Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/27

Mersel Bilalli : Kah shkon Turqia?

Mersel Bilalli
Turqia ka goxha përvojë në puçet ushtarake. Ushtria turke pas Ataturkut ka pas rol të madh në shtet. Madje asaj i takonte edhe ruajtja e amanetit të reformatorit të famshëm turk – Kemal Ataturk, i cili ndryshoi alfabetin arab, hoqi perden, aplikoi parlamentarizmin, vendosi barazinë mes gjinive. Por, para së gjithash ushtria kishte rol të ruajë sekularizmin në pushtet dhe shtet. Në çdo situatë kur në të kanë depërtuar elementet fetare, ushtria haptazi i mënjanonte. Ajo në fakt ishte mbrojtëse e Kushtetutës së vitit 1924, e cila qartë definoi Turqinë si shtet sekular. Po ashtu në domenin e ushtrisë ka qenë edhe pengimi dhe eliminimi i udhëheqësve të pamatur, të cilët me ambiciet e tyre të mëdha për ta forcuar pushtetin personal i bënin dëm shoqërisë turke.

Por, të fillojmë me radhë.

Puçi i parë ushtarak në Turqi ndodhi në vitin 1960, kur 38 oficerë të ri të udhëhequr nga Alparslan Turkesh dhe më pas gjenerali Kemal Gursel, rrëzoi kryeministrin Adnan Menderes, i cili kishte filluar afrimin me Rusinë duke ia kthyer shpinën Uashingtonit. Një vit më vonë të njëjtit iu ekzekutua dënimi me vdekje.

Puçi i dytë ndodhi në vitin 1971, kur komanda e gjeneralëve ushtarak i pat dërguar letër të hapur në formë të ultimatumit kryeministrit Sulejman Demirel, duke potencuar kaosin ekonomik, shoqërinë e korruptuar, krimin e organizuar dhe stagnimin ekonomik. Kjo e detyroi Demirelin të jep dorëheqje.

Puçi i tretë ndodhi në vitin 1980 kur ushtria serish doli në rrugë për shkak të problemeve të thella ekonomike dhe jo-stabilitetit politik. Gjatë kësaj kohe kishte qërime të hapura të armatosura në mes do partive të majta dhe të djathta në Turqi. Kjo krijoi kaos të vërtetë, me ç’rast ushtria e udhëhequr nga gjenerali Kenan Evren, mori pushtetin. Evren ishte dy mandate president dhe dukshëm stabilizoi situatën në Turqi.

Kreu ushtarak turk poashtu pat ndikim vendimtar pas vdekjes misterioze të kryeministrit të famshëm dhe reformatorit Turgut Ozall. Tani vërtetohet se ai paska qenë helmuar nga dikush. Gjatë kësaj kohe Turqia vuri bazat e shëndosha të një ekonomie të tregut, e cila dha rezultate të mëdha.

Gjeneralët turk në emër të sekularizmit, në vitin 1996 detyruan kryeministrin Nexhmetin Erbakanin me orientim islamik që të tërhiqet, kurse partia e tij u pat mbyllur.

Çka ndodhi tani?

Pas do lëvizjesh në ambientin politik turk, me përkrahjen e liderit islamik turk Fetullah Gulen, Erdogani erdhi në pushtet nga pozita e kryetarit të Stambollit (ku ishte treguar mjaftë i suksesshëm). Kjo i dha kurajë që të formojë Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe me ndihmën e Gulenit fitoi pushtetin. Disa vite më vonë Erdogan eliminoi Gulenin duke potencuar disa arsye, të cilat më tepër ishin shkase se sa shkaqe të vërteta, kurse qëllimi i vërtetë ishte forcimi i pushtetit personal. Gjashtë vite me radhë Erdogani zhvilloi fuqishëm ekonominë turke sipas kornizave që kishte vënë Ozali. Fakt se rol të madh këtu kishte Ahmet Davutoglu. Por, viteve të fundit filloi një stagnim, i cili lidhet edhe me rrethanat e ndryshuara jashtë – konflikti në Siri, humbja e shumë tregjeve arabe etj.

Pakënaqësia në elitën turke filloi kur Erdogani haptazi lansoi idenë për të ndërtuar sistem presidencial, duke ofruar veten si personalitet i pakontestueshëm për këtë post. Këta ambicie të Erdoganit me gjasa i patën penguar kryeministrit Davutoglu, i cili dha dorëheqje (por, me arsye tjera). Tani Erdogani populist, hasi në pengesa të mëdha në qëllimet personale të tij pë t’u shndërruar në një “sulltan” të ri turk.

A ishte puçi i kontrolluar nga Erdogan?

Ka të thëna nga njohës eminentë të situatës në Turqi se Erdogan personalisht ka montuar grusht-shtetin për disa arsye. Së pari, do të forconte dukshëm pozitat e veta populiste në realizimin e qëllimeve të tija finale. Së dyti, do të eliminonte të gjithë kundërshtarët e vet në çdo pore të pushtetit (ushtri, gjyqësi, prokurori, administratë, etj). Ushtria viteve të fundit disa herë pat tërheq vërejtjen për funksionimin e pushtetit, sidomos prezencës së korrupsionit në të. Së treti, sipas devizës – kush nuk është me mua, ai është kundër meje – dëshiron të vë në kontroll edhe atë pjesë të mediumeve që kanë qëndrim kritik ndaj tij.

Eksperti i njohur Zervas, në “Press Publica” thekson se nëse puçi ushtarak nuk është i montuar nga vet Erdogani, shanset janë të mëdha që i njëjti të ketë qenë i kontrolluar nga ai. Ka gjasa reale që Erdogan të ket fut elemente të vetat në ushtri që të inkurajojnë puçistët se fare lehtë do ta kenë, me qëllim që puçi të dështojë dhe kundërshtarët t’i eliminojë. Edhe amatorët e dinë se puçet nuk bëhen në mbrëmje, por në orët e hershme të mëngjesit kur njerëzit janë në gjumë. Njëherit mbeten enigmë se si është lënë në funksion rrjeti i internetit, i cili mundësoi tubime njerëzish! Poashtu potencohet se është jashtë çdo logjike puçi ushtarak me rreth vetëm 5000 ushtarë në ushtrinë njëmilionëshe!

Eksperti gjerman Mihail Liders poashtu vë dyshim të thellë se puçi nuk ka qenë një kurth për kundërshtarët politikë. Tani shumë gjeneralë e ushtarë janë në burg, mijëra gjykatës të shkarkuar, qindra mijë nën trajtime. Dejli telegraf, shkruan se Erdogani karakterizohet me paranojë dhe hakmarrje. Linçet dhe prerjet e kokave ushtarëve nëpër rrugë janë shenjë tejet trishtuese. Vet Erdogani kërcënoi me gjykim mizor!!! Ai vite me radhë përmend do “forca të errëta”. Gazeta në fjalë potencon se tmerri i vërtetë i Erdoganit tani do të shihet. Por, dhuna do të prodhojë vetëm dhunë!!

Pse nxehen do Shqiptarë?!

Blendi Fevziu me të drejtë pyet – ç’kanë Shqiptarët që aq shumë u nxehen kokat për Erdoganin?! Dhe vazhdon – “dje pashë një grup studentësh që grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin lëshuar nga Kolegjet e Gulenit. Që nga Revolucioni Kulturor Kinez nuk kisha parë një gjë më absurde”. E unë them, le t’u nxehen kokat shqiptarëve nëse diçka u ndodh shpëtimtarëve të shqiptarizmit në shekullin 20 dhe 21. Njëherit pyes se si u rrinë kokat aq të ftohta kur nga Maqedonia këto 10 vite janë shpërngulë rreth 200 mijë bashkëkombës të moshës më të re!!

PALLAVRA PRIFTËRISHTE

Fatmir Sulejmani

Fatmir Sulejmani

Ngjallja e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Josif Bagerit ka shqetësuar qarqe të caktuara njerrëzish që nuk mund ta gëlltisin këtë rilindje – kthimin e këtyre njerëzve në prehërin e identitetit të tyre të mirëfilltë. Kjo u dëshmua dhe dje në gazetën “Dnevnik”, e cila gdhiu me titullin bombastik “Manastiri i përvetësuar i Bigurit nga Shqiptarët ortodoksë!?”, i ilustruar me dy kopertinat e librave të Branisllav Sinadinovskit mbi shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë (versionet shqip e maqedonisht), të vendosur mbi sfondin e fotografisë së këtij tempulli të lashtë fetar.

Shkasin për merakun atipik të gazetarit që përpiqet të dalë nga anonimiteti me pallavra rrënuese të bashkëjetesës edhe ashtu të brishtë ndërmjet dy etnive kyçe të vendit e gjejmë që në paragrafin hyrës të shkrimit: “Nuk është korrekte të bëhen kësi falsifikimesh që prezantojnë manastirin si tempull të shenjtë të Shqiptarëve ortodoksë, thekson igumeni Partenie për shfrytëzimin e fotografisë së manastirit në kopertinën e librit ‘Shqiptarët ortodoksë në Republikën e Maqedonisë’”.

Në vijim “gazetari” sjell shqetësimin e një kleriku, që, në një shoqëri normale, do të duhej t’i prijë betejës së mirëkuptimit dhe tolerancës ndërmjet besimtarëve ortodoksë me përkatësi të ndryshme etnike, jo trashjes së mosdurimeve dhe zgjerimit të antagonizmave të panevojshëm për të ardhmen e vendit. Atë e ka revoltuar shumë fragmenti i pamjes së manastirit në kopertinën e versionit shqip të librit të Profesor Sinadinovskit, në të cilin e sheh gjithë prapavijën imagjinare të autorit, botuesit dhe atyre, që, siç shprehet prifti “qëndrojnë pas këtij projekti” – pas aktit të botimit të një vepreje që, në fakt, shpërfaq të vërtetën e asimilimit me marifete dhunash të shumëllojshme të një krahineje të tërë të populluar me shqiptarë ortodoksë. Shqetësimi është aq i madh sa prifti ia fut kuturu dhe merret jermas me teori konspiracionesh dhe muhabete dardha-te-kumlla…, që nuk janë të denja për t’i reprodukuar.

Në vijim, ashtu siç ndodh me gjithë pallavrat e montuara pa shijen dhe ndjenjën elemenytare të përgjegjësisë profesionale e njerëzore, thuhet se shfrytëzimi i paligjshëm i fotografisë së manastirit në librin për Shqiptarët ortodoksë të vendit dje shkaktoi reagimin e vëllazërisë së priftërinjëve të manastirit të Bigurit, që shqetësohet për shkak të prapavijës që prezanton tempullin e shenjtë si objekt qendror të shqiptarëve ortodoksë…

Kjo, thonë priftërinjtë, nuk ka guxuar të ndodhë pa lejen e tyre, veçmas për faktin se versionin shqip të librit e ka botuar UT, që nuk guxon të harxhojë para shtetërore për vepra të tilla. Dhe, që absurdi të ecë revan, prifti i merakosur, që pozon më shumë se një herë në faqet e gazetës, sqaron se manastiri është në shërbim të gjithë besimtarëve ortodoksë, pa dallim përkatësie etnike, por ai para së gjithash ka karakter maqedonas...

Lexojeni dy herë këtë thënie dhe lidhni, nëse këni mundësi, pjesën e parë me pjesën e dytë të fjalisë, që nis më një POR shumë domethënës, që shpërfaq “tolerancën” e njeriut të përshpirtshëm – priftit Partenie, në krahun e të cilit, natyrisht, është vënë dhe një bashklëpunëtor shkencor i ASHAM me gjasa shumë reale për të qenë nesër kompiluesi i versionit të plotësuar me zëra antishqiptarë të enciklopedisë qeshite të Bllazhevskit.

Kjo pra është esenca e pamfletit të djeshëm të gazetës, të cilën e këshilloj:

të mos turpërohet me shkrime të denja për gazetari të vërdhemtë shtonash;
të mos përpiqet ta risë numrin e lexuesve me bllofe rrënuese të bashkëjetesës edhe ashtu të brishtë ndërmjet dy etnive kyçe të vendit – Shqiptarëve dhe Maqedonasve;
të shkruajë më shpesh për Shqiptarët ortodoksë të Rekës dhe për kthimin e tyre te rrënjët e etnisë mëmë;
ta hulumtojë të vërtetën e asimilimit të Shqiptarëve ortodoksë me marifete dhunash të shumëllojshme dhe këtë t’ia përcjellë në vazhdimësi auditorit vendas dhe atij tjetrit që, për paradoks, di më shumë për këtë vend se pamfletistët e tebdilosur në gazetarë;
ta kuptojë se universitetet, si tempuj të dijes, kanë edhe të drejtën e botimit të veprave shkencore, veçmas kur ato janë në shërbim të së vërtetës, kur nuk fyejnë dinjitetin e askujt dhe kur nuk nxisin intolerancën, ksenofobinë dhe mosdurimin e tjetrit;
ta respektojë pjesën esëll të deklaratës së priftit, sipas së cilës: manastiri është në shërbim të gjithë besimtarëve ortodoksë…;
ta fisnikërojë maninë e ekslkluziviteteve të atyre që pandehin se gjithçka mbi këtë tokë dhe në këtë qiell është vetëm e tyre;
ta thotë shkoqur se manastiri i përvetësuar nga Shqiptarët ortodoksë të Rekës gjendet në krahinën ku jetojnë kryesisht ata që sot dëshmojnë për asimilimin kubar të bërë përgjatë dekadave të fundit;
të braktisë “të vërtetat” hipotetike dhe teoritë e konspiracioneve që ta çojnë mallin e shtypit të vërdhemtë serb të kohërave që mos u kthefshin më!;
t’i shohë dhe trajtojë shqiptarët si bashkëvendas dhe të mos e shtrembërojë akoma dioptrinë ndaj njërës prej etnive më autoktone në këto troje;
ta përmbyllë kllapën e burleskut të djallëzive të paketuara pa shije dhe pa sens elementar korrektësie e profesionalizmi…
Kaq për sot, sepse nuk dua të futem në sferat që sigurisht do t’i trajtojnë më mirë historianët e mirëfilltë Shqiptar dhe Maqedonas – ata që nuk e pispillosin të shkuarën me mashtrime ordinere dhe që nuk e keqpërdorin historinë për të problematizuar pa nevojë të sotmen.

Alban Guri: Padër Pjetër Meshkalla S.J. meshtar katolik, atdhetar i lartë


At Pjeter Meshkalla portret

PROFILI I MESHTARIT KATOLIK ATDHETAR

(Ai na mëson arsyet për të cilat duhet me folë e jo ato për të cilat na duhet me heshtë)

Në gjyq Ai deklaroi: “S’parit kur linda kishe vetëm nji emën. Ky ishte emni Shqiptar, sepse linda prej prindve shqiptar, mandej u pagëzova e më vuene emnin Pjetër, më quejten katolik e mbas sakramendeve të tjera u bana ushtar i Krishtit e i Papës, Mëkambsit të Krishtit në tokë. Pra, ma parë se me marrë të gjithë emnat tjerë, emni i parë që kam marrë në këtë tokë dhe kam mbajt me nder, asht qenë emni shqiptar.” Ky episod është i mjaftueshëm për të treguar se sa Atdhetar ishte Padër Meshkalla. Ai që në moshë të re i shpreh mendimet e tij me artikuj, vjersha, etj.., duke shkruar në revistën “LEKA” që nga viti 1925. Atdhetarizmin e tij Ai e shpreh veçanërisht në 50 vjetorin e Kolegjit Saverian në Shkodër: O i Lum, bekimet mi ne po shprazi e burra nderi për Atdhe na ban! Ky burrë shqiptar dhe meshtar katolik e filloi rrugën e tij dritëdhënëse në kuvendin e Jezuitëve, në fillim të shekullit të 20-të, në qelën e ftohtë e pa zjarr të kuvendit, ditëve të dimrit, dhe pas dëshmive të pashembullta që u dha gjithë breznive shqiptare, e mbylli atë plot Lavdi në 28 korrik 1988 në moshë 87 vjeçare.

Si klerik Ai do ta përkufizonte klerin katolik shqiptar kështu: “Kleri katolik shqiptar asht kleri ma heroik që ka për me cilsue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesqind vjet robnie nën Turqi, po të merret historikisht prej 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri më 1944 kur këtu erdhën në fuqi komunistat, tue lanë menjanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi) jan vetëm 30 vjet mundësi, për të formue nji kler shqiptar, e për 30 vjet me nxjerr aq heronj sa kemi nxjerr na, nuk asht asnji kler në botë.”

E në fakt shumë heronj nxorri Shqipëria prej pavarësisë së saj. Pothuajse të gjithë ata që e deshën Shqipërinë të pavarur, ishin të lidhur me fenë e Krishtit dhe flamurin e Kastriotëve. Ata iu dedikuan me mish e me shpirt, dhuruan jetën e tyre, vitet e bukura të rinisë, pasurinë e tyre materiale apo atë intelektuale e shpirtërore. Padër Meshkalla e donte shumë rininë. Punonte pa u lodhur dhe gëzohej me ta. Në qendrat “Shën Gjon Bosko” themelue në 1934 në Shkodër dhe atë të “Shën Pjetrit” themelue në 1937 në Tiranë, ai bani nji punë të madhe me të rinjtë, sidomos kundër ideve komuniste e ateiste që po përhapeshin asokohe në Shqipni. Gjatë vitit 1940, pasardhësit e Gjergj Kastriotit, dy meshtarët shembull i vyer patriotizmi, Padër Pjetër Meshkalla sëbashku me Padër Gjergj Fishtën, në famullinë ku Padër Meshkalla shërbente në Tiranë, u mësojnë të rinjve që të mos përshëndesin me mënyrën fashiste. Për kët motiv ai konsiderohet i padëshirueshëm nga autoritetet e kohës. Prej tij nxansit dhe besimtarët do t’mësonin dhe ndëgjonin vetëm himne atdhetarie e dashurie për Krishtin. Padër Meshkalla besonte shumë tek rinia, deri aty sa të fliste gjithnjë në mbrojtje të saj, qoftë edhe kur i duhej të përballej me fshatarët e kuq sllavo-komunist. Në një episod që ndodhi gjatë burgimit tij, dokumentat thonë se ai reagoi kështu: Drejtori i burgut i kërkoi që të angazhohej me përkthime, por Padër Meshkalla i fortë e i palëkundun si gjithmonë nuk pranoi duke thanë:- Nuk mund t’i jap as rinisë e as pleqve me dorën teme helmin e marksizëm-leninizmit, kundër të cilit kam qenë gjithë jetën time. Atëherë ata e pyesin: – Çfar pune din me ba ti? Ai u përgjegjet: – Vetëm meshtar! Po tjetër punë? – e pyesin ata. Asgja!– u përgjegjet ai… Vetëm me thanë meshë. Po mbas meshet, me çfarë pune je marrë në shtëpinë tande? – e pyesin ata. Jam marrë me lulet! – i përgjigjet ai. Edhe në vuajtje shpirtërore e fizike ai dinte të sfidonte me takt dhe ironi xhelatët. Sistemin e urryer komunist ai e përkufizoi vetëm me një fjali të shkurtër por shumë domethanse:

Njerëzit janë të lidhun prej kafshatës së gojës! Pikërisht kjo po ndodh edhe sot, kur grupimet drejtuese në politikë po mundohen t’i mbajnë njerëzit të lidhur prej kafshatës së gojës, duke u munduar kështu të shkelin e të përdhosin dinjitetin e individit, të cilin Krishti e ngriti lart me Lavdinë që fitoi mbi Kryq.

Atyre që e dënuan, Padër Meshkalla iu tha:

Më dënoni sa të doni, mbasi nuk keni se ç’të më bani. Unë prap se prap do dal sepse ju shpejtë keni për të mbarue, mbase shoqi-shoqin keni me hangër e aty asht fundi juej! Feja e Krishtit s’mbaron kurrë!

Po të ishte gjallë, Ai kështu do t’u drejtohej edhe drejtuesve të sotëm që shumë të ndryshëm nuk janë nga ata të djeshmit. Sipas Tij, të papenduarit e sotëm, tek ecin moskokëçarës në rrugën e baballarëve për qëllime përfitimi në para publike dhe karrierë, do rrënojnë njëri-tjetrin, sepse grykësia për para dhe për abuzime me pushtetin u ka errësuar sytë. E në të vërtetë ashtu ndodhi, siç e parashikoi Ai. Padër Meshkalla bani 10 vjet burg e doli. Por do t’kalonte dhe shumë vite të tjera në burg e kampe interrnimi. Kjo ishte vetëm një pjesë e jetës së tij mes persekutimeve. Ndaj këtyre vuajtjeve atë e mbante në jetë dhe me kurajo “Zoja e bekueme”-siç shprehej vetë ai. Mundimet i përballonte sepse donte të ishte zëri i një populli të shtypur, të fliste kundër padrejtësive dhe modelit ateist antinjeri që po impononin armiqtë e shqiptarëve dhe disa shqiptarë të pashkollë që rezultuan armiqtë e vetvetes.

Njiherë në burg shkon Mehmet Shehu e i drejtohet Padër Meshkallës: He, a ke xan mend apo jo? E ai i përgjegjet: Zotni kryeministër, me xan mend xanë fëmija, unë e ti nuk kemi ç’ka me xan mend të tjera. Po kështu, nji tjetër herë, Mehmet Shehu shkon në burg me gjeneral Gjin Markun dhe e provokojnë Padër Meshkallën që ai të fliste.

Ky u kthehet dhe u thotë: Na jemi nën dhè e ju mbi dhè, por na jemi ma t’fortë se ju! As ma pak e as ma shumë se nji prift katolik model, atdhetar e burrë i fortë siç ishte Padër Pjetër Meshkalla. Nji ditë në burg shkoi për vizitë drejtori i burgjeve të Shqipnisë, ndërsa Ai po merrej me lulet.

Kur pa Padër Meshkallën duke punue, drejtori komunist e pyeti: Pse po punon kaq bukur, ti nuk na don ne?! Ai iu përgjegj: Asht e vërtetë se nuk ju due por më pëlqen me ju ba me e lëvdue punën e armiqve tuej!

Kjo ishte mënyra me të cilën Ai i përdhoste xhelatët e tij. Prej kohëve kur ishte bari e mësues i të rinjve, vlen të veçohet nji episod kur Padër Meshkalla hyn në klasë e u thotë nxansvet: Të çohet në kambë ai që ka thye xhamin me top!

Nji prej nxansve çohet e thotë: Xhamin e ka thye X-i. Ai e nxjerr nxansin qi foli përpara klasës, e ndëshkoi me nji shputë të lehtë e i thotë: Un nuk të thash me më tregue ti kush e theu xhamin, por kërkova me u çue në kambë ai vetë e me tregue, mbasi kjo që ban ti asht me u ba spiun i shokvet e prandaj un të ndëshkova. Fajtori duhet të ketë guximin me diftue vetë fajin e vet.

Ai i ndëshkonte veset e sidomos atë të spiunit. Kjo ishte edukata jezuite që Ai i jepte rinisë. Në poezinë e tij “Hipokrizia” shprehet qartë dufi me të cilin i luftonte veset. …mos të jem un ujk i veshun me lëkurë kingji, as varr i zbardhun jashtë e mbrende kufomë.

Kurse sa për protagonizmin e tij, tregon qartë episodi kur nji prift i shuguruem msheftas në 1962 i tregon Padër Meshkallës se si Monsinjor Çoba i kish mësue atij gjashtë arsyet përse njeriut i duhet me heshtë. Padër Meshkalla i përgjigjet priftit të ri: Shko e thuej Monsinjorit me të mësue gjashtë arsyet që duhet me folë, se s’asht ma koha me heshtë! Pra ky meshtar i madh dhe burrë i drejtë besonte tek Fjala dhe tek aksioni katolik.

Për kët arsye i ndenji besnik Fjalës së Zotit, fesë së Krishtit dhe flamurit të Gjergj Kastriotit. Motoja e Tij ishte: “Vllazen me të gjithë. Kësodore kemi me provue me fakte se asht e mundun bashkëjetesa ma paqësore e ma e frutshme me besime t’tjera.” Njeni prej bashkvuejtësave të tij në burg pat thanë: Padër Meshkalla asht njeriu ma i madh qi kam njoftë. E ky njeri u ndeshkue shumë rreptë, pikërisht sepse guxoi dhe e vuni figurën e Padër Meshkallës përmbi figurën e Enver Hoxhës dhe të Stalinit “të madh”.

E prandaj burrave si Ai, do t’u kujtohen veprat, do t’i këndohen kangë dhe do t’u shkruhen vargje pa fund në gjuhën e Fishtës, mikut të tij dhe njëkohësisht babait të kombit të ri shqiptar.

Padër Meshkalla, meshtar katolik S.J. e të tjerë si Ai, që nuk do t’i lamë pa kujtue në faqet e ardhshme të kësaj gazete, shkruar me gërmat e Fishtës në gjuhë arbnore; ata që me gjak e eshtra i kan mbushë themelet e kombit, janë shenja e forcës së Fesë së Krishterë dhe Lavdisë së Kombit shqiptar në sytë e mbarë botës.

Turqit e Kosoves ne hap me pavaresine?




Menjehere pas perfundimit te luftes ne Kosove, gati te gjitha komunitetet pakice, me perjashtim te atij serb, qe eshte i dirigjuar nga Beogradi, kane pranuar realitetet e pasluftes dhe jane inkuadruar ne institucionet e Kosoves. Por me se miri ne gjithe kete jane gjetur komuniteti turk, te vendosur kryesisht neper qendrat urbane te Kosoves: Prizren, Prishtine, Vushtrri, Gjilan, Mitrovice, si dhe ne disa zona tjera me pak te zhvilluara, si ajo e Mamushes, Dobereanit, Janjeves e ndonje lokalitet tjeter.

Vitin e kaluar Qeveria e Kosoves, ka miratuar ligjin per perdorimin zyrtar te gjuheve nga komunitetet qe perbejne 5 % te popullsise ne komunat ku jetojne, ku edhe ketu turqit kane perfituar, duke zyrtarizuar gjuhen turke si gjuhe e trete, pas asaj shqipe dhe serbe, ne qytetin e Prizrenit apo sie quhet nga prizrenasit ”Stambolli i vogel”.

Ne kete qytet nga paslufta e kendej te gjitha sheshet, rruget dhe institucionet lokale, mbishkrimet i kane ne tri gjuhe: shqipe, turke dhe serbe gje qe nuk ndodhe edhe ne qytetet tjera te populluara me turq. Pas zyrtarizimit te gjuhes turke ne Prizren kane qene turqit mitrovicas qe kane kerkuar nga komuna e tyre qe edhe ketu gjuha turke te jete zyrtare gje qe edhe ndodhi pasi komuna e Mitrovices i tha po dhe tashme ka miratuar kerkesen e turqve. Veprime te ketilla jane bere edhe ne Gjilan, ku edhe ketu turqit kane hasur ne perkrahje te plote nga komuna e Gjilanit.

Deri me tani kane mbetur komuna e Vushtrrise dhe Prishtines per tu vene gjuha turke ne perdorim zyrtar, ne Vushtrri, turqit ju jane drejtuar komunes qe edhe ata ta gezojne te drejten e tyre, qe edhe ne kete qytet te filet gjuha turke por, deri me tani as gje nuk ka levizur dhe pritet nje pergjigje definitive me fatin e turqishten ne qytetin me te vjeter te Kosoves Vushtrrine, ku kryetari i ketushem i komunes Muharrem Shabani, eshte shprehur i gatshem te bashkepunoje.

Por sido qe te jete, nder komunitetet qe me se shumti kane shenuar progres pa dyshim se jane turqit, te cilet sot jane te perfaqesuar edhe ne institucionin me te larte ligjvenes te Kosoves, nga udheheqesi i tyre Mahir Jageilar, i cili njeherit eshte edhe kryetar i Partise Demokratike Turke te Kosoves (KDTP), dhe disa deputet tjere turk te parlamentit te Kosoves, te cilet perkujdesen per te drejtat e komunitetit te tyre.

Po ashtu turqit kane te rregulluar me ligj edukimin fillor, te mesem dhe ate universitar, ku rol te rendesishem ne pergatitjen superiore te kuadrove turke ka dhene dhe po jap Katedra e Gjuhes dhe Letersise Turke e Universitetit te Prishtines.

Kurse gezon fakti se interesi i te rinjve per te studiuar eshte tejet i madh e qe ketu vlen te permenden te rinjte turk te Vushtrrise, por edhe ata te Prizrenit, Prishtines, Gjilanit, Mitrovices, Mamushes etj, te cilet, ne numer si asnjehere me pare, po studiojne turqishten ne Universitetin e Prishtines, por edhe ne Universitetet e tjera te Turqise.

Edhe pse kjo gje meriton edo levdate, megjithate ka mbetur per tu punuar edhe me tej per permiresimin e jetes, qofte asaj sociale, kulturore apo edhe edukative. Kohe me pare qyteti i Vushtrrise dhe qyteti Mamak i Ankarase nga Turqia jane binjakezuar dhe shume shpejte priten edhe frytet e ketij bashkepunimi.

Binjakezime te tilla ka pasur edhe nga komuna e tjera si: Prishtina, Prizreni Gjilani, Mamusha, Gjakova etj.

Edhe mediat qe transmetojne programe ne gjuhen turke nuk kane ngelur mbrapa, por kane shenuar trende pozitive vlen te permendet TV “Yeni Donem” (Rikthimi) dhe gazeta “Kosova Haber” nga Prizreni. Pastaj edhe mediat shqiptare te Kosoves kane dhene nje kontribut te madh, si Mozaiku javor i RTK-se si dhe radio Blue Sky nga Prishtina, Radio Vicianum nga Vushtrria, RTV Mitrovica nga Mitrovica si dhe radiot dhe televizionet lokale nga Gjilani dhe komuna tjera te populluara me turq.

E pergatiti: Hajdin ISLAMI

(Autori eshte gazetar nga Vushtrria-Kosova)

Prizrenalitë i qojnë selam Buzhales: Nëse vjen ne Shatërvan të arrestojmë

Grupi i qytetarëve që janë në gjendje ta hajnë edhe mutin e vet për shkak të Erdoganit, me banim të përkohshëm në Prizren por me mendje në Stamboll, kanë lëshuar një komunikatë për media nëpërmjet së cilës bëjnë be se do ta zbatojnë kërkesën e liderit të tyre shpirtëror

prizren
“I qojmë selam Berat Buzhalës se nëse e shohim në Shatërvan do të arrestojmë sepse këtu është territori i Turqisë dhe këtu vlejnë urdhrat e tyre”, ka thënë Grupi i qytetarëve “Gati Të vdesim për Erdgoanin, por jo edhe për Ramadanin”.
Sipas tyre, qytetarët e këtij grupi nga sot në mëngjes janë duke patrulluar nëpër të gjitha rrugët me kalldrëm në Prizren në kërkim të Buzhalës.

Berat Buzhala: Vemendje ju lutem prej te gjitheve

Berati-Erdogani
– Une as ne ditet e kaluara, e as sot, nuk kam ba kurrfare akti heroik, qe me meritu gjithe kete mbeshtetje. Nuk deshiroj me zhvate kurrfare simpatie, e as llajka, prej kesaj situate absurde, te shkaktuar jo prej meje por prej Ambasades turke, respektivisht Qeverise turke.

Natyra e statuseve te mia, sic tashme e dini te gjithe, eshte e tille. Ka sarkazem. Ka ironi. Ka cinizem. Ose une mundohem me notu ne keta ujera. Here me, e here pa sukses.


Nuk e kisha besu kurre qe nje qeveri e huaj, permes nje ambasade te saj, leshohet ne keso avanturash diplomatike. Gjithe ky reagim publik i juaji m’nxuni krejtesisht te papergatitur, sic m’nxuni te papergatitun edhe i ashtuquajturi démarsh. Ma hanger maca gjuhen. Nuk dita as cka me shkru. Fillova me mendu per gazetaret ne Turqi. Nese nje qeveri e huaj tregon keso zelli per me i qeru hesapet me nje gazetar vec per nje status ironik ne Facebook, atehere cka ndodh me koleget tane qe trajtojne tema serioze te gazetarise?

Refuzimin e juaj per me e pranu si te mireqene, si normal, kercenimin e ambasadores turke une mundem me e lexu vec si nje gatishmeri tuajen per me e mbrojte sovranitetin e shtetit te Kosoves, e edhe qytetaret e saj. Kjo eshte nje gje fantastike. Qe 100 vjet ne vendin tone kane vdeke njerez, jane ba luftera, ekzode biblike, per me e pase nje cope shtet tonin, ani pse i lodhte per momentin. E tash nuk mundet nje ambasadore, me nje demarsh, me e rrenu cdo sakrifice tonen, e cfare eshte edhe me e keqe, ajo ndoshta as nuk eshte e vetedijshme per veprimin e saj.

Pa deshte me tingellu patetik, ama momente te ketilla te mbushin me shprese se shume ma shume “jena ne anen e krijimit te nje shteti sekular, te pavarur, demokratik, te Kosoves” se sa ne anen e “e nje vilajteti”.

Perndryshe Erdoganin nuk e du, sic tashme dihet. Per popullin turk e kam nje simpati te madhe, e posacerisht per koleget gazetare te atij shteti, qe tash jane nje komunitet seriozisht i rrezikuar nga dhuna shteterore.

Krejt ne fund: Eshte e pamundur me shkru me krejt juve, e me ju falenderu per mbeshtetjen.

p.s.

I bej thirrje Presidentit Erdogan qe sa me shpejt ta liroje gjeneralin shqiptar te arrestuar per organizimin e puçit

Leter e At Pjetër Meshkalles (s.j). drejtuar Kryetarit të Këshillit të Ministrave Mehmet Shehu Tiranë

At Pjeter Meshkalla-1

At Pjeter Meshkalla-1

Shkëlqesë,

 Pardje, me 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit të Kuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue, ndër tjera, se do të denonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave personale të domosdoshme të veshjës dhe të fjetjës, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhët ti këthehën; dhe se nuk do t’ushtronim asnjë sherbim fetar, as edhe privatisht: Këte e ka vendosë populli. Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me i çfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj. le të vinë e ti marrin kur të duen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe. Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi: Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekëshme e Autorit, në mos i dorëzoftë ai vetë e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit. Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligji natural ma elementar nuk e pranon që një gja që asht falun njëherë njaj përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohët rishtas prej dhuruesit si gja e tija. Spekullimet e shpërdorimet goditën. Dhe, e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet. Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tue u rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonat dhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit. Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetët e propagandës. Si përgjigje, populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh? Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahët synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut. Njerëzit kane frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miq që janë në sy o të “prekun”. E kush po di se cilët janë! –Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve, dhe jo fort objektivisht. Po për këte të Shek. XX-të? Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcës madhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengon rrjedhën e ujit: Populli më njeh dhe e din mirë si kam shkri jetën për té. Unë tham se, me këte luftë kundra fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur, në vj. 1945, në Tiranë, me 8 mars, unë, u takova me Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëve fjalët: “Këte Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Kjo asht propagandë armiqësore!”. Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjetë, sa i keni ba vedit. Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira. Krytarit të Kësh. të Ministrave Mehmet Shehu në Kryeministri – Tiranë 5 Prill 1967.

Me nderime Pjetër Meshkalla Meshtar Katolik i Shoqënisë Jezu.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...