Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/06/04

Sveva Casati Modignani-Me ne fund nje shi diamantesh

Mbi librin Pronari i një shtëpie botuese vdes, duke iu lënë të bijve dhe nipërve një pasuri të pafund dhe një mister të madh: mijëra miliarda, që përbënin një pjesë domethënëse të trashëgimisë, janë zhdukur si kripa në ujë. Leximi i testamentit i hap rrugën kështu, një gjuetie në kërkim të thesarit...
Me ne fund nje shi diamantesh, Sveva Casati Modignani

Shqipëroi nga origjinali: Aida Baro
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2006
fq. 384
Pesha: 0.42 Kg.

Lauren Weisberger-Djalli vishet me Prada

Image result for lauren weisberger
Lauren Weisberger(27 mars 1977) ,jeton në Nju Jork dhe po punon për romanin e saj të dytë, botimi shqip i të cilit do të dalë në treg nga Dudaj. Pas diplomimit ka punuar si asistente personale e Anna Wintour – it, drejtoresha e famshme e Vogue – ut amerikan dhe guru e modës në botë.

Djalli vishet me Prada, Lauren Weisberger
Miranda Prestli është një mit i padiskutueshëm, në botën e mrekullueshme dhe vezulluese të modës. E hajthme dhe elegante si askush tjetër, drejton revistën më prestigjioze dhe më të shitur të planetit.
Kur Andrea Sashi (njëzetetrevjeçe, e diplomuar dhe me një ëndërr për t'u bërë shkrimtare) pranon të punojë për të, nuk dyshon aspak se ka lidhur një pakt me djallin. Sepse Miranda, pas pamjes së përsosur fsheh një natyrë dredhacake dhe shumë të hidhur, e aftë për ta shndërruar jetën e Andreas në një ferr të vërtetë.

Në harkun e një viti tepër të ethshëm, por edhe të mbushur me situata plot humor, Andrea mëson të ecë mbi taka kalamendëse, të kënaqë kapriçot e drejtores së saj dhe të mënjanojë goditjet e saj të pabesa, derisa më në fund arrin të kuptojë se jeta e saj private, e lënë pas dore për një kohë aq të gjatë, po merrte të tatëpjetën...

Susanna Tamaro-Dëgjoje zërin tim

Susanna Tamaro torna in libreria

Susanna Tamaro kthehet sërish me të gjithë stilin e saj, kjo shkrimtare e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për disa rrëfime interesante vetjake. Pak ditë pas daljes në qarkullim, ky roman i ri i saj u bë një bestseller. Argumente të trajtuara me brishtësinë e zakonshme të autores, mendime që e bëjnë lexuesin të reflektojë thellë.
Degjoje zerin tim, Susanna Tamaro
Është një libër shumë i këndshëm, i shkruar mirë, sigurisht prekës, edhe pse aty-këtu ka ndonjë nuancë ironie. Një udhëtim me një mikeshë, një rrugëtim që secili prej nesh përpiqet ta bëjë në jetën e vet, në kërkim të vazhdueshëm të një shtegu të drejtë.
Një roman që nuk ka asgjë më pak sesa Thuaji zemrës po. Çfarë ka ndodhur me të mbesën e Ollgës, gjyshes protagoniste të librit Thuaji zemrës po? U kthye nga Amerika në kohën e duhur, për t'u pajtuar me të gjyshen, apo gjeti vetëm letrën e gjatë në formë ditari drejtuar asaj? Po sikur fati t'i ketë paracaktuar një mundësi të tretë, që i përjashton dy të parat?
Sikur, duke u endur nëpër dhomat e asaj shtëpie të madhe, vetmia ta ketë shtyrë të ngjitet në trapazan, për të kërkuar gjurmë të dy njerëzve të vetëm, të cilët do të kishte dashur vërtet t'i njihte: nënës dhe babait të saj? Cilët ishin? Cila ishte historia e tyre? Është me të vërtetë e bija e një princi turk, siç i kishte treguar e gjyshja në fëmijëri, apo ka diçka që ende kërkon të zbulohet?
Në kërkim të kësaj të fshehte, vajza gërmon midis bauleve, kartave e fletoreve të zverdhura, duke rikrijuar, faqe pas faqeje, figurat e ndryshme të një mozaiku brezash. Kështu zbulon nga një ditar brishtësinë, ëndrrat dhe turbullimet e ankthshme të nënës së saj, Ilaria, studente për Filozofi, e magjepsur pas një profesori njëzet vjet më të madh se ajo.
Zbulon se një stërdajë ka gjetur strehë në një vend të largët, për t'u shpëtuar ligjeve raciste dhe prej andej ka vazhduar të dërgojë lajme herë pas here. E inkurajuar nga këto të dhëna të pakta, vajza do të vendosë të niset në kërkim të të atit dhe të atij daje të largët, një udhëtim që do ta çojë tek origjina e brengosjeve të saj.

"Fund vere"

Image result for Danielle Steel

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret. Aty ajo ndien praninë më se të qartë të një gruaje tjetër, që dukej se kishte ikur me ngut, duke lënë pas vetëm një fustan festiv në dollap, një gjurmë të çuditshme në mur dhe një aromë mbytëse jasemini. Kureshtja e Lilit kthehet në fiksim, saqë shpirti i asaj gruaje të çuditshme e ndjek gjithnjë e më shumë. Kush ishte ajo?

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell
Cilat ishin arsyet që e kishin bërë të zhdukej papritur? Por Markusi nuk pranon të flasë për ish të dashurën. Ajdeni, banori tjetër i asaj hyrjeje, duket se e kupton shqetësimin e Lilit, por as ai nuk do t'i thotë ndonjë gjë. Komente mbi librin "Magjepsës... romani i O'Farrell – it, shkruar me pasion dhe qartësi, përshkruan bukur se si një lidhje e vjetër mund të përndjekë një dashuri të re." Elle, Read of the Mouth "O'Farrell ka krijuar një rrëfim të jashtëzakonshëm dhe plot ankth, duke nxjerrë në pah vuajtjet që mund t'i shkaktojnë të dashurit njëri – tjetrit. O'Farrell e kupton natyrën njerëzore deri në thellësitë më të frikshme dhe gjurmon mjeshtërisht një gjysmë të vërtetë për të të zënë në kurth e për të të magjepsur." Time Out (London) "Një histori tërheqëse dhe pasionante dashurie të dyfishtë, që e çon trillimin romantik bashkëkohor në një truall të egër... O'Farrell e rrëmben lexuesin duke shkruar me kaq thjeshtësi dhe ndershmëri, saqë pasioni mbetet i paerrësuar nga fjalët e panevojshme." Literary Review Mbi librin Maggie O'Farrell ka lindur në Irlandën e Veriut në vitin 1972 dhe është rritur në Uells dhe Skoci. Tani jeton në Londër. Pas studimeve letrare në Kembrixh, ajo iu përkushtua gazetarisë. Pas sukesit të romanit të saj të parë "Pas ti kishe ikur", e la karrierën si zëvendëskryeredaktore e faqeve letrare të "Independent on Sunday" për t'iu përkushtuar letërsisë.

Christine Gren-Tri jetët e Ana Marksit


Image result for Christine Green

Christine Gren lindi në Grac (austri), ka punuar si gazetare dhe ka jetuar për pesë vjet në Afrikë. U bë e famshme si autore e romaneve për reporteren e sensacioneve, Ana Marks, të cilët u bënë edhe filma në stacionin e mirënjohur gjerman ARD.

Bije prostitute, Kristine Gren
 Së fundmi kanë dalë edhe romanet "Mashtruesja" dhe Vila Frojd", të cilat janë himnizuar nga shtypi.Mbi librin Maria, një gazetare e re dhe e bukur, por me një të kaluar të keqe, kërko9n të ngjitet lart e më lart. Ajo i përdor burrat si trampolinë për karrierën e saj. Kur armët erotike nuk mjaftojnë, ajo nuk tutet të bëjë edhe shantazh. I suksesshmi Maks u përshtatet më së miri planeve të saj për jetën. Por më pas ajo dashurohet me vëllanë e tij, Leonin, një ëndërrimtar me sy hapur dhe dështak me nam. Dhe më pas gjithçka del jashtë kontrollit. këto dhe të tjera në best-sellerin e ri të Kristinë Grenit.

Sveva Casati Modignani "Ana me sy të gjelbër"

Sveva Casati Modignani është një nga emrat më të dashur të letërsisë bashkëkohore. Romanet e saj të përkthyera në trembëdhjetë vende si: në Francë, Gjermani, Rusi, Brazil etj. janë shitur në mbi 8 milionë kopje. "Ana me sy të gjelbër" u prit në mënyrë madhështore nga kritika dhe nga lexuesit. Romanin e parë me fat e kanë shoqëruar edhe gjashtëmbëdhjetë të tjerë, të gjithë të kurorëzuar gna parapëlqimi në rritje i lexuesve dhe i kritikëve, një pjesë e të cilëve janë bërë skenarë televizivë të suksesshëm.

Ana me sy te gjelber, Sveva Casati Modignani
 Mbi librin Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj, por mbi të gjitha me atë të të atit; një udhëtim nëpër kohë, ku historitë pasionante të dashurisë pleksen me ngjarje misterioze dhe dramatike. Një histori e ngjeshur, e mbushur me ngjarje mbresëlënëse dhe e treguar në mënyrë të shkëlqyer.

Titulli: Ana me sy të gjelbër
Origjinali: Anna dagli occhi verdi
Gjinia: Roman
Autori: Sveva Casati Modignani
Shqipëroi: Guri Shyti
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2005
Fq. 480
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-99943-33-20-8

Akulli pervelues, Nora Roberts

Nora Roberts


Nora Roberts, njëra ndër shkrimtaret më të lexuara sipas New York Times, shpalos në këtë roman klasik një histori mahnitëse të mbushur plot sharm e tension e në të njëjtën kohë të mbështjellë nga një pasion i zjarrtë, që shoqërohet nga vrasje të kryera me gjakftohtësi.

Akulli pervelues, Nora Roberts
 Mjaft e pasur, tejet e bukur, Uitni Mekallisterit i pëlqejnë garat me makina dhe meshkujt e rrezikshëm. Megjithëse e ngopur nga të gjitha këto, zonjusha mjaft e pasur e Manhatanit çuditet kur një i huaj me xhaketë lëkure të zezë i rrëmbën makinën e saj "Mercedes" dhe më pas plumbat fluturojnë mbi kokat e tyre. Hajduti ndërkombëtar i bizhuterive, Dagllas Lord, është mësuar të jetojë jetën e tij gjithmonë në ikje. Dhe, si për ironi, kjo është pjesa më e bukur e profesionit të tij. Ai i përmbahet një rregulli të hekurt: punon gjithmonë vetëm. Por deri në një çast. I plagosur dhe pa asnjë kacidhe në xhep, çka e bën edhe më të shkëlqyer karrierën e tij, Dagu, pa dëshirë, pranon si bashkëpunëtore në rrugën e tij të krimit Uitnin e pasur dhe plot njohje të fuqishme. Duke lënë pas zhurmën e të gjitha gazetave për humbjen e milioneres si dhe të gangsterit dhe kriminelit në ndjekje të vazhdueshme, Dagu dhe Uitni nisen drejt egërsisë ekzotike të Madagaskarit, në kërkim të një thesari të famshëm, që mendohet se i përket kohës së Revolucionit Francez. Ajo që në fillim dukej si një aventurë ndjellëse, tashmë për Uillin është kthyer në një garë për jetë a vdekje. Dhe ajo përpiqet të manovrojë me ndjenjën e mëshirës së partnerit të saj vrasës, i cili mund të eleminojë me gjakftohtësi cilindo që i del përpara. Ndërsa për këtë të fundit, të cilit e kanë tradhtuar disa herë, ky është një rast për të gjetur thesarin dhe ndoshta një mundësi e fundit për ta nisur jetën nga fillimi. Të dy ata i futen një rruge ekzotike dhe mjaft të rrezikshme në kërkim të qëllimit të jetës së tyre. Bashkëpunimi është i tillë që ia vlen të rrezikohet jeta, por loja përmban rreziqe të jashtëzakonshme e me përfundime të tmerrshme: edhe mes atyre që mund të mbijetojnë, nuk ka as të fituar, as të humbur. Mbi autoren Nora Roberts është ndër shkrimtaret më të dashura dhe më të njohura në botë. Janë botuar më shumë se 125 milionë kopje të librave të saj, përfshi këtu dhe ato më të shiturit, si: "Në kërkim të ëndrrës", "Vila", "Qielli i Montanës" dhe "Hëna Karolinë". Nora Roberts jeton në Merilend.
Titulli: Akulli përvëlues
Origjinali: Hot ice
Gjinia: Roman
Autori: Nora Roberts
Shqipëroi: Dajana Berisha
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2004
Fq. 512
Pesha: 0.52 kg
ISBN: 978-99943-33-02-X

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...