2015-07-12

KU ISHTE STREHU ISA BOLETINI ?



Image result for halit elshani


Më 1911-tën, muaj prill, Isa ishte strehu në fshatin Belle ,fshat në grykën e Bistricës së Deqanit.

Image result for isa boletini


Tafil Boletini nderkohë shkruën :Pas u kthye nga interrnimi , autoritëtët u angazhuën më ra në kontakt më më Isa Boletinin. Xhafër Tajari prefekt i Pejës, në kontakt më Sefedin Begollin, kryetar i bashkësis se Pejës, shkojnë në Isniq , por nuk e gjejnë, por e lane porosin paris qe ai të caktojë një vend për kontakt, por më vonë më quën mue sepse une isha shokë shkolle në Stamboll e mik më Sefedin Begollin.: Axha Isë nuk deshti më u takue më të !

Image result for isa boletini

Por pas insistimit të parisë se Isniqit th : » Tafil a i beson Sefedin Begut më shkue në Pejë ? » Po qebesa i them sa të jesh ti gjallë jo në Pejë, po edeh ne Stamboll shkojë pa kurrfar frige « ! Dihët se ku e kan hallin dhe çka duën!? Tha axha por sidoqoftë shko të shofim nga dhe çfarë teli po rrahin ! Xhafer Tajar kërkojë nga Isa të rrinë i qetë ! Ma në fund u arrestue !
Image result for isa boletini


Edhe une jam shqiptar, pyete Sefedin Begollin, mik e kie. Ai mi din të gjitha sekretët e mija., por tash për tash ende është herët, se populli i jonë është shumë mbrapa, etj.




Sefedin Begu ia vërttonte fjalët. » Qevberia karakterin e Isa Boletinit e çmon,shtoj Xhafer Tajari dhe është në gjendje më sigurue dhe damët më ia shperblye !


Image result for isa boletini


Tafil Boletini kur ben fjalë për masakrën e Podgoricës më 1916, vrasjën e Isa Boletinit , të bijëve të tij, dhe kusherive, më pasuesit shkruën se si në një bisedë më Sefedin Begollin muerr vesh se kush ishin organizatorët e asaj masakre.


Image result for isa boletini

Sefedin Begolli i Mahmutbegollëve të Pejës , në atë kohë senator i Malit Të Zi, pra viteve 1912-1915 më ka tregue për organizimin e komplotit (Vrasja e Isa Boletinit më djem, nipa dhe pasues .

Këta ishin :

1.Gjeneral Janko Vukotiq, kunati i Krajl Nikollës dhe komandant i përgjithshëm i ushtris Malaziase.
2.Gjeneral Radomir Veshoviq , minister i luftës i Malit Të Zi,
3.Plalamenac, ministër i punëve të brendshme,
4.Ramadanoviq, prefekt i Podgoricës,
5.Llabud Gjoniqi prefekt i Nikshiqit.

Më vonë është ditur se në marrjën e vendimit për organizimin e këtij komploti ka pasë rrol edhe Pashiqi, kryeministër i qeverisë Serrbe. Kur kalon nëpër Mal të Zi , tue u tërheq ngq Serbia prej ofenzivës ofenzivës ustriake austriake në vjesht të vitit 1915.


Mark Milani i Malit të Zi:

"Sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katolikët kundër myslimanëve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur, sepse shqiptarët e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë".
Shpresoj ende, të mos kemi humbur këtë ndjenjë!...
Ramadan Gashi


*******

THE CAREER OF ISSA DE BOLETINI

"Monsieur" Issa de Boletini is the greatest of Albanian heroes since fifteenth century Skanderbeg. He is bravest, noblest, most chivalrous, most villainous, most vain, of Balkan warriors and he knows it. When he was born on a cold March morning in 1870, his mamma foretold that he would live in blood, but die in peace. And at the age of three, healthy Issa was found playing in the blood of an Albanian murdered by robbers and left on the road. Thus Monsieur Issa began.

Issa's first political exploit was his vengeance on Russia's Consul Stcherbinn. That was nine years ago. Issa had been raising the devil in the hearts of the men-and of the maids of Mitrovitsa ; and he was particularly incensed because the brown-cheecked Albanian maid Lihme served in. Stcherbinn's house. Issa threatened Mitrovitsa. Schamil Pasha had twelve battalions-about 7.000 men-there and Issa had 1.500. Nevertheless, he threatened to attack the town. When Stcherbinn heard that Issa was talking big, and threatening to abduct him servant, he requested Schamil to turn his artillery on the hills, where Issa sat. The first shell went beautifully through the head of Issa's blood friend Buran. Issa saw his chance. He reminded Buran's brother that good Albanians forget no injuries. The brother stole down to Mitrovitsa, laid skilful ambush tor Stcherbina, and shot bim through the head.

Then M. Issa reached greatness. Abdul Hamid, finding force no remedy, tried his usual method-bribes. He invited Issa to Yildiz, called him flatteringly "Monsieur," and offered him £2,800 a year and a harem to live like a good Mussulman at Stamboul. Issa rejected the £2.800. and even the harem. "I choke in cities," he said, Abdul gave him a pension and sent him, home. On the way to Mitrovitsa. Issu, carrying £2,400-the biggest bribe ever seen in North Albania--was attacked by seven Greeks. His only companion was shot dead. Issa ran. The Greeks pursued. Issa reached a sheltering ravine and crouched behind a rock. He shot the foremost Greek dead. The others made a rush together. Issn shot a second Greek dead, winged another, and got a third, through the eye. The survivors fled.

Issa got safely back with the £2.400; and with precious trophies-revolvers, daggers, and a Grecian ear. He generously shared with his comrades the £2,400, the revolvers, and the Grecian ear...



************

Një ditë Isa Boletini u nis tek bashqatipi i Sulltanit për të protestuar kundër ndjekjeve politike që i bëheshin popullit kosovar. Portjeri, Halil-aga, të cilit edhe ministrat ia kishin frikën dhe i bënin komplimente, kur Isai deshi të hynte brenda i tha në mënyrë kategorike:
- Është e ndaluar!
Kur Isai u nis drejt derës Halil-aga e kapi për krahu. Atëherë Isai e kapi nga mesi dhe e rrokullisi tatëpjetë shkallëve. Natyrisht u dëgjua shamata dhe dolën të gjithë nga zyrat, me bashqatipin në krye dhe panë Halil-agën në fund të shkallëve.
Isai, si pa të keq, hyri në zyrën e bashqatipit.
- E këshilloni shërbëtorin që t'i dallojë njerëzit, - i tha.
- Nuk është shërbëtor, por njeri me gradë të lartë që kryen detyrën e portjerit.
- Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori - ia preu Isai.

Nga Zef PERGEGA / “Shqiponjat fluturojne lart…”





Shqiponjat fluturojne lart…!” eshte libri me i ri i gazetarit shqiptaro-amerikan Zef Pergega. Ai vjen ne sferen e publicistikes shqiptare dhe kryesisht mergimtare me nje botim shume interesant dhe shume te shpejte. Vizita e Papa Franceskut ne Shqiperi ka qene frymezimi i tij shpirteror dhe letrar per te hedhur ne nje botim te vecante te gjitha impresionet e kesaj vizite apostolike dhe te shenjte per token shqiptare dhe per kombin tone. Ne kete kapitull jane sjelle detaje shume mbreslenese per kete vizite, ku jane intervistuar nga ana e autorit, jo vetem autoritete te larta te kishes katolike, kishes ortodokese dhe komunitetit musliman, por edhe te njerezve te thjeshte , gazetar, analiste shqiptare e madje edhe te huaj qe moren pjese ne kete evenimet te shenjte. Autori Pergega, duke qene ekzigjent deri ne skaj te misionit te fjales eshte treguar shume i vemendshem, qe te mos i shpetoje asnje rast sado i vogel ne kete vizite, por qe kane nje peshe te madhe ne historine e popullit tone. Pergega ketu ka pershkruar rrugen qe nga nisja ne Detroit, takimin ne Vjene me liderit fetar te mergates dhe me emigrantet shqiptare qe moren pjese ne kete ngjarje sa fetare e sa historike, dy reportazhe te pershkruare me ndjenje te thelle te vizites se Papes, nje dite para dhe diten e meshes se shenjte ne sheshin “Nana Tereze”

                      PUBLICISTI,SHKRIMTARI,PATRIOTI SHQIPTAR ZEF PERGEGA


Ne kapitullin e dyte eshte sjelle tablloja e dhimbshme dhe tmerrshme e persekucionit komunist mbi klerin e vecanerisht ate katolik ne Shqiperi. Jeta dramatike neper burgjet e renda te sistemit te diktatures, i cili mori jeten e pafajshme te rrth 160 meshtareve katolik, 28 liderve musliman dhe 7 ortodoks. Pergega ne kete bllok eshte perqendruar tek 40 martiret, 37 meshtare katolik, nje femer mirditore si murgeshe dhe te dy laikeve, njeri prej te cileve musliman, te cilet jane perfshire ne procesin e shpalljes shenjter nga ana e Selise se Shenjte. Ketu perfshihen edhe disa te dhena historike mbi shenjtoret shqiptare nder shekuj.

Ne kapitullin e trete behet fjale per vizten e Papa Gjon Palit te dyte ne Shqiperi me 25 prill 1993, jeta e tij dhe momente te filozofise se tij kristiane ne marredhenje me besimtare dhe njerez te fushave te ndryshme. Ndersa ne kapitullin e kater eshte pershkruar historia e marredhenjeve te Vatikanit me Shqiperine, vendosja e marredhenjeve diplomatike dhe te dhena mbi ambasadoret e te dy steteve. Po ashtu jane edhe 11 Papet e Romes me origjine te lashte iliro-shqiptar me pershkrim jetesor e me foto, si dhe disa shenime udhetimi ne Malesi. Gjithashtu Pergega ka perfshire ne kete liber edhe disa intervista me foto me ngjyra nga mergimtaret e lider fetar nga diaspora, Malesia qe moren pjese ne Tirane me 21 shtator 2014 si dhe disa impresione te marra nga antare e veprimtare te komunitetit te Detroitit, kur autori pergatiti prer ACT “Ora shqip” nje emision televiziv per kete ngjarje te paperseritshme.

Cdo kapitull ka nje titull domethenes ne brendine e rrefimit dhe pa frike themi se ato mund te konsiderohen libra me vete te permbledhur ne nje titull “Shqiponjat fluturojne lart” si shprehje madhore e thene nga goja e Atit te Shenjte.

Libri ka 408 faqe me 102 foto me ngjyra dhe eshte botim i shtepise botuese “Albin” Tirane.

Duke pritur promovimin e librit te tij, ne si Albdreams i urojme Zef Pergeges per kete pune shume domethenese e me vlera te duhura per vertetesine e kulturen tone nderfetare. Cdo mergimtar, institucion fetar, se Pergega kurre nuk e kemi vene re te beje dallime, duhet ta kete kete botim, jo thjeshte si liber te ketij autori, por edhe si shprehje e krenarise sone kombetare. Faliminderit!

RASIM BEBO :FIGURA HISTORIKE NË HARRESË



Është vazhdimi i konjukturës së Enver Hoxhës dhe i miqve të tij të jashtëm, që figura të shquara historike të kombit tonë të lihen në harresë e mospërfillje të plotë. Kjo që ndodh në Shqipëri, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ndjej respekt për Prof. Fritz Radovanin, që e atakon vazhdimisht këtë konjukturë, por goditjet e tij bien në veshë të shurdhër. Të parët, me komisar M. Popoviçin dhe të dytët me komisarë Ajatollahët, i sulen popullit të futur në një shtrungë (vathë) duke e rrethuar me qen të armatosur e të jargëvarur, ose i ndjekin shqiptarët për shpopullim, ose duke qenë të uritur, i përdorin për majmunëri votimi.

Kaluan 25 vjet “Demokraci“, me një pluralizëm, fillim e mbarim, të përulur para fqinjëve në Veri dhe në Jug. Vetëm disa autorëve të brendshëm e të jashtëm u lënë botime të lira deri në një farë mase. Për gjatë këtij çerek shekulli, a nuk jemi të vonuar, për t’i vendosur bustin dhe emrin e rrugës, Gjeneral TELINIT, të shquar që e vranë shovinistët e Jugut për të rrëmbyer trojet tona. Fill pas çlirimit, Enver Hoxha e fshiu emrin e tij. Pse?... Se u vriste sytë komisarëve të tij figura e ENRIKO TELINIT. Fqinjët jo vetëm kanë shpifur, por e kanë shtrembëruar mizorisht historinë dhe përpiqen të shpërfytyrohet ose të shuhet sensi i vërtetë i historisë. Ata janë manipuluesit dhe përvetësuesit e ngjarjeve, për shkak të prirjes për krenarinë e tyre kombëtare. Ndërsa ne mbetemi në hije. Pse? Dhe kush na e imponon këtë heshtje?... Të gjithë e dinë, por ruhen nga shpata e Demokleut.
Beb Martini thotë: ”Skllavëria jonë vjen nga fakti, se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”. Ne me kryelartësi kombëtare duhet të vendosim BUSTET, që armiqtë tanë i urrejnë, ose i kanë rrëmbyer si të tyret. Sidomos për Gjeneral Enriko Telinin, i cili ndjeu rrezikun e jetës dhe nuk hoqi dorë nga puna fisnike që bënte, për drejtësi mes dy kombeve fqinj. Duke vijuar me figurat e lëna në harresë: GJIN BUA SHPATA, HAXHI MEHMET DALANI, MAZAR DINO, të Çamërisë martire. Me pak fjalë po shkruajmë këtu për këto figura të ndritura nacionaliste.



ENRIKO TELINI, lindi 26-8-1871 vritet 27-8-1923. Konferenca e Ambasadorëve ngriti një komision të posaçëm për të përfunduar vijën e kufirit të lënë përgjysmë nga komisioni pararendës i viteve 1913 – 1914. Kryetar i këtij komisioni u zgjodh pikërisht gjeneral Enriko Telini, i përfaqësisë së qeverisë italiane, sekretar, kapiten Frenk de Limperani, antarë, koloneli anglez Gills dhe koloneli francez Ordion. Përfaqësia shqiptare përbëhej, nga major Bajram Fevziu dhe Dhimitër Berati, kurse pala greke, nga nenkolonel Boçaris dhe av. Modhi. Pala Jugosllave, gjeneral Pavlloviç dhe kolonel Stojanoviç

Më 28 maj 1923, ky komision ndërkombëtar u mblodh në Korçë për të caktuar kufirin Jugor. Greku, Boçaris, i shkaktoi gjeneral Telinit kokëçarje të pandërprera. Madje poterja e tij shoqërohej edhe me dhunë, që Korçën ta kalonin nën Greqinë, 50 andartë grekë u dyndën me forcë brenda ndërtesës ku qëndronte K. K. (komisioni i kontrollit) kufitar në Korçë. Gjeneral Telini, i vetëm i flaku andartët jashtë ndërtesës. Të 14 fshatrat e Devollit të shpallur “zonë asnjanëse” nga K. K. që më 1913, i shënoi brenda kufirit të shtetit shqiptar. Pati mjaft probleme të shkaktuara nga Boçaris gjatë vijës së kufirit nëpër kurrizin e vargmalit Gramoz – Belsh – Kamnik. Pala greke u suall shumë keq pranë fshatrave Pobickë e Radat. Andartët grekë detyronin popullin të thonin “Rroftë Greqia, jemi grekë!” etj”. Telini e zgjidhte autoktoninë në këto zona, me fëmijët e shkollave, duke u hedhur monedha metalike dhe kur ata shtyheshin për t’i mbledhur dhe flisnin në gjuhën e tyre shqip, ato territore i fuste brenda kufirit shqiptar. Telini synonte të shtrinte vijën e kufirit nëpër zallin e lumit Kalama, duke lënë kështu brenda kufirit të shtetit shqiptar tërë Çamërinë veriore, me Filatin dhe masivin malor në lindje të tij, Shtungarë, Murganë, Vigël, masiv që kishte nën vete Janinën, Korfuzin dhe tërë ujdhesat pranë tij. Në kushte të tilla, Greqisë i mbeteshin dy rrugë: Të linin Janinën, Korfuzin dhe tërë ujdhesat Jonike nën shtetin shqiptar, ose, në këmbim të masivit në fjalë, t’i kthenin Shqipërisë Çamërinë e mesme dhe jugore, deri në gjirin e Prevezës. (I. H)

Pas një pune disa mujore për përcaktimin e mëtejshëm të vijës së kufirit, duke lëvizur nga ana e mbikëqyrur prej grekëve, ku kishte vendosur shtabin e vet në Janinë, ende pa filluar mirë punën, ata i shtuan me shume shqetësimet kundër K. K. sipas mënyrës së njohur greke, fshehtësisht, pabesisht dhe barbarisht. Boçarisi për të plotësuar pretendimet greke, përdori qëndrim kërcënues dhe sulmues. Për këtë sjellje të pa pranueshme Telini sinjalizoi Konferencën e Ambasadorëve. Në mëngjesin e 27 gushtit 1923, Komisioni i Kontrollit u nis nga Janina për në Kakavie me këtë renditje: i pari lëvizi automjeti i përfaqësisë greke me nënkolonel Boçarisin, i dyti automjeti i përfaqësisë shqiptare i kryesuar nga Dhimitër Berati, i treti lëvizi ai i gjeneral Telinit.

Me të arrritur në Devinaq, papritmas automjeti i përfaqësisë greke “gjoja u prish” dhe ndali për të “ndrequr”defektin. Gracka, që masakroi gjeneral Telinin dhe shoqëruesit e vet, ishte ngritur në një bërryl të mprehtë, poshtë majës 470 m, në vendin e quajtur Zhepë, ndërmjet Delvinaqit dhe fshatit Arinishtë, 8 km. përtej Kakavisë. Me të kaluar automjeti i përfaqësisë shqiptare, vrasësit, ushtarë gjoja “sharrëtarë”, zunë rrugën duke rrokullisur trungje të trashë lisash. Automjeti i gjeneral Telinit ndaloi. Shoferi italian Farneti dhe përkthyesi shqiptar Thanas Gjezi, zbritën për të hapur rrugën, por ranë për tokë nga breshëria e plumbave. Pa arritur të dilte nga automjeti, u vra doktori, major Kortini dhe toger Bonacini. Gjeneral Telini mundi të zbriste nga automjeti, por u shtri përtokë pa frymë me revole në dorë. Ishte ora 9:10 minuta e datë 27 gusht 1927. Kurse grekët njoftimin në Janinë, e dhanë në orën 14:00. Shkruan Fletorja “Tomori’ dhe Fletoria “Politika”. Konsulli Italian në Janinë Leverani, u njoftua pas orës 15:00. Leverani njoftoi urgjentisht ministrin e jashtëm dhe kryeministrin Benito Musolini. Në fletoren “Koha e Re” dhe në fletoren “IL giornale d’Italia” thuhet se “Vrasja e gjeneral Enriko Telinit dhe shoqëruesve të tij është bërë me urdhër të Komitetit Epirot që gjëndet në Korfuz”

Si masë ndëshkuese, qeveria Italiane, nëpërmjet ministrit të saj në Athinë, Montana, në orën 3:30 të datës 28 gusht 1923 i paraqiti në mënyrë të prerë qeverisë greke 7 kërkesa. (Fletore “Shqiptari i Amerikes” nr. 46). Qeveria greke nuk ua vuri veshin kërkesave të qeverisë Italiane. Kjo bëri që qeveria italiane në mëngjesin e po asaj dite, të urdhëronte veprimet luftarake. Një skuadër anijesh luftarake, pas një bombardimi të rrufeshëm, zuri Korfuzin dhe ishujt përreth. (Fletoria “DIELLI”, Boston, dt. 22-10-1923, f.2).

Këto veprime të rrepta e tronditën pa masë qeverinë greke. Por qeveria greke filloi të ngarkojë me faj qeverinë shqiptare për këtë masakër. Atëherë për të zbuluar fajtorët e vërtetë K. A. ngriti një komision të posaçëm hetimor me në krye kolonelin Japonez të drejtësisë, Shiboja. Me te arritur ky komision në vendvrasjen e gjeneral Telinit dhe shoqëruesve të tij, koloneli Japonez Shiboja nxori koburen dhe shtiu në ajër dy herë. Ushtarët e njësisë greke që ishin vendosur atje afër, brenda pak minutave u gjendën aty dhe rrethuan komisionin. Atëherë koloneli Japonez tha: “Hetimi mbaroi”. Kur pjesëtarët e tjerë të habitur e pyetën, ai u përgjigj: “Kur krismat e dy të shtënave revolveri u dëgjuan nga ushtarët, si është e mundur që qindra qitjesh pushkësh nuk janë dëgjuar prej tyre?”
Kolë Tromara, ish kryetari i “Vatrës” në Amerikë, në këtë kohë ishte prefekti i Gjirokastrës, mundi të zbulojë masakrën e “Zhepës”. Komandanti i kufirit, Kosta Bidoshi, likuidoi plotësisht bandën prej 24 vetash dhe kryetarit të bandës iu gjet në xhep ora e florinjtë e gjeneral Telinit, të cilën e njohën menjëherë vartësit e tij. (Prof. Stavro Skendi “Krahu i Shqiponjës” janar 1977, USA
Pra, presim nga shteti dhe qeveria shqiptare, që për të larë këtë njollë krimi me përmasa ndërkombëtare dhe turpin kombëtar, të vendoset busti dhe emri i rrugës së Gjeneral Enriko Telinit siç ishte në kohën e Zogut.



Kryezoti çam Gjin Bua Shpata. Aty nga fundi i shek. XIII-të në Epir filloi të shquhet familja fisnike SHPATA. Në vitin 1304 një dokument anzhuin i rendit Shpatajt, si aristokratët më në zë të Shqipërisë. Noli shkruan: “Jan i VI –të Kontekuzeni, perandor bizant, në veprën e tij ka shkruar për konfliktet direkt me shqiptarët, ndërmjet viteve1320-1362, bashkë me historian të tjerë si Laoniku, Dukas, Franza etj, ata tregojnë: “Shqiptarët ishin forca kryesore politike-luftarake e shek. XIV”. Ndikimi i fesë katolike në Shqipëri pas ardhjes së kriqtarëve, dominantëve , venecjanëve, napolitanëve, si kundërveprim ndaj bizantëve dhe serbëve, në shek XV-të, kishte 18 peshkopata të ritit latin. Kjo luajti një rol të madh për kombin shqiptar, si komb i shpërndarë që u bashkua dhe u lidh me botën e krishtere evropiane. Në këtë kohë përqafohet katolicizmi nga Shpatajt e Çamërisë, dhe Zenebishët e Girokastrës.” Historiani Laoniku thotë: “Shqiptarët nën udhëheqjen e Gjin Bua Shpatës, marshuan drejt lindjes, nënshtruan Thesalinë dhe një pjesë të Maqedonisë, sulmuan Akarnaninë, kapën dhe vranë sundimtarin e saj Isakun”. Laoniku tregon për Shpatën: “Ky është një burrë udhëheqës, që dallohet për vrullin, guximin. Vrau sundimtarin Isak dhe marshoi përpara, rrethoi dhe mori Artën dhe Akarnaninë”. Në vitin 1355 caktohet despot i Epirit bizantinasi Nikofori i II-të. Mbasi pushtoi krahinat të Etolise dhe të Thesalisë, në saje të ushtrisë së madhe, të përbërë nga forcat bizantine, greke dhe mercenarë turq. Më vonë pas tre vjetësh, në verën e vitit 1358, në vendin e quajtur Aspropotam (Akeloos) u bë beteja ndërmjet shqiptarëve dhe Nikoforit të II-të, Engjellit, e cila përfundoi me shpartallimin e plotë të forcave bizantine, ku gjeti vdekjen edhe vetë Nikofori i II-të. Sipas një proverbi frëng thuhet: “Udhëheqësi i vrarë, beteja e përfunduar”. “Kjo fitore rriti autoritetin e shqiptarëve, ata në shek XIV u bënë sundimtarë kryesorë të Etolisë dhe Epirit”. (historianët Pukëvil dhe Komnen, “Burimet byzantine”,f. 23.) Në Janinë u vendos despotati serb, Thoma Preluboviçi (1367-1385), djali i Qezarit, Prelubi, qeveritar i Thesalisë u vra nga shqiptarët me 1355. Thomai ishte një “albanitokton“ (shqiptar vrasës). Poshtërsia e tij, arrinte deri aty, sa nxirrte sytë e shqiptarëve, i fuste në një shportë dhe ai dërgonte Shpatës.

Fan Noli shkruan: “Më 1379, pikërisht kur kryezoti gegë, Gjergj Balsha ndihmonte boshnjakët në Banat, kryezoti Çam Gjin Bue Shpata, shkatërroi përpara Nartës ushtritë e bashkuara të serbëve, grekëve, napolitanëve dhe bizantëve, duke siguruar despotatin e tij deri sa vdiq në vitin 1400. Mënyra se si u fitua beteja e Nartës, është për të theksuar, se kjo mënyrë u përsërit disa herë prej Skënderbeut në rrethimin e Krujes. Gjin Bue Shpata i la ushtritë armike të rrethonin kryeqytetin e tij dhe vetë qëndroi jashtë. Pasi u lodhën kundërshtarët nga rrethimi i gjatë, nga goditjet e papritura dhe të vazhdueshme nga jashtë dhe sulmet e të rrethuarve nga brenda kështjellës, ai u ra përsipër si rrufe dhe i shprtalloi krejt, duke zënë rob Kryekomandantin e tyre të ekspeditës anzhuine. Huan Fernandes Heredia. Kjo fitore e madhe rriti autoritetin dhe prestigjin e Shpatajve Shqiptarë. Në këtë kohë, vritet despoti i Janinës dhe vendin e tij e zuri Izoul Buadelmonti, me origjine italiane. Në vitin 1390 ai përgatiti një ushtri dhe sulmoi Gjin Bua Shpatën. Shqiptarët e kundërgoditën dhe e shpartalluan në panik. Izouli u përgatit prap për betejë duke iu drejtua për ndihme Sulltan Bajazitit të I-rë. Kështu vazhduan disa beteja të udhëhequra nga komandantë të zotë, si Timurdashi, Melkushi, nga serbi Jan Uroshi dhe napolitani Karl Doko, të cilët i erdhën në ndihmë Despotit të Janinës. Shqiptarët të udhëhequr nga Gjin Bue Shpata, kanë qenë të papërkulur dhe i thyen pa mëshirë. (Nga historiaët Komnen – Prokëll). Sulltani i dërgoi Despotit Izoul një nga komandantët më të zot, Evrenozin, me një ushtri të konsiderueshme, në vitin 1396. Gjin Bua Shpata u informua për lëvizjet e kundërshtarit, i priti në pozicionet “Drisko” Evrenozi dhe Jashi (Oficer madhorë turk), pasi pësuan humbje të mëdha, u tërhoqën me turp. (“Burimet byzantine”, f. 24). Përsëri Izouli sulmoi shqiptarët. Beteja u zhvillua në Mesopotam afër Delvinës, më 9 prill 1399. Shqiptarët u mbrojtën dhe u hodhën në sulm me trimëri, duke zënë rob vetë Izoulin dhe arhondët e tij. Robert Izoulin, e lëshuan kundrejt shpërblimit prej 10.000 florinj. Më 29 tetor1399, vdiq Despoti Gjin Bua Shpata. “Burrë i fuqishëm, i admirueshëm e lavdi e Arbërisë. Vendin e tij zuri i vëllai, Zguro Shpata,“Vëllamëri” bashkësundimtarë. Një vit më vonë, i biri i Gjin Bua Shpatës, Maurik Shpata, pushtoi Janinën dhe e mbajti deri ne vitin 1418. Këtu merr fund sundimi i Shpatajve, që zgjati 60 vjet, në luftë të përgjakshme me armiqtë më të mëdhenj të kohës. Në një kronikë të “Tokove” janë shkruar 3924 vargje, ka mjaftë të dhëna me rёndësi për shqiptarët në Epir... Shpatajt, burra të dëgjuar, të pashëm dhe trima. (Kronika, f. 44-56). Fan Noli shkruan: “Kur u përmbysën Balshajt dhe Shpatajt, të tjerë kapedanë shqiptarë zunë vendin e tyre, kapën flamurin e lirisë që u ra nga dora dhe u radhiten t’u bënin ballë sulmeve turke”. (“Historia e Skënderbeut”, bot. 1949, f. 6-22), “ Niko Boxhori “Kronika e Tokove”, 3924 vargje).

Zotërinj deputetë të elektoratit Çam! Bëni monumentin e tij, për të lënë emër të mirë pas. Është kryelartësi për kombit Shqiptarë në veçanti për Çamërinë.



LEGJENDARI HAXHI MEHMET DALANI

(1775 – 1828), biri i Çamërisë nga Konispoli - Heroi i Libanit dhe i Kretës. Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i rrëmbeu kombësinë bashkë me emrin dhe e quan atë grek, si pa gjë të keq, e nuk ka kush t’i thotë ndal. Kazanzaqi i kushton librin voluminoz “Ja vdekje ja liri” Por autori i ndryshoi këtij personazhi madhor emrin dhe kombësinë, nga Mehmet, në Mihal dhe nga shqiptar në grek. Zakoni grek ky: I pabësë, gënjeshtar, rrëmbyes, vjedhës, vrasës dhe zhdukës. Ndërsa, udhëheqësi i revolucionit grek, Dhimitër Ipsilanti, u drejtohej figurave të spikatura të Çamërisë: “Shumë të nderuar kurajozë kryetarë: Dalani, Çapari dhe Pronjo si dhe gjithë Çamëve, ju përshëndes! Unë dhe atdheu ju falënderojmë. Dhe tani, duke u bashkuar me ne për liri, konsideroheni si vëllezërit tanë. (J. Filimennos, Dokimion historiku epirot Elenikis Epanast…1858).

Haxhi Mehmet Dalani i Konispolit, vlerësohet si heroi i Kretës. Sipas dokumenteve arkivore të dijetarit anglez William Martin Lik dhe Pukëvili, në botimet e tyre përmendet: “Mehmet Dalani i Konispolit” si një nga krerët e Çamërisë, që ishin kundër pashallëkut të Janinës. Ky me Islam Pronjon e Paramithisë, me 1500 çamë marshuan drejt maleve të Sulit, ndihmuan suljotët të dilnin nga rrethim i Pashait të Janinës. Pukëvili shkruan në vëllimin e III, f. 212: “Shqiptarët duket se janë destinuar të mbulojnë Helladën, me një popullsi superiore në fuqi dhe gjallëri, kundrejt grekëve, të cilët po shuhen pak nga pak”

Haxhi Mehmet Dalani shkoi në ndihmë të kryengritjes “grekë”, në krye të 800 kalorësve nga qyteti dhe krahina e Konispolit, me kuaj të fortë e të shpejtë që rriteshin në fushën e Vrinës. (Emri Konispol, vjen nga sllavishtja Konj - polja, fusha e kuajve, shën im). Në vitin 1826, guvernatori i Libanit, Hamit Bekiri, bëri thirrje për ndihmë të gjithë atyre që luftonin kundër Turqisë. Ndër të parët që arritën deri në Bejrut, Ishte Haxhi Mehmet Dalani me 800 kaloresit e tij dhe me tre anije, të cilët luftuan me trimëri bashkë me forcat e Hamit Bekirit. Heroizmi i Dalanit u përjetësua në librat dhe në folklorin e Libanit. Ai u kthye prapë në Greqi me kalorësit e tij, sipas thirrjes së kryeministrit grek Kapodistria.

Av.Hajri Zejno shkruan: “Haxhi Mehmet Dalani, grumbulloi djem çam të krahinës së Konispolit në lulen e trimërisë, u nisën për luftë në Kretë, kundra forcave turke me të 800 kaloresit, dhe u bashkua me forcat e vendit që arrinin në 2000 veta, për të luftuar kundër armatës turke prej 8000 ushtarësh. Në kështjellën Frangokastello, gjeti vendin e përshtatshëm nga ku do të luftonte. Brenda në kështjellë kishte njerëz të uritur, të sëmurë, pleq, gra, fëmijë të pafajshëm. Para kësaj gjendjeje, Haxhi Mehmeti u ngrit në këmbë e deklaroi: “Ne na duhet bukë, na duhen armë, e vetmja pasuri që kemi është urrejtja shekullore kundër robërisë”. “Beteja ishte shumë e ashpër në këtë kështjellë të ndërtuar në kohën e venecianëve. Osmanëve u kushtoi mbi 3000 të vrarë dhe shumë të plagosur. Dalani qëndroi heroikisht deri në momentin e fundit, gati vetëm. I propozuan të dorëzohej, me kusht që t’i falnin jetёn, por ai nuk pranoi. Në një çast, kur beteja e pabarabartë qe thërrmuar e copëtuar drejt fundit, u gjend i rrethuar sy më sy nga 400 osmanë të tërbuar. Kapedani legjendar luftoi deri sa u vra. “I prenë kokën, por lavdia mbeti te i zoti, të cilit ia mban peng historia. Mes tymit e gjakut që mbulonte ngado muret e kështjellës, shqiptarët dëgjuan se mbetën pa komandantin e tyre, por mohuan ftesën për dorëzim e falje. Luftuan si të hidhnin vallen e fundit konispolate të Osman Takës dhe u vranë të gjithë me dritë lirie në sy”. (Agim Shehu).

Shkrimtarja greke, Kleopatra Prifti, nga ishulli i Kretës, shkruan: “Në Hajna të Kretës, në qendër të qytetit, është një rrugë që mban emrin Haxhi Mihal Dalani...shqiptari që dha jetën për lirinë tonë”. Në qendër të Kretës, në Greqi, është ngritur prej shumë kohësh një bust i veçantë i një luftëtari të shquar në të cilin është shkruar në gjuhën greke. “Strategu Haxhi Dalani nga Konispoli (Epiru) rënë në maj 1828”. Vallë, a nuk duhet të vendoset një bust në Konispol, edhe për të sfiduar grekët e pabesë?!...


MAZAR DINO. Vëllezërit Nuri dhe Mazar Dino, janë patriotë dhe atdhetarë të shquar të lëvizjes për bashkimin kombëtar, pjesёmarrës dhe firmëtarë në shumë peticione e memorandume dërguar qeverisë greke për të drejtat e munguara të shqiptarëve të Çamërisë. Ata luajtën rol tepër patriotik në kohët më të vështira të Çamërisë, ndihmuan e ndërgjegjësuan me logjistikë, komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë gjatë marrëveshjes së Lozanës, ku rrezikohej boshatisja e Çamërisë nga popullsia e saj, ku autoritetet greke të kohës, me anë të presioneve nga më çnjerëzoret, detyronin popullsinë vendase të braktiste trojet e saj për në Turqi.

Mazar Dino, jetoi prej vitit 1932 në Magnezi të Turqisë, vizitonte shpesh atdheun e tij. Me fillimin e pushtimit Italian (maj 1941 u vendos i ligjshëm në Paramithi, si udhëheqës politik suprem në Çamëri. (V. Krapsiti) Grupimi nacionalist, i cili vepronte në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si platformë të tij, kishte "Bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë". Në dokumentet gjermane Nuri dhe Mazar Dino figurojnë si udhëheqës të forcave çame për vetëmbrojtjen e tokave të Çamërisë. Detyra e vetme e tyre, ka qenë mbajtja e rregullit dhe qetësisë në funksionin administrativ dhe ruajtja e popullsisë çame nga ndëshkimet e grekëve. (Niko Stilos)

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore luajti rol të rëndësishëm edhe lëvizja e
nacionalistëve çame, të cilët aspironin hapur bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte Këshilli i Përgjithshëm i Mbrojtjes. Në krye të Këshillit për anën politike – administrative u zgjodh Mazar Dino, kurse nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm dhe drejtues i mbrojtjes së rendit u zgjodh i vëllai i tij, Nuri Dino. Këshilli Krahinor kryente në një farë mënyre detyrat e qeverisjes, siç ishin mbajtja e rregullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, hapja e shkollave etj.
Marrëveshja e Libanit më 22 maj 1944 dhe më vonë marrëveshja e Kasertas më 26 shtator 1944, lejuan Zervën të kishte nën kontroll Epirin nga Preveza e lartë. Kështu fati i Çamërisë mbeti plotësisht në Duart e Zervës. Në këtë kohë, i vëllai i Mazarit, Nuri Dino i bëri një letër Shefqet Peçit, të cilit i bënte thirrje në emër të nacionalizmit: “Mjaft u bëmë heronj e dëshmorë duke luftuar njëri- tjetrin. Ka ardhur koha të bashkohemi për hir të Shqiperisë”.

Në Çamëri, myftinjtë ishin të vetmit përfaqësues të komunitetit çam në shtetin grek, këta ishin nëpunës civil grekë, sipas një përfaqësuesi shqiptar, Myftiu merrte një rrogë prej 18000 dhrahmi (Rrogë shumë e madhe, shën. im) nga autoritet helenike. Këta u kthyen në agjentë të mundshëm, të bashkëpunimit me shtetin grek që prej viteve ‘20. Një numër korrespodentë në rrethet patriotike shqiptare, akuzonin elitën e myftinjve për informacione keqdashëse, se gjoja çamët dëshironin të shkëmbeheshin dhe të emigronin në Turqi, se atje do të merrnin pallate dhe do të bëheshin shumë të pasur, ndërsa po të qëndronin këtu, do të vriteshin nga greku. (“Zëri i Çamërisë” nga Georgia Kretski , mars 2015).

Për të mënjanuar rrezikun zervist, që i kanosej Çamërisë, dhe për të realizuar aspiratat e tjera të tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut. Nuri Dino, si përfaqësues i Këshillit i paraqiti Shtabit Aleat kërkesën që edhe fuqia e kryesuar prej tij, të vihej në krah të Lidhjes, me kusht që kjo lidhje të bëhej dorëzënëse për të ardhmen e Çamërisë. Sipas raporteve, gjermanët vërenin se ky grup (nacionalistët) ishte gati të lidhej me këdo, mjaft që të arrinte të bashkonte Çamërinë me Shqipërinë.

I ndodhur përpara masakrave çnjerëzore të gjeneral Zervës kundër popullsisë civile, Nuri Dino, si përfaqësues i Këshillit, parashtroi para tij kërkesën për dëbimin e pakicës grek- folëse brenda shtetit shqiptar dhe vendosjen në fshatrat e tyre të çamëve mysliman, që ndodheshin në shtetin grekë, por ky propozim i tij nuk u mor parasysh. Këshilli ishte njoftuar për grackën e përgatitur nga grekët, pasi Zerva kishte thënë: “Çamërve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me të mirë, që të mos na ikin nga duart, derisa të zëmë kufirin. Pasi t’i kemi mbyllur si në vathë, jo vetëm nga njerëzit që nuk do lëmë njeri në këmbë, po do të shkojmë në thikë edhe macet e tyre”. Brenda datës 10 qershor 1944, erdhën shumë informata që njoftonin, se grekët u afruan tek dera dhe kanë vendosur të na shuajnë.
U vendosën dy kundërshtarët kryesorë: Myftitë, Hasan Abdullahu, Sali Hafizi, Hafiz Abdulla Himi, Abedin Dako etj, që ngulmonin për të mos u shpërngulur dhe Mazar Dino, nga ana tjetër, që këshillonte zhvendosjen përkohësisht, të paktën në fshatrat më në thellësi dhe të mbrojtur, si Mazreku, Kurtesi etj. Meqë askush nuk lëshoi pe, Mazari u tha: -Ju, bëni haptazi punën e grekut, por një punë edhe më të rrezikshme, që s’e bëjnë as vetë grekët. Myftiu iu përgjigj: -Ti, po e pe keq, kërcet e ikën, po populli s’ka nga vete. Kam 31 vjet që kam vazhduar këtë udhë vetëm dhe vetëm për të shpëtuar njerëzit nga therja dhe zhdukja. Këshilli arrestoi Myftinë dhe disa nga mbështetësit e tij më të rëndësishëm në tërë Çamërinë, si: Qazim Rexhepi nga Paramithia, Isuf Izeti nga Varfanji, Shuaip Mete nga Filait etj. Pati ndërhyrje te komandanti gjerman, i cili detyroi këshillin t’i lëshonte të burgosurit. Çdo ditë që kalonte, mendimet për të ikur shtoheshin dhe për të ndaluar shpërnguljen u Përdor dinakëria greke. U ftuan në takim myftiu i Paramethisë Hasan Abdullai, Sali Hafëzi dhe Qazim Rexhepi. Takimi u bë në fshatin Popovë, afër Paramithisë. Pala greke kryesohej nga Lefter Shtrungari dhe dy oficer anglezë, që bashkëvepronin me Zervën. Se çfarë u tha, nuk u bë e njohur asgjë, vetëm përflitej për kërkesat e palës greke si: Njerëzia të mos ikë! Ju japim fjalën e nderit, se nuk preket kush as me një lule. Myftitë, si agjenta grekë, besuan në “fjalën e nderit” të tyre, por Mazari u tha: “Në qafë paçi veten! Por ç’faj kanë të tjerët”. Kur u pa se forcat zerviste po afroheshin, luftëtarët e batalionit kishin zënë pozicionet e luftimi dhe kishte filluar lufta në disa pika. Në këtë moment, myftinjtë me peshkop Dorothenë e Paramithisë shkuan në pozicjonet e luftëtarëve për të ndaluar rezistencën. Fjala e Myftive ka qënë vulë zbatimi, urdhër: “Ndaloni luftën në emërin tim dhe të Zotit, duam paqen, na kanë dhënë fjalën e nderit, do jetojmë në vllazëri, largohuni nga pozicionet shkoni në shtëpi”. Në dilemën e luftëtarëve, midis Myftinjve dhe Mazar e Nuri Dinos, fitoi besimi nga miopia e myslimanëve çam, te myftinjtë dhe të pabesët, ku dominonte paraja, korupsioni, që pas disa orëve do t’u pritej koka. Te “Masakra”, Pukëvili, thotë “Kush mposhtet nga dëshira që të ndodhë ashtu si i pëlqen atij, e lejon veten të gënjehet”

Mazar Dino në fillim të vitit 1945, ishte kthyer nga Jugosllavia. Meqenëse shumë shqiptarëve u kishte shpëtuar jetën dhe ishte mik personal me Dr. Omer Nishanin, i vajti atij në shtëpi për ta ndihmuar, që të mos i bënte gjë Enver Hoxha. Dr. Omer Nishani u tregua burrë dhe i tha: “Nuk të ndihmoj dot në këtë situatë të rëndë që është krijuar. Më mirë largohu nga Shqipëria”. Por Mazari kishte shkuar te miku i tij Isuf Musaj në Shijak dhe në banesën e tij e arrestuan. Në kohën që Mazarin po e çonin për ta varur te rrapi në Delvinë, rrugës i binin me domate, me vezë, me sharje nga më të poshtrat. Pra, një opinion i organizuar me një dezinformim për “tradhtarin” Mazar Dino. Në kohën para varjes ai tha:”Nuk më vjen keq që më ekzekutojnë vëllezërit e mi shqiptarë. Të më vriste greku do të më vinte shumë herë më keq” Mazari nuk pranoi t’i mbulonin sytë dhe t’i hiqnin stolin nga këmbët, por e hoqi vetë duke i rënë me këmbë. Mazar Dino u ekzekutua në shtator të vitit 1945.
Ashtu si edhe në momentet më të vështira për kombin shqiptar edhe gjatë Luftёs së Dytë Botërore, një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë anёtarët e familjes Dino. Të ndodhur përball dy rreziqeve, shovinizmit grekë dhe Myftinjve tradhtarë të Paramithisë dhe nazi – fashizmit nga ana tjetër, ata u përpoqën që me të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme, t'i shërbejnë vendit të tyre. Si interes të tyre primar kishin vendosur gjithmonë çështjen kombëtare dhe për këtë zgjedhje të tyre, ata shpesh herë edhe pa të drejtë janë cilësuar si tradhtarë e bashkëpunëtor me pushtuesin. “Bashkëpunimi i tyre në momente të caktuara me italianët dhe gjermanët e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek. Por si mund të cilësohet tradhtar dikush, që mbi gjithçka vendos kombin e lirinë e vendit të vetë, të cilën mundohet ta fitojë me çdo mënyrë. Në qoftë se këta persona i quajmë tradhtar atëherë ç'emër mund t’u vinim tradhtarëve të vërtet”. (Fatbardha Demi).

Cikël poetik nga Fatime Ahmeti - Fara

Image result for fatime ahmeti fara


Fatime Ahmeti-Fara, lindi më 15 prill të vitit 1950, në fshatin Gjelbrishtë, ish Hajkobille të komunës së Prishtinës. Arsimimin fillor e përfundoi në Miradi të Ultë, kurse akademinë pedagogjike në Prishtinë.

Që nga viti 1972 punon në arsim, në shkollën fillore “Selman Riza” të Fushë-Kosovës, ndërsa nga 2010 në shkollën fillore Daut Bogujevci duke ua hapur shtigjet e jetës drejt përndritjes gjeneratave të tera të fëmijëve.

Shkrimi letrar ka qenë obsesion i përhershëm i saj, madje që nga mosha e re, krah kulturës së leximit, është formuar nën ndikimin e artit gojor.

Kurorë e krijimtarisë së saj është poezia por shkruan edhe satire. Disa herë është shpërblye me çmime nëpër takime letrare të ndryshme. Ka një bagazh dorëshkrimesh në pamundësi për t'i botuar.
Në 206 botoi librin "Hapësira që është vetëm për mua".

Kurorë e krijimtarisë së saj është “Lulet e bardha”, e nderuar me çmim të parë në konkursin e Takimeve të 23-a të Poeteshave Shqiptare, mbajtur në Vushtrri, në vitin 2005. Më 2006 me poezinë “Taketukja” dhe më 2007 me poezinë “Kujtim” , vendin e dytë, e kështu me radhë.

Shkruan kryesisht poezinë lirike, shpesh me nota të fuqishme ironike.Shkrimet e saj gjenden ne revista te ndryshme letrare.




Të lartësova

Me diellin që ndriçon
Më hënën që ërrësirën e bënë ditë
Më yjet që yllëzojnë
Me ujin që etjen shuan
Më ajrin që botën freskon
Me lulet që aromatizojnë
Me gjelbrimin që sytë pushon
Më cicërimën e zogjëve që këndojnë
Yllor që yllëzon nurin tim të vrarë!



Edhe këtë natë

Edhe këtë natë e drithëroj në qetësi
Gërshetimin e mendimeve tërthorazi
Në qrshafin e zi të zymtësisë
Me flatra ëngjëlli fluturoj lartë
Në horizontin e faundësisë
T'i ik kësaj katrahure
E ngjeshur thellë në memorjen time
Në fund të tunelit të errët
Shoh një yll të flakruar
Në njëmijë ngjyra
Zëra shtojzovallesh e shoqërojnë
Molisja në përcjellje të iluzioneve
Qarkohen drejtë errësirës
Aty je ti i kryqëzuar flori
E mekur nga lodhja
E kësaj nate që nuk ka të sosur
Të kap dorën
Shpëtimi qëndron tek ty
Kjo hije e zezë nate
E mështjellë si pilerinë satane
E ngjeshur thellë në qenjen time
E sfidoj bashkë me kohën.....!

Flas me yje

Mijëra iluzione ndesh para vetit
Në rugëtim e sipër je ngatërrua
Harrojmë vetën për një moment
Agonia të hedh në hollin e mëkateve
Dielli nuk ndritë,pa shpresë ngujua
Para vetit ngritë një mur
Një pikë e zezë,përcjellë si hije
Ti,ikë e ikë
Pa këthim në valën e jetës
Jeta është ëndërr
Që vezullon e ngacmon
Në pritje dritën e zemrës hap
Ndjej mall kur nuk të shof
Puthje me hënën të dergoj


Nje dite vetmie

Vardallisem gjetiu,larg,larg
Në një botë zymtësie,lodhjeje
Buzët më janë tharë
Me ethe të trishta shpirti
Me faqet zjarr

Pas një nate të lodhur
Agimi nxjerr synë në kaltërsi
Shpirti i bërë akull e borë
Nga molisja e terrinës së shkuar

Larg jam,po ku mbete oj
Realitetin e thurë terkuzë
Nuk e gjej dot
Një ego e shfrenuar
Këtë tokë të lodhur
E ka kapluar.


Një natë pa gjumë

Nga lotët mbijnë lule
Trëndëfilë e zambak
Diell e dritë
U shua nuri yt qiellor
Që fliste nga syri paqësor

Zhytur në mallëngjim
Mallkon kohën që s'ka mbarim
Shumë çka është ëndërruar
Që s'është tani

Gënjen vetën më pahirë
Me buzëqeshje të trishtuar
Se një ditë do bëhet mirë
Shikoj yjet lartë në qiell
A do ketë për ne pranverë
Vjen mesnata me errësirë
Çfarë fati do na sjell
Shpirtëra të zbehëta përulen
Fshihet thellë një trishtim
Ëndrrën e vetme që kishin
Një ditë tu bëhet dritë..


Me dhemb shpirti për ty

Në këte natë e vetmuar
Shikoj qiellin e flakëruar
Hënë e yje në përqafim
E mbytur në lot të kujtoj
Sa shumë e përmalluar

Shiu bie në qetësi
Si atë ditë kur ike ti
Cilit qiell I takon?
Më jep një shenjë
Engjëlli im

Ku je fshehur,ku qëndron
Vallë ku rrin ti pa ne
Nuk ke mall fare ti
Që na le vetëm në këtë dhe

Më lë ende pa u rritë
Tani jam nënë e grua
Vuaj nga malli që nuk je
Që të jesh krenar me mua

U bëra nuse në mungesën tënde
Lotët në faqe nuk m’I pe
Buzët e kuqe si lajthi
Shpirti im I mbushur zi

As njëherenuk të harroj
Në shpirtin tim ti jeton
SA ndjej mall të përqafoj
Zemrën time ta shëroj.


Lulet e Prillit


Prilli i luleve freski lëshon
Ajri i freskët më përshkon
Nuk e dija çfarë të mundonte
Sytë I mbylle fshehtësinë barte me vete

Sytë e bukur ngjyrë deti
Kur syri i lodhur më përgjumë
Fjala yte më përkundë
Nostalgjia më mbulon si gjethe pylli

Nëse një ditë do takoj
Do t’i falë brengë e dhimbje
Dielli ngrohë gjallëron lultet
Dhimbja ime kurrë nuk shuhet

Fllad e erë nuk duroj dote
Një valë zjarri më përshkon
Zëri i bukur të është fikur
Lauresha këtë datë qan.


Dhjetë Qershori

Ditë në histori
Që na evokon mrekullitë
E rilindasve
Që kontribuan për atdheun
Me dashuri

Duke filluar nga abetarja
Alfabetin e gjuhës shqipe
Që e nisi Veqilhargji
Dhe vazhdoj Kristoforidhi

Të penguar nga armiku
Të përballur me otomanët
Që mohonin gjuhën shqipe
Ata pushtues të vendit tone

Shqipja e ndaluar nga otomanët
Dhe e mallkuar nga grekët
U ruajtë si vlerë kombëtare
Nga të gjitha breznitë me rradhë.


Dardania

Dardani o Dardani
Shpirti ytë plot me vlera
Shqipëri e Çamëri
E rrethuar me shumë treva

Je një vend i bekuar
Ku ke shpirtë të madh gjigant
Tjetër kush kufinjët
Caktuar ti ka
Me shkronja gjaku janë qëndisë

Ti je ëndrra jonë prarua
Ecim në heshtjen e pirtë
Mbytur nga lumi i turbulluar
Zanafillën e kanë diku
Gjarpërinjtë helmojnë
Edhe në liri

Kriminelët na prijnë sot
Ëndrrat shpresat vra na i kanë
Milionera shumë janë bërë
Janë krenar të buzëqeshur
Me egon tone lozin ata.


Mendim i fshehur

Nga klithma ime e ngrirë
Nuk arrij klithmën tënde
Jemi vardallisur në valet e vdekura
Ku jeta është ironi
Lum i zi vërshen idealet e njoma
E bardha mjegullohet para diellit
Me hirin e purpurtë mbuluar
Le të bëhet hi
Ndoshta i kthehesh arsyes
Gurë kujtimesh do mbesim
Urna mallkon të gjallët
Drita e fikur dhe shpirt i mykur
Nuk sjellin begati
Drithërimat tua ulurisin
Me simfoni nate
Jehona e shënjtërisë oshtinë
Valon harqe trishtimi
Një ditë me shpresë do ketë dritë.




SHTIGJE QËNDRESE

Kalove të gjitha shtigjet
Asgjë nuk ta ndali hovin
Shtigjeve të qëndresës
Me plagë që mbi sup bartë
Kapërceve kah viti i Diellit

Mallkimin dua ta fshijë
Me kandilin ndezur
Rrugëve me lule të purpurta
Dua të dhuroi dritë

Çdo fillim e nis nga vetja
Si lumi që e ndryshon rrjedhën
Dua që malet t'i përpijë deri në det
Që era e jugut të më ngrohë

Dua që të më shtohet sofra e gëzimit
E mbi te dua që eshtrat t'i sodis
Mbi bukurinë tonë të qetë.


SHIKOJ MES PERDEVE-VETËM VDEKJA NUK GËNJEN

Lule të magjishme
Rreth dritares sate
Mugullojnë,mugullojnë
Aroma e tyre ledhaton shpirtra
Çdo agim pas territ të qetë
Puhisë i drejtohem që të ledhatoj faqet tuaja
Valët e detit të përkundin në gjumë
Çmendurisë t’i jepet fund
Gjarpërinjtë të fashiten nga ty
Qielli të bulëzoi për jetën tënde
Loti të shterohet në syrin tim
Dhembja të shërohet në trup
Mos te ketë kurrë ndarje
Por vetëm takim,takim
Për një nënë të madhe
Të madhe.....!
Që është bërë flijim.


GURË KUJTIMESH

Gurë kujtimesh
Jemi bërë
Dëshmitar të shekujve
Të njohur me djersë e gjak
Të kalitur nëpër luftëra
Duke kërkuar jetën e pa jetuar
Dhembja është pasqyrë e secilit
Që bukës i thotë bukë,e ujit ujë
Rojtarë kohësh
Gurë të gdhendur në çdo cep

Që pasqyrojnë imazhe të rënda
E ti, fluturon në qiellin e shtatë
Fytyra të zbehta rreth e rrotull
Hapërojnë drejtë iluzioneve të ëndrrave
Përherë ecje të kotë

Gjaku i të rënëve në altar
Të është bërë verë
Harrove komb e fe
Njeh vetëm lekun
Dhe tende fole!

Kthehu pas!
Shiko rrënjët ku i ke
Stërgjyshërit ku janë
Gjaku i tyre të mallkon
Nëse Atdheun e harron!


HESHTJA MË VRET

Në heshtje pranë teje rri
Ashtu si nata pa diellin
Vëzhgoi edhe kur hesht
Dora jote prek dorën time
Mendon se nuk te shoh
Nuk te prek
Të shoh me mendjen time
Të prek me imagjinatën time
Më ke ankth përtej shpirtit tënd
Loz me hijen tënde
Muri i ftohtë mes meje e teje
Qëndron statujë e ngrirë

Me lotin tim shtrëngoi duart
Por mbetem mes heshtjes
Ti nuk ekziston më
Kur dielli perëndon
Aty je i shtangur pa zë
Lulet e prillit nuk kanë aromë
Mëngjeset janë të ftohta
Pa Ty
Muzgu valëvit i heshtur
Petkun e zi vekon
Errësirën dua ta zhvesh
Të shoh diellin
Në sytë e tu
Por ti.........!
Top of Form


AG I PËRGJUMUR

Kurora të vyshkura
Agimet e mugëta duken
Hiena të panginjura
Thithin gjak të njomë

Fytyra të venitura
Ngulfaten nga dhembja
Përpëliten nga mugëtira e gjakosur

Lule morti mbijnë çdo ditë
Dallgë valëzore në çdo cep
Dhimbje vullkanike

Rrufepritësi dhe vetëtima bien në ujdi
Shkreptima acarin thyen

Vetëm kur mbjell dashuri
Je vetvetja
Kur gjendet prehja

Të vdesësh për atdhe
Top of Form

Zbardhet krimi makabër ndaj dy turistëve çekë në Dukagjin, që sipas provave të para ka qenë një kurth i përgatitur.

Dy viktimat çekë, dy ditë para vrasjes kishin postuar foto nga pushimet në Shqipëri (Foto)
Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, u vranë barbarisht mbrëmjen e djeshme në Dukagjin.Ata kishin ndërmarrë një tur nëpër Ballkan.






Vetëm dy ditë para vrasjes, dy turistët çekë kishin postuar në rrjetet sociale, disa foto nga pushimet e tyre në Shqipëri.





Shkodër: Dy turistë çekë dyshohet se u vranë dhe u hodhën në greminë


Dy turistë çekë humbën jetën, si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 20:30 në rrugën e Dukagjinit, në fshatin Prekal të qytetit të Shkodrës.
Mjeti me të cilin po udhëtonin turistët ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë me lartësi rreth 15 metra. Burime nga Policia e Shkodrës ngrenë dyshimet se dy turistët çekë që udhëtonin me fuoristradën tip “Nissan”, janë vrarë gjatë një tentative grabitje dhe më pas janë hedhur në një greminë.
Shkodër: Dy turistë çekë dyshohet se u vranë dhe u hodhën në greminë
Dy turistët mbetën të plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës. Turistët çekë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Policia: Njëri prej vrasësve ka qenë duke udhëtuar me viktimat në Dukagjin

Policia ka dhënë detajet e para për tragjedinë e Dukagjinit, ku dy turistë çekë janë grabitur, vrarë dhe më pas janë hedhur në greminë.
Sipas policisë, dy shtetasit çekë, një djalë dhe një vajzë janë Michael Stavos 27-vjeç dhe Anna Kosinova 36-vjeç. Ata janë vrarë me një armë zjarri automatik.

Dy viktimat mësohet se kanë qenë duke udhëtuar me një mjet me targa 4P8 9798, brenda së cilës është gjetur një automatik, ndërsa rreth 30 metra larg mjetit është gjetur një krehër, transmeton tch.


Policia: Njëri prej vrasësve ka qenë duke udhëtuar me viktimat në Dukagjin


Policia ka njoftuar se në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Po ashtu, nga hetimet e para dyshohet se njëri nga autorët e krimit mund të ketë qenë duke udhëtuar me viktimat.

Drejt vendngjarjes janë nisur edhe grupet e FNSH-së, ku do të krihet zona, ndërsa atje gjennden edhe drejtorët e përgjithshëm të Policisë, Çipa dhe Qato.



Zbardhet krimi makabër ndaj dy turistëve çekë në Dukagjin, që sipas provave të para ka qenë një kurth i përgatitur.

Zbardhet vrasja e turistëve çekë: Autori i qëlloi me plumb pas koke!
Autori i ekzekutimit të tyre ka qenë udhëtar në makinën e çekëve, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini, për t’iu drejtuar Shkodrës, ndërkohë që mësohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, që qëlluan me breshëri ndaj automjetit në kohën që ata ishin vrarë brenda.

Të dhënat e fundit pas hetimeve që u kryen kanë zbuluar detaje nga vrasja.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për “Panorama Online” se çifti cek kishin marrë me vete në automjetin e tyre sapo u nisën nga Dukagjini për Shkodër edhe një person, që thuhet të ishte si udhëtar.

Nuk dihet ende identiteti i tij dhe as rrethanat në të cilat ai ka hipur në mjetin e çekëve.

Por ajo që tashmë nuk ka më dyshime është se ai është autori i krimit.

Pasi kishin bërë pak rrugë, ai i ka qëlluar nga armë në kokë, fillimisht burrin e pastaj gruan. Për këtë në makinë janë gjetur edhe gëzhojat e të shtënave.

Pas goditjes, makina ka dalë nga rruga, e në këtë kohë, autori duket se ka zbritur në rrokullisje e sipër.

Në këtë kohë ndaj automjetit janë lëshuar breshërima kallashnikovi, nga persona që thuhet të te jenë bashkëpunëtorë të autorit brenda makinës së turistëve.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen, janë shoqëruar rreth 20 persona, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Nga Violeta Mirakaj & Mimoza Dajçi :Besa dhe krimi!


Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video,+18)
Dy popuj në lotë, dhimbja i bashkoi dhe respekti për njëri - tjetrin i forcoi.

Kronika e zezë, në gjithë gazetat shqiptare njoftoi vrasjen makabre të dy turistëve çek, ardhur për të vizituar Alpet e bukura shqiptare.....
Ne krenohemi me natyrën, me bukuritë e relievit mesdhetar shqiptar.... por më shumë jemi krenuar për mikpritjen tonë. Besën shqiptare. Historikisht të huajt e miqtë shqiptari i ka uruar mirëseardhejn, i ka trajtuar si pjesëtarë të familjes dhe i ka përcjell të gëzuar.... Por jo, në këtë rast, ndodhi krejt e kundërta... u merret jeta dy miqve......Dhimbja, fyerja...shpagimi, përfshiu të gjithë ndërgjegjen shqiptare si brenda vendit gjithashtu dhe jashtë saj...
Opinioni i shqiptarëve në New York e dënoi me forcë këtë akt, natyrisht edhe Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” (Hope & Peace) me qendër në New York.
Ditën e mërkurë, më datë 8 korrik 2015, ora 11 paradite kjo organizatë zhvilloi një takim në ambjentet e Konsullatës Çeke në Manhattan. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të treguar solidaritetin tonë, ngushëllimin për vrasjen e dy turistëve çek në veri të Shqipërisë.
Ideja e znj. Mimoza Dajçi, për të zhvilluar një vizitë kortezie pranë kësaj Konsullate u mirëprit nga anëtaret e Organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe”, në emër të organizatës takimi me Kosullatën Çeke në Manhattan u rezervua nga znj. Violeta Mirakaj.
Në shenjë respekti e mirënjohje për viktimat i dhuruam Konsullit Çek, z. Martin Dvorak një buqetë me lule të freskëta, simbol i paqes, besës dhe respektit për viktimat, familjet e tyre e për mbarë popullin mik Çek.
Krimineli sot ndodhet prapa hekurave të sigurisë së lartë, para drejtësisë, familjarët vajtojnë fëmijët e të dashurit e tyre, por edhe në Shqipëri akoma përjetohet me dhimbje vrasja e rëndë për dy te rinjtë turistë Anna Kosinova dhe Michael Svatos.
Konsulli i Republikës Çeke, z. Martin Dvorak, e vlerësoi vizitën tonë. Ai e konsideroi atë tepër domethënëse duke e quajtur një vizitë vëllazërore, e për këtë xhest human të organizatës tonë do të njoftonte menjëherë qeverinë Çeke.
Në takim u fol me dhimbje rreth ngjarjes në fjalë duke shprehur ngushëllimet e rastit si familjes së viktimave, qeverisë e mbarë popullit Çek. Kjo ngjarje u përcaktua thjesht si një vrasje e bërë nga një individ kriminel e që nuk cënon aspak marrëdhëniet miqësore të dy popujve e dy vendeve tona.
Solidarizimi i kësaj situate me dhimbjen e madhe që shkatoi tek të dy popujt tanë kjo ngjarje makabër, theksoi edhe një herë e më shumë dashurinë për njeriun, jetën, punën, respektin e dashurinë e madhe për mikun, kulturën e vendin.
Një temë tjetër që u trajtua në këtë takim ishte edhe roli i gruas në Çeki dhe Shqipëri. Cili është pozicioni i saj, sa i ndjeshëm dhe prezent është potenciali i saj intelektual në politikë e vendimarje.
Këto ishin biseda që mes të tjerave ngriti znj. Mimoza Dajçi me z. Dvorak gjatë takimit. Roli i gruas në Shqipëri dhe Çeki në mbarë jetën shoqërore u shtjellua si një kërkesë e kohës, pasi lëvizja feministe në mbarë rruzullin tokësor i përket të ardhmes e mirëqënies sociale. Ky është edhe misioni i Organizatës së Gruas “Shpresë dhe Paqe” në diasporë, e cila merret me të drejtat e gruas, kundër dhunës - pro paqes, në një përfshirje të gjerë mes komunitetesh në SHBA, ku çdo ditë e më shumë sjell një imazh të qartë të përpjekjeve shoqëruar me pozitivitet.
Pritja kaloi e ngrohtë dhe miqësore, me mesazhin e paqes dhe respektit reciprok.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...