Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/11

Tribuna shqiptare : “Potpuria” letrare e Flori Bruqit

“Potpuria” letrare e Flori Bruqit


http://tribunashqiptare.com/?p=267#.V1tBACN94hc




Prof Dr Eshref Ymeri

Nga Prof Dr Eshref Ymeri


Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i tridhjetenënti në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku.



       Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel(Friedrich Schlegel  1772-1829) thotë:

“Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”.

      Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë.

       Në këtë vepër të re, Flori Bruqi i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron:

       “Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).

Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë:

“…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…”



Flori Bruqi

MODERNITETI NË LETRAT SHQIPE





       Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin.

 Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare:

As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem

Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!

Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem

Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund.

Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë.

Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues.

Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij.

“Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake.

“Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris.

Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore:

Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar.

Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe.

Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare.

Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore

Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare

Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike.

Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese.

Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore.

Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan“gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar.

Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore.

Në “potpurinë letrare” Flori nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane.

Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit.

Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde  1854-1900)

“Kritika kërkon shumë më tepër kulturë sesa krijimtaria”.

Kolumbus, Ohajo

08 qershor 2016

2016/06/10

Festivali ndërkombëtar i poezisë shtrihet edhe në Kukës

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës më 9 dhe 10 qershor 2016  mban Festivalin poetik, i cili do të zhvillohet në Prishtinë, Prizren dhe Kukës.


Sipas një njoftimi të LShK-së, në këtë festival do të marrin pjesë anëtarë të LSHK-së dhe mysafirë nga jashtë.
garapoetike

“Presim të marrin pjesë dashamirët e letërsisë e të artit. Festivali mbahet në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
“Drini poetik” është festivali i poezisë që po nis nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Për dy ditë rresht Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik” do të mbahet në Prishtinë, Prizren dhe Kukës.

Festivali me 9 qershor 2016 në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, në orën 12:00, me një sesion letrar ku do të diskutohet për veprat e shkrimtarit dhe disidentit kosovar Adem Demaçi si dhe për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar Ismail Kadare.
Festivali do të vazhdojë me “Veprën e hapur”, ndërsa në orën 18:00, u mbajt ora e madhe  letrare në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Ndërsa  sonte në Kukës(18;00)  festivali ndërkombtar vazhdoi punimet “Valët e Drinit”.
Në këtë festival u dhanë  edhe 3  çmime letrare, Adem Zaplluzha nga Prishtina   fitoi  çmimin  "Metafora I" Agim Bajrami nga Dursi -   "Metafora II", Flori Bruqi -nga Prishtina  "Metafora III".

2016/06/08

Diana AVDIU: JU TREGOJ TË VËRTETËN PËR LIDHJEN ME MINISTRIN

Diana Avdiu është padyshim një nga bukuritë më tronditëse shqiptare.
Ajo ka lindur më 11 qershor 1993 në Mitrovicë të Kosovës.
Sipas çdokujt që vlerëson në mënyrë amatore të bukurën, ajo është një nga modelet më të bukura shqiptare, por edhe sipas atyre që e vlerësojnë profesionalisht është më e bukura, pasi është fituese e Miss Universe Kosovo në vitin 2012.
Diana e filloi karrierën e saj si modele në moshën 15-vjeçare dhe qysh atëherë ka qenë pjesë e kopertinave të revistave me zë të modës në Evropë dhe dy vitet e fundit ka qenë prezente në pasarelat e New York Fashion Week.
diana miss universe
diana avdiu
Avdiu, pasi u kurorëzua Miss e Kosovës më 21 qershor 2012, mori pjesën menjëherë në konkursin Miss Universe që u mbajt në dhjetor të vitit 2012 në Las Vegas.
Ajo fitoi çmimin Miss Photogenic Universe, si konkurruesja më fotozhenike.
Modelja e njohur kosovare, u përfol në fillim të prillit si personi që i kishte rrëmbyer zemrën ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, aq sa ai kishte braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël.
As ministri dhe as modelja nuk e kanë mohuar apo pohuar këtë lajm, asnjëherë. Diana Avdiu, u shpreh vetëm një herë se: “Mediet më kanë lodhë, vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë”.
Sot në dritare.net ajo sqaron për herë të parë, raportin e saj me Blerand Stavilecin dhe tregon disa sekrete që nuk i njohim nga jeta e të Bukurës së Dheut të Kosovës, që veçse pozon bukur, edhe lexon e shkruan.
Diana Avduli tregon nëpërmjet kësaj interviste se nuk është kukulla e Trump, por votuese e Hillarit.
diana miss universe
Intervistoi: Kozeta Turishta
Dritare.net- Diana, si një ndër femrat më të bukura të Kosovës, e cilësuar për bukurinë e veçantë e klasike që ke, me dy tituj si ‘Miss Kosova’ dhe Miss ‘Universe Kosova’, përveç kësaj çfarë tjetër e plotëson jetën tënde?
Jo gjithçka që të rrethon e plotëson jetën. Unë e quaj veten me fat për familjen, shoqërinë e çdo punë që bëj. Plotësinë e jetës sime e përshkrova me këto tre gjërat më të rëndësishme, por sigurisht ka edhe shumë të tjera të cilat i quaj momentale e mbetet të shoh cilat e çfarë do jetë e përhershme. Mendoj se kam mjaft kohë, tek e fundit jam ende 22 vjeçare. E rëndësishme është që çfarëdo do të më sjellë jeta, jam e gatshme ta përballoj.

diana f
Dritare.diana fnet- Si një vajzë ambicioze, mendon se ke arritur atje ku ke dëshiruar gjithnjë përsa i përket pasarelave më të famshme njujorkeze, në botën e modelingut?
Ambicia sa vjen e rritet, në çdo aspekt, jo vetëm në botën e pasarelave. Gjithçka që ishte më bën sot krenare e të përmbushur në vetvete. Edhe punën që bëj, e bëj me kujdes të veçantë në mënyrë që të ruaj vetëkrijimin, karakterin e vlerat e mia.
Dritare.net- Deri diku nga muaji dhjetor i vitit të kaluar ti kishe një kontratë me një ndër kompanitë më prestigjioze të modës në Amerikë si ajo e ‘Trump Model Management’, ku çdo vajzë  ëndërron të jetë pjesë e saj. Gjithashtu ke qenë imazhi kryesor i disa produkteve kozmetike mjaft të njohura në tregun amerikan. Tani ndodhesh në Kosovë. Me se po merresh konkretisht?
Vazhdoj të jem pjesë e “Trump Model Management”. Në Kosove punoj në koleksionet e kreatores Vjollca Llapashtica, por bëj edhe një punë tjetër që nuk ka të bëjë me botën e modës e të modelingut. Punoj në Klubin Basketbollistik “Sigal Prishtina” si menaxhere marketingu.
2
2
Dritare.net-  Çfarë është moda për ty?
Përditshmëri. Herë  e domosdoshme, herë diçka atraktive që plotëson e shpreh shijen e karakterin e njeriut.
Dritare.net- Modelja që ti adhuron dhe që e sheh si  frymëzim?
Frymëzim për mua është rrjedha e jetës, ato që unë mësoj çdo ditë, gjithçka e mirë që më vret syrin dhe ndjenjat pas çdo ëndrre që shoh syhapur.
Adhuroj vlerat dhe karakterin tek çdo njeri. Respektoj mundin dhe suksesin e secilit.
Dritare.net- Kohët e fundit, emri yt ka qarkulluar në çdo media online, sa i përket një raporti të mundshëm me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, z. Blerand Staliveci. Është hamendësim i medias sipas teje apo do të na tregosh  romancën e dashurisë që fshihet pas gjithë kësaj zhurme? 
Ministri Stavileci është President i Klubit Basketbollistik, “Sigal Prishtina”, ku unë punoj. Punojmë bashkë dhe ai është shok i imi.
Si e re dhe ambicioze në një botë si kjo në të cilën jetojmë, duhet të jesh gati të përballesh edhe me paragjykimet e të tjerëve.
Blerand_Stavileci
Blerand_Stavileci
Dritare.net- Si e kanë pritur familjarët e tu këtë gjë, ku emri i vajzës së tyre është kthyer në lajmin e ditës? 
Jo rastësisht e rendita familjen të parën, pak më lart sepse familja është baza e karakterit dhe vlerave morale që unë kam. Nuk është e lehtë për prindin të lexojë fjalë e shkrime të tilla, por jam me fat që kam një familje të tillë, sepse gjithmonë më kanë qëndruar përkrah dhe ata janë të parët që më besojnë për gjithçka. Jo se dyshojnë tek unë, kurrsesi nuk ndodh, por duke mos qenë pjesë e jetës publike, u  mëritën pas daljes së lajmit. Derisa folëm bashkë dhe tani  janë të qetë e indiferentë ndaj çdo fjale.
Shpesh them me vete, sa me fat jam për familjen që kam.
5l3a0560_copy
Dritare.net- Çfarë të ka shqetësuar më shumë nga kjo histori? 
Të përflitem për dy imazhe të vetëkrijuara, në aspekte të ndryshme publike, është krejtësisht normale. Por të banalizohet deri në pikën, ku vihet në lëkundje një familje, është shqetësuese. E shoh si keqedukim për ata që i lexojnë dhe më vjen shumë keq që në raste të tilla, vetëm për të shpërthyer e për të kapur çdo cep një lajm, vihen në dyshim ose edhe mohohen të gjitha punët e vlerat për çfarë njihen, dy të përfolurit.
diana_avdiu_miss_kosova_2012
Dritare.net- Nëse kjo do të ishte e vërtetë, jo sajim i mediave, siç thua,  a do ta shprehje publikisht dashurinë tende?
Ndjenjat janë të shenjta. Të jesh me dikë që të do dhe respekton, dhe anasjelltas, mendoj se është magji më vete, e një ditë do ta kem edhe unë atë fat.
Ditën që do të ndodhë kjo magji, jo vetëm që do ta shpreh, por do ta jetoj çdo moment për të shijuar jetën me dikë që të pranon e vlerëson ashtu siç je.
Dritare.net- Së fundmi të kemi parë veshur me fustan nusërie, ku është zgjuar më shumë kureshtja e publikut. Çfarë duhet të mendojmë në këtë rast?
diana-avdiu-sherri-hill-miss-universe-kosovo-2012-beautycontestsblog7
Në këtë rast vetëm duhet të prisni fotografitë me fustanet nga koleksionet e fundit të Vjollca Llapashtica.
Dritare.net- Si e ëndërron dasmën tende?
Nuk e ëndërroj dasmën. Ëndërroj të gjej personin e duhur për mua, pastaj dasmën e planifikojmë dhe e bëjmë.
diana
Dritare.net- Sa fëmijë dëshiron të kesh?
Më mirë një, por me kujdes e përkushtim të plotë pasi më shumë do ndjehesha fajtore, nëse do i mungonte diçka.
Dritare.net- Një tjetër talent  i yti është zëri që ke. E sheh veten në muzikë?
diana
Një nga pasionet e mia është edhe kënga. E shoh veten duke kënduar, por nuk e shoh muzikën si profesionin tim.
Dritare.net- Libri që  të pëlqen më shumë?
Libri që më pëlqen më shumë, vazhdoj ta ndërroj, pas secilit libër që lexoj. Më shumë do thosha se më pëlqen gjithçka që lexoj, sesa të veçoj një libër. Unë edhe shkruaj, kështu që do thosha se secila fjale a fjali që më ngjall ndjenjën e të shkruarit, më pëlqen sa 1000 libra.
diana_avdiu_miss_kosova_2012
5l3a0560_copy
Dritare.net- Si ja bën që je kaq e bukur dhe kaq në formë. Çfarë ha ti? Modelet njihen për dietat e tyre që duhet të mbajnë për një trup sa më perfekt, siç e kërkon dhe vet industria e modës. Të ka penguar kjo të kesh marrëdhënie të mira me kuzhinën? Çfarë di të gatuash më mirë?
Sa më shumë përzien e di çfarë të përziesh në pjatë, aq më e shijshme do të jetë ajo që ha. Di mjaft gatime dhe kam shumë dëshirë të mësoj ende nga ushqimet tradicionale.
Dritare.net- Kush është personi i fundit të cilit i thua natën e mirë? 
Nëna.
Dritare.net- Shpesh është folur në media për adhurimin që keni ndaj Donald Trump, meqë jemi në prag zgjedhjesh presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ti kë mbështet, Donald Trump apo Hillary Clinton?
S’mund të zgjedh dot, punoj në agjencinë e Trump, por vlerësoj shumë edhe Clinton. Për fat, nuk kam të drejtë vote në USA. Por pa diskutim mbështes forcën dhe përfaqësimin e gruas në politikë, konkretisht Hillary Clinton.

NUDOT E QERRETIT DHE VIZATUESI “I SHENJTË”

Ekspozitë retrospektivë në Galerinë Kombëtare të Arteve, me punë të arkitektit-piktor Agron Jano, ndarë nga jeta në mënyrë fatale, para tri viteve. Vizatimet nudo në plazhin e Qerretit, arkitektura e monumenteve dhe piacave të famshme italiane. Jano ka lënë gjurmë si projektues i kompleksit të ri të Parlamentit Shqiptar, i katedrales Ortodokse në Tiranë, si dhe i qendrës së qytetit të Durrësit
nudo1
Disa vizatime janë silueta femërore, nudo naive në plazh, por pjesa më e madhe i takojnë arkitekturës. Linja të vizatimeve në miniaturë që rrëfejnë një simbiozë personale të strukturave të famshme kishtare, monumenteve, piacave të frymëzuara në vendin fqinj, Itali. Me këtë lexohet pasioni artistik i arkitektit piktor, Agron Janos, që tani nuk jeton më, një ndarje fatale nga jeta tri vite më parë, pasi kryen ciklin e emigracionit, por që ka dhe një histori arkitekture të lënë si gjurmë në jetën e tij të shkurtër. Është Galeria Kombëtare e Arteve, që e ka shndërruar këtë homazh në retrospektivën e punëve të Janos në një ekspozitë të hapur dje, për të cilën janë kujdesur bashkëshortja e tij, Kristina dhe miku i afërt, Artan Shkreli.
Janë 53 vepra, koleksion i familjes, pjesa më e madhe në vizatim, por edhe në pikturë, të cilat prezantojnë krijimtarinë “Retrospektivë vizatimi”. Drejtori i GKA, z. Artan Shabani dhe kuratorja Esmeralda Dalipi prezantuan ekspozitën gjatë konferencës për shtyp. Drejtori Shabani bëri një përmbledhje të karrierës së arkitektit dhe piktorit Agron Jano dhe nënvizoi se:
“Ekspozita sjell arkitektin e njohur shqiptar Agron Jano – që njihet si një arkitekt projektues objektesh të rëndësishme në Shqipëri edhe si një vizatues të shkëlqyer akademik, një arkitekt të vëmendshëm dhe një piktor sensibël. Dimensioni i Janos si një arkitekt – artist i talentuar në vizatim, grafikë dhe pikturë, në këtë ekspozitë vjen i plotë. Veprat e tij këtu variojnë nga vizatime të thjeshta me linjë elegante dhe perspektiva të qarta në shkallë dhe harmoni, te skicime të kujdesshme e të detajuara në penë apo të shpejta, sensuale e impulsive; kurse pikturat janë kryesisht në frymëzim fauve. “Fokusi kryesor i Janos ka qenë harmonia e ndërtesave “klasike” me peizazhin rrethues, sidomos në Itali, ku janë bërë dhe shumica e vizatimeve.
Kjo ekspozitë nuk sjell për publikun vetëm sensibilitetin artistik dhe preferencat arkitektonike të Agron Janos; sipas Shabanit afirmohet rëndësia e skicimit dhe vizatimit si një pjesë vitale e procesit të projektimit, shprehisë artistike dhe vizionit personal, në një kohë kur renderat kompjuterikë duken të njëjtë në të gjithë botën. Ekspozita mban një linjë kuratoriale të konceptuar nga Esmeralda Dalipi, në trajtën e dualizmit midis kohës dhe personazheve.
Kjo retrospektivë ka si qëllim të nxirret nga “hija” një arkitekt-piktor, për të rrëfyer karakterin artistik të tij, duke ecur paralel me profesionin e tij, kryesisht gjatë qëndrimit në provincat e Lombardisë ku shumica e vizatimeve prezantojnë monumentet, piacat karakteristike të mbushura edhe me personazhe. Janë këto ndërtesa, që vijnë bashkë me natyrën e qyteteve, duke e eksploruar në çdo cep qytetin e Comos, ku qëndroi për një kohë të gjatë rreth 20 vite. “Mprehtësia e shikimit dhe saktësia e linjës i bëjnë këto pamje unike. Artisti tregon ndjeshmëri të madhe në portretizimin e kishave, dhe kryeveprave romane të Comos. Në mesin e veprave dallohet sheshi i njohur San Fedele me shtëpinë e lashtë prej druri, piaza Duomo në Como dhe Duomo në Milano, të përfaqësuara në dy periudha perspektiva të ndryshme, me vëmendje të veçantë në detaje dhe proporcione. Arkitektura karakteristike, e pasur me ornamente në vizatimet e Janos është përfaqësuar në mënyrë të përpiktë. Sheshet dhe ndërtesat karakteristike të qendrave historike italiane animohen pothuajse gjithmonë nga zogjtë, udhëtarët dhe personazhet kalimtarë që mbushin sheshet. Një detaj karakteristik që na bën kurioz me prezencën e saj është figura e një çifti, e përsëritur mbi më shumë se 36 vizatime të autorit… thotë kuratorja. Në krijimtarinë e Agron Janos nuk mungojnë portretet në formë skice realizuar gati në fshehtësi, gjatë udhëtimeve në Budapest, në Shtetet e Bashkuara, dhe në Paris. “Realizonte portrete me një linjë të shpejtë duke kapur në perfeksion karakterin e personazheve”.
Vizatimet e kësaj ekspozite, që kapin shifrën e pesëdhjetë veprave, janë të realizuara gjatë njëzet viteve të fundit, nga viti 1991 deri në vitin 1994 dhe nga viti 2011 deri në vitin 2012, që i përkasin rajonit të Lombardisë (Brianza, Como, Milano, Cantu, Canzo, Cuçiago, Inverigo, San Fedele) ku një pjesë e ekspozitës iu kushtohet pikturave. Kuratorja thotë se ajo është konceptuar që në fillim për të funksionuar si dualizëm, si dialog mes kohës, hapësirës dhe figurës njerëzore e prezantuar në tri cikle: Cikli i parë përbëhet nga vizatimet në bojë kine dhe flamastër të arkitekturës italiane. Cikli i dytë përbëhet nga figurat femërore në plazhin e Qerretit. Cikli i tretë dhe i fundit përbëhet nga portretet. “Thuhet shpesh se nga krijuesi, gjatë shtegtimit të tij të lodhshëm, ajo që mbetet përjetësisht është vepra. Veprat e çdo artisti janë ditar i jetës së tij, përpjekje të së bukurës ndaj së ligës dhe shëmtisë së botës. Ato janë vlerat që një artist lë pas, të krijuara përmes ëndrrash, gëzimesh e dhimbjesh, me gjithçka, edhe me vetë të papriturat e jetës”, shkruan, piktori Ksenofon Dilo, për këtë rrugëtim të veprave të Agron Janos.

“DIMRI I VETMISË SË MADHE”, ISMAIL KADARE: SI IA BESOVA MATTEO MANDALASË DORËSHKRIMIN E ROMANIT

Në ditën e nderimit të shkrimtarit nga presidenti, në mes tre botimeve të reja për Ismail Kadarenë ngjarje unike do të konsiderohej botimi kritik i romanit Dimri i vetmisë, një punë filologjike e jashtëzakonshme e studiuesit arbëresh Matteo Mandala. Si u shkrua romani në kushtet e “palirisë” dhe shfaqja e të gjitha varianteve të ndreqjeve, ndalimit, mungesat; sa ndikoi Kongresi i Drejtshkrimi më ’72, në gjuhën e romanit të sapodorëzuar të Kadaresë në redaksinë e asaj kohe. Rrëfimi ekskluziv i Kadaresë për dorëzimin e dorëshkrimit filologut arbëresh
Ismail Kadare
Për shkrimtarin Ismail Kadare ka qenë një ankth i madh deri në fitimin e gjyqit ndaj Nexhmije Hoxhës për t’i marrë dorëshkrimin origjinal të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. Ngjarja është shoqëruar me zhurmë në media, kur e veja e diktatorit refuzonte t’ia dorëzonte shkrimtarit veprën e tij, në dorëshkrim. Kjo është nga episodet më të vështira që ka kujtuar Kadare: “Kisha frikë se Nexhmija ma digjte romanin. Arbëreshi Matteo Mandala po bën një punë kolosale në deshifrimin dhe zbulimin e tekstit. Është një tekst i mahnitshëm, është i vetmi, origjinal”. Në këtë rrëfim ekskluziv shkrimtari tregon se “e kam shkruar dhe e kam daktilografuar direkt dhe gjithnjë kam punuar mbi tekstin e daktilografuar”.

Vepra që studiuesi arbëresh ka pasur në dorë ka qenë kopje e vetme, të cilën ia ka besuar shkrimtari për të zbërthyer e zbuluar nënshtresat e dorëshkrimit, si ka qenë procesi krijues i autorit. Si një nga romanet kulmore të gjithë projektit letrar të Kadaresë, si duket Dimri i vetmisë së madhe do mbetet një trajtesë historike, qoftë dhe për dimensionin që do të marrë tani me botimin e këtij edicioni kritik i dorëshkrimit, tekst i parë nga Matteo Mandala.

Gjurma që ka kjo vepër në krijimtarinë e Kadaresë më tej se letrare, tani merr një histori zbulimi si jashtëtekstor ashtu dhe kontekstuale.

Në këtë rast, kur filologu ishte në procesin e këtij edicioni, dhe Kadare e ndiqte së largu, krejtësisht i ftohtë, duke u shprehur se sot përmes këtij dorëshkrimi sheh punën e bërë, si proces krijues. “Kur e shoh se sa kam punuar, shkruar, prishur e ndrequr më duket e mahnitshme. Ishte një tekst mjaft delikat, donte shumë kujdes, sepse për një fjali mund të ikte gjithë teksti…”, ka kujtuar Kadare.

Rasti konkret që përmend shkrimtari është një episod kur Hrushovi thoshte në roman për Enverin se një ditë ky njeri do t’i gjunjëzohej. “Kjo ishte e rrezikshme për t’u shkruar”, thotë Kadare, duke vlerësuar se Mandala po bënte një punë kolosale me tekstin e tij, në dorëshkrim.

Dhe ja ku botimi kritik i parë për letërsinë bashkëkohore shqiptare është në librari. “Në studion Kadare”, Matteo Mandala sjell veprën e Ismail Kadaresë, edicionin kritik të dorëshkrimeve. Për fazën parashkrimore, në parathënien e botimit, Mandala shkruan se si u realizua ky edicion kritik, metodat dhe shkollën filologjike që ka ndjekur. Ndër të tjera ai ndalet në rrëfimin se si u shkrua kjo vepër, në ç’rrethana. Mandala thekson se, pavarësisht nga arsyet që e shtynë Kadarenë të merrej me “ngjarjet” e Moskës të vitit 1960 dhe me pasojat politiko-ideologjike që rrodhën nga prishja e marrëdhënive me Bashkimin Sovjetik të Hrushovit, thotë se shkrimtari filloi të mblidhte të dhëna në Arkivin e Komitetit Qendror aty nga fundi i vitit 19679, dhe se tashmë projekti i romanit të ardhshëm u përvijua gjatë vitit 1970. Në fakt, Mandala këtu i referohet edhe kujtimeve të së shoqes deri në pranverën e atij viti:

“Is po shkruante […] me ngut Kronikë në gur. Donte të përfitonte që ta botonte së paku edhe atë roman përpara se të fillonte ndonjë ngatërresë me romanin e grindjes me rusët. Nuk kishte shkruar asnjë radhë nga ky i fundit…”

Filologu thotë se ka një minierë të dhënash, karakteristikat e të cilave janë të tilla që i hapin udhën një interpretimi më objektiv të tekstit duke krijuar kushtet për një vlerësim estetik të denjë për kompleksitetin e veprës kadareane. Sipas një varianti të dorëshkrimit, dëshmohet një gjendje e lirë krijuese, konsideruar prej filologut e jashtëzakonshme, sikur e ka përshkruar edhe Helena Kadare:

“Is po vazhdonte të shkruante Dimrin. E bënte këtë punë me kënaqësi, pa pasur ndjenjën se po kryente diçka të detyrueshme, ose se “po paguante taksën”, siç thuhej. Ai po e shkruante romanin e grindjes me rusët, siç do të shkruante çdo vepër tjetër. Me të njëjtën kënaqësi dhe më të njëjtin ritual. Siç ma kishte shpjeguar vetë disa herë, para se të fillonte diçka ai bënte një test të fshehtë. Testi ishte ky: a do ta shkruante dhe si do ta shkruante këtë vepër në qoftë se nuk do të jetonte në Shqipëri, por diku gjetkë, ta zëmë në Zvicër? (kisha vënë re se ky vend iu kujtohej të gjithëve, kur ishte fjala për asnjanësi). Testi kishte këto përgjigje: Nuk do ta shkruante. Do ta shkruante, por fare ndryshe. Do ta shkruante pothuajse njëlloj si në Shqipëri. Is i kishte mbushur mendjen vetes se historinë shqiptaro-ruse do ta shkruante pothuajse siç do ta shkruante po të ishte i lirë, me fjalë të tjera, siç do ta shkruante në atë “kohën tjetër”

Në parathënie sqarohet se përdorimi i disa penave jo vetëm që na shtyn të mendojmë se procesi i shkrimit do të jetë ndërprerë disa herë, por na konfirmon teknikën krijuese të Kadaresë, i cili shpesh kthehej prapa për të modifikuar tekstin.

Mandala shënon se është e vlefshme të ndalet se titulli i pjesës së IV është shkruar me një penë të ndryshme nga ajo e tekstit të kapitullit, çka dëshmon edhe një herë se aparati i brendshëm titullor është shtuar pasi kishte mbaruar shkrimi i romanit.

Mandala ndihmon për të kuptuar veprën e autorit përmes parathënies duke shënuar se ku ndërhyn pena e autorit, gjithmonë e njëjta për të gjitha fletët, por vëren se vihen re disa ndërhyrje ndreqëse me pena të ndryshme. Kjo sipas filologut dëshmon edhe një herë se këto ndërhyrje i përkasin një faze të mëvonshme shkrimi.

Mandala përmend në parathënie disa humbje, fletë që mungonin, por pa shumë peshë, e konsideruar një çështje që do të rimerret më tej duke thënë se tani për tani paraqitet si domosdoshmëri shtjellimi i mënyrës së përdorimit të këtyre materialeve gjatë punës për botimin kritik.

Duke hyrë në historinë e shkrimit dhe “stemma codicum”, filologu sqaron se historia e shkrimit të tekstit të romanit ka në fakt një kufi të sigurt kohor “ante quem” që shënohet nga botimi i shtypur, por që nuk dihet ende me siguri për çastet e tjera kyçe që shënojnë fillimin dhe vazhdimin e punës së shkrimit.

Për t’u siguruar mbi hipotezat e fillimit të shkrimit të romanit, më ’71 dhe se mbaroi më 8 shtator 1972, filologu thotë se mbetet për t’u shqyrtuar mbi bazën e elementeve jashtëtekstore dhe kontekstore, puna parapërgatitore që bëri Kadare.

Në çdo rast, thotë Mandala, mbeten ende për t’u fiksuar kufijtë kohorë relativë, me synimin për të nxjerrë në dritë elementet e ndërveprimit mes tekstit dhe kontekstit. “Në këtë suazë dëshmitë që na ka dhënë Helena Kadare në librin e saj me kujtime marrin një rëndësi të veçantë për të dalluar së paku katër çaste kyçe të historisë së shkrimit të romanit”, shkruan Mandala.

Mbi rishikimin e parë të veprës, ( të cilën Mandala i ka shënuar fazat me shenja përkatëse) i rezulton se mbyllet në fund të vitit 1972, me dorëzimin e dorëshkrimit në redaksi për t’u daktilografuar. Sërish studiuesi i referohet pohimit të Helena Kadaresë kur kujton se “dorëshkrimi i Dimrit të vetmisë së madhe” kishte shkuar në shtyp”. Këtu fillon, sipas Mandalasë faza e dytë e historisë së shkrimit të tekstit dokumentuar nga dorëshkrimi, ku mendohet se autori ka ndërhyrë duke bërë ndryshime e plotësime mes rreshtash dhe anash faqes ose duke shtuar fletë të reja dorëshkrim me fragmente më të gjata teksti. “Këto ndërhyrje janë të tilla që dëshmojnë se dy materialet janë të lidhura logjikisht aq ngushtë mes tyre, sa mund të themi pa hije dyshimi se njëri rrjedh kronologjikisht pandërmjetshëm nga tjetri…”

Ishte faza përfundimtare , koha kur vepra do të dorëzohej për shtyp, kur në Tiranë po zhvillonte punimet Kongresi i Drejtshkrimit (20-25 nëntor 1972) i cili miratoi rregullat drejtshkrimore që filluan menjëherë të zbatoheshin nga redaksitë e shtëpive botuese. Kjo ndodhi, thotë Mandala edhe me botimin e Dimrit.

“Pavarësisht faktit që këto ndryshime prekin vetëm rrafshin gjuhësor, mbetet gjithsesi problem filologjik i përcaktimit të vullnetit të autorit, aq më tepër kur ato sollën pasoja kontradiktore; nga njëra anë, u cenua idolekti i autorit në emër të “ndreqjes së pasaktësive” fonetike e morfologjike, nga ana tjetër, redaktorët me ndryshimet që i sollën tekstit shkelën vetë rregullat drejtshkrimore të sapovendosura…”

Ndërsa ndalet në kriteret për botimin kritik, filologu thotë se “kohët e fundit në Shqipëri është folur shumë, ndonjëherë edhe pa vend, për kritikën gjenetike, duke iu referuar madje metodologjive që karakterizojnë të ashtuquajturën “shkollë filologjike franceze”, të cilat dallojnë nga praktika ekdotike “kritiko-gjenetike” e “shkollës filologjike italiane”. Të shumta janë dallimet mes këtyre dy shkollave, por po aq të shumta janë edhe pikët e përbashkëta. Më e rëndësishmja ndër këto të fundit është padyshim pesha vendimtare e dorëshkrimeve të një vepre, të një autori a të një epoke. Mungesa e objektit të studimit filologjik – pra dorëshkrimit- jo vetëm që e cenon rëndë perspektivën e kërkimit të të dyja shkollave, por i hap udhë keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve të arsyeve “pragmatike” mbi të cilat ato bazojnë veprimtarinë e tyre, që tek e fundit e gjejnë shprehjen te botimi kritik i materialeve parapërgatitore të një vepre”

Pikërisht thotë Mandala mënyra se si përdoren materialet drejtshkrimore dhe se si botohen ato dallon dy qasjet jo vetëm në planin metodologjik, por edhe në atë teorik. Për shkollën franceze të gjitha materialet janë të dobishme për të dokumentuar gjenezën e një teksti, qofshin këto skica të plota, shënime sporadike, a lista fjalësh. Duke parë vështirësitë që paraqet botimi i dy materialeve që dokumentojnë shkrimin e Dimrit të vetmisë së madhe, Mandala thotë se u vendos të ndërtohet një aparat kritik i përbërë nga disa breza, duke i dhënë secilit syresh funksione dhe detyra ekdotike të ndryshme.

V.Murati

Kadare: Kisha frikë se Nexhmija do të më digjte dorëshkrimin

Menjëherë pas gjyqit në vitin 2012, ndaj së vesë së diktatorit për dorëshkrimin e romanit Dimri i vetmisë së madhe, Kadare thotë se ja ka dorëzuar arbëreshit Matteo Mandala, duke i besuar kështu një punë kolosale në zbulimin e tekstit të romanit në origjinal.

Kjo është nga episodet më të vështira që ka kujtuar Kadare: “Kisha frikë se Nexhmija ma digjte romanin. Arbëreshi Matteo Mandala po bën një punë kolosale në deshifrimin dhe zbulimin e tekstit. Është një tekst i mahnitshëm, është i vetmi, origjinal”. Në këtë rrëfim ekskluziv shkrimtari tregon se “e kam shkruar dhe e kam daktilografuar direkt dhe gjithnjë kam punuar mbi tekstin e daktilografuar”.

Vepra që studiuesi arbëresh ka pasur në dorë ka qenë kopje e vetme, të cilën ja ka besuar shkrimtari për të zbërthyer e zbuluar nënshtresat e dorëshkrimit, si ka qenë procesi krijues i autorit. Si një nga romanët kulmore të gjithë projektit letrar të Kadaresë, si duket Dimri i vetmisë së madhe do mbetet një trajtesë historike, qoftë dhe për dimensionin që do të marrë tani me botimin e këtij edicioni kritik i dorëshkrimit, tekst i parë nga Matteo Mandala.

Gjurma që ka kjo vepër në krijimtarinë e Kadaresë më tej se letrare, tani merr një histori zbulimi si jashtëtekstor ashtu dhe kontekstuale.

Në këtë rast, kur filologu ishte në procesin e këtij edicioni, dhe Kadare e ndiqte së largu, krejtësisht i ftohtë, duke u shprehur se sot përmes këtij dorëshkrimi sheh punën e bërë, si proces krijues. “Kur e shoh se sa kam punuar, shkruar, prishur e ndrequr më duket e mahnitshme. Ishte një tekst mjaft i delikat, donte shumë kujdes, sepse për një fjali mund të ikte gjithë teksti…”, ka kujtuar Kadare.

INSKENIMI I PARANOJËS NË KOMEDINË DRAMATIKE “ATA HYJNË PA TROKITUR”

Në fund të kësaj drame, na duket sikur zë vend ai infantilizmi, foshnjërizmi ideologjik e propagandistik i gjithë shoqërisë sonë post-komuniste. Një shoqëri që e merr vrimën e strucit nga toka dhe e hedh mbi kokë të vet, për të mos parë e për të mos përfituar nga pafuqia e vet. Kështu, nuk bën çudi që shoqëria jonë s’ka krijuar dot asnjë imazh të vetin në këto 20 vite, as për vete, as për botën më gjerë

Nga Idlir Azizaj*

Asnjë pjesë dramatike shqipe më parë nuk ka qenë mishërimi i plotë i shprehjes popullore “Miza në kësulë”, si drama “Ata hyjnë pa trokitur” e Armand Borës. Kjo pjesë, e shfaqur gjerësisht para publikut shqiptar, u paraqit edhe për publikun francez në Théâtre du Montorgeuil në Paris, në kujdesjen e Jasa Events.
Bora ne Paris
Subjekti i pjesës është edhe njëherë epoka e ish-komunizmit tonë. Duket që kjo temë mbetet vërtet mizë nën kësulë për artbërësit tanë. Dhe si në pjesën më të madhe të rasteve, ngjarja zhvillohet në një ambient krejt të mbyllur, një huis clos. Thua se ne duam medoemos ta mbajmë këtë fantazmë të ish-komunizmit aty mbyllur, të mos dalë dot, si miza nga dhoma, për ta kapur mat trupin e padukshëm, që shkakton këtë zukamë të tmerrshme për ne.

Por ndryshe nga inskenime të tjera, kjo me-dyer-të-mbyllura e A. Borës, ndjek një logjikë të ekzagjerimit. Drama nuk merret më shumë me mënyrën sesi kanë ndodhur gjërat ekskluzivisht nën komunizëm te ne. Por duket kapet mbas ekskluzives së të jetuarit në një hapësirë të tillë të ndrydhur.

Sepse kjo duket risia: jo më shumë zhbirim i raporteve shoqërore, i infrastrukturës sesi ish-regjimi pat funksionuar për gjysmë shekulli te ne. Por koncepti i izolimit, i ndryrjes, zapton krejt situatën, e prej tij gjeneron vetë teksti, ashtu vibron loja. Në këtë errësirë të skajshme ekzistenciale (do të refuzoja ta emërtoja absurde si zakonisht) arrihet kërcëllitja e fjalës (si qiriri) dhe rikosheta afektive, që do të thotë vajtje-ardhja e roleve. Por më vonë për këtë.

“Ata hyjnë pa trokitur” duket një tragji-komedi (çdo dramë e denjë duhet të jetë e tillë, besoj). Mjerimi, tmerri, shpesh kanë patetikën e tyre që shkon drejt humorit; drejt humorit të zi e të sforcuar mbase, por prapë si një panolinë vënë nën trupin e tmerrit. Nobelisti Imre Kertesz, analizues brilant i kampeve të përqendrimit (meqë kishte dalë vetë prej andej) ishte nga të rrallët që pat përshëndetur filmin “La vita e bella” duke thënë se kishte në atë humor të “papranueshëm” për shumë analistë, një vërtetësi; e se të përqendruarit vërtet merreshin me vogëlsira në dukje qesharake, në një humoreskë krize, për të shpërqendruar sadopak horrorin e situatës së përditshme.

Duke marrë për bazë, për themel të zhvillimit paranojën e përgjithshme, kjo dramë që po komentojmë, përvetëson në radhë të parë atë që i mungon shpesh krijimeve tona skenike e kinematografike: punën me hapësirën, dhe zhbirimin e saj. Është e vërtetë që ankthi ekstrem që përjeton çifti burrë-grua në këtë dramë nuk është “ekskluzivisht” situata shoqërore tërësisht reale e Shqipërisë së dikurshme. Por kjo përngjitet me logjikën e mirëfilltë të asaj artifice madhore, që quhet teatër, skenë. Grekët e vjetër e dinin fort mirë distancën që teatri kish nga realiteti, por patën krijuar një mekanizëm që tashmë punonte e funksiononte nën ligjet e veta, ashtu si matematika, ashtu si logjika. Në këto rrethana, vetë njeriu, ky “kapital i çmuar” e njëkohësisht mish për top gjatë tërë historisë, është vetëm ilustrim i hepimeve më të fshehta të sistemit e të kërkimit artistik. Kush vallë mund të akuzojë skulpturat e Giacommetti-t, se i paraqet njerëzit thataruqë sa gishti i dorës, ndërkohë që artisti në fjalë rreket të kapë thelbësoren e ekzistencës?

Paranojë dhe hapësirë, këto të dyja duket nënvizojnë krejt pjesën në fjalë. Zgjidhje e natyrshme që vetë autori, po aq regjisor këtu, ia beson dy rolet një çifti, që na mbajnë për një kohë të gjatë nën ritmin e flukseve emocionale, afektive, fizike dhe patetike doemos. Në regjisurë dallojmë një përvojë të njohur në botë, por jo shumë të përdorur në skenën tonë: aktori që kalon nga njëri rol në tjetrin; viktima luan më pas xhelatin, burri auto-zhburrërohet, dhe gruaja e brishtë merr pozën e hetuesit. Në fakt, janë hollë-hollë “rolet” që ndërron një çift në vetë jetën e përditshme. Kaq gjë e kemi mësuar prej filmave të Bergman-it, ku beteja mes gjinive zë vendin e parë. Porse këtu, ish-komunizmi është në sfond. Ish-bunkeri është kthyer këtu mbrapsht si bluzë para gjumit, dhe është shtrirë e hapur si parete të skenës, ku dy aktorët operojnë e vibrojnë.

Duhet nënvizuar këtu investimi emocional e fleksibiliteti i aktorit Alfred Trebicka: i mrekullueshëm kalimi i lojës së tij nga anti-heroi mizantrop, te burokracia e ligjërimit autoritar. Dhe brishtësia e mprehtë, e mimika e vazhdueshme aktive e aktores Rozi Kostani. Madje, kjo e fundit të bën të “dalësh” nga drama e të mendosh për film, ku e pazëshmja ka një rëndësi të madhe.

Arritja e A. Borës me këtë dramë plot elemente që përplasen gjithsesi nëpër vakume klishe (për ne që kemi përjetuar atë regjim) është çuarja në ekstrem e Faktit; përshpejtimi pa masë i reales; dhe shkartisja e kujtimeve të dhimbshme sajë teknikave teatrale. Vërejmë një nuancë beckettiane në rastet kur dialogu përsëritet tri-katër herë rresht dhe me një shpejtësi marramendëse nga aktorët. Mjaft i arrirë është edhe përdorimi i lojës thjesht fizike, ato që Becketti i quante “akte pa fjalë”. Saje tyre janë evokuar akte, verba, përdorime të trupit shoqëror në atë kohë, por që sot po dalin nga kujtesa kolektive saje ndryshimeve të pashmangshme (e jo përherë të mrekullueshme) të korpusit socio-politik. Shkurt, asnjë i ri i sotëm s’do të absorbojë si duhet komiken dhe idiotësinë e situatës në këtë dramë, nëse nuk ka pështyrë fara luledielli para stadiumit të Vlorës apo të Shkodrës asokohe. Por gjithsesi, këto akte “të harruara” e të pranishme në skenë na çojnë te një kalim pa komente, pa metafizikë llafazane, pa bombastikë, të elementeve të jetës së asaj kohe.

Ky mësim beckettian na duket fort i rëndësishëm. Tek e fundit, autori i “Godosë” i pat dhënë një dozë hokatare mjerimit e poshtërimit njerëzor, saje akteve pa fjalë. Sepse këto akte i tërheqin veshin syrit si shqisë. E ç’është e rëndë për veshin, është më dritë për syrin. Dhe kjo për “arsyen” se kështu çdokush në sallë fillon ndjen zërin e vet të brendshëm. Është kjo gjëja kryesore që e bën plurale një audiencë në pamje të parë tuhafe, ashtu të ulur në ca poltrona teatri.

Një tjetër anë e veçantë e interesante e dramës “Ata hyjnë pa trokitur” është nxjerrja në pah e një anti-heroi me dashje, me ndërgjegje të plotë. Asistojmë në rastet shumë të rralla kur personazhi e njeh veten si mizantrop, antikolektiv, jomikbërës. Sepse të themi të drejtën, kjo gjë shihet si damkë edhe sot në kushtet e shoqërisë sonë të hapur. Është në fakt “kulmi” i heroizmit në një shoqëri të kolektivizuar e të standardizuar (që fatkeqësisht po aplikohet gradualisht edhe në Perëndim ): jo kryengritja e kotë e nevropate me rezultat zero e heroit, por tërheqja prej Bartëlbi të Melville-it në një qerthull të vetvetes, ku epshet e shtetit bien në vrimë të zezë. Dhe është kjo gjëja që nuk durojnë dot të gjitha llojet e shteteve, dje dhe sot.

E kësisoj, ai raport i ashpër i personazheve me objektet. Në një pikë të caktuar të dramës, personazhi i hakërrehet aparatit telefonik, që nuk punon më, papritur. E pas këtij aparati, natyrisht që është shteti. Dhe duket më se e drejtë, me gjithë të qeshurat ikanake, që kjo lojë mbjell: sepse aparatet duhet të punojnë pa nda, ndryshe nga njeriu, që është me mish e me kocka. Por a duhet që dhe aparatusi shtetëror i ndëshkimit, të punojë kështu, pa skarco?

Dhe a nuk është kjo kërkesë e pashprehur, por prapë e projektuar pa dashje, një lloj mazokizmi ?

Ndoshta na mbetet vetëm të citojmë kalimthi filozofin Gilles Deleuze. Sipas tij, dëshira është një ansambël. Dhe teatri është pikërisht vendi ku njeriu bëhet pjesë e një bashkësie frymorësh dhe objektesh. Jo detyrimisht, secili me qëllim përfundimtar e të njohshëm, si e deklamonte Cehovi, por gjithsesi si fragment i mozaikut të animuar, që është drama.

Ky çift në dramë, që pret Godonë, domethënë: partinë, policinë, internuesit, hetuesit e me radhë, na bën me dije se “ata” (të padukshmit e gjithëpranishëm) kanë hyrë, e si zakonisht pa trokitur. Është ky triumfi i tmerrshëm i situatës sonë shqiptare dikur, për të parë në dramat e absurdit si reale atë që ato perëndimore e ravijëzuan saje artificës anti-tradicionale. Fantazma pra, qenka ende mes nesh. E kotë të bëjmë sikur e përzëmë me zhurma elektorale. Por të mundohemi ta zëmë, si përkthen Noli “Hamletin”, në grackë si laraska, duke ia vjedhur hapësirën.

Në fund të pjesës, personazhet pëlqejnë të vënë nga një thes mbi kokë, për të shpallur se këtu s’ka mbetur më njeri (në këtë vend) për të qarë hallin e përbashkët. Shpesh, fëmijët e bëjnë këtë lojë: për të treguar që s’janë aty, mbyllin sytë, dhe kaq. Mirëpo, në fund të kësaj drame, na duket sikur zë vend ai infantilizmi, foshnjërizmi ideologjik e propagandistik i gjithë shoqërisë sonë post-komuniste. Një shoqëri që e merr vrimën e strucit nga toka dhe e hedh mbi kokë të vet, për të mos parë e për të mos përfituar nga pafuqia e vet. Kështu nuk bën çudi që shoqëria jonë s’ka krijuar dot asnjë imazh të vetin në këto 20 vite, as për vete, as për botën më gjerë.

ALESSANDRO LEOGRANDE: KUR SHQIPTARËT PERCEPTOHESHIN SI “I HUAJI”

Ministria e Kulturës së Shqipërisë, me mbështetjen e Rajonit të Pulias, të Qendrës së Kulturës Shqiptare, të Fondacionit Gramshi të Pulias dhe të Shtëpisë Botuese “Besa”, merr pjesë zyrtarisht, me stendë dhe program të pasur takimesh, në Sallonin e Librit në Torino

Kultura-pasaPORTË, kjo ishte motoja shqiptare në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino, duke u mbyllur dje me perceptime të komunikimit pothuaj si me një kulturë tjetër, nga ajo që italianët kishin njohur 25 vjet të shkuara, nga dyndja e madhe përmes Adriatikut.
torino 1
Ndërsa: kufiri – si rrënjë e mendimi të ngulitur në antropologjinë kulturore, pothuaj të të gjithë Europës, në riaktualizimin e saj, vazhdon të prodhojë mendime e rrëfime sa në fjalë edhe imazh. Edhe pse perceptimet lëvizin, tema e migracionit është diskutuar në ditët e fundit të sallonit të librit në Torino: “Përtej kufijve prej uji e fjalësh. Të rrëfesh kufijtë, të rrëfesh vendin tënd dhe atë përballë me fjalë dhe imazhe”, me praninë e shkrimtarëve Anilda Ibrahimi dhe Alessandro Leogrande, regjisorit Roland Sejko, gazetarit dhe drejtuesit të Qendrës së Kulturës Shqiptare, Benko Gjatës, në moderimin e përkthyeses letrare, Mimoza Hysa.

Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, drejtorit të Arkivit të Institutit Luce, Enrico Bufalini, përfaqësuesve të shtëpisë botuese Einaudi, Dudaj dhe të interesuarve për letërsinë. Shkrimtari dhe gazetari Alessandro Leogrande u shpreh se: “25 vjet është kohë e mjaftueshme për të kuptuar si kanë ndryshuar ‘kufijtë’ e Italisë dhe Shqipërisë dhe për të konstatuar se si në të njëjtën kohë ‘kufi’ ka mbetur vetëm një fjalë me shumë kuptime. Duhet kuptuar se marrëdhëniet mes Puglias dhe Shqipërisë i kanë rrënjët më të thella se koha e ‘ftohjes së madhe’, kur shqiptarët perceptoheshin si i ‘huaji’. 25 vjet më vonë, vëmë re se një komunitet i gjerë prej gjysmë milioni shqiptarësh është integruar në vendin tonë. Shkëmbimet janë të qëndrueshme dhe jo shpesh të rrëfyera dhe të analizuara aq sa duhet. Sot, që projekti evropian ngjan në krizë, për shkak të mbylljes në vetvete të shteteve-komb, sidomos të vendeve të Lindjes, që po bëhen së fundmi pjesë e BE-së, marrëdhëniet ndëradriatike të një vendi që kërkon të hyjë në BE me një vizion tjetër, përbën një veçanti. Kjo, vetëm nëse të rrëfyerit të ‘Tjetrit’ dhe ‘Vetvetes’ përmirësohet gjithnjë nëpërmjet një këndvështrimi kritik”.

Kineasti Roland Sejko, fitues i çmimit “Donatello” për realizimin e filmit “Anija”, shtoi në diskutimin mbi temën e emigracionit se: “Të qenit larg vendit të lindjes të jep mundësinë ta shohësh shoqërinë, zhvillimin, ndryshimin dhe fenomenin, të shkëputur prej tij. Kur kam parë “L’America” jam ndjerë i fyer, sot mbetet për mua një nga filmat më të arrirë që më ka frymëzuar edhe për filmin “Anija”, për të vetmen arsye se besoj se sot mund të shkohet më në thelb të çështjes nga një këndvështrim tjetër. Shkrimtarja Anilda Ibrahimi, duke folur për kufijtë linguistikë të gjuhës u shpreh se: “Duke rrëfyer në një gjuhë të huaj, i jap më shumë frymëmarrje të lirë historisë dhe kjo i jep një dimension emancipues rrëfimit. Parë nga jashtë, Shqipëria jep përshtypjen e një shoqërie patriarkale, por motori i shoqërisë mbeten gratë, ato që lindin jetën dhe e përcjellin. Jemi në një fazë kur nuk mund të flitet më për letërsi dhe shkrimtarë emigracioni, sepse tashmë shqiptarët që shkruajnë në gjuhën italiane shkruajnë për njeriun dhe përtej këtyre temave”. Ndërsa më 15 maj në Sallën Babel, u zhvillua takimi “Nga një vend në tjetrin, nga një gjuhë në tjetrën: shkrimtaria si pasaportë”, me shkrimtarët Carmine Abate, Arben Dedja si dhe Visar Zhiti, i ngarkuari me punë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Visar Zhiti në takimin e stendës shqiptare u shpreh se: “Gjuha është atdheu i vërtetë. Gjuha është gjak, frymë, shpirt. Të gjithë udhëtojmë dhe nëpërmjet udhëtimit njohim të tjerët. Kur njohim të tjerët, kuptojmë Uni-n. Ne jemi në univers, udhëtimi më i vështirë. Libri nuk ka kohë”. Carmine Abate, nga Hora e Arbëreshëve, që nuk rresht së shkruari historitë e arbëreshëve, në diskutimin për kapërcimin e kufijve shprehet se: “Plaga e nisjes është pasuri, prandaj gjuha arbëreshe mbetet gluha e bukës, gluha e zemrës. E tashmja e të ardhmes është pritja.”

Shkrimtari Arben Dedja: “Atdheu i vërtetë është fëmijëria. Për të shkruar jo në gjuhën e lindjes, duhet të jesh jashtë shoqërisë ku jeton, jashtë mendjes, jashtë lëkurës. Sot unë mund të shkruaj poezi në gjuhën italiane dhe prozë në gjuhën shqipe. Mendoj se kjo mënyrë e të shprehurit është pasuri”.

Kufijtë & Atdheu

Visar Zhiti: “Gjuha është atdheu i vërtetë. Gjuha është gjak, frymë, shpirt. Të gjithë udhëtojmë dhe nëpërmjet udhëtimit njohim të tjerët. Kur njohim të tjerët, kuptojmë Uni-n. Ne jemi në univers, udhëtimi më i vështirë. Libri nuk ka kohë”.

Carmine Abate: “Plaga e nisjes është pasuri, prandaj gjuha arbëreshe mbetet gluha e bukës, gluha e zemrës. E tashmja e të ardhmes është pritja.

Alessandro Leogrande: “25 vjet është kohë e mjaftueshme për të kuptuar si kanë ndryshuar ‘kufijtë’ e Italisë dhe Shqipërisë dhe për të konstatuar se si në të njëjtën kohë ‘kufi’ ka mbetur vetëm një fjalë me shumë kuptime.”

Arben Dedja: “Atdheu i vërtetë është fëmijëria. Për të shkruar jo në gjuhën e lindjes, duhet të jesh jashtë shoqërisë ku jeton, jashtë mendjes, jashtë lëkurës…”

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...