Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/23

Prof.Dr.sc. Eshref Ymeri : Në pritje të ndryshimeve kushtetuese

Në pritje  të ndryshimeve kushtetuese

U bë kaq kohë që politikanët në krye të hierarkisë pushtetore dhe opozita po flasin për ndryshime kushtetuese. Nuk e dimë konkretisht se çfarë nenesh të Kushtetutës do të preken në këto ndryshime të pritshme dhe çfarë nenesh do të shtohen. Politikanët, në bashkëpunim me juristët, do ta thonë vetë fjalën e tyre.Ndërkohë janë dëgjuar zëra, sipas të cilëve ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen me referendum. Këtyre zërave dëshiroj t’ju them se edhe votimi me referendum nuk e zgjidh problemin, sepse votimi në vendin tonëështë shndërruar në një ritual formal, pas përfundimit të të cilit gjithçka ndjek hullinë që u intereson klaneve më të fuqishme politike që kanë pushtetin ose që synojnë ta marrin atë me se s’bën përmes blerjes së votës.

Gjithsesi, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme dhe duhen bërë për faktin se disa gjëra janë mahisur keq. Unë këtu dëshiroj të prek disa çështje, të cilat me siguri që janë tërësisht jasht vëmendjes së politikanëve dhe të juristëve në procesin e përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese.
Së pari, le të ndalemi në një fakt konkret.

Kushtetuta e tanishme, të cilën majtistët e hodhën në referendum në vitin 1998, nuk ka asnjë nen që të përcaktojë se kush duhet të jetë në krye të komuniteteve fetare në vendin tonë. Projektkushtetuta e vitit 1994 e kishte një nen të tillë. Por ajo nuk fitoi në referendumin e atij viti, se Partia Socialiste u ra kambanave në të gjitha udhëkryqet e vendit që ajo të mos votohej, sepse, sipas propagantës majtiste, kishte “rrezik” që Presidenti Berisha të behej “mbret”. Dhe shumica e popullit votoi kundër. Në Projektkushtetutën e vitit 1998, të cilën majtistët shqiptarë e përgatitën me ndihmën e “vyer” të këshillëtarëve grekë, nuk figuronte më neni i projektit të vitit 1994 që bënte fjalë për krerët e komuniteteve fetare që duhet të jenë me prejardhje, me shtetësi dhe me gjak shqiptari. Në votimin e asaj Projektkushtetute, votuesit e krahut të djathtë nuk morën pjesë, sipas thirrjes që u bëri Partia Demokratike. Pra, vendi u bë me një kushtetutë majtiste, e cila, me heqjen e nenit të lartpërmendur, krijoi kushte që në krye të komuniteteve fetare mund të caktoheshin edhe të huaj. Si përfundim, gjatë një periudhe më shumë se 23-vjeçare, kishën ortodokse të Shqipërisë po e qeveris një i huaj, Anastas Janullatosi, i cili vjen nga një vend me një qëndrim tradicionalisht armiqësor ndaj vendit tonë dhe që asnjëherë nuk i ka reshtur pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, për çka kanë deklaruar fare shkoqur presidentët grekë Stefanopulos dhe Papulias, sa herë që ka rënë fjala për Korçën dhe për Himarën, duke anashkaluar faktin që trojet tona etnike shkojnë deri në Artë e në Prevezë.

Çdo prift ortodoks shqiptar që është brumosur me ndjenjat e shqiptarisë, normalisht, duhet të jetë i bindur që në këtë periudhë 23-vjeçare të drejtimit të kishës nga një i huaj, ai mund të kishte përfunduar 5 universitete për të mësuar artin e drejtimit të Kishës Ortodokse Fanoliane dhe për të marrë përsipër postin e Kryepeshkopit Shqiptar. Por Janullatosi nuk ka dashur qëllimisht që një prift ortodoks shqiptar të ngrihet deri në një post të tillë. Kjo për faktin se ai ndodhet në Shqipëri me një mision të pastër politik. Nuk e di se cila është arsyeja që klasa politike e Tiranës ka mbajtur qëndrime antikombëtare në raport me Janullatosin. Janullatosi ishte në krye të administrimit të situatës për zhvarrimet e Kosinës për blerje eshtrash të vdekurish shqiptarë për mbushjen me to të varrezave që u ngritën në jugun e Shqipërisë në nderim të ushtarëve agresorë grekë. Dhe Tirana zyrtare bëri sehir. Jo vetëm kaq, por, paraprakisht, parlamenti shqiptar pati votuar për ngritjen e atyre varrezave që kanë ndotur truallin e Shqipërisë së Jugut. Ai votim përbën një faqe turpi në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Megjithatë, edhe pas zhurmës që u bë në shtyp për zhvarrimet e Kosinës, Janullatosi e shpërfilli tërësisht Tiranën zyrtare dhe shkoi e u konsultua me kryeministrin Karamanlis. Kjo për faktin sepse të ashtuquajturën kishë ortodokse të Shqipërisë ai e konsideron filial të kishës ortodokse greke. Prandaj edhe autoritetin e Tiranës zyrtare ai nuk e njeh në raport me kishën ortodokse që drejton në vendin tonë.

Qëndrimi skandaloz që mbajti Janullatosi ndaj Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet, të cilën donte ta shndërronte forcërisht në kishë, nuk i ngjalli kurrfarë shqetësimi Tiranës zyrtare, edhe pse me vendim të të tria shkallëve të gjyqësorit ajo ndërtesë duhej të vazhdonte të mbetej vatër kulture, kundër pretendimeve të Janullatosit. Pra, edhe në këtë rast Tirana zyrtare vazhdoi të bënte sehir, derisa kryetari i Bashkisë së Përmetit u detyrua të vepronte forcërisht, duke thirrur në ndihmë policinë private.

Në kundërshtim me ndjenjat atdhetare të çdo shqiptari të ndershëm, Janullatosi, në gusht të vitit 2014, në Kolkondas të Fierit organizoi një meshë të posaçme në nderim të Kozmait të Etolisë, armikut të betuar të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Dhe Tirana zyrtare përsëri bëri sehir.
Edhe në rastin e së ashtuquajturës kishë e Shën Thanasit në Dhërmi dhe të zhurmës që u ngrit rreth saj, Janullatosi, me qëndrimin që mbajti, e vërtetoi me fakte se nuk e njeh autoritetin e Tiranës zyrtare, por shkoi me vrap dhe u këshilluar më kryeministrin grek Cipras.

Ka edhe shembuj të tjerë që vërtetojnë se Janullatosi ka mbajtur qëndrime antishqiptare, e megjithatë Tirana zyrtare ka vazhduar të bëjë sehir, në vend që Janullatosin ta largonte menjëherë nga Shqipëria. Madje duhej ta kishte larguar që në vitin 1999, kur, që nga Moska, ai deklaroi për pozicionimin e tij përkrah serbëve, kundër popullit shqiptar të Kosovës. Asokohe Presidenti Meidani, me një dekret të posaçëm, duhej ta kishte larguar menjëherë Janullatosin nga Shqipëria. Nuk e di se cila ishte arsyeja që Presidenti Meidani nuk veproi.

Para do kohësh, me rastin e zhurmës që u bë për të ashtuquajturën kishë e Shën Thanasit në Dhërmi, zotëria Sokol Kondi kishte botuar në gazetën “Mapo” një analizë mjaft interesante në mbrojtje të interesave tona kombëtare. Analiza titullohej:

“Qëllimet ekspansioniste dhe “megalloidea” e Janullatosit në Shqipëri”.
Në atë analizë ai shkruante:
“Janullatosi bën mirë të heqë dorë nga qëllimet ekspansioniste dhe ultranacionaliste me sfond verio-epiriot nëse nuk ka ndër mend që të shpallet “non-grata” dhe t’i jepet ultimatum të largohet brenda 24 orësh nga vendi, sikurse bëri kryeministri i madh patriot i shqiptarëve Pandeli Evengjeli (ortodoks!) në vitin 1920 me një biçim Janullatosi të kohës që donte t’i bindte me zor korçarët se ishin grekë” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës“Mapo”. 25 gusht 2015).

E përshëndes zotin Sokol Kondi për këtë qëndrim prej shqiptari të vërtetë ndaj Janullatosit. Por problemi është se në krye të ngrehinës politike shqiptare, nuk ka burra shteti që të kenë këllqet e Kryeministrit të dikurshëm Pandeli Evangjeli. Me rastin e zhurmës që bëri Janullatosi për kishë-gërmadhën e Shën Thanasit në Dhërmi, Kryeministri Rama deklaroi:

“Do ta rindërtojmë kishën, ishte djepi i gjuhës shqipe, grekët s’kanë të drejta mbi besimin tonë” (Citohet sipas: “Kryeministri që u thotë grekëve të vërtetën”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Telegraf”. 01 shtator 2015).

Po në këtë faqe, lexova edhe reagimin e specialistit të së drejtës ndërkombëtare, e intelektualit dhe nacionalistit të shquar Abdi Baleta:
“Më në fund, një kryeministër shqiptar u thotë grekëve të vërtetën në sy”.

Edhe unë e përshëndes deklaratën e Kryeministrit Rama. Por kush na siguron se nuk ka rrezik që ajo të mbetet thjesht në kuadrin e retorikës? Sepse duhet vepruar me hapa konkretë. Posti i Kryepeshkopit të Kishës Fanoliane i duhet kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur një prifti shqiptar, me shtetësi, me prejardhje dhe me gjak shqiptari. Unë mendoj se këtë problem e zgjidh përfundimisht vendosja e atij nenit të lartpërmendur, të cilin majtistët shqiptarë e hoqën nga kushtetuta që votuan në vitin 1998. Majtistët shqiptarë duhet ta kuptojnë një herë e mirë se Kisha Ortodokse Fanoliane, Janullatosin e ka peshqesh prej tyre gjatë këtyre 23 vjetëve, pikërisht prej kushtetutës së tyre të vitit 1998 që e hodhën në votim, duke shpërfillur alternativën e djathtë. Prandaj asokohe kishte shumë të drejtë zoti Baleta që atë kushtetutë e pati etiketuar si pushtetutë.

Veç kësaj, në kushtetutë, në nenin që duhet të shtohet për drejtuesit e komuniteteve fetare që duhet të jenë me shtetësi, me prejardhje dhe me gjak shqiptari, duhet të theksohet edhe diçka tjetër: në Shqipëri nuk lejohet që pranë komuniteteve fetare të punojnë klerikë të huaj, të çfarëdo feje qofshin.

Së dyti, sipas kushtetutës majtiste, parlamenti shqiptar përbëhet prej 140 deputetësh. Në kushtet e një varfërie të skajshme ku është katandisur vendi ynë, vallë a nuk duhet shkurtuar numri i deputetëve të tanishëm dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ai të zbresë deri në 80 deputetë? Sepse 60 deputetë më pak në parlament, do të thotë miliarda lekë të kursyera brenda njëmandati parlamentar. Ne jemi vend i vogël. Nga më shumë se 5 milionë banorë të vendit tonë, gati gjysma e tyre e kanë braktisur atdheun dhe çdo muaj vazhdon largimi i tyre. Në këto kushte, kur brenda vendit kanë mbetur 2,5 apo rreth 3 milionë banorë, a është e udhës që ne të kemi në parlament 140 deputetë? Kjo më duket absurde. Qeveria Rama bëri një reformë për ristrukturimin e pushtetit vendor dhe komunat e bashkitë i shkurtoi nga 309 në 61. Bëri shumë mirë se në këtë mënyrë u shkurtua armata e njerëzve parazitë që merrnin rroga pa bërë asgjë dhe u çliruan fonde të konsiderueshme për t’u shfrytëzuar për lehtësimin e varfërisë. Por e njëjta gjë duhet bërë edhe për ristrukturimin e parlamentit, numri i deputetëve të të cilit, sipas këndvështrimit tim, duhet të zbresë në shifrën 80. Izraeli ka një popullsi prej 7 milionë banorësh (përjashtuar diasporën), pra, më shumë se dyfishin e popullsisë së vendit tonë, dhe në parlament ka të zgjedhur gjithsej 120 deputetë. Çlirimi i fondeve kolosale nga shkurtimi i numrit të deputetëve, do të ndikonte në rritjen e pensioneve të ulëta, në shtimin e përkrahjes sociale dhe në uljen e taksave për biznesin e vogël, çka do të bënte të mundur reduktimin e nivelit të varfërisë në shkallë vendi. Është e turpshme për klasën politike që qeveris vendin dhe është poshtëruese për shtresat në nevojë të vendit tonë që Shqipëria, edhe një çerek shekulli pas ndërrimit të sistemit, të vazhdojë të mbetet vendi më i varfër i kontinentit evropian. Ky fakt të bën të dyshosh se klasa politike që ka qeverisur vendin gjatë këtyre 25 vjetëve, ose është një klasë kriminale qëi ka mbushur mendjen vetes se në pushtet ajo mund të qëndrojë sa më gjatë, duke pasur një popull sa më të varfër, që rri e vështron qeverinë në dritë të syrit për kotheren e bukës, ose ajo është një klasë në shërbim të të huajve, të cilët i kanë caktuar si misionvarfërimin e vazhdueshëm të popullit, në mënyrë që ky ta braktisë vendinmasivisht, për t’u shpëtuar vargonjve të varfërisë, me qëllim që Shqipëria të mos ngrihet kurrë më këmbë, ashtu siç u ka interesuar tradicionalisht shovinizmit evropian dhe fqinjëve tanë grekosllavë.

Unë shpreh publikisht dëshirën time që shtresa e intelektualëve shqiptarë, veçanërisht intelektualët që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mjetet e informimit masiv dhe në jetën akademike universitare, si edhe mjaft intelektualë të shquar në emigracion dhe në diasporë, ta thonë hapur fjalën e tyre për domosdoshmërinë e shkurtimit të numrit të deputetëve deri në shifrën e lartpërmendur.

Së treti, në ndryshimet kushtetuese që u bënë në pranverën e vitit 2009, u vendos që zgjedhjet parlamentare të bëhen sipas sitemit proporcional. Ky sitem e vërtetoi në praktikë se është i dështuar. Ai u dha kompetenca të pakufizuara kryetarëve të partive, i shndërroi ata në feudalë pushtetplotë, çka krijoi kushte për lulëzimin e dukurisë së servilizmit të paimagjinueshëm në radhët e anëtarësisë së partisë para kryetarit të saj. Sepse nuk mund të ndodhte ndryshe, për faktin se listën e kandidatëve për deputetë e përgatit kryetari i partisë dhe askush nuk kuturis ta kundërshtojë se pastaj mbetet jashtë listës. Si përfundim, populli nuk voton për kandidatin që dëshiron, por voton për partinë. Dhe kryetari i partisë i shpërndan kandidatët për deputet në rang vendi sipas midesë së vet. Prandaj është e domosdoshme të bëhen ndryshimet përkatëse në kushtetutë, duke kaluar në sistemin mazhoritar dhe atje të thuhet konkretisht se emrat e kandidatëve për deputetë duhet të vinë nga strukturat e bazës së partisë, ku, ashtu siç veprohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paraprakisht të garojnë disa kandidatë të partisë në zonën zgjedhore, derisa të dalë në listën përfundimtare ai që ka marrë ma shumë vota si kandidat për deputet në strukturat e partisë në bazë. Vetëm në këtë mënyrë do të shmanget servilizmi që po lulëzon aq shëmtueshëm para kryetarit të partisë.

Së katërti, në kushtetutë duhet të shtohet një nen i posaçëm, ku të thuhet qartazi, se çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë nuk mund ta ushtrojë një mandat më shumë se dy herë, qoftë deputet, qoftë kryeministër, qoftë ministër, qoftë drejtor, qoftë kryetar bashkie, qoftë kryetar komune, qoftë kryetar partie e kështu me radhë. Praktika e deritanishme ka vërtetuar se mandatet e tejzgjatura janë shpërdoruar, me to është abuzuar, mbajtësit e tyre për vite me radhë, janë shndërruar në feudalë, në vjedhës skandalozë të fondeve publike, çka ka bërë që të rritet në mënyrë të ndjeshme niveli i varfërisë së qytetarit të thjeshtë. Shtesa e një neni të tillë në kushtetutë, do të krijojë mundësi që populli të shpëtojë nga pushteti i oligarkëve politikë që i janë bërë si gjellë e thartuar.

Shpresoj në mirëkuptimin e lexuesve të nderuar dhe iftoj dashamirësisht ta thonë fjalën e tyre me peshë në mjetet e informimit masiv për të katër problemet që shtrova më lart, të cilat, në këndvështrimin tim, janë mjaft të mprehta.

Tiranë,20 shtator 2015

2015/09/21

Në vazhdim të përgjigjes së një pyetjeje

Image result for eshref ymeri


Nga Prof.dr. Eshref Ymeri


Në disa faqe internetitë datës 20 shtator 2015 ishte botuar analiza e zotërisë Rexhep Shahu, me titull “Ku janë 200 mijë varre ushtarësh serbë në Shqipëri!?”. Në analizën e vet ai i kishte dhënë një përgjigje shteruese kësaj pyetjeje, të cilën e lexova me shumë kërshëri
Në vazhdim të analizës së tij, po mundohem të them diçka, si përgjigje shtesë ndaj pyetjes në fjalë.
Ato varret e “200 mijë serbëve të vrarë” në Shqipëri, pavarësisht se nuk ekzistojnë, do të shpiken. Mund të hamendësohet se kryepeshkopi serb Irinej mund të ndërmarrë ndonjë pelegrinazh në zonat e Kukësit dhe të Dibrës për blerje eshtrash të të vdekurve shqiptarë që janë varrosur s’dihet se kur dhe për t’i paraqitur në publik si eshtra ushtarësh serbë. Sepse Irinej e ka të çelur shtegun në biznesin e tregtimit të eshtrave në Shqipëri. A nuk e filloi Janullatosi biznesin e blerjes së eshtrave të të vdekurve të Kosinës në Përmet? I mbushi arkat me eshtra shqiptarësh të vdekur dhe deklaroi se ato janë eshtra ushtarësh grekë që qenë vrarë në luftën italogreke. Dhe mandej filloi ngritja e varrezave, e manastireve dhe e memorialeve në nderim të ushtarëve agresorë grekë, të cilët në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në përplasjen me trupat italiane, patën kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar në jug të vendit. Dhe Tirana zyrtare, mbarë klasa politike shqiptare, e përfaqësuar në parlament, rrinte e bënte sehir, sikur Shqipëria e Jugut nuk ishte trualli i saj amtar. Madje parlamenti në fjalë, pa asnjë votë kundër, pati votuar për ngritjen e atyre varrezave në Këlcyrë e gjetiu, a thua se ishte fjala për ndonjë territor të huaj. Ky ishte një akt i lartë tradhtie që kreu parlamenti shqiptar ndaj truallit amtar. Sepse ato varreza, manastire dhe memoriale i duhen shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke, për t’u treguar bashkëkombasve të tyre edhe pas 2 mijë vjetësh se Shqipëria e Jugut është tokë greke, se atje ka një dëshmi të gjallë: janë varrezat, manastiret dhe memorialet që janë ngritur dy mijë vjet më parë. Sepse grekët dhe serbët, punojnë me perspektiva mijëravjeçare, nuk punojnë si shqiptarët dhe si politikanët mercenarë që kanë në krye, sipas parullës: puno sot, ha sot. Jo, grekët dhe serbët ecin në jetë sipas parimit: puno sot që të hashë edhe pas dy mijë vjetësh. A nuk ka deklaruar kryepeshkopi serb Irinej se “ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh”?!
Pra, edhe serbët duan të vënë në jetë në Shqipërinë e Veriut të njëjtin skenar që zbatoi Athina shoviniste në Shqipërinë e Jugut përmes Janullatosit, emisarit të saj politik në Tiranë: të ngrenë varreza, të ndërtojnë manastire dhe memoriale në nderim të ushtarëve agresorë serbë, në mënyrë që t’u thonë breznive të tyre pas dy mijë vjetësh se Shqipëria e Veriut është tokë serbe, çka dëshmohet nga prania atje e varrezave, e manastireve dhe e memorialeve serbe. Qëllimi është i njëjtë edhe për grekët, edhe për serbët: në Evropën Julindore nuk ekziston komb kompakt shqiptar, por edhe nëse ekzistojnë ca të ashtuquajtur shqiptarë, ata duhen asimiluar apo duhen detyruar të largohen për në dhera të huaj.
Veç kësaj, serbët, duke e pasur në xhep klasën politike qeverisëse shqiptare, me shpikjen e varrezave për ushtarët serbë në Shqipërinë e Veriut, kërkojnë të arrijnë edhe një objektiv tjetër: t’u vënë kapak masakrave të përbindshme që kanë kryer në Kosovë gjatë një periudhe mbinjëshekullore, të mos kërkojnë ndjesë para opinionit publik ndërkombëtar për ato masakra, të mos paguajnë dëmshpërblime për të gjitha ato shkatërrime që bënë gjatë viteve të luftës së fundit dhe mandej t’u thonë mbarë shqiptarëve:
“Edhe ne kemi vrarë shumë shqiptarë, edhe ju keni vrarë shumë serbë. Tani jemi të larë, s’kemi ç’i kërkojmë ndjesë njëri-tjetrit”.
Pra, masakrave dhe shkatërrimeve mbinjëshekullore që serbët kanë kryer kundër shqiptarëve, Beogradi kërkon t’u vërë kapakun sipas asaj fjalës së urtë: “më rrove, të rrova, brisku është i berberit”.
Dhe Beogradi s’e ka të vështirë t’i arrijë objektivat e veta në Shqipërinë e Veriut, ashtu siç nuk e pati të vështirë Athina t’i arrinte në Shqipërinë e Jugut. Sepse mercenarizmin e klasës politike shqiptare, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, e ka të siguruar me kohë e me vakt.


Agjencioni Floripress


REXHEP SHAHU


Po thuhet, sipas një ekspozite fotografike patriotike të çelur këtë mes shtatori në Tiranë, në Galerinë e Arteve, se para 100 vitesh, në Shqipëri kanë humbë jetën 200 mijë ushtarë serbe!
Vini re 200 mijë ushtarë serbë. A thua kaq të tmerrshëm në dhunë paskan qenë shqiptarët! Kaq të fortë e të fuqishëm paskan qenë shqiparët dhe dimri e uria e tyre sa me vra e me mbytë e me i lanë të vdekur 200 mijë ushtarë serbë. Thua ku janë varrosë kaq shumë ushtarë serbë…

Kjo sipas një episodi që në historiografinë serbe quhet si “Tërheqja e Madhe” dhe sipas tyre kanë humbur jetën në Shqipëri rreth 200 mijë serbë, kryesisht nga uria dhe ftohti.
Ndoshta është e vërtetë, krejt e vertetë. Ndoshta kanë qenë 400 mijë, ndoshta një milionë ushtarë serbe, dy a tre milionë.

Kujtohet me bujë në Tiranë tash kjo ngjarje që besoj se është e shpikur, për me na pajtue me serbët, pasi po thonë se ka nisë vera e pajtimit shqiptaro – serb apo nisi vjeshta e pajtimeve shqiptaro-serbe. Dhe ky pajtim me serbët që don ta bëjë Tirana, i lyer pak në kokë edhe me ambasador serb në Tiranë, i lyer në kokë edhe me pak kryeministra, me pak artistë të shpikur amatorë, duke e fshirë kërkesën e zëshme e të pazëshme shqiptare se pajtimi mund e duhet të ndodhë por serbët t’i kërkojnë një ndjesë të madhe e të thellë Kosovës, duke harruar se tagrin e pajtimit e të faljes e ka Kosova dhe jo Tirana e cila në asnjë rrethanë nuk ka shpatulla ta mbajë Kosovën në supe.

Pajtimi do të ndodhë e duhet të ndodhë mes shqiptarëve e serbëve si dy popuj të dënuar të bashkëjetojnë, por është e pafisme, për të mos thënë fjalë tjetër, që të ftohen shqiptarët të vajtojnë për serbët, për 200 mijë ushtarë serbë që paskan lënë kockat nëpër Shqipëri para 100 vitesh. Shqiptarët vajtojnë për veten e tyre dhe nuk ka të drejtë askush të na vejë në rrjesht e të na detyrojë të vajtojmë për ushtarët e humbur serbë. Kemi ç’të vajtojmë shqiptaërt e humbur edhe në luftën e fundit shqiptaro-serbe. Apo pajtuesve të mëdhej nuk u bëhet vonë për shqiptarët e humbur nëpër Serbi, për shqiptarët e masakruar prej serbëve dhe serbet nuk tregojnë as varret masive ku kanë groposur civilë shqiptarë.

Pajtuesit e mëdhej që duan benefice politike për pajtimin e madh shqiptaro – serb mos të përgjërohen, mos të shpenzojnë para të madhe për ekpozita pajtimi, për ekpozita mëshire për 200 mijë ushtarët e humbur serbë nëpër Shqipëri, të fotografuar bile edhe nga një fotograf rus, sepse nuk kanë qenë civilë serbë, gra e fëmijë serbe, por ushtarë serbë, nga ato që kanë masakruar gra e fëmijë shqiptarë siç masakruan edhe në luftën e fundit, jo para 100 vitesh por para vetëm 16 vitesh.

Ekspozitën e bujshme në Tiranë për me marrë mindilat e me vajtue 200 mijë ushtarët serbë që vdiqën nëpër Shqipëri, edhe pse të fotografuar nga një fotograf rus, e bën të mjerë dhe të shpëlarë ushtari serb Kosta Novakoviq në ditarin e tij Katër muaj nëpër Shqipëri në vitin 1913. Shkëlqimi i dhunës e mizorisë serbe në vitin 1913, si përfundoi me vdekjen e 200 mijë ushtarëve serbë dy vjet më vonë? Eh!

Por unë kot po pyes, kur paskan vdekë 200 mijë serbë, sa serbë kanë mbetë gjallë?
Sa ushtarë serbë paskan pasë mësy Shqipërinë para 100 vitesh?

Për me vdekë 200 mijë ushtarë, sipas disa teorive ushtarake (me të thënë e kam këtë), duhet të kenë qenë këtu mbi dy milionë ushtarë serbë, që të vdisnin 10 përqind e tyre. Ose me pak, qe të vdisnin 6 përqind e tyre, aq sa thuhet se pranon një ushtri t'i vriten ushtarë.

Sa ka qenë forca ushtarake e Serbisë para 100 vitesh. Nuk besoj se është sekret dhe e paditur. Serbia ka arkiva dhe bota ka arkiva për Serbinë, siç ka për Shqipërinë, ani se shqiptarëve nuk u bie në mend për ato arkiva, se qeveritë tona duan të na bindin se jeta dhe historia jonë nis me ta.
Sa ushtarë ka pasë gjithsej Serbia para 100 vitesh. Sa fronte lufte ka pasë dhe a gjithë trupat e veta i ka mësy drejt Shqipërisë. Sa ushtarë i kanë mbetë Serbisë pasi i kanë vdekë 200 mijë trupa ushtarake në Shqipëri. Sa milionë njerëz ka pasë Serbia para 100 vitesh, kur paska pasë aq shumë ushtri, sa 200 mijë me i vdekë në Shqipëri? A po flitet për Serbinë apo për Kinën? A po flitet për luftë mbrojtëse ku mund të luftojnë edhe macet e shtëpisë apo po flasim për lufte pushtuese e sulmuese larg tokave e trojeve serbe. Pyetjet s'kane fund.

A kanë qenë të gjallë këto 200 mije ushtarë serbë që kanë vdekë, apo kanë qenë të vdekur e kanë ardhë të vdekur. A i pruni Drini e Mati xhenazet e tyre drejt detit Adriatik-ëndrrës serbe.
Edhe një pyetje tjetër, a kanë qenë njerëz, ushtarë, apo kanë qenë pensionistë serbë me bileta të prera për vdekje?

Apo mos kanë qenë miliongona e kanë ardhë me tren për me u varrosë në Shqipëri e me e shpallë pas 100 vitesh Shqipërinë si varrezë serbe?

Ani, dam s'a kanë, dam s'a ba, shtojini edhe nja 50 mijë a 100 mijë ushtarë serbë të vdekur se nuk bëhet nami. Serbë janë në fund të fundit dhe na rritet nami, fama e lavdia që kemi 200 mijë varre serbësh në Shqipëri. Le të vijnë serbët e ta plugojnë me martela tokën tonë me gjetë eshtrat e 200 mijë ushtarëve të tyre të vrarë e të mbytur nga dimri e uria në Shqipëri.

Ky zmadhimi i qëllimshëm i shifrave sig a serbët si nga shqiptarët të bën me vjellë pa futë gishtat në gojë, të bën me vjellë e me nxjerrë zorrë e mushkëri.

E kur thonë se shqiptarët janë sjellë mirë me to. Jo po harrojnë të thonë se shqiptarët u kanë pre edhe nga një dash sejcilit e i kanë dhënë sejcilit nga një krye berri.

Për me e betonizue e për ta bërë të çeliktë urrejtjen shqiptaro - serbe janë kujdesë me kohë serbët por edhe shqiptarët.

Beteja më e madhe shqiptaro - serbe në fytyrë të tokës është bërë në Lumë në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Më falni për këtë mburrje labçe, por një kolonjar i ditur tha, kur përmend emrin Lumë, më thahet goja. Edhe pse e kanë varrosë me urrejtje e zell të madh edhe në tekstin e Historisë tonë të përkthyer nga rusishtja, nuk u varros kjo betejë, kjo lavdi e qëndresë e Lumës. Luma ngriti digën e qëndresës shqiptare disa kohë në nëntor – dhjetor 1912 dhe u ngrit flamuri në Vlorë, pa u lejuar serbët që të mbërrinin në Vlorë para ngritjes së flamurit shqiptar.

Kënga jonë shqipe thotë se ne në Lumë kemi vra 12 mijë ushtarë serbë dhe u kemi shkaktue deme kolosale, kemi shpartallue e nxjerrë jashtë luftimi një divizion ushtarak serb. Ndërkohë Luma ka ngritë në luftë me ligjin e saj nga 7 ne 70 gjithë njerzit. Sa luftëtarë lumjanë e dibranë e hasjanë duhet të mblidheshin me u përballë me një ushtri më të motorrizuar dhe t’i vrisnin asaj ushtrie 12 mijë trupa? Kur kemi vra 12 mijë, duhet të kenë qenë edhe 100 mijë më shumë që kanë ikë me shkue me tregue se çfarë na gjeti në Lumë, apo jo.

Por në fakt nuk ka qenë gjithë armata serbe e drejtuar për Shqipëri 12 mije trupa. Kjo shifra 12 është hedhur poshtë nga studiuesit dhe më konkreti për atë betejë është Sali Onuzi, i cili e lartëson atë betejë si më të lavdishmen në trojet shqiptare, por e zhvesh nga hiperbola e dëmshme.

Ndërkohë që urrejtja jonë e çoi numrin e ushtarëve të vrare serbë në 12 mijë, serbët e çuan shifrën e të vrarëve të tyre në 18 mijë ushtarë serbë të vrarë në zjarrin e ferrit në Lumë. Ata, serbët e kanë më të madhe urrejtjen. Ne me çifteli këndojmë 12 mijë, serbët me gusëll vajtojnë 18 mijë.

Kështu edhe kjo shifra 200 mijë ushtarë serbë të vrarë e të vdekur në Shqipëri, megjithë bujarinë e shqiptarëve dhe trajtimin e mirë që u paskan bërë serbëve, siç po thuhet, me duket se bie ere të keqe kjo shifer. Ani, rrini mbi të, lexojeni mire, merrini erë, mësojeni përmendësh, kendojuani tuajve, shtoni zero sa t'u teket, pune e madhe, trimëria jonë nuk njeh masë, fama dhe lavdia jonë s'ka qiell, mashtrimi që i bëjmë vetes, historisë dhe brezave s'ka kufi.

Mund të përfitohet në mënyra më fisnike, mund të ketë masë në dashuri e urrejtje, se mjafton të thuash të dua e s'ka nevojë të thuash të dua shumë, mjafton të thuash të urrej e s'ka nevojë të thuash të urrej shume.

Ata që nuk kanë qenë trima në kohën e duhur, nuk mund ta kompensojnë mungesën e trimërisë së tyre as të të parëve të tyre as të atdheut të tyre, nuk mund të mbulojnë asgjë, nuk mund të fitojnë asgjë sepse para se të fitojmë pasuri, duhet të japim llogari te dera e varrit. Këtë po harrojme përditë e përnatë.

Unë ndoshta po prashis në det, ndoshta jam jerm, por hajde mbushma mendjen se kjo nuk është rrena më e madhe që kam dëgjuar qe 100 vjet. Pike.

2015/09/20

Gjuha shqipe, gjallesa më e rëndësishme e jona


Nga Besi BEKTESHI



 1 vit më parë Letra e drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, zoti Edi Rama, nga gjuhëtarë, historianë, shkrimtarë si dhe botues në sensin e mos keqpërdorimit të gjuhës shqipe është në këtë drejtim e drejtë. Është e qartë se në 23 vite, si shumë e shumë rrumpallizma ekonomikë dhe politikë, por dhe financiarë dhe kulturorë, artistikë dhe në trashëgimi, në sport dhe media, ka pasur dhe në përdorimin e gjuhës. Banaliteti, zhargonizmat dhe importi nganjëherë pa moral e kanë depersonalizuar pikërisht gjuhën tonë të përveçme dhe krenari kombëtare. Ne, nuk kemi më të madhe krenari kombëtare se sa gjuhën tonë krejtësisht të veçantë dhe që na ngjit në lartësitë e mëdha indo-europiane, por dhe na lidh në mos na vendos në krye me popujt më të vjetër të këtij kontinenti. Nënshkruesit të cilët janë: Emil Lafe (gjuhëtar), Jorgji Gjinari (gjuhëtar), Xhevat Lloshi (gjuhëtar), Valter Memisha (gjuhëtar), Kristina Jorgaqi (gjuhëtare), Rami Memushaj (gjuhëtar), Hajri Shehu (gjuhëtar), Thoma Dhima (gjuhëtar), Nexhip Mërkuri (gjuhëtar), Mustafa Karapinjalli (gjuhëtar), Albert Riska (gjuhëtar), Kiço Blushi (shkrimtar), Nasi Lera (shkrimtar), Preng Cub Lleshi (shkrimtar), Moikom Zeqo (shkrimtar), Kristo Frashëri (historian), Pëllumb Xhufi (historian), Petrit Ymeri (botues), Naim Zoto (botues), Shpëtim Çuçka (përkthyes) padyshim janë shumë të nderuar, por besoj dhe kuptoj qartë se e kanë pasur shumë me Këshillin Ndërakademik. Zotit Rama ata i thonë kështu: Krijimi i gjuhës së shkruar të përbashkët përbën një nga arritjet më madhore të kombit shqiptar.

Njësimin e gjuhës letrare shqipe Kongresi i Drejtshkrimit e pa në thelb - dhe ky është vështrimi i vetëm me të vërtetë shkencor - si parakusht të kulturimit të jetës së shoqërisë dhe si shtytës kryesor të qytetërimit të vendit. Ky njësim nuk qe thjesht zgjedhje e një luleje mes disa lulesh, por përzgjedhje e kristalizim i një sistemi, i cili, më mirë se cilido tjetër, kishte arritur të përfaqësonte gjithçka të mirë të krijuar e të ruajtur me mund e flijim në të shkuarën, dhe, krahas kësaj, vetë prirjen e natyrshme të çdo gjuhe të lëvruar për të ecur drejt begatimit të mëtejshëm e për të marrë pas në këtë rrugë brezat e rinj të një populli. Kjo u arrit duke përgjithësuar në mënyrë shkencore gjithë përvojën e shkrimit dhe të përpunimit të gjuhës shqipe, gjithë frymën e përpjekjeve për të arritur në një gjuhë letrare të njësuar, si thelb i konvergjencës së kombit shqiptar. Shqipja e njësuar e sanksionuar nga ky Kongres dhe e pranuar në mënyrë plebishitare nga të gjitha gjymtyrët e kombit, u bë mjeti i shprehjes së mendimit shkencor, i ligjërimit të shkruar të të gjitha fushave e stileve, i ligjërimit të folur publik dhe i komunikimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të trojeve etnike, të diasporës dhe të mërgatës. Duke parë këtë rritje cilësore dhe shtrirje të gjuhës letrare, mund të thuhet pa mëdyshje se në rrjedhën e përpjekjeve për gjuhën e njësuar nuk ka arritje më të madhe se Kongresi i Drejtshkrimit. Parimet dhe vendimet e tij - parë me paanësi, largpamësi, qytetari dhe atdhetari - përbëjnë një themel të shëndoshë, të palëkundur e të pazëvendësueshëm për zhvillimin e gjuhës, rrjedhimisht për ngritjen kulturore dhe forcimin e bashkëveprimit e të bashkëpunimit kombëtar. Padyshim që Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe është arritja më e madhe sipas meje mbas Komitetit të Stambollit dhe përpjekjeve të Rilindasve tanë për gjuhën shqipe dhe jam i qartë për këtë por...!? Por fjalia “Shqipja e njësuar e sanksionuar nga ky Kongres dhe e pranuar në mënyrë plebishitare nga të gjitha gjymtyrët e kombit, u bë mjeti i shprehjes së mendimit shkencor, i ligjërimit të shkruar të të gjitha fushave e stileve, i ligjërimit të folur publik dhe i komunikimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të trojeve etnike, të diasporës dhe të mërgatës” sipas meje është pak “gojëmbyllëse” dhe e tepruar në moralistikën politike, duke parë kohën dhe regjimin kur është bërë ky Kongres. Dakord, nëqoftëse i shkojmë kësaj logjike besoj se arrijmë të mbyllim modelin e “gjallesës” në Gjuhën e Mrekullueshme Shqipe, për të cilën ka meritë të madhe jete pikërisht Kongresi i vitit 1972. Mbas 42 viteve dhe sidomos mbas 23 viteve mos kujdes dhe jo përdorim të mirë (jam krejtësisht dakord me letërpërpiluesit e rëndësishëm) e para nuk është marrë në analizë jeta e gjuhës sonë, jeta mbas 1972-shit, suksesi, dhe në fakt mirëqenia e kësaj jete ndër shqiptarë. Po pse e quaj jetë, gjallesë, gjuhën shqipe. Po ajo ka arritur të jetojë dhe e pa shkruar si ndër kombe të tjera. Ajo, është gjallesa më e madhe dhe e famshme shqiptare, dhe për këtë përkulem me shumë e shumë respekt. Por nëqoftëse njerëzit e rëndësishëm të letrës për zotin Rama “mbyllin ciklin e zhvillimit të saj” te vitit 1972, mund të them se po bëjnë për nga rëndësia, po të njëjtin gabim që bëjnë ato që i japin përditë goditje gjuhës tonë me transformimin e saj, me standartin alogjik dhe “zhargonian”, me dialektizmin që superon standartin etj., etj.

Puna shkon deri te ashpërsia, me të cilën me sa duket, personalitetet e shqetësuar nga veprimtaria e Këshillit Ndërakademik i bën të shprehen kështu: Dhe për çështjen e madhe të mbrojtjes dhe lëvrimit të shqipes letrare në përputhje me vendimet historike të Kongresit të Drejtshkrimit ia vlen të bëhet çdo përpjekje dhe të mobilizohet e gjithë shoqëria. Këtu nuk ka vend për liberalizma naivë, as për eksperimentime teorish të ndërtuara në rërë. Nuk na lejohet të shkelim e të zhvlerësojmë veprën e ndritur dhe të shenjtë të lëvruesve të gjuhës shqipe dhe të gjuhëtarëve atdhedashës, që me punën ngulmuese dhe diturinë e tyre ndërtuan kodet themelore të këtij mekanizmi me vlerë të paçmuar. E në fund ka dhe diçka tjetër që thotë: Është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta. Ndërhyrjet në të jo vetëm që nuk mund të lihen në dorën dhe gjykimin e një grushti "të diturish", por duhet të jenë pjesë e kujdesit dhe e vëmendjes më të lartë e të vazhdueshme të institucioneve publike dhe të shoqërisë. Gjuha shqipe nuk është pronë vetjake e askujt, ajo u përket të gjithë shqiptarëve të sotëm dhe jo vetëm këtyre, por edhe atyre që kanë jetuar para nesh, edhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kur flasim për shqipen, mjafton të kujtojmë emrat e atyre që lëvrimit dhe studimit të saj i kushtuan jetën, të atyre që e lartësuan në shkallën e një gjuhe letrare të admirueshme. Kjo duhet t'i bëjë përdhosësit e shqipes të largohen nga rruga e tyre. Por shteti nuk ka përse ta lërë këtë në dorë të ndërgjegjes së askujt.
Tashmë është bërë e qartë se puna e Këshillit të quajtur "ndërakademik" ka hyrë në një rrugë të rrezikshme dhe ka shkaktuar shqetësim të thellë publik. Ajo ka dëmtuar rëndë edhe emrin e prestigjin e dikurshëm të Akademisë së Shkencave, që e ka lejuar të shkojë në atë drejtim. Është pa kuptim që shteti të japë para për shkatërrimin e gjuhës shqipe! Zoti Kryeministër! Jemi të bindur se koha kërkon që qeveria të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj përpara shoqërisë dhe të ndalë dëmin e pafalshëm ndaj së shenjtës Gjuhë Shqipe! Historia do të na gjykojë të gjithë për sa do t'i përgjigjemi detyrës ndaj atdheut.

E kuptohet tashmë qartë se problemi është pikërisht “Këshilli Ndërakademik” për të cilin propozohet qartë dhe pastër për tu “larguar” nga rruga e tyre. Tani këtu ka paksa problem, dhe si gjithmonë politika do ti bëjë gjërat për faqe të zezë. Shqiptarët nuk dalin dot nga modelet e dikurshme dhe nga zënkat e përgjithshme. Sot unë jam shumë i qartë se “ata (shqiptarët) nuk do të bëhen bashkë si në vitin 1972” sepse e para vetëm diktaturat e bëjnë këtë gjë shpejt, dhe e dyta, në një liri të tillë, ku dhe më i humburi bën akademikun, nuk mund të qullosësh asgjë normalisht. Por qeverisë nuk mund ti lësh një barrë të tillë, sepse është më tepër se sa i takon asaj. Standarti i shqipes është tashmë, dhe qeveria nuk ka asnjë mënyrë devijimi, ajo në këtë standart do të veprojë (gati shkrova operojë, por u vetëkorrigjova) dhe padyshim, që ky është drejtimi, por lufta e ashpër që mban llogoret dhe fillon të përdorë “fjalë të mëdha” dhe terma të rënduar me cilësime nuk bëjnë zgjidhjen, por vetë problemin.

Prandaj them se gjuha shqipe është gjallesë. Ajo duhet përsosur ashtu sikundër Kongresi i Drejtshkrimit në vitin 1972- shit mori përsipër dhe e bëri realitet, por sipas meje (dhe jo vetëm unë) nëqoftëse kanë kaluar 42 vite nga ky Kongres i jashtëzakonshëm (dhe ai ka pasur suksesin e tij në standartizim), si gjuhëtarët, akademikë, shkrimtarë, historianë, duhet të përballen me të sotmen e folur dhe shkruar në Shqipëri, por dhe troje shqiptare, apo dhe etninë shqiptare kudo ku ajo flet dhe shkruan gjuhën tonë. Këtë tani, nuk ka letër, dhe nuk mund të ketë njeri në botë që e mohon. As qeveria nuk mund të kapet në “leqe” në këtë pikë. Realiteti i gjuhës së folur dhe shkruar sot, dhe jo thjesht sikundër e shikon dikush në raportin e të folmes-folurës dhe të shkruarës gegë dhe toskë, sigurisht nuk mund të mohohet. Ky realitet, kërkon një qasje të lartë shkencore dhe akademike, dhe në asnjë mënyrë nuk është problem i qeverisë Rama. Kjo qeveri po mundohet të shkruajë më mirë dhe më qartë, por dhe më në standart letrat e saj, por ajo nuk mund të jetë modeli ku duhet të “dalë kunji”, sepse thjesht nuk bën, nuk ka pse të futet në këtë “kurth të vogël” dhe të pa nevojshëm!

Vetëm për hatrin e Këshillit Ndërakademik, nuk mund të ndëshkohet lëvrimi, jetësimi, mirëqenia, modernizimi, dhe sidomos vijimi i standartizmit të Gjuhës Shqipe. Kongresi i ‘72-shit nëqoftëse shikohet se një produkt që do të mbetet i pa lëvizur, dhe që nuk merr parasysh kohën, zhvillimin shoqëror dhe demografik, që nuk e di gjuhën shqipe si gjallesën më të madhe shqiptare në ato pjesë të jashtëzakonshme jetësore që kemi, besoj se i bie shumë rëndësia dhe normalisht kthehet në dogmë. Tutela e gjuhës, mbase kërkon diçka dhe mbas, e nuk mund të jetë “vetëm propozimi i firmëtarëve që i thotë qeverisë shkri Këshillin ndërakademik”!? Ky në fakt do të ishte një propozim, dhe duhet parë si një diçka që nuk ndan, por bashkon. Përndryshe do të nisë lufta e kotë dhe e paprinciptë e ndarjes krahinore, e ndarjes politike medemek djathtas majtas, dhe e zakonit aspak normal dhe i errët shqiptar për fat të keq, që luftën e shikon me modelin antagonist shqiptar-shqiptar!?

E fundit, sa do që një qeveri të drejtojë dhe të bëjë punën e saj, në modelet akademike dhe shkencore ndjehet vulnerabël dhe kur ka plotësisht të drejtë dhe për këtë është qartësisht e nevojshme për një organ tutele dhe mirëkujdesje për gjuhën dhe padyshim në studim të saj nga mosha e vogël, sipas meje deri në vitin e fundit të gjimnazit. Ky mund të jetë një propozim dhe reformë, dhe për këtë kërkohet organizëm gjithëpërfshirës e me sa të mundet akademizimi të mbrohet nga politika, pikërisht duhet sa më pak politikë. Kjo, dhe është e vështirë, dhe prandaj them, kujdes me rëndimin që mund ti bëhet asaj me ngarkesa që pastaj shkaktojnë ballafaqim të ashpër të cilin ne shqiptarët e kemi si një model jete, por që i shkaktojmë vetes shumë e shumë telashe.

“Fjalori i gjuhës shqipe”

“Fjalori i gjuhës shqipe”, i botuar më 2006, me rreth 48 000 fjalë, i hartuar nga Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga. Fjalori ka një numër më të madh fjalësh se fjalorët e mëparshëm, por vëllimi i tij fizik është zvogëluar nëpërmjet trajtimesh leksikografike të një fjalori të vogël: sinteza më të mëdha kuptimore që ngjeshin strukturat kuptimore të fjalëve, gërshetimi i tipit leksemor me atë çerdhor në fjalë me prejardhje të drejtpërdrejtë fjalëformuese. Ky fjalor i ri i gjuhës shqipe ruan e pasuron vlerat e gjithë fjalorëve të mëparshëm, mbush zbrazëtitë e tyre me fjalë e kuptime, veçanërisht të 10-15 viteve të fundit, plotëson sistemin e shënimeve për përdorimin e fjalëve, thjeshton shpjegimet në përshtatje me përdoruesit e tij etj. Një drejtim tjetër i punës së Departamentit të leksikologjisë dhe të terminologjisë ka qenë hartimi i fjalorëve të veçantë e specialë, si fjalorë frazeologjikë, sinonimikë etj.
1. “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, 1999, me rreth 12.000 njësi, i hartuar nga Jani Thomai. Ai zgjidh në parim e në sistem çështjen e identitetit të njësisë frazeologjike gjuhësore, duke e dalluar atë nga njësitë më të afërta, si sintagmat gramatikore (në qoftë se…, me përjashtim të…), nga sintagmat e figurshme (prapa krahëve, nën rrogoz…), nga shprehjet e figurshme letrare, nga proverbat e fjalët e urta etj. Fjalori përcakton prerë kufijtë e njësisë frazeologjike në shqipe, ku nis e ku mbaron si strukturë, e kjo lidhet me parafjalët a me lidhëzat, me trajtat e shkurtra përemërore (me krahë hapur, si kofini pas së vjeli, i mbush kokën…), me gjymtyrët e përhershme e të mundshme të njësive frazeologjike, me disa kategori gramatikore, si shquarsia a numri për emrat, koha e foljes etj. (i jap udhë diçkaje: “e zgjidh diçka” dhe i jap udhët dikujt: “e përzë dikë”). Ky fjalor e trajton gjithë lëndën leksikografikisht në mënyrë modelore, por sipas veçantive të frazeologjisë, me ngurosje strukturore dhe me idiomatikë të kuptimeve leksikore. Po ashtu, fjalori jep në mënyrë sa më të plotë, por të thukët, kuptimet e njësive frazeologjike, duke e zhvendosur qendrën e rëndesës te vlerat emocionuese-shprehëse, që janë më të mëdha se te fjalët sinonime (krhs. fut hundët dhe ndërhyj, e solli kokën dhe erdhi, e theu qafën dhe iku…).
Ilustrimi me shembuj të zgjedhur plotëson ndonjë zbrazëti të shpjegimeve dhe jep përdorimin e gjallë të njësive frazeologjike. Detyra e parë e më kryesore e punës mbi këtë fjalor ka qenë ndërtimi i korpusit të frazeologjisë shqipe me shpjegime. Ky korpus zgjidh njëherë sistemin e frazeologjisë gjuhësore të shqipes e mund të shërbejë edhe për hartimin e fjalorëve të tjerë frazeologjikë njëgjuhësh a dygjuhësh me vëllime të ndryshme, për fjalorët shpjegues etj. Për një fjalor të tillë, më shumë se për një fjalor fjalësh, kanë nevojë shkrimtarët, publicistët, përkthyesit, ata që mësojnë gjuhën shqipe, gjuhëtarët krahasimtarë, madje edhe folkloristët ose psikologët që duan të zbulojnë mendësinë popullore dhe etnokulturën, të ngjizura historikisht në struktura frazeologjike. Fjalori ka si hyrje një studim të gjerë, që ndrion sistemin konceptor për frazeologjinë dhe shtron parimet teorike e kriteret praktike leksikografike të këtij fjalori.
2. “Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe”, i botuar më 2004, me rreth 29.000 fjalë, i hartuar nga Jani Thomai, Miço Samara, Hajri Shehu, Thanas Feka. Përmban vetëm fjalë sinonimike, me ndarje kuptimore, me shpjegime të ngjeshura e me shembuj nga letërsia artistike, nga publicistika, nga folklori, nga ligjërimet e folura popullore etj. Fjalori bën shtresimin e sinonimeve sipas përdorimit, sipas fushave e sipas vlerave të mbishtresuara, duke dhënë shpjegime e shënime plotësuese që dallojnë njësitë normë nga fjalët krahinore të ngushta a të vjetruara. Sinonimet grupohen te fjala kryesore në vargun sinonimik, kurse fjalët e tjera, sipas rastit, referohen te kjo fjalë kryesore. Fjalori prihet nga një Hyrje, në të cilën shpjegohet koncepti për sinoniminë leksikore dhe për fjalorin sinonimik, si edhe jepen parimet e kriteret e ndërtimit të këtij fjalori. Por sistemi teorik për sinoniminë përshkon gjithë lëndën e fjalorit, makrostrukturën e mikrostrukturën e tij, përzgjedhjen e fjalëve, raportet leksiko-semantike ndërmjet tyre, bashkësinë e diferencat, veçoritë e përdorimit etj. Kështu, vetë fjalori mëton të jetë jo thjesht një vepër gjuhësore praktike, por edhe një “traktat” teorik në mungesë të studimeve për sinoniminë leksikore në gjuhën shqipe. Departamenti i leksikologjisë dhe i terminologjisë ka në pronësi të vet edhe Kartotekën e leksikut të shqipes (KLSH), e cila u themelua më 1955. Ajo u ndërtua që t’u shërbente detyrave që duhej të zgjidhte leksikografia shqipe.

FJALOR ARABISHT-SHQIP (Rreth 70 000 fjalë dhe shprehje)



SULEJMAN TOMÇINI

FJALOR ARABISHT - SHQIP

(Rreth 70 000 fjalë dhe shprehje)

INSTITUTI SI-IQIPTAR I MENDIMIT DHE I QYTETËRIMIT ISLAM

Titulli: Fjalor arabisht - shqip

Autor: Sulejman Tomçini

Redaktorë të gjuhës shqipe: Prof. Dr. Enver Hysa, Prof. Dr. Hajri Shehu

Korrektura: Sulejman Tomçini

Redaktor i gjuhës arabe: Alban Kodra

Përkujdesja grafike: Alban Kodra

Botues: Dr. Ramiz Zekaj

Faqe: 1154


Botim i pestë

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC)

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Fjalor arabisht - shqip: (rreth 70000 fjalë dhe shprehje)/ Sulejman Tomçini ; red. në shqip e arab. Enver Hysa, Hajri Shehu, Alban Kodra. - Tiranë : AI1TC, 2009. 1154 f.; 19.6 x 27 cm

Tit. edhe teksti edhe me germa arabe

ISBN: 978-99956-713-4-1

Tiranë – 2013




PASQYRA E LËNDËS

Fjala e botuesit VII

Parathënia e autorit X

Shkurtime XII

Treguesi alfabetik XIII

Fjalori 1-1117

Emërtime gjeografike . 1118 -1133





Botimi më i ri i Fjalorit Arabisht-Shqip plotëson mozaikun e fjalorëve të gjuhëve lindore në gjuhën shqipe. Fjalori është i shoqëruar me shpjegime të hollësishme dhe me barasvlerësit përkthimorë dhe përbën një nga botimet e para të këtij lloji në tregun e botimeve shqipe. Autori i tij është Sulejman Tomçini, një diplomat i njohur karriere, me përvojë të gjatë pune në vendet arabe (Algjeri, Egjipt, Arabi Saudite) dhe në sektorin e gjuhës arabe në Radio-Televizionin Shqiptar. Ai i ka nisur studimet e larta për gjuhën arabe në vitet gjashtëdhjetë në Moskë, por për arsye politike të kohës i përfundoi ato në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Për përgatitjen e këtij fjalori autori është këshilluar me shumë fjalorë të tjerë të botuar në vendet arabe, në Moskë dhe në Shqipëri.

Një fjalor i këtyre përmasave botohet për herë të parë në Shqipëri. Me gjithë vonesën prej disa dhjetëvjeçarësh, kjo vepër i vjen gjuhësisë shqiptare në një moment të volitshëm e të dobishëm, i vjen në një kohë kur duhen parë me një sy vlerësues e kritik lidhjet e vjetra dhe të reja të arabishtes me shqipen, si dhe prurjet e gjuhës arabe në shkencat tona humane. Ajo përcakton, në një farë mënyre, edhe nivelin me të cilin duhet të përballet gjuhësia jonë bashkëkohore në momentin që do t'u rikthehet kontakteve dhe komunikimit me gjuhët e lindjes.

Ky fjalor paraget leksikun dhe frazeologjinë e gjuhës standarde arabe. Ai mbështetet në leksikun që gjendet në tekstet e librave, gazetave, revistave dhe letrave anembanë botës arabe, që nga Iraku deri në Marok. Ky leksik përdoret, gjithashtu, në fjalimet zyrtare publike, në radio e televizion, si dhe në ceremonitë fetare.

Morfologjia dhe sintaksa e arabishtes së shkruar është në thelb e njëjtë për të gjitha vendet arabe. Ndryshimet në leksik kufizohen kryesisht në lëmin e termave të veçantë. Kështu gjuha standarde vazhdon, ashtu siç dhe ka bërë përgjatë shekujve në të shkuarën, të sigurojë unitetin gjuhësor të botës arabe. Ajo siguron një mjet komunikimi që mbulon hapësirën e gjerë gjeografike me dialekte të shumta lokale dhe gjerësisht të ndryshme. Në të vërtetë, ajo u jep popujve arabë të shumë vendeve ndjenjën e identitetit dhe vetëdijen e trashëgimisë së tyre të përbashkët...

Mjetet e informimit masiv mund te ruajne veten, por mund te ruajne edhe te tjeret

Pastërtia e gjuhës shqipe në media


Gjuha jone, sa mediat e mbajne te paster


Nga prof. dr. Hajri SHEHU

Kemi bere objekt vezhgimi gjuhen e mjeteve te informimit masiv. Se pari, si pjese thelbesore e stilit publicistik, pra, ne fund te fundit, si pjese e gjuhes shqipe standarde; se dyti, me se shumti, jo vetem si objekt kritike, por per nga vete gjeresia rrezatuese e ketyre mjeteve, edhe si fushe e si faktor subjektiv me mundesi te medha e me rol e ndikim te fuqishem per ngritjen e kultures se gjuhes dhe normativizimin e zhvillimin e metejshem te gjuhes shqipe standarde; se treti, sepse mendojme se shumica e fjaleve te huaja (te panevojshme ose te nevojshme qofshin ato) hyjne nga gjuha e shkrimit (kryesisht nga gazetat, lajmet televizive, perkthimet politike, informative etj.) dhe nga gjuha e folur e televizioneve dhe e radiove.

Kur flasim per mjetet e informimit masiv, sic u tha, kemi parasysh edhe gjuhen e shkruar - gazetat, lajmet, filmat televizive e programet e tjera te televizioneve e te radiove, qe parapergatiten, edhe gjuhen e folur - konferencat e shtypit, intervistat, takimet e bisedat politike etj. qe nuk parapergatiten. Por, edhe pse e paparapergatitur, gjuha e folur eshte forme e gjuhes, e normativizuar dhe e levruar deri ne kufijte e gjuhes se shkruar, domethene, edhe ne nje bisede, interviste etj. folesi domosdo duhet te orientohet nga normat e gjuhes se shkruar. Prandaj, edhe gjuha e folur nuk eshte e nuk mund te jete me pak standarde se gjuha e shkruar. Vec te tjerash, edhe per arsye jashtegjuhesore. Shperdorimi i fjaleve te huaja (si ne gjuhen e shkruar, ashtu edhe ne gjuhen e folur) eshte, sic do te mundohemi ta argumentojme me tej, ne udhe te kundert me standardizimin e metejshem te gjuhes.

Eshte fakt i njohur e shume domethenes qe ne mjetet tona te informimit masiv ka shkrime, ligjerime e kumtime mjaft te mira edhe ne pune te gjuhes e vecanerisht, te zgjedhjes se fjales. Gazetaria e Abdi Baletes, Andi Bushatit, Ardian Klosit, Ardian Vehbiut, Edlira Birkos, Elton Metajt, Fatos dacit, Halil Lalajt, Mehmet Elezit, Mimoza Dervishit, Mustafa Nanos, Rudina Xhunges, Shaban Sinanit etj., e ligjerimi i mjaft njerezve politiko-shoqerore, jane deshmi e perpjekjeve per te qendruar larg fjales se huaj te panevojshme.

Por ka edhe shkrime, ligjerime e kumtime, ku perdoren shume fjale te huaja te panevojshme, sidomos anglicizma, ose formime nga fjale te huaja, gjithashtu, te panevojshme, per te thene gjera fare te zakonshme e kur shqipja i ka mjetet e saj te shprehjes. Kesisoj, duken edhe te habitshme. Ja disa shembuj (ne skedarin tone kemi edhe shume shembuj te tjere): divizioni i shperndarjes se energjise elektrike; shkelin kondicionet e sigurise; drejtues te shtetit qe jane investuar direkt ne arrestimin e tij; autoritetet sanitare boterore; jam nje njeri qe persistoj; skuadra duhet te performoje; kemi alokuar fonde; Shqiperia vinte pas dy shokeve te forta; ndarje fraxhile e Kosoves; ekonomi ne oshilacione; per ta agravuar situaten; ka nje handikap; personazhe qe jane involvuar; nje bestseller; kam qene interlokutor; nje pjese e policise suportojne krimin; per evadimin e mbetjeve urbane; rreth 10 000 performues moren pjese ne parade; nderhyrjet njerezore (?!) –aksesore ne demtimin e tubacionit; nuk besoj qe marredheniet tona te dipendojne nga nje bisede politike; qeveria mund te ishte e premierit; e konsideroj nje defekt gjeneral; a ka disraport…?; vendi me atraktiv; burime hidrike; dekonfliktohem; sherbim inovativ; kane asistuar punen…; interferojne interesat; ne nje kompeticion; ka kapacitetet e duhura per te certifikuar situaten ne vend; termat e kesaj kredie; kur u signatua nga qeveria shqiptare; do te njoftoj per intensionet e qeverise; incentiva qe jep qeveria; prohibicion apo emancipim; opozita kontestoi; maturimi i marredhenieve; Tirana – zone e diversifikuar; a do ta pranoje Kosova secesionin gjuhesor; ne derbin e kryeqytetit; per shkak te eskalimit te dhunes; nominohet kandidate; ne anketat e pollet qe behen; mjuzikhollet do te sjellin dicka te re; rruge terciare ne Tirane; presing i skuadres; depresion i madh ne ekonomi; Komiteti internacional i selektimit; risku i moskthimit te thesarit; sa e sa punime te tjera … jane prova tangibile te nje personaliteti madhor; shifrat jane shume irrelevante; ne gjithe faktoret relevante; ne margjinat e konferences do te komunikoj me te; reverendi Dom…; nuk mund ta bejme target…; ka pergatitur raportin integral; radiacioni i ketyre shperthimeve ka prekur …; arriti ta prevenoje …; jam e fascinueme nga…; Aleanca po te kishte akseptuar …; ligji te adoptohet ne kushte te reja; ndeshja do te jete decizive; do te merren masa komplementare; takimi synonte nje mediacion ne mes vendeve te botes arabe; recesioni boteror; sapo u festua…, disa impresione per kete; per te suportuar kete kerkese ne rritje; qyteterim vulnerabell; ka rendesi aparenca; linja e interkoneksionit…; ambasadoret dhe vendet respektive; marredheniet bilaterale; per te gjeneruar kontributet; eshte gjeneroz; ka punonjes abuzive; vaniteti i disa qarqeve politike; prezentatori i mirenjohur; ripublikimet me luajale; i kemi qendruar opsionit; nuk ka aset; ka inkompatibilitet; t’i jape suport industrise; ky fjalor eshte induktuar nga…; prezantimi i performances, i cili duhet te jete kompatibel; shoqeria te absorboje; eshte kondicionuar nga shume suporte; ne rast se ka indiferenca; per te dhene definicion; per te dhene previzionin; per ta shprehur nominalisht; nuk do te bjere ne dipendence; lider okult; kredo politike; fondamental per afrimin e Shqiperise ...; (doni muzike) laiv apo plejbek; etj.

Eshte e habitshme te veresh se si fjale te huaja, me se shumti, anglicizma po zevendesojne fjale a formime shqipe me jete te qendrueshme ne gjuhe jo vetem ne ligjerimin libror, por edhe ne ligjerimin bisedor, te perditshem. Mendesi e viteve ’30 te shekullit te kaluar (shih gazeten “Drita” te atyre viteve) po zevendesohet me mentalitet, kryeqyteti / kryeqendra me metropol, rend (i dites, i mbledhjes) me axhende, berthamor me nuklear, cilesi me kualitet, bashkim me union (ne paranteze: union eshte ne zanafille dysor me onion = qepe), mire (shkodranet kane edhe mirakandas) me okei (me prejardhje te paqarte edhe ne vete gjuhen angleze) etj. Kostandin Kristoforidhi, qe me 1904 ka ne jeten dhe ne Fjalorin e tij fjalen ndergjegje (si gjuhetar, por ndoshta, edhe per mbushamendjen tone jep ne kllapa motivimin fjaleformues shqip: nder-gjegjem), kurse sot, ka fjalimmbajtes qe e zevendesojne pa te keq me fjalen e huaj koshience. Mundet qe nen ndikimin e anglishtes, Ministria e Arsimit te behet Ministria e Edukimit dhe kafeja me e mire te shkoje me tej se top kafé e te behet tip top kafé (! ) e pervec top story, top shou, top model, top list, qe na zene syte e veshet ne gazeta e televizione, te kemi (!) edhe top sekret, top nivel, top person, top ekzekutiv e te tjera keshtu soji me top.

Sidoqe me pak, ne mjetet e informimit masiv ka edhe huazime te panevojshme kuptimore e perkthimore. Keto e demtojne me shume ligjerimin sepse sjellin krejt mekanikisht menyra te huaja te menduari dhe perkthimi. Shihni shembujt e meposhtem: prodhon pasoja / kjo situate prodhon / te prodhoje feste / gruaja te prodhoje politike / prodhon art kualitativ / prodhon stabilitet; te dorehiqet kryeministri; te behet me teper i konsiderueshem; bashkesia nderkombetare e ka mbledhur me ne fund guximin per …; do te vuajme mungesa; pedagoge te rekrutuar per keto universitete; ne konsiderojme …/ Banka eshte duke konsideruar (zanafilla e fjales ne gjuhen nga ka ardhur, eshte astrologjia); te vihet ne operim; oficeret tane te kredise; etj. Ata e ato qe dine anglisht, nuk e kane aspak te veshtire te gjejne prejardhjen e drejtperdrejte te ketyre fjaleve, shprehjeve a perkthimeve. Ka edhe sajesa te habitshme fjaleformimi e bashkelidhjeje fjalesh, nisur keq nga gjuha e huaj: multiplikatoj, multigrindje (?!), superoj (a mendoni se Verdi e ka superuar veten?; sajesa vjen nga super = mbi, per te thene, besojme tejkaloj); emetojne dashamiresi, jam kultivuar atje (pra, nuk emetohen vetem kartemonedha, por edhe dashamiresia (!) ; nuk kultivohen vetem bimet e lulet, por edhe njerezit (!) ).

Jo fare rralle, fjale te huaja ose me prejardhje te huaj, te ligjerimit bisedor te perditshem ngjiten krejt pa nevoje deri ne ligjerimin libror: ligji pret okein. Fatkeqesisht, edhe turqizmi zahire, nje fjale e ligjerimit te perditshem, bisedor, sidomos fshatar, na eshte ngjitur lart e lart e eshte bere emertim i nje emisioni te perjavshem ne nje televizion. Se c’lidhje ka zahireja (domethene, ushqimet qe pergatiten e vihen menjane per dimer, ose si e thote populli me fjalen joturke “teremotje”) me opinione e opinioniste nuk e gjejme dot.

Ka edhe me keq: fjala e huaj ose formimi sipas fjales se huaj perdoret krahas fjales shqipe a formimit shqip me nje dhe ose pa dhe (detyrimet dhe obligimet; helmime dhe intoksikime; ata qe proklamuan, qe shpallen; baby talk, gjuha e foshnjave etj.), ose edhe me keq se kaq: fjala e huaj perdoret per te sqaruar (nga sforcimi fizik ose efforti // nenvizimi me te zeze eshte yni – H.Sh.). Na ka zene syri edhe emra te pervecem shqiptare, shkruar keq, sipas burimit te huaj. Kosovo e Ohrid nuk duhej te kishte as ne gazetat angleze etj., por, kurrsesi, tejshkrime te tilla ne nje gazete shqiptare; ka Kosove – Kosova e Ohri e Liqeni i Ohrit.

A ka arsye per ardhjen e fjaleve te huaja? Sigurisht, ka; me se shumti, subjektive. Nder arsyet subjektive (kemi parasysh perdorimin pa vend e pa nevoje te fjaleve te huaja, sidomos angleze) mund te pervecoheshin: formimi i pamjaftueshem gjuhesor i aksh gazetari, redaktori, politikani etj. e njohja e pamjaftueshme e kultures se gjuhes. Te njohesh kulturen e gjuhes, nuk do te thote te njohesh vetem normat gramatikore, drejtshqiptimore e drejtshkrimore, por edhe normen fjalesore (leksikore) e stilistikore, pra ta zgjedhesh e ta perzgjedhesh fjalen, shprehjen etj. per thenien tende. Po japin nje shembull. Eshte thene ne nje televizion tonin: “Do te startojne ditet e trashegimise kulturore…; Partia Demokratike starton zyrtarisht fushaten e zgjedhjeve”. Dhe: “Apdejtimi i kuadrit…”. Nga pikepamja fonetike e gramatikore, sajesat startojne e apdejtimi jane te rregullta: njera folje me –oj, tjetra emer me –im, sic mund te ishin fluturoj e fluturim. Por ato nuk jane te rregullta nga pikepamja e normes leksikore e stilistikore – nuk jane fjale vendi, jane fjale te huaja (nga anglishtja start “nis, filloj” e update “perditesoj, freskoj, rifreskoj”), krejt te panevojshme sepse kemi fjalen shqipe a formimin shqip (nis, filloj / perditesim, freskim, rifreskim), pra, jane barbarizma. Mbase, ne nje rast te tille, Shteti mund te fliste, sic ka folur Shteti i Pavaresise: “Te gjithe ta dine mire se ne diten fatbardhe qe Shqiperia dolli me vehte, gjuha shqipe u be gjuha zyrtare e vendit. Tani cdo dege e administrates duhet te kete nepunes qe ta njohin mire gjuhen me goje, me shkrim e kendim… Edhe nepunesit qe jane ne sherbim, do te japin provim ne gjuhen shqipe. Te zotet do te konfirmohen, te tjeret per nje kohe te mesojne, po qe se duan te mbeten ne sherbim”. (“Perlindja”, 30.08.1913). Ndoshta (besojme te jene arsye shoqerore te perkohshme), edhe njefare qendrimi kozmopolit a prirja intelektualiste per t’u dukur i ditur e i mesuar para te tjereve e edhe kryemevetja e ndonje shkruesi, folesi etj. Ndoshta, edhe njefare shkujdesjeje a pakujdesie.

Nje arsye subjektive madhore, na duket se gjendet te roli i shtetit. Teorikisht, duket se shteti ka nje politike gjuhesore qe u pergjigjet kerkesave objektive te zhvillimit, te pasurimit e te pastrimit te metejshem te gjuhes standarde shqipe, perderisa Kushtetuta e Shqiperise, me nje nen te posacem merr ne mbrojtje trashegimine kulturore dhe gjuhen kombetare. Por, praktikisht, na duket sikur shteti ose nuk e ka autoritetin e duhur, ose nuk pyet per gjuhen, perderisa nuk e shohim ta institucionalizoje e as ta vleresoje sadopak mendimin shkencor por edhe publik (ky i fundit ka dale edhe me thirrje ne shtyp) per ta ruajtur e cuar me tej pastertine e gjuhes sipas parimeve e kritereve shkencore, perderisa shteti e ben nje sy qorr e nje vesh te shurdher per emertime shitoresh e veprimtarish, per reklama e tabela, per etiketa, per fjalen angleze open pas fjales shqipe hapur ne dyer dyqanesh, sikur ne Shqiperi te kishte dygjuhesi, perderisa vete veprimtaria shteterore qe jepet per t’u pasqyruar ne mjetet e informimit masiv e vete botimet e shtetit lene nje shije jo fort te kendshme ne pune te perdorimit te fjaleve te huaja, perderisa shteti ende nuk ka vendosur me ligj redaktorin gjuhesor.

Fjalet e huaja te panevojshme (me se shumti, anglicizma) ne mjetet e informimit masiv jane te tilla qe nuk i kerkon as ligjerimi i ngritur (p.sh. ky shou u mundesua nga …; ka nje bekgraund te pasur; ka asistuar ne…; Turqia merr lidershipin e BE-se; eshte nje triangel; komision bipartizan; shqyrtoi veprat e paraqitura ne kompeticion; nen promocionin e nje politike; Moisiu in Nano’s ****; luku i saj terheqes; ligji i luftes eshte nje nonsens; mori pjese edhe first-leidy; etj.), as ligjerimi i perditshem (shih, p.sh. qe, per te thene se ndeshja mund te shihet pa pagese, ne gazete shkruhet per ta pare ndeshjen free dhe per na mesuar si lahen petkat, ne reklame degjohet: menyre e larjes perfekte; per tullat: tulla me cilesi perfekte; kurse ne nje lajm, per koshat e plehrave thuhet: inekzistenca e koshave te plehrave, dhe per karnavalet: nuk kane resurse per karnavalet).

Fjale te tilla te huaja jane te papranueshme. Per disa arsye:

1. Sic dihet, gjuha eshte nje ndermarrje bashkepunimi e ortakerie: lexuesi, shikuesi a degjuesi eshte ortak i shkruesit a i folesit. Eshte e vertete se ka nje lexues, shikues a degjues, pergjithesisht me nivel jo te vogel kulturor, me nje fjalor aktiv e pasiv, gjithashtu, jo te vogel, madje, nje pjese, edhe me njohje gjuhesh te huaja. Por ka edhe nje lexues qe nuk e ka kete nivel e kur perdoren fjale te huaja, bashkepunimi e ortakeria prishen, sepse demtohet aftesia kumtuese e shprehese e thenies, demtohet qartesia e kuptueshmeria e saj. mbase, edhe ata me nivel jo te vogel kulturor nuk do t’i kuptonin te thena te tilla: strukturat e bujqesise do te jene agresive…; kerkojme promocion agresiv per implementimin e ligjit antiduhan; kopje libri te dekoruara me ar; monedhat jane konservuar; dosje qe jane ekzekutuar; ceshtja do te kete nje solucion; divizioni i energjise elektrike…; konkurrence e konkordancave; ne substance … (= ne thelb) etj.

2. Nder fjalet e shenjuara stilistikisht ne faqet e gazetave (kryesisht ne kryeartikuj, ne artikuj publicistike e shkencore etj.), sic dihet, me se pari, jane ato librore. E, fjala e huaj tingellon domosdo librore ne krahasim me fjalen vendesore. Pra, jo vetem, thjesht si te huaja, por si librore, ato e rendojne gjuhen dhe vete mjetin e informimit masiv.

3. Natyrisht, gazetat, televizioni e radioja, si mjete te informimit masiv, kane edhe shkrime e emisione me rreze te gjere, nga te gjitha fushat e jetes, pra, edhe shkencore, teknike, fetare etj. Nderkaq, lexuesit, shikuesit e degjuesit u perkasin grupeve te ndryshme sipas shkollimit, profesionit etj. dhe i duan te tilla shkrime e emisione. Kjo do te thote qe nuk mund te mos kete shkrime e emisione qe u perkasin rretheve te tilla lexuesish, shikuesish e degjuesish; kjo do te thote, atehere qe nuk mund te mos intelektualizohet gjuha e shkrimit a e emisionit e nuk mund te mos perdoren fjale te shkences, te teknikes etj. (terma), pra, nuk mund te mos kete ne keto shkrime e emisione vlera te domosdoshme gjuhesore nderkombetare, qe pasqyrojne zhvillimin e kultures boterore (nderkombetarizma - fjale nderkombetare, huazime te vjetra greke, huazime latine, angleze, italiane etj.). Ketu, sigurisht ortakeria e thjeshtesia mund te mos jene te kenaqshme. Por ajo qe eshte per t’u qortuar ne mjetet tona te informimit masiv eshte: a) perdoren te tilla fjale te huaja, jo vetem ne tekste shume speciale (qe gjithsesi, te tilla tekste nuk duhet te kene vend aty sepse shtypi, televizioni, radioja nuk jane tubime specialistesh, financieresh, mjekesh etj.), por edhe ne tekste me karakter shkencor-popullarizues e edhe me keq, edhe ne shkrime, emisione etj. te zakonshme [shih, p.sh.: promocioni, ashtu sic eshte, s’mund te perballoje sfida, si duhanpirja dhe obeziteti; forma nuk eshte ne vetvete evil, thoshte …; pornografia ndahet ne soft dhe hard; skuqja e fytyres qe themi se zgjat pese ore, quhet flashing; ju mund te merrni nje pije free (njoftim e reklame); living room show prezanton live ne Tirane (reklame) etj.]. b) Nuk kerkohen terma te motivueshem, te analizueshem nga pikepamja kuptimore e fjaleformuese, domethene, nuk kerkohen fjale shqipe, formime shqipe a edhe huazime te perkthyera nga ndonje gjuhe e huaj (gjuhesisht: kalke). Nje shembull. Kohe me pare, per ndertesat shumekateshe qe u shkaterruan barbarisht me 11 shtator ne Amerike, u perdor fjala billding, madje, gazetari televiziv beri edhe shumesin billdingje. Kurse ne nje emision per Tokion u perdor fjala italiane gratac(i)ele, e cila eshte vete perkthim (kalk) nga anglishtja. Por, sipas gjedhes (model) popullore, ne shqipe ka nje formim shume te kendshem – rrokaqiell (si formimi popullor djegagur), me motivim te brendshem qe perputhet me nocionin “ndertese aq e larte sa rrok qiellin” e me shprehesi me te madhe edhe se perkthimi i dikurshem qiellgervishtes a qiellgerryes. Por, pikerisht te shprehesia e te motivimi i brendshem eshte edhe nje nga vlerat e fjales vendese ose te formimit vendes dhe nje nder mundesite per ta debuar fjalen e huaj te panevojshme. c) Nuk ruhen lidhjet me gjuhen e gjalle te popullit e nuk shfrytezohet gjuha e popullit. Perfundimi: jemi ne udhe te kundert me demokratizimin e metejshem te gjuhes se gazetes, te televizionit a te radios.

4. Perdorimi pa vend i fjales se huaj e burokratizon gjuhen e shtypit, te televizioneve e te radiove. Ne permasa te ndryshme, kete soj burokratizimi e sheh ne mjetet tona te informimit masiv. Fjale a shprehje te huaja, te marra drejtperdrejt a te perkthyera drejtperdrejt keq nga gjuhet e huaja, kryesisht nga anglishtja jane bere simbol e stil te kumtuari e jane kthyer gati-gati ne zhargon (staf e draft, impakt e implementim, selektoj e artikuloj, certifikoj e involvohem, eficense e bekgraund, shou e emergjence, kompeticion e prioritet, asistoj e inicioj, lider e lidership, risk e resurs, lancoj e monitoroj, promocion e akses, opsion e handikap, suport e suportoj, supervizoj e investigoj, prononcim e kontestim, evazion fiskal e ne respekt / te ligjit etj.). Jo rralle, ato deshmojne jo vetem per thenie stereotipe, por edhe per keqkuptime e gabime ne shprehjen e mendimeve (shih, p.sh. pasi u instalua qeveria e re / u instaluan police rreth ambasades; strategji e instaluar; sherbim inteligjent / per sherbim zbulimi; policia veproi sipas inteligjences; veprimtaria e Etnas nuk mund te predikohet / nga predict(!) parathem, parashikoj; te procedojme me nje politike te re; operojne jashte ligjit / kam operuar ne te gjithe territorin; ajo qe duhet ekzekutuar ne kete cast; shnderrim aksidental; polici kriminale; borxh korent; per promovimin e grave ne zgjedhje etj.).

Le ta shpjegojme problemin me gjuhesisht. Sic dihet, shqipja ka aftesine t’i pervetesoje fjalet e huaja per nga shqiptimi, per nga shkrimi, per nga ndertimi gramatikor etj. Kujtojme hand’s (ne futboll), ne shqipe ence, ~ja si lule, ~ja (tashme, kjo eshte shqiperuar me goditje e lire), boycott, ne shqipe bojkotoj, si punoj etj. Kjo duket, sikur eshte e mire. E mire, sepse fjala e ardhur mund te mos ndihet si e huaj. Por, ne te vertete eshte e demshme, sepse subjektivisht hapet rruga per te depertuar edhe fjale te huaja te panevojshme, ngaqe u vishet natyra shqiptimore, drejtshkrimore, morfologjike etj. e shqipes, pra duken si te ishin fjale shqipe (shih, p.sh. surprizoj, killer, ~i, uikend, ~i, marinsa, fansa; etj. / te marinsa e fansa ruhet edhe shumesi i anglishtes; fan eshte shkurtim i fanatic) e kesisoj, jane miq te rreme te gjuhes shqipe.

Atehere, qe subjektivisht, te mos hapet shtegu per te depertuar fjale te huaja te panevojshme, sidomos ne mjetet tona te informimit masiv, a mund te biem ne nje mendje e te vendosim nje kriter themelor per pranimin ose mospranimin e tyre? Kriteri mund te ishte vlera e fjales se huaj ne gjuhen shqipe standarde. Sipas ketij kriteri, ne qofte se fjalet e huaja nuk shenojne sende, nocione, koncepte e dukuri te reja, nuk kane ngjyresa te reja kuptimore ose shprehese – emocionuese e stilistikore per gjuhen shqipe standarde, nuk ka pse te pranohen. Perse? Sepse jane thjesht dysore (dublete) te fjaleve shqipe. Duke qene dysore, ato nuk sjellin as rritje sasiore te fjalorit (leksikut) te shqipes, domethene nuk zene dot qeliza te tij te zbrazeta e aq me pak, nuk sjellin ndonje ndikim cilesor ne te. Perse? Sepse dysoret e huaj jane zakonisht te pjesshem, me pak percaktues, me pak shprehes (krahaso, p.sh. handikap dhe pengese, absentizem dhe mosmarrje pjese ne zgjedhje etj.); ne mjaft raste ata jane ne anerruge (periferi) te gjuhes, si shume librore a si terma teper te ngushte e speciale (krahaso, p.sh. konvertibilitet dhe kthyeshmeri), ose jane ne shtresat pasive te fjalorit (leksikut) (krahaso, p.sh. finish dhe mberritje); kane perdorim te kufizuar, sepse, sic u tha, nga pikepamja stilistikore i perkasin fjalorit te librave (leksikut libror). Pergjithesisht, fjala e huaj vjen me strukture te thjeshtezuar kuptimore e nuk e zgjeron me tej permbajtjen e saj kuptimore. Perse? Sepse sistemi fjalesor (leksikor) i shqipes reagon ta nxjerre jashte fjalen e huaj a me prejardhje te huaj. Per pasoje, te gjitha proceset kuptimore (zhvillimi i nje kuptimi te ri etj.) do te ndodhin te fjala shqipe: ajo do te perforcohet ne gjuhe, vellimi i saj kuptimor do te zgjerohet, kurse dysori i huaj ka prirje te shkoje drejt periferise ose drejt rregjimit. Keshtu, p.sh., per nocionin “ai qe qellon mire ne shenje” shqipja ka fjalen popullore shenjetar, qe dokumentohet ne Kartoteken e leksikut te shqipes qe ne vitet ’30 te shekullit te kaluar. Per arsye subjektive (njohje e pamjaftueshme e fjalorit te shqipes etj.) hyri fjala e huaj snaiper. Por, fjala e huaj nuk arriti te zgjerohej me kuptimin e figurshem “ai qe qellon mire kur flet, ai qe i bie shenjes”, kuptim qe eshte zhvilluar e gjallon te dysori shqip shenjetar. Edhe po te ndodhe qe fjala e huaj te zhvilloje nje kuptim te ri ne shqipe (kjo ndodh rralle), do te kemi kufizime te karakterit stilistikor: prejardhja e huaj e fjales e percakton vendin e te tilla kuptimeve, sic u tha, si librore (krahaso, p.sh. balast dhe barre). Te fjalet qe shenojne nocione politiko-shoqerore, kulturore a jetesore, i vetmi “zhvillim i tyre kuptimor” eshte ai vleresues-emocionues; madje, ngjyrimi vleresues-emocionues eshte arsyeja e pranimit te tyre ne gjuhe e sidomos, ne stilin publicistik. Krahaso, p.sh., lider e lidership. Ne te kaluaren, keto njesi e te tjera si keto, me permbajtje politiko-shoqerore shenonin ndryshime te karakterit ideologjik, politik e shoqeror dhe si ideologjizma e politicizma, nuk mund te kishin te njejtin ngjyrim (konotacion), domethene, nuk perputheshin ngjyrimet vleresuese-emocionuese midis fjales angleze ne anglishte dhe fjales angleze ne shqipe. Ne anglishte te tilla njesi jane asnjanese; ne shqipen kishin ngjyrese mospelqimi; krahaso theniet: lideret perendimore …, por udheheqesit e Partise dhe te shtetit… Sot keto fjale nuk e kane kete ngjyrim, sot kane mberritur ne kuptimin fillestar (denotacionin) qe kane ne gjuhen angleze, domethene, ato dalin teresisht si dysore krejt te panevojshem te fjaleve shqipe udheheqes e udheheqje/udheheqesì e prandaj perdorimi i tyre ne mjetet e informimit masiv eshte i gabuar. (Sigurisht, ka edhe arsye te tjera gjuhesore ne te mire te mosperdorimit te dysorit te huaj). Sipas ketij gjykimi, rritja subjektive e numrit te fjaleve te huaja do te ishte thyerje e standardit, e normes leksikore e stilistikore te shqipes. Ne kete hulli mendojme se mund te shihet perdorimi dhe shperdorimi i fjaleve te huaja a me prejardhje te huaj ne mjetet e sotme te informimit masiv dhe perpjekja e metejshme per pastrimin e tyre e ne pergjithesi, te shqipes standarde nga fjale te huaja te panevojshme.

A mund te quhet purizem perpjekja per te mos pranuar fjale te huaja te panevojshme ose per t’i zevendesuar ato me fjale a me formime shqipe?

Jemi te bindur se nuk mund te kete ne rrethet tona mediatike ndonje mendim qe e barabit kerkesen per te mos perdorur fjale te huaja te panevojshme me purizem, kur sic dihet, lufta per pastertine e shqipes ka qene e eshte edhe vete historia e qenia e saj. sidoqofte, le te pergjigjemi shkurt.

Kur flitet per pastertine e gjuhes, ceshtja me e pare qe mund te shqyrtohet eshte, sic u tha, ajo e fjaleve te huaja a me prejardhje te huaj. Dikush mund ta shohe hyrjen e fjales se huaj ne gjuhe si praje, si infektim. A jane te gjitha fjalet e huaja te tilla? Sigurisht, jo. Njihet teorikisht qe sendi a dukuria (le te themi nje shpikje teknike a teknologjike, nje loje etj.) hyn nga jashte bashke me fjalen, me te cilen shenohet. Ne latinishte, p.sh. ka shume huazime nga greqishtja. Por, po te ecim me tej ne histori, do te shohim se shume fjale teknike, shkencore etj., qe i quajme greke, kane ardhur nga pertej tokes greke: zenit, algjeber, algoritem, gjeni, kaliber etj. jane fjale arabe. Pra, huazime ka ne cdo kohe e nga shume drejtime, madje, mund te thuhet se huazimi eshte po aq i vjeter sa edhe qyteterimi, sepse nje send i dobishem a nje koncept nuk mund te krijohet dy here dhe mund te kaloje nga nje popull te nje tjeter bashke me fjalen qe e shenon. Fjala eshte dokument historik. Etimologet shqiptare, prof. Eqerem Cabej, prof. Idriz Ajeti etj. kane vertetuar rolin dhenes edhe te shqipes. Pra, te nisesh nga nje fryme paragjykuese e t’i shpallesh kryekeput te pavlefshme te gjitha fjalet e huaja eshte mbrojtja me e padobishme dhe zgjidhja me e padrejte.

Ne menyre te thjeshtezuar, problemi i huazimit te nje fjale te huaj mund te shembullsohej keshtu: Une kam molle ne kopshtin tim, por mollet e fqinjit jane me te mira. A te mos i marr ne qofte se fqinji me jep ndonje kokerr? Por, a duhet t’i marr shume apo te zgjedh, sic zgjedh qengji majat e barerave? Po ne qofte se mollet e mia jane po kaq te mira a edhe me te mira, perse duhet te marr te fqinji? Gjykimi i dyte mund te ishte ky: Sic dihet, futja e mosfutja e nje fjale te huaj ne aksh gjuhe nuk ka te beje me gjuhesine. Gjuhesia e gjuhetaret ndihmojne per ta latuar gjuhen, por, sidoqofte, i shkojne prapa asaj. Tre shembuj: Kush mund ta pengonte qe termat e muzikes te hynin ne shume gjuhe nga italishtja? Kush mund ta dinte, per shembull qe fjala satelit e jo sputnik e rusishtes do te hynte ne fjalorin (leksikun) e gjuhes shqipe? Kush mund ta ndalte fjalen pizhame te urdishtes a shampo te indishtes te pushtonin shume gjuhe te Evropes? Pra, gjuhet nuk njohin kufij shteterore dhe as ligje bllokuese. Por, me tej se kaq, gjuhet kane bere e bejne te veten ne te mire te fjales vendese dhe kane mjete e mekanizma per ta bere kete. Keshtu, edhe shqipja. Ajo ka mjete e mekanizma ne te mire te vetvetes: natyra e saj, fjalori i saj (teresia e fjaleve te saj), niveli i zhvillimit te stileve te saj, mjetet e mundesite e saj fjaleformuese, mundesite e saj sintaksore etj. e bejne ate te tille. Megjithate, gjuha e sidomos gjuha standarde nuk mund te mos varet nga kushtet e shoqerise, nga njerezit qe e flasin ate, pra nga faktori subjektiv, vecanerisht, ai kulturor. Faktori subjektiv e sidomos, kulturor ne zhvillimin e gjuhes standarde shfaqet permes veprimtarise njerezore, e cila mund te formulohet edhe si program i politikes gjuhesore (kujtojme, p.sh. programin kulturor te Rilindjes Shqiptare), permes qendrimit estetik te shoqerise ndaj gjuhes,domethene, te shijes gjuhesore kolektive (kujtojme, p.sh. fjalen bashki: perdorej para Clirimit, doli nga perdorimi, rihyri) etj.

E thene me qarte, askush nuk eshte kunder kontakteve gjuhesore (ne fund te fundit, sic u cek, ato nuk varen nga deshirat) me gjuhen angleze e me gjuhe te tjera evropiane, kur ndihet e nevojshme per te pasuruar gjuhen. Por keto kontakte mund te jene, me se pari huazime te terthorta, domethene, perkthime sipas gjedheve (modeleve) fjaleformuese te gjuhes se huaj e jo huazime te drejtperdrejta e aq me pak, te panevojshme, kur e kemi fjalen shqipe a formimin shqip. (Ne paranteze, ne mendojme qe nuk ka nevoje te preken as ato fjale a terma me prejardhje te huaj, por me shtrirje e me tradite te gjere perdorimi sepse gjuha parapelqen dysorin me te vjeter, ngaqe e ka pervetesuar ate; atehere, me mire paraprojekt se draft, me mire personel se staf, me mire dosje se fail, me mire kontradikte se kontradiksion etj.). Kesisoj, pastertia eshte mundesia per te ruajtur vlerat gjuhesore e kulturore kombetare, kurse purizmi eshte pastrim me cdo kusht, per te nxjerre nga gjuha standarde cdo fjale te huaj. Prandaj, perpjekjet per pastertine e gjuhes shqipe standarde duhen vleresuar gjithnje te dobishme. Vleresimi i kundert do te ishte me pasoja te demshme.

Por, a duhet pasur frike nga fjala e huaj e panevojshme? Duhet pasur njefare frike, sepse duke u perdorur shpesh, krijohet trualli per t’u futur ne gjuhe, per t’u ngulur ne trupin e shendoshe te gjuhes shqipe standarde, sic thote Qemal Murati (Prishtine), “si rriqra e t’i thithin gjakun e shendoshe pa u ndier” (sic ka hyre, p.sh. sipas nesh, perkthimi i gabuar vija e verdhe ne ndertim nga italishtja // ajo nuk eshte vije e verdhe, por vije e gjelber) e nuk do te jete e lehte te shkulen. Dhe, gjuhesisht njihen mekanizmat e menyrat e hyrjes ne gjuhe.

Atehere, ne – populli, gazetaret, shkrimtaret, gjuhetaret etj. cfare kemi ne dore? Ne kemi ne dore ligjerimin tone, te folurin tone, librat tane, emisionet tona, tekstet ose kontekstet tona, kulturen tone te ligjerimit, zgjedhjen e fjaleve e deri ne njefare shkalle, edhe fjaloret tane (shpjegues, dygjuhesh etj.). Shembull per t’u ndjekur jane, p.sh. njerezit e futbollit e fjalori (fjalet e shprehjet) sportiv i futbollit. Tashme, jane zhdukur nga fjalori i tyre e fjalori yne fjalet e huaja ence, gardaline, aut, penallti, faull etj. e ne vend te tyre perdoren fjale, formime etj. shqipe.

Ku mund te gjendet fjala shqipe? Gazetaret, publicistet e politikanet e dine fort mire. Me se pari, te visari popullor. Edhe per arsye historike qe dihen. Nga visari popullor, - thote prof. Androkli Kostallari “mund te jete thithur e aktivizuar nga gjuha letrare e shkruar jo me shume se 60%”. Pra, ka nje baze popullore shume te fuqishme nga mund te huazoje gjuha jone e gazetes, e televizionit, e intervistes, e fjalimit etj., para se te huazoje nga anglishtja, italishtja etj. (pse, a nuk mundet, p.sh. qe fjala perfush / vjen nga e folmja e Gurit te Bardhe, Mat, hetuar nga Rakib Lasku / ta zevendesoje mirefilli fjalen e huaj ekspozoj ne kuptim te figurshem?). Nje baze tjeter e fuqishme jane formimet brenda shqipes, sipas gjedheve te saj fjaleformuese (p.sh. peruroj per inaguroj, ndjeshmeroj per sensibilizoj etj.). Edhe huazimet e terthorta, sic u tha, mund te pelqehen (p.sh., a mund te themi njesit me detyre te posacme ne vend te task force ose beshmeri ne vend te fizibilitet?). Bejne pune edhe shqiperimet e pjesshme (parashtesa, prapashtesa etj. shqipe; p.sh., s’kemi pse themi panevropian, themi mbarevropian; ne vend te parking themi parkim; ne vend te bipartizan themi dypartiak etj.).

Besojme se ka libra te mjaftueshem per t’u keshilluar per fjalen shqipe. Jane fjaloret shpjegues te gjuhes se sotme shqipe (1954, 1980, 1984, 2002, 2006), fjalori “Per pastertine e gjuhes shqipe”, fjaloret e sinonimeve te shqipes, fjaloret e posacem te degeve te shkencave (terminologjike) te Institutit te Gjuhesise dhe te Letersise, te Akademise Ushtarake etj., “Fjalor i fjaleve te huaja” (Prishtine), “Fjalor i gjuhes shqipe” i Mehmet Elezit e shume fjalore te tjere krahinore te shqipes, “Gjuha letrare shqipe per te gjithe”, A. Xhuvani, vepra I, dy revistat “Gjuha jone” (Tirane), “Gjuha shqipe” (Prishtine), “Gramatika e gabimeve” (Shkup) etj. Mund te kishte edhe nje “Fjalor i shtypit”, sic e kane edhe gjuhe te tjera. Me mire se gazetaret nuk mund ta beje kush kete fjalor. Por, sigurisht, per fjale te tilla, si alinjohem (nuk pranon te alinjohet me …), alokoj (alokoj fonde), anuncoj, bajpas (Tirana eshte pa bajpase), benefit, bestseller, billbord (sa kushtojne billbordet?), bllekaut (Shqiperia ne bllekaut per dy ore), crucial, dekonfliktoj, diklin (profil ne diklin / anglisht decline), disponsibel, disraport, distributor, dominance, eficense, egzibicionist, eksit-poll (nuk kemi eksit poll), elaboroj, embarkoj, feirplei, fragile / fraxhile, frustrim, (realiteti shqiptar apo gjeneza e frustrimit), fulltaim, gjeneroz, i induktuar, impostoj, indikator (indikatore ekonomike), inefikas, insert (sa te bejme gati nje insert), inovativ, intension (do te njoftoj per intensionet e qeverise), interferoj, involvohem, irracionalitet, kast (pjese e kastit realizues), koherence, kompatabilitet, kompetitiv (avantazh kompetitiv), komportohet, konfident, konsistent, konstituohet, kontagioz (semundje kontagioze), kooperacion (kooperacioni italian), koperture, korent (borxh korent), lendfill, mental (gjendje e mire mentale), moderacion, multifaktoral, multiplikatoj, nominoj (ka nominuar nje panele komentatoresh), obligativ, obstruktiv, oshilacion, overdoze, parttaim, performance, prevaloj (prevalon e drejta e votes), previzion, prezumohem, probabilisht, promocion, promocional (aktivitet promocional), relaks, reputacion, rest (Perendimi eshte kunder restit te botes), restriksion, rokbande, spot, substancial, supervizoj, toplist, trend (ka nje trend pozitiv), vokabular, star (botoi starin e filmit), rikapitullim (per te bere nje rikapitullim), loboj (interesi i atyre qe e lobojne), superficialitet (tregues i superficialitetit te vizioneve te tij), menaxherial (gjendja menaxheriale), interceinxh (te interceinxhi, te ura …), underground (u fut ne nje underground), workshop (ndiqni nje speciale rreth nje workshopi per vlerat e …) etj. librat e mesiperm nuk mund te vlejne. Per to duhen fjalore dygjuhesh, sidomos, anglisht-shqip.

Ka botime te huaja qe tregojne si ta mbaje doren nje fjalimmbajtes kur pershendet ne nje takim popullor. Mire. Por, me shume se kaq, fjalimmbajtesit a te intervistuarit i duhet te perzgjedhe e te zgjedhe fjalen se e ka per te tjeret e jo per vete. Gjuha eshte e te gjitheve dhe ruhet e zhvillohet nga te gjithe; por shtypi, televizionet e radiot kane nje rol te vecante sepse kane shume lexues, shikues e degjues. Ka nje lexues, shikues a degjues kritik, qe e dallon c’eshte e drejte dhe c’eshte e gabuar; por ka edhe nje tjeter, qe ne menyre te pavullnetshme mund te pervetesoje edhe ate qe eshte e gabuar, ne rastin tone, fjalen e huaj te pavend. Prandaj mjetet e informimit masiv mund te ruajne veten, por mund te ruajne edhe te tjeret. Gjuha eshte kulture qe mesohet e edukohet. E, mjetet e informimit masiv kane ndikim te fuqishem ne mesimin dhe edukimin e te tjereve me kulturen e gjuhes, sepse kane ne dore fjalen, sepse jane propagandues e organizatore masive, sepse rrokin te gjitha anet e jetes shoqerore, prodhuese e kulturore, sepse i njohin ne menyre te drejtperdrejte rrethet me te gjera te lexuesve, te shikuesve e te degjuesve me dukurite e reja etj. Nuk mund te harrohet, gjithashtu, se u japim femijeve tane fjalorin e se ardhmes: femijet e marrin kete fjalor e kete gjuhe aty ku e solli brezi i meparshem. E, brezi i meparshem jemi ne. Atehere, le t’u mesojme atyre nis e filloj ne vend te startoj, miush ne vend te maus, burim ne vend te resurs, kryendeshje ne vend te derbi, rrokaqiell ne vend te gratac(i)ele, gare ne vend te kompeticion, i pernderuar ne vend te reverend, ujor ne vend te hidrik, perkeqesoj ne vend te agravoj, vertetesoj ne vend te konfirmoj e shume e shume te tjera! Shekspiri thote: (“Ku ka deshire / per te bere dicka, gjendet edhe rruga” (Where there is a Will, there is a Way), kurse profesor Ahmet Kamberi shkruan (ne “Revista Shqiptare e Kardiologeve”, 1, 2004, f. 9): “Ekziston sot nje faktor shume i fuqishem qe mund te ndihmonte ne zhvillimin e shendetit te pergjithshem. Ky faktor eshte media. Po te pajiseshin gazetaret me njohurite e per kuptimin e shendetit, ata do te luanin nje rol te jashtezakonshem ne dobi te tij, duke ndikuar si individin, ashtu edhe shtetin e shoqerine”. Le t’i paralelizojme thenien e dramaturgut te madh dhe thenien e mjekut te nderuar: Mjetet e informimit masiv e gazetaret kane ne dore edhe shendetin e gjuhes.

Ç'farë ndodhi me letrën e 20-të profesorëve dërguar kryeministrit shqiptar Edi Rama : Ndalo shkatërrimin e shqipes nga "akademikët"



Historianë, botues e përkthyes i kanë dërguar një vit më parë një letër kryeministrit Edi  Rama, përmes së cilës kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në mbrojtje të gjuhës shqipe. Gjuhëtarë si Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Valter Memisha, Kristina Jorgaqi, Rami Memushaj, Hajri Shehu, shkrimtarë si Kiço Blushi, Nasi Lera e Moikom Zeqo, historianë si Kristo Frashëri e Pëllumb Xhufi etj., në letrën e tyre shfaqin pakënaqësinë e tyre për punimet dhe vendimet e Këshillit Ndërakademik që, sipas tyre, po dëmton standardin.

Në kuadër të debateve të pafundme për ndryshimet (deri tani të pazbatueshme) të bëra nga Këshilli Ndërakademik, intelektualët thonë se tani është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë.


LETRA

I nderuar zoti Kryeministër,

Të shtyrë nga gjendja në të cilën është lënë sot përdorimi publik i gjuhës shqipe dhe nga ndjenja e detyrës qytetare, po ju drejtohemi me këtë letër të hapur.

Krijimi i gjuhës së shkruar të përbashkët përbën një nga arritjet më madhore të kombit shqiptar. Njësimin e gjuhës letrare shqipe Kongresi i Drejtshkrimit e pa në thelb - dhe ky është vështrimi i vetëm me të vërtetë shkencor - si parakusht të kulturimit të jetës së shoqërisë dhe si shtytës kryesor të qytetërimit të vendit. Ky njësim nuk qe thjesht zgjedhje e një luleje mes disa lulesh, por përzgjedhje e kristalizim i një sistemi, i cili, më mirë se cilido tjetër, kishte arritur të përfaqësonte gjithçka të mirë të krijuar e të ruajtur me mund e flijim në të shkuarën, dhe, krahas kësaj, vetë prirjen e natyrshme të çdo gjuhe të lëvruar për të ecur drejt begatimit të mëtejshëm e për të marrë pas në këtë rrugë brezat e rinj të një populli. Kjo u arrit duke përgjithësuar në mënyrë shkencore gjithë përvojën e shkrimit dhe të përpunimit të gjuhës shqipe, gjithë frymën e përpjekjeve për të arritur në një gjuhë letrare të njësuar, si thelb i konvergjencës së kombit shqiptar.

Shqipja e njësuar e sanksionuar nga ky Kongres dhe e pranuar në mënyrë plebishitare nga të gjitha gjymtyrët e kombit, u bë mjeti i shprehjes së mendimit shkencor, i ligjërimit të shkruar të të gjitha fushave e stileve, i ligjërimit të folur publik dhe i komunikimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të trojeve etnike, të diasporës dhe të mërgatës. Duke parë këtë rritje cilësore dhe shtrirje të gjuhës letrare, mund të thuhet pa mëdyshje se në rrjedhën e përpjekjeve për gjuhën e njësuar nuk ka arritje më të madhe se Kongresi i Drejtshkrimit. Parimet dhe vendimet e tij - parë me paanësi, largpamësi, qytetari dhe atdhetari - përbëjnë një themel të shëndoshë, të palëkundur e të pazëvendësueshëm për zhvillimin e gjuhës, rrjedhimisht për ngritjen kulturore dhe forcimin e bashkëveprimit e të bashkëpunimit kombëtar.

Për rreth dy dhjetëvjeçarë pas Kongresit gjuha shqipe jo vetëm nuk njohu shpërdorime e kriza zhvillimi, por dëshmoi të gjitha aftësitë e saj të mrekullueshme për të pasqyruar me fuqinë e fjalës çdo krijim të shëndoshë të mendjes dhe të shpirtit njerëzor. Gjuha letrare shqipe mori shtrirje mbarëkombëtare dhe u bë tipari kryesor që dallonte kulturën nga kinsekultura, prirjen shoqërore për përparim nga amullia dhe zvetënimi. Në atë periudhë gjuha shqipe njohu një lëvrim, fuqizim e pasurim, që vështirë ta kishin përfytyruar edhe vetë veprimtarët e shquar të Kongresit.

E kundërta ka ndodhur e po ndodh në periudhën vijuese. Gjuha letrare shqipe iu nënshtrua nga qarqe të caktuara një sulmi që e turpëron shtetin shqiptar dhe që sjell në kujtesë periudhat e zymta e të errëta historike, kur lëvrimi i saj ishte i padëshiruar dhe luftohej me të gjitha mjetet. Kjo periudhë dëshmon, gjithashtu, se ç'ndodh me këtë pasuri mbarëkombëtare dhe tipar themelor të identitetit tonë kombëtar kur shteti heq dorë nga detyrimi i shenjtë për ta mbrojtur dhe lejon me papërgjegjësi rrënimin e saj. Tanimë është e qartë për këdo që vë interesat e vendit dhe të shoqërisë mbi gjithçka, se goditjet ndaj gjuhës letrare shqipe dhe Kongresit të Drejtshkrimit janë pjesë thelbësore e goditjeve të shpeshtuara shpërbërëse që vijnë nga anë të ndryshme.

Shqipja e njësuar, që meriton të cilësohet si përfaqësuesja e vetme e mbarë gjuhës shqipe falë shkallës së lartë të kodifikimit në të gjitha nënsistemet e saj, falë zhvillimit të cilësive shprehëse kuptimore e estetike pakrahasimisht të larta, falë pasurisë dhe shtrirjes mbarëkombëtare, përballet në këta 23 vjet me dy ndikime rrënuese. Së pari, përdorimi i saj në të gjitha fushat - nga arsimi te dokumentet zyrtare, te kultura librore, te mjetet e shtypit - është lënë plotësisht jashtë çdo kontrolli, në kundërshtim të hapur me praktikën e vendeve të qytetëruara. Së dyti, qendra më e lartë e shkencës shqiptare,

Akademia e Shkencave, në vend që të ngrinte, me forcën e plotfuqishme të së vërtetës, zërin e saj për këtë rrënim të kulturës kombëtare dhe të shpenzonte të gjithë fondin e vet financiar të dhënë nga shteti në mbrojtje të gjuhës shqipe, është bërë bashkëpunuese në goditjen kundër institucionit të shenjtë të gjuhës së njësuar të kombit, të vetmit mjet ku populli shqiptar i të gjitha trevave gjen mundësinë pakrahasimisht më të lartë të identifikimit dhe të komunikimit.

Të flasësh sot, pas gjithë përvojës së jashtëzakonshme që është grumbulluar në lëvrimin e gjuhës së njësuar shqipe, për mangësitë e drejtshkrimit, të cilat qenkan bërë shkas i keqpërdorimit të gjuhës shqipe, është jo vetëm krejt e pasaktë shkencërisht, por dhe një veprim i padenjë edhe për një qytetar të rëndomtë. Kjo do të thotë të mohosh gjithë historinë e përpjekjeve për të arritur deri tek akti historik i njësimit të gjuhës, kjo do të thotë të mohosh vetë arritjet e shkëlqyera dhe të jashtëzakonshme të kësaj gjuhe të njësuar.

Kjo nuk duhet lejuar të ndodhë. Nuk duhet lejuar të ndodhë vulgarizimi dhe zhargonizimi i gjuhës sonë letrare, nuk duhet lejuar që gjuha jonë e bukur shqipe, vlerat estetike dhe traditat e saj të merren nëpër këmbë. Shkrimi dhe shqiptimi i drejtë dhe i plotë i gjuhës shqipe është shenja e parë e qytetarisë. Çdo mohim i kësaj së vërtete është kundërshkencor, kundërqytetar dhe kundëratdhetar.

Dhe për çështjen e madhe të mbrojtjes dhe lëvrimit të shqipes letrare në përputhje me vendimet historike të Kongresit të Drejtshkrimit ia vlen të bëhet çdo përpjekje dhe të mobilizohet e gjithë shoqëria. Këtu nuk ka vend për liberalizma naivë, as për eksperimentime teorish të ndërtuara në rërë. Nuk na lejohet të shkelim e të zhvlerësojmë veprën e ndritur dhe të shenjtë të lëvruesve të gjuhës shqipe dhe të gjuhëtarëve atdhedashës, që me punën ngulmuese dhe diturinë e tyre ndërtuan kodet themelore të këtij mekanizmi me vlerë të paçmuar.

Është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta. Ndërhyrjet në të jo vetëm që nuk mund të lihen në dorën dhe gjykimin e një grushti "të diturish", por duhet të jenë pjesë e kujdesit dhe e vëmendjes më të lartë e të vazhdueshme të institucioneve publike dhe të shoqërisë. Gjuha shqipe nuk është pronë vetjake e askujt, ajo u përket të gjithë shqiptarëve të sotëm dhe jo vetëm këtyre, por edhe atyre që kanë jetuar para nesh, edhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kur flasim për shqipen, mjafton të kujtojmë emrat e atyre që lëvrimit dhe studimit të saj i kushtuan jetën, të atyre që e lartësuan në shkallën e një gjuhe letrare të admirueshme.

Kjo duhet t'i bëjë përdhosësit e shqipes të largohen nga rruga e tyre. Por shteti nuk ka përse ta lërë këtë në dorë të ndërgjegjes së askujt.

Tashmë është bërë e qartë se puna e Këshillit të quajtur "ndërakademik" ka hyrë në një rrugë të rrezikshme dhe ka shkaktuar shqetësim të thellë publik. Ajo ka dëmtuar rëndë edhe emrin e prestigjin e dikurshëm të Akademisë së Shkencave, që e ka lejuar të shkojë në atë drejtim. Është pa kuptim që shteti të japë para për shkatërrimin e gjuhës shqipe!

Zoti Kryeministër! Jemi të bindur se koha kërkon që qeveria të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj përpara shoqërisë dhe të ndalë dëmin e pafalshëm ndaj së shenjtës Gjuhë Shqipe! Historia do të na gjykojë të gjithë për sa do t'i përgjigjemi detyrës ndaj atdheut.

Me nderim,

Emil Lafe (gjuhëtar), Jorgji Gjinari (gjuhëtar), Xhevat Lloshi (gjuhëtar), Valter Memisha (gjuhëtar), Kristina Jorgaqi (gjuhëtare), Rami Memushaj (gjuhëtar), Hajri Shehu (gjuhëtar), Thoma Dhima (gjuhëtar), Nexhip Mërkuri (gjuhëtar), Mustafa Karapinjalli (gjuhëtar), Albert Riska (gjuhëtar), Kiço Blushi (shkrimtar), Nasi Lera (shkrimtar), Preng Cub Lleshi (shkrimtar), Moikom Zeqo (shkrimtar), Kristo Frashëri (historian), Pëllumb Xhufi (historian), Petrit Ymeri (botues), Naim Zoto (botues), Shpëtim Çuçka (përkthyes).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...