Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/08

EDHE ELSIE SI PIPA NE DISA GJYKIME PER KADARENE


Nga Skifter Kellici, Boston



Ne nje artikull, te botuar para disa ditesh ne faqet e kesaj gazete,nxorem ne pah kundertite e dukshme te studiuesit,Arshi Pipa, ne analizen qe i ben ai vepres se shkrimtarin tone te madh,Ismail Kadare, ne librin e tij,"Letersia bashkekohore shqiptare",(Columbia University Press,Nee York,1991).

Dhe ja nje tjeter studiues i njohur i letersise sone, kanadezi Robert Elsie, me banim ne Gjermani,ne disa drejtime, duke u marre ne librin e tij te vellimshem,"Histori e Letesise shqiptare',("History of Albanian Literature",Columbia University Press,Nee York,1995,Dukagjini, Tirane-Peje,1997), ne analizen e vepres se Kadarese,ndjek te njejtin shembull.

Para se te trajtoj problemin ne fjale, e shoh te arsyeshme te ve ne dukje se ky liber, edhe pse nje kronike, eshte, pa dyshim, nje ndihmese e cmueshme ne historine e zhvillimit te letersise shqipe ne shekuj.Dhe kjo, sepse ne kushtet e diktatures komuniste studiuesit tane ,nuk kishin as me te voglen mundesi te trajtonin vlerat letrare te shkrimtareve tane te medhej si Fishta, Konica, Koliqi e plot te tjere si keta qe quheshin si shkrimtate reaksionare.Jo vetem kaq, por ne kete liber studimor jane perfshire shume e shume shkrimtare te tjere minore, te quajtur edhe ata reaksionare, te cilet, kush me shume e kush me pak,kane ndihmuar ne zhvillimin e metejshem te letersise shqipe.

Te vime tani te problemi qe po marr ne shqyrtim.Kadarese,ne studimin ne fjale, Robert Elsie i ka kushtuar nje vend shume te gjere me titull;"Ismail Kadare-vullneti per te ecur perpara".Per mendimin tim, te marresh ne analize krijimtarine e nje kolosi kaq te njohur te letrave tona, te cilin qe ne fillim te ketij kapitulli e cileson""...eshte ende i vetmi shkrimtar i degjuar e me emer ne shkalle te gjere nderkombetare,(faqe 386 e vepres se cituar), e t'i vesh ketij kapitulli nje titull te tille, mua me duket absurde.

Me shprehjen:"Vullnet per te ecur perpara",ai mund te percaktonte nje shkrimtar te ri me talent dhe jo nje shkrimtar kaq te njohur ne bote, sic pohon autori.Aq me teper ky percaktim behet tendencioz, kur kapitullin kushtuar Fishtes ai e titullon:"Fishta-zeri i kombit".Nuk dua me kete rast te bej nje krahasim midis Fishtes dhe Kadarese, se koha ka treguar mirefilli se vlerat unikale te Kadarese si shkrimtar, poet a studiues, jane shume te medha, dhe krijimtaria e tij shenon nje revolucion ne letersine shqiptare pas vitit 1960, duke hapur shtigje te papara, megjithe trysnine e rende te diktatures komuniste, vlera te cilat, me gjithe kundertite e tij i ve ne dukje edhe Arshi Pipa ne studimin e tij,per te cilin bera fjale ne artikullin e meparshem.

Por, gjithsesi, pa ulur vlerat e krijimtarise se Fishtes, titulli;"Fishta-zeri i kombit', me duket teper i nxituar, nje kundervenie ndaj disa poeteve te tjere, po aq te medhenj sa ai, midis te cileve, Naim Frasheri, Fan Noli,Poradeci, Migjeni, apo edhe Arapi,ose Agolli,te diteve tona, natyrisht duke perfshire ketu edhe Kadarene.

Per mua, vleresimi me i drejte per Fishten, eshte ai qe i ben vete Kadareja ne intervisten dhene poetit dhe publicistit shqiptaro-amerikan ,Gjeke Marinaj:"Une edhe sot besoj se as Fishta,as Naim Frasheri,as Cajupi etj.,nuk kane qene poete te nivelit me te larte artistik.Por jane shkrimtare me vlera te medha, te cilet e mbulojne nivelin artistik me fuqine globale te veprave te tyre.Per te bere nje krahasim me letersisne perendimore , e tille ishte dhe pozita e Viktor Hygoit ne France.Duke mos qene poeti me i larte i Frances nga ana artistike,ai mbetet poeti me i madh i Frances, sepse eshte si te thuash, poet kombetar"(Faqe 118 e librit "Ana e prapme e pasqyres", Marinaj Publishing, USA,2003).

Pas ketij titulli te kapitullit kushtuar Kadarese,qe citova me siper,Robert Elsie vazhdon:"Qe ne vitet e para Kadareja u perkrah nga Enver Hoxha, edhe ky nga Gjirokastra,i cili i dha mundesi ta arrije synimet e tij letrare e vetjake, per cka shkrimtare te tjere do te ishin derguar ne internim ose ne burg.(Faqe 386).

Nuk kuptohet per cfare perkrahje e ka fjalen autori, kur nenvizon fjalet "letrare" dhe "vetjake".

Dihet se ne takimin me intelektualet, me 11 korrik te vitit 1961, kur arriti kulmin debati midis poeteve te vjeter, si Llazar Siliqi, Luan Qafezezi, Andrea Varfi etj., me poetet e rinj, si Ismail Kadare, Fatos Arapi dhe Dritero Agolli, Enver Hoxha,u be ndermjetes midis tyre.Ne diskutimin e tij ai u dha te drejt dhe poeteve te erinj qe shkruanin me varg te thyer, pa rime dhe me figura letrare te cilat, per poetet e vjeter qene te pakuptueshme.Dhe, po te mos ishte kjo mbeshtetje, mbase do te kalonin vite e dekada qe te shihnim veprat tashme te njohura te poeteve te te rinj ne fjale dhe te tjereve qe ndiqnin rrugen e tyre.

Nuk dua te zgjatem ne argumente te tjera,qe i kam trajtuar ne artikullin kushtuar Arshi Pipes, por dua te theksoj se nuk ishte Enver Hoxha ai qe e kandisi Ismail Kadarene te shkruante nje veper krejtesisht jashte binareve te realizmit socialist, sic ishte "Gjenerali i ushtrise se vdekur",qe e beri ate te njohur ne France me 1970,pra tre vjet pas botimit te dyte te ripunuar, nga i paharruari,Jusuf Vrioni, dhe pastaj ne shume ne shume vende te tjera te botes.

Nuk ishte, aq me teper, ky diktator qe e porositi te shkruante poemen"Pashallaret e kuq",me 1976,me vargjet tronditese:"..burokratet me duar te pergjakura deri ne berryla, une i shoh...", kur me fjalen burokrate nenkuptoheshin kush me shume e kush me pak, pikerisht ata, byroistet, dhe vete diktatori,sic e kam theksuar ne artikullin e kaluar kushtuar Pipes.Por ishte pikerisht e shoqja e tij, me porosi te atij vete, e cila leshoi, ne emer te parimeve komuniste, mallkime ndaj ketij shkrimtari qe e shpune ate te degdisej per disa muaj neper Myzeqe.

Nuk ishte perseri ky diktator qe i dha idene Kadarese te shkruante romanin "Nepunesi i pallatit te endrrave", kur ky pallat nenkuptonte Komitetin Qendror te Partise,por ishte vasali i tij, Ramiz Alia,qe ne nje plenum te Lidhjes se shkrimtareve dhe Artisteve me 1982,sic e kam theksuar dhe ne artikullin e meparshem, duke vene theksin te ideja se mbetesh shkrimtar i madh patriot si Naim Frasheri, edhe pse nuk perkthehes ne gjuhe te huaja, drejtpersedrejti sulmonte Kadarene pas botimit te ketij romani.Kadareja i shkroi vete keto vepra , dhe te tjera si keto,kunder deshires se Enver Hoxhes.Dhe ishte fama e tij nderkombetare qe e shpetoi nga nje denim shume me i rende, madje nga burgu, sic nenvizon Elsie.

Vijojme me poshte :Nuk arrij te kuptoj se cka dashur te thote ky studiues me fjalet:"Enver Hoxha i dha mundesi atij te arrinte synimet ...vetjake.."Per cilindo eshte e qarte se shkrimtari yne i madh nuk synoi kurre ndonje post gjate regjimit te eger komunist, se nuk ishte ai qe deshi te behej komunist, por ishte Partia qe e kandisi, se ishte po kjo parti qe e beri...nenprsident te keshillit te pergjithsjem te Frontit demokratik, te kesaj organizate fantazme...

Dhe ne qofte se ai doli shpesh here jashte shtetit, kjo ndodhi se ai u ftua nga organizma te ndryshem , si shkrimtar i njohur,(qe nuk kishte qofte dhe nje makine personale) dhe jo se u dergua nga regjimi komunist.Mos ndoshta Robert Elsie ka parasysh faktin qe Kadrese iu dha me se fundi nje apartament i bollshe per te jetuar dhe punuar, qe ai e pajisi me nje pjese te honorarve qe i vinin nga librat e botuar ne te kater anet e rruzullit tokesor, sepse pjesa tjeter perfundonte ne Banken e Shtetit per nevoja... te Partise dhe atdheut?

Ne fund dte kapitullit kushtuar Kadarese, studiuesi i njohur shprehet:"Ne mjaft raste gjate viteve te gjata te diktatures se rende, ai shprehu kritika te hapura per nivelin ne fushen e letersise e arteve, nderkohe qe njeherazi i dha mbeshtetjen e vet pa kushte sistemit politik nga i cili ai vete pa dyshim ka vuajtur."Nje tjeter percaktim kundertor.Po, cfare duhet te bente,sipas mendimit te Elsie-t, kur per vepra si ato qe cituam me siper ai,sic pohon vete studiuesi yne "...ka vuajtur"...?

Dhe me poshte:"Kjo ka bere qe nje numer i mire kundershtaresh me vone ta permendimn si "shkrimtar oborri", apo si "eksponent i regjimit"; kundershtare qe kane vene ne dyshim edhe nese ka qene vertet disident i fshehte, sic eshte munduar ne menyre disi te trshe ta provoje nga mergimi ne Paris".

Duhet te kemi parasysh se Robert Elsie i ka ven si qellim vetes te beje nje histori te letersise.Dhe, sic dihet, historia nuk merret me hamendesime a thashetheme rrugesh.Ne qofte se ai ka fakte te kesaj natyre duhej te permendte te pakten nje ose disa nga ata, dhe ketu nuk eshte fjala per njerez te cfaredoshem qe llomotisin lart e poshte sokakeve,(dhe te tille edhe ka pasur e mbase edhe ka), por per personalite qe me argumente ertetojne ato qe Kadareka paskesh qene shkrimtar...oborri.. dhe qe , dashur pa dashur, i merr ne mbrojtje vete studiuesi.

Sa per shprehjen:"...sic eshte munduar ne menyre te trashe ta provoje nga mergimi i tij ne Paris",(pra, mergimin e tij), Elsie perseri, ashtu si Pipa, kundershton veten, sepse jane ata te dy qe jane shprehur se me veprat e tij Kadareja mund te perfundonte ne burg.Po a nuk ishte kjo krijimtari intensive forme e qarte e te shprehurit kunder regjimit komunist qe te shpinte ne burg, jo me ne Shqiperi, por edhe ne vende ku komunizmi ishte shume me i bute, si ne Bashkimin Sovjetik?

Eshte per te ardhur keq qe Robert Elsie, i cili edhe nje here duhet pergezuar per ate ndihmese te pacmuar qe ka bere duke e e njohur letersine shqipe ne bote,me kete studim te gjate eme te tjera si ky, te krijoje nje opinion te shtrember , ashtu si Pipa, per shkrimtarin tone te madh ne boten perendimore.

Nuk eshte cudi qe keto konsiderata te kene ndikuar dhe te ndikojne te "senatoret e akullt" te Akademise se Shkencave te Suedise qe Ismail Kadarese te mos i jepet per te gjashten kandidature cmimi Nobel, me kerkesen e Akademsise Franceze.

.Do te doja qe kjo kerkese te vinte te pakten edhe nga disa organizma jo zyrtare shqiptare , te Kosoves dhe te diaspores shqiptare, te vete shtypit tone, i cili nuk duhet te mjaftohet vetem me nje lajm, ku te shprehet keqardhja qe Kadarese ende padrejtesisht nuk po i jepet ky titull, por t'i kthjeje faqet e tij, dhe kete ta beje qe keta muaj, ne kolona ku ne nepermjet zerit te intelektualeve tane me te shquar,madje edhe te huaj qe e duamn ate sa e duam edhe ne, te shprehet kjo deshire qe ky cmim te vije me se fundi ne atdheun tone, ne vendlindjen e shkrimtarit tone me fame boterore.

Sepse, kur Kadareja te fitoje kete titull te merituar, ate e ka fituar cdo shqiptar, e ka fituar Shqiperia, imazhi i se ciles sot, per shkak te qeverisjes se pushtetareve tane te mbrapshte,te molepsur nga korrupsioni dhe miopia politike, fatkeqesisht eshte erresuar dukshem ne bote.

Fishta – figurë madhore e kombit



 Prof. dr. Vebi Bexheti


Në letërsinë shqipe janë të shumtë personalitetet që me fatin e tyre në krijimtari dhe në jetë, ndryshojnë në shumëçka nga të tjerët. I këtillë ishte edhe Gjergj Fishta, krijuesi që me veprën e vet aq të gjithanshme, për një kohë të gjatë 45 vjeçare, u largua me dhunë nga shkollat tona, nga bibliotekat dhe nga tekstet shkollore, por asnjëherë edhe nga mendja e shqiptarëve që kishin pasur rastin ta njohin veprën e tij që në periudhën e parandalesës. Shumë këngë të kryeveprës së tij, “Lahuta e Malcisë” që edhe identifikohet me emrin e autorit, dhe lirikat atdhetare të tij, mësoheshin përmendësh, ato mbetën në kujtesën e lexuesve të hershëm, të mësuesve veteranë dhe të nxënësve të tyre, që nga koha kur vepra e Fishtës u vlerësua deri në glorifikim, ndërsa autori në mit. Këto vlerësime të kohës që ishin objektive e ndonjëherë edhe me elemente subjektive, përbëjnë fazën e parë të komunikimit të veprës së tij me lexuesin dhe kritikën letrare të kohës që, zgjati deri kah gjysma e dytë e vitit 1946.

Falë kryetarit të parë të Lidhjes së shkrimtarëve të Shqipërisë së asaj kohe, Sejfulla Malëshova, që njëherësh ishte edhe Ministër i parë i Kulturës i pushtetit popullor, vepra e Fishtës e pa dritën një kohë të shkurtër edhe në këtë pushtet, që shumë shpejt në emër të popullit do të bëhet më antipopullori. Sejfulla Malëshova, që njihej edhe me pseudonimin Lame Kodra, do ta ketë fatin e Fishtës. Ai, përveç Fishtës, e mbrojti edhe Faik Konicën, që në atë kohë fizikisht nuk ishin të gjallë, i vetëdijshëm për mospajtimet ideologjike të tyre, sepse Konica gjatë kohë kishte qenë në anën e Zogut, e Gjergj Fishta anëtar i Akademisë italiane në kohën e Qeverisë fashiste. Këto aktivitete të tyre ishin të vërteta, ashtu siç ishte edhe një e vërtetë tjetër, shkruante Lame Kodra: … por është po kaq e vërtetë që veprat e Konicës dhe të Fishtës janë lidhur ngushtë me Rilindjen e Shqipërisë dhe janë pjesë e pandarë e trashëgimit tonë nacional dhe pasurisë sonë kulturore. Shumë shpejtë ky pushtet popullor Sejfulla Malëshovën e largoi nga skena politike, letrare e kulturore, si oportunist dhe me ide liberale.

Derisa vepra e plotë e Fishtës me kohë e kishte e parë dritën e botimit dhe i kishte pushtuar zemrat e lexuesve shqiptarë, shumë poezi të Lame Kodrës nuk e patën as edhe fatin që të botoheshin e të lexoheshin. Poezia “Për Kosovë e Çamëri”, e tij, u botua për herë të parë më 1998. Ashtu si Fishta kur me lirikën e vet shfaqte dhembjen për shkatërrimin e atdheut të tij natyror, edhe Sejfulla Malëshova në disa poezi, përmend pjesët e copëtuara të tërësisë territoriale siç janë: Çamëria, Kosova, pa i harruar as trojet shqiptare që mbetën në pjesën jugosllave të Maqedonisë, që i identifikon me Vardarin, dhe rrugëtimin e tij përmes tokave shqiptare, dhe Shkupin si qendër e lashtë e Dardanisë dhe e Vilajetit të Kosovës. Ky poet ndoshta edhe kishte qenë i nxitur nga liriku i madh Fishta, i cili që nga vargu i famshëm i poezisë “28 Nanduer 1913”: Oj zanë t’këndojmë … t’vajtojm, deshta me thanun, shkruar me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, që më vonë u cungua pamëshirshëm, paralajmëroi se nuk ka pse të gëzohemi pas vendimit për çështje te kufirit, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër.

Ashtu si Fishta në vargjet: Mo leni, burra!… M’armë!…Mbaroi Kosova…! Janina humbi!… e ndoshta Tepeleni… Shkoi Manastiri Dibra edhe Gjakova!…Vendet ma t’mirat ne na i mori shkjau, e shk’asht ma zi, ne vlla ma vlla na ndau, kur shpreh revoltë për tokat që diplomacia e fuqive të mëdha ua ndau sllavëve dhe grekëve, edhe Sejfulla Malëshova, sipas modelit të Fan Nolit, nëpërmjet lumenjve e përshkruan gjeografinë shqiptare. Në poezinë: “Për Kosovë e Çamëri” i hasim edhe vargjet: …Luftën e shpëtimit djema mos e lini Se me gjakun tuaj po valon Vardari Por si Kollomaja po vajton dhe Drini, ndërsa në poezinë “Unë e dua Shqipërinë”, të ribotuar më 1946, poeti nuk harron ta përmend Shkupin dhe Janinën: … unë e dua Shqipërinë që nga Shkupi e në Janinë.

Përkrahja aq e madhe e Gjergj Fishtës nga Sejfulla Malëshova, me gjithë dallimet në ideologji, kur kemi të bëjmë më një lidhtar fanatik të Revolucionit popullor nëpërmjet lëvizjes komuniste dhe një antikomunisti të përbetuar siç është At Gjergj Fishta, bazohet në përmasën e angazhimit të tyre atdhetar, kur copëtimin e atdheut e përjetuan njësoj, e si duket, kjo mjaftonte për një solidaritet të këtillë me veprën e Fishtës. Disa vite pas vdekjes së Gjergj Fishtës, në dhjetor të vitit 1940, kah fundi i vitit 1946, kur Sejfulla Malëshova nuk mundi ta mbrojë as veten, Fishtës dhe veprës së tij do t’i shpallet luftë e ashpër, edhe pse kjo vepër ishte vlerësuar pozitivisht nga kritika letrare e kohës. Vlerësimi aq i mprehtë, objektiv dhe i qëlluar i Lasgush Poradecit që ia bëri kësaj vepre që në vitin 1937, mbetet edhe sot një shembull i mirë se si duhet trajtuar dhe vlerësuar kjo vepër që me sukses i bërballoi edhe kohërat e ndalesës, që realisht nuk patën sukses ta largojnë nga kujtesa e atyre që e kishin njohur. Sipas Lasgushit, vepra poetike e Fishtës është e zhvilluar sipas postulatit fetar e kombëtar, kjo poezi vlerëson ai, është shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar. Një vlerësim të përafërt për lirikën e Fishtës e bëri edhe Arshi Pipa: Unë jam i mendjes se Fishta ishte n’origjinë nji poet lirik, por i një lirizimi të fuqishëm kryengritës, jo lotues, e melankolik…një lirizëm luftarak (Gjergj Fishta, Lirika, Prishtinë 1997, f. 11).

Viktor Volaj, njohës i mirë i Lirikës së Fishtës që e përgaditi me shënime e shpjegime botimin e dytë të lirikave dhe njëherit bashkëpunëtor i ngushtë i Fishtës, për personalitetin dhe veprën e tij do të shprehej kështu: At Gjergj Fishta nëpër ma të mëdha qytete të kohës, përpara mija e mija poetësh, njerëzish të naltë, shkenctarësh diti me qit e me naltsue vetitë ma të rralla të kombit shqiptar, historinë lumniplote e traditat shekullore të tij. Albanologu i njohur Norbert Jokli, ndër të tjera shkruan: Me At Gjergj Fishtën gjuha Shqipe u rrit, u madhnue, u ba zonjë. Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar të ushton hijshëm e fuqishëm në të njëjtën kohë (Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë sonë, Tetovë 2008, f. 72). Në vitin 1936, gjuhëtari i shquar dhe studiuesi i letërsisë, albanologu më i madh, Eqerem Çabej në studimin “Për gjenezën e literaturës shqipe”, kur flet për Fishtën dhe veprën e tij, ndër të tjera shprehet: Një provë që nuk e kishte bërë me sukses letërsia shqipe më parë, bëhet me sukses të jashtëzakonshëm të ky autor. Me “Lahutën e Malcisë”, Gjergj Fishta na tregohet poet me fuqi epike të lindur, rrëfimi i tij është plot gjallëri dhe rrjedhje. Vepra e këtij autori është e mbështetur në këngët e veriut mbi trimëritë të cilat në veprën e re thuren duke u përsosur e fisnikëruar. Gjergj Fishta është bërë sidomos me “Lahutën e Malcisë” përfaqësuesi më i parë i literaturës së sotme shqiptare (Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, Prishtinë 2009 f. 250).


Edhe në periudhën më të errët kur ideologjia komuniste i shpalli luftën më të ashpër veprës dhe figurës së Gjergj Fishtës, falë diasporës shqiptare që për shkaqe ideologjike e kishte braktisur atdheun, dhe frymës demokratike të disa shteteve, siç janë edhe SHBA-të, kjo vepër vazhdoi të botohej dhe të lexohej, mirëpo një gjë e këtillë nuk ndodhi edhe në Kosovë dhe në vendet tjera të ish Jugosllavisë, ku jetonin shqiptarët. Nëse në Shqipërinë socialiste, personaliteti i Fishtës konsiderohej si fashist, cinik, demagog, shovinist, ksenofob antisllav, e çka jo tjetër, në Kosovë as që mund të botohej e të futej në program shkollore, edhe për shkak të qëndrimit të tij të quajtur me të padrejtë si antisllav, që në realitet ishte kundër pushtuesve sllav, që i kishin pushtuar tokat shqiptare. Sulmet më të pamëshirshme që vinin edhe nga institucione kompetente te Shqipërisë së atëhershme ishin të periudhës së krizës më të thellë ideologjike, të viteve 70-80, kur ishte thelluar lufta kundër “ndikimeve negative nga e kaluara”. Në Fjalorin Enciklopedik shqiptar, të vitit 1985, studiuesi dhe intelektuali Vehbi Bala, që realisht kishte qëndrim pozitiv për këtë shkrimtar ishte i detyruar që këtë figurë ta paraqesë sipas shijes së politikës zyrtare. Se vlerësimi aq negativ ishte vetëm një detyrim, e jo sipas vullnetit të autorit, tregon edhe fakti se po i njëjti autor, shkodrani Vehbi Bala, një studim për Fishtën dhe veprën e tij, të shkruar edhe më herët, nuk mundi ta botojë 30 vjet, për të pritur dritën e botimit aq të vonshëm të vitit 1988.

Për ta mposhtur më lehtë këtë krijues e atdhetar të madh, qarqet e ndryshme, vite me radhë, madje deri në ditët tona e keqinterpretuan një varg të poemës “Metamorphosis” ku poeti bën fjalë për fenomenin e metamorfozës, duke e kritikuar personazhin që don të konvertohet, kur thotë: Ta dijë Shqypnia Pra sheklli mbarë se ma mbas sodit Un sjam shqyptar. Kjo thënie që dikush deshi ta përdor për qëllime të errëta vetëm e vetëm për ta nxirrë këtë atëdhetar të madh, tanimë duhet kuptuar drejtë.

Edhe në fillimet e fazës se tretë, kur Fishta kthehet aty ku e ka vendin, në disa shkrime vazhdojnë aty këtu vlerësime negative, si duket ende si pasojë e një mentaliteti mohues, që me vonë të zbuten e të rishqyrtohen. Ismail Kadare në librin “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, të botuar më 1991, kur bën fjalë për letërsinë e viteve ’30-të, flet edhe për Fishtën. Në këtë studim, përveç tjerash, kur Fishta kritikohet ne planin politik dhe estetik, e nënçmon edhe kryeveprën e tij “Lahuta e Malcisë” të cilën e vlerëson si një kronikë sterile, monotone, kurse autorin e saj si shkrimtar që himnizonte Shqipërinë e prapambetur, kanunore e mesjetare. Këtë gjykim Ismail Kadare është munduar ta zbusë disi më vonë, por është për t’u marrë në konsiderim konsiderata e tij për Fishtën si artist. (Agim Vinca, Gjergj Fishta, figure madhore e Letërsisë sonë, Tetovë 2008, f. 32).

Sidoqoftë, viti 1990 i dha fund ndalesës 45 vjeçare të Gjergj Fishtës dhe veprës së tij. Institucione të shumta zyrtare e profesionale në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, në këtë fazë të rilindjes do të thosha, të veprës së tij të madhe, do të organizojnë manifestime të ndryshme që qëllim parësor e kishin ndriçimin e plotë të kësaj vepre, që me sukses i sfidoi kohërat më të këqija dhe të gjitha komplotet ideologjike për ta mposhtur tërësisht atë.

Kjo fazë e komunikimit me veprën e Gjergj Fishtës, që gjithsesi erdhi nga shembja e regjimit totalitar, dhe zhvillimi i saj me aq intensitet, nuk ishte vetëm një larje borxhi për mungesën e poetit të kombit, për 45 vite, por më tepër si nevojë për ta njohur këtë vepër gjeneratat më të reja, e për ta rinjohur ato më të vjetrat. Artikujt e shumtë studimor, monografi të ndryshme, konferencat e shpeshta shkencore me botime përmbledhjesh nga kumtesa të lexuara, dhe botimi më i kompletuar në katër vëllime i veprës së tij në Prishtinë, e më vonë edhe ne Tiranë, po dëshmojnë etjen për ta shijuar këtë vepër madhështore dhe për ta korrigjuar padrejtësinë që iu bë gjatë kohë. Tanimë, kur lexuesi duke nisur nga ai më i riu, e deri te studenti, mësuesi e studiuesi i letërsisë, e ka në dorë veprën e kompletuar të Gjergj Fishtës, nuk ka pse të qëndrojë indiferent dhe mos t’i qaset kësaj vepre në mënyre serioze, dikush vetëm për kënaqësinë personale e dikush për qëllime të ndonjë studimi, që sado pak do ta pasuronte mendimin kritik për këtë vepër.

Vepra e Fishtës është e gjithanshme, ajo është vepra e historisë sonë të dhembshme që përfshin pjesën e fundit të përpjekjeve për çlirim kombëtar, dhe atë të kohës së Pavarësisë. Prej Rilindjes dhe rilindësve ai do të trashëgojë idealizmin e njohur, përkushtimin ndaj lirisë, pavarësisë, tërësisë etnike dhe gjuhës, kurse prej periudhës së Pavarësisë do të marrë frymëzime për bashkimin kombëtar (Rexhep Qosja, Shkrimtarë dhe periudha, Tirane 2005, f.149).

Vepra e tërësishme e Fishtës e mbajti gjallë kujtesën historike edhe kur ishte e ndaluar, prandaj nëse duam ta kemi të freskët këtë kujtesë, ta lexojmë “Lahutën e Malcisë”, nëse duam të bindemi sa e bukur është gjuha shqipe, t’i lexojmë lirikat e tij që i kushtohen kësaj gjuhe, nëse duam të dimë për fillimet parlamentare në Shqipëri, ta lexojmë satirën “Gomari i Baba Tasit”, e nëse duam ta njohim Fishtën, t’i lexojmë me kujdes tërë veprat e tij, sepse vetëm atëherë do ta kuptojmë personalitetin e tij krijues që e himnizoi Shqipërinë si Naimi dhe me satirat e tij i thumboi anët negative, si Konica.

Ilir Bushi : Kadareja urrejtje të përjetshme për Arshi Pipën, Agollin, Trebeshinën dhe Xhaferrin


 I. Kadare ndihet shumë pak i penduar për armiqësitë e shumta që ka lënë në gjurmët e jetës së tij, ku fama e madhe e shkrimtarit nuk mundi dot që të shmangte keqkuptimet.

Nëse do të ndjehej i penduar plotësisht, ai mund të ngrinte telefonin për t’i bërë një “zile” Agollit, apo Trebeshinës, të cilët janë ende gjallë.

Ndërsa dy të tjerët, Pipa dhe Xhaferri nuk jetojnë më dhe pajtimi me ta është një mision i pamundur. Gatë gjithë jetës së tij, Kadare ka pasur shumë adhurues, ndofta me miliona, por tepër pak miq të vërtetë të cilët mund t’i ketë mbajtur gjatë.

Ndërkaq, historia e marrëdhënieve të tij me të tjetër është e mbushur me një listë të gjatë armiqësie, ku padyshim vendin e parë e zënë shkrimtarët dhe më tej, një pjesë e madhe e politikanëve.

Në rradhët e para të kësaj liste qëndrojnë Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, Dritëro Agolli dhe padyshim Kasem Trebeshina. Ndërkohë shumë shkrimtarëve të tjerë, ose nuk i ka përmendur ndonjëherë, duke bërë sikur nuk i njeh fare, ose i ka lënë të fyer nëpërmjet mospërfilljes së tij, prej titani.
Përplasja me Arshi Pipën

Keqkuptimet e Kadaresë me Arshi Pipën kanë nisur herët dhe kanë vazhduar tepër gjatë. Gjatë njëfarë kohe Kadareja nuk linte rast pa përdorur për të fyer Arshi Pipën, duke e cilësuar atë si provokator.

 Ndërsa më vonë e ka akuzuar si letërshkruesin e parë kundër Kadaresë, në jurinë e Stokholmit, për të sabotuar çmimin “NOBEL”.

Por në thelb, misteri i së vërtetës për këtë grindje është tepër i thjeshtë. Arshi Pipa, në fillimet e viteve ‘80, përktheu librin e Kadaresë, “Kronikë në Gur”, me një parathënie të tijën, ku thoshte midis të tjerave se ky libër përbën një disidencë të pastër kundër shtetit komunist dhe Enver Hoxhës.

 Këtë e botoi më pas, më 1987, edhe në revistën “Telos” të Nju Jorkut. Botuesi i librit e kundërshtoi parathënien e Pipës dhe madje krejt, botimin e librit të Kadaresë.

 Në këtë parathënie Pipa e cilësonte Kadarenë si “antikomunist”. Por Kadareja u acarua shumë nga kjo ngjarje e cila atij iu duk si provokim. Dhe për këtë shkak, pa e lexuar parathënien,

Kadareja nisi sulmin, duke e sharë Pipën me epitete të rënda. Kështu sherri midis tyre u përhap shumë dhe megjithë indiferencën e përgjithshme të botës letrare jashtë shtetit shqiptar, sot do të ishte interesante të rilexohej mllefi i tyre kundër njëri tjetrit.

Por më vonë rreth vitit 1988, Kadareja deklaron se e lexoi parathënien e Pipës dhe nisi të pendohet për sharjet e tij ndaj Pipës. Për këtë gjë më vonë në momentet e pendesës Kadareja ka shkruar: “Normalisht unë duhej të isha mirënjohës ndaj profesor Pipës për përkthimin.

Dhe kam qenë, në fillim, tepër mirënjohës. Unë duhet t’i isha mirënjohës gjithashtu edhe për parathënien tepër interesante, por nëse do të mund ta takoja, atëherë do t’i thosha: “Profesor, ju faleminderit për vlerësimin tuaj, por ju keni theksuar jashtëzakonisht shumë tingëllimin antikonformist të romanit tim.

Ju e nxirrni atë si një vepër disidente, antikomuniste, që denoncon luftën e klasave e terrorin komunist, madje demaskon personalisht shefin e këtij terrori, Enver Hoxhën.

Thënë ndryshe, ju keni mbiçmuar shumë meritat e mia si shkrimtar liberal, madje më quani haptas “rebel”. Asnjë shkrimtar në Shqipëri nuk mund të shkruante një vepër të atillë siç e mendoni ju kaq haptas kundër regjimit e aq më pak kundër Enver Hoxhës”.

Në këtë mënyrë Kadareja ishte përgatitur t’i kërkonte një ndjesë të thellë dhe publike Arshi Pipës.

 Por pikërisht në vitin 1989-90, atëhere kur Kadareja mendonte se ishte bërë “antikomunist” Arshi Pipa, në “Zërin e Amerikës”, e sulmoi ashpër Kadarenë, duke e akuzuar si një komunist të pandreqshëm.

Thelbi i akuzave të Pipës ishte ky: “Kadare, meqenëse s’ka bërë asgjë për demokracinë nuk ka të drejtë të flasë për të”!

 Natyrisht kjo e tërboi fare Kadarenë, i cili brenda vetes po përgatiste pajtimin me Pipën. Por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Sepse edhe pas ardhjes në Shqipëri, Arshi Pipa nuk u interesua asnjëherë për Kadarenë, ndërkohë që ky i fundit i ndiqte me kujdes intervistat e Arshi Pipës gjatë vizitave të fundit. Kësisoj, ata të dy mbetën dy armiq enigmatikë dhe misteriozë me njëri tjetrin.

Me Bilal Xhaferrin

Historia e sherrit të Kadaresë me Bilal Xhaferrin është e mbushur me të vërteta dhe të pavërteta. Midis gjërave më të besueshme që thuhen për ta është fakti se ata të dy ishin nga shkrimtarët më premtues të realitetit shqiptar, ndërkohë që i përkisnin dy shtresave të ndryshme shoqërore. Kadareja quhej i përkëdheluri i sistemit, ndërsa Bilal Xhaferrit, shteti komunist i kishte pushkatuar babanë. Një gjë është e sigurtë: Todi Lubonja i donte që të dy dhe librat e tyre i lexonte me zell. Madje, Bilal Xhaferrin e lexonte qysh në dorëshkrim.

Kaq e vërtetë është kjo, saqë njëra prej akuzave ndaj Lubonjës në mbledhjen e Byrosë Politike ishte se kishte mbajtur afër një poet, babanë e të cilit e kishte pushkatuar regjimi komunist. Në këtë mënyrë sherri midis dy shkrimtarëve të rinj e të talentuar nisi në formën e një zilie dhe ambicieje midis tyre. Kjo ishte më e dukshme tek Bilal Xhaferri, i cili në diskutimin e romanit, “Dasma”, në prani të Fadil Paçramit, e kritikoi rëndë romanin e Kadaresë.

 Ndërsa Paçrami i tronditur nga kjo ngjarje iu drejtua Bilalit me fjalët: “Rri urtë se ty të kemi pushkatuar babanë”. Pas kësaj mbrëmjeje, nisi rrokullisja e madhe e Bilal Xhaferrit, i cili nisi të shihej prej të gjithëve si “armik i Kadaresë”.

Atëherë, thuhej vazhdimisht në mjediset e shkrimtarëve se “Kadareja është inatçi” dhe “po të mori inat Kadareja të shkatërron karrierën dhe jetën”. I njëjti fat ndoqi edhe Bilal Xhaferrin pas përplasjes me Kadarenë, por deri tani nuk është vërtetuar se për fatkeqësitë e mëvonshme të Xhaferrit ka “gisht” Kadareja.

Grindjet me Kasem Trebeshinën

Ndaj Kasem Trebeshinës duket se Kadareja ka një urrejtje të përjetshme. Po kështu ndodh edhe në anën e Trebeshinës, i cili e quan vazhdimisht Kadarenë si njërin prej shkaktarëve kryesorë të fatkeqësive të tij. Madje e akuzon edhe për shkatërrimin e fatit të shumë shkrimtarëve apo poetëve të tjerë. “Ai u ka shkatërruar jetën shumë shkrimtarëve”, thotë Kasemi. Ndërsa Kadareja e akuzon Trebeshinën si themeluesin e Sigurimit të Shtetit, por para së gjithash ai e akuzon si vrasës për dy vrasje të bëra në vitin 1943 dhe44.

Për këto vrasje Kadareja shkruan . ”Vrasja e kryer prej tij te bregu i kënetës, në vitin 1943, sado që në pamjen e parë mund të duket e rëndomtë për një kohë të tillë lufte, është një vrasje e veçantë. Është një krim fondator, siç u tha, një gjak i derdhur në themelet e tiranisë së ardhshme shqiptare.

Vrasjet pas shpine të vitit 1943, shumica e të cilave nuk janë zbuluar ende gjer më sot, ishin programi i parë i krimit mbi të cilin do të bazohej gjithë ngreha e rendit komunist. Vrasje pas shpine me motivin e përjetshëm të smirës, të fshehta, të maskuara me tjetër motiv, do të ishin thelbi i historisë së padukshme të diktaturës.

 Nga rrëfimi i vrasësit nuk mbetet asnjë pikë dyshimi për krimin”. Përveç të tjerave mllefi dhe urrejtja e Kadaresë për Trebeshinën është shprehur edhe në shumë raste të tjera, brenda librave të tij, ose në bisedat e përditshme. Por edhe Trebeshina nga ana e tij, ka bërë të njëjtën gjë.

Duket se marrëdhëniet e dy shkrimtarëve nuk do të njohin asnjëherë pendesë, apo pajtim në asnjë rast dhe në asnjë lloj rrethane.

Përplasja me Agollin

Të dy kanë qenë shokë gjimnazi në shkollën “Asim Zeneli”, të Gjirokastrës. Pastaj, kanë ecur njëkohësisht në rrugën e letërsisë duke bërë garë me njeri-tjetrin, por secili në korsinë e vet. Të dy kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik dhe më pas kanë ndenjur bashkë për shumë kohë. Aq e vërtetë është kjo gjë, saqë Dritëro Agolli është njohur me bashkëshorten e tij, Sadije Agolli, pikërisht në dasmën e Kadaresë, ku ajo ishte e ftuara e Helena Kadaresë. Më tej, ata rrinin gjatë me njëri tjetrin, duke qenë shpesh të shoqëruar edhe me gratë e tyre.

 Më vonë ishin edhe komshinj në një pallat, ku Agolli banonte një kat sipër Kadaresë, diku në kryqëzimin e rrugës së Dibrës. Dëshmitë e të dyve shprehin qartë disidencën e bisedave ku përfshihej humori për Enver Hoxhën, apo për Byronë Politike. Por sherri i tyre ka nisur në vitin 1983, kur sipas Kadaresë, Agolli u bë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Sipas Kadaresë këtu përfunduan bisedat disidente kundër diktaturës dhe Dritëro Agolli mori pamjen e një zyrtari institucional. Por Agolli nga ana e vet e quan të pashpjegueshme sjelljen e Kadaresë ndaj tij, duke kërkuar që gjërat të vihen në vend duke rikthyer paqen midis të dyve.

Ilir Bushi

VEPRA E KADARESË E SHKRUAR GJATË DIKTATURËS KA QENË VEPËR ME TIPARE DISIDENTE




Nga Thanas L. Gjika- Massachusetts/


Ismail Kadareja ka qenë shkrimtari ynë më i talentuar, më prodhimtar dhe më i lexuar i kohës së diktaturës. Madje ai vijon të jetë shkrimtari më prodhimtar dhe më i lexuar edhe sot, njëzet e pese vjet mbas shkërmoqjes së diktaturës, kur kanë dalë dhe shkrimtarë të tjerë shumë të talentuar si Visar Zhiti, me problematikë, tematikë e stil krejt të ndryshëm prej tij.

Mbas përkthimit të veprave të Kadaresë krahas frëngjishtes dhe në gjuhë të tjera të huaja, ai ka marrë disa çmime të rëndësishme ndërkombëtarë dhe po bëhet një nga autorët më të kërkuar e më të vlerësuar në plan botëror.

E madhërishmja e këtij shkrimtari gjatë periudhës së diktaturës është se, ai krijoi vepra me tipare disidente në një kohë, kur disidenca si dukuri nuk lejohej dhe dënohej shumë rëndë deri në zhdukje fizike.

Në shtetet diktatoriale komuniste, partitë-shtet luftuan që të planifikonin ashtu si për prodhimin bujqësor, blegtoral e industrial edhe për atë letrar e artistik. Këto parti sipas porosive të V. I. Leninit i kthyen krijuesit në punëtorë për krijimin e kulturës, letërsisë dhe artit socialist. Partia shtet planifikonte zhvillimin e letërsisë e të artit zyrtar me krijues të paguar prej saj, të cilëve ua mbulonte shpenzimet e botimit, të përkthimit e të botimit në gjuhë të huaja.

Në këtë proces, këto parti, për të maskuar shtypjen e vërtetë, zbatonin dhe një farë plani për një politikë gjoja tolerance.

Si është shprehur Visar Zhiti në veprën studimore “Panteoni i Nëndheshëm, ose Letërsia e Dënuar”, dikujt i jepej më shumë racione lirie, si racionet e bukës, djathit, mishit, etj. E dinte partia se kujt t’i jepte një, dy, ose tre racione lirie.

E nëse ky krijues e tejkalonte racionin e tij të lirisë, ndëshkohej. Disave, që ishin jashtë kësaj liste, u merrej dhe racioni bazë i lirisë që u takonte. Ata ndëshkoheshin, jo rrallë dhe me marrje të jetës, për t’u përdorur si gogol për trëmbjen e krijuesve të tjerë e të mbarë popullit.

Kështu po ta shohim procesin letrar të krijuar gjatë diktaturës shqiptare mund të bëjmë një farë ndarjeje për shumë prej krijuese, por Ismail Kadareja, si do ta shohim më poshtë, është një fenomen letrar që i doli partisë shtet nga skemat e saj.

Zakonisht quhen krijues disidentë ata krijues, të cilët u kundërvihen hapur me vepra artistike, ose me fjalime politikës e bëmave të qeverive jodemokratike ose diktatoriale, ku ata jetojnë dhe si pasojë janë dënuar me pushkatim, varrje, burgim, internim dhe mohim të së drejtës së botimit. Në letërsinë tonë të kohës së diktaturës, për nder të letrave shqipe, kemi pasur krijues disidentë që u pushkatuan si Genc Leka e Vilson Blloshmi, që u varrën si Havzi Nelaj, që u dënuan me burgim si Astrit Delvina, Kasem Trebeshina, Pjeter Arbnori, Jorgo Bllaci, Visar Zhiti, Maks Velo, Zydi Morava, etj, etj dhe shkrimtarë disidentë që e zhvilluan krijimtarinë e tyre pasi u larguan prej Shqipërisë para nëntorit 1944 si Ernest Koliqi, Vasil Alarupi e Isuf Luzaj dhe shkrimtarë që lulëzuan si krijues disidentë pasi u arratisën prej Shqipërisë komuniste si Martin Camaj, Arshi Pipa, Sami Repishti, Bilal Xhaferi, etj.


* * *
Kadareja shkroi në rininë e tij mjaft poezi e ndonjë roman si Dasma, etj me lavdërime ndaj rregjimit komunist, më vonë disa poema si Shqiponjat Fluturojne Lart dhe Vitet 60-të, ku glorifikoi partinë. Kjo shpjegohet nga fakti se ai vinte nga radhët e shtresave të ulta të shoqërisë, të cilat në dekadat e para të rregjimit komunist përfituan prej reformave të tij ndaj e përjetuan instalimin e këtij regjimi si fitore dhe nuk ushqyen mendim kritik ndaj asaj që po ndodhte në të vërtetë.

Kadareja bëri një hap të lavdërueshëm kur hartoi e botoi tregimin Gjenerali i Ushtërisë së Vdekur më 1963, e pastaj të romanit me po këtë emër më 1964. Këtu ai vuri si figura qendrore të veprës një gjeneral e një prift italian dhe jo heronj pozitivë, komunistë a ndonjë sekretar partie. Kjo dëshmoi se artistikisht ai kishte rezerva dhe po rebelohej ndaj metodës së realizmit socialist. Kjo ishte një shprehje artistike e frymës të tij kundërshtuese ndaj regullave të realizmit socialist.

PPSH-ja mbas ndarjes nga Moska, pra nga vendet e kampit socialist, ndodhej në një gjendje krize dhe izolimi. Veprat letrare të shkrimtarëve shqiptarë që kishte përkthyer në gjuhë të huaja nuk pëlqeheshin askund. Në të tilla kushte ajo pranoi që përkthimin në frëngjisht të romanit Gjenerali i ushtërisë së vdekur bërë prej Isuf Vrionit, ta botonte e ta dërgonte në Francë. Këtë veprim ajo e bëri sipas psikologjisë së vet, jo për të popullarizuar autorin në botën Perëndimore, por për t’i treguar kampit socialist dhe botës Perëndimore, se arti dhe letërsia në Shqipërinë e shkëputur nga Moska po lulëzonte me nivel edhe më të lartë artistik.

Më tej, pasi ky roman u ribotua frëngjisht në Francë dhe autori u lejua të shkonte atje disa herë, ku pa nga afër një botë krejt tjetër nga ajo që kritikohej në shtypin shqiptar, Kadareja bëri hapa të rinj drejt pjekurisë ideore. Kjo pjekuri u manifestua në novelat Urra me tri harqe, Pallati i Endrrave, Pashalleqet e Medha, Qorrfermani, dhe në romanin Koncert në fund të Dimrit, etj, ku ai u shpreh kuptueshëm kundër deformimit shpirtëror që i bëhej njeriut nga sistemi diktatorial.

Duhet të pranojmë se ky autor me këto vepra i kishte tejkaluar racionet e tij të lirisë, dhe ky tejkalim ishte meritë e tij. Duan apo nuk duan ata që shkrujnë kundër Kadaresë, e vërteta është se ai iu imponua politikës së PPSH-së përsa i përket politikës së saj djallëzore të përdorimit të racioneve të lirisë.

Ky imponim ishte i ndryshëm nga imponimi që arritën disa persona si ingjinieri i mekanikës bujqësore Mërgim Korça, përkthyesi Isuf Vrioni, etj. Këta arritën ta detyronin diktatorin që të ndërhynte për t’i vlerësuar ai personalisht, vetëm në saje të aftësive të tyre dhe nevojave të vendit. Për ing. Mërgim Korçën, me baba të vdekur në burg dhe vëlla të arratisur në SHBA, Enver Hoxha ndërhyri t’i jepej titulli i lartë Punonjës i shquar i Shkencës, për shkak se zhvillimi i bujqësisë kishte shumë nevojë për aparaturat që projektonte dhe zbatonte ky ingjinier. Kurse Isuf Vrionit të dalë nga burgu i besoi përkthimin e veprave të veta në frëngjisht. për shkak se donte që veprat e tij të përktheheshin e botoheshin në frëngjisht në nivel sa më të lartë gjuhësor.

Ismail Kadareja; përveç aftësive personale si krijues me nivelin më të lartë artistik, përveç nevojave të mëdha që kishte partia shtet për të përmirësuar imazhin e saj përpara botës (sikur ajo u kishte dhënë liri krijuesve të talentuar të shpreheshin lirishtit); pati dhe një avantazh që nuk e patën shkrimtarë të tjerë. Ai pati paguar një haraç të madh me romanin Dimri i Madh, ku glorifikoi figurën e Enver Hoxhës. Dënimi i Kadaresë do të sillte si pasojë edhe dënimin, djegien e kësaj vepre, e për të mos ndodhur kjo, diktatori i vdekur për lavdi, u detyrua të vinte veton për të mbrojtur Kadarenë nga sulmet e Sigurimit e të përgjuesve vullnetarë, që kapnin e raportonin gabimet e tij.

Kur Anastas Kondoja i shkoi me ankesa kundër Kadaresë, diktatori ia preu shkurt: Më lodhët më këtë djalë. Kjo përgjigje donte të thoshte ta linin rehat e të mos e shqetësonin më për Kadarenë, sepse ai i duhej partisë…

Natyrisht ky imponim i Kadaresë ndaj diktatorit e diktaturës, duke fituar më shumë racione lirie se krijuest e tjerë, nuk përbën disidencë të mirëfilltë, mbasi lufta e tij ishte e kufizuar vetëm kundër krijimit të çnjeriut, Lajfenit shqiptar. Një dalje e hapur e shumëplanëshe kundër politikës së partisë shtet, patjetër do të sillte edhe dënimin e Kadaresë si disident, sepse disidenca e mirëfilltë ishte e palejueshme për partitë shtet të botës komuniste e aq më tepër për diktaturën shqiptare që shquhej për egërsinë e saj.

Hartimi dhe botimi I veprave me tipare disidente, duhet pranuar se ishte maksimalja e mundshme që mund të arrihej në Shqipvrinë e asaj kohe, më tej vinte shkatërrimi. Faktin që vepra e Kadaresë e krijuar gjatë regjimit komunist nuk është vepër disidente e ka pranuar dhe shpallur disa herë vetë ky autor. Vepra Nga një Dhjetor në Tjetrin, ku autori i kërkonte Ramiz Alisë diktatorit pasardhës, që të përmirësonte disa aspekte të jetës pa mohuar socializmin si sistem të gabuar, tregon se Kadareja deri në tetor të vitit 1990 nuk kishte pasur bindje politike kundërsocialiste, pra nuk kishte bindje disidente ndaj regjimit komunist, ai kishte vetëm pakënaqësi të pjesëshme.

Kjo ngecje e autorit tonë më të talentuar e më të guximshëm vetëm në kuadrin e tipareve disidente, vetëm në shprehjen e disa pakënaqësive të pjesëshme, është njëherazi edhe shprehje e gjendjes shumë të trembur, të izoluar e të nënshtruar të mbarë shoqërisë sonë.

Goditjet e njëpanjëshme shfarrosëse ndaj elitës intelektuale klerikale e laike kundërkomuniste që nga nëntori i vitit 1944 e në vijim, dënimet e herëpashrëshme për një fjalë goje me burgime, bashkë me propagandën e fuqishme të shtetit diktatorial, kishin krijuar një atmosferë mbytëse dhe frikë të madhe.

Brezi i ri i formuar nëpër shkollat e vendit, për më keq akoma dhe ata që ishin krijuar në botën Lindore, ku kishin shijuar disa liri më të mëdha se në Shqipëri, ishin pajtuar me këtë gjendje mbytëse. Madje ishte bërë sundues mendimi se ishte e moralshme të nënshtroheshe e të mbyllje gojën, sepse nuk mund t’i bihej murit me kokë, se një dallëndyshe nuk e sillte dot pranverën. Shkrimtarët e formuar paraluftës në botën Perëndimore dhe që kishin mendime disidente ishin mjaft të moshuar jetonin disi të mënjanuar.

Ata nuk krijuan shoqëri të afërt me Ismail Kadarenë, nuk i shprehën atij rezervat e tyre ndaj sistemit socialist, pa le mendimet kundër. Përjashtim bën këtu vetëm Lazgush Poradeci, i cili gjatë një takimi i tha me të qeshur, por natyrisht dhe me qortim: Si je o nimfa e përkëdhelur e Partisë! Por një shaka qortuese ishte vetëm një shaka qortuese dhe nuk mund ta ndihmonte Kadarenë për një formim kundër regjimit. Për më tepër ajo nuk u përsërit me qortime të tjera e biseda kritika ndaj socializmit si sistem politik shoqëror.

Pra një disidencë, si fenomen politiko-shoqëror dhe artistik, që shfaqet me kundërshtim të hapur ndaj politikës së regjimit në fuqi, ka munguar në veprën e këtij autori dhe ata që bëjnë përpjekje për ta gjetur atë gabojnë. Këtë gabim e kam bërë edhe unë në kumtesën që mbajta me rastin e festimit të 65-vjetorit të këtij shkrimtari, organizuar prej të paharrueshmit Anthony Athanas në Pier Four Restorant, Boston MA, (botuar në Illyria N.Y, 2001, 30 janar, faqe e mesit).

Në kushtet e diktaturës tepër të egër shqiptare, krijuesit u detyruan të ishin shumë të përmbajtur e të kujdesshëm. Në këtë rrugë, që duhet quajtur rruga e pajtimit me politikën zyrtare, ecën shumica e krijuesve shqiptarë, sidomos ata që ishin pjellë e shkollës socialiste. Këtë fakt e ka pranuar me guxim qytetar vetë Kadareja te skica Prometeu ribotim i vitit 1992 ku ai i shtoi kësaj skice nënkapitullin Prometeu i Pajtuar, të cilën e kemi quajtur katarsa e Kadaresë (Gazeta Rilindja, Tiranë 1994, 25 maj, f.9 dhe “Illyria, N.Y. 2001, 30 Janar, faqe e mesit).

Natyrisht duhet të vemë në dukje se mjaft krijues u përpoqën t’i largoheshin pajtimit të plotë me politikën shtypëse të regjimit komunist. Dhe në këtë aspekt vepra e Kadaresë ka merita të mëdha, mbasi kjo vepër, më shumë se veprat e botuara të autorëve të tjerë, luftoi disa aspekte të politikës çnjerëzore të partisë shtet.

Në veprat e Kadaresë gjeje më shumë se kudo kritikë e zbulim të të metave të njerëzve të pushtetit. Edhe pse temën e ndaluar, atë të pasqyrimit të jetës në gulaget dhe në burgjet shqiptare, ky autor nuk e trajtoi, duhet pranuar se në veprat e tij u është dhënë vend më shumë se në veprat e autorëve të tjerë, klasave të përmbysura, të cilat janë trajtuar pa përbuzje, dhe jo pa dinjitet.

Ishte Kadareja ai që e formuloi socializmin luftë midis të aftëve e të paaftëve, ku të aftët lodhen të parët (Dimri i Vetmisë së Madhe). Pra, tërthorazi ai e shpalli socializmin një sistem shoqëror pa të ardhme, mbasi nuk stimulonte të aftët.

Ai krijoi universin e tij letrar me temë nga koha e Perandorisë Osmane për të trajtuar probleme të jetës aktuale shqiptare me nëntekst në pasqyrimin e jetës shqiptare nën sundimin obskurantist osman. Kështu ai, nga njëra anë sfidoi thirrjen e partisë për të pasqyruar në letërsi dhe arte realitetin socialist, nga ana tjetër i jepte tingëllim aktual shtypjes së personalitetit njerëzor që ishte kryer në shekujt e sundimit të rëndë osman, por që ishte aktual në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të.

Autorët që krijonin brenda burgjeve dhe ata që krijonin letërsi sirtari jashtë burgjeve, edhe pse kishin brenda tyre trajtim disident të jetës shqiptare, nuk luajtën e nuk mund të luanin rol për edukimin e popullit, sepse veprat e tyre nuk u botuan e nuk qarkulluan midis lexuesve. Kurse vepra e Kadaresë, megjithëse nuk ishte vepër disidente e mirëfilltë, por vetëm me tiparet disidente duke luftuar kundër krijimit të njeriut të Ri të socializmit, kundër çnjeriut (Koncert në Fund të Dimrit), kundër ndërhyrjes së partisë në jetën personale të shqiptarit (novela Nata me Hënë ), etj, luajti rol të ndjeshëm në trimërimin e karakterit të shqiptarit. Pjesë të këtyre veprave mësoheshin përmendësh prej të rinjve.
Veprat më të mira të Kadaresë shërbyen si ushqim shpirtëror e artistik për shumë krijues të kohës të cilët të mbushur me guxim prej leximit të tyre, u përpoqën ta shpinin më tej cakun e racionit të lirisë që jepte partia shtet. Të tillë ishin Visar Zhiti, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nelaj, etj, të cilët e paguan guximin e tyre aq rëndë.

Faji kryesor që shkrimtarët dhe krijuesit tanë më të talentuar të kohës së diktaturës, nuk e kundërshtuan hapur regjimin, nuk duhet parë thjesht dhe vetëm si dobësi e karakterit të tyre, por edhe si pasojë e egërsisë së diktaturës shqiptare, e cila si askund në Evropën Lindore, jepte dënime kapitale edhe për shfaqje të vogla disidence.

Gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri ndiqej politika e ndotjes së përgjithshme. Sejcili detyrohej prej regjimit të kryente veprime ose të thoshte gjëra të tilla, që edhe në kohën kur ky regjim mund të përmbysej, askush të mos kishte sy e faqe ta shante atë. Sa më të talentuar të ishin krijuesit, aq më të rafinuara merreshin masat për t’i njollosur edhe ata. Këtë politikë të ulët e kishte zbatuar partia shtet edhe ndaj Kadaresë. Edhe atë e kishte porositur të shkruante reportazhe e vepra lavdëruese për partinë e politikën e saj, me qëllim që po të përmbysej situata, t’ia përmendnin, si ia përmendin me të madhe shpesh herë kalemxhinjtë ishkomunistë e sigurimsa.

Për ta vijuar politikën e njollosjes ndaj Kadaresë e zgjodhën nënkryetar të Frontit Demokratik, organizatë pa asnjë pushtet. Po për këtë qëllim hafijet e Sigurimit pëshpëritën sikur ai i quajti Jashteqitja e kombit ata që u futën nëpër ambasadat në korrik të vitit 1990. Kjo shprehje nuk u botua prej vetë Kadaresë në asnjë artikull të asaj kohe, nuk u dëgjua në asnjë intervistë radiofonike a televizive të tij, madje autorësinë kadarejane të saj e ka mohuar dhe Dritero Agolli në një intervistë të tij para disa vitesh.

Kadareja, ndonëse gjatë viteve të diktaturës tha e shkroi dhe vepra haraci, ku lavdëroi partinë dhe diktatorin, pas vitit 1990, ndryshe nga shumica e krijuesve shqiptarë, pati kurajon qytetare që t’i njihte e t’i hidhte poshtë gabimet që kishte bërë nën trysninë e pushtetit diktatorial.

Kadareja, me arratisjen e tetorit 1990 fitoi pavarësinë dhe filloi të jetojë epokën e evoluimit të tij. Ky evoluim ideor e nderon qytetarinë dhe letërsinë shqiptare. Vlerësimi i ri që ai u dha mbas vitit 1991 figurave të shquara të kombit si Gjergj Fishtës, Ernest Koliqit, Bilal Xhaferit, etj, të cilët në kohën e diktaturës, nën presionin e propagandës së kohës, i kishte kritikuar, ose sulmuar, janë dëshmi e pjekurisë së tij qytetare, prej së cilës duhet të mësojmë të gjithë.

Si përfundim mund të themi se vepra më e mirë e Kadaresë e shkruar dhe botuar gjatë regjimit komunist nuk ishte një vepër disidente në kuptimin klasik të fjalës, por ishte një vepër me tipare disidente. Ajo nuk ishte një vepër antikomuniste, mbasi si e tillë nuk mund të botohej, por ajo e orientonte drejt lexuesin për të parë e vlerësuar si duhej shumë aspekte antinjerëzore të politikës së regjimit komunis. Ajo trimëroi mjaft krijues të rinj që kaluan në radhët e disidencës shqiptare.

Për këto merita që ka vepra e këtij shkrimtari aq të talentuar, sulmet që i janë bërë dhe i bëhen duke e quajtur poet oborri, shërbëtor i regjimit komunist, njeri me karakter të dobët, etj, nuk janë të drejta.
Kur vlerësojmë krijimtarinë e një shkrimtari duhet të marrim në konsideratë jo veprat e zakonshme, por kryeveprat e tij, kurse dobësitë e karakterit nuk duhen pasur parasysh dhe nuk duhen përmendur.
Po të shohim se kush e ka sulmuar shkrimtarin Kadare dhe veprën e tij këto njëzet e pesë vjet, mund të bëjmë këtë grupim:
Disa ish sigurimsa e ish komunistë, të cilët përfituan prej diktaturës e diktatorit poste e detyra të pamerituara. Këta duke mbetur nostalgjikë ndaj rregjimit komunist, urrejnë çdo njeri që shau e shan atë sistem shoqëror, pra urrejnë edhe shkrimtarin që e kritikon atë rregjim.

Disa shqiptarë të pakët, të cilët, po tregohen më osmanë se vetë turqit dhe po përpiqen të ngjallin dashuri për sulltanët e Perandorinë Osmane, njerëz të cilët i shqetëson kritika që Kadareja i ka bërë politikës antinjerëzore e antishqiptare të kësaj perandorie…

Disa shqiptarë të pakët që mendojnë se gjuha letrare shqipe me bazë toskërishten duhet mënjanuar e duhet zëvendësuar me një gjuhë te re letrare me bazë gegërishten. Duke qenë se Kadareja simbolizon shkrimtarin që i dha nivelet më të larta artistike gjuhës letrare mbi bazë toskerishten, ata nuk mund ta lenë pa e sulmuar ashpër për shkak të gjuhës së tij…

Ndonjë shqiptar mysliman fanatik, që nuk ia fal Kadaresë thirrjen për t’u kthyer te feja e të parëve, te feja e krishtere…

Me pak fjalë mund të themi se ata pak shqiptarë që sulmojnë Ismail Kadarenë duke u kapur pas dobësive të disa veprave ose të karakterit të tij bëjnë pjesë në radhën e krijuesve mediokër e ziliqarë, ose janë të lidhur e paguhen prej qarqeve të huaja antishqiptare…

A.Dobrozi : Persekutimi i shkrimtarëve dhe artistëve nga diktatura komuniste


persekutimi i shkrimtareve


Ishte koha kur e ardhmja e vendit dënohej aq rëndë sa pasojat do ndiheshin edhe me dekada më vonë .

Një periudhë jo shumë e largët nga kjo që po jetojmë , aq e afërt saqë mund të themi se vetëm një mur mund të na ndante . Një periudhë e vështire për mbarë Shqiptarinë , një kohë paradoksale e pabesueshme ku shkrimtarët dhe artistët denoheshin . Por jo vetëm këto të fundit , dënoheshin edhe lexuesit e thjeshtë. Edhe dënimi nuk ishte dicka që kalohej lehtë , ishte nga ata vdekjeprures qe askush nuk mund ti shpetonte .

Ndërsa realitetit i jepeshin goditje të herë pas hershme nga Fitimtarët e pas luftës së II Botërore vendi u ngrys nga frika edhe tmerri që po e dërgonte drejt fundit . Kush ngrihej që të mbronte të drejtat dhe të hapte një horizont të ri përballej me sundimtarët e kohës edhe i vetmi vend që e priste ishte burgu . E nga ajo periudhë gjërat e para që u krijuan ishin burgjet , kampet e persekutimeve ne vend që të krijoheshin shkolla edhe vende të tjera edukimi .

Shqipëria nje vend kaq i vogël me një diktaturë komuniste kaq të madhe dhe të rreptë me vrasje ,pushkatime, denime , korrupsione , heqjen e te drejtës si individ i shoqerisë . Madje edhe krjuesi jonë u ndalua , vetë Zoti , duke shembur tempujt e besimeve fetare .

burgu i spacit

Burgu i Spaçit


Diktatura krijonte dhe frymëzonte vetë shkrimtarët e saj ashtu sic donte vetë . Nuk ishin shkrimtarë me plot kuptimin e fjales , mund të themi që ishin të detyruar ashtu si të gjithë punojësit e tjerë për të sjellë dicka që nuk ju zgjonte as ndjenjen më të vogël . Dhuna më e madhe ushtrohej me intelektualë , jo vetëm me policë , probagandistë por me shkrimtarë dhe veprat e tyre ne sherbim të sistemit totalitar .

Menjëhere sa erdhën në pushtet fitimtarët , ne vitin 1944 teatrot dhe kinematë u shëndrruan në salla gjyqesh . Në te cilat gjykoheshin rëndë intelektualë , gazetar , shkrimtar e shumë persona të tjerë të cilit mund te dergonin përpara një komb të tëre . Dënoheshin që mos të ishin pengesë e fitimtarëve të kohës , që mos të ishin pengesë e diktatures së kohës . E ardhmja e asaj kohe denohej sikur të ishte armiku më i madh i vendit . Kështu iu hoq e drejta e të jetuarit shumë individëve të cilët mund të ishum më shumë se disa të burgosur dhe te internuar të cilët do ta mbartnin në shpinë këtë emër brez pas brezi ‘i persekutur’ i ‘internuar’.

Megjithatë ‘ Shqiperia e shtypur ‘ guxoi edhe luftoi që të ringrihej me forcat e trimave të saj , e quajtur Kryengritja e Postribes me 1946 . Ketu u kap dhe poeti Martin Camaj , që do arratisej për në gjermani . Edhe gruan e pare shkrimtare , Musine Kokalari e dipllomuar në Romë , themeluese e një partie demokratike , e burgosen dhe më pas e internuan për vite me radhë punoi si punëtore në ndërtim edhe vdiq e vetmuar .

Poeti dhe studjuesi Arshi Pipa kundërshtar i hapur , pasi doli nga burgu u arratis bashkë me poezitë e tij , të cilat i kishte shkruar fshehurazi në burg . Poezitë ishin të shkruara në letra cigaresh edhe libri ishte i vogël sa një kuti shkrepseje . Libri u botua më pas në Romë në vitin 1959 .

Me shpërbërjen e perandorisë Komuniste dolën në pah vepra e shkrime nga më të ndryshmet nga shkrimtarët e burgosur . Sa e sa libra e shkrime të ndryshme janë shkruar në kohën e komunizmit nëpër burgjet e mbarë vendit . Shkrime të fshehura me vlerat e arit , të cilat tregonin ngjarjet dhe ndodhitë e njëpasnjëshme në atë kohë vrastare . Edhe pse një shqipëri kaq e kufizuar me intelektualë të internuar e të burgosur nuk u dorëzua sepse edhe pse ne keto kushte diskriminuese shkrimtarët nuk hoqën kurrë dorë nga endrrat edhe pse ne kushte te mjeruara , me copa të vogla letrash të rrudhosura duke i fshehur nga komunizmi . Hap pas hapi shumë vepra u zbuluan nëpër syrtaret e të internuarve , vepra te cilat me pas u vlerësuan shumë .

Edhe pse mes shume torturash fizike dhe psikologjike , brezi i asaj kohe e dërgoi përpara më së miri letërsinë shqiptare . Duke krijuar vepra nga më të ndryshmet të cilat do të trashëgoheshin me një krenari të madhe brez pas brezi , duke lënë një kulturë të bukur letrare .

Por , sa e gatshme është gjenerata e re që ta dergojë përpara këtë trashëgimëni , e cila kaloi cdo pengese edhe u ringrit qe te krenonte nje Shqiptari te tere ?!


Letersia nen kushtet e sistemit totalitar komunist me akuzen e perbashket : „‟agjitacion e propagande ne art e letersi‟‟

 Nga Flori Bruqi


Ne Shqiperi shkrimtaret ne kushtet e sistemit totalitar komunist duke paguar edhe „‟haraçin‟‟ , kane arritur te krijojne edhe vepra me vlera te qenesishme artistike qe i kane qendruar kohes.

 Fushnjaja e realizmit socialist nuk qe asnjehere lendine e blerte ku mund te levrohej letersia e vertete, ajo e ndershmja, e moralshmja, intimja, ajo qe vlereson pergjegjesine qytetare ndaj lexuesit dhe ndaj vetes, ajo letersi qe njef e respekton individin dhe denon mohimin dhe dhunen ndaj te drejtave te tij njerezore.

Po pervec ketyre letersia e kesaj kohe pati shume ngjarje te dhimbshme sepse shume u internuan, çensuruan, burgosen, torturuan dhe keto gjera ndikuan jo vetem tek shkrimtaret dhe krijimtarise se tyre,por edhe tek familjaret e tyre qe u internonin dhe ndaj tyre ndiqeshin politika ndaj me mizoret.

Letersia shqiptare bashkekohore

 Ne Republiken e Shqiperise pas vitit 1944 u vendos shteti i diktatures se proletariatit,duke lejuar vetem nje letersi thellesisht te ideologjizuar e te politizuar,brenda kerkesave dogmatike te se ashtuquajtures metode e realizmit socialist qe ne thelb ishte nje rregullore ushtarke e veshur me fraza demagogjike, si fryma socialiste e karakteri kombetar.

Mbizoterimi i kritereve ideologjike mbi ato estetike paralizonte lirine e brendshme, fantazine krijuese dhe kerkimet per krijimin e individualitetit artistik.

Ne keto kushte ishte e kuptueshme ekzistenca e te ashtuquajtures „‟letersi e sirtareve‟‟, ashtu sic ishte e pameshirshme heqja e te drejtes se botimit shkrimtareve jokomformiste ose te quajtur „‟armiq‟‟ nga regjimi si Kasem Trebeshina, Trifon Xhagjika, Pano Taçi, Ethem Haxhiademi, Astrit Delvina, Zef Zorba, Frederik Reshpja etj. Ishin te ndaluar te botoheshin edhe vepra te shkrimtareve perendimore moderne si : Kafka, Xhojsi, Prusti, Eliot, Begeti, Jonesko etj.

 Por edhe shkrimtare te arratisur si Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, Bilal Xhaferri etj.

 Deri ne 1970 nuk ishte botuar asnje liber nga Kosova gje qe e kufizoi integrimin e kultures e te letersise shqiptare.dhe me rrjedhat bashkekohore te kultures e te letersise boterore.

Ne vitet 1950 poezia eci ne shtratin e nje retorike bombastike e folklorizante, duke i sherbyer si tellall entuziasmit politik.Proza ishte nje ilustrim i ideve politike te dites dhe nje himnizim i luftes çlirimtare.

 Vitet 1960 shenuan ne letersine shqipe nje rritje te dukshme cilesore te poezise nepermjet veprave te Ismail Kadarese, Dritero Agollit, Azem Shkrelit, Ali Podrinjes, Fatos Arapi, etj.

 Thyerja e klisheve poetike tradicionale, çelja e lirizmit subjektiv, gjallerimi e freskimi i figuracionit dhe kryesorja pervetesimi i nje konceptimi te ri pe poezine, shenuan nje fare kthese, por ne Shqiperi poetet mbeten brenda nje tematike te percaktuar, konformiste, ku patetika nuk arriti te çrrenjosej.

 Ne vitet 1970, shkrimtaret e rinj po sillnin me guxim gjetje te reja ne temat e njohura dhe menyra te reja te shprehjes artistike, qe ne krahun verilindor arrinin ne eksperimente formaliste te skajshme.

Perpjekjet e shkrimtareve per te thyer pak skernat rutinore te poezise se realizmit socialist ishin sa te sukseshme aq edhe te kufizuara.

Edhe ne vitet 1980 vazhduan keto prirje dhe, vetem ne fillim te viteve ‟90 ne Republiken e Shqiperise, pas renies se diktatures, pati nje shperthim , sidomos nga autoret e rinj, te cilet pa kurrfare hezitimi zune te imitojne drejtimet artistike moderniste e postmoderne.

Por mosnjohja dhe mungesa e nje pergatitjeje serioze e sistematike teoriko-letrare dhe estetike beri qe disa autore ta kuptonin letersine si shthurje dhe kaos dhe jo si strukture e veçante estetike.


REALIZMI SOCIALIST NE LETERSINE SHQIPTARE. TIPARET.


Sipas Sabri Hamitit,metoda socrealiste konsiderohet si zyrtarizimi i ideologjise se majte,e kthyer ne konvence shoqerore me pretendime te kodifikimit te metodes letrare,u zyrtarizua me emrin metode socrealiste.

Ajo ishte natyrisht si derivim satelitor i modelit sovjetik rus.

Tiparet e kesaj letersie,sipas Hamitit jane: -Kthimi i serishem i misionit te shkrimtarit ne shoqeri dhe i rolit sherbyes te letersise, me nje tematike te re kolektive e ideologjike.

-Artikulim i konflikteve shtresore shoqerore,te cilat i zgjidh heroi pozitiv,si misionar i idese se perparimit. -Nje neoromantizem rreth projektit te shoqerise te se ardhmes,pra teper larg kriterit te realitetit te deklaruar.

-Konsiderimi i letersise si art i aplikuar per nevojat shoqerore e ideologjike. -Format letrare me te preferuar,poema socrealiste me subjekt,tregimi dhe nje zoterim i ngadalshem i romanit ne horizontin e pritjes se lexuesit.

Mungon dramatika. -Mungojne diksurset letrare subjektive,e “vershon” diksursi i pergjithshem skematizues.

Arshi Pipa ka trajtuar se çeshte raporti midis diktatures dhe shkrimtarit ne “Contemporary Albanian Literature”.

Arsyetimi dhe lidhja qe ben Pipa per raportet midis letersise dhe politikes dhe politikes se letersise,duke ju referuar me shume realizmit socialist,por duke e pare ne nje rrafsh shume te gjere te historise shqiptare.

Sipas Arshi  Pipes “Letersia shqiptare eshte shprehja me e qarte dhe e vazhdueshme e nacionalizmit shqiptar”.

Arshi Pipa kur i referohet per sa i perket poezise, ai e vlereson se ajo eshte me lart sesa proza,edhe sepse ndikimi i realizmit socialist atje ishte me i ndryshem edhe per shkak te ndikimit te forte te tradites se poezise gojore.

Keshtu ai ne ate kohe vecon Esad Mekulin, Enver Gjergjekun, Murat Isakun, Muhamet Kerveshin, si nje poet prendues, etj.


EVOLUCIONI DHE REVOLUCIONI NE LETERSINE E SOTME SHQIPTARE

 Formimi i një kulturë letrare në Shqipëri kurrë nuk ka qenë një punë e lehtë, megjithëse nuk kanë munguar përpjekjet artistike apo shtysat krijuese.

Rrjedha, shpesh e turbullt e historisë shqiptare, ka bërë që sythet e letërsisë shqiptare të ngrijnë e të mos çelin lule, dhe fidanët e kulturës intelektuale të priten që në rrënjë.

 Themelet e qëndrueshme të një letërsie kombëtare shqipe u hodhën përfundimisht në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë me lindjen e lëvizjes kombëtare, e cila luftonte për mëvehtësinë e Shqipërisë nga Perandoria e kalbur osmane.


Letërsia e kësaj periudhe të zgjimit kombëtar, të quajtur Rilindje, ishte një letërsi e nacionalizmit romantik dhe ajo na jep një çelës të shkëlqyer për të kuptuar mendësinë shqiptare, madje, edhe të ditëve të sotme.

Sikundër ka ndodhur shpesh në historinë e letërsisë shqiptare, shkrimi në shqip, vetëvetiu ka përbërë një akt sfide kundër atyre fuqive të huaja që e sundonin vendin ose mbizotëronin në kulturën e tij.

Porta e Lartë e shihte pjesën më të madhe të veprimtarisë kulturore e arsimore shqiptare si veprimtari subversive, ndoshta me të drejtën, dhe prandaj e pa të arsyeshme të mos lejojë shkolla në gjuhë shqipe dhe botime librash e organesh shtypi në shqip.

Duke mos patur mundësi për tu shkolluar në gjuhën amtare, vetëm një numër i pakët shqiptarësh patën mundësi për të kapërcyer pengesat për krijimtari letrare dhe veprimtari intelektuale.


Është fakt se mbarë letërsia e Shqipërisë së paraluftës u fshi nga revolucioni politik që u krye në këtë vend gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, për tu zëvendësuar nga një letërsi thellësisht socialiste e proletare, që mbeti gjithmonë në hapat e para të fëminisë.

Megjithatë, ministri i parë i arsimit dhe kulturës në Shqipërinë e Re, Sejfulla Malëshova (1901-1971), i vetëquajtur poet rebel, me pseudonimin Lame Kodra, ndoqi një rrugë relativisht liberale, me qëllim që të nxiste bashkimin e shkrimtarëve e të forcave jokomuniste me strukturat e reja të pushtetit.

Por suksesi i tij qe i kufizuar, pasi pas pak kohe ai pësoi katastrofën e oportunistit dhe u eliminua nga Enver Hoxha (1908-1985) në luftë për pushtet më 1946.

Sejfulla Malëshova, për çudi, mbeti gjallë pas rënies. Ky idealist i majtë, që dikur kishte qenë anëtar i Komintern-it, e kaloi pjesën e mbetur të jetës në internim si magazinjer i thjeshtë në qytetin e Fierit, ku, për vite me radhë, as edhe një banor i vetëm nuk guxoi të flasë me të.

 Nuk pati kontakt tjetër shoqëror, përveç lojës së futbollit me fëmijët.

Kur ndokush afrohej, ai mbyllte buzët me gishtërinj, se ishte betuar që të mos fliste tërë jetën, për të mbetur gjallë.

 Sejfulla Malëshova vdiq nga apendisiti në vetmi të plotë.Një fat të tillë ose edhe më të keq patën shumë nga ata shkrimtarë dhe intelektualë që nuk kishin mundur të largoheshin nga vendi më 1944.



Konceptit i Disidences

 Shqiperia kishte diktaturen me te rrepte se ne te gjitha vendet e tjera diktatoriale .

Shpirti i disidences individuale, qe ishin ato qe nuk u pajtuan kurresesi me dhunen ndaj fjales se lire, me mohimin e te drejtave te njeriut, me neperkembjen e vlerave humane dhe qe, prandaj, u persekutuan, u internuan, u burgosen, u vrane, jetoi gjate gjithe kohes sa jetoi edhe diktatura .


Qe ne vitet e para te vendosjes se regjimit komunist, u vune ne shenjester shkrimtaret atdhetare,qe qene kundershtare te komunizmit ose qe paraqitnin rrezikshmeri per te.

Ne Shqiperi u pushkatuan , pas shum torturave tetmerrshme, shkrimtaret klerike te Veriut si :

 Dom Ndre Zadeja (1891 – 1945) - lindi në Shkodër, klerik, dramaturg, poet e prozator me subjekte te theksuara dramarike.

 At Anton Harapi (1888 – 1946) - lindi në Shkodër,ishte mësues, orator, pedagog, filozof, prozator e publicist.

 Dom Lazer Shantoja (1892 – 1945) – lindi ne Shkoder ,poet lirik, eseist, publicist, humorist , perkthyes,orator.

 Seminaristi Mark Çuni (1920 – 1947) – poet shume i talentuar dhe shume premtues.

 Trifon Xhagjika (u pushkatua me 1963) – poet disident, i cili mbetet nje pike referimi i fisnikerise se letersise sone, nje yll i shkelqyer i mosnenshtrimit,i mospranimit te genjeshtres dhe dhunes.


Vdiqen ne burg:

At Viçenc Prendushi ( 1885 – 1949) – lindi në Shkodër, poet, prozator, publicist, folklorist, perkthyes.

 At Bernardin Palaj ( 1894 – 1949) – me origjine nga Shllaku, eshte cilesuar „‟poet gjenial, kritik dhe estet i holle‟‟ At Viçenc At Bernardin Palaj Prendushi


Vuajten burgjet dhe internimet :

 Dom Ndoc Nikaj (1864 – 1951) – lindi ne Shkoder, publicist, botues, historian, dhe nje nder nismetaret e romanit ne letersine tone.

Padër Donat Kurti (1903 – 1983) – lindi ne Shkoder, etnolog, folklorist, albanolog, gjuhëtar, poet, pikt or e muzikant.

 Dom Nikolle Mazreku (1912 – 1996) - lindi në Mazrek, shkrimtar, polemist e analist kritik.

 Imzot Frano Illija (1918 – 1997) – shkroi vepra fetare me karakter letrar e didaktik.

 At Zef Pllumi (1924 - ) – lindi ne Lezhe, prozator, polemist, dhe publicist i shkathet.

 Imzot Zef Simoni (1928 - ) - prozator, eseist i nje diapazoni te gjere problemesh.

Dom Nikolle Mazreku,Dom Ndoc Nikaj, Padër Donat ,At Zef Pllumi Kurti

Burgjeve, internimeve dhe ligjit te prerjes se gjuhes iu nenshtruanpothuajse te gjithe shkrimtaret, qe kishin filluar veprimtarine e tyreletrare para se ta merrnin pushtetin komunistet dhe qe nuk u pajtuanme ideologjine dhe politiken e tyre antikombetare si EthemHaxhiademi, Mitrush Kuteli, Musine Kokalari, Vedat Kokona, Kydret Kokoshi, Sejfulla Maleshova etj.

 Dramaturgu Ethem Haxhiademi autor i dramave me subjekte antike e kombetare, vdiq ne burgu e Burrelit, pas 23 viteve burg.

Mitrush Kuteli (1907 – 1967) – autor i shquar tregimesh impresioniste dhe poemash patriotike, perkthyes, kaloi 2-3 vjet ne burg.

 Vedat Kokona (1913 – 1998) – prozator, kritik letrar, polemist, perkthyes.

 Sejfulla Maleshova (1901 – 1971) – politikan dhe poet, i njohur si „‟poeti rebel‟‟ per arsye te poezive te tij luftarake shume te fuqishme.



U arrestuan gjithashtu shume te tjere me akuzen e perbashket : „‟agjitacion e propagande ne art e letersi‟‟

 Asaj „‟epoke te coroditur kur shume njerez te mire, te drejte, e te paster ne idealet e veprimet e tyre, qene luftetare e heronj te nje kauze aq absurde, e cila pretendonte se vetem me dhune mund te ndertohej pallati madheshtor i Drejtesise njerezore mbi toke‟‟, i takon edhe Kasem Trebeshines (1926).


Enver Hoxha i shihte me dyshim të thellë shkrimtarët dhe intelektualët dhe kështu mbeti deri në fund të jetës.

 Ajo liri intelektuale, që për ironi të fatit, kishte ekzistuar para lufte gjatë diktaturës së Zogut dhe gjatë pushtimit italian, mori fund plotësisht.

Partia kërkonte një nënshtrim absolut ndaj saj. Mjeti më i thjeshtë për të eliminuar shkrimtarët e dyshimtë ishte heqja e të drejtës dhe e mundësisë së botimit.

Për rrjedhojë, shumë pena të talentuara iu kthyen nga halli përkthimit.

Për poetin panteist Lasgush Poradeci (1899- 1987), klasik i shekullit të njëzetë, thuhet se më fort ishte gati të thyente lapsin e ta bënte copë e çikë, se sa të shkruante "si duan ata".

Në vend të saj ai përktheu Bërnsin, Pushkinin, Ljermontovin, Gëten, Hajnen dhe Brehtin deri sa vdiq në varfëri të plotë.

I nderuari Petro Zheji (1929), baba shpirtëror i një brezi të tërë intelektualësh shqiptarë, është përkthyes i admiruar i Aragonit, Servantesit, Asturiasit, Gonçarovit dhe Shashas, por atij nuk iu dha kurrë mundësia e botimit për krijimet e veta të përshkuara nga fryma e simbolizmit. Jusuf Vrioni, përkthyesi i talentuar i Ismail Kadaresë në frëngjisht, për shkak të origjinës së tij aristokratike kaloi mbi dhjetë vjet në burg para se të lejohej për të punuar.

Përndjekja e intelektualëve - sidomos e atyre që kishin qenë jashtë vendit para vitit 1944 - dhe shkëputja nga mbarë tradita e njëmendët kulturore krijuan në Shqipëri një zbraztësi letrare e kulturore, që zgjati deri në vitet gjashtëdhjetë, rrjedhojat e së cilës mund të ndjehen ende sot.

 Askush nuk do ta dijë me saktësi se sa shkrimtarë dhe artistë të talentuar u dërguan për të bërë punë të rëndomta fizike në degët e rënda të industrisë ose u syrgjynosën përgjithmonë nëpër provinca, në fshatra të thella malore, pa kurrfarë shpresë për tu kthyer.


Ajo çka ngjau nga viti 1973 deri më 1975, ishte një sundim i vërtetë terrori mbi shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë, që mund të krahasohet për nga thelbi e fryma të paktën, me spastrimet staliniste të viteve 30. Këto vite përbëjnë kthimin më të madh prapa në zhvillimin e letërsisë e të kulturës shqiptare.

Poetë e prozatorë filluan kush e kush të shpallë më fort zellin e vet revolucionar e kush e kush të dalë në ballë kundër ndikimeve të huaja e liberale.

Ata që ishin më pak të vendosur ose botimet e të cilëve kishin ngjyrime liberale u dërguan në provinca, në gjirin e popullit për tu edukuar, ose u mbyllën në burg. Ata më fatlumët humbën vetëm të drejtën për të botuar.

Thuajse të gjithë autorët kryesorë e patën nga një vepër të hequr nga qarkullimi ose të dërguar për karton. Mësimi i gjuhëve të huaja në të vërtetë u ndalua, kurse ata që kishin fatkeqësinë të dinin frëngjisht ose italisht e ndjenin veten në rrezik.

Piktorë si Maks Velo (1935), Edison Gjergo (1938), dhe Ali Oseku ( 1944) u demaskuan në Plenumin e 4-t dhe u dërguan në burgje apo në kampe përqëndrimi të tillë, si miniera famëkeqë e bakrit në Spaç, për agjitacion e propagandë - domethënë, pse kishin shprehur një farë interesimi për Pablo Pikason, Salvador Dalinë, apo Maks Ernstin.

 Letersia nga burgu

 Te burgosurit poete e mbijetonin burgun e trerrshem vetem duke lexuar, duke shkruar dhe duke shprehur veten e tyre ne format letrare.

 Letersia nga burgu eshte kryengritese.Ajo refuzon moduset e dhena te jetes, ngrihet kuder tyre, jo me furite shkaterimtare por me idene e krijimit te nje modusi tjeter jetesor.

Eshte mbizoteruese tema e e lirise me te gjitha format e saj qe nga liria individuale e deri te liria kombetare dhe liria e pergjithshme individuale e shoqerore, tema e dashurise ndaj njeriut,qofte grua, nene, vella, moter, femije apo nje njeri i panjohur, tema te diktatures shteterore e ideologjike dhe pasojat e saj, tema te kontrollimit te trurit te qytetareve nga aparati i shtetit etj., jane kryetema ne kete letersi.


A ka patur ndonjëherë disidencë, mendim të kundërt, në letërsinë e sotme shqiptare dhe veprimet e marre nga shkrimtare te ndryshem ?

Edhe po, edhe jo. Në një pro memoria dërguar Enver Hoxhës, shkrimtari Kasëm Trebeshina( 1926) paralajmëronte udhëheqësin shqiptar qysh më 5 tetor 1953 se politika e tij kulturorepo e çonte vendin poshtë e teposhtë drejt katastrofës.

 Pas shtatëmbëdhjetë vjetësh burgimi(dënim ky relativisht i lehtë, siç e quan ai vetë) dhe pas njëzet vjetësh heshtjeje, Trebeshinadoli përsëri në sipërfaqe bashkë me një numër shkrimtarësh dhe artistësh të tjerë - ndër tëcilët janë Lazër Radi ( 1916), Kapllan Resuli (1935), Frederik Reshpja ( 1941), FatosLubonja (1951), Visar Zhiti (1952) dhe Bashkim Shehu ( 1955) - duke e parë se siprofecia e tij doli e vërtetë.

Mendim të kundërt pati, ndonëse në formën e tërheqjes pasive e tëmendimeve të pashprehura, të fshehura në thellësi të mendjes e të zemrës së çdo intelektuali.Po opozitë a kishte? Jo! Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në shkurt 1991,

Dritëro Agolli deklaroi se të gjithë shkrimtarët shqiptarë kishin qenë konformistë. Në një kuptim, aika të drejtë dhe kjo kuptohet më mirë po të mbajmë parasysh shkallën e kontrolli politik mbiveprimet, e madje mbi mendimet e të gjithë intelektualëve, një kontroll të pashoq në Evropë dhe ndoshta në të gjithë globin.

Çdo vëllim poetik kalonte para botimit nëpër duart e dhjetë-pesëmbëdhjetë recensorëve politikisht vigjilentë, kurse çdo dramë nëpër duart e të paktëntridhjetë vetëve (çka na ndihmon për të shpjeguar mungesën e një teatri të mirë shqiptar).Kurrë nuk ka patur ndonjë samizdat shqiptar ose ndonjë shtëpi botuese në mërgim.

 Lidhjet me botën e jashtme ishin zvogëluar nga partia në shkallën e një minimumi absolut dhe shumërrallë u lejohej shkrimtarëve shqiptarë të shkonin jashtë shtetit. Për dyzetepesë vjet me radhëShqipëria ishte një planet krejt tjetër, i shkëputur nga bota që ne njohim. Një ishullim ishkëlqyer?

Kurrsesi! Mbetet shumë për të bërë nga ato që nuk u bënë. E ardhmja është akomaplot paqartësi. Por një gjë mund të thuhet me siguri: periudha më interesante në historinë eletërsisë shqiptare sapo ka filluar.


Arshi Pipa, mendime të hedhura ...


Frank Shkreli
Frank Shkreli
Dua të përshëndes Vatrën për organizimin e këtij tubimi sonte për të shënuar kujtimin e Profesor Arshi Pipës me rastin e 95-vjetorit të lindjes. Është me vend, në fakt është detyrim, që ky përvjetor të shënohet ashtuqë të mos hidhet në harresë ky burrë i madh i Shkodrës i cili, me aktivitetin dhe veprat e tija që ka lënë pas, ai ka nderuar veten dhe kombin.
Sonte pra shënojmë 95-vjetorin e lindjes së profesor Arshi Pipës, për të kujtuar atë të cilin shumë prej nesh kemi patur fatin ta njohim për së afërmi, e disa prej jush kini patur rastin të punoni me të, kur ai ka shërbyer si Kryetar i Vatrës dhe Editor i Diellit. Marrim pra pjesë në kujtimin e një shqiptari të madh për ta kujtuar sonte jo vetëm me miqë të vjetër të Arshi Pipës, por edhe me dashamirë të ri, të cilët ndoshta nuk kanë patur rastin ta njihnin sa ishte gjallë. E kujtojmë në shënjë nderimi dhe respekti për veprën dhe kontributin e tij në fushë të ndryshme dhe si patriot, të një veprimtarie të shumëanëshme krijimtarie si në letërsi, në filozofi, në poezi, kritikë letrare, studime politike, ndër të tjera, mbi stalinizmin shqiptar dhe mbi Kosovën, e të tjera.
Si shqiptarë dhe si mërgimtarë, ia kemi borxh Profesor Arshi Pipës dhe familjes së tij të vuajtur dhe të sakrifikuar. Në të vërtetë kemi një detyrim moral që ta kujtojmë atë dhe vuajtjet e tija personale dhe sakrificat sublime të familjes Pipa në përgjithësi nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, përfshirë edhe vrasjen e vëllait të tij dhe mbrojtësit të të pafajshëmve, të elitës së kulturës shqiptare — përfshirë klerikët më të njohur katolikë të Shkodrës — avokatit të shquar të shkodran, Muzafer Pipës. Pas arrestimit dhe torturave çnjerzore, Muzafer Pipa u vra nga regjimi komunist i Enver Hoxhës me porosi të teneqexhisë, Koçi Xoxe, në shtator të 1946. Siç dihet Koçi Xoxe ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Mbrendshëm në regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe ishte aleat i ngushtë i jugosllavëve.
Familja Pipa është njëra prej familjeve shkodrane dhe shqiptare, e cila deri në arratisjen dhe në zhdukjen fizike të anëtarve të saj, me vendosmëri luftoi për të drejtën, për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë dhe kundër vendosjes së diktaturës komuniste në atë vend.
Por megjithë një jetë plot peripeci për veten dhe familjen e tij, Arshiun e kujtojmë edhe si optimist, i cili ndonëse në vitin 1946 arrestohet i akuzuar si kundërshtar i regjimit komunist dhe kalon 10-vjetë në burgje dhe kampe përqëndërimi në Shqipëri – edhe duke e shikuar vdekjen në sy në rrethanat ku jetonte — ai shprehej se, “Komunizmi nuk ka të ardhme. Ai do të përsëritet në involucjone gjithnjë ma të dobëta derisa të shterret vetvetiu”, kishte parashikuar që në fillim, Arshi Pipa. Shëmbjen e komunizmit e kishte ëndërrë dhe shpresë. Si patriot dhe si intelektual, Arshi Pipa nuk pushoi asnjëherë së luftuari drejtë këtij qëllimi dhe në mbështetje të lirisë e demokracisë, të lirisë së fjalës, dhe për lirinë e Shqipërisë dhe të Kosovës në përgjithësi — gjithmonë në një papajtueshmëri të plotë ndaj regjimit dhe diktaturës komuniste, të cilën e urrente me pasion. Visar Zhiti, një tjetër shkrimtar e poet që ka vuajtur tmerrin e burgjeve të regjimit komunist, pas takimit me të, ka shkruar se shihej që Arshi Pipa “ishte njeri i prerë, i pakompromis, ‘madhërisht i pamëshirshëm’ me diktaturën”.
Argumentat e tij e kishin bazën në një përgatitje të gjithanshme arsimore, kulturore, politike dhe filozofike perëndimore. Arshi Pipa, përveç përvojës akademike në universitet më të njohura amerikane ku ka dhënë mësim për dekada, dituria dhe angazhimet e tija në mbështetje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, e kanë gjithashtu bazën edhe në vuajtet e tija personale dhe të anëtarëve të viktimizuar të familjes së tij. Mishërimi i përvojës akademike, zgjuarsia e tij prej natyre dhe vuajtjet e veta dhe të familjes e bënin Arshi Pipën një bashk-bisedues — ndonëse nganjëherë i pa kompromis — që njëherazi angazhonte si kolegun ashtu dhe kundërshtarin duke paraqitur argumentat e veta me një gjallëri përbindëse të idealeve dhe qëndrimeve të tija. Ishte i fortë në argumentat e tija, i palëkundur në bindjet dhe parimet e veta. Kishte pak fjalë, por bindëse!
Disa mund të thonë se Arshi Pipa ishte një personalitet kompleks dhe kritikët e tij do e karakterizonin si i pa kompromis në qëndrimet e tija dhe disa do të thoshin i vështirë në marrëdhënje me të tjerët. Por cili nga ne mund të hedhë gurin e pare kundër Arshi Pipës, cili prej nesh nuk ka të meta e mungesa në jetën e përditshme dhe në jetën tonë profesionale dhe në marrëdhënje me punën dhe me njerëzit për rreth.
Të gjithë ne i kemi karakteristikat tona që na dallojnë, për mirë ose për keq, me prirjet tona të veçanta vetiake, në marrëdhënje pune, si individë dhe si pjesëtarë të shoqërisë në të cilën jetojmë.
Por kontributi i Profesor Arshi Pipës peshon shumë më rëndë nga ato që kritikët e tij mund ti karakterizojnë si të meta ose mungesa të tija. Mund të mos jeshë dakort me Arshi Pipën për ndonjë qendrim ose pikëpamje të tij, por nuk mund të mohohet vepra dhe kontributi i tij në lëmi të shumëta të gjuhës dhe kulturës shqiptare, të botuara jo vetëm në shqip por edhe në një numër gjuhësh më të rëndësishme në botë, siç janë anglishtja, frëngjishtja, italishtja dhe gjermanishtja.
Në këtë përvjetor të lindjes së tij, ne përkujtojmë Profesor Arshi Pipën ashtu siç e mbajmë mend kur ishte gjallë: një figurë e madhe e kombit në fushën e letërsisë, gjuhësisë, filozofisë dhe publicistikës. E mbajmë mendë si një atdhetar i përkushtuar ndaj fatit të kombit të vet dhe çlirimit nga komunizmi; si një person me një energji të palodhëshme anti-komuniste kurdo dhe kudo e donte nevoja.
Me një rast në vitin 2005, ish-Presidenti Bamir Topi ka folur për sakrificat e familjes Pipa, dhe duke përmendur vëllezërit Arshi e Muzafer Pipa ka thënë se, “Liria fillon e shuhet atëherë kur vritet shkrimtari si zëri me i artikuluar i shoqërisë, kur vritet avokati mbrojtesi i së drejtës, atëherë kur frika mbytë kundërshtimin, atëherë kur zëri ndryshe, shihet si kërcënim. Shkrimtari është personazhi më i frikshëm për diktaturat dhe diktatorët”, ka thënë ish-presidenti shqiptar. I tillë ishte atdhetari, shkrimtari dhe poeti Arshi Pipa, një zë ndryshe por i artikuluar shqiptar, një mbrojtës i së drejtës dhe i lirisë, por ama ai gjatë gjithë jetës së tij ishte njëkohësisht edhe një person i frikëshëm për diktaturën enveriste!
Thuhet shpesh se pena është një armë më e madhe ose më e fortë se pushka. Arshi Pipa, penën e përdori gjithmonë me qëllim bujar, për të lartësuar mirësitë dhe bukuritë e njeriut dhe të natyrës. Madje, Arshi Pipa, i cili i sjellë nder emërit shkrimtar dhe poet por edhe Shqipërisë dhe kombit shqiptar, mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare — nga shkrimet dhe veprat e tija, shohim se ai edhe në vuajtjet e njeriut përpiqet të kapë thelbin e vlerave dhe të virtyteve më humane dhe më të bukura, si dhe luftën midis së mirës dhe të keqës, që dëshmojnë njëherazi edhe fisnikërinë e vërtyteve më të larta të kombit shqiptar.
Gjatë viteve në burg, Arshi Pipa ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqsues të lartë të klerit katolik, bashkvuajtës me të në birucat komuniste, përfshirë edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, për të cilin shkruan se pasqyronte disa prej këtyre vlerave dhe virtyteve: “Ishte i butë në shpirt, e i paqë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekput misjonit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue – me një urtësi të bindshme – dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen për letërsinë.” Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”, Arshi Pipa vë në dukje vuajtjet dhe mundimet, por edhe vlerat kombëtare, njerëzore dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke cilësuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqsuesve të Kombit.” Pipa shkruan se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri nga përfaqsuesit e letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do ta kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë në të njajtën kohë kundër fesë dhe kombësisë.”
Ashtu edhe ndodhi! I bugosur, i rrahur e i torturuar, “lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem” në burgun e Durrësit, shkruan Profesor Arshi Pipa, për mikun dhe bashkvuajtsin e tij, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”.
Është ky përfytyrim të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij. Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija. Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit i referohet si, “këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat dhe ndryhet në burgje dhe torturohet.”
Arshi Pipa i burgosur, i torturuar dhe i vuajtur në burgjet komuniste fatbardhësisht e pësoi pak më mirë se shumë bashkvuajtës të tij që i lanë eshtrat e tyre në burgjet dhe në kampet e përqendrimit, varret e të cilëve nuk dihen as sot. Arshi Pipa mundi tu shpëtojë persekutimeve duke u arratisur dhe duke u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Për fat të tij gjithashtu, ndryshe nga shumë bashkvuajtës të tij, të cilët ishin arratisur nga Shqipëria në atë kohë, ai mundi të shihte më në fund shëmbjen e një regjimi nga i cili kishte vuajtur vet dhe i cili kishte viktimizuar dhe persekutuar familjen e tij. Por gëzimi për shëmbjen e komunizmit në Shqipëri, fatkeqsisht u këthye shpejt në zhgënjim të bindjeve të mbrendshme që Arshi Pipa kishte për vlerat e kombit të vet. Ai u kthye në Shqipërinë e pas diktaturës komuniste me qëllim të mos këthehej më në Amerikë, por gjeti një vend aq të ndryshuar nga diktatura komuniste, i cili i dukej si një vend i huaj në krahasim me Shqipërinë dhe vlerat që kishte njohur ai. Ai shpresonte për një Shqipëri ndryshe. Por, megjithëse u largua për të dytën herë fizikisht nga Shqipëria, kësaj radhe nga Shqipëria post-komuniste, Profesor Arshi Pipa kishte vendosur për së gjalli që të mos ndahej kurrë nga Shqipëria duke i dhuruar bibliotekën e tij të pasur, përfshirë të gjitha veprat e tija e që ishte e vetmja pasuri e tij — Bibliotekës së Shkodrës.
Mendimet janë të ndryshme dhe krikat janë të shumëta ndaj veprës dhe personit të Arshi Pipës, gjë që është normale dhe në një shoqëri që e quan veten demokratike, ashtu edhe duhet të jetë. Por, unë jam dakort me deklaratën e shkrimtarit dhe poetit Martin Camaj, 90-vjetori i lindjes i të cilit shënohet gjithashtu këtë muaj – dhe mik i ngushtë i Arshi Pipës – se, “Shqipëria do të jetë me të vërtetë e lirë, vetëm atherë kur shqiptarët do të kenë mundësi të lexojnë, të studjojnë dhe të vlerësojnë veprat e shkrimtarëve të tillë të mëdhej si Arshi Pipa.”
Në përfundim dhe në përputhje me atë që ka thënë Martin Camaj, unë besoj se pa zhdukjen e paragjykimeve letrare, politike dhe ideologjike ndaj shkrimtarëve të kombit si Arshi Pipa dhe pa një aftësi për të kapërcyer dallimet politike dhe ideologjike midis shqiptarëve madje edhe një çerek shekulli pas shëmbjes së komunizmit, Shqipëria dhe kombi shqiptar do të mbeten si, “Një anije e palëvizëshme, e ngarkuar me zemrën e rënduar të poetit që simbolizon shpresat e tij të rreme”. (Arshi Pipa në librin e tij Montale and Dante)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...