2015-05-15

Kërkohet sërish dorëheqja e Gruevskit


“S’ka drejtësi, s’ka paqe”, “dorëheqje”, ishin parullat e protestuesve nëpër rrugët e Shkupit, të cilët edhe sot kërkuan dorëheqjen e Nikola Gruevskit.

protesta
Duke brohoritur “S’ka drejtësi, s’ka paqe”, “dorëheqje”, qindra protestues nga lëvizja Protestoj edhe sot kanë dalë në rrugët e Shkupit dhe kanë kërkuar dorëheqje të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Mediat në Maqedoni raportojnë se protestuesit sërish ishin mbledhur sonte në mbrëmje dhe kanë dashur të shkojnë para ndërtesës së qeverisë ku policia nuk iu lejoi që të grumbullohen aty, prej ku shkuan pastaj tek ndërtesa e Kuvendit.
Në mesin e qytetarëve ishin prezentë edhe përfaqësues të plenumit të shkollave të mesme.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev: Qeveria shkatërruese e bashkëjetesës

Zoran Zaev_26_1
Lideri i opozitës, Zoran Zaev sot ka publikuar bombën e 32-të më dëshmi të shumta që sipas tij nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, i cili paraqitet si nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend. Janë publikuara biseda të shumta mes zyrtarëve të lartë të cilët shprehin mos-durimin e tyre në veçanti ndaj shqiptarëve. Si protagonistë e fyerjeve të rënda sërish paraqiten, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Ivo Kotevski, e të tjerë përfshirë edhe kryeministrin Gruevski.

Ali Ahmeti në ‘Rruga drejt...’ flet për Kumanovën

Ali Ahmeti_Rruga
‘Na 
‘Na ndihmo që të dalim të gjallë prej këtu sepse kemi gabuar dhe më kurrë s’do ta bëjmë këtë gabim’. Me këtë kërkesë grupi i armatosur iu kishin drejtuar liderit të BDI-së Ali Ahmetit, të shtunë kur po zhvilloheshin luftime në lagjen e trimave në Kumanovë. Ahmeti, në Rruga Drejt, tha mbrëmë se grupi i armatosur kishin kërkuar një korridor për tu larguar nga vendi i luftimeve. Por, Ahmeti thotë se nuk kishte mundur të merr një përgjegjësi të tillë nga frika se dikush do të mund ti kishte vrarë. Pas një kohe, siç shpjegon Ahmeti kishin qenë vetë pjesëtarët e grupit të armatosur ata që kishin kërkuar të dorëzohen, që të mos digjen të gjallë në flakët e luftimeve që u zhvilluan në lagjen e trimave në Kumanovë për dy ditë radhazi.
img
“Unë asnjëherë nuk kërkova që ata të dorëzohen. Ata vetë e paraqitën opsionin e dorëzimit dhe pasi ja kam propozu organeve, ekipi që unë e dërgova, pas dy orësh më ka thirr Nikolla Gruevski. Më tha çka mendon për gjendjen, thash unë njerëzit i dërgova propozimin projektin e dorëzova, tha ajo a mund të bëhet. Thash sigurisht se mund edhe të bëhet sepse nuk është mirë as për shtetin as për banorët dhe kështu duhet të marrë fund kjo përleshje”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti thotë se para përleshjeve në Kumanovë, gjegjësisht pas sulmit në Goshincë kishte dërguar Sadulla Durakun që të bind komandant Sokolin të heqin dorë nga veprime të këtilla, por i njëjti kishte mohuar çdo përfshirje eventuale në atë sulm. Ahmeti tha se ai kishte qenë kundër një konflikti të armatosur pasi vlerëson se kjo shkon në dëm të shqiptarëve.
“Kam qenë njeriu që kam shpjeguar që nuk është në interes të shqiptarëve ndarja e Maqedonisë, nuk është në interes të shqiptarëve në tërësi çdo veprimtari që ushtrohet dhunë apo përdoret arma. Në këtë rast ne jemi të dëmtuar si shqiptarë në tërësi, edhe Kosova edhe Shqipëria, sepse mund të keqpërdoret nga dashakeqas të shqiptarëve se ja shqiptarët janë ata që e destabilizojnë vendin. Dhe unë po e them këtu përpara jush dhe u them gjithë shqiptarëve se nuk është në interes të gjithë shqiptarëve as ndarja e Maqedonisë, sepse nuk ke si e ndan, nuk ke vija demarkacioni”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
I pyetur për protestën e 17 majit të thirr nga opozita, Ahmeti tha se BDI nuk do t’i mbështeste në rast se përdoret dhunë. Në të kundërtën, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ftoi që lirshëm të dalin dhe të protestojnë në mënyrë paqësore të gjithë ata që kanë pakënaqësi.
“E drejtë e çdo subjekti është që të protestojë, paqësisht, pa ushtrim dhune le ti shprehe kërkesat e veta. Në atë moment që ushtrohet dhunë nuk kanë përkrahje të bashkimit Demokratik për Integrim. Të gjithë le të dalin në protesta le të shprehin pakënaqësitë e tyre, pa përdorur dhunë”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Duke folur për Sulejman Osmanin, personi i cili kishte arritur ti arratisej policisë, Ahmeti ngre dyshime madje se si është e mundur që me pranga në duar tu ikë policëve. Ahmeti tha se personi në fjalë, në vitin 2001 ka qenë i arrestuar nga UÇK si person i dyshimtë.

Policia heton arratisjen e Sulejman Osmanit

Policia
Policia edhe më tej heton se si iu ka ikur njëri prej të arrestuarve në aksionin policor në Kumanovë. Sipas MBP-së, po vërtetohen rrethanat për ngjarjen që ndodhi këto ditë në afërsi të fshatit Brezë, kur njëri prej të arrestuarve nga grupi i Kumanovës në vendin e ngjarjes ka treguar ku është fshehur armatimi i vjedhur në Gushincë, dhe ka ikur nëpër pyjet përreth.
“Edhe më tej po punohet në zbardhjen e të gjitha rrethanave. Pas zbardhjes së rrethanave do të ndërmerren masa përkatëse. Pasi tërësisht të konfirmohen të gjitha detajet, saktë do të tregohet përgjegjësia për ikjen”, thonë nga MPB-ja.
Lajmin që dje e publikoi Alsat-M nxiti interesim te mediumet vendore, por edhe ato rajonale. Lajmin e hapi vet personi që ka ikur, duke u prezantuar si Sulejman Osmani nga Breza. Në audio regjistrimin e bërë nga Xhezair Shaqiri si komandant Hoxha në territorin e Kosovës, ai publikisht tregon si është arratisur. Ndërkaq, i frikësuar nga rrahja dhe me pranga në duart, pasi ka treguar ku janë armët, ka filluar të ikë nëpër kodra. Nuk iu ka kushtuar vëmendje paralajmërimeve se policia do të shtie, kështu që policia nuk ka shtënë drejt tij. Më pas, e kanë kërkuar nëpër pyllin përreth, por nuk kanë mundur ta gjejnë. Ai ka gjetur një mik i cili e ka liruar nga prangat dhe më pas ka ikur në Kosovë.
Siç njofton Makfax, autoritetet e Kosovës kanë identifikuar tashmë trupat e pajetë të personave që kishin luftuar në lagjen e trimave në Kumanovë. Bëhet fjalë për
Xhafer Zymberaj i lindur më 18.05.1972
Valon Kabashi i lindur 14.08.1985
Turgaj Gashi i lindur më 13.04.1978
Arben Rexhaj i lindur më 17.09.1971
Samit Kastrioti i lindur më 14.12.1975
Hisen Rushiti i lindur më 20.07.1965 dhe
Fatlum Vishesella i lindur më 16.08.1983
Ndërsa ditë më parë Ministria e Brendshme publikoi edhe emrat e tre personave tjerë të vrarë në këtë aksion, Mirsad Ndrecaj, Beg Rizaj dhe Nusret Kaloshi. Sipas MPB-së në aksionin policor në Kumanovë kanë mbetur të vrarë 10 pjesëtarë të grupit. Nga ana tjetër mbetën të vrarë 8 pjesëtarë të policisë dhe 37 të tjerë u plagosën..



Policia nis bastisjet në disa rajone të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në të gjithë Kosovën lidhur me rastin e pjesëmarrësve nga Kosova në konfliktin e Kumanovës.
Se po zhvillohet një aksion i policisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Baki Kelani, po pa precizuar se për çfarë bëhet fjalë.
Policia_KS
Ai për KosovaPress thotë se aksioni i sotëm policorë është duke u realizuar në disa rajone të Kosovës.
“Policia e Kosovës e konfirmon realizimin e një operacioni policorë i cili është realizuar në disa rajone të Kosovës”, tha shkurt Kelani për KosovaPress duke treguar se më vonë policia do të dalë me komunikatë për media.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov: Ngjarjet në Kumanovë, mirë të përgatitura

lavrov UN
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se incidentet e fundit në Maqedoni dhe situata në Kosovë nuk japin kurrfarë optimizmi. Shqetësuese, sipas tij, janë edhe dëshirat e udhëheqjes shqiptare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Lavrov i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq. “I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, që përmes pranisë së tij në Ballkan, t’iu kushtojë vëmendje të veçantë këtyre tendencave shqetësuese, e veçanërisht shprehjes së qartë të terrorizmit”, ka thënë Lavrov. Sipas tij, asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund të qëndrojë gjakftohtë ndaj këtyre thirrjeve. Lavrov ka këmbëngulur se ngjarjet në Kumanovë kanë qenë “aksione terroriste, të përgatitura mirë”.lavrov UN

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Avdullah Ramës, ndryshe i njohur si “Komandant Dulla”.

Për “Grupin e Kumanovës”, bastiset Komandant Dulla (Video)
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Avdullah Ramës, për të cilin dyshohet se ka lidhje me zhvillimet e fundit në Kumanovë.
Pas përfundimit të kontrollimit të shtëpisë, Policia kishte marrë në stacionin policor Ramën, ndryshe i njohur si “Komandant Dulla”.
Ai u shoqërua nga forcat e rendit me dyshimin se ishte i përfshirë në incidentin e Kumanovës.
Sot nuk ishte hera e parë që Rama ishte paraqitur në Polici për t’u marrë në pyetje për rastin e Kumanovës. Mirëpo, pak orë pasi kishte shkuar në stacionin policor, Komandant Dulla është kthyer në shtëpi.
Gazetarja Fillojeta Konjuhi ka arritur të kontaktojë atë në shtëpinë e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka gisht në rastin e Kumanovës, por se është i zëshëm në mbrojtjen e shqiptarëve të atjeshëm.
Sipas komandantit, arrestimi i tij kishte të bënte me çështje politike.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...