2016-01-24

Presidentja Atifete Jahjaga ka ndikuar pozitivisht në imazhin e Kosovës



Presidentja Atifete Jahjaga lindi më 20 prill 1975 në Rashkoc - Gjakovë.

Znj. Jahjaga ishte Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Kosovës prej shkurtit të vitit 2009 deri në zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës, më 7 prill 2011. Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, në fillim të vitit 2000, fillimisht shërbeu si police, duke përparuar në nivel rajonal dhe në atë të Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë karrierës së saj të mëhershme, Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të rëndësishme në zbatim të rendit dhe ligjit në Njësinë e Standardeve Profesionale, pastaj Ndihmëse e Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Ndihmëse e Shefit të Burimeve Njerëzore, Ndihmëse Ekzekutive Speciale e Zëvendëskomisarit për Administratën e Policisë së Kosovës, Zëvendëskomandante për Polici Kufitare të Policisë së Kosovës, Kryesuese e Departamentit të Trajnimeve, Ndihmëse e Zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Polici Kufitare, Ndihmëse e Zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Personel dhe Trajnim.

Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prishtinë, ku gjithashtu i përfundoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2000. Ka përfunduar Certifikimin Postdiplomik në Menaxhimin Policor dhe të Drejtën Penale në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 2006-2007, Certifikimin Postdiplomik në Shkenca Kriminalistike në Universitetin e Virginia-s në SHBA, në vitin 2007. Aktualisht vazhdon studimet e Magjistraturës në drejtimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Si shtesë e këtyre studimeve, vlen të theksohen programet profesionale dhe studimore që ka ndjekur në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” Gjermani, në Akademinë Nacionale të FBI-së në SHBA dhe në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Përveç gjuhës shqipe (amtare), Presidentja Atifete Jahjaga zotëron edhe gjuhët angleze dhe serbe. Presidentja Atifete Jahjaga është e martuar me z. Astrit Kuçi dhe jeton në Prishtinë.




Presidentja Atifete Jahjaga eshte nder te vetmet personalitete politike (ndoshta edhe e vetmja) qe ka ndikuar pozitivisht ne imazhin e Kosoves jashte vendit, ne kohen kur imazhi i Kosoves po rrenohet ne menyre rapide. 


Image result for atifete jahjaga police


Duhet t’i jemi mirenjohes per kete.



Ne nje shoqeri ku interesat partiake dominojne mbi interesat e shtetit (sic eshte e jona), posti i Presidentit do te duhej te fuqizohej dhe te zgjidhej direkt nga populli.


Image result for atifete jahjaga police



Image result for atifete jahjaga police

Image result for atifete jahjaga police

Image result for atifete jahjaga policeImage result for atifete jahjaga police

Image result for atifete jahjaga police

Image result for atifete jahjaga police

Image result for atifete jahjaga police


Image result for atifete jahjaga police


Image result for atifete jahjaga police


Image result for atifete jahjaga police



Image result for atifete jahjaga police

Image result for atifete jahjaga police



Image result for atifete jahjaga police

Image result for atifete jahjaga police




Image result for atifete jahjaga police


Image result for atifete jahjaga police



Image result for atifete jahjaga police



Image result for atifete jahjaga police



Kush është Oliver Ivanoviqi

Fakte që mund të mos i keni ditur për Oliver Ivanoviqin
Serbi Oliver Ivanoviqi, i cili nga Gjykata Themelore në Mitrovicë u dënua me 9 vjet burgim për krime lufte në Kosovë ka një biografi interesante.
Historinë jetësore e politike të Oliver Ivanoviqit nga lindja e deri te dënimi për krime lufte  mund ta lexoni më poshtë:
Oliver Ivanoviq u lind në Pejë më 1 prill 1953
Ivanoviqi u bë kadet në Akademinë Ushtarake të Zagrebit
Nga Zagrebi u kthye në Kosovë. U diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë
Ivanoviq e flet mirë gjuhën shqipe
Ivanoviq është kampion i karatesë në Kosovë
Kjo e kualifikoi atë për t’u bërë instruktor dhe gjyqtar ndërkombëtar i karatesë.
Para luftës ishte president i Klubit të Karatesë “Trepça” në Mitrovicë
Aktivitetin politik e nisi, në vitin 1999, me një kërkesë nga “Rojat e Urës”
“Rojet e Urës” e ftuan Ivanoviqin për t’i trajnuar si mjeshtër i karatesë
Në 1999 u bë anëtar i Këshillit Kombëtar Serb, SNV, e më vonë president i bordit ekzekutiv.
U shkarkua pas dy viteve kur u bënte thirrje serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet në Kosovë.
Në vitin 2001, ai nisi krijimin e Trupit Koordinues, organizata zyrtare e qeverisë serbe
Ivanoviq ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2001- 2004
Si deputet u bë edhe anëtar i kryesisë së Kuvendit
Oliver Ivanoviq është lider i Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”
Kur Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Ivanoviq tha: “Nëse Kosova bëhet e pavarur, ajo do të ngelet pa serbë”.
Në vitin 2008 Ivanoviq u bë Sekretar i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën
Viteve të pasluftës Ivanoviq edhe për institucionet e Kosovës edhe të Serbisë
Në vitin 2013 kandidoi për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Në ato zgjedhje humbi garën nga Krstimir Pantiq i “Listës Serbe”
Ivanoviq u arrestua në vitin 2014 për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë
Ai akuzohej për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës
Aktakuza iu ngrit më 11 gusht 2014
Sa ishte në paraburgim, ai hyri në grevë urie në kërkim të mbrojtjes në liri
Në gjykimin ndaj tij dëshmoi edhe ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi
Dëshmitarët thanë së gjatë luftës e kanë parë me uniformë dhe të armatosur
Gjykimi i tij pati shumë lot nga dëshmitarët që ishin prezentë në çastet kritike të krimeve në veri.
Dëshmitari Isa Mustafa tha se ishte i pranishëm në ditën kritike në jug në vitin 1999 dhe e pa aty Oliver Ivanoviqin
Ivanoviq u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg
Edhe pse u dënua më pesë vite burgim, Ivanoviq u la në arrest shtëpiak.
Ivanoviq u gjykua nga një trup i gjykatësve ndërkombëtarë të EULEX-it

Historia e spiunëve më të mëdhenj

Historia e spiunëve më të mëdhenj (Foto)
Për Anglinë dhe Amerikën, lidhjen më të qëndrueshme botërore, nazizmi hitlerian, ku frerët e zinj të luftës i tërhiqte Hitleri, ishte një rrezik kërcënues për Evropën, sa ç’ishte edhe diktatura proletare e Bashkimit Sovjetik. Kësaj Lidhjeje kurrsesi nuk do t’i pëlqente që vetë ajo të bëhej palë ndërluftuese, ndërkohë që ajo do të dëshironte shkatërrimin si të njërës ashtu edhe të tjetrës.
Në analet politike të kësaj Lidhjeje, futja e njërës kundër tjetrës ishte asi më i madh. Komunizmi kishte okupuar gjysmën e Europës, ndërsa Hitleri ishte një rrezik për gjysmën tjetër.
Europa dridhej si të ishte mbi rrota. Le të ndesheshin! Fundja nga lufta ka vetëm të humbur! Këtë maksimë e njihte mirë kjo Lidhje. Ndërkohë gjermanët kërkonin aleancë me anglezët e amerikanët që një ditë ata mund të viheshin në llogoren e tyre kundër rusëve. Dhe në ato kohë të qeta, si para furtune, pesë anglezë të së njëjtës shkolle u vunë nën shërbimin sovjetik. Të pestë kundër luftës gjermane e qëndrimit amerikan, por asnjeri prej tyre, për asnjë çast nuk u dha sovjetikëve as më të voglin informacion që prekte interesat kombëtare angleze.
Tridhjetë agjentë pro Bashkimit Sovjetik punonin në Londër ku çdo material dërgohej në zyrat e KGB-së në Moskë ku i nënshtroheshin një analize tepër të hollë. Dhe s’qe aspak çudi kur i njëjti informacion vinte nga të tridhjetë agjentët. Dhe ndër të tridhjetët pesë ishin të së njëjtës shkolle, asaj të Kembrixhit, por që ndryshonin jo pak njëri nga tjetri. Të përbashkët nuk kishin vetëm shkollën, por dhe saktësinë dhe rendimentin e tyre informativ.
Dhe sot, kur arkivat e KGB-së sulmohen nga ushtria e madhe e gazetarëve dhe historianëve, çuditen kur në to gjejnë pak, fare pak për arsyen e thjeshtë se gjithçka qe origjinale, nga frika e dekonspirimit, zhdukej dhe zhdukja më e madhe u bë më ’53 kur vdiq Stalini. Ruajtja e tyre do t’u jepte historianëve çelësin për të hyrë në hullitë e holla të grupeve agjenturore që vepronin në BS, Gjermani, Francë, Spanjë, Afrikë e gjetkë nga ku do të mundnin të nxirrnin historinë e plotë të pesëshes së Kembrixhit.
Kim Filbi ose heroi gjeneral që s’pati kurrë gradat e gjeneralit
Në krye të seksionit të shërbimit sekret anglez ishte Kim Filbi. Ky seksion merrej me luftën kundër spiunëve të Moskës. Dhe për çudi në krye të këtij seksioni ishte ai që bëri aq emër në historinë e agjentëve botërorë. Ai lindi në Indi, koloni e Anglisë; djalë kurajoz, pak rebel, mendohej gjatë para se t’i futej një problemi, por mund të përmbyste edhe malet për ta realizuar atë.
Nuk ndërronte mendje kollaj dhe qëndrimin e vet e kishte deklaruar: “Urrej fashizmin deri në vdekje dhe varrin e dua në Rusi”.
Më 1929 në Angli erdhën në fuqi laburistët, vit që shënoi edhe vendosjen e marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë dhe ky vit shënoi edhe fillimet e një simpatie te anglezët ndaj revolucionit rus e B.S. Modeli sovjetik po simpatizohej deri aty sa shumë të rinj intelektualë, përfaqësues të shtresave të pasura, kishin nisur të përbuznin jetën e tyre mondane e të shfaqnin shenja rebelimi ndaj klasave të pasura.
I tillë ishte edhe Kim Filbi që, duke u ndjerë afër ideve të komunizmit, u bë anëtar i një shoqërie tepër sekrete ku aderonin mjaftë të rinj të tjerë disa prej të cilëve hynë në listat e KGB-së.
Studioi për histori e ekonomi, vendosi lidhje me simpatizantë të tjerë, madje edhe në Francë e Gjermani me një qëllim të madh: luftë kundër nazistëve gjermanë. Herë nga Anglia e herë nga Austria, vendi ku kishte mjaftë çifutë, por që ishte edhe vendi më antisemit i botës, Kim Fildi u vu nën shërbimin sovjetik, gjithnjë i vëmendshëm e besnik për çështjen e revolucionit botëror.
Në Austri, ku gjermanët ishin ulur këmbëkryq, ai pa me sytë e veta ç’masakra bënin nazistët, imazhi i të cilave la gjurmë të thella në shpirtin e djaloshit. Mjaftë i vëmendshëm e kurajoz ai ndiqte përparimin e nazizmit nëpër Evropë. Në Austri u njoh me Licin, një vajzë çifute me të cilën u dashurua dhe ndikimi i saj anti-Hitler ka qenë jo i paktë te agjenti i ri, shpirti i të cilit ishte përmbytur nga idetë komuniste. Për gjashtë vjet rresht çifti i ri forcën, kurajon, energjitë i vuri në shërbim të luftës kundër fashizmit, kësaj murtaje që s’po përmbahej as tej Gjermanisë. Kur Lici ishte në listat e atyre që do të arrestoheshin, ajo iku në Angli, ku mori edhe nënshtetësinë angleze e që edhe në vendin e ri, çifutja e re dhe e shkathët si një xhivë u vu në kontakt me partinë komuniste angleze duke e vënë përfundimisht të shoqin në shërbim të komunizmit sovjetik.
Rekrutit të ri plot talent iu besua detyra e ngritjes së një rrjeti më të gjerë që do të viheshin nën shërbimin rus dhe këtu del Gij Bërgesi, takimi me të cilin u krye në një pab të Londrës ku u fol se nëse gjendeshin elementë fashistë që kishin mundur të filtronin mes rradhëve të komunistëve britanikë. Por duke patur frikë nga e kaluara e tij si simpatizant i lëvizjes komuniste, mendoi t’i braktiste ato, të fshihte dosjen e vet dhe duke shfrytëzuar diplomat që zotëronte, aftësitë e tij si gazetar, njohjet dhe lidhjet e babait me njerëz të sferave të larta, arriti të krijojë lidhje në shoqatën anglo-gjermane deri atje sa Gebëlsit, atëherë ministër i propagandës në Gjermani, iu propozua që Filbi mund të punonte në Berlin.
Dhe vajtja në Gjermani sigurisht solli njohje të mëdha duke rritur kështu besueshmërinë e rusëve ndaj emrit të tij. Ai mundi të sigurojë disa emra prapa të cilëve ishin elementë nazistë që operonin në klasën politike dhe administratën e lartë britanike. Por Filbi pati synime më të larta: zbuloi se së shpejti në Spanjën e Frankos do të plaste lufta civile e që më pas atij iu besua Spanja duke infiltruar kështu në rrethin e ngushtë rreth Frankos. Sërish ai vuri në shërbim njohjet e babait i cili tashmë pati menduar se i biri e kishte braktisur komunizmin dhe tani i interesonte vetëm gazetaria. Por arritja në Spanjën e ndezur nga lufta solli një incident që për pak do ta kishte varrosur Filbin; iu gjet në xhep një kod dhe ai shfrytëzoi madhështinë që të jep një çast i vetëm, por i madh. Pak hapësirë, një sekondë dhe ai mundi të gëlltiste një copë letër…
Dhe gjithçka më pas në Spanjë foli për të. U plagos në një aksident, ndërsa shkonte si një gazetar në një front lufte e Frankoja e dekoroi. Filbi këtu ishte bërë me krahë. Ai po depërtonte tani në rrethin e ngushtë të Frankos e prania aty i siguronte jo pak të dhëna të cilat fluturonin drejt Moskës. Këtu, siç del më pas nga dokumentet e KGB–së Filbi ka propozuar vrasjen e Frankos, por që s’kishte gjetur miratim në qendrën e vet në Moskë. Të tjera rrugë e afronin me rrethin e Frankos.
Gruaja e një baroni anglez, një femër me rëndësi në sferat e larta të shoqërisë u bë e dashura e re e Filbit. Kjo marrëdhënie rriti mjaft vlerat e tij si agjent, por prishi familjen. Lici tashmë i kishte kuptuar marrëdhëniet e të shoqit me të. Ata nuk u grindën kurrë e gjer në fund mbetën miq të mirë. Qendra sërish kërkonte të tjera prova nga Filbi. Atij i duhej të hynte në shkollën e kodeve e të shifrave ku iu besua detyra e instruktorit, ku ai shpalosi vlerat e një profesionisti ku tharmi e intuita ishin në shkallën më të lartë. Kështu kandidatura e tij pranohej kudo ku ai mund të trokiste. Fliste shumë gjuhë, njihte mirë shtetet e Europës që bënin politikën e madhe, inteligjent e profesionist. Lidhja e re martesore i siguroi të drejtën që ai t’i hidhte një sy dosjes së shumë agjentëve që luani i deteve- Anglia- kishte kudo nëpër botë.
Kur lista u shfaq në zyrat e KGB-së shumëkush nuk u besoi syve. Atje kishte kode që duhej deshifruar. Çdo agjent kishte pesë shifra ku përfshihej vendqëndrimi dhe kodi i tij. Dhe lëvizjet e tij nëpër Spanjë u sollën agjentëve gjermanë që vepronin në këtë vend dëme të mëdha, ku veprimtaria gjermane anti-Britanike kishte bazën e vet në Spanjë e që lëvizja e fundit e Filbit drejt kësaj të fundit i solli dëme të mëdha Gjermanëve. Kur Gjermania ra, raportet sekrete shkruanin se B.S., pas fitores do të triumfonte duke kërkuar hegjemonizmin saj nëpër Europë. E për të penguar këtë përhapje britanikët duhej të ndërmerrnin hapa konkretë deri te ngritja e një seksioni përkatës.
Zyrat e KGB-së i kërkonin Filbit të hidhte në dorë dokumentat e këtij seksioni. Shumëkush s’kishte besim, por ai ia arriti. Sigurisht jo gjithçka rrëshqiste mirë. Një nëpunës i ambasadës sovjetike në Ankara në këmbim të një arratisjeje dhe ca të hollave u dha përfaqësuesve të Anglisë në Turqi emrat e tre spiunëve angleze që punonin për llogari të sovjetikëve. Ishin Filbi, Bërgesi dhe Meklin, por që për fat të treshes posta ra në duart e Filbit i cili njoftoi qendrën. Punonjësi sovjetik “u paralizua” dhe më vonë vdiq.
Gjithçka u mbyll qetësisht dhe tashmë Filbi ishte truri i spiunazhit evropian. Aleanca Atlantike e pa qartë se Hitleri po thyhej e duhej sabotuar komunizmi në Bashkimin Sovjetik. Agjentë të shumtë zbarkuan, por shumica binin në duart e trupave te kuqe. Ishte e qartë; spiunët rusë lajmëronin gjithçka. Ishte viti ’51, kur Kim Filbi ”mësoi” për arratisjen e Meklinit (ai kishte ndihmuar në atë arratisje) dhe që aty ai e kishte fare të qartë se shërbimit të tij po i vinte fundi. Hapi sirtarët e kujtesës së tij duke kërkuar të sistemojë aty gjithçka.
Shumë dokumenta i dogji në oxhakun e shtëpisë së tij, të nesërmen edhe aparatet që i kishin shërbyer për fotografimin e dokumentave. U kthye nga Amerika; u mor në pyetje, por ai ishte i përgatitur për gjithçka dhe u mbrojt mjaft mirë. Amerikanët kanë kërkuar që ai të shkonte në gjyq shumë më herët, por anglezët kanë hezituar, vetëm e mbanin nën survejim. Ai ishte brenda rolit të vet; mjeshtërisht, arriti të bindë qeverinë britanike se ata s’kishin asnjë fakt që të vërtetonte se ai kishte qenë agjent i sovjetikëve.
Shkoi në Bejrut si gazetar dhe që andej më 1963 u vendos në Moskë, ku vitet e fundit i kaloi i vetmuar, por kurrsesi pasiv; përgatiti biografitë e plota për shumë agjentë sekretë, merrej me problemet më specifike të shërbimeve sekrete etj. I rrethuar nga miqtë e tij të shumtë, më 10 maj të vitit 1988, heroi më emblematik i spiunazhit, gjenerali më i famshëm i kundërzbulimit, intelektuali i rangut të lartë, aspiruesi më i devotshëm i idealeve komuniste, vdiq. Varrimi i tij ish madhështor, siç ishte edhe vepra e emri i tij.
Gaj Berges, homoseksuali që hapte valixhe diplomatike
Rridhte nga një familje perandorësh e shkollën e nisi në marinën detare, por një defekt në të parit e tij e detyroi të vazhdonte për histori e duke qenë aty një nxënës i shkëlqyer siguroi disa çmime. Babai i vdiq shpejt e ai filloi shkollën në Kembrixh. Kishte një kulturë të plotë, zotëronte veten plotësisht, ishte i kërkuar në rrethet shoqërore e së bashku me Anton Bllant krijojnë një dyshe të fortë që do të qëndrojë gjatë. Në fillim ishte veç një student që për komunizmin kishte simpati të veçantë. Dhe kaq.
Ndërsa për artin fliste pa pushim, ku njohuritë e tij në këtë fushë, e sidomos për artin Rilindës ishin të plota. Por rrethi shoqëror zgjerohej përditë e parimet e marksizëm-leninizmit po gjenin vend në shpirtin e djaloshit të ri energjik. U ngrit kundër kolonializmit të Indisë dhe njohja më 1934 me agjentin e shekullit, Kim Filbi bëri që Bergesi të hedhë hapin e parë. Ishte vënë në rreth të kuq: në emër të luftës kundër fashizmit, ai hyri nën shërbimin agjenturor sovjetik duke u bërë kështu një nga informatorët kryesorë që në atë praglufte materialet e të cilit ishin orientuese për fatin e Europës. Por ishte një kohë që sionistët po triumfonin nëpër Europë.
Rrothshildët e famshëm e të fuqishëm, bankat e të cilëve përbënin4/5 e prodhimit botëror, Vajshtopët e të tjerë, po tërhiqnin frerët e Europës. Këtë gjë po e ndjenin edhe anglezët, por i trembeshin fërkimit me Izraelin, kur këta të fundit po blinin toka të tëra në Palestinë ku kishin interesa edhe anglezët. Pas disa misioneve të cilat i kishin dhënë siguri dhe besueshmëri në Moskë, tashmë i fshehur pas petkut të diplomatit Bergesi do të punonte në ambasadën britanike në Moskë, por që për të shkuar atje përshkoi anën tjetër të globit; Amerikë, Japoni, Moskë. Por dy ditë më vonë ai u kthye pas, sepse për këtë emërim nuk ishte marrë mendimi i ambasadorit britanik atashuar në Moskë!
Pastaj i erdhi një tjetër emërim; agjent brenda partisë komuniste angleze për të sabotuar aty. Por Bergesi që ishte një komunist i devotshëm refuzoi. Një punë e re iu paraqit; instruktor në shkollën e përgatitjes për subversion, por që homoseksualiteti i tij e lëvizi shpejt që andej duke e çuar gazetar pranë BBC, për politikën e madhe ku realizimi i një interviste më Çerçillin i dha krahë të tjerë. Ishte viti 1943 kur imazhi i Stalinit ishte ai i një agresori dhe që të rregullonte diçka nga ky imazh, vendosi tu hidhte një vështrim marrëdhënieve me perandorët e Evropës e kryesisht me Anglinë. E për këtë Bergesi mbante flamurin i pari.
Kështu Stalini që kishte shpresuar shumë te Lidhja anglo-amerikane u zhgënjye shpejt. Ai kërkoi barut prej tyre. Por Bergesi në raportin e fundit nxitoi të thoshte se baruti do të vonohej: aleatët nuk donin një përparim të shpejtë të rusëve. Skandali do të plaste në ambasadën angleze në New York. Ai duhej të kthehej urgjentisht në atdhe sepse FBI kishte zbuluar se në ambasadën e aleatëve kishte spiun të rusëve! Gjithçka ishte e qartë; amerikanët dyshonin te Bergesi. Ai ishte zbuluar tashmë dhe po e kuptonte se po survejohej. Duhej të kthehej, por ruhej. Atëherë ai sajoi një ngatërresë të cilën e përsëriti disa herë.
Disa herë shkeli rregullat e qarkullimit rrugor duke “e detyruar“ ambasadorin anglez ta kthejë Bergesin në Angli e që andej me një fshehtësi të madhe drejt Moskës, ku së bashku me Filbin dhe me Meklin kaluan dhe vitet e fundit të jetës, por që Moska, për të mos acaruar më tej marrëdhëniet me Anglinë e Amerikën nuk pohoi kurrë që treshja e spiunëve anglezë fshiheshin në Moskë. Dëshira e tij e madhe për tu kthyer në atdhe nuk iu realizua kurrë. Anglezët mbanin gati litarin për tre të strehuarit në Moskë.
Plani ishte bërë: sa të shkelnin tokën britanike do të arrestoheshin. Thashethemet shkonin deri në Angli e ktheheshin sërish në Moskë. Gazetat hapnin e rihapnin çështjen e treshes. Vdiq më 1963 e hiri i trupit iu dërgua familjes së tij në atdhe.
Antoni Bllant e donte komunizmin, por jo sa donte Anglinë
Një fytyrë gjatoshe, me linja të hequra, fis me familjen mbretërore, jo nxënës i dalluar, doli nga matematika për të hyrë në gjuhët e huaja ku shkëlqeu, por edhe ky si miku i tij Bërges, shfaqi shenja homoseksualiteti. Njohja me këtë të fundit zgjoi te djaloshi energji të reja; i pëlqente arti, më pak politika e për çudi ai la gjithçka që kish ëndërruar dhe shkoi ushtar. Ishte koha kur Europa po vishte marrëveshje të mëdha historike, kur Hitleri nënshkroi aktin e mossulmimit, ç’ka po prishte ekuilibrat e aleatëve për të nxitur dy përbindëshat e mëdhenj të hanin kokat e njeri-tjetrit. Nga ajo luftë të dy do të humbisnin. Agjentët sovjetikë filluan të lëviznin.
U bënë debate të mëdha dhe tejet të tensionuara dhe ata duke shfrytëzuar konjukturat nisën të nxitnin për planin e tyre të madh. Të ndesheshin; vetëm lufta do ti dobësonte këto superfuqi. Bllant ndoqi disa kurse intensive për kundrazbulim çka e largoi atë përfundimisht nga arti. Me Bërgesin jetoi ca kohë në një apartament pronë e Rrothshildëve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë ndër më aktivët, dhe i ndihmuar nga Rrothshildët ai hyri në lidhje të ngushta me zv/drejtorin e kundërzbulimit britanik i cili i hapi zemrën shpejt. Po ashtu ai vuri lidhje të mëdha me SIS, po më pas nga fakti se mes anglezëve kishte jetuar aq gjatë një spiun që punonte për llogaritë e sovjetikëve, ata u ndjenë të fyer, të trishtuar dhe ishin gati të hakmerreshin ndaj tij.
Shumë shpejt qendra në Moskë u çudit nga shpejtësia dhe saktësia e informacioneve që vinte nga Bllant sa dyshonin se mos ai bënte lojë të dyfishtë. Qendra kishte lista të sakta për elementët komunistë që duhej të eliminoheshin, madje deri atje sa të dinin cili ishte roli i shërbimeve angleze në Europë. Siguria me të cilin penetronte Bllanti ishte shenja më e lartë e besimit që kishte mundur ai të krijonte falë aftësive të tij. Mjaft gjermanë nazistë që vepronin nëpër Europë apo në Linde apo Afrikë, u arrestuan. Intuita e Bllantit prej artisti dhe saktësia prej matematikani kishin dhënë frytet e veta.
Valixhet diplomatike- siç quhej posta diplomatike ku nga shteti në shtet lëviznin dokumente tepër sekret të vulosura që askush s’mund të hyjë në to – ja objektivi i ri i agjentit me emrin Bllant. Ai gjeti kodin dhe mundi t’i hapë ato, t’i fotografojë e pastaj t’i niste në destinacion.
Antoni Bllant lozi këtu një rol të dyfishtë i cili i dha siguri e aftësi. Sillej si diplomat me këdo, me finesë e i ngrohtë. Disa herë qendra sovjetike ka dashur t’i japë para si shpërblim për informacionet e shumta, por për çudi, ai kurrë nuk i pranoi ato. Dymbëdhjetë vjet rresht iu nënshtrua pyetjeve e vetëm kur nga prokurori britanik mori përgjigje se ai nuk do të ndiqej penalisht, pra vetëm atëherë foli për të kaluarën e tij. Siç u tha ai rridhte nga familja mbretërore dhe vetë mbretëresha e Anglisë u interesua për të. Pranë saj ai fliste plot adhurim për pikturat si një njohës i talentuar i artit. Vdiq në prill të vitit 1983.
Donald Meklin, asi që solli vërdallë FBI-në
Paralel me tri dosjet e para u hap edhe një tjetër; ajo e Donald Meklin. I ati kishte qenë ministër, por që me edukimin dhe arsimimin e të birit nuk u mor kurrë e për pasojë ai u rrit i drojtur, i mbyllur, i prekshëm e larg shoqërisë. Më 1931 hyri në Kembrixh për gjuhë të huaj dhe letërsi. Në këtë kohë është një moment vendimtar; njohja me Bergesin solli ndryshime të mëdha në shpirtin e djaloshit. Ai urrente sistemin shtetëror amerikan dhe gjendja e popullit anglez e bëri atë të afrohet me komunizmin, të bëhet militant e në rrethet shoqërore ku kishte nisur të hynte, s’përtonte të shfaqte, madje haptazi simpatinë e vet për Bashkimin Sovjetik.
Bëri pjesë në një organizatë ilegale, nuk besonte në religjionin që i përkiste origjina e tij, e duke qenë kështu një i majtë, por gjithnjë duke fshehur gjithçka nga babai i vet. Ka shumë versione rreth rekrutimit të tij, por bindës mbetet ai i lidhjeve me Filbin dhe Bergesin. Dosja e vet e mundoi ca kohë. Lidhjet me komunistët e penguan që ai të futet në strukturat shtetërore britanike, por një deklaratë e tij i hapi udhë të tjera. Detyra e parë: të zbulonte listën e anglezëve pro fashistë që vepronin në vend. Ky është edhe testi i parë, por që edhe nuk rezultoi pa sukses. Megjithatë ai tashmë kishte rrugë të hapura. Më 1938 do të punonte në ambasadën britanike në Paris.
I pëlqeu puna e re, aty ai vendosi lidhje të shumta ku informacioni sidomos për luftën në Spanjë, patën vlera të mëdha, por që sot, për fat të keq, në zyrat e KGB-së nuk gjen gjurmë të këtij njeriu. Gjermanët sulmuan Francën, Meklin ra në dashuri me amerikanen e pasur dhe inteligjente Melinda. Para saj ai u zbulua kush ishte, por vetëdeklarimi nuk ndryshoi asgjë në marrëdhëniet e tyre. Ambasadën në Paris e kishte zënë paniku, por Meklin që dallohej për qetësi, mori ç’duhej; të tjerat i asgjësoi dhe u kthye në Angli, por një fëmijë i vdekur e pezmatoi së tepërmi çiftin e ri. Mejinda u kthye në Amerikë, ndërsa ai sërish me kartën diplomatike. Vetë Stalini, ndonëse nuk e njihte Meklinin, interesohej për gjithçka që vinte nga ai dhe gjithçka shkoi në favor të sovjetikëve.
Më 1944 Meklin u emërua sekretar i ambasadës angleze në Amerikë. KGB-ja nuk e fshehu dot ngazëllimin për këtë emërim. Meklin kishte mundur të maskohej mjeshtërisht duke arritur të sigurojë një besueshmëri të madhe te shteti anglez. Në Uashington ai vendosi sërish lidhje me Melindën. Më mirë s’mund të ndodhte! Zbarkimi i Aleatëve në Brigjet e Normandisë ishte i afërt. Rusëve u duhej gjithçka që lidhej me këtë zbarkim.
Sigurisht pas Filbit, Meklin ishte asi tjetër që ndodhej në duart e KGB-së. Donald Mekli, alias Homeri ishte aty ku telegramet mes dy presidentëve të Anglisë e Amerikës prisnin njeri- tjetrin e gjithçka që deshifrohej aty shkonte në zyrat e KGB-së në Moskë, ndërkohë që problemi më kryesor i tyre ishte ai i prodhimit të bombës atomike. Por informacioni rrodhi dhe Lidhja njohu lëkundje të mëdha. Ishte fjala për daljen e sovjetikëve në Dardanele.
Amerikanët iu trembën një vatre të re të luftës dhe sabotuan. Por askush nuk e kishte parashikuar që një gabim foshnjarak do të përmbyste gjithçka. Një deshifrim dokumenti ku gabimisht u shënua edhe kodi, do të ishte fatal për agjentin Meklin i cili u zbulua dhe u vu nën një mbikëqyrje të rreptë nga shërbimi anglez dhe ai amerikan. U vu në dijeni qendra në Moskë dhe u organizua arratisja e tij me një anije turistike drejt Bashkimit Sovjetik.
Vitet e fundit i kaloi në Moskë nën një emër tjetër. Studioi rusisht e merrej me politikë, refuzoi gjithnjë privilegjet, nuk përtonte të shfaqte hapur mosmiratimin e vet ndaj politikës së jashtme të Moskës, jepte leksione politike. KGB-ja për asnjë çast nuk harroi shërbimin e madh që kishte dhënë Donald Meklin. Vdiq më 6 mars 1983
Xhon Kernkros, komunisti i varfër që vendosi fatin e një luftë botërore
Agjenti i pestë anglez që vinte nga e njëjta shkollë ishte Xhon Kernkros. I lindur më 1913 në Gllazgou, por që dallonte nga katër të tjerët nga origjina e vet, u ndesh me një lloj përbuzje që elita shoqërore shfaqte ndaj tij. Kjo gjë e pajisi me një mekanizëm të veçantë i cili ndikoi gjithë jetën e tij. Origjina e tij e lidhi së tepërmi me idetë komuniste. Marrja e një burse në Francë, ku do të studionte për letërsi frënge solli një pështjellim në universitet deri afër skandalit. Gjithçka aty ishte kundër marrjes së asaj burse; vetëm rektorin kishte në llogoren e vet.
Në Sorbonë vendosi lidhje me rrethet komuniste ku ekstremistët ndesheshin deri në gjakosje rrugëve të qytetit. Ishin vitet 1933-34. Hitleri po armatosej e djaloshin e ri po e trembte lufta e re, ku retë e zeza të saj ishin aq të ngarkuara dhe sundonin krejt botën. Hyrja më Kembrixh i solli kufij të tjerë të cilët ai s’i kishte të lehtë t’i shkelte. Pengesa e parë; origjina nga populli. Ai ishte një komunist nga populli. Qarqet e KGB-së që vepronin në Londër kërkonin ta rekrutonin djalin e ri, por askush nga të njohurit e vet nuk merrte përsipër ta kryente këtë gjë; por dikush tjetër, një komunist aq fanatik, një student po nga Kembrixhi, mundi ta fusë atë në rreth të kuq.
Pra njeriut që i kishte munguar ndjenja e miqësisë e shoqërisë, por që në studime shkëlqeu, do t’i shkruhej emri në listat top-sekret të KGB-së. Përgjithësisht nuk çmohej në rrethet shoqërore, ishte mjaft i përgatitur, por i mungonte gjuha e diplomacisë e shumëkush çuditej si mundi të punonte për zbulimin sovjetik. U njoh me katër kolegët e tjerë të së njëjtës shkollë, por shoqëria e tyre mbeti e ftohtë. Dy vitet e para ai s’arriti dot të konfirmojë veten. Dosja e tij ishte e thatë, por puna e tij në strukturat e larta shoqërore i dha mundësi të mëdha: i siguroi privilegje dhe të dhënat i vinin të gjitha Moskës. Ishte koha kur Hitleri po ndizte flakët e luftës.
Anglia po përgatitej për mbrojtje. Ishte i pari agjent që solli në Moskë raportin mbi Lidhjen mes amerikanëve dhe anglezëve për prodhimin e bombës atomike. Pra, Kernkrosi, alias Karelani kishte mundësi të lexonte, të kopjonte, por që kurrë nuk mësoi dot të fotografonte dokumenta. Zelli i tij ishte admirues. Ai gëzoi një fat që askush tjetër nga pesëshja e Kembrixhit s’mundi dot; ai ka punuar aty ku çdo material përbënte një të dhënë tepër të domosdoshme për KGB-në sovjetike. Që nga vitet tridhjetë, një gjerman vënë nën shërbimin francez, u dorëzoi këtyre të fundit një kod për përdorimin e një makinerie deshifrimi mjaft të rëndësishme.
Franca dështoi në këtë pajisje, dhe kërkoi ndihmë te anglezët e polakët, por, ndërkohë, gjermani përsosi këtë sistem që së fundi ishte shtrirë në gjithë Europën ndërluftuese. Vetëm në luftën e Stalingradit ushtria e kuqe zuri dhjetëra aparate të tilla, por të shkatërruara. E pikërisht në Angli, në agjencinë e zbërthimin të kodeve gjermane, nëpërmjet atij aparati të famshëm, u emërua Kernkrosi nga të dhënat e të cilit u shpëtuan dhjetëra ushtarë sovjetikë si dhe u zbuluan dhjetëra spiunë gjermanë që vepronin brenda ushtrisë së kuqe. Nga të dhënat e Kernkrosit u shkatërruan pesëqind avionë nazistë e për më tepër, pas betejës së Kurskut, forca goditëse e nazistëve ra dita-ditës dhe Ushtria e Kuqe fitoi epërsi e cila e ndoqi atë deri në fund. E në këtë fitore, pa dyshim, roli i agjentit Kernkros është i pamohueshëm.
Arriti të penetrojë në sferat më të larta të shtetit anglez e të rekrutojë aty plot agjentë, pa rrezikuar për asnjë çast jetën e vet apo të rrjetit që vepronte në Londër. Por dikur ai u thye; i lodhur nga shërbimi i gjatë, atë e kishte zënë paniku. Shumë kohë ishte nën survejim. E larguan nga puna, lëvizi nëpër Amerikë, Azi më vonë në Romë e vitet e fundit i kaloi në Paris.

Kujdes, seksi oral shkakton kancer

Seksi oral e rritë në mënyrë drastike mundësinë për t’u sëmurë nga kanceri, thotë një studim i ri. Sëmundja ka kohë që konsiderohet si një nga sëmundjet që i prekë më së shumti duhanpirësit dhe konsumuesit e rregullt të pijeve alkoolike.
foto

Por përgjatë viteve të fundit, pasi rastet me këtë kancer kanë filluar të rriten dukshëm, ai duket se ka lidhje me papillomavirusin njerëzot (HPV). Besohet se seksi oral është arsyeja kryesore e marrjes së HPV-së që shkakton kancerin e qafës, duke përfunduar në gojë.
Grupi i viruseve të tillë ndikojnë në lëkurën dhe membranat e lagështa të cilat rreshtohen në trup, duke përfshirë anusin, mitrën, gojën dhe fytin. Andaj, shkencëtarët paralajmërojnë që të mos bëni seks oral, në mënyrë që të mos merrni HPV dhe kancer.

Ja çfarë ndodh nëse konsumoni mjaltë krudo


miele
Mjalt i papërpunuar është një ushqim krejtësisht natyral, i shijshëm dhe i pasur në element ushqyes. Këtu janë pesë mënyra përmes së cilave mjalti mund të përmirësojë shëndetin:
  1. Lufton kundra alergjive. Kjo mund të vijë për shkak të faktit se mjalti i papërpunuar forcon sistemin imunitar, kështu pra sistemin e mbrojtjes kundër reaksioneve alergjike.
  2. Përmirëson tretjen. Mjalti i papërpunuar përmban enzima të natyrshme që ndihmojnë tretjen e ushqimit shumë më lehtë, duke forcuar sistemin e tretjes dhe luftën ndaj sëmundjeve të sistemit të tretjes.
  1. Ndihmon lehtësimin e kollës. Mjalti i papërpunuar posedon komponime anti-bakterialë dhe anti-inflamatorë që mund të qetësojnë infeksione të rrugëve të sipërme respiratore.
  2. Zbut lëkurën. Në sajë të përbërësve antibakterial, antifungal, antiseptik dhe locone ose krem ​​të lëkurës që përmbajnë mjaltë të papërpunuar, mund të ndihmojnë në lehtësimin e acarimit të lëkurës, duke e hidratuar atë dhe duke shëruar plagët dhe ofruar një pamje më rinore.
  1. Përmirëson funksionin e trurit. Konsumoni mjaltë para gjumit mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe për të prodhuar hormonet e më shumë melatonin, e cila ndihmon që ju të merrni për të fjetur, si edhe si një hormon i rëndësishëm i funksionit mendor. Mjaltë të papërpunuara është një shtojcë e fuqishme që mund të përmirësojë funksionin e trurit, si dhe sigurimin e lehtësim nga stresi dhe për të përmirësuar kujtesën.

Ja ilaçi popullor që shëron nervi ishiatikun

Nervi shiatik haset më tepër në moshën aktive, te të rinjtë që punojnë në profesione që kërkojnë ngritje peshash, të tilla si ndërtim, ngarkim-shkarkim, por dhe ata që bëjnë ecje të gjata në këmbë dhe qëndrojnë në këmbë për një kohë të gjatë.
Screenshot_2
Kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje e rasteve te personat, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pozicion të palëvizur, siç mund të jetë përpara kompjuterit, timonit, makinës qepëse me orë të tëra. Preken më tepër meshkujt, megjithatë është rritur dhe numri i femrave, kryesisht tek amvisat që bëjnë punë në ambientet e shtëpisë me ngritje peshash, etj.
Sëmundja manifestohet me dhimbje të forta në fund të kolonës lumbare, të cilat në pjesën më të madhe janë dhimbje të menjëhershme dhe i sëmuri ankohet me shprehjen: këputa mish. Shpesh herë para kësaj dhimbjeje referohen ngritje peshe jashtë forcës së tyre. Dhimbja shfaqet në zonën mediale dhe përhapet në pjesën e tules (regjionin gluteal), në këmbë, në pjesën mbrapa ose anash këmbës.
Nga mënyra e dhimbjes ndikohet në përcaktimin e topografisë së nivelit të shtypjes së nervit shiatik. Në shumicën e rasteve dhimbja është e fortë, ka karakter mekanik. Kjo do të thotë se dhimbja acarohet d.m.th., shtohet jo kur i sëmuri shtrihet në shtrat, por ajo acarohet kur i sëmuri qëndron në këmbë ose ecën dhe kjo dhimbje qetësohet kur i sëmuri qëndron shtrirë (kolona në pozicion horizontal). Shpesh dhimbja kalon brenda 24 orëve dhe qetësohet me paracetamol apo me antiinflamatore jo steroidë si: (voltaren, ibuprofen, etj).
Në pjesën dërrmuese i sëmuri i drejtohet mjekut për trajtim të mëtejshëm. Disa kura popullore Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë.
Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure. Një tjetër mënyrë është edhe çaji i përgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve të njoma të urthit, u shtohen 4 gota me ujë dhe lihen për t u zier për 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esëll në mëngjes dhe një filxhan tjetër para gjumit. Çaji pihet i ëmbëlsuar me mjaltë. Kjo kurë vazhdon për një muaj.
Tjetër linjë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik është edhe përdorimi i lëvozhgave të drurit të shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithrës. Pasi imtësohen mirë dhe përzihen, merret një lugë nga kjo përzierje dhe zihet në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta me 200 miligramë ujë. Më pas kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë.
Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merren 4 lugë dhe vlohen për 5 minuta në gjysmë litri ujë. Më pas ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet çdo 2 orë, nga 1 gotë çaji, por që të jetë shumë i nxehtë. Në vijim të kurave popullore, po japim edhe atë të përgatitur nga kallinjtë e bredhit të bardhë, të cilët zihen në 200 mililitër ujë. Pasi kalon 2 orë kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë. Ky çaj pihet i ngrohtë esëll çdo mëngjes dhe në mbrëmje vonë nga 1 gotë çaji.

Tri shenjat alarmuese të menstruacioneve që duhet të shkoni tek mjeku!

Vështirësitë që përcillen me menstruacione janë të zakonshme në fund të çdo muaji të ciklit menstrual, andaj edhe bëjnë pjesë tek vështirësitë më të urryera.
Megjithatë, përveç vështirësive të zakonshme mund të paraqiten edhe vështirësi të tilla që tregojnë probleme serioze të cilat asesi nuk duhet injoruar, dhe gjithsesi duhet të konsultoheni me gjinekologun.
crampe_menstruale
Lexoni më poshtë vështirësitë që tregojnë se diçka nuk është në rregull me menstruacionet e juaja.
Gjakderdhje e tepërt
Ndryshimi i tamponëve në çdo 3-5 orë është një gjë normale, mirëpo nëse paraqitet nevoja e ndërrimit të tyre në çdo orë, duhet të vizitoni ginekologun. Gjatë menstruacioneve është normale intensifikimi i gjakderdhjes gjatë ditës së dytë, mirëpo nuk duhet të tejkalojë sasinë e zakonshme. Rritja e aktiviteteve fizike dhe konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ndikojë në intensifikimin e gjakderdhjes, mirëpo nëse nuk keni të bëni me një gjë të tillë ndërsa ende keni gjakderdhje – është mirë të vizitoni gjinekologun. Intensifikimi i gjakderdhjes gjatë menstruacioneve mund të sjellë anemi, lodhje dhe ulje të energjisë. Edhe mpiksja e gjakut është normale përderisa copëzat nuk janë më të mëdha se monedhat e zakonshme, në të kundërtën duhet të vizitoni mjekun.
Ndalimi i menstruacioneve
Stresi, ushqimi i dobët, humbja e shpejtë e peshës – të gjitha këto janë arsye për zhvendosjen e ciklit menstrual për disa ditë dhe nuk është diçka e jashtëzakonshme. Megjithatë, nëse ndodh që menstruacionet të vonohen disa muaj, patjetër të kontrolloheni. Përveç shtatëzënisë, shkak për këtë mund të jenë vezoret policistike – një çrregullim hormonal. Ky problem mund të sjellë edhe humbjen e flokëve dhe fitimin e shpejtë të peshës, mirëpo është një problem që zgjidhet andaj vizitoni gjinekologun.
Shtrëngime dhe dhimbje të fuqishme
Secila prej nesh është përballur me ngërçin në fund të barkut të shoqëruar me dhimbje në ditët e para të menstruacioneve- diçka që mund të zbutet me barëra për menstruacione. Mirëpo, nëse dhimbjet janë të tilla në çdo muaj dhe ju pengojnë në funksionimin normal atëherë mund të keni endometriozë. Kjo gjë ndodh kur gjendrat që rriten brenda mitrës zgjerohen në pjesët tjera, sikurse tek vezoret dhe fshikëza. Dhimbjet e mëdha mund të rishfaqen nga muaji në muaj dhe nuk duhet t`i injoroni pasiqë mund të shkaktojnë pasoja serioze. Drejtohuni tek gjinekologu për ndihmë.

Dy fjalë lexuesve për “Leksikonin Enciklopedik” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane

  Bruqi, Flori Leksikon enciklopedik i Akademisë Shqiptare Amerikane : shkencë, art, kulturë, letërsi / FloriBruqi. – Prishtinë : Flomed, ...