Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/14

Dëshira Ahmeti-Kërliu: Një koncert madhështor në Nju-Jork me Inva Mulën

Sopranoja shqiptare Dëshira Ahmeti-Kërliu

Nga Flora Nikolla


Për Dëshira Ahmeti Kërliun, Dibra qyteti i saj i lindjes, qytet i njohur për kulturë, emancipim, tradita qytetare, është qyteti piktoresk i të gjitha stinëve të vitit, me bukuri natyrore që zbukurojnë çdo moment të jetës, rrethuar me male të larta, me gjelbërim të rrallë me ajër të pastër, liqenin e bukur dhe lumenjtë Radika dhe Gajri. Ky qytet i fali artistes së njohur, dashuri dhe ngrohtësi nga njerëzit që jetojnë këtu, qytetarë që çmojnë kulturën dhe artin, që kur nisi të këndojë në skenë nga klasa e parë kur u mbështet me fjalët më të bukura. Dëshira sot soprano e njohur, vendin e saj vazhdon ta këtë pikën frymëzimi në punën e saj si artiste. Ëndrra e saj në fëmijëri ishte muzika dhe këndimi! Dëshira Ahmeti Kërliu, nisi Akademinë e Arteve të Bukura në klasën e pedagoges së njohur znj. Nina Mula. Edukimi i saj i dha forcë për të ecur përpara për të ndjekur rrugën e vështirë të artit por dhe me të bukurën e saj.

Me një karrierë të realizuar fillimisht në Shkup në skenën e Operës dhe Baletit të Maqedonise, si soliste e roleve kryesore, me një mori koncertesh te organizuar në Evropë, Dëshira do të lidhte jetën e saj me Nju Jorkun, ku vazhdoi klasat me përgatitje të vokalit të saj në audicione të ndryshme dhe tani është në fazën përfundimtare. Ajo thotë pa frikë se mund të konkurroj në axhendat e këtij vendi për një angazhim më të madh të sajin profesional, me specializimin e vokalit me vepra botërore me emra të njohur të muzikës amerikane si Neil Goran dhe Francis Keeping. Pas suksesit dhe bashkëpunimit të saj në 100-vjetorin e Pavarësisë në Tiranë dhe në Shkup me sopranon e madhe Inva Mula, ajo, tani po organizon një koncert të madh në Nju Jork në një nga sallat më prestigjioze të Manhatanit.

Koncerti i cili do të organizohet më 26 mars, me një orkestër simfonike do sjellë në skenë këngët më të bukura që i këndohen Atdheut për komunitetin shqiptar në SHBA. Ajo thotë se dhe ky projekt është mjaft i guximshëm dhe shumë i vështirë për tu realizuar në një vend si Amerika ku deri më tani ahkush nuk e kishte ndërmarrë një nismë të tillë.

Ju keni lindur në Dibër të Maqedonisë, një zonë e pasur në tradita dhe kulturëÇfarë do tëkujtonit nga vendlindja juaj?Unë vij nga një qytet shumë i njohur për shqiptarët kudo që janë, qyteti i Dibrës i cili njihet për kulturë, emancipim, traditat qytetare. Ai është qyteti piktoresk i të gjitha stinëve të vitit, me bukuri natyrore që të zbukurojnë çdo moment të jetës, rrethuar me male të larta, me një gjelbërim që rrallë e gjen në qytete të tjera, ajër të pastër, liqenin e bukur natyral si dhe lumenjtë Radika dhe Gajri të cilat sa herë i viziton gjen më shumë bukuri që nuk mund të krahasohet! Ky qytet më fali shumë dashuri nga të gjitha që përshkrova por dhe ngrohtësinë nga njerëzit që jetojnë në ketë vend, qytetarë që çmojnë kulturën dhe artin, ata të cilët që në hapat e para si fëmijë, kur unë nisa të këndojë në skenë nga klasa e parë fillore u mbështeta me fjalët më të bukura të cilat sot e kësaj dite më tingëllojnë aq bukur. Unë i mbaj në kujtesën time për t’i ruajtur gjithë jetën. Unë e dua vendin tim, më mungon dhe kudo ku jam frymëzimin për punën time si artiste e gjej tek ai vend.

Në vitin 1994 ju nisët të studioni në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në degën e kantos në klasën e profesoreshës së njohur sopranos Nina Mula, Si do ta cilësonit shkollën shqiptare të kantos ashtu edhe profesoreshën Nina Mula?Ëndrra ime si fëmijë dhe më pas duke u rritur ishte vetëm muzika, këndimi! Unë nuk do mund ta paramendoja jetën time pa muzikën. Pa artin, jeta ime nuk do ishte aspak e plotësuar. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin tim, mora rrugën e studimeve në Tiranë, në qytetin e ëndrrave, në qytetin që e shikonim në televizor dhe krijonim imagjinatën tonë si mund të ishte jeta atje. Pra Tirana, është qyteti i dytë më i dashur pas Dibrës, dhe vështirë se mund t’i zëvendësoje këto dy qytete me ndonjë tjetër. Artistët shqiptarë i dëgjoja me vëmendje dhe interesim nga ekrani dhe radio, duke ua imituar zërin e bukur të shkolluar në Akademitë më të fuqishme të Ballkanit por edhe më gjerë. Kështu nisa Akademinë e Arteve të Bukura si e quanin në vitet 1994-98, kur fillova studimet në klasën e pedagoges më të njohur znj. Nina Mula. Mund të them që ëndrra ime u bë realitet kur u futa në këtë Akademi në klasën e zyshës më të dashur dhe më të respektuar e cila me shumë përkushtim dhe kënaqësi e bënte punën e saj si pedagoge. Ajo ishte një grua e rrallë dhe kam pasur fat të jem në klasën e saj,të fitoj shumë nga dija dhe eksperienca e punës qe ajo bënte me bagazhin e saj si artiste e madhe e skenës të Teatrit të Operës në Tiranë. Edukimi i saj më dha forcën për të ecur përpara dhe për të ndjekur rrugën e vështirë të artit por dhe atë me të bukurën e saj. I jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese kësaj pedagogeje dhe njëkohësisht të gjitha zyshave të cilat na kanë përkrahur në saxhot e kantos që ne kishim në ato vite, provimet dhe diplomën qe mbrojta në vitin 1998. Me plot kuptimin e fjalës shkolla e Tiranës, Akademia e muzikës është në një nivel shumë të lartë dhe të gjithë pedagogët e saj janë shumë të përkushtuar me studentët dhe me sukseset e tyre. Ne kemi arritur të mburremi për arritjet e shumë artistëve të njohur që sot janë ngjitur në majat e skenave botërore.

Ç’do të thotë të jesh soprano?Të jesh soprano në skenë është një profesion magjik,është shumë i bukur, është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë por dhe një përkushtim dhe përgjegjësi e madhe për ato momente që duhet të dalë gjithçka nga thellësia e shpirtit, duhet kënduar me ndjenjë, përgatitje maksimale si profesioniste dhe shumë e shumë të tjera që plotësojnë figurën e artistit. Pra unë nuk di nëse do kisha menduar të bëj ndonjë profesion tjetër, nuk di për cilin mund të thosha se mund ta bej, përveç asaj që të mësoj fëmijët dhe studentët e mi në të ardhmen, pra si pedagoge.

Cilat ishin arsyet që u vendosët në Nju-Jork?Unë kam ardhur në Nju Jork shumë shpesh sepse gjyshja ime jeton bashkë me dajat e mi në Konektikat, një shtet i zhvilluar në SHBA dhe kuptohet që unë pa të e kam të vështirë të jetoj me shume kilometra larg. Por arsyeja qe unë mbeta për dy vite me radhë në këtë vend, ishte ardhja ime me një koncert recital në qendrën për kulturë të Maqedonisë në NYC, të organizuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë. Në atë koncert kishte të ftuar dhe muzikantë amerikane, dirigjentë dhe producentë të cilët më dëgjuan dhe u pëlqeva. Më pas vazhdova klasat me përgatitje të vokalit tim për audicione të ndryshme në Nju-Jork dhe tani jam në fazën përfundimtare. Mund të them pa frikë se mund të konkuroj në axhendat e këtij vendi për një angazhim më të madh timin në profesion. Pra jam duke bërë një specializim të vokalit dhe veprave botërore me emra shumë të njohur të muzikës amerikane si Neil Goran dhe Francis Keeping.

Si u përballët me jetën në Nju-Jork?Jeta në Nju-Jork nuk është e lehtë në fillim ashtu si është e njohur për shumë emigrantë që vijnë dhe përballen me kushtet qe te ofrohen ne fillim. Por unë pata fatin të kem përkrahje nga bashkëshorti im, i cili e njihte mire vendin ku kishte vite me radhë që kishte jetuar dhe vepruar si artist dhe kishte miq dhe shoqëri të cilët ishin shumë të ngritur në profesionin e tyre dhe bizneset që zhvillonin. Ndaj përkrahja jonë nga ata ka qenë maksimale dhe mund të them që isha pak sa më e ledhatuar në këtë drejtim. Por sigurisht qe edhe gjyshja ime dhe dajat të cilët kishin një jetë në Amerikë, më kanë përkrahur.

Cilat janë planet tuaja më të afërta?Pas suksesit dhe bashkëpunimit tim me sopranon e madhe Inva Mula, tani po organizoj një koncert të madh në Nju Jork në një nga sallat më prestigjioze të Manhatanit. Me një orkestër simfonike do sjellë në skenë po atë emocion qe dhuruam nga interpretimi i sopranos Inva Mula në Shkup dhe Tiranë këngët më të bukura që i këndohen atdheut dhe për komunitetin shqiptar në SHBA që të mund ta shijoj këtë program të bukur,gjë të cilën nuk e kanë realizuar më parë. Përsëri mund të them se edhe ky projekt është mjaft i guximshëm dhe shumë i vështirë për tu realizuar në një vend si Amerika ku deri më tani askush nuk e kish ndërmarrë një iniciativë te tillë.

Në SHBA ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh. Sa të integruar e shihni këtëkomunitet në jetën amerikane?Komuniteti shqiptar në Amerikë është një nga komunitetet që ka arritur të jetë shumë i suksesshëm në pothuajse të gjitha drejtimet e jetës. Ata kanë zhvilluar biznese të mëdha, kanë punësuar mjaft shqiptarë që kanë emigruar, pra ndihmojnë shumë njëri-tjetrin. Pra janë punëtore të mëdhenj, janë të zgjuar dhe shumë ambicioz. Dhe çka është më e rëndësishmja janë shumë patriotë. Pa komunitetin shqiptar në SHBA, shumë punë politike ne vendin tonë do të ishin më të ngatërruara seç janë dhe kanë qenë.

Po gruan shqiptare, si e shihni në këtë komunitet?Gruaja shqiptare në këtë vend, si emigrante ka pasur zhvillim të madh, dhe pa frikë mund të krahasohet me gruan amerikane në shumë fusha. Kemi gra të cilat kanë përparuar shumë me arsimimin e tyre, studimet të cilat i kanë mbaruar në Amerikë dhe janë nëna të dalluara për fëmijët e tyre që vitet e fundit tregojnë mjaft interesim në shkollimin e tyre, avancimin ne biznese si femra të cilat i udhëheqin ata.

Si do të negociohej futja e Turqisë në një luftë për territoret shqiptare?

Kosova ‘99, Turqia gati trupat për të ndërhyrë ushtarakisht

 Politika e gjenocidit milosheviçian për shqiptarët e Kosovës ishte bërë një realitet tronditës edhe për mbarë opinionin ndërkombëtar. Kolonel Hajro Limaj, i cili në marsin e vitit 1999 ishte me detyrën e atasheut ushtarak në Ankara thotë se kryeministri Majko duke ndjerë përgjegjësinë historike të Tiranës, kishte vënë në lëvizje të gjithë arsenalin e afërt politik e diplomatik, dhe i kishte kthyer plotësisht sytë dhe shpresat nga Ankaraja...


Si do të negociohej futja e Turqisë në një luftë për territoret shqiptare?


Turqia ishte me pushimet e Bajramit të Madh. 9 ditë rresht. Megjithatë, ne vazhdonim punën, ndiqnim nga Ankaraja me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë dhe qëndrimet ndërkombëtare ndaj saj. Në katin e dytë të ambasadës, ndodhesha vetëm unë me ambasadorin, S. Bala. Atë ditë, më 29 mars 1999, pa pritur, ambasadori hyri me shpejtësi në zyrën time dhe më kërkoi të shkoja në telefonin e zyrës së tij, mbasi më kërkonte nga Tirana Kryeministri Majko. Nxitova tek telefoni e fola: “Urdhëroni, Zoti Kryeministër!”. “Zoti kolonel” – m’u përgjigj Ai nga ana tjetër. - Realizoni një takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit dhe i shpjegoni situatën në Veri të Shqipërisë… Forcat e ushtrisë serbe kanë bombarduar disa herë me artileri dhe nënrepartet ushtarake të saj vazhdojnë të hyjnë në thellësi të territorit tonë. I kërkoni Atij të bëjë një deklaratë të fortë për median, ku të shprehë qartësisht mbështetjen reale të Shtetit dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë, në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë dhe pastaj i parashtroni Atij nevojat urgjente të Forcave tona të Armatosura për mbështetje logjistike, sipas faksit që do t’u dërgojë tani Luani, Ministri i Mbrojtjes. Në takim merr edhe ambasadorin e më raportoni për rezultatet e këtij takimi”- përfundoi ai.


Si do të vepronit pas këtyre kërkesave?


U riktheva në zyrën time dhe kërkova në telefon shefin e kabinetit të Kryeministrit Bülent Ecevit, Zeynel Yeşilay. Iu prezantova dhe, mbasi e urova për festën e Bajramit, i kërkova një takim urgjent me Kryeministrin Bülent Ecevit. Me atë njihesha nga afër dhe kisha pasur mundësi të takohesha e bisedoja disa herë. Kryeministri Ecevit, atij i besonte shumë. Mbas 5 minutash nga kërkesa që i bëra, më konfirmoi takimin e menjëhershëm. Sa vesha uniformën ushtarake të kolonelit, të cilën e mbaja në gardërobën e zyrës, ambasadori kishte nxjerrë nga parkingu makinën zyrtare dhe menjëherë u nisëm drejt kryeministrisë. Makinën e ngiste ambasadori, sepse shoferi i ambasadës ato ditë ndodhej me pushimet e Bajramit. Rruga kishte shumë pak trafik dhe në orën 13.00 mbërritëm para ndërtesës së kryeministrisë. Në shkallët e hyrjes së kryeministrisë ndodheshin dy gazetarë, të cilët u drejtuan menjëherë drejt nesh. Por, oficeri i sigurimit të kryeministrisë na shoqëroi për në katin e dytë të godinës dhe ne hymë direkt në zyrën e punës së Kryeministrit Bülent Ecevit. Pasi e përshëndetëm dhe e uruam për festën e Bajramit, fillova me një herë t’i transmetoja mesazhet e Kryeministrit tonë, Pandeli Majko: “Vëllai juaj i vogël, Kryeministri Majko, ju dërgon nga Tirana të falat dhe përshëndetjet më të mira”- e fillova bisedën me të. Duke ditur marrëdhëniet e tyre konfidenciale, e fillova takimin pikërisht me të falat e “vëllait të vogël”, siç e konsideronte Kryeministri Bülent Ecevit, Kryeministrin tonë, Pandeli Majko. Pastaj i shpjegova Atij situatën politiko-ushtarake në kufijtë veriorë të Shqipërisë, ku reparte të ushtrisë serbe bombardonin me artileri në thellësi të territorit tonë, ndërsa nënreparte të zbulimit dhe të trupave komando të ushtrisë serbe hynin në thellësi të kufijve tanë, deri 10 kilometra. Ata pretendonin se në ato zona ishin strehuar trupa të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e këtë mund ta përdornin si pretekst për të hyrë në thellësi. Gjithashtu, Shqipërinë, Beogradi e akuzonte për hapësirën ajrore, që i kishte dhënë në përdorim avionëve të NATO-s. Pra, Shqipëria në çdo moment mund të përfshihej në luftë. Në këto rrethana, qeverisë tonë i duhej të përforconte kufijtë dhe të vendoste në gatishmëri njësi dhe reparte ushtarake, por i mungonin pajisjet ushtarake të nevojshme. Divizioni i Kukësit ishte në gatishmëri numër 1, i përforcuar edhe nga Tirana.


Si do të reagonte kryeministri turk ndaj ekspozesë tuaj?


Kryeministri turk, me gishtat e dorës që i dridheshin për arsye shëndetësore, shtrëngonte stilografin me të cilin shkruante problemet dhe nënvizonte çështjet më të rëndësishme të tyre. –“Po mirë, - m’u drejtua mua, - a keni ju të dhëna të mjaftueshme informative, që vërtetojnë se njësi dhe reparte të ushtrisë serbe do të mësyjnë me forca të organizuara në hapësirat tokësore të Shqipërisë së Veriut?”. - “Deri tani, për një mësymje të tillë nuk mendohet, por do të vazhdojnë të bombardojnë me artileri dhe të shkelin territorin tonë me grupe zbulimi dhe nënreparte të trupave komando. Por, se si do të evoluojë situata ditët në vazhdim, nuk mund të gjykojmë plotësisht që tani. Fakti është se ne jemi përballë një ndërhyrjeje me trupa ushtarake në kufijtë dhe territorin verior të vendit”- iu përgjigja pyetjes së Tij. Ambasadori më ndiqte në sy dhe përpiqej të kapte ndonjë fjalë të veçantë, mbasi ai nuk dinte fare turqisht. Në këtë kohë, Kryeministri Bülent Ecevit shtypi butonin e kuq të linjës telefonike që kishte përpara dhe në anën tjetër i’u përgjigj Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate, Husejin Kevrekoglu. Kryeministri Bülent Ecevit komunikonte me gjeneralin si me një bashkëpunëtor dhe me shumë edukatë. Mbasi mbaroi bisedën me komandantin, Ai me qetësinë që e karakterizonte, m’u drejtua: “Zoti Atashe, nesër në orën 09.30 të presin në Shtatmadhori, mbasi për plotësimin e kërkesave tuaja do të bëhet një mbledhje urgjente”. E falënderuam me përzemërsi Kryeministrin turk për pritjen dhe angazhimin serioz të Tij dhe zbritëm shkallët. Gazetarët ishin informuar për takimin tonë dhe menjëherë filluan të na filmonin dhe pyesnin se cili ishte qëllimi i këtij takimi me Kryeministrin Bülent Ecevit në ditët e Bajramit. Ata m’u drejtuan veçanërisht mua, mbasi u tërhoqi vëmendje prezenca e një atasheu të huaj ushtarak, i cili në takimin me Kryeministrin ishte i veshur me uniformën përkatëse. Duke ecur ngadalë iu përgjigja gazetarëve se “ne erdhëm për të uruar Kryeministrin për festën e Bajramit si dhe shkëmbyem disa mendime për zhvillimet e ditëve të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë”.


Po kryeministri turk do të bënte ndonjë deklatarë nga ana e tij?


Në fakt atë natë kanalet televizive të Turqisë dhanë takimin tonë me Kryeministrin Ecevit si dhe deklaratën që Ai bëri para gazetarëve, në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Bülent Ecevit, me atë qetësinë e tij natyrale dhe karakteristike, nënvizoi se “Shteti dhe Forcat e Armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Në rast nevoje, vazhdoi Ai, Turqia do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë”. Kjo ishte një deklaratë, e cila u bë në kohën, vendin dhe formën e duhur. Ajo u transmetua në të gjitha agjencitë e lajmeve të botës dhe u botua në shtypin kryesor të shumë vendeve…





Turqia i garanton Shqipërisë territorin


Më 2-3 mars ‘99, ish-kryeministri, Pandeli Majko, në krye të një delegacioni qeveritar bëri një vizitë të rëndësishme në Ankara. Delegacioni shqiptar ishte i përbërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, Ministri i Financave, Anastas Angjeli Ministri i Ekonomisë, Ylli Bufi. Delegacioni u vendos në hotelin “Hilton”, në qendër të Ankarasë. Të nesërmen, Kryeministri u prit nga Presidenti vendit, Süleyman Demirel, Kryeministri Bülent Ecevit dhe Shefi i Shtatmadhorisë dhe Komandant i Forcave të Armatosura, gjeneral armate, Kivrikoglu. Në Shtatmadhori ishin planifikuar të merrnin pjesë në takim vetëm Kryeministri Majko, Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dhe Atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Hajro Limaj. Për temat që do të diskutoheshin, ne kishim punuar dhe koordinuar të gjitha çështjet përpara se të vinte delegacioni në Ankara. Kryesore do të ishin rrugët e zgjidhjes së krizës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë, i cili mund të ndërmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjësimit të reparteve dhe njësive ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, një pjesë e të cilëve stërviteshin në territoret veriore të Shqipërisë. Një argument tjetër, i llogaritshëm më shumë si mundësi teorike, do të ishte hyrja në luftë e Shqipërisë, për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb, që kishte filluar të zbatohej nga Milosheviçi, variant i cili do të zbatohej nëse NATO-ja nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë. Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate Hysejn Kevrekoglu, i cili ndiqte me kujdes nëpërmjet të dhënave të zbulimit strategjik zhvillimet në Veri të Shqipërisë dhe brenda Kosovës, i garantoi Kryeministrit Majko mbështetjen e gjithanshme ushtarake, në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë nëpërmjet rrugëve konkrete, që do të aplikoheshin sipas zhvillimeve të ardhshme në terren. Gjithashtu, ai e garantoi zotin Majko se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë, për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet ku Shqipëria kërkoi mbështetje politike, diplomatike e ushtarake, për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, i vetmi vend, që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia.





Greqia i kundërvihet NATOS, Turqia nis 18 avionë F-16


Kolonel Hajro Limaj vazhdon rrëfmin e tij: -Bombardimet që vazhdonte NATO përmes korridoreve ajrore perëndimore e jugore që hynin në Jugosllavi, nuk po e gjunjëzonin Milosheviçin. Për këtë arsye, SHBA me Turqinë, vendosën të hapnin një korridor të ri, për ta bombarduar Serbinë nga Veriu e Lindja e saj. Me vendimin 99/12688, datë 27 prill 1999, Këshilli i Ministrave i Turqisë, vendosi që Bazat Ushtarake Ajrore të Anadollit Perëndimor në Ballekesir dhe në Banderma, nëse ishte e nevojshme, edhe e Çorllusë në Trakën Turke, të kalonin në interes të bombardimeve kundër Serbisë. Ishte koha kur qeveria greke nuk e miratoi kërkesën e NATO-s për hapjen e korridorit të saj ajror për kalimin e avionëve ushtarake të NATO-s për në Jugosllavi. Ndërsa Bullgaria, mbas shumë hezitimesh, e miratoi korridorin ajror, që do të fillonte nga Turqia Perëndimore në Bullgari ose Rumani dhe do të përfundonte në hapësirat ajrore të Serbisë dhe Kosovës. Në bazat ushtarake të Turqisë Perëndimore do të dislokoheshin 72 avionë ushtarakë të NATO-s, nga të cilët 54 avionë F- 15 S dhe F-16 S do të ishin amerikanë dhe 18 të tjerët F-16 do të ishin të Forcave Ushtarake Ajrore të Turqisë. Baza Ushtarake Ajrore e Çorllusë u vendos të përdorej për avionët cisternë të tipit KC-135 R dhe avionët e transportit kargo. Fillimisht do të dislokoheshin 2000 trupa amerikane. 54 avionët ushtarakë amerikanë në fund të muajit maj1999 do të ishin të gjithë të dislokuar në këto baza turke dhe do të fillonin operacionin në fjalë. Për këtë skenar ushtarak, më datën 25 maj 1999, Komandanti i Forcave të Armatosura dhe Shefi i Shtatmadhorisë Turke, gjeneral armate Hysejin Kevrekoglu, inspektoi bazën ajrore të Ballekesirit dhe vëzhgoi një stërvitje ajrore me avionë të tipit F-16 dhe F-4. Turqia vazhdonte të ishte i vetmi vend i NATO-s, që argumentonte dhe mbështeste idenë e organizimit dhe realizimit edhe të operacioneve tokësore kundër Jugosllavisë. Në këto kushte Milosheviçi u gjunjëzua. Menjëherë Turqia dërgoi dhe dislokoi në Kosovë 987 trupa ushtarake, në kuadrin e Forcës Ndërkombëtare të Paqes”.




Armata hap depot


Gjatë rrëfimit të tij, kolonel Hajro Limaj vazhdon: -Të nesërmen, në orën 09.30 mbërrita në Shtatmadhorinë e Forcave të Armatosura Turke. Kur u drejtova për në sallonin e mbledhjeve pashë njëri mbas tjetrit gjeneralët, të cilët ishin në funksionet e drejtuesve të Drejtorisë së Operacioneve, Logjistikës, Zbulimit,... etj. Njëri prej gjeneralëve, mbasi më përshëndeti, me buzën gjysmagaz, m’u drejtua: “Kolonel Hajro, mirë ditët e zakonshme nuk na le rehat ditë e natë, por edhe ditët e Bajramit na e bëre këtë?!”. Duke qeshur edhe unë iu përgjigja: “Zoti gjeneral, miku i mirë njihet në ditë të vështira”. “-Keni plotësisht të drejtë!” - tha ai. Së bashku u futëm në sallën e mbledhjeve. Përveç ushtarakëve të lartë të Shtatmadhorisë, në mbledhje kishte ardhur edhe përfaqësuesi Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Vendet e Ballkanit, H. Taner Seben. Pa e zgjatur, unë u dorëzova në turqisht listën e mbështetjes, që kërkonte Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Mbasi studiuan listat, ato i shpërndanë sipas drejtorive përkatëse. Por, përpara shpërndarjes së tyre i’u referuan edhe njëherë detyrave që kishte vendosur Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral armate, Hyseyin Kivrikoglu nga takimi që Ai realizoi me datën 3 mars 1999 me Kryeministrin shqiptar Pandeli Majko, kohë në të cilën nuk kishin filluar akoma bombardimet e NATOs në Kosovë. “Atëherë, zoti Atashe - m’u drejtua Drejtori i Përgjithshëm i Logjistikës, - ne sonte do të hapim rezervat e Armatës në Ankara dhe nesër në mëngjes do të nisen avionët e parë të transportit ushtarak me pajisjet përkatëse, për t’i zbarkuar në aeroportet e Shqipërisë”. Duke më dhënë dorën, të shoqëruar me një buzëqeshje të lehtë, shtoi; “miku i mirë njihet në ditë të vështira apo jo, zoti kolonel?”. Dhe ashtu ndodhi.


Operacionet në përballimin e krizës


Në agimin e nesërm, nga aeroporti ushtarak i Ankarasë, u nisën drejt Shqipërisë avionët e transportit ushtarak. Në atë kohë për në kufirin verior të Shqipërisë udhëtonte Ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, mbasi Shtabi i Përgjithshëm, me në krye gjeneral Aleks Andonin, në rajonin e Kukësit dhe Tropojës kishin dislokuar mbi 60 % të ushtrisë, përfshirë edhe Brigadën e Tankeve nga Tirana. Ata kishin planëzuar përballimin e kërcënimit ushtarak serb, që në brezin e kufirit. Stërvitja “Drini i Bardhë”, që u zhvillua ato ditë në këto rajone, ishte kurorëzimi i kësaj gatishmërie dhe mesazhi që iu dha ushtrisë Serbe për t’u tërhequr nga kufijtë tanë si dhe nga gjenocidi i egër, që kryente ndaj vëllezërve tanë në Kosovë. Shqiptarët e Kosovës morën mesazhin se Shqipëria dhe Forcat e Armatosura të saj po u afroheshin çdo ditë... Ushtarakët tanë, nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm, gjatë Operacioneve ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës menaxhuan në mënyrë të shkëlqyer operacionet e evakuimit të popullsisë shqiptare. Ata bënë sakrifica sublime për këtë qëllim. Kështu, Kolonel Mehmet Musai, zëvëndës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u angazhua në përballimin e krizës së Kosovës. Mbas disa ditësh e kërkova në celular zv/shefin e Shtabit të Përgjithshëm, kolonel Musain, por ai m’u përgjigj nga Kukësi e jo nga Tirana. - “Zoti Hajro, - më tha. – me një grup të Shtabit të Përgjithshëm, po organizojmë evakuimin e popullsisë civile, që kanë ardhur në Kukës dhe Tropojë nga gjenocidi çnjerëzor serb. Situata është shumë e rëndë”.

2016/03/12

Vargje poetike të shkëputura nga libri “Shkodra në 12 Yje” i autores Farida Zmijani Ramadani.



Farida Ramadani (Zmijani) ka lindur dhe banon në Shkodër. Është diplomuar për mësuesi në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Po ashtu është diplomuar edhe si “Ndërmjetëse dhe Parandaluese e Problemeve Sociale” nga Regione Emilia Romania.

 Ka punuar pranë Gjykatës së rrethit Shkodër, si ekspertë- psikologe për fëmijë ku ka marrë pjese në mbi 150 gjyqe.

Në moshe te re prej disa vitesh ka qenë basketbolliste ne ekipin e parë të Vllaznisë së Shkodrës.

 Ka shkruar një seri artikujsh me tematika të ndryshme në gazeta e revista lokale dhe ndërkombetare. Eshtë vleresuar me çmime të ndryshme për krijimtari në Shqipëri dhe jashtë vendit. Shkrimet e saja kanë qenë pjesë përbërëse në botimet e disa autorëve të tjerë jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë. Ka marrë titullin “Ambasadore e Paqes”

Është anëtare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe e Shoqates së Shkrimtarëve Shkodër
Jeton në Shkodër.


Botimet:

“Shumë mirënjohje, faleminderit Itali”- shqip & italisht
“Dhimbje nga prindërit e mi”
“Pikturoj në qiell”- me 100 poezi shqip & anglisht
"Shkodra në 12 Yje"

Etj.









12417674_1021490827893289_1629030095766071621_n



Guidë me 5000 vargje. Shkodra ku bukuria dhe vlerat bëhen NJË me relaksin.
F Kraja- Stefan Zweig-u, në librin e tij kushtuar shkrimtarit të madh francez Honoré de Balzac thotë :-Ai që nuk ka qenë asnjëherë në Paris, mjafton të lexojë veprat e Balzakut dhe do ta shëtisë Parisin, duke e njohur atë në të gjitha skutat e tij.



Farida Zmijani Ramadani i këndon qytetit dhe djepit të saj Shkodrës:


I

Kalaja Rozafa

Bukuroshja e pafjetur shekullore,
Me Liqenin, Bunën e Drinin përdore
Harmonizim i shkëlqyer i natyrës,
Parajsën mjedisore e ke pranë fytyrës,
Krijimtaria e fantazisë magjiplote,
Pushtim i një legjende që në themele,

Konstruksioni:3 oborre, Muzeumi- me plot njëqind mijë artefakte,

Legjenda

Shkodranëve duket i ke bërë magji,
Me fije lavdie në zemër i ke hyrë,
Si logo përfaqësuese kudo me ty,
Lart si shqiponjë gjithmonë ato sy.

Aktivitetet- nuset, femijet, shkrimtare ,piktore, artist

Zotat Kalasë Rozafa i kanë falur përjetësi,
Gjejnë vend pushimi në çdo stinë,
Bukuroshja jonë e shekujve të folura,
E njohur, e vlerësuar tashmë nga gjithë bota.


II

Liqeni i Shkodrës eleganca arkitektonike,

Pamje e magjishme e natyrës fantastike,
Më i madhi në Gadishullin Ballkanik,
Tërheq syrin e çdo njeriu nostalgjik.

Liqeni, kënga që përshkon preludin e dashurisë,
Fjalëpak, ku malet kërcejnë Valsin e Lumturisë,
Fsheh ëndrra të bukura ndër tallazet e lehta,
Ku sa herë afrohesh ndjen se fort rreh zemra.

Si një tapet shtrihet Pedonalja e madhe,
Vizitorë shkodranë në verë disa çaste,
Infrastrukturë mjaft e arrirë e mjaf e pasur,
Njësi tregtimi të Bexhistenit gjigand fare afër.

Baret dhe restorantet përgjatë rrugës ofrojnë gjithçka,
Vizitorëve të zonës të mos i mungojë asgjë,
Ura antike vështron të renë me xhelozi,
Prej 120 vitesh pranë Liqenit ishte shtrirë,

Mbi 45 lloje peshqish, qefulli, levreku e trofta,
Krapi, karasi, blini, shojza e plot skorta,

Gjeni 250 lloje shpendësh ku gjysma janë migrues,
Pjesa tjetër si zogj autoktonë foleformues,
Pelikani kaçurrel (nesiti, gemi) zë vendin e parë,
Listuar Liqenin në nivel Ndërkombëtar.

Latosi(kasarani) bimë frutore e rrallë me një veçanti,
Rrënjët i ka në ujë por nuk bën frut kur s’bie shi.

Legjenda e Liqenit flet për një vashë bukuroshe,
Që harroi të mbyllte grykën e kroit në qoshe,

Shiroka ka një breg shumë të larmishëm,
Dikton peisazhe shpirtërore të lakmueshëm,

Shirokasit njerëz që dalloheshin për mikpritje,
Me qilimat e bukura thurur nga gratë e Zogajve,

Aktivitetet 20 qershori dita e Liqenit, Fshati i Paqes

Liqeni i Shkodrës me vlera të pavdekshme,
Me pasuri shëndetësore e mjaft zbavitëse,
Mjedis didaktik për studime shkencore,
Liqeni dhe Shkodra si dy miq të vjetër përdore.


III

Teatri Migjeni

36 këngëtarë, aktorë, humoristë

Në qendër të qytetit ngrihet madhështorë,
“Tempulli i Kulturës” me të drejtë i thonë,
Mbi 65 vite dhuroi artistë profesionistë,
Këngëtarë, muzikantë, aktorë e humoristë.


Në qendër të qytetit ngrihet madhështorë,
“Tempulli i Kulturës” me të drejtë i thonë,
Mbi 65 vite dhuroi artistë profesionistë,
Këngëtarë, muzikantë, aktorë e humoristë.

Teatri me yje të panumërta që e mbajnë gjallë,
Si xixëllonja në qiellin e Shkodrës ngjajnë,
Ndriçojnë kurdoherë e asnjëherë nuk do të shuhen,
Në parajsën e kulturës shkodrane do të ruhen.

Teatri thirrja shpirtërore e njerëzimit që dikton,
Dashuri të mbjellë ndër breza që në embrion,
Veterani i kënaqësisë, mesazhi i lumturisë,
Duartrokitje pafund për tempullin e fisnikërisë .


IV

Stadiumi Loro Boriçi

arena e futbollit, 45 futbolliste e personazhe të futbollit

Ku fjala “GOL” zgjeron kupën e qiellit,
Befasohet nga oshëtimën e brohoritjes që dëgjoi.
Shkodranëve njëherësh dalë nga kraharori.

Vendi ku ngrihet në ajër i gjithë trupi,
Ku mijëra zemra me ndjenja mbushi,
Ku adrenalina instiktivisht çon duart nga qielli,
Ku drithërima e shpirtit bashkohet me diellin.

Të parët në botë për futboll ishin anglezët,
Të parët në Shqipëri padyshim shkodranët,
Momenti i filluar i futbollit në vitin 1908-të,
Dhuruar nga At Gut Ruter topi i rrumbullakët.


Për Muhamet Dibrën

Nuk mund të ketë Kombëtare pa Dibrën.
Shprehet trajneri Boris Apuhtin që ia dinte vlerën,
Presidenti i Buduçnostit me një surprizë si kujtim,
Hedh nga aeroplani një top Dibrës në këmbët e tij.

Si humbi si fitoi Vllaznia mbetet shpirti jonë,
Nuk plaket në mote, kuq e blu gjithmonë,
Zërat e brohoritjet e tifozëve zhdukin retë,
Shkodra njëherash shpërthyen “Ole…-të”.

Kenget e Bujar Qamilit dhe Frederik Ndoci

Galeria e futbollistëve për Shkodrën rrahje zemre,
Duartrokitje, emocione adrenalinë tifozash në deje,
Stadiumi si një gjigand ndjenjash zhurmëmadh,
Kujtime të bukura, përulje për shumë veteranë.

Stadiumi Loro Boriçi gjithmonë do ushtojë,
Brohoritje përherë për suksesin e skuadrës sonë,
Emocioni kufinjtë e gëzimit do kalojë,
E pavdekshme Vllaznia për Shkodrën do qëndrojë.




V

Kompleksi Zmijani

Një kompleks sportiv i duhej Shkodrës,
Sportin ka në gen “Djepi i Kulturës”
Hysen Zmijani qytetit ia bëri dhuratë,
Frekuentimi të transmetohet ndër breza gjatë.

Kompleksi vezullon si një qytet i vogël sportiv,
Për gjenerata të reja që kanë një motiv,
T’i shërbejnë me kënaqësi vetes dhe shoqërisë,
Shëndeti i banorëve guri themelor i lumturisë.

Larg streseve të përditeshme,
Nga jeta e problemet e mërziteshme,
Që mbarë shoqërinë kanë pushtuar,
Kompleksi Sportiv Zmijani vendi i preferuar.


VI

Pedonalja Kolë Idromeno ku puthen mijëra vetë

Është bërë e hijshme e këndshme me të vërtetë,
Gurë të skalitur e të gdhendur rrugë e trotuare,
I kanë dhënë qytetit sy e emër për të hedhur valle.

1 Qershori Festa Ndërkombëtare e Fëmijëve,
Si mike e përhershme me vezullimin e yjeve,

Magjia e ndërrimit të viteve në Pedonale,
Shënohet padyshim si dita e vitit më e gjallë,
Fishekzjarret pushtojnë me orë të tëra qytetin,
Kokën lart të gjithë në një vezullim shikojnë qiellin.

Lëre, lëre kur fillojnë kampionatet e futbollit,
Pedonalja rëndohet nga fansa të të gjithëfar’llojit,
Preferenca personale tifozë me skuadrat e zemrës,
Pedonalen përfshijnë pa frena ethet e festës.

Pedonalja me artet figurative si laitmotiv i bukur,
Zgjon ndjenjën e kreativitetit pamor të strukur,

Arenë si një mikrokozmos aktivitetesh,
Fototeka Marubi tërheqja e kujtimeve prej vitesh,

Stili vencian i Festës së Karnavaleve i jep gjallëri,
Masivisht aktivizim i shkollave nxënës dhe fëmijë,

Në Shkodër përherë banorët i këndojnë luleve,
Mbushur Pedonalja me freski si pranë bahçeve,
150 këngët si identitet melodinë shkodrane përcjellin,
Parfumin aromatik të kulturës mbjellin.

Pedonalja fshin nga jeta gjithë streset që keni,
E frekuentueshme, e dashur, shyqyr që e kemi,
Vend takimi, aktivitetesh,veprimtarish pafund,
Çdo shqiptar dhe i huaj këtu relaksohet shumë.


VII

Identiteti i Shkodrës Muzeu Oso Kuka,

Materiale pafund në të ndryshmet epoka,
Institucioni publik, kulturor e plot histori,
Traditë, trashëgimi, thënije, dokumente a veçori.

Rreth 12 mijë vizitorë në vit pushtojnë Muzeumin,
Sipas mundësive të tij ofron maksimumin,
Gjeografi e gjerë e vizitorëve vendas e të huaj,
Nga trevat shqipfolëse mbi tetë mijë të regjistruar,

Sektori i Arkeologjisë i vendosur në katin përdhes
Me gjurmët e para të epokës së Paleolitit të Mesëm,
Sektori i Etnografisë me objekte të shek XVIII-XX-të,
Konservimi kulturor mbi tetëdhjetë zeje trashëgimia vetë,
Oda e Pritjes me oxhakun monumental prej allçie,
Tavani në qendër me rozetën e gdhendur i ka hije,
Sektori i Historisë ëmbëlsisht thur kohën,
Me 455 objekte ngacmon tinëzisht memorien,
Biblioteka e Muzeut shërbyesja e studimeve,
Mbulon fushën e albanologjisë e të kulturave,

Portat kurdoherë Muzeu mban të hapura,
Njerëz të thjeshtë, historian, studiues apo artistë,
Këtu mendja sjell kohën pranë jush përsërit,
Kujtesa juaj historinë e një populli skalit.


VIII

I madhi Grand Hotel Europa prej vitesh,

Me qiellin çdo ditë duket sikur puthet,
Madhështor në zemër të Shkodrës ngrihet,
Ndërtuar për ta frekuentuar të thjeshtit dhe yjet.

Shumë vlerësime ky hotel ka marrë,
Nga operatorë të huaj dhe shqiptarë,
Për cilësi të lartë në Edicionin e 4-ët Botëror,
Mori në Madrid “Kupën e Artë” në dorë.

Grand Hotel Europa një emër i madh,
Qytetit të Shkodrës kokën ia lartëson,
Simbol që shpreh për të shumë krenari,
Në qendër të Shkodrës si një Mbretëri.



IX

Hotel Colosseo ngrihet madhështor,

Prezantuar mjaft modern e bashkëkohor,
Simboli i përjetësisë së Romës,
Tashmë në qëndër të qytetit të Shkodrës.

Mrekullia e arkitekturës antike,
Gërshetuar me pamje simpatike,
Paraqitje vlerash të shprehura vërtet,
Me shkodranë e të huaj ai çdo ditë flet.

E kështu Colosseo në Shkodrën tonë,
Çdo gjë të bukur e të këndshme të ofron,
Adrenalinën periodikisht ta ngacmon,
E ti përsëri vjen se tepër e preferon.


X

Shqiponja emër i madh që prek lartësitë,
Shoqërim i krenarisë që në embrion të Shqipërisë,
Drithërimë, emocion i përcjell çdo shqiptari,
Vendas apo në diasporë që shumë i merr malli.

Në hyrje të Shkodrës emri i kuq të tërheq,
Shkruar “Shqiponja” në kodër nga larg të thërret,
Sa kalon Urën e Bahçallëkut në krahun e majtë,
Emër që në këtë tokë do qëndrojë shumë gjatë.

Shqiponja në memorie shkruan “Relaks”
Ëndërrime si në një vallëzim “Vals”,
Galeria e fotove të realizuara nxit rikujtesën,
Frekuentimi sërish i Shqiponjës ia bëri vetes.


XI

Resorti ndriçues i Ilirisë,
Me madhështinë e një gjigandi,
Si medaljon i lashtësisë,
Hap krahët në shpat mali.

Mbartur me vlera e plot lavdi,
Si kurorë për gjithë epokën,
Përdore Kalatë Rozafa dhe Iliria,
Simbole për Shkodër Locen.

Dhe nuk mjafton me kaq, kënaqësia vazhdon,
Për një kohë të gjatë në kujtesë qëndron,
Preferenca e Ilirisë me vite do pasojë,
Mbi gjithë restorantet do të mbretërojë.


XII

Dubai një emër që të çon larg,
Por që s’ke nevojë të udhëtosh,
Shkodra ta sjell në pëdhëmbë të dorës,
Ta shijosh e ta frekuentosh.

Kush ka frekuentuar Dubain tonë,
Në çdo kohë herët apo vonë,
Orkestrimi i lumturive nuk harron,
Miqve mbresat e këndshme ia transmeton.

Bashkëpunim me firma prestigjioze,
Pamje shërbim e mjedise mbretërore,
Kompleksi Dubai gjithnjë ju fton,
Lumturinë tuaj përherë dëshiron.

_____________________________


Agjencioni Floripress 

 



EMRI YT

Sa herë dëshiroj të shkruaj një emër,
Shkronja yte vjen e para,
Dua ta largoj, por nuk di se si…?!
Sepse çdo fjalë fillon nga Ti.

Mundohem e mundohem...
Ndiej sytë, më tërbohen,
Sapo filloj sërish të shkruaj,
Shkronjat me emrin tënd luajnë.

Largoj fletën, marr një tjetër,
Përsëri ngjason e njëjta letër…
Kaq fort emri yt qenka ngulitur,
S’largohet prej letrës, dhe duke i bërtitur!

E detyruar fort i thërras,
Si e llastuar shprehet në gaz,
Nga e zhubrosur, letra drejtohet,
Të njëjtat shkronja, papritur, sistemohen!

Buzëgaz unë i mbledh,
Emrin tënd përsëri përcjell.
Hyj në kuptim, kërkojnë me zemër:
Këmbëngulës sytë të njëjtin emër!



SHKRUAJME ME NDJENJA

Sa më shumë të lexosh,
aq më shumë do të ndjesh.
Impulsi i ngrohtë,
prej thellësisë çel.
Por librin,
s’do të lë ta mbarosh,
se do të “mbërthej keqas”,
këtë vetë do e kuptosh.

Eh, të lexuar me ndjenja!
Librin me këtë stil
e çojmë në fund,
ashtu të dy në tundim,
prologojmë te bukurën lojë,
tërë gazmim...



PËRSËRI KTHEHEM

Përse, kur më prek,
zemra “thumbon” fort?
Ashtu rënë në naivitet,
s’normalizohet dot ?

Lëshuar, si një vegim,
në robim për një çast,
Ndjek emocionin tim,
në të gjithë trupin “plas”.

Si një ndjenjë e ngrirë,
si një lojë e vështirë,
Asqë e përfill ndryshimin,
refuzon kalkulimin...

Merre shpirtin tim,
vishe...
E ndiej thellë në deje...
Por, e di, s’të bën dot...
Do të hidhet në sulm
zhgënjimi,
S’qenka numri yt!...

Lodhesh në kotësi...
Ah, sa keq ndihet,
kjo fjalëzë “Lumturi”,
Përmblidhet në pak fjalë
dhe kur s’ndihet mirë,
Për pak, fare pak rri...



MË KE LAKMI

Kur flas,
Ti je aty.
Kur lexoj,
përbri të kam.
Kur nis këngën ,
këndojmë të dy.
Kur bëlbëzoj,
duke bëlbëzuar
dhe Ti “rri”...
Po kur bërtas,
përse bërtet dhe Ti?!
E kuptoj,
më ke lakmi.
Të padit,
ndriçimi në sy.



ZËRI YT

Si nga një orkestër fantastike,
tingujt tuaj vijnë,
shtyjnë njëri – tjetrin...
arrijnë shpejtësinë ...,
Vërshojnë me ton të lartë
tek unë, në çdo qelizë,
sa maja e maleve të shpirtit,
ngelen në çudirë...

Herë i ndjej lehtë,
nën lëkurë më prekin totalisht.
Tashmë e mësuar
në këtë rrekëtim ...

Eh, kështu më ke formuar!
Simfoni plot melankoli...
Ndjenjë e dashuruar....
Spirancë e ankoruar
në shpirtin tim.

Vargje melodish derdhur...
Lloj, lloj ndjenjash përdredhur,
Vallëzojnë me violinë,
ashtu të freskëta rrinë ....



LEGJENDA E REVE

Vështrova qiellin,
veçova retë,
Si ngjasonin:
ngjeshur fletë – fletë...
Përqëndrova sytë
atje lart, lart,
Aty ku ndjenjëhapur
më latë...

Shikoja Universin
e pafund,
sy mekur...,
sikundër në “gjumë”.
Eh, reja më dukej
aq origjinale,
Panoramë e “trishtë”
në detaje!...

Vështroj,
një karrocë me dre.
Një vashë,
po e nget nxitimas.
Asqë mendon
t’i vëjë fre.
Figuracioni i reve
prin buçimas...

Mendja e saj
vazhdoi të soditë,
por asgjë,
s’po kishte kuptim,
s´donte ,
aspak të priste:
Përqafimin
me lumturinë!

S’e ndieu
Dëshpërimin.
Papritur,
karrocën ndali,
zbriti, si shtojzovalle,
zbriti,
me tonin e zbritjes:
hopa, hopa...
Rimblodhi retë
ngadalë, e lehtë - lehtë...

Magjepsur
prej bukurisë,
retë u aktivizuan
vezulluese,
nisën të gjitha
menjëherë,
në rol të damës,
në pistën vallëzuese ...

Ashtu të lehta
çliruar nga emocioni
s’lanë asnjë re,
jashtë pistës,
Shoqëruan
vashën e bukur
të pikëtakonte,
djalin e dritës ...

Duartrokitën retë,
tërë dashuri.
Me kënaqësi
shijuan skenën.
Para syve,
u shfaq një çudi .
Për një moment
heshtën....
në bëlbëzim ...

Ylberët lëshuan
tërësisht ngjyrat,
t’ju ndriçonin
“princeshave”
gjithë fytyrat ,
U shndërruan
në të bukura...

Rifilluan
me figura të reja...
Thurja e tyre
më me ëndërr,
më me finesë,
Dashuria
shpaloste sekuencat ,
si legjendë,
mbetur,
si një film i pambaruar
në të shfaqur,
plot fantazi në qiell...



ME QIELLIN KATËR

Nga larg
dëgjova zërin tënd,
kur një pupël
po vështroja ...
Fillova të fryj,
për ta mbajtur lart.
Sa më shikove,
erdhe me vrap...

Frymëruam së bashku të dy,
buzëqeshëm,
deri në marrëzi.
Ajo valëvitej,
lodronte me ne...
Përcillnim frymën, pa fre,
Kështu u bëmë tre!...

Qielli u mahnit,
me marrëzinë tonë,
Të katërt në melankoli,
qëndruam deri vonë.



KTHEJ MOMENTIN E HUMBUR

Buzët e lodhura lëndojnë,
Duan të fshijnë me gomë,
në gjumë dhe në meditim,
fjalën: “Shpirti im”...

Ndjenjat e bukura,
me të shëmtuarat,
përsëri rrinë bashkë,
herë futen brenda,
herë rrinë jashtë...

Ashtu..., e shpirti të fal.
A thua s´kupton?
Siç duket ke diçka,
që te ti ”rrezaton”.

Shijon buzëqeshjen,
Ëndrrat mbetën “pa u lyer”,
Të pashkruara në qiell,
si një tekst i pakryer.

Retë s’zunë vend,
me ritëm shkriftohen,
grinden,
përsëri ribashkohen...
Tashmë me gjithë mend,
të më lësh përsëri,
mua fare pa mend...

Nxitimthi marr guxim,
të jem përsëri e lumtur,
Ta kthej në magjik,
momentin e humbur.



TË KËRKOJ

Nuk dua lumturia,
të jetë ai çast,
i zgjatur aq pak...
Kërkoj, edhe nëse humbas,
në frymën tënde të trokas,
të më shohësh drejt sytë,
të më thuash i çlirët:
“Jam miku yt!”

Nga Flori Bruqi :Cikël poetik nga Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca(1898-1936)



Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca (sq: Fredriko Garsia Lorka) u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros një Fshat në Granda një qytet në Spanjë dhe vdiq në 19 Gusht 1936 në Granda. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga Gjenerali Francisco Franco. Mendohet se Grasia Lorka është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e Grasia Lorkë-s. Frederico Garcia Lorca u lind më 5 qershor 1898 në fshatin Fuente Vaqueros të provicës së Granadas babai i tij ishte Federico García Rodríguez ishte pronar toke dhe fermer. Garsia Lorka mësimet e para i mori tek nëna e tij e cila ishte mësuese dhe pianiste e talentuar. Në vitin 1909 kur Garsia Lorka ishte 11 vjeç familja e tij u zhvendos në qytetin Granada në jug-perëndim të Spanjës pastaj Garsia Lorka ndoqi dhe u diplmua në shkollën e mesme dhe ndoqi studimet në Universitetin Sacred Heart ku studioi artin dhe letërsinë ku dhe nxorri veprat e para potike.


Peisazh

Nata duke gabuar
u vesh me ftohtë.
Prapa xhamave të veshur
të gjithë fëmijët
panë të kthehet në zogj
një plep i verdhë.
Mbrëmje është shtrirë
gjatë lumit.
Një skuqje molle
dridhet mbi çati.


KËNGË E KOTË

Trëndafil i ardhshëm dhe venë të përfshira,
ametistë të djeshëm dhe puhi e së tanishmes,
Dua t’i harroj!
Njeri dhe peshk në ato mbretërira, nën gjërat mbi ujë
duke pritur në alga ose të ulur natën,
Dua t’i harroj!
Unë.
Vetëm unë!
Duke kalitur tabakanë
ku s’do të përfundojë kokëa ime.
Vetëm unë!


GJUETARI

Pishnajë e lartë!
Katër pëllumba në ajër.
Katër pëllumba
fluturojnë dhe kthehen
sjellin plagë
katër hijet e tyre.
Pishnajë e ulët!
Katër pëllumba mbi tokë rrinë


Fillon vajtimi i kitarës

Fillon vajtimi
i kitarës
Thyhen gotat
E mëngjesit
Fillon vajtimi
i kitarës
E kotë
Ta qetësosh.
Qan e lodhur
siç qan uji
siç qan era
mbi dëborë.
Është e pamundur
ta qetësosh
Qan
për gjëra të largëta
për rërën e jugut përvëlues
që kërkon gamilje të bardha.
Qan shigjetën pa nishan
mbrëmjen pa të nesërme
dhe zogun e parë të ngordhur
mbi degë
O kitarë!
zemërçpuar
Nga pesë shpata.


GUSHT

Kundërdritë në një perëndim
Peshku e sheqeri
Dhe dielli përbrenda mbrëmjes,
si bërthama në një frut.
Kalliri i misrit mban të paprekur
Kokrrën e tij të verdhë e të fortë.
Gusht.
Fëmijët hanë
bukë të zezë dhe hënë të shijsme.


KËNGA E KALORËSIT

Kordovë.
E lehtë dhe vetëm.
Mëze e zezë, hënë e madhe,
e ullinj në trastën time.
Edhe pse unë i njoh rrugët
s’do të arrij kurrë në Kordovë.
Nëpër fusha, nëpër erë,
mëze e zezë, hënë e kqe.
Vdekja më ngul syrin
Na kullat e Kordovës.
Ah, sa i gjatë është udhëtimi!
Ah, mëzja ime e zonja!
Ah, se vdekja më pret
para se të mbrrij në Kordovë.
Kordovë.
Larg e vetëm.


RRAFSHALTA DIMËRORE

Qielli është gri.
Pemët janë të bardha
... e janë karbon i zi
Kallamishtet e djegura
Ka gjak të tharë
Plaga e Oqeanit,
e letra pa ngjyrë
e malit është zhubravitur.
Pluhuri i drrugës
fshihet në gremina
janë të turbullt burimet
dhe të kulluar pellgjet.
Këmbora e grigjës,
kumbon në një gri të kuqërremtë
e qerthulli i nënës
përfundoi boshtin e saj.
Qielli është gri.
Pemët janë të bardha.


SHIU

Shiu ka një sekret tërheqës butësie
Një kotullim largues e të ëmbël,
një muzikë përvujtëse zgjohet me të
dhe vibron shpirtin e përgjumur tëpeizazhit...
O shi i qetë, pa stuhi, pa erë,
shi i heshtur i butë fushash dhe me dritë të ëmbël,
shi i mirë e paqësor, shi i vërtetë,
sa i përmallshëm e i trishtë bie mbi sendet!
O shi françeskan që ngërthen në çdo pikë
Shpirtra me burim të pastër e gurrash të përulur!
Kur bie mbi fusha ngadalë
Trëndafilat e gjoksit tim hap me tingujt e tu...


PLEPI

Plep i dashur
Plep i dashur
U bëre
Flori.
Dje ishe i blertë,
Një blerim i ngarkuar
Me zogj.


MËNGJES VJESHTE

Ç’ëmbëlsi fëmijërore
në mëngjesin e qetë!
Mes gjethesh të blerta është dielli
dhe merimangat shtrijnë mes degëve
rrugët e tyre të mëndafshta.

Përkujtim: Lidhur me veprën "16 shekuj" të prof.Ramadan Sokolit

 


Ramadan Sokoli lindi në qytetin e Shkodrës më 14 qershor të vitit 1920 në familjen patriotike dhe atdhetare të Sokolave. Arsimin fillor dhe të mesëm i kryen në qytetin e Shkodrës.

Në vitet 1940-1944 kryen studimet e larta muzikore në Firence, Itali. Pas çlirimit të vendit kryen detyrën e pedagogut të Folklorit Muzikor Shqiptar në Liceun Artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve, degë të cilën e krijoi ai vetë.

Ai është një ndër figurat e shquara të kulturës kombëtare shqiptare, ai ka një fushë të gjërë veprimtarie, e cila përfshin atë pedagogjike, krijimtarinë muzikore dhe në fushën e etnomuzikologjisë, që merret me studimin e traditave tona etnokulturore".

Në krijimtarinë muzikore, Ramadan Sokoli ka shkruar këngë për fëmijë, të rritur, si dhe pjesë instrumentale.

Ai ka lënë këngë të bukura që, ndonëse kanë kaluar 6 dekada, ato këndohen edhe sot. Si "Lulja me erë", e cila në periudhën e luftës në Kosovë i është ndërruar teksi në patriotik,
"Zanusha", "Turtullesha", ka shkruar shumë romanca dhe vepra pa fund instrumentale. Presidenti shqiptar Alfred Moisiu e ka nderuar me titullin e lartė "Mjeshtėr i Madh i Punės".

Flori Bruqi

----------------------------




Lidhur me veprën "16 shekuj" të Ramadan Sokolit. 

Botim i Shtëpisë Botuese "EURORILINDJA", Tiranë, 1994.


Ilir SECI

Me emrin e Ramadan Sokolit është e lidhur historia e muzikologjisë shqiptare,vepra e tij shënon fillimin e kësaj disipline shkencore në Shqipëri nga ky studiues kemi studimet e para që shtruan linjat nga nisi pastaj puna për studimet shqiptare.

Profesor Ramadan Sokoli vjen prej njërës nga nga familjet me të njohura të tradites dhe qytetarisë shkodrane e shqiptare,ate te Sokolëve që gëzon një ëmër të shquar në historinë tonë kombëtare kujtojmë figurën e Hodo Pashë Sokolit mbrojtësit legjendar të Hotit e Grudës,trojeve shqiptare në Mal të Zi.

Ramadani u lind në Shkodër me 1920,pas shkollimit në vendlindje vazhdon studimet e larta në Padova Itali, Universitetin e famshëm ku studion për muzikë,moment me rëndësi pse profilizohet e ardhmja e tij. Por rrjedhat e fatit i sjellin ndryshime të mëdha në rrugën e tij si studiues. Lufta e Dytë Botërore nuk kish si të linte jashtë familjen e Sokolëve. Dy vëllezërit e tij ishin pjesmarrës aktivë në rradhët e forcave nacionaliste, Ibrahim Sokoli dhe Hodo Sokoli, njihen si legalistë e nacionalistë,që i vunë pushkën pushtuesve italianë e gjermanë. Me vendosjen e regjimit komunist të tre vëllezërit, Ibrahimi, Hodoja, Ramadani, arrestohen dhe dënohen me burgim të gjatë duke njohur tortura e vuajtje të rënda.Ramadani arrestohet dhe dënohet pa asnjë akuzë vetëm si vëllai i Ibrahimit e Hodos!?



Miku i ngushtë i Ramadanit, poeti dhe studiuesi të ardhme të shkëlqyer, Qemal Draçini, vdes në rrethana të dyshimta në burg,versioni zyrtar ishte "vetëvrasje me helmim!". Pothuajse të gjithë miqtë e tij janë burgosur kësokohe dhe do të ishte miku i tij i vjetër Llazar Siliqi që pas dhjetë vjetësh do e nxirrte nga gulagët e Hoxhës duke shfrytëzuar nevojën e regjimit për njerëz të kualifikuar në fushwn e studimeve muzikore.

Por edhe kështu zinxhiri i vuajtjeve të Ramadan Sokolit nuk mbaronte, do të studionte, me kushte, do shkruante me kushte, do krijonte por pa emër,si anonim pasi "Partia e dinte kush ishte!"... Falë punës së tij Ramadan Sokoli bëhet themeluesi i muzikologjisë shqiptare nëpërmjet veprave "Folklori muzikor shqiptar (Morfologjia)","Veglat muzikore të popullit shqiptar","Vallet dhe muzika e të parëve tanë","Figura te ndritura","Gjurmime folklorike","Këngët patriotike",etj.

Përveç këtyre vëllimeve ka botuar një numër të madh artikujsh studimorë rreth degëve të ndrvshme etnokulturore, gjithashtu ka mbajtur shumë ligjërata radiofonike krahas dokumentarëve televizivë. Ka drejtuar ekspeditat e para etnomuzikologjike në Shqipëri. Ndihmesë të vyer ka dhënë edhe si studiues folklorit letrar. sidomos rreth ninullave, këngëve të shpotisë, këngëve popullore per dashurisë, vajtimeve, gjëmave dhe elegjive mortore, rreth dramaturgjisë popullore. Lëmia më e rëndësishme e veprimtarisë së Ramadan Sokolit mbetet ajo e etnokulturës shqiptare që nga lashtësia ilire e te ajo arbërore deri në kohët më të afërme.

Prof. Sokoli ka bërë një punë të vyer në këtë lëmi duke shkundur pluhurin e harresës nga epoka të tëra,studime si: "Figura e Skënderbeut në muzikë "janë të rralla po ashtu ky studiues ka zhuluar më shume se 40 personalitete shqiptare nga fushat e dijes e artit duke argumentuar shqiptaresinë e tyre. Hulumtimet e Ramadan Sokolit janë shtigje te çelura për së pari dhe shquhen për thellësinë dhe gjerësimë e njohurive si dhe seriozitetin e gjykimit shkencor. Për shumë kohë ka punuar.si arsimtar duke hartuar programe e tekste mësimore si dhe duke kompozuar repertor të pasur për edukimin e gjeneratës së re të muziktarëve .

Theksojmë me këtë rast se brezi i parë i flautistëve shqiptarë janë nxënes të Ramadan Sokolit.Ne fushën e krijimtarsisë shquhet si kompozitor është autor i shumë veprave vokale e instrumentale, muzikës së dhomës, këngëve,etj. SHQIPERIMI I SHEKUJVE. "Dy fjalë: "Njih vetveten!" Vetëm këto dy fjalë kuptimplota i kish gdhendur dikush në ballin e hyrjes së një tempulli famëmadh të lashtësisë.Njih vetveten!Kjo porosi e mençur mbetet me vlera të përhershme jo vetëm për njerëzit në veçanti, por edhe për popujt ne përgjithësi, sepse, siç thoshte poeti rilindas, Naim Frashëri, "Ç'vleftë t'i verë vehtes një komb, atë i venë dhe të huajtë!". - Këto janë fjalët me të cilat e fillon këtë vepër Profesor Ramadan Sokoli duke na sjellë një studim të rrallë ne fushën e kulturës sonë kombëtare.

Vepra e Profesor Sokolit përfshin një diapazon te gjerë në një periudhë kohe 16 shekujsh pikërisht atë periudhë më të ërrët të historisë sonë kombëtare kohën nga rënia e Perandorisë Romake deri në kohën e pas Pavarësisë,periudhë kur kombi ynë kalon nëpër pushtime e shkatërrime duke plotesuar një boshëllëk në kushtet e mungesës së shkrimit e dokumentimit historik.

Puna e rilindasve përgjithësisht është e evidentuar por ishin plot figura, "Shqipe larg folesë!",që kërkonin të njiheshin më mirë, të përfshiheshin në kulturën shqiptare për t'u bërë pjesë e saj si trashëgimi. Me zbulimin e shumë vlerave të së kaluarës vepra e Ramadan Sokolit plotëson në mënyrë të ndjeshme njohuritë mbi qytetërimin e lashtë të kombit tonë.Profesori me zellin e arkeologut shpluhuros historinë,nxjerr copat nga terri i bashkon e ndërton kapitujt e historisë sonë kombëtare pikërisht në kohën kur mungon më tepër,shekujt e errët që tërë bota i quan "Dark Age".

Gati tetë shekuj e ndajnë Niketë Dardanin,e kreut të parë të librit nga Jan Kukuzeli i kreut të dytë. Në këtë hark të madh kohor, këta dy muziktarë të hershëm ngrihen si kreshtat e maleve, që lartësohen të vetmuara drejt qiellit duke mbushur hapesiren e kultures shqiptare. Niketë Dardani,(340-414),njihet si autori i "Te Deum" hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture. Prof. Ramadan Sokoli, në librin e tij argumenton kontributin e kesaj figure të shquar shqiptare të artit kishtar mesjetar. Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës.

Vepra e tij më e njohur është himni "Te Deum Laudamos", i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Koha që e ndan këtë artist nga pasuesit e tij është një hendek shekullor qethellohet në terrin e "Dark Age" ku nga trashgimia jonë humbën shumë vlera të ndërtuara në mijëvjeçarë. Kuptohet se humbjet janë katastrofike,përmendore artistike e kulturore u zhdukën në zjarrin e atyre dyndjeve.sa dëshmi shkrimore i përpiu flaka e barbarisë, kur dihet që vendi ynë u bë shesh luftërash.Niveli i artistëve shqiptarë,klasi i tyre në krijimtari edhe pas tetë shekujsh dëshmon se kjo zeje kulturore gjalloi edhe në ato kushte dhe nuk reshti edhe pse për fat të keq ne nuk kemi dëshmi të shkruara.Megjithatë genet shqiptare të krijimtarisë nuk shterruan,ato u fashitën për një kohë nga flaka e dyndjeve por pa reshtur nxorën vazhdimisht filiza të rinj.

Mjafton të përmenden ketu himnografët e atij harku kohor, krijimet poetike-muzikore të Justinianit, (527-565), ligjvënësit më të madh të Perandorisë Bizantine që ishte me prejardhje dardane, i cili kompozoi himnin famwmadh "0 Movoyvns Vois Kai Tojos Toi Oeov". Jan Kukuzeli i shekujve XI-XII shkëlqen në këtë kohë me krijimtarinë e tij dhe është autor i një vepre kolosale në lëminë e krijimtarisë kishtare,vepra e tij është madhështore dhe Profesor Sokoli argumenton me shembuj nga muzika sa e përkorë ishte kjo krijimtari. Muzikanti Jan Kukuzeli, i lindur në qytetin bregdetar të Durrësit rreth viteve 1078-1088, njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine Arsimohet dhe afirmohet në Kostandinopojë, për t’u vendosur më pas në kishën Laura e madhe në malin Athos, ku harton edhe veprën madhore të jetës së tij, shkrimin neo-biznatin.

Disa nga krijimet e tij kryesore janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine. Vendi ynë do nxjerrë edhe muziktarë e artistë të tjerë, e sidomos aty nga muzgu i mesjetës, kur po zhvillohej më tej prodhimi i mallrave si rrjedhojë e rritjes së fuqive prodhuese të vendit, çlirimin nga sundimi shekullor të Bizantit dhe me formimin e shtetit të parë të Arbërit. Këtë e provon krijimtaria e sa e sa muziktarëve e artistëve arbër nëpër Dalmaci, në kapitullin "Edhe disa muziktarë arbër", ku përmenden këta krijues, Dragan Prizreni, Kolë Durrsaku, Filip Pjetër Drishti, Vlash Filip Drishti, Helias Filip Drishti, Progron Burizani, Xanet Agustini, Kristofor Ulqini, Aleksandër Tivarasi, Martin Balistari, Stojan Shkodrani,provë se një krijimtari e tillë nuk ishte pa pararendës e pa traditë.

Përplasja njëqindvjeçare (1385-1474) ndërmjet shqiptarëve dhe hordhive osmane,që u derdhën dallgë pas dallge, duke sjellë zi e mjerim, katandisën ne gërmadha shumë qendra të lulëzuara ashtu siç ka theksuar Dr. K. Jireçeku, " as midis Galipolit dhe Adrianopolit nuk qenë prishur aq qytete mesjetare sa vetëm në rrethin e Durrësit e të Shkodrës ".Pamjet e atyre qyteteve ose kështjellave para se të rroposeshin është e vështire të merren mend por ashtu si e thotë me të drejtë Marin Barleti, " vetë gërmadhat rrëfejnë se ç'ishte e sa ishte ".Rrjedhimisht nga kjo kohë mezi gjenden gjurmë shkrimore rreth veprimtarisë së ndonjë artististi, p.sh., Progon Burizani, i cili më 1295 përmendet si arkitekt i kishës së Shën-Klementit dhe i asaj të Shën-Mërisë ne Ohër.

Në kapitullin "Skulptorë dhe arkitektë arbër në Dalmaci", R.Sokoli përfshin emra si Radovani, Miho Tivarasi, Andrea Aleksi,mjeshtra të ndërtimtarisë,arkitektë që lanë pas një sërë kishash në viset dalmate.Në lidhje me interpretimin e legjendës së Rozafatit, Prof. Sokoli na flet për mjeshtër Donatin i cili mund te jetë arkitekti i vërtete i kalasë së Shkodrës dhe në këtë pikë bën një zbërthim historik duke e përfillur edhe legjendën e famshme. Kapitull me rëndësi është "Piktorë, skulptorë e dijetarë shqiptarë nëpër Italinë Veriore" ku Profesor Sokoli sjell të dhëna mbi jetën dhe veprën e mjeshtrave si Leonik Tomeu, Marin Beçikemi, Maksim Artioti, Mikel Maruli, Albanezët e Vicencës, Francesk Albanezi, Gjon Albanezi, Jeronimi, Françesk Albanezi, Zef (Giuseppe Albani, Mark Bazaiti, Viktor Karpaçi.

Këta mjeshtra janë të njohur për veprën e tyre që përfshin fushat e dijes,pikturën murale të kishave,arkitekturën sidomos në ndertime kishash që sot janë krenari e trashgimisë italiane e botërore.Artistët shqiptarë në Itali jetuan e krijuan në një kohë e në nje ritëm me Rilindjen Evropiane duke u bërë pjesa shqiptare e kësaj trashgimie botërore. Pas rënies së trojeve të Arbërit nën sundimin osman me kalimin e shekujve genet shqiptare edhe nën këtë pushtim do nxirrnin krye duke iu treguar pjesës tjetër të botës trashgiminë dhe kulturën e lashtë shqiptare.

Një pjesë e shqiptarëve krijuan në Perëndim siç qenë mjeshtrat në Itali por duke qënë se atdheu mbeti në Lindje, Perandori Osmane,atëherë tjerë bij të shqipes do shkëlqenin në këtë pjesë të botës.Në kapitullin,"Arkitektë shqiptarë në Turqi e tutje" Profesori na sjell të dhëna mbi figura të ndritura si Sinan Atiq Aga, Mehmet Sadefqari, Arkitekt Kasemi, Usta Mehmet Isaja,të cilët njihen për ndërtimet e xhamive e objekteve të tjera të Perandorise Osmane të cilat njihen sot si kryevepra te arkitektures botërore.

Përmendet këtu xhamia Sulejmania e arkitekt Sinanit apo e njohura, Xhamia e Taxh Mahallit ne Indi të cilën e ndërtoi shqiptari Mehmet Isaja! Kjo xhami është konsideruar një mrekulli e ndërtimtarisë botërore dhe me të drejtë përfshihet si një ndër shtatë mrekullitë e botës moderne. Me interes në këtë vepër janë faktet e sjella mbi jetën dhe veprën e një pinjolli të Kastriotëve për të cilin flitet në kapitullin.:"Vladimir Gjergj Kastrioti-Skënderbeu",ky shqiptar me krijimtarinë e tij në nje tjeter hapesire, Rusi, ploteson hapesirën e dominuar nga krijuesit shqiptarë në botë,në Perëndim, Lindje dhe Rusi, thuajse në mbarë botën...

Në fund të veprës Profesor R.Sokoli në kapitullin,:"Edhe disa shqiponja larg folesë" sjell të dhëna duke ndriçuar figura si , Joan Çetiri, Karl Gega, Harallamb Kristo Koçi, Ismail Efendi Dedei, Luigj Karl Albanesi, Dhimiter Mihal Toskani, Gjergj Danga, Thoma G. Nashi, Krist Maloku, Murat Shehu, Alcksandër Moisiu, Fan.S. Noli. Shumë nga këta emra janë të njohur e janë trajtuar në vepra të tëra por këtu në këtë libër flitet për krijimtarinë e tyre si muziktarë,një aspekt i cili ishte fare i panjohur.

Me faktet e sjella nga studiuesi Ramadan Sokoli plotësohen njohuritë mbi këto figura, cilido që kërkon të njohë më tej mbi rrënjët tona,trashgiminë kombëtare e gjurmët tona në kohë e hapësirë,padyshim se në këtë libër gjen pergjigjet që pret...

DY FJALE PER FUND...

Ramadan Sokoli, si muzikolog, është personalitet i njohur edhe jashtë vendit ku vepra e tij studimore gjeti vlerësimin e merituar,vite të tëra pune që në Shqipëri kurrë nuk u shpërblyen e gjetën jehonën jashtë atdheut,njëfarë mënyre pati fatin e atyre që studoi,njëjtë si ata u vleresua më shumë jashtë!

Duheshin pritur vitet '90 që Ramadan Sokoli t'iu përgjigjej ftesave të shumta për të marrë pjesë si lektor në Universitetet e ndryshme të Europës apo në konferencat e simpoziumet ndërkombëtare ku ai pritej me respektin që i takonte.Prof.Sokoli ka prezantuar punime e leksione në Gjermani, Zvicër, Itali, Greqi Turqi, Sllovaki, etj. Vetëm pas '90 studentët e shkollave të muzikës e të Institutit të Arteve mundën të mësojne se autori i disa prej pjesëve instrumentale, këngëve popullore, valleve nuk ishte një anonim, por ishte kompozitori Ramadan Sokoli.

Në vitin 1995 Akademia e Shkencave të Shqipërise i dha zyrtarisht titullin "Profesor" duke e zgjedhur anëtar të kësaj Akademie. Por ky "rehabilitim" fatkeqësisht nuk zgjati shumë,në vitin 1999,rikthehet në krye të Akademisë së Shkencave brezi i vjetër dhe Akademia në zgjedhjet e fundit nuk e rizgjedh anëtar te saj!? Në vitin 2002 Presidenti i ri shqiptar Alfred Moisiu e nderon me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh i Punës" duke nderuar në radhë të parë shoqërinë shqiptare e cila duhet të ndjehet krenare me bij si Ramadan Sokoli. Emri dhe vepra e Prof. Ramadan Sokolit është përfshirë në disa enciklopedi të huaja edhe në Enciklopedinë e Personaliteteve të Shquara të Shekullit të XX, përgatitur nga Qendra Ndërkombëtare e Jetëshkrimeve në Cambridge, Angli.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...