2015-11-19

Prokuroria: Jemi detyruar që të kërkojmë ndihmë nga gjykata për deputetët


Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një komunikate për media sqaron se Prokuroria është duke përcjellë me vëmendje ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë por edhe ato të mëhershme.
Komunikata e Prokurorisë:
Sigurojmë se të gjitha strukturat e Prokurorit të Shtetit janë të angazhuara përgjatë 24 orëve, për të vëzhguar dhe analizuar situatën në secilin moment dhe do të veprojnë në mënyrë të pa kompromis kundër të gjithë atyre që kryejnë veprime të kundërligjshme, ngase asnjë qytetar, duke përfshirë edhe ata që janë në krye të detyrës për sigurinë e përgjithshme dhe ruajtjen e rendit publik, nuk guxojnë të kenë pasoja në shëndetin e tyre apo t’iu rrezikohet jeta, si pasojë e veprimeve të kundërligjshme të personave tjerë.
Në këtë kuptim, prokurorët kompetentë kanë dërguar tashmë disa ftesa tek katër deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe këto ftesa kanë pasur dhe kanë kuptimin e sqarimit të rrethanave, në të cilat janë kryer eventualisht veprat penale.
Këto ftesa janë dërguar në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale dhe nenin 48 të këtij kodi që ka të bëj me analizimin e të gjitha provave dhe fakteve fajësuese dhe shfajësuese. Marrja në pyetje e të pandehurve bëhet pikërisht për t’ua dhënë këtë mundësi të pandehurve. Përkundër kësaj, deputetët të cilëve u janë dërguar ftesat, nuk u janë përgjigjur atyre dhe kanë injoruar kërkesat e ligjshme të prokurorisë dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar me veprime të ngjashme me hedhjen e gazit lotsjellës andaj edhe nuk ka pasur rrugë tjetër për Prokurorin e Shtetit, pos që në pajtim me dispozitat e KPP-së nga neni 173, të kërkojë nga gjykata masat për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.
Këto kërkesa të prokurorisë nuk janë bërë në mënyrë arbitrare ngase në secilin rast të ngjashëm veprohet në mënyrë të njëjtë dhe këtu nuk bën ndonjë përjashtim fakti nëse një i pandehur është person zyrtar apo jo apo pavarësisht pozità «s që mund të kenë të tillët.
Më tutje, Prokurori i Shtetit garanton opinionin se do të veproj si gjithherë në pajtim me ligjin dhe siguron trajtimin e barabartë, të dinjitetshëm dhe të drejtë të të gjithë të pandehurve para ligjit.
Përfundimisht, Prokurori i Shtetit do të veproj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme ndaj të gjithë të pandehurve potencial.
Andaj ftojmë të gjithë që të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes, ngase një gjë e tillë vetëm sa do ta lehtësoj pozitën e tyre në një procedurë penale eventuale dhe kjo edhe më shumë pritet nga deputetët e zgjedhur nga populli, për të cilët me të drejtë mendohet se duhet të jenë shembull në respektimin e organeve të pavarura të drejtësisë dhe të japin shembullin më të mire tek qytetarët në respektimin e institucioneve dhe të ligjit.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit siguron se do të veproj në përputhje me mandatin ligjor që ka, duke vlerës uar faktet fajësuese dhe shfajësuese me profesionalizëm dhe përkushtim duke mos u ndikuar në asnjë moment as nga kërkesat apo dëshirat që mund të vijnë nga pozita, por as nga dëshirat apo kërkesat tjera që mund të vijnë nga opozita, apo nga kushdo qoftë tjetër.

Skënder Hyseni: Kërkoj nga Policia ta zbatojnë ligjin

Pse nuk u arrestua Kurti? Ja si përgjigjet ministri Hyseni
Duke u përgjigjur në pyetjen se pse dje nuk u arrestua Albin Kurti kur u paraqit në turmën e demonstruesve, Skënder Hyseni tha se është Polica ajo që vendos se kur duhet të kryhet një aksion policor për kapjen e njërit ose individit tjetër.
Ai shtoi se Policia kryen urdhrat e Prokurorit të shteti dhe jo urdhrat politikë.
“Unë nuk do të jap kurrë urdhra politikë”, tha ministri Hyseni.
Në pyetjen se si po futet gazi lotsjellës brenda në Kuvendin e Kosovës, Hyseni u përgjigj se është më mirë të shtrohet pyetja se pse po përdoret gazi lotsjellës në Kuvend.
Është vështirë të mbrohesh nga veprime individuale, shtoi Hyseni duke lavdëruar punën e Policisë së Kosovës në dhe përreth Kuvendit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni nuk e di se kur do të arrestohet Albin Kurti dhe bashkëpartiakët e tij, për të cilët tashmë ka një fletë arrest nga Gjykata. Sipas tij, Policia e Kosovës do të vendosë për momentin e këtij veprimi.
Edhe për futjen e gazit lotsjellës në ndërtesën e Kuvendit, që po ndodhë për disa seanca me radhë, ai thotë se duhet pyetur Policia.
Por Hyseni në konferencën për media që është mbajtur një ditë pas protestave të dhunshme, iu ka bërë thirrje Policisë që protestat e veprimet e që po ndodhin, t’i trajtojnë duke e zbatuar ligjin pikë për pikë, pa përjashtime.
Për këto që kanë ndodhur ditët e fundit, Hyseni nuk ka harruar që t’i lavdërojë policët, për të cilët tha se kanë kryer punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në këtë konferencë ministri i Punëve të Brendshme nuk sqaroi se kur do të bëhet arrestimi i deputetëve për të cilët ka fletë-arrest.
Hyseni nuk tregoi as pse policia nuk e arrestoi Albin Kurtin dje në protestat në kryeqytet, ani pse gjatë gjithë paradites ishte duke bastisur banesën e të njëjtit me qëllimin që ta arres tojë.
Sipas Hysenit, ky është vendim që do të mirret nga Policia e Kosovës.
Hyseni: Policia po pengohet në zbatimin e ligjit
“Policia e Kosovës pengohet në zbatimin e detyrave të veta, është evidente. Sërish është vlerësim i Policisë së Kosovës, nëse do ta bëjë veprimin e duhur në një moment të caktuar apo jo. Policia e Kosovës e ka obligim kushtetues e ligjor, të zbatojë urdhrat e prokurorit. Policia e Kosovës, po ashtu, e ka lirinë e vlerësimit profesional të momentit kur do ta bëjë veprimin, dhe unë këtu nuk them asgjë më shumë”, tha Hyseni.
Ai vazhdimisht ka insistuar me këmbëngulje se Policia duhet të zbatojë ligjin. Ndërsa sa i përket kaosit që është duke u krijuar nëpër disa seanca me radhë në Parlamentin e Kosovës, Hyseni tha duhet përqendruar përse po përdoret kjo armë(gazi lotsjellës), e jo veç në mënyrën se si është futur.
Hyseni: Të pyetet policia për gazin lotsjellës në Kuvend
“Thelbi është pse përdoret gazi lotsjellës në Kuvend. Mos të përpiqemi ta amnistojmë përdorimin e gazit lotsjellës, duke u përpjekur ta zhvendosim fokusin e problemit kush e ka lejuar apo pse e ka lejuar.....Policia që e siguron ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është polici shumë e sjellshme, shumë profesionale, sillet mirë me secilin deputetë, dhe ju mendoni që e ka lehtë polici të kontrollojë ndonjërin nga deputetët? Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shumë hyrje dhe unë prap nuk do të lëshohem në vlerësime profesionale, mund ta pyesni policinë si ka hyrë gazi lotsjellës”, tha Hyseni.
Ai ka mohuar se Policia po merr urdhra politik për ndërhyrjet e tyre ditëve të fundit.
Sipas Hysenit, Policia e Kosovës nuk po merr dhe as që do të pranojë ndonjëherë urdhra politikë.
Hyseni tha se kur interesat politike arrihen të synohen me dhunë, përmes shkeljes së ligjit, atëherë institucionet që janë të thirrura për zbatim të ligjit janë të obliguara të kryejnë punën e vet.
Skënder Hyseni: Kërkoj nga Policia ta zbatojnë ligjin
“Kërkesa ime eksplicite për Policinë e Kosovës, është, zbatojeni ligjin. As më pak e as më shumë. Të kërkosh zbatim ligji nuk është urdhër politik, është obligim kushtetues i Ministrit të Brendshëm që t’i kërkojë policisë së vendit, zbatimin konsekuent të ligjit dhe ruajtjen e ligjit”, tha ai.
Sipas tij, në protestat e fundit ka pas shkelje të mëdha të ligjeve të Kosovës.
E për manifestimin e thirrur nga opozita në ditën e festës së 28 Nëntorit, Hyseni tha se nuk janë në dijeni se sa masiv do të jetë ai manifestim. Ai tha Policia e Kosovës do të jetë aty pà «r të siguruar një protestë paqësore, por që do të veprojë konform zhvillimit të protestës, gjithmonë, sipas ligjit.

KMDLNj kërkon hetim ndaj policisë dhe protestuesve

KMDLNj kërkon hetim ndaj policisë dhe protestuesve

​Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke dhënë vlerësimin për protestat e djeshme, ka kërkuar hetim për të gjithë ata protestues që ushtruan dhunë, që bënin thirrje për dhunë, që e dëmtuan pronën private dhe publike por gjithashtu të kërkon hetim edhe për policët që tejkaluan autorizimet zyrtare duke përdorur forcë ndaj protestuesve, në rast kur ajo ka qenë e panevojshme.
KMDLNj po ashtu ka kërkuar të lirohen kalimtarët e rastit që nuk kanë ushtruar kurrfarë dhune e që mbahen të arrestuar.
Ndërsa, policia, duke tentuar t’i shpërndajë protestuesit përdori gaz lotsjellës edhe në sheshin “Nëna Terezë” duke shkaktuar probleme edhe për qytetarët që kishin lokale në shesh, në zyrat e tyre sikur edhe në banesat duke mos pasur mundësi të lëvizin për shkak të manifestimeve të dhunshme të protestuesve, numri të madh të policëve dhe gazit lotsjellës.
KMDLNj konsideron se ky është keqpërdorim i nxënësve në funksion të arritjes së qëllimeve politike dhe si i tillë duhet të dënohet sikur që duhet të ndërmerren masa parandaluese në të ardhmen.
KMDLNj kërkon përgjegjësi për ata që lejuan që nxënësit t’i lëshojnë orët e mësimit, nga kujdestarët, drejtorët e shkollave përkatëse dhe Drejtorisë për Arsim të komunës së Prishtinës
Ja raporti i plotë i KMDLNj-së pas protestave të datës 18 nëntor:
Ditën e 18 nëntorit 2015 e karakterizuan tri ngjarje që pak a shumë janë të ndërlidhura njëra me tjetrën në kuptimin se janë përdorur në mënyrë flagrante standardet e dyfishta të zbatimit të ligjit. Këto ishin:
Protesta e partive opozitare që përshkallëzuan në dhunë të panevojshme
Shqiptimi i dënimit të policëve të ROSU për shkak të “keqtrajtimeve” të truprojave të Aleksandër Vulinit gjatë vizitës së tij ilegale në Kosovë
Ndalimi i ministrit të Financave, Avdullah Hoti dhe drejtorit të doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna nga një grup ekstremistësh serbë dhe pamundësimit ta vizitojnë pikën doganore në Jarinjë.
1. Protesta e partive opozitare ishte e paralajmëruar, sipas tyre për të kundërshtuar marrëveshjet për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kun dër formimit të Asociacionit të komunave serbe. Protestës i parapriu arrestimi i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi sipas fletarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë Kjo gjykatë kishte lëshuar fletëarrest edhe për deputetët e Vetëvendosjes : Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët refuzuan t’i përgjigjen ftesës së prokurorisë për intervistim. Pas bastisjes së shtëpive – banesave të deputetëve të Vetëvendosjes asnjëri nga ata nuk u arrestua sepse ishin jashtë objekteve që u bastisën nga Policia e Kosovës. Policia e Kosovës, në largim e sipër nga godina ku ishte banesa e Albin Kurtit u qëllua nga lart me mollë dhe banane nga persona të panjohur.
Protestuesit nga radhët e opozitës të udhëhequr nga kryetarët e partive opozitare brohorisnin parulla kundër marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe kundër atyre që i kishin nënshkruar ato marrëveshje, kundër përndjekjes së opozitës dhe, pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj – Bujupi kërkonin lirimin e saj. Protestuesit u acaruan sidomos pas shqiptimit të masës për caktimin e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj deputetes Donika Kadaj – Bujupi që rezultoi me eskalim të dhunës së protestuesve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Protestuesit hidhnin në drejtim të policisë ngjyrë, gurë dhe gjësende tjera të forta sikur edhe shishe me koktej Molotovi ndërsa policia, në përpjekje për të shpërndarë masën , kundër protestuesve përdorën sprej, gaz lotsjellës dhe në raste të caktuara edhe shufra gome, grushte si dhe me këmbë i shqelmuan protestuesit. Për më tepër se shtatë (7) orë ka zgjatur konfrontimi midis protestuesve dhe Policisë së Kosovës në pjesë të ndryshme të qytetit. Pasi policia i largoi protestuesit nga sheshet afër institucioneve të Kosovës, protestuesit bënin përpjekje të rigrupohen për t’i vazhduar protestat. Policia përdori gaz lotsj ellës edhe në sheshin “Nëna Terezë” duke shkaktuar probleme edhe për qytetarët që kishin lokale në shesh, në zyrat e tyre sikur edhe në banesat duke mos pasur mundësi të lëvizin për shkak të manifestimeve të dhunshme të protestuesve, numri të madh të policëve dhe gazit lotsjellës. Në këtë rrëmujë të krijuar e pësuan edhe kalimtarë të rastit që nuk ishin pjesë e protestës, qoftë duke u arrestuar nga policia, apo duke e “hëngër” ndonjë shkop gome ose duke u grushtuar.
Sikur edhe në protestat e tjera por në veçanti në këtë protestë, në mesin e protestuesve kishte nxënës të shkollave të mesme dhe të shkollave fillore që i kishin ndërprerë procesin mësimor. KMDLNj konsideron se ky është keqpërdorim i nxënësve në funksion të arritjes së qëllimeve politike dhe si i tillë duhet të dënohet sikur që duhet të ndërmerren masa parandaluese në të ardhmen. KMDLNj kërkon përgjegjësi për ata që lejuan që nxë nësit t’i lëshojnë orët e mësimit, nga kujdestarët, drejtorët e shkollave përkatëse dhe Drejtorisë për Arsim të komunës së Prishtinës. Protesta e datës 18 nëntor 2015 ishte protestë skajshmërish e dhunshme me ç’ rast situata doli nga kontrolli te të dyja palët konfrontuese. Dhuna u përdor nga protestuesit dhe cak i parë i kësaj dhune ishin policët e Policisë së Kosovës, automjetet zyrtare dhe private, dritaret në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, sikur që në masë më të vogël e pësuan edhe bizneset private. Nga gjirimet shihet shumë qartë se në drejtim të policëve u hodhën gurë të mëdhenj që mund ta rrezikonin jetën e tyre dhe vetëm pajisjet që i kishin policët e njësisë speciale i shpëtuan nga lëndimet e rënda. Si pasojë e dhunës së manifestuar, shtatë (7) policë kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën e Emergjencës në QKUK si dhe dy qytetarë ndërsa edhe në mesin e protestuesve kishte të lënduar por që nuk kërkuan ndihmë mjekësore në QKUK. Në stacionin policorë janë shoqëruar 22 protestues ndërsa në Qendrën për Ndalim janë ndaluar 10 protestues të cilët u vizituan nga monitoruesit e KMDLNj-së. Të intervistuarit që mbahen në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë i deklaruan KMDLNj-së se në këtë qendër trajtimi është i mirë, se janë të njohur me të drejtat që iu takojnë sikur që një numër i tyre kanë angazhuar mbrojtës. Ata kanë deklaruar se as gjatë arrestimit apo transportit deri në stacion të Policisë nuk janë keqtrajtuar fizikisht me përjashtim të njërit të intervistuar që ka deklaruar se në autoveturën e policisë është rrahur nga policia dhe se njëri nga kolegët u është drejtuar policëve me fjalët: “rriheni por keni kujdes të mos e goditni në vend ku shihen shenjat”. KMDLNj konstaton gjithashtu se në dy raste (te udhëkryqi i Grandit) policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë edhe pas neutral izimit të protestuesve kur ata më nuk kanë paraqitur rrezik për siguri, nuk e kanë rrezikuar policinë apo të tjerët.
KMDLNj gjithashtu vlerëson se sasia e gazit lotsjellës që është përdorur ka qenë e madhe sikur që edhe arrestimi është bërë pa e vërtetuar nëse të arrestuarit kanë qenë protestues sidomos tek kurrizi kur janë arrestuar 3 persona në një kafeteri e të cilët ende mbahen në Qendrën e Ndalimit. KMDLNj, sidomos ka vërejtje te urdhërdhënësit e operacioneve policore që kanë lejuar që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të mbetur pa përkrahje dhe mbrojtje të kolegëve të tyre dhe pa mbrojtje përkatëse (vetëm me rroba të lehta) erdhën në situatë të poshtërohen publikisht nga protestuesit e dhunshëm sikur që edhe u goditën me gurë nga afërsia, deri në përgjakje. KMDLNj konstaton se nuk ishte Policia e Kosovës pala që e provokoi dhunën por vetëm iu përgjigj dhunës duke bërë përpjekje ta mbajë situatën nën kontroll.
KMDLNj kërkon hetim për të gjithë ata protestues që ushtruan dhunë, që bënin thirrje për dhunë, që e dëmtuan pronën private dhe publike dhe në përputhje me rezultatet e hetimeve të ndërmerren masa ligjore.
KMDLNj kërkon hetim edhe për policët që tejkaluan autorizimet zyrtare duke përdorur forcë ndaj protestuesve, në rast kur ajo ka qenë e panevojshme.
KMDLNj kërkon të lirohen kalimtarët e rastit që nuk kanë ushtruar kurrfarë dhune e që mbahen të arrestuar.
KMDLNj gjithashtu konstaton se problemi që ka shkaktuar dhunën është i natyrës politike dhe duhet të zgjidhet me mjete politike duke krijuar hapësirë për dialog që do të ndikonte në uljen e tensioneve të krijuara. Përgjegjësia për këtë është e liderëve politik,të pozitës dhe opozitës të cilët duhet t’i shmangen fjalorit fyes, përjashtues dhe atij që nxitë dhunë.
2. Gjykata përkatëse e shqiptoi masën e dënimit me burg si dhe masën e mosushtrimit të funksionit për një kohë të caktuar për pjesëtarët e njësisë ROSUme arsyetim se ata kanë ushtruar dhunë ndaj shoqëruesve (policë të MUP-it të Serbisë) të Aleksandër Vulinit në njërën nga vizitat e tij në Kosovë, pa lejen e autoriteteve kosovare. Tërë këtij procesi i paraprinë një reagim nga autoritetet më të larta të Serbisë dhe te ndërkombëtarëve që kërkonin përgjegjësi për policët e njësisë ROSU. Ndikimi politik apo kushtëzimi politik i Serbisë ishte përcaktues që këta policë të mbesin edhe pa përkrahjen e eprorëve të tyre dhe faktorit politik pas së cilës , fillimisht u suspenduan nga puna, ndaj tyre filluan hetimet, u ngritë aktakuza dhe dje nga një Gjykatë (ku mbizotëruan gjykatësit ndërkombëtarë) u dënuan me burg efektiv dhe masa tjera. KMDLNj, vlerëson se i tërë procesi kishte ndërhyrje politike, ndikime politike dhe rrjedhimisht edhe vendimi i gjyqit është vendim poli tik dhe shpreson se instanca më e lartë gjyqësore do ta rrëzojë këtë vendim të padrejtë dhe aktgjykim politik.
3. Ministri i Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i doganave të Kosovës, Lulëzim Rafuna kishin planifikuar të vizitojnë pikën kufitare në Jarinjë që gjeografikisht llogaritet të jetë pjesë e territorit të Kosovës ku këta zyrtarë të lartë shtetëror kanë kompetenca të plota në ushtrimin e detyrave të tyre. Ata kishin përcjellje edhe nga Policia e Kosovës që ishin përgjegjës për sigurinë e tyre deri në pikën kufitare në Jarinjë. Një grup ekstremistësh serb, që e bëjnë ligjin në këtë pjesë të Kosovës nuk e lejuan vizitën e ministrit Hoti dhe drejtorit të doganave, Lulzim Rafuna duke e bllokuar rrugën në ndërkohë që Policia e Kosovës nuk ndërmori as një veprim për ç’ bllokimin e rrugës. Madje , ata , (policët) deklaruan se ata nuk mund të garantojnë siguri fizike për ministrin dhe shoqëruesit nëse vendosin të shkojnë rrugëve alternative.
KMDLNj konstaton se në këtë rast kemi shkelje flagrante të ligjit dhe zbatim të standardeve të dyfishta ku policia diku (në jug) përdor edhe dhunë për zbatim të ligjit ndërsa në veri të Kosovës (rasti Hoti), policia e Kosovës, jo që nuk e zbaton ligjin por rreshtohet në anën e ekstremistëve dhe dhunuesve të ligjit duke e penguar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë fizike të autoriteteve të larta shtetërore. Për këtë arsye KMDLNj kërkon përgjegjësi nga Ministria për Punë të Brendshme që lejuan dhe toleruan këtë veprim të ekstremistëve serb dhe policëve të “Policisë së Kosovës” që bashkëpunuan me ta duke e pamundësuar vizitën e ministrit Hoti në këtë pjesë të Kosovës. Me këtë rast kemi mospërfillje dhe dhunim të parimit kushtetues: “se të gjithë janë të barabartë para ligjit”.

Dardan Molliqaj nga Belegu i Deçanit kur ishte ushtar i UÇK-së


Dardan Molliqaj kur ishte ushtar i UÇK-së (Foto)
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, gjatë luftës në Kosovë ishte një djalë i ri.
Por, si duket nuk e ka penguar mosha për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një fotografi që po qarkullon në rrjetin social Facebook, shihet Dardan  Molliqaj i veshur me uniformen e UÇK-së.

Kush është Shasivar Haxhiaj të cilin Dardan Molliqaj e nxori nga vetura?

Kush është Shasivar Haxhiaj të cilin Dardan Molliqaj e nxori nga vetura?
Shasivar Haxhijaj zyrtar në minisitrinë e Kulturës ka qenë nënkryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës për dy mandate (2003-2006, 2006-2009); Kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës; Ai ka kryer praktikë parlamentare për “Intership” (15 maj-15 nëntor, 2005); Një sërë trajnimesh në fusha të ndryshme si: Komunikim me Media, Akademia e Trajnimit Partiak, Trajnim i Avancuar për Kampanja Zgjedhore, Ngritja e Fondeve, Ndërtimi i Ekipeve, Udhëheqja Efektive dhe një sërë trajnimesh tjera në fusha të ndryshme.
Haxhijaj gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, ka qenë pjesëtarë i UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) dhe në atë kohë ishte si 22 vjeqar

Beg Rizaj e Arben Rexhaj janë ekzekutuar pasi u kapën të gjallë?

Beg Rizaj e Arben Rexhaj janë ekzekutuar pasi u kapën të gjallë? (Dokument/Video)

Ekspertizat e vrasjes së Beg Rizajt dhe Arben Rexhajt, të siguruara ekskluzivisht nga televizioni Shenja, përforcojnë edhe më shumë dyshimet e familjarëve se udhëheqësit kryesorë të grupit të Kumanovës janë likuiduar pas arrestimet.
Obduksioni i bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup dëshmon se Rizaj dhe Rexhaj janë vrarë thuajse në mënyrë identike. Në ekspertizën e Beg Rizajt konstatohet se vdekja e tij është pasojë e plagës në kokë, në lartësi prej 178 centimetra, matur nga shputa e këmbëve.
“Vdekja e tashmë të ndjerit Beg Rizaj, në moshë 38 vjeçare, është e dhunshme dhe është shkaktuar si rezultat i ndërprerjes së trurit për shkak të plagës nga plumbi në kokë. Plaga gjendet në pjesën e majtë të ballit, në lartësi 178 centimetra”, thuhet në ekspertizën e Beg Rizajt.
Plaga e Rexhajt, nga ana tjetër, është thuajse në të njëjtin vend, me vetëm 1 centimetër dallim nga plaga e Beg Rizajt.
“Vdekja e të ndjerit NN me shifër 309, më vonë i identifikuar si Arben Rexhaj, në moshë 44 vjeçare, është e dhundshme dhe është pasojë e plagës nga plumbi që ka kaluar përmes trurit. Plaga hyrëse gjendet në ballë, në lartësi 179 centimetra matur nga shputa e këmbës”, thuhet në eskpertizën e Arben Rexhajt.
Sidoqoftë, obduksionit i mungojnë të dhëna elementare, që zakonisht duhet t’i përmbajë një ekspertizë ligjore.
Nuk theksohet largësia prej të cilës është hapur zjarr ndaj viktimave, as koha e përafërt e vdekjes së tyre.
Televizioni Shenja kontaktoi drejtorin e Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma për të komentuar mungesën e të dhënave elementare në këto dy ekspertiza, por Duma nuk deshi të japë detaje për shkak të procedurës juridike që po zhvillohet për këtë rast.
Televizioni ka kontaktuar edhe Departamentin për Mjekësi Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës, të cilët gjithashtu kanë kryer ekspertizë të trupave të kosovarëve të vrarë në Kumanovë.
Nga Mjekësia Ligjore në Prishtinë thonë se ata ende nuk kanë mbyllur dosjen e obduksionit, për shkak se Shkupi zyrtar tashmë disa muaj refuzon t’u dorëzojë të dhënat e nevojshme nga ekspertiza fillestare.
Ndërkohë, Beg Rizaj dhe Arben Rexhaj u identifikuan nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë në disa nga fotografitë e publikuara menjëherë pas konfliktit të Kumanovës.
Përveç Rizajt dhe Rexhës, Këshilli dyshon se edhe Mirsad Ndrecaj dhe Samid Kastrioti janë kapur të gjallë dhe më pas janë ekzekutuar. Dyshimet për vrasjen e mundshme të disa nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës pas arrestimit të tyre u shfaqën edhe pas publikimit të shkresës zyrtare nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë drejtuar Ambasadës së Kosovës, ku Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj numërohen në mesin e të arrestuarve të vdekur.




Lëvizja Vetëvendosje dy vite më parë kishte një mendim krejt tjetër për AAK-në dhe e quante atë si parti të haraqit.

Dikur Vetëvendosja AAK-në e quante si parti të haraçit
Lëvizja Vetëvendosje dy vite më parë kishte një mendim krejt tjetër për AAK-në dhe e quante atë si parti të haraqit.
Madje njëri nga aktivistët e këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj, gjatë një konference për gazetarë, pati thënë se haraçi dhe fajdet në rajonin e Dukagjinit, nëpër komunat që udhëhiqen nga AAK-ja, janë një realitet i hidhur për të cilin flet çdo qytetar i atjeshëm.
“Institucionet e Kosovës, si prokuroria, si policia, janë të vetëdijshme për këto çështje për të cilat po flas, sepse ato ndodhin në prezencë të policisë së Kosovës. Në Deçan ka ndodhur që në mbi pesë apo gjashtë raste janë sulmuar grupe të caktuara me armë zjarri në shesh dhe personat në fjalë sot enden të lirë, në Deçan e madje edhe në Prishtinë”, kishte thënë Molliqaj.

Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...