Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/07/26

Rritet përdorimi i drogës nga femrat në Shqipëri

timthumb_1436631614-6664281

Konsumi i madh i drogës nuk është dukuri shqetësuese vetëm për meshkujt në Shqipëri, pasi ka një trend në rritje edhe të femrave përdoruese të drogës.

Shefi i shërbimit të toksikologjisë, Zihni Sulaj, thotë se ka një trend në rritje të femrave të cilat përdorin kombinim të drogave. Ato përbëjnë rreth 10% të përdoruesve të drogës në Shqipëri,
“ Kjo mund të shkojë 10% te përdoruesit e kokainës dhe alkoolit, dhe shoqërojnë alkoolin me kokainë në party ose forma të veçanta. Por vihet re një trend rritje në femrat që abuzojnë kryesisht me alkoolin, kokainën dhe stimulantë të tjerë”, Sulaj, shef i shërbimit të toksikologjisë.

Ajo që është edhe më shqetësues për Sulajn janë çiftet bashkëshortore madje dhe me fëmijë të cilët kanë krijuar varësi nga droga.

“Ne kemi vënë re një risk real në këto vite që të rinjtë meshkuj në përgjithësi, aksidentalisht, ose nganjëherë dhe nga mosnjohja mirë e fenomenit, ia ofrojnë partnereve të tyre ta provojnë një herë, dy herë, dhe ky është risku më i madh.

Kemi çifte, madje të martuar e me fëmijë që janë të varur të dy dhe ky është problemi më i mprehtë”, vijon Sulaj.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton që në vitin 2015 përllogariten rreth 6000 persona që kanë krijuar varësi nga droga, 250 persona kanë rezultuar me mbi overdozë në një vit, ndërkohë që në shërbimin e toksiokologjisë shtrohen çdo vit 400 vetë.

EKSLUZIVE :Plani i sherbimit maqedonas /Ja si u mashtruan ish lutetaret UÇK -se


Untitled
Zbulohen prapaskenat e infiltrimit të shërbimit sekret maqedonas dhe atij serb në grupin e armatosur që u bë shkak për sulmin çnjerëzor të Kumanovës më 9 maj, Një burim ndërkombëtar i portalit “tesheshi”, i kyçur në organet e sigurisë rajonale, bëri të ditur se strumbullarët e lëvizjeve që solli skenarin makabër kanë qenë tre agjentë shqipfolës të shërbimit sekret të Maqedonisë, apo DSK që drejtohej deri para pak ditësh nga Sasho Mijakllov.
Njerëzit e infiltruar të DSK-së kanë joshur ish luftëtarë të UÇK-së, duke i “mashtruar” ata për gjendjen e vështirë të shqiptarëve për një sulm të policisë Maqedoni mbi shqiptarët ndërsa që pak vetave iu premtuan edhe para. Grupin e shqiptarëve agjentët maqedonas e dërguan në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, drejt vdekjes, masakrimit dhe arrestimi të tyre.
I tërë skenari famëkeq i vrasjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve në Kumanovë është përgatitur me kujdes nga kryeministri i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov”, thonë për “tesheshi” burime nga institucionet ndërkombëtare që janë të vendosura në Kosovë.
Në tërë këtë operacion famëkeq kanë qenë të përzier direkt edhe disa shërbime sekrete të shteteve fqinjë që janë armiqësore ndaj shqiptarëve, ka thënë burimi duke mos dashur të preçizojë se për cilat shtete bëhet fjalë.
Në pyetjen se mos këtu bëhet fjalë për shërbime sekrete të Serbisë, Rusisë e Greqisë, burimi as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar.
Tre agjentë shqiptarë të shërbimit sekret maqedonas kanë rekrutuar shqiptarë të Kosovës në këtë operacion me qëllim të inskenimit të një sulmi ndaj Institucioneve të Maqedonisë.
Ndërsa në opinionin ndërkombëtar të shkojë lajmi se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipëris, sulmuan Maqedoninë me qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa në anën tjetër qeveria e Gruevskit të forconte pozitat e veta pas skandaleve të publikuara nga Zoran Zaev.
Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov iu kanë dhënë sasi të parave të pa kufizuara me qëllim të rekrutimit të shqiptarëve dhe formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të re.
Operacioni “sekret” ka filluar në fund të muajit shtator dhe fillim të muajit tetor të vitit 2014, teksa një agjent shqiptar i shërbimit sekret të Maqedonisë ka kontaktuar shqiptarë të Kosovës, kryesisht ish luftëtarë të UÇK-së, pjesa më e madhe nga rajoni i Dukagjinit.
Djemve të UÇK-së, agjenti fillimisht iu është ankuar për gjendjen shumë të rendë në të cilën po kalojnë shqiptarët e Maqedonisë, me mundësinë e një sulmi të policisë dhe Ushtrisë së këtij vendi mbi popullatën civile shqiptare.
Agjentet iu kanë kërkuar ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që t’i ndihmojnë shqiptarët, gjë që edhe u pranua nga këta të fundit ka thënë burimi ndërkombëtar i portalit “tesheshi”.
“Financiarisht nuk do të kemi asnjë problem pasi kemi edhe përkrahjen e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të partive politike shqiptare të Maqedonisë”, iu ka thënë agjenti ish ushtarëve të UÇK-së.
Në fillim janë kontaktuar krerët e këtij grupi diku rreth 3-4 veta, e që burimi nuk ka dashur t’i identifikojë se cilët janë ata, më pastaj janë rekrutuar edhe anëtarë të tjerë duke mos ditur se po shkojnë drejtë vdekjes dhe se janë të tradhtuar që në fillim. Për çdo bisedë që është kryer, agjenti maqedonas ka njoftuar Sasha Mijallkovin duke i dhënë të gjitha detajet rreth personit të rekrutuar.
Personave të rekrutuar agjenti i shërbimit Maqedon iu ka thënë se do t’iu japë nga 100 mijë euro, në mënyrë që ata të bëjnë biznes si dhe të garantojnë familjet e tyre në Kosovë në aspektin ekonomik. Se të arrestuarve në “Lagjen e Trimave” në Kumanove iu janë premtuar nga 100 mijë euro, e konfirmojnë edhe familjaret e tyre.
Burimi ndërkombëtar më tutje i ka thënë tesheshi se e tërë ngjarja ka filluar në fshatin Gushnicë. Sipas tij, Gushnica është fshat malor që ka diku rreth 10 shtëpi të banuar me shqiptarë dhe një post policore ku për çdo ndërrim kanë punuar nga 4 policë të shtetit të Maqedonisë.
Në këtë post policore në Gushnicë, sipas burimit kanë qenë të deponuara 4 armë automatike AK 47 si dhe 4 revole, 10 ditë para ndërhyrjes së grupit të Shqiptarëve në këtë postë policore janë dërguar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë 64 armë automatike AK 47 si dhe 64 revole, të cilat më pas janë marr nga grupi i shqiptarëve të rekrutuar nga maqedonët.
Në operacion e sulmit ndaj postës policore në Gushnicë ka marrë pjesë personalisht edhe pjesëtari i Shërbimit sekret maqedon, emri i të cilit është i njohur për redaksinë. Kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedon, Sasho Mijallkov, gjatë tërë kohës kanë qenë të njoftuar për gjoja sulmin në posten e Gushnicës si dhe për çdo lëvizje që ka bërë grupi në territorin Maqedonisë.
Agjenti shqiptar i Shërbimit Sekret Maqedonas, tri ditë më parë iu ka thënë grupit të Shqiptarëve se Policia dhe ushtria maqedonase do të sulmojë shqiptarët në Kumanove më 12 maj, ndërsa që ne kishte qenë mirë që të shkojmë në Kumanove, në mënyrë që djemtë të njihen me terrenin aty.
“Në ‘lagjen e Trimave’ në Kumanovë nga i tërë grupi kanë qenë të armatosur vetëm 14 veta me AK 47 si dhe me një sasi shumë të vogël të municionit, të tjerët kanë pasur ndonjë revole ose thikë. Mos marrja e armatimit nga të gjithë pjesëtarët e grupit është bërë me qëllim të gjoja të lëvizjes më të lehtë dhe pa rënë shumë në sy tek autoritete dhe popullata. Për këtë arsye ka ardhur deri tek dorëzimi i grupit, pasi që ata kanë ngelur pa municion, ndërsa që shumica e të arrestuarve as që kanë shkrepur ndonjë plumb, por ka edhe të atillë që fillimi i luftimeve i ka zënë në gjumë”, ka thënë burimi i “tesheshi”.
Grupi i shqiptarëve pas të shtënave të para ka kuptuar se janë të tradhtuar dhe kjo ka bërë që një pjesë e tyre e madhe të dorëzohen tek policia maqedonase. Krerët e Maqedonisë të informuar nga agjenti i tyre me hollësi për personat që gjendeshin në “Lagjen e Trimave”, vendin ku ata janë strehuar dhe armatimin e pakët që e kanë me vete kanë filluar operacionin në kapjen dhe asgjësimin e grupit “terrorist” si e quanin ata.
Operacioni i forcave policore maqedonase që në fillim të tij, doli nga kontrolli pasi që hasën në një rezistencë nga grupi i shqiptarëve. Është shumë e paqartë se si janë vrarë policët maqedonas, shqiptarë e serbë bashkë, pasi që policia kishte të gjitha informacionet për grupin dhe nga sa plumba e municione i ka çdo njëri. Burimi ndërkombëtar ka theksuar se “ka dyshime të bazuara se policët maqedonas janë vrarë ndër vete sipas skenarit të policisë sekrete të Mijallkovit me qëllim që tek popullata të paraqesë se terroristet nuk kursejnë askënd”.
Operacioni sekret i Gruevskit, Jankullovskës dhe Mijallkovit, që në ditë e para është dekonspiruar nga Shërbime të inteligjencës të NATO-së, KFOR-it, AKI-së, SHiSH-i i Shqipërisë etj, por mbetet mister mos parandalimi i këtij skenari.
Për të gjithakanë qenë të njoftuar si Prishtina ashtu edhe Tirana zyrtare ka thënë burimi ndërkombëtar për portalin “tesheshi”.

SKANDAL: Biseda e Edi Ramës me Pandeli Majkon zbulon autorin e vërtetë të dronit në Beograd

77349-clip-79kb


Portali Opozita.com ka publikue nji bashkëbisedim të pretenduem mes kryeministrti Edi Rama dhe ish-kryeministrti Pandeli Majko, në lidhje me ngjarjen e Tetorit 2014 në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipni, ku u lshue droni i famshem që mandej shkaktoi përplasjen verbale mes dy vendeve.
Simbas këtyne bisedave, Majko e njofton Ramën për intervistën e Vucic, ku kryeminsitri serb thotë se ai vetë dhe Edi Rama e dinë se kush e hodhi dronin në Beograd.
Ma poshtë asht nji pjesë e bisedës që shfaqet në imazhet e bisedës se pretendueme nga portali Opozita.com:
Majko: Aman na e thuej kush e ngriti, se kemi vu’ bast këtu.
Rama: Nuk e njef, o Pandeli, se asht person i paguem nga shërbimet e UDB serbe.
Majko: Joooo! Po pse, nuk asht ai Ballist Morina?
Rama: Hahahhaha! Jo, o Pando. Ku kish bythë ai zhuls qe s’lahet kurrë me hedhë dron në Beograd.
Majko: Po pse mediat flasin për Ballist Morinën?
Rama: Jo mor plak. Ballist Morina nuk ka qene fare në Beograd, por ka qenë në Milano atë ditë. Serbët kanë pague që me e marrë përsipër nji shqiptar dhe media me e publikue.
Majko: Ou! Po qenka mashtrues kalibri ai.
Rama: Jo vetëm aq, por edhe shumë dinak. A t’ka ra n’sy që n’asnji gazetë apo TV nuk pranon me dalë e me tregue historinë e tij? S’del se ka hall se zbulohet bllofi.
Majko: Bobobo! E paskan trajnue perfekt agjentët serbë.
Rama: Leje, mos e pyet. Vetëm se nuk i biem dot, se ka qenë me i vu’ prangat e me e hedhë në burg legenin.
Majko: A ia vlen me e goditë mediatikisht?
Rama: Jo, jo. Varja se mandej fillojnë e implikojnë vllaun tem, Olsin.
Majko: Nejse, shpresojmë t’kesh spektakël në takimin me Vucic.
Rama: Na ka ardhë në derë tamam në fushatë. Mbas këtij vjen edhe Merkel. Na japin shumë oksigjen para votimeve.
Majko: Lëvizjë e mençun. Popull që masturbon me patriotizëm.
Rama: Popull loqe, o Pand. Krenar, por të dhjerë.

Kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare


kryeministrat-e-greqis-euml-me-origjin-euml-shqiptare_hd

Gjithnjë nga historia kemi mësuar se shqiptarët kanë bërë karrierë udhëheqëse politike në Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por, shumë pak është shkruar dhe folur që shqiptarët ose grekët me origjinë shqiptare ishin shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë.

Kryeministrat e Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë se në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht mungojnë të dhënat biografike për më gjerë.
Këto biografi janë marrë nga arkiva e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Shumica e tyre janë me origjinë nga ishujt që historikisht njihen të banuar dhe banohen edhe sot me shumicë nga popullata arvanitase: si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj.
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga vartësia e Fanarit të Stambollit.
Arvanitasi tjetër, Dhimitër Vulgari, pasi u zgjodh kryeministër i Greqisë, u bë i mundur bashkimi i shtatë ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me Greqinë.
Po ashtu, kryeministër të Greqisë kanë qenë edhe arvanitasit Teodoros Pangallos i cili më tej u zgjodh dhe kryetar i shtetit grek. Kryeministër i Greqisë ka qenë edhe anëtari i Akademisë së Athinës, Aleksandër Diomidhis.
Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Por, sot, pozicioni i gjuhës, kulturës dhe i traditave të tyre nuk e meritojnë vendin që u ka lënë shtetin grek. Madje, çdo gjë që ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet nëpër bodrumet e harresës për të mos dalë më në dritë e vërteta e tyre që janë zotër të Greqisë.
1. Gjergj KUNDURIOTI (1782-1858) lindi në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që ia dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen të Kryengritjes së 1821. Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824-06.02.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë (1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë(1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë(1846-1847). Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës. U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Otton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë së Greqisë më 1856. Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.
2. Andon KRYEZIU (1796-1865) lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishull në shekullin XVII. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli. Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke, më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844 e në vitin1849-1854. Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850, duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë. Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta të mëdha.
3. Dhimitër VULGARI (1801-1877) lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit. Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872 dhe nga 1874-1875. Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës. Vdiq më 1877 në Athinë.
4. Athanas MIAULI (1815-1867) lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Otton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër i Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862. Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.
5. Pavlo KUNDURIOTI (1855-1935) lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral. Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913. Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës. Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më 1926. Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh përsëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.
6. Petro VULGARI (1884-1957) lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetëseve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër. Ai vdiq në Athinë më 1957.
7. Diomidh QIRIAKO (1811-1869) lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis. Diomidhi studioi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuese. Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë. Vdiq në Itali në vitin 1869.
8. Emanuil REPILI (1863-1924) lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u mor dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21.08.1917 deri 28.08.1917, dhe nga 19.10.1917deri 03.01.1918. Vdiq në Kranidhi më 1924.
9. Aleksandër KORIZI (1885-1941) lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nëpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau veten.
10. Kiço XHhAVELl (1801-1855), në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithsesi, më i rëndësishmi i Xhavellave që morën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Kollokotroni thoshte: “Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria. Kiço Xhavella u rrit në Korfuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas marrëveshjes të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, pavarësisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Kiço Xhavella shërbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrojtjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Sot pjesëtarët e fisit të Xhavellave i kemi në Shqipëri, Greqi, ShBA dhe Australi. Ata që jetojnë në Shqipëri e kanë ndryshuar mbiemrin nga Xhavella në Tasho. Trashëgimtarët e fisit të Xhavellave çdo 6 gusht mblidhen në Melesin në kishën e Shën Sotirit ku festojnë së bashku dhe kujtuar të parët e tyre. Xhavellasit kanë qenë pjesëtarë edhe të gardës së Skënderbeut.
11. Jonani Teodor KOLOKOTRONI (1804-1868) lindi më 1804 në Zakintho. Që në moshë të re 17 vjeçare mori pjesë në kryengritjen kundra turqve. Mori pjesë në disa beteja të mëdha për çlirimin e Greqisë si në Tripoli, Navplio, dhe luftoi përkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri në vrasjen e tij. Pas kësaj Joani u kthye në Peloponezi për të luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjetër Joani Kapodistrisë dhe u burgos më vonë nga kundërshtarët politik që kundërshtoni ardhjen e mbretit Otton. Në vitin 1836, kur Greqinë e udhëhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtrisë së tij. U zgjodh Kryeministër i Greqisë në vitin 1862 dhe luftoi për të mbrojtur mbretin Otton të cilët kundërshtarët politik donin ta rrëzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbretëror u largua për në Itali. U rikthye në Greqi pas ardhjes të mbretit Gjeorgjit të Parë. Vdiq më 20 maj 1868.

Ndryshimet gjeostrategjike në Europë lëkundin paqen


77349-clip-79kb


Kosova është shumëfish e kërcënuar nga qëndrimet politike ruse. Kur bëhet fjalë për qëndrimet e Moskës zyrtare, vendi konsiderohet ende si pjesë e Serbisë.
Spiralja ortodokse nga Republika serbe në Bosnjë nëpër Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi është pjesë e planit të rus, i cili kohën e fundit nuk po fshehët. Pra, Rusia në dekadën e fundit ka qenë shumë prezentë në Gadishullin Ballkanik, dhe nervi kryesor për ta destabilizuar rajonin janë shqiptarët. Me këtë Rusia do ta sfidonte NATO-n, dhe investimin shumëvjeçar të shteteve perëndimore që kanë bërë në rajon, vlerësojnë analistët për gazetën “Bota sot”. Sipas tyre, një skenar i tillë është i mundshëm kur kemi parasysh provokimet serbe në Bosnjë dhe Kosovë, rritjen e ekstremizmit islamik në rajon, dhe mbështetjen që Kremlini i jep krahut politik serb të përkrahur nga vija radikale e kishës ortodokse serbe.
Tendencë për mbidominim
Këtë e ka theksuar edhe Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Kerri se në vijën e zjarrit me Rusinë, janë Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Tashti jemi para një situate të re, pothuaj krejt të ngjashme me atë të vitit 1887.


77349-clip-79kb
1.Pashallarët e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi e Co, kanë pesë vjet (2011-2015) në 16 bisedime ndërkufitare me Malin e Zi për caktimin e vijës të Demarkacionit në mes dy vendeve fqinjë, sipas kushteve të paracaktuara nga Bashkimi Europian.
Kjo histori aktuale më kujtoi kohën e hershme të guvernatorit otoman të Pejës, mytaserif Ali Pashë Gucia që pas Memorandumit të Stambollit të 12 prillit 1880 midis Perandorisë Otomane e Principatës të Malit të Zi duhej të ishte kryesues i caktimit të vijës së kufinit. Faktikisht puna në terren nisi me vonesa e pengesa: vetëm në pranverë 1882 dhe zgjati pesë vjet, deri në verë 1887.
Dy shembuj krejt të ngjashëm. Paralele në kohë të ndryshme.
Si atëherit edhe sot, të tjerët po na vnojnë kushte të randa në dam të kombit shqiptar, tue na i marrë hjekësisht e padrejtësisht tokat tona etnike ardhacakët sllavë.
2.Ali Beg Gucia, një nga personalitetet piedestal të historisë tonë kombëtare shqiptare, iu prini luftënave të mëdha në mbrojtje të territoreve të Plavë-Gucisë me rrethina, si ato më 1854 kundër kryengritësve të Vasojeviçit, ato më 1861 dhe më 1876-1878, të cilat kulmojnë me dy betejat në “Lufta e Ultinës së Epërme të Limit” (dhjetor 1879 – janar 1880) që ishte Parathënia e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorën e 1912-tës.
E, të madhit Ali Beg Gucia, i erdhi koha e vështirë për me e “zvogëlue” vetveten tek çështja e caktimit të “kufinit të lodhshëm” me Malin e Zi. Ai përpiqej atdhetarisht të ruante sa ma shumë territore nga krahina e Plavë-Gucisë, etj., pavarësisht nga presionet nga Stambolli e Çetina, nga përfaqësitë e huaja në Prizren, Shkodër e Çetinë. Kjo, ndër të tjera, dhe për dy arsye: E para: kishte prona të vetat në këtë krahinë etnike shqiptare, të cilat ia punonin çipçinjtë e krishterë (Ah, çka i bane me ta asimilimit të kësaj krahine, o Ali Beg i kazasë së Gucisë!!!). Mali i Zi i premtonte se do t’ia ruante pronësinë pronave të tij, do t’ia jepte të ardhurat nga çifligjet, etj., po ai nuk i besonte krajl Nikollës e Co. E dyta arsye: kishte përkrahje dhe nga krejt populli i sanxhakut të Pejës, ku përfshihej dhe Rugova, dhe Plavë-Gucia, etj.
Sulltan Abdulhamid II e kishte mik personal Ali Begun e Gucisë, të cilin e bani mytesarif të sanxhakut të Pejës, i dha titullin “Pashë”, e thirri disa herë tek Porta e Lartë në Stamboll, etj. Në dokumenta diplomatike të huaja shkruhet: “Sulltani e mbloi Ali Pashën me të mira, vetëm e vetëm që t’ia lehtësonte këtë përcaktim të lodhshëm kufijsh” me Malin e Zi. Njëherash, nga ana tjetër, Sulltani, tue fillue prej vitit 1883, e kishte mik fort të afërt dhe Krajl Nikollën e Malit të Zi, të cilit i bani mjaft lëshime tue i dhanë kohë pas kohe toka etnike shqiptare.
Ma në fund u thye Ali Pashë Gucia. Në gusht 1887 u caktue vija e kufinit me Malin e Zi. U damtuen interesat kombëtare shqiptare në këto treva të Shqipërisë së Veriut.
3. Disa muaj ma vonë, më 29 nëntor 1887 thuhet se një i rugovas e vrau Ali Pashë Gucinë E qëlloi me plumba në mes të qytetit të Pejës, në kryeqëndren e Sanxhakut.
Ndoshta i rugovasi ishte i shtyrë drejt kësaj vrasjeje tragjike, të pabesë, antikombëtare. Ndoshta ishte hakmarrje padrejtësie vetjake ndaj tij…Sidoqoftë. diplomati austro-hungarez, Theodor Ippen, konsull i Përgjithshëm në Shkodër (1884, 1896-1903), referent politik i Komandës A-H në Plevlje të Sanxhakut (1885-1887), ministër i Jashtëm (1920), në një vepër të tij historike të shkruar për Shqipërinë e të botuar në Sarajevë (1901-1902), flet për vrasjen e Ali Pashë Gucisë. Ai dokumenton se “atentati ndodhi për shkak të pakënaqësisë së fisit të Rugovës, i cili humbte me caktimin e kufirit të ri disa kullota, të cilat i kaluan Malit të Zi”.
Krimi ndaj jetës së tjetrit gjithmonë duhet ndëshkue, veçanërisht kur kemi të bajmë me figura të tilla panshqiptare. Po, Ali Pashë Gucia, në vitet e fundit të jetës së tij filloi ka e tepron pa cak me sjelljet e vendimmarrjet e tij, shpesh arbitrare, ka’i’herë dhe me frymë e akte antikombëtare. Shqiptarët, veçmas pas caktimit të kufinit me Malin e Zi, patën fillue ka e etiketojnë e thërrasin si “tradhtar”. Ndoshta kjo vrasje e poshtër ndikoi që t’ia shlyente sadopak damkën si “tradhtar”, pasi pati një vdekje si martir i kombit të vet.
4. Tashti jemi para një situate të re, pothuaj krejt të ngjashme me atë të vitit 1887.
Prapë Mali i Zi po don’ me marrë toka etnike shqiptare me të ashtuquajturin “Demarkacion”, ku në qarkoren Çakorr-Mokën-Kullë, humbin mijëra hektarë tokë etnike të shtetit të ri të Kosovës. Në vijën kufitare Kullë ka mbi pesë kilometra hyrje malazeze brenda territorit të Kosovës.
Ali Lajçi, një nga të “plotfuqishmit” për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi, ka deklarue së fundit (maj 2015) se shteti i Kosovës e qytetarët e saj damtohen me rreth 12 mijë hektarë. Përndryshe: 120 km2, nga të cilët 70 km2 në pjesën e Rugovës dhe 50 km2 në atë të Podgurit e vendkalimin kufitar Zhlep…
E përllogaritur, me krahasime, del se Mali i Zi don t’i marrin Kosovës një sipërfaqe pothuaj sa katër herë qyteti i Tiranës metropolitane ( 31 km2 x 4 = 124 km2) apo dy herë ma e madhe se shteti San Marino (61 km2 x 2 = 122 km2), etj.
Sipërfaqja nuk është e vogël. Rreziku i tradhtisë kombëtare shqiptare në Pejë me rrethina është i madh, tepër i madh. Ndaj kjo tradhti duhet ndalur dhe në fjalorin e politikanëve dhe në terrenin konkret të Demarkacionit me Malin e Zi.
Kjo tradhëti nuk është e para dhe as e fundit që i bahet Kosovës nga politikanët e mëdhenj të saj, nga ata politikanë që i solli Lufta e UÇK-së apo prodhoi Paqja e EULEX-it. Mjafton të kujtojmë një fakt: sa km2 sipërfaqe i marrin Kosovës së pavarur Patriakana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Manastiri i Graçanicës, etj. Janë plot 27 të tillë e disa sish dhe në mbrojtje ndërkombëtare nga UNESCO, e në ruajtje nga KFOR, etj. Vetëm Manastiri i Deçanit ka 50 ha sipërfaqen e tij territoriale dhe mbetet i pakënaqun pasi kërkon 700 ha sikur i kishte më 1946 në Jugosllavinë e Titos e për ma keq nuk lejon me kalue as rruga ndërkombëtare Deçan-Plavë nëpër juridiksionin e saj. Çështje pronësore ka dhe Demarkacioni i Kosovës me Maqedoninë, si në vijën kufitare të komunës Viti me mbi 17 ha, etj.
Shembuj të tilla janë gjithata. Çka po bahet me Mitrovicën me rrethina?!…Me i mbledhë me nji aritmetikë të thjeshtë të gjitha tokat që Kosova i ka dhanë me e padashje për të tjerët, për fqinjët e vet sllavë, atëherit kish me u çue populli shqiptar i Kosovës e me i ndjekë nga zyrat e shtetit me hy të çamë, etj. Dhe e kanë pak këtë ndëshkim popullor. Toka është e shenjtë. Japonezët e kanë një thanie të veten: Tokë më fal që të shkel me kambë!
Demarkacioni me Principatën e Malit të Zi më 1887 thuhet se i hangri kryet Ali Pashë Gucisë, njeriut që bani aq shumë për kombin e vet në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga gadishulli gjeopolitik i Ballkanit filloi Lufta e Parë Botërore (1914-1918).
Çështja shtrohet qartë, ballas: klasa politike e Kosovës dhe e Malit të Zi me vijën e kufirit midis tyre po e çojnë Ballkanin drejt një lufte të re, pas asaj të Parës e të Dytës nga krajlitë sllave, pas kësaj të fundit nga Millosheviçi.
Diplomacia, Politika, Tradita…duhet me pasë kujdes që të mos krisin pushka e Rugovës për pronat e veta… Rugova duket e vogël në hapësirë territoriale etno-historike, po pushkën e ka të madhe.
Zgjatjet e proçeseve të tilla mbartin pabesi, po ne, shqiptarët e Kosovës e të Ballkanit kurrkujt nuk jena ka i lypim besë, veçse po kërkojmë drejtësi. Demokracia kërkon Drejtësi për Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi. Të gjithë e kemi në dorë ta ndalim Luftën e pritshme në emër të Paqes të sotme e të nesërme.

Shokuese: Serbia hap faqe islame interneti në shqip, radikalizon myslimanët!


safe_image (89)

Ne vitin 2007 serbi Milutin Jovanovic me direktiva nga qeveria e
Serbise, blen dhe hap faqen botaIslame.com.

Qe nga 2007 ky website ne
baze ditore publikon lajme ne gjuhen shqipe dhe thirrë per ekstremizem
islamik.

Portali i njohur në Kosovë, sidomos për përforcimin e linjës
vehabiste e selafiste në Kosovë është botaislame.com. Ky portal është
krijuar nga Milutin Jovanovic që në vitin 2007 nga Suedia.

Më vonë
informatat e website-it janë fshehur me pagesë.
Ka edhe fakte të tjera që Serbia ka filluar organizimin e
ekstremizmit islamik në Kosovë, në mënyrë që Kosova të humb simpatinë e
Amerikës.

Këtë mënyrë ka vepruar edhe Rusia me talebanët, kur këta të
fundit një kohë kanë pas simpatinë e Amerikës.

Shërbimi i fsheftë i Serbisë është duke vepruar në Kosovë. Zgjedhen
oratore të suksesshëm shqiptarë të cilë punojnë për interesa të Serbisë,
duke ngritur tensionet ndërfetare, dhe duke krijuar ekstremizmin
islamik në Kosovë.

Portali në fjalë është mbyllur pas zbulimit të mediave shqiptare për
blersin dhe administratorin e këtij portali. Gjurmët e Milutin
Jovaneviçit ende janë në http://who.is/domain-history/botaislame.com.
Albtime ka kontrolluar edhe disa faqe të njohura islame në shqip për
ndonjë blerës të till por shumica e tyre i kanë fshehur të dhënat.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...