Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/13

Tuna pas ndarjes i kthehet zakonit të vjetër, prek zogun!





Pas lajmit të ndarjes që pushtoi mediat rozë gjatë ditës së sotme, është shtuar kurioziteti për të deshifruar më shumë se si po e përjeton këtë situatë, ish-çifti i njohur i showbiz. Përderisa asnjëri prej tyre nuk ka folur, mohuar apo pohuar ndarjen, me sa duket, fizikisht ata janë ndarë. Tuna e cila po kalon disa ditë pushimi nën shoqërinë e miqve e familjes në Turqi, ka postuar në IG një foto jo pak provokuese. Vetëm me të brendshme, këngëtarja e hiteve me zogun, shfaqet me një portret e krehje jo të rregullt. Nga ana tjetër, Cozman vetëm pak orë më parë, konfirmoi zërat se ishte nisur drejt familjes në Londër, duke postuar një foto nga mbërritja në aeroport. Me sa duket, të dy këngëtarët janë larg njëri-tjetrit, e po ashtu, nuk dihet kush po e vuan më shumë ndarjen.


Ajo nuk mund të ketë më Cozman në krah, por Tuna, ka atë që e bëri të famshëm: zogun! Si për të treguar se nuk po e vuan aspak ndarjen e përfolur në media me ish-partnerin e saj, këngëtarja ka shpërthyer duke postuar poza provokative, të realizuara gjatë pushimeve në Turqi. 30-vjeçarja shfaqet së fundi me dorën poshtë fustanit të zi, ndoshta duke ngacmuar zogun.

Investigimi/ Zbardhet e shkuara kriminale e Kallashit?


Arrestimi i pak kohëve më parë, në ambientet e lokalit ku ushtron aktivitetin, duket se ka kuriozuar emisionin “Drejtësia në Kosovë”, t’i futet një investigimi, për të nxjerrë në dritë aktivitetin kriminal të Kallashit. Hulumtimi sjell detaje për rastet që policia dhe prokuroria kanë të hapura ndaj Kallashit dhe bashkëpunëtorëve të saj. Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka dhënë detajet rreth dyshimeve që policia i ka për këtë grup. Ai ka kritikuar punën e prokurorisë dhe gjykatës. Krasniqi ka dhënë detaje për rastet ku është përfshirë Kallashi dhe Dibran Hoxha, personi që i qëndron afër asaj. Nga ana tjetër, Donjeta Kasumi ka thënë për “Drejtësia në Kosovë” se nuk ka informacione se policia dhe prokuroria ka hetime të hapura ndaj saj. E pyetur për kallëzimet penale, ajo është shprehur se nuk di gjë për to. Ndërsa Dibran Hoxha, i përmenduri si person me 155 vepra të kundërligjshme, është ankuar për sjelljet e Policisë së Kosovës. Ai flet edhe për dyshimet se policë dhe zyrtarë të qeverisë janë vizitorë të rregullt të lokalit “Kobra” në Prizren. Intervistat me Drejtorin Rajonal të policisë në Prizren Nexhmi Krasniqin, shefin e hetimeve Lumi Graishtën, Kryetarin e Gjykatës së Prizrenit Ymer Hoxhën, Kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha, valltaren Donjeta Kasumi dhe rojën e sigurisë Dibran Hoxha mund t’i ndiqni të premten nga ora 20:20 në RTK.
Video: 
Eshte Video Lajm?: 
Po

http://www.lapsi.al/paparazzi/2015/09/11/investigimi-zbardhet-e-shkuara-kriminale-e-kallashit

Holta Kolaneci shpërthen kundër Vera Grabockës?



Ish-punëdhënësja e dyshes së spektaklit Grabocka-Vejsiu, duket se i ka ashpërsuar sulmet kundër, tashmë, rivaleve të saj. Holta Dulaku, producentja e Vizion Plus ka shpërthyer në një status në facebook, ku nuk flet me emra konkretë, por fjalët kyçe që ajo përdor, janë marrë nga fjalori i prezantueses Alketa Vejsiu. Në fakt, kjo deklaratë e postuar nga bashkëshortja e një prej pronarëve të V+, më shumë se mendim personal, të ngjan me një monolog imagjinar, që Alketa ia drejton regjisores Grabocka. Lexoni më poshtë statusin tallës, ironinë e të cilit, e kanë kapur edhe miqtë e producentes së DWTS: "O Zot lum une per prinderit qe kam. Dhe sidomos si femer qe jam, lum une per mamin qe kam, dhe uroj te jem sa gjysma e saj, se e sigurt si ajo nuk behen dy. Dhe sigurisht ju te gjithe jeni te bekuar per prinderit qe keni, pa dyshim, pervec njeres. Ajo po, ajo e di qe vetem mama nuk ka pasur dhe nuk ka. Me vjen keq per te dhe njejohesisht mire qe jeton prej vitesh kaq shume larg kesaj mamaje. Me vjen mire qe eshte rritur me gjyshe, dhe edukuar prej gjysherish. Se ndryshe "energjia pozitive" qe leshon kjo lloj mamaje do ta kishte mbytyr. Kam pasur fatin e mire dhe te keq ta kem pjese te jetes time kete mama(larg qofte te ishte mamaja ime), te mirin se me mesoi te njihja kush ishte llumi, ku edhe ajo bente pjese, dhe te keqin se ma harxhoi ca nerva qe fare mire mund ti shfryja diku tjeter hahahah. Nese me lexon ajo vete, po sigurisht qe nese jo me lexojne ato/ata asistentet kokeboshe te kesaj "gjigandeje", do doja vetem ti thoja TE LUTEM STOP. Nuk jetohet dhe punohet vetem duke bere skuthlliqe. Tregoje ndryshe energjine tende pozitive qe e propagandon aq shume. Mjaft fute hundet ne punet e mija. Dhe mjaft u solle si moshatarja ime, se nuk je. Me mire qetesohu, jeto dhe pranoje moshen qe ke. Ti tashme me duket se nuk do vetem te jesh e re, do te jesh e perjetshme hahahahahahaha. Ca te them, s'bohet, as me meditim. FALEMINDERIT MAMI SHPRESA" Sulmet e Holta Dulakut kundër Alketa Vejsiut e Vera Grabockës janë shpeshtësuar kohët e fundit për shkak se dy programet me tematikë kërcimin, "Dancing With the Stars" dhe "Dance with Me", këtë sezon do të ndeshen drejtëpërdrejtë për audiencën më të madhe.



Drini Zeqo tradhëton Holta Dulakun, do kërcejë për Grabockën



Tashmë duket se 'puzzle'-i është zgjidhur. Gjithë mllefi i producentes së Dancing With the Stars, Holta Dulaku, e cila shpërtheu në një status në facebook këtë paradite, duket se ka lidhje me "tradhëtinë" që prezantuesi Drini Zeqo i bëri, për të marrë pjesë si kërcimtar në spektaklin e rivaleve të saj, Grabocka-Vejsiu. Lapsi.al mësoi se gazetari i është përveshur punës në sallën e provave për të nisur sfidën e kërcimit në "Dance With Me". Drini Zeqo, i cili braktisi lajmet për spektaklin e Vizion Plus, nuk rezistoi gjatë nën tutelën e producentes, e cila me sa duket, po ia ndjen mungesën. Nga ana tjetër, ish-prezantuesi i "Dancing With the Stars" dhe "Tu si que vales", mezi ka pritur t'ia punojë ish-shefes së tij, duke u bashkuar me dyshen kundërshtare.

Duke iu rikthyer takimit në Trieste…Berisha-Nano!

Rrëfimi i priftit italian, që ndërmjetësoi takimin Nano-Berisha në Trieste



Arqipeshkvi Vincenzo Paglia një prej themeluesve të Sant’ Egidios është një njeri joperiferik në politikën shqiptare. Që prej marsit të 1991, kur hyri në Shqipëri i veshur si klerik, i pari pas dhjetëra vitesh ateizmi të imponuar nga regjimi aq sa i tronditi rojet e kufirit që nuk i kontrolluan pasaportën, Paglia ka luajtur rol kyç në disa prej ngjarjeve që kanë qenë determinuese në jetën politike të vendit. Ai është parë si aktor në takimin e parë  të z.Fatos Nano- s me z.­Sali Berisha, që u ndërmjetësua nga ministri i Jashtëm i Italisë i asaj kohe. I mbuluar me konspiracion, takimi i Triestes besohet se i hapi rrugën rotacionit politik në vend. Po ashtu, Paglia ka qenë ndërmjetësues në atë që njihet si “Marrëveshja e Sant’Egidios” e vitit 1997 mes shumicës dhe pakicës në vend dhe ai ka “mbikëqyrur”­ dhe pse nuk dihet në çmasë­ edhe takimin e fundit Nano­Berisha të vitit 2003, që solli jo pak stuhi në jetën politike shqiptare, përfshi edhe një president e kryeprokuror konsensual.

Ju jeni bërë pjesë e politikës në Shqipërinë e ‘91­‘92. Takimi i Berishës e Nanos në Trieste është shoqëruar me teori konspiracioni….

Unë mbaj mend këtë, e kam kuptuar gjithmonë ndihmën time në Shqipëri si punë për ringjalljen e dy kishave të krishtera, asaj Katolike dhe Ortodokse. Një mënyrë tjetër (për të ndihmuar) është të bindësh palë të ndryshme politike të konservojnë, të thellojnë perspektivat e tyre, por pa përjashtuar palën tjetër, opozitën, nga një ëndërr për një Shqipëri të përbashkët, për një Shqipëri më të fortë.

Çfarë mbani mend se u vendos në atë takim?

Unë mbaj mend për shembull, që në një moment mjaft të vështirë në vitet 90’ kur rreziku ishte për një konflikt për një luftë civile, mblodhëm përfaqësues të të gjitha partive në Romë për një marrëveshje, që në atë rast u quajt “Marrëveshja e Romës”, ku palët e ndryshme politike u zotuan të respektonin të drejtat e opozitës, në të njëjtën kohë duke i lëshuar (opozitës) edhe fuqi kontrolli. Pakti u firmos dhe u përshëndet nga të gjithë. Pati disa probleme në pjesën ku flitej se duhej t’i ofroheshin pozicione kontrolli opozitës, apo që nga zgjedhjet duhej të përfitonin të gjithë, por pakti u firmos.

Keni ruajtur raporte me politikanët shqiptarë?

Vazhdoj të kem gjithmonë lidhje me të gjithë, sepse për mua, raporti me Shqipërinë nuk është një raport interesash, por një raport miqësie. Dhe miqësia nëse është e vërtetë mbetet gjithmonë. Ashtu siç ka ndodhur, ajo bëhet më e fortë në momente të krizave.

Duke iu rikthyer takimit në Trieste…

U bë më shumë në Romë se në Trieste. Pakti i Romës është që filloi në Trieste.

Cilat janë raportet që keni me Nanon dhe Berishën. Tani ata të dy janë tërhequr, Nano më shumë dhe Berisha mbetet ende…

Kam pasur raporte të vazhdueshme me liderët historikë, si me të tjerët. Gjithmonë kam kërkuar të favorizoj takimin, sepse injorimi i njëri-­tjetrit dhe mostakimi nuk sjellin asgjë.

Ju si mendoni, Berisha e Nano ishin të zgjedhur, të përcaktuar, apo ishin në momentin e duhur në vendin e duhur?

Historia mirëpritet, nuk është se paracaktohet në ndonjë vend tjetër. Në një vend ku nuk ishte rritur asnjë lloj borgjezie, ishte e qartë që klasa politike mund të vinte vetëm nga ajo që ishte atëherë në fushë (Partia e Punës). Ndihma që mund të jepnim ishte ajo që t’i ndihmonim këta politikanë të hapnin sytë. Të hapnin kontaktet politike dhe të fillonin raporte ndërkombëtare. Ai izolim që kishte “vrarë” Shqipërinë, duhej të shkatërrohej në mënyrë të menjëhershme. Shoqërimi i politikaneve të asaj kohe në takime me politikanë të tjerë ishte i domosdoshëm

Kryeprokurori Llalla: Po hetojmë ministra dhe ish -ministra. Flet për Xhuvanin, Santon dhe përgjimet e SHISH


Adriatik Llalla nuk di të ndalet. Në kredon e tij për të premtuar dhe për të mos vepruar ai është tashmë një kampion. Që megjithëse nuk bën asgjë përsëri vazhdon të flasë për arrestime zyrtarësh të lartë. Ai ka paralajmëruar një gjë të tillë edhe në javët që do të vijnë. Kur gazetarët e pyetën pas një takimi në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë aiu u premtoi pikërisht të njëjtën gjë që u kishte thënë edhe fiks një vit më parë. Por që atëherë ka kaluar shumë kohë dhe kryeprokurori ka mbetur në vend..

Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, ka vendosur fuqizimin me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.

Aktualisht, kjo Njësi, e cila prej ditës së sotme do të përbëhet nga 5 prokurorë, numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen hetime pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit “OPDAT” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizë.

Lapsi.al i është rikthyer arkivës së tij, për të parë të gjitha deklaratat bombastike të Adriatik Llallës gjatë vitit të fundit…

Në maj 2014 gjatë një takimi analizë me krerët më të lartë të policisë së shtetit, për ti dhënë një hov të ri luftës kundër kriminalitetit, ai doli përpara gazetarëve dhe lëshoi lajmin bombë: “Takime si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit”. Por interesimit të mëtejëshëm ai iu përgjigj: “Nuk mund të flas me emra”.

Vera kaloi dhe asgjë nga këto hetime nuk u konkretizua. Në rrejtën e prokurorisë, ra vetëm guvernatori Fullani, të cilin e braktisën të gjithë dhe më shumë sesa ndonjë punë e prokurorisë ky ishte një reagim pas faktit të kryer.

Në fillim të shtatorit Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij në konferencën “Mbi korrupsionin e Shoqërinë” në Bukuresht nuk hezitoi sërisht të lëshonte deklarata të forta. “Aktualisht, krahas çështjeve që janë në gjykim, autoritetet hetimore shqiptare kanë nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha shefi i organit të akuzës.

Kaluan përsëri dy muaj dhe në 6 nëntor kryeprokurori vendosi të shfaqet në emisioninTop Story të Sokol Ballës. Ai theksoi se vendin po e pret një valë arrestimesh, që përfshijnë zyrtarë të lartë, ministra aktualë dhe ish ministra. Të pakëtn për një ministër aktual, Llalla tha se prokuroria e ka nën hetim për një ngjarje dhe shumë shpejt do të ketë lajme për këtë. Ai pohoi gjithashtu pas interesimit të gazetarit Balla se cështja e bankierit të vrarë Santo mund të ketë një një përfundim të shpejtë: “Hetimet e prokurorisë vazhdojnë me intensitet të lartë duke kërkuar mirëkuptimin tënd nuk mund të jap më tepër detaje për këtë ngjarje. Po ka mjaft pista ku dyshohet dhe që priten rezultate konkrete”.

Kanë kaluar disa muaj që atëherë, por edhe cështja Santo është në vend edhe cështja e ministrit aktual që po hetohet duket sikur është haruar.

Në shkurt 2015 Adriatik Llalla u shfaq në Shkodër ku kish vajtur për të përuruar godinën e re të prokurorisë. Edhe atje ai nuk pati fare droje të deklaronte se shumë shpejt do të arrihet në përfundime lidhur me shpërthimet me tritol në kryeqytet: “Prokuroria shqiptare për të gjitha ngjarjet ka filluar dhe po vijon hetimet me të gjitha strukturat shtetërore që ka në varësi, policinë e shtetit, SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna konkrete për ngjarjet për të cilat kanë shqetësuar dhe kanë tronditur vendin”.

Pikërisht këto deklarata pa substancë e bënë ish kryeministrin socialist Pandeli Majko që gjatë një përballje me kryeprokurorin në 14 nëntor, në komisionin e ligjeve, ta pyeste në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse thjeshtë po bënte politikë me qëndrimet e tij publike.

Në fakt kjo është pyetja që shtrohet realisht për shefin e institucionit të akuzës: a është shndërruar ai në një politikan, që thjeshtë manovron për ta pasur mirë me palët, pa pasur asnjë ambicie konkrete për të luftuar krimin?

Disa raste flasin pikërisht për këtë. Deri më tani të vetmit njerëz që janë goditur, madje me lëvizje spektakolare të papërligjura janë ish guvernatori Fullani, ish kreu i bashkisë së Vlorës, gjika dhe nja dy kryebashkiakë të tjerë që Rama duhej të hiqte qafe para zgjedhjeve të qershorit si Flamur Bime në Gjirokastër dhe baftjar Zeqo në Fier. Të dy viktimat e arrestimeve spektakolare apo edhe dy kryebashkiakët që tani janë lënë në harresë, janë njerëz që e kishin humbur krejtësisht mbështetjen politike. Ato ishin lëvizje që i pëlqenin shefit të shumicës Rama dhe nuk e shqetësonin aspak kundërshtarin e tij dhe përzgjedhësin e Llallës, Berisha. Pra pyetja që shtrohet është: a po sillet Adriatiku si një ekuilibrist, apo si një njeri i ligjit? Në favor të kësaj pandehme të parë janë edhe disa episode, si ato të krerëve të policive ndërtimore të qeverisë dhe të bashkisë Tiranë që u bënë në të njëjtën ditë. Po në të njëjtën ditë u shpall lajmi edhe për fillimin e cështjes penale të një deputeti të PD-së, Astrit Veliajt, me atë për procedimin ndaj deputetëve grushtaxhinj të PS-së, Ndoka dhe Nderu. Kjo lojë prej ekuilibristi e ka bërë Adriatik Llallën që megjithëse me ndonjë “kunjë” të vogël të mbështetet nga kryeministri. Ajo e ka ka bërë cuditërisht atë edhe të mbrojturin e Berishës, megjithëse ky i fundit në mëse një rast e ka akuzuar prokurorinë (por e ka vecuar atë personalisht) se vepron me urdhra politikë.

Me sa duket kryeprokurori e ka arritur qëllimin me strategjinë e tij që është në modë jo vetëm në prokurori: Të bëjë shou pa bërë punë. Të japë deklarata bombë, pa pasur rezultate konkrete. Ndoshta këtë bëri edhe së fundi kur paralajmëroi sërish arrestime. Edhe njëherë më shumë. Prandaj, me sa duket prej tij është e kotë të priten goditje të mëdha. Dërgim para drejtësisë për ministra dhe ish ministra. Adriatik Llalla nuk ka forcë të godasë. Në të vetmin rast që e ka bërë realisht këtë, ka qenë kundër një vartësi të tij. Por edhe ky rast nuk mund të vërtetohet. Sepse për të tashmë kamerat janë fshirë.

******


Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi të enjten në Top Story se vendin po e pret një valë arrestimesh, që përfshijnë zyrtarë të lartë, ministra aktualë dhe ish ministra. Të pakëtn një ministër aktual, Llalla tha se prokuroria e ka nën hetim për një ngjarje dhe shumë shpejt do të ketë lajme për këtë.
Kjo deklaratë e Prokurorit të Përgjithshëm, është e rrallë në llojin e vet dhe më shumë se nga motivet profesionale ajo duket e provokuar nga dëshira për të bërë lajm. Ngjan me një joshje që i jepet publikut, i cili kohëve të fundit e ka rritur pritshmërinë ndaj organit të akuzës. Nuk mund të shpjegohet ndryshe, që njeriu më i rëndësishëm i hetimit në Shqipëri, flet si në rubrikat e thashethemeve të mediave me shprehjet "pritet që...". Një kryeprokuror duhet të flasë vetëm atëherë kur një hetim me ndjeshmëri të lartë ka përfunduar dhe çështja mund të bëhet e njohur për publikun. Ose e thënë ndryshe, kryeprokurori pritet të flasë me akte dhe jo me parashikime, gjë që zakonisht u takon gazetarëve ta bëjnë. Adriatik Llalla edhe kohë më parë pati deklaruar se kishte në duar tri dosje që do të trondisnin Shqipërinë, por deri tani as lëkundja më e lehtë nuk është ndjerë. Duke folur në këtë mënyrë, prokuroria rrezikon të krijojë një klimë presioni të panevojshëm, t'i vendosë njerëzit në gjendje ankthi dhe të zhgënjejë shpresën e qytetarëve për të parë drejtësi.
Përballë etjes së njerëzve, që presin ndëshkim për abuzimet dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, prokuroria ndihet nën presion përtë ndërmarrë veprimet e duhura. Por ky presion nuk mund të shmanget me deklarata paralajmëruese se një ditë do të ndodhë diçka, por me akte konkretete. për këtë duhet profesionalizmi, guximi dhe ndershmëria e prokurorëve dhe jo intervistat e kryeprokurorit që në thelb nuk thonë asgjë.
Brenda një jave Adriatik Llalla doli dhe në VOA dhe në TCH, por pas këtyre intervistave vështirë të kuptosh diçka, përveç refrenit të njohur se prokuroria është e ngazhuar në luftë kundër krimit e korrupsionit. Nga Llalla pritet që vartësit e tij të ndriçojnë ngjarje tepër të rënda që kanë ndodhur kohëve të fundit, nga vrasja e Artan Santos e deri tek akuzat për korrupsion për disa zyrtarë të lartë që janë bërë publike dhe në media. Në intervistën e fundit të tij pritej gjithashtu që kryeprokurori të tregonte nëse do të merrte masa për ata prokurorë që ndërruan akuzën për Konstadin Xhuvanin dhe kërkuan vetëm 3 vjet burg. Ndonëse kjo nuk ka ndodhur në kohën e tij, Llalla do duhej të kishte shqetësimin profesional për të hetuar se kush janë këta vartës të tij që kanë nënshkruar skandale ët tilla. Llalla nuk tha asgjë nga këto, por paralajmëroi arrestime. Të shohim nëse kryeprokurori di diçka, apo flet edhe ai me thashetheme. Deri tani ka treguar se di t'i ndëshkojë vartësit edhe me dajak, por a do të dijë t'i ndëshkojë edhe kur abuzojnë me detyrën?


***********


Kryeprokurori Llalla: Po hetojmë ministra dhe ish -ministra. Flet për Xhuvanin, Santon dhe përgjimet e SHISH



Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se organi i akuzës ka nën hetim ministra dhe ish -ministra. Këtë deklaratë ai e bëri në emisioni Top Story. Ai tha se hetimet kanë të bëjnë me një aktivitet aktual, por nuk pranoi të jepte detaje të tjera. Deri tani, në media janë denoncuar për afera apo shkelje të ligjit Ministra si Veliaj apo Kodheli.

Sokol Balla: A keni në dosje tuaja hetimet për zyrtarë të lartë të qeverisë së sotme?
Adriatik Llalla: Kemi dosje të zyrtarëve të lartë, në nivel ministrash dhe ish-ministrash. Po hetojmë edhe ministra të qeverisë aktuale.
Sokol Balla: Po më thoni që keni një procedim penal ndaj një ministri aktual të qeverisë?
Adriatik Llalla: Hetimet kanë lidhje me detyrën dhe një aktivitet aktual për çështje që nuk mund të japim detaje të mëtejshme.

Prokurori i Përgjithshëm foli edhe për masakrën e ndodhur mëngjesin e të martës në rrugën e Elbasanit. Konfirmoi se të katër viktimat u qëlluan nga Kostandin Xhuvani dhe se sherri kishte nisur për një dozë drogë.

Sokol Balla: Zoti Llalla, thoni se nuk keni asnjë dyshim për dinamikën e ngjarjes. Është provuar se i dyshuari ka qëlluar për të vrarë të 4 personat?
Adriatik Llalla: Nga të dhënat e deritanishme të hetimit rezulton se shtetasi Kostandin Xhuvani është kthyer në lokal për të qëlluar dy personat, ndërsa nga të dhënat e hetimit ka dyshime se dy të tjerët kanë vdekur në mënyrë aksidentale.
Sokol Balla: Thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë tjetër... Arma ka qenë e një prej viktimave?
Adriatik Llalla: Dyshimet janë të tilla që ka qenë e njërit prej viktimave.
Sokol Balla: Po lajtmotivi i ngjarjes?
Adriatik Llalla: Debatet mes palëve kanë lindur pasi i akuzuari i ka kërkuar drogë palës tjetër, që ishte duke konsumuar lëndë narkotike. Kjo ka shërbyer në fillimin e konfliktit, që më pas është përshkallëzuar.
Sokol Balla: Pra, vetëm për një dozë drogë?
Adriatik Llalla: Po.

Kryeprokurori, i pyetur në lidhje me hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo dhe se pritet që hetimet të përfundojnë se shpejti dhe të ketë rezultate konkrete

Sokol Balla: Ku janë hetimet e vrasjes së bankierit Santo, një ngjarje e rëndë e ndodhur në qendër të Tiranë?
Adriatik Llalla: Hetimet e prokurorisë vazhdojnë me intensitet të lartë duke kërkuar mirëkuptimin tënd nuk mund të jap më tepër detaje për këtë ngjarje. Po ka mjaft pista ku dyshohet dhe që priten rezultate konkrete.
Sokol Balla: Thoni që ka disa pista, ku dyshoni?
Adriatik Llalla: Çështja është në fazë hetimi.
Sokol Balla: Do ketë përfundim të shpejtë?
Adriatik Llalla: Besoj se po.
Sokol Balla: Kaq e komplikuar qenka?
Adriatik Llalla: Është një ngjarje e rënde dhe problematikat që shoqërojnë ngjarjen dhe pozicioni i Santos në një bankë të rëndësishme.

Një tjetër çështje ishte ajo e përgjimeve të përfolura të SHISH ndaj zyrtarëve të lartë. Z. Llalla tha se për çdo përgjim të SHISH lejen e jep Prokuroria e Përgjithshme.

Sokol Balla: Ka patur publikime për aktivitetin e SHISH për përgjime të paligjshme. A ka mundësi që SHISH të ketë përgjuar persona me imunitet, përfshirë kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe kryetarin e opozitës pa dijeninë tuaj dhe si mund të ketë ndodhur kjo?
Adriatik Llalla: Duke u nisur nga mënyra se si realizohet një përgjim, dua të theksoj faktin që cdo proces përgjimi nis me kërkesën e SHISH që bëhet për arsyen e përcaktuar në ligj. Cdo kërkesë e tyre paraqitet tek prokurori për t’u marrë në shqyrtim. Të gjitha rastet vendosin pas shqyrtimet, mjaft raste janë në proces përgjimi. Për rastin konkret prokuroria shqiptare nuk ka të dhëna konkrete që janë përgjuar zyrtarë të nivelit të ndryshëm. Ajo që është problematike dhe ne kemi kërkuar rregullim ligjor është fakti që pas dhënies së miratimit nga ana jonë, SHISH nuk është i detyruar të vendosë të dhënat për prokurorinë. Kjo problematikë kemi propozuar që kuvendi të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore.
Sokol Balla: Ju po thoni që Sokol Balla ka një veprimtari të paligjshme dhe të përgjohet. Befas në bisedë rezulton Rama, Meta, Basha kjo i mundëson SHISH që përmes një personi të tretë të përgjojë zyrtarë të lartë?
Adriatik Llalla: Kjo është e pakufizuar nga ana ligjore. Kjo mund të ketë ndodhur.
Sokol Balla: Ka patur abuzim nga SHISH në këtë drejtim?
Adriatik Llalla: Rasti konkret ka qenë në komisionin parlamentar që ka arritur në përfundimet konkrete.

Deputetët e parlamentit shqiptar të lidhur me mafian ruse, serbe,greke ,me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Publikimi i raportit të OSBE nga Lapsi.al, reagon vetë ambasadori


OSBE ka reaguar sërish sot lidhur me raportin prej dy ditësh, ku tregohen lidhjet kriminale të deputetëve shqiptarë dhe aktivitetet e tyre të dyshimta. Kësaj here reagimi erdhi nga vetë ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Florian Rauning. Duke folur për mediat nga qyteti i Korçës, Rauning pranoi ekzistencën e raporit, për të cilin tha se është thjesht një grumbullim informacioni nga raportimet e mediave dhe pretendimet që qarkullojnë në publik. Më poshtë ragimi i tij i plotë:

“Lidhur me informacionin e paautorizuar dhe çorientues të marrë nga një material informues i brendshëm i Prezencës së OSBE-së, dëshiroj të shpreh keqardhjen tonë që ky informacion u bë publik – pa autorizim – dhe objekt i keqinterpretimeve dhe manipulimeve politike. Lejomëni ta shpjegoj qartë: informacioni i botuar nuk përfaqëson as politikën e OSBE-së apo pikëpamjen tonë zyrtare, as nuk përbën një vlerësim apo gjykim dhe as nuk ka shërbyer si bazë për raporte të tjera.

Dëshiroj të përsëris se përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur, pasi qëllimi i asaj përmbledhjeje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i të vërtetës.

Prezenca shpreh keqardhjen për shqetësimin që ky informacion mund t’u ketë shkaktuar personave të përmendur në materialin informues.

Së fundi, dëshiroj të theksoj marrëdhëniet e shkëlqyera të Prezencës me institucionet shqiptare, veçanërisht me Kuvendin, Qeverinë dhe partitë politike, si dhe të hedh poshtë me forcë çdo përpjekje për të minuar këto marrëdhënie. Ne do të vijojmë të punojmë ngushtësisht me të gjithë aktorët për të përmirësuar standardet e jetës publike”, tha Rauning.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga përmbajtja e këtij raporti kofidencial, të publikuar .Përveç nesh kanë qenë fare pak media që e kanë publikuar lajmin rreth këtij raporti. Por nga ana tjetër, çuditërisht shumica e mediave kanë publikuar reagimet e OSBE-së, pa raportuar më parë vetë raportin.


Dokumenti sekret i OSBE për lidhjet kriminale të politikanëve

31 deputetë të parlamentit shqiptar janë të deklaruar si biznesmenë. 14 prej tyre janë të PS, 7 të LSI, 4 të PD, 4 të PDIU, 1 PKD dhe 1 PR. Raporti konfidencial i OSBE, i siguruar nga Lapsi.al, jep detaje për profiling e secilit prej tyre.
Për disa prej tyre thuhet se kanë lidhje të drejpërdrejta me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Lapsi.al do të boton sot vetëm listën e deputetëve biznesmenë. Në vijim do të botojë edhe të profilet e atyre që sipas raportit konfidencial të OSBE rezultojnë me lidhje të forta me grupet kriminale, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.Disa prej tyre janë pjesë e kësaj liste e disa të tjerë nuk janë të deklaruar si biznesmenë, por kanë biznese që drejtohen nga të afërm apo aksione të fshehta në kompani të ndryshme.
Deputetët biznesmenë të Parlamentit Shqiptar

Një raport konfidencial, prej disa faqesh, i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), i siguruar nga Lapsi.al, sjell informacione, të dhëna të mbledhura në terren në mënyrë operative, raportime të shtypit dhe agjensive të tjera, të cilat kanë të bëjnë me një grup politikanësh, nga më të lartët e deri tek ata më rishtarët, që dyshohen për lidhje direkte ose të tërthorta me krimin e organizuar, trafiqet dhe kontrabandën.

Raporti, i hartuar rreth një vit më parë, nuk përbën një qëndrim zyrtar të OSBE, por ai përbën padyshim një nga platformat mbi të cilat prej disa muajsh tashmë, ka nisur beteja për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri. Angazhimi i madh i ndërkombëtarëve, krahas presionit të opozitës shqiptare, merr shkas edhe nga këto të dhëna tronidtëse që implikojnë emra të njohur të politikës dhe biznesmenëve politikanë. Data e raportit përkon me fillimin e kësaj beteje për pastrim, e cila mori një hov edhe më të madh pas ardhjes në Tiranë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Raporti, i hartuar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE mbi bazën e burimeve të hapura, flet për lidhje të politikanëve e anëtarëve të parlamentit me krimin e organizuar, për përtifime të tyre nga të ardhura të investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët e tyre. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

Në fokus të dokumentit konfidencial, që OSBE mësohet ta ketë shpërndarë edhe në selitë diplomatike të BE dhe SHBA janë kryesisht 31 deputetë të parlamentit shqiptar, të konsideruar si biznesmenë, anëtarë të të gjitha partive politike, shumica e të cilëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialsite për Integrim.

Për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e kryeministrit Edi Rama, fshehjen e saj në SHBA përmes të vëllait, Olsi Ramës dhe akuzat për rryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznese si ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjitikës dhe flet të lidhjeve të tij me aktorë të mafias.

Për Sali Berishën, raporti konfidencial i OSBE përmend investigimin e BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlliç dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri, Shkëlzen Berisha dhe e bija Argita, për të bërë biznes në shuma marramendëse.

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.



Meta, Ilir (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shujak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.



Berisha, Sali (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlic – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës. Vendimi i Berishës për të transformuar një moçalishte të pavlerë në pasuri të patundshme kryesore në zonën e Porto Romanos (Durrës) ndihmoi familjen e tij dhe Fazlic –in që të fitonin miliona euro. Argita Berisha, vajza e ish –Kryeministrit u akuzua më shumë se një herë se ka vepruar si ndërmjetëse mes Qeverisë Shqiptare dhe investitorëve, duke i ngarkuar ata me shuma të konsiderueshme në këmbim të favoreve për investitorët potencialë. Shkelzen Berisha, djali i ish –Kryeministrit, ka qenë i akuzuar gjithashtu se shpesh ka përdorur emrin dhe influencën e babait për të bërë biznes: ka patur spekulime mbi rolin e tij në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe trafikun e paligjshëm të armëve. Në maj 2009 një kabllogram i Ambasadës Amerikane (Wikileaks) përmend përgjime telefonike që tregojnë lidhjet e Shkëlzenit me Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin (pronarin e Albademil, kompania që menaxhonte Gërdecin). Shkëlzeni ka qenë kontaktuar shpesh si konsulent nga shumë kompani të huaja, të cilat shpresonin të hynin në tregun shqitpar, për gjoja lidhjet dhe influencën e tij tek autoritetet më të larta shqiptare. Një nga rastet më të fundit është privatizimi i katër hidrocentraleve në maj të vitit 2013. Shkëlzeni është akuzuar publikisht se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, nga Izet Haxhia, i cili është i dënuar për vrasjen e deputetit të PD –së, Azem Hajdarit.



Dokumenti i siguruar nga Lapsi.al flet edhe për lidhjet disa deputetëve nga të gjitha partitë politike me aktivitete të paligjshme, trafik droge e lidhje me krimin e organizuar. Lapsi.al do ta botojë atë të plotë në vijim. Ky raport me siguri përbën një dokument tepër të rëndësishëm, pasi në fund të tij ai përmend faktin se këto lidhje të politikës me krimin janë pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE. Ky fakt e bën edhe më jetike betejën e fundit që ka nisur me dekriminalizimin. Javës që vjen OBSE do ta bëjë publik qëndrimin e saj zyrtar për këtë çështje, në Vjenë.





Nga 31 deputetët biznesmenë të palarmentit shqiptar, të përmendur në raportin konfidencial të OSBE, të siguruar nga lapsi.al, mjaft prej tyre thuhet se e kanë ndërtuar pasurinë mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar.

Raporti konfidencial i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), që lapsi.al po e boton ekskluzivisht, flet me emra konkretë për deputetë e politikanë të të gjitha niveleve dhe të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij.

Ajo çfarë raportohet në këtë dokument të hartuar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE, është bazuar tek burimet e hapura, si internet apo gazetat dhe në disa raste në komunikimin direkt me njerëz të afërt me deputetët, politikanët në përgjithësi dhe persona që kanë akses në informacione të klasifikuara “Top Secret”.

Janë të dhëna që tregojnë se si deputetët e politikanët “tentojnë të ivestojnë në biznese fitimprurëse dhe të vështira për t’u gjurmuar, si ndërtimi, arsimi, industria minerare, hidrocentralet, shërbim shëndetësor, media apo pasuri të patundshme”.

Se si ata, “për të shmangur hetimet, pjesën më të madhe të të ardhurave kalojnë përmes filtrave të pastrimit të parave dhe i regjistrojnë në emrat e të afërmve apo bashkëpunëtorëve të ngushtë”.
Në pjesën e publikuar një ditë parë, raporti evidentonte rastin e kryeministrit Edi Rama, për të cilin thuhej se ka një pasuri prej afro 200 milionë eurosh, të cilën e ka investuar në kompani offshore në SHBA përmes vëllait të tij, Olsit.

“Pastrimi i parave -thuhet në raport- është një aktivitet shumë fitimprurës dhe për vite me radhë Shqipëria ka qenë një parajsë për krimin ndërkombëtar në këtë drejtim”.
Shumë nga biznesmenët e lidhur me aktivitete të paligjshme, krimin e trafiqet, kanë hyrë në politikë për të mbrojtur investimet e tyre, për të shtuar pasurinë duke përdorur pozicionin e tyre dhe për të marrë tendera publikë.

Ka një grup tjetër biznesmenësh të politikës, të cilët kanë ndjekur rrugën e kundërt. Ata janë bërë biznesmenë përmes aktivitetesh të fshehta, duke përfituar nga pozitat e tyre apo nga abuzimi me detyrën.
Është një zinxhir biznesmenësh, politikanësh e kriminelësh që investojnë për politikën për të ruajtur apo për të shtuar të ardhurat e tyre dhe hyjnë në politikë për të gjetur strehë.

Si shembull i kësaj, në raportin konfidencial të OSBE thuhet se, një burim pranë deputetit socialist Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mijë euro në fushatën elektorale të PS në Dibër dhe i dha Partisë Socialiste 500 mijë euro të tjera që të gjente një vend të sigurtë në listën e kandidatëve për deputetë të vitit 2009. Dokumenti i OSBE e nis pikërisht me këtë deputet, një prej më të pasurve në Partinë Socialiste dhe me lidhje të forta me drejtuesit e saj. Por ai flet edhe për dyshime se një prej deputetëve më të fuqishëm të Partisë Socialiste është i lidhur me mafian ruse.

Sadri Abazi (PS): Aktivitetet kryesore të Abazit janë ne ndërtim, turizëm dhe prodhimin e duraluminit xhamit. Ai është pronar i Kompanise Usluga, një distributor kryesor i xhamit, duraluminit, materialeve të ndërtimit dhe hidroizolimit, investimit dhe zhvillimit të pasurive, arredimit e pronar i agjencive imobiliare dhe aktiviteteve te asiciuara. Ai pretendon se ka diplomë të IRU nga Akademia e Gjenevës, e cila në të vertete është një institut trajnimi (Unioni Ndërkombetar i Transportit Rrugor). Lidhjet e tij të forta me liderët e PS i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I krakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjothnjë nën shoqërinë e vëllëzërve të tij, te cilet janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro.


Anastas Angjeli (PS): Pronar i Universitetit Mesdhetar. Babai i tij është me origjinë greke dhe karriera e tij politike është sponsorizuar nga lobi grek prej vitit 1992. I përfshirë në aktivitete ekonomike me greqinë, thuhet se ai ka qenë i përfshirë në kontrabandën e naftës Greqi-Shqipëri-Jugosllavi në vitet 90. Ai ka qenë një prej sponsorve kryesorë të marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila i garantoi një kompanie greke monopolin e depozitave te naftës në portin e Durrësit.


Agron Çela (LSI): Pronar i klubit të futbollit Vllaznia dhe ndërtues, tregtar karburantesh dhe pronar restorantesh. Thuhet se ka qenë një prej bosëve të kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë.


Tom Doshi (PS): Ai mendohet se ëahtë një ndër njerëzit më te pasur të PS-së dhe si sponsori kryesor i fushatave elektorale të PS, agresiv dhe i dhunshëm (ai është përmendur në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për goditjen e një gazetari në hotel Sheraton). Burimi i vërtetë i pasurisë se Doshit është i lidhur me trafikun e drogës, zhvatje dhe kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë. Ka qenë i persekutuar gjatë diktaturës komuniste. Ka lidhje të forta me krerë të mafias në Shqipëri. Aktualisht thuhet se ai është pas disa kompanive të importit të barnave dhe ka aksione në më shumë se një spital privat. Sipas deklarimit të pasurisë në ILDKPI në 2010 ai përfitoi 4 milionë dollarë nga shitja e një kompanie farmaceutike. Të ardhurat i investoi më pas në pasuri të patundshme në Australi (ai ka nënshtetësi australiane), në blerjen e aksioneve në një kompani të tregtimit të naftës dhe të antibiotikëve. Sipas një kabllogrami të Ëikileaks të vitit 2009, Doshi ka një pasuri të deklaruar ne më shumë se 15 milionë euro dhe dyshohet për trafik droge.


Agron Duka (PR): Ish-Ministër i Bujqesisë me biznese në fushën e prodhimeve ushqimore, ndërtim dhe eksport-import. Dyshohet për evazion fiskal me shmangien e taksave në vlerën e rreth 30 milionë eurove. Thuhet se ka lidhje të forta me grupe kriminale ne Shijak, Durrës e Vlorë.

Mark Frroku (PKD): Në 2013 Frroku deklaroi 1.4 milionë euro të ardhura nga shitja e aksioneve të një kompanie bastesh. Media belge raportoi në janar 2014 se Frroku ishte akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 10 vjet burg. Thuhet se Frroku ishte i lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Vëllai i tij, Arben Frroku, u akuzua nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një oficeri të policisë. Hetimet po vazhdojnë, por fakti që identiteti i dëshmitarit kryesor u zbulua ndonëse ishte dëshmitar i mbrojtur, mund të jetë një dëshmi për lidhjet e forta të familjes Frroku. Në vitin 2013 media raportoi se Frroku i dërgoi një mesazh Jozefina Topallit deputetes së PD dhe ish-Kryetares së Parlamentit, sepse ajo e akuzoi atë për lidhje me krimin e organizuar dhe zbuloi se ai ishte i dënuar me 10 vjet burg.


Pirro Kapurani (LSI): I përfshirë në industrinë fasone dhe atë të ndërtimit dhe është pronari i hotelit më të madh në Korçë. Thuhet se ai milionat e para i bëri nga tregtia e paligjshme e arit.


Roland Keta (PD): Një nga bosët lokalë të minierave në Bulqizë. Keta shfrytëzoi mundësitë që i jepte posti i tij si Kryetar i Bashkisë së Bulqizës dhe kryetar i degës së PD-së për të marrë licensa të shumta, një pjesë të së cilave ai ua shiti kompanive të treta. Thuhet se ai është lidhur me grupe kriminale lokale dhe kombëtare, pasi industria e minierave, sidomos për sipërmarrjet e vogla, është një biznes në rrezik që kërkon “mbrojtje” nga dhe ndaj kriminelëve apo grupeve kriminale.


Koço Kokëdhima (PS): Një biznesmen nga qyteti i Fierit, me aktivitete kryesisht në Tiranë, ai është i fokusuar në ndërtim, media, telekomuniacion dhe tregtim të produkteve ushqimore. Supozohet se në mënyrë të dyshimtë privatizoi frigoriferin shtetëror në Durrës me çmime qesharake. Ai është pronar i gazetës Shekulli dhe i një televizioni privat. Lidhjet e supozuara me aktivitete kriminale janë kryesisht të lidhura me lejet e ndërtimit, pastrimin e parave dhe pasuritë e paluajtshme. Flitet për lidhje të dyshimta me interesa, biznese dhe mafian ruse.


Arben Ndoka (PS): Ka qenë i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pengmarrje dhe trafik droge në Itali dhe i dënuar me 7 vjet burg në Itali. Deklarata e pasurisë në 2012 përfshin dy apartamente me vlerë rreth 200 mijë euro secili, pasuri të patundshme në Lezhë (60 mijë euro plus 70 mijë euro truall) dhe një skaf me vlerë 20 mijë euro.

Gramoz Ruçi (PS): Sekretar i Përgjithshëm i PS, flitet për lidhje të vjetra me trafikantë droge dhe krimin e organizuar. Ruçit i është ndaluar hyrja në SHBA prej vitit 2005, për shkak të mospasjes së drejtë për të marrë vizë.


Ylli Shehu (PR): Shehu thuhet se pagoi 200 mijë euro për të qenë i pari në listën e Partisë Republikane si kandiat për deputet në Tiranë, përveç kontributit të tij për “shpenzimet elektorale”. Shehu nuk ka të shkuar në politikë. Ai ka studiuar për drejtësi (2006-2011) në Universitetin Kristal dhe në 2009-përpara se të mbaronte studimet (sipas CV-së së tij të publikuar në faqen e parlamentit)-ai nisi të punonte si ekspert ligjor në Prefekturën e Kukësit. Përveç një video të transmetuar në emisionin Fiks Fare ku Shehu mezi lexonte një deklaratë gjysmë faqje, nuk ka informacione të tjera rreth tij apo babait të tij, Vesel Shehut, në internet. Origjina dhe shtimi i pasurisë së Ylli Shehut është e panjohur, ndonëse Vesel Shehu, bazuar në informacione të marra në Kukës, thuhet se ka qenë i përfshirë në kontrabandën e duhanit me Kosovën dhe Malin e Zi.


Paulin Sterkaj (PS): Një ish-mundës profesionit me pak ose aspak edukim formal. Ai ka qenë pjesë e PD dhe u akuzua nga një mik për vrasjen e një politikani në Shkodër, disa vite më parë. Sterkaj pretendon të këtë interesa biznesi në hidrokarbure, restorante dhe ndërtim, por shumë pak dihet mbi aktivitetet e tij.

Astrit Veliaj (PD): Pasuria e Veliajt vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Deklarimi i pasurisë në 2012: 36 pasuri të patundshme të blear mes 2003 dhe 2013 (me vlerë të pazbuluar) dhe 26 apartamente me vlerë rreth 3.9 milionë euro; 1 332 metër katrorë tokë në Tiranë me vlerë rreth 1.8 milionë euro: 747 metër katrorë tokë dhe një ndërtesë 1 264 metër katrorë në Tiranë (dhuratë nga një person i panjohur, vlera e përcaktuar), borxhe të dhëna 7 personave (4.4 milionë dollar). Edhe pse ka qenë mekanik përpara vitit 1990 ai u bë një biznesmen i suksesshëm në tregti dhe shërbime (1990-1995) dhe ndërtues (1995-2000). Nga viti 200 ai ka qenë president i Universitetit UFO dhe Klinikës Dentare UFo. Thuhet se Argita Berisha e Fatmir Mediu (kryetari i PR) kanë aksione në bizneset e Veliajt.


Fidel Ylli (PS): Ai është një ish-truprojë dhe nip i një zyrtari të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Dyshohet se nisi të bëjë para nga kazinotë dhe aktivitete ilegale të lidhura me mafian bullgare. Ai ka në pronësi grupin “House of Arts”, me vlerë rreth 5 milioën euro, grup që përfshin një restorant, dy bare, një stacion radioje dhe një kompani sigurie. Thuhet se ka aksione në disa kompani ndërtimi, por nuk e ka pranuar kurrë publikisht.


Në mbyllje të raportit thuhet se “është thuajse e gjithëpranueshme se shumë deputetë që parqiten si “biznesmenë” janë në fakt fort të dyshuar se kanë lidhje me krimin e organizuar. Këta individë janë tani në Parament, kanë imunitet dhe janë përgjegjës për të hartuar dhe miratuar ligjet që do ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Sjellja e sëmurë, me gjasë kriminale, e disa deputetëve shqiptarë është shqetësuese dhe nuk është shenjë e mirë për zhvillimet demokratike. Ka një pikëpamje të përgjithshme në Shqipëri se të gjitha partitë kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar dhe pranojnë para nga krimi i organizuar. Ky është një fenomen shumë shqetësues që ne dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta adresojmë në të ardhmen. Një pikë shprese, gjithësesi, është fakti se disa deputetë kanë filluar të kuptojnë se Shqipëria nuk duhet të ketë karaktere të tillë të pëfaqësuar në parlament. Se sa kohë do të duhet për t’i shkulur këta rufjanë nga pushteti, kjo është një pyetje tjetër. Tek e fundit, paraja është gjaku i politikës, dhe në një vend të varfër pa transparencë të financimeve të fushatave elektorale, kriminelët janë një burim i lehtë për fondet e fushatave.”

OSBE e ka pranuar ekzistencën e këtij raporti të hartuar rreth një vit më parë, por duke sqaruar se ai nuk përbën një qëndrim zyrtar të saj. Megjithatë, ai përbën padyshim një nga platformat mbi të cilat prej disa muajsh tashmë, ka nisur beteja për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri. Angazhimi i madh i ndërkombëtarëve, krahas presionit të opozitës shqiptare, merr shkas edhe nga këto të dhëna tronidtëse që implikojnë emra të njohur të politikës dhe biznesmenëve politikanë. Data e raportit përkon me fillimin e kësaj beteje për pastrim, e cila mori një hov edhe më të madh pas ardhjes në Tiranë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu.



Vec lidhjeve të politikanëve me bizneset, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, raporti konfidencial i OSBE, i siguruar nga lapsi.al, ka të dhëna edhe për disa prej biznmenëve më të fuqishëm në vend të cilët kanë lidhje të ngushta me politikën. Artan Dulaku thuhet se është një prej miliarderëve më pranë Edi Ramës dhe financues i fushatave elektorale të PS. Edmon Leka konsiderohet si financues i fushatave të PD, Samir Mane i idhur fuqishëm me familjen Berisha e Rezart Taci me PD –në. Lapsi.al do të botojë në vazhdim edhe listën e deputetëve dhe politikanëve për të cilët, në raportin konfidencial të OSBE, thuhet se kanë lidhje me krimin dhe trafikun e drogës..

Biznesmenë me lidhje të ngushta me politikën


Artan Dulaku: Dulaku është i njohur si një mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama dhe si një prej sponsorëve kryesorë të fushatave elektorale të Partisë Socialiste. Biznesi fillestar i Dulakut ka qenë ndërtimi dhe ai pati fituar tendera të shumtë nga Fatos Nano dhe më vonë leje të shumta ndërtimi nga Edi Rama, gjatë kohës që ai ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas Berishës, Dulaku mori shumë leje ndërtimi nga Edi Rama, për një total prej 143 000 m2 –një pjesë në mënyrë të paligjshme. Dulaku është aktualisht shqiptari i dytë më i pasur me një pasuri prej rreth 700 milionë eurosh. Ai është ortak në kompani të shumta: Concord Investment (ndërtim), INER (tregti), Inter Gaz (tregti gazi, nafte dhe produkte të naftës), Alissa Albania (ndërtim dhe prodhim e tregtim të materialeve të ndërtimit), ASC Tring (media), Vizion Media (Vizion Plus, kanali satelitor kombëtar), Illyria Development (imobiliare), Alba Beton dhe Alb –Beton 5 (ndërtim, imobiliare), Euro Additive (prodhim, blerje, tregtim të materialeve kimike).

Edmond Leka: Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i Union Bank. Përfaqësues i Western Union për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kompanitë e tij dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime të paligjshme. Sponsor i fushatave elektorale të PD.

Zamir Mane (Samir): I pari miliarder shqiptar. I lidhur fuqishëm me familjen Berisha dhe me Ridvan Boden, ish –ministrin e Financave. Pasurinë e tij e vendosi gjatë kohës së Berishës në pushtet; ai ka rreht 45 milioën euro të ardhura neto në vit. Zotëron monopolin e prodhimit të pullave fiskale dhe të kontrollit të cilësisë së karburanteve. Mane ka investuar gjithashtu në turizëm, miniera, ndërtim dhe media. Sipas mediave, ka patur një debat të nxehtë mes Tom Doshit dhe Edi Ramës rreth hetimit të pasurisë së Manes dhe investimeve të tij. Doshi ka kërkuar specifikisht të marrë një pjesë të koncesioneve të Manes, por Rama është përgjigjur duke thënë se miliarderët janë një bekim për shtetin. Megjithatë, qeveria i hoqi koncesionin e afro 2 kilometrave plazh në bregdetin e Dhërmiut, që i ishte dhëën njërës prej kompanive të Manes nga qeveria Berisha në 2012.

Rezart Taci: Pronar i kompanisë “Taci Oil”, dikur një prej kompanive më të mëdha të naftës në Shqipëri dhe i televizionit “Albanian Screen”. Ai importon dhe eksporton produkte nafte. Falë lidhjeve të forta politike me Partinë Demokratike dhe me gjasë edhe përmes aferave korruptive, thuhet se Taci shmangu detyrime financiare ndaj shtetit në vlerën e rreth 50 milionë eurove.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...