Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/04/27

RACIZËM I SHËNDETSHËM

nga Lulian Kodra •


Mund të pretendohet se një prej efekteve të incidentit mes Ambasadorit Amerikan dhe Gazetës Shekulli është se do të nxisë dënimin moral që duhet t’i japë shoqëria shqiptare fenomenit të racizmit. Historikisht, lufta kundër racizmit është konsideruar si luftë legjitime. Skllaveria në Amerikë ishte e bazuar në përkatësi racore, dhe zhdukja e kësaj skllavërie konsiderohet me të drejtë fitore e gjithë njerëzimit për periudhën moderne. Po ashtu, dënimi i gjenocidit të shkaktuar nga nazistët përkundrejt çifutëve konsiderohet po njësoj fitore e njerëzimit kundër këtij fenomeni.

Progresi në këtë drejtim është i pamohueshëm. Racizmi është fenomen negativ, efektet e të cilit kanë qënë një goditje e rëndë kundër humanizmit, qoftë duke arritur deri aty sa të trajtohet njeriu si plaçkë, qoftë duke arritur deri aty sa të trajtohet jeta si e pavlerë. Humbjet njerëzore të shkaktuara nga mentaliteti racist janë përpjekur në përgjithësi që të riparohen. Kështu psh., në Amerikë ekziston Affirmative Action, që në vija të trasha përcakton se në dy kandidatë të barabartë, përparësi i jepet kandidatit afrikano-amerikan. Nga ana tjetër, shumë vende e kanë të ndaluar me ligj mohimin e Holokaustit.

Në këto kushte, ku jo vetëm është politikisht inkorrekte, por edhe tabu të ushqesh një mentalitet racist, pyetja “a mund të jetë racizmi i shëndetshëm” mund të konsiderohet jo thjesht provokative, por edhe e dënueshme. Megjithatë, në mos qofshim thjesht makina, kompjuter, apo pre e kategorive absolute, ku i vetmi arsyetim i lejuar është ai që niset nga rregullat e përgjithshme e prej andej i aplikon këto rregulla shabllon në një rast të caktuar, pyetje të tilla kanë vlerë për sa i përket një lufte kundër racizmit. Mirëpo që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet t’i përgjigjemi më parë pyetjes që na duket më e thjeshta nga të gjitha, pyetjes “ç’është racizmi.”

Nëse do ndiqnim të njëjtën procedurë, do na duhej një ndërgjegjësim metodik për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. Do të na duhej pra që përgjigja të ishte sa më e plotë, e që të jetë sa më e plotë, përgjigje të pyetjeve të tipit “çfarë është X” duhet të ndjekin dy rrugë të pandashme: shpjegimin dhe përshkrimin. Dallimi mes këtyre dy lloj përgjigjesh është në thelb dallimi mes dy lloj analizash, ku e para, fal të qënit shpjeguese është analizë shkakore, dhe e dyta, fal të qënit përshkruese është analizë klasore. Të shpjegosh se ç’është racizmi do të thotë të sqarosh fenomenin, të gjitha shkaqet e imagjinueshme, si dhe të gjithë efektet dhe konsekuencat e imagjinueshme të këtij fenomeni. Ndërkohë që të përshkruash se ç’është racizmi, do të thotë të vësh në dukje nuancat e tij, zhvillimin e fenomenit, evolucionin e tij, klasifikimin e tij, nga një lloj në një lloj tjeter, nga një tip racizmi në një tip tjetër.

Një analizë, shpjeguese apo përshkruese qoftë, mund të bjerë lehtë pre e justifikimit, alibisë, apo apologjisë së fenomenit. Kështu, shkaku i politikave raciste të Rajhut të Tretë ishte ideja se raca gjermane ishte më superiorja ndër racat, ndërkohë që raca çifute më inferiorja. Ky lloj mentaliteti ishte edhe justifikim i mjaftueshëm për kohën, që dhe çoi në holokaust. Mirëpo nuk ka raca superiore dhe raca inferiore; të pretendosh më pas se nuk e dije këtë, është alibi e papranueshme. Ndërkohë që, të mohosh de jure superioritetin/inferioritetin mes racave, ndërkohë që afirmon de facto këtë dallim, por nëpërmjet nuancave më të zbutura, më të padukshme, do të thotë t’i bësh një apologji këtij fenomeni.

Racizmi është sjellje poshtëruese përkundrejt një individi për shkak të përkatësisë së tij në një racë të caktuar. Nëse do e vinim në punë këtë përkufizim për të përcaktuar racizmin e Ilir Yzeirit, shohim se do ta gjenim veten në qorrsokak. Sjellja e tij ndaj Amasadorit Amerikan është vërtetë poshtëruese, por jo për shkak të përkatësisë së tij në një racë të caktuar, por për shkak të sjelljes së tij patronizuese. Shtrëngimi i duarve me popullin, pretendimi “me shaka” se mund të fitojë postin e kryebashkiakut, janë jo vetëm skandal diplomatik i përmasave që cenojnë integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë duke cenuar integritetin e pushtetit vendor, por që cenojnë edhe integritetin moral të shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se shqiptarët ndjehen aq inferior ndaj amerikanëve, sa që do ta kishin për nder edhe ta zgjidhnin kryebashkiak njërin syresh.

Miëpo nga ana tjetër, vëmë re që Ambasadori Amerikan, duke vënë në dukje ofendimin që ka ndjerë e përjashton racizmin në mënyrë absolute. Kemi kështu pra një apologji të racizmit: ndërkohë që e mohon de jure superioritetin/ inferioritetin mes racave, e afirmon të njëjtin dallim në mënyrën se si sillet. Bëhet fjalë për një korrektesë politike të tillë që shërben jo vetëm për të mos u përballur me kritikat e ngritura kundër tij, por edhe që pretendon njëkohësisht pastërti të figurës së Ambasadorit, duke bërë pis figurën e Yzeirit. Ashtu si kritikët e McCarthy ishin për McCarthy komunistë, ashtu edhe për Ambasadorin kritikët kundër tij janë racistë. Streha e fundit e horrave është aq aksidentale e ad hoc sa dhe zhvillimet më të fundit historiko-politike, e nuk është e thënë që kjo strehë të mos marrë formën e zhargonit të korrektesës politike.

Fenomeni këtu merr përmasa paradoksale, pasi poshtërimi i individit mund të vijë për shkak të përkatësisë së tij në një racë raciste. Jemi në kufi të justifikimit. Diskursi është i ngjashëm me atë që vazhdon sot e kësaj dite edhe në Amerikë. “Ne, ‘të bardhët’ e dimë shumë mirë që racizmi është i dënueshem, por cfarë t’i bëjmë që afrikonao-amerikanët janë racistë ndaj nesh?” E njëjta retorikë vjen edhe nga Izraeli herë pas here: “Ne çifutët e dimë shumë mirë që racizmi është i keq, e kemi provuar në kurriz, por çfarë t’i bëjmë që arabët janë racistë ndaj nesh?” Të mos kesh kuptuar si shoqëri, se racizmi është fenomen negativ, do të thotë që shoqëria, grupi etnik, etj, të jenë inferiorë ndaj një grupi që e ka kuptuar këtë.

Sa më shumë të ndryshojnë gjërat, aq më shumë janë njësoj, e këtu kemi të bëjmë me një diskurs tipik post-kolonial, i justifikuar ndër të tjera nga një kompleks inferioriteti, i ngjashëm me atë që Franz Fanon e pat gjetur tek fytyra e zezë me maskë të bardhë. Vendet në zhvillim janë të paafta për të qënë demokratike, e ndër të tjera, racat apo etnitë në zhvillim, të paafta për të kuptuar se qënkan raciste. Një diskurs i tillë ndihmohet, fatkeqësisht, edhe nga penat më të mprehta e analistët më të respektuar si c’është edhe Lubonja. Silogjizmi është i thjeshtë: shqiptarët janë racistë; Yzeiri është shqiptar; rrjedhimisht Yzeiri nuk mund të jetë i pafajshëm ndaj akuzes për racizëm. Nëse bëjmë Yzeirin kokë turku, “if we lynch him,” për ta thënë në një gjuhë më të kuptueshme, atëherë shqiptarët do e kuptojnë që racizmi nuk është i mirë.

Rrethi vicioz i kesaj analize pretendon se afirmimi i integritetit përbën racizëm. I njëjti Lubonjë që kritikon me të drejtë impotencën e gjyqësorit kur ky pushtet kërkon ekspertizën e huaj, si në rastin e hetimit të Metës, i jep të drejtë Ambasadorit Amerikan me që paska ulur gjakrat ndërkohë që prokuroria cilësohej si puçiste nga Kryeministri. Mungesa e konsistencës këtu është vicioze. Problemi, që të përdor një term nga fusha e ekonomisë, është ta shndërrrosh këtë rreth vicioz në një rreth virtuoz, të atillë që të mos ketë droje ndaj përdorimit të racizmit për të afirmuar integritetin.

Në një analizë përshkruese, ky do ishte ai lloj racizmi që do ishte i shëndetshëm. Larg qoftë prej meje të flas për “qëllime finale,” por kjo nuk do të thotë se qëllimet nuk mund të rreshtohen në një hierarki të caktuar. Kështu qëllimi i zhdukjes së pabarazisë mes racave dhe etnive është me i lartë se qëllimi i zhdukjes së racizmit. Të afirmosh këtë pabarazi, me sjellje patronizuese si ajo e Ambasadorit për t’i thënë jo racizmit, përbën rreth vicioz, ndërkohë që të afirmosh racizmin për t’i thënë jo pabarazisë racore, përbën rrethin virtuoz.

Etika e virtytit, ndryshe nga etika universale, është partikulariste, ambigue. Asnjë mjet dhe asnjë qëllim nuk zotëron të drejtën absolute për të qënë mjeti i duhur, apo qëllimi final. Ajo që ka rëndësi është situata e caktuar, konteksti i dhënë. Të afirmosh anti-racizmin si qëllim universal, ka vlerën e vet, por c’vlerë do ishte kjo nëse një veprim, sjelljë, apo fjalë e caktuar nxirret nga konteksti për t’u etiketuar si raciste. Edhe në qoftë në fakt raciste fjala e Yzeirit, nuk është e pamundur që të mos jetë në kundërppërgjigje ndaj një racizmi më të thellë, më të maskuar, e më të rrezikshëm, të shprehur prej Ambasadorit.

Ajo ç’ka përbën “kinezëri” sjelljen e tij, është fakti që kjo sjellje është një lloj kolonializmi soft, i shpërndarë në krejt Evropën Lindore, i ngjashëm me kolonializmin e dikurshëm të Kinës në Shqipëri. Racizmi është sjellje poshtëruese ndaj më të dobëtit. Por nëse është edhe sjellje poshtëruese ndaj një superfuqie që të poshtëron qoftë “me shaka,” qoftë jashtë kontekstit duke të quajtur racist, atëherë ashtu qoftë. Nuk mund të stigmatizohet e të helmohet debati me shashka të tilla. Ndërkohë që u bën thirrje politikanëve shqiptarë për maturi e pjekuri, Ambasadori Amerikan nuk mund të përdori të njëjtat taktika me ta.

Sjellja kolonalizuese, patronizuese e Ambasadorëve të huaj në përgjithësi, e atyre amerikanë, në veçanti, të cilëve u duket vetja si guvernatorë të ndonjë shteti amerikan a gjysëm shteti të tillë si mund të jetë Porto Rico, e jo si diplomat në një vend sovran, në daç e quajmë kinezëri, në daç anglezëri, a në daç otomanëri, është në thelb i njëjti mentalitet poshtërues e racist që pretendon se fati i Amerikës sot, si i perandorive të tjera dikur, qënka të jetë e vetme dhe e pakontestueshme në progresin e races njerëzore. T’i bësh bisht kësaj kritike duke vazhduar të japësh mësime mbi racizmin ndërkohë që çështja është diku tjetër, do të thotë të vazhdosh të njëjtën sjellje, në thelb sjellje horrash, ndaj së cilës një racizëm i shëndetshëm është jo vetëm i mundshëm, por edhe i këshillueshëm.

Rritet ksenofobia për emigrantët dhe azilkërkuesit

HRW-greece1
Një studim i Human Rights Watch (HRW) thotë se sulmet ksenofobike ndaj emigrantëve dhe refugjatëve po shtohen në Greqi, ku banorët po luftojnë kundër masave të ashpra të kursimit dhe vendi po përpiqet t'i shpëtojë krizës së borxhit.

Në raportin e publikuar këtë të martë, grupi i vëzhgimit të drejtave të njeriut thotë se vështirësitë ekonomike dhe krimi kanë nxitur rritjen e bandave greke dhe grupeve ekstreme të djathta, përfshirë këtu “Agimin e Artë” që është zotuar se do ta pastrojë Greqinë nga emigrantët e paligjshëm, ndërsa në muajin e kaluar ia doli që të fitojë 18 deputetë në parlament.

Në raport shkruhet për përvojat e 59 personave të cilët janë përballur me incidente ksenofobike që kur u intensifikua kriza greke në vitin 2009. Shumica e incidenteve përfshijn rrahjet e emigrantëve dhe azilkërkërkuesve.

Sa racistë janë gjermanët?

Niveli i racizmit në Gjermani është duke u rritur. Në Gjermaninë Lindore është në nivele më shqetësuese. Ndërkohë masat e qeverisë gjermane kundër racizmit nuk po funksionojnë. Po ku janë shkaqet e shtimit të racizmit?

"Arsyeja e vetme se pse të huajt vijnë këtu është se përfitojnë nga avantazhet e sistemit të ndihmës sociale”, është një nga alternativat e një sondazhi mbi racizimin të zhvilluar në 2500 shtëpi në gjithë Gjermaninë. 36% e gjermanëve janë “tërësisht dakort” me një thënie të tillë. 33 % mendojnë se “Kur ka pak vende pune të huajt duhet të largohen nga vendi.” Rreth 11% janë gjithashtu “tërësisht dakort” se “Nacional Socializmi ka disa të mira”.
Natyrisht që emigrantët në Gjermani janë të shqetësuar për ksenofobinë. Studimi i fundit i Universitetit të Lajpcigut tregoi jo vetëm që ksenofobia në Gjermani është në nivele të larta, por ajo është në rritje. Një tjetër e dhënë interesante e studimit është sa i përket të rinjve. Tek të rinjtë e 9 landeve të ish-Gjermanisë Perëndimore janë më pak racistë se breazt e mëparshëm, ndërkohë ata të Lindjes janë akoma më shumë racistë në krahasim me brezat e një dekade më parë. Niveli i racizimit i të rinjve në Lindje është i njëjtë me atë që kishin gjermano-perëndimorët të rritur dhe edukuar në regjimin e Hitlerit.
Lindja përballë Perëndimit
"Të moshuarit u rritën racistë dhe kjo zgjat. Sot ne kemi probleme në azilet e të moshurave sepse ata sulmojnë ndonjëherë personlin e huaj”, thotë Elmar Brähler, i cili është bashkëautor i studimit dhe profesor në Universitetin e Lajpcigut.
Sa i përket racizimit në rritje të të rinjve gjermano-lindorë, Brähler nuk është fort i sigurtë. "Ndoshta ka të bëjë më faktin e të rriturit në Gjermaninë Lindore, nuk e di. Në ish-Gjermaninë Lindore kishte shumë ekstremiste të djathë, çka mund të ketë prekur edhe brezat e rinj”, thotë ai për DW. Bähler përmend gjithashtu “hipotezën e kontaktit”, që do të thotë se racizmi është më i ulët në Perëndim të Gjermanisë, për shkak se njerëzit kanë patur më shumë kontakte më emigrantët.
Por kjo hipotezë nuk pranohet nga Anetta Kahane, drejtoresha e OJQ-së antiraciste Amadeu Antonio Stiftung. "Ka një ide se kush është më shumë në kontakt me emigrantët është më pak racist, por kjo nuk funksionon në Lindje”, thotë ajo për DW.
Një tjetër teori ka të bëjë edhe me papunësinë. “Në lindje pagat janë të ulëta, pensionet e ulëta dhe niveli i mirëqënies është 20% më pak”, thotë Bähler. Sipas faqes online Statista.de me bazë në Hamburg, papunësia në Gjermaninë Perëndimore është 6.3 përqind, ndërsa në atë Lindore 11.3%.
Si mund të rregullohet situata
Me racizimin në rritje, por ashtu si edhe kërkesën për punëtorë të kualifikuar duket se nuk do të jetë e lehtë për qeverinë gjermane të gjejë një zgjidhje. Një mundësi është shtimi i fushatave anti-raciste. Por për Kahane, OJQ-ja e së cilës ka marrë pjesë në më shumë se 300 programe anti-raciste në gjithë Gjermaninë, mënyra se si gjermanët e luftojnë racizimin nuk është e saktë.
Shuma prej 26 milion Eurosh të financuara nga Berlini çdo vit kundër racizimit, një pjesë e madhe humbet duke bërë studime ose reklama, thotë Kahane. OJQ-ja Amadeu përshembull, është duke punuar për rrjetin social "No Nazi Netz", që lufton ekstremizimin e djathtë në Internet. Amadeu kontribuoi me 100 mijë nga 200 mijë eruo që nevojiteshin për projektin, ndërkohë pjesa tjetër u mbulua nga shteti gjerman, që vuri edhe një afat tre vjeçar të përfundimit të projektit. Pra rrjeti do të duhet të mbyllet në vitin 2015.
Kahane thekson se projekte të tillë nuk duhet të kenë korniza kohore, por ato duhet të zgjasin për aq kohë sa të ketë nevojë. Një sistem i tillë sipas saj duhet të zbatohet në landet gjermane të Saksonisë dhe Saksonisë Anhalt, ku ajo e sheh mjaft problematike çështjen e racizmit, çka ka lidhje edhe me numrin e lartë të të papunëve. Sipas saj, atje duhet të shkojnë më shumë fonde se në lande të tjera ku racizmi ka nivele më të ulëta.

Racizmi në Evropë është në rritje




Ksenofobia dhe racizmi në Evropë është në rritje, informon Agjencia evropiane për të drejta themelore të njeriut.

Ksenofobia dhe racizmi në Evropë është në rritje, informon Agjencia evropiane për të drejta themelore të njeriut.


Numri i ksenofobëve është rritur në mënyrë drastike, treguan hulumtimet në 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat rrisin masat për luftë kundër ksenofobisë dhe racizmit.



Si shembull merret Gjermania ku numri i ksenofobëve prej vitit 2000 deri në vitin 2006 ka shënuar rritje për 20 për qind dhe arrin mbi 18.000.



Është dyfishuar numri i sulmeve raciste edhe në anëtaret tjera të Bashkimit, ndërsa në Sllovaki është rritur për tri herë.



Për shkak të kësaj, Agjencia evropiane për të drejta themelore të njeriut, kërkon edhe miratimin e ligjeve shumë më të rrepta me të cilat do të rregullohet racizmi dhe ksenofobia, por kërkon edhe zbatimin e tyre.



Agjencia reagon ashpër që gjatë viteve të shkuara në vendet evropiane thuajse fare s`ka raste të dënimit të ksenofobisë dhe racizmit.

KSENOFOBIA DHE LETËRSIA


Nga Mr. Sc. SKËNDER R. HOXHA

Në esencë ksenofob-i, është ai që urren çdo gjë të huaj, që nuk pranon asgjë të huaj dhe e hedh poshtë a e mohon atë fare. Përndryshe, në letërsi, ksenofobia nënkupton urrejtjen dhe qëndrimin e frikshëm ndaj letërsisë së huaj, ndaj shkrimtarëve të huaj, ndaj studiuesve që merren, përhapin dhe pro-pagandojnë letërsinë e huaj. Gjithashtu qëndrimi ksenofob letërsinë e huaj e kundron me një sy nënçmues dhe e konsideron atë si inferiore, të rrezikshme ose të dëmshme për le-tërsinë kombëtare.
Ksenofobia komponentë e nacionalizmit ekstremist
Ksenofobia është komponentë e nacionalizmit eksremist, e shovinizmit dhe racizmit në letërsi. Mirëpo, ksenofobinë në letërsi nuk mund, as duhet, ta kuptojmë si diçka, si fe-nomen, krejtësisht të ndarë apo të pavarur nga rrethanat kombëtare, politike, ekonomike, kulturore etj.; midis njerëzve të përkatësive të ndryshme, shteteve, rregullimeve shtetëro-re të tyre, shkallës së zhvillimit kulturor të tyre etj. Në këtë rrafsh, ka mendime se “kse-nofobia është reagimi kryesor dhe natyral tek çdo grup human që ndihet i kërcënuar për identitetin dhe kulturën e tij. Tek një komb rritet ksenofobia atëherë kur fillojnë të rriten kërcënimet. Aty ku ksenofobia është në nivele të ulta, njerëzit jetojnë në një shoqëri të pastër etnike dhe mbi të gjitha kanë të gjithë të njëjtën kulturë. Në Europë janë zhvilluar disa luftëra mes kombeve, por ksenofobia mes popujve ka qenë në nivele të ulta, kjo ka ardhur falë të njëjtës kulturë. Ka qenë kultura e përbashkët që ka triumfuar mbi diferencat etnike dhe pretendimet territoriale. Sepse, popujt nuk janë produkt i racës por janë prod-ukt i kulturës. (…) Fatkeqësisht shqiptarët janë produkt i shumë kulturave, për këtë arsye shqiptarët nuk ndihen të kërcënuar pavarësisht nga kambanat alarmuese që vijnë nga shu-më drejtime, o ndihen të kërcënuar vetëm një pjesë e tyre”.1)
Marrë historikisht, ndryshimet biologjike qysh nga kohët e hershme janë përdorur për ta justifikuar ekzistimin e racave “superiore” dhe “inferiore” dhe me këtë qeniet njerëzore klasifikoheshin varësisht nga raca. Për shembull, teoritë e Çarls Darvinit (Charls Darëin) për evoluimin dhe mbijetesën e më të aftëve, janë përdorur për të justifikuar “shkencër-isht” ekzistimin e superioritetit racor. Forma të ndryshme të diskriminimit dhe racizmit ja-në manifesuar edhe në sistemin e kastave në Indi, në Greqinë antike dhe te konceptet e superioritetit kulturor kinez. Gjatë shekullit XX, u panë shumë forma ekstreme të raciz-mit: urrejtja racore e regjimit nazist në Evropë, diskriminimi racor i institucionalizuar në sistemin e aparteidit në Afrikë Jugore ose gjenocidet e motivuara në baza kombëtare dhe racore në ish-Jugosllavi dhe në Ruandë.
Janë këta disa nga shembujt se ksenofobizmi ka qenë i promovuar dhe kultivuar me parapëlqim nga regjimet e djathta, sidomos fashite, gjithashtu edhe nga regjimet e majta.
Dikur ksenofobia është përshkruar si frikë morbide nga të huajt dhe nga shtetet e jasht-me, por ajo gjithashtu karakterizohet nga qëndrimet, paragjykimet dhe sjelljet, të cilat shpesh refuzojnë, përjashtojnë dhe nënçmojnë personat, duke u bazuar në pikëpamjen se ata janë të ardhur ose janë të huaj për komunitetin, shoqërinë dhe identitetin kombëtar.Me fjalë të tjera, ksenofobia është një ndjenjë e bazuar në pikëpamje dhe ide joracionale, të cilat shpiejnë drejt skenareve thjesht të mira ose të këqija. Mostoleranca, ndjenja diskri-minuese dhe ksenofobia ndaj letërsive të huaja gjatë historisë është përligjur dhe ekzeku-tuar ndga diktatorë të ndryshëm – nga dorë e pushtetit. P.sh., regjimi i Hitlerit dogji librat e shumë autorëve të njohur evropianë, si: Remarkut, Brehtit, Frojdit, Ajnshtajnit etj. Re-gjimi Pinoçetit dogji librat e Diderosë, Tolstoit, Cvajgut, Kafkës, Prustit, Uajlldit, Marke-zit. Këta shembuj flasin për faktin se ksenofobizmi në art dhe në letërsi është një nga ar-mët e shumta të propagandës së fashizmit dhe të neofashizmit.
Thënë në përgjithësi, jotoleranca dhe paragjykimi shpesh shihen si baza dhe pika fi-llestare të sjelljeve të tjera “specifike”, siç janë racizmi dhe ksenofobia. Për shembull, në kontekstin evropian, kjo është e shprehur në paragjykimet antiturke, antipolake ose anti-ruse. Zakonisht këto dy fenomene, paragjykimi dhe jotoleranca janë më të vështirat për t’u trajtuar dhe luftuar.
Ksenofobizmi përdoret nga censorët si mjet për të shpallur letërsitë e huaja si burim ndikimesh negative dhe rrezik për degjenerimin e letërsisë kombëtare… Shkrimtari ynë Visar Zhiti sjell një dëshmi të ekzistencës së letërsisë së burgjeve, por edhe një akuzë për nënvlerësim të saj: “Letërsia e burgut është nënvlerësuar ose është dashur të zhbëhet”. Kështu thotë Visar Zhiti kur tregon pse vendosi të shkruajë librin e tij “Panteoni i nën-dheshëm ose letërsi e ndaluar”, botuar nga “Oms-ca-1”.
Shkrimtari thotë se është një dëshmi që letërsia e burgjeve ka ekzistuar, ndonëse nga ana tjetër është edhe një akuzë për indiferentizëm ndaj atyre që shkruajnë në kushte të errëta. “Panteoni i nëndheshëm ose letërsi e ndaluar” vjen si dëshmi, por njëkohësisht edhe si akuzë. Ishte koha për të thënë të vërtetat?
Përkthimi i librave dhe ksenofobia
Prej Herodotit mësohet se në Egjiptin e lashtë shtresa shoqërore e përkthyesve ishte një nga gjashtë shtresat kryesore të shoqërisë. Përkthimi më i vështirë i “Testamentit të vje-tër” rridhte jo nga kontradikta mes gjuhës hebreje dhe asaj latine, por ndërmjet gjuhës hyjnore dhe asaj njerëzore. Këtë kontradiktë e pajtoi Shën Jeronimi i Ilirisë. Megjithatë, kjo flet për një kontradiktë të hershme në lëmin e përkthimit të librave, gjuhës së tyre, përmbajtjeve të tyre etj.
Përkthimi i Odisesë së Homerit në gjuhën latine (në shekullin II p.k.s) nga Livij And-ronik, paraqet fillimin e një letërsie të re dhe dëshmon për rolin që mund të luajë një tekst i huaj.
Konsideroj se për shumë arsyena dhe fakte, tek qarqet kulturore e letrare shqiptare, tek vetë shkrimtarët shqiptarë, nuk ka ksenofobizëm të theksuar, bile as në raport me kulturat dhe letërsitë e pushtuesve të mëhershëm a të mëvonshëm. Këtë, në vazh-dimësi, e kemi dëshmuar me përkthimin e veprave letrare e shkencore të të tjerëve, të cilat iu kanë ofruar lexuasve shqiptarë, në një anë, e në anë tjetër autorët tanë, apo institucionet tona kulturore – letrare, përkthyesit, u kanë ofruar të tjerëve vepra që t’i përkthejnë në gjuhët e tyre, ose të përkthyera, natyrisht, për opinionin lexues të tyre.
Ka pasur edhe vepra të përkthyera në shqipe ku shprehet nacionalizmi i popujve të tje-rë, diskriminimi, urrejtja antishqiptare etj. Mirëpo, përkthimi i veprave me përmbajtje të tilla, natyrisht, se është diktuar nga politika e okupatorit.
Edhe tash, përkthimeve të veprave nga autorë të huaj i jepet rëndësi e veçantë. Në anë tjetër edhe lexuesi shqiptar është shumë kurioz të lexojë vepra të përkthyera nga shkrim-tarë të huaj. Këto dy komponente tregojnë qartas se shqiptarët nuk janë të ngarkuar me fenomenin e ksenofobizmit. Vlen të theksohet se edhe shkrimtarët tanë janë përkthyer dhe vazhdojnë të përkthehen në shumë gjuhë të huaja. Të përmendim këtu shkrimtarët: Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Murat Isaku, Fatos Arapi e shumë të tjerë. Duke e marrë parasysh rëndësinë e përkthimeve (të ndërsjella), në histori-në e letërsisë është i pamundur anashkalimi i përkthimeve dhe se ajo shkruhet duke u ma-rrë parasysh edhe përkthimet letrare. Teksti i perkthyer paraqet një tekst që varet prej një teksti tjetër që ka ekzistuar më parë. - Pra kemi tekstin burimor dhe tekstin synim.
Koha në të cilën jetojmë, epoka e globalizmit, është kohë e komunikimit intensiv të gjuhëve, popujve dhe kulturave. Kultura shqiptare në dekadën e fundit të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, si rezultat i ndryshimit të pozitës historike të popullit shqiptar në kapërcyell të dy shekujve, është një kulturë plotësisht e hapur. Gjuha shqipe dhe letërsia shqipe – plotësim yni)- gjithashtu”.2). Sepse, letërsitë dhe gjuhët kanë nevojë për njëra-tjetrën, ashtu siç kanë nevojë edhe njerëzit.
Thuhet, gjithashtu, se “Ksenofobia dhe nacionalizmi vetëm dëme i kanë sjell njerëzi-mit”. Mirëpo, nëpër shumë vende, “urrejtja iracionale dhe ksenofobia është shndërruar në model kulturor”. Në këtë kontekst, mund të thuhet se në zvogëlimin e shkallës së fenome-nit të ksenofobisë në letërsi, përveç përkthimeve të ndërsjella të lëtërsive, janë edhe disa faktorë relevantë, si: Afrimet letrare (si proces i afrimeve të letërsive kombëtare); Interli-terariteti (komunikimet e një letërsie me një letërsi tjetër, kontaktet e ndërsjella dhe dia-logimet e shkrimtarëve njëri me tjetrin ) etj.
Shovenizmi dhe ksenofobia antiqiptare
Ksenofobia vjen si rezultat i paragjykimeve, diskriminimit, racizmit, jotoleracës. Me-gjithatë, diskriminimi i bazuar në racë, ngjyrë, kombësi si dhe në besim fetar, gjini ose orientim seksual etj, paraqet ndër shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut në mbarë botën. Në shumë shtete ekzistojnë programet e shkëmbimeve shkollore, të cilat përkrahin studentët nga shtetet e ndryshme që të shkëmbejnë kulturat e tyre dhe të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit. Përmes materialeve shkollore për të drejtat e njeriut, përkrahet kuptimi i kon-tributit të secilës kulturë dhe të secilit komb.
Pavarësisht nga idetë e bukura të europianizimit dhe globalizimit, shovinizmi dhe kse-nofobia antishqiptare vazhdojnë të mbeten gjallë, ndonëse marrin forma herë të hapura, herë të rafinuara. Për shkak të rrethanave historike asimilimi (tretja) paraqitet në shkallë të ndryshme nga një vend në tjetrin, duke kaluar nga tretja graduale e shqiptarëve të Gre-qisë, të cilët ruajnë gjurmë të dobëta, gati në shuarje të gjuhës dhe përkatësisë shqiptare, deri tek mbijetesa krejtësisht e qartë e shqiptarëve të Kosovës. “Greqia është i vetmi shtet i Europës që deklaron se përqindjen e pakicave kombëtare e ka zero.(…) Sipas Athinës zyrtare, në atë shtet nuk ka asnjë shqiptar. Ç’u bënë shqiptarët e Greqisë? U vranë, u dë-buan, u tretën, vazhdojnë të jenë ende atje dhe nuk pranojnë ta identifikojnë veten me Shqipërinë? Cilët janë shkaqet e zhdukjes së tyre?”3)
Mendoj se është i diskutueshëm mendimi se “Në Europë nuk ekzistojnë qeveri kseno-fobe, por ekzistojnë popuj që detyrojnë qeveritë e tyre të jenë ksenofobe. (…) Ndërkohë që europianët janë shndërruar në ksenofobë për të mbrojtur kulturën e tyre nga flukset e emigratëve... Shqiptarët kundrejt kërcënimeve të hapura greke bëjnë sehir sikur nuk ka ndodhur asgjë. ” Pastaj, në kohë të fundit kemi kërkesat e Turqisë që shqiptarët e Koso-vës të rishikojnë opinionet e tyre, përkatësisht të bëjnë revidime në tekste shkollore, gjoja, se ka fyerje ndaj Perandorisë Osmane. Natyrisht që ndaj kësaj kërkese pati shumë pole-mika dhe pjesa e shëndoshë e opinionit publik u irritua.
Europa dhe qytetarët e saj që janë aq delikatë në problemet kundër racizmit dhe ndaj disa idealeve, janë gjetur papritmas të bëjnë rolin e ksenofobit.
Në Shqipëri, sikur askush nuk preokupohet nga kërcënimet e ndryshme, as populli dhe as politika. Motivi që populli nuk përcepton asnjë rrezik shpjegohet me multikulturaliz-min i shqiptarëve. Ndaj, mungesa e ksenofobisë në shoqërinë shqiptare vjen si pasojë e ndikimeve të multikulturalizmit në këtë shoqëri. (…) Edhe Shqipëria do të kishte nevojë për një forcë analoge, sikur vendet të tjera, që të dalin në mbrojtje të interesave të shqip-tarëve. Një forcë që të demaskonte të gjitha përpjekjet antishqiptare, pavarësisht se nga cili vend vijnë ato.”4)
_______________
Referencat:
1) Valentin Bruçaj: Mungesa e ksenofobisë një pasojë e rrezikshme e multikulturalizmit shqiptar, – faqe interneti.
2) A. Vinca, “Zemrashqiptare”, faqe interneti, 10.02.2012.
3) Kallamata, Gazeta Shekulli
4) Nga Valentin Bruçaj, marrë nga Revista Drini.com.

Lufta kundër homofobisë dhe heteroseksizmit



Vlerësojeni situatën tuaj me kujdes. Asnjëherë mos e vendosni veten e askend tjetër në rrezik fizik. Para se ta ndërmerrni ndonjë veprim, kini parasysh rrjedhojat si pozitive ashtu edhe ato negative të sferës financiare, emocionale , legale dhe të asaj shoqërore.

Gjërat që mund t’i bëjë secili

- Edukojeni vetveten për homoseksualitetin dhe homofobinë, do të jeni më shumë në gjendje për t’i edukuar të tjerët.

- Mos i lejoni shakatë ose komentet homofobike. Reagoni ndaj vërejtjeve ofenduese me informata të vërteta.

- Bashkëngjitjuni organizatave që luftojnë për të drejtat e gejëve dhe të lezbikeve. Nëse nuk ka asnjë të tillë në regjionin ku jetoni, shqyrtojeni mundësinë për ta krijuar një.

- Përkrahini agjencitë punuese dhe organizatat që nuk kanë asjgë kundër gejëve dhe lezbikeve.

- Sfidojeni homofobinë kolektive dhe nxitini agjencitë punuese që ta përfshijnë orientimin seksual në politikat e tyre antidiskriminuese. Inkurajoni agjencitë punuese që të sigurojnë beneficione të barabarta për partnerët gejë dhe lezbike.

- Thirrini, shkruajini ose vizitojini zyrtarët e caktuar për ligjvënie e që kanë ndikim në komunitetin gej dhe atë lezbik. Merreni fjalën në takimet ligjvënëse.

- Reagoni ndaj homofobisë, keqinformimit dhe cenzurës së përvojës gej dhe lezbike nga ana e mediave. Shkruajini letra botuesve të gazetave ose të revistave në formë reagimi ndaj artikujve homofobikë ose keqdrejtues. Kontaktoni me stacionet televizive dhe bëjini ata me dije se programet homofobike janë ofenduese dhe kërkoni prej tyre që t’i largojnë sponzorimet e programeve të tilla. Qëndroni të gatshëm që respektin tuaj t’ia shprehni gazetave, revistave, stacioneve dhe rrjetave televizive kur shfaqin ndonjë program ose artikull e që me saktësi e portretizojnë jetën e gejëve dhe të lezbikeve, ose promovoni larmi dhe tolerancë. Veproni në të njëjtën mënyrë me agjencionet e reklamave.

- Përgjigjjuni përfaqësimeve të pasakta ose eksploatimit të gejëve dhe të lezbikeve nga prezantuesit e emisioneve, politikanët dhe nga teleevangjelistët.


- Kur është e mundshme, shfrytëzojeni gjuhën gjithëpërfshirëse si një person ose partner tjetër i rëndësishëm në vend se të paraqiteni si bashkëshort ose bashkëshorte. Mos pretendoni se të gjithë janë heteroseksualë.

- Inkurajojeni shkollën tuaj dhe bibliotekat shoqërore, që në raftet e tyre të mbajnë libra gejë dhe lezbike.

- Përkrahini ngjarjet kulturore gejë dhe ato lezbike.

- Kur të jetë e mundshme, diskutoni rreth homofobisë dhe orientimit seksual me anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj.

- Përcjellini taktikat e fundit të përpiluara nga organizatat antigay. Formulojini planet për ta kundërvepruar ndikimin negativ të tyre në komunitetin tuaj.

- Edukojeni veten për historinë gej dhe atë lezbike. Mësoni për meshkujt gejë dhe femrat lezbike që kanë dhënë kontribute të çmueshme për shoqërinë.

- Shfaqini simbolet e krenarisë dhe të larmisë.


Enkas për gejët dhe lezbiket

Krahas sygjerimeve të sipërpërmendura, gejët dhe lezbiket mund të bëjnë madje edhe më shumë për ta pakësuar ndikimin negativ të homofobisë dhe të heteroseksizmit në jetën e tyre.

- Kur të jeni gati tregojuni prindërve, anëtarëve të tjerë të familjes, miqëve dhe bashkëpunonjësve për orientimin tuaj seksual. Përveç që është një përvojë shumë validuese dhe e fuqishme, dalja haptazi e zvogëlon ndikimin e retorikës antigay. Heshtja dhe padukshmëria e gejëve dhe e lezbikeve iu mundëson organizatave homofobike që të vazhdojnë së keqinterpretuari komunitetin gej dhe atë lezbik.

- Mësojini ligjet në komunitet si dhe politikat në vendin tuaj të punës që ju godasin juve si person gej.

- Raportojeni ofendimin ose shqetësimin e shkaktuar te autoritetet adekuate. Inkurajojeni zbatimin e ligjeve dhe të politikave ekzistuese antidiskriminuese. Nëse nuk ka gjëra të tilla në regjionin ku jetoni, informojini ligjvënësit për nevojën e legjislacionit të tillë dhe inkurajojeni vendin tuaj të punës që t’i miratojë politikat e antidiskriminuese që kanë të bëjnë me orientimin seksual.

- Mos lejoni që të kategorizoheni nga stereotipët gejë dhe lesbike. Bëhuni ata që jeni.

Si të identifikohet homofobia te vetja dhe te të tjerët


“Homofobia: mungesa e ndjenjës së dashurisë për anëtarët e gjinisë së njëjtë dhe rrjedhimisht pasoja e urrejtjes ndaj ndjenjave të tilla te të tjerët… besimi në superioritetin e pathyeshëm të vetëm njërës formë të dashurisë e që për këtë shkak duhet të dominojë”

Audre Lourde



Lidhjet dhe ndjenjat në mes të anëtarëve të gjinisë së njëjtë, gjatë, janë shikuar si problem i shoqërisë. Megjithatë, nuk janë problem ndjenjat ose lidhja e gjinisë së njëjtë. Problem i shoqërisë është homofobia – mënyrat e shumta në të cilat njerëzit nënçmohen në bazë të orientimit seksual dhe në zgjedhjen e ndjenjave.
Në shumë kultura lidhjet e gjinisë së njëjtë janë pranuar në shoqëri si mënyra normale të sjelljes së njerëzve. Ndërkaq, në shoqërinë tonë shumë njerëz besojnë se kontakti seksual në mes të meshkujve është sëmundje dhe nuk është dukuri normale, derisa kontakti seksual në mes të dy femrave jo vetëm që është konsideruar si sëmundje dhe gjë jo normale por edhe si i pamundshëm dhe që nuk ekziston.
Në këtë tekst flitet për atë se si të identifikohet homofobia në veten tonë dhe te të tjerët, për mënyrën se si ajo i dëmton heteroseksualët, për shkaktarët e homofobisë dhe si shërimin e saj.


Si të identifikohet homofobia te vetja dhe te të tjerët


Ekzistojnë katër lloje të ndryshme por të ndërlidhura të homofobisë: homofobia personale, interpersonale, institucionale dhe ajo kulturore.

Homofobia personale është paragjykimi i bazuar në besimin vetanak se, lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët janë mëkatarë, të pamoralshëm, të sëmurë, të ulët kundrejt heteroseksualëve ose janë meshkuj dhe femra të formuar joplotësisht. Homofobia personale manifestohet me ndjenjë të frikës, mosrehatisë, papëlqyeshmërisë, urrejtjes ose të neverisë ndaj seksualitetit të gjinisë së njëjtë. Secili, pavarësisht nga orientimi seksual mund ta ndiejë homofobinë personale. Kur atë e ndiejnë lezbiket, homoseksualët ose biseksualët atëherë ajo quhet homofobia e internalizuar. Sikurse heteroseksualët, ashtu edhe lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët janë mësuar që nga fëmijëria se seksualiteti i gjinisë së njëjtë është më i ulët sesa heteroseksualiteti, andaj shumica këtë frikë e internalizojnë (e përbrendsojnë), pastaj e ngjallin në veten e tyre deri në atë masë sa që vetëpranimi bëhet shumë i vështirë. Ata, e pranojnë stigmën, që iu është mveshur lezbikeve, homoseksualëve dhe biseksualëve, pa menduar se përjetimi i tillë është rezultat i presionit. Pasoja të kësaj forme të të menduarit te lezbiket, homoseksualët dhe te biseksualët janë: 1. Mbajtja fshehurazi i identitetit seksual me kujdes të madh; 2. Tentimi i pashpresë për ta ndryshuar orientimin seksual; 3. Disa të tjerë tentojnë ose bëjnë vetvrasje.

Homofobia interpersonale është sjellja individuale e bazuar në homofobinë personale. Kjo urrejtje ose ky mospëlqim mund të shprehet me emërtime të ndryshme ofenduese, me tregimin e barcoletave, me keqtrajtim verbal ose fizik dhe me veprime të tjera diskriminuese. Homofobia interpersonale në formën e saj ekstreme manifestohet me sulm fizik të lezbikeve, të homoseksualëve dhe të biseksualëve për asnjë arsye tjetër përveç homofobisë. Shumë njerëz e shprehin frikën e tyre ndaj lezbikeve, homoseksualëve dhe ndaj biseksualëve në mënyra të rëndomta dhe jo të dhunshme. Farefiset shpesh dhe qëllimisht iu shmangen anëtarëve të tyre homoseksualë ose biseksualë; bashkëpunëtorët distancohen dhe janë të ftohtë ndaj kolegëve lezbike, homoseksualë dhe biseksualë; miqtë heteroseksualë nuk janë të interesuar të dëgjojnë për lidhjet e miqëve të tyre lezbike, homoseksualë ose të atyre biseksualë.

Homofobia institucionale nënkupton mënyrat e shumta përmes të cilave, qeveria, sektorët e punës, xhamiat, kishat dhe institucionet e organizatat tjera, i diskriminojnë njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual. Homofobia institucionale gjithashtu quhet edhe heteroseksizëm. Homofobia institucionale reflektohet nga organizatat fetare që kanë qëndrime ose rregulla të fuqishme kundër asaj që lezbiket, komoseksualët ose biseksualët ta udhëheqin meshën ose shërbimin; pastaj ajo reflektohet nga agjencionet që refuzojnë t’iu ofrojnë vende udhëheqëse ose shërbime lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe në fund nga qeveritë që nuk kanë pasur sukses në sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht nga orientimi seksual.

Homofobia kulturore bazohet në normat dhe standardet shoqërore që e diktojnë besimin se si të jesh heteroseksual është më mirë ose më moralshëm se sa të jeshë lezbike, homoseksual ose biseksual dhe se secili është dhe duhet të jetë heteroseksual. Edhe homofobia kulturore quhet heteroseksizëm.
Homofobia kulturore shihet çdo ditë në televizior dhe përmes shpalljeve ku, pa përjashtim, secili person është heteroseksual, çdo lidhje erotike e përfshin vetëm femrën dhe mashkullin dhe se për çdo fëmijë “normal” nënkuptohet se e tërheqin dhe se do të martohet me dikë të gjinisë së kundërt. Në një numër të vogël të rasteve ku portretizohen lezbiket, homoseksualët ose biseksualët, zakonisht paraqiten si jo të lumtur, stereotipë, të prirur për sjellje vetshkatërruese ose ambivalentë në shikimin e orientimit të tyre seksual.


Si homofobia i dëmton heteroseksualët?


Homofobia dhe heteroseksizmi në mënyrë të qartë bëjnë presion në lezbiket, mashkujt homoseksualë, femrat dhe mashkujt biseksualë përmes formave individuale të sulmit verbal ose fizik dhe përmes ndikimeve kolektive që shkaktojnë padukshmëri, mosvlerë dhe diskriminim të homoseksualëve dhe të biseksualëve. Sido që të jetë , homofobia dhe heteroseksizmi, poashtu, i dëmtojnë edhe heteroseksualët. Me mbjatjen e definicioneve të ngurta për sjelljet dhe lidhjet seksuale “të përshtatshme”, knaqja e lirë në çfarëdo interaksioni sensual ose afërsi emocionale në mes të pjesëtarëve të gjinisë së njëjtë është e kufizuar. Frika nga ajo se personi do të kuptohet si lezbike ose si homoseksual e kufizon zhvillimin e miqësisë në mes të anëtarëve të gjinisë së njëjtë. Kjo frikë i kuntribuon zhvillimit të stresit dhe jofleksibilitetit emocional dhe mund ta shkatërrojë lidhjen heteroseksuale.
Homofobia shpesh e shkatërron familjen kur prindërit e kuptojnë se fëmiu i tyre është lezbike, homoseksual ose biseksual. Sa do të ishte më mirë të ruhej familja duke i përkrahur dhe nderuar të gjithë të afërmit, pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual.
Në shoqëritë ku të arriturat e lezbikeve, të homoseksualëve dhe të biseksualëve janë të fshehura dhe të nënçmuara, heteroseksualët kanë pasqyrë të shtrembëruar të realitetit; mësojnë vetëm për jetën e heteroseksualëve. Mohohet mundësia e mësimit nga përvoja, aftësitë dhe njohuritë e lezbikeve, të homoseksualëve dhe të biseksualëve. Heteroseksualët, mund ta pasurojnë jetën e tyre nëse qëndrojnë në kontakt me lezbiket, homoseksualët dhe me biseksualët.
Mohimi i të drejtave të barabarta njerëzore ndaj lezbikeve, homoseksualëve dhe biseksualëve detyrimisht qon drejt kufizimit të të drejtave të gjithë njerëzve. Qeveritë të cilat më së ashpëri i kanë shtypur homoseksualët, poashtu, i kufizojnë njerëzit në baza gjinore, racore, të përkatësisë etnike, besimeve fetare dhe në baza klasore. Nëse ekziston mundësia që lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët të jenë shënjestër e diskriminimit, çdo komunitet tjetër në shoqëri mund të bëhet shënjestër për diskriminim. Nëse, besojmë thellë në lirinë dhe të drejtat individuale, atëherë do t’i çmojmë të gjithë njerëzit dhe dallimet mes tyre që aq shumë i kontribuojnë shoqërisë pluraliste.


Cilët janë shkaktarët e homofobisë?


Homofobia personale (paragjykimet) kryesisht shkaktohet nga mosinformimi. Siç është rasti me seksizmin dhe racizmin, njerëzit mësohen të jenë homofobë. Mitet për lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët vazhdojnë të barten në shoqërinë tonë përkundër qasjes ndaj informatave të sakta. Një numër i vogël i fëmijëve merr informata të paanshme për lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët; shumica e të rriturve vazhdojnë të besojnë për stereotipet të cilat i kanë mësuar në fëmijëri, derisa në anën tjetër, disa organizata fetare dhe konzervative promovojnë gënjeshtra për lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët.

Homofobia interpersonale (keqtrajtimi dhe diskriminimi individual) mund të shpjegohet përmes vrojtimit të profesionistëve të psikologjisë në lidhje me paragjykimet. Personat të cilët nuk janë “ti” me seksualitetin personal, ose të cilët ndihen të kërcënuar nga seksualiteti i gjinisë së njëjtë, janë të prirur për shtangësi ndaj asaj çka është seksualisht “e drejtë” dhe mund të tentojnë t’i dënojnë ose t’iu imponojnë mendimet e veta lezbikeve, homoseksualëve dhe biseksualëve.

Homofobia institucionale shkaktohet pjesërisht nga gara për fuqi. Shoqëritë e sotme krijojnë “qingja-sakrificë” në mënyrë që ta mbajnë status quo-në dhe pozitat e atyre që ndodhen në pushtet. Gjatë shekullit të kaluar komunitetet e ndryshme siç janë: çifutët, afrikanët, aziatikët, latinoamerikanët, indianët amerikan, femrat, lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët janë fajësuar për një varg të problemeve shoqërore dhe ekonomike. Kur sakrifikimi i “qingjave” është i suksesshëm, grupi dominues nuk ka ndien nevojë që të marrë përgjegjësinë për padrejtësinë ose për të hequr dorë nga privilegjet.

Homofobia kulturore në shumicën e rasteve shkaktohet nga normat shoqërore që e diktojnë seksualitetin “e drejtë”. Kontakti seksual në mes të personave të gjinisë së njëjtë ka ndodhur në të gjitha shoqëritë gjatë historisë dhe haptazi është pranuar në shumë kultura. Por civilizimi perëndimor në përgjithësi shfaq trysni ndaj seksualitetit të çdo lloji, përveç mbarësimit që nevojitet për rikrijim ose aktivitetit seksual në kuptimin e martesës heteroseksuale. Për këtë arsye seksualiteti i gjinisë së njëjtë do të jetë objekt frike dhe mallkimi.


A mund të shërohet homofobia?


Homofobia është e shpërndarë në këtë shoqëri dhe në shumë të tjera. Për shkak se të gjithë jemi produkt i shoqërisë, shumica prej neve jemi homofobë, pavarësisht nga orientimi ynë seksual.
Dalja mbanë më homofobinë në mënyrë konstruktive, pikë së pari kërkon pranimin e ekzistimit të gjerë të saj. Ne nuk mundemi thjeshtë t’i largojmë ndjenjat tona homofobe, por, nëse jemi të vullnetshëm që ta pranojmë se si të gjithë jemi homofobë, atëherë mund ta marrim përgjegjësinë për zgjedhjet dhe për ndryshimin e sjelljes tonë.
Përveç supozimit se homofobia është e pranishme gjithkund, mund të veprojmë edhe siç vijon:
Të identifikohet homofobia, e jo homoseksualiteti, si problem që duhet zgjidhur. Gjatë bisedave me miqtë dhe kolegët, diskutoni haptazi rreth homofobisë. Për shumë njerëz, momentet e vetme kur flitet për lezbiket, homoseksualët dhe për biseksualët janë në kontekstin e barcoletave dhe të shakave homofobike.
Të mendohet për ngjashmëritë dhe dallimet në mes të homofobisë dhe formave të tjera të ndrydhjes. Shfrytëzimi i njohurive për racizmin, seksizmin, klasizmin etj. do t’ju ndihmojë në të kuptuarit më të mirë të homofobisë dhe në kërkimin e formave më të mira për t’iu përgjigjur asaj.
Të dëgjohen përvojat e lezbikeve, të homoseksualëve dhe të biseksualëve dhe të merret me mend besueshmëria dhe vërtetësia e përvojave të tyre të ndrydhjes. Ngjashëm, duhet të merret me mend mënyra në të cilën lezbiket, homoseksualët dhe biseksualët e përjetojnë botën, mënyrë kjo, që dallon me atë të heteroseksualëve.
Përkrahja aktive e përpjekjeve antidiskriminuese si dhe e fushatave që kanë për qëllim largimin e paragjykimeve dhe të dhunës homofobe.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...