Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/29

Falenderim nga Rasim Bebo


I nderuar Profesor Halit Elshani

Falenderoj Z. Flori Bruqi  qe me dergoi artikullin tuaj: "KOSOVA ESHTE SHQIPERIA" dhe me tej :
"Bamiresia qe shenon faqe historie e nderi". E lexova dhe rilexova dhe e kopjova. Eshte si nje liber I vogel xhepi, si nje "Taschen buk" I vlevshem. 

Edhe une e kam takuar Nene TEREZEN kur erdhi ne Tirane me 1991-1992 ku hapi nje qender bamiresie. 

Takimi me NENE TEREZEN ishte i paharrrueshem. 

Me tha: "Shkova te Z. Nexhmije Hoxha dhe i thashe: Ju zonje i keni hequr ADHURIMIN NDAJ ZOTIT -Popullit shqiptar".


Me shume respekt te fala Rasim Bebo.

PRONARËT E HAVZI NELËS, EDI RAMA DHE UNË

Pronarët e Havzi Nelës, Edi Rama dhe unë
Nga Rexhep Shahu,Tiranë

Pasi botova shkrimin, Havzi Nela vazhdon të lëkundet i varur në litar, reaguan në mënyra të ndryshme ato që vetëquhen apo vet shpallen pronarë të Havzi Nelës dhe filluan të më tregojnë mua e të tjerëve se si duhet të flasim, të shkruajnë e si duhet të sillen njerëzit e vdekur e të gjallë me Havzi Nelën, sa e si e deri ku kemi të drejta të merremi me Havzi Nelën.
Mua që nuk reagova, nuk fola, nuk protestova, nuk ulërita, nuk i dola asnjë tanku para që të paktën ta pështyja, nuk u dogja me benzinë si ai fansi i Edi Ramës për lekët e burgut dhe për sjelljen në pushtet të Partisë së Edi Ramës, kur e varën Havzi Nelën, sot nuk ka turk a kaur që ma mbyll gojën, edhe pse Edi Rama më ka dënuar me përbuzje, lëçitje e uri, duke më dëbuar me dhunë prej hises time të shtetit që në nëntor 2013.
Kush janë pronarët e Havzi Nelës. Unë nuk jam pronar i tij. A ka ndonjë pronar ai? A e rren mendja ndokënd se vërtetë mund të jetë apo të bëhet pronar i Havzi Nelës? Kush sillet si pronar i Havzi Nelës, sikur e ka me tapi Havziun dhe gjithë trashëgiminë e jashtëzakonshme që ai ka lënë për lirinë, trashëgimi të fituar me çmimin e jetës, gjë të cilën e kanë bërë pak njerëz të kësaj bote.
Aq sa mund të jetë ndokush pronar i lirisë aq është pronar i Havzi Nelës.
Aq sa mund të jetë dikush pronar i të vërtetës aq mund të jetë pronar i Havzi Nelës. Nëse thotë dikush se jam pronar i të vërtetës, do ta pranojmë se ka aksione pronësie mbi Havzi Nelën, njeriun që e kanë varë në litar me 10 gusht 1988 në skajin verior të qytetit të vogël të Kukësit, në një vend që kurrë se bëmë shesh të tij, as të shenjtë, dhe s’e kujtuam, që e kanë lënë të varur natë e ditë që ta shihnin njerëzit e të zinin mend, të mos guxonin të mos i besonin partisë a të dyshonin te partia. Në fakt vetë sigurimi e policia sekrete shkruajnë se pas varjes së Havziut u shtuan pëshpëritësit e ata që dyshonin te Partia e Punës Shqipërisë, disa prej të cilëve i njoh nga afër.
Di se askush nuk është pronar i Havzi Nelës. Ai nuk ka pranuar të ketë pronar kurrë dhe kjo ka qenë vlera më e madhe e tij. Ai nuk ka pranuar të ketë tutor, t’ia fusin gishtat në hundë, ta bëjnë lopë. Përkundrazi ishte aq shumë naiv, aq i bindur në vetën e tij sa në përballje me dëshmitarët në gjyqe ai nuk mohon asgjë, pranon me qetësi çdo gjë që i thonë, bile edhe shtesat e spiunëve e bashkëpunëtorëve i pranon. Në burgun e gjatë u kualifikua e certifikua si disident politik, qëndrestar, dashnor i lirisë. Ata që kishin rezerva në burg ndaj tij, mbetën gjallë, ai u var. Partia nuk varte miqtë e bashkëpunëtorët e sigurimit, ato i linte gjallë se i duheshin të spiunonin e të përgjonin njerëzit antiparti si armikun Havzi Nela.
As nëna e tij, e vetmja për të cilën ai qau dhe e vetmja besnike për të, tek e cila ai u nis të shkonte pa leje prej internimi se e kishte marrë malli apo se e ndjente trokun e orëve të fundit të jetës, as ajo nuk ishte pronare e tij edhe pse e kishte sjellë në këtë jetë.
Unë, jo e jo, nuk kam asnjë të drejtë mbi të.
Pronarët e vetëshpallur të Havzi Nelës, pronarët e heronjve në tërësi, ata ose baballarët a nënat, motrat apo vëllezërit, dajtë apo hallat e të cilëve janë mëkatarë në një mënyrë a një tjetër dhe roje të mëkatit, (mëkati është i shumëllojshëm dhe mëkat është për shembull edhe sot me lëpi eshtrat e Havzi Nelës, me u ngatërrua për paret e Havzi Nelës, për sponsorizimet për Havzi Nelën, dhe me lëndua apo kërcënua të tjerët si argatë të vdekjes së Havzi Nelës, nisur nga thashethemet e tipit se askush nuk mori përsipër atëbotë Havzi Nelën dhe mos arratisjen e tij…), vranë e kthjellin pse ne të vdekshmit e të gabueshmit, ne tokësorët flasim a shkruajmë për to pa leje të këtyre pronarëve.
Unë kam shkrua shumë rrallë për Havzi Nelën dhe kjo nuk më nderon, edhe pse në tavolina kotësie kam qenë një përrua me lumin e pafund të fjalëve për të, por sa herë kam shkrua unë kam bërë llogari me vdekjen dhe me asnjë të gjallë jo.
Sepse unë mbroj sot me shkrim qetësinë dhe lirinë time në varr.
Të më falin pronarët e Havzi Nelës por unë e kam quajt Havziun gjithmonë hero. Ai ka mbet i tillë përgjithmonë dhe është mbase i vetmi hero që do të vazhdojë të rritet, nuk i është ndalë asnjëherë rritja. Ndoshta kjo ka ndodhë se atë e kanë varrosë në këmbë duke e mbjellë në gropën e çelur të një shtylle betoni.
Kur kam shkrua për Havzi Nelën kam pas parasysh se po flas me e për një njeri hero të jashtëzakonshëm që s’e ka ditë kurrë se është hero, me një njeri që po ta kishte të vetin Parisi, Londra, Berlini, Roma apo kushdo tjetër, siç e kemi ne Kukësi e Shqipëria, do ta kishin bërë kalorës lirie, do të kishin zbukurua me të sheshet e kryeqendrat e tyre.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë, që në fakt është Bulevardi i Mbretit se e ka ideuar dhe ndërtuar mbreti Zog në kundërshtim me katundarët e kohës që u dukej i madh ai bulevard pa qytet, ai bulevardi i të nesërmes së tyre të vogël, siç e kam shkruar në poezi, nuk e ka askund bustin e Havzi Nelës, siç nuk e ka askund as Formulën e Pagëzimit në një pllakë, as Mesharin e Gjon Buzukut në një pllakë, asnjë bust të vogël të Budit, Bogdanit, Bardhit, Buzukut, as të Fishtës as Migjenit edhe pse i ka vëllezërit Frashëri, por Naimi ndjehet jetim, është i vogël vetëm, i vjen vërtetë turp të jetë i vetmuar dhe i paqetë dhe i zbuluar pa Fishtën dhe paraardhësit e tij, mësuesit e tij që ndritën në shekuj para tij.
Gjithë hienat që i janë sul dikur me e gri në makinë mishi dhe me e bë shembull për të gjithë se diktatura e proletariatit është në kulmin e fuqisë së vet, gjithë hienat e tjera që ia thithën palcën në demokraci, duhen trembë, të ikin prej Havzisë se po ia thithin kocat keq.
Kur kam shkrua, e tash që po shkruaj për Havzi Nelën pa u marrë leje pronarëve të tij, unë kam detyrimin të them se diktatura dhe propaganda e saj perfide kishin për qëllim që me vrasjen e Havziut të vrisnin çdo shpresë e ëndërr të njerëzve, të vrisnin jo veç fisin e Havziut por gjithë rrethin e tij të gjerë, të mbillnin frikë e përçarje në popull e në rrethin e gjerë të Havziut, të nxisnin njerzit që të bëheshin e shpalleshin anti Havzi, të mbathnin njerëzit e familjes të deklaroheshin anti Havzi. Mundësisht njerëzit e farefisit të Havziut t’i shkatërronin, t’i përçanin e shpërbënin keq, t’i kundërvinin kundër njëri – tjetrit për me krijua idenë se ja çfarë fisi i keq janë, ja si e luftojnë dhe spiunojnë njëri – tjetrin, ja si shkojnë keq me njëri – tjetrin sikur nuk kanë asnjë lidhje gjaku dhe nga një fis i tillë i keq del një i keq si Havziu.
Për të arrit këtë qëllim të përçarjes diktatura angazhoi çdo individ e strukturë pa ditur ata se janë organizuar apo i ka vënë ndokush në shërbim.
Ditën që Havziu kishte ikë nga internimi në Arrën dhe deri sa ai u kap, policia dhe gjithë strukturat e shtetit, organet e sigurimit, ushtarët e kufirit, çetat vullnetare, ROGL-të (Rojet operative të gatishmërisë luftarake) kishin marrë urdhër dhe ishin në gatishmëri të plotë, kishin çuar njerëz në çdo familje e vend që mendohej se mund të strehohej Havziu, vetëm nga frika se mos ai arratisej për në Jugosllavi. Ankthin e policisë, se ajo ishte përgjegjëse për arratisjen e Havziut nga internimi në Arrën dhe ankthin e shtetit në tërësi e mësova rastësisht nga një shpallje në kërkim dhe alarm të shpallur nga nënkryetari i atëhershëm i Degës së Punëve të Brendshme të Kukësit. Nuk ka nga të na ikë… gjithë shtigjet janë mbathur… këto ishin fjalitë që sundonin në shpjegimet e asaj arratisje të Havziut prej Arrni. Të gjitha rrugët, shtëpitë, vendet ku mendohej se mund të shkonte Havziu u vunë urgjent nën kontroll.
Havziu nuk kishte ndërmend të arratisej dhe nuk ishte aspak e mundimshme ta gjeje se në fakt ai nuk kishte udhëtuar për tu fshehur. Jo, ai ishte lodhë. Donte të shkonte te nëna. Kush beson në dashurinë e njeriut për nënën, kush beson te malli i njeriut për nënën e tij, kush beson se një zë i brendshëm i nënës dhe i të birit dëgjohet prej të dyve, duhet ta besojë Havzi Nelën, duhet ta besojë dhe të mos hajë mut të trillojë lloj lloj historish me tradhtarë, spiunë e besëprerë.
Unë e besoj Havzi Nelën, tashmë e besoj plotësisht : ai donte të ndahej me nënën, ta përshëndeste atë për lamtumirën nga kjo botë, t’ia linte asaj ato 910 lekë të vjetra që kishte pas shpirti dhe të vriste veten. Nuk e joshte asgjë më. As arratisja nuk kishte më vlerë për të. Ia kishin marrë të gjitha, të gjitha, rininë, dashurinë, lirinë. Ishte harruar prej të gjithëve. 23 vjet larg njerëzve, larg të tijve, bëhesh i huaj për të tutë e jo më për të huajt. Ata që ishin 40 vjeç e më shumë e mbanin mend kur doli nga burgu Havziu, të tjerët s’e njihnin. S’e dinin se kur dilte ne Kodër të Kollovozit Havziu e këndonte, pushonte bilbili. Borja e Kollovozi e ndalnin punën, e linin korrjen dhe dëgjonin Havziun duke kënduar… Pemës i ranë fletët / koha na u shkurtua / rini ban sefa / gjithmonë s’ke me rrnu. / Një ditë kena me dekë / e n’dhe kena me hi / kujt t’ia lamë e dashur / gjithë ket’ dashuri…/.Njerzit disa ulur, disa në këmbë kudo ku ishin ndaleshin dhe e dëgjonin. Ai kishte zë shumë të lartë e të bukur… U binte gjithë veglave muzikore, fizarmonikës, çiftelisë, sharkisë, curles, ishte shahir shumë i njohur, mësues i zoti, i hijshëm, i pashëm, i shkueshëm, njeri i çliruar, i hapur. Por ishte harruar pothuaj. 23 vjet kishte qëndruar burgjeve. Ishin ndërrua gjeneratat. 15 vjet ishte dënuar në Shkodër nga gjykata e Shkodrës me prokuror nga Kukësi, pastaj 8 vjet ishte dënuar në Mirditë me dëshmitarë kryesisht përmetarë e një krahinar të tijin. Nuk kishte dredhuar kurrë, nuk kishte mohuar kurrë, nuk kishte bërë lojë dyfishe kurrë, nuk ishte penduar kurrë pse ishte kundër partisë. Ai e la me fjalë e me shkrim disidencën e vet të bërë atëherë e jo si ca të tjerë që shkruajnë telenovela disidence 20 vjet pasi kanë dalë nga burgu dhe mashtrojnë vetën e fisin e tyre duke falsifikuar e mashtruar sikur kanë bërë burg se kanë dashtë të vrasin Enverin apo Titon apo Stalinin. Letërsia e Havzi Nelës ka motër vetëm atë të At Zef Pëllumbit për ndershmërinë e mungesën e falsifikimit.
Pra, ishte bërë mjaft. Ishte lodhë. Poshtërimi kishte kaluar çdo kufi e limit. Kishte bërë 23 vite burg dhe ende partia nuk ishte ngopë me të, e dënon edhe 5 vite internim në Arrën që ishte më izolim se izolimi, ku e ruante një pushkatar, e vëzhgonte një operativ sigurimi, ia numëronte gllënjkat e kafes e fërnetit klubisti i barakës, ia lexonte fjalët në buzë si donte vetë vëzhguesi… Arrni ku Havziu konspektonte veprat e Enver Hoxhës, ishte fundi i murit, zënie në mur.
I vdekuri s’pyet pse e qëllon edhe me një apo me dhjetë plumba. Nuk pyet i vdekuri por ai që i jep ato plumba ka me u çmendë një ditë. Ose tamam, a pyet për shiun ai që zhytet në lumë, që lahet në lumë. Kështu ishte edhe puna e Havziut. E kishin lodhë.
Thashë më sipër se Havzi Nela nuk ka patur kurrë pronar, nuk ka patur kurrë tutor.
Këtë e dinë mirë hienat që ia lëpijnë kockat sot e ia kanë lëpi prej dekadash.
Këtë e dinë më mirë se mirë ata që i thoshin spiun në burg dhe armik apo i burgosur jashtë burgut. Por ata që e akuzonin Havziun ishin në shërbim të sigurimit se ata janë gjallë, mbetën gjallë qoftë edhe në burg ndërsa Havziut iu mor jeta me litar në qafë. Po të kishte qenë Havziu dorë e zgjatur e sigurimit të shtetit, po të kishte qenë vegël apo shërbëtor i sigurimit, po të kishte qenë spiun, do ta merrte shpërblimin të paktën të mbetej gjallë.
Por për Havziun ishte vendosë në olimp. Gjithë shërbëtorët poshtë olimpit do të bënin siç ishte vendosë në olimp. Siç kishte shkruar Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH e siç kishte firmosë shoku Simon Stefani. E cili njeri, zyrtar, do të guxonte të mos bënte në atë kohë siç kishte thënë partia e sekretariati i KQ. Edhe sot janë gati të bëjnë ashtu siç thoshte partia tonë atëherë…
Pashë diku shigjeta të helmëta mallkimi kundër pushtetit vendor të Kukësit. Me ligësi. Kukësi, nëse nuk ka ditë ta nderojë Havziun, nëse nuk ka mundë ta nderojë, të paktën nuk e ka turpëruar, nuk e ka ulur, nuk e ka poshtëruar Havziun, nuk e ka shitë, nuk e ka shëmtua.
Rrinë gjithë kohën prej një çerek shekulli duke drejtuar gishtin e akuzës kundër familjarëve të Havzi Nelës sikur ato e varën, sikur familjarët ia morën jetën, dhe kënaqen duke përgojuar, duke trilluar, duke shpifur. Nuk kanë të ngimë kundër familjarëve e farefisit të Havziut, duan të vriten e të priten mes tyre njerëzit e Havzi Nelës, duan të copëtohet e poshtërohet Kollovozi, Brekija, Topojani, duan të mos gjejnë kurrë qetësi e rehati familjarët e të afërmit e Havzi Nelës.
Havziu duron çdo shpifje pasi nuk është më por dhe është imun ndaj çdo shpifje njerëzish.
Ai tashmë është atje ku nuk cenohet, është i pacenueshëm.
Akuzojnë vëllezërit, por vëllai sakrifikoi dhe ia ruajti krijimtarinë që bota ta mësonte Havziun poet dhe si i tillë ta rrisë mijëpërqind ndjeshmërinë ndaj tij pasi poetët janë ndërgjegje e kombit dhe shoqërisë.
Akuzojnë të afërmit se e kanë raportuar e spiunuar. Kjo është makabritet. Kjo është mënyra për me mbet gjallë diktatura, për me mbet gjallë e liga. Sikur këto shpifësit e akuzuesit, këto hienat që shkoqin Havziun e duan Havziun më shumë se e kanë dashtë njerëzit e tij.
Akuzojnë ish gruan e Havziut dhe e ndalojnë me e dashtë se nuk e ka dashtë kur është dashtë me e dashtë dhe tash nuk ka të drejtë me e dashtë. Havziu e ka dashtë gruan dhe ajo Havziun por nuk i kanë lënë me u dashtë asnjërin as tjetrin sepse i dinte ato punë partia e sigurimi kë kush me dashtë kë. Ndaj ato që ngrenë gishtin e hedhin gurë mbi gruan e Havziut dhe mbi dashurinë e tyre lë të ndalen para një llake uji e ta shohin fytyrën e tyre. Ajo e do Havziun por as ajo nuk është pronare e Havziut pasi ai me gjestin e tij, me fjalët e tij e ka hipotekuar veten e tij tek pavdekësia për të gjithë ne, për të ardhmen tonë. Mos ta harrojnë filozofinë, mënyrën e veprimit të kodoshëve të partisë dhe shprehjen “kjo qenka për ta futë në parti”, “ti je për parti”. Nëse harrojmë kodoshllekun e kodoshëve të partisë do të shumëfishohen kodoshët e partive dhe vajzat a nuset e reja që “janë për tu futë në parti”.
Ata që kanë bërë krime dikur dhe kanë siguruar pushtet duke mbajt veten se dinin gjëra të fshehta, se kishin në dorë gjëra të fshehta, sekrete, ata nuk jetojnë dot pa këtë pushtet, pa këtë presion që ushtrojnë mbi njerëzit. Dhe kryesisht e ushtrojnë këtë pushtet tek njerëzit që i njohin e nuk i njohin.
Deri sot duke fol për Havziun edhe e kemi helmua me shigjeta helmi.
E kemi përdorë gjithashtu Havzi Nelën si bankë, si bankë lekësh, si minierë floriri për me nxjerrë lekë, emër e famë prej tij. Gjithçka që është bërë apo botuar deri sot për Havzi Nelën, futeni edhe këtë shkrim po deshët në këtë gjithçka por analizojeni e gjykojeni ndershëm, është komerciale, është bërë për lekë, emër e famë. Akoma asgjë nuk është bërë apo asgjë nuk është botuar nga ky shtet e kjo shoqëri për Havziun e jo për ne e për interesat tona.
Që kur për herë të parë, në zyrën e vogël të Partisë Demokratike të Kukësit prof. Shefqet Hoxha kryetar i asaj partie ka fotokopjua gjithë fletoret e shkrimet e Havziut që ia ka çua vëllai i Havziut e deri sot, nuk është përmbushë kurrë detyra që kemi para Havzi Nelës për ta botuar të plotë gjithçka të tij e gjithçka rreth tij pa censurë dashurie demokratike. Pa përfillë shijet e asnjë lloj pronari pervers të Havzi Nelës që mendon dhe cakton kush ka leje me e dashtë Havzi Nelën e kush nuk ka leje me e dashtë, kush ka leje me shkrua për te e kush jo, kush ka leje me lëpi në eshtrat e Havziut e kush jo.
Ndaj bashkia e Kukësit se pari ka detyrë, mision, në dashtë me e ndje dhe me e krye, pasi ministritë tona janë jashtë loje, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një armik të diktaturës komuniste, që ta botojë të plotë, plotësisht të plotë Havzi Nelën por jo nga njerëz që shohin sa lekë fitoj unë prej Havziut për botimin e apo për bustin, apo për sheshin etj. etj.
I kemi shume borxhe Havzi Nelës.
Dikur bashkë me Nazif Doklen dhe Petrit Palushin që kanë meritën se kanë nxjerrë në dritë poetin Havzi Nela, pas Shefqet Hoxhës, të cilin e ka mbajt gjallë, e ka ruajt dhe në një mënyrë e ka bërë të tillë për ardhmërinë vëllai i Havziut që ia ka ruajt vjershat e fletoret në kushtet kur ishte me rrezik ta bëjë këtë gjë se mund të shkonte në kaush bashkë më Havziun edhe i vëllai që ruante vjershat e vëllait, pra dikur një grup njerëzish u caktuam nga PD dhe kryetari Arif Rexhmati të miratonim një vepër arti, bustin e Havzi Nelës që e kishte bërë skulptori Ilmi Hoxha. E kemi parë disa herë, sa dinim dhe sa mundnim kemi fol, por asnjëri nga ne nuk ishte profesionist, por ishim në komision vlerësimi e miratimi vetëm se ishim zhurmaxhinj të qytetit dhe po ta pranonim ne atë bust qyteti nuk do bënte zhurma kundërshtimi. Për hir të së vërtetës ne e miratuam. Por ajo nuk kishte qenë punë për supet tona sepse në bazë të ligjit jo kushdo mund të miratonte e ngrinte buste kudo, por duhej konkurs kombëtar, etj. etj. Zëra të zëshëm qarkulluan në atë botë se mund të bëhej milioner skulptori, se nuk është figurë e pranueshme nga të tërë Havziu etj. etj. Shkurt, edhe pse deshi kryetari i PD Arif Rexhmati edhe pse e mbështetem ne si komision vullnet mirë analfabetësh funksionalë, busti i Havziut nuk u bë në Kukës.
U bë hataja e gurguleja dhe u bë vijë ndarëse politike, klon me korrent miratimi apo jo i propozimit që gjimnazi i Kukësit të pagëzohej me emrin Havzi Nela. Mjaft njerëz u sollën sikur po t’ia vinin gjimnazit emrin Havzi Nela ai gjimnaz do të bëhej pronë e Havziut. U tensionua pa shkak por në atë kohë ashtu do të ndodhte.
Unë kam qenë e isha kundër që gjimnazi i Kukësit të merrte emrin Havzi Nela. Nëse ka një emër që i duhet vënë një institucioni më të lartë arsimor në Kukës, ai emër sundues mbretëror është Miftar Spahia, më i madhi ndër të mëdhenjtë shkrues që ka nxjerrë ai vend për fushën e letrave, do të thosha, pas Pjetër Bogdanit.
Havzi Nelës i duhej bërë një bust i madh, për ta vendosë në sheshin më të madh e atij sheshi apo bulevardi i duhej vënë emri Havzi Nela.
Erdhën te gjimnazi i Kukësit me vu një pllakë basoreliev me fytyrën e Havzi Nelës. Erdhi Kurt Kola me shoqatën e tij për ta vu atë pllakë. Pafund fjalë e thashetheme, sikur janë dhënë shumë lekë dhe kanë bërë pak bronz etj. etj. Gjithçka sillej vetëm rreth lekëve, kush, sa, si përfitoi. Kjo puna e lekëve të dhëna për Havzi Nelën shpesh ka prishë shumë punë, ka hapë shumë llafe.
Nuk e deshën të gjithë të përndjekurit atë basoreliev, nuk u pëlqente, se edhe ato janë me aq shoqata sa ka parti. Dikujt i dukej i vogël Havziu për atë nder, dikujt i dukej i madh për atë nder që iu bë.
Por dalëngadalë emri i Havziut ngjiti në gjimnaz.
Të rinjtë nuk dinin pothuaj asgjë për të. Ai ishte dënuar herët në Shkodër e Mirditë dhe një dënim blic, një hetim blic, me urdhër nga naltë, ia mori jetën me varje në litar në publik në Kukës me 10 gusht 1988. Askush nuk u fliste të rijve me dashuri për Havzi Nelën. As sot nuk ndodh kjo. 25 vjet patëm kohë që kjo të ndodhte por nuk ndodhi, nuk bëmë ne që të ndodhë sepse ne na intereson ta mbajmë të varur Havziun dhe të mos e rehatojmë atë dhe shpirtin tonë, që të kemi një gjë në dorë, sikur po merremi me diçka të madhe. Hetuesit e tij kanë punuar pa kokëçarje që atë kohë e deri para një viti, pa i trazuar askush.
Në stil fushatash, në emër të gjasme dashurisë, të mbrojtjes e lartësimit të Havzi Nelës, dirigjentët e orkestrantët e djallit, duan të na mbushin mendjen se në kohën e diktaturës, pikërisht pas vdekjes se Enverit e mbretërimit të “butë” të Ramizit nën kujdesin e Nexhmies, nuk ishte partia mbi gjithçka, por ishin pushtetet të ndara dhe të pavarura nga partia dhe nga njëri tjetri.
Gjykojnë sot në mënyrë të atillë sikur kemi jetuar në një demokraci perfektë që nuk ekziston askund.
Thonë pa pushim stinë pas stine se Havzi Nelën e vari Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, duke vënë firmën krahas të tjerëve e vari Kristaq Rama, babai i Edi Ramës, që nuk u bë baba i Edit pasi ky u bë kryeministër por ka qenë gjithmonë baba i tij, skulptori që ka bërë dhjetëra vepra skulpture të mrekullueshme klasike, (kujtoj p.sh. vetëm Shote Galicën që e ka bërë sikur është e gjallë dhe flet me ty, nuk e ka bërë mostër me tu shtirë në ëndërr e me të trembë siç ka ndodhë me shumë skulptura trimash që të bëjnë me vjellë…).
Tipi Edi Rama që nuk reagon, nuk i del zot babës do vra me bukë në gojë sepse edhe ai e di se nuk ka faj baba i tij për Havzi Nelen, edhe ai e di se nuk të merrte jetën presidiumi i Kuvendit popullor. Nëse nuk e di dhe kompleksohet të ketë turp, nëse mendon se ka faj babai i tij, të ketë turp, por asnjëherë nuk është fajtor fëmija për babën edhe kur baba apo prindi është fajtor. Baba kërkon e mundet të kërkojë ndjesë për të birin por kurrë jo i biri për babën.
Edi Rama duhet të ngrejë përmendoren e Havzi Nelës dhe tu thotë njëherësh njerëzve se unë nuk kam asnjë faj edhe nëse ka bërë faj apo krime babai im se nuk mund të jenë fajtorë fëmijët për fajet që mund të kenë baballarët, nuk mund të jenë kriminelë fëmijët për krimet që mund të kenë bërë apo bëjnë prindërit.
Edi Rama duhet ta ngrejë përmendoren e Havzi Nelës dhe me këtë veprim ti thoshte stop, mjaft, gjithë kësaj mënyre të menduari e të vepruari, gjithë kësaj mendësie komuniste që demonstron me të madhe sidomos shtresa e ndëshkuar më rëndë prej diktaturës komuniste.
Edi Rama ka mjaft dhe tepër krimet e poshtërsitë e veta dhe nëse mundeni bëjeni të përgjigjet për punët e veta dhe mos ia akuzoni babanë kot na si koti pse ka qenë pjesë formale rutinore, si përfaqësues i intelektualëve në atë presidium ku kishte përfaqësues nga klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste etj. etj.
Nuk po e gjej dot fiks fiks si ka qenë presidiumi i kuvendit popullor por ja po e afroj shumë, ka qenë si OJQ-të e sotme me fonde të siguruara nga shteti për rroga dieta e udhëtime.
Nuk ka nevojë me marrë borxh gjëra të këqija te baba i Edi Ramës me sha e me kritikua Edi Ramën. Ka aq shumë të këqija vetë sa do të trishtohej sot, do të shpërthente dhe eksplodonte varrin baba i tij me i ditë të këqijat e të birit kryeministër.
Nëse ju nuk doni t’ia vini në dukje të metat dhe nëse ju pëlqen t’i ketë por të mos ia thoni por të lani mut me shurrë duke ia sharë babën, duke menduar se po bëni akt demokratik dhe luftë opozitare me të vdekur, është çështja juaj ajo.
Por unë po ua them se Edi Rama e bëri tritolin mjet qeverisës, mënyrë qeverimi, dëboi shqiptarët nga atdheu duke i poshtëruar, depersonalizuar, duke ua nxi atdheun, duke ua bërë të pashpresë, duke ua bërë varr, dëboi shqiptarët dhe këta që ikën prej Ramës nuk ikën me mall e dashuri por me inat prej vendit. Solli depresion e trishtim, ankth e pasiguri si kurrë në histori, burgosi masivisht të vobektit, fukarenj, fërkon shpatulla të fortësh, shtoi kazino e lojëra fati, mbushi Shqipërinë me kultivues droge, luftoi një Lazarat e krijoi 350 të tjerë, shan pafund dhe poshtëron PD e drejtuesin e saj, duke kritikuar investon, ata që ai kritikon bëjnë përpjetë siç ka bërë vete duke e kritikuar Berisha.
Ja unë jam i dënuar prej Edi Ramës, mua dhe fëmijët e mi na ka ndëshkuar, na ka lënë pa bukë, mua më ka linçuar, përbuzë më ka heqë nga puna duke më hedhë në mes të katër rrugëve se unë jam kundërshtar i hapur politik i Edi Ramës, nuk kam lidhje të nëndheshme fisnore a politike me të, kam shkruar qindra e qindra faqe kundër tij, kam bërë librin Apologji për Udhën e Kombit dhe aty e kam skanua Edi Ramën dhe atë që ai përfaqëson e ai skanim natyrisht që nuk i pëlqen, nuk u ka pëlqyer rojeve të Edit kryeministër se ai nuk di gjë çfarë i kam thënë. Unë e kam kundërshtuar sa kam mundë kur ai bënte enciklikat tallëse e mashtruese për bujqësinë, si monolog për veten e tij para një kamere e me një mikrofon në dorë dhe këtë monolog pasi e retushonte e shiste me dhunë për gjithë mediat e vendit.
Jam heqë nga puna nga ministri i bujqësisë dhe lolot e tij që i nxorën në treg vendet e punës, nga një ministër për të cilin nuk ngrihej askush në këmbë nga vartësit e tij, kur hynte në zyrë a në mbledhje, duke qenë me statusin e nëpunësit civil, nëpunës shembullor, duke qenë invalid që nga viti 1999, duke qenë shkrimtar e poet me 11 libra të botuara, libra pa urrejtje e jo si Kurbani i Edi Ramës.
Por Edi Rama që është i shëndoshë si molla n’gem, si kalë karroce dhe nuk ka asnjë sëmundje, asnjë sëmundje për be, nuk i dhëmb asgjë askund asnjëhere, i urren të sëmurët, i urren dhe dëbon nga puna ata që janë invalidë, i urren si Hitleri hebrenjtë dhe po të jetë krejt krejt natë naziste, ai i futë në furrë invalidët e poetët…
Nuk është turp të jesh invalid, të jesh i sëmurë, apo jo. Unë jam invalid i aftë për punë që nga viti 1999, se më ka bërë të aftë për punë kardiokirurgu i jashtëzakonshëm, i mrekullueshëm Ajli Alushani, për hatër të të cilit unë ende i besoj mirësisë njerëzore; më kanë bërë të aftë për punë kardiokirurgët e kardiologët Arben Baboqi, Ali Rifatllari, Nina Kajo, Aurora Knuti, Fedhon Meksi etj mjekë të jashtëzakonshëm, edhe pse tipa përbindësha si Edi Rama e ministri i kastravecit që thotë kastraveci rritet duke e fërkuar, e vrasin përditë mirësinë dhe vadisin dëshpërimin shoqëror. Dhe fitojnë urrejtjen e pamasë të fëmijëve të mi.
Më hoqi nga puna Edi Rama që mori pushtetin duke premtuar qeveri të moralshme, për njerëzit, të drejtë, të ndershme, pa pyetur se a mund të jetojë një invalid si unë, a mund të gjeje ndokund tjetër punë një gazetar bujqësie 50 vjeçar në një vend e shtet pa media të lira, pa media të pavarura tek qeveria e tek rrjedhjet e fondeve të saj publike nga tenderët me fonde të buxhetit.
Më hoqi nga puna Edi Rama dhe nuk më mbrojti askush as avokati i popullit të Edi Ramës as avokati i partisë, qeverisë a zotit.
Nuk më mbrojtën dhe avokatuan as të jashtmit ambasadorë e diplomatë që paguhen nga shtetet e tyre si roje të demokracisë në Shqipëri, që japin fonde pafund për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut me fjalë.
Përditë recitoj vetmevete Brehtin që thoshte se kur të vijnë të më marrin mua, nuk do të këtë më njerëz për të folë…
Kisha 8 vjet punë në atë ministri. Kisha bërë zëdhënësin mes të tjerave shkëlqyeshëm. Kisha merita e kontribute për ministrinë e bujqësisë njëmijë herë më shumë se ministri që më hoqi nga puna, i cili si mjeran hiqte duart nga xhepat kur kaloja unë në korridore dhe ia kapja duart e ia shtija në xhepa duke i thënë mos i hiq duart nga xhepat prej meje se ti je profesor e unë një copë gazetar e zyrtar. O zot sa mirë që nuk jam profesor si ai ministër që kohën më të madhe të punës e kalon para pasqyrës në nevojtore duke pozuar, duke ia shkelë syrin vetes e duke pyet të besueshmit, hë, a jam mirë, a jam veshë mirë, a dukem mirë…
I kisha dhënë zë asaj ministrie, zë e emër fermerit shqiptar si asnjëherë, e kisha sjellë në ekran e faqe gazete si asnjëherë në këtë çerek shekulli. Mund ta provojë këtë kushdo, mund të shihen arkivat. Kisha bërë qindra shkrime, lajme kronika, emisione televizive, deklarata e komente sa ministrit aktual i duhen 40 vjet që të bëjë sa kam bërë unë në media për bujqësinë për 8 vjet, por ai nuk e bën dot sepse ka frikë nga vetja e tij dhe e tradhton vetja e tij, ka frikë të shkojë i vetëm para fermerëve pa u thënë se është në besë të Ilir Metës, i besuari e më i zgjedhuri i Ilir Metës….
Nuk ka nevojë me marrë borxh poshtërsi për Edi Ramën tek babai i tij se ai tashmë nuk jeton dhe përgojimi i një të vdekuri është mëkat i rëndë për ne që e bëjmë.
Mjaftoj vetëm unë dhe si unë janë mijëra të tjerë që janë pa agjendë e jashtë çdo agjende të kësaj qeverie, që nuk përbejnë kauzë për askënd në Shqipërinë tonë të diktaturës së anarkisë.
Jam shkrimtar, jam poet pa leje të Edi Ramës, të qeverisë dhe të askujt në këtë botë. Kam botuar 11 libra dhe pres të botoj edhe 3 të tjera sivjet nëse gjej sponsorizime. Kam lexues dhe jam i mrekulluar prej tyre.
Si shkrimtar më ka heqë copën e bukës, më ka lënë pa rrogë, pa punë në shtet sikur unë nuk kam aksione në këtë shtet, ndërkohë që kam më shumë vite pune se Edi Rama, kam më shumë kontribute në shtet se ai sepse kam punuar edhe punë me rrezik të madh jete, më ka zënë edhe shembja në galerinë nr. 5 në minierën e bakrit në Gjegjan të Kukësit një verë kur punoja në galeri për me pas mundësi me ble dy palë pantallona se isha student, teksa Edi Rama bllokmen mund të qeshë si sivëllai i tij hundëgjatë bllokmen me valixhen time të drurit.
Edi Rama ka heqë nga puna 5 shkrimtarë të njohur që i di edhe unë, pa besuar se i di të gjitha. Edi Rama artist ka heqë nga puna 5 shkrimtarë. Ai harron se nëse do t’i përmendet emri ndonjëherë në këtë botë do t’i përmendet si shkrimtar si bashkautor i Refleksioneve me Ardian Klosin dhe autor i Kurbanit. Si kryeministër i vendit do të jetë thjeshtë statistikë për librin e Roland Qafokut dhe aq.
Nuk do të mund të shënohet Edi Rama si kryeministër për ndonjë punë a vepër të madhe së veprën më të madhe të mundshme që mund të bënte një kryeministër shqiptar e ka bërë Sali Berisha duke ndërtuar Udhën e Kombit, udhën e bashkimit fizik të kombit shqiptar. E bashkoi kombin dhe nuk e ndajnë dot më bujtësit apo argatët që kanë mbet për mëshirë në këto trojet tona shqiptare.
Vetëm një gjë mund ta bëjë ai Rama për me mbet në histori, të bëjë referendumin për bashkimin me Kosovën, le të jetë aty ai referendum, le të rrijë i gatshëm aty vendimi i atij referendumi. Le ta bëjë po pati takat Edi Rama këtë referendum bashkimi me Kosovën se është e vështirë, në mos e pamundur, të votojnë pro bashkimit me Kosovën komunistët shqiptarë pronarë të vjetër e të akomoduar të rinj në Partinë Socialiste të Shqipërisë se tremben nga Dushan Mugosha…
Edi Rama nuk i ka dhënë pension special artistit më special të Shqipërisë Mirush Kabashit, propozuar nga bashkia Durrës dhe komuniteti i artistëve, sepse Mirushi është Sokrat e Sokrati është armiku i qeveritarëve i dënuar të pijë helm. Ky është një turp tjetër i Edi Ramës. Mos ia trazoni kockat e babait
Nuk i ka dhënë pension special të madhit Robert Ndrenikës se ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike. Nuk i ka dhënë Tinka Kurtit o njerëz pension special.
E pse zgjateni te baba i tij në vorr me marrë borxh për kryeministrin.
Sa herë përmendim Kristaq Ramën apo presidiumsat e tjerë si vrasës a varës të Havzi Nelës, gabojmë sepse cenojmë rolin udhëheqës të partisë. Presidiumi nuk ishte partia.
Me mësua Enver Hoxha apo Ramiz Alia se po ia hiqni, merrni, bjerrni apo zvogëloni rolin udhëheqës e drejtues të partisë, çohen nga varret e vijnë e ju vrasin.
Askush nuk doli të protestojë asnjëherë për varjen e Havzi Nelës. Asnjë intelektual shqiptar nuk reagoi nuk foli, nuk kundërshtoi publikisht apo edhe në kafe me zë varjen e Havzi Nelës. As unë jo e jo sepse si ju të gjithë isha i indoktrinuar, kandidat për ndihmës besnik i partisë për edukimin e brezit të ri… Asnjë i burgosur nuk protestoi, nuk mori asnjë veprim radikal kundër varjes së Havzi Nelës. As ata që sot shkruajnë se në burg e hetuesi nuk pyesnin për shefin e sigurimit të rrethit dhe falsifikojnë për të keqen e tyre e të fëmijëve të tyre duke gënjyer se i thoshin atëherë shefit të sigurimit se nuk pyes për ju se ju jeni i indoktrinuar… term ky i panjohur nga të burgosur të asaj kohe me formim e shkollim minimal.
Por unë mirëkuptoj cilindo. Duheshin bole me përkrahë Havzi Nelën e asaj kohe. A kishte atëherë Shqipëria intelektualë… A ishin plot burgjet tona me intelektualë… E pse i kërkohet Kristaq Ramës të sakrifikohej e të shkonte në litar përkrah Havzi Nelës.
Detyrohem të flas kështu kur dëgjoj sot trima pas lufte e urtarë pas kuvendi që flasin për Havzi Nelën dhe ata që i kanë bërë keq me veprim e mos veprim atij, me fjalë e me heshtje atij.
Pastaj më qortojnë miqtë kur shkruaj se nga burgjet tona njerëzit dolën më enveristë se sa ishin të tillë para se të hynin në burgje…
Nëse ndokush e ka harruar apo bën sikur, po ia kujtoj me një detaj se sa kot ka qenë Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Bilbil Klosi ishte sekretar i presidiumit e Haxhi Lleshi kryetar. Bilbili një ditë ishte në kafe dhe po vonohej. Shoku Haxhi çon njerëz ta thërrasin. Bilbili thoshte erdha e nuk shkonte. U vonua më shumë se ç’duhej. Shkon te kafja vetë shoku Haxhi që ta thërrasë. Bilbili çohet dhe qortimit të shokut Haxhi i përgjigjet në këtë mënyrë “po ne çelësat e kashtës kemi o shoku Haxhi…”. Haxhi Lleshi zemërohet pa masë nga kjo fjalë e Biblilit për shumë arsye dhe ngaqë e dinte se thellë thell kjo ishte e vërtetë, shkon e ankohet te shoku Enver. Thonë pastaj se shoku Enver e mori me të mirë plakun Haxhi por në fund i thotë, po ne kemi Partinë në udhëheqje e mbi gjithçka shoku Haxhi, apo jo…
Nëse dikush nxjerr Presidiumin e Kuvendit Popullor mbi Partinë, nuk bën asgjë më shumë veçse avokaton krimet e partisë e të diktaturës.
Kishte vendosë Ramiz Alia dhe ishte artikulua përmes Simon Stefanit, sekretar i Komitetit Qendror të PPSh që mbulonte, drejtonte e kontrollonte organet e drejtësisë e të diktaturës që të dënohej ashtu si u dënua Havzi Nela. Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk guxonte të bënte ndryshe detyrën formale.
E kam thënë, edhe sot njerëzit kanë ende frikë dhe jo më atëherë. Kush guxonte atëherë të thoshte jo, kush guxonte të kundërshtonte partinë. Sot teorikisht mbijnë trima si kërpudha pas shiut, por atëherë nuk kishte trima të gjallë që të trimëronin e të mbeteshin gjallë. Kjo nuk duhet harruar asnjëherë nga askush.
E kjo rrenë e ligë hidhet në treg me lartësua partinë e shokun Ramiz dhe me na bindë të drejtojmë gishtin e akuzës diku tjetër, bash në atë kohë kur u hodh parulla Partia – Shqipëria dhe kjo parullë u shkrua me gurë të mëdhenj në shpate malesh dhe u lye me gëlqere që të shihej më mirë e të ndriste më shumë.
Pra të dashur pronarë të Havzi Nelës ju po e shihni se nuk e rrokni dot, ju del prej duarsh, u tepron Havziu, është rebel, i pabindur, i parrokshëm. Është njeri që nuk i ka shkruar kurrë lutje Enver Hoxhës, që nuk ka derdhë lot dashurie e mallëngjimi e pendimi në asnjë letër drejtuar Enverit, Ramizit apo partisë.
Asnjë qytet, kryeqytet apo shtet në botë nuk ka një Havzi Nelë me kushte e rrethana si të tijat, nuk ka një poet të varur prej shtetit. Asnjë diktaturë në vendet e Lindjes nuk e ka bërë një veprim të tillë. Jemi kampionë për këtë gjë.
Ndaj Edi Rama duhet ta ndërtojë një shtatore në një shesh të Tiranës e të Kukësit për Havzi Nelën.

2016/08/28

Qyteti 2000 vjecar Timgad, zbulohen rrenojat

Rrënojat e qytetit Timgad gjenden sot në Algjeri, pranë qytezës Batna. U ndërtua 2000 vite më parë nga Perandori Romak, Trajan, me një planimetri të rregullt që shumë qytete nuk e kanë as sot. Qyteza u themelua fillimisht me veteranë romakë, si një koloni ushtarake kundër Berberëve.

1469821022timgad-algeria-5[6]
 Qyteti ka rrugë kryesore e të ndara me shumë saktësi, ku bien në sy banesat me përmasa të barabarta, për të gjitha nivelet ekonomike të banorëve. Qyteti shijoi ekzistencë paqësore deri në shekullin e tretë, duke u dhënë romakëve kontroll në një prej kalimeve kryesore të zonës për në Sahara. Pas shekullit të tretë u kthye në qendër të krishterë, deri sa u shkatërrua nga vandalët dhe berbërt në shekullin e pestë. Sado që pati përpjekje nga bizantinët për ta rimëkëmbur, qyteti ra përsëri para ushtrive arabe në shekullin e shtatë. Që atëherë është harruar deri në vitin 1881, kur u nxor nga rëra që e kishte mbuluar.

Faqet e internetit gjurmim nepermjet baterise


Gjithkujt i ka ndodhur në të paktën një rast që të ketë pak bateri në telefonin e tij dhe në momentin kur zgjedh të vizitojë një faqe të caktuar, faqja i hapet në një version më të thjeshtëzuar. Gjithçka bëhet për të kursyer baterinë tuaj falë një ‘software’ që është në gjendje që të shohë nivelin e baterisë së telefonit tuaj, njohur si API.

1470314031telefoniii

Kjo është ana pozitive e këtij ‘software’, që nuk ofrohet pa efekte anësore, njëri prej të cilëve është se mund të përdoret për të gjurmuar vendodhjen tuaj, edhe nëse ju e keni të çaktivizuar si opsion tek parametrat e pajisjes që përdorni. Steven Englehardt dhe Arvin Naryanan të Universitetit të Princeton thonë se kanë zbuluar dy lloje script-esh në gjendje që të gjurmojnë njerëzit përmes nivelit të baterisë në telefonin e tyre dhe shtojnë se kaq mjafton që përbëjë një shqetësim për privatësinë e shumë personave

NASA, akses per studimet shkencore

1471969816nasaaa

Nga tsunamët në sipërfaqen e Marsit e deri tek jeta në hapësirë dhe ndikimi që ka ajo tek flokët e austronautëve; NASA hap dyert. Agjencia Amerikane e Hapësirës është duke u dhënë dorën e fundit punimeve për PubSpace, një faqe në internet ku gjithkush mund të ketë akses në dekada të tëra studime hapësinore. Në këtë faqe, NASA do të publikojë të gjitha studimet e bëra deri më tani, sigurisht, me përjashtim të atyre që janë vlerësuar se mund të cënojnë sigurinë kombëtare. Për momentin janë 850 artikuj të hedhur në bazën e të dhënave në këtë faqe, ndërsa brenda një viti, NASA thotë se do të ngarkohen të gjitha dosjet e tjera. Përveç kureshtjes së njerëzve, NASA shpreson që me publikimin e këtyre studimeve të marrë edhe ndonjë dorë ndihmë. “Publikimi i këtyre studimeve nuk bën gjë tjetër veçse pasuron akoma më shumë kërkimet tona. Si shkencëtarë dhe inxhinierë mund të na ketë shpëtuar ndonjë detaj, sado i vogël qoftë ai, ndaj kjo shpresojmë të na ndihmojë”, thotë Ellen Stofan, shefe e sektorit shkencor të Agjencisë. Në të njëjtat gjurmë duket se po ecën edhe ESA, Agjencia Hapësinore Europiane, e cila i ka vendosur objektiv vetes publikimin e studimeve të kryera ndër vite brenda vitit 2020

Trekendeshi i Bermudes nuk eshte me nje mister

3227F6A400000578-3490072-image-a-40_1457887757239

Zbulimi i një krateri gjigant nënujor në fund të detit Barents, mund të japë një shpjegim të arsyeshëm për zhdukjen e anijeve në Trekëndëshin e Bermudës. Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos. Shkencëtarët kanë gjetur kratere deri në gjysmë milje të gjera dhe 45,7 metra të thella, që besohet të jenë shkaktuar nga metani në brigjet e Norvegjisë të pasura me gaz natyror. Metani mund të ketë rrjedhur në depozitat e gazit natyror duke krijuar më pas çarje në sipërfaqe, të cilat në fund shpërthejnë, thonë shkencëtarët.


Kratere gjigante ekzistojnë në bazën e detit në zonën perëndimore dhe qendrore të detit Barents dhe ndoshta ato janë një shkak i shpërthimeve të mëdha të gazit, kanë thënë hulumtuesit nga Universiteti Arktik i Norvegjisë. Krateret ka mundësi të përfaqësojë një nga pikat më të nxehta për lirimin e metanit në Arktik. Shpërthimet që shkaktojnë hapjen e kratereve potencialisht mund të paraqesin rreziqe për anijet që udhëtojnë në këtë vend. Shkencëtari rus Igor Yeltsov, tha vitin e kaluar: “Trekëndëshi i Bermudës ka mundësi që të jetë një reagim i hidrateve të gazit. Ata fillojnë të treten në mënyrë aktive me metanin e akullt që i kthen në gaz. Kjo prodhon sasi të mëdha të gazit dhe bën që oqeani të zhysë anijet në ujërat e tij të përzier me një përqindje të madhe të gazit. Lini nje koment

5 skenarët e shkaterrimit te tokes

Pas tsunamit në Japoni dhe katastrofave të tjera që kanë ndodhur kohët e fundit në botë supersticiozët kanë filluar të mendojnë së botës po i vjen fundi. Ndërkohë që apokalipsi nuk ka gjasa të ndodhë në vitin 2012, herët a vonë do të ndodhë. Ka një numër teorish se si civilizimi njerëzor mund të marrë fund. Disa janë natyrore: Shpërthimi i vullkaneve mund të ndryshojë klimën e tokës, apo rrezet gama që mund të vijë nga shpërthimi i një ylli do përhapin rrezatim të rrezikshëm në atmosferën e tokës. Teoritë e tjera janë të krijuara nga njeriu: Mbipopullimi që do shkaktojë kriza ushqimi apo zhvillimet aksidentale të teknologjive të rrezikshme. Herët a vonë bota do marrë fund.

 Në 5-8 milionë vjet dielli ynë do kthejë hidrogjenin e fundit në helium dhe do kthehet në një gjigand të kuq, qindra herë më të madh se ç’është duke i vënë vulën fundit të botës. Edhe nëse planeti i shpëton shkatërrimin atmosfera dhe oqeanet do marrin fund. Njerëzit e tanishëm zor se mund ta kapin atë kohë, 200 mijë vjet, ndaj mundësitë për të përfunduar për ne në atë mënyrë janë inekzistente. Sipas skenarit më të keq të parashikuar nga Paneli Ndërkombëtar i Ndryshimit të Klimës, temperatura e sipërfaqes së tokës mund të rritet deri në 4-5 gradë celsius nderi në fund të këtij shekulli. Një skenar i tillë mund të shkaktojë rritjen e nivelit të deteve në gjysmë metri duke përmbytur rajonet bregdetare, përfshi këtu edhe qytetet më të mëdha të botës.

Ndërkohë, një e treta e planeti mund të bëhet shkretëtirë dhe më shumë se gjysma e botës të përjetojë thatësirën. Kripësia e pjesës më të madhe të ujit të tokës do e bëjë akoma më keq këtë. Kjo rritje e temperaturave do të vërë në rrezik zhdukjeje 40-70 përqind të specieve të tokës dhe të shkaktojë konflikte gjeopolitike. Ndërkohë që kërkimet nga institute të ndryshme mjedisore bëjnë të ditur se shumë prej efekteve të ndryshimit klimaterik janë të pakthyeshme, rezultatet më të këqija dhe potencialisht fundi i njerëzimit mund të vijë nga një reduktim i emetimit të karbonit. : Përgjatë gjithë historisë murtaja ka përgjunjur qytetërime të tëra. Vdekja e zezë ka vrarë më shumë se gjysmën e Evropës në mesjetë.

Në vitin 1918 një pandemi gripi vrau rreth 50 milionë njerëz, rreth tre përqind të popullsisë së botës duke shkaktuar humbje më të mëdha jetësh se ç’kishte shkaktuar Lufta I Botërore. Për shkak të globalizimit në ditët e sotme sëmundjet përhapen më shpejt, mjafton t’i hedhim një sy virusit H1N1 që ka përfshirë botën aktualisht.

Një shpërthim global sëmundjesh, apo ndonjë formë virusi gripi që ka rezistencë ndaj ilaçeve mund të sjellë fundin e civilizimit. Trajtimi i sëmundjeve vdekjeprurëse është përmirësuar që në vitin 1918, por gjithashtu edhe sëmundjet. Teknikat moderne të blegtorisë janë për t’u fajësuar për këto sëmundje, siç është gripi i derrave dhe teksa popullsia e botës rritet po ashtu edhe numri i sëmundjeve të panjohura.

 1. ASTEROID Si mund të ndodhë: Objekte nga hapësira godasin Tokën gjatë gjithë kohës, përgjithësisht duke u djegur në atmosferë. Herë pas here, një objekt i madh depërton, duke rezultuar në impakt masiv. Skenari më i fundit i një impakti ishte në 1908 në tunguska, ku u sheshua një sipërfaqe 2000 milje katrorë në pyllin siberian me një shpërthim afro 1000 herë më i fuqishëm se sa bomba në Hiroshima. Objekti, që me sa duket ka qenë vetëm disa dhjetëra metra në diametër, mund të kish fshirë një zonë të madhe metropolitane. Rreziku i vërtetë mund të vijë nga një objekt më shumë se një km në diametër, i cili do të ngrinte sedimentë të mjaftueshëm për të shkaktuar dëm mjedisor dhe shkatërruar mbjelljet në gjithë botën. Një objekt me madhësi 15 km në diametër, që mendohet se është përmasa e atij që vrau dinosaurët 65 milionë vjet më parë, me shumë gjasa do të na fshinte edhe ne. Sa gjasa ka? Një tjetër objekt i madh ka gjasa që të godasë Tokën, por me siguri jo gjatë kohës së jetës sonë. Një objekt aq i madh sa të vrasë një pjesë të madhe të popullsisë së botës godet vetëm dy herë çdo një milion vjet. Asnjë nga objektet e zbuluar nga programi i NASA-s për objektet pranë Tokës nuk ka shanse të mëdha që të godasë Tokën – ndonëse njëri, i njohur si 1950 DA do të jetë shumë afër në vitin 2880. Duke parë përpjekjet relativisht të pakta që bëhen për të identifikuar objektet pranë tokës, nuk ka garanci që toka do të kish shumë paralajmërim para një goditjeje. Një asteroid që më parë nuk njihej kaloi vetëm 1 mijë kilometra pranë sipërfaqes së tokës në 6 nëntor dhe u pikas nga NASA vetëm 15 orë më herët. 2

2. KLIMA

Si mund të ndodhë: Në skenarin më të keq, të parashikuar nga Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimin e Klimës, temperatura e sipërfaqes së tokës do të rritej me 4-5 gradë deri në fund të këtij shekulli. Një skenar i tillë do të sillte një rritje deri gjysmë metri në nivelin e deteve, që do të sillte përmbytje të rajoneve bregdetarë, duke përfshirë shumë prej qyteteve të mëdhenj të botës. Ndërkohë, afro një e treta e planetit do të shndërrohej në shkretëtirë dhe më shumë se gjysma do të zhytej në thatësirë. Kripëzimi i ujërave nëntokësorë të Tokës do ta përkeqësonte situatën. Paneli zbuloi se edhe një rritje 3.5 gradë do të vinte në rrezik shfarosjeje 40-70 përqind të specieve dhe mundësia e konflikteve gjeopolitikë të kall datën. Sa gjasa ka? Një studim i kohëve të fundit zbuloi se tendencat aktuale të lëshimit të karbonit i përmbahen apo madje dhe kalojnë të dhënat e skenarit më të keq. Nivelet globalë të karbonit janë sot 380 pjesë për një milion krahasuar me 280 që ishin para Revolucionit Industrial. Shumica e shkencëtarëve konkludojnë se efektet katastrofikë do të fillojnë të ndihen pasi këto nivele të kalojnë shifrën 450. Nëse toka arrin 800-1000 pjesë për një milion, siç parashikojnë skenarët më të këqinj, këtë nuk e dimë.

3. LUFTE BERTHAMORE

Si mund të ndodhë: Aktualisht janë më shumë se 23000 armë bërthamore në botë, nga të cilat 8000 janë aktualisht në gjendje pune dhe 2000 janë në alarm dhe të gatshme për t’u lëshuar. Ndërkohë që apokalipsi bërthamor ka qenë prej një kohe të gjatë subjekt i librave dhe filmave, skenari i Dr. Strangelove në fakt ka pak gjasa të ndodhë. Edhe në 1977, kur arsenalet bërthamorë ishin në kulmin e Luftës së Ftohtë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA parashikoi një numër maksimal prej 265 milionë viktimash nga një luftë totale bërthamore SHBA-BS. Sigurisht, një numër i tillë viktimash do të shkatërronte të dy superfuqitë, por nuk do të ishte fundi i jetës, si e dimë ne. Megjithatë, shkencëtarët në vitet ’80 zhvilluan modele që tregonin se tymi dhe pluhuri që do të shkaktonte një luftë bërthamore superfuqish do të sillte ndryshime temperature të paprecedenta në histori – “një dimër bërthamor”. Një studim i ekologut të Vcornell, Mark Harëell parashikonte që bujqësia globale do të zhdukej për një vit, duke shkaktuar uri që do të fshinte pjesën më të madhe të njerëzimit. Një studim i vitit 2007 nga ekologët në Universitetin Rutgers zbuloi se stoqet e sotëm bërthamorë globalë mund të shkaktojnë një gjë të tillë. Sa gjasa ka? Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë krijoi të famshmen “Orën e Fundit të Botës” në 1947 për të treguar se sa pranë shkatërirmit ishte njerëzimi. Ora e arriti kulmin – “dy minuta para mesnate” – pas testit të parë me bombën me hidrogjen në vitin 1953. Më pas ajo shkoi 17 minuta larg pas fundit të Luftës së Ftohtë, por që atëherë ka vazhduar të ecë drejt mesnatës, me shtete si Korea e Veriut që prodhojnë armë bërthamore dhe me tensionet mes shteteve të tjerë bërthamorë. Sot ajo është 5 minuta para mesnate. Pavarësisht këtyre, skenari më i keq me një luftë totale bërthamore mes dy superfuqive ka shumë pak gjasa të ndodhë. Teoria e dimrit bërthamor mbetet gjithashtu shumë e diskutuar, ku disa shkencëtarë thonë se efektet e parashikuara kanë qenë të ekzagjeruara.

 4. EPIDEMI

Si mund të ndodhë: Përgjatë gjithë historisë, epidemitë kanë ulur në gjunjë qytetërimet. Vdekja e Zezë vrau më shumë se gjysmën e popullsisë së Europës në Mesjetë. Në vitin 1918, një epidemi gripi vrau 50 milionë vetë, afro 30% e popullsisë së botës, një impakt shumë më i madh se Lufta e Parë që sapo kish përfunduar. Për shkak të globalizimit, sëmundjet sot përhapen edhe më shpejt – shikoni përhapjen e shpejtë të gripit të derrave. Një përhapje e shpejtë e një sëmundjeje si virusi i ebolës apo një formë e ndryshuar dhe rezistente ndaj ilaçeve e gripit në një shkallë globale, mund të ketë impakt që mund t’i japë fund qytetërimit. Sa gjasa ka? Trajtimi i sëmundjeve vdekjeprurëse është përmirësuar që nga 1918, por kjo ka ndodhur edhe me sëmundjet. Teknikat e reja që përdoren në ferma janë fajësuar për shpërthimin e sëmundjeve, si gripi i derrit dhe teksa popullsia e botës rritet dhe njerëzit zhvendosen në zona më parë të papopulluara, rreziku i ekspozimit ndaj patogjenëve më parë të panjohur rritet. Më shumë se 40 viruse të rinj kanë dalë që nga 1970, duke përfshirë ebolan dhe HIV AIDS. Eksperimentimi me armë biologjike ka shtuar edhe një komplikim.

5. E PANJOHURA QE S’DIHET

Si mund të ndodhë: Ka një numër teorish se si qytetërimi – bota siç e njohim ne – mund të përfundojë. Disa janë natyrore: supervullkanë që shpërthejnë si ai në Parkun Kombëtar të Yelloëstone, i cili mund të ndryshojë klimën e Tokës apo një shpërthim rrezesh gama nga një yll, që do të mund të shkaktonin rrezatim të rrezikshëm në atmosferën e Tokës. Të tjera mund të krijohen nga njeriu: mbipopullimi do të sillte një krizë ushqimi, apo zhvillimi aksidental i teknologjive të reja të rrezikshme. Sa gjasa ka? Herët a vonë, bota do të marrë fund. Sipas vlerësimeve të astronomëve, pas 5-8 milionë vjetëve, dielli ynë do të djegë pjesën e fundit të hidrogjenit në helium dhe do të fryhet në një gjigant qindra herë më të madh se sa përmasat e sotme, duke sjellë fundin e pashmangshëm të Tokës. Edhe nëse planeti i shpëton shkatërrimit, atmosfera dhe oqeanet e tij do të shkrumbohen. Qeniet njerëzore kanë qenë këtu vetëm për një fraksion shumë të vogël të kësaj kohe – afro 200 000 vite – dhe sido që të jetë, shanset që të jemi këtu kur të vijë ky lloj fundi janë shumë të vogla.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...