2015-11-15

Spastrimi etnik në Kosovë nga militarët dhe paramilitarët serb


Pocetna strana Stampa Mapa sajta Pomoc
Ćirilična verzija Latinična verzija English
Uprava za obrazovanje

ЧАСОПИС "БЕЗБЕДНОСТ"

АРХИВА БРОЈЕВА

© 2009. Управа за стручно образовање, оспособљавање, усавршавање и науку
Valid HTML 4.01!  Valid CSS!

Autoritetet ligjore në Serbi nuk i mohojnë akuzat për krime lufte, të cilat i ka bërë publike Slobodan Stojanoviq, komandant i pensionuar i policisë serbe, ish-pjesëtar i Çetës së katërt të Togës së njësive të veçanta të policisë dhe dëshmitar i mbrojtur nga shteti serb.

Gjatë vitit 1998, si pjesëtarë i Policisë të Serbisë ai kishte marrë pjesë në një numër aksionesh, për të cilat ai dëshmon se kjo polici i ka ndërmarrë kundër civilëve shqiptarë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Slobodan Stojanoviq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se për të gjitha veprimet, të cilat i kanë bërë pjesëtarët e forcave serbe në terren, në Kosovë, kanë qenë të informuar eprorët e lartë, përmes zinxhirit komandues, i cili ka ekzistuar në njësitet e përfshira në, siç e quan ai, “pastrimin e terrenit”.

Ai thotë se ka parë mjaft tmerre, të cilat i kanë kryer forcat serbe dhe kjo kishte ndikuar që ai të largohet nga policia.

Stojanoviq shpjegon një nga rastet që kishin ndodhur dhe që sipas tij ishin rutinë.

“Gjithkah kam shkuar dhe kur kam parë se çfarë po ndodhë, unë jam tërhequr. Thjeshtë, pa asnjë arsye, u afroheshin njerëzve dhe i kërcënonin duke u kërkuar para. Në qoftë se nuk kishte dikush para, e vrisnin, pa asnjë arsye tjetër”, tha Stojanoviq, duke shpjeguar se dinte edhe emra të njerëzve të caktuar që kishin vrarë të pafajshëm duke thënë se “shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”.

Sipas tij, gjatë “pastrimit të terrenit” fillimisht ushtria grasatonte për orë të tëra dhe më pas futej policia dhe ushtria, të ndarë në njësi të vogla me nga 20 njerëz, të cilët merreshin vesh me komandantët e tyre lidhur me veprimet që i bënin.

Ai akuzon komandantin e tij, Nenad Stojkoviq, për djegien e fshatrave mbi Mitrovicë dhe krimet që kishin ndodhur atje.

“Nenad Stojkoviq, është përgjegjësi kryesor për punën që bënim në Mitrovicë. E djegin gjithë fshatin… ja se çfarë bënin. Vetëm merrnin urdhër dhe ato ishin fjalë të shkurtuara. Do të thotë, kur merrnin fjalën ‘shkrepës’ atëherë do të thoshte se duhej djegur gjithë fshatin, nëse ishte fjala “goma”, atëherë nënkuptonte se duhej vrarë. Kur thoshte komandanti Mitroviq ‘dërgoje për rrezitje’, kjo nënkuptonte se duhej vrarë ai njeri shqiptar”, shpjegon Slobodan Stojanoviq.

Ai ka rrëfyer edhe raste tjera, të cilat sipas tij ishin krime, për të cilat askush nuk është përgjigjur deri më sot.

Akuzat për krimet, të cilat, sipas Stojanoviqit, i kanë kryer forcat serbe në Kosovë, i pohojnë edhe autoritetet ligjore në Serbi. Prokurori i Gjykatës speciale për krime lufte i Serbisë, Bruno Vekariq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është i sigurt për krimet që i përshkruan Stojanoviq, por sipas tij, ky i fundit u ka bërë shantazh autoritetet për interesa personale.

“Për ato që ai flet, jam i sigurt se kanë ndodhur ato krime. Prokuroria e ka nisur procedurën, bazuar në deklaratat e tij dhe tash jemi në fazën fillestare. Kur ne e kemi nisur procedurën, ai ka qenë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjithçka ka funksionuar si duhet deri në një moment kur ai (Stojanoviq) ka filluar të kërkojë nga ne shërbime të caktuara, të cilat ne nuk mund t’i japim në atë program të mbrojtjes, madje as për dëshmitarin e mbrojtur, i cili për ne është i shenjtë”.

“Në kontratë nuk qëndron se ne duhet t’ia punësojmë gjysmën e familjes. Nuk qëndron në kontratë që ai të jetë krye shef i policisë së Leskovcit. Esenca është se ai vet ka dalë nga programi i mbrojtjes dhe atë për të cilën na kishte premtuar se do të na jepte, nuk na e dha. Do të thotë, ne nuk mund ta shfrytëzojmë, sepse nuk kemi pasur dëshmi, të cilat na ka premtuar se do të na i japë në procedurën kundër atyre njerëzve”, ka shpjeguar prokurori serb Vekariq.

Ai ka shtuar se aktualisht është iniciuar procedura kundër Stojanoviqit sepse ai ka kërcënuar zëvendës-prokurorët për krime lufte.

Ndryshe, Stojanoviq thotë se për të gjitha krimet që kishte parë, kishte informuar ministrin e Brendshëm të Serbisë, në vitin 2000, si dhe disa organizata joqeveritare.

Por sipas tij, askush nuk kishte dashur ta dëgjojë.

“Të gjithëve ju kam drejtuar. Por, në fund, janë detyruar që si kryeshef të stacionit policor të më fusin edhe në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, kinse më është rrezikuar jeta nga ana e policëve dhe se ata mund të më vrisnin. Ata më komprometuan”.

“Kur hyra në program, gruaja dhe fëmijët u traumatizuan, ndërkaq në analizën që ma bënë të gjakut, kinse është gjetur droga. Unë u thash, pse po flisni marrëzira? Ndërkaq, ata janë të gjithë kriminelë që kanë qenë në Kosovë dhe kanë vrarë e prerë popullin shqiptarë. Mu ata njerëz kujdesen për ne në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve”, ka theksuar Stojanoviq.

Në anën tjetër, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, ka vlerësuar se dëshmia e Slobodan Stojanoviqit, përmes medieve,është paksa e vonë.

Drejtuesi i këtij këshilli, Behxhet Shala, vlerëson se kjo dëshmi e Stojanoviqit është vetëm një mbështetje për deklaratat, materialet dhe kallëzimet penale që i kanë bërë organizatat joqeveritare nga Kosova dhe nga Serbia, për mizoritë që i kanë kryer forcat paraushtarake, policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.

“Ai është dëshmitarë i dorës së parë, i cili në njëfarë mënyre është edhe pjesë e krimit, sepse ka reaguar vetëm pasi kanë kaluar më shumë se 13 vjet, ndonëse ai thotë që i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe e ka informuar për ato që kanë ndodhë. Mirëpo, nuk e ka bërë publike. Do të thotë, kjo është një argument pas së cilit prokuroria në Beograd duhet t’i fillojë hetimet. Besoj që do të merret me rastin”, tha Shala.

Ai ka shtuar se organizatat joqeveritare në Kosovë, por edhe institucionet, nuk janë në pozitë që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtarë për hapjen e hetimeve lidhur me krimet e luftës.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne nuk jemi në pozitë që ti bëjmë presion akujt, sepse ne jemi në pozitë që i nënshtrohemi presionit. E dyta, thjeshtë, mungon vullneti politik për tu arrestuar apo gjykuar ata të cilët janë përgjegjës për krime luftë. Ata që munden, ata nuk e bëjnë këtë. Këtë mund ta bëjnë vendim-marrësit të cilët janë në Bruksel dhe në Uashington. Por, ata e analizojnë gjendjen politike dhe e shohin nëse ja vlen të merren me të kaluarën, atëherë merren. Në qoftë se jo, atëherë heshtin”, ka theksuar Shala.

Sido që të jetë, ish-pjesëtari i policisë serbe, Stojanoviq, duke folur edhe për mediat serbe, ka rrëfyer episode, siç i ka quajtur ai, të tmerrshme të luftës në Kosovë dhe krimeve ndaj shqiptarëve.

Siç ka treguar ai, një person, identitetin e të cilit Stojanoviq e di, ka prerë kokat e një shqiptari dhe një shqiptareje të vdekur, duke i shndërruar ato më pas në abazhur tavoline.

Ish-zv/ministri i qeverisë Rama, Dritan Hila: Shqiptarët po ikin prej Ramës, si njëherë e një kohë prej turkut

Ish-zv/ministri i qeverisë Rama, Dritan Hila shkruan se një në pesë shqiptarë do të ikë nga vendi. Me anë të një statusi në Facebook, Hila shkruan se kjo është “një lloj periudhe pas skenderbejane, kur i largoheshin turkut. Dhe Rama thotë që nuk shikon gabime në qeverisjen e tij! I lumi ti për në e lum ne për ty”.

dritan_hila
Shënimi i Dritan Hilës në Facebook:
“200.000 shqiptare kanë aplikuar në llotarinë për emigrim në USA. Që do të thotë se një në pesë shqiptarë të aftë për punë do të iki; një ndër katër familje do të iki.
Dhe duke pasur parasysh se është kryesisht popullsia urbane ajo që ndjek këtë rruge emigracioni, i bie që gjysma e qytetarëve do të iki.
Një lloj periudhe pas skenderbejane, kur i largoheshin turkut. Dhe Rama thotë që nuk shikon gabime në qeverisjen e tij! I lumi ti për në e lum ne për ty”.

Top Channel dhe injorantët shqiptarë nuk e mbrojnë dot nacionalistin e orëve të fundit Edi Rama

Mediat e lidhura ngushtësisht me oborrin qeveritar të kryeministrit Rama po rreken deri në pikën më të thellë të takatit të tyre për të shfaqur Edi Ramën si njeriun e kombit shqiptar.
Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një lojë e fëlliqtë e këtyre aktorëve. Por ajo që e bën edhe më të pisët një gjë të tillë është edhe tendenca për të manipuluar edhe qytetarët shqiptarë.
Ndoshta kjo është më e rënda, më e ulta dhe më shkatërrimtarja nga të gjitha prapësitë e pushtetit të tij, qoftë ai politik dhe ky mediatik.

rama-fjala
Askush më nuk po i përmend veprimet e tija anti-kombëtare dhe kinse patriotizmin që e rrethon atë nga shkon. Askush nuk flet.
Megjithatë, Edi Rama si kryeministër i shqiptarëve dhe duke qenë i brohoritur në mënyrë naive nga të gjitha anët e kombit, përkundër të gjithë elitës shqiptare nga Prishtina në Tiranë, që me të madhe po i thonë se një kozmopolitan si ti, që ka marrë përsipër t’u hedhë shpatullave mantelin e nacionalistit nuk është asgjë tjetër veçse një katundarizëm politik.
Por, Rama si një hipokrit i madh në ligjerimin politik nuk tha asgjë në lidhje me tre genocidet që serbët kanë kryer ndaj shqiptarëve, e prapseprap ne do të punojmë me ju edhe pse na keni vrarë, therë, burgosur, përdhunuar, pasi për shqiptarët është e rëndësishme ta kapërcejmë një histori të tillë për hir të një të ardhme të përbashkët dhe mbi të gjitha në familjen europiane.
rama
Ai kishte të drejtën t’i thoshte në mes të Beogradit në praninë e 200 gazetarëve se Kosova nuk është e nuk ka qenë si Krimeja, se i ka takuar sovraniteti sepse e ka pasur me Kushtetutën e viti 1974.
Megjithatë ne kërkojmë të mbrojmë edhe shqiptarët edhe serbët e Kosovës, se duam një të ardhme bashkë pavarësisht të shkuarës, se kemi qindramijëra shqiptarë në Serbi dhe kërkojmë të jenë një urë bashkëpunimi e respekti të dyanshëm, dhe jo një barrikadë për të ardhmen e dy kombeve fqinje.
Kjo duhej të ishte politika dhe ligjerimi i një lideri atdhedashës, dhe jo demagogji që mbahet në këmbë nga top-channel dhe mediat e sojllojshme.
Ndërsa, kryeministri i mirëqënies shqiptare tha; vetëm se kosovën e njohin 108 shtete, por kjo nuk është asgjë, pasi ky është një fakt i njohur nga e gjithë politika dhe një rrugë të tillë Serbia do, s’do është e detyruar ta pranojë, pasi në të ardhmen do të ketë zgjidhje të tjera jashtë mundësive të Serbisë për ta penguar ecurinë e preceseve të njohjes së shtetit më të ri të Europës.
Gjithpoaq, Edi Rama nuk tha asgjë në Preshevë mesditën e sotme në lidhje me lobin e tij si kryeministër me njohjen e shtetit më të ri, Kosovën nga vendet që ende nuk e kanë njohur atë. Madje as Papës nuk arriti t’ia përmendë. Çdo gjë tjetër është thjeshtë një lojë symbyllazi, dhe jo më shumë se kaq.
Atëherë të gjithë ata që janë eksituar pamasë nga masturbimi patriotik i kryeministrit Rama duhet të dinë diçka: Edi Rama tha një gjë që ishte e pashmangshme dhe minimale, dhe për hir të së vërtetës nuk ka asnjë meritë.
Siç edhe e kemi thënë më parë, ishte teatër i ndyrë, fallc dhe një lojë politike e keqe, por që në një fushë të tillë loje, për dreq funksionoi.

Frashër Tirana : Pinjollët e Majtë të heqin “njollën”

Periudha e regjimit, ishte një periudhë që çdo gjë kontrollohej e projektohej nga partia. Që nga politika makro e mikro e deri tek fakti se në momentin që dikush arrinte moshën madhore, duhet të martohej e nëse nuk e bënte këtë gjë vendoseshin fletërrufe kundër tij. Gjithashtu, kritikohej e sulmohej edhe parazitizmi. Megjithatë, ajo që mbahet mend  është fakti se “vajzat” që gabonin vetë linjën politike, ose nëse e kishte gabuar ndonjë i afërt konsideroheshin me njollë e drejtuesit e partisë e kishin për obligim tu heqin njollën dhe t’i ktheheshin në linjën e partisë. 


hqdefault
Kush e di sa vajza janë detyruar t’i nënshtroheshin “procesit” të heqjes së njollës. Sot, përsëri e Majta është në pushtet dhe në vendet kryesore të linjës politike e të qeverisë janë pinjollët e atyre që e shpikën dhe e aplikuan heqjen e njollës gjatë regjimit. Siç duket pinjollët sot po e rivendosin përsëri këtë parim, duke rekrutuar në pozicione të rëndësishme zonja të divorcuara, ose zonjusha që në shumicën e rasteve i kanë dashnore. Gjithashtu, heqja e njollës po aplikohet më së shumti me vajzat që ekzistonin në shërbimin e administratës, por që nuk kishin të njëjtën linje politike me Qeverinë socialiste, sepse ishin të punësuar në kohën e Qeverisë së demokratike. Këto vajzat konsiderohen me njollë nga Qeveria aktuale e nëse duan të vazhdojnë të punojnë të pa trazuara aty ku janë, duhet t’i nënshtrohen procesit të heqjes së njollës. Me pak fjalë hiq njollën nga Saimir ose Edmiri, mos u bëj më pis e vazhdo të punosh. Kjo duket se është motoja e re e reformës në administratë. Ndërsa, meshkujt nuk duhet më e do të ngarkohen me punë fizike për ndërtimin e veprave të mëdha. Së shpejti do të nisin pallatet e pushtetarëve të Majtë e meshkujt duhet të fillojnë të punojnë ditë e natë, pa ankesa e pa kërkesa. Thjeshtë, duke thënë “lepe-peqe”.

Ja si ta bëni vetë kopje çfarëdo çelësi që dëshironi


Nëse jeni një prej atyre njerëzve që shumë shpesh i humbë çelësat, atëherë kjo zgjidhje është për ju.
Çdo derë, dollap dhe mbyllje tjetër ka nevojë për çelës për t’u hapur. Dhe duke pasur parasysh se çelësat mund të humbin apo të thyhen, një metodë e shpejtë për kopjimin e çelësit sigurisht se ju kryen punë.


Screenshot_213
Kështu, një video në YouTube e tregon mjaft mirë procedurën se si ta kopjoni një çelës në mënyrë të thjeshtë, shkruan lajmi.net.
E tëra çfarë ju duhet është një shkrepëse, një ngjitës, gërshërë dhe një kanaçe alumini. Qoftë nëse është e dobishme për ju apo jo, ta shohësh se si kopjohet një çelës në këtë video është mjaft mbresëlënëse. 

Emergency Spare Key

https://www.youtube.com/watch?time_continue=24&v=lo6AN4drp08

Rusia dhe Ballkani–Si mbërrijnë në Europë kallashnikovët e terrorizmit

Ruben-Avxhiu-640x487

Nga Ruben Avxhiu

Sulmet terroriste të radhës në Paris kanë sjellë në qendër të vëmendjes trafikun e armëve dhe në këtë diskutim janë përmendur veç të tjerash edhe Shqipëria me Kosovën.

Në vendet europerëndimore, por sidomos në Francë, armëmbajtja edhe me leje është diçka e rrallë. E megjithatë, në tregun e zi nëse dëshiron të blesh armë e predha të ndryshme mund ta bësh me pak para.

Ky ka qenë deri tani një problem shqetësues për policitë lokale që luftojnë krimin ordiner, por pas sulmeve të fundit terroriste, ekspertët e sigurisë dhe agjenturat e vendeve europiane po hulumtojnë situatën me shpejtësi.
Nga vijnë këto armë në Europën perëndimore. Shumica e kanë prejardhjen nga Rusia por që mbërrijnë nëpër rrugët e trafikut nëpër Ballkan. Po Ballkani nuk ka nevojë për armët ruse për të furnizuar të tjerët.
Gjatë viteve 90 dhe në fillim të mijëvjeçarit të ri, të paktën gjashtë konflikte të armatosura ndodhën në Ballkan, nëse numëron edhe dy më të voglat në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës. Ka gati 15 vjet që rajoni është i qetë, por sipas një studimi zvicerian të kryer kohët e fundit, 3.6 deri në 6.2 milionë (po e përsëri milionë) armë janë ende në duart e civilëve.
Kjo është një situatë alarmante për një rajon që ka vetëm 25 milionë vetë dhe shumë urrejtje e plagë të pambyllura. Ky është gjithashtu edhe një rajon ku shtetet janë të pafuqishme dhe deri diku të painteresuara që të mbyllin rrugët e trafikimit ndërkombëtar. Kështu që me apo pa dijeninë e autoriteteve mijëra armë qarkullojnë në ditë, herë në vendet ku ka konflikte, e herë drejt Perëndimit.
Ndonëse në Shqipëri nuk ka pasur luftë ndëretnike, vendi vetë ka kontribuar shumë në këtë situatë me rrëmujat e vitit 1997, ku u hapën dhjetëra depo ushtarake. Në luftërat e Bosnjes, Kosovës dhe Maqedonisë, armët qarkulluan lirisht edhe nga jashtë Ballkanit drejt vendeve ku luftohej. Ushtria serbo-jugosllave por edhe ajo maqedonase ishin të armatosura mirë. Mirëpo, shqiptarët dhe boshnjakët patën nevojë për t’u armatosur. Një libër i shkruar nga Stesi Sulivan me në qendër Florim Krasniqin tregon disa hollësi për mënyrën sesi disa shqiptarë të Amerikës ndihmuan në blerjen dhe dërgimin e armëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Po armët ilegale nuk janë vetëm në duart e joserbëve, Ndonëse ushtria jugosllave ishte e fortë, një masë të madhe të operacioneve ndëshkimore në Ballkan, u kryen nga paraushtarakë e gangsterë me më të njohurin mes tyre kryekriminelin Arkan. Edhe sot e kësaj dite, njësi vigjilantësh me armë ilegale veprojnë në veriun e Kosovës. Në Serbi, një kryeministër u vra nga mafia serbe që ka qenë mbizotëruese në trafikun illegal të armëve. Më tej, ashtu si shumë arabë erdhën nga Lindja e Mesme si vullnetarë për të ndihmuar boshnjakët, ashtu erdhën edhe vullnetarë rusë e grekë. Kjo masë legjionarësh të huaj solli me vete një tjetër prurje armësh ilegale.
Në këto dy dekadat e fundit, heqja e armëve nga qarkullimi ka qenë një problem i madh i të gjitha shteteve të Ballkanit. UÇK ka qenë model në drejtim të çarmatimit të shpejtë dhe të rregullt, duke ia besuar mbrojtjen e Kosovës, KFOR-it, një forcë supreme ushtarake me të cilën Serbia nuk mund të matej. Mirëpo, baza armatimesh janë gjetur lehtë në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare, ndoshta me besimin se një lufte e ardhshme nuk mund të injorohej si rrezik.
Sikur të mos mjaftonte tregu i zi që buron nga Ballkani, një mori armësh vjen nga Rusia. Vendi duket se sapo ka modernizuar kallashnikët që përdorin forcat e armatosura ruse, kështu që një brez i tërë kallashnikovësh është nisur për eksport. Rusia që është një vend korrupsioni masiv kuptohet që lejon një përqindje të lartë armësh që të shkojnë së pari për separatistët e dhunshëm në Ukrainën Lindore dhe pastaj për tregun e zi kriminal, një pjesë e të cilit shkon në Europën Perëndimore.
Dihet që një numër shqiptarësh janë të angazhuar në trafiqet e njerëzve, drogës, mallrave pa doganë ose të vjedhura dhe armëve. Lufta kundër trafikut ka qenë një refren i përhershëm ankimesh nga Perëndimi për qeveritë shqiptare.
Shteti shqiptar ka qenë i varfër dhe i dobët, shtetarët dhe forcat e sigurisë të korruptueshme, dhe pozicionin gjeografik tepër joshës. Në një vend me prodhim të pakët, miliarda dollarë kanë kaluar në formë trafiku duke pikuar qindar miliona. Në vitet e fundit, situata është përmirësuar mjaft, por rubinetat e trafikut nuk janë mbyllur.
Ishte e turpshme për Shqipërinë për shembull që një avion i pilotuar nga një ushtarak shqiptar u rrëzua në Spanjë duke transportuar drogë.
Një debat serioz për këtë punë është gjithashtu i vështirë në Shqipëri, sepse shumica e faktorëve janë të interesuar vetëm për të treguar se sa e korruptuar është qeveria e Ramës apo sa shumë ishte ajo e Berishës. Mjafton të shohësh marrëdhëniet mes ministrit të fundit të Brendshëm dhe atij të tanishëm që të dëshpërohesh.
Për shumë trafikantë shqiptarë kalimi i armëve mund të mos bëhet me idenë për të ndihmuar terrorizmin, por kjo do të jetë e parëndësishme për agjenturat e huaja që do të fillojnë gjurmimin e trafikut në të ardhmen e afërt.
Ngjarjet e Parisit, mbrëmë ishin situata lufte dhe trafiku edhe ai modest e ordiner do të fillojë të shihet nën dritën e furnizuesit të luftës.
Ishte shumë pozitive që qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë dhe të gjitha autoritetet shqiptare dënuan aktet e terrorit dhe shprehën solidaritetin e tyre me Francën, por do të ishte më e nevojshme që të përforcojnë rendin e pushtetin e ligjit, të çimentojnë kufijtë e të godasin krimin. Përndryshe fjalët janë boshe. Mungesa e ligjit në vendet tona e në Ballkan ndihmon terrorizmin dhe jo vetëm në Perëndim. Ligji dhe rendi duhet në radhë të parë për shqiptarët. Duhet sepse pa të vendet tona mund të përballen me një version të ngjashëm dhune. Në fund të fundit, shumë shqiptarë e ballkanas militojnë në radhët e ISIS-it si dhe ky i fundit ka kërcënuar hapur se do ta sjellë “xhihadin” në Ballkan. Po edhe nëse nuk do të ishte ky rrezik, pushteti i ligjit dhe rendi publik janë themeli i një shoqërie të lirë dhe të begatë.
Të angazhohesh e të kesh opinione të forta për çfarë ndodh në SHBA, në Francë e në Perëndim, apo në Rusi, Turqi e në Lindjen e Mesme është në rregull. Po ne as nuk mund të zgjidhim problemet e tyre e as nuk duhet të angazhohemi në to. Ne duhet të rregullojmë këtë këndin e trazuar në të cilën jemi vendosur. Me ndihmën e aleatëve, pavarësisht prej sabotimit të të tjerëve e mbi të gjitha për hir të të sotmes dhe të ardhmes sonë./illyria

Ndëshkimi, nga gjobë deri në tre vjet

Edi Rama është tërhequr nga dakordësia që dha 3 vjet e gjysëm më parë, kur përkrahu nismën e Sali Berishës për të hequr nga kodi penal veprën e shpifjes kundër funkionarëve shtetëror dhe të zgjedhurve.
Tani, që është në krye të qeverisë dhe pasi ka paditur për shpifje në Gjykatën e Lartë, dy prej drejtuesve të lartë të opozitës, Edi Palokën dhe Arben Ristanin, Edi Rama është bërë nismëtar për një ndryshim të ri në kodin penal.
rama4
Kryeministri propozon rikthimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, duke kërkuar dënim nga gjobë deri në tre vjet burg të çdokujt që do të gjendet në faj nga drejtësia. Projektligji është miratuar në mes të tetorit, por gjatë konferencës së të martës, kryeministri nuk e reflektoi plotësisht këtë propozim të tijin, kur foli për lirinë e medias.
“Media këtu ka të gjithë lirinë të thotë çfarë të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka të drejtën të akuzojë kë të dojë, ashtu sikundër unë besoj se media nuk mund të sillet si lulja mos më prek”, tha Rama një ditë më parë.
Sipas shpjegimit që bën qeveria për të mbrojtur propozimin e kryeministrit, shfuqizimi tre vjet më parë i veprës penale të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë ishte një veprim i parakohshëm, me impakt negativ dhe që ka nxitur shpifjen në emër të lirisë së shprehjes.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...