Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/24

Ish-Kryeministri Majko, kam informacione për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ato duhet verifikuar



Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë, kishte lënë mundësinë që vrasja e Ahmet Krasnqit të kishte ndodhur nga shërbimet inteligjente të cilat ishin prezente në kohën kur ishte kryer vrasja. Ka thënë se jo gjithmonë është dora e shqiptarit kur vritet një shqiptar. Ky politikan nga Shqipëria ka thënë se ka pasur edhe informacione diskrete se kush mund të ishte vrasësi i Krasniqit, por, nuk i ka pasur të argumentuara.

“Informacionet e mia janë diskrete. Në përgjithësi, informacione të tilla mbeten në rolin e thashethemeve që mund t’i shprehi një politikan. Dhe si të tilla nuk do të ishin të besueshme nëse thuhen nga unë”, ka thënë Pandeli Majko, në tetor të vitit 2015.
Majko ka lënë mundësinë që vrasje e Krasniqit të ishte bërë edhe nga shërbimet inteligjente prezente në Shqipëri.
“Në atë kohë, Shqipëria ishte shesh i shërbimeve inteligjente të shteteve tjera”, ka thënë Majko.
Ish-Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk ka informacione të sakta se kush ishte vrasësi i Krasniqit.
“Është problem delikat. Janë gjëra që lënë dyshim të përgjithshëm. Gjithmonë kur vriten shqiptarët, mund të jenë shqiptarët, por jo gjithmonë do jenë shqiptarët”, ka thënë Majko.
Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare.
Trupi i tij prehet në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Vrasja e tij ende mbetet e pandriçuar.

Prof.Dr.Eshref Ymeri : Rregullo së pari shtëpinë tënde, pastaj dil e jep lëmoshë


Nga prof.Dr.Eshref Ymeri

Në faqen e internetit "Kosovapost.net" të datës së sotme, u njoha me protestën e Lëvizjes "Vetëvendosje" kundër zhvillimit të referendumit që ka vendosur ta organizojë nesër Milorad Dodiku, President i "Republika Srpska" në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Image result for republika srpska

 Lëvizjes "Vetëvendosje" dëshiroj t'i kujtoj një fjalë të urtë shqipe që thotë: "Rregullo së pari shtëpinë tënde, pastaj dil e jep lëmoshë".

Map of Republika Srpska

 Lëvizja "Vetëvendosje" duhet të bëhet e vetëdijshme se "kambanat" që Dodiku do t'i tund nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë me zhvillimin e referendumit, shumë shpejt do të dëgjohen në Kosovë.

Image result for republika srpska

 Pas krijimit të Bashkësisë së komunave serbe dhe zbritjes në Kosovë (në Luginën e diellit") të 20 mijë serbëve brenda vitit 2018, Beogradi do të organizojë referendum në veriun e Mitrovicës, se Kosovën Beogradi vazhdon ta ketë koloninë e vet, por të administruar nga shqiptarët.

 Prandaj "Vetëvendosja" të përgatitet për "bombën" që do t'i pëlcasë brenda shtëpisë së vet.

Përshëndetje miqësore.

Eshref Ymeri
Dejton, Ohajo
24 shtator 2016

---------------------------------------
Ilustrim

Nga Flori Bruqi


Përgjigje në Letrën e Prof.Dr.Eshref Ymerit


Secili hap, secili veprim i Serbisë dhe serbëve, është legjitimuar nga ndërkombëtarët në Kosovë dhe nga ata në Bruksel, kurse implementimin e tërë kësaj e ka siguruar nomenklatura Qeveritare e Kosovës.

 Çka mund të bëjë Kosova tani?

Kushdo që ka kundërshtuar këtë proces, ambasadoret  janë  ndeshur me zyrtarët  e ndryshëm qeveritar si dhe më opozitën kosovare tash e disa vjet duke kundërshtuar nomenklaturat e ndryshme ndërkombëtare dhe republikane të Kosovës,

Tani që tashmë qerrja është thyer, këta të  fundit thonë- kujdes se mund të thyhet qerrja. Mirëpo, natyrisht, përgjegjësinë për këtë nuk e ka as ajo, dhe as faktori ndërkombëtar. Partia në pushtet, PDK, e ndihmuar nga LDK, AAK, dhe AKR kanë qenë fasilituesit e krijimit të “republika srpska” në Kosovë.

Ata kanë qenë shtyrësit e të gjitha koncesioneve që kryeministri ynë merrte mbrapa nga vizitat e tij në Bruksel. Këto parti janë kujdesur që të krijohen të gjitha kushtet në terren për t’u themeluar “republika srpska”. Tani kjo mund të jetë tërësisht e pashmangshme.

Image result for cka eshte republika srpska


Ç’është më e keqja, tani jemi në një situatë që mund të prodhojë paradokse më të rënda sesa vetë “republika srpska”. Politika e Kosovës, e koncentruar shumë në zbatimin e detyrave që po i jepeshin nga të huajt, pa e bërë as më të voglin hap për ta bërë shtetin brenda, ka humbur çfarëdo shansi për të fituar legjitimitet të brendshëm në një pjesë të konsiderueshme të territorit të Kosovës, kurse ka dështuar në arritjen e legjitimitetit të jashtëm.

Image result for cka eshte republika srpska

Në anën tjetër, tërë këto krijesa të rezervuara ekskluzivisht për komunitetin serb, janë të pranuara nga të gjithë, edhe nga pala kosovare. Pra, pjesa e Kosovës e udhëhequr nga lista “Srpska”, është krijesa e vetme juridike e pranuar nga të gjithë, nga ndërkombëtarët, nga Serbia, dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova si shtet nuk pranohet nga BE-ja, e cila është shndërruar në aktorin kryesor në Kosovë. Sot Kosova rrezikon të përfaqësohet jashtë nëpërmjet kësaj krijese që mund të quhet “republika srpska” apo qyshdo tjetër.
Image result for cka eshte republika srpska
Mirëpo, të ulesh sot e të vajtosh se po krijohet “republika srpska”, ndërkohë që iu ke rënë hundëve kujtdo që dje po paralajmëronin këtë rrezik, është vërtet të derdhësh lot krokodili. Shteti i Kosovës dhe politika e saj është lënë në baltë nga ata që bënë tutorin për ta deri në këtë pikë.

Kosova sot nuk e ka asnjë mjet në dorë për të parandaluar atë që e nxori më në fund Jacobson, sepse në negociatat e Brukselit u krijua një rregull i paprecedent.

Pa marrë parasysh sjelljen e Bashkësisë së Komunave Serbe, Kosova nuk e ka asnjë mjet për të ndërmarrë ndonjë veprim. Kosova tani, duke iu falënderuar Bruskelit dhe kryeministrit Thaçi, por edhe partive tjera që përkrahën negociatat, mundet vetëm të ulet dhe të shohë zhvillimet që pashmangshëm do të çojnë në krijimin e një entiteti semi-independent serb në territorin e saj.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk ka elemente që mund ta krahasojnë me modelin e aplikuar në Bosnjë e Hercegovinë përmes Marrëveshjes së Dejtonit, thonë analistët politik.

Sipas tyre, marrëveshja e Brukselit për Asociacionin ka elemente etnike dhe krijon një entitet serb, për çka po shpreh shqetësime opozita në Prishtinë, por në thelb, thuhet se ajo dallon nga modeli i Bosnjës.
Image result for cka eshte republika srpska

Shqetësimet e opozitës janë më shumë të natyrës politike.

Asociacioni nuk ka asnjë element më tepër nga fushëveprimi i kompetencave komunale. Nuk ka asnjë element legjislativ, nuk ka asnjë element të zgjedhjes së drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë element të sigurisë, pastaj të politikave fiskale, të cilat i ka Republika "Srpska" në Bosnje.

Prandaj, besoj që marrëveshja e arritur në Bruksel ka ruajtur me sigurinë më të madhe unitetin e shtetit, kushtetutshmërinë e vendit dhe legjislacionit.

Analisti Naim Rashiti thotë tutje se një nga qëllimet e këtij dialogu është eliminimi dhe integrimi i strukturave paralele serbe, çka sipas tij, nëse arrihet të bëhet me këtë Asociacion, do të ishte një përparim i madh.

Ndërkaq, ai sheh shumë ngecje në qëllimin tjetër të dialogut e që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.

Në anën tjetër,  "bosnjëzimi", si argument që e përmend opozita për të kundërshtuar marrëveshjen, nuk paraqet krahasimin më të mirë.

Por, ai beson se ka një tjetër qëllim tek Asociacioni, që sipas tij, do të hetohet me kohë. Ai beson se Serbia dhe strukturat politike serbe që i mbështet në Kosovë nuk do të tregojnë vullnet politik për të funksionalizuar shtetin e Kosovës me këtë Asociacion.
Image result for cka eshte republika srpska
Janë dy çështje të cilat sipas mendimit tim janë vendimtare: E para -A është bërë çështja e ndërtimit të asociacionit për shkak se serbët dëshirojnë ta funksionalizojnë shtetin e Kosovës apo për ta detonizuar (bombë e kurdisur) shtetin e Kosovës? - Unë mendoj që është në pyetje kjo e dyta.

Pastaj, mendoj që argumenti i qeverisë se me këtë po i heqin institucionet paralele nuk qëndron, pasi që po krijohet një entitet paralel në kuadër të sistemit të Kosovës i cili do të jetë nën kontrollin e plotë të Serbisë.
Image result for cka eshte republika srpska
Marrëveshja e fundit e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin, do të shihet se sa shumë do të jetë sfiduese vetëm atëherë kur të fillojë operacionalizimi dhe zbatimi i saj.

Është një zgjidhje aktuale, por mendoj se në perspektivë do të dëshmojë se sa dobësi dhe pasoja të saj do t'i shohim jo shumë larg, atëherë kur të fillojnë të operacionalizohen çështjet që kanë të bëjnë me statutin. Besoj që në statut do të shohim elemente të cilat do të jenë në kundërshtim edhe me Ligjin për Qeverisje Lokale sikurse edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Aktualisht në Prishtinë ka dy interpretime të kundërta të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Përderisa opozita e quan atë si hap drejt "bosnjëzimit" dhe krijimit të entitetit autonom serb në Kosovë, qeveria e krahason me një Organizatë Joqeveritare.

Të dyja interpretimet, sipas analistëve nuk qëndrojnë. Një e metë e këtij dialogu, po besohet të jetë edhe mbyllja dhe jo transparenca e tij, çka më pas po krijon huti e konfuzion.
Image result for cka eshte republika srpska

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i mbyllur për mediat dhe opinionin, ngase kështu e ka përcaktuar ndërmjetësuesi, që në këtë rast është Bashkimit Evropian. Një qasje e tillë, sipas tij, më shumë i ka shkuar shtati politikës në Serbi, por jo edhe asaj në Kosovë.
Image result for cka eshte republika srpska
Politika kosovare, institucionet, filluar nga kryeministri, do ta paguajnë dhe po paguajnë një çmim të lartë nga kjo qasje ndoshta e imponuar ndaj tyre sa i përket dialogut. Por, megjithatë ata kanë pasur mundësi të bëjnë shumë më shumë për të njoftuar opinionin në raport me metodologjinë e dialogut në raport me pritjet dhe në raport me çështjet që janë të ndërlidhura me Serbinë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes, pritet të mbledh përfaqësues të deleguar nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Asambleja dhe Këshilli i këtij trupi, do t'i kenë shenjat dalluese dhe do të komunikojnë në emër të komunave serbe me institucionet qendrore në Prishtinë.

Prishtinë, 24.09.2016                                    

“NACIONAL – ÇLIRIMTARËT” E DUSHAN MUGOSHËS...

Nga Fritz RADOVANI:



 enveri 1

Enver Hoxha: “Xерој народа Југославије”


enveri 23


1946 – KORRIK – 70 VJETORI I DEKORIMIT NGA TITO... 
KUR DO TË HAPET DOSJA E TRADHËTARIT TIRAN ENVER HOXHA ?!..
JANAR 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodheshin në Veri: 
--“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”

Image result for enver hodza heroj naroda jugoslavije


VITI 1946 – NGA DITARI I TIRANIT ENVER HOXHA:
●HAPNI NË SHKODER 26 BURGJE, HETUESI, QENDRA TORTURASH E VRASJESH... 
●HAPNI “SEKSIONIN KATOLIK” NË DEGËN E PUNËVE TË MBRENDSHME!..
20 SHKURT 1946 Pushkatohet At Anton HARAPI OFM...(Dosja 1086), Lef NOSI dhe Maliq BUSHATI. As sot nuk ua dijmë varrin dikund në brigjet e Lanës, Tiranë.
4 MARS 1946: Pushkatohen nga Organizata “Bashkimi Shqiptar”: At Gjon FAUSTI SJ, At Daniel DAJANI SJ, At Gjon SHLLAKU OFM, Mark ÇUNI, Qerim SADIKU, Prof. Gjelosh Lulash BAJRAKTARI dhe pak ditë ma vonë Frano MIRAKAJ.
23 MARS 1946: Vritet pabesisht dijetari Don Nikoll GAZULLI.
27 PRILL 1946: Arrestohet Don Injac GJOKA dhe dënohet 8 vjet burg.
25 MAJI 1946: Vdes i izoluem Imzot Gasper THAÇI, Argjipeshkvi i Shkodres.
MAJI 1946: Arrestohet Don Nikoll Mazrreku... Ka ba mbi 37 vjet burg e interrnim...
18 KORRIK 1946: Pushkatohet Don Alfons TRACKI, Misionar nga Breslau...
12 GUSHT 1946: Arrestohet Don Pjeter TUSHA, dhe dënohet 6 vjet burg...
31 GUSHT 1946: Arrestohet Don Nikoll TROSHANI, dhe dënohet dy herë...
9 Shtator 1946: Lëvizja Antikomuniste e Postribës, e motivueme nga vetë Ata një shperthim i parakohshëm “Lëvizje....”, që mori disa qinda jetë fshatarësh e deri tek ishoficerë, intelektualë e Klerikë PA FAJ që, as nuk dinin ku bije Postriba. Mbas sa e sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbytën ndër hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, etj.
9 SHTATOR 1946: Arrestohet per “Lëvizjen e Postribës” edhe romancieri i parë i Letersisë Shqipe Don Ndoc Nikaj, 82 vjeç, nder themeluesit e Shoqnisë “Bashkimi”.
10 TETOR 1946: Arrestohet në Mirditë Don Mark BICI, dënohet 15 vjetë.
11 TETOR 1946: Arrestohet në Dukagjin At Karlo SERREQI, dënohet me vdekje, dhe mbasi i kthehet dënimi me burg të përjetshëm, vdes në burgun e Burrelit në 1954.
25 TETOR 1946: Arrestohet Don Ndre SIMONI, dënohet 10 vjetë burg...
26 TETOR 1946: Arrestohet Don Jakë ZEKAJ, per agjitacion e propagandë.
27 TETOR 1946: Arrestohen në Tiranë heren e parë Don Shtjefen KURTI dhe At Pjeter MESHKALLA SJ. Në arrestimin e dytë Don Shtjefen KURTI në 1971 pushkatohet, ndersa, At Pjeter MESHKALLA, plotson 25 vjetë burg nder kampet e shfarosjes...
28 TETOR 1946: Arrestohet në Tiranë At Pashko GJADRI SJ, dënohet 8 vjetë burg.
28 TETOR 1946:Arrestohet At Mëhill TROSHANI në Tiranë, arrestohet prap 1967.
31 TETOR1946:Arrestohet në Korçë Papa Josif MIHALI, varroset i gjallë në kënetë të Maliqit nga policët e kampit me datën 26 Tetor 1948. Punoi per unifikimin e Kishave.
6 NANDOR 1946: Arrestohet në Mirditë dhe dënohet Don Prengë QAFALIJA.
10 NANDOR 1946: Vritet pabesisht në Reç Don Luigj PICI, ishte 39 vjeç...
12 NANDOR 1946: Arrestohet në Elbasan At Petraq ISAK, bani 15 vjet burg...
12 NANDOR 1946: Arrestohen në Shkoder At Donat KURTI, Don Mark HASI, Don Anton MUZAJ. At Donati ban 20 vjetë burg. Don Antoni mbas një viti vdes, ndersa Don Mark HASI, ban 7 vjetë burg... Arrestohet prap në 1967, dhe vdes në Ballsh 1981.
Me këte grup Klerikësh dënohen: Çesk HILGEGA, Fazio TARCIZIO, Injac SERREQI, Viktor KUJXHIJA, Albert ÇOBA, Ana DAJA, Gjon KOVAÇI, Liza PALI, Elez NURJA, Shefqet LUTFIJA. Pothuej asnjeni nuk ka perfitue zbritje dënimi.
14 NANDOR 1946: I dorzohet Sigurimit Jugosllav nga Sigurimi ynë në Tuz, dhe pushkatohet atje Imzot Nikoll TUSHA (NOGA), në moshen 50 vjeç.
16 NANDOR 1946: Pushkatohet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN...45 vjeç.
16 NANDOR1946: Rreth orës 02.00 të natës futen armët nga Sigurimi i shtetit në Kishen e Fretenve në Shkoder, si dhe në Orosh të Mirditës, dhe arrestohen Fretnit të gjithë shka ishin në Kuvend, i cili kthehet në Burg dhe thirrej “Burgu i Kishës”...
U burgosën Imzot Frano GJINI, Imz. Nikoll DEDA, At Mati PRENNUSHI, At Çiprian NIKA, At Pal DODAJ, Don Tomë LACAJ, Don Ndoc SAHATÇIJA, At Gjon KARMA SJ,
Don Nikoll SHELQETI, At Mëhill MIRAJ, Fra Zef PLLUMBI, Fra Ndue VILA.
■Imz. Frano GJINI, Imz. Nikoll DEDA, At Mati PRENNUSHI, At Çiprian NIKA, janë pushkatue me 11 Mars 1948. Në Burgun e Kishës vazhdonin hetimet 700 të burgosun.
25 NANDOR 1946: Pushkatohen në Prizren At Bernard LLUPI, Kol PARUBI, Marije SHLLAKU dhe Gjergj MARTINI, akuzue nga UDB per “Katoliçeskaja Banda”.
2 DHJETOR 1946: Mbytet në tortura dijetari At Bernardin PALAJ.
4 DHJETOR 1946: Arrestohet At Leon KABASHI dhe dënohet 20 vjetë burg.
4 DHJETOR 1946: Arrestohet At Alfons ÇUNI, per armë të futuna nga Sigurimi.  
6 DHJETOR 1946: Arrestohet Imz. Jul BONATTI, dhe mbytet nga Sigurimi në manikomjo të Durrësit në vitin 1951, kur ishte i dënuem me 5 vjet burg.
10 DHJETOR 1946: Arrestohet At Sebastjan DEDA. Dënohet 5 vjet burg.  
11 DHJETOR 1946: Arrestohet At Aleks BAQLI, dënohet 10 vjet burg...
■Kanceri i Popullit Shqiptar asht komunizmi! Ndersa, metastazat janë Sigurimi i shtetit dhe Akademia e shkencave... që shkatrrojnë trunin dhe trupin e njeriut...
■Nëse realizohet “Rilindja”, ajo tregon se Populli Shqiptar nuk sherohet kurrma!
●KA EDHE NGA “ATA” QË AS KËTE... NUK E QUEJNË GJENOCID !!
■Sami FRASHERI ka shkrue:
“Kalben njerëzit e ndershëm, atje ku lartësohën kriminelët !”

Melbourne 2016. 


_____________________

Floripress

Edhe nëse ndodh që Shqipëria t’i heqë dekoratat e titujt, diktatori e ka të sigurt lavdinë që ia njeh Serbia.

 Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, ka njerëz, madje edhe media që e kthejnë në kujtesë dhe jo për veprat kriminale që kreu për 50 vjet. Ka nostalgjikë që i shkojnë ende tek varri e përkujtojnë, ka media që e sjellin vazhdimisht në vëmendje pa prekur thelbin e krimeve të tij. Ka politikanë që e vlerësojnë ende. Por një e vërtetë rreth gjithë krimeve të tij ende nuk ka dalë në dritën e botimeve. Herë pas here dalin detaje, por që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.

Një iniciativë e deputetëve të PDIU-së, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, tenton të heqë dekoratat atyre që kanë kryer krime në komunizëm. Diktatori Enver Hoxha është i pari që do të duhet të humbasë titujt, të cilët me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar.

Por edhe nëse ndodh që në Shqipëri t’ia heqin dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurtë që në Serbi do të vazhdojë të jetë hero kombëtar. Fotografia e botuar nga 27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946.

Në fakt, e meriton këtë titull se është udhëheqësi që vrau pa mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht, por vrau lirinë e një populli të tërë për gjysmë shekulli. Pasojat e atij sistemi Shqipëria po vazhdon t’i vuajë edhe sot.

Unë përulem me respekt para vuajtjeve të tija


Të dy jeni të mirë; Ti i madhi im PAPI(Përparim Hysi) dhe ti miku im FLORI(Flori Bruqi) sepse kujtoni, nderoni dhe kërkoni për të tjerët dhe asnjëherë për veten tuaj. Veti fisnike.

S'e kam njohur Ibish Kelmendin por Papi ma solli sot pranë dhe unë përulem me respekt para vuajtjeve të tija dhe kërkoj (zëri im është i vdekur nëse nuk më bashkohen mijra të tjerë) që të dekorohet dhe ti kërkohet falje për vuajtjet!

Nisni një peticion për IBISH KELMENDIN tek QEVERIU.

Respekte, Agim Bacelli



"Dekorata" që mori mësuesi IBISH KELMENDI?!!! *


Nga Përparim Hysi

Këtë shkrim e bëj enkas për gazetën "DITA". Dhe ja, përse?
Si pensionist që jam, ora gjashtë e mëngjessit më zë në klub. Më është bërë zakon që,nëse më pëlqen kafeja( e bënbanakierja mir, LORI, nga Përmeti) dhe shërbimi, klubin nuk e ndërroj. Por kam dhe një arsye tjetër që klubin nuk e ndërroj. Pronari i klubit "ADORO", YLLI ZIU, ( klubi gjendet pas poliklinikës 9, tek "21 dhjetori), jo vetëm kafenë e mirë e ka me çmim të lirë, por në dispozicion të klientëve vë tri gazeta: "DITA", "Panorama" dhe "SPORTI". Unë filloj të marrë atë "drogën" (a nuk është bërë aq e përditshnme kjo fjala ime në thonjëza?) e përditshme me "DITA". Me "Ditën" se atje gjej shkrime aq racionale, sa, pothuaj, jam "dashuruar" me pena gazetarësh, si: BEDRI ISLAMI, XHEVDET SHEHU apo i rralli, po më racionali: VIKTOR MALAJ. Po, si me të vërtetë, nuk mund të "dashurohesh" me "DITA" ku, çdo ditë, ngopesh me vargjet e LIRIKUT TË PAPËRSËRITSHËM, ARBEN DUKA. ARBEN DUKA është sa lirik aq dhe satirik. Nëse nuk lexoj qoftë dhe një ditë vargje nga ARBEN DUKA, më duket se diçka më mungon dhe jam si bosh.

* * *
Sot në "DITA" lexova një shkrim të një ushtaraku për mësuesin e tij të dikurshëm. Mësuesi i tij i dikurshëm ka qenë IBISH KELMENDI nga KOSOVA. Ish-ushtaraku, dikur nxënës i këtij mësuesi të mirë, e mbyll shkrimin me një pyetje retorike:- Vallë, a i kanë dhënë ndonjë medalje mësuesit tim të mirë, IBISH KELMENDI? Kësaj pyetjeje, po i jap përgjigje me anë të këtij shkrimi:
I nderuari Sefer Pasha, pyetjes suaj, në mungesë të Ibish Kelmendit, po i përgjigjem unë, Përparim Hysi nga Fieri që jo vetëm e kam njohur ish-mësuesin tënd të mirë, por e kam patur dhe shok, pothuaj, intim. Pa u zgjatur shumë, po ju them:-Ish-mësuesi yt aq i mirë u "dekorua", por "dekorata" e tij qe pak "speciale": për shkaqe fare banale u dënua me 17 vjet burg, të cilat i bëri kokërr për kokërr, dhe, kur doli (gati kur po përmbysej regjimi) që transformuar i tëri: ai mësuesi yt i bukur nga si grur halëzi mbi kokë i kish mbirë "tërshëra". Ia shkatërruan familjen ( sapo qe bërë me një çupë nga martesa e dytë) dhe, nga si lis kur të jepte mësim ty dhe sa brezave të tjerë, qe bërë si një shelg vajtues. Kur doli përsëri nuk i afrohej njeri se të "ngjiste kolerën". Një ditë përpara se ta arrestonin sapo kishim bërë nga një "parti shahu" me të dhe nuk isha vetëm unë: në"partin" e shahut ishin dhe dy mësues të tjerë: të ndjerët DRAGO RASHOVIQ dhe NIKOLLA MARGILAJ. Tek loznim dhe xhëku e kalonim atë "vijën e demarkacionit" të kohës dhe, të nesërmen, kur IBISHIN e arrestuan, secilit prej nesh e zuri cërma. Por IBISHI e tregoi veten jo vetëm burrë, por një fisnik i vërtetë. Duket e vuri"kryqin" mbi shpinë dhe gjithë "fajin" e pafajësisë e mbajti mbi vete.
Dhe a e di, more zotëri, pse e burgosën? Se në atë kohë, i erdhi për vizitë i vëllai nga KOSOVA dhe ia mbushi shtëpinë plot. Aq mall pruri për të vëllanë, sa Ibishi zuri dhe të shiste ndonjë orë "Darvil" apo ndonjë çerte, kur në dyqanet tona edhe miu thyente kokën. E futën brenda dhe të gjithë atyre që kishin blerë çdo suvenir, ua konfiskuan xhaba. Mandej stisën "komisione" dhe i "blenë" po vet si mallra të zhvleftësuara.
Kur doli nga burgu, nuk qëndroi shumë në Fier dhe frymën e mbajti në Belgjikë. Atje ka rrojtur kohët e fundit dhe tanimë nuk e di se ç'bëhet.
Sidoqoftë, mendoj se dhe me kaq, i kam dhnë përgjigje pyetjes suaj, i nderuari SEFER PASHA.
Unë mbi dyzet vjet kam punuar në arsim dhe në këtë fushë i kam provuat të gjitha: mësues, drejtor shkolle, formator dhe deri inspektor në Drejtorinë Arsimore të Fierit. Nga përvoja që kam, kam të drejtë që të shtoj dhe diçka: mësuesët vërtet që vlerësojnë nxënësit me notë, por nota e mësuesit për nxënësit, ndodh, që të jetë dhe emocioanle apo subjektive, kurse nota e nxënësve për mësuesin është aq reale sa nuk e luan topi. Kështu, ore mik i panjohur, medalja që i ke varur mësuesit tënd, IBISH KELMENDI, është më e vlefshmja dhe më e bukura. E sa për mikun tim,IBISH KELMENDI, uroj që të jetë mirë e ta ketë jetën e gjatë.

Tiranë, 23 shtator 2016

VENDLINDJA, PJESË E PANDARË E JETËS DHE SHPIRTIT POETIK TË ALBANA PONARIT


(Boton librin “Larg, m’u tret vështrimi…”)


Nga:Prof.Murat Gecaj


Njoftojmë lexuesit e interesuar, se doli nga shtypi libri i ri i poetes Albana Ponari, me banim në Milano të Italisë. Libri është përgatitur e venë në qarkullim nga ShB e Shtypshkronja “Edlora”-Tiranë. Redaktimin letrar dhe hyrjen i ka bërë M.Gecaj dhe punimet grafike e ballinat janë realizuar nga Edlira Kame. Ky libër ndodhet në fondet e Bibliotekës sonë Kombëtare dhe në kioskën, pranë hyrjes kryesore të këtij institucioni kulturor.
1.
Emigrantët tanë, në kohë dhe për arsye të larmishme, kanë “shtegtuar” në vende të ndryshme të Evropës ose më larg, në kontinente tjerë. Një shumicë e tyre janë vendosur dhe jetojnë në shtetin fqinj me Shqipërinë, pra në Italinë mike. Atje bëjnë përpjekje të parreshtura që të përshtaten me jetën dhe traditat e vendit mikpritës. Krahas punës për mbijetesë, ata kanë gjithnjë në mendje e në zemër vendlindjen e tyre, në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Këtë gjë e kam “prekur” nga afër, që në vitin 1991, kur atje emigruan dy djemtë e mi, në qytetin Asti, ku jetojnë edhe sot, me familjet e tyre. Por, ndër ata emigrant shqiparë, të vendosur në qytete të ndryshme të Italisë janë edhe mjaft bashkëkrahinas të mi, pra nga Malësia e Gjakovës (Tropoja). Kësaj radhe, kam kënaqësinë që t’u flas, në pak radhë, për njërën nga ata, pra për poeten nga Bytyçi, Albana Ponari.
Kishim vendosur miqësi në FB dhe jorrallë lexoja poezi të kësaj mikeje të re krijuese. Ndërsa bashkëpunimin tonë, përmes Interneit, ne e shpeshtuam, kur Albana më dërgoi për t’i lexuar dhe redaktuar poezitë e saj. Ishte një kanaqëesi e dyfishtë për mua, megjithëse nuk jam poet. Mikja ime ma besoi edhe që të shkruaja pak radhë, në hyrjen e këtij vëllimi pooetik, gjë për të cilën e falënderoj përzemërsisht!
2.
Pa e zgjatur, le ta shfletojmë pak “nxitimthi” librin e ri të poetes tropojane, Albana Ponari, “Larg, m’u tret vështrimi…”.. Krijimi më i fundit poetik i saj, mban pikërisht titullin, “Moj Tropojë, si zanë mali!...”. Me mallin e pashuar për vendlindjen, u “këndon”, me pasion e mall, jo vetëm bukurive të krahinës së saj. Gjithashtu, ajo na sjell në kujtesë emrat e “bilbilave” të këngëve popullore, si: Fatime Sokoli, Gëzim Nikaj, Fatmira Breçani, Isuf Halili e Murat Alia, por dhe valltaret Xhevahire Gashi, Deli Metaliaj, Skënder Haklaj, Bubë Mici e Nafie Ferizi etj. Por nuk harron as krijuesit e talentuar, që tashmë kanë bërë emër edhe në shkallë kombëtare, si: Mehmet Elezi, Ndoc Paplekaj e Hamit Aliaj ose kompozitorët Kolë Susaj e Bashkim Gjyriqi.
Ndër poezitë e këtij vëllimi të tërheqin vëmendjen dhe radhët e frymëzuara, që ka thurur Albana për njerëzit e saj më të dashur. Në poezinë kushtuar nënës, shkruan:”Oj, nanë, ti ma e shtrenjta fjalë,/që më fale jetë, më rrite me mirësi,/copë të shpirtit e t’ trupit më dhe,/sa do që të due, s’ta kthej kurrë, unë ty!...”. Por ajo nuk e harron as gjyshin e saj të dashur: “T’i preka flokët,/u hoqën thinjat;/ta preka ballin,/u hoqën rrudhat;/t’i putha sytë,/u shkëput një lot…”. Ndjeshmëria për vëllain ose motrën është e pakufishme, prandaj shkruan me mallëngjim: “Luaj me mua”,/më lutet gjysmë duke qarë;/ndërsa me pjatë, që ta hajë,/ e ndjek nëpër korridor…Nesër, për mua, s’do gjejë kohë, e di!...”.(Poezia “Vëllait të vogël”).
E mbërthyer nga kujtimet e vendlindjes, poetja mbyllë sytë e përfytyron çdo gjë të asaj jete aq mbresëlënëse: “Larg m’u tret vështrimi,/atje ku shpirti im,/arratiset, kur nata bie, ngadalë/thyen guackën e dhimbjes/e shtegton për të tërën natë…”. Janë disa krijime tjera poetike, që Albanën e “arratisin” në vitet e fëmijërisë e të rinisë së saj, si: “Kam-Tropojë”,”Malli”, “Në valixhen e vjetër”, “Ylberi”, “Malli, si zjarri” etj. Por ajo sjell në kujtesë e i thurë vargje edhe “bilbilit” të këngës tropojane, Fatime Sokolit: “Në ato shkrepa e ato gryka,/me jehonën e çiftelisë,/rritet Fatimja, çikë jetime,/kjo sokoleshë e Dragobisë…”.
Ndërsa autorja e këtij vëllimi, me atdhetarizmin e vetë, trajton në poezitë e saj edhe tema të mprehta, që na interesojnë të gjithëve, sidomos në periudhën, që po kalojmë. Ajo u këndon bukurive mahnitëse të natyrës shqiptare: “Ku lindin shqiponjat,/nga Jugu në Veri,/e rritin shtatin vashat/me plot bukuri;/ku djemtë si azgana/të mbrojnë me dashni,/atje gjendesh ti,/e jemja Shqipni!” Këtë motiv e përcjellin edhe disa krijme tjera të frymëzuara, si: “Shqipnisë…”,”Oh, moj Shqipni!...”, “Jam Kosovë e jam Shqipëri”, “Plavë e Guci” etj.
Por Albana Ponari nuk u shmanget as poezive, me temë shoqërore ose kushtuar dashurisë. Jo vetëm aromën e trupit, por dhe ndjenjën e mbrojtjes së vetë, e ka ajo njeriun e zemrës: “Ashtu, e strukur pranë teje,/ e lehtësuar, gjithësesi,/do pëshpërijë lehtë e butë:/Shpirtin ma qetëson, vetëm ti!” Po ndodhë që ai është diku larg dhe vajza pret e pret, pas dritares strukur: “E, ashtu, e përhumbur mendoj/rrugën, që më sjell te ti…/Befas, kujtohem se jam pas dritares,/ti s’po vjen…e unë, pas xhamit/kam filluar të mërdhij!...”. Ndërsa mendimet e çojnë atë edhe në një kënaqësi të kërkuar:”Unë nuk i përkas askujt,/por të dua ty;/nuk kam nevojë që të më kompletosh,/por të përqafuar të më mbash,/në gji…”(Poezia “Me mua, i lirë”).
Me tematikë të ngjashme, që kanë shkaktuar edhe lotë të valë të poetes , janë poezi të tjera: “Përkëdhelja e parë”, “Një buzëqeshje, për çdo pikë loti”, “Grua…”, “Unaza”, “Nuk jam statujë”. Te poezia “Ne të dy” poetja është e shqetësuar, se: “Ka kohë që s’jemi parë,/ne të dy…/Vështrimi yt, ngadalë, s’venitet në sytë e mi…”.
Në mbyllje të këtyre pak radhëve, dëshroj të përmendi diçka, nga poezia filozofike e autores: “Kur mbylli sytë,/ndiej errësirën,/por diku larg shoh një pikëz/dritë;/është shpresa, që lindë prej vullnetit,/si drita në fund të tunelit…” dhe më tej: “Më parë nuk kisha menduar,/se, dritë dhe errësirë, vetë unë jam;/jam vetë qendra e Universit,/dritë dhe errësirë, brenda kam…”.
Mund të flisja e të citoja mjaft vargje të bukur, domethënës dhe emocionues, nga vëllimi i ri poetik i autores Albana Ponari. Por le t’ua lëmë lexuesve, që t’i vlerësojnë dhe shijojnë, vetë ata. Ndërsa atë e përgëzojmë për krijimet, që na dhuron dhe i urojmë mbarësi e krijimtari sa më të bukur, gëzime e lumturi, si për veten, familjen dhe gjithë njerëzit e dashur të saj.
Tiranë, shtator 2016

“Ne, atletët që bënim prova me arkivolin e Enver Hoxhës”



Nga Enver Hoxha te… Luiza Gega. I pari një ish­diktator i egër, ndërsa e dyta nënkampione Europe. Dy personazhe që nuk kanë asnjë lidhje mes tyre.
Por, është Isa Tare ai që bën lidhjen mes dy epokave. Në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, ishatleti zbardh të vërtetën e varrimit të ish­diktatorit Hoxha.

Tare ka qenë një prej sportistëve të përzgjedhur në atë kohë për të mbajtur mbi supe arkivolin e Hoxhës ditën që është përcjellë për në banesën e fundit.
Tare tregon se si u përzgjodhën disa ish­sportistë duke u bazuar te fiziku i tyre i gjatë dhe i fuqishëm për të mbajtur arkivolin. Ish­atleti zbulon faktin se kanë bërë prova 2­3 ditë përpara se të kryhej ceremonia mortore, duke e mbushur arkivolin me rrota shtange.
Gjithashtu, Tare flet edhe për epokën aktuale dhe shpalljen nënkampione Europe të Luiza Gegës. “Gega është numri 1 dhe mund të konsiderohet ‘Mbretëresha e Atletikës’.

Është arritja më e madhe në sportin e atletikës”, thotë ndër të tjera Tare në rrëfimin e tij.

Keni qenë për shumë vite atlet dhe më pas drejtor i klubit Partizani si dhe poste të tjera në Federatën Shqiptare të Atletikës. Si ka ndryshuar ky sport në këndvështrimin tuaj, në një kohë kur janë ndërruar edhe sistemet?
Unë jam marrë me atletikë nga viti 1959 deri më 1986. Në atë kohë, organizimi, drejtimi dhe kujdesi për atletikën ka qenë më i mirë se tani. Atëherë, pjesëmarrja ka qenë me kategori sportive. Çdo sportistë duhet të merrte pjesë në Kategorinë e Parë, dhe duhet të plotësonte normën që të kalonte më tej, dhe të merrte pjesë në garat e rëndësishme. E njëjta gjë edhe me sportistët e Kategorisë së Dytë, të Tretë apo me të rinjtë.


Tani i kanë hequr fare normat dhe unë mendoj se e kanë dëmtuar atletikën. Në atë kohë, garat bëheshin në 2­3 bateri, ndërsa tani i kanë hequr fare barrierat dhe futen të gjithë, madje edhe fëmijët e vegjël. Më përpara, shumë atletë kanë pasur rezultate. Ishte një rregull që duhej të hipje në podium dhe më pas të shkoje në gara. Në këtë mënyrë, shumë atletë janë djegur nga kjo. Ndërsa, tani është hapur pjesëmarrja në aktivitetet ndërkombëtare dhe marrin pjesë të gjithë duke mos pasur norma, apo edhe ata me rezultate të dobëta. Dhe po ta shikoni, sportistët shqiptarë tani renditen në vendet e 10­ta apo edhe më poshtë. Dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Atletikës justifikohen vetëm me dy sportistë: Luiza Gegën dhe Izmir Smajlaj i kërcimit së larti. Dhe të kërcesh 8.03 është një rezultat shumë i madh.

Ndërsa, Luiza Gega u shpall nënkampione Europe pak ditë më parë…

Atë mund ta konsideroj si legjendën e sportit shqiptar dhe atletikës në veçanti. Është e para atlete shqiptare që ka arritur të shpallet nënkampione e Europës duke fituar medaljen e argjendtë.

Është arritja më e madhe në historinë e atletikës shqiptare?

Padyshim që është arritja më e madhe në historinë e atletikës sonë. Që kur ka nisur të praktikohet atletika në Shqipëri në vitet 30­të, kjo padyshim që është sportistja më e madhe e jona në këtë sport. Edhe trajneri i saj Taulant Stërmasi ka merita të jashtëzakonshme. Por, përtej asaj çfarë shihet, kur kam folur nga afër me ta, kanë shumë ankesa për Federatën.
Gega dhe trajneri i saj i kanë bërë të ditur ankesat dhe mungesën e vëmendjes ndaj tyre. Çfarë nuk shkon me të, në një kohë që bëhet fjalë për nënkampionen e Europës?

U mungon kujdesi dhe financat gjithashtu. Unë kam biseduar disa herë me trajnerin Stërmasi dhe më ka thënë që shumë herë kanë shkuar nëpër aktivitete me shpenzimet e tyre. Ky është një skandal. Unë kam qenë vetë zv/president i Federatës së Atletikës dhe e di se si funksionojnë gjërat. Aty, përveç buxhetit që akordon shteti, kontribuon edhe IAAF­i (Federata Botërore e Atletikës) me 70­80 mijë dollarë dhe këto përdoren për të stimuluar atletët cilësorë. Ndërsa, Luiza që përfiton vetëm një bursë 1 mijë dollarë dhe një shpërblim qesharak nga ana e Federatës, është për të ardhur shumë keq. Unë kam qenë i pranishëm në shumë aktivitete ndërkombëtare dhe kemi biseduar me grekë, gjermanë, rusë apo dhe nga vende të ndryshme të Europës dhe të Botës.

 Dhe na thoshin që çdo sportistë që dilte kampion apo nënkampion Europe apo Bote apo ata që fitonin medalje në Olimpiada, u lidhnin pensione të përjetshme. Luiza Gega po sakrifikon rininë e saj për të arritur këto rezultate. Sporti është me moshë. Pas 2­3 vitesh ajo del nga skena dhe kush do të kujdeset për të?! Ku do t’i gjejë të ardhurat?! Duhet patjetër të bëhet një ligj për ata sportistë që arrijnë rezultate të larta, të kenë një pension dhe të sigurojnë jetën. Dhe jo të presin kur të mbushin 65 vjeç dhe të përfitojnë pensionin normal. Të kenë një pension të posaçëm dhe jo si ai që akordohet tani, i cili nuk është as 200 euro. Një sportiste e këtyre niveleve duhet të ketë mjekun, fizioterapistin, masazhatorin dhe gjithçka i nevojitet për të arritur ato rezultate. Kjo që ka bërë Luiza është një arritje e jashtëzakonshme.
Dhe për më tepër, ndër të paktat sportiste që e ka arritur rezultatin dhe nuk ka rezultuar pozitive në testin e dopingut…

Fakti që është një rezultat i pastër, e bën suksesin edhe më të madh. Nuk është e stimuluar me anë të substancave të ndaluara. Ky është një sukses shumë i madh. Gega është numri 1 dhe mund të konsiderohet “Mbretëresha e Atletikës”.

Gega do të jetë një prej sportisteve që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Brazilit. Çfarë prisni prej saj?

Mendoj se nuk do ta diskutojë përfshirjen në finale. Është një atlete me një potencial të madh dhe ka shumë shanse. Besoj se do të regjistrojë rezultat surprizë dhe le të besojmë deri në fund se mund të fitojë edhe medalje.

Infrastruktura ka qenë një prej problemeve më të mëdha të sportit shqiptar vitet e fundit. Duket se gjërat kanë ndryshuar disi, si e gjykoni?
Sigurisht, infrastruktura vazhdon të mbetet në ato nivele ku është për të ardhur keq. Megjithatë, duhet t’i njohim një meritë të veçantë Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, një ish­sportist. Ai ka investuar për sportin duke rikonstruktuar plotësisht stadiumin e Elbasanit, i cili nuk është vetëm për futbollin, por është vendosur aty edhe pista e tartanit. Gjithashtu, është bërë stadiumi i Korçës, po përfundon plotësisht edhe stadiumi i Shkodrës. Meritë e veçantë e tij është se janë bërë edhe me pistë tartani dhe jo vetëm për futbollin.

Çfarë duhet bërë që të rinjtë të tërhiqen edhe nga atletika? Zakonisht, të rinjtë tërhiqen më shumë nga futbolli, basketbolli dhe volejbolli. Atletika është pak sport sakrifice dhe vetjak. Është meritë personale kur arrin të fitosh, ndërsa sportet e tjera në grup janë më tërheqëse dhe emocionuese. Një gjë pozitive është se janë shtuar orët e mësimit për fiskulturën nga 2 në 3. Krijimi i klasave sportive është një domosdoshmëri e madhe gjithashtu. Ato kanë qenë më parë dhe nga ato dilnin shumë talente.
Jeni optimist për të ardhmen e atletikës shqiptare?

Ka qenë edhe një sportist i hedhjes së gjyles duke kapur rezultatin e 19 metrave, por më pas e eliminuan fare. Ka dalë nga skena dhe ka përfunduar në rezultatin e 15 metrave. Dhe e gjitha ka ardhur nga mungesa e kujdesit dhe përkrahjes. Përveç këtyre dy sportistëve që janë aktualisht, Luizës dhe Smajlajt, atletika shqiptare është shumë e dobët. Shoh që nuk ka ndonjë të ardhme që të dalin sportistë të niveleve të larta që të garojnë denjësisht në kompeticione europiane, ballkanike apo botërore.

Gazeta zotëron një foto ku keni qenë një prej sportistëve të asaj kohe që keni mbajtur në krah arkivolin me trupin e ish­diktatorit Enver Hoxha duke e shoqëruar për në banesën e fundit. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Në atë kohë kam qenë pedagog në Akademinë Ushtarake dhe na kanë caktuar atë ditë për të marrë pjesë në varrimin e diktatorit Hoxha.

Po si u bë përzgjedhja e atyre që do të mbanin arkivolin në krah?

Na zgjidhnin ne që ishim trupa të mëdhenj dhe që merreshim me sport. Dhe një prej atyre që u përzgjodhën isha edhe unë për shkak të fizikut të gjatë dhe sportiv që kisha.

Kush ishin sportistët e tjerë që morën pjesë dhe që duken edhe në foto?

Aty ka qenë edhe Bashkim Lika, por jo duke mbajtur arkivolin, por te truproja e nderit. Ndërsa, te mbajtja e arkivolit ka qenë Patriot Aliaj, një ish­basketbollist (u caktua nga Drejtoria Operative e Ushtrisë), Aleks Andoni një tjetër sportist gjithashtu, i cili më vonë u bë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ishin figura të sportit dhe njëkohësisht trupa të mëdhenj dhe të fuqishëm fizikisht.
Është e vërtet se vdekja e ishdiktatorit ishte çështje dy ditësh dhe ju keni bërë prova dy javë rresht duke e mbushur arkivolin me gurë?

Jo, me gurë. Kur na caktuan neve, shkonim te Shkolla e Bashkuar dhe e mbushnim arkivolin me rrota shtangash për të krijuar peshën e nevojshme dhe bënim prova duke e vendosur arkivolin te shtrati i topit. Bënim praktikë se si do ta ngrinim dhe se si do ta ulnim. Dhe nuk është e vërtetë që ne e kemi marrë vesh dy javë përpara. Kur ai vdiq, kemi bërë 2­3 ditë prova.

Si ndiheni tani pas 31 vitesh?

Ishte diçka që në atë kohë na e kanë caktuar dhe duhet ta bënim. Kush ishte ai në atë kohë t’i thoshin se do të bësh këtë dhe nuk pranonte?! Atë e përcolli e gjithë Shqipëria pasi ashtu ndodhte. Më pas, me ardhjen e demokracisë u evidentuan anët negative që kishte ai dhe populli dha gjykimin e vet pastaj.

Sporti më i mirë në atë kohë apo tani?

Sporti ka pasur një kujdes të mrekullueshëm në atë kohë. Ishte fat që në krye të sportit shqiptar ishte Mehdi Bushati. Duke përfituar nga rasti që ishte dhëndri i Hysni Kapos, një prej udhëheqësve kryesorë të asaj periudhe, dhe duke pasur mundësinë që të kishte afër edhe Ramiz Alinë, arriti që të krijonte sportin profesionist. Ai arriti të fuste profesionalizmin në sportin shqiptar. Sportistët shkonin në klube pesë herë në javë: në mëngjes dhe pasdite. Vetëm një ditë në punë ku merrnin edhe rrogat. Në atë kohë kishte shumë organizim pasi u morr modeli rus dhe gjerman. Nëpërmjet sportit bënin politikë. Sporti dhe arti ishin dy fushat me të cilat përfaqësohej Shqipëria jashtë kufijve. Ndryshimi tani është në faktin se pjesëmarrja në aktivitetet jashtë është e hapur. Dhe shkojnë shumë sportistë, me norma apo edhe pa norma. Në atë kohë shkonin sportistë që kishin kapur një normë të caktuar dhe kishin premisa për të hipur në podium.

Tani sporti është kthyer në një industri gjigande ku synohet më shumë përfitimi financiar. Si e vlerësoni këtë ndryshim?

Çdo gjë ecën sipas kohës. Në atë periudhë ishim të mbyllur dhe i gjithë gëzimi dhe lumturia ishte te sporti. Ndërsa, tani çdo gjë është e hapur. Megjithatë, sporti ka një veçori të rëndësishme që i mbledh të rinjtë duke mos i lejuar që të hyjnë në rrugë të gabuar. Në atë kohë sportistët kanë sakrifikuar shumë dhe përfitonin vetëm një trajtim ushqimor 10 lekë. Kaq ishte kënaqësia që të dhuronte sporti në atë periudhë. Edhe nëse dilje i pari apo i dyti, përfitoje vetëm diploma dhe jo stimuj financiarë. Tani gjërat kanë ndryshuar shumë dhe duhet t’i përshtatesh kohës dhe rregullave të perëndimit. Sigurisht që aspekti financiar është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë. Por, jo siç ndodh në vendin tonë, kur nënkampionia e Shqipërisë, Luiza Gega ende nuk ka një shtëpi. Sporti është i shkurtër, të harrojnë shpejt pasi del tjetri. Çdo gjë është me moshë. Sa je në majë duhet të marrësh përfitime, pasi në të kundërt ikën çdo gjë dhe harrohet.

***

Ish­sportist, kampion dhe rekordmen për shumë vite në sportin e atletikës, në garat e hedhjeve, si disk e gjyle. Një ndër sportistët elitarë për disa dekada në Shqipëri.

Pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet kombëtare, si Spartakiada, Kampionate, Kupa Republike, aktivitete miqësore të organizuar e zhvilluara në Shqipëri, por edhe në ato aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare, si Kampionate Europiane, turne Ballkanikë, aktivitet miqësore ndërkombëatre duke rivalizuar me kampionë e rekordmenë të njohur për kohën.

Isa Tare me gradë oficer ka përfunduar studimet në Shkollën Ushtarke të Bashkuar­Tiranë dhe më pas është diplomuar edhe në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.

Përfaqësues i Klubit “Partizani” dhe anëtar i ekipit përfaqësues të atletikës, e pas anëtar ai ka qenë i angazhuar në drejtime si anëtar i Kryesisë së Federatës Shqiptare të Atletikës dhe njëkohësisht nga vitit 1994 deri në vitin 2006, shef i klubit shumë sportesh të “Partizanit”.

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”, dhe “Mjeshtër i Punës”. I datëlindjes 1944, sot ndodhet në pension. Dy vite më parë Presidenti Bujar Nishani dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” Isa Taren, një nga personalitetet e sportit shqiptar. “Për veprimtari të shquar ndër vite, atlet i nivelit të lartë në disiplinën e sporteve të atletikës me një kontribut të jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha kombëtare në mbështetjen, zhvillimin dhe masivizimin e sportit në vëndin tonë”.

Gjatë karrierës së tij sportive është shpallur rekordmen në flakjen e diskut dhe gjyles për 27 vite me radhë duke fituar 27 medalje të kampionit kombëtar dhe 3 madalje të arta në aktivitet ndërkombëtare.

BESAR BOZGO

Nga vrasësit te prostitutat, fotot e pabesueshme datojnë që nga 1870



Nga vrasësit, tutorët, prostitutat, hajdutët dhe lypësit, këto janë fytyrat e shumta që janë shkrepur në foto në momentet më të vështira të jetës së tyre.

Ndërkohë që mjaft njerëz e shohin me kurizotet të shkuarën, për dikë ajo u kthye në një obsesion të vërtetë.

Mark Michaelson grumbulloi mbi 10,000 fotot të burrave dhe grave të të gjitha racave dhe moshave, të shkrepura gjatë ballafaqimit të tyre me ligjin.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...