Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/12

Kostaq Cipo (1882-1952)

Kostaq Simon Cipo lindi në Elbasan më 25 Dhjetor të vitit 1892. Është i biri i Simonit dhe i Agnijes. I ati ishte zanatçi, por e mbylli jetën si nëpunës i rangut të ulët në bashkinë e qytetit. Agnija, e ëma, ishte e bija e Jan Xhuvanit, priftit të varfër të fshatit Shtërmen dhe e motra e patriotit të shquar dhe gjuhëtarit të madh Aleksandër Xhuvani.


Në moshën 6 vjeçare, më 1898, u regjistrua në shkollën 7-vjeçare të qytetit, që ishte në gjuhën greke. Më 1906, pasi kreu mësimet në këtë shkollë, u regjistrua në një gjysmëgjimnaz turqisht i cili ishte hapur në Elbasan. Më 1910 vazhdoi dy vitet e fundit të gjimnazit në Manastir (Bitola e sotme).

Në këtë kohë u njoh me patriotë të shumtë si: Gjergj Qirjazin, Muço Qullin (Minella Gërmenjin i cili drejtonte gazetën "Drita") dhe Shahin Kolonjën. Vitin e fundit të gjimnazit Cipo-ja nuk arriti ta përfundonte për shkak të Luftës Ballkanike dhe u kthye në Elbasan (1912).

Gjatë periudhës së pushtimit serb shërbeu si bibliotekar pranë familjes së Aqif Pashë Elbasanit, për të sistemuar dhe kataloguar librat e bibliotekës së tij të pasur. Në vjeshtë të vitit 1913 (në moshën 20 vjeçare) iu dha një bursë për në Shën Mitër Korona, në kolegjin e Shën Adrianit, pikërisht në atë shkollë ku kishte dhënë mësim për tre vjet rresht (1906-1909) daja i tij, Aleksandër Xhuvani. Shkollën e filloi në shtator 1913 dhe e ndoqi pa shkëputje për 4 vjet.

Në vjeshtë të vitit 1917 regjistrohet në Fakultetin e Letrave dhe të Filozofisë në Romë, në grupin e filologjisë klasike. Për pak kohë Cipoja ishte redaktor i jashtëm i gazetës "Kuvendi" që botohej në italisht nga S. Gjika dhe shkruante kryesisht rubrikën për letërsinë me pseudonimin "Skampensis" (Elbasanasi).

Ndër artikujt e shkruar në këtë periudhë spikat komenti i gjatë për vjershën e Fishtës "I dëbuemi". Po kështu ai shkruan një seri artikujsh për krijimtarinë e Naim Frashërit dhe të De Radës, ndërsa në fushë të gjuhësisë spikat artikulli studimor "Studime etimologjike të gjuhës shqipe të krahasuar me atë greke, latine, gjermane e persiane". Të gjithë këta artikuj janë shkruar në italisht. Në krye të artikullit për etimologjinë spikat një shprehje e Foy " I lumtur ai shkrimtar që i ngre një monument vendit të tij".

Më 1919 me rastin e vizitës në Itali të Presidentit amerikan Wilson, një grup i vogël shqiptarësh, midis tyre edhe Cipo, i dërgon atij një mesazh proteste për shkak të ndërhyrjes së Italisë në punët e brendshme të Shqipërisë. Në këtë periudhë u njoh me personalitete të politikës dhe letrave shqipe si: Padër Gjergj Fishta, Mehdi Frashëri, Dhimitër Berati, Imzot Bumçin etj. Këtu forcoi edhe më shumë miqësinë me Luigj Gurakuqin. Miqësi të veçantë pati me një bashkëstudentin e tij, Mustafa Krujën, me të cilin do të prishej vitet e pushtimit fashist.

Në Dhjetor të vitit 1921 Cipoja u kthye në Tiranë dhe po atë ditë u emërua mësues në shkollën Normale të Elbasanit. Kur ishte në vitin e dytë të punës e pezullojnë 6 muaj nga puna me pretekstin se po prishte zakonet e mira të vendit duke qenë se dilte në rrugë alla europiançe dhe pa qylafin turk në kokë.

Për shkak të aktivitetit demokratik, në mënyrë të veçantë, për shkak të propagandës progresiste që zhvillonte te studentët konviktorë të Normales, kundër tij filloi një fushatë shpifjesh të cilat sollën si rrjedhim transferimin e tij me motivacionin "për kokëfortësi dhe pikëpamje antiqeveritare", për një periudhë dyvjeçare (1923-1925), si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Shkodrës. Në Shkodër e forcoi edhe më tepër lidhjen me Padër Fishtën dhe së bashku me të u caktuan në Komisionin për përzgjedhjen e Himnit Kombëtar.

Në vjeshtë të vitit 1925 transferohet në Korçë si profesor në Liceun Francez në të cilin ndenji plot 14 vjet, deri më 1939. Ai nuk mund të pajtohej me gjendjen në të cilën ndodhej vendi dhe si patriot demokrat nuk druhej që ta shprehte këtë edhe në klasë madje duke hyrë në konflikt edhe me Ministrinë e Arsimit të asaj kohe. Jashtë shkollës veprimi i tij ishte antiqeveritar dhe kjo dihej nga të gjithë. Kjo mënyrë sjelljeje pati si rezultat burgosjen për 12 ditë në burgun e Tiranës duke gjetur si shkak vrasjen e Ceno Begut.

Në këtë kohë i kushtoi vëmendje të madhe jo vetëm mësimdhënies së shqipes, si e vetmja lëndë që i lidhte drejtpërdrejt studentët me vendin e tyre (mësimet zhvilloheshin të gjitha në frëngjisht), por edhe letërsisë dhe folklorit shqiptar. Mendimet për këtë, krijimtarinë gojore të popullit të vet, i jep në formë të përmbledhur në artikullin "Biblioteka e punëtorit intelektual".

Kjo krijimtari e vyer e popullit e tërhiqte, por edhe e shqetësonte pa masë. Ai mendonte se ajo, që të mos humbte, duhej mbledhur, sistemuar dhe studiuar me rigorozitet shkencor. Këtë ide filloi ta vinte në jetë me detyrat e veçanta që u jepte nxënësve për të mbledhur krijimtarinë gojore të trevave nga vinin, më pas iu fut punës për sistemimi e skedimin e saj.

Kjo punë e tij gati 14 vjeçare shkoi e humbi kot, pasi biblioteka e tij e pasur u plaçkit dhe u dogj në kohën e luftës Italo - Greke, gjatë qëndrimit të ushtarëve grekë në Pogradec. Biblioteka e tij ishte vendosur në shtëpinë e prindërve të gruas Margarita Papajani, e bija e Dr. Filip Papajanit, shkrimtar, rilindës i njohur me pseudonimin "Lipi", me të cilën ishte martuar më 1929.

Kur hyri Italia fashiste në Shqipëri ai ishte Nëndrejtor i Liceut dhe mbajti një qëndrim të prerë kundër anëtarësimit të pedagogëve të Liceut në Partinë Fashiste, gjë që u pasua me mosvajtjen në ceremoninë e organizuar me rastin e vizitës së Jakomonit në Korçë.

Kjo bëri që të niste vëzhgimi i tij dhe që në qarqet intelektuale të qytetit të njihej si "Il grande rifiuto". Në gusht të 1939 e arrestojnë dhe nga burgu i Korçës e transferojnë në atë të Tiranës dhe prej këtej e internojnë në Itali, në Colfiorito. Në këtë fshat të humbur dhe me klimë jashtëzakonisht të ashpër ndenji dy vjet së bashku me të shoqen dhe tre fëmijët.

Pas dy vjetësh, kohë që përkon edhe me përfundimin e luftës Italo-Greke, kthehet në Pogradec, tek i vjehrri, dhe e gjen shtëpinë, e sidomos bibliotekën e tij mjaft të pasur e me ekzemplarë unikë nga letërsia, historia dhe, veçanërisht, gjuhësia e përgjithshme e albanologjia, të plaçkitur e të rrënuar nga njerëz që dinin se çfarë duhet të merrnin e çfarë duhet të digjnin nga ky thesar.

Në këtë kohë Cipoja harton një deklaratë e cila iu kërkua të gjitha familjeve që kishin pësuar dëme nga qëndrimi i ushtarëve grekë në qytet. E përmendim këtë fakt pasi nëpërmjet këtij dokumenti do të mund të krijonim një ide të përgjithshme për vlerat e madhësinë e bibliotekës dhe, për rrjedhim, edhe të pronarit të saj, si personalitet në fushë të dijes dhe kulturës shqiptare.

"...Për bibliotekën t'ime, jashtëzakonisht të pasun, të pajisun me 1200 vëllime, nga të cilat 800 u vodhën a u dogjën nga grekët si zjarr për t'u ngrohur, mendja më thotë se librat nuk do jenë djegur, por do të jenë ngritur e dërguar në Greqi..."

Për një kohë prej shtatë muajsh qëndroi i papunë dhe më pas e ftojnë në Tiranë ku e emërojnë profesor në dispozicion të Ministrisë së Arsimit, por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Më vonë e emërojnë inspektor arsimi. Me ardhjen e gjermanëve Mustafa Kruja, si kryeministër, i ofron Dikasterin e Arsimit.

Cipoja e falënderoi, por nuk e pranoi ofertën për ministër. Ishte viti 1942. Në shtator të këtij viti u ftua për të marrë pjesë në Konferencën e Pezës si patriot dhe antifashist, por për arsye shëndetësore nuk mori pjesë. Në këtë kohë ai ishte 50 vjeç. Mbas një viti pune largohet nga Ministria e Arsimit dhe punësohet si përkthyes në shtëpinë botuese italiane "De Agostini Novara". Këtu qëndroi deri në shtator të vitit 1943. Për pak kohë u punësua si korrektor në shtëpinë botuese "Ismail Mal Osmani".

Pas një periudhe heshtje boton tek "Revista Letrare" e Vedat Kokonës një artikull me titull "Libri, kujtime, mendime" ku trajtonte problemin e rëndësisë që ka libri dhe rolit që luan ai në jetën e kombit për bashkimin dhe përparimin e tij, për formimin e ndërgjegjes kombëtare. Pas çlirimit kreu vetëm për një muaj detyrën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare.

Nga Janari i vitit 1945 deri në Prill të 1946 ishte Ministër i Arsimit, dhe, si i tillë, ndikoi dhe ishte nismëtar i hapjes së Institutit Pedagogjik Dyvjeçar. Në Maj të po këtij viti u emërua Drejtor i Institutit të Studimeve, i cili, si Institut i Shkencave, iu aneksua Kryeministrisë më 1948.

Që nga ajo kohë e deri sa vdiq punoi si anëtar i këtij Instituti, si specialist i gjuhës shqipe. Në këtë periudhë iu kushtua me të gjitha forcat veprimtarisë mësimore dhe asaj studimore-shkencore. Arriti edhe të botonte veprat e tij më të rëndësishme: Gramatikën e Gjuhës Shqipe, Sintaksën dhe Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Për “Sintaksën” Cipoja u vlerësua edhe me Çmimin e Republikës. Gjithashtu Prof. Cipo është nderuar me titullin "Mësues i Popullit".

Së bashku me Xhuvanin dhe Çabejn mori pjesë në hartimin e Udhëzuesit të Parë Drejtshkrimor të gjuhës letrare (1948-1950) dhe në përpunimin e disa terminologjive kryesore shkollore. Punoi një gramatikë të gjuhës shqipe për shkollën shtatëvjeçare, dhe një varg studimesh gjuhësore mbi fjalitë e përbëra (ndër të parët që nisën trajtimin e thelluar të tyre), mbi gjuhën e Pjetër Budit etj. Përgatiti një botim shkencor të "Historisë së Skënderbeut" të Naim Frashërit, mbi bazë kriteresh filologjike të pajisur edhe me komente gjuhësore edhe letrare.

Me gramatikën shqipe në dy vëllime, e para gramatikë joshkollore e karakterit shkencor në gjuhën shqipe, hapi shtigje të reja në studimin e gjuhës shqipe, veçanërisht në fonetikë e sintaksë. Kjo gramatikë u përdor edhe si tekst mësimor për shumë vjet dhe shërbeu edhe si mbështetje për tekstet e tjera të mëvonshme më të gjera e më sistematike.

Për vendin e veçantë që zë Kostaq Cipo në shkencën, kulturën dhe historinë tonë janë shprehur edhe personalitete të këtyre fushave:

"Qe ndër pedagogët kryesorë që kontribuan në ngritjen e arsimit tonë të lartë." Prof.Mahir Domi.

"...njohësi më i sigurt e shijuesi më delikat nga njëra anë e tri gjuhëve të lashta greke, latine e italiane si dhe i tre letërsive të tyre." Prof.Selman Riza.

“Kësaj rruge të sapo shkelur, do të ecte dhe Kostaq Cipo, duke hedhur ura të reja në mes gjuhës e letërsisë shqiptare dhe duke zgjeruar sferën e studimit të përbashkët” Prof.Nasho Jorgaqi.

Vdiq në 6 Janar të vitit 1952.Deri më sot nuk ka asnjë institucion shkencor apo arsimor, qoftë edhe në qoshen më të humbur të Shqipërisë, që të mbajë emrin e këtij personaliteti të shquar të shkencës dhe kulturës shqipe.

Fjalori Enciklopedik Shqipëtar - 1985

CIPO, Kostaq (1892-1952)

Veprimtar i shquar i arsimit dhe i shkencës gjuhësore. Mësues i Popullit. Studimet e larta filologjike i kreu në Universitetin e Romës. Punoi (1921-1939) si mësues i gjuhës e i letërsisë në disa shkolla të mesme të Shqipërisë, sidomos në Liceun e Korçës. Për qëndrimin e tij Atdhetar, qe ndër të parët që u arrestua nga fashizmi italian dhe u mbajt i internuar për rreth dy vjet në Itali. E simpatizoi dhe e përkrahu Lëvizjen Nacional Çlirimtare.

Pas çlirimit u zgjodh dy herë deputet në Kuvendin Popullor. Në vitet 1945-1946 iu ngarkua detyra e Ministrit të Arsimit. K . Cipo-ja vuri të gjitha aftësitë e përvojën e tij të pasur në shërbim të shndërrimeve të thella demokratike të shkollës tonë.

Në vitet e fundit të jetës se tij iu kushtua tërësisht arsimit të lartë dhe shkencës së re shqiptare duke shtjelluar një veprimtari të dendur pedagogjike e studimore në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar, Instituin e Shkencave.

Hartoi tekstet e Fonetikës e të Morfologjisë së sotme e historike, që qenë orvatjet e para përgjithësuese në këto fusha. Qe bashkautor dhe drejtues i hartimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të botuar më 1954. Së bashku me A. Xhuvanin dhe E. Çabein, mori pjesë në hartimin e udhëzuesit të parë drejtshkrimor të shqipes pas-çlirimit (1948-1950) dhe të terminologjisë shkencore shkollore themelore. Kreu studime për fjalët e përbëra në rrafshin e gjuhësisë bashkëkohore dhe për gjuhën e disa autorëve të lertërsisë tonë të vjetër. Hartoi një gramatikë të shqipes në dy vëllime ( l. Fonetikë-Morfologji, 1949 e 2. Sintaksë, 1952). Nga të cilët i dyti mori Çmimin e Republikës. Kjo gramatike e hartuar mbi kritere të shëndosha shkencore qe mbështetje e mirë për studimet gjuhësore të mëpastajme.

Veprat.
[Morfologjia historike e shqipes (1947)] [Fonetika (1947)] [Rreth disa kompozitave (1948)] [Kompozitat determinative (1948)] [Gramatika për klasat e V,VI e të VII të shkollës shtatëvjeçare (1948)] [Vërejtje fonetike, morfologjike e sintaktike mbi “Doktrinën e Krishtenë” të Budit (1618) e pabotuar.] [Fillimet e stilistikës e letërsisë A. Xhuvani, K. Cipo (1930)] [Gramatika (fonetikë e morfologji) 1949] [Sintaksa (1952) botuar pas vdekjes] [Shënime e shpjegime të veprës “Historia e Skënderbeut” (1953) botuar pas vdekjes] [Fjalori i gjuhës shqipe (1954) bashkautor]

“Morfologjia Historike e Shqipes” (1947) Dispensë e Shaptilografuar.Botuar nga Instituti Pedagogjik Dyvjeçar.

“Fonetika” (1947) Dispensë e Shaptilografuar. Botuar nga Instituti Pedagagogjik Dyvjeçar. Ribotuar në vitin 2003.

“Rreth Disa Kompozitave” (1948) Buletini i Institutit të Shkencave Nr.l, Faqe 51-54

“Kompozitat Determinative” (1948) Buletini i Institutit të Shkencave Nr.2-3, Faqe 9-12

“Gramatika” Për Klasat e V, VI e të VII të Shkollës Shtatëvjeçare

“Ortografia e Gjuhës Shqipe” Xhuvani, Cipo, Çabej.



Artikuj në Shtyp:

“Gjuhë dhe Gramatikë” “Zëri i Popullit”, 20 Korrik 1949

“Vërejtje Fonetike, Morfollogjike e Sintaktike mbi “Doktrinën e Kërshtenë” Të Budit (1618)” (1952) B.SH.SH., Nr.1 Faqe 5-32

“Ortografia e Gjuhës Shqipe” Gazeta “Bashkimi”, 14-15 Tetor



Tekstet Madhore:

“Gramatika” 1949 Instituti Shkencave

“Sintaksa” 1952 Instituti Shkencave

"Fjalori i Gjuhës Shqipe" 1954 Instituti Shkencave

2015/05/11

CIKËL POETIK NGA FATON MEHMETI



Faton Mehmeti

Faton Mehmeti ka lindur në Ferizaj me 12.09.1982. Ka mbaruar fakultetin e filologjisë, dega Letërsi dhe Gjuhë shqipe, dhe vazhdon masterin po në këtë drejtim.

Merret me shkrime të ndryshme: poezi, recensione, vështrime letrare si dhe shkrime (opinione) të ndryshme në gazetat ditore. Hobi ka futbollin, dhe i pëlqen të vizitojë dhe të njohi kultura dhe njerëz të huaj. Punon si mësimdhënës në shkollë fillore, dhe ligjëron lëndën gjuhë dhe letërsi shqipe


Kumanova 

Ja mesyen qetniket
te shfarosin shqipetaret
me barut
me politike cdo dite
marrin jete shqiptari
si kancer
i pasherueshem
Kur ju erdhet ketu
Tungjatjeta shqipetari ju tha
ishim ketu denbabaden
ju qe nga karpatet
erdhet
mijera vjet pas nesh
Nuk trembet Ilirida
ne zemren e shqipetareve
ne Kumanoven epike
spo kerkojme asgje me shume
se te jetojme si njerez
juve qe ju mesuam qyteterimin
mosmirenjohes...!!!



Fle i qete ne perjetesi


( kushtuar Sali Cekaj )


Ndrydhur ne gji flamurin
bartur si hajmali nder brezash
Urtesuar me tradite malesori
pene e ruajtur me ngjyre gjaku
Kemba e trimit peshoi
mbi gurin e huaj qe ndau nje komb
Mbi nje qiparis
perjetesia fle e qete...!!!







Mallin nuk e shuan as shiu...


Qielli i ngrysur
me vrap struken ne skaje
brenda mureve
sikur zogjet nga debora
vec te perndjekurit
e dashurise
hapin zemrat
per te freskuar
dhimbjen
Sa e dukur dukeshe
mbi floket tua
edhe shiu gjente
ngrohtesi
dhimbje qe tretet nga permallimi
etje qe nuk shuhet
as me shi...!!!




Njeriu


Si ato qeliza
japin fruta dhe jane vete fruta
Nriu i lindur per te lindur
frutat me te mira t'i trashegoj
Te ruan brenda per brenda
frutin nga stuhite
Nje dite ajo do rritet
te gjitha ketu dhe asnje sdo mbetet...!!!






Poeti


Si nje gjeth
qe mbron bimen e vet
nga acari, ftohti
derisa fyte te merr
kombin e vet
e ruan
poeti
E godasin pa te drejte
Ai nuk hakmerret
perulesia...falja
ne gjeneat e tij
mbart sinonimin
te kthyerit faqen tjeter kur r godasin
e keqja mundet me te mire
Ky eshte poeti
neperkembur nga njerezimi
ani pse i sherben njerezimit
filatrop
ne kohe sketerr
poeti
ky shpirti i botes...!!!






Tiranes


Ecjet e gjata
te atyre rrugeve
te shtrihet mbi bar
si bohem i humbur
aty edhe muza perjetohet
me teper se shkruhet
Qytet qe nuk fle dot
te gjithe heshtin
une te flas me Henen
aty bylbyli kendon vec per mua
po edhe Elioti shkruan vec per mua
pikture e skalitur ne mendjen time
imazhi yt
rendet gjithe atyre rrugeve
Me ringjalle nga hic gje
i mbuluar nga merit e botes
me merr pa pyetur
te shtrenjten dashuri
vjedhese zemrash
Tirana ime
ime Tirane...!!!





Ndjenje shterp


Ndjellur me urrejte
inate, percarje
te ndare si ne qytetet mmesjetare
per trille nuk njohin
njeri tjetrin
Nuk i ndajne ajroplanet
as trenet
as kufiri me pasaporta
teknlogji castit
bote pa ndjesi
Degradim vlere
shthurrje etike
shtypet i dituri
lartesohet " i njofshmi "
T'i ngjitesh malit
dhjetera prap te terheqin
mosuksesin e vete
e perligjin duke fyer tjeret
Shterpesi brendash
lajka e flirte
si nje ere inateve
melodi pa fund
rruge qe pa shkelura
me pare...!!!






Pa ty spo mesohem...


Mesnate
cdo gje e qete
si lugat i trazuar
rrugeve te boshatisura
te kerkoj
ti askund nuk je
Jane vetem kujtimet
ne mendjen
qyteti ka ndryshuar plotesisht
njerez te rinj
femije dikur
sot u bene burra
Pothuaje nje bote
e tere na ndan
se paku te kishim varre
njeri ose tjetri
si pelegrin dashurie
me arome lule
te beja konak
Cdo eshte ndryshe
vec une mbeta
si dikur
pervec mallit qe u shtua
cdo gje si dikur
pa ty
spo mesohem dot...!!!




Asgje nuk mbeti


Pa meshire fare
perbindeshe krokodili
perbive te gjitha
si ste erdhi keq
te lesh dicka
ku ta shuaj kujtimin
Sikur te te ndiqte
nje ushtri pas
me vrap ike
thone se as
te kori yne
nuk u ndale
ta shuash etjen
per te fundit here
Egoizmi te beri
meskine
more cdo gje
qe kishim bashke
i gjalle e nuk jetoj
po vuaj nga asmtA
OKSIGJENI IM..!!!


Shko...


Mos u brengos
mbrama ste vij dot
mbrapa te ndjek
vec hija jote
pas pluhurit
fshihet nje histori
e perbaltur
pameshirshem
Mos u brengos
ashtu te pluherosur
do e mbaj ne gji ate kujtim
shko
askush ste ndjek mbrapa
asgje mos me le
merri te gjitha
edhe zemren time te roberuar
merre
asgje mos le mbrapa
shko...!!!


Unë ...ky robi yt...!!!

Më afroheshe cdo ditë
sic i afrohet xhalati viktimës
nise pushtimi
nga zemra
se e dije se
aty qëndron dobësia
ime

Kur zemren e pushtove
mendja mbeti si rrufeja
pa goditës
për ironi thoje se
e dua rrufen kur
nuk godet

Më vure prangat
e robërisë
me le pa ditët e rinisë
edhe pse burgun e urrej dot
ende xhelatin
vazhdoj ta dua....!!!


Në vendlindjen tënde


Këtyre rrugëve të Dunavëve
rininë e kalove
me punë të krahut e plot me djersë
jetën e vështirë e sfidove
bashkë me lista që rriten
u bëre Nënë

Këto rrugë gjëra sa kaloja
si hije më vije pas
sikur më tregoje me nostalgji
lojërat si fëmijë që t'i bëje

Me ca vite mbi supë
28 vjet e ca muaj
13 vjet pa ty
13 vjet pa dëgjuar fjalën tënde

Në këtë kishë ku bëje lutje
në moshën tënde të rinisë
more bekimin e uratës tënde
mbi mua hodhe vyrtytin e urtësisë

Dhimbja e madhe është e heshtur
pak vargje nuk e tradhëtojnë mallin
mos më mba inat nësë loti më tradhëton
me zemrën e fëmijut më mungon Nënë…!!!


Malli i Shqiponjës


Mbi patkojt
e kalit të Gjergjit
500 vjet pa u ndal
u lartësua krenaria jote

Ismail Bej
si feniksi të ringrit
lartësove nderin e shqiptarit
tek dy ngjyra në sfond

Shqiponja po na prinë
e hidhëruar na shikon
gjysmën e trupit e humbi
në beteja me armiqtë tanë

Kaluan plot 100 vjet
Shqiponja prapë mbeti e zezë
qan e dënes për bashkim
e vetme s’mund të marr frymë

As ngjyra e kuqe
s’e deshiron kontrastin

Ajo ngjyrë të është vjetëruar
vetëm malli mbetet i ri
në ty një ditë do bashkohemi
me gjysmën tjetër të trupit

Në vëgime të kërkoj

Vitet shtohën në kalendar
ndërsa malli në zemrën time
me zili bëjnë garën
cila bën numëra më shumë

E ndal kohën në një cast
në vëgime të mendoj
sikur krahët ke hapur përsëri
në atë përqafim të shtrëngoj

Lehtas më flisja me nostalgji
skofiare kishe mbet si dikur
gjysmën e portokallit e kishe ruajtur
se zemrat moti i kishim falur

Sdua të pranoj realitetin
se pranë meje më nuk je
bashkë me shiun do vij një ditë
në krahërorin e lagur të të mbaj në gji

Do e gris kalendarin
vetëm dy data do mbesin aty
aty jam tretur në vetmi
derisa të të takohemi përsëri


Përzgjodhi :Flori Bruqi

Gazeta serbe :‘Informer’,Shqiptarët që u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovë këtë po e bëjnë me mbështetje të SHBA


Gazetat kryesore të Beogradit sot në faqet e para të tyre janë marrë me atë që ndodhi në Kumanovë, duke mëtuar se kanë informacione që lufta e vërtetë në Maqedoni do të fillojë më 12 maj (nesër) dhe se ajo po bëhet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazeta serbe ‘Kurir’, e cila njihet për afërsinë e saj me shërbimin sekret (BIA), në ballinën e saj shkruan se ‘Lufta e vërtetë fillon më 12 maj’.
mediatt

 Ajo i referohet burimeve të saj dhe në deklaratat publike të saj dhe në në deklaratat publike të pjesëtarëve të armatosur që morën pjesë në përleshjen e Kumanovës e që veten po e quajnë UÇK se lufta e vëtetë e cila ka për qëllim krijimin e Shqipërisë së Madhe, fillon nesër.


Ndërsa gazeta tjetër ‘Informer’, gjithashtu e njohur për afërsinë me pushtetin në Serbi, shkruan se shqiptarët që u përleshën me policinë maqedonase në Kumanovë këtë po e bëjnë me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo me qëllim pengimin e projektit rus të gazsjellësit, i cili kalon përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, për të dalë më pas në Evropën Perëndimore,

Kjo gazetë duke iu referuar burimeve diplomatike shkruan se zyrtarët e inteligjencës amerikane u kanë dhënë sinjal pjesëtarëve të UÇKsë për të filluar sulmet.

‘Ky sulm ishte mesazh që kishte për qëllim t’i dërgohej kryeministrit maqedonas Gruevski dhe homologut të tij serb Vuçiç.

 Mos harroni se në ditën e sulmit në Maqedoni, në Moskë ushtria serbe marshoi në paradë ushtarake së bashku me rusët,” citon kjo gazetë një prej ambasadorëve të Serbisë, të cilit nuk ia përmend emrin.

Z. Kryeminister, a na lejon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015



Rexhep Shahu



Pyetja e plotë për kryeministrin Edi Rama është kjo: A na lejon, a na pranon të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit 2015, nëse ne nuk votojmë kandidatët e tu për kryetarë të bashkive të Shqipërisë, por votojmë kandidatët e opozitës?



Dr.Halim Kosova


Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatin tënd melez për kryetar bashkie në Tiranë dhe hasanat e tu kudo nëpër Shqipëri, por votojmë kandidatin demokrat Halim Kosovën, dhe kandidatët e tjerë të opozitës, ne si qytetarë do të jetojmë keq se ti si qeveri e naltë që vran e kthjell, nuk do të japësh lekë për investime në qytetin ku jetoj unë, në qytetet ku jetojnë ata që nuk të votojnë melezat jo socialist apo hasanistë, nuk do të japësh lekë për asfaltime, kanalizime të ujrave të bardha e të zeza dhe muti ka me dale prej gjirizeve e do të derdhet udhëve të Tiranës, do të bëhet lumë muti nga Tirana në Durërs e do të vazhdojë kudo autostradave lumi i mutit deri ne Vlorë.




Erjon Velijaj dhe Dr. Halim Kosova


Kur të derdhet muti udhëve të Tiranës, nga do të udhëtosh ti naltmadhni kryeministër për të shkruar në zyrë, pa u bërë mut? Nga do të udhëtosh për të vajtur në aeroport pa u bërë mut?


Nga do të udhëtosh për në saraje në Surrel City, pa u bërë mut.

Po ndërkombëtarët që arbitrojnë në Shqipëri dhe thonë, nuk është mirë kështu, por nuk thonë kurrë se si duhet e si është e mira, si do të jetojnë në Tiranë ku kanë selitë e tyre, kur shërbimet duhet t’ua plotësojë bashkia, ujin duhet t’ua çojë bashkia, plehrat duhet t’ua mbledhë bashkia, nga do të udhëtojnë ndërkombëtarët për në selitë e tyre kur të jenë udhët lumej muti, nga do të vijnë në takim me ty ambasadorët që rrinë e të dëgjojnë e të duatrokasin këto ditë kur ti lufton e kërcënon se ose i do të gjitha pushtetet ose do ta bësh djerrinë këtë vend, ku s’do të mbijë kurrë bari e s’do të dalë kurrë gjethi.

Image result for edi rama
 
Edi Rama

Ti je i gjatë dhe nuk mbytesh në mut, por ata që janë të shkurtë, si Meta p.sh, si do t'ia bëjnë të mos mbyten në mut, si do t’ia bëjnë të mbeten gjallë.

Ti e ke pasë shumë problem e shumë siklet mutin që ngjitet pas këpucës, si do t’ia bësh kur muti të marrë udhët e vendit?

Ti z. kryeministër po thua se po nuk votuam kandidatin tënd melez, që sakllam nuk është socialist por është veç ramist, ne nuk do të kemi ujë në rubinetat e shtëpive tona, në siptalet tona, ku shëndetësia është pa lekë por me euro pasi shteti i ka shitë pacientët tek spitalet private.



Prof.Dr.Sali Berisha dhe Edi Rama

Nuk do të kemi ujë në çerdhet e kopshtet e qyteteve tona por qeveria jote do t’u japë falas coca-cola dhe ujë importi nga supër biznesi qeveritar I importeve të ujit të pijshëm.

Këtu pra nuk do të ketë ujë të pishëm po nuk votuam sipas midesë tënde se ti je kuçedra dhe ti e ndal ujin, ti hyn në vrellë, në shpellë, në zgafellë ku buron uji dhe e shterrë, ti hyn në tubat e ujit dhe i thanë, ti e ke në dorë ujin e zotit, ti je vetë zoti në qiell e lugati në tokë. Ti lëshon shiun, borën, diellin, mjegullat, breshërin. Ti ngjall të vdekurit e vdes të gjallët, ti i mplak fëmijët dhe i bën të rinj pleqtë, u gjen e u jep dashnore pleqve dhe i marton pasi i bën të rinj.

Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk e votojmë kandidatin tënd melez mavi por votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, apo antihasanat, ne si qytetarë do të jemi në armiqësi të papajtueshme me qeverinë qendrore, me parlamentin e Metës, që kanë dy vjet që po ua bëjnë nënën qytetarëve të këtij vendi e mezi po mbijetojmë të braktisur nga qeveria qëndrore e cila veç qytetarët e këtij vendi nuk i ka në axhendë.

Ti z. kryeministër po thua se nëse nuk votojmë kandidatët e tu, i ke ndarë shqiptarët në ca të nënës e ca të njerkës dhe atyre të njerkës do t’ua bësh nënën e atyre të nënës do t’ua bësh njerkën.

Ti qeverinë e ke, parlamentin e ke, Meta që të ka hypë kalistrup e të pshurr në qafë, të ka ty e parlamentin, prokurorinë e gjykatat i keni futë në rrethim, shoqërinë civile e ke në shumicë në rrjesht dhe e ke kthyer nga Organizata Joqeveritare, në Organizata Qeveritare nën drejtimin tënd, mediat i ke në rrjesht, i ke sherrë, me pak përjashtime, rrjetet sociale i ke kthyer në ndërmarrje ku ke punësuar gjithë propoganduesit e pafund, por don edhe gjithë pushtetin vendor, të gjithin pa përjashtim.

Image result for sali berisha

Prof.Dr.Sali Berisha 

Zoti kryeministër, pavarësisht çfarë të thonë e të shajnë, pavarësisht se të thonë daullexhiu i festivaleve patriotike e nacionaliste që investon pafund për t’u bërë Sali Berishë në Kosovë e në rajon, pavarësisht se të thonë je mplakë shumë, të thonë se je kërrusë shumë dhe të ka dalë gunga në shpinë, pavarësisht se të thonë se nuk e mban dot më as shurrën apo më keq, të siguroj se të ka zili vetë Enver Hoxha për sjelljen që ke demonstruar deri tani dhe për këtë luftën e pashoqe për të fituar gjithë pushtetet në Shqipëri me çdo kusht e me çdo çmim.

Image result for erion veliaj dhe edi rama

Nëse nuk fitojnë kandidatët e tu rilindës mavi, a mos mendon e planifikon ta bësh 21 qeshorin 21 janar dhe ta nxjerrësh në bulevardin e mbretit popullin socialist me hunj në krah, që ti nuk e kontrollon dot, dhe pastaj të bësh namin siç e bëre me 21 janar...

Image result for erion veliaj dhe edi rama

Nëse e ke këtë mendje, na trego, na e thuaj troç që të mos gabojmë ta votojmë kandidatin humanist Halim Kosova, edhe pse është i shkëlqyer si njeri, edhe pse është i ditur, edhe pse nuk është mashtrues, edhe pse nuk e njeh përbuzjen ndaj tjetrit, edhe pse nuk i shmanget askujt në udhë se nuk ka mashtruar askënd, nuk ka vjedhë askënd, nuk ka gënjyer askënd. Na trego të mos votojmë asnjë zog apo pëllumb askund në Shqipëri, por vetëm lakuriqët e natës kudo në Shqipëri. Që të rrimë urtë e të trusim bythën dhe të mos e kruajmë me krane.

Image result for erion veliaj dhe edi rama


Nëse ke në mendje ta bësh 21 qershorin 21 janar dhe të nxjerrësh popullin socialist në shesh kundër opozitës, na trego që të mos e votojmë humanistin Halim Kosova.

Image result for erion veliaj dhe edi rama

E ç’na duhet një humanist.

Nuk është kohë e humanistëve, është kohë e dobiçëve, kohë e maskarejve.

Ti e ke mirë zoti kryeministër, ti po i ngjan kohës, je djalë plak trendi, që për modë rri i kërrusur por jo se je plakur. Plakja nuk të bën dot asgjë ty. Ti je i paplakshëm.

Të ta marrin të keqen të gjithë që nuk të besojnë, të gjithë që të kanë inat se nuk janë dot të mirë sa ti, të zotët sa ti, trendi sa ti.

Por unë vetëm një pyetje pata se u zgjata siç zgjatesh ti në monologjet fantastike kur mashtron njerzit, a do të na lejosh të jetojmë në Shqipëri pas 21 qershorit, nëse nuk fiton kandidati yt, nëse nuk fitojnë kandidatët e tu?

Image result for erion veliaj dhe edi rama

Na e thuaj që të mos robtohesh ti duke gënjyer e mashtruar e të mos robtohemi as ne dukje dëgjuar kërcënimet e mashtrimet e tua bajate.

******


Mirënjohje të thellë për Profesorin e historisë, zotin Rasim Bebo




Rasim Sejfulla Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të të Konispolit
(Çamëri)në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rinia....


Gjyshi  i Rasimit me dy djemtë, nipin dhe dhëndrin e tij , muarën  pjesë në luftën e Janinës(1912-1913), ku  edhe u vra dhëndri Xhelo Neimi. Gjyshi i Rasimit  mbas disa plagëve që kishte marrë, më vonë ndërroi jetë. Babai, si pronarë i pasur nga shtresa shoqërore, sipas zakonit të vendit, ishte martuar me dy gra me kurorë dhe me secilën kishte nga një djalë.Kur i vdiq babai, Rasimi kishte  4 vjet,ndërsa vëllai i tij  ishte  2 vjeç. Nëna  e Rasimit , nuk është martuar kurrë , por ajo  i rriti fëmijtë.Kurse njerka e Rasimit  u largua  nga shtëpia dhe u martua.Në vitin 1938 e  mbaroi  shkollën fillore me 5 klasë në fshatin Shalë.

Partizan...

Në vitin 1942, zëri i luftës N.Çl. u dëgjua edhe në fshatin Shalë.

Ai fillojë  kontaktet me të deleguarit e Partisë Komuniste, të cilët vinin shpesh në  këtë fshat,si fjala vjenë Tahir Demi, Sadete Demi, Mufit Sejko, Selim Islami e të tjerë persona te lidhur me lëvizjen Çlirimtare, që  kërkonin nga fshatarët  të dilnin partizanë për mbrojtjen e atdheut.

Kjo thotë Rasimi  na frymëzoi ne, disa të rinj dhe dolëm në një ditë rreth 15 partizanë nga fshati. Komisari i batalionit ishte  Dilaver Poçi, i cili Rasimin e caktoi korrier, që të lidhte  batalionin “Çamëria “ me Grupin e IV-të që ndodhej në Theollogo dhe prej këndej me Shtabin e Zonës së Parë operative Vlorë-Gjirokastër që ndodhej në fshatin Ndëra të Përmetit.

Rasimi ka  marrë pjesë në të gjitha aksionet që ka bërë Batalioni Çamëria. Më 29 mars 1944 ata morrën  pjesë në Luftën e Konispolit kundër gjermano-ballistëve.

 Ajo që duhet përmendur shton Rasimi  , është   lufta e Delvinës, që u bë më  21 korrik 1944. Skuadra ku bënte  pjesë Rasimi , zuri pozicion te shtëpia e Çinirëve në lagjen Mukers.

Rasim thotë : Gjatë luftimeve të rrepta, në krahun tim të djathtë, u vra Jani Çavo nga Lefterhori, në krahun e majtë u vra Nasho Marto nga fshati Sminec, gjithashtu edhe fshatari im Idris Bajo dhe dy italianë, partizanë të batalionit “Mateoti”. Pa gdhirë mirë, u plagos komisari i kompanisë Kamber Haxhiu nga Delvina, ku errësira e natës mundësoi tërheqjen e tij. Unë shpëtova duke marrë në trup disa plagë nga ciflat e mortajave dhe më shtruan në spitalin partizan në Leshnicë. Gjatë luftës kam qenë korrier dhe bodigard shoqërues i kuadrove kryesore. Në fillim të vitit 1945 u gjenda në Bilishtë te Batalionin e III-të të brigadës II sulmuese, përgjegjës rinie batalioni.

Shefi i sigurimit të Divizionit në Korçë, shoku Kamber, më kërkoj të vazhdoja shkollën e sigurimit në Bashkimin Sovjetik. por unë e refuzova.

Viti 1946...

Në fillim të vitit 1946 më caktuan sekretar të rinisë së Brigadës II sulmuese në Pogradec. Në muajin tetor të vitit 1946, bashkë me një grup prej rreth 40 ushtarakë, na dërguan në Jugosllavi për studime në Shkollën e tankeve të Armatës Jugosllave me emrin “Petar Drapshin”, në “Bella Cerkva”.

Viti 1948...

U kthyem në Shqipëri të diplomuar në prill 1948. Kur u krijua regjimenti i tankeve “Vojo Kushi” me komandat Myslim Ketën dhe Komisar Rexhep Dodën shton ai.

 Rasim  kur kishte 22 vjet ishte një ndër oficerët me diplomë të shkëlqyer për armën e tankeve.

Gjatë festave të dhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjetori të ushtrisë, u shpërndanë dy urdhra dekorata për oficerët shembullorë: Urdhri “Ylli i Kuq” dhe “Urdhri i Skënderbeut” klasi i dytë,që i mori të  dy  urdhërat.

Viti 1956...1957...1959...

Në maj të vitit 1956, arratiset vëllai i tij  Xhemil Bebo me gjithë gruan e tij dhe përfundon në Amerikë.

Një vit më vonë, në qershor të vitit 1957, atë e  hoqën nga reparti i tankeve dhe e transferuan komandues në repartet e punës.

Pas 4 muajve  e heqin nga reparti i punës dhe e transferojnë në Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha”, zv/ komandant për teknikën.

 Në prag të dhënies së gradës major, në nëntor të vitin 1959, më thërret Gjeneral Qazim Kapisyzi, komandanti i shkollës bashkuar, duke shprehur keqardhjen, se më kishin vënë në rrethin e grupit të Teme Sejkos si armik.

 Rasimit i kujtohën shokët e luftës ...Ai thotë : U paraqita tek  Kolonel Dilaver Poçi  i cili ishte Zv/drejtor i drejtorisë politike. Ky, pa asnjë hezitim ndryshoi motivacionin tim dhe dola në lirim të plotë si oficer rezervë në pension, në moshën 33 vjeç.

Pedagog në Universitettin e Tiranës...

Rasimi  si kuadër i nomenklaturës së Komitetit Qendror paraqitet  te gjeneral Llazi Stratoberda  i cili i  rekomandon  sekretares se II të K. P., shoqes Fiqirete Shehu, e cila  dha urdhër zv/ kryetares Komitetit Ekzekutiv të Tiranës shoqes Marika Isakut dhe më vendosën në arsim me diplomën e “Mësuesit të historisë për shkollat e mesme” të “Universitetit të Tiranës, dega Histori Filiologji”.

Pas universitetit  ai vazhdon  kursin tre vjeçar për gjuhën gjermane në pallatin e kulturës “Ali Kelmendi”në Tiranë. Më vonë caktohet mësues në shkollën e sigurimit në Sauk.

 Mësues në shkolla të mesme...

Ishte mëues  në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, “8 nëntori”, “50 Vjetori i Pavarësisë etj.

Gjatë një qarkullimi për një deri në dy vjet, në gusht të vitit 1966, caktohem mësues në gjimnazin “10 Korriku” në Delvinë.

Qëndroj atje deri në muajin maj të vitit 1969.Rasimi  u sëmur dhe u shtrua   në spitalin e Tiranës. Nuk u kthye  më në Delvinë dhe këtë e motivuan  si “Braktisje detyre”.


 Në kryqëzim të rrugës “Bardhyl”, ku ai  bannte , tabelat e rrugës u mbushën plot me fletë-rrufe kundër tij  se gjoja ky  “la pushkën në kufi”.

Përkthyes  për emisionet në Radio Tirana...

Rasimi i rezignuar thotë : Mbledhja e Frontit Demokratik të lagjes, doli me propozimin për internim familjarisht. Ky propozim nuk u zbatua, por u kalua në masë ndëshkimi, dy vjet pa punë. Artikujt në shtyp i kisha të ndaluar të shkruaja, merresha me përkthime nga gjermanishtja, duke furnizuar emisionin e radio Tiranës “Vende dhe popuj” (Land und lojte), kështu zëvendësoja pak a shumë rrogën e humbur.

Së fundi, Edip Çuçi, më rekomandoi t’i bëj një letër Hysni Kapos.

 Sekretari i tij, Myzafer Ahmataj më ktheu përgjigje: “Shoku Hysni të studioi si partizan, si oficer, si mësues dhe tani që je pa punë, do të futesh në lumë, të lagesh i gjithë, të dalësh dhe të thahesh avash-avash, se po të vura në punë, kthehen të gjithë ata që janë në qarkullim, të kërkojnë se i rregullon shoku Hysni.

Shko në lagje dhe ajo do të punësojë, se e njoftojmë ne, hajde pas gjashtë muaj prapë këtu se atëherë do ta rregullojmë.

Lagjja më dha letrën e punës për në depon e barërave dhe fillova punën e hamallit. Pas tre muajve më caktuan punën e farmacistit të “Kontrolloja ilaçet sipas fletë shpërndarjes”.

Në vitin 1981 kam dalë në pension të plotë, plus me njëmijë lekë të luftës. Ditën që u shpall Partia Demokratike, takova Azem Hajdarin.

Më zgjodhën kryetar të partisë demokratike të lagjes 17, duke mbuluar lagjet 18 dh 19. Në këto tre lagje fitoi PD. Në zgjedhje. Nga partia kundërshtare PS më kërcënuan për vdekje.

Dhe një mbrëmje të gushtit 1992 më rrahën keqas sambistët e lagjes.

Më kryesorin e sambisteve djemte i shkuan naten ne shtepin e tij e rrahën në sy të prindërve të tij “se edhe ata vete e urrenin djalin e tyre”.

Të nesërmen, sambistët e lagjes kapën djalin e dytë dhe i thyen nofullën me tullë.

Shpëtoi nga shokët e tij që i erdhën shpejtë në ndihmë. Patëm disa herë përplasje me huliganë partiakë të grumbulluar nga Sulo Gradeci tejet të shthurur.

 Vazhdimisht kërcënohesha, se PD doli më e fortë se PS në zgjedhje dhe syrin e kishin kundra meje. Për të shpëtuar të katër djemtë e martuar me fëmijë, kishte vetëm një rrugë, duhej të largohesha.

Kur ambasada Amerikane hapi rrugën për në Amerikë, mora vizën dhe më 6 janar 2003, bashkë me gruan, lamë atdheun duke u ndarë me katër familjet e djemve me lot në sy në moshën 66 vjeç.

 Në Amerikë punova 10 vjet punë të rënda dhe dola në pension. Fillova të shkruaja si person i pa politizuar.

Nga artikujt dhe librat, ka pritur shumë falënderime dhe kjo i ka dhënë kënaqësi të veçantë në moshën madhore të pleqërisë.

Rasimi thotë:  Falenderojë  fshatrat çame të krahinës së Konispolit që më bënë Qytetar nderi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMUNA E MARKATIT QYTETAR NDERI

Në 71 vjetorin e formimit të BATALIONIT “ÇAMERIA” i jepet titulli QYTETARË NDERI

Zotit Rasim Sejfulla Bebo,
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, me motivacion:
Aktivist me kontribut të shquar patriotik.
Nder i krahinës së Çamërisë me shkrimet e tij historikë.
KRYETARI I KOMUNËS

Ismail MYRTAJ
firma vula
Markat më 2 shkurt 2014.






*********

2.

Për ty Çamëri, kemi lënë pas amanetin...

 Rasim Bebo


Pak kohë më parë, këtu në Amerikë, vdiqën dy çamë, të ardhur në Shqipëri rreth moshës 10 – vjeçare, pas masakrës së qershorit 1944. Safet Rojba dhe Rexhep Llaja, i pari nga Margëllëçi dhe i dyti nga Filati, shpresonin vazhdimisht të ktheheshin në vendlindjen e tyre, në shtëpitë e tyre në mallin dhe varrezat e tyre. Por nuk qe kismet dhe para se të mbyllnin sytë lanë amanetin, për Çamërinë e Çliruar dhe për gjithë Shqipërinë Natyrale. Ky amanet i hershëm i të gjithë çamëve, sot është vënë në qendër të lëvizjes së politologut Koço Danaj, i përkrahur nga SHBA.

Edhe poeti e shkrimtari Qamil Buxheli, deri para vdekjes, ëndërroi amanetin e tij për ÇAMËRINË, duke lënë këto vargje të pavdekshme:

ÇAMËRIA TRIME. “O Çamëria Trime! / O Çamëria Trime! / O motra Çamëri! / Evropa t”la jetime, / por s”iu përule ti. / Me burra e gra suljote, / me djem që tundin malet, / me vajzat shtojzovalle. / Ti çave trumundanat. / E theve çdo pusi. / O motër Çamëri! / O trimja Çamëri! / Një shekull zë e ngryset, / që kur si shqipe mali, / me zëmër të zhuritur, / për mbi folenë e prishur / qëndron edhe sot në qiell. / Rikthimin duke pritur! / Ti mbahu motër mbahu, / se dita shpejt do vijë. / Në tokën e pa sosur. / Me gjak e djersë brumosur. Me varret e të parëve. / Me gjuhën e shqiptarëve. / Me gjuhën prej bilbili, / Që i këndoi Naimi … / Do zbardhë dita motër. Pranvera do të vijë! … (Dodona, f. 515).

Dy pleq, rreth të tetëdhjetave, shokë të vjetër, Hasani me Dautin, u përgatitën: të veshur e mbathur mirë, me para dhe pasaporta të rregullta, me nga një bastun në dorë, u gjendën para sportelit të doganës greke në Kakavi. Pas një përshëndetjeje me fjalën, tungjatjeta, ata dorëzuan të dy pasaportat. Kur sportelisti, hapi dhe lexoi pasaportat, i shikoi të dy pleqtë me një urrejtje e neveritje pazakonshme dhe pastaj ulëriu: “Oqi Çamëria, pijene a podho !” (Ska Çamëri, shporruni këndej)… Ai u grisi pasaportat dhe ua hodhi në fytyrë.

Të vrarë shpirtërisht, atyre gati sa nuk u ra damllaja. U mbështetën te muri, pak metra larg sportelit dhe ashtu rrëshqitas, me kurriz te muri u ulën në tokë.

Hasani filloi të recitojë disa vargje pikëllimi (nga Qazim Shemaj): – Çamëria është atje ku ka qënë, ne jemi këtu, jemi çamë, si mundet të mohoj vendin tim e unë gjallë këtu? Kjo është toka e jonë. Mure të rënë, të rjepur, / dhe bluja e qiellit e mekur. / Një xhevze e ndryshkur anës vatrës. / që pjek kafe vreri erërave të natës./ Ca trandafila rebele, mbi një pllakëz mbi varr. / Të vetmet që vdekja ka harruar t’i marrë. / Gjithçka përmbysur, e djegur e shkretë. / Tek ngjitesh e ulesh në këtë tatëpjtë. /Asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të prêt! / Heshtja në heshtje! / Ha veten e vet! “. Dhe ne do ta pimë një kafe vreri për t’i tundur pesë deputetët çamë… – e mbylli recitimin ai.

-E mo, Hasan, – ia ktheu Dauti, – shikon si futen shumë grekë në Shqipëri pa asnjë pengesë, kurse për ne u bë kiameti, të shkonim në shtëpitë tona… Ku qëndron Traktati i Miqësisë, pse nuk ka reciprocitet, “me lejon – të të lejoj”. Ç”është kjo përulje kaq e madhe. Ku është “shteti”? Kjo qeveri me kuptimin e plotë, është, si ka thënë Dritero Agolli, kohë më parë: “shkërdhatokraci”, bashkë me Akademinë e Shkencave. Ku janë këto penat e ndritura të kombit shqiptar që heshtin për këto evenimente shumë të rëndësishme, kur greku ka arritur të thotë “ÇAMËRIA NUK EKZISTON”. Kur sot në Shqipëri nga 35-40 mijë çamë që erdhën si pasojë e atij genocidi të llahtarshëm grek të qershorit 1944, kanë arritur afërsisht në gjysmë milioni çamë të shtuar në rrugën natyrale, pra, rreth 15 herë më shumë dhe në parlament përfaqësohen nga 5 deputetë…

Dauti i kujtoi Hasanit, se zgjedhjet e fundit Parlamentare, si dhe ato lokale, e konfirmuan, PDIU-në, si forcën e katërt politike në vend. Po çfarë kanë bërë për Çamërinë?… Asgjë dhe më keq akoma, ata tallen me elektoratin çam, duke ulur dhe ngritur për 70 vjet, ende të pa miratuar Rezolutën Çame nga Parlamenti Shqiptar.

-Prit more Hasan, – i thotë Dauti!- Ministri i jashtëm grek, u shpreh para qeverisë se “Çamëria nuk ekziston” dhe ata pesë deputetët çamë heshtën, u tërhoqën me kapistër kali për elektoratin e PD e PS dhe dalin në sipërfaqe me një demagogji të gënjeshtër dhe mashtruese, se gjoja nxorën nga pluhuri i harresës tekstin e Rezolutës Çame, të aprovuar më 8 prillin e 2004-ës… – Kështu e mbyllën muhabetin të dy pleqtë dhe me zëmër të thyer u kthyen në shtëpitë e tyre, por jo të Çamëri.

Servet Pëllumbi, ish kryetar i Parlamentit, thotë: “Më 8 prill 2004 u njohëm në mënyrë të detajuar me Rezolutën Çame dhe e mbështetën të gjithë, grupi ynë i parlamentit ishte dakord për ta miratuar. Por kjo rezolutë pengohej nga Brenda, prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy bariera kryesore që sabotuan rezoluten (sipas diktatit nga Athina). Kur pa pritur mbërriti një telefonatë nga kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Ishte një urdhër i prerë, që u jepej deputetëve socialistë, të tërhiqeshin nga votimi pro i rezolutës. Kështu ata gjatë votimit u larguan dhe nuk morën pjesë. Kjo ishte një thikë pas shpine për Çamërinë dhe çamët. Unë, thotë Sabit Brrokaj nuk e zbatova atë urdhër dhe qendrova e votova prorezolutës çame. Fatos Nano më quajti “tradhtarë të PS-së”. Unë e quajta spiun të grekut.”


Rezoluta Çame që u hodh në votim në Parlament, më 8 prill 2004 nuk fitoi, rezultati ishte 53 pro rezolutës çame dhe 55 kundra, me 108 deputetët që kanë qenë të pranishëm në atë séancë. Do të fitonte Rezoluta Çame, po të kishte qëndruar Sali Berisha, Jozefina Topalli me të vetët, por këta u larguan para votimit. Kryetari i parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi, deklaroi se kjo rezolute nuk ishte aprovuar. Këtu duket hapur marrëveshja e Sali Berishës me Fatos Nanon, për kundra rezolutës Çame, në shërbim të hapur me grekun. Dhe jo vetëm kaq, po filluan edhe të tallen me Rezolutën Çame. Këta zotërinj, në pragun e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, u duheshin deputetet çamë, prandaj urdhëruan kryetarin e komisionit të jashtëm, Fatos Beja, të nxjerrë nga arkivi i Kuvendit, votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolute ishte miratuar, por nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare, pasi kreu i parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi kishte deklaruar, se kjo rezolute nuk ishte miratuar.

Shpëtim Idrizi del si flamurtar duke shkundur Parlamentin Shqiptar për demaskimin e shtrembërimin dhe fshehur (gjoja) miratimin e Rezolutës çame te 2004-ës. PDIU-ja me Shpëtim Idrizin, bëjnë një përflakje të pështirë, për të u tallur më shumë me elektoratin çam, se do të krijohet një komision hetimor, për të sqaruar dhe zbardhur rrethanat dhe përgjegjësit e fshehjes së rezolutës së miratuar. PDIU vazhdon të mbetet e mendimit, se miratimi i rezolutës, është beteja e parë e fituar në luftën e saj për zgjidhjen e çështjes çame. Më tej, vazhdon demagogu Rama: “… se çështja Çame nuk meriton vetëm të trajtohet, por meriton të çohet përpara drejt zgjidhjes, sepse ky është një detyrim shtetëror tashmë që buron nga vetë rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë”.

Ndërsa Sali Berisha thotë: “Çështja Çame duhet zgjidhur me përputhje me Traktatin e Miqësisë që ekziston mes dy vendeve. Kjo është ngritur në të gjitha takimet, … nga kryetari I PD me autoritetet më të larta të vendit mik, me të cilët është takuar… Ku Shqipëria ka bërë të qartë se nuk ka asnjë pretendim territorial…Traktati i Miqësisë ka një klauzolë ku çështja e pronësisë së shqiptarëve të Greqisë dhe të grekëve në Shqipëri do te zgjidhen mbi bazën e procedurave teknike”.

Hajde dhe merru vesh me këta dallkaukë. Kur Greqia e ka të ligjëruar, se Çamëria nuk ekziston dhe nuk pranon asnjë marrëveshje historiko-shkencore për Çamërinë. Ajo e ka bërë rezolutën e saj, një dekadë më parë në OKB-se, EB, Kongresit Amerikan dhe e ka ligjëruar se “Çamëria nuk ekziston” Kurse ju zotërinj të PD, PS, dhe PDIU-së, po talleni me Rezolutën e pa miratuar, të kthyer në një “paçavure” dhe mashtroni duke shkruar: “Aprovimi i saj nga kryesia e kuvendit dhe dërgimi për botim në fletoren Zyrtare, erdhi pas përfundimit të hetimeve nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, ku u konkludua se rezoluta e vitit 2004 ishte e miratuar. Ish-kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli e dërgoi draftin e miratuar për botim, pas kërkesës zyrtare të dy deputetëve të PDIU-së z. Shpëtim Idrizi dhe z. Dashamir Tahiri. (gazeta “ÇAMËRIA”, 13 tetor 2013).

Zotërinj deputetë Çamë, përpara se ta kalonit këtë “Rezolutë të miratuar” në raftet e fletores Zyrtare për gjumë, ju duhet t’ia paraqitnit parlamentit për ta parë dhe aprovuar si një dokument i kërkuar për 70 vjet “REZOLUTE ÇAME” dhe Parlamenti bashkë me dosjen e masakrave greke t’ia dërgonte menjëherë OKB-se, BE, Kongresit Amerikan. Kur ju nuk e kërkuat këtë nga Parlamenti, si fuqi e katërtë që jeni në Parlament, atëherë ju gënjeni, ju mashtroni. Jeni deputet të pabesë, jeni vetëm për të bërë biznes. Ju shkelët amanetin prindërve tuaj, Ju shkelët mbi gjakun e masakrës greke që u është bërë familjeve tuaja dhe gjithë Çamërisë. Ju jeni kthyer në shërbëtorë të grekut, më keq se Fatos Nano dhe Sali Berisha. Kërkoni ta shlyeni këtë turp, shkoni në Çamëri me 100 djem çam dhe atje do mësoni si të veproni.


3.



Mirënjohje të thellë për Profesorin e historisë, zotin Rasim Bebo


Lexoj rregullisht shkrimet me theks të veçantë analitik të këtij profesori të nderuar. Më ka bërë përshtypje faktologjia befasuese që karakterizon analizat e tij profesionale për probleme të rëndësishme kombëtare dhe sidomos për figura të shquara të historisë. Këto kohët e fundit, në “Tribunën Shqiptare”,zoti Rasim kishte botuar një shkrim mjaft interesant, kushtuar Mbtetit Zogu i Parë. I kërkoj ndjesë zotit Rasim se, për disa ditë me radhë, duke mos qenë në kontakt me internetin për arsye personale, nuk kam mundur të reagoj menjëherë ndaj analizës së tij objektive për këtë figurë të shquar të kombit shqiptar.

Gjatë sundimit të egër komunist enverian, u hodhën male pisllëku mbi figurën e nderuar të Ahmet Zogut. Dhe autori kryesor i fabrikimit të pisllëqeve politike kundër Ahmet Zogut, ishte pikërisht Enver Hoxha, masha e urryer në duart e shovinizmit serbomadh në Shqipëri. Ahmet Zogu, si burrë i shquar i kombit shqiptar, e dinte se armik i betuar i flamurit tonë kombëtar ishte serbosllavizmi, të cilit ai i ktheu krahët. Duke e parë figurën e Ahmet Zogut në optikën e Beogradit, Enver Hoxha bëri çështë e mundur që personalitetin e tij ta nxinte tërësisht dhe ta zhvlerësonte përfundimisht në sytë e kombit shqiptar.

Gjatë kohës së mbretërimit të Ahmet Zogut, leku shqiptar këmbehej në tregun valutor të Londrës. Pikërisht gjatë asaj kohe u bë realitet ëndrra shumëvjeçare e martirëve të ordoksisë shqiptare për pavarësimin e Kishës Ortodokse Shqiptare. Kur figura të njohura të ortodoksisë shqiptare e pyetën Mbretin Zog se si do t’i bëhej hallit për pavarësimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, meqenëse Patrikana e Stambollit nuk pranon, ai u përgjigj: “Në Shqipëri jam unë mbret, nuk është Patrikana e Stambollit”. Dhe ëndrra e Fan Nolit u bë realitet.

Pikërisht në kohën e mbretit Zog Shqipëria u bë edhe me “Kodin e Familjes”, që nuk ekzistonte ende as në Greqi. Po në atë kohë u përgatit ligji për ndryshimin e emërvendeve (toponimeve) sllave, por zbatimi i tij në praktikë u pengua nga pushtimi fashist. Kurse Enver Hoxhës as që i ra ndonjëherë ndër mend çështja e ndryshimit të emërvendeve sllave.

Të gjithë ata që sulmojnë Ahmet Zogun, bëhen palë me Enver Hoxhën dhe automatikisht bëhen palë me shovinizmin serbomadh, i cili vazhdimisht ka investuar dhe investon shuma kolosale për rekrutim mercenarësh shqiptarë për të hedhur baltë mbi figura të shquara të kombit tonë. Të gjithë këta kalemxhinj mercenarë a ia kanë bërë ndonjëherë vetes pyetjen se si është e mundur që shovinizmi serbomadh të mos ketë shkruar një fjalë të keqe për Enver Hoxhën. Madje edhe me rastin e vdekjes së tij më 11 prill 1985, Beogradi dha porosi që shtypi vendas të mos shkruajë për të me nota kritike.

E vlerësoj lart ndryshimin e qëndrimit të Kryeminstrit të vendit, zotit Sali Berisha, ndaj figurës së Ahmet Zogut. Ai ka bërë vlerësime të larta për personalitetin e Mbretit Zog dhe ka bërë premtimin që eshtrat e tij do të sillen në Shqipëri në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Vetë zoti Berisha bëri shumë mirë që mori pjesë në inagurimin e shtatores së ngritur në nderim të Mbretit Zog në Burrel. Por Kryeshtatorja e Mbretit Zog duhet të ngrihet në kryeqytetin e vendit, si edhe në Prishtinë dhe në Shkup.

Me shumë respekt ndaj figurës së nderuar të profesorit të historisë, zotit Rasim Bebo.( Prof Dr Eshref Ymeri)

2015/05/10

Botime monumentale zvicrane për kulturën shqiptare

Dyshja

Bashkëthemeluesit e Instituti Shqiptar në St. Gallen, Zef Ahmeti dhe Albert Ramaj

Instituti Shqiptar i St. Gallenit prej 13 vjetësh e hulumton qenien shqiptare në Zvicër dhe më gjerë. Ai do të nxjerrë nga arkivat në dritën e opinionit marrëdhëniet e hershme dhe të panjohura shqiptaro-zvicerane.

Nga Rexhep RIFATI

Instituti Shqiptar në St. Gallen është themeluar më 2002 nga studiuesit e rinj, Albert Ramaj e Zef Ahmeti. Ideja është që Instituti të jetë i veçantë, në krahasim me shoqatat tjera shqiptare në Zvicër. «Donim të sjellim diçka të mirë për shkencën shqiptare», pohojnë ata.

«Puna jonë nëpër arkiva nuk është e vogël. Një pjesë të tyre e kemi botuar, pjesa më e madhe ende është ende e papublikuar», thekson Albert Rama. «Kërkimet në arkiva, personalisht i kam filluar në kohën derisa studioja në Zagreb. Me kalimin e studimeve në Austri, kërkimi nëpër arkiva u bë pjesë e jetës sime», rrëfen Ramaj. Këtu kërkohet më ndryshe, thotë ai, sepse çdo kanton e ka arkivin e vet». Ramaj dhe Ahmeti punojnë bashkë, si në organizim, ashtu edhe në hulumtim. Dhe, ajo nuk kufizohet vetëm në arkiva zvicerane, por vazhdon edhe në ato austriake, italiane, gjermane, franceze etj.

Lidhje me Zvicrën nga shekulli XV

Lidhjet shqiptaro-zvicerane janë shumë interesante në aspektin historik, shpjegon Albert Ramaj, porse janë të pahulumtuara. Drejtuesve të Institutit u ka shkuar përdore që t’i zbulojmë lidhjet e para shqiptare me Zvicrën, të cilat datojnë nga koha e Koncilit të Baselit (1431-1449). Ata kanë gjetur evidencë për pjesëmarrjen e një delegacioni shqiptar në këtë koncil. Më vonë pasojnë edhe gjetjet për praninë e ipeshkëve zviceranë në Shqipëri. Për historinë e Zvicrës, një ngjarje e rëndësishme është Beteja e Maringanos ndërmjet Zvicrës e Francës afër Milano, më 1515. Në këtë betejë kishin marrë pjesë të ashtuquajturit «stratiotë», mercenarët shqiptarë që kishin luftuar në anën franceze kundër zviceraneve, të udhëhequr nga Mercur Bua Shpata.

Personalitete të shquara shqiptare qëndruan në Zvicër

Sivjet është 500-vjetori i Betejës së Marignanos dhe Instituti Shqiptar i St. Gallenit po përgatit një botim për këtë ngjarje të rëndësishme, jo vetëm për Zvicrën, por edhe për shqiptarët. Studiuesit kanë regjistruar nëpërmjet dokumenteve arkivore se në vitin 1554 në Basel është botuar libri i Marin Barletit «Rrethimi i Shkodrës». Ramaj konstaton: «Që atëherë zviceranët kishin interes për ngjarjet në Shqipëri». Studiuesit kanë gjetur shënime për ngjarje interesante të shekujve XIX dhe XX: Elena Gjika, e njohur si Dora D’Istria, kishte jetuar në Zvicër dhe kishte shkruar disa vepra për Zvicrën. Këtu kanë jetuar personalitetet shqiptare: Michael de Natera, Guillelmus de Fourby, Konstandin Araniti, Merkur Bua Shpata, Filippo da Locarno, Andon Zako Çajupi, Visko Babatashi, Sami Frashëri, Dervish Hima, Faik Konica, Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu, Mustafa Kruja, Mit’hat Frashëri, Lazër Shantoja, Ali Këlçyra, Pol Adamidhi, Leonik Tomeo, Andre Zamometich, Gjergj Kokali, Alasandro Kastrioti, Ajet Libohova, Eqrem bej Vlora, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Visar Dodani etj. Për të gjithë këta, Instituti ka tubuar materiale arkivore dhe do t’i botojë në një libër.

Drejtuesit e Institutit të St. Gallenit dëshirojnë t’i nxjerrin në dritë raportet zvicerano-shqiptare. «Dëshirojmë ta botojmë këtë pjese të historisë nga shekulli XV e deri në vitin 1960, sepse libri «Kosova Schweiz» i Hans-Peter von Aarburg dhe Sarah Gretler trajton historinë e shqiptarëve në Zvicër, ndërsa prej vitit 1964 deri 2000 – libri i Rexhep Rifatit», pohon Ramaj.

Ribotimi i Mesharit

Instituti Shqiptar i St. Gallenit e ka kryer një punë të palodhur, sidomos në fushën e botimeve. Së fundmi e ka botuar Mesharin e Gjon Buzukut, në transliterim të Namik Resulit, i cili e kishte transliteruar për të parën herë Mesharin në gjuhën e sotme shqipe. Puna e madhe që kishte bërë Resuli ishte lënë në harresë nga studiuesit shqiptarë. Në qarqet kulturore shqiptare konsiderohej pothuajse vetëm transliterimi i Eqrem Çabejt. Albert Ramaj nënvizon se duhej pasur parasysh faktin që Çabej e kishte botuar Mesharin e Buzukut dhjetë vjet pas botimit të Namik Resulit. «Nuk ka gjasa teorike që Çabej të mos e kishte pasur në dorë edhe transliterimin e Namik Resulit», është i bindur Ramaj. Ribotimi i Mesharit është bërë me Qendrën për Studime Shqiptare në Londër, me të cilën Instituti i St. Gallenit e ka një bashkëpunim të ngushtë.

Një libër në gjashtë gjuhë nga 70 autorë

Libri «Poeta nascitur, historicus fit – ad honorem Zef Mirdita» është një vepër monumentale për gjuhën, letërsinë dhe historinë e Diasporës shqiptare. Titulli është latinisht, pasi shkrimet janë në gjashtë gjuhë: shqip, gjermanisht, kroatisht, italisht, anglisht e sllovenisht. Në të kanë punuar 70 autorë. Në këtë vepër prej 1244 faqesh janë të bashkuar gati të gjithë albanologët e botës. Ajo nga studiuesit shqiptarë e të huaj është cilësuar si libri më i mirë i të gjitha kohërave për albanologjinë. Në këtë vepër është punuar shumë kohë. Instituti i St. Gallenit e ka botuar atë së bashku me Institutin e Historisë Kroate, ku kishte vepruar Zef Mirdita. «Në këtë vepër, për herë të parë trajtohet në mënyrë të plotë historia e Diasporës shqiptare, jo vetëm në vendet e Evropës, por edhe gati në të gjitha kontinentet e botës», thekson Albert Ramaj. Sipas tij, këtë s’e ka bërë askush deri tani.

Bashkëpunim me disa institute

Instituti Shqiptar i St. Gallenit, pos me qendrën për Studime Shqiptare në Londër, bashkëpunon edhe me Institutin Albanologjia në Munih, Institutin e Historisë në Regensburg, Vjenë, Institutin e Historisë në Bernë, Institutin e Historisë Kroate në Zagreb, me Akademinë Kroate, me Pro Literis Zürich, me Akademinë Hungareze, me Haemus Bukaresht, Shkollën e Lartë në Wallisetj.

Sa i përket Ballkanit, mungon një bashkëpunim i mirëfilltë institucional. Botimi i librit të Zef Ahmetit «Çfarë është kultura shqiptare» ka dalë në shtëpinë botuese «Naimi» në Tiranë, ndërsa në Prishtinë bashkëpunohet me Shtëpinë Botuese «Konica» Instituti është i hapur dhe bashkëpunon me figura nga fusha të ndryshme. Parim i institutit është që politika ditore të mos përzihet në punën e tij.

Botime me vetëfinancim

Ramaj thotë se nuk kanë pasur kurrfarë përkrahjeje financiare, pasi këtë nuk e kanë kërkuar. Ata janë bazuar kryesisht në forcat e veta. «Për fat të mirë, qëndrojmë mirë financiarisht si individë dhe çdo gjë e kemi mbuluar vetë», pohon Ramaj. Instituti nuk varet nga askush. Parimi i punës së Institutit është: «Atë që bëjmë, e bëjmë pa ndihmën financiare të dikujt. E bëjmë vetë!»

Në vitin 2015, fillimisht, parashihet botimi veprës së Injac Zampitti-it, i cili ka lënë një dorëshkrim shumë interesant për historinë e popullit shqiptar. Për botim ua ka ofruar djali i tij. Në përfundim është dorëshkrimi i Eqrem bej Vlorës. Po ashtu po përgatiten të gjitha shkrimet për letërsinë, etimologjinë, gjuhën, kulturën shqiptare që ka shkruar albanologu hebre, Nobert Jokli, si edhe vepra «Skanderbeg» e albanologut Julius Pisko, me një parathëne të Oliver Jens Schmitt dhe Eva Frantz.

Për një degë albanologjie në ndonjërin universitet zviceran

Një nga projektet monumentale ku punon Instituti është ‹Historia e popullit shqiptar›, në tri-katër vëllime dhe e shkruar nga rreth 170 autorë të huaj e shqiptarë. «Qëllimi ynë është që ta prezantojmë historinë e popullit shqiptar në mënyrë sa më objektive», thekson Albert Ramaj. Objektivat tjera të Institutit janë: Nxjerrja e një reviste shkencore në gjuhë të huaja, pastaj hapja e një bibliotekë albanologjike në Zvicër, ku do të mund të shërbeheshin lexuesit me libra të ndryshme për kulturën, gjuhën, historinë shqiptare, sidomos studiuesit e rinj shqiptarë. Biblioteka do të shërbente edhe si arkiv për të dokumentuar çdo gjë për shqiptarët në Zvicër. Për këtë po bisedohet me tre albanologë të përmasave botërore, për blerjen e bibliotekave të tyre. Qëllimi i tretë më afatgjatë është hapja e degës së albanologjisë në njërin nga universitet zvicerane. Sipas Albert Ramajt dhe Zef Ahmetit, është e pakuptueshme pse nuk ka ende një degë të albanologjisë në ndonjërin nga universitetet zvicerane. Ramaj dhe Ahmeti dëshirojnë ta bëjnë hapin e parë në këtë drejtim.

Një zë tjetër i shqiptarëve në Zvicër



Dritoni

Drejtori i Institutit - Driton  Mehmet Kajtazi

Aktivitetetet e Institutit Zviceran për Studime Shqiptare janë hulumtimet, forumet dhe simpoziumet e ndryshme. Me Institutin shqiptarët nuk janë vetëm objekt studimi, por edhe studiues – thekson drejtori Driton  Mehmet Kajtazi.

Nga Kujtim SHABANI

«Instituti Zviceran për Studime Shqiptare është 100 për qind zviceran dhe 100 për qind shqiptar – domethënë 100 për qind njerëzor!», e përcakton identitetin e tij drejtori, Driton Kajtazi. Bashkëpunëtorët shkencorë të Institutit janë nga gjithandej, deri në Amerikën Latine, e shpjegon ai gjeografinë e Institutit.

Përtej numrave dhe etiketave, Instituti Zviceran për Studime Shqiptare – ISEAL – administrativisht është zviceran. «Ai është një institucion me vlerë publike, i njohur nga Konfederata dhe i përgjigjet asaj», thekson Driton Kajtazi. Për nga objekti i studimit, Instituti është shqiptar. Ai e studion shoqërinë shqiptare – kulturën, ekonominë… Për drejtorin, «Instituti synon krijimin e urave ndërmjet Zvicrës dhe shqiptarëve, para së gjithash atyre që jetojnë në Zvicër».

Një ide në sirtar

Hapja solemne e Institutit është bërë në vitin 2011. Një dekadë e ka ruajtur Kajtazi dhe ka punuar për këtë projekt pa bujë. Ideja e tij ka lindur në vitin 1999, kur lufta e Kosovës mbaroi, Kajtazi kishte mbaruar studimet dhe nuk angazhohej më në asociacionet studentore ku ishte aktiv. «T’u ikim reflekseve, t’u qasemi refleksioneve», është filozofia që e ka ndjekur Kajtazi në ambicien e tij për krijimin e një instituti shqiptar në Zvicër.

Themelues të Institutit më 2008 kishin qenë njëmbëdhjetë zviceranë, të cilët iu bashkëngjitën kësaj nisme, njerëz me kredenciale në jetën publike këtu. Ndërkohë, Instituti i ka konsoliduar strukturat; nën ombrellën e tij funksionojnë Drejtoria, Shoqata e Miqve dhe Këshilli Drejtues i Fondacionit. Ai ka katër sektorë – të kërkimeve, të botimeve, të kurseve dhe atë të dokumentimit.

Vetëm Shoqata e Miqve të Institutit ka mbi 160 anëtarë, kuadro të ndryshme – zviceranë, shqiptarë dhe të tjerë. Vetëm koha që duhet për një takim me secilin prej tyre gjatë një viti e jep një ide për peripecitë e krijimit të Institutit.

Emra të Institutit

Në vija të trasha, Instituti Zviceran për Studime Shqiptare momentalisht prezantohet me shtatë botime: në gjermanisht, frëngjisht dhe shqip. Pos tjerash, ai ka qenë organizator i tri simpoziumeve njëditore shkencore me tema të ndryshme nga kultura dhe ekonomia. Aty kanë referuar përfaqësues të institucioneve më reprezentative zvicerane dhe shqiptare. «Kjo tregon se këto institucione kanë besim në Institutin tonë», konstaton Kajtazi.

Instituti u shkon gjërave deri në fund. Çdo aktivitet dokumentohet dhe botimi u dërgohet institucioneve e personave të interesuar për ato tema. Doracaku me autor Naxhi Selimi, «Bazat e integrimit parashkollor» është shpërndarë në 1’600 adresa. Botimet e fundit u kanë shkuar 350 institucioneve zvicerane dhe ndërkombëtare.

Driton Kajtazi është krenar për personalitetet që ka fituar rreth Institutit. Ata janë hiç më pak se Victor Ruffy – ish-kryetar i Parlamentit Zviceran, dr. Doris Jakubec – ish-udhëheqëse e Qendrës për Studime Letrare në Romandie, dr. Peter Knoepfel – ish-udhëheqës i Institutit për Studime të Larta dhe Administratë Publike në Gjenevë, profesorët dr. Basil Schader, dr. Laurent Matthey, dr. Olivier Meuwly etj. Këto figura nuk janë thjesht ‹eminenca gri› e Institutit, por konceptuesit e programit dhe supervizorë të projekteve të tij. Dr. Régis Marion-Veyron, kryetar i ri i Këshillit të Fondacionit të Institutit, dhe Francis Cousin, kryetar i Nderit janë ndër bartësit kryesorë të aktiviteteve të tij.

Performansa që nuk paguhet

Krenar Driton Kajtazi është edhe për objektin që i ka caktuar Institutit Qyteti i Lozanës: Një shtëpi katërkatëshe me kopsht. Pjesën më të madhe të qirasë së shtëpisë e mbulon Qyteti. Donacionet janë vaji që e lehtëson punën e mekanizmit që ka konstruktuar Kajtazi dhe njëmbëdhjetë anëtarët tjerë themelues.

Shumicën e projekteve të deritanishme të Institutit i ka sponsorizuar Federata nëpërmjet Entit për Migracion, Kantoni i Vaudit, qytetet Lozanë dhe Vevey, Loteria e Romandisë, «Migros Kulturprozent» etj. Forumi ekonomik në vitin 2013 është bashkëfinancuar nga Ministria e Diasporës së Kosovës. Sa për ilustrim, vetëm përkthimi profesional simultan i simpoziumeve ka kushtuar 3’500 franga në ditë, raporton Kajtazi.

Një punë e madhe vullnetare fshihet pas performansës së Institutit. Renovimi dhe përshtatja e ambienteve të objektit është bërë nga firma shqiptare, rrëfen Kajtazi. «Pa asnjë cent!», shton ai.

Ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës

Driton Kajtazi punon si profesor në një kolegj në Yverdon, ku e jep frëngjishten, histori religjioni dhe lëndën e projekteve. Ai i ka kryer në Lozanë studimet në frëngjishten moderne. Në Institutin për Studime të Larta dhe Administratë Publike në Gjenevë e ka studiuar Menaxhmentin e Organizatave Ndërkombëtare. Masterin në Advanced Studies in Inter-Cultural Studies e ka fituar në Lugano.

Në Zvicër, Driton Kajtazi është vendosur në vitin 1991. Ai ka qenë kryetari i parë i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Lozanës, në vitet 1994-1999. Në vitet 1997-1999 ishte koordinator i Unionit të Studentëve Shqiptarë në Zvicër.

Kajtazi është gjeneratë e 1970-tës. Shkollën fillore, të mesme dhe tre vjet të Fakultetit të Mjekësisë i ka kryer në kryeqytetin e Kosovës. Origjinën e ka nga zemra e Kosovës – fshati Shpat i Drenicës. Ai është autor i një antologjie të letërsisë zvicerane të Romandisë në shqip. Drama e tij «Guri Ura, l’étranger d’ici», në shqip «Guri Ura, i huaji i këtushëm» luhet prej shatë vjetësh në Zvicrën franceze. Së fundmi ka botuar edhe një libër publicistik, «Dera».

Në vitin 2013, Driton Kajtazi u emërua kryetar i Jurisë për ndarjen e çmimit të Kantonit Vaud për integrim: «Le Milieu du Monde».

Njëherë për një herë

Me kulm mbi kokë, gjithçka është më e lehtë. Pas sistemimit në një objekt vetëm për Institutin, ai e ka luksin t’i rregullojë departamentet e tij si duhet. Tani e ka në terezi. Në kuadër të sektorit të kurseve, Instituti e ka strehuar edhe Shkollën e Muzikës – «Polifoni Toskë e Gegë». Një investim prej mbi 30’000 frangave, që do t’ua mësojë fëmijëve të emigrantëve shqiptarë vlerat e muzikës shqiptare nga jugu në veri dhe do t’i afirmojë ato në Zvicër. Për departamentin e dokumentimit ka filluar mbledhja e materialeve me vlerë publike – gazeta, revista, libra… që kanë dalë dhe dalin në vendet nga vijnë shqiptarët dhe ku ata jetojnë në botë.

Sihariqi i radhës së Institutit Zviceran për Studime Shqiptare janë dy punë kërkimore që do të realizohen këtë vit dhe gjashtë botime të ndryshme në gjermanisht, frëngjisht dhe shqip. Gjithmonë për shqiptarët! Tani pritet sistemimi në objektin e ri i një administrate të Institutit.

Idetë për të ardhmen nuk mungojnë, pohon Driton Kajtazi. Ai shprehet i hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet që kanë interes në punën e Institutit – qofshin këto zvicerane, apo shqiptare. Për Kajtazin, një është e sigurt: «Nuk kemi kërkuar partner zyrtar – as shqiptar, as zviceran». I tillë për të është vetëm Federata. Bashkëpunimi me të gjithë varet nga projekt-idetë. «Kështu shkon gjithandej», përfundon ai. Dhe i pëlqen të shtojë se «me ISEAL-in shqiptarët nuk janë vetëm objekt studimi, por edhe studiues».

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...