Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/27

Hetohen 33 zyrtarë të lartë, gjysmës u janë ngritur akuza

Hetohen 33 zyrtarë të lartë, gjysmës u janë ngritur akuza
Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi, është shprehur se gjysma nga 33 rastet që janë ngritur akuzat, janë zyrtarë të lartë shtetërorë.

“Ne jemi duke i trajtuar 33 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë dhe kemi ngritur 19 akuza.

Konsiderojmë se të gjitha akuzat janë të nivelit të lartë duke përfshirë nga ministrat e deri tek zyrtarët e lartë shtetërorë.

Tani presim nga gjykata që këto lëndë t’i trajtojnë me prioritet dhe të shohim se çfarë aktgjykime do të merren në procedurën penale në gjykatë”, ka thënë Lumezi.

Gjykatat në Kosovë kanë shpallur një numër vendimesh për rastet e korrupsinonit, por asnjë të nivelit të lartë ose të niveleve ministrore.

Kosova në raportet ndërkombëtare është cilësuar si vendi me nivelin më të lartë tëkorrupsionit.

Së fundi, fuqizimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe rezultatet konkrete në këtë luftë.

Roli i Shërbimit Shtetëror të Sigurimit, SDBJ, dhe rolet e kryespijujve jugosllavë Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaç

Prokurorët të martën kërkuan dënim me burgim të përjetshëm për ish-oficerët e shërbimeve sekrete jugosllave, Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaç, në gjyqin për vrasje në Gjykatën e Lartë në Munih. Të dy burrat, të cilët janë në gjyq që prej tetorit 2014, akuzohen për urdhërim, planifikim dhe organizim të vrasjes së emigrantit kroat Stjepan Djurekoviq në Gjermani në vitin 1983.

Prokuroria tha se të akuzuarit meritonin dënim me burgim të përjetshëm, sepse ata morën pjesë në vrasje dhe jo vetëm e nxitën atë.

Prokurori i lartë i shtetit Lienhard Weiss paraqiti prova të detajuar para gjykatës të çelësit të garazhit ku u vra Gjurekoviq dhe të strukturës së Shërbimit Shtetëror të Sigurimit, SDB, dhe rolit që Perkoviq dhe Mustaç kishin në të.
Kërkohet burgim i përjetshëm për ish-spiunët e UDB-së
Weiss deklaroi se SDB e konsideronte vrasjet e emigrantëve një veprim të ligjshëm, duke theksuar se një numër emigrantësh u vranë nga SDB-ja gjatë viteve.

Ai u shpreh gjithashtu se SDB-ja e intensifikoi numrin e vrasjeve jashtë vendit pas vdekjes së presidentit jugosllav Josip Broz Tito në vitin 1980.

Kolegu i Weiss, Stefan Weiland, e përshkroi Mustaç si personin lidhës midis SDB-së dhe autoriteteve jugosllave, duke përmendur gjithashtu dëshmitarë që e përshkruan Perkoviqin si një figurë tepër të rëndësishme në luftën e shtetit komunist jugosllav kundër emigrantëve politikë.
Weiland përshkroi marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe shtetit të atëhershëm Gjerman Perëndimor, dhe sesi çështjet brenda SDB-së u caktoheshin personave të ndryshëm, “agjentët e të cilëve ishin në pozitën më të mirë për të vepruar”. Ai pohoi gjithashtu se zyrtarët jugosllavë informoheshin gjithmonë për të gjitha veprimet e mëdha të ndërmarra nga SDB-ja.

“Nuk kishte asnjë veprim të madh jashtë shtetit në të cilin zyrtarë në nivel kombëtar dhe federal jugosllav nuk ishin të përfshirë,” tha ai.

Avokati i Perkoviq, Ante Nobilo, tha se prokuroria kishte shmangur dy fakte tepër të rëndësishme. Njëri ishte se nuk kishte asgjë provë që vrasësit e pritën Djurekoviqin në garazhin ku ai u vra dhe se ish-agjenti i shërbimeve sekrete dhe dëshmitari i gjykatës, Krunoslav Prates, nuk mund ta dinte se kur Gjurekoviqi do të ishte në garazh apo ta ndante atë informacion me Perkoviqin.
Sipas aktakuzës, Zdravko Mustaq, kreu i shërbimit të sigurimit të shtetit jugosllav në atë kohë, e urdhëroi Perkoviqin të organizonte vrasjen e Gjurekoviqit në vitin 1983.

Motivi i dyshuar i vrasjes ishin kritikat e Gjurekoviqit ndaj regjimit komunist në Jugosllavi.

Si Mustaq, ashtu edhe Perkoviq e kanë deklaruar veten të pafajshëm. Pasi mbrojtja të bëjë fjalim e saj mbyllës, gjykata me shumë gjasa do ta japë vendimin javën e ardhshme.

Ambasadorja Turke ka lobuar edhe për mbylljen e shkollave turke në Kosovë


Pas kritikave të shumta nga sferat politike dhe civile që pati kundër Ambasadores të Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç për kërkesën që të arrestohet gazetari i njohur Berat Buzhala për shkak të një postimi satirik në Facebook, kjo e fundit dha sot një reportazh për agjensine shtetërore turke Anadolu (AA)
kivilcim-kilic-780x439_1469629134-301706

Në deklaratën e saj ambasadorja turke, duke reaguar kundër tentativës për grusht shteti në Turqi, ka theksuar se zyrtarët e Kosovës duhet të kuptojnë që organizata terroriste FETÖ, e cila qëndron prapa tentativës është shumë e rrezikshme edhe për vendin e tyre.

Ambasadorja Kiliç u shpreh se Kosova me Turqinë kanë marrëdhënie shumë të mira, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kulturor. Ajo theksoi se Turqia do të jetë gjithmonë mbështetëse e Kosovës në proçesin e integrimit në BE.

Ajo u shpreh se për ta mundësuar shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, Turqia ka ofruar nënshkrimin sa më të shpejtë të marrëveshjes për Ripranim, e cila ka qenë një prej kritereve të këtij procesi.

Por burime të gazetës Express bëjnë të ditur që ambasadorja përveç lobimit kundër gazetarit të njohur Berat Buzhala ka lobuar në institucionet e Kosovës edhe për mbylljen e shkollave turke.

“Jetimorja” me 16 fshatra

Në pjesën perëndimore të malit të Tomorrit ndodhet një krahinë e tërë. Sup më sup e krahë më krahë me njëri-tjetrin, në mijra vite kanë banuar 16 fshatra, që nga Kapinova e gjer në Qafë- Dardhë, me rreth 1600 familje dhe 6500 banorë. Ç’ka ndodhur e po ndodh në këto 25 vitet tona? Gjashtë prej fshatrave janë shuar. S’ka mbetur frymë njeriu përveç kafshëve të egra, të cilat janë bërë zotër në bodrumet ish-odave dy katëshe, me çati tashmë të shembura. Drejt vdekjes po ecin edhe mëhalla e fshatra të tjerë.
Untitled
Për t’u ngjitur e njohur në këtë krahinë s’është mundim i madh: Lë pas qytetin e Beratit, merr rrugën për të shkuar në Çorovodë, pas 10-12 km, kthen majtas në transhe gropa gropa, të hapura para viteve nëntëdhjetë, tash të lëna keq e më keq dhe gjendesh në dy Bogdanët, (Numër 1 dhe numër 2), në Rabijak e Karkanjos, në Lybesh e Kapinovë, në dy Tomorrët, (Tomorr i madh dhe Tomorr i vogël), në Memijas dhe Qatollar, ndërsa fshatrave Kostreni i madh e Perisnakës, Dardhës e Qaf- Dardhës, nuk u ka mbetur as nami, as nishani.

Çfarë lezete dhe dhurata të tjera i ka falur natyra apo Zoti kësaj zone, e besojnë vetëm ata që kanë punuar atje apo janë ngjitur për miqësi, por edhe për t’u shëruar. Po, edhe për t’u shëruar. Ajri i malit, bulmetrat dhe mishi, frutat dhe pemëtaria, me aromën e trëndelinës dhe barërave të tjerë, ujët e dëborës i kulluar nga rrënjët e pishave e të lajthive kanë bërë punët e veta.

Të sëmurët janë ngjitur me këmbët e botës dhe kanë zbritur me këmbët e veta. Banorët e këtyre fshatrave veçohen për punëdashës, dashamirës, mikpritës, korrektë me shtetin dhe ligjet e tij si askush tjetër. Njëqind për qind e banorëve kanë paguar energjinë elektrike, që kur u ndezën llambat e deri tani. Njëqind për qind e banorëve kanë paguar ujin e pijshëm, njëqind për qind janë paguar tatimet nga ata pak tregtarë por edhe prodhuesit e bujqësisë. S’ka patur dhe s’ka asnjë borxhli ndaj shtetit. Veçori për shumë e shumë krahina e qytete.

Po ç’kanë bërë qeveritë dhe partitë në këto 25 vjet? Zero investime, për rrugët trashe të hapura para viteve ‘90. (Duhet theksuar se rrugët që lidhin njërin fshat me tjetrin nuk janë më tepër se 3,4,5 kilometra). Këto rrugë do të shërbejnë jo vetëm për banorët vendas, por edhe për turistë nga qytete të tjerë pse jo edhe turistë ta huaj. Zero investime për ujitjen e tokave. Përkundrazi janë braktisur edhe ato të ndërtuara. Është turp dhe më keq se turp që në këto 25 vjet, qeveritarë e deputetë as nuk kanë folur, as nuk janë ngjitur të pinë një kafe në dy Tomorrët, por edhe gjetkë, krijohet përshtypja sikur këta banorë janë të internuar, apo kulakë (Përjashto Braçen, kur ishte deputet për ish-komunën Roshnik dhe fshatrat rreth tij). Është vështirë të ngjitesh në këtë krahinë? Aspak. Për Tomorrin ka folur me admirim 500 e ca vite më parë kronikani turk Evliha Çelebi. Ja çka thënë e ka lënë ky kronikan i dëgjuar:

“Djemtë dhe burrat e Tomorrit, janë me trup të gjatë dhe të pashëm, punëtorë, mikpritës dhe trima. Por Zot na ruaj po i zemërove ata”.

Ndërsa në kohët tona, para vitit ‘90, na vjen mirë, s’na vjen mirë, patën shkuar kryeministra, sa e sa ministra e qeveritarë të tjerë, ndërsa deputetët merrnin takim me zgjedhësit në çdo 6-8 muaj. Kushedi se çfarë nuk patën bërë. Por e themi s’e themi, rrugët e hapura pa asfaltuar mbaheshin nga shteti shumë më mirë se tani nga vetë banorët, (jo se nuk duan këta banorë, por s’kanë mjete dhe mundësi). Në ato vite u ndërtuan dy rezervuarë, u hapën kanale, u vendosën elektropompa për ujitjen e tokave, (tashmë edhe ato janë braktisur), merreshin më tepër edhe prodhime, paçka se avullonin e nuk dihej se ku shkonin. Kishte edhe qendra shëndetësore, infermierë e mami 24 në 24 orë. Në çdo fshat kishte vatra kulture plot me libra aq sa, zor se gjenden tani edhe në ndonjë qytet. Duke e lënë jetime këtë zone, duam s’duam krijojmë edhe nostalgji për të kaluarën.

Po përse ka mbetur jetime një krahinë e tërë në këto 25 vjet? Ka plot shkaqe. Këtu po theksojmë vetëm pak prej tyre, por të sakta: Partitë dhe qeveritë kanë gjykuar e vepruar kështu – Djathtarakët: Si të investojmë si të mos investojmë në këtë krahinë, deputetë, komunarët, kryepleq nuk do jenë tanët. Mëngjaroshët: – Si t’i hedhim sytë në këto fshatra, si të mos i hedhim, deputetët e kësaj zone i kemi në parlament, komunarët në komunë, kryepleqtë në fshatra.

Jo vetëm kaq por është krijuar përshtypja se njerëzit e mirë, që janë korrekt me shtetin dhe ligjet e tij, po konsiderohen naivë, të pazotë, po vlerësohen si të njerkës. Ndërsa të fortët, të përkëdhelurit, sherrxhinjtë, hajdutët, qeveritë u janë përgjigjur peqe-lepe. Kështu kanë gjykuar e vepruar, kështu ka ndodhur për shumë vite.

Por tash në këtë zonë jetime të harruar të rrëzës së Tomorrit me banorë të mirë po humbet durimi, po turbullohen edhe ujrat. Po dëgjohet dhe një këngë me plot qesëndira dhe mllefe: – Deputet o deputet,/ erdhë e shkuan sa e sa vjetë/ Ku të kemi e ku na ke,/ Këtu mbi tokë, apo…atje/ Na merr malli të shikojmë,/ Ca premtime t’i kujtojmë./ Eja, eja sa më parë,/ U ngroh moti, është behar/ Se fushata po afron / Zot na ruaj, ç’do të thonë./

A ka shpresa që edhe kjo zonë të trajtohet jo si jetime, pa nënë e baba? Pas investimeve dhe zbukurimeve në qytetin e Beratit (Se edhe ai kishte mbetur si mos më keq), ndoshta i vjen radha edhe zonës së rrëzës së malit të Tomorrit. Ndryshe s’po mban më ujë pilafi.

Kryeprokurori i shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi: S’ka vepër penale në rastin e gazetarit Berat Buzhala


Kryeprokurori i shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi thotë se nuk ka parë elemente të veprës penale në shkrimin e gazetarit Berat Buzhala, për të cilin ambasada e Turqisë në Kosovë kërkoi arrestimin dhe dënimin e tij.
lumezi
“Ne do t’i marrim të gjitha veprimet në përputhje me legjislacionin vendor, dhe nëse e shohim se ka ndonjë element të ndonjë vepre penale me siguri se ne do të kyçemi. Por me sa e kam parë unë, nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale, dhe kjo nuk është çështje e Prokurorisë së Shtetit që të merret me problemet të cilat janë shfaqur mes një gazetari dhe ambasadës turke në Kosovë”, ka thënë Lumezi.

Buzhala gjatë kohës sa në Turqi zhvillohej përpjekja për grusht shtet në rrjetin social Facebook ka shkruar statuse sarkastike lidhur me gjendjen atje.

Ambasada e Turqisë në Kosovë pretendon se në shkrimin e tij Buzhala bënte thirrje për shqiptarët me pushime në Turqi që t’i bashkohen puçistëve.

Mjekë britanikë po i bashkohen ISIS për të kuruar xhihadistët

Sipas “The Guardian”, ISIS tani ka bindur mjekë nga Australia, Rusia dhe gati 20 nga Britania për t’u bashkuar me shërbimin e tyre të improvizuar shëndetësor.

Mjekët britanikë që aktualisht janë duke ndihmuar për të shpëtuar jetën e terroristëve të ISIS-it, plagosur nga shpërthimet aleate, pritet të kthehen në Britani të Madhe dhe të punojnë në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.
99912Image1
Numri i mjekëve britanik të rekrutuar për kauzën xhihadiste është aq shqetësuese sa që zyrtarët britanikë janë dërguar në Sudan në një përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar fluksin e tyre.

Foreign Office ka kuptuar se Shteti Islamik, i njohur si Daesh, po kërkon urgjentisht mjek të huaj për të ndihmuar terroristët e plagosur në spitale në Siri.

Zyrtarët britanikë janë koordinuar për të parandaluar që mjekët britanikë mos t’i bashkohen shërbimin shëndetësor terrorist, dhe për këtë kanë dërguar një delegacion në Sudan.

Shumë nga ata që tashmë janë bashkuar me ISIS përfshijnë të paktën 17 mjekë britanikë, që ishin duke studiuar në Universitetin e Shkencave Mjekësore dhe Teknologjisë Sudanit.

“La Stampa”, reportazh për shqiptarët që shkojnë në Siri

Gazeta italiane “La stampa”, i ka dedikuar një reportazh të gjatë Shqipërisë dhe marrëdhënies së saj me botën muslimane, e veçanërisht luftës xhihadiste. Në udhëtimin e tij në Shqipëri, gazetari Giordano Stabile, tregon për takimin me Imamin e Cërrikut, marrëdhëniet e xhamisë e KMSH dhe historinë e shqiptarëve të përfshirë në luftën e Sirisë.

“Jobesimtarët dënohen në Kuran” . Eshtë Imami Kreshnik Cili, mekanik në një ofiçinë në një fshat të Cërrikut, 60 km në jug të tiranës, porta e hapur e predikuesve xhihadistë shqiptarë që vazhdojnë aplikimin e shariatit në Ballkan, në brigjet e Adriatikut. Qasja e tij ndaj dhunës është e tillë dhe e thotë pa hezitim: “Nuk është e drejtë të vrasësh gra, fëmijë apo kristianë, por jo besimtarët, ateistët, janë të dënuar nga Kurani”.

I dyshuar si pjesë e rrjetit që rekruton luftëtarë në Siri. çili është vazhdimisht nën mbikëqyrje të lartë. Këtë e tregon furgoni dhe makina e policisë që qëndrojnë aty pranë. Kundër tij nuk janë gjetur prova të mjaftueshme nga policia shqiptare, ndaj dhe nuk është inkriminuar. Ai mbledh portokallet në kopshtin e pasëm së bashku me nipin.
xhamia
Na pret në një tip zyre, mes pjesëve të këmbimit dhe vajrave të makinave. Xhamia e tij bën pjesë tek ato që e refuzojnë kontrollin nga Komunitetit Mysliman Shqiptar duke përfaqësuar një pikë të dobët në rrjetin kundër terrorizmit, për qeverinë shqiptare.

Cili ka një mjekër të gjatë dhe shoqërohet nga 5 ndjekës të moshave të ndryshme, të cilët nuk duan të fotografohen .

çdo të huaj perëndimor e konsiderojnë të padëshiruar, në mos armik. “Islami është paqe dhe dashuri”, – përsërit imami me një ton të zërit në rritje – jemi të sulmuar nga manipulimet e politikës dhe gazetave që duan të na vënë kundër njëri-tjetrit. Krijojnë urrejtje. Cila është gazeta jote”?





“I penduari dhe predikuesi”. Kështu e titullon një nga kapitujt e shkrimit të tij, gazetari italian, teksa nis rrëfimin për Ervin Hasanaj, nga Librazhdi.

“E ëma e ka mësuar vdekjen e të birit përmes një mesazhi në WhatsApp, ardhur nga Siria: «Tani ka vdekur dhe është më mirë për të gjithë».

E vërteta është që Ervini donte të kthehej në Shqipëri dhe u gjykua si tradhtar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...