Mediat e lidhura ngushtësisht me oborrin qeveritar të kryeministrit Rama po rreken deri në pikën më të thellë të takatit të tyre për të shfaqur Edi Ramën si njeriun e kombit shqiptar.
Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një lojë e fëlliqtë e këtyre aktorëve. Por ajo që e bën edhe më të pisët një gjë të tillë është edhe tendenca për të manipuluar edhe qytetarët shqiptarë.
Ndoshta kjo është më e rënda, më e ulta dhe më shkatërrimtarja nga të gjitha prapësitë e pushtetit të tij, qoftë ai politik dhe ky mediatik.
Askush më nuk po i përmend veprimet e tija anti-kombëtare dhe kinse patriotizmin që e rrethon atë nga shkon. Askush nuk flet.
Megjithatë, Edi Rama si kryeministër i shqiptarëve dhe duke qenë i brohoritur në mënyrë naive nga të gjitha anët e kombit, përkundër të gjithë elitës shqiptare nga Prishtina në Tiranë, që me të madhe po i thonë se një kozmopolitan si ti, që ka marrë përsipër t’u hedhë shpatullave mantelin e nacionalistit nuk është asgjë tjetër veçse një katundarizëm politik.
Por, Rama si një hipokrit i madh në ligjerimin politik nuk tha asgjë në lidhje me tre genocidet që serbët kanë kryer ndaj shqiptarëve, e prapseprap ne do të punojmë me ju edhe pse na keni vrarë, therë, burgosur, përdhunuar, pasi për shqiptarët është e rëndësishme ta kapërcejmë një histori të tillë për hir të një të ardhme të përbashkët dhe mbi të gjitha në familjen europiane.
Ai kishte të drejtën t’i thoshte në mes të Beogradit në praninë e 200 gazetarëve se Kosova nuk është e nuk ka qenë si Krimeja, se i ka takuar sovraniteti sepse e ka pasur me Kushtetutën e viti 1974.
Megjithatë ne kërkojmë të mbrojmë edhe shqiptarët edhe serbët e Kosovës, se duam një të ardhme bashkë pavarësisht të shkuarës, se kemi qindramijëra shqiptarë në Serbi dhe kërkojmë të jenë një urë bashkëpunimi e respekti të dyanshëm, dhe jo një barrikadë për të ardhmen e dy kombeve fqinje.
Kjo duhej të ishte politika dhe ligjerimi i një lideri atdhedashës, dhe jo demagogji që mbahet në këmbë nga top-channel dhe mediat e sojllojshme.
Ndërsa, kryeministri i mirëqënies shqiptare tha; vetëm se kosovën e njohin 108 shtete, por kjo nuk është asgjë, pasi ky është një fakt i njohur nga e gjithë politika dhe një rrugë të tillë Serbia do, s’do është e detyruar ta pranojë, pasi në të ardhmen do të ketë zgjidhje të tjera jashtë mundësive të Serbisë për ta penguar ecurinë e preceseve të njohjes së shtetit më të ri të Europës.
Gjithpoaq, Edi Rama nuk tha asgjë në Preshevë mesditën e sotme në lidhje me lobin e tij si kryeministër me njohjen e shtetit më të ri, Kosovën nga vendet që ende nuk e kanë njohur atë. Madje as Papës nuk arriti t’ia përmendë. Çdo gjë tjetër është thjeshtë një lojë symbyllazi, dhe jo më shumë se kaq.
Atëherë të gjithë ata që janë eksituar pamasë nga masturbimi patriotik i kryeministrit Rama duhet të dinë diçka: Edi Rama tha një gjë që ishte e pashmangshme dhe minimale, dhe për hir të së vërtetës nuk ka asnjë meritë.
Siç edhe e kemi thënë më parë, ishte teatër i ndyrë, fallc dhe një lojë politike e keqe, por që në një fushë të tillë loje, për dreq funksionoi.