2016-01-10

Sokol Balla skandaloz me veprime antikosovare!


Image result for ASLLAN DIBRANI

Shkruan Asllan Dibrani

Asnjëherë nuk më ka lënë përshtypje si gazetar Sokol Balla, pikërisht duke i parë te metat e tij nga oborri komunist qe u rrit dhe u frymëzuar. Andaj edhe publicistika e tij është ashtu e tillë, që ma së paku ju pëlqen shqiptarëve e pikërisht Kosovës.
Gazetarët arrogant të pa cipë, të pa formuar mirë më kanë irrituar gjithmonë duke më shqetësuar deri në atë masë që të reagoj publikisht kundër tyre ,prandaj edhe ky tipi me paraqitjen e tij, të fundit me një akt antikosovar, përmes televizioni shqiptar “Top Channel” ka nxitur shumë reagime negative, pasi në hartën e “Gadishullit Ballkanik” gjatë transmetimit të motit e ka kthyer Kosovën në kufijtë brenda Serbisë Aty, në hartën e Evropës, nuk figuronte fare Kosova, por vetëm territori që e synon Serbia për vete bashkë me Kosovën, e që e mbajti me të pa drejtë nën sundimin e vet që 100 vite,kur dihet sllavet e Sokol Ballos janë ardhacak në tokat tona!!!

478613381topstory-1-1024x1024
-Është tepër një ironi skandaloze nga një tip matrapazi qe, nga një kënd i vockël informativ donë ta zhbëjë Kosovën nga hata e vet shekullore!!! Sokol Balla i veshur me petkun e sllavo-shovenizmit serb përpiqet që t’a anuloj “Pavarësinë e Kosovës” edhe se e kanë njohur mbi 100 shtete nga Bota!?. Shfaqjet e tij skandaloze dhe kontraverze me Kosovën dhe për Kosovën, nuk janë të reja, as nuk është rasti i pare i tij?.

Citojmë “Deklaratën e tij nga një artikull i shkruar me titull “Pasojat e një precedenti” te datës 27 Korrik 2010, në revistën “MAPO” ku thekson mesa vijon:

„Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori një vendim të rëndësishëm këtë javë, duke e quajtur legal dhe të justifikuar aktin e shpalljes në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008“

Sokol Balla skena hot Ne kte video - YouTube



https://www.youtube.com/watch?v=MZlqVDRJYmI
May 5, 2015 - 



-Këta rreshta japin mjaft dëshmi, që ky është një pjellë antikosovare dhe antikombetare !!!
Me këtë akt skandaloz, ky ka shkel në aspiratat e shqiptarëve, brez pas brezi. Manipulimi i tij dhe paraqitja e tij kundër “Pavarësisë së Kosovës” dhe lënien e Kosovës nën hartën serbe ,epet që ta kuptojmë, se është një shqipfolës me një qëndrim proserb.

Fort mirë e dimë, ne kosovarët se çdo të thotë çizmja serbe. Nuk do të lejojmë që mbeturinat e tilla të ngrenë zërin në kurrizin e Kosovës, as të kombit shqiptar, kur dihen sakrificat dhe vlerat e Kosovës në thesarin kombëtar dhe historia e saj.

Ky pseudogazetar shprehet ma tutje si ma poshtë, po në të njëjtin artikull citojmë:
“Duhet të kemi kujdes se gjithsesi harta e Ballkanit, përderisa vendet e tij nuk janë integruar të gjitha në BE, duket nuk ka përfunduar akoma dhe hijet e ndryshimit të kufijve do të qëndrojnë aty, jo si fantazma të së shkuarës por si paralajmërime të së tashmes”

-Edhe kjo thënie është argument i fuqishëm, se ky tip sharlatani, këtë skandal me hartën e Kosovës nuk e ka bere rastësisht,por ka vepruar me paramendim dhe si të tillë e gjykojmë dhe kërkojmë përgjegjësi nga vet stafi i TV-së ,“Top Channel” në Shqipëri , po ashtu edhe nga vet shteti shqiptar që të distancohet nga pseudo gazetar të tillë,qe kundërmojnë aromë sllavizmi dhe antivlera në cilësinë e sahanlëpirësve dhe shërbëtor për interesa të shteteve të huaja...Kosova zyrtarisht duhet t’i kërkojnë përgjegjësi, Shqipërisë,po edhe TV“Top Channel” ta marr një dënim të merituar dhe largim e këtij maskarai sa ma parë nga vendi i punës.

Këtë duhet gjykuar !Ky tip matrapazi dhe shumë pseudo gazetarë në Shqipëri duhet t’i ndëshkojmë me rastin dhe paraqitjen e tyre antikosovare.

Të apostrofuarit si Sokol Balla me veprimtari antikombetare e bëjnë në cilësinë e debilve , bashibozukëve, mercenarëve dhe bashkëpunëtoreve për interesa të huaja,duke derdhur vrer kundër historisë së lavdishme shqiptare , kundër kulturës sonë dhe vlerave të artit dhe shkencës.
Këta njerëz të dyshimtë , po edhe me gjak të përzier me të lartpërmendurit që ishin si okupator në trojet tona duan t’i rrënojnë edhe themelet e këtij kombi, duke prekur veprat ma të vlefshme, qe me gjak dhe sakrifica i krijoj ky popull liridashës .

Këta mercenarë të dashuruar në ish pushtuesit tanë,fyejnë,shajnë,degradojnë dhe cenojnë edhe figurat tona ma me vlerë ,po ashtu edhe identitetin tonë kombëtar . Duhet mbështetur faktori intelektual e njerëzor shqiptar. Populli ynë ka gazetarë të guximshëm e profesionale, ka kapital e resurse njerëzore, andaj këtyre kuadrove duhet tu epet hapësirë për te shkrire potencialin e tyre në dobi të shoqërisë dhe kombit tonë, me një qëllim qe ti demaskojmë gazetarët e tip Sokol Balles dhe të tjerëve me qëndrime kontraverze dhe antikombëtare.

***********


I nderuemi z. Flori!

Falemnerës që ke nda me mue dhe me miqtë e tu ket shqetsim të madh mbarë kombtar që ka sjell një vagabond i guzhinës së vjetër dhe të re të diktaturës! 
Pak fjalë do i them:
Me të drejt gazetari Asllani e ka denoncue menjiherë. E ku t'i gjejmë gazetar të tillë me ndjenjë kombtare?
U preka seriozisht në thellsitë e shtresave shqiptare që qendrojn në trupin tem. Duhet shum rreshta me e shtjellue shkakun e ksaj pikpamje antikosovare që vjen nga kryeqendra e diktaturës në mënyrë intermitente. Asllani e ka denoncue, por nuk ka ba qilizem gazetaresk, por ka mbajt pozicionin e konstatitimit, gati sipërfaqsor dhe jo atë të analizës së plot gazetareske sikurse e bajnë gazetarë të guximshëm. 
Dihet se Balla ushqehet me ernat e guzhinës antikosovare aty ku banon me VIP-at e Tiranës(që nuk janë të gjithë si Balla.). 
Situata kurohet sadopak me një kjartsi shkencore në trajtimin e landës nga autori që e denoncoi. Unë sikurse me miqtë e tu dhe mbarë kombi shqiptar e denojmë me forcë qendrimet antikombtare të gazetarit Balla si vepër pro-serbe duke u distancue plotsisht dhe denue rreptsisht pa meshirë njerëz si ky. Dhe solidarizohemi me gazetarin Asllani!

Me respekt e falenderim!
 Lexuesi
 Bep Pjetri

Bep Pjetri


Image result for sokol balla video youtube

Publikimi i një videoje personale të gazetarit të Top Channel, Sokol Balla ka nxitur një debat në të gjitha mediumet shqiptare. Sot për këtë çështje kanë shkruar tre gazetarë të njohur të cilët shprehin mendimin dhe qëndrimin e tyre për këtë çështje.

***
08babfcf-88ef-49f7-bac6-64a9cf225a41---0-
Karlo Bolino:Polemika, procesi ndaj gazetarit Sokol Balla për një video "hard"

- Një furtunë e vërtetë po përplaset në këto orë mbi botën mediatike shqiptare pas publikimit në Kosovë të një videoje hard që tregon gazetarin e njohur Sokol Balla, drejtues prej vitesh në emisionin “Top Story” në Top Channel, duke bërë seks virtual përpara një web chat-i. Nga ana tjetër e telekamerës duket fytyra e një vajze, në moshë madhore, që ka regjistruar gazetarin në ato skena të sikletshme. Video ka fluturuar përmes webit dhe qarkullon prej ditësh në mijëra celularë duke u shndërruar në temën kryesore të debatit, ironisë dhe komenteve nëpër klube, zyra dhe natyrisht media.

Prej tri ditësh Sokol Balla, 41 vjeç, dy divorce të lëna pas krahëve, nuk flet me askënd, përveç se me drejtuesit e televizionit të tij, Top Channel, që ndodhen përpara një dileme: Ta lejojnë apo jo gazetarin të enjten në mbrëmje të dalë në ekran në “Top Story”, në të cilin për koincidencë, ka si të ftuar kryeministrin Edi Rama.

Disa media online këmbëngulin duke shkruar se Sokol Balla është pushuar nga puna, por e vërteta – sipas burimeve të Shqiptarja.com - është pak ndryshe: Në fakt, ajo që po ndodh në këto orë është një proces dramatik mes drejtuesve të televizionit privat që shqetësohen për të mbrojtur principet morale dhe ndjeshmërinë e opinionit publik dhe gazetarit që insiston të mbrojë të drejtën e tij ndaj privatësisë.
Image result for sokol balla video youtube
Top Channel duket se është i orientuar të pezullojë për ca kohë praninë në ekran të Sokol Ballës sa të qetësohen ujërat , por pa ndërprerë kontratën e punës me një nga gazetarët më të rëndësishëm që ka. Nga ana tjetër Sokol Balla nuk duket i gatshëm të pranojë kompromise: Të ndërpresë qoftë dhe vetëm një emision të “Top Story” (pa llogaritur faktin që është pikërisht dita që ka të ftuar Edi Ramën), do të thotë për të të pësonte një dënim publik nga televizioni i vet dhe një prishje përfundimtare të marrëdhënies së tij të punës.

Ndërsa procesi mes këtyre dy pozicioneve zhvillohet në zyrat e mbyllura të Top Channel, nëpër kafene dhe në social media zhvillohet në mënyrë paralele një “gjyq” i ngjashëm: Sokol Balla është fajtor apo jo për këtë që ka ndodhur? Opinionet në këtë pikë duken se konkordojnë duke e konsideruar atë video të sikletshme për protagonistin, por padyshim pa përmbajtje kriminale apo të paligjshme.

Sokol Balla është tashmë një burrë i pamartuar, që ndodhej në një dhomë hoteli, ku po bënte lojra erotike private para një kompjuteri: Cili është faji i kryer, veç mënyrës pak të vetmuar dhe të çuditshme për t’u kënaqur? Nëse ka një shkelje ligjore, është nga ana e kujt ka regjistruar ato pamje dhe mbi të gjitha, nga ana e kujt i ka shpërndarë në web duke shkelur në mënyrë flagrante ligjet për privatësinë dhe për botim video private, që të prezantuara në publik shndërrohen në pornografike.

Sokol Balla është vetëm një gazetar dhe jo një politikan i zgjedhur që duhet t’i japë llogari opinionit publik edhe për jetën e tij private; pra, parë nga ky këndvështrim ai është viktimë e një kurthi (apo komploti?) që nuk ja njohim origjinën.

Nëse ajo vajzë që e ka regjistruar Ballën pa dijeninë e tij e ka bërë për hakmarrje, ose vetëm për xhelozi, është një çështje që nuk i përket opinionit publik, por ndoshta prokurorisë. Ky mund të jetë një rast i mirë për qeverinë dhe parlamentin të merret më në fund me rregullat për shtypin që duke filluar nga origjina e financimeve deri te kriteret për t’u respektuar në materialet që mund të botohen, kërkojnë më shumë përkushtim. Një video të tillë për shembull asnjë media në një vend europian nuk do të mundte ta botonte.

Po atëhere nëse Sokol Balla është viktimë, nuk merret vesh përse Top Channel duhet ta penalizojë më tej?!
Nga ana tjetër, nëse duam të analizojmë atë që ka ndodhur nga pikëvështrimi etiko-moral, gjykimi është akoma më shumë kompleks sepse rrezikon të jetë një gjykim i kushtëzuar nga një dozë e lartë hipokrizie. Aq më tëper në një vend në të cilin politika, përpara se gazetarët, është fajtore çdo ditë për shkelje etike dhe morale akoma më të dënueshme, por që në fakt nuk dënohen nga askush.

Për të kuptuar se si do të përfundojë procesi ndaj Sokol Ballës duhet pritur akoma disa orë ku mund të zbulojmë nëse do të dalë në ekran te Topi apo jo. Një vendim i rëndësishëm rreth të cilit po fërkojnë duart konkurrentët që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar.

nano-393

Mustafa Nano :Rasti "Balla" dhe skota e frikshme e namusqarëve





- Kam ca kohë që nuk shkruaj në gazetë, ngaqë kam diçka tjetër në duar. Por nuk mund të rri pa thënë diçka lidhur me ngjarjen e ditës. Ka një përpjekje për t'i bërë një linçim moral Sokol Ballës për faktin që dikush ka publikuar online do video intime të tij. Përsëris: janë video intime. Nuk po vijoj me përshkrimin e mëtejshëm, pasi nuk do të kish kuptim. Intimiteti i gjithsecilit, nëse do të nxirrej në publik, do të rezultonte "i turpshëm". Vetëm ndonjë cliché e mërzitshme humane mund të pretendojë, apo mund të mburret për të kundërtën. Me fjalë të tjera, cilido, të cilit do t'i nxirreshin në shesh gjeste të bëra në marrëdhënie intime me të tjerë, do të rezultonte "qesharak" e do të bëhej "gazi i botës". Prandaj, mua m'i sjellin zorrët te goja ata që këto ditë dëgjohen të thonë se skena e filmuar me personazh Kolin ishte"e turpshme, e pështirë, apo ku di unë". Gjestet që vihen re në atë skenë nuk kanë nevojë për asnjë lloj kualifikimi. Janë gjeste të një situate intime. Kaq. Të turpshëm e të pështirë janë ata që nxitojnë ta kryqëzojnë Sokol Ballën për "bëma" që askujt nuk i hyjnë në qese. E nuk kanë pse t'i hyjnë. Mjaft më me këtë gatishmëri namusqare për t'i dënuar personazhet publikë për gjëra që ata i bëjnë në jetën private! Sokol Balla nuk ka abuzuar me interesin publik, me paratë publike, me postin zyrtar. Nuk ka abuzuar as me përgjegjësinë si drejtues i një programi të rëndësishëm TV, e as me normat deontologjike të profesionit të tij. Kjo që ka ndodhur nuk është një pisllëk i Sokol Ballës. Kjo është pisllëk, madje poshtërsi e ndyrësi e tjetërkujt, është ndyrësi e atyre që këtë video e kanë filmuar, për ta bërë publike.

Image result for sokol balla video youtube
Kol Balla nuk bën pjesë te miqtë e mi. Është thjesht një koleg i imi, me të cilin punët më kanë lidhur më shumë se njëherë. E kërkova Kolin dje në telefon, megjithatë. E kërkova për t'iu ndodhur pranë. Por nuk ma hapi telefonin. Me siguri, është duke jetuar orë të vështira nën këtë agresion të gardianëve shqiptarë të moralit publik. Kushdo do të ish në të njëjtin hall në vend të tij. E të mos ngutet ndokush të thotë se "unë nuk mund të isha në vend të Kol Ballës, pasi unë nuk do bëja gjëra të tilla të turpshme". Bullshit! Këtu thelbi i ngjarjes nuk është natyra "tepër lapërdhare" e gjestit të Ballës para kamerave të fshehta të dikujt (një nga ndërhyrjet më fantastike në Jezu Krishtit në Ungjijtë e Dhjatës së Re është momenti kur u drejtohet pjesëtarëve të një turme të gatshme për të linçuar e lapiduar një grua që kish menduar për kënaqësinë e mishit të saj: Ta ngrejë gurin kundër saj kushdo që është i pamëkat!). Këtu thelbi i ngjarjes është që një person po kryqëzohet për jetën e tij intime, që atij i është filmuar me dëshirën e tij, por që i është publikuar pa dijeninë e tij. Dhe kjo, përsëris, është e vetmja poshtërsi në këtë mes.
Sikur Koli të më ishte përgjigjur në telefon, do t'i thosha: "Dil në publik! Mos rri në shtëpi! Dil e thuaj: 'Hej miq, të gjitha mund t'i bëjë kabull. Mund të bëj kabull edhe që ju të më cilësoni si t'ju vijë për mbarë bazuar në atë që keni parë e bazuar në moralin tuaj, por problemi nuk është ky. Problemi është publikimi online i momenteve nga jeta ime intime. Doni ta cilësoni të shthurur, perverse, lapërdhare, etj, etj, këtë jetë timen? OK, bëjeni. Po dijeni se jeta juaj "namuzqare dhe e moralshme" është njësoj e kërcënuar, nëse intimiteti juaj del në treg. Dhe është e sigurtë se, qysh nga momenti që intimiteti juaj del në treg, edhe pse ju mund të mendoni se keni një intimitet normal (intimitet normal! Çfarë fraze oksimoronike!), ju do të bëheni objekt përbuzjeje e gallate nga ana e atyre që po më linçojnë mua tani. Ju ftoj që të bëhemi bashkë për të ngritur zërin në mbrojtje të privatësisë. Nëse jeni duke fërkuar duart, nëse jeni duke thënë se "mirë e gjeti atë kodosh", dijeni se e njëjta gjë do t'ju gjejë juve nesër."

Baton-Haxhiu

Baton Haxhiu"Triumfi i spiunëve"





- Sikur Sokol Balla të ishte adoleshent, videoja e tij e shpërndarë në internet dhe që mund të sjelle largimin e gazetarit nga emisioni “Top Story” do të quhej thjeshtë një kalamanllëk.
Por, kur je i rritur, e sidomos kur je person publik, mbase duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm, duke e pasur parasysh se abuzuesit dhe dashakëqijtë në faqet e internetit janë të pafytyrë dhe të pandjeshëm ndaj kënaqësisë së perversitetit në doza të kuptueshme të një mashkulli, apo femre, në një ambient të mbyllur, privat dhe intim.
Në rastin e Sokol Ballës, spiunët fituan në raport me jetën normale duke e publikuar mënyrën private të kënaqësisë së njeriut, e cila kur del në publik shndërrohet në mëkat dhe herezi.
Për një çast epshor, në sferën publike shndërrohesh në monstër dhe bota jote në të cilën ke investuar me dekada fundoset prej hipokrizisë publike.
Nuk e di ku e ka fillin moralizimi i seksit dhe masturbimit në publik, por meqë fjalët që i përdora ekzistojnë në çdo leksik zyrtar dhe diskurs botëror, atëherë është i papranueshëm dënimi i ashpër dhe i menjëhershëm nga cilado instancë.
Më kujtohet gjithë ai perversitet shkronjash që ishte shigjetuar ndaj Inis Gjonit dikur, në një moment intimiteti me të dashurin e saj.
Para disa vitesh edhe ndaj Edi Ramës u çuan peshë shumë akuzues – që tash janë përkrahës të tij - duke e fyer dhe sulmuar për disa fotografi të kënaqësisë lakuriqe në plazh.
Pse ka një akuzë morale për një gjest “të pamoralshëm”, që bëhet me pajtueshmërinë e të dyja palëve dhe zhvillohet brenda mureve të privatësisë?
Për habi, gjuha dhe qasja në publik ndryshon krejtësisht kur po i njëjti veprim i kënaqësisë emocionale transformohet në një akt tjetër duke u bërë akuzë publike - ku abuzimi është fjala më e vogël.

Image result for sokol balla video youtube
Personalisht, nuk dua të merrem me moralizimet e pamoralshme sepse, siç ka teoretizuar edhe Sigmund Frojdi, pak a shumë të gjithë kemi doza perversiteti dhe shfaqja e tyre varet nga faktorë të ndryshëm subjektivë dhe objektivë.
Fërkimet e të gjitha llojeve me të cilat ballafaqohet një personazh publik e bëjnë atë të jetë shënjestër e shumë njerëzve. Lufta e të gjithëve, qoftë edhe me heshtje, kundër një njeriu publik në një moment pakujdesie të tij, bëhet e vrazhdë, e fuqishme për ta rrënuar, duke e lënë në vetmi, në pakujdesje dhe në rrënim total të personalitetit. Pse ndodh ky abuzim i moralitetit në publik mbi “të pamoralshmen” emocionale brenda mureve?
Imazhi i parë: Pse një perversitet që është brenda kornizave të zakonshmërisë njerëzore, sapo del në publik, në ëeb faqe apo në media, bën që ai ta marrë trajtën e një çmendurie? Dhe, pastaj, menjëherë vjen një heshtje e të gjithëve ndaj një “perversiteti”, të cilin shumë prej tyre e kanë imagjinuar apo realizuar.
Ky gjest dhe kjo situatë është e shfajësuar nga të gjithë kur bëhet nga një i panjohur, në çdo kohë, në secilën hapësirë të mbyllur, por fajësohet porsa del në sipërfaqe një emër i përveçëm publik, si Sokol Balla në këtë rast.
Image result for sokol balla video youtube

Imazhi i dytë: Një mbledhje e bordit të Top Channel, në plan të parë ka të bëjë me një vendim përjashtimi për një veprim personal të një gazetari. Të një kolegu gazetar, të cilit i është keqpërdoruar besimi nga një femër dhe i është publikuar në internet një moment perversiteti.
Nga kush kanë frikë të gjithë ata anëtarë të Bordit të Top Channel që kanë marrë një vendim përjashtimi për këtë video?! Ata akuzues hipokritë, që mbase çdo mbrëmje e bëjnë të njëjtin veprim? Apo ndoshta bordistët kanë frikë nga hipokrizia e tyre?
A mund të më thonë se një veprim i Sokol Ballës, i pakujdesshëm, mund të gjykohet aq ashpër duke i mohuar të gjitha ato që ai ka bërë në jetën profesionale për zhvillimin dhe ndikimin e madh të Top Channel?
Sokol Balla ka mundur të dënohet për disa pakujdesi te tjera profesionale, që ngjajnë me spiunimet e padinjitetshme dhe të pakujdesshme profesionale, sikur këto të internetit, por jo për atë gjest intimiteti. Sepse, po e përsëris: jam i sigurt se të gjithë ata bordistë që e kanë marrë vendimin për përjashtimin e tij, në jetët e tyre kanë bërë veprime të ngjashme me qindra herë.
Pse Sokol Balla duhet të jetë viktimë e një spiunimi dhe pabesie? Pse duhet të jenë spiunët fitues mbi një dëshirë emocionale të njeriut që e ka të drejtën e plotë të ndjehet si t’ia dojë qejfi brenda shtëpisë së tij?
Imazhi i tretë: Të gjithë ata që e morën vendimin për përjashtim, por edhe ata që heshtin duke mos e mbrojtur Ballën nga abuzuesit spiunë, mund të kenë momente perversiteti më të dallueshme dhe më të rënda, ndoshta edhe diku të filmuara, por janë duke harruar se një ditë të gjithë mund të jenë viktima të së njëjtës hipokrizi moraliste që na vjen nga mediokriteti.
Abuzimi emocional që i bëhet Sokol Ballës është një formë e abuzimit ku kryerësi përdor frikë, poshtërim apo sulm verbal për ta minuar respektin e viktimës.
Shumë njerëz mendojnë se në qoftë se ata nuk janë duke u abuzuar fizikisht, ata as nuk po abuzohen. Kjo nuk është e vërtetë.
Image result for sokol balla video youtube

Abuzimi emocional që ka bërë bordi i Top Channel është jashtëzakonisht i vështirë për t’u gjykuar për shkak se kjo është gjendje delikate. Abuzimi emocional nuk lë gjendje fizike. Shkatërron!
Abuzimi emocional me kalimin e kohës shkatërron një person - shkatërron vetërespektin, besimin dhe gjykimin e tij.
Ky vendim i Bordit të Topit mund të shkaktojë një viktimë në plotëkuptim të fjalës.
Ashtu si format e tjera të abuzimit, abuzuesit emocionalë përpiqen që ta mbizotërojnë personin tjetër - me pushtetin e spiunimit brutal. Një abuzues emocional, lufton me ndjenjat e pafuqisë së tij – pra, të Sokolit.

Duke ditur se çfarë mendojnë ata që e dënojnë Sokol Ballën, po i them Bordit të Top Channel se pse duhet t’i refuzojnë spiunët dhe ata që abuzojnë me privatësinë:
1. Ju në këtë mënyrë mund të ndihmoni në parandalimin e abuzimeve në të ardhmen.
2. Duhet ta vrisni frikën që na kanoset nga ky hipokrizim moral, i cili bën që shumë njerëz shpesh të ndjehen të frikësuar nga partnerët dhe kolegët.
3. Ju me këtë përjashtim do ta ndërtoni një shënjestërduke shmangur tema të caktuara nga frika.
4. Ju me përjashtim krijoni një besim abuzues te spiunët, se të gjithë ne që bëjmë jetë publike meritojmë për t’u keqtrajtuar.
5. Ju pyes: a mos jeni të çmendur të vendosni këso kriteresh të pamoralshme për abuzuesit?
Si është e mundur se çdo natë në transmetimin e Big Brother publikisht të lejoni shfaqjen e skenave “abuzuese”, epshore, kurse për Sokol Ballën ndjeheni emocionalisht të mpirë dhe të pafuqishëm? Ju po e poshtëroni idenë e lirisë dhe të privatësisë, si dhe po e shpërbleni spiunimin dhe pabesinë.
Ju pyes: çfarë do të bëni nëse ju do të jeni viktimat e radhës të abuzimit me intimitetin tuaj. /Marrë nga "


Rrëfehet Sokol Balla për videon seksuale (Video)
Balla  ka deklaruar se emisionin të cilin ai prej vitesh e udhëheq në Top Channel “Top Story”, për disa kohë nuk do të transmetohet.

“Top story nuk do të transmetohet për një kohë të shkurtër kohore”, ka deklaruar Balla.

Ai ka thënë se ky ka qenë një sulm kibernetik që i është bërë dhe se sipas tij, ai do të merret penalisht me të gjithë ata që qëndrojnë prapa këtij sulmi.











































“Ky grup hyri në dhomën time të gjumit dhe bëri publike pamje të jetës sime private e më pas u botuan në një portal në Kosovë dhe më pas në Shqipëri”, ka deklaruar Balla.
Image result for sokol balla video youtube
Madje Balla është shprehur mjaftë optimist se drejtësia shqiptare do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje.


Ai i ka kërkuar falje të gjithëve ku siç tha “Ndjesë të gjithëve por nuk ishte zgjedhja ime”.

Balla po ashtu ka thënë se gjatë kësaj kohe sa ai nuk do të jetë prezent në ekran nuk do të ndalet ne lidhje me këtë që i ka ndodhur.
Image result for sokol balla video youtube
“Në përpjekje që Sokol Balla të jetë viktima e fundit e këtij sulmi”, ka thënë në fund Balla.

PJETËR GEGË GURAKUQI: DOSJA NR. 318...


Image result for fritz radovani per gjergj fishten

Nga Fritz RADOVANI:

PJETËR  GEGË  GURAKUQI: DOSJA NR. 318...

■“Kriminel lufte dhe armik i popullit”. Pse asht akuzue i tillë?
■Vetem pse ka lé në Shkodër... më 2 janar 1912.
Mbas mësimeve të para në vendlindje, gjimnazin e ka krye në Beograd.
Akademinë Ushtarake e ka përfundue në Romë, në vitin 1931. Mbas Akademisë ka ba një kurs specializimi për karabinjeri në Firencë, në Itali, e në vitin 1932 këthehet në Shqipni. Emnohet në Komandën e Gjendërmarisë Shqiptare për shkollat e Durrësit dhe të Burrelit. Mbas vitit 1939 ishte komandant i Rrethit të Jashtëm në Tiranë, deri para kapitullimit të Italisë. Katër muej para shkëputet mbasi vëren shthurjen e italianëve.
Me ardhjen e Mahmut Golemit si Komandant i Përgjithshëm i gjendërmarisë me gjermanët, Pjetri emnohet në Berat e shpejt vjen prap në shkollën e gjerndërmarisë në Tiranë. Aty qëndron me pune deri në fund të vitit 1944. Nga fundi i vitit 1944, merr një letër nga Komandanti i Brigadës së shtatë sulmuese me pseudonimin LISI, i cili kërkonte nga Pjetri me shkue prap në Berat.
I përgjegjet thirrjes dhe shkon atje deri në fund me Gani Jasharin, mbasi të tjerët arratisën ndër male me partizan. Pjetrit i thonë me qëndrue aty mbasi asht ma mirë për partizanët që u kapnin nga gjermanët dhe i sillnin aty.
■Në janar të vitit 1945, arrestohët si “kriminel lufte dhe armik i popullit” në Berat.
Para komisionit hetues të përbamë prej: Major Ruli, Bello, E. Beqari, Tepeleni e Beçolli, Pjetri deklaron: “Kam qenë vetëm një ushtar pa kurrfarë ideologjie. Kam krye detyrën tue i ardhë në ndihmë popullit, për mos me e lanë krejtësisht në dorë të okupatorit... Populli i Beratit nuk ka ngrejtur kurrë zërin kundër meje...”
■Me datën 8 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit, e përbame nga: Kryetar, Gjon Banushi, antarë, Teki Veleshnja dhe Neki Korita, prokuror kap. I Misto Bllaci dhe sekretar Mihajl Borduni, akuzojnë Pjetër Gurakuqin, se ”ka qenë vegël e verbër e okupatorit të huaj, ka qenë komandant operacioni në Berat, më vonë komandant Qarku dhe se ka patur “karta bianka” kundër Lëvizjës Nac. Çlirimtare.”
Pjetri nuk pranon se ka ekzekutue njeri mbasi nuk ka as fakte për té. Ka arrestue 200 vetë dhe i ka lirue prap. Qamile Libohova, asht torturue për imoralitet me ushtarët, ndërsa Irfan Ramadanin nuk e njeh fare. Dëshmitarët Jan Ikonomi dhe Lik Petro Deçolli deklarojnë: “Kanë shkuar gratë tona për t’iu lutur Pjetrit, dhe ky na ka liruar”. (Dosja nr. 318). Me datën 21 gusht 1945, Gjykata e Lartë Ushtarakë në Tiranë, shqyrton një raport bashkë me vëndimin e Gjykatës Ushtarakë të Beratit, ku shënohet: “Si paraqitet Pjertri ? - Jo aq armik, sa në shkresa. Popullin i Beratit e ka ndihmuar si mbas deklaratave të bëra në gjyq. Flasin mirë për té...Vetëm, vendimin e Pjetrit me  v d e k j e, populli nuk e priti kaq mirë, kurse për tre të tjerët populli është shumë i kënaqur.
■Mejtimi ynë: Pjetrit t’i këthehet në burgim të përjetëshem. Pse: Kur Pjetri ka vatur në Shkodër është lidhë me Operacionin e Komunës së Gashit, me Sheuqet Peçin e Tuk Jakovën që mund të japin shpjegime për Pjetrin. Veprimët në gjendërmari i ka bërë për opurtunitet. Pjetri mund të bëhet edhe njeri i mirë dhe i vlefshëm.
I pandehuri Skënder Plashniku, kriminel me famë. Spijun. Ceno (Hysen) Shahin Elezi nga Plashari, janë kriminelë dhe armiqë të betuar.
                                                                                         Misto Bllaci d.v.
■Në dosjen e Pjetrit ka deklarata të mira edhe nga Sheuqet Peçi, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, se Pjetri nuk ka terrorizue popullin në zonat ku ka shërbye dhe se nuk ka pushkatue njeri kur ishte gjykatës.
■Nuk ka asnjë shënim nga ana e Tuk Jakovës, i cili, si dukët i ka dhanë “shpjegimet” me gojë tek kryekasapi.
■Zonja e Pjetrit, Luçia, ban një lutje nga qyteti i Shkodrës, ku ven në dukje se Pjetri asht 33 vjeç, ka tre fëmijë dhe se deklaratat e bame nga populli i Beratit duhet të prekin “zemrën e komandantit”...
■Cila ishte përgjegja?
“Komanda e Përgjithëshme e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare
Gjykata e Naltë Ushtarake
Tiranë 3 shtator 1945
Nr. 08-134/I-Prot.

■GJYKATËS USHTARAKE - Berat

            Gjegje e shkresës nr. 229, datë 19 gusht 1945:
            Aprovohet ndëshkimi me vdekje i të pandehurve:
1. Pjetër Gegë Gurakuqi nga Shkodra,
2. Hysen (Ceno) Shahin Elezi nga Plashniku,
3. Skënder Sadik Çaushaj nga Plashniku.
            Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit.
Ndëshkimi me vdekje i Gani Jashar Shkurtës, i këthehet në burgim të përjetëshëm.
V.F.L.P.
            ■Komandant i Përgjithshëm Xheneral Kolonel (Enver Hoxha) d.v.”
***
■Përgjigje me datën 1 tetor 1945:
            “Në orët e para të djeshme, u ekzekutuan të dënuarit e shënuar në radiogramin e sipërm.
            Vullneti i tyre i fundit qé: “RROFTË  SHQIPËRIA”
Kryetari i Gjykatës Ushtarake:
Kap. I  Bexhet Mema d.v.”

■“Komandanti” për të gjithë donte me dijtë vullnetin e fundit!! Prandej e kemi “Hero”!

ShenimFR:  HAPJA E DOSJEVE ASHT DOMOSDOSHMENI. AJO PENGOHET NGA PASUESIT DHE TRASHIGIMTARËT E TERRORISTËVE NË PUSHTET.

            Melbourne, Janar 2016. 

MALLKOM MUA ,URREM MUA,DËSHIROM TË VDEKUR...UNË PRAPË DO TË JEM ATY KUR TI KE NEVOJË PËR MUA


Amir Gerguri

Komandanti i Policisë Speciale të Republikës së Kosovës ‘ROSU’, Amir Gërguri, ka bërë një koment prekës. Ai përmes këtij komenti përmend katër gjëra që thuajse secilin njeri e emocionojnë.

Protesta e opozitës/ Të arrestuar e të lënduar, bomba molotov e gaz lotësjellës

 Gërguri, ka shkruar se është i gatshëm që çdo herë  ti ndihmojë qytetarit të vendit të tij madje edhe kur mallkohet, urrehet e kur dëhsirohet edhe si  i vdekur.

Ndryshe nga kjo Policia e Kosovës, ka pasur një ballafaqim të rrezikshëm gjatë protestës së djeshme, ku ka pasur edhe të lënduar. Deri më tani Policia e Kosovës, mbetet si organi më i besueshëm nga qytetarët e vendit.

2016-01-09

Protesters fight police, set fire to Kosovo government headquarters(Si e komentojnë mediat e huaja protestën e sotme në Prishtinë)?




Nga Flori Bruqi



Protesta e opozitës/ Të arrestuar e të lënduar, bomba molotov e gaz lotësjellës (Foto/ Video)


Në lidhje me protestat e sotme ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Nëpërmjet një komunikate për media, Qeveria e dënon dhunën siq e quajnë ata nga drejtuesit e partive opozitare.
Map

http://www.bbc.com/news/world-europe-35271907


Komunikata e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktet e tmerrshme të dhunës të udhëhequra nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, sot në Prishtinë.
Si e përjetoi Visar Ymeri momentin kur objektit qeveritar i vihet flaka (Video)
Duke respektuar të drejtën për protestë të ligjshme dhe paqësore, Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron sulm të drejtpërdrejtë mbi rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, djegien e një pjese të objektit të Qeverisë, goditjen dhe hedhjen e koktejit të molotovit mbi zyrtarët policorë dhe aktet e tjera të shumta të dhunës ndaj qytetarëve, pronës publike dhe private.

Qeveria e Kosovës vlerëson se dhuna e shfaqur në këtë protestë, është e organizuar nga humbësit e dëshpëruar të të gjitha zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ambiciet e tyre politike, po përpiqen t’i realizojnë me djegie të institucioneve legjit ime dhe përmes zhytjes së vendit në krim dhe anarki.
Kosovo Pristina Proteste gegen die Regierung
Qeveria e Kosovës dënon, po ashtu, djegiet dhe rrënimet e kryera në Prishtinë, të prira dhe të nxitura nga kryetari i kryeqytetit dhe drejtuesit tjerë politikë të emëruar së fundi në Komunën e Prishtinës, si dhe thekson se distancimi “sa për sy e faqe” nga dhuna ndaj institucioneve kushtetuese, si largon ata nga përgjegjësia.



Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës, që me gjithë propagandën dhe manipulimet e sponsoruara nga burime të dyshimta, nuk iu bashkëngjitën kësaj proteste, ku nuk u pa asnjë flamur dhe simbol i shtetit të Kosovës, pasi që qytetarët e dinin se në këtë protestë do të kishte elementë kriminalë.

Qeveria e Kosovës konsideron se kjo protestë kishte për synim rrëzimin me dhunë të Qeverisë dhe lënien e vendit në duar të të inkriminuarve që sot ia vunë zjarrin objektit dhe policisë, ka po a shtu për qëllim prishjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, parandalimin e liberalizimit të vizave dhe proceseve tjera eurointegruese, si dhe stopimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lëshojë pe për shkak të presioneve kriminale, por me besimin e qytetarëve dhe me përkrahjen e vendeve mike perëndimore, do të punojë me përkushtim të plotë për zhvillim të mëtejshëm ekonomik të vendit, integrime euroatlantike, si dhe fuqizimin e gjithanshëm të partneritetit dhe miqësisë me SHBA-të dhe BE-në, procese që nuk mund të zbehen nga dhuna e skajshme që po manifestohet nga grupe parapolitike dhe kriminale të veshura me petk politik.

Qeveria e Kosovës vlerëson punën e organeve për zbatimin e ligjit, që në përputhje të kompetencat dhe detyrat e tyre si dhe aktet ligjore, po mbrojnë institucionet, qytetarët dhe pronën publike e private nga dhuna, si dhe kà «rkon nga organet e zbatimit të ligjit, që konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, të marrin masat për zbardhjen e plotë të zhvillimeve të sotme, ku u lënduan disa pjesëtarë të Policisë, gazetarë dhe qytetarë të rastit.



 A është kjo protesta më masive e Opozitës? (Foto)

Ndërsa të gjitha mediat me renome botërore i kanë kushtuar një artikull protestës së sotme në Prishtinë, që nga prestigjiozja gjermane Die Zeit, austriake, Standard.at, zviceranja NZZ, deri tek ato britanike.
Qeveria: Akte të tmerrshme dhune nga humbësit e dëshpëruar të zgjedhjeve
“Qeveria sot do të bjerë,” është titulli i gazetës gjermane tageschau. “Mijëra protestues shqiptarë të Kosovës gjuajtën gurë dhe koktej molotov kundër ndërtesës qeveritare. Policia reagoi me gazlotsjellës ndaj demonstruesve të cilët kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të qeverisë”.

Kjo foto e protestës në Prishtinë po bën xhiron e botës
“Shumë xhama të ndërtesës qeveritare u thyen nga protestuesit, ndërsa u pa edhe një zjarr i madh aty pranë,” shkruan gazeta kulturore gjermane Die Zeit.
​Policia arreston dy persona të dyshuar për sulm ndaj policit të trafikut rrugor
“Protesta anti-qeveritare kundër marrëveshjes me Serbinë përfundoi dhunshëm mes forcave policore dhe mbështetësit e opozitës,” shkruan rrjeti televiziv BBC. “Një pjesë e ndërtesës qeveritare ju vu zjarri”. Më pas rrjeti britanik tregon rezymenë e pavarësisë së Kosovës.
Protestuesit e opozitës sulmuan qeverinë me prodhime të Serbisë
Më i gjatë ka qenë reportazha e Reuters duke treguar metodologjinë, deklaratat dhe arrestimet gjatë ditëve të sotme. 


“Shteti më i ri ballkanik është bërë pjesë e protestave të dhunshme, si shkak kundër marrëveshjeve me Serbinë. 14 persona janë plagosur, prej të cilëve 10 policë dhe dy gazetarë, ndërsa dhjetëra protestues u arrestuan,” shkruan Reuters, duke dhënë edhe deklaratën e presidentes Atifete Jahjaga, për thirrjen e qetësimit të situatës.
foot2
“Tre partitë opozitare Vetëvendosja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma thirrën sot qytetarët e shtetit të Kosovës për të protestuar kundër marrëveshjes me Serbinë që parasheh një art të autonomisë së komunave serbe,” shkruan gazeta e djathtë austriake diepresse. “Ata kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa”.

BBC: Protestuesit antiqeveritarë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë u përplasën sot me forcat e policisë gjatë një manifestimi të zhvilluar kundër një marrëveshjeje në lidhje me minoritete serbe. Protestuesit hodhën bomba molotov dhe gurë. Një pjese të ndërtesës së qeverisë iu vu zjarri, por flakët janë shuar menjëherë. Një fushatë bombardimesh nga NATO kundër Serbisë në vitin 1999 detyroi qeverinë të hiqte dorë nga kontrolli mbi Kosovën.
Pristina protesters throw stones at police (9 January)
AFP: Opozita kosovare mblodhi sot në Prishtinë mijëra manifestues, të cilët hodhën bomba molotov kundër selisë së qeverisë duke kërkuar braktisjen e një marrëveshjeje të arritur me Serbinë nën drejtimin e Bashkimit Evropian, sipas një gazetari të AFP-së.
Others hurled furniture at the authorities
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka arritur të shpërndajë manifestuesit. “Të paktën dy policë janë plagosur”, sipas korrespondentit të AFP-së. 
Police vehicle in Pristina set on fire (9 January)
Opozita kosovare vazhdon protestat që prej muajit tetor dhe ka bllokuar punimet në Parlament duke kërkuar braktisjen e marrëveshjes me Serbinë arritur në vitin 2013 nën drejtimin e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje parashikon normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
PROTES2
ANSA: Përplasje të dhunshme mes policisë dhe manifestuesve u regjistruan sot në Prishtinë, ku mijëra mbështetës të opozitës dolën sërish në rrugë për të protestuar kundër marrëveshjeve të arritura nga qeveria me Serbinë dhe Malin e Zi. Për të shpërndarë manifestuesit, të cilët hodhën bomba molotov, gurë dhe objekte të tjera kundër selisë së qeverisë, policia përdori gaz lotsjellës.
dhuna
DPA: Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës gjatë manifestimit të organizuar sot në Prishtinë kundër një marrëveshjeje me Serbinë. Protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotov kundër godinës së Parlamentit. Opozita qeveritare e drejtuar nga lëvizja shqiptare kosovare “Vetëvendosja” kërkon të bllokojë marrëveshjen që synon t’i japë më shumë autoritet komunave me shumicë serbe në Kosovë, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Pristina police in front of a fire caused by a petrol bomb (9 January)
http://www.bbc.com/news/world-europe-35271907
ANADOLU: Manifestimi i opozitës së bashkuar, Vetëvendosjes (VV), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën (NISMA) që u zhvillua sot në Prishtinë dhe ku morën pjesë disa dhjetëra mijëra protestues, në përfundim të tij u shndërrua në një demonstratë të dhunshme me hedhje gurësh dhe bombash molotov kundër ndërtesës së Qeverisë.

Mediat kryesore botërore: Bomba molotovi, gurë...

“Për një shtet Sovran, ishte motoja e shumë protestuesve të sotëm në bulevardet e Prishtinës,” shkruan gazeta më e lexuar zvicerane NZZ. “Protesta kaloi dhunshëm me arrestime dhe plagosje nga të dyja palët.” Më pas gazeta shkruan edhe për 200.000 nënshkrimet e opozitës kundër dy marrëveshjeve.
“Lëvizjet nacionaliste protestuan kundër asociacionit serb,” shkruan media e majtë austriake Der Standard, që kohët e fundit ka shkruar një reportazhë edhe për Albin Kurtin. “Për një shtet të pavarur dhe kundër qeverisë jo kushtetuese, tregon më pas gazeta në lidhje me moton e protestuesve.




Delawie: Po kërcënohet demokracia dhe ajo që u ndërtua pas pavarësisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetin Twitter e ka dënuar dhunën e sotme gjatë protestave në Prishtinë.
“Dhuna politike kërcënon demokracinë dhe gjithë atë që Kosova e ka arritur që nga pavarësia”, ka shkruar ambasadori amerikan.
Një postim poashtu në Twitter, përkitazi me protesten e sotme në Prishtinë, Delawie e ka bërë edhe një ditë më parë duke thënë “se e drejta për protesta paqësore është themel i demokracisë”.

Bildt: Ditë e shëmtuar për Kosovën, por shpirti evropian do të mbizotëroj
Për ngjarjet e ditës së sotme ka reaguar edhe ish kryediplomati suedez, Carl Bildt.
Ai vlerëson se kjo ishte një ditë shumë e shëmtuar për Kosovën, sot në Prishtinë.
Por, ai thotë se ende shpreson që shpirti evropian do të mbizotëroj në fund të ditës.
Përndryshe, pas një përleshje shumë të ashpër në mes të protestuesve dhe Policisë, protesta ka përfunduar në orët e mbrëmjes, që rezultoi me shkatërrime të shumta nëpër qytet.

Ambasadori britanik: Protesta domethënëse u njollos nga dhuna
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, nëpërmjet një postimin në llogarinë e tij personale në Facebook, ka thënë se është fatkeqe që një protestë domethënëse të njolloset me akte dhune.
Sipas tij, dhuna gjithmonë shkakton më shumë probleme se sa që zgjidh.
“Shumë qytetarët kanë protestuar sot për të shprehur pikëpamjen e tyre. Kjo është e drejta themelore e demokracisë. Është fatkeqe që një protestë domethënës është njollosur nga dhuna. Dhuna gjithmonë shkakton më shumë probleme sesa zgjidh. Shpresoj që liderët politik do ta dënojnë dhunën dhe do të mundohen t'i zhgjidhen mosmarrëveshjet me dialog”, ka shkruar O’Connell.

A e dinin Haradinaj e Limaj për koktejin e molotovit dhe fishekzjarret?
A e dinin Haradinaj e Limaj për koktejin e molotovit dhe fishekzjarret?

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në fjalimet e tyre para protestuesve kërkuan qetësi dhe shpërndarje të qetë të protestuesve. Kjo ishte edhe kërkesa e liderëve të AAK-së dhe Nismës për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri para demonstratës së sotme.

Mirëpo, duket se Haradinaj dhe Limaj edhe niher mbetën të tradhtuar nga Vetëvendosje, nga Visar Ymeri, pasi që burime të Indeksonline brenda AAK-së dhe Nismës thonë se ata nuk e dinin as për koktejit e molotovit e as për fishekzjarret që do të hedhën në drejtim të policisë.

Indeksonline ka raportuar dje se aktivistët e Vetëvendosjes ishin të pajisur me fishekzjarre të rënda të cilat do t’i hidhnin në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.

“As Haradinaj, por besoj se as Limaj nuk e dinin se do të kishte çanta të mbushura me shishe me benzinë apo koktej molotovi. As Haradinaj e as Limaj nuk e kanë ditur se do të hidhen as fishekzjarre siç u panë sot të hidhen në drejtim të Qeverisë dhe policisë”, ka thënë një burime brenda AAK-së.

Image

Në fakt, dhuna që u shpërfaq sot ishte ekskluzivisht nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që si AAK-ja ashtu edhe Nisma për Kosovën u distancuan nga dhuna. Këtë nuk e bëri Lëvizja Vetëvendosje, bile ishte Visar Ymeri që i priu një grupi të dhunshëm në orët e mbrëmjes.

Një tradhti ndaj Haradinajt sidomos, kishte ndodhur edhe në protestën e 28 nëntorit, kur ish lideri i Vetëvendosje, edhe pse në arrest shtëpiak, u paraqit në skenë dhe tërë fjalimin e orientoi dika tjetër. Kjo bëri që Haradinaj të largohet nga tubimi pa e përfunduar Kurti fjalimin.


Rexhep Selimi, i vetmi që u përpoq t’i ndalojë protestuesit e dhunshëm 

Rexhep Selimi, i vetmi që u përpoq t’i ndalojë protestuesit e dhunshëm (Foto)

Pas shpërthimit të dhunës së disa protestuesve, të cilët hidhnin gurë dhe gaz lotsjellës në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës, ishte Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili i vetëm nga kjo parti u përpoq t’i ndalojë ata.

Ai mori edhe një megafon ku kërkonte që mos të ketë gjuajtje të molotovit dhe gurëve në drejtim të ndërtesës së qeverisë.




http://www.reuters.com/article/us-kosovo-fire-idUSKCN0UN0NR20160109



Megjithatë, thirrja e Selimit edhe nuk ndikoi aq, pasi që protestuesit ishin të përgatitur me shishe me benzinë, gurë dhe gjësende tjera të forta.


2016-01-08

Flori Bruqi : Hija që i mori jetën Prenk Jakovës(1917-1969)




Prenk Jakova lindi më 27 qershor të vitit 1917 dhe vdiq tragjikisht më 16 shtator të vitit 1969 ishte një Kompozitor shqiptar.


Kompozitor i shquar dhe themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" dhe "Mrika" . Kjo e fundit ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit "Migjeni" të Shkodrës.

Opera e dytë e Prenk Jakovës "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë. Gjithsesi vepra "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" ishte shumë më solide se "Mrika" e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.

Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij "Syrin tek qershia" dhe "Margjelo" janë shumë të njohura dhe për shkak të popullaritetit që gëzojnë shumë kush i identifikon si këngë popullore shkodrane.




Prenk Jakova u lind në vitin 1917 në familjen e patriotit të njohur shkodran Kol Ded Jakova, i cili ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufijve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e Koplikut, në vitin 1920.

Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirditës por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda asnjëherë.

Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte në moshë të re, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në lëvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet të komunistëve u detyrua të merrte malet. Për shkak të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prenk Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve. Ndërsa Prenka, që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie veç detyrës së tij si mësues, lirohet shpejt nga burgu, fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë.

Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar regjimit monist me forcën e gjenisë së tij.

Megjithë karrierën e tij të suksesshme artistike, për të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit shkodranë, fundi i Prenkës do të ishte disi i ngjashëm me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi rrugën e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, pikërisht në atë institucion ku ai kishte punuar e shkruar një jetë të tërë.

Prenk Jakova kishte dhe një vëlla tjetër Dedën, i cili ishte fotograf i respektuar në qytetin e Shkodrës.

Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenk Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht përbën një sadisfaksion të madh për qytetarët shkodranë në mes të cilëve, u lind, jetoi dhe shkroi mjeshtri i madh Prenk Jakova.




Simoni Broz:


Prek Jakova punoi si mesues edhe ne fshatin, Berdice ne vitet 1937-1938. Kaq i dhanun ishte mbas kanges sa, megjithse ne fshat, u mundue me u mesue kangen qytetare e folklorike, sa ish nxanesit e Tij tregojne se si njanit prej tyne, ia theu kitarren mbi krye, sepse nuk ia vinte veshin ores se kanges (muzikes)…

“Shih, sa bukur. I ka keshillue nxanesit me ardh me tesha kombetare dhe u bani kete fotografi me aparatin e vet. Gjithe nxansave ua dhuroi nga nji fotografi t’ bame ne vitin 1939 e unë e gjeta ne vitin 2003 ne familjen e nji ish nxanesi te Prek Jakoves, kompozitorit te se pares oper shqiptare, “MRIKA” me libret te poetit shkodran, Llazar Siliqi.”



Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare "Mrika", gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: "Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë". Pas përgjigjes së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t'i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën "Skënderbeu", kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën. Pas atij takimi, Prenka iu vu punës duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.

Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas "Skënderbeu" dhe për disa muaj me radhë u muar vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit.

Ndonëse opera "Skënderbeu" u shfaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të Prenkës. Kjo gjë ndodhte në një kohë, kur Prenka kishte nënën e tij të paralizuar në shtëpi, gjë e cila ia rëndoi së tepërmi gjendjen e tij nervore. Nisur nga këto strese që iu paraqitën, më 16 shtator të vitit 1969, kompozitori i famshëm Prenk Jakova i dha fund jetës së tij në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës. Në varrimin e tij mori pjesë i gjithë populli i Shkodrës, kurse nga Tirana u dërgua vetëm Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

I vetmi favor që iu bë atij nga shteti komunist ditën e varrimit, ishte dhënia e lejes që ai të varrosej nën tingujt e bandës muzikore të qytetit, të cilën ai e kishte shkruar vetë katër dekada më parë. Veprimtaria muzikore që la Prenk Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.






Në arkivat britanike mbahet një model i vetëm i shënimeve që plotësojnë shfaqjen e parë të operës “Mrika” të kompozitorit shqiptar, Prenk Jakova. Mbi këto shënime shënohet fillimi i këtij muaji të fundvitit, më saktë 1 dhjetori i vitit 1958, kur u shfaq kjo operë me libret të shkrimtarit Llazar Siliqi.

Në arkivat britanike shënohet se në vitin 1936, Prenk Jakova “Artist i Popullit”, kishte organizuar në Shkodër një bandë të vogël muzikore me 36 fëmijë të vegjël. Midis këtyre fëmijëve, më pas mësohet se dolën figura të mëdha shqiptare si Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Rota, Tonin Harapi, Zef Gruda etj.

Gjithashtu në arkivat britanike mbahet një model i vetëm i shënimeve që plotësojnë shfaqjen e parë të operës “Mrika” të kompozitorit shqiptar, Prenk Jakova. Mbi këto shënime shënohet fillimi i këtij muaji të fundvitit, më saktë 1 dhjetori i vitit 1958, kur u shfaq kjo operë me libret të shkrimtarit Llazar Siliqi.

“Mrika” opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, kështu për këtë arsye dhe në vitin 1983, ishin nxënësit e shkollës së mesme artistike që mbante emrin e kompozitorit, të rivinin në skenë aktin e parë të saj më 1 dhjetor 1983.

Ky akt më së shumti, dhe më shumë nga arsyet e tjera shënon një fakt të papërmendur më parë, tek i cili shihen disa dyshime nga Byroja Politike e asaj kohe, lidhur me argumentin “duhet riparë”.

Fakti dhe fati i kompozitorit të shquar dhe themeluesit të gjinisë së operës kombëtare shqiptare, me dy veprat e tij “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe “Mrika”, nuk përshkruhet në arkiva si u tejkalua, pos atij shënimi që ishte shënuar pikërisht pas 25 vitesh që nga shfaqja e parë e operës “Mrika”.

Diku në këto shënime shkruhet se “Opera e dytë e Prenk Jakovës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft kompozitorin, i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë.

Gjithsesi vepra “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” ishte shumë më solide se “Mrika” e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.

Prenk Jakova-LULE JEMI/Grupi i Vajzave"Tefta Tashko"/Elizabet Musliu,piano (RTK 2003)

https://www.youtube.com/watch?v=ll6x5OsHqSY

Pesë poezi nga Zana Dauti

1

Larg prej tyre

Larg prej atyre që s'të kuptojnë
më mirë herët, sesa... vonë.
Se kot kohën të harxhojnë
fjale te hajrit s'dinë të thonë
Larg prej tyre, sa më larg
zoti shansin mos ta dhashtë
Se të gjesh fundin me ta
është si të gjesh gjilpërën në kashtë.

2
Diell je ti



Thesar i çmuar, ti për mua,
Stacion i fundit e do të ndaloj,
Një diell i ngrohtë që shumë e
dua
Një dorë që fort do e shtrëngoj.
Një zemër e çiltër dhe e bukur,
Një dorë që preku zemrën time,
Një ndjenjë që kurrë s’ka për t’u
zhdukur
Je ti auf, o jeta ime!
Ai stacion je ti për mua
Tek ty tashmë do të qëndroj.
Gjej tek ty ato që dua,
Më tutje jo, nuk kam ç’kërkoj.
Shtegtoj shumë kjo zemra ime
Por e kotë, vetëm kujtime,
U dorëzua ajo tek ty
Si një peng, mbaje aty.
Kurrë më jo, mos e lësho,
Diell je ti që atë ngroh.
Mal me ndjenja, jo me fjalë,
Dashuri që e mban gjallë!
Pranë teje kur qëndroj,
Gjithë botën kam në krahët e mi.
E magjepsur të shikoj
Jetoj vërtet një mrekulli!
E them, o Zot, mos të mbaroj
Asnjëherë, sa të jem gjalle.
Lum që kurrë nuk do të shteroj
Dashuri si në përrallë.....


3
Ndoshta jemi larg

Me mendo se mendimi bashkon
at qe largesia largon...
Me kujto te jemi un dhe ti...
Ne nje rrug pa fund me emrin
(dashuri)...
Ndoshta jemi larg po me mendje
jam tek ty...
Ndoshta ste mungoj po me ka
mar malli per ata sy...
Me mbaj ne zemer se un aty te
gjej kur te kam larg...
Lexo keto fjal dhe buzqesh se ajo
buzqeshja jote me mbush me
frym.
Ndoshta ti mendo se jan vetem
fjal por un per ty ndjej vertet
malle



4
Ti je… s’e di!



As yll nuk je, as hënë, as hyri,
As rreze dielli terrin për të ndritur.
S’ke rënë nga qielli të tregosh çudi,
As dorë mjeshtri nuk të ka skalitur.
Shum’ net’ i kam kaluar unë pa gjumë,
Dhe ditët si në gjumë i kam kaluar.
Dhe sa më shum’ mendoj ç’je, aq më shumë,
E ndjej se je veç zjarr që s’ka të shuar.

5
Duaj tjeter 

Mos kerko qe te jem " Tjeter "
Mund t'a luaj nje rol me shum .
Ndoshta thjeshte do Tjetersohem .
Por aspak nuk do t'jem " UNE "
Mund te t'dua edhe ndryshe
Me menyren qe do ti .
Ti do Jesh AI qe ishe
E UNE thjeshte tjeter njeri .
Gjithe te mirat e kesaj bote
Do t'mi FALJE The patjeter .
Veq te Jem " DESHIRA " Jote
E s'ka gje te behem " TJETER "
Nese " Tjeter " une do t'behem .
S'Mund te t'adhuroj pa FUND
Sepse dua gjithka tenden
Ndaj dhe s'dua qe TE HUMB .
Ndaj mos kerko qe te jem " TJETER "
Veq leshohu ne krahet e mi
Nese une do t'jem e lumtur
Ska sesi mos t'jesh dhe ti
Duaje ashtu siq eshte NJERIUN
OSE DUAJ TJETER


Përgatiti:Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...