Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/29

Glaukoma, faktorët që rrisin rrezikun dhe si parandalohet

Dr. Entela Labaj
Dr. Entela Labaj










Glaukoma (ose tension i syrit), është një sëmundje e syrit, që dëmton nervin optik, ngushtim të pamjes periferike, dëmtim të pamjes qendrore dhe në shumicën e rasteve, me rritjen e presionit të brendshëm të syrit.
Presioni brenda në sy, mund të ndryshojë nga ora në orë dhe ndikohet nga disa faktorë si p.sh: rrahjet e zemrës, pozicioni i trupit, nga sasia e lëngjeve që pi. Këto ndryshime natyrore, në të vërtetë nuk e dëmtojnë syrin. Tensioni i lartë i syrit në vetvete, nuk është prova se keni glaukomë, pasi tensioni normal i syrit ndryshon në varësi të personit. Megjithatë, tensioni i lartë në sy, është një nga shenjat e glaukomës.

GlaukomaShkakVerberieGlaukoma është një grup sëmundjesh që mund të dëmtojnë nervin optik të syrit dhe të çojnë në humbjen e shikimit e në verbëri. Glaukoma ndodh kur trysnia normale fluide brenda syve rritet ngadalë.
Faktorët që rrisin rrezikun e glaukomës
1. Mosha (mbi 35 vjeç), çdokush mbi 60 vjeç.
2. Faktorët gjenetikë (histori familjare).
3. Diabeti.
4. Anemia.
5. Tensioni i lartë ose i ulët i gjakut.
6. Miopi e lartë.
7. Hipermetropi e lartë.
8. Migrenë.
9. Përdorimi i kortikosteroidëve për periudha të gjata.
10. Dëmtime fizike në sy.
Një ekzaminim i hollësishëm dhe i gjerë, mund të zbulojë më shumë faktorë rreziku, si presioni i syrit, hollësia e kornesë dhe anatomia anormale e nervit optik. Tek disa njerëz me kombinime të caktuara të këtyre faktorëve të rrezikut, barnat në formë të pikave të syrit, mund ta ulin rrezikun e paraqitjes së glaukomës deri në 50 %.
A mund të parandalohet glaukoma?
Glaukomat, nuk mund të parandalohen për momentin. Megjithatë, nëqoftëse ajo zbulohet herët, para se të ketë humbje vizioni të rëndësishme, ajo mund të kontrollohet. Qëllimi është për të mbajtur sa më shumë të jetë e mundur prej 100.000 qelizave nyjë nervore të retinës, në secilin sy të gjallë dhe të shëndetshëm, këto janë qelizat nervore dhe nuk mund të plotësojnë veten. Prandaj, vigjilenca është çelësi për parandalimin e verbërisë. Kontrolli i tensionit të syrit tek mjeku okulist, sidomos pas moshës 40 vjeç, është mëse i domosdoshëm. Bëhet një matje e fushës vizive me një metodë pa dhimbje, që quhet perimetry. Nëse fusha vizive është e zezë, ose ka origjinë familjare, rreziku është shumë i lartë për t’u shfaqur glaukoma.
Sa tipe glaukomash ekzistojnë ?
a. Glaukoma me kënd të ngushtë.
b. Glaukoma me kënd të gjerë.
Glaukoma me kënd të ngushtë
Në këtë rast, lëngu që prodhon syri nuk arrin të dalë jashtë dhe kështu që tensioni brenda syrit rritet. Kjo lloj glaukome mund të shfaqet me dhimbje të lehta , deri në dhimbje shumë të forta të syrit dhe të kokës, dëmtim shumë të shpejtë të nervit optik.
Glaukoma me kënd të gjerë
Kjo ndryshe quhet dhe “hajduti i të parit”, sepse humbja e shikimit ndodh shumë ngadalë duke filluar nga periferia e fushës pamore. Pacienti nuk ndjen dhimbje apo shqetësime të tjera, gjë që bën që pacienti ta kuptojë dëmtimin e të parit vetëm në faza shumë të avancuara të sëmundjes.
Si mund të realizohet diagnostikimi sa më i hershëm i glaukomës?
1. Çdo individ, duhet të kryejë të paktën një herë në vit vizitë okulisti.
2. Çdo person, që ka një të afërm që vuan nga glaukoma, rekomandohet kontrolli specifik për glaukomën, çdo dy vjet për personat me moshë 40-50 vjeç dhe çdo vit për personat me moshë mbi 50 vjeç.
3. Çdo individ, duhet të paraqitet tek mjeku okulist për çdo shqetësim të syrit, si ulje e kufizim i të parit, skuqje apo dhimbje të syve, dhimbje të kokës etj.
Shenjat klinike të glaukomës:
a. Glaukoma me kënd të hapur, nuk përcillet me dhimbje. Shenjat e vetme janë:
-Humbje graduale progresive e fushës vizive;
-Ndryshimet në nervin optik.
b. Glaukoma me kënd të mbyllur.
-Dhimbje e papritur e syrit;
-Syri i skuqur;
-Shikim i hijeve përreth dritës;
-Presioni intraokular i rritur;
-Mundim vjellje;
-Dobësim i papritur i shikimit;
-Pupila e fiksuar dhe e dilatuar.
Mjekimi:
Presioni intraokular, mund të ulet me barna në formë të pikave në sy. Në mjekimin e glaukomës, gjen zbatim edhe kirurgjia konvencionale dhe ajo laserike.

The Economist: Industria e cigareve, lufta për mbijetesë e kompanive të mëdha

20140125_WBP001_0











“Pirja e duhanit është një rrezik për shëndetin, dhe për këtë duhen marrë masat”. Pikërisht këtë frazë tha një kirurg amerikan para 50 vitesh, duke shënuar fillimin e fundit të prodhimit dhe konsumimit të duhanit. Rreth 20 milionë amerikanë kanë vdekur nga ky ves që atëherë. Reklamat frenuese kanë luajtur rolin e tyre në ndalimin e pirjes së duhanit. Numri i të rriturve amerikanë ka rënë nga 43 deri në 18 %, edhe adoleshentët që përdorin duhanin është në minimum. Edhe në vende të tjera statistikat janë të përafërta.
Krye-kirurgu, Boris Lushniak, gjatë një raporti të nxjerrë në 17 janar, deklaroi se pirja e duhanit është akoma më e dëmshme seç mendohej më parë. Ai shtoi diabetin, kancerin kolorektal dhe një listë të gjatë sëmundjesh të tjera. Ai premtoi edhe strategji për t’i dhënë fund këtij vesi.
Tre firmat më të mëdha amerikane të duhanit, Altria, Reynolds dhe Lorillard, mund të falimentojnë. Zyrtarë të shëndetit publik paralajmërojnë të njëjtin fat për kompanitë që furnizojnë marketet. Lista përfshin Philip Morris, e cila së bashku me firmën Altria prodhon Marlboron, markën më të shitur në botë; Kompaninë japoneze të duhanit, Kompaninë amerikano-britanike.
Shumë firma të tjera, do të bien në hije gjithashtu. Në vendet e pasura, ku ekonomia është e ngadaltë, duhanpirësit e kanë rralluar duhanin. Sistemi rregullues në vendet në zhvillim po bëhet gjithnjë e më shumë armiqësore. Teknologjitë e reja si e-cigarettes premtojnë se kanë nikotinë jo të rrezikshme në përmbajtjen e tyre. Firmat e mëdha të duhanit po prodhojnë shumë prej tyre, megjithëse ka ndryshim të madh. Është si të zëvendësosh makina e industrisë me makinat me bateri. David Adelman i bankës Morgan Stanley nuk sheh një fund të afërt të biznesit të duhanit. Por ky model duhet hequr.
David Adelman ka arsye që e thotë. Kur duhan-prodhuesit rrisin çmimet, duhanpirësit “kolliten” më shumë. Konsumi global vazhdon të rritet, falë rritjes së popullsisë në vendet e varfra. Gjigantët e duhanit kanë përkëdhelur investitorët me dividentë të mëdhenj dhe shpërndajnë të mirat e tyre. Ata kanë vërshuar për të blerë aksionet.
Por çështja po bëhet më e ndërlikuar. Zyrtarë të shëndetit në Kinë, thonë se kanë më shumë duhanpirës se çdo vend tjetër. Ata bënë thirrje për ndalimin e duhanpirjes në ambientet publike. Kjo do të ndikonte në Kompanitë Kineze të Duhanit që janë monopol. Por meqë aksionerët ndërkombëtarë nuk e pranuan këtë gjë, vendimi i propozuar duhet të zbatohej diku tjetër. Qeveria britanike, pas disa lëkundjesh, kopjoi Australinë e cila i shet cigaret brenda paketave të shëmtuara dhe të frikshme.
Ky sistem rregullues sulmon në mënyrë kryesore fitimet e kompanive të duhanit: duke i çuar duhanpirësit tek markat më të shtrenjta. Të ardhurat po rriten në vendet në zhvillim. Shumë duhanpirës nuk do të bëjnë më tregti derisa sa ekonomia të përmirësohet dhe për shkak të reklamave ndaluese. Firma kërkimore, Euromonitor International, parashikon se kudo çmimet do të rriten nga 2012 deri në 2017-ën më shumë se sa 5 vitet e fundit, me përjashtim të Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Shane McGuill i Euromonitorit shikon një kërcënim serioz për industrinë e duhanit. Kjo kërkon metoda më të sigurta për furnizuesit e duhanit. Por promovimi më i madh i është bërë e-cigarette-ve që i jep përdoruesve nikotinë me përbërës më pak të dëmshëm se duhani origjinal. Në Amerikë shitjet brenda pak vitesh i kanë kaluar 1 bilionë dollarë.
Në fillim, u duk sikur e-cigarette-t do të joshnin përdoruesit e duhanit dhe do i tërhiqnin ato nga markat e mëdha. Kompanitë Altria dhe Reynolds pritet të hedhin në treg projektin e-cig në rang kombëtar.  Megjithatë kompanitë e duhanit kanë më shumë dituri përsa i përket veseve të duhanpirësve dhe lidhje më të forta me shpërndarësit.
Disa ekspertë mendojnë se amerikanët do të përdorin më shumë e-cigarette se sa duhanin normal brenda dekadës. E-cigs llogariten të bëjnë vetëm 1% të tregut. Në Europë 7 % duhanpirës provuan cigaren elektrike por në 2012 vetëm 1 % prej tyre i përdorin akoma atë. Po shpresohet për krijimin e një duhani të ri, që nxehet por nuk digjet. Këto lloj cigaresh shpërndajnë më pak toksinë dhe më pak tym. Phillip Morris International thotë se do të investojë mbi 500 milionë euro në një fabrikë në Itali për bërjen e tyre.
Ka pasur përpjekje të mëparshme për realizimin e këtij projekti por nuk është e sigurtë nëse Philip Morris-i do t’ia arrijë. Dhe askush nuk e di cilat do të jenë sistemet e reja rregulluese dhe ndaluese për përdorimin e këtyre produkteve të rrezikshme, përfshi dhe cigaret elektronike.
Nëse dëmi që shkakton duhani ulet, dhe nëse binden rregullatorët, atëherë gjigantët e duhanit mund të vazhdojnë investimet e tyre ndër vite. Por disa analistë nuk janë shumë të sigurtë. Shumë firma po luftojnë për mbijetesë. Dhe nëse kjo gjë vazhdon atëherë investitorët do të humbin “dashurinë” e tyre për këtë industri.

Gurët në veshka, cilat janë simptomat dhe si kurohen

veshkatGurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalcium-i, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.
Si formohen ato?
Gurët në veshka formojnë substanca të caktuara në urinën e një personi që bëhen shumë të përqendruara. Kjo rezulton në mineralet dhe në substancat e tjera në urinën e tyre duke u kristalizuar mbi sipërfaqet e brendshme të veshkave. Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristale-ve.
Simptomat e gurëve në veshka
Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese.
Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:
-Gjak në urinë;
-Përzierje dhe të vjella;
-Një nevojë urgjente për të shkuar për të urinuar;
-Të ngjethura dhe ethe; dhe
-Kalimi i gurëve të vegjël në urinë.
Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, që është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjët. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije – dhe në testikujt e meshkujve.
Faktorët rrezikues
Meshkujt kanë tendencë që të marrin gurët në veshka 3 herë më shpesh sesa gratë. Incidenca për të paturit e gurëve në veshka është midis moshës 20 deri 40 vjeçare, por njerëzit e çdo moshe mund të ndikohen.
Njerëzit të cilët kanë pasur infeksione të përsëritura të urinës dhe njerëzit të cilët kanë një histori familjare të gurëve në veshka janë më të ndjeshëm për zhvillimin e tyre, siç janë edhe njerëzit me cermë.
Parandalimi i gurëve
Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët më përpara kanë patur gurë në veshka duhet të pinë 3 litra ujë në ditë. Disa lloje të gurëve në veshka mund të parandalohen me shmangien e disa ushqimeve të caktuara.
Testet për gurët në veshka
Një plan i rrezeve X të pjesës abdominale mund të identifikojë shumicën e gurëve, duke treguar përmasat e tyre dhe vendin në sistemin urinar.
IVP (endoskopi në fshikëzën e urinës) është një test që bëhet për të vënë në dukje veshkën nën rrezet X. IVP mund të identifikojë ndonjë pengesë për rrjedhjen e urinës që mund të shoqërohet me një gur në sistemin urinar.
CV (Tomografi e kompjuterizuar) është një investigim i shpejtë. CT rrotullohet rreth trupit për të marrë pamje dhe shfaq të gjitha llojet e gurëve në veshka. Një ultratingull do të jetë gjithashtu i nevojshëm për diagnostikimin e gurëve në veshka.
Rrezet X përcaktojnë gjithashu se çfarë lloj gurësh në veshka ka një person, për të përcaktuar nëse guri mund të trajtohet me anën e copëtimit. Mjeku juaj mundet gjithashtu t’ju rekomandojë një test gjaku për të parë për tepricë të kalciumit ose acidit urik, ose një test urine për të parë nëse ju keni tepricë mineralesh, ose keni pengesë kimikatesh që pengojnë formimin e kristalinave. Analizimi i vetë gurit (pasi ka kaluar ose është hequr) mundet gjithashtu të japë informacione të nevojshme për të ndihmuar në parandalimin e formimit të gurëve në të ardhmen.
Trajtimi
Disa gurë mund të kalojnë në mënyrë natyrale në traktin urinar nëse personi pi shumë ujë. Përdorimi i ilaçeve mjekësore përfshijnë stentet (aparati i futur në traktin urinar për të hapur ureterin për heqjen më të lehtë të gurëve), dhe fragmentim-i gurëve duke përdorur lazerin. ESËL (extracorporeal shockëave lithotripsy) është metoda e jashtme e copëtimit të gurëve me ultratinguj, e cila godet gurët, në mënyrë që të kalojnë më pas në përmasa të vogla nëpërmjet urinës.
Disa gurë mund të hiqen direkt nga ureteri, një instrument i hollë i futur në ureter nëpërmjet fshikëzës. Më pak se një në njëqind njerëz me gurë në veshka do t’ju duhet të bëjnë operacion.
****
7 të vërteta për gurët në veshka
1. Për shkaqe të panjohura numri i personave me gurë në veshka është rritur 40 vitet e fundit. Në vitet’ 70 të shekullit të kaluar, 3.8 % e njerëzve kishin problem me gurët në veshka, në vitet ‘90 ky numër u rrit në 5.2%, ndërsa në vitin 2010, konsiderohet 5.8 % e popullsisë botërore me gurë në veshka. Përhapja e gurit në veshka rritet me moshën, në mënyrë dramatike. Tek meshkujt shfaqet pas moshës 40-vjeçare dhe vazhdon të rritet deri në moshën 70-vjeçare. Tek femrat frekuenca e gurëve në veshka arrin maksimumin në moshën 50-vjeçare.
2. Gurët e veshkave mund të mos shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka. Por, nëse dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta. Simptomat e gurëve të veshkave që lëvizin janë: dhimbje të fortë shpuese në pjesën e prapme, në bark, ije, mund të shkaktojë dhe gjak në urinë. Nëse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atëherë mund të kemi ethe dhe rritje të temperaturës në trup.
3. Diagnoza lëshohet në bazë të simptomave tipike të cilat i shkakton guri vi veshkave, si dhe me ndihmën e disa metodave diagnostikuese si: regjistrimi me rreze –X në traktin urinar, urografi me kontrast ose tomografi e kompjuterizuar. Për gratë shtatzëna ose për pacientët tek të cilët nuk është i dëshirueshëm apo rekomandueshëm radiacioni (rrezatimi), atëherë mund të ndihmojë kontrolli me ultrazë për gjetjen e diagnozës.
4. Shumica e gurëve në veshka në mënyrë spontane shkarkohen në kanalin urinar në 48 orët e para, pas fillimit të sulmit në veshka. Medikamentet për dhimbje mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Disa faktorë mund të ndikojnë në shkarkimin e gurëve të veshkave nga kanali urinar. Këtu përfshihet madhësia dhe struktura fizike e pacientit, shkarkimet e mëparshme spontane të gurit të veshkave, zmadhimi i prostatës, shtatzënia, etj.
5. Madhësia e gurit ka rëndësi të madhe. Guri me madhësi 4mm ka 80% mundësi të shkarkohet në mënyrë spontane, ndërsa guri me madhësi 5mm ka 20% . guri më i madh se 9-10mm shumë rrallë ndodh që të shkarkohet në mënyrë spontane, për këtë arsye kërkon të kryhet ndonjë lloj trajtimi.
6. Shkaku më i zakonshëm i gurit të veshkave është marrja e pamjaftueshme e lëngjeve. Rekomandohet marrja e mjaftueshme e lëngjeve në mënyrë që urina të ketë një ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe sa më e holluar. Çdo ditë duhet të pini të paktën 8-10 gota ujë dhe të urinoni më shpesh.
7. Për gurët të cilët nuk shkarkohen në mënyrë spontane nga trakti urinar, përdoret mënyra tjetër e quajtur litotripsi (thyerja e gurit). Gjatë kryerjes së kësaj procedure, përdoren valët e shokut që të thyhet guri në copëza të imëta të cilat më pas do të shkarkohen në mënyrë spontane në traktin urinar. Ekzistojnë dhe teknika kirurgjikale për mënjanimin e gurit nga veshka dhe trakti urinar (nefrolitotomi perkutane ose ureterorenoskopija ose kirurgji të hapur).

Disa këshilla për të shmangur stresin në punë

Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.
Simptomat dhe shkaktarët
Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët. Ekspertët japin disa këshilla.
1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
3- Mësoni artin e “shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
4- Mësohuni të thoni Jo, nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5- Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun.
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barcaletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj.
7- Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme, arma më e mirë është heshtja.
8- Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
9- Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
10- Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.
Disa këshilla të ekspertëve për të shmangur stresin në punë
1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat
3- Lejoji vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune
4- Vendosni se cilat gjëra janë primare në punë
5- Mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë
7- Vishni rroba të rehatshme dhe të përshtatshme
8- Mbani gjithnjë një krem për duart
Migrena, sëmundja neurologjike më e përhapur
Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia genetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të paraardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë apo menopauzës. Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon.
Lodhja dhe stresi shkak për pagjumësi
Pagjumësia fillon nga mendimet e tepërta për të nesërmen, probleme, mosfunksionimi në punë, lodhje, dobësi, depresion etj., dhe kjo mënyrë e vazhdueshme e të menduarit shkakton çrregullimet e gjumit. Si pasojë e këtyre trysnive, personi fillon të obsesojë mbas gjumit deri sa kthehet në një pamundësi, ankth dhe se fundi në një fobi. Nga ana e tyre çrregullimet e gjumit përfshijnë disomnite dhe parasomnite. Në disomnite, siç janë insomnia (pagjumësia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë. Në parasomnitë, siç janë tmerrimi në gjumë, urinimi në shtrat dhe të ecurit në gjumë, simptoma kryesore është një ngjarje e pazakontë që çrregullon gjumin. Prandaj këshilla e parë është të relaksoheni dhe të jeni të qetë.
Aktiviteti fizik menaxhues i stresit
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.
Stresi godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale

Cila është ora më e mirë për të pirë kafe sipas shkencëtarëve?

Pothuajse të gjithë e dimë se një kafe ekspres pasdite vonë, mund të na hapi sytë nëse na vjen gjumë. Por për pjesën tjetër të ditës, cila është koha ideale për të marrë kafeinë?

young-brunette-enjoying-cup-of-coffee










Nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit është periudha e duhur, sipas shkencëtarëve dhe farmakologëve
Është çështje e trurit.Përgjigja e pyetjes së miliona kafeinomanëve jepet nga Steven Miller, shkencëtari dhe hulumtuesi i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Maryland të Shteteve të Bashkuara. Miller shpjegon se një zgjedhje e kujdesshme e kohës së pirjes së kafes gjatë ditës na mbron nga zhvillimi i varësisë ndaj saj.
Ritmi ynë kardiak. Kompleksi i brendshëm që e mban organizmin tonë të sinkronizuar me ritmet natyrale rregullohet nga grupe neuronesh të specializuara për këtë punë. Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të gjumit dhe çeljes së syve.
p02rlq4n











Rreth orës 8–9 të mëngjesit, kur sapo zgjohemi nga drita e parë që shohim, niveli i kortizolit në gjak arrin një kulm: është momenti ku jemi më të zgjuar dhe të konsumosh kafe në atë orë rrezikon të bëhesh i varur ndaj kafes.
Më mirë ta konsumojmë në fashën e orarit 9:30 – 11:30 kur niveli i këtij hormoni ulet fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e radhës (që vjen mes orës 12:00 dhe 13:00).
Nëse e keni bezdi të ngriheni para orarit ideal, sugjeron shkencëtari, përpiquni të ekspozoheni në sa më shumë dritë natyrore të jetë e mundur.

Librat më të mirë klasikë të të gjitha kohërave

Klasikët e lashtë ende mund të na mësojnë për dashurinë, politikën, historinë dhe legjendën. Britanikja “Telegraph” ka përzgjedhur 15 librat klasikë që duhet t’i lexoni me domosdo.
COMPOSITEANTIQUITY_2818533b
  1. Iliada
Homeri
Temë e trajtuar rreth luftës, por në të vërtetë, ka të bëjë me zemërimin e Akilit. Çdo vdekje është e trajtuar në veçanti dhe perënditë vajtojnë të preferuarit e tyre, madje Akili mund të na tregojë se si të veprojmë me dinjitet.
  1. Odisea
Homeri
Libri flet për Odisenë e kthyer nga lufta. Por që më tepër ka të bëjë më identitetin e heroit sesa me udhëtimin e tij. Gjithçka ka të bëjë me konfliktin në një shkallë të brendshme.
  1. Metamorfoza
Ovidi
Metamorfoza ndodhet në të gjitha muret e Galerisë Kombëtare. Ky ishte libri më i lexuar në latinisht nga Rilindja e këtej dhe tregimet e tij të transformimit, dënimet e drejta apo të padrejta dhe rrënjët mitike të universit, ndikojnë në opinionin tonë estetik edhe tani.
  1. Simpoziumi
Platoni
Kjo prozë greke është shkruar në mënyrën më të bukur. Një dialog për dashurinë të cilën as Sokrati nuk mund ta përshkruajë. Një djalosh simpatik i cili dehet qëllimisht për të shprehur ndjenjat e tij .

  1. Arti i të dashuruarit
Ovid
Burra, si mund t’i bindni  gratë dhe si mund t’i mbani ato? Gra, si mund të bini në sy të burrave dhe si t’i ndaloni ata të veshin rrobat e juaja? Këshillat e Ovidit mbi dashurinë janë ndonjëherë të stilit të lartë, në disa raste të pagdhendura, por gjithmonë zbulojnë jetesën e dashurisë romake.


  1. Fedoni
Platoni
Vdekja e Sokratit tregohet qetësisht si një lëvizje e jashtëzakonshme. Ai pretendon të tregojë sesi shihet bota e përtejme, ku gjërat marrin format e tyre të përsosura. Dhe vepra ende shihet si një portret i fuqishëm njerëzor i Sokratit nga nxënësit e tij.

  1. Simpoziumi
Ksenofoni
Ky simpozium i dytë është i dukshëm jo për ashpërsinë e tij filozofike, por për mënyrën në të cilën Sokrati kthehet në doktor Johnson me pyetjet e tij “Çfarë duhet të hamë? Pse? Cili është parfumi më i mirë?” Etj…
  1. Poemat
Safo
Nëntë prej tyre janë zhdukur, por ajo që ka ngelur është mahnitëse, ndriçuese, iluminuese, intime, krejtësisht origjinale dhe e mençur., “Nëse jo” ose “Dimri”, janë dy poemat më me vlerë të mbetura nga krijimet e Safos.

  1. Jetë paralele
Plutarku
Plutarku ka kompozuar detajet e portreteve greke e romake. Është gjithashtu e mahnitshme të theksohet se sa shumë imazhe romake Shekspirit janë në të vërtetë të Plutarkut

  1. Eneida
Virgjil
Përralla e trojanëve, themeluesit e Romës shkojnë larg, përtej propagandës. Virgjili është mjeshtër i patosit, duke përkujtuar viktimat më tepër sesa fitoret. Dhe romanca e dështuar mes Eneas dhe Didos është tregimi më i mirë në dashurinë e lashtë.

  1. Rrëfimet
Shën Augustini
Shën Augustini lufton me tundim, një nga gjërat më joshëse të botës klasike, kështu i pasur në retorikën e tij, ai do të përdorë predikimin e tij, me të cilin ai do të konkurojë hershëm lamtumirë.

  1. Mbi natyrën e gjërave
Lucretius
Lucretiusi u përkul mbi filozofët grekë për të krijuar hetimin mbi funksionimin e universit. Ajo është drejtuar nga atomet, mposht edhe vlerën e perëndive. Lucretiusi mundi të shkruajë mbi sensin e gjithësisë.
  1. Punët dhe ditët
Hesiodi
Shumë nga mitet e Greqisë së Lashtë, që na duken kaq të natyrshme për ne tani, për herë të parë shfaqen nga Hesiodi në mënyrën sesi i shfaq perënditë. Në “Punët dhe Ditët” ai jep këshilla mbi fusha të ndryshme të punës.

  1. Historitë
Herodoti
A ishte Herodoti babai i historisë, edhe pse historian? Ai rrëfeu ngjarjet e luftës kundër Persisë, për të mbledhur grekët edhe një herë. Tregoi edhe anekdota, skica të kulturave të tjera. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane.


  1. Gjeorgjikët
Virgjili
“Poemë e mirë nga poeti më i mirë” – u shpreh poeti i shekullit të 17-John Dryden. Dhe kishte plotësisht e drejtë. Virgjili zgjodhi këshillat e Hesiodit mbi fermerët, por rregulloi strukturën e teorive të tij dhe për më tepër vargu i gjuhës e ndihmon atë për të trajtuar tokën si një organizëm të gjallë.

Klasikë të të tjerë:
Odes-Pindar
-Apologjia (Ditët e fundit të Sokratit)-Platoni
-Një histori e Romës-Livi
-Veprat e Ciceronit, Senekës dhe Aristotelit

Psikoza, cilat janë simptomat dhe shkaqet e sëmundjes

Psikoza, cilat janë simptomat dhe shkaqet e sëmundjes
Ekzistojnë një grup sëmundjesh që përçajnë funksionin e trurit, ato shkaktojnë një gjendje që quhet psikozë. Kur dikush përjeton psikozën, ato gjithashtu janë të paaftë për të ndarë se çfarë është e vërtetë pasi ekziston një humbje kontakti me realitetin. Pjesa më e madhe e njerëzve janë në gjendje që të shërohen nga një episod psikoze.
Cilat janë simptomat?
Ndër simptomat kryesore që mjekët shikojnë, janë:
-Mendimet konfuze  – Gjatë sëmundjes, njerëzit me simptomat psikotike përjetojnë çrregullime të të menduarit. Mendimet e përditshme që na lejojnë neve që të jetojmë jetën, bëhen konfuze dhe nuk na lejojnë që të jetojmë siç duhet.
Deluzionet/mashtrimet – Është një besim i rremë.
-Halucinacionet – Personi sheh, dëgjon, ndjen, nuhat ose shijon diçka që në të vërtetë nuk ekziston. Halucinacion-i është një zë i brendshëm që asnjë person tjetër nuk e dëgjon.
Çfarë e shkakton psikozën?
Shkaqet e psikozës nuk janë kuptuar plotësisht. Ato janë një kombinim i faktorëve të trashëguar dhe  faktorëve të tjerë. Ka mundësi që disa njerëz të kenë lindur me predispozicionin për të zhvilluar lloje të caktuara të sëmundjeve, p.sh. stresin ose përdorimin e drogave siç janë marijuana ose LSD, të cilat nëse përdoren përkeqësojnë psikozën.
Disa njerëz përjetojnë një formë të shpejtë psikoze, e cila zgjat vetëm pak ditë ose javë. Disa njerëz përjetojnë vetëm disa episode të psikozës. Disa njerëz përjetojnë psikozën të lidhur me sëmundje afatgjatë siç janë skizofreni-a ose çrregullimi bipolar.
Sa njerëz e zhvillojnë psikozën?
Rreth 3 në 100 njerëz do të përjetojnë psikozën në një moment të caktuar të jetës së tyre. Pjesa më e madhe e njerëzve do të preken në adoleshencën e vonë dhe afër moshës 20 vjeçare.
Si trajtohet psikoza?
Trajtimet mund të bëjnë shumë për të reduktuar dhe madje edhe eleminuar simptomat. Trajtimi duhet që të përfshijë një kombinim të ilaçeve dhe të programeve mbështetëse të komunitetit. Të dyja janë shumë esenciale për një përmirësim të ndjeshëm.
Ilaçet – Ilaçe të caktuara ndihmojnë trurin që të rivendosë ekuilibrin e zakonshëm kimik. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e disa simptomave.
Programet mbështetëse të komunitetit – Këto mbështetje duhet të përfshijnë informacionin; akomodimin; ndihmën për gjetjen e punës së përshtatshme; trajnimin dhe edukimin; rehabilitim-in psikosocial dhe grupet e përbashkëta mbështetëse. Të kuptuarit dhe të pranuarit nga komuniteti janë gjithashtu shumë të rëndësishme.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...