është pranuar si aksiomë se, shoqëria po ndryshon kulturalisht, dhe “realiteti po e kapërcen kulturën e tij”. Në këto kushte njerëzit tanë dhe shoqëria jonë e re, ka nevoja të reja për kulturë dhe “ushqim shpirtëror”. Por pavarësisht nga dinamika eruptive e ekonomisë së tregut dhe dominimit të shoqërisë nga “njeriu demokratik” në thelb pragmatist, të cilat sipas sociologëve “kuantifikojnë realitetin social në shkallë të gjerë dhe dëmton cilësinë”, kultura dhe arti do mbeten në një shkallë të ridimensionuar bartës të “edukimit të dytë” të njeriut, atij kulturor e artistik.

“Shtegu i parfumeve”, për plagët e së shkuarës që vetëm dashuria i shëron

“Shtegu i parfumeve”, për plagët e së shkuarës që vetëm dashuria i shëron
“Shtegu i parfumeve” titullohet libri që vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Dituria”. Libri që mban emrin e autores Cristina Caboni vjen në shqip me përkthim nga Renato Kalemi. Në qendër të historisë është Elena, nuk beson më tek askush. Ka humbur gjithë sigurinë dhe nuk beson më në dashuri. Vetëm kur krijon parfumet e saj arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzat di si t’i mposhtë frikërat e veta.
 
Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella, për shpresat më të fshehta: irisi dhuron besim, mimoza jep lumturi, vanilja mbron, gjineshtra ndihmon të mos e lëshosh veten. Dhe Elena gjithmonë ka mësuar të jetë e fortë. Që nga dita kur e ëma u largua, duke e braktisur atëherë kur nuk ishte veçse një vajzë e vogël që kishte nevojë për dashuri e përkëdhelje.
 
Që atëherë ka mundur t’ia dalë mbanë e vetme. Që atëherë ka mbyllur dyert e emocioneve të veta. Tanimë që është njëzet e gjashtë vjeç fati vazhdon ta vërë përpara provash, por dhuntia e saj e veçantë i tregon rrugën që duhet të zgjedhë. Një rrugë e cila e çon në Paris, kryeqytetin e parfumeve, ku aromat përgatiten ende sipas një arti të lashtë. Në fare pak kohë krijimet e saj rrëmbejnë zemrat e të gjithëve. Elena ka një mënyrë të veçantë për të kuptuar dhe përmbushur dëshirat: është e aftë të krijojë parfumin e duhur për të rifituar një dashuri të humbur, për të kapërcyer drojën, për të gjetur qetësinë shpirtërore. Por ende nuk ka mundur të krijojë esencën e cila do ta ndihmojë të bëjë paqe me të kaluarën e vet, të ketë kurajën të falë. Vetëm një person ka në dorë çelësin për të hyrë në shpirtin e saj dhe për të shëruar plagët: Kaili. Kaili, i cili e njeh fare mirë brishtësinë e një luleje dhe di si të mbrojë e të dashurojë. Sepse edhe fara më “kokëfortë”, kur dielli zë e ngroh, gjen forcën për të lulëzuar.
 
“Shtegu i parfumeve” është një debutim italian, i kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. I kërkuar me ngulm nga të gjithë botuesit, ai është shitur në të gjithë Europën dhe deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit. Dhe këtë e bën me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor dhe për kurajën për t’u përballur me to. Për plagët e së shkuarës që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë.

Në Prishtinë,sot vritet agjenti i krimeve ekonomike dhe korrupcionit Shemsi Gashi

Image result for Në Prishtinë vritet agjenti i krimeve ekonomike Shemsi Gashi



Ministri i Punëve të Brendshme ka folur rreth rastit të vrasjes së hetuesit policor të Departamentit të Krimeve Ekonomike sot në Prishtinë.

Në një deklaratë për kallxo.com, Hyseni tha se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje.

Ministri Hyseni tha se policia ka arritur të arrestojë tre persona lidhur me këtë rast.

Image result for Në Prishtinë vritet agjenti i krimeve ekonomike Shemsi Gashi


“Vlerësimet e para që mora nga policia janë se ka një mosmarrëveshje dhe hetimet janë duke vazhduar. Janë tri arrestime që kanë ndodhur, janë edhe disa pista tjera që janë duke u hetuar”, ka thënë Hyseni.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se nuk do të donte të jepte më shumë detaje lidhur me rastin, ngaqë kjo gjë mund ta lëndonte procesin e hetimit.

Një pjesëtar i njësitit të hetimeve i Policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë në rrethana ende të paqarta sot rreth orës 7.05 në Prishtinë, në Lagjen Mati.


*****

Image result for Në Prishtinë vritet agjenti i krimeve ekonomike Shemsi Gashi


Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se janë bastisur disa vendbanime dhe janë shoqëruar në polici disa persona.




“Pasi që policia ka marrë informacionin për vrasjen e policit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në kuadër të veprimeve operative është bastisur një shtëpi në lagjen e spitalit. Bastisja ka përfunduar ndërsa këto momente janë duke u intervistuar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve dhe disa të tjerëve”, ka thënë Borovci.


Ai ka shtuar se është herët të flitet për motivet e vrasjes.

“Më herët në polici janë shoqëruar tre persona ndërsa motivi i vrasjes është herët të flitet. Policia duke u mbështetur në provat që ka mbledhur do të bëjë sqarimin e rastit”, ka thënë Borovci.

Polici i vrarë ditën e sotme është Shemsi Gashi 61 vjeçar./

Kërkohet debat parlamentar për çështjen e Ukshin Hotit


Kërkohet debat parlamentar për çështjen e Ukshin Hotit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, është takuar sot me përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur.

Në këtë takim komisioni shqyrtoi edhe peticionin e nënshkruar nga qytetarët, me anë të të cilit kërkohet zbardhja e fatit të profesor, Ukshin Hoti. Përfaqësuesi i këtij peticioni, Nehat Fetoshi, tha se personat e pagjetur vazhdojnë të jenë plaga më e madhe e Kosovës së pasluftës, ndërsa mungesa e profesor, Ukshin Hotit, është manifestimi më tragjik i kësaj pjese të historisë. Në vijim, Fetoshi, nga anëtarët e komisionit kërkoi angazhim edhe më të madh për këtë çështje dhe debat parlamentar.

Komisioni u zotua se bashkëpunimi në mes të të dyja komisioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërkaq, paralajmëroi angazhim edhe më intensiv me të gjithë faktorët, vendorë e ndërkombëtarë. Komisioni po ashtu, vendosi që t’i drejtohet Kryesisë së Kuvendit për debat parlamentar për këtë çështje.

Përfaqësuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Prenk Gjetaj, i njoftoi anëtarët e komisionit me punën dhe sfidat që hasin ata në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

Komisioni qeveritar për persona të zhdukur, tha Gjetaj, ka bashkëpunim të kënaqshëm me të gjitha ministrit dhe institucionet relevante. Ai po ashtu lavdëroi edhe bashkëpunimin e mirë që kanë me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, si dhe Komisionin ndërkombëtar për persona të pagjetur me seli në Sarajevë.

“Çështja e të pagjeturve, është ngritur në të gjitha takimet që kemi pasur me përfaqësuesit ndërkombëtar”, tha Gjetaj. Po ashtu, ai njoftoi, se është kërkuar që kjo çështje të ngritet edhe në bisedimet që janë duke u zhvilluar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“ Numri prej 1655 të të zhdukurve, vazhdon të mbetet shqetësim i madh”, tha ai, dhe shtoi se familjet e të zhdukurve, të organizuar në kuadër të shoqatave, presin angazhim edhe më të madh nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

Duke folur për sfidat e Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Gjetaj njoftoi se ndihet mungesë e madhe e kapaciteteve profesionale. Ai me këtë rast vuri në dukje mungesën e laboratorit, në të cilin do të mund të kryheshin analizat e ADN-së, si dhe mungesa e antropologëve dhe arkeologëve.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kerkohet-debat-parlamentar-per-ceshtjen-e-ukshin-hotit-89394/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

INTERVISTA/ Flet Kryetari i Shoqatës së Krijuesve për Fëmijë, Sazan Goliku

Sazan Goliku (emri letrar i Pandeli Koçit) ka lindur në Vlorë më 1942. Ka kryer Fakultetin Histori – Filologji në Tiranë dhe ka punuar mësues, punonjës kulture, gazetar, si dhe redaktor letrar në SHB “Naim Frashëri” e gjetkë. Që nga viti 1970 është marrë aktivisht me botimin e letërsisë shqiptare të botuar në Kosovë dhe ka qenë ligjërues i këtij krahu të letërsisë shqiptare në UT. Nga viti 1981 – 2002 ka punuar në sektorin e shtypit të Kuvendit të Republikës. Ka shkruar poezi, prozë e letërsi për fëmijë dhe tekste këngësh. Është marrë me kritikë letrare, recensione dhe ese. Është fitues i disa çmimeve kombëtarë dhe vendorë.
Disa libra të autorit:
Pasqyra e thyer (1972), Lule drite (1977), Grusht (1981), Intimitet, (1987), Aventurat e lirisë (1995), Epidemi kozmike (1996), Ëndërr dashurie (1996), Komitet e Malit të Bardhë (1999, 2011), Petalet e rëna (2001),
Trekëndëshi i qiellit të zi (2006), Turbull (2007), Mos harro se je Njeri (2010), Shpirtdehje (2011), Unë jam unë (2012).
Cila është poezia apo tregimi juaj i parë, ku e keni botuar dhe si jeni ndier?
Vargjet e para i kam shkruar në dërrasën e zezë, në klasën e katërt kur isha dhjetë vjeç. Ishte diçka për të qeshur. Nuk e mbaj mend kur kam botuar në gazetën “Pionieri” në ishte vjershë, tregim, skicë apo thjesht artikull për shkollën. Dorëshkrimet e asaj kohe i mbaja në një komodinë, por kur u largova nga Vlora nuk e di si humbën... Duke rënë pas leximeve të librave artistikë, i lashë pas dore mësimet, sidomos lëndët si matematika, kimia... Po në lëndët shoqërore shkoja shumë mirë.
Cili është mendimi juaj për kritikën në regjimin komunist, a ishte një kritikë profesionale dhe ndaj jush si ka reaguar kjo kritikë?
Duhet të jemi të qartë: Gjatë diktaturës letërsia e artet detyrimisht kishin në bazë estetikën marksiste-leniniste dhe parimet e realizmit socialist, që dihet ç’ishin. Edhe kritika letrare në gjykimin, komentimin e interpretimin e krijimtarisë letrare kishte parasysh këtë rregullore dhe brenda kërkesave të saj kishte “profesionalizëm”, që gjithsesi mbisundohej nga tendenca e fryma e ideologjisë e politikës së partisë shtet. Por edhe brenda këtij rrethi u dalluan e u vlerësuan kritika të vlefshme dhe të mprehta sidomos në fushën e historisë së letërsisë. Për mua janë shkruar vetëm recensione të rëndomta. Unë kam qenë përherë në margjinat e letërsisë.
Në regjimin komunist a keni pasur rastin të takonit udhëheqësit e kohës dhe çfarë kujtimesh ruani me ta?
Në Kuvend kam pasur raporte pune vetëm me Sihat Tozaj, sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ishte njeri korrekt, i ndershëm dhe brenda bindjeve të tij – realist, sa herë-herë më trembte me gjykimet e tij për politikën e partisë. Edhe kolegu im Guro Zeneli ishte një publicist me shpirt altruist, që pa kurrfarë interesi vetjak përpiqej të ndihmonte, me aq sa mundte, njerëzit që kërkonin drejtësi. Ai e kishte pësuar dhe vetë nga diktatura.
Cili është libri juaj që është vlerësuar më shumë para rënies së diktaturës?
Libri “Pasqyra e thyer” me rrëfenja e tregime (1972) me recension të Kadaresë, si dhe libri me vjersha për fëmijë “Valë mbi valë” që mori Çmimin e Dytë në konkursin kombëtar. Të them të vërtetën, vetëm pas 1990-s u shpalosën mundësitë e mia krijuese.
Këto ditë ka dalë nga shtypi libri juaj me poezi “Unë jam unë”. A nuk ju duket se ka ekuivokë ky titull?
Ndoshta. Por unë kam dashur të shpreh thelbin e idesë së librit: Shprehjen e identitetit tim si shqiptar dhe vetëdijen se vetëm me luftë e përpjekje heroike për të ruajtur gjuhën e qenien tonë kemi mundur të jemi të lirë dhe të kemi shtetin tonë edhe pse tashpërtash të cunguar. Pra, “unë” domethënë “shqiptari” Ky libër është tërësisht me poezi atdhetare. Realizova një premtim që i kam bërë vetes shumë kohë më parë.
Në prozën për të rritur shkruani kryesisht rrëfenja, d.m.th. flash stories. Pse?
Besoj se aty dhe te poezia e kam gjetur veten. Dihet, rëndësi nuk ka zhanri, po cilësia, origjinaliteti e inteligjenca e krijimit artistik. Një autor është i kënaqur nëse një lexues, kushdo qoftë ky, pasi mbaron së lexuari një tekst gëzohet ose dëshpërohet, ose padashur ngre vetullat gati i befasuar. Ky është tregues se efekti estetik e ka prekur emocionalisht.
Cili është mendimi juaj për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në regjimin komunist dhe lidhja juaj me të?
Në gjithë botën ka organizata, shoqata e klube shkrimtarësh e artistësh organizuar mbi baza krejtësisht vullnetare. Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve te ne nuk ishte gjë tjetër veçse një organizatë brenda sistemit. Lidhja botonte të vetmet organe letrare te ne: gazetën Drita e revistën Nëntori, ku edhe unë kam botuar shkrimet e mia. Nga Lidhja kam marrë edhe leje krijuese.
Sot Lidhja e Shkrimtarëve është inekzistente, jeni dakord me këtë mosekzistencë?
Pas rënies së diktaturës ajo nuk mund të ekzistonte më si e tillë. Në kushtet e reja ajo nuk diti të rinovohej ose personalitetet më të zëshme të letërsisë e arteve nuk e deshën këtë, prandaj ajo ra në duar të askujt dhe faktikisht nuk vepron, çka do të thotë se nuk ekziston. Nevoja për një ose disa shoqata e klube letrare serioze, që të pranojnë ngjirin e tyre autorë të talentuar dhe sipas prirjeve e drejtimeve të ndryshme, janë të nevojshme për të krijuar klimë të shëndoshë letrare, për të qenë në krah të autorëve ndaj padrejtësive të mundshme, për të publikuar me realizëm vlerat artistike etj..
Kur e keni takuar për herë të parë Ismail Kadarenë e Dritëro Agollin, rrethanat?
Në fillim të viteve ‘60 një brez poetësh si Ismail Kadareja, Fatos Arapi, Dritëro Agolli, Dhori Qiriazi, Vehbi Skënderi, Jorgo Bllaci etj., kapërcyen me guxim e me sukses retorizmin, një sëmundje letrare që te disa autorë vijoi deri në fund të viteve ‘80. Ne të rinjtë e asaj kohe këtë dukuri e shihnim si një dritë të re brenda gardhit me gjemba të realizmit socialist. Me Kadarenë, që e kam vlerësuar e pëlqyer që me librat e tij të hershëm si revolucionar të vërtetë në letërsinë tonë, më ka njohur, kur isha student, poeti Musa Vyshka duke ecur në trotuarin e mesit në fillim të Rrugës së Kavajës. Për mua ky takim ishte një kënaqësi e veçantë pavarësisht qëndrimit të tij të ftohtë, qëndrim, që unë e ka vërejtur më vonë, ai kishte mbajtur edhe me drejtues të diktaturës. Bisedat me Kadarenë më kishin krijuar bindjen se ai nuk ishte vetëm nga shkrimtarët tanë më të talentuar, po dhe njeriu më i zgjuar që kisha njohur. Agollin e kam takuar disa herë rastësisht. Ai u emërua Kryetar i Lidhjes në vitin 1973 dhe...
Kush ka qenë njeriu i parë që ju ka dhënë forcë për këtë rrugë dhe si e kujtoni sot?
I kujtoj me nderim të thellë mësuesit e mi të letërsisë në Gjimnazin e Vlorës si: Harilla Koculin për komentet pasiononte, Milo Dunin për shpjegimin e qetë e thellësinë e interpretimit të letërsisë antike, Vangjel Picin për komentet e gjera për poezinë e rilindësve e sidomos të Naimit. (Për ironi të fatit më vonë Milon e Vangjelin i burgosën për agjitacion e propagandë). Nëse kisha një shkëndijë pasioni për letërsinë, ata ma kthyen në zjarr që e ushqej deri më sot.
Ju jeni kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj. Mund të na flisni pak për letërsinë për fëmijë. Në çfarë situate ndodhet ajo sot?
Letërsia shqipe më e mirë për fëmijë, pavarësisht kushteve e rrethanave në këtë periudhë tranzicioni, është zhvilluar në sasi e cilësi, duke iu përgjigjur denjësisht kërkesave përherë në rritje të lexuesve të vegjël. Krijimet më me vlerë qëndrojnë denjësisht krahas atyre europiane e më gjerë. Komponentët e domosdoshëm për këtë letërsi si loja, humori, aventura të shtjelluara me fantazi janë të qenësishme në librat tanë, prandaj janë vepra të dashura për lexuesit e vegjël. Natyrisht nga këto krijime përjashtohet ajo pseudo-krijimtari që mbush raftet e librarive e bibliotekave po që meriton vetëm kritikën e heshtjes. Shpërfillja institucionale ndaj kësaj letërsie nuk i ka penguar shkrimtarët të kërkojnë e të shkruajnë veprat e tyre me përgjegjësi profesionale e shpirt krijues. Edhe vlerësimi nga botuesit lë shumë për të dëshiruar, po të kemi parasysh se pa miellin e bujkut, pra të shkrimtarit, nuk ka çfarë të gatuaj furrtari, pra botuesi dhe të tregtojë shitësi, pra librari, i cili mban 30-50 për qind të çmimit të librit, kur autori mund të marrë 10 për qind. Ekonomia e vërtetë e tregut nuk e pranon këtë praktikë absurde.
Po kritika e letërsisë për fëmijë a ekziston?
Po është fakt që ekziston. Por fatkeqësisht është më pak e zhvilluar se kritika për letërsinë për të rriturit. Po në ditët tona duhet të vlerësojmë studimet e kritikat e Astrit Bishqemit, Xhahid Bushatit, Xhevat Sulës, Vangjush Saros, Klara Kodrës, Bardhosh Gaçes, Bardhyl Xhamës, Riza Brahollit etj., të cilët, edhe në mungesë të përkrahjes institucionale, po japin ndihmesë të vlefshme në këtë fushë.
Dhe një pyetje të fundit. Ju shohim shpesh nëpër Tiranë me biçikletë ose duke ecur me hapa të shpejtuar. Nuk u pengojnë shtatëdhjetë vitet të keni një stil të tillë jetese?
Unë rrekem me çdo mënyrë ta sfidoj atë që me eufemizëm quhet mosha e tretë dhe besoj se ia kam arritur deri më sot. Një kuptim dialektik të lëvizjes e jep bukur edhe fjala e urtë e popullit: Vdekje të ketë, po pleqëri të mos ketë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...