Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/05

Kur kineastët shqiptarë dhe Kadare u quajtën “libanezë”



Një histori filmi në Marsejë dhe fotoja e rrallë e kopertinës së gazetës “Le Marseillais”, që u dedikohet Kadaresë dhe kineastëve shqiptarë. Nuk ishte hera e parë që filmi shqiptar po kapërcente kufijtë, por sidomos në Francë po pritej me mjaft sukses; anashkalohet pa u përgënjeshtruar një gafë e gazetës duke i quajtur shqiptarët “libanezë” në vend që ta shkruanin “albanese”. Rrëfejnë Luan Rama, Saimir Kumbaro dhe Pirro Milkani.

Shkrimtari Ismail Kadare, së bashku me aktorët “libanezë”, me Saimir Kumbaron, regjisor i filmit “Vdekja e kalit”, që mban bobinën duke prezantuar javën e kinemasë shqiptare në sallën “Vieille Charite”. Kjo është diçitura që shoqëron kopertinën e gazetës franceze “Le Marseillais”, ku si duket tërheqja për t’i kthyer në qendër të vëmendjes kineastët shqiptarë ka qenë prezenca e shkrimtarit Ismail Kadare, si skenarist i filmit “Prilli i thyer” (romani “Të paftuarit”) me regji të Kujtim Çashkut.
Me gjithë ngatërresën gjuhësore ku shkruhet “libaneze” në vend të fjalës “albanese”, fotografia është botuar në prill të vitit 1993 në gazetën Le Marseillais, të Marsejës që shoqëronte një artikull mbi “Javën e Filmit Shqiptar” të organizuar në Marsejë. Gafa e gazetarëve francezë ka qenë e izoluar vetëm në historinë e kineastëve që shoqëruan këtë ngjarje, për të cilën është kërkuar ndjesë pas ndërhyrjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Për gazetën franceze “Marseille” këta ishin protagonistët e mbrëmjes së kinemasë shqiptare, ndërsa fotoja paraqet edhe të tjerë pjesëmarrës në ditët e filmit shqiptar, regjisorin Piro Milkanin, Liri Begejën, aktorët Bujar Lakon, Anisa Markajanin dhe Timo Fllokon, si dhe skenaristin e shkrimtarin Luan Rama.

Ngjarja aktuale që po ndodhte i kushtohej javës së filmit shqiptar, të cilët prezantoheshin për herë të parë në këtë rajon, por jo në Francë. Ndonëse bëhet fjalë për vitet e para të ’90-ës, perëndimi sapo kishte kthyer vëmendjen nga filmat shqiptarë, dhe kineastët kishin kapërcyer kufijtë, madje më shumë se sa sot. Produksionet “Kolonel Bunker” me regji të Kujtim Çashkut, “Parullat” të Gjergj Xhuvani si dhe “Vdekja e kalit” e regjisorit Saimir Kumbaro kishin marrë ftesa të shumta në festivale ndërkombëtare të perëndimit. Italia, Franca apo Anglia ishin shtetet që “thërritnin” shqiptarët për historinë duke shënuar kthesën e madhe për produksionet tona, ato të bashkëpunimit në realizimet filmike.

Duke iu kthyer fotos, asaj ngjarjeje që zuri koverin e gazetës franceze, nuk do të kalonte pa një incident të vogël, për shkak të një gabimi drejtshkrimor. Siç shihet në foto, në diçiturën e saj shënohet artistët “libanezë”! Në Shqipëri për këtë “pritje” dhe jehonë mediatike s’ka pasur asnjë zë, aq më tepër edhe për gafën e gazetës franceze, që përveç një ndjese formale nuk është se ndryshoi gjë në këtë histori. Regjisorët dhe aktorët shqiptarë, së bashku me shkrimtarin Ismail Kadare kanë krijuar këtë memorie që mbahet mend gjatë nga protagonistët si vitet e para të euforisë filmike shqiptare.
Fotoja ka dalë nga dosja arkivore e shkrimtarit Luan Rama, duke e vënë në dispozicion botimin së bashku me historinë e kësaj ngjarjeje ku vëmendja vjen si duket më e madhe, e padyshim vlerësohet ngjarje mikpritja nga prezenca e shkrimtarit Ismail Kadare. Luan Rama, së bashku me dy prej protagonistëve të fotos, Saimir Kumbaro dhe Pirro Milkani sjellin këtë memorie ngacmuar prej fotos, duke krijuar një atmosferë kujtese çfarë shënon kjo ngjarje për kinemanë.

Piro Milkani: Në Marsejë, ishte viti i kthesës së madhe të kinemasë sonë

“Ishte një kinema në një kodër, ishim në Marsejë. Sigurisht nuk ishte hera e parë pas viteve ’90-të që kalonim kufijtë, por në mënyrë të veçantë Franca kishte treguar interes të madh për filmat shqiptar”, ky reflektim i vjen nga “atmosfera” e Marsejës, regjisorit Pirro Milkani. Ai u paraqit në javën e kinemasë shqiptare me filmin “Pranvera nuk erdhi vetëm”, shfaqur siç e mban mend në kinemanë Antibes. Milkani hedh dritë mbi një moment që sipas tij është i rëndësishëm pasi një djalë (të cilit s’ia mban mend emrin), kishte lidhje me familjen e mbretëreshës Geraldinë, prej së cilës u nxit kjo javë e kinemasë shqiptare. Në Marsejë na thanë një gjë të çuditshme, kujton Milkani duke thënë se në biseda intime u kishin kërkuar dokumentarë për familjen mbretërore shqiptare. Regjisori thotë se në arkiv ka pasur pak gjëra nga familja mbretërore, por nuk e dinin se ishin të interesuar për këtë rreth dëshmive filmike. Kjo ishte atmosfera për Marsejën e Milkanit, pasi në Francë që prej ’90-ës ishte treguar mjaft interes për filmat shqiptarë.

“Mund t’ju them një gjë se pas viteve ’90-të Franca, Italia. Anglia etj., e kuptuan se Lindja kishte tema interesante dhe kishte krijues të mirë ku janë organizuar konferenca ndërkombëtare, takime dhe patëm oferta të kësaj natyre duke na thënë të propozonim tema se do të na siguronin financat. Vërtetë kështu ndodhi, pas viteve ’90-të duke filluar me filmin Kolonel Bunker, me regji të Kujtim Çashkut vazhdoi më pas me shumë filma të tjerë, si me “Parullat” duke shënuar hyrjen e re në fazën e coproduksioneve me vendet e tjera.”, thotë Milkani. Nga ana tjetër Milkani kujton dhe praninë e aktores Anisa Markajani me filmin e tij “Pranvera s’erdhi vetëm”. Regjisori thotë se në atë kohë aktorja ishte larguar nga Shqipëria dhe bashkëpunonte me Liri Begenë,sekretare në një produksion, dhe më pas rrethanat erdhën që ajo nuk kishte më bashkëpunime as me kinematografinë dhe as me mjekësinë, profesionin e saj. Martesa e ndau aktoren nga kinemaja, kur kishte rënë në sy në edicionin e tetë të festivalit të filmit shqiptar, më ’89-ën, që shënonin vitin e shpërthimit të bukurisë femërore në konkurrencën e aktoreve të reja si: Eva Alikaj, Rajmonda Bulku, Elvira Diamanti, Matilda Makoçi etj., kur figura femërore në filmin shqiptar po komunikonte një ndërgjegje të një shpirti të lirë femëror, që kërkon të ndryshojë në shoqërinë shqiptare.

Sheshet e Prishtinës me “Këndin e Librave”

Ai iu ka bërë thirrje dizajnerëve dhe arkitektëve që të konkurrojnë për projekt propozimin “Këndi i Librave”.

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të krijohet “Këndi i Librave” në sheshet e kryeqytetit.
Ai iu ka bërë thirrje dizajnerëve dhe arkitektëve që të konkurrojnë për projekt propozimin “Këndi i Librave”.
“Këndi i Librave është planifikuar të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe “Nëna Terezë” në Prishtinë, në të cilën shitësit e librave do të mund të shesin dhe promovojnë libra”, ka thënë Sejdiu.

Ballkani Perëndimor nuk do të shndërrohet në Hotspot!

Vendet në itinerarin ballkanik deri tani i kanë lejuar refugjatët të kalojnë tranzit. Por tani frikësohen, se shumë refugjatë mund të mbeten në këto vende – dhe shpresojnë, që Gjermania të gjejë një zgjidhje për krizën.

greece

Kur të hënën (07.03.2016) kryetarët e qeverive dhe të shteteve të BE-së dhe Turqisë do të konsultohen lidhur me zgjidhjet për krizën e refugjatëve, kjo do të ndiqet me shumë vëmendje prej të ftuarve nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Dy vende të rëndësishme përgjatë itinerarit ballkanik – Maqedonia dhe Serbia – ndonëse nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e bisedimeve, do të ndjekin me vëmendje atë që do të diksutohet në Bruksel. Sepse jo vetëm ajo për çfarë do të bihet dakord atje, por edhe shumë çështje vetëm të menduara i kanë pasojat thuajse të drejtpërdrejta përgjatë itinerarit ballkanik.

Në intervistë për DW lidhur me ashpërsimin e politikës së mbrojtjes së kufirit të vendit të tij, komisari serb për refugjatët Vladimir Cucic e shmangu të gjithë përgjegjësinë nga vetja: “Unë ju siguroj, që vendime të tilla varen nga vendet e destinacionit të refugjatëve – Gjermania, Austria apo Suedia.” Ndërsa presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov bën të qartë: “Sapo një vend në veri të kufijve tanë i mbyll kufijtë, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë.”

Një sinjal nga Perëndimi

Ky qëndrim i vendeve të Ballkanit nuk është i ri. Kështu ndodhi edhe pas samitit BE-Ballkan në tetor 2015 në Bruksel. Në këtë takim u fol për masat kundër kaosit në itinerarin ballkanik. Ende pa ardhur pjesëmarrësit sërish në shtëpi, erdhën e-maila nga Sllovenia përmes Kroacisë në Serbi e më në fund edhe në Maqedoni. Pasoja: ndnonëse në dokumentat zyrtarë ende nuk ishte përcaktuar, menjëherë u lejuan të kalojnë nga Greqia drejt veriut vetëm refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani, shpjegon Ksenija Milenkovic, drejtore e Zyrës serbe të Integrimit Europian, SEIO, në Beograd. Të gjithë të tjerëve iu ndalua udhëtimi i mëtejshëm. Pra mesazhi u kuptua qartë, thekson Milenkovic.

Refugjatë në kufirin me Maqedoninë

Kur Gjermania nisi diskutimin, nëse refugjatët nga Afganistani janë vërtetë refugjatë lufte, vendet e itinerarit ballkanik nuk ngurruan aspak, por menjëherë i shpallën afganët si refugjatë ekonomikë dhe i penguan të vazhdojnë udhëtimin. “Ne jemi të gatshëm t’u ndihmojmë të gjithë njerëzve gjatë tranzitit, nëse vendet ku ata synojnë të shkojnë janë të gatshëm t’i pranojnë”, thotë komisari serb për refugjatët Cucic – dhe heq çdo përgjegjësi nga vetja: “Prej kohësh flitet, që afganët të mos lejohen më të udhëtojnë më tej. Ky nuk ishte vendimi ynë.”

Harmoni e pazakontë

Rrallëherë vendet e Ballkanit kanë qenë kaq në unanimitet dhe rrallëherë ka pasur kaq shumë harmoni mes elitave politike dhe popujve përgjatë itinerarit ballkanik, sa aktualisht lidhur me temën e refugjatëve. Pothuajse njëzëri përsërisin Greqia, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia, se ne nuk jemi destinacioni. Refugjatët vetëm duan të vazhdojnë udhëtimin dhe ne vetëm ofrojmë ndihmë logjistike. Në harmoni të pazakontë Shkupi, Beogradi dhe Zagrebi theksojnë vazhdimisht: “ne me siguri që nuk do të shndërrohemi në Hotspot.”

“Thuhet se ne jemi vetëmnjë vend tranziti, refugjatët duan te vazhdojnë udhëtimin për në Gjermani, ai është për ta vendi i ëndërruar, ne s’kemi të bëjmë me këtë.” Kështu e shpjegon qendrimin e vendeve të rajonit Andjelko Milardovic nga instituti për migracionin në Zagreb. Edhe shifrat e konfirmojnë këtë: vitin e kaluar sipas vlerësimeve të vendeve ballkanike kanë kaluar përmes këtij itinerari mbi 800.000 refugjatë, por në Maqedoni janë parashtruar vetëm 1578 kërkesa për azil, në Serbi tetë dhe në Kroaci, një vend anëtar i BE-së vetëm 211.

Për muaj me radhë qindra mijëra refugjatë janë përcjellë në kufijtë e tjerë deri në “vendet pritëse”, siç i quajnë në itinerarin Ballkanik Austrinë, Gjermaninë apo Suedinë.

Tani mbizotëron frika

Ndërkohë situata ka ndryshuar: qëkurse Austria në fillim të shkurtit deklaroi, se do të pranojë çdo ditë vetëm 80 kërkesa për azil dhe ka përcaktuar një kuotë maksimale vjetore prej 37.500, vendet e tranzitit janë alarmuar. Askush nuk do, që refugjatët të mbeten në vendin e vet. Në Maqedoni kufiri me Greqinë po bllokohet, ndërsa Kroacia po mendon të dërgojë ushtrinë për mbrojtjen e kufijve. E madje edhe vendet, që deri tani kanë qenë të paprekur nga vala e refugjatëve, po shqetësohen nga mundësia e gjetjes së rrugëve alternativë. Ministrja shqiptare e Integrimit Klajda Gjosha tërheq vëmendjen, për një “numër të madh” refugjatësh, që presin të lejohen të kalojnë në Shqipëri, ndërsa kryeministri bullgar Boiko Borissow ka udhëzuar stërvitje të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë në rajonet kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë.

Tani qeveritë e vendeve përgjatë itinerarit ballkanik presin me interes rezultatet e samitit BE – Turqi. Të gjithë e kanë përqendruar vëmendjen tek Gjermania. “Gjermania është shteti më me influencë në BE dhe destinacioni i shumicës së refugjatëve. Në vend që të llogarisë me kuota dhe të përpiqet t’i bllokojë refugjatët, Gjermania ka tani shansin, të gjejë një zgjidhje parimore dhe gjithëpërfshirëse për krizën e refugjatëve”, thekson sociologu beogradas dhe blogger-i Dario Hajric duke përmbledhur kështu pritshmëritë e Serbisë. Nëse nuk arrihet, kjo, do të vazhdojë izolimi i Europës, thotë Hajric. Ai paralajmëron: “Nëse Europa vendos të ndjekë Hungarinë dhe të vazhdojë të ndërtojë mure, atëherë do të mbetet një shoqëri e shëmtuar: vetëm me ksenofobinë e saj.”

25 vjet më parë, eksodi legjendar i shqiptarëve drejt Italisë


734492_162946027192462_630331300_n




Java e pare e Marsit 1991, veçanerisht 6 dhe 7 Marsi ishin ditet e eksodit legjendar te shqiptareve drejt Italise. 25 vite me vone durrasaket , si qytetearet me aktiv ne kete eksod, mbledhin kujtimet dhe fotografite e atyre diteve,...dhe m'u për këtë një pjesë e romanit tim (Flori Bruqi,Dorzeza) flet për tragjedinë shqiptare.

Rifunksionimi i “Schengen”, KE prezanton udhërrëfyesin

Komisioni Europian propozoi udhërrëfyesin e detajuar për vendet anëtare, që synon të kthejë në funksionim të plotë sistemin “Schengen” deri në fund të vitit.
shengen
“Ne po paraqesim një udhërrëfyes për të kthyer funksionimin normal të zonës “Schengen”, pa kontrolle të brendshme kufitare. Ndërkohë, kontrollet e veçanta e të përkohshme, që aktualisht po bëhen në 8 vende të zonës “Schengen”, janë në përputhje me rregullat, ndaj dhe ne nuk mund të harrojmë objektivin se, këto raste janë me të vërtetë të përkohshme dhe të jashtëzakonshme. Ata që duan të vijnë në Europë dhe kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, do ta kenë këtë. Të tjerët duhet të kthehen. Ky proces tashmë ka filluar. 300 njerëzit e parë u kthyen në Turqi, sepse ishin të parregullt këtu”, tha Dimitris Avramopoulos, Komisioner i BE-së për Migracionin e Çështjet e Brendshme.

Në prag të samitit të së hënës me Turqinë, si dhe atij europian që mbahet për dy javë, Komisioneri Avramopoulos u shpreh se “tashmë është koha për vendet anëtare, që për interesin e tyre të përbashkët, të ruajnë një prej arritjeve më të kurorëzuara të unionit”.

Zbulohet sekreti i Facebook se si mund të hysh në profilin e miqve

Privatësia në kohën e teknologjisë moderne është një gjë shumë e vështirë për t’u ruajtur.

Këtë e tregon edhe fakti që është zbuluar se si mund të hyhet në profilin e miqve në FB.

facebook

Facebook kontrollon çdo gjë që ne bëjmë online apo offline, kjo tashmë dihet.

Por zhvilluesi i FB Soren Louv-Jansen ka gjetur një problem në sistemin e sigurisë së FB.

Problem, që i ka mundësuar të hyjnë në gjithë profilet e miqve të tij.

Ai ka publikuar sekretin në “medium.com”.

Duhet një nivel i mirë njohurish për të hyrë, por kush merr vesh nga informatika mund ta bëjë kollaj.

Në zyrat e Facebook ndërkohë po punohet për zgjidhjen e këtij problemi pasi dhunon privatësinë e klientëve.

Netflix ofron punë deri nesër për 4 mijë dollarë pagë, ja çfarë duhet të bëni

Nëse vazhdimisht postoni foto të bukura në Instagram, atëherë mundësitë janë shumë të mëdha që ju të jeni të kualifikuar për një punë që do ju paguajë mijëra dollarë për të udhëtuar në botë dhe të bëni atë që e bëni më së miri.

Po pra, ju mund të fitoni para të vërteta dhe të udhëtoni falas vetëm duke bërë fotografi për Instagram.

Si në vitet e kaluara, Netflix dhe Instagram janë duke u bashkuar për të marrë në punë, siç i quajnë ata ‘Grammaster’, apo të njohur si persona që bëjnë fotografi të mira, dhe do u kërkojnë atyre të udhëtojnë në Evropë dhe Lindje të Mesme, ku atje do të fotografojnë seriale dhe filma të Netflix.

Normal që kjo nuk është një punë e ëndrrave me rrogë dhe benefite, por kompania do u paguaj ju 4,000 dollarë për 2 javë, si dhe do ua mbuloj të gjitha shpenzimet e udhëtimit, vetëm nëse bëni fotografi të mira në Instagram.

Për të aplikuar për këtë vend të punës, ju duhet vetëm të ia bëni ‘Follow’ @Netflix në Instagram, dhe t’i etiketoni 3 fotografitë tuaja më të mia me përshkrimin #grammasters3, raporton lajmi.net.

Afati i fundit për aplikim është me 6 mars 2016.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...