Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/14

Nazim Bllaca i tërhoqi 80 mijë euro nga banka, iku në Serbi

Nazim Bllaca ka thënë se kishte ngrënë një darkë të mirë në një restorant në Prishtinë natën e 6 gushtit 1999. Pak minuta më parë kishte vrarë një njeri. Për këtë vrasje kishin festuar, sipas Bllacës.

Nazim Bllaca thotë se e kishte vrarë me një armë që e kishte marrë nga Azem Syla, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Dëshmitari bashkëpunues, që po pretendon se ka qenë pjesë e një skuadre ekzekutimesh të Shërbimit Informativ të Kosovës, ka treguar të premten para një trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë për motivin e kësaj vrasjeje dhe misionin që kishte ky shërbim: kërcënime, rrahje dhe vrasje. Pikërisht për vrasje ka folur më së shumti.

"Te hotel ‘Victory’ nga vetura ka zbrit Faruku (Fahredin Gashi v.j.) dhe e ka marrë armën ‘Shkorpion’ nga një veturë tjetër xhip, ku ka qenë Azem Syla dhe shoferi i tij. Xhipi ka qenë 10 metra larg nesh", ka thënë Nazim Bllaca, gjatë dëshmisë kundër Sadik Abazit, Fahredin Gashit, Shpresim Ukës, Shaban Sylës, Bekim Sylës, e Driton Hajdarit.


Image

Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut, prej vitit 2006 ishin marrë me rastin e Nazim Bllacës. Ai gati dy vite ishte përgjuar nga organet e hetuesisë për shkak të shantazhit që ushtronte mbi biznesmenë.



Në këtë vit, Bllaca e kishte shantazhuar dhe kërcënuar edhe biznesmenin Fahredin Gashi, i cili e kishte lajmëruar rastin në policinë e Ferizajt. “Çdo ditë do t’i shfletoj gazetat ditore dhe çdo kund që shoh rast të vrasjeve të pazbuluara të policisë, unë do t’ia mveshi Fahredinit”, kishte shkruar në njërin prej mesazheve të tij, Nazim Bllaca, më vonë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it.

Pas disa hetimeve të bëra dhe përgjimeve telefonike, policia kishte konstatuar se ka bazë të mjaftueshme kundër Bllacës dhe i ishte drejtuar prokurorisë që t’i fillojë zyrtarisht hetimet. Por, çështja ishte zvarritur disa muaj në Prishtinë dhe Bllaca ishte “zhdukur” përkohësisht pa gjurmë.
Të vetmen gjurmë që kishte lënë ishte tërheqja e 80 mijë eurove nga Raiffeisen Bank në Ferizaj, më 7 korrik 2006, përmes transaksionit me numër TT0618800838.
Republika.info ka siguruar konfirmimin e këtij transaksioni bankar, me përshkrimin e tij dhe të dhënat e tjera të fshira për shkak të mbrojtjes së të dhënave të palës tjetër.
Burime të afërta me rastin, konfirmojnë për Republika.info se Bllacës i deponoheshin mjete financiare nga disa banka në Serbi, ku edhe kishte shkuar për të jetuar pastaj përplot dy vite, deri në vitin 2009.
Më 29 nëntor 2009, Bllaca ishte rishfaqur për herë të parë në Kosovë pas ikjes rreth dyvjeçare dhe po këtë ditë ishte bërë shumë i famshëm me deklaratat e tij se ka qenë pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe ka bërë vrasje për llogari të kësaj organizate.

Image result for nazmi bllaca
Prej kësaj kohe, Bllaca më asnjëherë nuk ishte vetëm.
Në mbështetje e kishte gjithnjë mikun e tij, zëvendësprokurorin për krime lufte në Serbi, Dragoljub Stankoviq, me të cilin koordinohej. Kurse në mbrojtje EULEX-in, si dëshmitar i tyre i mbrojtur.
Stankoviq dyshohet se është edhe personi, i cili e kishte përgatitur Bllacën për “revolucionin” në denoncimin e krimeve të UÇK-së, siç edhe deklaron vetë në e-mailin e mëposhtëm të tij.
Dëshmitari i mbrojtur i EULEX-it, Nazim Bllaca, në e-mailet e siguruara nga Republika.info shihet se për gjithçka e njoftonte zëvendësprokurorin për krime lufte në Serbi, Dragoljub Stankoviq. Në e-mailin e datës 19 shtator 2014, Bllaca i kishte shkruar edhe për pakënaqësitë e tij me EULEX-in.
Image

Në këtë e-mail, Bllaca i kishte treguar se nga 16 prilli 2013 deri më 25 gusht 2014 kishte bashkëpunuar natë e ditë për një rast të shpronësimit të tokave me hetuesen austriake Zdenka Pumper dhe me amerikanin George Pleason, ku në fillim prokuror sipas Bllacës ishte Maurizio Salustro dhe më pas Diana Wilson.
Bllaca i tregonte zëvendësprokurorit për krime lufte në Serbi, Dragoljub Stankoviq, se në këtë proces po hetohej për shpëlarje parash dhe krim të organizuar dhe se pritej që të akuzohej, sipas tij, njeriu më i fuqishëm në Kosovë, Azem Syla.
Në këtë e-mail, dëshmitari i mbrojtur i EULEX-it, Nazim Bllaca, thotë se prokurorja i ka thënë se është duke u përpiluar dhe po shkon drejt përfundimit aktakuza kundër Sylës dhe së paku tetë personave të tjerë. “Në këtë rast prokurorja Diana Wilson ka qenë korrekte me mua, më ka thënë se do të jesh dëshmitar kyç i këtij rasti, sepse pa ty nuk do mundemi ta dënojmë Azem Sylën”, i kishte raportuar Nazim Bllaca, zëvendësprokurorit për krime lufte në Serbi, Dragoljub Stankoviq.
Më tej, në këtë e-mail, Bllaca i ankohet Stankoviqit për kushtet e këqija në burgun e Dubravës, duke i thënë se i ka dërguar edhe fotografi për t’i treguar se çfarë shtrati kishte dhe ku flinte. “Kam dërguar fotografi se çfarë shtrati kam dhe ku po flejë, e kam njoftuar edhe prokuroren dhe asgjë, vetëm telefonin ma ka sjell dhe asgjë më shumë”, thuhet në e-mailin e Bllacës, transmeton Republika.info.
Në këtë e-mail, Bllaca i tregon Stankoviqit se i kishte thënë prokurores që nëse se lirojnë deri më 1 tetor 2014, ai më nuk ishte i interesuar të ishte dëshmitar kundër Azem Sylës, sepse i frikësohej gjoja edhe helmimit në ushqim.
Image result for nazmi bllaca
“Më 05.09.2014 ka ardhur në vizitë tek unë hetuesi amerikan George Plaeson me përkthyes Sherif Zeqirin, ku këta dy ka kohë që janë në rastin tim dhe më kanë thënë direkt për herë të parë që Xhonatan Ratel po e pengon rastin e pronave mos me hy unë si dëshmitar kundër Azem Sylës dhe kurrë Bllaca nuk do ta marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, do t’ia prolongojmë deri në maksimum”, i kishte shkruar Bllaca, Stankoviqit.
Sipas Bllacës, drejtësia e EULEX-it i kishte shkatërruar gjithçka dhe nuk e kishte marrë parasysh që ai ka qenë dëshmitar i çmuar për ta “… dhe nuk ka marrë parasysh që unë me dalje në publik më 29.11.2009 kam sjell revolucion lidhur me denoncimin e krimeve që nga viti 1998 e deri më sot”, i kishte shkruar Bllaca, Dragoljub Stankoviqit, duke kërkuar prej tij që t’i tregonte zyrtarëve të Brukselit për gjendjen e tij.
“I nderuar z. Stankoviq, unë kërkoj nga ju që t’i tregoni zyrtarëve në Bruksel që EULEX është duke e dërguar Bllacën drejtë vdekjes sikur Agim Zogajn”, kishte shkruar Bllaca në këtë e-mail.
Image

Kurse në fund, Bllaca i tregon Stankoviqit që i kishte thënë prokurores, se ashtu sikurse kishte dalë në publik në vitin 2009, ashtu edhe pas datës 1 tetor 2014, të cilën ia kishte caktuar si “deadline” për t’u liruar, do të dalë dhe do t’i kërkoj falje publike Azem Sylës.

Image result for nazmi bllaca
“Dhe në fund sikurse kam dalë në publik në vitin 2009, ashtu edhe pas datës 1 tetor 2014 kam me i kërku falje publike Azem Sylës”, i kishte treguar Stankoviqit, atë që ia kishte thënë prokurores, sepse, sipas tij, me ndërhyrjen e politikës e kishin sjellë në Dubravë dhe EULEX do duhej që të kundërshtonte dhe ta kthente te familja e tij për shkak të rrezikshmërisë.
Image result for nazmi bllaca
“Nuk ha bukë të armikut e kundër të njëjtit me qenë dëshmitar”, i thotë krejt në fund Nazim Bllaca, mikut të tij, zëvendësprokurorit për krime lufte në Serbi, Dragoljub Stankoviqit.

Policia zbardh detaje të reja për sulmin ndaj zyrës së Presidencës

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka zbuluar detaje të reja për sulmin e mbrëmshëm ndaj objektit te Kuvendit të Kosovës, përkatësisht ndaj zyrës së Presidencës.

“Me datën 12.03.2016 rreth orës 04:00 është raportuar se disa persona të dyshuar të maskuar kanë hedhur koktej molotov në drejtim të ndërtesës Presidenciale. Personat e  dyshuar pas hedhjes së koktej molotovit  dyshohet se janë larguar në drejtim të rrugës Agim Ramadani me një veturë ngjyrë të bardhë. Fillimisht dyshohet se me gurë e kanë thyer xhamin e dritarës ku kanë tentuar që ta hedhin shishen e molotovit, çka nuk kanë arritur pasi që shishja është goditur në muri ku shihet një sipërfaqe e murit rreth një metër e nxirë me rastin e thyerjes së shishes, ku derivatet janë djegur në atë pjesë të murit. Njësia policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, mirëpo nuk është arritur të hasen të dyshimtit”, thuhet në raport.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore relevante, duke përfshirë edhe njësinë e hetimeve dhe krimteknikën rajonale për të kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes, duke përfshirë dëshmitë në vendngjarje.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti është iniciuar dhe dedikuar njësisë së hetimeve për procedura të mëtutjeshme dhe kryerje të hetimeve intensive, për zbulimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
.........................................................................
Policia  e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline sulmin në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
“Po, rreth orës 4 katër të mëngjesit kemi marrë informacionin për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, asgjësimit apo dëmtim i pasurisë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Menjëherë pasi kemi marrë informacioni e kemi bërë ekzaminimin në vendin e ngjarjes dhe njësitet kanë dal aty. Po ashtu për rastin në fjalë e kemi njoftuar prokrurorinë. Policia është duke punuar në këtë drejtim të identifikimit të personave që kanë kryer këtë vepër”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/
Persona të maskuar sulmuan Kuvendin me koktej molotovi (Foto)
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm objekti i Kuvendit të Kosovës është sulmuar me koktej molotovi, nga persona të maskuar.
Të paktën kështu ka thënë një person për lajmi.net që e ka parë ngjarjen nga një banesë aty përballë Kuvendit të Kosovës, e që ka arritur më pas të bëj edhe fotografi.
Për sulmin në drejtim të objektit të Kuvendit e ka konfirmuar edhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.
“Po ka pasur gjuajtje në objektin e Kuvendit , kati i Presidencës”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
Ndërkaq Indeksonline ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Presidentes por kontakti me ta ka qenë i pamundur./Indeksonline/
Image
Sulmohet me koktej molotovi edhe objekti Kuvendit të Kosovës (Foto)
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm objekti i Kuvendit të Kosovës ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi, raporton Indeksonline.
Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij akti.
Kohëve të fundit cak i sulmeve me koktej molotovi kanë qenë veturat e zyrtarëve qeveritarë ku së fundmi i është djegur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit./Indeksonline/
Image
Image
Image
Image

 
 

Partia e kriminelit Arkan financues i Kishës serbe në hapësirat e UP-së



Kisha ortodokse serbe e cila është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989, jo vetëm që është ndërtuar në masa të dhunshme por edhe është përkrahur dhe financuar nga Partia e kriminelit, Arkan (Zheljko Razhnjatevic-Arkan).


Image result for zeljko raznatovic arkan
KosovaPress ka siguruar një video, ku krimineli Arkan i cili njihet për krimet e bëra në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, është i pranishëm së bashku me bashkëpunëtorët e tij, gjatë fillimit të punës së ndërtimit të kishës.




Në vitet e 90-ta, Arkani kishte krijuar edhe partinë e tij e cila quhej Partia e 
Bashkimit të Serbeve dhe ushtrinë me paramilitarë serb që quhej Garda e 
vullnetarëve serbë, e cila ka pas më shumë se 300 ushtarë, që armatimet dhe 
financimin e ka siguruar nga shteti i Serbisë. Arkan ka qenë edhe deputet i 
parlamentit të Serbisë. (Shih foton e mëposhtme të fushatës të viteve 90-ta (në mes shkruan: Partia e bashkimit të Serbeve. Djathtas: Garda vullnetare serbe. 
Poshtë: Serbia Thërret) 

Image
Gjatë gjithë kohës së luftërave në ish-Jugusllavi, Kisha Serbe dhe Krimineli Arkan me 
partine e tij kanë pasur bashkëpunim të ngushtë. Kjo ilustrohet edhe me shumë foto të asaj  kohe. 

Image
Krimineli Arkan në luftëra

 
Image
Krimineli Arkan në ceremonitë kishtare.
Image
Image
Dy kriminel së bashku: Radovan Karagjiq dhe Zeljko Raznjatoviq –Arkan 
Image
Udhëheqës të Kishës Ortodokse serbe duke e bekuar martesën e Arkanit me Svetllana Ceca Raznatoviç. 
Image
Krimineli Arkan me njësit paramilitare serbe
Image
Krimineli Arkan ka qenë gjatë kohës së pushtimit të Kosovës, udhëheqës i Klubit të Obiliqit, prej vitit 1996 dhe më 6 maj të vitit 1998 ka zënë vendin e parë në Jugosllavi (në atë kohë Serbia e quante Jugosllavi territorin e Vojvodinës, Kosovës dhe Serbisë). 
 
Image
Ish-kryetari i Federatës së Sportit të Jugosllavisë, Miljan Miljaniq duke i dhënë mirënjohje Arkanit (16 maj 1998).

Fotot më poshtë: Krimineli Arkan pjesëmarrës me njësitë serbe në Krimet në Kosovë.

Image
Image

Kisha është në hapësirat e Universitetit të Prishtinës dhe për ketë nuk ka leje të ndërtimit. 

Ish-udhëheqja e dhunshme serbe, e cila ka ardhur më 1989, pas rrënimit të Kushtetutës së 

Kosovës të vitit 1974 , pretendon se më 15.02.1999. i ka lëshuar një leje kësaj kishe, 7 vjet pas ndërtimit të saj.

Edhe sot në Kosovë funksionojnë komunat paralele që lejohen nga Qeveria e Kosovës dhe funksionojnë në vende të ndryshme të Kosovës.


Në Graçanicë funksionon e ashtuquajtura Komunë e Prishtinës dhe lëshojnë legalisht 

dokumentacione të Serbisë, duke përfshirë edhe leje të njoftimit dhe pasaporta serbe.


Kjo leje mund të i jepet edhe në ditët e sotme duke marrë parasysh se vulat dhe 

dokumentacioni gjendet në Graçanicë dhe kontrollohen nga strukturat paralele serbe.

Image

Foto: Kisha serbe në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në Prishtinë.

Edhe sipas Momqilo Kraishnikuti, cili në një deklaratë për Zërin e Amerikës( më 5 prill 2015  në seksionin e gjuhës serbe) i cili në atë kohë ka qenë zëvendëskryeministër i Serbisë, kjo 

iniciativë dhe veprim ka ardhë nga vetë Kisha Ortodokse serbe dhe për ketë veprim nuk ka qenë i kënaqur as Beogradi.

 





Kisha Ortodokse serbe ka qenë ncitsja kryesore për fillimin e luftërave në ish-Jugosllavi dhe përkrahësja e vazhdueshme e kriminelit Millosheviç, si dhe e ka bekuar çdo serb që ka shkuar në luftërat që Serbia i ka bërë në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë. 
 
Image
Image

Gazmira Sokoli : Operacion antiterrorizëm në Itali, arrestohen dy shqiptarë nga Maqedonia


operacioniPolicia speciale italiane ka organizuar një operacion anti-ISIS. Trupa të skuadrës antiterror kanë identifikuar dy persona të lidhur me Shtetin Islamik: shtetasin maqedonas Vullnet Maqellara, 41 vjeç, i cili ndodhet në burg dhe njihet edhe me emrin Carlito Brigande, dhe tunizianin Firas Barhoumi, 29 vjeç, i cili ndodhet në Irak.

Një person i tretë është arrestuar për evazion dhe posedim të dokumenteve false. 26-vjeçari Abdulla Kurtishi kishte kontakte të vazhdueshme me Maqellarën.

Hetimi vjen pas dyshimeve që i kanë lindur policisë italiane në nëntor 2015, kur Vullnet Maqellara është arrestuar për llogari të drejtësisë maqedonase.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur letra në arabisht dhe fotografi që çonin në dyshimet për lidhje me terrorizmin.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, ROS, skuadra e specializuar në luftën kundër terrorizmit, ka nisur përgjimet dhe verifikimet e dokumenteve. Nga përgjimet ka dalë se menjëherë pas arrestimit, Maqellara është vënë në kontakt me tunizianin Barhoumi, i cili në atë kohë luftonte në Irak, në radhët e ISIS-it.

Maqellara dhe Barhoumi ishin njohur në burg, ku kishin kryer së bashku dënimet respektive në fund të vitit 2014 -  fillim të 2015-s.

Eva Hoxha : Zbardhen përgjimet e terroristëve: Do të hedh në erë një makinë



Zbardhen përgjimet e dy shqiptarëve që u arrestuan në Romë, si pjesëtarë të një organizate terroriste, që financohej nga ISIS. Vullnet Maqellara dhe Abdulla Kurtishi u arrestuan për pjesëmarrje në organizata terroriste, së bashku me një shtetas tunizian, Finas Baroumi.

Në bisedën e bërë në telefon më 20 tetor të 2015-s mes Maqellarës dhe tunizianit, flitet për sulme terroriste dhe të ashtuquajturin Shteti Islamik. Tuniziani kishte planifikuar një sulm me bombë të një automjeti dhe po priste mbërritjen e shqiptarit në Turqi për ta realizuar.

Ja biseda mes shqiptarit dhe tunizianit:

Baroumi: Nuk ka problem vëlla. Do të shkojë gjithçka mirë, ishallah, edhe nëse ti dëshiron të vish këtu, do të të sistemojmë ne. Mjafton që t’i të bësh llogaritë, dhe me dokumente false mund të vish, ishallah.

Maqellara: Unë gati jam, nëse mund të më shkruash adresat e rrugëve dhe çfarë duhet të kem parasysh dhe avash avash do të arrij atje.

Baroumi: Ishallah vëlla. Mjafton që ti të vish në Turqi. Pastaj për pjesën tjetër mendoj unë. Kuptove? Mjafton të vish në Turqi. A më kuptove?

Maqellara: Në rregull vëlla. Do përpiqem këtë muaj. Do përgatitem avash e vash. Unë kur nisem, nisem i sigurt. Nuk futem mes stuhisë. Shpresoj të vij sa më shpejt.

Baroumi: Shiko, unë po planifikoj një sulm me eksploziv. Do marr një makinë dhe do e hedh në erë. Por nëse ti vjen më herët mund ta shtyj datën e operacionit.

Maqellara: Kam folur me një mik timin. Po pres përgjigje. Më duhet edhe pak kohë, të paktën 10 ose 20 ditë. Nëse ai arrin, që edhe për pesë ditë ta kryejë atë punë, do të marr avionin dhe do të nisem.

Anxhela Bejtja : Klandestinët në Idomeni thonë se do hyjnë në Shqipëri


RefugjatetOrganizata e të drejtave të njeriut dhe ekspertë ligjorë po shprehin shqetësimin për mundësinë e kalimit të refugjatëve sirianë dhe irakianë nga Greqia në Shqipëri. Tani që rruga kryesore e Ballkanit për në Evropë, është bllokuar nga mbyllja e kufijve, ky kalim është zgjidhje për refugjatët.

Ne po dëgjojmë që refugjatët në Idomeni dhe zona të tjera në Greqi po flasin për të kaluar përmes Shqipërisë, megjithëse e kuptojnë që është një rrugë më e vështirë. Përveç krimit të organizuar, rreziku shtohet pasi ka më pak agjenci ndërkombëtare për të ndihmuar me strehim, ushqime apo shërbime”, tha një intervistë për Zërin e Amerikës, Iman Aoun i organizatës  “Save the Children.

Ai ka nënvizuar se “Save the Children” por edhe organizata të tjera po diskutojnë për vendosjen e ekipeve në Shqipëri, të cilat do të shërbejnë për të evituar që refugjatët të përdoreshin nga trafikantë të qenieve njerëzore të lidhur me grupe shqiptare të krimit të organizuar.

Mateo Albertini, një ekspert i grupeve kriminale italiane dhe shqiptare bie dakord me shqetësimet e grupeve të të drejtave të njeriut se “ka rreziqe për abuzim”.

Ai beson se shumë do të ketë mbyllje të mëtejshme të kufijve.

Kjo do ta bënte situatën edhe më të vështirë dhe mbërritja e imigrantëve në Shqipëri mund të rigjallëronte rrugën e kontrabandës përgjatë Adriatikut duke lidhur grupet italiane dhe shqiptare të krimit të organizuar.

Eva Hoxha : "Do ishte gabim injorimi i muxhahedinëve në Shqipëri"


anaAnne Khodabandeh (Singleton) gazetare angleze, drejtoreshë e “Open Minds cultandterror.com”, ish-aktiviste e muxhahedinëve, e lidh zhvendosjen e tyre me rreziqe potenciale jo vetëm për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ajo shprehet se do të ishte gabim për autoritetet shqiptare ta injoronin organizatën e muxhahedinëve si të dalë kohe, thjesht sepse shumë anëtarë të saj janë të moshuar.

Ja intervista e plotë e Anne Khodabandeh:

"Deutsche Welle": Z. Khodabandeh ju jeni e mendimit se Shqipëria me pranimin e një numri të ri muxhahedinësh i futet një rreziku me këtë hap. Në media ndërkombëtare është folur për rreth 2000 muxhahedinë të tjerë, që do të shkojnë në Shqipëri. Pse përbëjnë ata rrezik?

Anne Khodabandeh: Ka pasur mjaft vende të NATO-s, ku mund të shkonin muxhahedinët, por vetëm Shqipëria ra dakord t'i pranojë ata si refugjatë. Do të kishte qenë më mirë që ata të ishin shpërndarë në mes vendeve të ndryshme, në vend që t'i ngarkohej e gjithë barra Shqipërisë. Megjithatë zhvendosja e tyre është e mirëpritur, sepse këta njerëz duhet të lëvizin, sepse nuk janë në siguri. Tani ata do të kenë më shumë mundësi t'i ikin së shkuarës së tyre dhe të fillojnë jetë të re si qytetarë normalë.

Rreziku aktual për Shqipërinë do të ishte nëse "Organizata e Muxhahedinëve Khalq" nuk do të shpërbëhej. Shpërbërja nënkupton që çdo refugjat të trajtohej si një individ në bazë të ligjeve të UNHCR-s. Ata duhet të deradikalizohen dhe të integrohen sërish në jetën normale si qytetarë me shtëpi e familje. Kjo organizatë nuk duhet të lejohet të riorganizohet si grup pak a shumë ushtarak. Shqipëria nuk është aq e fortë se vendet e tjera europiane, dhe në këtë drejtim procesi do të jetë më i vështirë. Por nëse ia dalin, atëherë ky vend mund të marrë reputacionin e kryerjes së asaj që nuk e bënë as SHBA dhe as BE.

Në një artikull tuajin ju përmendni ,se me këtë grup rrezikohet futja e terrorit në Europë. Mendoni se vërtet nga Shqipëria do të vinte një rrezik terrori për Europën?

Më duhet të kujtoj se çdo anëtar i kësaj organizate që është vendosur në Shqipëri ka një histori të fortë radikalizimi. Ata kanë marrë pjesë në trajnime terroriste për dy dekada në Irak. Ata nuk do të ndryshojnë papritur, vetëm sepse emri i organizatës është hequr nga lista e grupeve terroriste, ose sepse fizikisht lëvizin në një vend tjetër, por mbeten ende terroristë. Shumë prej tyre kanë qenë të trajnuar nga ish-garda republikane e Sadam Huseinit për qëllime speciale, nga strategjia e përgatitjes së bombave dhe terrorit deri tek mbledhja e të dhënave të shërbimeve sekrete dhe torturat. Kësaj organizate i adresohet edhe shpikja e misioneve vetëvrasëse në vitet 70-të.

Po çfarë duhet të bëjë Shqipëria sipas jush?

Do të ishte gabim për autoritetet shqiptare ta injoronin organizatën e muxhahedinëve si të dalë kohe, thjesht sepse shumë anëtarë të saj janë të moshuar. Ata ndoshta nuk mund të jenë një forcë luftarake, por kanë aftësi të tjera të transferueshme dhe eksperiencë në trajnimin terrorist dhe logjistikën. Këtë mund të duan ta shfrytëzojnë organizata të tjera terroriste. Ata po ashtu kanë përvojë në larje parash, trafikim etj. Lokalizimi në Shqipëri, në cepin europianolindor mund të jetë atraktiv për ta si portë drejt Europës. Pa një vigjilencë të fortë, ata mund të kthehen në një urë lidhëse për liderë të tjerë terroristë.

Por muxhahedinët pas heqjes nga lista e organizatës terroriste mund të thuhet se shihen si aleatë të amerikanëve, ata luftuan edhe kundër Sadam Huseinit. Nuk mjafton ky fakt për të përjashtuar mundësinë e rrezikut që mund të rrjedhë prej tyre?

Organizata e muxhahedinëve nuk është konsideruar asnjëherë aleate aktuale nga ndonjë qeveri perëndimore. Këto qeveri mund të kenë pasur përfitime nga aktivitetet e dhunshme anti-iraniane të kësaj organizate dhe kanë mbyllur një sy. Por kjo organizatë nuk ka pasur kurrë ndihmë qeveritare, përveç qeverisë së Sadam Huseinit që i trajnoi dhe pagoi për ndryshimin e regjimit në Iran. Ka ekspertë amerikanë dhe vlerësime edhe brenda BE që e konsiderojnë organizatën e muxhahedinëve ende një rrezik "potencial" për interesat perëndimore.

Pse nuk i duan irakianët t'i kenë muxhahedinët në vend, kur ata ndihmuan edhe në rrëzimin e regjimit të Sadam Huseinit?

Muxhahedinët, duke iu referuar Ushtrisë Private të Sadam Huseinit ishin përgjegjës për vdekjen e 25.000 irakianëve, mes tyre kurdë, etj. Pra ata kanë shumë armiq në vend dhe siguria e tyre nuk garantohet. Pas rrëzimit të Sadam Huseinit, kjo organizatë e deklaroi veten si mike të amerikanëve dhe u çarmatos. Por për vite me radhë forcat irakiane të sigurisë kanë mbledhur informacione, se ky grup përbën ende kërcënim për paqen dhe stabilitetin në vend, sipas tyre, ekzistojnë lidhje të krijuara me Al-Kaidën dhe së fundmi me IS.

Në Shqipëri ai grup që jeton nuk bie në sy, pse duhet të jenë ata pikërisht tani rrezik për Shqipërinë?

Dihet se drejtuesit e organizatës së muxhahedinëve Masud dhe Maryam Rajavi janë duke planifikuar të krijojnë një port të sigurt për ta në Shqipëri. Ata duan të rikrijojnë një shoqëri të mbyllur, ashtu si e kanë pasur gjithkund, në Irak, Amerikën Veriore dhe Europë, që ua bën të mundur të operojnë si një grup jashtë normave legale. Në Shqipëri ata mund të shfrytëzojnë shtetin relativisht të dobët, institucionet e sigurisë dhe ato sociale për të krijuar një enklavë jashtë ligjit për veten e tyre.

Por në Shqipëri ata jetojnë si azilantë politikë, domethënë ata janë inkuadruar brenda kuadrit ligjor shqiptar...

Nuk ka mundësi të jesh njëherësh refugjat politik dhe anëtar i një organizate terroriste. Për shkak se organizata e muxhahedinëve nuk është shpërbërë, de facto secili anëtar i saj që hyn në Shqipëri është faktikisht anëtar i një organizate terroriste, pavarësisht statusit si janë transferuar. Statusi i tyre i refugjatit zerohet, kur ata jetojnë në akomodimet e kësaj organizate apo i binden rregullave të saj. Autoritetet shqiptare nuk duhet të injorojnë faktin se këta njerëz janë edhe viktima të një abuzimi me kultin dhe jetojnë në kushtet e skllavërisë moderne. Asnjë anëtar i saj nuk lejohet të ketë kontakt me opinionin. Muxhahedinët mendojnë se përfaqësojnë pikëpamjet e dëshirat e të gjithëve, por që kur kanë mbërritur në Shqipëri rreth 200 prej tyre janë larguar. Organizatat humanitare ndërkombëtare duhet ta adresojnë këtë temë, pra muxhahedinët nuk duhet t'i mbyllin dyert kundrejt opinionit jashtë e nuk duhet të ndalojnë anëtarët që të kontaktojnë familjet e tyre në Irak e në botë.

Dikur, ju vetë keni qenë aktiviste e muxhahedinëve, pse u larguat prej tyre?

Po, ka ndodhur kur kam qenë në universitet, pas Revolucionit Iranian në vitin 1979, isha e re dhe naïve. Më thanë se ata luftonin për të drejtat e njeriut në Iran, por kur isha brenda organizatës pashë më shumë,… një atmosferë frike dhe sekreti. Kuptova se ata nuk po luftonin për të çliruar Iranin nga tirania, si thonin, po vetëm punonin për të shpëtuar udhëheqësit, kështu u largova.

*Ekspertja angleze, Anne Khodabendeh, drejtoreshë e platformës së njohur online Open Minds cultsandterror.com, vetë ish-aktiviste e organizatës së muxhahedinëve, filloi në vitin 2001 një fushatë për ndihmën e viktimave të kultit. Në vitin 2011 botoi librin "Jeta në kampin Ashraf", ku jetonin shumë muxhahedinë. Sot ajo punon për Prevent Strategy në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Britaninë e Madhe.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...