Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/06/04

Brunilda Zllami- Dashuri apo urrejtje

Fotoporteti

Brunilda Zllami shkrimtare shqiptare. Ka lindur në qytetin e Bajram Curri (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi dhe vazhdon fakultetin juridik. Romanet e saj, që në fillimet e botimit prej vitit 1996 , kanë gjetur lexuesin e tyre të të gjitha moshave. Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikes, zgjidhja e intrigës në një mënyrë tjetër, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e bëjnë atë të afërt dhe të dashur për lexuesin.

Botimet e shkrimtares Brunilda Zllami janë :

Dashuri apo urrejtje (1996)
Fantazma te shpirtrave te etur (1996)
Ëndrra e papërfunduar e një gruaje (1997)
Puthja e hënës (1998)
Hijet (1999)
Labirintet e Medeas (1999)
Dinozauret e ndërgjegjes (2001)
Çmimi i përjetësisë (2002)
Dua (2003)
Matilda (2003)
Jetoj në harresën tënde (2004)
Një tjetër (2004)
Dikur ishim bashkë (2005)
Rruga e trëndafilave (2007)
Lindur femër (2007)
Lakmia (2009)
Në shpirtin tim bën ftohtë
Në shpirtin tim bën ftohtë
Në shpirtin tim bën ftohtë roman me Autore Brunilda Zllami . Shtëpia botuese "Dudaj" Tiranë, 2010. Faqet e librit 356. ISBN 978-99943-0-162-1

(2010)
Ti je e nesërmja (2012)
Nuk jam engjëll (2014)



Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami



Brunilda Zllami, është një shkrimtare e suksesshme me mbi shumë romane e cila sjell sërish në duart e lexuesit një libër të mrekullueshëm, mbushur plot vuajtje e pasion.







Ky është libri Fragment nga libri



Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer. Kishin kaluar shumë vite që kur kishin qenë shoqe. Mes tyre kishin bërë vend dashuria dhe urrejtja. Po tani ç'ndjenin për njëra-tjetrën? Dashuri, apo urrejtje?i saj i parë, një variant i ripunuar pas shumë vjetësh. Ishte ëndrra e saj ta sillte edhe një herë në vitrinat e librit, këtë roman të shkruar në moshë tepër të re.

Titulli: Dashuri apo urrejtje
Origjinali: Dashuri apo urrejtje
Gjinia: Roman
Autori: Brunilda Zllami
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2005
Fq. 232
Pesha: 0.221 Kg.
ISBN: 978-99943-33-42-9

Sveva Casati Modignani - Një grua e denjë

Image result for sveva casati modignani

Mbi librin Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm.

Nje grua e denje, Sveva Casati Modignani
 Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë, kishte qenë një nga gratë më të famshme të Nju Jorkut, madje që synonte deri edhe kolltukun e kryetares së bashkisë. Por mbi të kaluarën e saj rëndon hija e gjatë e Koza Nostras, ndërsa e tashmja nuk ngjan aq e qartë dhe e kthjellët... Një roman mbresëlënës, prej të cilit është bërë një film me Serena Grandin dhe Kerol Altin, i transmetuar nga Kanali 5.

Sveva Casati Modignani-Mjellma e zezë

Image result for sveva casati modignani

Mbi librin Familja Montalto është saga e tre brezave botuesish përgjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. Midis pasioneve, intrigave, tradhtive e zhgënjimeve, që shpesh e vënë në rrezik fatin e ndërmarrjes, dalin në pah figurat e Emilianos, i mbiquajtur Mjellma e Zezë, i biri i kryetarit të trungut të familjes, dhe Arletës, gazetares së bukur e të re, të dashuruar me të.

Mjellma e zeze, Sveva Casati Modignani

 Bashkë me forcën e ndjenjës që i bashkon, do të arrijnë t’ia kthejnë dinjitetin dhe prestigjin emrit të Montaltove. Një roman i pasur me patos e suspansë, i shkruar me mjeshtëri.

Sveva Casati Modignani-Me ne fund nje shi diamantesh

Mbi librin Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit...
Me ne fund nje shi diamantesh, Sveva Casati Modignani

Shqipëroi nga origjinali: Aida Baro
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2006
fq. 384
Pesha: 0.42 Kg.

Lauren Weisberger-Djalli vishet me Prada

Image result for lauren weisberger
Lauren Weisberger(27 mars 1977) ,jeton në Nju Jork dhe po punon për romanin e saj të dytë, botimi shqip i të cilit do të dalë në treg nga Dudaj. Pas diplomimit ka punuar si asistente personale e Anna Wintour – it, drejtoresha e famshme e Vogue – ut amerikan dhe guru e modës në botë.

Djalli vishet me Prada, Lauren Weisberger
Miranda Prestli është një mit i padiskutueshëm, në botën e mrekullueshme dhe vezulluese të modës. E hajthme dhe elegante si askush tjetër, drejton revistën më prestigjioze dhe më të shitur të planetit.
Kur Andrea Sashi (njëzetetrevjeçe, e diplomuar dhe me një ëndërr për t'u bërë shkrimtare) pranon të punojë për të, nuk dyshon aspak se ka lidhur një pakt me djallin. Sepse Miranda, pas pamjes së përsosur fsheh një natyrë dredhacake dhe shumë të hidhur, e aftë për ta shndërruar jetën e Andreas në një ferr të vërtetë.

Në harkun e një viti tepër të ethshëm, por edhe të mbushur me situata plot humor, Andrea mëson të ecë mbi taka kalamendëse, të kënaqë kapriçot e drejtores së saj dhe të mënjanojë goditjet e saj të pabesa, derisa më në fund arrin të kuptojë se jeta e saj private, e lënë pas dore për një kohë aq të gjatë, po merrte të tatëpjetën...

Susanna Tamaro-Dëgjoje zërin tim

Susanna Tamaro torna in libreria

Susanna Tamaro kthehet sërish me të gjithë stilin e saj, kjo shkrimtare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa rrëfime interesante vetjake. Pak ditë pas daljes në qarkullim, ky roman i ri i saj u bë një bestseller. Argumente të trajtuara me brishtësinë e zakonshme të autores, mendime që e bëjnë lexuesin të reflektojë thellë.
Degjoje zerin tim, Susanna Tamaro
Është një libër shumë i këndshëm, i shkruar mirë, sigurisht prekës, edhe pse aty-këtu ka ndonjë nuancë ironie. Një udhëtim me një mikeshë, një rrugëtim që secili prej nesh përpiqet ta bëjë në jetën e vet, në kërkim të vazhdueshëm të një shtegu të drejtë.
Një roman që nuk ka asgjë më pak sesa Thuaji zemrës po. Çfarë ka ndodhur me të mbesën e Ollgës, gjyshes protagoniste të librit Thuaji zemrës po? U kthye nga Amerika në kohën e duhur, për t'u pajtuar me të gjyshen, apo gjeti vetëm letrën e gjatë në formë ditari drejtuar asaj? Po sikur fati t'i ketë paracaktuar një mundësi të tretë, që i përjashton dy të parat?
Sikur, duke u endur nëpër dhomat e asaj shtëpie të madhe, vetmia ta ketë shtyrë të ngjitet në trapazan, për të kërkuar gjurmë të dy njerëzve të vetëm, të cilët do të kishte dashur vërtet t'i njihte: nënës dhe babait të saj? Cilët ishin? Cila ishte historia e tyre? Është me të vërtetë e bija e një princi turk, siç i kishte treguar e gjyshja në fëmijëri, apo ka diçka që ende kërkon të zbulohet?
Në kërkim të kësaj të fshehte, vajza gërmon midis bauleve, kartave e fletoreve të zverdhura, duke rikrijuar, faqe pas faqeje, figurat e ndryshme të një mozaiku brezash. Kështu zbulon nga një ditar brishtësinë, ëndrrat dhe turbullimet e ankthshme të nënës së saj, Ilaria, studente për Filozofi, e magjepsur pas një profesori njëzet vjet më të madh se ajo.
Zbulon se një stërdajë ka gjetur strehë në një vend të largët, për t'u shpëtuar ligjeve raciste dhe prej andej ka vazhduar të dërgojë lajme herë pas here. E inkurajuar nga këto të dhëna të pakta, vajza do të vendosë të niset në kërkim të të atit dhe të atij daje të largët, një udhëtim që do ta çojë tek origjina e brengosjeve të saj.

"Fund vere"

Image result for Danielle Steel

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret. Aty ajo ndien praninë më se të qartë të një gruaje tjetër, që dukej se kishte ikur me ngut, duke lënë pas vetëm një fustan festiv në dollap, një gjurmë të çuditshme në mur dhe një aromë mbytëse jasemini. Kureshtja e Lilit kthehet në fiksim, saqë shpirti i asaj gruaje të çuditshme e ndjek gjithnjë e më shumë. Kush ishte ajo?

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell
Cilat ishin arsyet që e kishin bërë të zhdukej papritur? Por Markusi nuk pranon të flasë për ish të dashurën. Ajdeni, banori tjetër i asaj hyrjeje, duket se e kupton shqetësimin e Lilit, por as ai nuk do t'i thotë ndonjë gjë. Komente mbi librin "Magjepsës... romani i O'Farrell – it, shkruar me pasion dhe qartësi, përshkruan bukur se si një lidhje e vjetër mund të përndjekë një dashuri të re." Elle, Read of the Mouth "O'Farrell ka krijuar një rrëfim të jashtëzakonshëm dhe plot ankth, duke nxjerrë në pah vuajtjet që mund t'i shkaktojnë të dashurit njëri – tjetrit. O'Farrell e kupton natyrën njerëzore deri në thellësitë më të frikshme dhe gjurmon mjeshtërisht një gjysmë të vërtetë për të të zënë në kurth e për të të magjepsur." Time Out (London) "Një histori tërheqëse dhe pasionante dashurie të dyfishtë, që e çon trillimin romantik bashkëkohor në një truall të egër... O'Farrell e rrëmben lexuesin duke shkruar me kaq thjeshtësi dhe ndershmëri, saqë pasioni mbetet i paerrësuar nga fjalët e panevojshme." Literary Review Mbi librin Maggie O'Farrell ka lindur në Irlandën e Veriut në vitin 1972 dhe është rritur në Uells dhe Skoci. Tani jeton në Londër. Pas studimeve letrare në Kembrixh, ajo iu përkushtua gazetarisë. Pas sukesit të romanit të saj të parë "Pas ti kishe ikur", e la karrierën si zëvendëskryeredaktore e faqeve letrare të "Independent on Sunday" për t'iu përkushtuar letërsisë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...