2015-07-26

EKSKLUZIVE: Ushtarët e UÇK-së të plagosur në Koshare (Video+18)


foto (29)
Nga betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë rënë shumë dëshmorë, por edhe pati më mijëra të plagosur.
Në të shumtën e rasteve të plagosurit janë përballur me mungesë të trajtimit dhe ilaçeve, prandaj disa prej tyre edhe kanë pësuar nga këto mungesa.
Njëra nga betejat më të përgjakshme është zhvilluar edhe në Koshare, ku pati shumë të vrarë dhe të plagosur,
Ne ju sjellim një video ekskluzive nga Kosharja ku shumë të plagosur përballen më dhimbje nga plagët e marrë. Pamjet mund të jenë të rënda për një pjesë të lexuesve. (Video është marrë nga faqja “Me ju çlirimtar)

Kam ardhur për të vrarë serbë, janë fjalët e kroatit që lufton në Ukrainë


largea_z_1436353118-59252121436353219
Kroatët të cilët po luftojnë në anën e ushtrisë ukrainase kundër rusëfolësve, në fakt kanë shkuar atje që të vrasin serbë.
Këtë e ka konfirmuar gjatë një rrëfimi për mediet serbe një snajperiste serbe e cila i përket forcave rebele proruse, ku atje operon për mbi një vit me nofkën Bagira. Ajo ka treguar se si një kroat pjesëtarë i forcave të Kievit e ka pranuar një gjë të tillë,
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj se me çfarë urrejtje jemi ballafaquar. Më ka thënë se nuk ka ardhur ta shpëtojë Ukrainën. ‘Kam ardhur për serbët, këtu mund ti vrasë’”, ka deklaruar Bagira e cila thotë se nuk mund ta kuptojë se nga e gjithë kjo urrejtje.
Kryetari i koalicionit të shoqatave të refugjatëve, Miodrag Linta, ka thënë se ky kroati kishte qenë plotësisht i sinqertë kur kishte thënë një gjë të tillë.
“Besoj se kjo është e vërtetë, dhe besoj se ka qenë i sinqertë kur e ka pranuar se qëllimi kryesor i tij është vrasja e serbëve, kurse Ukraina si shtet është renditur më poshtë në listën e prioriteteve të tij”, ka shtuar Linta.
Ai thotë se është logjike që shumica e serbëve luftojnë për forcat proruse, derisa kroatët anojnë më shumë nga ushtria e Ukrainës.
“Në anën e forcave të armatosura të Ukrainës janë të renditura më shumë fuqitë profashiste, dhe është logjike që me këto grupe ekstreme të ukrainasve ti dhurojnë mirëseardhje grupe ushtashe nga Kroacia. Tek forcat ustashe, elementi kyç është urrejtja ndaj çdo gjëje që është serbe dhe këtë ata nuk e fshehin. Ky opsion ustash në popullin kroat nuk është i mjaftueshëm që në Kroaci ekzistojnë gjurmë të popullit serb, dhe me çdo kusht dhe moment të bëjnë diçka që do të shfaroste serbët.”, ka shtuar ai.

Një market në Prishtinë: Mos paguani bukën, nëse s’keni mundësi



ramazan-620x330
Në njërin prej marketëve në Prishtinë, po bëhet një gjest human. Në këtë market, buka nuk shitet për ata që nuk kanë mundësi ta blejnë atë.
Kjo tregohet edhe në një letër të vendosurt ku thuhet se “vëllezër dhe motra, nëse nuk keni mundësi ta paguani bukën, ju lutemi merreni falas, zoti ju dhashtë të mirat.

Tmerrohen qytetarët, gjarpri ngjitet në kabllon e rrjetit telefonik


Untitled
Një gjarpër i madh u pa duke u zvarritur përgjatë një kablloje telefonike të lartë 20 metra, përderisa banorët e shqetësuar e shikuan atë nga poshtë.
Gjarpri i llojit të veçantë boa – një gjarpër i madh dhe jo-helmues – u pa duke u zvarritur në kabllon telefonike në një lagje të qetë.
Policia thotë se gjarpri u arratis nga vendi ku po mbahej dhe arriti të ngjitet në kabllon telefonike duke dalë nga dritarja e një banese në Anglesey, Uellsin Verior, transmeton Lajmi.net.
Gjarpri u fotografua nga Sergeant Rob Taylor, një hetues lokal i policisë, i cili tha se boa arriti të kapej në gjysmën e saj të rrugës.

Pas 19 vjet të martuar zbulon se gruaja ishte një…


Një 64-vjeçar nga Belgjika ka zbuluar se gruaja e tij është një mashkull. Belgu me emrin Jan u martua në vitin 1993 me Monikën, një tajlandeze atëherë 31 vjeçe.
Në momentin e martesës, zyra e emigracionit nuk qe e bindur për rregullsinë e dokumenteve të gruas, por në fund ajo u pranua të qëndrojë në Belgjikë, shkruan gazeta “Het Nieuwsblad”.
Por Monika ia kishte fshehur të shoqit me kujdes ndryshimin e seksit: përveçse e mbështeste që të mos bënte fëmijë “sepse ai kishte dy nga martesa e parë”, “ajo” shtirej se kishte menstruacione, duke u sjellë si një femër e zakonshme.
Jeta martesore dukej si ajo e një çifti normal, derisa Monika la punën dhe filloi të shoqërohej me persona të rinj, kryesisht femra.
Nga ky fakt dhe nga disa zëra që qarkullonin gjithandej, Jan zbuloi të vërtetën për gruan e tij: ajo kishte ndryshuar seks pak vjet përpara se të martoheshin.
11032575_10204873288605858_2090602044_o

Nuk do të besoni në pullën postare të cilit shtet është Naim Frashëri


11667370_1072959306065727_3062274882594325428_n
Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, përveç se ka shkruar në gjuhën turke dhe greke, ka shkruar edhe në atë persiane.
Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane, shkruan Sot.
Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse.
Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.
Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”

Mjerimi i mësuesit nga Podujeva: S’kam bukë me hangër!



 
foto (46)
Ilmi Tahiri, arsimtar në Shkollën Fillore “Sami Frashëri” në Podujevë, jeton me familjen pesë antarëshe në strehimoren kolektive në Podujevë.
Ai tha se për të shkuar e ardhur në shkollë, i bën 45 kilometra rrugë, shpesh në këmbë.
Sipas tij, Drejtoria e Arsimit në Podujevë ka bërë padrejtësi ndaj bashkëshortes së tij, gjithashtu mësuese e madje me doktoratë, e cila që 10 vite është pa punë.
“Nuk kemi as bukë me hangër”, thotë Tahiri.
Për më shumë, shikojeni videon:

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...