2015-11-23

Organizata terroriste ISIS betohet që do ta shkatërrojë Qaben në Mekë

Qabja në Mekë do të jetë qendra e një sulmi terrorist nga organizata ISIS. Ata përmes një komunikate kanë premtuar se do ta shkatërrojnë Qaben pas nënshtrimit të Arabisë Saudite.

APA raporton se ISIS dëshirojnë që të marrin nën kontroll qytetin e Ararit në Arabinë Suadite dhe të fillojnë operacionin që atje. Anëtari i kësaj organizate Abu Turab Al Mudaddasi ka thënë se së pari ata do ta shkatërrojnë Qabenë në Mekë.

“Nëse Zoti dëshiron ne do t’i vrasim ata që adhurojnë gurët në Mekë dhe do ta shkatërrojmë Qabenë. Njerëzit shkojnë në Mekë për të prekur gurë, jo për Zotin”, ka thënë ai.

Ja çka është ‘haram’ për myslimanët gjatë Bajramit sipas ISIS’it


Shteti Islamik  kishte  publikuar listën e gjërave të ndaluara gjatë Kurban Bajramit.
ISIS kishte  parandaluar lutjet e festës së Kurban Bajramit në xhaminë e Mosulit dhe vizitën në varreza, apo veshjen e rrobave perëndimore. E gjithë kjo gjatë ditëve të festës.
Mediat ndërkombëtare raportuan se ISIS njoftoi në xhami dhe kërcënoi me dënime të rënda ndaj kujtdo që shkel këto udhëzime.
Në mesin e gjërave të ndaluara ishte  edhe dalja vetëm e femrave nga shtëpitë e tyre.
Nëse ato duhet të dalin për festë duhet të shoqërohen nga një mashkull.

A e dini çfarë shkruan në flamurin e ISIS-it, që u dogj sot në Prishtinë?


Në Prishtinë, në sheshin kryesor afër përmendores së Skënderbeut, të rinjtë e PDK-së, dogjën flamurin e Shtetit Islamik, të njohur ndryshe edhe si ISIS (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë).
Myslimanët të zemëruar nga sjelljet brutale të kryera nga Shteti Islamik (ISIS) janë duke e shprehur zemërimin e tyre me versionin “Bucket Challenge Ice”, por ata duke e djegur flamurin e ISIS-it.
Por çfarë shkruan në flamurin e ISIS-it?



Në flamurin e organizatës terroriste ISIS shkruan: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Muhamedi është i deleguari i Tij".
Një numër i madh i shfrytëzuesve të Facebook-ut në Kosovë janë shprehur kundër djegies së këtij flamuri.

“Pa marr parasysh që ISIS është organizatë terroriste dhe se e keqpërdorë "Shehadetin" apo Deklaratën e pranimit të Islamit duke e vendosur atë në flamurin e tyre i cili nuk përkon me veprat që ata i bëjnë në praktikë, unë jam kundër djegies së këtij flamuri për shkak të fjalëve të shkruara në te. Të gjithë ata që janë kundër ISIS ka mënyra tjera që mund të shprehin kundërshtimin e tyre po assesi me djegien e këtyre fjalëve mbi të cilat qëndron njerëzimi sot”, kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Burim Piraj, ish kandidat i mëhershëm i AAK-së, për kryetar të Komunës së Dragashit.

Edhe ISIS-i dinë çka është frika: Ja se si fshihen pas pemës

Ky është momenti kur militantët e Shtetit Islamik përpiqen të shpëtojnë kokën, ndërkohë që sipër ndjejnë praninë e dronëve britanikë.

Ndërsa përpiqen të fshihen, gjithçka u vjen nga shumë larg.
Edhe ISIS-i dinë çka është frika: Ja se si fshihen pas pemës (Video)
Një pilot i ulur 3 mijë milje më tej, në Lincolnshire të Britanisë, manovron dronët Reaper, që lëshojnë raketat Hellfire.

Pasi shkatërrojnë një autoblindë, dronët godasin edhe një kamion-bombë.
Image result for cka eshte isis
Një burim nga forcat ajrore britanike tha “Ata mund të vrapojnë, por nuk fshihen dot”.

Dronët britanikë kanë vrarë mbi 250 militantë të ISIS në Irak.

Myslimanët e Kosovës Kundër Kërcënimeve të ISIS

Myslimanët e Kosovës Kundër Kërcënimeve të ISIS

https://www.youtube.com/watch?v=4JuQBBvXHaw



Kërcënimet e fundit të ISIS për sulme terroriste në Kosovë, referuar videos kërcënuese të “Kalifatit”, ku luftëtari Al Kosovi, Ridvan Haqifi, zotohet për sulme me bomba në Kosovë, tashmë kanë marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.
Kërcënimet u morën seriozisht nga institucionet e Kosovës, dhe informacionet shtesë për sulme të mundshme në Prishtinë dhe Shkup, e vunë policinë në një gjendje gatishmërie.
Çfarë përfaqëson ISIS-i? Ja çfarë thonë myslimanët në Kosovë! (Video)
Por praktikues të fesë islame në Kosovë dënojnë këtë kërcënim, dhe e konsiderojnë organizatën si “terroriste”.

Arian Xhezairi, besimtar, studiues i Shkencave Sociale thotë se ISIS është në kundërvajtje të qartë me fenë islame.

“Për mendimin tim absolutisht ISIS-i dhe islami janë një paralele shumë e gabuar nëse bëhen. ISIS është një organizatë krye në veti që i themi neve në popull, e cila mundohet ta shtyj një kauzë shumë të ngushtë të interesave të një elite, e cila e udhëheq atë”, thotë Xhezairi.

Sipas tij, ata kanë interesa përfitimesh, në dominimin e resurseve të naftës, kontrollit të arit edhe kauzës për destabilizimin e rajonit.

Por, Xhezairi i quan përjashtuese politikat e shtetit në raport me komunitetin shumicë.

“Konkretisht ndaj komunitetit mysliman në Kosovë shteti ka disa politika të cilat janë përjashtuese, jo afruese dhe unë mendoj që është shumë gabim kjo”.

Gjithsesi, për të veprimet e ISIS janë kundër parimeve islame.

“Ka raste në luftërat prej historisë islame është ndalu edhe premja e gjetheve, lere më marrja e jetës së fëmijëve. Ndalohet dëmtimi i pasurisë e lëre më marrja e asaj që është shumë e shenjtë e që është shpirtit të njeriut. A më pak fëmijëve, grave, pleqve”, vëren ai.

Sipas tij, duhet kushtuar kujdes interpretimeve të dispozitave fetare, dhe ato nuk duhen lënë në dorën e njerëzve të pakualifikuar apo me qëllime të gabuara.

Njësoj mendon edhe praktikuesi i fesë islame, Zija Januzi.

“Një organizatë e turpshme, një organizatë e pakuptimtë, një organizatë e cila nuk ka lidhje me islamin. Islami është paqe, islami është mirësi, islami është edukim. Ata janë injorantë, për mu janë injorantë, ata nuk kanë të bëjnë me islamin fare”, thotë ai.

Por, besimtari Fehmi Musa, nuk sheh rrezik nga kërcënimet e tilla.

“Nuk e shoh kurrfarë rreziku për myslimanët e Kosovës. Nëse i kanë kërcënu, i kanë kërcënu serbët e maqedonët të cilët ja duan të keqen Kosovës dhe Shqipërisë. Grekët, domethënë të gjithë armiqtë e islamit po jo shqiptarët”, thotë ai.

Përveçse ai nuk sheh problem që etni të tjera të dëmtohen, i quan ato video-montazhe.

“Nuk e di a i kanë bo ata ato video, apo jon veç montazha. Sot ka arrite teknologjia saqë edhe ty m’qet mue tu t’pre. Tash a do ta besoni ju një gjë të tillë”?

Por sipas një praktikuesi tjetër mysliman, Ibrahim Beqirit, videoja në fjalë duhet ndarë në dy pjesë.

“Pjesa e parë realisht është me qenë i sinqertë, nuk mundem me ja mohu që ka qenë e drejtë, për shkak që realisht myslimanët jo veç në Kosovë, po kërcënohen, po nënçmohen, po maltretohen”, vëren ai.

Por, ai nuk pajtohet me pjesën e dytë të kësaj videoje kërcënuese.

“Muhamed Ali Selam ka thanë: përgëzoni e mos i trishtoni njerëzit. Kështu që duke u bazuar në këtë hadith dhe në shumë hadithe të tjera dhe në ajete kuranore, mendoj që nuk ka asnjë bazë që ata të jenë përfaqësues të islamit”.

E kontaktuar nga Kallxo.com, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), tha përmes emailit se distancohet dhe nuk përkrah veprime të tilla. Ata bëjnë thirrje që besimtarët mos të bien pre e kësaj propagande.

“Islami si fe, besim nuk predikon dhunë e as imponim, ku Krijuesi i Gjithësisë, ndër të tjera na thotë: “Nuk ka dhunë-imponim në Fe “, pastaj, të mbysësh dikë është si të mbysësh gjithë njerëzinë, ndërsa të shpëtosh një jetë është si të shpëtosh gjithë njerëzinë”, thotë Ahmet Sadriu, zyrtar për informim më BIK.

Baki Kelani, nga Policia e Kosovës, i pyetur për reagimin e policisë ndaj këtyre kërcënimeve, thotë që ata kanë ka kapacitete te mjaftueshme për te parandaluar dhe luftuar ç’do formë të çfarëdo krimi apo vepre penale që bie në kundërshtim me ligjin.

Kelani thotë se policia ka hapur hetime dhe ka ushtruar kallëzime penale për mbi 130 persona lidhur me pjesëmarrjen në organizata terroriste, organizimin, rekrutimin nxitjen dhe financimin e individëve për t’iu bashkangjitur organizatave terroriste dhe për të gjitha këto raste është duke u bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale.

Në lidhje me këtë fenomen deri më tani janë arrestuar mbi 80 persona dhe janë bastisur mbi njëqind lokacione të personave të dyshimtë.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme (BPB) nuk i është përgjigjur pyetje të dërguara nga redaksia, dhe përmes telefonit udhëzuan që Kallxo.com t’i drejtohet Ministrinë së Punëve të Jashtme.

Ndryshe koncerti i përvitshëm për nder të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë nga paslufta nuk u organizua. Nëpër Prishtinë ka forca të shtuara të policisë me jelek antiplumb.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS) ka lindur nga hiri i Al Kaidës në Irak



Një dokument i në një organizate ekstremiste që është një nga grupet sunnite arabe, që është duke luftuar dhe fituar terren ndaj qeverisë qendrore në Irak.




Çfarë është ISIS?


Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS) ka lindur nga hiri i Al Kaidës në Irak, është themeluar pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2003 dhe në fund të fundit shpërtheu me udhëheqjen e Al Kaidës me bazë në Pakistan. Qëllimi i tij ishte për të ndërtuar një shtet të rreptë islamik në provincën Anbar të Irakut, ku dominojnë sunnitët.


Grupi ka dështuar në objektivat që kishte, por kur shpërtheu lufta në Siri në vitin 2011, luftëtarët e thekur irakianë erdhën në Siri dhe u bashkuan me sirianët dhe luftëtarë të tjerë të huaj. Ajo që doli ishte një grup me një vizion për një kalifat ndërkombëtar në Siri dhe Irak - të paktën për fillim.


ISIS ka zhvilluar edhe një histori të brutalitetit ekstrem. Grupi ka qenë i përfshirë në ekzekutimin e të burgosurve, masakrat sektare, dhe prerje të duarëve të sirianëve për vepra të vogla në zonat që kontrollin. ISIS ka luftuar për kontrollin e zonave sunnite arabe në Siri kundër grupeve të tjera të xhihadit, duke përfshirë Xhabhat al-Nusra ( Frontin al-Nusra).

Një luftëtar i frymëzuar nga Al Kaida  i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIS) merr kontrollin e trafikut në qytetin verior të Mosulit, 225 kilometra në veriperëndim të Bagdadit, Irak, e diel, qershor 22, 2014. AP

Çfarë ISIS nuk ka bërë deri më tani është larg për ta kërcënuar seriozisht pushtetin e diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assadin.


Si financohet ISIS-i?


ISIS supozohet se ka marrë fonde nga donatorë të pasur privat nga monarkitë sunnite të Gjirit Persik, si Arabia Saudite, Kuvajti dhe Katari, por pjesa më e madhe e parave duket se ka shkuar për grupet rivale të xhihadit. ISIS, gjithashtu, gjeneron të ardhurat e saj, duke marrë kontrollin e bizneseve lokale, tatimin dhe nga shitja e naftës. Rënia e forcave irakiane të sigurisë në veri të Irakut në fillim të qershorit ka majmur arkat e ISIS-it dhe arsenalin e saj. Armët e lehta, artileri, tanke, makina të blinduara, dhe mjete të tjera të luftës të gjitha ranë në duart e ISIS. Grupi dyshohet se ka vjedhur më shumë se 400 milionë dollarë në para të gatshme nga banka në Mosul, që do t’ia forcojë aftësinë e saj për të rekrutuar dhe të paguar luftëtarët.


Kush e drejton grupin?


Emri i udhëheqësit të ISIS është Ebu Bekr el-Bagdadi; emri i tij lindjes besohet të jetë Ibrahim Avvad Ibrahim Ali al-Badri al-Sammarai.


Koloneli në pension, Pat Lang, i cili dikur drejtonte sektorin e Lindjes së Mesme në Agjencinë e Pentagonit, Mbrojtja e Inteligjencës, ka shkruar në blogun e tij se paraprakisht i ISIS është përkrahur nga oficerë të ushtrisë irakiane që ishin të shkarkuar menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara pushtuan Bagdadin në vitin 2003. Një nga të identifikuarit nga zyrtarët irakianë është Izzat Ibrahim al-Douri, një gjeneral i lartë i Sadam Huseinit dhe oficeri i rangut më të lartë për t'i shpëtuar kapjes pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA. Kompetenca ushtaraka e nivelit të lartë e kombinuar me zellin e xhihadistit është një përzierje e fuqishme.


Por ISIS nuk duket i interesuar në ndarjen e pushtetit, ose të nacionalizmit arab që drejtohet nga shumë prej luftëtarëve të Irakut sunni që tani punojnë me të.


A është ISIS një kërcënim për SHBA?


Anëtarët e saj e urrejnë Amerikën, duan të imponojnë pikëpamjet e tyre të Sheriatit (Ligjit Islam) në sa më shumë shtete në Botën Arabe që të munden, dhe janë haptazi armiqësor ndaj interesave perëndimore në rajon. Por ata janë fokusuar edhe në një kryengritje në rajon, dhe nuk kanë tentuar ndonjë gjë, si ndonjë sulm terrorist në SHBA, Evropë, ose pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.


Kenneth Pollack, një ekspert i Lindjes së Mesme në Qendrën Saban në Institutin Brookings, thotë se përqëndrimi kaq shumë për ISIS-in në Irak është një gabim. Në mënyrë efektive, galeria e militantëve sunnitë është nga lufta civile e viteve 2006-2008.


Ndërsa unë nuk kam asnjë dyshim se ka disa ndër militantët sunitë që duan të hedhin në erë ndërtesa dhe aeroplanët amerikanë tani, dhe shumë të tjerë që do të donin për të bërë këtë më vonë, që nuk është motivimi i tyre kryesor, shkruan z.Pollack.


ISIS është i fokusuar në luftën e tij për territorin në Irak dhe Siri. Por ata janë një rrugë të gjatë nga ajo pikë

Kush është organizata ISIS ?

ISIS , që në përkthim të thjeshtë do të thotë Shteti Islamik i Irakut, është organizata që përfaqëson një grup xhihadistësh të cilët operojnë në Irak e Siri.
Image result for cka eshte isis
Qëllimi kryesor i tyre, ndryshe nga grupet e tjera rebele është ndërtimi i shtetit islamik, nga bashkimi i sunive të Sirisë dhe Irakut. Ata përfaqësojnë rrymën më radikale mes myslimanëve edhe krahasuar me Al Kaedën.
Image result for cka eshte isis
Ky grup është formuar në prill të vitit 2013 dhe ka lidhje të ngushte ma Al Kaedën në Irak.

Sipas raportimeve,ISIS  ka qenë dhe pjese e luftimeve që janë kryer në Siri për të rrëzuar Bashar Al-Assad. Kjo organizatë drejtohet nga Abu Akr Al-Baghdadi.

Image result for cka eshte isis
 Ai ka qenë pjesë e një grupi të Al Kaedës në Irak, grup i cili përbën bazat e Isis. Sipas analistëve, Al-Bagdadi shihet si një strateg i zoti, i cili merr pjese dhe në luftime dhe shumë brutal në ekzekutime. Popullariteti i tij e ka bërë atë shumë më popullor se lideri i Al Kaedës, Ajman Al Zaëahiri.
Image result for cka eshte isis
Kohet e fundit, për shkak të sulmeve të ndërmarra kryesisht në Siri dhe së fundmi në Irak, ISIS  po kthehet në organizatën më të madhe radikalë islamike.

Se fundmi, pjesë e këtij grupi janë dhe luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera perëndimore, përfshi këtu dhe luftëtarë amerikanë.

Image result for cka eshte isis
******


Ndërsa Evropa ndodhet përballë shkalles së lartë të kërcënimit terrorist, Këshilli i Sigurimit ka miratuari unanimisht një rezolutë, ku kërkohet dyfishimi i sulmeve ushtarake mbi Siri, dhe marrja e marrja e masave për të parandaluar sulme të ngjashme me ato të Parisit. Në rezolutën e propozuar nga Franca, vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara angazhohen per të asistuar vendet aleate për të goditur në origjinë, shtetin islamik të Sirisë dhe Irakut. Rusia është shteti i parë që ka dyfishuar numrin e avionëve në 70 të tillë.
Image result for cka eshte isis

Gjatë sulmeve të fundit me bombat, që mbanin mbishkrimin “Kjo është per Parisin”, avionët rus njoftuan se kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës se naftës në Siri dhe kanë vrarë 600 militantë të ISIS.

Image result for cka eshte isis


Vetë presidenti Putin në një lidhje përmes Skype me krerët e lartë të ushtrisë që drejtojnë këto operacione, tha se për të asgjësuar ISIS, ka ende shumë punë për të bërë.

Image result for cka eshte isis

Ndërkohë Ankaraja zyrtare ka njoftuar për arrestimin e tre militantëve të grupit ekstremist, të dyshuar për lidhje me grupin terrorist që kreu sulmet në Paris, me pasojë 130 viktima e qindra të lënduar. Sipas policisë turke, një prej të ndaluarve është maroken dhe dy janë sirian. Ata besohet se kanë kryer rolin e informatorëve për grupin terrorist.



Obama: ISIS do të shfaroset

Shefi i Shtëpisë se Bardhe, Barack Obama premton lufte ndaj terrorizmit për te mos lejuar qe sulmet e ekstremisteve islamiste te konsiderohen diçka normale.
Image result for cka eshte isis
«Ne do ta shkatërrojmë ISIS ne fushën e betejës dhe do t’ia marrim tokat ku gjendet sot. Ne do te ndërpresim financimet, linjat e furnizimit, do t’i gjejmë kreret e tij dhe do t’i shpartallojmë rrjetet e tij. Nuk do te pranojmë terrorizmin si normalitet te ri. Por edhe duke e shkatërruar, nuk do te humbasim vlerat dhe parimet tona”.
Image result for cka eshte isis
Komentet Obama i beri gjate nje konference per shtyp ne Kuala Lumpur te Malajzisë, pas nje takimi te krerëve te shteteve e qeverive te vendeve aziatike.
Image result for cka eshte isis
Per Obamen do te ishte e dobishme qe edhe Moska te përqendrohej tek Shteti Islamik dhe te arrinte nje marrëveshje per tranzicionin ne Siri me largimin nga pushteti te presidentit Bashar Al Assad.


Image result for cka eshte isis
Rusia sipas tij, duhet te marre vendim strategjik per ta ndjekur grupin militant e jo forcat e moderuara opozitare siriane, qe luftojnë kundër qeverise ne Damask.
Image result for cka eshte isis
 Ne fushatën kundër ISIS, Obama pritet te ketë edhe mbështetjen e kryeministrit britanik David Cameron. Sipas mediave britanike brenda dy javëve ai do t’i kërkoje parlamentit te nise sulmet ajrore kundër ISIS ne Siri.
Image result for cka eshte isis
 “Sunday Times” shkruan se Cameron po përgatit nje plan prej 7 pikash per ndërhyrje ushtarake, ku përfshihet edhe nje dokument per te ardhmen e Sirisë. Ai shpreson qe përpara Krishtlindjeve, avionët britanike te sulmojnë Shtetin Islamik ne Siri.

2015-11-22

Shkarkim falas : Libra nga Flori Bruqi



Flori Bruqi


POLEMIKA SHQIP


Flori Bruqi

NËSE KAM DITUR TË GUXOJ



Flori Bruqi


GUXIM SHQIPTAR


Flori Bruqi

TRIUMFI SHQIPTAR


Flori Bruqi


OLIMPI SHQIPTAR


Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE



Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE II





Flori Bruqi

DIADEMË LETRARE III




Përgatit: Flori Bruqi

MARSI I PËRFLAKUR



Flori Bruqi

ATDHEU IM S'ME VRET



A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...