Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/29

25 shenjat dhe simptomat e sëmundjes Alzheimer

alzheimer-how-to-400x400
Nga Kristin Koch
Sëmundja Alzheimer është një gjendje fizike që prek trurin dhe që shkakton dëmtim të kujtesës dhe të të menduarit. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuro-patolog-u gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe prej tij sëmundja u emërtua Alzheimer. Me sëmundjen Alzheimer, mesazhet e trurit që dëmtohen, prishin lidhjen ndërmjet qelizave të trurit. Në këtë mënyrë, qelizat e trurit vdesin dhe kjo do të thotë që infomacioni nuk mundet më që të kujtohet, prodhohet. Ndërkohë që sëmundja Alzheimer prek çdo zonë të trurit, funksione të caktuara humbasin. Kujtimet e kohëve të fundit janë të parat që preken, por ndërkohë që sëmundja zhvillohet, edhe kujtesa afatgjatë dëmtohet. Sëmundja gjithashtu prek edhe shumë funksione të tjera të trurit dhe si pasojë shumë aspekte të sjelljes preken.
Format e sëmundjes Alzheimer
Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të sëmundjes Alzheimer: Sëmundja sporadike Alzheimer mund të prekë të rriturit në çfarëdolloj moshe, por zakonisht ndodh pas moshës 65 vjeçare. Kjo është një ndër llojet më të zakonshme të sëmundjes Alzheimer. Kërkuesit janë duke u munduar për të gjetur faktorët gjenetikë dhe mjedisorë që mund të ndikojnë në sëmundjen Alzheimer.
Sëmundja familjare Alzheimer që është forma më pak e zakonshme në të cilën sëmundja është kaluar direkt nga një brez në tjetrin. Nëse njëri nga prindërit ka një mutacion gjenetik, çdo fëmijë ka një shans prej 50% të zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Prezenca e këtij gjeni nënkupton që fëmija ka shumë mundësi që të zhvillojë sëmundjen Alzheimer, zakonisht në moshën 40 ose 50 vjeçare. Megjithatë, kjo lloj sëmundjeje prek një numër shumë të vogël njerëzish. Numri i personave që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer (Alzheimer’s disease)- (dobësi mendore e shkaktuar nga pleqëria)-në gjithë botën në vitin 2050 do të rritet deri në 5 herë. Në një konkluzion të tillë arritën ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sëmundja e Alzheimer-it nuk është quajtur më kot si “Sëmundja e shekullit të XXI-të”. Ajo diagnostikohet me vështirësi në stadet e para të zhvillimit të vet, ndërsa me kalimin e kohës i mohon njeriut mundësinë, aftësinë për t’u kujdesur për vetveten. Shkak për tu rënë këmbanave të alarmit në lidhje me këtë sëmundje u bë edhe fakti, se në qoftë se më parë ajo quhej short, fatkeqësi e atyre personave që i kishin kaluar të 80-at, këto kohët e fundit sëmundja është “rinuar si tepër në moshë”. Niveli i prekshmërisë nga ajo ra deri tek mosha 40-vjeçare.
Simptomat
“Një simptomë e vetme nuk tregon domosdoshmërisht nëse një person vuan nga Alzheimer apo nga humbja e rëndë e kujtesës,” thotë Raj Shah, nga Klinika Mjekësore Universitare në Çikago. Alzheimer shkaktohet nga humbja kronike e njohjes, duke ndikuar tek kujtesa. Ka shumë shkaqe të tjera për humbjen e kujtesës, përfshi mangësinë e vitaminës B12, SI dhe çrregullime të trurit, të tiroideve, veshkave dhe çrregullimeve të mëlçisë.
Diagnostikimi
Edhe nëse një person ka Alzheimer, kjo nuk do të thotë që jeta e tyre ka mbaruar. Një person me Alzheimer mund të bëjë një jetë kuptimplotë dhe plot produktivitet për shumë vite, por është e rëndësishme që të marrin diagnozën e duhur. Shpesh njerëzit kanë tendencën të marrin ndihmën vonë, vetëm kur gjendja e tyre përkeqësohet.

  1. Humbja e kujtesës
Humbja e rëndë e kujtesës dhe konfuzion nuk janë një pjesë normale e plakjes. Por harresa e shkaktuar nga stresi, ankthi ose depresioni janë të dëmshme, sidomos për dikë që është më i vjetër. “Ne të gjithë harrojmë detaje të bisedave që bëjmë me dikë, por një person me Alzheimer harron atë që sapo ndodhi, atë që sapo dikush tha” thotë Liza Gyther, bashkautore e “The Alzheimer’s Action Plan’.

  1. Ndërrimet e shpeshta të humorit
Është e zakonshme për dikë që vuan nga Alzheimer që të jenë shqetësuar ose në ankth. Atyre u ndryshon humori shpejt. Mërziten në disa vende të caktuara, ose fiksohen me detaje të veçanta. Gjendja e trazuar zakonisht shkaktohet nga frika, konfuzioni, lodhja dhe përpjekja për t’i dhënë kuptim një bote që u duket pa kuptim.
  1. Gjykimi i paaftë
Një person me Alzheimer fillon të marrë vendime që duken pa kuptim, të papërgjegjshme ose të papërshtatshme. Vihet re një largim i sjelljeve të dikurshme, si për shembull të vishesh në mënyrë të çuditshme në varë si të motit, dhe janë të pavendosur të zgjedhin se çfarë është e sigurtë për ta. Gyther thotë se “shumica e vendimeve lidhen me paratë. Personat që vuajnë nga Alzheimer fillojnë të shpenzojnë në mënyrë të pazakontë”.

  1. Probleme me paratë dhe shifrat
Personat me Alzheimer kanë vështirësi në procesin e të menduarit abstrakt, ndërkohë që sëmundja progreson, duke i bërë të vështira kuptimin e parave dhe shifrave. Harron të paguash faturat, të menaxhosh buxhetin e parave, madje dhe të harrosh se çfarë numrat përfaqësojnë.

  1. Vështirësi me detyrat familjare
Një person që harron e ka të vështirë të përfundojë dhe madje të fillojë detyrat e përditshme të cilat i ka bërë 100 herë gjatë jetës së tij më parë. Fillon të harrosh zakone e aktivitete të përditshme familjare, vendin ku rri me familjarët, lojën e preferuar që luan etj.

  1. Probleme me planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve
Ndërsa humbja e kujtesës zhvillohet, të afërmit e tu mund ta kenë të vështirë të përqendrohen  dhe të kuptojnë se u duhet ta përsërisin disa herë një veprim që t’ia ngulisin personit që vuan nga Alzheimer. Dhe këtu bëhet fjalë si për listën ushqimore që duhet blerë, receta e gatimit për një pjatë si dhe pagesat e faturave mujore.
  1. Vendosja e gjërave në vendin e gabuar
Të gjesh çelësat e makinës në frigorifer, telekomandën në sirtar apo të gjesh sendet e humbura në vende të çuditshme është një tregues i fortë se anëtari  i familjes suaj mund të vuajë nga Alzheimer. Edhe pse kemi tendencën ta lidhim humbjen e kujtesës me procesin e plakjes, njerëzit me Alzheimer harrojnë se ku vendosin objektet pas një periudhe të shkurtër kohe.
  1. Ngatërresa e kohës dhe vendit
Disorientimi për kohën dhe vendin, si të harrosh vendin ku jeton, të humbësh kollaj, të harrosh datat apo periudha kohore të jetës tënde, këtë e vuajnë personat që mbartin sëmundjen Alzheimer. “Çështja e vërtetë për Alzheimer ka të bëjë me perceptimin e kohës,” shpjegon Gyther. “5 minuta mund të duken si 5 orë, e kështu burri mendon se gruaja është larguar për orë, ose javë të tëra nga shtëpia’.
  1. Vështirësi në komunikim
Ndërsa sëmundja zhvillohet, aftësitë e komunikimit dhe gjuhësore të atij personi fillojnë të zbehen. Ai apo ajo mund ta ndalojë bisedën në gjysëm dhe nuk di më ta vazhdojë. Fjalori është i vështirë për ta. Personi lufton për të gjetur fjalën e duhur, ngatërron fjalë të caktuara me fjalë të tjera, shpik fjalë të reja.
  1. Flet përçart
Fatkeqësisht, rreth 60% e njerëzve me Alzheimer kanë tendencën të bëjnë veprime të pakontrolluara e të humbin shpesh. Shqetësimi, frika dhe konfuzioni në lidhje me kohës, paaftësia për të njohur njerëzit e afërt, vendet dhe objektet ndikojnë në komunikimin përçart. Në disa raste  personat me Alzheimer dalin nga shtëpia në mes të natës për arsye të ndryshme por pa një qëllim të caktuar.
  1. Veprime dhe fjalë të përsëritura
Përsëritja e vazhdueshme e fjalëve, deklaratave, pyetje apo aktivitete është vulë e sëmundjes Alzheimer. Ndonjëherë këto sjellje të përsëritura shkaktohen nga ankthi, mërzitja, apo frika e mjedisit që rrethohen.
  1. Probleme me marrëdhëniet vizuale ose hapësinore
Një simptomë e Alzheimer është problemet me shikimin. Njerëzit me Alzheimer kanë tendencën të kenë vështirësi gjatë leximit, gjykimit të distancave, përcaktimit të ngjyrave. Ata mund të shihen në pasqyrë dhe mendojnë se në dhomë ndodhet dikush tjetër ose mendojnë se po shikojnë një reflektim.
  1. Bëjnë veprime të paqëllimta
Nëse një i afërm i juaji shpesh bën veprimet të paqëllimta që në të vërtetë janë dhe pa kuptim, si të hapi dhe mbylli vazhdimisht një sirtar, të paketojë dhe ç’paketojë rrobat, ose të përsërisë kërkesa ose pyetje, kjo është shenjë e sëmundjes Alzheimer. Doktorët thonë se ata e bëjnë këtë gjë për t’u ndjerë produktivë ose të zënë me diçka.
  1. Veçimi nga të tjerët
Alzheimer është një sëmundje që të izolon e shpeshherë të bën të vetmuar, që pasohet me një mungesë të përgjithshme interesash për aktivitetet që të rrethojnë. Të bën të tërhiqesh nga familjarët dhe miqtë. Njerëzit me Alzheimer fillojnë të shkëpusin veten nga hobit e tyre, aktivitetet sociale, projektet e ndryshme, aktivitet sportive të preferuara.
  1. Të humbësh iniciativën dhe motivimin
Nëse apatia, humbja e interesit nëpër aktivitete sociale dhe hobit, ndodhin gjatë fazës së mesme të Alzheimerit atëherë këto ndodhin për shkak të depresionit. Rreth 40% e njerëzve me Alzheimer kanë depresion. Të identifikosh depresionin mund të jetë e vështirë. Personat e kanë të vështirë të artikulojnë ndjenjat e tyre.
  1. Nuk njeh familjarët dhe miqtë
Ndërkohë që sëmundja Alzheimer zhvillohet, personi fillon të mos njohë më anëtarët e familjes dhe miqtë. “Njohja nuk vjen dhe shkon në një moment të veçantë,” thotë Gyther. “Në përgjithësi njerëzit harrojnë çfarë ata kanë mësuar, apo me kë janë takuar. Është e vështirë të shpjegosh pse ndonjëherë ata mbajnë mend emrin e një fëmije dhe harrojnë emrin e tjetrit”.
  1. Humbin shqisën e të prekurit
Alzheimer ndikon në aftësitë motorike, duke ndërhyrë në aftësinë e personit të sëmurë për t’u veshur apo për t’u zhveshur, ose harron përdorimin e thikës e pirunit. Dridhja e duarve dhe gjendja e dobët, ose mpirjet janë shenja të një sëmundje tjetër që është Parkinson, por që ndikon tek Alzheimer.

  1. Kanë vështirësi në të veshur
Procesi i të veshurit është diçka e vështirë për pacientët me Alzheimer, të cilët ndonjëherë harrojnë dhe si të vishen, si të lidhin këpucët, apo si të shtrëngojnë rripin. Ata mund të veshin të njëjtën gjë vazhdimisht, duke harruar që ashtu ishin veshur një ditë më parë.
  1. Morespektimi i higjienës
Ndërsa sëmundja progreson, këto persona harrojnë të lajnë dhëmbët, të bëjnë banjë rregullisht, të ndërrojnë rrobat dhe të përdorin tualet. Ata harrojnë arsyen se pse duhet t’i lajnë dhëmbët. Harrojnë të krehin flokët, të heqin thonjtë, të rruhen.
  1. Harrojnë të hanë e të pinë
Njerëzit që vuajnë nga Alzheimer ndodh që të harrojnë vaktet e ushqimit, kryesisht nga arsyeja se kanë oreks të rënë dhe humbin interesin për ushqimin. Nga ana tjetër, ka nga ata persona që harrojnë që kanë ngrënë, dhe rrjedhimisht konsumojnë disa vakte gjatë ditës.
  1. Sjellje të papërshtatshme
Në fazën e mesme dhe të vonshme të sëmundjes Alzheimer, një person mund të fillojë të humbasë kontrollin e impulseve të tij duke vepruar dhe u sjellë në mënyra të papërshtatshme apo të pazakonta. “Ata mund të thonë gjëra pa takt, gjëra që nuk i kanë thënë kurrë më parë” thotë Gayther. Ata mund të harrojnë edhe që janë të martuar e nisin të flirtojnë ose të bëjnë veprime të papërshtatshme seksuale.
  1. Kanë iluzione dhe paranojë
Nga dyshimet irracionale, personat me Alzheimer, mund të kenë besime të rreme dhe deziluzionohen. Shpesh mendojnë sikur dikush i ndjek e do t’i vrasë. Rrjedhimisht, ata mund të fillojnë të përjetojnë halucinacione. Fillojnë të shohin, dëgjojnë, nuhasin apo shijojnë gjëra që në të vërtetë nuk janë fare aty.
  1. Agresioni verbal dhe fizik
Ndërsa sëmundja e Alzheimer përkeqësohet me kalimin e kohës, nuk është e pazakontë për dikë që të bëhet verbalisht dhe fizikisht i dhunshëm. Shpërthime verbale, që përfshijnë mallkimet, diskutimet, bërtitjet e kërcënimet janë të zakonshme. Ka edhe pacientë që godasin e shtyjnë kujdestarët e tyre.
  1. Vështirësi me gjumin
Disa simptoma të caktuara, si nervozizmi, lodhja, ankthi, axhitacioni, disorientimi dhe konfuzion, kanë tendencën të përkeqësojnë sëmundjen dhe ta bëjnë të vështirë jo vetëm ditën por edhe natën, duke rezultuar me vështirësi në procesin e gjumit. 20% e personave me alzheimer vuajnë nga çrregullimet e gjumit dhe pagjumësia.
  1. Sjelljet fëmijërore
Ekspertët thonë se personat me Alzheimer kanë tendencën të bëhen krejtësisht të varur nga një individ i caktuar, dhe vazhdimisht ndjekin vetëm ata. Sidomos kur ata ndodhen të hutuar apo të frikësuar. “Është shpesh rezultati i të ndjerit i frikësuar në një botë që i ngatërron ata, kështu që ata kanë nevojë për një person të cilit i besojnë,” shpjegon Gyther.

Çfarë efekti ka gjoksi i femrave tek meshkujt

Çfarë efekti ka gjoksi i femrave tek meshkujt
Ndalojnë trafikun
1
Meshkujt kanë tendencën të ndihmojnë më shumë femrat e bëshme. Në një eksperiment të një universiteti në Francë, vajza me masa të ndryshme dilnin përpara automjeteve dhe kërkonin një xhiro. Për femrat me masën A ndaluan 14.92% e shoferëve, për vajzat me masën B 17,79% e tyre, ndërsa për ato me masën C 24% e shoferëve. Përfundimi ishte: meshkujt kërkojnë femra që janë më të shëndetshme për riprodhim.

Madhësia frikëson ata që i tremb konkurrenca
2
Sipas Stuart Fischoff, profesor i Universitetit të Kalifornisë në SHBA thotë se meshkujt që i duan femrat me gjoks të vogël janë në kërkim të një partneri më të sigurt. Femrat me gjoks të madh, mund të vendosin në krizë marrëdhënien për shkak të konkurrencës nga vështrimi i njerëzve të tjerë.

Të varfërve u pëlqejnë të mëdhatë
3
Sipas një hulumtimi të publikuar në Psychology Today, kush ka rrogë modeste preferon femrat e bëshme sepse në këtë mënyrë përcjellin idenë se ata jetojnë me bollëk.



Meshkujt single preferojnë gjinjtë e vegjël
4
Meshkujt që nuk janë shumë të interesuar për atësinë preferojnë gjinjtë e vegjël. Hulumtuesit kanadezë Christopher Burris dhe Armand Munteanu i kërkuan 67 studentëve se sa dëshironin të bëheshin prindër, dhe më pas të dizejnonin në kompjuter partneren ideale. Kush deklaroi se nuk dëshironte fëmijë ndërtonte një partnere me gjoks më të vogël.


Para dhe pas darke, gustot ndryshojnë
5
Oreksi të shtyn drejt femrave të bëshme. Në një studim të bërë nga Universiteti Westminster në Angli, 66 studentë të uritur dhe 58 studentë të ngopur, që hynin dhe dilnin nga salla e ngrënies, shprehën preferencat për imazhin e femrave. Të urituri, pëlqenin gjinjtë e mëdhenj, ndryshe nga ata të ngopurit.


I duan gjigande ata që duan geisha
6
Maskilistët preferojnë gjinjtë e mëdhenj. Sipas studimit të kryer po nga Universiteti Westmesiter në Angli në 361 meshkuj nga 18–68 vjeç, kjo ndodh sepse një dekolte e bollshme është simbol i feminilitetit, që i bën ata t’i sh

Ja 15 simptomat e kancerit që meshkujt i injorojnë

Ja 15 simptomat e kancerit që meshkujt i injorojnë










Ekspertët thonë se meshkujt mund të përfitojnë shumë duke qenë të vëmendshëm ndaj simptomave të caktuara të kancerit, të cilat duhet të diskutohen me doktorin sa më shpejt të jetë e mundur. Por kur vjen puna për të caktuar një vizitë tek doktori, dihet që meshkujt duhet t’i tërheqësh zvarrë!
Dr. Leonard Lichtenfeld, është zëvendës drejtor mjekësor për zyrën kombëtare të shoqatës Amerikane të Kancerit. Sipas Lichtenfeld, meshkujt shpesh duhet të nxiten nga gratë për t’u kontrolluar në lidhje me kancerin. Kjo është një fatkeqësi! Kujdesi rutinë parandalues mund të zbulojë kancerin dhe sëmundje të tjera kur janë vetëm në
Kjo do të thotë se ka më shumë shanse për një kurë.
Disa nga simptomat e kancerit tek meshkujt janë specifike. Ato përfshijnë disa pjesë të trupit dhe mund të tregojnë direkt për mundësinë që një kancer të jetë i pranishëm. Simptomat e tjera janë të paqarta. P.sh. një dhimbje që prek shumë pjesë të trupit, mund të ketë shumë shpjegime. Kjo mund të jetë një shenjë e kancerit, ose jo. Por ju nuk mund të përjashtoni kancerin si mundësi, pa shkuar tek mjeku.
Simptoma nr. 1 e kancerit tek meshkujt: Masa e gjoksit
Si shumica e meshkujve, ju ndoshta nuk e keni marrë kurrë parasysh mundësinë që mund të keni kancer gjiri. Edhe pse nuk është shumë i hasur, ai është i mundur. “Çdo masë e re në zonën e gjirit të një mashkulli, ka nevojë të kontrollohet nga një mjek”, thotë Lichtenfeld.
Përveç kësaj, Shoqata Amerikane e Kancerit identifikon disa shenja të tjera shqetësuese që përfshijnë gjoksin e burrave ashtu si dhe të grave, të cilave duhet t’ju kushtohet vëmendje. Ato përfshijnë:
-Rrudhje dhe tërheqje të lëkurës;
-Tërheqje e thithkave;
-Skuqje apo deformim të thithkës ose lëkurës së gjoksit;
-Dalje e thithkës nga vendi.
Kur të konsultoheni me mjekun në lidhje me ndonjë nga këto shenja, duhet të siguroheni që ai të marrë një historik mjekësor të detajuar dhe të kryejë një ekzaminim fizik. Më pas, në varësi të rezultateve, mjeku mund të urdhërojë një mamografi, një biopsi ose teste të tjera.
Simptoma nr. 2 e kancerit tek meshkujt: Dhimbja
Ndërsa moshohen, meshkujt shpesh ankohen për dhimbje që shpeshtohen. Por dhimbja, sado e paqartë, mund të jetë një shenjë e hershme e disa llojeve të kancerit. Sidoqoftë, shumica e ankesave për dhimbje, nuk vijnë nga ata që vuajnë nga kanceri.
Çdo dhimbje që vazhdon, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, duhet të kontrollohet nga mjeku. Ai duhet të kërkojë një historik të detajuar mjekësor dhe pastaj të vendosë nëse ka nevojë për testim të mëtejshëm. Nëse nuk bëhet fjalë për kancer, ju gjithsesi do të përfitoni nga vizita. Kjo është e mundur pasi mjeku mund të diskutojë me ju për të zbuluar se çfarë po e shkakton dhimbjen dhe t’ju rekomandojë trajtimin e duhur.
Simptoma nr. 3 e kancerit tek meshkujt: Ndryshimet në testikuj
Kanceri testikular haset më shpesh tek meshkujt mes moshës 20-39 vjeçare. Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon që njerëzit të kryejnë një ekzaminim testikular nga mjeku, si pjesë e një kontrolli rutinë për kancer. Disa mjekë madje sugjerojnë që meshkujt të bëjnë një kontroll mujor, vetjak.
Dr. Evan Yu është asistent profesor i mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit dhe një anëtar asistent në Qendrën Kërkimorepër Kancerin- Fred Hutchinson në Seattle. Yu shpjegon se të jesh i vetëdijshëm për simptomat problematike testikulare, kur kryen kontrollet e ndryshme, është një gjë e mençur. “Çdo ndryshim në madhësinë e testikujve, të tilla si rritja apo tkurrja”, thotë Yu, “duhet të përbëjë shqetësim për ju”.
Përveç kësaj, çdo ënjtje, gungë, ose një ndjenjë rëndese në skrotum nuk duhet të injorohet. Disa lloje të kancerit testikular ndodhin shumë shpejt. Prandaj, zbulimi i hershëm është veçanërisht i rëndësishëm. “Nëse ju ndjeni një gungë të fortë (në testikuj), kontrollojeni atë menjëherë”, thotë Yu.
Mjeku duhet të kryejë një ekzaminim testikular dhe një vlerësim të përgjithshëm të shëndetit tuaj. Nëse dyshohet për kancer, analizat e gjakut mund të jenë me detyrim. Ju gjithashtu mund t’i nënshtroheni një ekzaminimi me ultratinguj të skrotumit (qeskës që vesh testikujt) dhe mjeku mund të vendosë të bëjë një biopsi. Nëse kryhet një biopsi, ju mund t’ju duhet të hiqni të gjithë testikulin.
Simptoma nr. 4 e kancerit tek meshkujt: Ndryshime në nyjet limfatike
Nëse vëreni një gungë ose ënjtje të nyjeve limfatike në sqetull apo në qafë, ose në vende të tjera, kjo duhet të jetë arsye për t’u shqetësuar, thotë Dr. Hannah Linden. Linden është një onkologe mjekësore dhe një profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, në fakultetin e Mjekësisë. Ajo është gjithashtu një anëtare e asociuar në Qendrën e Kërkimeve për Kancerin, Fred Hutchinson, në Seattle. “Nëse ju keni një nyje limfatike që zmadhohet vazhdimisht, dhe ka më shumë se një muaj që e keni vënë re, shkoni tek doktori”, shton ajo.
Mjeku duhet t’ju kontrollojë dhe të përcaktojë problemet që mund të shpjegojnë zgjerimin e nyjeve limfatike, të tilla si infeksionet. Nëse nuk ka infeksion, mjeku zakonisht do të urdhërojë një biopsi.
Simptoma nr. 5 e kancerit tek meshkujt: Ethet
Nëse ju keni ethe të pashpjegueshme, kjo mund të jetë tregues i një kanceri të caktuar. Megjithatë, ethet mund të jenë shenjë e pneumonisë ose ndonjë sëmundjeje apo infeksioni tjetër, që ka nevojë për trajtim.
Shumica e kancerëve shkaktojnë ethe në një pikë të caktuar të zhvillimit të tyre. Shpesh, ethet shfaqen pasi kanceri është përhapur nga vendndodhja e tij parësore dhe ka pushtuar një pjesë tjetër të trupit. Ethet gjithashtu mund të shkaktohen nga kancerët e gjakut si limfoma ose leukemia, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.
Është më mirë të mos i injoroni ethet që nuk mund të shpjegohen. Këshillohuni me mjekun për të gjetur shkakun e mundshëm të etheve dhe për të përcaktuar trajtimin e duhur.
Simptoma nr. 6 e kancerit tek meshkujt: Rënia në peshë pa u përpjekur
Rënia e papritur në peshë është një shqetësim, thotë Lichtenfeld. “Shumica prej nesh nuk bien në peshë me lehtësi”. Ai është duke folur për më shumë se dy tre kile, të humbura nga një program stërvitjeje apo nga të ngrënit e paktë, për shkak të një orari të ngjeshur. Në rast se dikush humb më shumë se 10% të peshës së tij trupore në një periudhë prej 3-6 muajsh, është koha për të shkuar tek mjeku, thotë ai.
Doktori duhet të kryejë një kontroll të përgjithshëm fizik, të bëjë pyetje në lidhje dietën dhe stërvitjen që bëni dhe të kërkojë për simptoma të tjera. Mbi bazën e këtij informacioni, mjeku do të vendosë se çfarë analizash të mëtejshme duhen kryer.
Simptoma nr. 7 e kancerit tek meshkujt: Dhimbja e vazhdueshme në pjesën e barkut dhe depresioni
Çdo burrë (apo grua) që ka dhimbje barku dhe është në depresion ka nevojë për një kontroll “, thotë Lichtenfeld. Ekspertët kanë gjetur një lidhje midis depresionit dhe kancerit pankreatik. Simptoma të tjera të kancerit pankreatik mund të përfshijnë verdhëzën, një ndryshim në ngjyrën e feçes, shpesh në gri dhe një ngjyrë më të errët të urinës. Përveç këtyre simpomave, ju mund të përjetoni dhe kruarje në të gjithë trupin.
Ju duhet të prisni që mjeku të kryejë një kontroll të kujdesshëm fizik dhe të kërkojë një historik mjekësor. Ai mund të urdhërojë teste të tilla si ultratingujt, tomografinë e kompjuterizuar, ose të dyja , si dhe teste të tjera laboratorike.
Simptoma nr. 8 e kancerit tek meshkujt: Lodhja
Lodhja është një tjetër simptomë e paqartë që mund të jetë tregues për kancer, tek meshkujt. Fakti është se edhe shumë probleme të tjera mund të shkaktojnë lodhje tek meshkujt. Ashtu si ethet, lodhja mund të shfaqet, mbasi kanceri të jetë zhvilluar. Por, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, ajo mund të ndodhë në fillim të kancerëve të tillë si leukemia, kanceri i zorrës së trashë, ose kanceri në stomak.
Nëse shpesh ndiheni tmerrësisht të lodhur dhe gjendja juaj nuk përmirësohet duke pushuar, shkoni tek mjeku. Klinicisti duhet të shqyrtojë lodhjen, së bashku me të gjitha simptomat e tjera, për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e duhur.
Simptoma nr. 9 e kancerit tek meshkujt: Kolla e vazhdueshme
Kollitjet, natyrisht priten të shfaqen bashkë me ftohjen, gripin dhe alergjitë. Ndonjëherë, kolla mund të jetë efekt anësor i një medikamenti. Por një kollë që vazhdon për një periudhë të gjatë, për më shumë se tre ose katër javë, ose një ndryshim i kollës, nuk duhet të injorohen, thotë Dr. Ranit Mishori, asistent profesor dhe drejtor i stazhit të mjekësisë familjare në Universitetin e Mjekësisë në Georgetown, në Uashington DC.Këto modele kolle, paralajmërojnë një vizitë tek mjeku. Ato mund të jenë një shenjë e kancerit, ose mund të tregojnë probleme të tjera të tilla si bronkiti kronik apo refluksi i acideve.
Mjeku duhet të shënojë historikun tuaj me kujdes dhe në detaje, të kontrollojë fytin, të dëgjojë mushkëritë tuaja, të përcaktojë funksionin e tyre me një test spirometrik dhe në qoftë se jeni duhanpirës, të urdhërojë një skaner me rreze-x. Pasi shkaku i kollës të jetë identifikuar, mjeku do të punojë për të përcaktuar një plan trajtimi.
Simptoma nr. 10 e kancerit tek meshkujt: Vështirësi në gëlltitje
Disa meshkuj mund të raportojnë probleme kur pinë lëngje, por më pas i injorojnë ato, thotë Lichtenfeld. “Me kalimin e kohës, ata ndryshojnë dietën e tyre, në një dietë më të lëngshme. Ata fillojnë të hanë më shumë supëra, por vështirësitë në gëlltitje, thotë ai, mund të jenë një shenjë e një kanceri gastrointestinal, siç është kanceri i ezofagut”.
Informoni mjekun tuaj nëse keni probleme me gëlltitjen. Mjeku duhet të marrë një historik të detajuar mjekësor dhe ndoshta të urdhërojë një analizë me rreze-x për kraharorin, si dhe gëlltitje bariumi. Mjeku mund të dërgojë një specialist për të kryer një endoskopi të pjesës së sipërme gastrointestinale, për të shqyrtuar ezofagun tuaj dhe traktin e sipërm gastrointestinal.
Simptoma nr. 11 e kancerit tek meshkujt: Ndryshimet në lëkurë
Ju duhet të jeni të kujdesshëm jo vetëm ndaj ndryshimeve të nishaneve, një shenjë e njohur e një kanceri të mundshëm të lëkurës, por edhe ndaj ndryshimeve në pigmentin e lëkurës, thotë Dr. Mary Daly. Daly është një onkologe dhe kreu i departamentit të gjenetikës klinike në Qendrën Fox Chase të kancerit, në Filadelfia.
Daly gjithashtu thotë se shfaqja e papritur e gjakderdhjeve në lëkurë ose shkallëzimi (rrudhja) e tepruar, janë arsye për t’u konsultuar me mjekun. Është e vështirë të thuhet se sa kohë duhet të kalojë për të kontrolluar ndryshimet në lëkurë, por shumica e ekspertëve thonë se nuk duhet të prisni më shumë se disa javë.
Për të gjetur se çfarë po i shkakton këto ndryshime, mjeku duhet të dijë historikun tuaj mjekësor dhe të kryejë një ekzaminim të kujdesshëm fizik. Doktori mund të urdhërojë edhe një biopsi për të përjashtuar kancerin si mundësi.
Simptoma nr. 12 e kancerit tek meshkujt: Gjak në vende që nuk duhet të ketë
Sa herë që shihni gjak që vjen nga një pjesë e trupit, ku nuk ju ka ndodhur më parë, shkoni tek mjeku, thotë Lichtenfeld. Nëse ju filloni të kollisni apo të pështyni gjak, nëse keni gjak në urinë ose zorrë, është koha për një ekzaminim mjekësor.
Mishori thotë se është gabim të mendojmë se gjaku në feçe, vjen thjesht nga hemorridet. “Ky mund të jetë kanceri i zorrës së trashë”, thotë ai.
Mjeku duhet të parashtrojë pyetje për simptomat. Ai mund të urdhërojë teste të tilla si kolonoskopia. Ky është shqyrtimi i zorrës së trashë duke përdorur një tub të gjatë, fleksibël me një aparat fotografik në njërën mbaresë të tij. Qëllimi i një kolonoskopie është të identifikojë çdo shenjë të kancerit ose prekancerit apo të identifikojë çdo shkak tjetër të gjakderdhjes.
Simptoma nr. 13 e kancerit tek meshkujt: Ndryshimet në gojë
Nëse pini duhan, ju duhet të jeni veçanërisht vigjilent për çdo copëz të bardhë brenda gojës ose njollë të bardhë në gjuhë. Këto ndryshime mund të jenë treguese të leukoplakisë, një gjendje prekanceroze, që mund të shfaqet pas irritimeve të vazhdueshme. Kjo gjendje mund të përkeqësohet dhe të zhvillojë një kancer në gojë.
Ju duhet të raportoni çdo ndryshim tek mjeku ose dentisti. Dentisti apo mjeku duhet të marrë një historik të detajuar mjekësor, të shqyrtojë ndryshimet dhe pastaj të vendosë se çfarë testesh të tjera mund të nevojiten.
Simptoma nr. 14 e kancerit tek meshkujt: Problemet urinare
Ndërkohë që meshkujt moshohen, problemet e rrugëve urinare bëhen më të shpeshta, thotë Yu. Këto probleme përfshijnë:
-Nevoja për të urinuar më shpesh, sidomos gjatë natës;
-Një ndjesi urgjence për të urinuar;
-Një ndjesi sikur fshikëza nuk është zbrazur plotësisht;
-Pamundësia për të filluar urinimin;
Rrjedhje e urinës kur kolliteni apo qeshni;
-Një dobësim i rrjedhës së urinës.
Çdo njeri do të këtë këto probleme, me kalimin e viteve, thotë Yu, por sapo ju të vini re këto simptoma, duhet të konsultoheni me një mjek”. Kjo është veçanërisht e vërtetë, në qoftë se simptomat përkeqësohen.
Mjeku duhet të kryejë një ekzaminim dixhital të rektumit (zorrës së trashë – pjesa fundore), i cili do të tregojë nëse prostata është zgjeruar, ose nëse ka gunga në të. Prostata, shpesh zgjerohet me kalimin e viteve. Ky zgjerim shkaktohet më së shpeshti nga një gjendje jo kanceroze që quhet hiperplasia beninje e prostatës.
Mjeku mund të diskutojë me ju rreth mundësisë për të kryer një analizë gjaku, për të kontrolluar nivelin e antigjenit specifik të prostatës, ose PSA. PSA është një proteinë e prodhuar nga prostata dhe ky test, shërben për të përcaktuar nëse ekziston mundësia e kancerit të prostatës.
Nëse mjeku konstaton anomali në prostatë, ose nëse PSA është më e lartë nga ç’duhet, mjeku mund t’ju drejtojë tek një urolog dhe ndoshta, të urdhërojë një biopsi. Kanceri i prostatës mund të jetë i pranishëm edhe me një nivel normal të PSA-së.
Simptoma nr. 15 e kancerit tek meshkujt: Mostretja
Shumë njerëz, sidomos ndërsa moshohen, mendojnë se po pësojnë një atak në zemër, kur përjetojnë mostretje. Por mostretja e vazhdueshme mund të jetë tregues i kancerit të ezofagut, fytit, ose stomakut. Mostretja e vazhdueshme ose përkeqësimi i saj, duhet të raportohen tek mjeku.
Ai duhet të dijë historikun tuaj mjekësor me detaje dhe të bëjë pyetje në lidhje me episodet e mostretjes. Bazuar në historikun dhe përgjigjet tuaja, mjeku do të vendosë se cilat teste janë të nevojshme për një diagnostikim sa më të saktë.

Zbardhet misteri mbi djalin e Stalinit, a ishte ai tradhtar, si u ekzekutua dhe pse nuk u përmend kurrë nga Stalini

Për dekada me radhë, ka patur shumë dyshime se Yakov Dzhugashvili, i madhi i djemve të Stalinit, iu dorëzua trupave pushtuese gjermane dhe nuk u kap rob. Dosjet në arkivat ruse tregojnë se dyshimi mund të jetë i vërtetë. A djali i djalit Stlanit? Edhe pas vdekjes së Stalinit, djali i tij nuk u përmend askund. Fati i tij u bë i njohur, edhe pse shumë dokumente ende mbeten sekret, kur udhëheqësi i partisë Mikhail Gorbachev hapi për publikun arkivat gjatë epokës së perestrojkës.

Christian Neef, Spiegel
Vasily-StalinËshtë e mërkurë, 14 prill 1943, një mbrëmje pranvere në kampin e përqendrimit Sachsenhausen në veri të Berlinit. Një njeri hidhet nga një dritare në barakën numër 3 të Kampit Special A.
Kampi special është një zonë për të burgosurit e shquar të cilët ruhen të ndarë nga pjesa tjetër e popullsisë së burgut. Është 140 metra i gjatë dhe 50 metra i gjerë, dhe ndahet nga kampi kryesor nga një mur rrethues me tulla. Një gardh me tension të lartë i cili ngrihet për 2.6 metra në lartësi është ndërtuar për të parandaluar të burgosurit të arratisen.
Burri ka veshur çizme të gjata dhe pantallona ushtarake dhe flokët e tij të zeza i mbulojnë fytyrën. “Rreshter, rreshter,” bërtet ai drejt ushtarakut të trupave SS, Konrad Hafrich. “Më qëllo!”
Hafrich bërtet se ai duhet të kthehet në barakë, por njeriu vazhdon të vrapojë. “Mos u trego frikacak,” bërtet i burgosuri, duke vazhduar të ecë i vendosur drejt gardhit elektrik. “Kur ai preku telat”, thotë Hafrich, “Unë e qëllova.”
Sapo ka kaluar ora 21.00. Njeriu afër gardhit qëndron i vdekur. Trupi i tij ishte ngurtësuar sikur të tregonte se do të vazhdonte kërcimin mbi gardh. Këmba e tij e majtë qëndronte në pozicionin horizontal pothuajse mbi telat e gardhit, dhe e djathta e përkulur. Trupi u la në atë pozicion për një sasi të konsiderueshme të kohës. Kjo ishte një ngjarje e rëndësisë së veçantë për komandantin e kampit Anton Kaindl, i cili kishte njoftuar Zyrën Qendrore të Sigurimit të Rajhut në Berlin. Të nesërmen arritën një oficer i SS-ve dhe dy profesorë të cilët fotografuan trupin e njeriut të vdekur, e larguan nga telat me gjemba dhe e dërguan në krematorin e kampit.
Po atë ditë mjekët ligjorë ekzaminuan trupin. Në raportin e tyre ata shkruajnë se një plumbi hyri në kokë, katër centimetra pas veshit të djathtë, duke shpartalluar kafkën e viktimës. Por sipas vlerësimit të tyre, viktima kishte vdekur që në çastin që preku telat e gardhit të tensionit të lartë. Trupi u dogj në kamp dhe hiri u dërgua në Zyrën Qendrore të Sigurimit të Rajhut Main së bashku me raportin e hetimit dhe certifikatën e vdekjes.
Tetë ditë më vonë, ministri i jashtëm Joachim von Ribbentrop morri në dorë një dosje nga shefi i trupave SS, Heinrich Himmler, mbi të cilën shkruhej “çështje sekrete e Rajhut”. Në të shkruhej: “I dashur Ribentrop, ju lutem gjeni bashkëngjitur një raport mbi faktin se i burgosuri i luftës Yakov Dzhugashvili, djali i Stalinit, u qëllua për vdekje gjatë një tentative për tu arratisur nga Kampi Special A në Sachsenhausen, pranë Oranienburg.”
I burgosur apo tradhëtar?
Për dekada me radhë pas mbarimit të luftës, mbeti akoma e paqartë se si ekzaktësisht vdiq Dzhugashvili, i madhi i djemve të diktatorit sovjetik Joseph Dzhugashvili, i njohur si Stalini. Dzhugashvili, i cili ishte një toger i “Ushtrisë së Kuqe”, ra në duart e gjermanëve në verën e vitit 1941. I ati i tij, Stalini refuzoi me vendosmëri ta përfshinte djalin në shkëmbimin e robërve të luftës.
Ishte vetëm në vitin 1968 që dolën disa dokumente nga Departamenti i Shtetit në Uashington të cilët bënë të mundur rindërtimin e jetës në vitet e fundit të të burgosurit. Këto dokumente tregojnë se djali i Stalinit iu nënshtrua një psikoze burgu dhe arrijnë në përfundimin se vdekja e tij ishte një vetëvrasje.
Por një tjetër pyetje ka mbetur pa përgjigje: A e kapën rob në të vërtetë gjermanët djalin e Stalinit gjatë luftimeve në vitin 1941, apo ai u vetëdorëzua? A dezertoi ky oficer i Ushtrisë së Kuqe tek gjermanët menjëherë pasi lufta kishte filluar? Dhe, a e dinte babai i tij dhe a refuzoi ai ti vinte në ndihmë djalit të tij?
Duke filluar nga viti 1940, betimi ushtarak i Ushtrisë së Kuqe ishte: “kush dorëzohet tek armiku është tradhtar”. Kjo ishte një fjali që vulosi fatin e dhjetëra mijëra qytetarëve sovjetikë. Shumica e atyre që u kthyen gjallë në atdhe pasi ishin robër të gjermanëve, pasi lufta mbaroi u ekzekutuan në shtëpitë e tyre ose u dërguan në kampet e burgimit për 25 vjet.
Por rusëve nuk iu tregua se vetë djali i Stalinit kishte qenë rob i gjermanëve që një muaj pasi filloi lufta. Kjo do të thotë se Yakov Dzhugashvili vetë u konsiderua si një tradhtar i kombit të tij.
Por a ishte tradhtar? Edhe pas vdekjes së Stalinit, djali i tij nuk u përmend askund. Fati i tij u bë i njohur, edhe pse shumë dokumente ende mbeten sekret, kur udhëheqësi i partisë Mikhail Gorbachev hapi për publikun arkivat gjatë epokës së perestrojkës.
Babai, diktatori
Deri më sot, këto dokumente janë mbajtur ende në arkivin qendror të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në Podolsk, në jug të Moskës dhe gazeta gjermane SPIEGEL, së fundmi, ka patur mundësi të studiojë dosjen mbi Stalinin. Një dokument prej 389 faqesh tregon historinë e një të riu, jeta e të cilit është shpenzuar nën hijen e babait të tij dominues dhe përfundoi pas vetëm 35 vitesh. Këto dokumenta, ofrojnë gjithashtu, 70 vite pas Betejës së Stalingradit, njohuri dhe të papritura në jetën e familjes së një diktatori.
Ndryshe nga Vasily dhe Svetlana, vëllai dhe motra e tij me tjetër nënë, Jakovi, i cili kishte nofkën Jasha, lindur në vitin 1908, vinte nga martesa e parë e Stalinit me një rrobaqepëse gjeorgjiane. Djali, në thelb, u rrit pa prindër. Nëna e tij vdiq nga tifoja kur ai ishte tetë muajsh dhe Stalini nuk i kushtoi ndonjë vëmendje rritjes së tij. Dzhugashvili ishte plotësisht korrekt, kur u tha autoriteteve se babai i tij ishte një “revolucionar profesionist.”
Yakov-i nuk ishte në gjendje për tu përballuar me presionin që vinte nga figura e fuqishëm e babait të tij, por ishte popullor mes vajzave. Kur ai mbaroi shkollën e mesme në vitin 1925, filloi të bashkëjetonte me Zoya Gunina, një shoqe klase 16-vjeçare, e cila ishte bija e një prifti ortodoks.
Kur Stalini e mësoi këtë fakt, ai krijoi një skandal duke pretenduar se djali i tij 18-vjeçar, një natë, mori një pistoletë në kuzhinën brenda një apartamenti të Kremlinit dhe u përpoq të qëllonte veten në zemër, por plumbi nuk kapi zemrën e tij. Pasi kaloi tre muaj në spital, Yakovi u largua për në Leningrad, ku ai qëndroi me të afërmit e njerkës së tij dhe ku u martua me Soya.
Në prill të vitit 1928, Stalini i shkruante gruas së tij: “Thuaji Jashës që unë mendoj se ai u soll si një bandit dhe një shantazhist, dikë me të cilin unë nuk kam asgjë të përbashkët dhe me të cilin unë nuk dua një marrëdhënie. Lëre të jetojnë, ku dhe me kë ai dëshiron. J. Stalinin”.
Edhe pse lidhja nuk ishte ndërprerë, Stalini kishte mbetur pakënaqur nga sjellja e djalit të tij. Yakovi shumë shpejt filloi të jetonte me një tjetër grua, dhe çiftit i lindi një fëmijë.
Pasi mbaroi shkollën, Yakovi ndoqi fakultetin e punëtorëve, një institut përgatitor për universitet, dhe në moshën 23 ai u regjistrua në Institutin e Transportit Dzerzhinsky. Ai përfundoi studimet e tij në 1935 dhe kaloi një vit duke punuar si inxhinier në një fabrikë automobilash në Moskë e cila mbante emrin e babait të tij. Më tej u regjistrua në akademinë e artilerisë së Ushtrisë së Kuqe.
Si u bë oficer
“Nuk e di pse Jasha bë një oficer karriere,” shkruan më vonë motra e tij Svetlana gjysmë-motra. “Ai ishte një person shumë paqësor – i butë, shumë i qetë, por përbrenda karakterit i qëndrueshëm dhe i përkushtuar. Ai kishte asgjë të përbashkët me babain e tij, përveç sytë kaukaziane në formë bajame. Ai nuk kishte aftësi të shkëlqyera. Ai ishte modest, i thjeshtë dhe punëtor.
Yakovi nuk ishte si babai i tij dhe u përpoq me të gjitha mjetet ti shpëtonte ndikimit të tij. Ai donte të dilte nga hija e emrit të familjes dhe të ishte një patriot, si gjithë të tjerët, kur erdhi çasti për të mbrojtur fatin e atdheut. Ai refuzoi të gjitha ofertat për ti dhënë atij një pozicion të preferuar.
Ai shkoi vullnetar për ushtrinë në vitin 1937, një zgjedhje që ishte gjithashtu një mënyrë për tu larguar nga babai i tij. Në vitin 1938, ai më në fund u martua me balerinën Julia Meltzer, një hebre nga Odessa. Yakov kishte takuar atë në një restorant, dhe vajza e tyre, Galina, lindi në të njëjtin vit. Yakov u bë toger në vitin 1940, dhe më 6 maj 1941, ai u diplomua nga akademia e artilerisë. Mori detyrën e tij të parë zyrtare tri ditë më vonë, si një komandant në Regjimentin e 14-të Hoëizer të Divizionit të 14-të të Tankeve.
Fotografia në dosjen e tij tregon atë të veshur me uniformën e Ushtrisë së Kuqe, por pa spaleta, si dhe një rrip lëkure që përshkon gjithë gjoksin dhe shpatullat e tij. Goja dhe sytë duken të butë, dhe flokët e tij të zezë të krehura nga prapa. Fotografia është marrë vetëm gjashtë javë para se Hitleri të pushtonte Bashkimin Sovjetik.
Lufta e gjeti atë në befasi gjatë qitjes praktikë pranë Naro-Fominsk, një qytet 70 kilometra në perëndim të Moskës. Regjimenti i tij u mobilizua dhe filloi marshimin në perëndim në drejtim të Minskut dhe ku ishte edhe armiku. Ai nuk mundi të takonte babain e tij para se te largohej për në front, por i bëri atij një telefon. “Shko dhe lufto,” i tha Stalini djalit të tij.
Lufta kundër pushtimit gjerman
Por çfarë do të thoshte lufta në qershor të vitit 1941? Ushtria ishte në kaos, dhe ushtarët sovjetikë ishin dërguar në front të papërgatitur. Në tre javët e para, 1.3 milionë ushtarë të Ushtrisë Kuqe u vranë apo u kapën robër.
Divizioni i Yakovit po marshonte drejt dënimit të tij, dhe rruga e tij mund të rindërtohet me ndihmën e dosjeve në arkiva. Raportet e përditshëm të oficerëve politike, të cilët udhëhiqnin ushtrinë janë plot me mesazhe propagandistike, por ato gjithashtu përmbajnë shenja pasigurie dhe dëshpërimi.
28 qershor: Ushtarët dhe komandantët janë gati të hidhen në luftë me fashistët gjakatarë… Megjithatë, ka edhe ndjenja negative: Ata thonë se gjermanët kanë shumë përvojë, dhe se është e vështirë për ti luftuar ata… Rreth 300 njerëz janë zhdukur në radhët e nivelit mesatar të seksionit udhëheqjës të divizionit, 800 nënoficerë janë të humbur, 35 për qind e kamionëve planifikuara mungojnë, vetëm 24 për qind e të gjithë kamionëve cisternë janë këtu, dhe vetëm 53 për qind e automjeteve të blinduara.
Rusët kishin nisur një kundërsulm në orën 4:00 të mëngjesit në 7 korrik, por gjermanët shkatërruan gjysmën e tankeve të tyre, dhe 200 ushtarë vdiqën në flakë. Bateria e Yakovit bombardoi gjermanëve nga një kodrinë pranë buzës së pyllit, por ajo shpejt ra në heshtje. Në mbrëmje, komandanti i regjimentit Abalashov raportohej si i humbur.
Katër ditë pasi i mbijetuan zjarrit armik, Yakov dhe çfarë kishte mbetur nga njësia e tij u kthye përsëri. Në një shënim të shkruar me laps për shefi i divizionit, oficeri komandues i tij shkruante se Dzhugashvili ishte “veçanërisht i guximshëm,” duke rekomanduar atë dhe 50 persona të tjerë për dhënien e një medalje.
Kur gjermanët morën Vitebsk, Bjellorusinë e sotme, më 9 korrik, trupat e ushtrisë sovjetike filluan të tërhiqen. Yakov dhe njësisë së tij ju ngarkua detyrën e mbulimit të tërheqjes.
Mëngjesi i 14 korrikut duhet të ketë qenë ferr i vërtetë për Yakovin dhe njerëzit e tij. Gjermanët kishin sulmuar qytetin Yartsevo duke përdorur 30 avionë. Tanket ruse po shpërthenin njëri pas tjetrit, dhe po kështu shpërthenin kamionët cisternë pas tyre.
Sipas raporteve të stafit, nga ajo mbrëmje, nuk kishte asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e regjimentit të 14-të Howitzer.
Yakov Dzhugashvili, i biri i Stalinit, ishte zhdukur.
Zhdukja
Më 26 korrik zhdukja e djalit të Stalinit u bë problem i madh. Komisari i brigadës Alexei Rumyanzev, i shkroi një letër shumë të gjatë drejtuesit politik të Ushtrisë së Kuqe. Rumyanzev duke e ditur që letra do të përfundonte në tavolinën e Stalinit, theksonte në letër se djali i liderit sovjetik ishte trajtuar me mjaft kujdes nga Ushtria e Kuqe. Rumyanzev shkruante se u morën në pyetje të gjithë pjesëtarët e regjimentit të djalit të Stalinit, por asnjë nuk e dinte fatin e tij.
Më vonë Ushtria e Kuqe dërgoi një divizion të tërë në vendin ku u zhduk Jakovi, por asnjë gjurmë e tij nuk u gjet. Në divizion mori vesh nga një rob lufte që kishte shpëtuar nga gjermanët, se djali i Stalinit e kishte lënë vetë veten të binte si rob i gjermanëve.
Një grup oficerësh të shërbimeve sekret u dërguan të gjenin djalin e Stalinit, por ata u kthyen duar bosh. Jakovi ishte në duart e gjermanëve.
Në hetuesi
Dzhugashvili u mor në pyetje nga nazistët në 18 gusht. Pas fundit të luftës trupat sovjetike gjetën raportin origjinal të hetuesisë në arkivat e ministrisë së Aviacionit të Gjermanisë. Gjatë pyetjeve, djali i Stalinit ishte krenar dhe mbrojti
Fati i tij i mistershëm
Më pas Dzhugashvili lëvizi nëpër disa kampe përqëndrimi. Dokumentet deri në vdekjen e tij janë të sakta. Edhe pse ende sot rusët besojnë, se djali i Stalinit nuk ishte kurrë rob i gjermanëve. Disa besojnë se ai fluturoi për në Itali, disa që iku në SHBA, apo në Kanada, ndërsa të tjerë besojnë se ai në Irak dhe u martua me një nga vajzat e familjes së së ish diktatorit Saddam Hussein.
Heshtja e Stalnit
Në kujtimet e saj, Svetlana Alliluyeva, shkruan se babai i tyre, Stalin, besonte se Jakovi ishte dorëzuar vetë tek gjermanët. Ai ishte gjithnjë dyshues për djalin e vetë. Në dimër të 1943, pas betejës së Stalingradit, ai i tregoi Svetlanës, se gjermanët e kishin propozuar shkëmbimin e Jakovit me disa robër që kishin rusët. “Unë nuk do të negocioj me ta”, citon Svetlana fjalët e Stalinit.
Në kujtimet e tij, Marshall Georgy Zhukov, fitues i betejës së Berlinit, përshkruan një shëtitje që ai bëri me Stalinin, gjatë së cilës ai i kishte kërkuar në lidhje me fatin e Yakov. Sipas Zhukov, Stalini nuk foli për disa momente dhe pastaj tha: Yakov nuk do të shpëtojë nga robëria. Fashistët do ta vrasin atë”. tha asgjë për një kohë dhe pastaj u përgjigj: “Yakov nuk do të shpëtojnë nga robëria Fashistët do të xhiruar atë.”.
Zhukov gjithashtu thotë se Stalini ishte i lënduar nga fati djalit të tij, por ai nuk e jepte fare veten. Kur kineasti Mikheil Chiaureli bëri filmin në vitin 1949 mbi betejën e Berlinit, synoi ta portretizojë ai Yakov Dzhugashvili si një hero tragjik lufte tragjik, por Stalini nuk pranoi që i biri të portretizohej kështu. Dhe kur Stalini mori një telegram nga administrata ushtarake sovjetike në Gjermani në vitin 1945 që e informoi atë në lidhje me kërkimin për eshtrave të djalit të tij, Stalini as nuk e ndjeu nevojën tu kthente përgjigje.
Ndërsa vajza e tij, Galina, mendon se i ati u vra në gjatë një beteje.
Natyrisht që dokumentet i rrëzojnë këto pretendime, por ka një arsye pse për vdekjen e Yakov spekulimet nuk mbarojnë kurrë: Urna që mbante hirin e njeriut që u vra në Sachsenhausen sapo arriti në Berlin u zhduk në mënyrë misterioze, dhe bashkë me të edhe gjurmët mbi fatin e Yakov Dzhugashvili.

660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore, ja kush janë heronjtë e Çamërisë

Për të çliruar trojet e tyre që ishin pushtuar nga nazifashistët, popullsia çame krijoi formacionet e saj luftuese. Ata ngritën në fillim një çetë dhe më vonë një batalion. Por ndryshe nga çetat e krijuara në atë kohë, me vendim të Partisë, formacioni partizan u krijua nga popullsia çame, për t’u çliruar nga pushtuesit. Çamët luftuan heroikisht dhe batalioni i tyre “Çamëria”, i cili në përbërje kishte më shumë se 600 luftëtarë çamë, u bë një nga formacionet partizane më të rëndësishme të zonës ku veproi. Gazeta “Tirana Observer” boton historinë e krijimit të këtij formacioni partizan si dhe listën e plotë me të gjithë emrat e partizanëve të batalionit “Çamëria”.
Krijimi i çetës Çame
Fillimi i organizimit të LANÇ-it kundër pushtuesve nazifashistë e gjeti krahinën e Konispolit dhe popullin e saj në një situatë të shëndoshë, të parapërgatitur e në kushte shumë të favorshme për organizimin e saj në të gjitha drejtimet. Në Luftën e madhe kundër pushtuesve nazifashistë nuk ngelën pa marrë pjesë edhe partizanë nga Çamëria. Këta luftëtarë do ta kundërshtonin me forcë si pushtuesin e huaj, por edhe qëndrimin e egër që mbanin autoritetet greke. Luftëtarët e parë erdhën edhe nga matanë kufirit, por pjesa dërmuese ishte në territorin shqiptar. Në Shqipëri forcat çame u organizuan në fillim në çetën e quajtur Çamëria, kjo u themelua nga krerët e Konispolit. Në 2 shkurt të 1943, në Markat u krijua çeta dhe komandant u zgjodh Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta, ajo u krijua me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. Çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek.
Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake. Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t’u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme.
Lufta për çlirimin e Konispolit
Pas kësaj mbledhjeje, çeta iu drejtua Konispolit, pasi kishte izoluar forcat fashiste në të gjitha pikat ku mbështeteshin, ushtarët e ndodhur në Konispol u larguan. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme dhe u festua nga banorët e Konispolit, çeta ishte tashmë në gjendje të garantonte sigurinë dhe të ofronte ndihmë. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë. Pra detyrimisht kërkohej një tjetër organizim, jo ai i një çete, por më tepër. Kjo çoi në krijimin e batalionit që mbante po një emër me atë të çetës, “Çamëria”, komandant i saj ishte Haki Rushiti.
Reagimi i fashistëve ishte i menjëhershëm, ata tentuan të ripushtonin Konispolin dhe këtë u munduan ta bënin në mënyrë indirekte me bashkëpunëtorët e tyre. Por batalioni “Çamëria” nuk e lejoi forcën armike të vendosej në qytet. Këto ishin suksese për batalionin, dhe që prej këtij momenti batalioni filloi të merrte pjesë në aksione jashtë krahinës së Çamërisë. Në këtë kohë italianët dhe gjermanët ishin të vendosur të shumtë në numër. Një divizion italian dhe një gjerman kontrollonin një territor të gjerë që nga qyteti i Gjirokastrës dhe deri në Janinë dhe Prevezë. Qëllimi i tyre ishte të kontrollonin bregdetin shqiptar në rast zbarkimi aleat, por edhe që forcat partizane të mos bëheshin shqetësuese për to. Një nga objektivat e tyre ishte dhe qyteti i Konispolit që do të shërbente si bazë për pushtimin e Korfuzit dhe Sarandës me rrethinat e saj. Këto ngjarje ishin shumë shqetësuese për batalionin “Çamëria”, e vetmja forcë partizane në krahinë. Menjëherë u morën masa që të bllokohej ardhja e armiqve në Konispol. Çamët partizanë zmbrapsën të gjitha sulmet e nazistëve, por që po fillonin të kishin vështirësi në municione. Armiku tentoi të gjitha veprimet e mundshme të hyrjes në Konispol, madje tentoi të zbarkonte edhe në shpinë të forcave çame që e neutralizuan menjëherë. Nga situata e vështirë ku ishin partizanët çamë, si pasojë e mungesës së municioneve, dolën, sepse Italia fashiste kapitulloi dhe ndaloi të gjitha veprimet luftarake, dhe urdhëroi çarmatimin e ushtrisë së saj. Menjëherë forcat gjermane lëvizën që të zëvendësonin italianët në pozicionet e tyre. Përparimi i gjermanëve në Çamëri dhe rritja e numrit të ushtarëve, detyruan shumë familje të largoheshin nga banesat e tyre dhe t’i drejtohen malit. Gjermanët sulmuan përsëri Konispolin, madje kësaj radhe me artileri dhe aviacion. Për shumë ditë gjermanët sulmuan dhe partizanët çamë mbajtën pozicionet e tyre. Rreth 2500 ushtarë nazistë ishin përqendruar në pushtimin e Konispolit dhe përballë tyre qëndronte një batalion patriotësh çamë të paarmatosur mirë. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste, përveç një territori të ngushtë midis Konispolit, Himarës dhe Kurveleshit. Pas një lufte të ashpër, ku nazistët angazhuan tanke e artileri të rëndë, u pushtua dhe Konispoli. Forcat çame ndërkohë u tërhoqën nëpër rrethinat e qytetit dhe ishin në pritje. Duke mos mundur që të luftonin kundër një force aq të madhe si ajo e vendosur në Konispol, forcat çame u angazhuan në operacione të tjera luftarake. Batalioni mori urdhër që të nisej në drejtim të Përmetit, kjo në kuadër të një sulmi të organizuar nga komanda e Frontit Nacionalçlirimtar. Forcat çame hynë në Përmet më 22 nëntor. Ato menjëherë filluan të vinin nën kontroll territoret e pushtuara nga armiku. Sukseset e batalionit çam shqetësuan shumë komandën naziste në Berat, e cila pa që batalioni po shtrinte kontrollin e tij në shumë fshatra të Përmetit. Komanda gjermane për të rivendosur kontrollin në këtë krahinë dërgoi një forcë të konsiderueshme ushtarake e përforcuar me artileri e tanke. Në këtë kohë batalioni “Çamëria” nuk ishte i vetmi që vepronte në këtë zonë, aty ndodheshin edhe të paktën dy batalione të tjerë me partizanë. Bashkëpunimi i këtyre batalioneve bëri që autokolona gjermane të pësonte humbje të mëdha dhe të hiqte dorë përgjithmonë nga Këlcyra, dhe të kthehej në Berat. Pas largimit të gjermanëve populli i Këlcyrës me fshatrat përreth krijoi një batalion të tyren, i cili pas largimit të batalionit “Çamëria” do të drejtonte luftën kundër nazistëve.
Çamët dhe politika greke
Batalioni u rikthye në mbrojtje të tokave çame dhe ndërkohë popullit shqiptar në përgjithësi, dhe atij çam në veçanti, iu shtua edhe një armik tjetër siç ishte edhe politika greke për aneksimin e tokave çame të mbetura përkëtej kufirit shqiptar. Politika greke përkrahej nga elementë antikombëtarë që synonin të ngrinin një lëvizje paralele me atë shqiptare, që synimit për të luftuar gjermanët t’i shtonin dhe edhe synimin e bashkimit me Greqinë. Kjo politikë ishte edhe më e ashpër matanë kufirit shqiptar, ku popullsia çame u përball me masakrat e ushtrisë greke për të vetmen arsye se donte të mbronte lirinë, pronën, identitetin e saj. Forcat çame kanë qenë kundërshtaret më të forta të pushtuesve nazistë në të dy anët e kufirit. Edhe pse ushtria greke ishte treguar tepër agresive ndaj popullsisë çame, me masakra e shpronësime, ajo gjithsesi kërkoi ndihmë tek forcat shqiptare. Dhe batalioni “Çamëria” ishte i vetmi që kishte mundësinë të kalonte kufirin dhe t’u vinte në ndihëm grekëve. Menjëherë gjermanët dërguan forca nga Janina dhe Delvina, ku si përgjigje të aksioneve të batalionit “Çamëria”, ndërmorën reprezalje ndaj popullsisë së pafajshme. Tashmë batalioni “Çamëria” kishte forcat e duhura dhe eksperiencën për të sulmuar Konispolin, i cili ishte kthyer në një bazë të fuqishme të gjermanëve. Sulmi u bë në fund të marsit dhe ishte viti 1944, dhe forcat çame nga një çetë tani ishin një batalion ku kishin arritur suksese. Por një vështirësi që hasën çamët në sulmin mbi Konispol ishte humbja e elementit surprizë. Gjermanët e dinin që shqiptarët do të sulmonin atë natë, prandaj dhe ishin përgatitur. Sulmi filloi në orën tre të mëngjesit dhe me shumë vështirësi forcat shqiptare arritën deri në qendër të qytetit duke rrezikuar shumë herë të rrethoheshin nga forcat gjermane. Deri në fund të Luftës Nacionalçlirimtare, batalioni “Çamëria” mori pjesë në shumë aksione të ndryshme. Ai u shtua në numër me elementë të rinj. Shumë shqiptarë çamë ranë në Luftë, megjithëse ndonjëherë historia nuk është treguar shumë e drejtë me ta. Po kjo nuk e mohon pjesëmarrjen e tyre në Luftë kundër pushtuesve. Batalioni “Çamëria” ishte i pari që u krijua në zonën e Gjirokastrës. Ata luftuan heroikisht dhe arritën të çlironin një pjesë të konsiderueshme të zonës së Jugut të vendit, përfshi Libohovën, Konispolin apo zona të tjera përreth. Por batalionit çam, përveç luftës kundër nazi-fashistëve i duhej të ndeshej edhe me forcat shovinistë greke për të mbrojtur popullsinë çame.
Lufta për çlirimin e Libohovës
Porosia që sulmi mbi Libohovë të bëhej në fshehtësinë më të madhe në befasi dhe me forca të përqendruara, duke i goditur forcat kundërshtare në një kohë në të gjitha drejtimet, duke bashkëvepruar më së miri me të gjitha forcat që do të merrnin pjesë në këtë sulm. Për realizimin sa më të mirë dhe të zhvillimit me sukses të plotë të sulmit mbi Libohovë, në 13 nëntor 1943, komanda e Grupit të Katërt “Çamëria” me anën e një letre të firmosur nga komisari politik, Mustafa Matohiti, i dërgonte disa udhëzime komandës së batalionit “Misto Mame”. Për arritjen e suksesit me humbje sa më të pakta dhe në një kohë sa më të shkurtër, komanda e batalionit dhe ato të çetave i kushtuan një sukses të veçantë përgatitjes dhe zhvillimit të sulmit për pushtimin e qytetit. Fuqia sulmuese e forcave partizane ishte sa e rrufeshme, aq edhe kompakte dhe organizuar në të gjitha drejtimet.
Emrat e partizanëve:
1. Abedin Nexhipi
2. Alizot Shahini
3. Arshi Hajro
4. Abdyl Sali
5. Abas Memushi
6. Adif Veliu
7. Abdil Çuçi
8. Asllan Duduni
9. Arif Boxha
10. Adem Sheme
11. Alush Shorri
12. Alush Kuçuku
13. Ajet Sulejmani
14. Afro Shapllo
15. Agim Çuçi
16. Ajet Shehu
17. Adif Vejzati
18. Asllan Kapllani
19. Asqeri Iljazi
20. Avdul Mero
21. Avdul Malo
22. Astrit Muderizi
23. Afro Buguca
24. Alush Shabani
25. Ahmet Sako
26. Ali Laze
27. Aqif Kola
28. Afro Stillo
29. Abas Buduni
30. Afro Abazi
31. Alush Mirto
32. Asllan Kondo
33. Asef Tare
34. Ali Domi
35. Asllan Axhiu
36. Avni Buxheli
37. Asllan Ibrahimi
38. Astrit Kallapodhi
39. Amali Neziri
40. Alush Shahini
41. Asllan Kelmezo
42. Ali Dalani
43. Aqif Gozhida
44. Azem Gjoni
45. Ali Mushi
46. Adile Demi
47. Abas Rumani
48. Abas Ademi
49. Alush Bineri
50. Avdul Ibrahimi
51. Ali Ruahni
52. Antonio Moreti
53. Bajram Cene
54. Bido Sejko
55. Ballkeze Demi
56. Braho Beci
57. Braho Karahasani
58. Bastri Xhelali
59. Beqir Balani
60. Beqo Lame
61. Balil Korro
62. Bardhosh Avdyli
63. Braho Beqja
64. Braho Gozhida
65. Besnik Boebari
66. Beqir Bukuri
67. Bashkim Qilimi
68. Bido Muharremi
69. Brahim Munga
70. Bajram Çaushi
71. Brahim Dauti
72. Bektash Hoxha
73. Ballko Hoxha
74. Baho Dahri
75. Ballko Haxhia
76. Bandiri Berberi
77. Baftjar Dizdari
78. Bexhet Hajno
79. Bajram Haxhia
80. Braho Mihe
81. Bajram Sinoimeri
82. Brodum Broduri
83. Dervish Dojaka
84. Dilaver Poçi
85. Damin Korro
86. Daut Barini
87. Dilaver Taka
88. Daut Mizani
89. Dule Bakullati
90. Daut Sulejmani
91. Duro Idrizi
92. Dine Muho
93. Dine Mano
94. Dalan Malo
95. Dule Avdulla
96. Dallandyshe Tafani
97. Dervish Hoxha
98. Drita Buxheli
99. Deshira Ksena
100. Drita Zejnati
101. Dhimiter Kanaçi
102. Dhimo Aleksi
103. Çobo Veizi
104. Enver Bani
105. Emin Cenaj
106. Elmas Veledini
107. Emin Hajta
108. Esma XHaferi
109. Emin Sejko
110. Eleni Zoto
111. Elmas Çomani
112. Emin Kuçuku
113. Eleni Projani
114. Edip Çuçi
115. Faik Beiri
116. Faik Hoxha
117. Fatiri Shehu
118. Fadil Meleqi
119. Faik Korça
120. Faik Shehu
121. Fane Shiko
122. Fatbardha Minxalli
123. Faik Vulo
124. Fadi Aliu
125. Fatiri Sferi
126. Fadil Dibra
127. Fejzi Tofllari
128. Fejzo Dishati
129. Fejzo Kuçuku
130. Fejzo Beci
131. Ferik Çarçani
132. Ferus Sejkati
133. Filip Karkashiha
134. Feta Muskaj
135. Ferik Çano
136. Fuat Beqo
137. Fuat Tartari
138. Fiko Serjani
139. Fiko Murati
140. Fejzo Xheko
141. Fuat Muho
142. Faik Shuaipi
143. Fadil Çuçi
144. Fiqiret Shehu
145. Fane Kajo
146. Fatush Kseno
147. Fuat Sadushi
148. Feim Hanko
149. Feim Memko
150. Fuat Muderizi
151. Fatbardha Laze
152. Fiqret Rushiti
153. Gani Rupi
154. Guri Nizafi
155. Gani Rugji
156. Gaqo Lula
157. Gani Shehu
158. Gani Korro
159. Gani Nivica
160. Gjusho Çaushi
161. Gjulie Demi
162. Haxhi Shkushi
163. Haxhi Murati
164. Haxh Halimi
165. Haki Rushiti
166. Hasan Mero
167. Hasan Taka
168. Hekuran Lamçe
169. Halil Munga
170. Hajri Dino
171. Halil Shehu
172. Haxhi Kokoçaj
173. Haxhi Sejko
174. Halil Mehmeti
175. Hanushe Hajno
176. Heto Hania
177. Hafus Shushi
178. Haki Jupe
179. Halit Selamani
180. Hamit Bilali
181. Halim Temo
182. Hasim Muderizi
183. Hasan Qerko
184. Hasan Çeço
185. Haki Çaushi
186. Haxhi Veizi
187. Hasan Bolena
188. Haxhi Baçe
189. Haxhi Shushi
190. Hava Kamberi
191. Hysen Veliu
192. Hamdi Peçi
193. Hamdi Meçe
194. Hetem Habarapi
195. Hysen Ahmeti
196. Halil Çaka
197. Haxhi Aliu
198. Haki Rumani
199. Haki Rizaj
200. Hakim Meçaj
201. Hajro malo
202. Haxhi Goro
203. Hasan Neziri
204. Hazbi Korro
205. Hysen Hoxhati
206. Hysen Veledini
207. Hetem Musaj
208. Halit Mehmeti
209. Hajri Mane
210. Hajri Korro
211. Haxhi Sulo
212. Hysen Hyserri
213. Hasan Tahiraj
214. Haki Tare
215. Hekuran Lamçe
216. Hysen Ahmeti
217. Huso Sejko
218. Hysen Kola
219. Hyso Luzaj
220. Ibrahim Halluni
221. Ibrahim Braho
222. Ibrahim Hoxha
223. Ismail Tatnori
224. Ismail Ismaili
225. Ismail Shemo
226. Idris Lapo
227. Ilmi Rumani
228. Idris Bajo
229. Idris Rushiti
230. Izet Kondo
231. Izet Shaqiri
232. Izet Osmani
233. Ibrahim Binozi
234. Ismail Dalani
235. Idris Murati
236. Isuf Isufi
237. Ismail Munga
238. Idris Shimo
239. Inajete Milica
240. Idris Muço
241. Isuf Bukuri
242. Ilia Nasho
243. Ildize Zajo
244. Ismail Zepreli
245. Ismail Sali
246. Ismail Halili
247. Irfan Sejko
248. Iljaz Ibrahimi
249. Iljas Ahmeti
250. Ismail Zeneli
251. Ivzi Shehu
252. Ismail Godo
253. Ismail Xhaferi
254. Ismail Selmani
255. Ili Danga
256. Jakup Sadedini
257. Jonus Kuçuku
258. Jonus Haruni
259. Jonus Tartari
260. Jakup Nuda
261. Jani Koro
262. Jorgo Gumeni
263. Jasin Hajta
264. Jasin Zejno
265. Koço Rubi
266. Gani Tartari
267. Kamber Collari
268. Kaso Kasemi
269. Kosta Deli
270. Kalo Vjeri
271. Kosta Diamandi
272. Kadri Selimi
273. Kamber Haxhiu
274. Kalo Arapi
275. Koço Konduri
276. Kudret Mukaj
277. Kudrete Karagjozi
278. Kaso Asefi
279. Kadri Lame
280. Kiço Tashi
281. Kasëm Demi
282. Kadri Aliu
283. Kadri Birçe
284. Kaso Bakullati
285. Kaso Shaqiri
286. Kadri Bukri
287. Kalem Buxhaku
288. Kujtim Drashovica
289. Kudret Muka
290. Kupe Hasani
291. Kaso Kaleshi
292. Kaso Shehu
293. Lufti Dalani
294. Lejla Malo
295. Lahe Basha
296. Lame Hamzaj
297. Leonidha Deli
298. Lole Cero
299. Lefter Talo
300. Lole Xharo
301. Lufti Basho
302. Levend Gjoni
303. Luto Demçe
304. Ligor Aleksi
305. Lulushe Malo
306. Lesko Tamo
307. Lejla Malo
308. Laze Hoxha
309. Gjon Gjonaj
310. Gjolek Alizoti
311. Mitat Murati
312. Mustafa Aliu
313. Mustafa Xhallari
314. Mehmet Agushi
315. Myfit Elmazi
316. Myrvete Çuçi
317. Mehmet Sula
318. Mersin Beqiri
319. Maliq Tena
320. Mehmet Bejdo
321. Mehmet Kaso
322. Myslim Beqo
323. Mehmet Kareçi
324. Nurfo Malo
325. Mejdi Ali
326. Murat Huma
327. Merjeme Mustafaj
328. Myfit Murto
329. Mejdi Dengeri
330. Muho Kareçi
331. Muho Idrizi
332. Mufti Hysi
333. Malo Zeqiraj
334. Mufti Sejko
335. Mustafa Galbaqi
336. Mustafa Beqo
337. Mehmet Osmani
338. Mero Plaku
339. Mushir Plaku
340. Mejdi Bylishi
341. Manxhar Shino
342. Magrip Mehmeti
343. Mufit Mushi
344. Mehmet demi
345. Muharrem Demi
346. Mufti Dino
347. Myrteza Malo
348. Mahir Ballaci
349. Muhedin Hajro
350. Malo Malaj
351. Muharrem Bilali
352. Muharrem Dushi
353. Muharrem Muho
354. Mustafa Rumani
355. Miltiadh Papa
356. Mukadeze Taka
357. Muço Dalani
358. Ballkëze Demi
359. Murat Runo
360. Muharrem Nuredini
361. Majko Nustreti
362. Malo Kaleshi
363. Mazar Shehu
364. Madan Gura
365. Merço Bilbili
366. Myfit Musaraj
367. Mero Sejdo
368. Mehmet Pepeto
369. Makbule Huda
370. Manxhar Shino
371. Maze Levendi
372. Myfit Shena
373. Meto Xhafa
374. Murat Pasho
375. Muho Idrizi
376. Muharrem Rrapaj
377. Mehmet Nexhipi
378. Muhamet Qamili
379. Mestaj Jaupi
380. Mehmet Duka
381. Mero Polo
382. Namik Gaçi
383. Nustre Vuriku
384. Neshat Jaho
385. Nasip Dervishaj
386. Neki Zano
387. Niko Merxhani
388. Nuri Nuri
389. Nimet Rushiti
390. Niko Çami
391. Neshat Abazi
392. Nebahete Shehu
393. Nedrete Kaçi
394. Namik Laze
395. Nase Mici
396. Nevruz Haxhiu
397. Neim Hyseni
398. Neki Rexho
399. Nexhip Ahmeti
400. Nexhip Baçe
401. Neshat Kondo
402. Nazmi Taho
403. Nesibe Kseno
404. Nustret Dine
405. Nijazi Arapi
406. Niko Cero
407. Nebi Dule
408. Neshat Demi
409. Nuri Malo
410. Niqi Bashari
411. Naxhie Hyseni
412. Neki Hajdini
413. Namik Shehu
414. Nexhmudin Kasëmi
415. Osman Arapaj
416. Osman Rexhaj
417. Osman Plaku
418. Osman Baçi
419. Petrit Metushi
420. Petrit Ibrahimi
421. Petrit Taka
422. Petro Kosta
423. Polo Bezhani
424. Petrit Islami
425. Pipi Mitorjorgji
426. Pëllumb Bajo
427. Pëllumb Lato
428. Petro Zhupa
429. Petrit Demi
430. Petrit Ramo
431. Pteref Brahimaj
432. Ptreef Haxhiu
433. Pelivan Iljazi
434. Pajtim Abedini
435. Pajtim Haxhia
436. Petref Baka
437. Pandeli Boçari
438. Qerim Shaqiri
439. Qazim Demi
440. Qamil Tamo
441. Qirjako Dhroso
442. Qamil Kareçi
443. Qamil Budini
444. Qerim Sulejmani
445. Qani Avduli
446. Qemal Kuçuku
447. Qemal Muço
448. Qerim Hoxha
449. Qibare Minxalli
450. Qani Memushi
451. Qerim Cukaj
452. Qazim Kondi
453. Qebir Aliu
454. Rexho Huso
455. Rexho Plaku
456. Rushan Saliu
457. Riza Rustemi
458. Rako Rakipi
459. Rauf Iljazi
460. Refit Kase
461. Refit Laze
462. Ruhan Zeneli
463. Ramadan Muzo
464. Rasim Bedo
465. Ramadan Zejno
466. Ramadan Veli
467. Riza Beqo
468. Resul Shaqiri
469. Rapo Zejnati
470. Ramadan Laze
471. Rait Bajo
472. Refo Bakiri
473. Rait Neziri
474. Rexhep Çami
475. Remzi Tare
476. Refik Merxhani
477. Rexhep Gjoleka
478. Reshat Jaho
479. Rexhep Gjriti
480. Rezie Kallarati
481. Ramadan Çumani
482. Ramadan Husi
483. Resul Harifi
484. Rexhep Ademi
485. Rexhep Baçe
486. Refat Murtaj
487. Rexhep Kapllani
488. Razo Shero
489. Rexhep Isufi
490. Resul Nasipi
491. Ramadan Pusia
492. Rexhep Shero
493. Ramadan Baçe
494. Refat Ademi
495. Remzi Toso
496. Rexhep Taqe
497. Sami Murati
498. Sali Sherifi
499. Safet Pashako
500. Sami Alushi
501. Sami shaqiri
502. Sami Bella
503. Saliko Goro
504. Sami Sejnati
505. Sako Pasho
506. Sako Pasho
507. Saim Mezini
508. Sami Morta
509. Safet Ahmeti
510. Safet Beqiri
511. Safete Bukali
512. Sadik Sulo
513. Sami Tushe
514. Sami Bejdo
515. Sali Dalani
516. Sejko Ademi
517. Sejdi Kondi
518. Sotir Loli
519. Sefer Murko
520. Sulejman Banko
521. Sefer Bajo
522. Sete Faslliu
523. Skender Guga
524. Selim Islami
525. Skender Demi
526. Skender Taka
527. Skender Shehu
528. Selman Xhallari
529. Sulo Lame
530. Sete Mazlliu
531. Sefer Arapi
532. Solu Beko
533. Sulo Muho
534. Sulo Hoxha
535. Selfo Hoxha
536. Set Gaçi
537. Sotir Deliu
538. Selfo Abedini
539. Skender Shushi
540. Skender Velo
541. Selim Menja
542. Surja Beqiri
543. Selim Saladini
544. Sejdi Volka
545. Sejko Abedini
546. Seit Ademi
547. Syrja Malo
548. Selfo Sheme
549. Sami Buxheli
550. Selam Veliu
551. Sulo Veshi
552. Sadete Bukali
553. Selamn Hajdini
554. Sefer Habili
555. Sulejman Osmani
556. Shaban Osmani
557. Shaqir Boçi
558. Shaqir Shero
559. Shaban Rustemi
560. Shaqir Veliu
561. Shaqir Myrto
562. Shaqe Çalçare
563. Shaqir Bajrami
564. Shaqir Shaqiri
565. Shahin Shero
566. Shaban Keku
567. Shaban Lame
568. Shaban Peshtani
569. Shefqet Sulejmani
570. Shefqet Mema
571. Shpresa Kseno
572. Shefqet Bejdo
573. Shyqyri Muço
574. Shiqe Brahimi
575. Shero Shuaipi
576. Sheme Muka
577. Sheme Beqiri
578. Sherif Qazimi
579. Shuaip Rushiti
580. Shuaip Beko
581. Sheme Mekaj
582. Shefqet Shkurti
583. Shefqet Mushi
584. Shefqet Bilushi
585. Tahir Korro
586. Tajar Ramo
587. Tahir Korro
588. Tahir Hoxha
589. Taip Kareçi
590. Taho Sejko
591. Tahir Demi
592. Taip Musaj
593. Taip Kercelli
594. Telo Plaku
595. Teki Lame
596. Telha Demçe
597. Teme Sejko
598. Teme Pulo
599. Teme Hako
600. Tefik Korro
601. Tefik Korro
602. Telha Kupe
603. Thoma Lula
604. Thoma Xhixho
605. Thelleza Mastori
606. Urani Bari
607. Ulvi Lulo
608. Vango Mitrojorgji
609. Vazilete Ibrahimi
610. Veliko Rexho
611. Veliko Rexho
612. Veip Mushi
613. Vangjel Koloj
614. Veis Bajo
615. Vere Godo
616. Veip Demi
617. Veli Myrtaj
618. Veledin Kuçuku
619. Veip Huso
620. Veli Ramadani
621. Vesel Husaj
622. Xhavit Cane
623. Xhevdet Malo
624. Xhevdet Malo
625. Xhevdet Shabani
626. Xhevdet Lutfi
627. Xhenis Zeneli
628. Xhafer Xhaferi
629. Xhevit Islami
630. Xhevit Dalle
631. Xhevit Ibrahimi
632. Xhemal Meme
633. Xhemal Maze
634. Xhevdet Maze
635. Xhafer Arapi
636. Xhezo Gjika
637. Xhezo Dauti
638. Xhemal Dauti
639. Xhemal Muderizi
640. Xhafer Begdashi
641. Xhafer Avdullai
642. Xhafer Ahmeti
643. Xhelal Shaqiri
644. Xhemal Shene
645. Xhemo Muho
646. Iliver Maliqi
647. Zihni Shaqiri
648. Zalo Goxhaj
649. Zane Leko
650. Zaim Mezini
651. Ziver Rushiti
652. Zanel Baho
653. Zeliha Dojaka
654 Ziver Qilimi
655. Zane Bolena
656. Zaim Arapi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...