Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/06/13

Ndue Ukaj : Përsiatje për poezinë e Zef Mulajt

Përsiatje për poezinë e Zef Mulajt
Zef Mulaj , vjen keto dite me librin e 11-të,poetik , mbas pes botimeve në gjuhen italiane Ingleze e gjermane.
Libi më i ri që u publikua keto dite nga shtepia botuese “EDLORA” Tiran me titull HËNA NUSE E POETIT . Me parathenje Ndue Ukaj e redaktor Halil Haxhosaj
Koloriti i poezisë së Zef Mulajt është përplot imazhe, ndjenja, ide, porosi, mesazhe që kërkojnë e aspirojnë të bukurën e jetës si ndjesi, realitet ekzistencial, dhe shpërthejnë nëpërmjet poezisë si formë e veçantë e komunikimit njerëzor. Është ky poeti që ëndërron yllësitë, si gjithë poetët, dhe me imagjinatën e bujshme poetike lundron nëpër yllësi, male e dete, duke e nuhatur të bukurën, për të cilën aspiron ai, dhe për të cilën, më shumë se kurrë ka nevojë humanizmi ynë. Atij mund të ndodhë t’ia merrë era fjalën në galaktikat e universit me trandje të shumta, ku përplasjet janë të përhershme, por gjithë kjo shkon në funksion të qëllimit të poetit - të gjejë prehje: “Në bibliotekën e dashurisë”; bibliotekë kjo që përfaqëson ëndrra universale të çdo poeti.
Ndonëse poeti Mulaj e di se qenia e poetit bën punën e krijuar për ta; ndonëse e di se atij “I mbeten vargjet/ Si lule pa ujë e diell”, ai nuk ndalet në betejën e tij krejt të fisme; ta sfidojë helmin e gjuhës, realitetin e trishtë, me fjalën e inspiruar poetike. Sepse, një poezi e ndaluar, mund të shpërthejë një ditë, dhe të bëhet kurorë për të kuptuar peshën e fjalës, atë peshë që na jep vullnetin dhe identitetin tonë njerëzor. E ky identitet i brishtë, mund të sforcohet më së miri nëpërmjet poezisë që ka forcë ta përsosë shpirtin dhe sensibilitetin tonë.
Poezia e kërkon të paarritshmen, ndaj përplaset me ata që e ngufatin, veçmas në kohë krizash, siç është ajo e poetit: “Në një pemë e në një ballkon/ Në një garazh e në ndonjë spital/ Lajmet me thikë presin urinë.” Poeti duket sikur të jetë në një varkë, dhe lundron nëpër ujëra e turbullta të kohës, ndaj i duhet me sy që shohin drejt qiellit në detin e pafund të ëndrrave, me aromën dhe me armën e fjalës, ta hedhë shikimin tejmatanë, aty ku pushteti i fjalës poetike është i paprekshëm dhe mposht pushtet e politikës që prodhojnë shpeshherë të këqija, prishin humanizmin tonë dhe krijojnë varfëri dhe pabarazi.
Temat dhe poezitë e Mulajt janë subjektet dominuese të kohës sonë - kohët e liga nëpër të cilat rrugëton poeti, krizat identitare, ato të marrëdhënieve të politikës me njeriun, të mallit për atdheun, dashurisë, etj. Poeti, dëshpërimin e kthen në këngë, dhe kërkon shpëtimin me poezi e metafora, për t’i mposhtë të ligat e shumta. Në këtë betejë është kryeneç, sepse është atdheu i tij ai që e frymëzon përherë dhe e nxit të shkruajë vargje të hijshme; ai atdheu që i ka muret kullë, si Alpet dhe ato me krenarinë e tyre, tek dielli rrinë, prej nga joshin poetin. Është kjo dashuri imagjinare dhe poetike, një dhunti që ngreh flamurin e mirësisë përballë të këqijave që e godasin atdheun tonë nga plëngprishës të shumtë që sillen vërdallë...
Poeti është i pasionuar për paqen e përjetshme, ndaj komunikon me detin e pafund të ëndrrave, duke u shprehur: “Ah sikur të kisha forcën tënde!” Këtë forcë poeti s’e ka, sepse janë dallgët e detit ato që e trazojnë përherë, por ka një forcë tjetër, të vetën, atë të shpirtit të derdhur në vargjet e poezisë, për t’i pikasur ndjenjat e mendimit e tij, që janë po ashtu ndjesi të kohës, tallazet e këtij deti, që i simbolizon bashkëkohësia.
Ç’është Atdheu, në mos “Një lule një pemë një ferrë”, në universin e të cilit ai ndjen të bukurën e pakufishme që i japin malet, deti, fushat dhe njerëzit. Poeti është i ngazëllyer, sepse e di që “Bota është njeriu”, ndaj atë e kërkon përherë dhe kudo, me aspiratën e përhershme poetike. E kjo botë, është e larmishme, por bëhet hyjnore, kur poeti e portretizon gruan, e cila për të është një dhuratë e shenjtë. E dashuria e poetit për njeriun, është pakufishme dhe shkreptinë me vargjet: “Kur lind një fëmijë/ Dielli bëhet sy.” E ky njeri, nganjëherë është egoist, ndaj, s’ka sesi të mos gjykohet nga poeti sepse ata: “Kanë xhepa të fryrë/ E mëkate në shpirt.”
Poeti mund t’i ngjajë një ”Kitare pa këngë”, mund t’i plogështohet kujtesa, të sfilit nëpër sfida, por asnjëherë nuk sprapset, sepse ai ka fuqinë të rikthejë kujtesën dhe të lëvizë kah e mira me një vjershërim të mrekullueshëm poetik. Zef Mulaj aspiron Itakën e munguar, atdheun e largët, sepse vetja i ngjet me një ëndërrimtar të degdisur në tregun e botës. Kjo është ajo qenie e brishtë, që shtegton në drejtim të mirësisë dhe përsosmërisë. Këtu kemi të bëjmë me një perfeksionim briliant. Autori s’e ndalon zërin e tij që buçet, si poet që rrugëton, për të gjetur frymëzim dhe të shkruajë për tema e motive të bukura, në një mëngjes të bukur, kur poezia shfaqet me krejt spektrin e hijeshisë së saj.

Behar Gjoka në veprën “Fenomeni Blushi”

Studiuesi, Behar Gjoka në veprën “Fenomeni Blushi”
Libri më i ri eseistik i studiuesit Behar Gjoka, është një këndvështrim mbi tri romanet e shkrimtarit Ben Blushi si një risi në demistifikimin e historisë, mitit dhe legjendave në letërsinë shqipe të pas viteve ’90.
Studiuesi pas vlerëson shkrimtarin nepermejt tre romaneve te tij “Te jetosh ne ishull”, “Otello”, “Arapi i Vlorës dhe “Shqipëria” si një pikë referenciale e marrdhënies unike të lexuesit me letërsinë shqipe, pranon se ka edhe vend për te korigjuar.
Në fund të veprës Gjoka e lë të hapur debatin se cili do të jetë kulmi i shenjës letrare, që Blushi do të lërë në letërsinë shqipe.

LIRIKA QYTETARE DHE INTIME E REXHEP SHAHUT

Image result for BEHAR GJOKA
NGA BEHAR GJOKA

Në detin e vargëzimeve që ndeshim përditëzaj, në hapësirën shqiptare, është vështirë të gjesh atë që është e veçantë tek poezia që shkruhet. Megjithatë, udhëhequr nga ideja e Benedetto Kroçes, se poezia duhet kërkuar aty ku gjendet dhe aty ku fshihet, e vlen që rrëmosh edhe në këtë situatë, jo pak të ndërlikuar të ekzistimit të poezisë shqipe. Poezia e librit të fundit të Rexhep Shahut është e veçantë, sidomos për faktin së është një poezi që shpërfill kodet se si do ta marrë shoqëria e tanishme ligjëratën poetike, shpërfill kodet e akademizmit, shpërfill të gjitha paragjykimet dhe thotë atë që ndien, atë që është poezi, vetëmse në konceptin autorial. Kur shprehem kështu, kam parasysh faktin që te ky libër gdhendet “uni” i qytetarit zemërak, që lëshohet kundër mbrapshtive të botës, pa doreza dhe kufizime, por bashkë me të është edhe “uni” i një raporti krejt intim me jetën, me erotikën, me dashurinë. Këto janë dy prani dhe esenca unike, që shpërfaqin përmasën e shkrimit poetik të autorit. Ngjizja e tillë, e unit të dyfishtë, kuptohet se është pjesë e vetëdijes, është pjesë e udhëtimit në krahët e poezisë për të folur me poezinë dhe jo për të jetuar me poezinë, siç ngjet rëndom në hapësirën shqiptare. R. Shahu si poet, në varësi të tekstit poetik, të hapësirave të komunikimit, është nga ato raste, që nuk ka nevojë të ulërasë. Libri i tij, në një kuptim shpërthyes ndaj mbrapështive të realitetit, në vështrimin dhe shijen time, sjell një atmosferë migjeniane, poetikën e të vërtetave që ne i prekim, por dikush nuk sheh, dikush nuk do, dikush në mënyrë të shëmtuar i mbulon ato me hipokrizi. Poeti thotë të verteta të cilat, do të thosha, kur shndërrohen në poezi, janë të tilla që të mrekullojnë, të mrekullojnë për faktin e një poetike të vargut të lirë, të vargut që nuk do të dijë se çfarë ndodh dhe si e shohim ne, të një fjalësie e cila sjell pranë lexuesit gjithë atmosferën e kohës, rrok shpirtin e qytetarit sot, shpirtin e qenies shqiptare, me gjithë ato mungesa, por të dhëna me dritëhije dhe përthyerje të befta poetike. Në ligjëratën e vet poetike, në një mënyrë tepër befasuese, si një element që më ka bërë përshtypje, është edhe pashaportizimi tashmë i paskajores, në shkrimin poetik, që me rikthimin e vetë sendërton një hapësirë tjetër, si frymë dhe kumt i mirëfilltë. Poeti flet natyrshëm dhe me art me këtë mjet stilistik-gjuhësor, që dihet se është pjesë e ligjërimit të shqipes. Poezia nuk ka nevojë të ulërasë, poezia e ka misionin, parësisht estetik, që gjellin brenda saj, nëse do ta lexojmë. Pra, veçanësitë janë të shumta, janë të prekshme, por vetëm leximi dhe rileximi i tyre na mundëson t’i zbulojmë. Qysh me përshtypjen e parë, por edhe në leximin e dytë, erdhi duke u thelluar dëshira, që ky libër të shkojë te lexuesi, sepse kemi shumë poetë gjeni por që nuk kanë poezi, madje pavarësisht marrjes së jo pak çmimeve letrare. Poeti, tashmë nuk ka nevojë të jetë gjeni, poeti flet me poezi. Më ndodh rrallë të ndihem mirë në poezi, të mrekullohem në poezinë shqipe të tanishme, për arsyen e thjeshtë se jo çdo ndjenjë është poezi, jo çdo ndjesi tragjike është poezi, jo çdo vargëzim, që na vjen rastësisht në majë të gjuhës, realizon shenjën poetike. Poezi është atëhere kur paraqitet çdo gjë në hapësirën e teksteve me ligjësi estetike. Harold Bloom, në mes të tjerash, thotë se poezia është e pritur të mos merret shumë me histori por të merret më atë që quhet përthyerje shpirtërore dhe, prizmi i poetit është i tillë që po tingëlliu nuk të le rehat. Nëse nuk tingëllin, jeho sa të duash, bubullo më zhurmë etj., duket se poezia ka mërguar për në brigje të tjera. Në rastin e përmbledhjes “Qyteti i Lutjeve”, do të thoja që më ka bërë për vete vargu i sigurtë, metafora e larmishme, plazmimi i shpirtit të kohës, përmes një uni, që është i vetëdijshëm për atë që thotë, e madje që e thotë jashtë çdo elementi për të marrë kështu brerore. Poezia e këtij libri i bën nder letërsisë shqipe, është një cak krejt i ri i autorit, krejt i veçantë, por në morinë e botimeve, në detin e poezisë që shkruhet, është vështirë të gjesh një libër që të ketë, sipas gjykimit tim, mbi 15 poezi që janë të nivelit antologjik. Kur them kështu, kam parasysh shijen personale, pra një pëlqesë që buron nga leximi dhe rileximi i kësaj përmbledhjeje poetike. Në fakt, edhe njëherë tjetër, varësisht materies letrare që ofron vëllimi i mbramë poetik, dëshmohet se poezia nuk ka moshë. Por mbretëresha e synuar nga të gjithë, siç është poezia, mbretëresha e fjalës, mbretëresha e shpirtit, mbretëresha e të sotmes, e të nesërmes, e atdheut, ku qenia ekziston në formën e një kurore të mrekullueshme, le të synohet nga të gjithë. Gara për të mbërritë atje është krejt e hapur dhe zakonisht në cakun e fundëm mbërrijnë shumë pak.

REXHEP SHAHU : T’U SHTOFTË JETA QEVERI

Image result for REXHEP SHAHU

    REXHEP SHAHU 

1. Kukësi pa fëmijë

Në pallatin përballë dyqanit të Timit, ti e njeh Kujtimin, nga 15 familje që ishin kanë mbetë 5.

 Dhjetë kanë ikë në Gjermani. Në këto dhjetë shtëpitë bosh, janë vetëm 6 pleq që kanë mbetë vetëm. Dyet e shtëpive rrinë mbyllë. S’ka levizje nëpër shkallë. S’ka fëmijë as në oborr as nëpër shkallë e koridore. Sikur njerzit kanë shkue në varreza e s’janë kthye hala. Sikur fëmijët janë në shkollë e s’janë kthye hala.

Ndonjë plak del herë pas here dhe vjen tek ne e kërkon ndihmë se nuk di të ndërrojë kanalet televizive. Kërkon t’ia lë televizorin te ndonjë kanal që jep lajme për ata që ikën për Gjermani.
Lutet t’ia gjej një kanal televiziv ku të mos e shohë Edi Ramën në lajme. Se Edi Rama i çoi djemtë në kurbet me gjithë gra e fëmijë edhe pse s’ka luftë në Shqipni. Edhe përpara kanë ikë djemtë në kurbet, por jo me gra e fëmijë. Tash veç qyqja ashtë mangut me knue në shpiat tona… Na votuam Edi Ramën dhe, qe, djemtë po ikin tash me gjithë gra e fëmijë. A me ikë edhe fëmijët në kurbet e votuam Edi Ramën… Nemcja e marrtë vesh…

Kërkush nuk e di sa kanë ikë prej ktuhit, më thotë trishtueshëm miku im që çdo fjalë i del si vajtim.
Unë pyeta veten pastaj mijëra herë, ne, a jena të k’tuhit!? Mu kujtua titulli i librit “Na nuk jena t’ktuhit”. Vërtetë, kjo qeveri a po i trajton njerzit sikur të jenë të ktuhit apo po i trajton sikur janë të ardhur prej dreqit të mallkuar dhe sikur janë pushtues të pronave të qeveritarëve…

Kanë ikë mësues pa mbyllë vitin shkollor, pa nxjerrë notat. Kanë ikë mësues e nxënës pa marrë notat e fundit të vitit. Mbetën klasat e shkollave gjysmë bosh. Të merr vaji me i pa klasat ashtu bosh. Nuk të besohet…, më flet dhe sytë iu mbushën me lotë mikut tim.

Nuk ka njerëz në qytet. Ke mall me pa njerëz. S’ka fëmijë. O zot qytet pa fëmijë. Sikur i hënger toka njerzit. Edhe kolera pale a kishte mbytë më shumë, pale a kishte shfarosë më shumë. Kanë ikë edhe më përpara njerëz por jo kështu, jo kaq pa zhurmë e kaq masivisht. Dhe nuk i bëhet vonë kërkujt pse kanë ikë e ikin njerëz. Një ditë diskutim në parlament dhe kaq. Një ditë tallje e fajsim ndaj Gjermanisë dhe kaq. Politikanët sikur knaqen që ikin shqiptarët prej vendit të vet. Ma pak shqiptarë, ma pak halle për politikanët…

Në çdo pallat gjysmën e shpiave ose i ke mbyllur ose gjen ndonjë plak. Ka shtëpia ku gjen edhe plak të vetëm fillikat. Një zot e di si jetojnë, si hanë, si flenë. A janë sëmurë, a kanë ilaqe…
Më shkroi në fejsbuk një shok që ka ikë dhe i tronditur më thotë të shkoja te shtëpia e tij pasi kishte ikë me grua e fëmijë dhe kishte lënë nënën vetëm. U drodha pasi mendova a e ka gjallë nënën. Nuk i përgjigjej nëna në telefon. Shkova. Nuk dinte ta karikonte baterinë e telefonit nëna e shkretë dhe e gjeta me lotë në sy. Më trembi vetmia e asaj shtëpie. Më trembi shkretia e asaj shtëpie. Më uroi një mijë herë që shkova. Mu lut, kur të kem vakt, të shkoja t’ia merrja pensionin. Se nuk dinte ku merrej. Se nuk kishte më asnjë lek ajo nënë zeza… Më erdhi zor të shihja a kishte ndonjë ushqim në rafte…
Po mitingjet plot njerëz, fola unë…

Miku im më hodhi një shikim që më trembi. Që u ndjeva me faj. Shumë me faj.
Ti ia fut krahët shpesh barrës së huaj, më foli ai pasi më lexoi thellë, shumë thellë. Aq thellë sa ndoshta as unë nuk e lexoj veten.

Më erdhi turp, shumë turp si rrallë ndonjëherë në jetë. Sikur u ndjeva shumë përgjegjës për këtë shkretim qyteti, për këtë dëbim shqiptarësh prej vendit të tyre.

Politika do vota, nuk do njerëz, nuk do qytetarë, e prishi heshtjen e luftën time miku im.
Dhe kanë për të dalë vota më shumë se sa ka votues në vend. Bile kanë me dalë më shumë vota se sa ka njerëz të gjallë hala në këtë vend, vijoi ai me një zë që sikur po ia kërciste dhëmbët e mezi po i dilte nga goja.

2.Rama, Meta e Hasani.

Në qytet është si shtetrrethim. Kishin ardhë në Kukës Rama e Meta. Ardhje e sforcuar. E duan atë qytet me çdo kusht. Me çdo çmim. Banorët nuk janë miqësorë me dy krerët më të lartë të shtetit. Irritimi i njerzve vihet re tek të gjithë. Ka egzaltim të sforcuar tek leseistët, por janë plot dyshime vetë leseistët, nuk ndjehen të sigurtë.

Pasigurinë ua jep kandidati i tyre i cili ka qenë i PD dhe shumëkujt i thotë kur u kërkon vota, se jam i PD-së, ka qenë kryetar i PD, dy herë i zgjedhur kryetar bashkie nga PD. Por për pazare u prish me PD dhe kaloi me LSI-në. Njerzit janë të bindur se LSI është vetëm për pazare. Të gjithë e besojnë, dhe sikur kurrë të mos jetë e vërtetë, se LSI është partia e pazareve. Kush paguan shumë, merr post më të lartë nga LSI. Të gjithë e dinë, e besojnë si vdekjen se LSI është thjeshtë dyqan ku zgjidh hallin e punësimit. Paguaj dhe zgjidh hallin që ke.

Mitingu me gjithë punonjësit e punësuar në shtet filloi. Shumë kërcitje. Shumë shirje sikur janë të lumtur, të gëzuar dhe sikur anë siguri. Rama, Meta dhe Hasani qeshin me zor në tribunë. Jo qeshin, por zgërdhihen sa për kamerat dhe fotografët. Duan që ta shesin miting force. Por nuk e shesin dot si miting dinjiteti. Nuk ka dashuri, miqësi, besim tek asnjë njeri aty. Të gjithë urrehen dhe ndërkohë i zgërdhihen njëri – tjetrit. Rama, Meta e Hasani urrehen nga shumica e mitingashëve. Mitingashët urrehen nga treshja që sfilon në tribunë.

Rama përrallis para kuksianëve me këmbë e me duar. Është larg të folurit që duan, kuptojnë dhe pranojnë këta njerëz. Larg të folurit të këtyre njerzve. Hane shan, hane Bagdat. Si ai dialogu që njëri i thotë tjetrit, puna e mbarë o Pepë, e tjeri nuk i thotë mbarë paç, por i përgjigjet, jam te mbjellë do qepë…

Rama lyp me kërcënim votën për Hasanin. Njerzit sikur I thonë në kor, ked y vjet që e kë Hasanin, çfarë na bëtë? Sytë e njerzve të pazotë që e dëgjojnë nga sheshi, i thonë ku janë djemtë dhe fëmijët tanë që i dëbove për Gjermani, ku janë… Rama lyp votën me se s’bën, nga shtëpitë e shkreta të qytetit që ngjan gati si varrezë i përgjigjen pleqtë, ku janë djemtë e fëmijët, si na le kështu të shkretë. Rama do votën për Hasanin, fshatrat e braktisur i thonë, a s’ka tjetër djalë ky vend por veç Hasan? Hasan mëngjes, Hasan në drekë, në darkë Hasan. Hasan me PD-në, Hasan me PS-në, Hasan me LSI-në. Merre Hasanin në qeveri, i thonë që nga Gjermania kuksianët e dëbuar, merre se ai na i zgjidh hallet në qeveri. Derisa ju e dini kaq të mirë sa po na thoni, dhe e dini më mirë se ne që e kemi këtu përditë, merreni në qeveri. Bëjeni ministër finance se ia di rrënjët ekonomisë e biznesit, ia di rrënjët lekut.

Rama nuk di ç’thotë, ndonëse aktron me sforco. Enveri shante Ahmet Zogun dhe krahasonte Shqipërinë e tij me atë të Zogut. Këta e krahasojnë me të Enverit, sikur këtu mbinë njerzit para 18 muajve. Mohojnë çdo të mirë që ka ndodhë këto 25 vjet. Mallkime e mashtrime, vetëm këtë dinë këta.
Ne dimë të bëjnë shtet, ulëret Rama. Dini të bëni një mut të madh sikur buçet turma.

Një shtet që turret kundër më fukarejve, kundër më të dobtëve, veç shtet nuk është. Po të mos e kishte teprue presionin e kërcënimin kundër kuksianëve për faturat e prapambetura të energjisë elektrike, nuk do të ishte shkretue qyteti në këtë farë feje. Po të kishin zyrë shteti ku me trokitë e me gjetë ndihmë, me gjetë punë, me gjetë përkrahje, me gjetë mirësi e jo sjellje harbute, me gjetë zyrtarë që nuk shesin shërbimin shtetëror, nuk do të kishin ikë njerzit për Gjermani. Një familje që s’ka lekë buke, ti i thua paguaj 15 milionë që i ke borxh shtetit.

Ky nuk ka hallin me vu shtet e rregulla por do vetëm me mbledhe lekë, flet turma me vete. Ka rrezik me kërkue çfarë borxhesh kanë pasë njerzit nëpër kooperativa bujqësore. Të dobtëve ua merr borxhet me dhunë, të fortëve u rruan bishtin.

Mbaroi spërkatja me pështymë e turmës nga Rama.

Filloi Meta. Ky shtiret engjëll. Gënjën pa pikë mëshire. U thotë se aeroportin e keni prej Metës. Genjështër me bisht, me bisht të gjatë. Ju kujtohet kuksianëve si u ndërtua aeroporti, kush e pse e ndërtoi. Ju kujtohet Lufta e Aeroportit. Atyre që mbajnë mend dhe kanë qenë të rritur ju kujtohem edhe unë, interlekutori a ndërmjetësuesi i ndalimit të luftës e sjelljes së paqes mes banorëve me armë dhe policëve të shumtë të shtetit të Metës.
Nga aktorët e asaj kohe të krizës së Kosovës në Kukës, Meta rrjeshtohej diku nga vendi 50 për nga rëndësia e pesha e aktorëve shqiptarë të asaj kohe, që u bënë gjallë pasi ndërhyri bota.
Edhe 14 milionë dollarë që dha Bill Klinton për Udhën Morinë – Kukës, që e deklaroi Dokle me Metën në prefekturë në Kukës dhe e pagëzuan udhën nga Morini në Kukës me emrin Rruga Klinton, i mori Meta dhe i përdori në Hormovë e ku iu deshën Metës.

Unë shkruesi i këtyre radhëve i pata shkruar letër edhe Bill Klintonit. Letra ime i ra pëllumbit nga sqepi dikund mbi oqean dhe nuk shkoi te Klintoni.

Por shtypi në Tiranë e Prishtinë e pati vluar këtë histori mashtrimi.

Në fjalimin e Metës ruhet apo fshihet një fshehtësi. Nuk e ka nga dashuria thirrjen që bën për vota, por e ka si fjalë që dalin si fërshëllima plumbash nga inati. Meta ka dështuar ta fitojë një deputet në Kukës. Tani ai bleu Hasanin që po kërkonte blerës. Ai don ta marrë Kukësin dhe do të hakmerret ndaj Kukësit pse nuk i dha një deputet. Thonë se janë harxhuar shuma marramendëse në Kukës për ta blerë një deputet e majta e Metës dhe Gjinushit. Thonë. Unë nuk kam parë as prekë lekë me dorë. Por kuksianët e këndojnë në filxhana këtë histori.

U drejtohet njerzve Hasani. Është i shpërqëndruar totalisht. Nuk është i zoti në punë të tilla me mbajtë fjalime. Ai din vetëm ekonomi, vetëm lekë. Topat e lekëve i duken si libra xhepi, ose librat i duken si topa lekësh. Skuqet para njerzve, nuk e përballon dot vështrimin e qytetit. Tetë vjet kryetar bashkie, disa vjet kryetar PD-je, disa vjet drejtor banke i caktuar nga PD-ja, disa vjet pronar banke, bashkia i duket si pronë e vetja prej viteve të gjata. Gjithë vitet biznesmen që ka punuar fort me fonde publike, zot i tenderave me lekë shteti. Mik e shok i mirë për ata ndaj të cilëve ka interesa, të tjerët i sheh si miza, babaxhan në dukje, jo i qetë e babaxhan në të vërtetë. Por nuk mërzitet nga asnjë punë që ka lekë, nuk përbuz asnjë punë që ka lekë. I është mbushë mendja ding se qyteti vdes pa Hasanin. Dhe ai s’ka hallin e vet, por thjeshtë nuk do që të vdesë qyteti ndaj me deshirë dhe vetëm për hatër të qytetit u bë ushtar e rezervist i Ilir Metës.

Kukësi merr frymë vetëm prej Hasanit. Pa Hasanin vdes qyteti.


3.Vaso Çubrilloviqi më fton për kafe në Kukës.

U bënë pozat, u dhanë mesazhet nga treshja Rama, Meta e Hasani.

Banorët me bisht ndër shalë shpërndahen. Turfullojnë e shajnë shumica. Disa janë të lumtur.
Por të gjithë sikur pyesin veten e tyre, pse me kaq ngulm duan të fitojnë të majtët në Kukës!?
A thua kanë në plan ta shprazin krejt qytetin, t’i çojnë gjithë njerzit në Gjermani. Po sikur ta kishin fituar lotarinë amerikane 140 mijë aplikantët që kanë bërë kërkesë?! Do të iknin nga Shqipëria 500-600 mijë shqiptarë po të llogarisësh se do të iknin të gjithë me familje në Amerikë…

Ç’bën Rama në këtë rast? Pse s’flet Rama për këtë lajm të kobshëm? Apo i ka thënë Barakut që e ka mik të ngushtë, mos u jep llotari e viza amerikane shqiptarëve dhe Baraku ndaj nuk mori 140 mijë familje shqiptare.
A thua kanë ardhë në pushtet Rama e Meta me shpopullue Shqipërinë? A mos i ka sjellë në pushtet ndonjë fuqi e huaj që i intereson të shprazet Shqipëria nga shqiptarët.

Teksa endem nëpër qytet, më bëhet se shoh vetë Vaso Çubrilloviqin në Kukës duke u knaqë, jo fantazmën e tij në Prishtinë para disa muajve, siç shkruan miku im Izeti te parathënia e librit të Vasos “Shpërngulja e Shqiptarëve”.

Më bëhet se Vaso Çubrilloviq fërkon duart e niset drejt meje sfidues. Unë marr pozën e krenarit. Ai me gishtin e madh të dorës së djathtë më tregon Ramën e Metën që sapo u larguan dhe qesh me mua. Më fton për kafe. Unë refuzoj. Jam profet më thotë nga larg. Shporru mut, i thërras unë. Jam në ju, thellë në ju, në shpirtin e qeveritarëve tuaj jam, më thotë me një zë të ultë Vaso…

Kufoma ime endej nëpër Kukës. Dikur vonë foli : Rrofsh qeveri e mos të zantë sabahi.

TËRTHORAZI – MË MIRË HIÇ SE KIÇ

Image result for kush eshte shefik shkodra
NGA SHEFIK SHKODRA

Kujdes intelektual!

Po të bëj propagandë një politikan në mënyrë hipokrite, nuk do të ishte aq e habitshme. Po të kridhet një intelektual atje ku s’e ka vendin, me siguri do të peshonte shumë.

Politika detyruese e çon edhe intelektualin në stome të humnerave, të vetë shkatërrimit të krejt pasurisë shpirtërore. Kjo ndodh krejt nga një moskujdes i rastit, apo lakmia për të mos e mbuluar harresa, por edhe interesi, për këtë fundit nuk do duhej të besohet për njerëzit intelektualë.

Duket pak si mëkatim edhe pse ndoshta, vështirë është të gjendet rrugë e duhur për depërtim. Shpeshherë ka pasur mbyllje dyersh për njerëzit e ngritur. Dhe mund të përsëritën jo vetëm në një vend dhe jo vetëm njëherë. Ngushticat janë shumë të vogla. Megjithatë, duhet secili ta masë hapin e vet, se a duhet të ecë në atë drejtim apo duhet ta zmbrapsë veten. Nuk ka politikë, ose shumë pak, që mund ta pranoj drejtimin e atij që e do të ecë një shoqëri pa gabime. Politika dëshiron që atë patjetër ta asimiloj duke joshur me gjithçka ka në dorë. Duke ia rregulluar caqet me mrekulli – parajsë.

 Ndryshe, edhe kërcënimet janë masa më e hapët që ngulfat ose diskualifikon frymën dhe zërin demokratik.

Pra, nëpër kohë të ndryshme, shoqëritë me politika dhe sisteme po ashtu të ndryshme, edhe intelektuali është i detyruar të gjej penetrimet për të ndihmuar e shpëtuar shoqërinë. Të zgjedh kohën kur mund të paraqitet ose të ballafaqohet me shumë dallgë dhe t’i përjetoj ashtu si janë me mundësitë e veta, brenda rrethit të vet. Sepse, me vetëdijen e tij më të lartë se të tjerët, ai ka obligime më të mëdha morale e njerëzore.

Kur mbetet që vetëm atij t’i besohet, vetëm ai është i cili do të ngushëllojë e forcoj të gjitha shtresat sociale. Dhe vetëm ai mund të bëj vlerësime me masë për secilin në skenën shoqërore, edhe për shtresat më të dobëta, për ato të mesme, por edhe për pasanikët, shoqërinë civile, njësoj edhe për prijësit politik. Sa herë që ke menduar se duhet ndëshkuar një, ndërsa palën tjetër ta përkrahësh, s’ka dalë krejt çka është menduar. Mund të jenë shumë veprime individuale e kolektive si të përkohshme. Përkohësia e akteve të ndryshme, qofshin ato sublime apo edhe të vrazhda mbeten si shenjë e kohës kur jetojmë.

Dje, sot, nesër, me jonjerëzore dhe shumë jonjerëzore, përkatësisht njerëzore dhe shumë njerëzore. Do të thotë që është shprehur dhe jo vetëm shprehur, por edhe është vepruar saktësisht në përputhje me atë që është dashur të arrihet, dhe asaj që mbetet për shkaqe subjektivizmi si nëpërkëmbje, apo saktësisht me qëllim. Intelektuali kur nuk do të thotë të vërtetën dhe të vë masë përkufizuese e objektive për temën ose akëcilin njeri, atëherë është më mirë të heshtë. Dhe “heshtja është ar”. Për këtë historia njerëzore është dëshmitare dhe ‘mësuese e jetës’.

 Duhet lënë vend edhe asaj frymës për çka ishe i angazhuar gjatë gjithë jetës, nëse vërtet ka qenë ashtu ajo frymë dhe ideal i jot. Nuk bën ta vesh në peshojë gjithë bagazhin, për të cilin është menduar se ishte mjaft i rëndë me kuptim të sublimes për një ardhmëri të përgjithshme. Madje, për autorin me një epitet gjithëkombëtar, shumë dekorativ e plot seriozitet, sikur jemi mësuar të dëgjojmë në Ballkan, “babai i kombit...”

Mund të dëmtohen telat e mendjes në moshë

Intelektualit i duhen kushte si të gjithë të tjerëve. Po ai është tepër i ndjeshëm, duhet të fitohen me mund kushtet! Beteja është e rëndë dhe shumë e mundimshme, e pandërprerë. Presionet janë të pa llogaritshme. Të lënë prapa gardhiqeve, me ofendime, etiketa dhe qortime të pareshtura. Dhe “mëkatet” s’ka kush i bart më mirë se vetë ai.

Ai që mendja ia arrin çdo skutë të universit biologjik. Me (pa)drejtësi elementare njerëzore, kudo qofshin ato skuta të jetës njerëzore. Nuk ka vend që të mos ketë ballafaqim real në kohë. Sado që nuk duhet të jetë krejt ekstrem dhe për kahe jashtë konstruksionit shoqërorë, megjithatë, ka shumë vijëzime, kur nuk mund të pajtohesh. E ndien dhimbjen e skamnorit, të invalidit, të punëtorit, të fshatarit e bujkut, të fëmijës pa zot, etj. dhembje në përditshmëri, që shfaqen në gjithë globin tokësor e edhe në mese ku bashkëjeton. Në rend të parë, aty ku jeton.

Pra, nuk do të duhej intelektuali që t’i bëj kthesë mendja për 360 shkallë dhe të shndërroj tezën e jetës, ndoshta rastësisht në tezë të poltronizmit të përkohshëm, është pak si habi. Atij që i kanë duartrokitur nëpër shtigjet shumë të vështira, vjen kohë që do duhej t’i ngrish të gjitha fjalët miradije për te. Atë që e ke pasur për idhull në bashkëkohësi, tash detyrohesh ta marrësh si diçka të parëndësi dhe që mund të hidhet pas shpine. Mundet njeriu në moshë vërtet ta lëshojnë telat e mendjes si një qendër elektronike që mund të dëmtohet. Por, kushdo qoftë më afër duhet këshilluar se, dje i ke ndihmuar dikujt me kërrabë në dorë, sot dhe nesër duhet të ndihmohet ty, atij..
.
Mos e thirr të keqën

Përpiquni ta ruajmë atë rreth vetes. Natyrisht, duke pasur shumë vërejtje, por qortimet të mos shkojnë në adresë të gabuar. Nuk duhet të pritet që në fatkeqësinë e njërit të përfitoj tjetri. As vetëkënaqësinë e një shërbimi shumë të pavlershëm që mund ta bësh për çështje shumë subjektive, gjithashtu shumë të përkohshme.

As urrejtjen individuale për individin ta fusësh në shërbim të përgjithshëm. Nuk është lehtë kushdo qoftë, sipas simpatisë apo antipatisë të këtij apo atij, të thirret luftë qytetare.

Ajo është jashtë çdo konteksti për një intelektual. Ndonëse, ai (intelektuali) ka mundësi në çdo kohë që të jetë në shkallën e diferencimit, me privilegje nga klasat e ulëta shoqërore e qytetare. Natyrisht, duke i përjashtuar që të gjitha ato kategori sociale të përvuajtura, ai mund të gjendet dhe ta bëj veten të shikoj së larti teatrin e mizorive të shoqërisë njerëzore. Po këtij tipi nuk do t’i thuhej me emrin intelektual.

Sepse, ky do të ishte i mangët me dije dhe me ndjesitë e një njeriu të rëndomtë e lëre më të radhitet për intelektual.

(Shefik Shkodra, u lind në vitin 1948 në Desivojcë të Dardanës. Arsimin e detyrueshëm fillor e kreu në vendlindje, dhe në Hogosht, arsimin e mesmen në Gjilan, ndërsa u kulturua me diplomë Fakulteti, dega Frengjisht, në Universitetin e Prishtinës. Jeta dhe biografia e Shefik Shkodrës është një roman tronditës. Vendlindja e poetit Shefik Shkodra ka pamje epike, dhe të afshët për frymëzim. Ore, dua të shkruaj krejt i vetëm / për një këmishë shiu e vetëtimash / që lagej e thahej mbi trupin tim… / për një këmishë përherë të re!.. 

Në kohën e sundimit serb, Desivojca ishte e lënë prapa shpinës së zotit. Mungesa e parasë, varfëria, mungesa e rrugëve, dhe të gjitha së bashku, ishin për të ardhur keq. Formimi i intelektualit në kohën time, rrëfen Shefik Shkodra, ishte me vuajtje dhe beteja. Shtjellën unë e kam përjetuar nëpër të gjitha moshat e jetës. Fëmijëria e rëndë, dhe rinia e mbushur me zemërime, janë mbresat në shumë poezi të mia. Në vitin 1966, unë përjetova një gëzim të madh, kur m’u botua poezia e parë në Revistën letrare, „Jeta e re“. 

Ç´është shtjella, ajo është diçka që të mbështjellë e të palosë – forcë që s’pyet. Është shtrëngatë - dredhë. Të hedh në tokën e ëndrrës. Por edhe të gjuan e të përplasë me gjësendet nëpër botë të ndryshme tmerri. Kështu e kam ndie poezinë. Në vendin ku jam lindur unë, shtëpinë e kam brenda, në natyrën e pyllit. Natyra në vendlindjen time ka sajuar bukuri vërtetë poetike. Çdo pamje në natyrën e vendlindjes më thërret; poet, eja tek unë, këndomë, jam e bukur për secilin varg. 

Veprimtaria poetike e poetit Shefik Shkodra, nuk është e pakët, por vëllimet e tij janë të paktë. Njëherë, censura politike, e pastaj edhe kushtet materiale. Burgu i pushtuesit ishte me vazhdime. Liroheshe prej një burgu të vogël, të përpinte burgu i madh. Prandaj poeti Shefik Shkodra ka të botuar vetëm një pjesë të krijimtarisë së tij. Shefik Shkodra deri tash ka botuar këto përmbledheje librash; 1 . Shtjella, 2 . Erëverë, por ai shkroi edhe nga historia, historia e letërsisë, publicistikë, etj. Poezia e tij është e shpërndarë nëpër periodikun e gjerë të hapësirës gjuhësore të shqipes. Në poezinë „Kurbeti“ poeti Shefik Shkodra magjeps me bukurinë poetike, me dramën e jetës përbrenda, dhe me ngjyrat më reale komunikon me plagët e popullit tonë: S’ka dyshim se më merr malli për verën time. / Vëlla, dua ta rikujtoj këngën e karkalecit / dhe gjyshin pranë gurit të vatrës në mendime! Dhe poeti s´ndalet së kënduari; 

Jam përmalluar për tufën e deleve / për ogiçët me kambana e shtagat e lojës... Në jetën time si poet, jo rrallë jam ndodhur para kufomave lakuriqe, të një shoku të rënë, apo të një miku të vrarë. Bisedat me veten time kanë qenë ndër më të ngrohtat. Kafshët e egra dhe kafshët e buta unë i kam njohur si fëmijë. Dhe si fëmijë kurrë s´kam dashur të jem ujk, por Qen, jo se jo. Edhe pse ujku është bir Qeni. Po e them këtë se në jetë kam vuajtur shumë nga dora e përgjakur e armikut. Krenarinë e rëndë të samarit të pushtuesit unë kurrë s´e kam pranuar. Njerëzit me samar të pushtuesit i kam fshikulluar. 

Dashuria është e të gjithëve, më thotë poeti Shkodra, me të e pimë ujin e jetës:/ Jehona nga pylli gris velin e thurur të soditjeve! / Qiellit të egër me peshë përlajnë retë njëra-tjetrën / Ajo ushtimë shurdhësie vjen grykës së gjerë! / ... Këto dhe vargjet e tjera tregojnë për vlerën poetike të poezisë tê Shefik Shkodrës. Poetët, më thotë Shefiku, janë të çuditshëm. Jo njëherë, por disa herë i kam treguar qiellit dëmet e erës dhe të borës në dimër. Dehjen e shiut me vërshime unë e kam urryer. Natyra poetike e vendlindjes sime, është aq tërheqëse, aq frymëzuese, sa s´të lë të këputesh nga ajo copë tokë hyjnore. 

Ndërgjegjja e poetit është e shenjtë, ajo s´guxon të thyhet as me çmime klanesh dhe as me dhurata miqësh. E vërteta për mua është e shenjtë, më thotë poeti Shefik Shkodra. Shkova në stinën e verës, në muajin e qershorit / u enda pas fluturave e u përmallova / si të mos isha ai që isha; / u djersita dhe mbeta / hullitë ballit shpejt m’i dhuroi koha / dhe rrugë të re më shtoi /. Unë kujtoj se poeti i përket poezisë dhe jo poezia poetit. Në ujëvarat e përrojeve që thurin zërin e mallit / lash kujtim dhembjen e fëmijërisë / truallin e larë me gjak që s’fshihet!.. 

Jeta morale e njeriut thotë Oskar Wilde, është lëndë e pasur për artin. Mirëpo, arti i vërtetë, sado imoral qoftë, ( kam lexuar tek Erza Paund ) prodhon dëshmi të vërtetë. Unë kujtoj shprehet poeti nga Gjilani, Shefik Shkodra, s´e problemet e artit, dhe të letërsisë, janë probleme të jetës. Shkrimtarët e mirëfilltë, shkrimtarët me forcë artistike, lehtësisht shkruajnë dhe krijojnë, i tillë vlersoj s´e është edhe poeti ynë, Shefik Shkodra. ,thotë në mes tjerash publicisti i mirënjohur 
Rrustem Geci:http://www.albaniapress.com/lajme/20503/Lexim-i-veprave-te-Shkrimtarit-Shefik-Shkodra.html)

2015/06/11

DISKRIMINIMI



Pas krijimit të degës së Partisë Komuniste Jugosllave në Tiranë, në nëndor 1941, nga emisarët e saj Miladin Popoviçi e të tjerë, ata vunë në krye Enver Hoxhën, njeriun e studiuar për interesat e tyre. Deri në prill të vitit 1948, (kur dolën letrat e Informbyrosë, se Jugosllavia e Titos tradhtoi), në çdo dikaster, ishin vendosur instruktorë jugosllavë dhe flitej gjerësisht për “miqësinë e madhe”,

“Vllazërim-Bashkim (Bratsvo - Jedinstvo)" Jemi në vitin 1946. Rruga drejt Jugosllavisë së Titos, ishte hapur vetëm për studime. Kështu edhe nga Ministria e mbrojtjes u caktuan grupe ushtarakësh, njëri prej tyre, ishte grupi ynë prej mbi 40 ushtarakësh, që filluam nga muaji tetor i vitit 1946, deri në prill të vitit 1948, të kryenim shkollën e tankeve të oficerëve të Armatës Jugosllave, me emrin “Petar Drapshin”, në qytetin Bella Cërkva. Për të diskriminuar oficerët tanë, instruktorët jugosllavë në Ministrinë e Mbrojtjes, caktuan në zyrën e kuadrit të dërgoheshin për studime, persona analfabetë e gjysmë analfabetë, me dy-tre klasë fillore dhe me fillore, pati tre persona me 2 klasë të mesme.

 Pra, ky ishte brumi i shqiptarëve të ardhur në Jugosllavi për të vazhduar shkollën e tankeve. A mundet vallë oficerët tanë të kuadrit të Ministrisë së Mbrojtjes të dërgonin vetë ushtarakë me këtë nivel kulture mjaft të ulët për studime? Kuptohet, se dominuan oficerët instruktorë jugosllave qëllimisht për diskriminim.

Ky grup “studentësh” përbëhej prej shumicës, që kishin qenë partizanë të viteve 1943 – 1944, gjysma e tyre ishin anëtarë partie dhe gjysma tjetër të rinj komuniste. Kishte edhe një pjesë prej ushtarëve të mobilizuar pas çlirimit.

Sekretar i partisë, për grupin shqiptar në shkollë, u caktua Murat Kasapi (i nipi i kolonel Rrahman Ruçit, që më vonë u pushkatua). Ndërsa Mua më caktuan sekretar të organizatës së rinisë. Por mbas pak kohe, Murati bëri një thyerje disipline dhe për këtë e shkarkuan si sekretar të organizatës së partisë dhe më ngarkuan mua.

Unë kisha mbaruar 5 klasë fillore në kohën e Zogut 1933-1939. Kisha lexuar shumë libra të Rilindësve të trashëguara nga gjyshi dhe babai, të vdekur njëri pas tjetrit, duke më lënë mua 4 vjeç jetim.

 Në shkollë kam qenë i rekomanduar, për t’u takuar me atasheun ushtarak të ambasadës tonë në Beograd, në çdo dy muaj, për informacion dhe udhëzime. Në shkollë, veç jugosllavëve, kishte studentë të ardhur nga vendet e ish demokracive popullore dhe të gjithë ishin me kulturë të mesme e të lartë. Ne vinin nga jeta e luftës partizane, të viteve 1943 - 1944, disa me dekorata të “Kujtimi” e “Trimërisë”.

 Pjesa më e madhe, ishim fshatarë, bujq e blegtorë, disa kishin qenë kuadro në ushtri. Por të gjithë me mungesë kulture, e pa literaturën e nevojshme për të mësuar gjuhën. Ne paraqiteshim me një horizont tepër të ngushtë, por me një krenari të theksuar prej shqiptari. Kësisoj, sllavo- serbët na shikonin me përçmim dhe na vinin në lojë, fjala e parë e tyre ishte: “Allbanac bez kulturni çovek”.

 “Shqiptari pa kulturë”. Sllavët në përgjithësi, e serbët në veçanti, fjalën “jebenti” (të q...fsha) e kishin në majë të gjuhës dhe e përdornin si pa gjë të keq.

Kur shqiptarët mësuan kuptimin e fjalës “Jebenti”, filloi grushtimi. Atëherë ata na ofendonin më shpesh për gallatë. Shpreheshin se Shqipëria do të behet republika e shtatë jugosllave. Shpesh në stërvitje në teren, veç talljeve me gojë, na vinin këmbëzën duke na penguar, për të rënë në baltë ose në pellgje uji dhe kjo ishte gëzimi i madh i tyre.

 Por disa nga ne shqiptarët, si Hasan Berberi, Shyqyri Fera, Kosta Ranxhi e tj, nga filli kanë shpëtuar, se do t’u kishin nxjerrë zorrët me bajonetën e pushkës. Kishte disa studentë, si kolonel Selmanoviç Esadi nga Bosnja, që na afronte si mysliman dhe premtonte në mbledhje, se do të na mësonte shkronjat për të zhdukur analfabetizmin, por kjo ishte një tallje e tij për humor.

Në poligonin e tankeve do të behej qitje me tre topa të tankeve. Kur erdhi radha e tre shqiptareve për të bërë qitje me top, ndërresa serbe që bëri qitje para nesh, u kishin hequr “Okularët, periskopëve të topit.

Ata sabotuan qitjen e shqiptarëve me një urrejtje të hapur kundër nesh. Shkolla bënte shërbim garnizoni (roje 24 orë).

Sipas radhës, na vinte edhe ne shqiptarëve ky shërbim, por në një mbledhje në mencë, pas ngrënies së drekës, komisari i shkollës, koloneli Mirko Vraniç tha: “Shqiptarët kanë ngrënë bukë misri, prandaj janë gjaknxehtë për të ruajtur miqësinë me ne, që mos të ndodhi ndonjë aksident me armë, unë urdhëroj, që nga sot, shqiptarët të mos bëjnë më shërbim garnizoni (roje me armë)...

 Të gjithë studentët quheshin me parashtesën e emrit të Titos “Titovi Pitomci” (studenti i Titos). Kur të thërrisnin, ose kur dilje në raport, apo kur doje të paraqiteshe tek eprorët, duhet të thoshe: “Të paraqitet studenti i Titos Filani”.

 E gjithë shkolla kishte divizën, kostumin e liridaljes në festa ose piknikë, për liridalje të shtunën e të dielën dhe veshja e kostumit përfaqësonte armën e tankeve. Ne, shqiptarëve, akoma nuk na e kishin dhënë këtë kostum, ndonëse kishin kaluar 6 muaj dhe ne paraqiteshim në qytet me një veshje të përçudnuar.

 E kishim kërkuar disa herë kostumin, por thoshin, me sot e nesër, si nga përfaqësia ushtarake që na mbulonte edhe nga drejtoria e shkollës. Kishte edhe studentë të ardhur nga ish demokracitë popullore, por ata kostumin e kishin marrë brenda javës.

Ndërsa për ne shqiptarët, kishte kaluar gjysmë viti pa e marrë. Pra, edhe këtu kishim të bënim me një diskriminim të hapur...

 Më 7 maj 1947, ishte ditëlindja e Titos. Atë mëngjes, kambana bëri zgjimin e të 30 studentëve të dhomës më herët. 

Të gjithë merreshin me rregullimin e krevateve, përgjegjësi i dhomës, (stareshina) Millosaleviç Kristivoj, më urdhëroi: “ dëgjo pitomac Bebo, sot në orën 3:30, lajmëro të mblidhen të gjithë shqiptarët para shkollës, se e gjithë shkolla do të shkojë te omlladinski dom (shtëpija e rinisë), për të festuar ditëlindjen e Marshallit Tito”.
Unë iu përgjigja:

–Zoti nënkolonel Kristivoj, ne shqiptarët nuk vijmë, mbasi ne nuk kemi uniformën e liridaljes së shkollës!...

-Dëgjo edhe një herë, ju urdhërojmë të vini për ditëlindjen e Titos patjetër, s’ka asnjë diskutim.
-Ne, po të vijmë, do të jemi në fund të kolonës, me një uniformë të keqe dhe qytetarët do të na marrin si robër gjermanë e mund të na gjuajnë me sende të qelbura. Sepse krijohet një kontrast i madh përpara grand uniformës tuaj...

-Unë nuk dua të di. Ju do të vini për ditëlindjen e Titos patjetër!...

-Jo. Ky është diskriminim që na bëni ne shqiptarëve, kur presim të na jepni uniformën si ua keni dhënë të tjerëve brenda pak kohe, ndërsa për ne kaluan 6 muaj.

-Urdhër! – klithi ai, - do vini për Titon!...

Unë në atë moment, pa menduar thellë, përdora shprehjen e zakonshme të tyre) “Jeb..... Titon, ne nuk vijmë!”...

-Ti allbanac, shan mareshalin Tito?... Unë të godas! - dhe mori në dorë ristelen e gjatë që hekuroste krevatin për të më goditur.

-Në qoftë se ti godet, unë do të hedh nga dritarja, të biesh poshtë i vdekur!... – i thashë. Këtu atij i mbeti ristela e ngritur në dorë dhe u kthye mbrapa. Nuk foli më.

Nga të 28 veta të dhomës asnjëri nuk foli, të gjithë ishin jugosllavë, veç dy shqiptarë, unë dhe Ramadan Osmani nga Korça. Ramadani lajmëroj të gjithë shqiptarët, që asnjëri mos të dalë në shesh për reshtim dhe asnjë nuk doli. Nuk pati asnjë reagim nga drejtoria, asnjëri nga studentët nuk e zuri në gojë. Unë prisja arrestimin apo dëbimin nga shkolla, isha në ankth tre ditë me radhë.

Në orën 1, të natës së tretë, oficeri i rojës më zgjoi nga gjumi:
-Çou, koloneli i juaj të kërkon!...

-Ku është Koloneli?...

-Në një klasë të pallatit, kur të dalësh jashtë do të shikosh klasën që ka dritën ndezur.
Shkova në katin e katërtë dhe trokita në derë. Asnjë përgjigje.

Hapa derën. Koloneli Pertef Pumo, “ Atashe Ushtarak në Ambasaden Shqiptare në Beograd”, kishte vendosur kokën mbi të dyja duart me bërrylat mbi tavolinë. Paraqitem si pas rregullit dhe ky nuk e ngriti kokën. Mbas 5-6 minuta më drejtohet, sikur do të më hante të gjallë:

-Kush je ti që shan Mareshallin Tito?... Na ke shqetësuar të gjithëve. Nesër në Tiranë të pret gjyqi ushtarak dhe pushkatimi...

 Të kishim një kuadër të mirë, tani të pret vdekja. Pse arrite deri këtu duke vënë dy shtete në lëvizje, don të na prishësh miqësinë “Bashkim- Vllazërimin” me Jugosllavinë e Mareshallit Tito, tani gjyqi special të pret...

Kur unë dëgjova fundin tim, vendosa të akuzoj:
-Unë nuk jam fajtor, fajtor je ti, që ke aprovuar për studentë disa analfabetë e gjysmë analfabetë dhe serbët kanë gjetur shkakun të na shajnë dhe ofendojnë orë e çast, duke thënë: “Allbanac bez kulturni çovek”...

-Pusho, se nuk dua të të dëgjoj!...

-E mira është që t’i dish edhe ti ato që unë do të deponoj në gjyq. Ne jemi brumi më i ulët, përpara këtyre që janë me kulturë të mesme dhe të lartë. Unë të paktën kam bërë shkollën fillore në kohën e Zogut dhe kam lexuar shumë libra, por çfarë të bësh me Selfo Dalanin, Kapllan Ajdinin, Viktor Golemin, Ahmet Bezharan e të tjerë, që serbët tallen në klasë e në stërvitje, duke u vënë këmbëzën dhe ata bien në ujë, baltë, llucë, fëlliqen ndoten dhe bëhen gazi i tyre...

Ka pasur raste me Hasan Berberin, Shyqyri Ferren, Kosta Ranxhin etj, me bajonetën e pushkës deshën t’u çanin barkun, por kanë shpëtuar për qime. Diskriminimi që vazhdon është, sepse ne nuk kemi divizën e shkollës, të cilën studentet e marrin brenda javës kurse për ne kaloi gjysma e vitit e nuk na e dhanë, ne jemi me uniformën e vjetër të ushtarit.

 Me paturpësi na kërkojnë të rreshtohemi për ditëlindjen e Titos në fund të kolonës, që të dukemi më keq se robërit gjerman (kur në qytet ka shumë të tillë) dhe me paraqitjen tonë edhe populli arrin të na qëllojë me ndyrësirat e rrugës. Mbasi edhe në popull ekziston një urrejtje kundër shqiptarëve.

Pas këtyre fjalëve, zjarri i zemërimit kundër meje ra te koloneli Pertef Pumos. Më në fund shpëtova me një vërejtje në kartën e regjistrimit si dënim.

Në prill 1948, komanda e shkollës së tankeve, mbylli programin e studimit, shpërndau diplomat me motivime të ndryshme. Ne u kthyem në Shqipëri dhe u rreshtuam në krijimin e regjimentit të tankeve me emrin “Vojo Kushi”. Po të rrojë sot, ndonjëri prej shokëve të atëhershëm, pas 68 vjetëve e kujton patjetër atë diskriminim të egër serbo-sllav.

Rasim Bebo, Addison, Çikago, qershor 2015.

2015/06/08

Statusi i shkrimtarit sot në libra,media të shkruara dhe elektronike!


Foto:Migena Arllati,08.06.2015



Statusi i shkrimtarit sot*



FLORI BRUQI
1 pena



Borgesit do t’i mjaftonte vetëm një fjali për ta dhënë mrekullisht thelbin e dinjitetit: “Individ dinjitoz është ai që ia del të jetë në paqe me veten dhe me të tjerët”.

Thënia e njohur e Kantit se “Individi pa dinjitet s’mund të prodhojë vepra dinjitoze”, duket që u përket atyre postulateve që s’vjetrohen kurrë, pavarësisht konotacioneve që mund të fitojë fjala “dinjitet” në kohërat moderne apo postmoderne.

A ka dinjitet shkrimtari i sotëm shqiptar?

Jo pa dhimbje, derisa flas edhe për veten më duhet të përgjigjem (zë-ulët): “Jo”.

Si për ta ngushëlluar veten dhe kolegët e mi, po shtoj se problematika në fjalë, domethënë “dinjiteti i humbur i shkrimtarit” duket së është një shqetësim mbarë-kombëtar çka lidhet, me siguri, me “dinjitetin e humbur” të vetë letërsisë.

Sipas studiuesit Ridvan Dibra ”Konsumizmi i shfrenuar, triumfi i imazhit, realitetet elektronikë, ekspansioni i medias etj. duket se vërtet ia kanë lëkundur letërsisë dinjitetin e dikurshëm”.

Amerikani, Joseph H Bloom njëri ndër emrat më të lavdishëm të kritikës letrare bashkëkohore, shprehet plot dhimbje: “Talentet e mëdha janë shurdhuar një herë e mirë nga realiteti i medias amerikane.

Kush mund t’i rivalizojë me parodi lajmet e televizorit, gazetës dhe fjalimet e qeveritarëve?

Realiteti amerikan është më grotesk dhe më qesharak se cilado parodi, sado e mirë qoftë…”. (Kur realiteti amerikan paraqitet i tillë, imagjinojeni tonin, të dashur miq).

Të dënuar të përballen e të jenë pjesë e një realiteti të tillë, disa prej shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohorë (post-modernë që të gjithë!) duket se kanë zgjedhur rrugën më të lehtë e më të shkurtër: e kanë hequr nga vetja e tyre dinjitetin, sikur ai të ishte zorrë qorrë a diç tjetër e panevojshme.

Kujt i është shitur dinjiteti?

Së pari, pikërisht asaj për të cilën kanë nevojë më shumë. Asaj që të bën të njohur e “person publik” edhe pse mund të kesh botuar vetëm dy-tre tekste të dyshimtë. 

Asaj që të bën të famshëm e delirant, deri edhe në ëndrra me Nobel. Asaj “lubie” që për ta shuar urinë e vet të përditshme, “gëlltit çorbën” e gatuar prej lloj-lloj grafomanësh e sharlatanësh. Domethënë medias.

Argumente?

– Shikojeni paraqitjen e shkrimtarëve nëpër gazeta ditore, ekranet televizivë: herë fodullë e herë kinse shpërfillës, teksa për hir të pranisë mediatike dëshmohen të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për lloj-lloj argumentesh e problematikash jashtë fushës së dijeve të tyre, domethënë jo letrare.

(Para disa ditëve , një poet i lakuar bashkëkohor fliste plot kompetencë për avantazhet e centraleve atomikë).

– Lexuesi i pasionuar i lexon intervistat apo auto-intervistat e tyre nëpër faqet kulturore të përditshmeve tona: megalomani e neveritshme, vetëmburrje e vetëvlerësime foshnjarake, mungesë e plotë etike, modestie e qytetarie.

(“Kur flet libri, autori duhet të heshtë”, përsëriste më postulatin e njohur të filozofit gjerman me origjinë polake Friedrich Wilhem Nietzsche:” Merrni pjesë në promovimet për çdo libër të botuar: seanca të bezdisshme hipokrizie mes “miqsh të gotave dhe të femrave” e që fill të nesërmen media e unshme i bën publike.

– Shfletoni librat e botuar: foto autorësh delirantë e me pamje profetike (kujtesë: post-modernizmi nuk e pranon autorin-profet), shënime entuziaste në kapakët e pasmë, që do ta skuqnin nga turpi edhe vetë Xhejms Xhojsit për shembull etj.

Shkrimtari bashkëkohor shqiptar (përsëri u kërkoj ndjesë përjashtimeve) duket i etur për njohje e famë, qoftë edhe për një “filxhan lavdi”.

Dhe këtë lavdi (i yshtur, si duket, edhe nga ndonjë rast pararendës) kërkon ta arrijë sa më shpejt e më lehtë, duke e konsideruar punën e tij kryesore, domethënë punën e mundimshme me tekstin letrar, si punë të dorës së dytë. Kurse parësore për të bëhen:

1. paraqitjet e vazhdueshme mediatike në gazeta dhe televizonet tona ;

2. pjesëmarrjet nëpër lloj-lloj mitingjesh e festivalesh letrarë anë e kënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Globit;
3. radhitja e sa më shumë çmimeve të fituara (jo pak të dyshimtë e fiktivë) etj.

Këtë situate sipas Ridvan Dibrës “ në thelb tragji-komike – të letrave tona pas viteve 1990, e “favorizojnë” edhe dy mungesa extra, tipike shqiptare:

1. Mungesa thuajse e plotë (uluritëse kjo mungesë!) e kritikës letrare, e cila, kuptohet nëse do të ekzistonte, mund t’ia dilte (ndoshta?) t’i “ulte gjelat që këndojnë majë togut të tyre plehut” dhe të nxirrte në pah vlerat e mirëfillta letrare-estetike.

2. Mungesa e plotë e organeve të specializuara letrare, estetike e kritike (me siguri, duhet të jemi i vetmi vend në botë me një mungesë të tillë, thotë Dibra. 

E megjithatë, humbjen e dinjitetit ndër shkrimtarë nuk e justifikon asnjë mungesë apo situatë, sado të pafavorshme qofshin ato.

 Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat (dashakeqë e nostalgjikë), që rreken t’ia mohojnë çdo vlerë letërsisë shqipe të pas viteve 1990, duke e vendosur bile në rrafshe krahasuese me realizmin socialist.

Dhe besoj që një dukuri e tillë bëhet e dhimbshme sidomos për ata shkrimtarë të përkushtuar, që kanë dhënë e vazhdojnë të japin vlera të qëndrueshme e të spikatura letrare nga Shqipëria :Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Eshref Ymeri,Bardhyl Londo,Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi,Zija Çela, Visar Zhiti,
Fatmir Terziu, Skënder Buçpapaj, Mujë Buçpapaj, Izet Duraku, Përparim Hysi, Agron Shele, Amiko Kasaruho,Fatime Kulli,
Raimonda Moisiu,Rexhep Shahu, Zef Pergega, Rasim Bebo,Ferida Ramadani-Zmijani,Vullnet Mato, Ligor Shyti,Flutura Açka , Jerida Kulla, Fran Ukcama,Linditë Ramushi Dushku,Rami Kamberi, Vjollca Tiku Pasku,Riza Lahi, Kabil Bushati etj., ndërsa nga Kosova : Rexhep Qosja ,Agim Vinca, Ibrahim Rugova,Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ramiz Kelmendi,Din Mehmeti, Flora Brovina, Mehmet Kajtazi, Iljaz Prokshi, Shyqri Galica, Rushit Ramabaja, Kadrush Radogoshi, Skënder Zogaj, Naim Kelmendi, Musa Ramadani, Reshat Sahitaj, Migena Arllati, Dibran Fylli, Ruzhdi Baloku,Sejdi Berisha,Halil Haxhosaj, Adem Zaplluzha,Nebih Bunjaku, Zejnullah Rrahmani,Bilall Maliqi,Bedri Zyberaj, Nazmi Rrahmani, Xheladin Mjeku,Begzad Baliu,Zeqir Fazliu, Esat Loshaj,Hydajet Hyseni, Gëzim Ajgeraj …etj).

Shkrimatri i famshëm çek Milan Kundera ka më shumë se 33 vjet që nuk jep intervista, i bindur tashmë në hipokrizinë dhe artificialitetin që ato, shpeshherë, përmbajnë në vetvete.

Kurse novelisti amerikan Thomas Ruggles Pynchon njëri prej zërave më interesantë të narratives bashkëkohore amerikane (natyrisht post-modern!), ka publike vetëm një foto të hershme në internet, kurse gazetarët që i kërkojnë intervista, i përzë me të shara.

Jam i bindur se ithtarët e post-modernes mund t’i konsiderojnë si donkishoteskë këto raste, duke shtuar se statusi i shkrimtarit ka ndryshuar dhe nuk është si ai i para 100 viteve.

Njëra anë e balancës, duket haptazi, qe plot. Ana tjetër e balancës kishte vetëm një njësi, himnizimin e kësaj parajse e cila përmes letërsisë së ideologjizuar, më shumë se përmes vetë indologjisë, bëhej jo vetëm e besueshme, por e dashur dhe e ëndërruar, duke krijuar edhe në mungesë lirie të shprehuri idiolatrinë mbi “statusin shoqëror të shkrimtarit”.

Të gjorët shkrimtarë të Perëndimit!

Ankesat për mungesë statusi dhe vëmendjeje tingëllojnë si një vetëlinçim publik. 

Kjo për faktin e thjeshtë se “esnafi” i shkrimtarëve, sipas atyre që shoh e dëgjoj çdo ditë, për mua rezulton se është më i përfaqësuari në Shqipëri e më pak në Kosovë.

Shkrimtarët (ose të ngjashmit) prej vitesh i gjemë këshilltarë në Presidencë, në Kryeministri, në Ministri të Arsimit, Ministri të Kulturës, e në të tjera ministri që nuk kanë lidhje me kulturën. Ata i gjejmë drejtues institucionesh kulturore, anëtarë bordesh ku miratohen strategji, projekte, politika e tekste për lexim.

Ata janë pjesë e kryesive dhe kolegjiumeve të medieve tona. Janë dhe kanë qenë parlamentarë, ministra, profesorë, dekanë, rektorë, profesorë e gjer tek mësues të thjeshtë. Ata janë pra të kudondodhur.

Studiuesi Arian Leka thotë “Atëherë kujt ia kërkojnë shkrimtarët “statusin” dhe përse u duhet ai?

Kujt i adresohen dhe a nuk e kuptojnë se ndodhen para pasqyrës sa herë që flasin për statuse shkrimtarësh dhe mungesë vëmendjeje nga shoqëria e cila pret t’i shohë ata sa më pak të rreshtuar nën modelin shkrimtarë të të gjitha llojeve bashkohuni”?

Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?

Ajo që ne quajtëm liri ka ndryshuar jo vetëm për krijuesin, por dhe për lexuesin. Tashmë shkrimtarët tanë janë një hap me lexuesin evropian.

Ne Kosovë, Shqipëri etj., jemi fatlum në krahasim me mjaft vende të tjera sepse kemi më shumë lexues.

Shkrimtari Zija Çela thotë “Nuk besoj se do të kem shpëtuar pa ndonjë kompromis të këtij lloji, për një fragment apo një fjalë të shkruar. 

Një shembull: si vjen letërsia. Në vitin ‘84 kam qenë në Kukës dhe kam shkruar një roman, “Burrat nuk dalin nga lufta”.
Thelbi i një shkrimtari është individualiteti i tij, që të jetë i ndryshëm nga të tjetër.

Nëse censura në vendin tonë tashmë është lënë mbrapa, ajo që nuk lihet mbas është autocensura…

*Kumtesa eshte lexuar sot para shrimtareve shqiptar ne Biblioteken Kombetare ne Prishtine me  me rastin  e Festivalit ndërkombetar të poezisë ”Drini poetik”-Prishtinë, 08.06.2015.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...