Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/28

Ardit BIDO : STUDIMI GREK PRANON GENOCIDIN KUNDREJT ÇAMËVE: 50 MIJË ÇAMË U VRANË E U DËBUAN


Ardit Bido
Ardit Bido
Studimi, i cili solli të gjithë debatin në vendin fqinj, pranonte gjenocidin grek mbi popullsinë çame, duke thënë se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDHES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre.
Për më tepër, në këtë studim thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke (EDHES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çamë, shën. red.) gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore”.
Studimi u paraqit në Universitetin Pandio të Greqisë, nga një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, dhe është i pari që tregon për gjenocidin mbi çamët, nga një grup nëpunësish grekë. Numri i çamëve të dëbuar dhe të vrarë, që paraqitet në studimin grek, është më i madh edhe se numri që paraqet zyrtarisht Shoqata Politike Atdhetare Çamëria në historikun e saj.
Reagimi në sallë dhe mbrojtja e punës nga profesorët
Në sallën e Universitetit Pandio, të pranishmit, studentë grekë dhe pedagogë kundërshtuan studimin, duke thënë se “fashistët (duke iu referuar çamëve) atë meritonin, ndërsa Lambros Bulciotis, një prej hartuesve të studimit tha se “ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë”.
Të pranishmit filluan të bërtisnin më tej, kur studimi thoshte se “Vorio-epirotasit” bashkëpunuan me forcat naziste në Shqipërinë e Jugut dhe se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë mikrasiatëve (grekëve që shkuan në Greqi, nga Turqia, pas ndryshimit të popullsive mes dy vendeve, shën. red.). Gjithsesi, pedagogët nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në studimin e tyre. Konstandinos Ciceliqis, një ndër hartuesit tha se “nuk po flasim për çështje kombëtare por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim”.
Studimi i parë grek që pranon gjenocidin çam
Ndërkohë që ky është studimi i dytë grek, që pranon gjenocidin e çamëve. I pari është hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera se “ky rast është padyshim një gjenocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (gjenocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë), apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. Megjithëse, EDHES-i ishte një organizatë e përqendruar ku, në ndryshim nga EAM (organizata politike e ELAS-it, shën. red.), drejtuesit qendrorë mund të kontrollonin lehtë ushtarakët lokalë, asnjë fakt nuk tregon se udhëheqësit kishin dëshirën më të vogël (apo reale) për t’i ndaluar (të kryenin gjenocidin). Rrethanat politike të shtatorit të vitit 1944 lejonin “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes çame, dhe sipas mendimit tim, EDHES-i nuk u frenua për të përfituar nga rasti”.

Nexhmedin SPAHIU MOS I DETYRONI HISTORIANËT TURQ TË FLASIN ME DOKUMENTE


Nexhmedin Spahiu
Prof.Dr.sc.Nexhmedin Spahiu
Peticioni i nënshkruar kundër rishkrimit të historisë ka një gjë që e bënë për të qeshur çdo intelektual serioz kudo në botë. Të thuash se pushtimi osman ka shkaktuar gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar është një budallallëk me brirë.
Zgjerimi i Perandorisë Osmane në Ballkan ka ndodhur në shekullin e XIV, në ndërkohë që kombi i parë në botë (ai Suedez) ka lindur 2 shekuj më vonë, i dyti (ai Anglez) tre shekuj më vonë kurse i treti (ai Amerikan), i katërti (ai Francez), etj 4 shekuj më vonë. Pra ky zgjerim i Perandorisë Osmane në Ballkan ndodhi 6 shekuj para se të lindte kombi shqiptar.
Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani. Për të qenë ironia kulmore, ishte Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike që të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar.
E vërtetë se, në periudhën 1878-1912 ideja kombëtare turke u ndesh me idenë kombëtare shqiptare, dhe Perandoria Osmane në grahmat e saj të fundit u ndikua nga ideja kombëtare turke  dhe nga presioni i shteteve ballkanike. Por, në çastin vendimtar kur Shqipëria po rrezikohej të zhbëhej edhe si term gjeografik, siç na dëshmon Princi Wilhelm Wied, Perandoria Osmane vuri kusht që të formohej shteti shqiptar në kufij që do t’i përcaktojnë Fuqitë e Mëdha.
Pikërisht për këtë, patriotët shqiptarë, pas vitit 1912, qofshin ata myslimanë apo të krishterë, nuk thanë fjalë të këqija as për Perandorinë Osmane e as për Turqinë e mëvonshme. Kujtoni Gjergj Fishtën (1871-1940) që ishte një prift katolik, pas vitit 1912, nuk shkroi fjalë të këqija kundër Perandorisë Osmane. Gjithë pezmi i tij kishte të bënte me sllavët.
Fushata anti-osmane dhe anti-turke filloi në kohën e regjimit të Enver Hoxhës
Fushata anti-turke e anti-osmane filloi viteve të 50-ta. Arsyeja nuk ishte askund tjetër, pos faktit se Turqia ishte aleate e Amerikës dhe Shqipëria ishte aleate e Rusisë. Ndërsa sa i përket Perandorisë Osmane, kjo hynte në funksion të së parës. Osmanët u cilësuan si turq. Në funksion të kësaj edhe përkthimet nga latinishtja u shtrembëruan, fjala osman, i pafe, etj u përkthye me fjalën turk. Vjershës së Çajupit: “Shqipërinë e mori turku, i vu zjarr, shqiptar mos rri po zgjohu shqiptar” iu dha hapësirë në të gjitha tekstet shkollore. Poetët dhe shkrimtarët që kishin shkruar për armiqësitë sllave u ndaluan.
Në Kosovë e Maqedoni kjo atmosferë u përcoll përmes librave dhe profesorëve nga Tirana. Këtu akoma më shumë ishte e ndaluar të flitej e të shkruhej kundër sllavëve. Gjithë këngët, poezitë e romanet që shprehnin urrejtje ndaj sllavëve për shkak të sundimit të egër serb transformoheshin si tekste kundër turqve. Kjo u zhvillua aq shumë sa edhe u harrua që kjo fushatë në fakt kishte nisur kundër serbëve dhe se me fjalën turk kishin zëvendësuar fjalën serb.
Paaftësia e historianëve shqiptarë
Por, cila është e vërteta? Historianët tanë janë aq të paaftë sa nuk dinë se çfarë ndodhi në luftën e fundit në Kosovë e Maqedoni, apo më 1997 në Shqipëri e lëre më se çfarë ka ndodhur para 5 shekujsh.
Historianët tanë nuk e dinë se kush e vrau Kryeministrin Mehmet Shehu, ministrin Ahmet Krasniqi, apo kolonel Tahir Zemajn, kush e vrau kryetarin e Klinës, deputetet e Parlamentit të Kosovës apo gazetarët me nam, e si mund të presim se dinë se kush kujt i ka hipur 5 shekuj më parë dhe çfarë grope i ka shkaktuar.
Ai që njihet si një nga baballarët e historiografisë shqiptare, Arben Puto, insiston që më 4 shkurt 1944 janë vrarë 86 veta, në ndërkohë që nuk është në gjendje të nxjerrë listën as edhe me 12 emra. Apo Kristo Frashëri që shkruan libër për Lidhjen e Prizrenit dhe në referencat e librit nuk e ka edhe doktoratën e Rexhep Krasniqit me po të njëjtin titull të mbrojtur në Universitetin e Vjenës që më 1934. Dhe Kristo Frashëri, historian e quan vetën!?
Trashëgimia osmane u takon edhe shqiptarëve
Nëse trashëgimia romake u takon edhe italianëve edhe grekëve edhe gjermanëve edhe anglezëve atëherë edhe trashëgimia osmane u takon edhe turqve, edhe arabëve, edhe grekëve, edhe bullgarëve, edhe serbëve edhe shqiptarëve, edhe boshnjakëve e madje edhe kroatëve e hungarezëve. Përparësia e turqve është se disponojnë me arkivat osmane. Ata kanë fatin që Stambolli i mbet Turqisë e jo Bullgarisë, Greqisë apo Shqipërisë përndryshe ai që do ta kishte Stambollin do t’i kishte edhe arkivat.
Nëse historianët turq do t’ua hiqnin pluhurin një pjese të arkivave osmane!
Këshillat nga Ankara janë më shumë se miqësore. Këto këshilla duhet t’i kuptojmë ashtu si edhe këshillat e amerikanëve për politikën e Kosovës. Perandoria Osmane është e njohur për rregullsinë e arkivave të saj dhe statistikat e përpikta. Nëse historianët turq do t’ua hiqnin pluhurin një pjese të arkivave osmane, shumë mite shqiptare do të binin për toke. E mira e së mirës është që ata që i thonë vetit historianë t’i konsultojnë këto arkiva, të mos ofendojnë e të mos gënjejnë për hava, sepse nëse historianët turq i përvishen kësaj pune do të kuptohet se të ashtuquajturit historianë shqiptarë nuk kanë shkruar histori, por përralla.
Prandaj ata që kërkojnë të mos rishkruhet historia shqiptare kanë të drejtë. Ajo s’ka se si të rishkruhet, sepse akoma nuk është shkruar. Të ashtuquajturit historianë shqiptarë na kanë treguar përralla. Historianët e pakët që i kemi ose janë lënë në anonimitet ose janë shpallë të krisur. Pallavraxhinjtë dhe shërbëtorët e shokut Enver Hoxha  shtihen sikur mbrojnë historinë shqiptare.
Ata nuk u bënë të gjallë kur qeveria greke ndërhyri në përmbajtjen e teksteve të historisë për nxënësit dhe studentët shqiptarë. Tani, me lehtësi po sulmojnë Turqinë dhe qeverinë e saj për këshillën e saj miqësore, por çfarë do të thonë kur të njëjtën këshillë do ta bëjë ambasadori Amerikan në Tiranë apo ambasadorja amerikane në Prishtinë?

SKANDALOZE: MAQEDONIA IU JEP NËNSHTETËSI VEÇ SHQIPTARËVE QË PRANOJNË TA NDËRROJNË FENË DHE KOMBËSINË!


Raporti
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë u mohon shqiptareve shtetësinë. Këtë fakt e bënë të ditur një raport që trajton çështje të shtetësisë, dhe e cila do të shkojë deri në Departamentin e Shteteve të Bashkuara. Edhe ata shtetas që kanë fituar shtetësinë maqedonase, e kanë bërë nën presione të ndryshme. Në këtë raport do sjellim emrat e disa shqiptarëve që u është mohuar e drejta e shtetësisë me motivacionin, “persona që rrezikojnë integritetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë.”
Lista:
Një shqiptar nga Shqipëria kishte fituar shtetësinë e Maqedonisë duke ndryshuar kombësinë nga shqiptare në maqedonase, duke ndryshuar fenë islame në ortodokse, ka ndryshuar emrin edhe mbiemrin nga Alban Limani në Antonio Limanovski.
Duke bërë këto ndryshime ai kishte fituar shtetësinë maqedonase. Sipas tij, ky i kishte bërë të gjitha këto ndryshime nën presionin e policisë për të fituar shtetësinë maqedonase në vitin 2001.
Fatbardha Shabanit, një grua nga qyteti i Kavajës ka 16 vite e martuar në Maqedoni, por i është refuzuar disa herë shtetësia.
Hana Asani e martuar më 2003, me shtetas të Maqedonisë, nënë e tre fëmijëve i është refuzuar shtetësia e Maqedonisë me pretekstin se rrezikon sigurinë e Republikës së Maqedonisë.
Fahrije Neziri nga Ferizaj i Kosovës dhe që nga 1985 është martuar me Muhamedin nga fshati Idrizovë. Ka disa vite që bashkëshortes së tij jo vetëm i refuzohet shtetësia, por MPB i refuzon edhe lejen e qëndrimit për të huaj. Znj.Fahrije i rrezikohet ndarja familjare sepse pa leje qëndrimi nuk mund të vazhdojë të jetojë në Maqedoni legalisht. Pra, siç shihet kemi një rast flagrant ku janë shkelur rëndë të drejtat e njeriut, kujdesia e shtetit maqedonas për bashkimin familjar.
Fatmir Hoxha me origjinë nga Kaçaniku ka 27 vite që i refuzohet shtetësia bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Kjo familje është pa asnjë kujdesie nga institucionet humanitare në Maqedoni edhe pse ky shtet thith fonde në emër të kësaj kategorie.
Avdulla Ibrahimi ka lindur në vitin 1965 në Kumanovë dhe ka patur shtetësi, por Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ia ka hequr pa asnjë arsye. Gruaja e tij nga Presheva e ka fituar shtetësinë në bazë të martesës me të në vitin 2001, po ashtu edhe 3 fëmijët e tij e kanë shtetësi, ndërsa ai vetë jo. Edhe pse ai ka mbi vete shtëpinë, dyqanin, të gjithë faturat vijnë në emrin e tij, Avdulla Ibrahimi nuk ka asnjë dokument verifikimi, certifikatë, leje qëndrimi. Është një njeri që po t’i ndodh diçka e keqe nuk mban përgjegjësi morale dhe ligjore askush.
Në fillim të vitit 2013 për herë të tretë MPB-ja i refuzon shtetësinë këtij shqiptari të lindur dhe shkolluar në Maqedoni. Shkresa që ka pranuar Avdullah Ibrahimi për refuzimin e shtetësisë ndryshon nga origjinali që zakonisht dërgon MPB. Në letrën që ka pranuar Ibrahimi mungon logoja e MPB-së, mungojn numri i dosjes dhe shumë elementëve të kësaj ministrie. Ibrahimi sqaron se në MPB-ja i kanë kërkuar që të nisë proceduar për të marrë shtetësinë, njëjtë si shtetasit e huaj, procedurë kjo që zgjat së paku katër vjet. “Unë kam lindur në Maqedoni dhe nuk kam pse të kërkoj shtetësi njëjtë si shtetasit e huaj. Unë nuk jam shtetas i huaj, por jam shtetas i Maqedonisë. Unë kam letërnjoftim të Maqedonisë, të cilit i ka dal afati në vitin 2005, ndërsa shtetësinë ma kanë hequr në vitin 2002. Nuk e di pse më kanë hequr por besoj se qëllimi është veç me i pakësuar shqiptarët”, ka deklaruar, Avdulla Ibrahimi.
Naxhie Osmani, ka lindur në vitin 1967 në Çair të Shkupit dhe jeton në fshatin Bukoviç që i përket Komunës së Shkupit, edhe pse ka lindur në Shkup dhe është banore e kryeqytetit zonja Naxhie nuk ka shtetësi të Maqedonisë, ndërsa bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët janë shtetas të Maqedonisë. Ajo pasi ka parashtruar kërkesë për shtetësi i është mohuar në vitin 1997. Për fat të keq për kategorinë e këtyre shqiptarëve që u mohohet shtetësia e Maqedonisë pa të drejtë nuk janë interesuar asnjëherë partitë, deputet dhe ministrat shqiptar.
Mirdita Dibrani, me prejardhje nga Kosova. E martuar prej 14 vjetësh në fshatin Shipkovicë të Tetovës, dhe me dy fëmijë, kjo grua nuk ka arritur ende të pajiset me nënshtetësi. Arsyetimi i autoriteteve është se ajo paraqet rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e shtetit të Maqedonisë. Për 3 vite me radhë, familja Dibrani mundohet të arrijë këtë të drejtë, por pa sukses. Fillimisht, vendimi i parë nga MPB-ja erdhi pozitiv, por brenda dy-tre ditësh, ai u anulua, me një përgjigje negative. Ironia qëndron tek arsyetimi; edhe pse ajo konsiderohet rrezik sigurie, ajo është e kapshme në çdo kohë nga shteti, dhe nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë vepër penale.
“Si të ndjehem unë që jetoj në punën time se nguci askënd, me hallet e dertet e veta dhe tët kthehet kjo punë në kurriz tëndin është shumë e rëndë. S’mund ta marr me mend se asnjëherë se kam bë një gjë të tillë. 1000 kopje letrash kam pru se s’jam e dënuar asnjëherë prej gjyqit as në Kosovë e as në Maqedoni nuk e di ku bazohen at atë unë se jam e rrezikshme për shtetin”, tha Mirdita Dibrani.
Ahmet Laçi, i lindur në vitin 1946 në fshatin Pustenik të Kosovës, prej moshës 8 vjeçe ai jeton në Maqedoni, por edhe pse ka kaluar plot 58 vjet në këtë shtet ai kurrë nuk arriti të bëhet shtetas i Maqedonisë. Ahmeti Laçi thotë se nuk ka lënë institucion pa trokitur për të kërkuar ndihmë për shtetësinë. Deri tani, ai thotë se ka aplikuar pesë herë ndërsa të gjitha përgjigjet që ka marrë kanë qenë negative. Ajo që e bën edhe më tragjike këtë rast, sipas Laçit, është arsyetimi se është shtetas i padëshiruar dhe i rrezikshëm për Maqedoninë.
“Prej vitit 1994 kam aplikuar për nënshtetësi të Maqedonisë, kjo është e pesta herë, gjithmonë është problemi i njëjtë, vendimi vjen negativ megjithëse unë i plotësoj të gjitha kushtet, qe 40 vite jam i martuar, tre fëmijë i kam, krejt janë nënshtetas të Maqedonisë përveç meje. Unë nuk e di ku është problemi, unë kam edhe shtëpi këtu, kam edhe burime jete këtu, paguaj tatim, ushtrinë e kam bë në Maqedoni, klasën fillore e kam kryer në Maqedoni, shkollën e mesme e kam kryer në Maqedoni në maqedonisht, unë mendoj se i plotësoj të gjitha kushtet, nuk e di nga lind ajo ide e cila vjen kjo negativ”, tha Ahmet Laçi, banor i Shkupit
Me të njëjtën problematikë ballafaqohet edhe një tjetër banor i Shkupit, 59 vjeçari Aziz Bekteshi me prejardhje nga Lubishta e Kosovës. Ai jeton në Shkup prej rreth 50 vjetësh por asnjëherë nuk ka arritur të fitojë nënshtetësinë e Maqedonisë me të njëjtin arsyetim sikur se bashkëqytetari i tij, se konsiderohet si rrezik për shtetin.
“Jam i gatshëm sot me dëshmuar, sot me dëshmuar edhe me polici edhe me gjyq që as nuk më kërkon gjyqi as nuk më kërkon policia, jo vetëm këtu po as në Kosovë po askund në botë, a po më kupton, këtë mundem me dëshmuar kur të donë. Me të vërtet unë jam aq i emocionuar edhe aq i habitur, nuk e di se kush mundet me më ndihmuar se të gjitha ato institucione i kërkova edhe askush nuk ma shtriu dorën me thanë që ngadalë se nuk është punë e vogël dhe e thjeshtë. A unë prapë po e them se unë mundem me dëshmua kur të doje dhe në çfarëdo rasti”, thotë Aziz Bekteshi, banor i Shkupit
Naser Bela, 45 vjeç, gruaja dhe djali i tij tani 16 vite kërkojnë shtetësinë e Maqedonisë. Edhe pse i lindur në Shkup ku edhe aktualisht jeton dhe punon, atij që nga viti 1993 kur edhe aplikoi për herë të parë, në vazhdimësi kërkesat i refuzohen. Bela thotë se në stacionin policor në Draçevë në atë kohë, e kanë kushtëzuar të bashkëpunojë me policinë, në dëshiron të pajiset me shtetësi në të kundërtën gjithë jetën do ti mohohet e drejta për shtetësi. “Unë e refuzova me një fjalë thash jo se punoj, më than atëherë s’do ta marrësh asnjëherë nënshtetësinë, thash as nuk më duhet ashtu nënshtetësi, se ajo është e imja, do të vije dita kur do ta marr, edhe unë e di arsyen se për atë e refuzon, mirëpo më ka humbur dokumentacioni i asaj nuk e kam për fat të keq, më ka humb ai vërtetimi se shumë mirë shkruan Naser Bela të vish në ora 7 në stacionin policor në Draçevë për nënshtetësinë, mirëpo ato hynë në punë tjera, unë si pranova të punoj se nuk më interesonte. Tash për së fundi herë i kam dhënë në 2005 dhe s’ka asgjë, dhe vetëm malltretojnë, kërkojnë dokumentacione që një gjë s’mund ta bëjmë. Mu më intereson me çfarë të drejte nuk më takon nënshtetësia? Shoqja 24 vjet ka kurorëzim me mu në Draçevë dhe s’ka kurrfarë dokumentacioni të Maqedonisë, i ka vdekë baba s’ka mund të shkoj, nëna i ka vdekur nuk mund të shkon, tash i ka vdekur vëllai  para 20 ditësh edhe nuk mund të shkojë, dhe këtu më tregon dikush se ne i kemi të gjitha drejtat! S’kemi ne shqiptarët të drejta, këto janë rrena”, tha Bela.
Arben Llalla shpallet nga MBP e Maqedonisë Person i Rrezikshëm që rrezikon integritetin dhe sigurinë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Si pasojë MPB i ka refuzuar në bazë të martesës shtetësinë e Maqedonisë dhe lejen e qëndrimit të përhershme Arben Llallës. Për herë të parë atij i është refuzuar në mars 2008, duke vazhduar në dhjetor 2008, ndërsa në korrik 2011, i është refuzuar edhe leja e qëndrimit të përhershme. Së fundi në Maj 2012 përsëri i refuzohet kërkesa për shtetësi në bazë të martesës pa të drejtë ankinimi. Arben Llalla që në vitin 2003 është martuar me shtetase të Maqedonisë dhe nga kjo martesë kanë një djalë. Edhe përse i plotëson të gjitha kushtet, MBP kundër ligjeve për shtetësinë e ka shpallur person me Rrezikshmëri të Lart disa herë. Dy herë Komisioni i qeverisë së shkallës së dytë i ka dhënë të drejtë z.Llalla, MPB gjithnjë ka dërguar përgjigje përfundimtare se është person me rrezikshmëri të lartë.
Fadil Curi nga Hani-Elezit i Kosovës është i martuar me shtetase të Maqedoni prej më shumë se 25 vitesh dhe i mohohet shtetësia e Maqedonisë edhe përse ky i plotëson të gjitha kushtet.
Aqif Krasniqi i datëlindjes 1950 nga Kosova i martuar në vitin 1979 me shtetase të Maqedonisë dhe nga viti 1972-1989 ka punuar në Postën Telefonike në Shkup i është refuzuar disa herë e drejta e shtetësisë në Maqedoni.
Rive Islami nga Kosova, është martuar në Tetovë në vitin 1984, dhe prej atëherë i është refuzuar disa herë e drejta e shtetësisë. Ajo nuk e gëzon të drejtën e shtetësisë në vendin ku jeton prej 30 vitesh edhe pse i plotëson të gjitha kushtet.
Në qytetin e Kumanovës dhe fshatrat përreth u refuzohet shtetësia qindra njerëzve që kanë mbi 40 vite që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet me pretekstin se janë të rrezikshëm për Maqedoninë.
Zyra e Avokatit të Popullit në Kumanovë deklaron se në vitin 2006 janë mbi 366 kërkesa ndihmë për të fituar të drejtën e shtetësisë. Ndërsa më 2007 janë bërë 237 kërkesa të tilla. Ndërsa në zyrën së avokatit të popullit në Tetovë janë formuar 183 lëndë për çështjen e mohimit të shtetësisë më vitin 2007. Banorët e dy fshatrave Goshinca dhe Llukara nuk kanë shtetësi dhe jetojnë pa letërnjoftime, njerëz që nuk kujdeset askush për ta. Këta banorë mund ti vrasin dhe asnjeri nuk mbanë përgjegjësi morale dhe ligjore. Në rajonin e Kumanovës nga viti 2002 ka filluar në heshtje një proces për çregjistrimin e shqiptarëve me qëllim që të pakësohet popullsia jonë atje.
Në një gazetë, disa vite më parë shkruhej se janë rreth 100 mijë shqiptarë që u mohohet e drejta e fitimit të shtetësisë. Ndërsa 3.800 maqedonas të Shqipërisë në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar.
Siç shihet problemi i mohimit të shtetësisë nga shteti maqedonas mijëra shqiptarëve të cilët kanë krijuar familje me shqiptar shtetas/e të Maqedonisë është një fenomen me prapavija politike duke përdorur standarde të ndryshme në bazë të kombësisë etnike dhe përkatësisë fetare.
Racizmi i një ligji
Aplikuesi me kombësi shqiptare edhe po të plotësojë kushtet që i kërkohen për fitimin e shtetësisë, mundet ajo t’i refuzohet në qoftë se zyra e sigurimit shtetëror nuk jep mendim pozitiv. Në këtë rast i huaj duhet t’i drejtohet avokatit të popullit për ndihmë, Gjykatës Supreme Administrative dhe gjykatave ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Institucioneve të Republikës së Maqedonisë. Dua të shtoj se edhe Gjykata Administrative nuk funksionon siç duhet, ka fakte që rastet e ndihmës për shtetësitë i zgjat në pafundësi me pretekstin se MPB nuk i jep materialet e dosjes për shfrytëzim.
Ligji për rrezikshmëri që ende funksionon pa të drejtë në Maqedoni është bërë i famshëm duke u refuzuar të drejtën njerëzore më shumë shtetasve nga Shqipëri dhe Kosova të cilët kanë mbi 10 vite martesë me shtetas të Maqedonisë. Këtij ligji i ka skaduar mandati sepse lufta e ftohtë ka mbaruar. Ky është një ligj që shkel të drejtat e njeriut, krijon kushte për prishjen e familjeve dhe nxit urrejtjen etnike dhe fetare midis qytetarëve.
Në bazë të kushteve të sotme politike dhe shoqërore ligji në fjalë nuk duhet të funksionojë pasi Maqedonia është kandidate për në BE e NATO dhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi miqësor me të gjitha Institucionet e Republikës së Shqipërisë. Midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë hequr regjimi i vizave. Strukturat e policisë, ushtrisë dhe të sigurimit kanë një bashkëpunim të ngushtë midis tyre në luftën kundër terrorizmit dhe kontrabandave të ndryshme. Së shpejti pritet që policë nga Shqipëria dhe Maqedonia do të patrullojnë në vendet e njeri-tjetrit bashkë.
Shumë aplikuesve për shtetësi maqedonase u bëhen presione nga strukturat e sigurimit për tu bërë informator ose bashkëpunëtorë i këtyre strukturave. Kjo metodë e vjetër që është përdorur në kohën e diktaturës komuniste e cila bie ndesh me ligjet kushtetuese dhe të demokracisë që pretendojmë se zhvillohet në Maqedoni.
Deklaratë skandaloze e  zëvendësministri shqiptar për rastet e shtetësive
Më 11 shkurt 2013, zëvendësministri i brendshëm, Xhelal Bajrami deklarojë për rastin e MirditaDibranit me origjinë nga Kosova, e cila nuk ka dokumentin e shtetësisë edhe pse e martuar tani 14 vite në Shipkovicë të Tetovës. Xhelal Bajrami deklarojë “Ka pasur vendim negativ nga ana e Sigurimit Shtetëror mirëpo arsyet unë ende nuk i kam të elaboruar mirë pse është marrë një vendim i tillë. Ndoshta vendimi i tillë do të mund të ndryshojë pasi varet nga momenti ndonjëherë mundet që bashkëshorti i personit në fjalë apo ndonjë i afërt i saj të merret me ndonjë veprimtari të palejuar në Maqedoni dhe ajo të jetë si pasojë pse vendimi ka qenë negativë nga ana e organeve të Sigurimit Shtetëror”.
Pra, sipas këtij ministri shqiptar të gjithë ata shqiptar që aplikojnë për shtetësi të Maqedonisë nuk duhet të kenë asnjë kushëri të burgosur apo keqbërës sepse mbajnë edhe këta përgjegjësi penale. Kjo është injoranca shqiptare që na përfaqësojnë në qeverinë e Maqedonisë sepse çdo individë mban përgjegjësi personale për ato vepra keqbërëse që kryen.
Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre njerëzve që u është mohuar e drejta e shtetësisë së Maqedonisë pa të drejtë, të sjellin fotokopjet e vendimeve për refuzimin e shtetësisë nga ana MPB në zyrën e Programit Unik Shqiptar që ndodhen në qytetin e Tetovës, në adresën Bllok 77, e-mail levizja.push@gmail.com, dhe numër tel: 070928833. Në zyrën tonë do jenë përfaqësuesit tanë të cilët do t’ju presin dhe do t’ju japin këshilla për të vazhduar më tej betejën për të
Gjykata e Strasburgut e stërngarkuar me lëndë nga Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë i prijnë listës së kallëzimeve penale të ngritura pranë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Në këtë gjykatë janë parashtruar mbi 1.200 kallëzime penale nga ana e qytetarëve kundër shtetit të Maqedonisë, për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Dr. Laurant BICA : INTERESIMI I VËLLEZËRVE FRASHËRI PËR ÇAMËRINË KA QENË I JASHTËZAKONSHËM


Vëllezërit Frashëri
Vëllezërit Frashëri
Naim Frashëri kaloi mbi 15 vjet në Çamëri
Naim Frashëri bashkë me rilindësit e tjerë kur nxori revistën “Drita”, “Dituria” më 1884 në Stamboll në gjuhën shqipe, një nga shkrimet e para të tij do të ishte për Epirin – Çamërinë. Kjo, veç të tjerash, fliste për atë se ai, sikurse vëllezërit e tjerë të tij, i vinte një rëndësi të veçantë Çështjes së Çamërisë. Për këtë problem madhor të kombit tonë, se si ishte ai në optikën e Frashërllinjve të mëdhenj veç e veç dhe të gjithëve bashkë, po ashtu dhe dy rilindësve të tjerë, bijë të saj, si Hasan Tahsini dhe Abedin Dino do të flasim në këtë bisedë. Ndërkohë s’mund të anashkalojmë Ismail Qemalin, rilindas dhe ky, shok e mik i tyre, artizani dhe simboli më pas i Pavarësisë kombëtare. Njëkohësisht do t’i shohim në raportet që kanë me njëri tjetrin. Pra janë pesë shtylla mbi të cilat ngrihet sythi i parë i trajtimit tonë. Frashërllinjtë, Çamëria, Hasan Tahsini, Abedin Dino e Ismail Qemali.
Ju në një kumtesë për vëllezërit Frashëri dhe Çamëria e shtruat këtë lidhje në katër plane. Cilat janë ato?
Plani i parë është ai kronologjik dhe përfshin periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, periudhën e pavarësisë, të pasluftës së parë botërore, të pasluftës së dytë botërore, të pas 1990, duke ardhur deri në ditët tona. Nuk është thjesht problemi i luftës për pavarësi apo i shpalljes së saj, po është dhe problemi akoma më i vështirë i ruajtjes së saj, i mbrojtjes së saj, i ripohimit të saj dhe i konsolidimit dhe forcimit të saj deri në ditët tona. Kjo bile ka qenë shqetësimi i vazhdueshëm i rilindasëve tanë, i pasardhësve të tyre, me breza deri në momentet aktuale. Në këtë 100 vjetësh të rrugëtimit të shtetit shqiptar, Pavarësia e Shqipërisë dhe pavarësimi i trojeve etnike jashtë Shqipërisë, kanë qenë problemet kardinale që kanë preokupuar, kanë dashur apo s’kanë dashur, çdo qeveri të çdo kohe që ka qenë në krye të shtetit të brishtë shqiptar. Një plan tjetër apo këndvështrim në lidhje me temën në fjalë është problemi i paraardhësve dhe pasardhësve të rilindësve që përmendëm më lart, i cili flet në të mirë apo është plotësim i figurës së Frashërllinjve, të Hasan Tahsinit, Abedin Dinos e Ismail Qemalit e të ndonjë rilindësi tjetër që është në themelet e Rilindjes sonë kombëtare.
Natyrisht problemi do të ishte i mangët në shqyrtimin e tij në qoftë se nuk do ta shihnim në një plan tjetër në të tre aspektet përkatëse: para krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë ekzistencës së saj dhe pas shtypjes së saj. Dhe së fundi një plan që do ta kompletonte shtjellimin tonë do të ishte ai që do ta shihte në të tre momentet e tij: Para shpalljes së Pavarësisë, gjatë ekzistencës së shkurtër të shtetit të ri shqiptar me në krye Ismail Qemalin dhe pas shpalljes së saj, pra ngritjes së flamurit në Vlorë e në dekadat që e pasuan. Në epiqendër të këtij trajtimi mbeten rilindësit tanë të Frashërit dhe bashkëluftëtarët e tyre si: Hoxhë Tahsini, Abedin Dino dhe Ismail Qemali. Natyrisht shtjellimi i detajuar do të kalonte caqet e një bisede si kjo, ndofta mund të shkruhej dhe një libër, sepse interesimi i Vëllezërve Frashëri për Çamërinë ka qenë i jashtëzakonshëm, i vazhdueshëm, jetik për ta e çështjen kombëtare. Dhe jo thjesht vetëm për ta, por ai u përcoll si një amanet i patjetërsueshëm dhe i përhershëm tek bijtë e nipërit, stërnipërit e krejt pasardhësit e tyre deri në ditët tona.
Po le t’i marrim gjërat me radhë. Cili ka qenë interesimi dhe ndihmesa e poetit tonë dhe veprimtarit tonë kombëtar Naim Frashëri për Çamërinë?
Naimi kaloi mbi 15 vjet në Çamëri si student në Janinë, si drejtor i doganës në Sarandë, nja dy vjet për klimë në fshatrat e Çamërisë, dhe disa vjet në kryeqendrën e vilajetit tonë të jugut, në Janinë. Çamët dhe Çamëria kishin hyrë thellë në shpirtin e Naimit, ishin pikë e dobët e tij. Naimi e dinte me themel nëndialektin e Çamërisë. Tek “Bagëti e Bujqësia” kur i drejtohet dallëndyshës “Eni vjen prej Çamërie” “me milëra fjalë e me gluhë perëndie” ai vetëm sa ngreh siparin. Për gati dy dekada ai i ra kryq e tërthor Çamërisë dhe ky është nëndialekti që dëshmon, më shumë se çdo gjë tjetër, lashtësinë e gjuhës shqipe e sa kishte hyrë thellë tek Naimi.
Për llogari të albanologut francez Ogyst Dozon, Naimi do të mbledhë fjalë të urta përfshi dhe proverba çame. Naimi do të punonte sheshit e me dëshirë të zjarrtë nga Janina, kryeqendra e Vilajetit të Jugut në dobi të kauzës shqiptare, të pavarësisë shqiptare, na bëjnë me dije konsujt e huaj të akredituar aty. Naimi do të ketë si mësues në Stamboll bashkë me të vëllanë Samiun, çamin Hoxha Tahsin, rilindësin tonë të njohur. Në Stamboll ai do të ishte në kontakt edhe me mikun tjetër të Frashërllinjve dhe të Hasan Tahsinit e Abedin Dinos, Ismail Qemal vlonjatin.
Po Sami Frashëri?
Sami Frashëri vëllai i Naimit do të kalonte 6-7 vjet në Janinë dhe në kohën kur ndodhi agresioni për marrjen e Çamërisë me zbarkimin e fshatin Lëkurës të Sarandës në fillim të 1978 Samiu u ndodh në krah të Abedin Dinos dhe bashkë me Hoxha Tahsinin e të tjerë i bënë ballë ndërhyrjes greke. Sami Frashëri përreth një vit qe sekretar i Komisionit të rekrutimit pranë Abedin Dinos. Është po ky Sami që në enciklopedinë e vet 6 vëllimshe flet gjerë e gjatë për çamët e Çamërinë, për Thesprotinë e lashtë, për Epirin, për Suljotët, për Vilajetin e Janinës, duke na dhënë një informacion të begatë për vendet e personalitetet e trevës tonë më jugore.
Në zërin për Shqiptarët në enciklopedi, ai përmend dy dijetarë, një çam, Hoxha Tahsinin dhe një kosovar, Ali Efendi Jakova si më përfaqësuesit e shqiptarëve. Ta nuhaste tragjedinë që do të ndodhte më vonë…krahinave? Të jetë kjo thjesht një rastësi? Zatën kurbani i krahinave shqiptare kish filluar që në të gjallët e tyre: sanxhaku i Nishit si pjesë e vilajetit të Kosovës dhe sanxhaku i Thesalisë, bashkë me qytetin e Artës, u morën me dhunë e me diplomaci nga fqinjët grabitqarë të veriut e jugut. Samiu me Naimin qenë nxënës të Hoxha Tahsinit dhe miq të ngushtë me Abedin Dinon dhe Ismail Qemalin. Faktet që i provojnë këto janë të panumërta dhe njeriu s’di ç’do verë më parë në një kumtesë si kjo.
Abdyl Frashëri
Abdyl Frashëri, vëllai i madh mbodhi farën e atdhetarizmit, të lirisë gjithandej në trojet shqiptare. Ai shkoi në kabinetet e Evropës për të mbrojtur çështjen shqiptare, sidomos të Epirit, bashkë me Mehmet Ali Vrionin, e duke pasur mbështetje të fortë birin e Çamërisë, Abedin Pashë Dinon. Në udhëtimet e tij në Evropë për të mbrojtur Çamërinë, ai shkriu 7 barrë flori, kurse kryetari i Lidhjes Shqiptare për Jugun e Shqipërisë, Abedin Dino, shiti 2000 hektarë tokë dhe parët e nxjerra i përdori për nevojat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Rilindësit tanë dikur prishën pasurinë për të bërë Shqipërinë, shtetin shqiptar të pavarur dhe s’pyetën për çifligjet e tyre, kurse sot, me ndonjë që e gjeti Shqipërinë të hazërtë nga gjaku i derdhur e sakrificat e panumërta të bëra, po na ndodh e kundërta, për të mbushur xhepat e tyre. Abdyli ishte ai që me ndihmën e Abedin Dinos firmosi letrat e përfaqësimit në Çamëri dhe në krye të një delegacioni prej levendesh, të dalë nga kuvendi i Dibrës, u ngarkua për t’i paraqitur sulltanit kërkesën për një autonomi territoriale administrative të Shqipërisë.
Nuk ka memorandum, sidomos në Jug, në mbrojtje të Çamërisë, që të mos jetë në krye firma e Abdyl Frashërit. Ishte po ky Abdyl që bashkë me Abedin Dinon ju kundërvunë në Mbledhjen e Prevezës të 1879, bënë të dështojnë grekët me pretendimet e tyre shoviniste për të grabitur Çamërinë. Në saje të tij, të Abedin Dinos, të Hasan Tahsinit Çamëria dhe Janina edhe për 35 vjet të tjera arritën të ishin në duart e shqiptarëve. Meritat e Abdylit për Çështjen Çame janë të pakontestueshme. Abdyli ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Hoxha Tahsinin jo vetëm më 1878 në Komitetin e Stambollit, por edhe në përpjekjet për krijimin e Shqipërisë Diturake të Stambollit. Ndërsa me Ismail Qemalin ka qenë në bashkëpunim në vitet 1876-1877 kur ishte deputet në parlamentin osman, në komitetin e Stambollit e në një varg veprimtarish të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Po të flasim për patriotët çamë Hasan Tahsinin e Abedin Dinon, për lidhjet e tyre me Frashërllinjtë?
Ndërsa po të flasim për Hasan Tahsinin e Abedin Dinon, për lidhjet e tyre me Frashërllinjtë dhe Ismail Qemalin do të duhej të mbusheshin libra të tërë për çka kanë bërë për Çamërinë. Ata vetë ishin bijë të Çamërisë. Hasan Tahsini i ra kryq e tërthor qyteteve e fshatrave të Çamërisë e të Shqipërisë. Ai ka qenë mik i peshkopit ortodoks nga Paramithia Anthim Cacos, i cili në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përktheu në shqip sikurse Martin Luteri Ungjillin, Biblen. Qëllimi atdhetar pse u bë pikërisht në vitet e stuhishme të Lidhje Shqiptare duket sheshit. Interesant, të dy edhe klerikë të feve të ndryshme por edhe dijetarë e diturakë të mëdhenj. Për ta Shqipëria ishte mbi të gjitha! Kori rilindës në Stamboll kish në krye në këtë kohë një Hasan Tahsin, Frashërllinjtë, një Abedin Dino, një Ismail Qemal, një Pashko Vasë e shumë e shumë të tjerë. Po, këta ishin maja e Rilindjes, por po të përdorim shprehjen e Mit’hat Frashërit, njerëz të mëdhenj, udhëheqës dhe shembull, që lanë gjurmët dhe vazhdën mbi karakterin dhe fatin e vendit, që u bënë mëndja dhe shpirti i kombit.
Po kush ishin këta rilindës të shquar që influencuan dhe frymëzuan kombin drejt pavarësisë kombëtare, drejt shtetit të pavarur shqiptar? Cilët janë paraardhësit dhe pasardhësit e tyre?
Duke i parë në këtë suazë do të kuptojmë më mirë vendin që zënë në Rilindje dhe rolin që luajtën në të. Frashërllinjtë ishin bijtë e Halit Frashërit, i cili së bashku me Iliaz Pashë Dibrën në krye të forcave vullnetare shqiptare, luftuan për mbrojtjen e Çamërisë dhe Thesalisë për t’i bërë ballë invazionit të bandave të andartëve grekë, të armatosur, të organizuar në territorin e Greqisë dhe që u futën fshehurazi në Epir e Thesali nën komandën e gjeneralit grek Grivas në vitin 1854. Hasan Tahsini ishte i biri i Osman Efendi Hoxhës, i cili shërbeu në të dy pashallëqet shqiptare të Bushatllinjve dhe të Ali Pashë Tepelenës dhe si atdhetar u përpoq për afrimin e tyre. Ai ishte dijetar, mësues, jurist dhe një intelektual nga më të shquarit e kohës me standarde shumë të larta.
Abedin Dino ishte djali i Ahmet Dinos, një nga figurat më eminente atdhetare në Çamëri që mori pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit, u internua në Anadoll, në Konja, ku edhe vdiq. I ati i Ismail Qemal Vlorës, Mahmud Vlora, siç del edhe nga Kujtimet e tij, ishte një nga njerëzit më të kulturuar të kohës, jo thjesht në Shqipëri, por më tej, iluminist me pikëpamje liberale për kohën, me miq të shumtë të shquar të familjeve fisnike brenda e jashtë Perandorisë Osmane, në Evropë. Ishte pinjoll i një familjeje fisnike të Vlorës, që i kish rrënjët disa shekullore. Ndonjë burim i nxjerr si vazhdues të Arianitëve të kohës së Skënderbeut. Gjyshi i Ismail Qemalit, me të njëjtin emër, Ismail Bej Vlora, u vra në Janinë dhe ishte një nga atdhetarët më në zë të kohës sikurse dhe i ati. Dardha nën dardhë bie! Le të vazhdojmë më tej. Linja është e njëjtë dhe tepër e kjartë. Patriotizmi nuk vdes kurrë tek këto familje të rrënjës. Po le të ndjekim pasardhësit e tyre, sepse me përjashtim të Ismail Qemalit, të gjithë të tjerët nuk arritën të shohin ditën e bukur të Pavarësisë të Shqipërisë, të cilën e ëndërruan tërë jetën, u përpoqën për të, u bënë terror për të dhe me të në mendje e në zemër mbyllën sytë!
Djali i Abdyl Frashërit, Mit’hati, mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë dhe ishte firmëtar i aktit të Pavarësisë. Dhëndri i Naimit, që kish marrë për grua bijën e tij të adoptuar, Asije Frashëri, Murat Toptani, ishte në Kuvendin e Vlorës në krah të Ismail Qemalit bashkë me kushëririn e vet të parë Abdi Toptanin. I ati i Muratit, Seit Toptani, ishte mik për kokë dhe si vëlla i vëllezërve Frashëri në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mit’hati ishte njëkohësisht dhe djalë i adoptuar i Sami Frashërit. Pra në një mënyrë ose tjetër të tre Frashërllinjtë e Mëdhenj ishin në festën e madhe të Pavarësisë, të përfaqësuar denjësisht në Vlorë 100 vjet përpara. Ç’të flas për Dinejtë, Dinot e Çamërisë, të Prevezës? Rasih Dino, i biri i Abedinit, qe krahu i djathtë i Ismail Qemalit në Londër, në mbrojtje të pavarësisë së tërësisë tokësore të Shqipërisë.
Dy, tre memorandume të shkruara prej tij në mbrojtje të viseve shqiptare janë dëshmia më e mirë e patriotizmit të tij të kulluar dhe e fjalës së zjarrtë dhe penës së tij të mprehtë! Zëri i tij gjëmoi me forcë në Londër në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike. Hasan Tahsini nuk pati fëmijë, por pati nipër të mbarë që ecën në gjurmët e tij dhe lanë gjurmë atdhetarie deri në Pavarësi e pas saj, madje deri në ditët tona. Bilal Hoxha, Usni Hoxha janë dy nipër me emër të madh patriotik. Ky i dyti përmendet edhe si udhëheqës i një kryengritjeje të bërë në Filat të Çamërisë në fillim të viteve 1900. Një nip tjetër i tij, i diplomuar në Stamboll në shkollën Mylkije për jurisprudencë, i përmendur si prokuror i shkëlqyer në Gjirokastër, Ismail Mudea, djali i motrës së Hoxha Tahsinit, mori pjesë si delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e madh të Vlorës më 1912. Burimet e kohës e përmendin si intelektual të rrallë dhe shqiptar të klakët.
Pra tërë rilindësit e sipërpërmendur, përfshi Vëllezërit Frashëri, ishin në pavarësi, shpirtrat e tyre ishin n’atë sallë, ku u firmua akti solemn i shpalljes së Shqipërisë së mosvarme, 100 vjet më parë. Duart e tyre ndonëse dridheshin, ishin të shkrira me dorën e plakut Vlonjat, shokut, mikut, vëllait të tyre, rilindësit Ismail Qemali, ishin aty me duart e bijve dhe nipërve të tyre. Ndonëse s’qenë fizikisht, ata ishin firmëtarët e vërtetë të pavarësisë. Të gjithë ata, me në krye Naimin, u shkrinë si qiriri, për atë pavarësi të bekuar!
Por s’ishte e thënë që shqiptarët ta gëzonin pavarësinë e tyre?
Luftërat ballkanike, lufta e parë botërore, lufta greko-turke, lufta e dytë botërore e ngjarje të tjera që erdhën më pas nuk i lanë shqiptarët asnjë minutë rehat. U desh që ajo pavarësi e fituar me lumenj gjaku e me përpjekje mbinjerëzore me pushkë e me penë, të ruhej, të mbrohej e të ripohohej përsëri e përsëri gjatë një shekulli po në të njëjtën mënyrë. Haraç të madh gjaku ka paguar populli ynë për të siguruar pavarësinë e cunguar të Shqipërisë këto 100 vjet. Mbi gjysma e territoreve shqiptare u bë kurban në favor të fqinjëve të pangopur shovinistë. Kosova e Çamëria dhe Kosova Lindore mbetën nën zgjedhën e huaj këto 100 vjet dhe ende një pjesë e tyre e vuajnë këtë robërim.
Ç’u bë me Çamërinë pas shpalljes së Pavarësisë?
Ç’u bë me Çamërinë pas shpalljes së pavarësisë kjo dihet. Por ajo që dihet dhe nuk dihet mirë, është se Frashërllinjtë, dinastia Dino me dy degët e saj të Prevezës e të Paramithisë, pasardhësit e profesor doktor Hasan Tahsinit dhe të plakut të Vlorës nuk e ulen flamurin e shqiptarizmit dhe ashtu me zjarr siç mbrojtën tërë Shqipërinë, mbrojtën edhe Çamërinë, ngritën zërin në kupë të qiellit për të drejtat e nëpërkëmbura të saj nën robërinë e grekut. Çamëria, krahina më jugore shqiptare, bashkë me kryeqendrën e saj tradicionale, Janinën, ka qenë e lidhur ngushtë me Labërinë. Kanë qenë në shekuj bashkë që nga lashtësia, si ata binjakët siamezë. Kur teshtinte njeri, teshtinte edhe tjetri. I kanë dalë zot bashkërisht në stuhitë e kohërave njëra tjetrës e mbarë vatanit. Kur kish nevojë Çamëria, turrej Labëria në mbrojtje të saj e anasjelltas. Poeti popullor ka kënduar:
Gegë e Toskë, labë e çame
Gjithë djemtë e Shqipërisë!
Ndërsa nga koha e Ali Pashë Tepelenës na vjen si jehonë e thellë kjo strofë:
Dy mijë gegë e tre mijë toskë
Luftuan me Ali Pashanë
Ata vunë kryet poshtë
Me kordhë në dorë u vranë!
Më duhet të sqaroj se ata gegë kanë qenë mirditorët në shërbim me rrogë të pashait tepelenas, kurse tre mijë toskët, kanë qenë lebërit, çamët dhe suljotët që bënë dhe qëndresën e fundit të Luanit të Janinës dhe u vranë si burrat me armë në dorë.
Ç’bëri Ismail Qemali në 1912 për ngritjen e minishtetit shqiptar?
Tërë vëmendja e tij u përqendrua tek Vilajeti i Janinës, te Janina e Çamëria. Rezistencën çame e labe e organizoi për aq sa mundi dora e Plakut të Vlorës. Ai bëri të pamundurën dhe çamët e lebërit luftuan si burrat e ranë në fushën e nderit në betejat e “Pesë puseve” dhe të Bezhanit etj.. Heroizmi e rezistenca e tyre s’kanë të përshkruar. Mjafton të lexosh në arkivin e Institutit të Kulturës Popullore, atë të Antropologjisë dhe do të gjesh thesare në lidhje me luftën e bërë për të mos rënë Janina në duart e grekut. Plaku i Vlorës bëri të pamundurën siç e bëri edhe popullata e Çamërisë, Janinës e Labërisë. Janina ra më së fundi, ndofta me tradhti, por epopeja çamo-labe dhe e plakut të Vlorës hyri e mbeti në histori. E thërriste gjaku i të parëve, gjaku i shqiptarit, geni, instinkti i mbrojtjes së Çamërisë i ngulitur në shekuj në Labëri, aq më tepër tek fisnikët si Ismail Qemali. Përpjekjet e Ismail Qemalit s’pushuan asnjëherë, por as edhe të Dinove. Rasih Dino me familjen u zhvendos në Zvicër, siç u zhvendos dhe Mih’tat Frashëri. Frashërllinjtë, Dinot, Vlorajt s’lanë gur mbi gur edhe në Konferencën e Versajës për të shpëtuar Shqipërinë e Çamërinë. Siç tregon në kujtimet e veta Abedin Dino (i Riu), piktori, “shtabin” e vetë të luftës pasardhësit e rilindësve e ngritën në Zvicër.
Familja e Dinove shihte që Rasihu me vajzën e madhe Lejlanë që e kish si sekretare, përkthyese, ndihmëse, ‘zhdukej” me muaj të tërë në Paris, pa ditur se ç’bëhej. Familja s’merrte vesh gjë. Dihej që punohej për Shqipërinë e Çamërinë e vetëm kaq. Më tej asgjë s’pipëtinte. Mitati do të shkruante nga Gjeneva me dhjetëra artikuj studimorë për çështjen e Shqipërisë e të Çamërisë e të Kosovës në frëngjisht, për të sensibilizuar opinionin botëror e ndikuar mbi konferencën e Versajës në Paris. Të nxitur, përkrahur e mbështetur financiarisht nga Partia Politike Kombëtare që e krijuan kryesisht çamët e Amerikës do të gjejmë në Paris delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali e Parashqevi Qirjazi. Një Frashërlli tjetër në krye të Qeverisë së Durrësit, kushëri i parë i rilindësve tanë Abdyl, Naim e Sami, Turhan Pasha Përmeti do të kryesonte dërgatën që vinte nga Shqipëria për të mbrojtur çështjen shqiptare, kufijtë e Shqipërisë. Në krye të partisë çame ishin figura të tilla si: Beqo Izet Kushi dhe Asaf Ajdonati, pasardhës të Hoxha Tahsinit në mos në gjak, kishte dhe të tillë në role e mendime.
Pra të katër Frashërllinjtë, Dinot, Vlorajt dhe pasardhësit e Hoxhë Tahsinit ishin dhe atje ku u shfaq rreziku më i madh për shqiptarët e Çamërinë, në Versajë. Më 1924, pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës, si pasojë e të cilit u shkëmbyen popullatat greko – turke, 30 000 çamë dhe 35 000 shqiptarë nga Maqedonia (Kostur Follorinë) u degdisen në stepat e Anadollit. Prapë Frashërllinjtë dhe Dinot do të ngrinin zërin. Mih’tat Frashëri, si ambasador i yni në Greqi dhe Ali Dino, djali i madh i Rasih Dinos, si deputet i Prevezës, Epirit, do të ngrinte zërin në parlamentin grek për Çështjen e Çamëve dhe të Çamërisë.
Në lidhje me Dinot kanë funksionuar në mbrojtje të Çamërisë të dy degët si e Prevezës ashtu dhe ajo e Paramithisë…
Nga dera e Dinove të Prevezës kanë dalë 4 vëllezër, Abedini e Veseli e dy të tjerë që pothuajse s’përmenden. Padër Zef Pëllumbi na bën me dije se ata të katër në vitet e Lidhjes së Prizrenit kanë vepruar në sinkron. Një rinte në Prevezë, një në Stamboll, një ish në lëvizje ku e donte koha, një në një kryeqytet të Evropës Perëndimore si Parisi etj., ku vendosej fati i shqiptarëve. Në Shoqërinë e Stambollit morën pjesë dhe firmuan edhe i vëllai i Abedin Dinos, Vejsel Dino, dega e Prevezës dhe Ibrahim Dino etj., i degës së Paramithisë. Nuk ka studime, por kontributi i tyre është i vazhdueshëm, i pandërprerë. Në luftën e dytë botërore funksionuan të dy degët. Dinot e Paramithisë, Masar e Nuri Dino, vepruan për ruajtjen e popullatës myslimane të Çamërisë e për kthimin e saj si krahinë në gjirin e shtetit tonë.
Pavarësisht etiketimeve, në themelet e tyre ishte e mbeti patriotizmi shqiptar, shqiptarizma. Është interesant se në këtë kohë dy familje të mëdha, pasardhësit e Frashërllinjve dhe Dinot e Prevezës që jetonin në Stamboll, do të internoheshin në Anadoll, në Adana. Askush s’e mori vesh arsyen, por nipi i Sami Frashërit, Emin Ereni tregon se, “qysh nga ajo kohë m’u ngjall krenaria për rrënjët e mija shqiptare dhe për gjyshin tim, Sami Frashëri dhe vëllezërit e tij zulm mëdhenj si Abdyli e Naimi që bënë aq shumë për vendin e tyre, Shqipërinë. Dukej sikur një dorë e padukshme ishte në unison në goditjen e familjeve të mëdha fisnike të rrënjës të kombit shqiptar, brenda e jashtë Shqipërisë. Komunistët në Shqipëri, me goditjen që u bënë pjesëtarëve të familjeve të mëdha që bënë aq shumë për Shqipërinë e Çamërinë pas luftës së dytë botërore, indirekt u bënë përkrahës të armiqve të Çamërisë.
Kam parasysh edhe Frashërllinjtë në Shqipëri, pasardhësit e Mehmet Frashërit, vëllait më të vogël të Frashërllinjve, që u ndoqën e u persekutuan. Nga Vlorajt, Qamil Vlorën, më të voglin e familjes së Ismail Qemalit, por ndoshta më të zotin midis fëmijëve të tij, intelektual i rrallë kalibri, që zotëronte 12 gjuhë, dhe që ka qenë krahu i djathtë i Ismail Qemalit para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, gjatë saj e pas saj sa qe gjallë i ati. Më pas ai vazhdoi i paepur në rrugën e tij kombëtare, pa e njollosur kurrë emrin e familjes së tij të madhe. Përfundoi në vetmi, në Strugë të Maqedonisë, ku edhe vdiq. Mitat Frashëri dhe kushëriri i tij, Mehdi Frashëri, në vitet e turbullta të Luftës së Dytë Botërore bënë sa mundën e si mundën për të ruajtur shtetin shqiptar, që të mos zhdukej nën trysnin e pushtuesve e të kohës noprane.
Pas luftës Mitati organizoi Lidhjen Kosovare e Lidhjen Çame në Amerikë. Ideali i tij ishte e mbeti deri sa vdiq – Shqipëria etnike. Pas luftës, nga vitet 60 deri në vitet 80 të shekullit të 20të, një pinjoll, stërnip i Hoxha Tahsinit, Bilal Xhaferin, e shohim të mbrojë çështjen e Çamërisë që nga Amerika e të krijojë një revistë “Krahu i Shqiponjës’. Pra të katër familjet e mëdha me gjithë zigzaget e kohërave, kanë një fill të kuq – mbrojtjen e Çamërisë. Patriotizmi nuk u zbeh kurrë prej tyre. Si në Shqipëri e në emigracion, pavarësisht nga ndjekjet, etiketimet, ata mbeten ashtu siç kishin qenë në shekuj, patriotë të mëdhenj, besnikë ndaj kombit shqiptar në ditë të mira e të këqija. Asnjëherë s’e ulën flamurin e kombit nga duart Frashërllinjtë, të cilët po i nderojmë në këtë tubim atdhetar e që bashkë me Çamërinë përbëjnë një binom të pandarë. Sa më shumë kalon koha, aq më tepër shkëlqen puna, vepra e veprimtaria e tyre në favor të shqiptarëve etnikë çamë e të Çamërisë. Le të jetë dhe kjo kumtesë një homazh për veprën e tyre të pamort edhe ndaj Çamërisë!
Bisedoi: Albert ZHOLI

Avni OZGUREL* : SHEMSETTIN SAMI (FRASHËRI), KY MJESHTËR I GJUHËS


Sami Frashëri
Sami Frashëri
Meqë ky vit kaloi plot me përkujtimoret për Nazim Hikmetin, më lindi shpresa se mund të kujtojmë edhe emrat dhe veprat e gjuhëtarëve dhe shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj, dhe tu fshijmë pluhurin nga këto vepra dhe nga gurët e varreve. E kam fjalën për një mjeshtër të gjuhës që tashmë i është harruar edhe guri i varrit. Shemsettin* Samiun (Frashëri). Ai, është autori që nxorri në dritë enciklopedinë Kamus-u Alam dhe Kamus-u Turki, dy bazat e gjuhës së sotme turke. Ai është një nga ata që nën udhëheqjen e Ahmet Mit’hat Efendiut, përpunoi fjalinë e gjuhës së sotme turke gjatë periudhës së Tanzimatit, është përkthyesi që i dhuroi turqishtes dy përkthimet e para të një romani dhe një pjese teatrale perëndimore, është ai që mbronte me forcë se alfabeti latin ishte më i përshtatshëm për gjuhën turke dhe i pari që përgatiti një alfabet të tillë.
“Jo osmanllisht, por turqisht…!”
Shemsettin Samiu me origjinë ishte shqiptar. Lindi më 1850 në Jania (Janinë) dhe u mbart në Stamboll më 1871. Interesi për të shkruarin e shtyu atë të nxirrte një gazetë me emrin “Sabah” (Mëngjesi) dhe më pas të botonte revistën “Hafta”(Java). Shemsettin Samiu i cili së bashku me gjuhën shqipe pra gjuhën mëmë, zotëronte në mënyrë perfekte 8 gjuhë të huaja, për shkak të mendimeve përparimtare u syrgjynos dhe pothuaj një jetë të tërë u mbajt nën vëzhgim në shtëpinë e tij. Vepra e tij e parë ishte fjalori frëngjisht-turqisht që u botua më 1885, i cili më pas u ndoq nga fjalori më i madh i gjuhës turk Kamu-s Turki. Ai shprehej se turqishja nuk është osmanishte, se fjala “osmanlli”, ishte vetëm emërtimi i një shteti, dhe ai ishte pena e parë që guxoi të shprehej se nuk ishte përulëse të thuash se jam turk dhe të flasësh turqisht, bile përkundrazi ai (ndonëse vetë nuk ishte turk) u tregoi turqve se duhet të jenë krenarë që janë të tillë.Për këtë arsye emri i tij mund të radhitet pa hezitim mes turkologëve më të mëdhenj që kemi, Ahmet Vefik Pasha, Sulejman Pasha dhe Ali Suavi.
Një jetë e mbushur me vetmi
Padyshim Shemsettin Samiu, jetoi një jetë të thjeshtë e të mbushur me vetmi në konakun e tij në Erenkoj, (lagje e Stambollit). Ai ishte një njeri që nuk i pëlqente të merrte pjesë në ahengjet dhe mbledhjet e kokave të gjuhës dhe letërsisë turke. Mendja e tij e ndritur ishte përherë në kërkim të projekteve të reja në fushën gjuhësore. Ai ishte i pari që duke u mbështetur në punën e turkologut të madh evropian Radolff përktheu në turqishten e sotme Shkrimet e Orhunit (dokumenti i parë i gjuhës turken në histori), dhe duke u mbështetur te gjuhëtari dhe turkologu anglez Vembley, pasuroi turqishten me një nga dokumentet më të vjetra të saj, Kutadgu Bilig (amaneti i një perandori të vjetër turk për të birin). Mësojmë nga burimet historike se netëve llampa e tij me vaj nuk shuhej deri afër mëngjesit dhe se ai punonte me penat dhe bojën që i prodhonte vetë, dhe rreth 14-15 orë në ditë ai i kalonte nën shoqërinë e gërvishtjes që linte pena i tij mbi letër. Me mjekrën e dredhur e të bardhë si borë, më tepër se një gjuhëtar ai i ngjante një dijetari enigmatik të Mesjetës. Shkrimtari dhe gjuhëtari (turk) Ismail Habib Savuk do shprehej; Nganjëherë atë që nuk e bëjnë dot akademitë që përbëhen nga 40-50 vetë, ngrihet dikush si Shemsettin Samiu dhe e bën me sukses…Nëse dikush do të mësojë se ç’është mrekullia, duhet të eksplorojë Samiun dhe veprat e tij…”
Poli i jetës së tij, Zonja Emine
Shemsettin Samiu u martua më 1884 me zonjën Emine, bijën e Kazasker Sadettin Efendiut, njeri me prejardhje nga paria e Stambollit, dhe nga kjo martesë u lindën katër fëmijë. Emri i njërit prej djemve, Ali Sami Jen-i, përmendet dhe sot e kësaj dite si themeluesi i klubit sportiv të Gallatasarajit, (dhe njëri nga stadiumet e Stambollit mban pikërisht emrin e tij). Dimë gjithashtu edhe afërsinë e tij me vajzën e vogël Samije (që e kishte pagëzuar me emrin e tij), e cila zotëronte në një farë mënyrë aftësitë e të atit, dhe Samiu mbas punës së gjatë dhe të lodhshme, me qëllim për tu qetësuar, bënte biseda dhe diskutime të gjata më Samijen në lidhje me gjuhën dhe letërsinë. Samiu kishte mbetur i kënaqur nga jehona dhe mirëpritja që iu bë përkthimit që i bëri “Të mjerëve “ të Viktor Hygoit. Këtë e kuptojmë nga fakti se ai megjithëse jetonte një jetë në përgjithësi brenda mureve të shtëpisë së tij, në atë kohë mori pjesë në një sërë diskutimesh dhe shkroi gjerësisht në shtypin e kohës në lidhje me Hygonin dhe veprën e tij. E megjithatë ai ishte i brengosur për arsyen se veprat e tij akademike në lidhje me turkologjinë nuk gjetën mbështetje, dhe shtegëtoi nga kjo botë pa dëgjuar fjalët e historianit të madh Abdurrhman Sheref, i cili ne veprën e tij “Fletët e Historisë” shprehet : “Artikujt e tij në gazetën “Sabah” dhe punimet e tij në fushën e gjuhës, janë një e vertëtë dhe një mësim për gjithë popullin turk”. Ai dashuroi vetëm një herë, dhe atë dashuri e jetoi deri ditën e fundit të jetës. Gjer ditën kur mbylli sytë, kujtimi i vetëm që mbante përditë para syve në tryezën e punës, ishte fotografia e dashurisë së tij të vetme, zonjës Emine (e cila kishte vdekur prej kohesh duke i dhënë Samiut një goditje tjetër në jetë) . Ai nuk e fshihte se e kishte kthyer në një ritual që çdo ditë t’i merrte pluhurin kësaj fotoje mbyllur në kornizë. Poshtë fotos, brenda kësaj kornize ishin shkruar edhe disa vargje nga poeti i madh mistik Fuzuli, dhe në krah të saj qëndronte një tufë flokësh, nga flokët e zonjës Emine, kujtim të cilin Samiu do ta merrte me vete në varr. Dimë gjithashtu se sa herë që mbidhej me shokët dhe miqtë e ngushtë, bënte si bënte dhe e kthente fjalën te zonja Emine, duke kujtuar bujarinë dhe mirësinë e saj me sytë që i mbusheshin.
“Shpirti në varr, malli në pazar”
Megjithëse Shemsettin Samiu nuk i pëlqente takimet e gjata (të cilat e pengonin të punonte), nuk i kthente kurrë nga dera e shtëpisë mysafirët që i vinin. Shpesh rreth tij mbidheshin gjuhëtarë të huaj, priftërinj, hoxhallarë apo edhe hahame hebrenj. Por mosinteresimi dhe shumëzimi më zëro që iu bë punës së tij, bëri që ky njëri i paqes dhe i shkencës ti dorëzohëj vdekjes në moshën 54 vjeçare. Për arsye se të tetë vëllezrit dhe motrat e tij kishin vdekur ditën e shtunë, ai kishte një frikë ndaj kësaj dite. Por më në fund edhe vetë ai, si për ironi të fatit, shtegëtoi nga kjo botë pikërisht një të shtunë; më 18 qershor 1904. Dhe si për të vërtetuar fjalën e vjetër turke, “shpirti në varr, malli në pazar”, që në kohën kur trupi i tij pa jetë po dilte nga dera e shtëpisë, gruaja e tij e dytë e shiti këtë shtëpi për tu mbartur tek të vëllezrit. Dhe të gjitha mallrat u shitën brenda një jave me një ankand të vogël në oborrin e shtëpisë. Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, biblioteka e tij që përbëhej prej 10 mijë librave, shumë prej të cilëve libra origjinalë të shkruar më dorë, u shitën për pesë kurushë te mbledhësit e letrave të vjetra dhe u mbartën në një shtypshkronjë të klasit të fundit në Stamboll për të humbur përgjithmonë. Mbas gjithë kësaj nga i madhi Shemsettin Sami, na mbetën vetëm disa dosje me dorëshkrime të tij, një album i familjes, dhe fotoja në kornizë e zonjës Emine, të ruajtura këto nga bija e vogël e Samiut, zonja Samije. Ky njeri i madh ka qenë burimi i turkologëve të mëvonshëm si Nexhip Asim dhe Velid Çelebi, dhe uroj që Instituti i Gjuhës Turke, ta kujtojë Shemsettin Samiun ashtu siç e meriton në përvjetorin e 100-të të vdekjes, pikërisht mbas dy vitesh. Nuk po e përmend këtu ministrinë (turke) të Kulturës pasi e di që ata jetojnë “ditërisht”, si puna e vezës dhe se patjetër mendojnë “ku i dihet ç’bëhet deri më 2004…!”.
*Shemsettin, ky është titulli që i është vënë Sami Frashërit në Turqi. Përkthehet, “I ndritur si diell”.

Bledar KOMINI : EDHE NJËHERË PËR SAMI FRASHËRIN


Bledar Komini
Bledar Komini
Dijetari dhe ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare Sami Frashëri, lindi më 1850 në fshatin Frashër. Që në fëmijëri atij i vdesin të dy prindërit, kështu që detyra për të mbajtur familjen i bie vëllait më të madh Abdylit. Duke qenë gjashtë vëllezër dhe dy motra, Abdyli e kishte të vështirë për t’i mbajtur ata në një fshat si Frashëri, ku ishte e pamundur që të gjeje një punë me të ardhura të mjaftueshme. Prandaj ai vendosi që familjarisht të shpërnguleshin për në Janinë që në atë kohë ishte qendra e vilajetit.
Pasi u vendosën në Janinë më 1861, Samiu u mundua t’i futej shkollimit të tij, dhe mësimet e para i mori tek myderriz Jakup Efendiu. Ky i fundit i mësoi Samiut osmanishten, persishten e arabishten. Më pas bashkë me vëllanë e tij Naimin ai u regjistrua në gjimnazin e njohur Zosimea, të cilin e mbaroi përpara kohe për shtatë vjet, në vend të tetë vjetëve që ishte koha shkollore. Kjo vërtetonte katërçipërisht se Samiu ishte një gjeni i ardhshëm, vërtetonte gjithashtu edhe për forcën e madhe intelektuale të tij. Zosimean e mbaroi më 1868, në të Samiu kishte mësuar disa njohuri dhe gjuhë të reja si greqishten e vjetër dhe të renë, frëngjishten, italishten, latinishten, shkenca të tilla si gjeografinë, historinë, matematikën, anatominë etj. Pasi e mbaroi shkollën u largua për në Stamboll, kryeqyteti i Perandorisë Osmane, i cili po kalonte ditë të vështira. Megjithatë Samiu kur zbriti në Stamboll ishte vetëm 22 vjeç dhe e ndjente veten të fortë në dije dhe në kulturë. Me të mbërritur atje Samiu u mundua që të shfrytëzonte në maksimum dijet që kishte marrë dhe e para gjë që bëri ishte botimi i romanit të mirënjohur “Dashuria e Talatit me Fitneten”, i cili pati sukses në rangjet letrare të perandorisë. Romani veç të tjerave, ishte edhe një shenjë për pjekjen dhe formimin e parakohshëm të Samiut në të gjitha fushat.
Samiu shkroi mbi 60 vepra, të mëdha dhe të vogla, vëllimore ose monografi të cilat patën një vlerë të madhe në atë kohë. Romani i sipërpërmendur ishte një revolucion letrar pasi ishte romani i parë në letërsinë turke. Kjo tregonte se veprimtaria e Samiut ishte krejtësisht origjinale në krahasim me të tjerët. Ai ishte historian dhe po në të njëjtin moment dinte të ishte edhe gjeograf, letrar, kozmograf, filolog, kritik, publicist, atdhetar, por mbi të gjitha ai ishte shqiptar. Ai asnjëherë nuk e harroi se ishte shqiptar dhe se detyra e tij ishte ta kujtonte këtë gjë në çdo moment, çast, kohë.
Që nga viti 1872 kur filloi të shkruajë, dhe deri sa vdiq, gjatë 32 vjetëve, Samiu botoi 6 vepra në gjuhën shqipe midis të cilave “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, mbi 60 vepra në gjuhën turke dhe arabe midis të cilave “Fjalorin e përgjithshëm të historisë e të gjeografisë”. në gjashtë vëllime.
Pasuria e jashtëzakonshme e veprës së Samiut flet për talentin e tij, por edhe për intensitetin me të cilin ka punuar. Ai punoi me ngut, nxitonte të botonte, mbase, sepse e ndiente se nuk kishte shumë për të jetuar, apo se kishte shumë për të thënë. Në të gjitha iniciativat patriotike dhe revolucionare, në atë të krijimit të alfabetit, të shkrimit dhe të botimit të librave shqip, të nxjerrjes së gazetave dhe të revistave, të çeljes së shkollës shqipe, ndeshet vazhdimisht një emër i cili ngrihet mbi të gjithë të tjerët, një personalitet i madh. Ky është emri i Sami Frashërit i cili së bashku me vëllezërit e tij Abdyl dhe Naim u bënë epiqendra e lëvizjes çlirimtare shqiptare dhe e përpunimit të programit kombëtar.
“Kamus al-a’lam”
Kjo është vepra më vëllimore dhe më e rëndësishme e Samiut. Është shkruar në gjuhën turke të asaj kohe (d.m.th me alfabet arab), në gjashtë vëllime me gjithsej 4830 faqe. Është enciklopedi historiko-gjeografike. Këtu Samiu e shënon titullin edhe në gjuhën frënge “Dictionnaire universel d’histoire et de geographie”, kurse emrin e vet e shënon të plotë Ch. Samy-Bey Fraschery (Sami Bej Frashëri).
Kamus al-a’lam botohet brenda viteve 1889 – 1898; vëllimi i parë dhe vëllimi i dytë botohen në të njëjtin vit, kurse vëllimet e tjera në çdo dy vjet, përveç vëllimit të katërt që botohet tre vjet pas të tretit. Kjo tregon për vështirësitë që kishte hasur Samiu pas vëllimit të dytë. Sa literaturë të gjerë ka përdorur Samiu në hartimin e veprës së tij kuptohet nga njohuritë që ka përdorur dhe nga pasuria e madhe kulturore që ka zotëruar për dijetarët. Kështu, në këtë vepër ai jep njohuri të gjera për dijetarë si Mes’udin, Ibn Kethirin, Ibn Haldunin, Ibn Xheuzin, Dhehebiun, Makrizin, Ajnin etj., të cilët i përshkruan gjerë e gjatë. Ai përmend dhe flet shumë në Kamus el-a’lam për shkencëtarët e parë si Astrahiun, Ibn Hukalin, Mukadesin, Bekriun, Birunin, Idrisin etj. Ai përmend edhe autorë që kanë shkruar udhëpërshkrime, siç janë Ibn Batuta dhe Ibn Xhubejri.
Sami Frashëri në Enciklopedinë e tij shkruan për vendet anekënd botës, shkruan artikuj të përgjithshëm gjeografik e historikë për Evropën, Ballkanin, Turqinë, Amerikën, Azinë, Afrikën, Arabinë, Zelandën, e në mënyrë të veçantë për vendet, shtetet, qytetet, detet, liqenet, malet, popujt e këtyre vendeve. Pastaj për perandori, dinasti, mbretëri të ndryshme, për personalitete të shquara të kategorive të ndryshme shoqërore deri në kohën e tij: sulltan, mbretër, sadrazemë, vezirë, shejhulislamë, imamë, papë, historianë, gjeografë, mjekë, filozofë. Shkruan p.sh. për Ebu Hanifen, Shafiun, Malikiun, Hambeliun, Ibn Sinanë (Avicena), Buhariun, Muslimin, Ibn Ruzhdin (Averoesin), Farabiun (Alfarebos), Ibn Batutën, Evlija Çlebiun, Franc Bopin, Balzakun, Paskalin, Didëronë, Strabonin, Aristotelin etj. Në të ai shkruan gjerësisht edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Vepra të tjera të Sami Frashërit
Siç e thamë edhe më sipër, Samiu ka një veprimtari të gjerë letrare dhe publicistike. Ai ka shkruar në shumë fusha të ndryshme duke dhënë përshtypjen e një poliedriku dhe politologu të madh. Veprimtaria e tij është e shumanshme dhe vëllimore, por ajo është edhe cilësore dhe origjinale. Ai shkroi mbi 60 vepra në gjuhë të tilla si: shqip, turqisht, persisht e arabisht. Veprat e tij në gjuhën shqipe janë të pakta duke i krahasuar me ato në gjuhën turke e arabe. Ai preku çështjet më thelbësore e problematike të lëvizjes kombëtare shqiptare si: çështjen e alfabetit shqip por me shkronja arabe, gramatikën shqipe siç e quan ai “Shkronjëtore e gjuhës shqip” që kishte rëndësi jo vetëm shkencore por edhe gramatikore e pedagogjike. Më pas shkroi kryeveprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Në të ai shpreh tërë mendimin intelektual të tij për çështjen kombëtare, mbi të gjitha në të ai shtron programin politik se si duhet të organizohet shteti shqiptar, se çfarë duhet të jetë; monarki apo republike, apo se në krye duhet të jetë një senat i popullit. Gjithashtu ai evidenton edhe mangësitë dhe të mirat që kishte “Shqipëria”. Kështu ai është i pari që përpunoi një program të mirëfilltë politik, duke e nisur nga historia e popullit shqiptar e duke e përfunduar me atë se çfarë duhet të jetë atdheu i tij pas pavarësisë ose autonomisë.
Samiu ishte gjithashtu edhe një filolog i madh. Ai i dha Perandorisë Osmane të atëhershme vepra të papërsëritshme si p.sh. fjalorët: Frëngjisht-turqisht me afër 50 mijë fjalë; Turqisht-frëngjisht me afër 35 mijë fjalë; Arabisht-turqisht; Fjalori i gjuhës turke me 1575 faqe, me afër 45.000 fjalë, e shumë vepra të tjera leksikologjie e filologjie. Veprimtaria e Samiut nuk përfundon me kaq. Ai ishte një shkrimtar i madh dhe sigurisht pasuria që ai la ishte ajo letrare dhe jo materiale. Ai ishte edhe një njeri i zellshëm për të punuar dhe kjo tregon madhështinë e tij personale për t’u dalluar mbi të tjerët.

Prof. Savash VELIU : LUFTA E ÇANAKKALASË – 1915


Savash Veliu
Savash Veliu
Me rëndësi është hidhërimi i madh i Vinston Çerçilit në frontin e luftës nga humbjet e shumta, me ç’rast do të thotë: “Muslimanët nuk janë njerëz, prandaj ata zhdukni”. Me urdhër të tij u përdorën edhe helmet kimike.
Pasi Sulltan Abdylhamidi refuzoi të shpërngulet nga Stambolli para aleancës shkatërruese, atëherë hiseja ra që Turqia të mbrohet nga Çanakkalaja. Në perandorinë otomane vinin gjeneralë të lartë gjermanë si vullnetar lufte. Armada e pestë tokësore osmane iu dha Gjeneralit gjerman për mbrojtjen e gjirit të Çanakkalasë. Kurse, gjermanët fshehurazi otomanëve, si gest të mirë, ua dhuroi një fregatë luftarake. Ishte ky një komplot gjerman ndaj Otomanëve, që gjithsesi t’i involvojë në luftë me Rusinë, për të dëbuar atë nga fronti i Evropës, që Gjermania lirshëm të merrte frymë nga trysnia e madhe në luftë.
Anija me ekuipazhin luftarak gjerman, hyri në port në shërbim të otomanëve, duke ngritur flamurin osman. Fregata merr rrotën drejt veriut dhe futet në Detin të Zi, duke iu afruar brigjeve të Krimes prej ku bombardoi tokat ruse. Kështu plani gjerman u krye me sukses. Rusia nuk vonoi dhe shpalli luftë Turqisë.
Turqia e raskapitur nga luftërat e mëparshme perandorake, me padëshirën e saj u fut në një luftë të pabarabart. Gjeneralët gjermanë udhëhiqnin ushtrinë otomane në Luftën e Çanakkalasë me një strategji tinëzake, duke e ndryshuar taktikën luftarake me tërheqjen e ushtrisë osmane prej skajeve të Geribollusë në brendi të gadishullit.
Me pretekst të zgjatjes së luftës mes Anzakëve, që gjermanët në frontin evropianë t’ua dobësojnë sulmet e Aleancës në favor të vet. Anzakët nga deti furishëm sulmuan otomanët duke shpejtuar në mposhtjen e tyre, që për ditëlindjen e Mbretëreshësës, 18 qershor, t’ia dhurojnë si peshqesh fitoren e madhe, por ndërkohë me sulme detare duhej të kalohej gjiri i Çanakkalas, për t’i dalur në ndihmë Rusisë me drithë, gjë e cila i mungonte në frontin luftarak. Por, fushata dështojë. Anzakëve u shkoi puna huq!
Tani “Aleanca” ndërroi taktikën luftarake duke ndërmarr invazionë tokësor. Tmerri luftarak filloi më 18 mars të vitit 1915, kur aleanca franko-britanike e ndihmuar nga Rusia, me tendenc për mposhtjen e qytetit perandorak – Stambollin, bashkë me Perandorinë Osmane. Ata gjatë invazionit përdorën dredhira të ndryshme, duke tubuar rekrutë muslimanë nga India, Pakistani etj, me pretekst se do ti luftoninë fashistët evropian. Gjatë sulmit të parë nga dy anët u dëgjua “Allah-Allah” dhe ezanet.
Rekrutët musliman të habitur u ngulfatën, duke kuptuar se ishin të manipuluar nga kolonistët e tyre. Lufta megjithatë filloi, drama e luftimeve zgjati plotë shtatë muaj e gjysmë (245 ditë) pa ndërprerë !!!
Tentimi i Anglezëve që të kalojnë gjirin e Çanakkalasë, ishte dalja në ndihmë Rusisë në luftën kundër Gjermanisë dhe Turqisë, duke pushtuar Perandorinë Osmane, e në veçanti Irakun dhe Iraninë me basenet e pasura të naftës. Rusia në atë kohë përgatite plane “Nihiliste (hiqin)”, me reformatorët mësimorë për t’i aplikuar tek muslimanët, si në vendet e perëndimit ashtu edhe në Rusi, duke u bazuar tek mendja, e jo librave të fesë dhe dijetarëve të Islamit. Me deshirën e Zotit, aleatët e Rusisë nuk i dolën në ndihmë dhe në vitin 1917, në rusinë Cariste shpërtheu Revolucioni Bolshevik. Në pushtet vjen Bollshevizmi, dhe programi Rus dështoi. Revolucioni Bolshevik u inicua nga Cionistët Çifut, duke ua dërguar valixhet prej Parisi përplot me para – Trockit dhe Leninit. Këta ishin Lider bolshevikë të organizuar dhe të paguar nga Llozha Masone e Parisit.
Lufta çdo ditë vinte dhe bëhej më e përgjakshme, distanca e cakut të zjarrit mes ushtrive arriti deri në 8 metra, plumbat qëllonin njëri-tjetrin. Me vetëdije të lartë ushtari osman pas çdo tre minute shkonte në vdekje, duke marrë pozicionet e shokëve të vrarë. Një anglez dhe australian, shokun e vrarë e varrosnin tre herë, sepse predhat e topave u’a nxirninë trupat e të vdekurve mbi sipërfaqe të tokës.
Në këtë luftë të përgjakshme, në ushtrinë osmane merrninë pjesë turk, shqiptarë, boshnjak, torbesh, rom, kurd dhe arab si një ummet të fesë islame dhe nuk vërehej që ushtari osman të mos falte namaz. Çaushi Mehmed, urdhëroi “prej sot pa abdest të mos luftohet, mbushja e topit të përcillet me ezanin Muhammedin, pas zjarrit të thuhet me zë të lartë tekbiri, dhe të lexohet pa ndal Kurani. Në luftën e përgjakshme do të vriten 560 mijë ushtarë. Në anën e osmanëve u vranë 253000 mijë ushtarë. Lufta gjoks më gjoks mposhti forcat aleate.
Analistët perëndimorë çmuanë lartë ushtarin osman për moralin dhe sjelljen e tij si luftëtar fer plej, sepse armikun e plagosur e ndihmonte dhe e shëronte në spital me mjekim dhe ushqim, kurse ata i bombardonin me qellim spitalet ushtarake osmane, duke vrarë me mijëra të plagosur! Lufta e Çanakkalas do të karakterizohet si: “Lufta e fundit e Xhentlemenëve”.
*Lufta e Çanakkalasë do t’i japë gjithë historisë së shekullit XX-të një dimension dhe kahje tjetër, duke e ndryshuar rrënjësisht karakterin e saj. Vlenë të theksohet se me largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani e gjetiu, gjithë bota do të fundoset në gjak !
Hyrja e aleatëve Franko-Anglez në Lindjen e Mesme u kry me anë të udhëheqsit Lanby. Luftërat e kryqëzatave pësuan humbje, por pas kësaj vijnë kryqëzatat e teta, në këtë luftë ajo ngadhënjeu. Gjenerali Britanik Lanby me atë rast do të thotë: “Sot përfunduan luftërat e kryqëzatave”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...