Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/11/15

Ndëshkimi, nga gjobë deri në tre vjet

Edi Rama është tërhequr nga dakordësia që dha 3 vjet e gjysëm më parë, kur përkrahu nismën e Sali Berishës për të hequr nga kodi penal veprën e shpifjes kundër funkionarëve shtetëror dhe të zgjedhurve.
Tani, që është në krye të qeverisë dhe pasi ka paditur për shpifje në Gjykatën e Lartë, dy prej drejtuesve të lartë të opozitës, Edi Palokën dhe Arben Ristanin, Edi Rama është bërë nismëtar për një ndryshim të ri në kodin penal.
rama4
Kryeministri propozon rikthimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, duke kërkuar dënim nga gjobë deri në tre vjet burg të çdokujt që do të gjendet në faj nga drejtësia. Projektligji është miratuar në mes të tetorit, por gjatë konferencës së të martës, kryeministri nuk e reflektoi plotësisht këtë propozim të tijin, kur foli për lirinë e medias.
“Media këtu ka të gjithë lirinë të thotë çfarë të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka të drejtën të akuzojë kë të dojë, ashtu sikundër unë besoj se media nuk mund të sillet si lulja mos më prek”, tha Rama një ditë më parë.
Sipas shpjegimit që bën qeveria për të mbrojtur propozimin e kryeministrit, shfuqizimi tre vjet më parë i veprës penale të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë ishte një veprim i parakohshëm, me impakt negativ dhe që ka nxitur shpifjen në emër të lirisë së shprehjes.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...