Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/08

Nga Flori Bruqi : Në vend të përkujtimit : Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik1873 - Zym, 14 tetor 1929)


Fotoporteti

Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik1873 - Zym, 14 tetor 1929) qe frat françeskan, veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar.


Shtëpia e lindjes së Hilës në Janjevë


Leu i biri i Mat Gjeç-Kryeziut dhe Anës në Janjevë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane; i pagëzuar Mëhill quhej Hilë nga rrethi i tij. Prindët e dërgojnë më 1884 në kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku do marrë mësimet e para që do e çonin në rrugën e meshtarisë.

Më 1888 përfundon mësimet dhe niset më 16 gusht në kuvendin e Fojnicës për vitin e rishtarisë. Vijoi studimet në Derventë dhe Banja Luka, ndiqte mësime edhe në Kreshevë ku njohu epikun kroat P. Grgo Martiq. Ndërmerr punimin për një studim mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, me titullin në latinisht Metropolis Antibarensis.

Kryen studimet në korrik të 1896, kur edhe kthehet në atdhe dhe meshon për herë të parë në Troshan, ku ndërron emrin në Shtjefën-Kostandin. Shërben si famullitar në Rubik, dhe verën e 1897 në Pejë dhe emërohet famullitar në Zllakuqan ku në korrik hap shkollën e parë.

Atë Gjergj Fishta: Shtjefën çovi (grafikë)


Autoritet kishtare e caktojnë në famullinë e Laç-Sebastes nga mesi i 1899 deri më 1905. Rihap shkollën shqipe në Laç, ku shërbeu si mësues dhe i siguronte materialet e para përmes Konicës në gusht të 1901. Më 20 mars të 1902 duhet të ketë qenë në malin e Tomorrit.

Largohet më 19 dhjetor 1905 për në bregun kroat ku punësohet mësues në Borgo-Erizzo ku zëvendëson P. Pashk Bardhin dhe po aq shpejt kërkon dorëheqjen.

Shpejt kërkon largimin i tij dhe në vjeshtë merr pjesë Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit, po atë gusht e gjejmë në Durrës.

I ngarkohen kolegjet françeskane në Shkodër në vjeshtë 1906 deri më 1907 kur ka fërkime me Imzot P. Guerinin dhe konsullin austro-hungarez, në maj e emërojnë në Gomsiqe ku çel dhe shkollën më dt. 31. Vazhdojnë përpjekjet me Dom Nikollë Kaçorrin për mbarëvajtjen e kuvendeve të kurbinasve dhe futjen e armëve nga tregjet e huaja.

Përshëndet këndellshëm punimet e mbajtura në Manastir. Me ardhjen e fushatave ndëshkuese radhitet me çetat komite.

Kolë Idromeno: Atë Shtjefën Gjeçovi (1929), vaj

Merr pjesë me krerët e Mirditës, Pukës, Lezhës, Zadrimës dhe malësorëve te Bregmatës në kuvendin që u mbajt në Lezhë më 7 korrik 1913 prej Abatit në përpjekje për ta shpallur Prenkë pashë Bibdodën regjë, mbret..


 Më 1915 zbret në Troshan e më pas e emërojnë më 1916 në Thethin e dëmtuar nga kolera e asaj vere, ku i shkruajnë edhe KLSh si anëtar korrespondent për materiale të marra nga goja e popullit.

. Kalon në Prekal më v. 1917, shtëpia ku vendoset banohej nga komanda lokale austro-hungareze, e cila zaptonte ata pak ushqime të banorëve..

 Më dt. 17 shtator t'atij viti shërbim në Prekal nis t'u japë mësim fëmijëve në dhomën ku banonte. Për këtë veprim ai njofton edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Arsimit në Shkodër ku edhe tregon ndër tjera se i mbante mësimet dy herë në ditë, paradite kishte 26 djemë ndërsa pasdite 11 vajza.


Tentimet e tij për të tërhequr ndihma materiale në fillim iu kushtëzuan me futjen e shkollës në objektin fetar e më vonë u shëndruan në kërcnime për ndalim veprimtarie si mësues.

Dërgohet famullitar në Vlorë më 1920, ku buan shpesh te Dom Mark Vasa, i parë si halë nga autoritetet italiane.

Merr pjesë në takimet me patriotët e krahinës në vjeshtën e atij vit, sipas gazetave "Politika" dhe "Mbrojtja kombëtare" i cilësuar si luftëtar i Njëzetës. Interesohej si kudo edhe për traditat e Labërisë.. Më 7 qershor të 1923 emrohet sekretar i Provincës Françeskane.

Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 ku gjatë verës bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit..

Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM.

Monumenti i Atë Shtjefën Gjeçovit në Zymë të Hasit


Vepra dhe mirënjohje


Ndërmerr qysh në moshë studentore një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para[1]. Boton së pari tek "Albania" e Konicës me emër pende Lkêni i Hasit, bubrrimet e para të kryeveprës së tij Kanunit të mbledhur nga goja e popullit, dhe më vonë dymbëdhjetë poezi gjatë 1901-'02. Shkruan dramat Dashtunija e atdheut më 1901, Kushtrimi asé Mark Kuli Kryeqitas 1903, Shqiptari ngadhënjyes 1904, Princi i dy Dibrave asé Mojs Golemi 1904; Shqiptari ngadhënjyes, 1904; Katër të lumtun, asé Edipi i Shqipnis, 1926; një pjesë prej të cilave ende në dorëshkrim që gjenden në ASH.

Shqypton dramat Atil Reguli. Dramë me trii pamje të Metastasit më 1905, që e boton më 1912; Vajza e Orleansit asé e Lumja Joana D'Ark përkthye nga A.F. Bergamo dhe botuar më 1915; Shna Ndou i Padues N. Dal-Gal, 1912.

Shkruan po ashtu edhe novelat, Mnera e Prezës 1902 dhe Rrafgime 1903

Kanuni

Kryevepra e tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924. Gjatë lëvizjes së shpeshtë ndër famullitë e Veriut prej Kurbinit deri në Rrafshin e Dukagjinit, ai mblodhi normativën e rendit dokësor ndër shtresëzimet më të mbrame të këtij të fundit. Shenjat e këtij punimi dukeshin qysh më 1911 kur ndikoi fort në botimin e "Visaret e Kombit" të sivëllaut V. Prennushi. Pa llogaritur artikujt e shumtë “Përralla popullore”(1903),”Doke e zakone vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës në Malci” (1908), ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911), “Vaje “ në raste vdekjesh (1917-1920). Një pjesë e dorëshkrimeve humbën me vdekjen e tij.

Botimi i Kanunit u arrit më 1933, mbas vdekjes së mbledhësit, me një parathënie të P. Fishtës. Vendosja e titullit duket se shoshitet prej Fishtës kur shkruan se iu vendos prejse zbatohej dhe kishte formë gatiligjore dikur ndër Lekë (malësor, sipas kumtit parak, banorët e Malësisë së Madhe) dhe Dukagjin. U përkthye më vonë nga mikesha e shqiptarëve dhe e Eqrem bej Vlorës, baronesha Marie Amelie von Godin pjesë-pjesë, e me ndihmën e etënve françeskan. Punim i cili bëri të mundur që më 1936 Universiteti gjerman i Drezdenit i dha doktoratën postum P. Gjeçovit për vleftën e Kanunit. Në italisht u përkthye nga P. Pal Dodaj në bashkëpunim me Giuseppe Schirò dhe u botua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në Romë më 1941.

Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhje e normave dhe dokeve shqiptare me karakter juridiko-social në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini.

Ligjet e Kanunit kan shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar pasi që është një dokument i lashtë. Për më tepër rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse konsiderohet që ekzistonte shumë më parë e që i përkiste tradiave të goj'dhënave të trashëguara brez pas brezi. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u përmblodh me shënime nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, serbisht, frëngjisht, rusisht dhe anglisht.

Në korpusin e ligjeve të pashkruara ekzistojnë: "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë".


Etimologjia e termit "Kanun"


Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke "κανών" ("canon"), që nënkupton rregull dhe miratim në gjuhën shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend "Kanuni i Lekë Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís". Tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë qysh nga koha e Aleksandrit të Madh.

Historia dhe origjina

Praktika e ligjeve të kanunit mund të datoj që në kohën bronzit. Disa autor mendojnë se kanuni vjen nga disa fise ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave para historike indo-evropiane. Antropologe e njohur Edith Durham cilëson se këto ligje datojnë nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit. Edhe pse Kanuni i atribohet Princit shqiptar Lekё Dukagjini, rregullat e tij evoluan me kohё si rrugё pёr tё sjellur rregull dhe ligj nё tokat shqiptare kur nuk ekzistonte ndo një institucion i caktuar për ligje dhe rregullim juridik.


Kodi i Lekё Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpi Gja e Pronё, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera (nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrap shitёvet (kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime. Kanuni ka 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё. Besa (Albanian culture) Besa (nderi ) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore. Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.

*************************

Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.

null


Kanuni i Lekë Dukagjinit, një ndër vlerat më të çmuara të Kombit shqiptar




------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

LLEMADEO-Llesh Dugagjini



KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, VLERAT E TIJË DHE KEQPËRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NË SHQIPERI, NGA INDIVID TË VEÇANTË, DHE NGA POLITIKA SHQIPËTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!

Në periudhën më të vështirë për kombin dhe popullin Shqipëtarë, atëherë kur Shqipëria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej në rrezik ekzistenca e kombit shqipëtare... Nën kujdesin e drejtpërdrejte të burrit të madh të kombit Shqipëtarë Lekë Dukagjinit, prijës i Dukagjinit, u mblodhën krerët më të shquar të burrërise dhe intelegjencës Shqipëtare të asajë kohe, ku bashkuan mendimet përfundimtare të tradites dhe zakoneve Shqipëtare në të gjitha fushat e jetesës, duke përpiluar atë dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ”KANUNI”.
Lekë Dukagjini e mori atë inisiative në atë moment delikat për fatet e Kombit dhe të popullit shqipëtarë, në një kohë kur shumë vënde të ballkanit dhe më gjërë, nuk kishin, jo vetem një Kanun ligjor të ngjashëm, por as norma zakonore të njohura gjërsisht në të gjithë kombin e tyre, e aq më pak në arenën Ballkanike, apo deri në dyert e perandorisë Osmane e me gjere.
Pra në atë periullë, kur ballkanit po i kërcnohej jo vetëm një barbari 500 vjeçare e sapo filluar, por po i kërcnohej edhe një asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e çdo gjëje të trashiguar gjatë shekujve nga ato vënde... Në atë pikë kulmore për historinë e Kombit Shqipëtare e shohim Prijësin e Dukagjinasve Lekë Dukagjinin, jo thjeshtë si një prijës i një krahine me tradita e zakone të hershme Pellazgjike-Ilire-Shqipëtare.
Por, si një njeri që vihet në krye të atijë misioni historik, humanitar, njerzor shqipëtarë, për të shpëtuar jo vetem kulturën, traditat, zakonet e popullit shqipëtarë, por për ti vënë gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombëtarë shqipëtarë, përballë, armikut pushtues e shkatrrimtarë. Dhe per ti thënë se ne jemi shtet, komb më vehte, me zakonet dhe traditat tona që nuk guxon askush të na i shklasë. Në të njëjtën kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjë llojë ligji as pushtimi prej perandorisë Osmane. Ligje të një pushtuesi që tentonte të zhdukte zakonet, traditat, kulturën e Kombit Shqipëtarë, për të vendosur ato të vetat...
Në atë periudhe delikate dhe mjaft të rrezikshme për popullin dhe kombin shqipëtare, Lekë Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat më të mençur të trevave veriore shqipëtare. Bashkim në një kuvënd, në të cilin u shtruan në një diskutim të gjërë, traditat, zakonet, shekullore të popullit të thjeshtë, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhën më të mirat dhe më të drejtat për ti bashkuar në një të vetëm e mbarë kombëtare, që do të quhej “Kanuni”.
Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do të thote: “Prerje e drejte”, pra vëndosje drejte për çdo njeri, si për atë që është i pasur apo i varfer, si për atë që është i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe për atë që është njeri i thjeshtë dhe pa ndonjë prezencë në shoqëri. Pra Kanuni do ti gjykonte njësoj fajtorët dhe do tu jepte njësoj pafajsinë të drejtëve, të pafajshëmve... Pas atyre kuvendeve të gjata, të kryepleqve të malsinave, Dukagjinit, e krahinave të tjera, Lekë Dukagjini pas mbledhjes se mëndimeve të të gjithe kryepleqësisë Shqipëtare anë e mbanë.
Duke i bashkuar dhe seleksionuar në një të vetëm, nxorri të perfunduar “Kanunin”, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Për vetë meritën që pati ai burrë i madh i kombit në organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare... Kanuni mori udhen e pa kthyeshme të historisë Shqipëtare. Ai ishte “Kushtetuta” e parë kombëtare, ku i thotë botës dhe njerzimit, se populli Shqipëtarë është i kompletuar me ligjet e veta, bazuar në zakonet tradicionale shekullore Shqipëtare si dhe në themel të vet ka dhjetë urdhënimet e tënzot sipas biblës së shënjtë... Kanuni ishte për atë kohë një deklarim botrisht; se Kombi Shqipëtare është komb katolik, që i falet dhe i lutet Zotit, që njeh biblën e shënjtë dhe njeh “Benë” sipas biblës e zakonit shqipëtare. Pra është një vënd Europian, që po deklarohej kundër nderhyrjeve ushtarake osmane në Shqipëri, në ballkan e më gjërë...
Që prej atijë momenti të daljes së Kanunit të Lekë Dukagjinit, pushtimi osman nuk do të ballafaqohej vetëm me qëndresën e armatosur të popullit Shqipëtarë, por dhe me fuqinë morale që u dha mbarë shqipëtarve vetë Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atë mbështetje shpirtërore, unitet bashkimi e vllazërimi, pastërti e besë ndërmjet njëri tjetrit, shuarje të grindjeve e ngatrresave midis vllezërve Shqipëtare. U dha pra, një përsosmëri në motivimin e vetë jetës në të gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj të kqijave e padrejtsive.

Vlerat e Kanunit nëpër kohra

Vlerat që kishte për atë kohë dhe për shekuj me radhë janë të shumta, sa që nuk mund të përfshihen me një shkrim të thjeshtë... Shqipëtarit i mbrohej nderi, vlera, virtyti, e drejta, prona, familja, gjaku, fisi, katundi, bajraku, krahina e deri kombi, jo vetem me atë beslidhjen e thirrjen e thjeshtë të kushtrimeve e zërave shpat me shpat, por edhe me një Kod ligjor shqipëtare me rreth 1500 nene. Nene të përpiluara jo vetëm me një llogjikë e mençuri të rradhë, por me një drejtësi të veçantë dhe të pa shoqe në botë... Kanuni dënon ashpër llafazanët, hajdutët, shpifësit, intriguesit, përdhunuesit, plaçkitsit, spiunët, tradhtaret apo çdo shkak tjeter që i çonte njerzit deri në vrasje...
Pra çdo veprim të pa ndershëm e nxjerr para gjykimit të burrave të mënçur dhe e ndëshkon që nga gjoba e deri me izolim të atijë individi apo grupi, duke e përjashtuar nga shoqëria e shëndoshë përgjithmonë. Jo rradhë herë sipas shkallës së veprës së keqe, keqbërsit i digjej shtëpia, duke e detyruar vetë dorasin që ti vinte me dorën e vet flakën shtepisë së tijë për fajin, krimin që kishte kryer ndaj tjetrit me të pa drejtë, dhe dëbohej nga fshati apo krahina përgjithmonë.
Kanuni thotë qartë, se për fjalë gojë nuk vritet njeriu!
Ajo gjë do të thote: As për të shame e as për të shpifura nuk vritet njeriu, nuk i merret jeta askujt, ai që vret për fjalë goje, ai është fajtor dhe bjen në gjak, sepse e vrau njeriun për fjale... Ndërsa, kur është i detyruar njeru të vrasë, në rastet kur i dhunohet gruaja, fëmija, i vriten apo i rrëmbehën me dhunë pjestarët e familjes kryesisht femrat, atëherë në mbrojtje të jetës së njerzve dhe të nderit të familjes, kur nuk gjëndet mundësi tjetër per ti shpëtuar, njeriu vret kriminelin dhe për atë lloje krimineli, vrasësit gjithsesi i është kërkuar llogari nga pleqësia dhe i është matur shkalla e fajit, ndoshta dhe e pafajsisë, pse krimineli, i vrari, konsiderohej fajtor i vrarë në tentativë për të kryer krimin apo duke e kryer...

Në Kanun ka qenë e qartë se për përdhunimin e një gruaje, krimineli binte dy herë në borxh, një herë burrit të gruas apo fisit të tijë, dhe së dyti prindërve të asajë gruaje apo fisit të sajë, ashtu edhe në se e vriste gruan dikush, krimineli do të lante dy pare gjaqe... Ndërsa për vrasjen e një burri, krimineli kishte një gjak borxh... Sikur të zbatohej Kanuni, nuk do të ndodhnin kurrë ato miera vrasje siç po ndodhin sot në Shqipëri, vetëm për grindje fjalësh, për thashethëme e për shpifje...
Ashtu sikur plaçkitsve, hajdutve, përdhunuesve, grabitësve të grave e vajzave, jo vetëm që do të u digjej shtëpia, por do të mos lejoheshin të hynin më kurrë në qytetin apo fshatin e tyre, pse ata kanë kryer ato veprime kriminale me gjakftohtësi e vetëdije. Pra nuk do të ndodhte më në Shqiperi asnjë rast i siper përmëndur. Vetem 4 ose 5 persona të asajë kategorie, sikur të ndëshkoheshin prej kryepleqësisë së burrave të zgjedhur të qytetit, fshatit apo krahinës, kurrë me të tjerë nuk do të ndermerrnin veprime të ngjashme kriminale...
Kanuni ka shumë pika të rendësishme dhe vlera të veçanta në tërsinë e vet. Vlera të cilat janë njohur e vlersuar thellësisht dhe me një disiplinë përkushtimore për gati pesë shekuj me radhë, që nga njerëzit më të thjeshtë dhe deri tek vetë kryepleqësitë e atyre kohrave, apo principatat shqipëtare. Para Kanunit të Lekë Dukagjinit është përule me respekt duke e njohur dhe kërkuar nga të gjithe njerëzit që të respektohet, vetë Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. Kanuni ka qënë një beslidhje, e një simbol bashkimi e bashkpunimi midis princave shqipëtare dhe të gjithë popullit ndermjet vedi, për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit osman.

Fjalet “Besa-Besë” simbol i bazës së Kanunit

Baza e Kanunit kanë qënë fjalët hyjnore: “Besa-Besë”! Fjalë që nuk janë thyer kurrë, kur ajo besë është dhënë, edhe prej njerëzve më të thjeshtë. Vetë dyert e perandorisë Osmane janë detyruar ta njohin Kanunin dhe të mos ja shklasin në asnjë pikë popullsisë Shqipëtare, sidomos asajë pjesë, që nuk kishte ra nën sundimin osman, por edhe pjesës qytetase që kërkonte të rrespektonte ato kode kanunore për mënyren e zgjidhjes së problemeve shoqërore, tradicionale e zakonore të jetesës së vet. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, pas biblës, ligjeërohet me anë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, “FALJA”. Pra, të njihet ai që kërkon falje dhe ti falet faji para njerëzve dhe para të viktimizuarve...
Një vepër fisnike me një madhështi të veçantë që ka vetë FALJA, ka gjetë mbështetje dhe zbatim tek populli Shqipëtarë si në asnjë vënd tjetër të botës. Shumë kritik anti shqiptarë, e sidomos ata pro shovinizmave greko-sllave, janë përpjekur që ta komentojnë mbrapsht dhe të nxisin fushata kundër Kanunit nëpër shekuj e dekada. Por fantazitë e tyre kanë dështuar. Një ndër kulçedrat antikanunore ashtu siç qe edhe anti Shqipëtare, ka qënë diktatura komuniste e cila me kalemxhinjtë e vet servilë, holli baltë për 50 vjet me radhë mbi Kanunin, mbi vlerat, madhështinë e fisnikrinë e tijë, mbi simbolin e burrërisë e krenarisë shqipëtare.

Pika për të cilën është sulmuar Kanuni

Në të shumtën e rasteve janë gjetur shtigjë për ta dhunuar Kanunin, tek pjesët ku shkruhet për të drejtat e femrave, grave dhe vajzave. Ku Kanuni ua ka hequr të drejten për të shikuar vetë per martesë, jo vetëm vajzave por edhe djemve... Në kushtet e luftës, pushtimit total të një armiku barbarë që po zhdukte kultura e popuj, një arsyetim i Kanunit për martesën e femrave, ka qënë me vënd. Për faktin se martesa me dashuri e lidhë femrën me çdo llojë njeriu, të çdo lloje rrace e kombi, pra dashuria nuk merr parasysh në se i dashuri i një vajze është ushtar pushtues apo oficer i Sulltanit apo sllavit, vëndasi apo të huaji, pushtuesi apo rrugëtari.
Ashtu që Kombi Shqipëtarë kishte pësuar aq shpesh e aq shumë. Sidomos në periudhat e dyndjeve sllave në veri të vëndeve Ilire, me anë të martesave dhe të lidhjeve dashurore sipas traditave antike, ishin asimiluar jo vetëm miera Ilirë-Shqipetarë, por edhe territore të tëra, deri atje ku vëndet sot quhen Bosnje apo Kroaci.
Po të lexojmë legjendat e Mujit e të Halilit, na flasin shumë qartë për rreziqet dhe luftrat që kanë shkaktuar martesat e ndërsjellta me të huajt në ato kohra... Në kohën kur Kanuni i ka kufizuar deri në ndalim të drejtën femrës që të mos e zgjedhë martesën e vet vetë, por vetëm prindërit dhe të afërmit... Qellimi ka qënë, jo për të shtypur femrën shqipëtare, por për të shpëtuar kombin nga asimilimi. Pasi dihet se Femrat janë NANAT e Kombit. Shumë femra Shqipëtare nëpër qytete të Shqipërisë në kohën e perandorisë osmane, u martuan me ushtar turq, me detyrim të dhunshëm, apo me raste dashurie, u detyruan të humbasin gjuhën, zakonet, kulturën dhe u larguan nga Shqipëria nën detyrimin e burrave Turq. Fëmijët e tyre kurrë nuk folën më Shqip, ashtu shuheshin shumë dyer e familje në atë kohë.
Shëmbuj të ngjashëm kemi sot martesat e vajzave Shqipëtare me të huajt nëpër botë, në emër të një pseudodashurie, por më shumë janë martesa për letra, martesa që po deshtojne në përqindjen më të madhe... Raste që ngjajnë kur femrat veprojnë pa pyetur asnjë njeri të familjes.
Pushtuesit e çdo lloji, si në kohët e lashta, të mesjetës, apo ato moderne, në situata lufte, kanë perdorur dhe perdorin vazhdimisht një taktike poshtruese dhe ç’kombtarizuese ndaj popullit vëndas, metodën e perdhunimit të femrave, martesave të dhunshme etj... Ajo është bërë me qellim për ta shkatrruar moralisht popullin vëndas, dhe për ti vrarë të ardhmën.
Le të kujtojmë ndodhitë fatkeqe në luftën e Kosovës, ndodhi të cilat, po thuajse, në përqindjën me të madhe po i përballojnë ato vuajtje e tmerre, vetëm, ato gra e vajza fisnike, të cilat nuk ja çfaqin askujtë se çfarë kanë hequr nën dhunën e ushtarakve pushtues barbarë serbo-sllav.
Vërtet gruaja Shqipëtare në kohën e daljes së Kanunit dhe për 5 shekuj me radhë ka pasë disa të drejta të kufizuara, por në anën tjetër ajo ka pasë nderimin: Zojë shtëpie! Dhe ka pasë autoritet e mbrojtjen e veçantë, si nga njerëzit e vet dhe nga burri me të afërmit e tijë, për çdo rast padrejtësie. Gruan nuk ka guxuar kush ta vrasë për grindje as për gjakmarrje.
Gruan nuk ka guxuar askush që ta izolojë në raste vrasjesh apo grindjesh e ngatrresash, siç po e izolojnë sot në Shqipëri në emer të gjoja gjakmarrjes. Gruas nuk guxonte kush ti vëjë prite e as ta ndalojë në prita. As gruan as fëmijët nuk guxon kush ti prekë e as ti ndjekë për gjak. Vetëm barbarët sllavo-grekë i kane vrarë gratë e femijët Shqipëtarë; tjetër kush nuk ka guxuar, të pakten, para viteve 1944. Për vrasjen e një gruaje janë marrë dy palë gjaqe, njërin duhej ta merrte burri, tjetrin vllezrit apo fisi i gruas. Gruaja ka qënë e pa prekshme në rrugë, në pazarë e kudo.
Gruaja ka pasë të drejtën edhe të hyjë ndermjetës në raste ngatrresash e vrasjesh, pra ka ndale vrasjen, është fut në mes burrave me fjalën e sajë thirrse për paqe... Dhe palët kanë qënë të detyruara të ndalojnë fjalët dhe armët e të terhiqen per ta zgjidhur sherrin pleqërisht... Gratë në pjesën më të madhe të vëndit kanë drejtuar ekonominë e shtepisë duke i kerkuar vazhdimisht burrit sigurimin e bazës së jetesës në ushqime, veshje etj. E Zoja e Shtëpisë ka zotruar të drejtën e drejtimit të organizimit të jetës në rregullin e brëndshem familiar, ku burrat nuk kanë guxuar të ndërhyjnë...Gratë në çdo shtëpi kanë pasë dhomën e tyre të veçantë, ku janë mbledhur në raste të kurdohershme për të biseduar e ndenjur me njëra tjetrën.
Gra të veçanta kanë marrë pjesë edhe në kuvënde, edhe në lufte me arme në dorë... Kanë dhënë mëndime ku u është dëgjuar fjala dhe janë dalluar për vepra trimërie e heroizmi, vlersim të cilin e kanë njohur dhe ruajtur me rrespekt të veçantë, kreret e vëndit dhe gjithë populli Shqipëtare... Gruas i është besuar dhe lenë në dorë rritja, edukimi dhe mësimi i gjuhës amëtare tek fëmijët... E gjithë ajo, ka qënë nderim, rrespekt, vlerësim dhe besim për gratë Shqipëtare. Kufizimet qe i janë bërë, kanë pasë vetëm qellimin e ruajtjes së nderit të femrës dhe të ardhmërisë së Kombit. Unë do të u drejtohesha sot kritikëve të Kanunit dhe do ti pyesnja se çfarë të drejtash kanë gratë sot në Shqiperi dhe kush i mbron ato?? Këtu veçoj gratë politikane dhe të pasura, gratë e atyre që ruhën me bodigardë e polic.
Ato nuk është, se kanë të drejta, por janë nën hijen e rrethit të pushtetarve, nen hijen e atyre qe janë të gatshem të ushtrojnë dhunë policore për ti mbrojtur... E megjithatë, edhe ato nuk mund të levizin lirshëm nëpër Shqipëri, pa disa njerëz të armatosur me vehte... Në kohët e Kanunit gruaja ka ecur vetëm me qindra kilometra ose grup grash nëpër male e fusha dhe askush nuk ka guxuar ti prekë, as në rrugë e as në pazarë... Sot grabitet gruaja apo vajza në shtëpi të vet, prej mafjozve, kriminelve.

Për shkeljen e të drejtave të grave sot në Shqipëri,vallë a mos është fajtor Kanuni?

Gartë dhe vajzat nëpër fshatrat e Shqipërisë nuk ngopën me buk, ato dalin të lypin një sahan miell për të përballuar urinë e familjes, nuk kanë kushtet minimale për jetesë, për ti shërbyer higjenës vetijake.
Nëpër qytete gjëndën të pa puna dhe pa përkrahje, shpesh në mëshirë të çastit dhe të të papriturave... Në vëndet e Europës, që nga Greqia e deri në Suedi, apo Angli dergjën në duar të mafjes prostitucionaliste mbi 100 mije gra e vajza Shqipëtare... Si janë grabitur ato në Shqipëri? Kush i ka mashtruar, gjoja në emër të martesave moderne me njerëz të pasur, apo të një pseudo-pune? Ata mafjoz e mashtrues, deri në të cilin rang në Shqipëri kanë hypur? Sikur të respektohej Kanuni, a do të guxonin ata kriminelë të grabitnin apo të mashtronin femra Shqipëtare e ti shisnin nëpër botë për seks? Ata nuk do të guxonin kurrë që të kryenin vepra të tilla krimiminale sikur Kanuni të rrespektohej apo të zbatohej pikë për pikë.
Ata do të kishin gjaqe pa fund për të larë, për atë dhunim të moralit e të nderit të familjes Shqipëtare... Mirpo për fat “të zi”, të atyre kriminelve-mafjozë, populli Shqipëtarë ka dekada që beson tek qeveritë e vëndit dhe Kanunin e ruan si një rrelike në shpirt, por edhe në gadishmeri per ta zbatuar atëherë kur pushtuesit e huaj të sulmojne vendin, apo atëherë kur qeveritë nuk funksionojnë më, ashtu siç ka ndodhur dekadën e fundit... Në kohën e sotme shkeljet mbi nderin e shpirtin e Shqipëtarve në Shqipëri janë bërë gati të perditshme dhe të pa zgjidhshme... Ashtu që vetgjygjësia e disa njerëzve po tregon qartë se qeveritë nuk po funksionojne në shërbim të jetes e të stabilitetit të qytetarve, sidomos pas vitit 1997 e në vazhdim.

A ekziston ndonjë fije burrëri sot, si në kohet e burrërisë Shqiptare
kur çdo marveshje përmbydhej me fjalen e vetme “Besa-Besë”! ?
Dhe pse çdo gjë e keqe që ndodh i veshet Kanunit?

Mos qoftë e thënë që Kanuni të vihet në zbatim dhe të përdoret sot nga masa e popullit, me atë disiplinë e rrespekt që është zbatuar para viteve 1944. Po të ndodhë ajo, do të vriteshin miera kriminele, mafjozë, që kanë grabitur vajza, vrarë pa shkak, e të pa fajshëm. Kriminelve që mbrohen nga zinxhiri mafjoz deri lart, do të u kërkohej “gjaku”. Së pari urdhërdhënsve pushtetarë që kanë vrarë njerzit e thjeshte që në 1945 e deri me sot... Njëkohësisht do të përjashtoheshin të gjithë hajdutët, kriminelët, mashtruesit, llafazanat (puntorët e kqinjë), siç shkruhet në Kanun, do të largoheshin nga politika Shqipëtare dhe do të nxirreshin më një anë si njerzit më të pa denjë të shoqërisë Shqipëtare.
Do të largoheshin prej kryepleqësisë burrërore shqipëtare, gjithnjë sikur të zbatohej Kanuni dhe të ekzistonin sot ato kryepleqësi me atë burrëri e vlera që kanë patur burrat Shqipëtarë të atyre kohrave. Burrëri që sot mjerisht nuk ekziston, pasi pushtimet e huaja gjatë shekujve, si dhe diktatura barbare e transformoj atë burrëri me dhunë, në nje shtresë të varfërish, deri për një pale rroba... Por populli është i durueshëm tej mase, dhe shpesh herë beson verbërisht mashtrimeve të të korruptuarve mafjozë e pranon qeverisjen prej tyre...
Faje qe i kushtojnë shtrenjtë, por korigjohen pas një psimi të madh... Kanuni jo vetëm që nuk zbatohet në asnjë pikë, as ‘nen’ të tijë, por, po sulmohet në mënyrë të qellimshme nga të dy krahët, si nga kriminelët e keqbërsit, ashtu edhe nga pushtetarët. Pala e inkriminuar thotë se po zbaton Kanunin kur vret, vjell, perdhunon nderin e familjën e tjetrit, ndërsa qeveritarët për vrasjet mafjoze e politike dhe të çdo rangu i cilsojnë si vrasje kanunore.
Palët kriminale që kanë gjetur hapsirë për të vepruar në Shqipëri si rezultat i korruptimit të politikanve me krimin, e përdorin emrin e Kanunit si mbulesë për të justifikuar krimet që bëjnë dhe për të krijuar një kaos në masën e popullit, duke i bërë grindjet e krimet masive deri tek njerzit e thjeshtë.
Dëgjohen raste se u vra (x) person nga (y)-ni, sepse ai e shau... Dhe direkt atë mbrëmje Televizori Shqipëtare jep lajmin se u krye një vrasje Kanunore...
Natyrisht që punonjësit e informacionit dhe drejtuesit e TVSH nuk kanë njohuritë e nevojshme historike, as mbi traditat as kulturën e hershme Shqipëtare, e aq më pak të njohin Kanunin në përmbajtjen e tijë.
Por ashtu, siç u vjen urdhri, që ta japin atë lajm, dhe të ja veshin Kanunit vrasjen, për të ja larguar qeverisë, si shkaktarë i parë, ashtu e transmetojnë ata gazetarë... Them shkaktarë i parë është qeveria: Sepse, krizat ekonomike, mjerimi, vuajtaja, mafja, krimi i hajdutëve, veprimtaria e pa përgjegjëshme e pushtetarve i bën, deri edhe njerzit e thjeshtë, të vriten me njëri tjetrin, për fjalë goje, pa përfillur asnjë shënjë burrërie e njerëzie, apo zakoni Shqipëtare. Njerëzit e thjeshtë po psojnë kriza psiqike kur dikush u rremben fëmijën dhe ata reagojnë në menyra agresive duke vrarë edhe vehtën, shpesh, nga pamundësia për të gjetë dorasin, apo shkakun.

Kthehemi tek vrasja për një të shame, apo për një fjalë gojet...
Po në cilen pike të Kanunit shkruhet, që pse të shan tjetri duhet ti marrësh jetën?

Në asnjë fjalë, as rrjesht, nuk ekziston!
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka pushuar së funksionuari që në ditët kur Shqipëria ka filluar të qeveriset nga Shqipëtarët. Perpjekjet për ta përdorur atë Kanun, për të justifikuar apo gjykuar vepra të shtrëmbra apo të drejta ka qënë dhe janë spontane. Vetëm në rastet kur nuk ka funksionuar shteti apo pushteti. Kanuni bashkë me vlerat e veta historike e kombëtare e ka vëndin vetëm në histori, si një rrelike e kombit dhe aspak për tu vënë në zbatim apo veprim sot. Ai e ka pase vlerën e vet atëherë kur nuk ka qënë Shqipëria e qeverisur nga Shqipëtaret, kur vëndi ka qënë nën sundime të një pas njëshme, atëherë kur pushtetet pushtuese përpiqeshin të zhduknin kulturën, zakonet, traditat, gjuhën, pra të na çfarosnin si komb. Kanuni e ka kryer misionin e vet historik për gati 5 shekuj, më së miri.
Formimi i shteteve juridike, dalja e ligjeve, kane bërë që kanunet, apo zakonet e vjetra të çdo populli e kombi, të mbesin si rrelike muzeale, në historit e atyre vendeve e kombeve që i kanë patur.
Që prej kohës kur Shqipëria është shpallur shtet i pamvarur dhe qeveritë e një pas njëshme Shqipëtare, kanë krijuar ligje themelore, ku janë njohur doket, zakonet, gjuha, kultura Shqipëtare, ligje të cilat tashmë janë në përsosje çdo ditë, Kanuni është dashur dhe duhet që të vëndoset si një Visar i çmuar i Kombit në histori dhe të sherbeje si një ndër bazat e drejtësise ligjore Shqipëtare. Ti jepet një vlersim, të pakten aq sa ja kanë dhënë e po ja japin studiuesit e huaj dhe figurat e mëdha të politikës botrore... Në vitet e diktaturës ka pasë mangësi të qëllimshme për të denigruar traditën, zakonet, veshjet etj, në masën e gjërë të popullit Shqipëtarë, mirpo sot ato mangësi nuk ekzistojnë më.

Ekziston rreziku i dëmtimit të historisë dhe traditës zakonore Shqipëtare në qoftë se njerëzit, kur vrasin në momentin e çmendurisë së tyre, të krizave psiqike, justifikohen tek Kanuni, edhe pse ata nuk e kanë lexuar as një rrjesht dhe nuk e kuptojnë asnjë fjalë të Kanunit!

Ashtu si dhe politikanet, te cilet në momentet kur nuk janë në gjëndje të qeverisin, apo nuk e zbatojnë dot ligjin, pse kriminelët janë miqt, shokët, korrupsionistët që kanë lillje me ta, justifikojnë të çmëndurit, mafjozët, kriminelët, përdhunuesit për veprat e tyre kriminale. Duke ia ngjeshur Kanunit, pra sikur ata vritkan e vidhkan e grabitkan gra, se (simbas tyre) thoka Kanuni, (sipas tyre)... Marrëzi dhe hipokrizi politikanësh për të justifikuar vehtën e tyre në perzierje me kriminelë ordinierë që i bëjnë ato masakra ndaj njerëzve, moralit e kulturës Shqipëtare, vetëm për të grumbulluar para!
Mjerisht që prej vitit 1997, me këto 7-8 qeveri të hypura e të zbrituara, jane vrare qindra policë, dhe disa njerëz të politikës Shqipëtare, gjë që tregon se një dorë e zezë mafjoze vepron kundër ligjit por edhe kunder kulturës njerëzore e tradites Shqipëtare, e aq më fort kundër Kanunit.
Them më fort kundër Kanunit, sepse sipas Kanunit, pa i pas borxh, nuk të vret askush e aq më pak tinzisht, e duke u fshehur...
Ka pasë shumë raste kur vetë policët e shtetit kanë vrarë me dhunë duke i rrahur njerëzit, deri edhe intelektual. Rrahje e dhune pa asnjë shkak apo arsye, në kundërshtim me çdo ligj njerëzor e aq më fort me Kanunin, në të cilin thuhet se burri nuk rrahet, as nuk dhunohet fizikisht...!

Të rrahësh burrin, apo çdo njeri, është poshtrimi më ç’njerzorë që mund ti bëhet tjetrit e aq më tepër Shqipëtarit.
Ç’njerzime të tilla kanë bërë barbaritë sllavo-greke, kundër Shqipëtarve, dhe diktatura komuniste...

Mjerisht bëjnë edhe policët e shefat e ushqyer me brumin diktatorial komunist nëper Shqipëri, ata që i sherbejnë qeverisë pro komuniste dhe jo rendit, sigurisë e qetësisë së popullit Shqipëtare. Sikur të respektohej Kanuni, ata, dhe askush nuk do të guxonin të perdornin dhunën fizike ndaj njerëzve e të mbysin njerëz duke i rrahur. Ashtu siç nuk do të guxonin, sikur liritë dhe të drejtat e njeriut të rrespektoheshin, ashtu siç janë të shkruara në ato ligje ndërkombëtare...
Për të frenuar fenomenet e vrasjeve, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Kanunin, duhet menjëherë të nderhyjë ligji i shtetit dhe të denojë vrasësit në maksimum, pa pranuar nderhyrje politikanësh, deputetësh, për të zbutur apo lakuar ligjin. Të ndëshkohën dhe të mos u jepet mundësia kriminelëve të lirohen nga burgjet pa kryer denimin... Atëhere do të ndalet fenomeni i vrasjeve në Shqipëri. Fenomen i cili është në të gjitha vëndët e botës por i kufizuar dhe nën ndëshkimin e ligjit. Vrasjet nuk motivohen as Kanunore e as zakonore në vendet perendimore, por kriminale dhe kriminelët e bashkpuntoret e tyre shkojnë në burg për gjithë jetën e tyre... Në Shqipëri duhej të kalonin plot 5 vjet që të dënoheshin me burg kriminelët që vranë politikanin më popullorë, demokratin Azem Hajdari, vrasje e cila u cilsua prej politikanve qeveritarë, si Kanunore, edhe pse kriminelët njiheshin hapur se kush ishin, dhe deri ku shtrihej rrjeta e tyre.

Qeveritarët mendojnë se shfajsohen kur i cilsojnë vrasjet në Shqipëri sikur bëhën për gjakmarrje...

Jo! Vrasjet në Shqipëri nuk janë për gjakmarrje, por vijnë si rezultat i qeverive të korruptuara që prej viteve 1997 e deri më tani. Vijnë si rezultat sepse në shumë raste qeveritarët i kane ndihmuar kriminelët të marrin pafajsi, apo kanë bashkpunuar me ta... Sot duhet që vetë masat e popullit të kerkojnë me kembngulje, që çdo njeri, që bën vrasje, të dënohet nga ligji dhe të mos lehet i lirë në asnjë çast. Në se vrasësi del i lirë, pse ka një mbeshtetje nga ndërhyrjet e politikanve, populli duhet të kerkoje llogari qeverise, deri me heqjën e votëbesimit për atë qeveri, gjithnjë me mjete demokratike... Ndersa vrasjet qe janë bërë dhe bëhen për gjaqe të vjetra, ato po i pajtojnë vetë nderhyrjet e burrave qe e njohin zakonin e Kanunin dhe po falën në masë të madhe.

Pra sot në kohët moderne në Shqiperi, Kanuni ështe dhe duhet ë jete, vetem një rrelike muzeale, për vetë faktin se: Ligjet për liritë e të drejtat e njeriut, që janë një fuqi botrore, që rrëzojne çdo Kanun apo normë të përdorur në mesjetë, nuk lënë hapsirë boshë ku mund të mungojë diçka për të drejtat e çdo qytetari kudo në botë.

Shteti shqipëtar ka sot institucionet Kombëtare, Shtetrore me të gjitha ligjet dhe organet drejtuese, që janë për të organizuar jetën shoqërore, zhvillimin njerëzor në të gjitha fushat. Mirpo ndershmëria dhe përkushtimi, apo aftësia e nevojshme e atyre punonjësve që punojnë në ato organe qeverisëse, duhen kontrolluar me kujdes nëpërmjet votës se lirë, të njerëzve të lire, në zgjedhje të lira e demokratike... Sikur ato institucione, të funksiononin nën drejtimin e një qeverie demokratike të pa korruptuar dhe të pa përzierë me mafjen apo krimin, nuk do të kishte guxim asnjë njeri që të bënte vrasje, as për “fjalë goje” e as pse më “shikove shtrembt, apo pse drejt...”
Mirpo fatkeqësisht në Shqipëri edhe pse ekzistojnë ligjet dhe të gjitha strukturat shtetrore për të zbatuar ligjin, nuk është përkushtimi i nevojshëm i njerëzve që janë vëndosur për ti shërbyer ligjit dhe qytetarve. Pra, për të bërë atë detyrë, per të cilën taksapaguesit Shqipëtarë u japin rrogat që nga presidenti e deri tek polici më i thjeshtë... Populli nuk duhet të vuajë zinë e krimit, vrasjen në njerzit e shtëpisë, grabitjën e femrave dhe shitjen për prostitucion nga kriminelët.
Të mos heshtë e të u nënshtrohet atyre grupeve apo individve që e lajne me gjak në emër të Kanunit, në emër të asajë historie të lavdishme Shqipëtare të kohës së Gjergj Kastriotit të madh dhe Lekë Dukagjinit. Me ato përpjekje ata mafjozë, hajdutë, kriminelë përpiqen të shfajsohen, duke u fshehur dhe duke u mbrojtur njëkohësisht, pas Kanunit. Por Kanuni thotë: Hajdutët, kriminelët, dhunuesit, plackitësit te veçohen e të ndeshkohen rrebt... Ata nuk e kanë vëndin as në jetën e lirë të shoqërisë Shqipëtare e jo më nëpër hallkat e institucioneve të shtetit, si politikanë, shefa etj...

Kanuni thot: Fëmijët dhe të sëmurët psiqik nuk armatosën kurre...!

Sot në Shqipëri janë armatosur edhe fëmijët... Gjithsesi le të shpresojmë se gjërat do të shkojnë në vëndin e vet... Kanuni me vlerat e tije historike e kombëtare të vendosët në muzeumet shqipëtare si një rrelikë e radhë e Kombit Shqipëtare, duke i nderuar në faqet e historisë ato vlera, e jo duke i injoruar. Kanuni duhet të jetë një mbështetje studimore për drejtësinë, por duhet kuptuar saktë dhe jo mbrapsht... Mafjozet e kriminelët bashkë me ata që i përkrahin, të denohen sa më parë nga drejtësia demokratike. Dhe populli të çlirohet për të marrë frymë lirisht në jeten normale pa krime, pa vuajtje dhe frigë, por me një qetësi e normalitet të zhvillojë jetën e lirë si gjithë popujt e vendevë të qytetruara.

Le të besojmë dhe të shpresojmë se krerët e shtetit do ta kuptojnë se nuk është fajtor Kanuni për asnjë veprim kriminal e mafjoz që kryhet në Shqipëri, por fajtor janë të korruptuarit politikanë, të komprementuarit ligjëvënës e ligjëzbatues, miqësitë e dallaveret në të gjitha shkallët e pushtetit.

Ashtu siç është fajtor në të njëjtën kohë, një dehje marramëndse, një trullosje prej një euforie të tepruar të masës së atyre njerzve që hiqen sikur e njohin dhe dijnë të rrespektojnë Kanunin apo zakonet e tjera Shqipëtare, ndërsa në anën tjetër perdorin emrin e Kanunit për të bërë krime, apo veprime të tjera ç’njerzore ndaj shoqi-shoqit apo deri në fis e familje... Askush nuk ka të drejtë të bëjë vrasje, pse sipas tijë e thoka Kanuni!

Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që ti merret jeta njeriut për asnjë arsye! Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që të izolohen gratë e fëmijët dhe të vriten apo të tentohet ndaj tyre për ti vrarë për gjak!

Kanuni thekson qartë në kuptimin dhe zbërthimin e tijë se: Vrasja është rrezik, fatkeqsi, vrasësi bjen në gjak, por gjaku lahet me ‘falje’ para njeriut, para Zotit e burrave të Dheut Shqipëtarë, e jo para ‘mistrecave’ që nuk njohin faljen, si shprehja më e lartë e pendimit të fatkeqit që ngriti dorën në çastin e çmendurisë së tijë kur vrau njeriun...

Gjithsesi` theksoj se: Kanuni nuk është e as nuk bëhet kurrë shkaku i grindjeve e vrasjeve në Shqipëri, por ka qenë gjithmonë dhe ashtu duhet të mbesë si simbol i besës, i burrërisë, i urtësisë, i rregullit të jetesës, i pajtimit dhe qetësimit të mosmarrveshjeve midis njerzve.
Më peshë ka një fjalë e thjeshtë e një burri të vjetër në malet e Malësisë së Dukagjinit, Vermoshit, Skraparit, Kurvëleshit apo Korabit, se sa dhjetra fjalime të pseudo-politikanve që shahen me njëri tjetrin si fëmijët e rrugve...

Le të shpresojmë se vetë qytetarët do të kuptojnë më mire, se kush është shkaku i krimeve të fshehta, i grabitjes së fëmijëve, fëmrave, i varfërise, i vjelljeve, i pa sigurisë... Pra do ta kuptojnë njerëzit se kush është shkaku i largimit gjithnjë e më shumë nga Shqipëria i njerëzve të thjeshte por edhe intelektualve...
Ndoshta kur të gjitha të kuptohen qartë nga të gjithë, atëherë nuk do të ja falin më besimin e votës as të korruptuarit, as ish diktatorve, as kriminelve... Por do të dijne të zgjedhin ata që drejtojnë popullin e shtetin drejt sigurisë, qetësisë, zhvillimit, drejt një jete normale pa vrasje, pa tmerre rrembimesh e dhunimesh, apo tregti femrash per prostitucion...
Vetem atëherë nuk do të hidhet baltë mbi Kanunin ashtu siç hidhte perandoria osmane për 500 vjet me radhë, apo shovinizmi sllav dhe diktatura komuniste... Nuk duhet të mbretërojë çmenduria e çastit që vret në emër të Kanunit, vjell e bën aq vepra të liga dhe tenton të fshihet pas atijë ‘Gjeniu’ të historisë dhe Kulturës tonë Shqipëtare. Kam bindjen se edhe kjo përpjekje e fundit e sllavo-komunistve të deshtuar, për të hedhur baltë mbi zakonet e kulturën tonë të lashtë, do të dështojnë. Pasi populli, pjesa më e madhe që i nderon realisht vlerat tona Kombëtare, një ndër të cilat është dhe Kanuni, do të dijë të dalë edhe prej kësajë situatë ngatrresqare që e krijuan qeveritë e pa përgjegjshme...
Asnjë arsye nuk ekziston mbi Dhe, që të u krijohet vuajtje, apo tu shkaktohet vdekja fëmijëve të mitur, si dhe të u nxihet jeta, duke i ndarë nga prindërit për shkaqe vrasje, dhunimi, lufte, etj...
Vetëm barbarët që nuk kanë ndjenja njerzore i lënë fëmijë jetimë, pa prindër, duke ua vrarë babanë, apo duke u rrëmbyer nënën!
Vetëm politikanët hajdut që jetojnë duke u ushqyer me gjakun e djersën e të tjerve, i lënë fëmijët e mitur të vdesin urie, të ftohti, apo prej sëmundjeve! Kujtojmë këtu miera fëmijë të izoluar për shkaqe vrasjesh, prej njerzve psiqikisht të smurë, që nuk njohin as vlera kombëtare, as njerzore e as familiare, e Kanunore aq më pak... Kujtojmë miera fëmijë të cilët bredhin rrugve të Shqipërisë duke bërë punë të zeza për të mbajtur familjet, si dhe rrugve të botës për të lypur punë apo të mashtruar e të shitur nga mafja shtetrore, për prostitucion, apo për tu vjedhë organet e trupave të tyre të njomë, për të ua transplantuar fëmijëve të milionerve, të mafjozve nëpër botë.
Kujtojme shumë të tjerë që vdesin cdo stinë e muaj, urie e të ftohti nëpër fshatrat e Shqipërisë... Po vdesin për një operacion të thjeshtë apendisiti pa pasur aspak kujdesin as ndihmën e qeverisë, e cila e ka për detyrë që shtetasve të vet tu sigurojë jetën dhe mjekimin e nevojshëm, ushqimin dhe çdo gjë tjetër jetike. Pra asnjë prej atyre fatkeqësive që po vuan populli shqiptar sot nuk i vjen prej Kanunit, e aq më pak fëmijëve. Por ato vijnë si shkak i mungesës së kujdesit të qeverisë për të gjithë qytetarët e aq më pak për fëmijët e pafajshëm.

Shkruar nga LLemadeo D.

Literatura:

http://agrbes.freehostia.com/KanuniiLekeDukagjinit.pdf


https://www.amazon.com/Kanuni-Leke-Dukagjinit-Code-Dukagjini/dp/0962214108

Gjini G., Ipeshkvia Shkup-Prizreni nëpër shekuj. Citimi: Vende-vende si datë e lindjes së tij shënohet 12. VII. 1874, ndërsa duhet të jetë: 3.X.1873, shih: AFJ, Status animarum II, 424.
^ Kurti D., Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj.1906), Cokesë (Skicë historike).Shkodër 1965.
^ Lila O., Letrat e panjohura të Shtjefën Gjeçovit: korrespondenca në dorëshkrim, Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). - Nr. 4295, 27 korrik, 2007, f. II - III.
^ Gjeçovi Sh.K., Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t'osmanllive : 1903-1904-1905-1906, [dorëshkrim], Laç-Sebaste, 1922.
^ Letër dërguar P. Gj. Fishtës nga Gomsiqja më dt. 19. IX. 1913.
^ Mata R., Komisia Letrare Shqipe për lëvrimin e gjuhës shqipe, “Mësuesi”, 28.8.1916.
^ "Gjeçovi VEPRA 4", RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985, fq.227. Citimi: ... Ka qillue qi kush s'ka pasë shum berre, s'ka pas ç'a me dhanë (por), kta kanë shkue kanë marrë vetë me bajoneta n'pushkë...
^ Habazaj A., “Hysni Lepenica, monografi”, Naim Frashëri, Tiranë, 1996, f. 23 – 26.
^ Kurti D., Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj.1906), Cokesë (Skicë historike).Shkodër 1965.
^ Shuteriqi Dh.S., Shtjefën Gjeçovi dhe kambana e Sopotit shkëputur nga Ditari i Dhimitër Shuteriqit, Belësh 7 maj 1972.
^ Dorëshkrimet e At Gjeçovit, HD, Vj. XII, 1936, 3, fq. 12-13.
^ Për këtë radhitje titujsh, zhanresh e vitesh ndihmoi fondi online i Bibliotekës Kombëtare (bksh.al).
^ Malaj V., Apostolic and educational work of the Francisacan Order among the Albanian people, Buletini Katolik Shqiptar, red. Gjon Sinishta, San Francisco 1990. fq. 35-37.

U aftësua rruga deri te vendvrasja e at Shtjefën Gjeçovit

Rruga që shpie deri te vendvrsja e Gjeçovit në Rrezinë


Kërkesa e kamotshme e vizitorëve për të shtegtuar deri te vëndi i vrasjes së Gjeçovit, sivjet u përmbush me hapjen e rrugës një kilometërshe deri te pika kyç ku Gjeçovi u përball me pritën e organizuar nga pushteti serbo-jugosllav.

Pas vrasjes së Gjeçovit, më 14 tetor 1929, në Rrezinë të vreshtave të Zymit, vendin e vrasjes, sipas traditës së mire, e ruajtën hasjanët, ku sejcili kalimtar e hudhte nga një guralec për ta përkujtuar e përtrirë vend-vrasjen e prelatit – Martir Shtjefën Gjeçovit. Në këtë mënyrë, u formua “Leria e Gurëve” në pamje të varrit që gjendej në mes të rrugës e cila kalonte në të dy krahët e martirit të kombit.

Në vitin 1969/70, iu vu një shenj-simbolik betoni me mbishkrimin e tij nga Enti për Mrbojtjen e Monumenteve Historike të Trashëgimisë Kulturore në Prizren. Dhe, këto ditë u hap trasea e rrugës, u shtrua me gurë të shtypur dhe u ngjesh me cilindër ku u krijuan kushtet për të shkuar lirshëm edhe me makina deri te vendvrasja e At Shtjefën Gjeçovit. Planifikohet që në atë vend, së shpejti pritet të ngritet edhe një mini-obeliskë simbolike për ta pasuruar hartën e pikave kyçe të historisë së vëndit dhe të kultit. Dëshirë e përgjithëshme është që për çdo vjet, në Javën e Gjeçovit, të sjellim diçka të re, të rëndësishme e të dëshirueshme për vëndin.

Sivjet, menifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, mbahet me 15 tetor 2016 në Zym dhe se është Vit-Jubilar nga se shenon 45-vjetorin e organizimit të manifestimit, pa asnjë ndërprerje duke botuar edhe nga një Almanak-vjetor për veprimtarinë e zhvilluar brënda dy manifestimeve.

Majlinda Kelmendi po stërvitet në kushte shumë të vështira.

Driton Kuka ka kritikuar për kushtet në të cilat po punohet në palestër, edhe pse xhudoja i solli Kosovës medalje të artë olimpike dhe shumë medalje të tjera të rëndësishme.

“Sporti ka nevojë për përkrahje e jo kritika, ndoshta vendosja e standardeve të larta nga sporti i xhudos ka sjell eufori te populli ynë, sidomos medalja e artë olimpike. Në Kosovë njerëzit janë sportdashës, kjo u pa edhe në stadiumin plot në Shkodër, por të pritet ndonjë sukses qysh në fillim është jo e drejtë”, ka shkruar Kuka në një postim në rrjetin social Facebook.

Kuka ka thënë se gazetarët duhet ndjekur më shumë ngecjet në përkrahje të sportit.

“Gazetarët tonë duhet ndjekur sa ma shumë ngecjet në përkrahje të sportit, e sidomos aty ku krijohen bazat nëpër klube. Për shembull kampionia olimpike prapë sivjet do të stërvit me çorape të leshta në palestër, apo kjo nuk paraqet lajm. Pyetjet mos mi drejtoni mua, por atyre që kanë përgjegjësi ndaj klubit”, ka thënë Kuka.

Piktura prehistorike e Spilesë së Trenit


shpella-e-trenit

 nga Oliver Topciu


-Zëra sirenash që japin alarmin-

Pasi ke lënë kryqëzimin e Grykës së Ujkut dhe ke marë rrugën majtas për në Rakickë e Shyec,buzëliqenit të Prespës së Vogël,në të majtë,mbi një faqe shkëmbi masiv që lartësohet madhështor mbi liqen,gjendet piktura prehistorike e Trenit.Kemi shkruar më parë për Trenin,kalanë e Trajanit e murin e Mokut,por është vendi të theksojmë me ç`rast,se piktura e Trenit është me vlera të jashtzakonshme historike e kulturore ; ajo është unikale në llojin e vet, jo vetëm në Shqipëri,por edhe në Ballkan e më gjerë.

Piktura prehistorike Spilesë,krahas Shpellës së Trenit,kalasë së Trajanit me murin e Mokut,tumulën mbrojtëse të Vendtrokut,fortifikimin e Gradishtës së Shyecit dhe varret tumulare të Gradishtës,janë elementët kryesorë të ansamblit historiko-arkeologjik të Trenit.

Shkëmbi mbi të cilin është vizatuar piktura ngrihet vertikalisht lart, si për të kapur qiellin dhe për të qënë sa më afër diellit,I cili,edhe dielli megjithatë,nuk ka mundur të ndriçojë,të zbardhë e të shpjegojë përfundimisht enigmën shekullore që lidhet me këtë pikturë të lashtë.Gati si një obelisk natyror, në një vend mbizotërues,të rahur përjetësisht nga erërat,me shikimin e ngrirë,të fiksuar nuk dihet qyshkur e për ku,ky shkëmb e sidomos pikturat e gdhendura mbi faqen e rudhur të tij,janë të mbushura plot e përplot me mistere të shumta që askush nuk ka mundur t`I shpjegojë në mënyrë të plotë,bindëse e shteruese.

Nuk dihet ende me siguri(dhe kjo se debatet në nivele arkeologësh e historianësh të shquar vazhdojnë) se kur dhe nga kush janë gdhendur pikturat emblematike mbi shkëmb.Cili është piktori a piktorët anonimë,me çfarë teknike pikturore janë punuar dhe mbi të gjitha,cila është përmbajtja e tyre,simbolika e tyre,mesazhi I tyre?Pse pikërisht atje,në faqen shkëmbore të atij shkëmbi madhështor piktori anonim ka shkuar ,është ndalur dhe ka shkruar fragmente ,copëza nga historia e tij,nga jeta e tij? Për të qënë sa më afër Dia-aut,perëndisë së Diellit dhe qiellit-Diah-ut,Uranit,që I rinin mbi kokë dhe perëndisë Tokë-Dhemetrës,Demetrës,Nënëtokës,-perëndive fuqiplote tek të cilat ai besonte dhe I adhuronte ditën dhe natën? (shih shkrimin “Devolli dhe perënditë pellazgo-ilire“).Apo ai,piktori anonim ,larg syve të bashkëkohësve të tij,fshehur fisit a tribusë së tij ka dashur që gdhendjet mbi gur t`ja falë,t`ja kushtojë,t`ja dhurojë ,t`ja blatojë atyre, perëndive ,pkërisht në vendin aq të lartë ,aq të lartësuar,aq mbizotërues ku vetëm ato,perënditë mund ta gjenin?Apo ai,piktori anonim ishte I sigurt,I bindur dhe plotësisht I ndërgjegjshëm se pikërisht atje,në atë vend të lartësuar mund të ruheshin të konservuara më së miri,si në një “hipotekë“ të gurtë shënimet e tij,kujtimet e tij,mesazhet e tij? Sado të pyesim a të hamendësojmë enigma e pikturës së shkëmbit të Trenit mbetet e pazgjidhur përfundimisht,misteri I saj mbetet ende I pazbuluar në mënyrë të plotë e përfundimtare edhe në ditët tona.

Me studimin e pikturës së Trenit,ashtu si edhe me monumentet e tjera historike përqark, nuk janë marë shumë studjues.Studimet më të plota rreth kësaj picture I ka kryer arkeologu dhe prehistoriani shqiptar,Muzafer Korkuti ,përfundimet e të cilave gjenden në librin e tij,“Arti Shkëmbor në Shqipëri“(Tiranë,2007).Ndër studjuesit e huaj më së shumti është marë me këtë problem,historiani britanik Nicholas Hammond.Edhe pse që të dy studjuesit e përmendur janë emra mjaft të njohur e plot autoritet në fushën e arkeologjisë dhe historisë,mendimet e tyre,pothuajse për të gjitha pyetjet që lidhen me pikturën e Trenit,nuk përputhen dhe ,në shumicën e rasteve,janë diametralisht të kundërta.Prandaj në rrjeshtat që pasojnë do të përmendim qëndrimet e tyre rreth pikturës së Spilesë së Trenit.

Pak fjalë mbi historinë e zbulimit të pikturës së Trenit

Ashtu siç tregon arkeologu M.Korkuti,piktura e shpellës së Trenit u zbulua gjatë një ekspedite arkeologe e cila po bënte gërmime sistematike në zonën për rreth.Një ditë,një banor I zonës I tregoi trupës se ai kishte parë në shkëmbin e Spilesë disa “shkrime që nuk lexoheshin“.

Dhe arkeologët pasi ngjitën të përpjetën nga bregu I liqenit qëndruan përpara faqes lindore të shkëmbit duke kërkuar për ndonjë gjurmë të bërë nga dora e njeriut.Duke kërkuar me këmbëngulje e durim për të gjitha imtësitë,në anën perëndimore arkeologët dalluan në fillim një kalorës të vizatuar me bojë të bardhë,pranë tij një kalorës tjetër,kurse para tyre tre qen që vraponin bashkë me kalorësit duke ndjekur një dre.Sipër tyre,mbas një të çare natyrale të shkëmbit dalluan një kalorës tjetër dhe një qen që ec gjithashtu përpara tij.Ky zbulim ,shoqëruar edhe me argumentat përkatës u publikua për herë të parë në vitin 1969 në revistën “Studime Historike 2“(shih M.Korkuti,Piktura e Trenit,f.127-131).
Një legjendë e përjetësuar mbi shkëmbenj

Shkëmbi I Spilesë apo Shpella e Shkruar quhet nga banorët e fshatrave per rreth edhe Shkëmbi I Nuses.Afër këtij shkëmbi,përballë dhe në krah,si kolona vigane,ngrihen edhe disa shkëmbenj të tjerë.Banorët e atjeshëm këtij vendi I thonë “de nusja“ sepse,sipas legjendës,pikërisht atje,tek ky vend ka ngrirë një çift të porsamartuarish ditën e dasmës dhe dy shkëmbenjtë që qëndrojnë përballë njëri tjetrit janë nusja e dhëndëri ndërsa shkëmbenjtë e tjerë fare afër,janë shpura, krushqit gjithashtu të ngrirë,që kanë pësuar të njëjtin fat.Për arsyen e ngrirjes së tyre legjenda thotë se ndoshta era e të ftohtit e acartë të dimrit që I zuri rrugës ditën e dasmës,apo ndoshta ndonjë mëkat I kryer nga vetë çifti I të porsamartuarëve bënë që ata,të gjithë bashkë, të ngrijnë atje duke lënë të përjetësuar emrin e tyre në toponimin “shkëmbi nuses“.Dhe kushdo që shkon dhe e viziton atë shpellë nuk ka se sit ë mos bjerë dakord me legjendën në fjalë,sepse vërtet,të gjithë ata shkëmbenj stoikë,të heshtur,misteriozë e krenarë si ata,u ngjajnë aq shumë statujave të ngurosura njerëzore.

Përmbajtja e piktures së Trenit

Piktura e Trenit parqet një skenë gjuetie të vizatuar në siluetë dhe formohet nga tri pjesë.Në pjesën qendrore janë vendosur tre kalorës të armatosur me heshta dhe tre qen që ndjekin një dre.Sipër tyre,në një largësi 60 cm,është figura e një kalorësi tjetër dhe e një qeni .Në krah të djathtë të grupit qëndror,rreth 4-5 m larg dhe poshte tyre,ruhen në gjendje jot ë mirë,figurat e dy kafshëve,ndoshta e një dreri dhe një qeni.Figurat janë paraqitur në siluetë,janë dhënë në një plan dhe në përgjithësi janë vendosur në raport të drejtë me njëra tjetrën.Ato lëvizin në një drejtim diagonal,nga e majta në të djathtë.Arsyeja është e qartë:gjahtarët me kuaj dhe qentë e tyre ndjekin gjahun.Secila figurë merr pjesë në kompozim në mënyrë të natyrshmë dhe është e pajisur me lëvizjet e saj individuale.Kështu kalorësi që ndodhet më afër drerit është I hipur në kalë I cili ecën me revan;në njërën dorë mban një heshtë të gjatë të drejtuar nga dreri,kurse në dorën tjetër mban kapistallin.Vendosja e figurave në tre grupe,që janë në fakt tri skena gjuetie,është e kushtëzuar,me sa duket, nga sipërfaqja e shkëmbit.Ato janë vizatuar më bojë të bardhë,me përbërje kryesore gëlqere që mbush gjithë figurat dhe formon një farë relieve të hollë mbi sipërfaqen e shkëmbit.Artisti anonim në këtë rast ka gërvishtur më parë mbi shkëmb për të formuar secilën figurinë,pastaj I ka mbushur vijat e gërvishtura me gëlqere(shkumës).Me kalimin e kohës gëlqerja ka marë ngjyrë krem dhe nën influencën e faktorëve atmosferikë është forcuar shumë dhe është bërë një me faqen e shkëmbit.

Nga pikpamja ideore piktura e Trenit paraqet një skenë nga jeta,një fakt konkret për gjuetinë kolektive me kuaj,gjë që përcakton një fazë të caktuar të shoqërisë ilire.

Piktura e Trenit si piktura e parë prehistorike në Shqipëri

Gjithnjë sipas profesor Korkutit,piktura e Spilesë është e para pikturë prehistorike që është zbuluar në vendin tonë.Jo vetëm kaq,por për gjininë e vet ajo është unike në tërë gadishullin ballkanik.
Mënyra origjinale e paraqitjes së kësaj skene gjuetie dhe fakti se piktura të bëra me një teknikë të tillë nuk gjenden në trashëgiminë artistike të popujve fqinjë,të trakëve në lindje apo të helenëve në jug,dëshmon më së miri se këtu kemi të bëjmë me një krijim të një banori vendas dhe pikërisht me një lartësi të kulturës së Trenit,e cila,siç ka dalë në dritë nga zbulimet arkeologjike,është një kulturë thjesht ilire.Është pikërisht ky fakt që I jep asaj një vlerë të veçantë,mbasi ajo përfaqëson sot për sot një nga krijimet më të bukura të artit të hershëm ilir.

Përsa I takon kohës së krijimit të saj ,profesor Korkuti është mbështetur në radhë të parë në zbulimet arkeologjike të bëra në vendbanimin e Trenit,që është vendbanimi më I afërt që mund të lidhet me të.Ky vendbanim gjatë periudhës së parë të hekurit,shek.XII-VII p.e.r,ka patur një periudhë zhvillimi të madh e në veçanti një lulëzim të poçerisë së pikturuar.Në sferën e këtij lulëzimi të përgjithshëm që ndodhi në periudhën e parë të hekurit duhet përcaktuar edhe koha e lindjes së pikturës së Trenit.
Nicholas Hammondi për pikturën e Trenit

Ashtu siç përmendëm,konkluzionet e M.Korkutit mbi pikturën e Trenit nuk kanë mbetur pa u kundërshtuar nga historiani anglez,N.Hammond.Ky,që në vitin 1974 ka shkruar se figurinat e pikturës së Trenit janë kalorës mesjetarë dhe I takojnë periudhës së Kryqëzatës së parë.Ai mendon se së paku dy prej figurinave dallojnë shumë nga njëra tjetra.Sipas tij,n ë figurën që duket mbi të tjerat,kali është I pajisur me frerë të cilat duken që arrijnë deri tek fillimi I shalës dhe këmba e kalorësit që duket poshtë stomakut të kalit, duhet të jetë mbështetur mbi yzengji.Në dorën e djathtë të ngritur lart kalorësi duket që mban një fajkua.Po të shikojmë kalorësit më poshtë vërejmë se secili ka një ushtë të gjatë dhe ushta e kalorësit më të parë ka një pjesë metalike në krye.

Të dy qentë e gjuetisë kanë bisht të përdredhur lart dhe veshë të prerë dhe brirët e drerëve janë të theksuar qartë.Analiza në detaje e figurinave,qëndrimi I kalorësve dhe efekti I mbushjes me gëlqere I bëjnë ato të ndryshme nga ato prehistorike.Por ndryshimi më I madh midis dy prej figurave shihet në mënyrën e qëndrimit të kalorësve:tek figura më sipër pozicioni I kalorësit dhe mënyra e mbajtjes së këmbës poshtë stomakut të kalit,shpjegohet vetëm nëse kalorësi qëndron mbi yzengji.Ndërsa në figurën tjetër,kalorësi qëndron përpara duke u mbajtur fort tek kali me gjunjë dhe duart I ka të lira pasi ai nuk ka as shalë dhe as frerë të cilat u shpikën në Mesjetë.

Piktura e Trenit,një gravurë mesjetare e kryqtarëve?!… Pra sipas Hammond-it,mënyra e qëndrimit drejt mbi kalë si dhe këmba poshtë stomakut të kalit nënkupton qartë se ky kalorës qëndron mbi yzengji.Prandaj sipas tij,ai është një kalorës mesjetar dhe po kjo gjë mund të jetë e vërtetë edhe për drerët.

Konkluzioni përfundimtar që nxjer N.Hammond për pikturat e Trenit etj.,është se ka edhe një periudhë të katërt të artit shkëmbor që është periudha e mesjetës së vonë kur këto piktura janë krijuar.Por si mund ta shpjegojmë prezencën e një artisti frank në një zonë kaq të humbur (në atë kohë) të Ballkanit? Këto piktura janë bërë lart në shkëmbenjtë e një zone në verilindje të vendit të quajtur Gryka e Ujkut.Kjo lartësi është një vend ideal për një vendroje nga ku mund të vrojtohet çdo lëvizje të ushtrive që I afrohen kësaj gryke,qoftë nga krahu I liqenit të Prespës së Vogël,qoftë nga krahu I luginës së Devolli…Por a ishte Gryka e Ujkut në atë kohë një vendkalim I rëndësishëm?Rajoni për rreth Grykës së Ujkut ka mjaft fortifikime të periudhave të ndryshme si dhe vite më parë diku afër u zbuluan një çift tumash (këto lloj tumash vendoseshin zakonisht pranë rrugëkalimeve kryesore);të gjitha këto provojnë se Gryka e Ujkut ka qënë zona më e mbrojtur në një rrugë me rëndësi shumë të madhe strategjike.Gjithashtu në perëndim të liqenit të Prespës janë dy fusha pjellore,njëra në veri të Strugës në rrugën e famshme antike Via Egnatia,ndërsa tjetra zgjatet nga jugu I Pogradecit deri në Korçë.Pranë rajonit në fjalë,shumë afër Korçës,kanë kaluar historikisht një sërë rrugësh:në jugperëndim –via Leskovik për në Konicë apo Përmet;në veri,via Shën Naum për në Ohër;në verilindje-via e Grykës së Cangonjit dhe në lindje të liqenit të Prespës;në lindje –via e Grykës së Cangonjit dhe Grykës së Ujkut dhe në jug të liqenit të Prespës për në Follorinë;në jugperëndim-via e Grykës së Cangonjit,via e Grykës së Ujkut,lugina e Devollit për në Kostur.E cila ushtri nuk do të donte të mbijetonte me prodhimet e begata vendase te këtij rajoni?Cili gjeneral vallë nuk do të lakmonte një marshim triumfator në njërën prej këtyre rrugëve për të pushtuar vise të pafundme në një kohë rekord dhe me humbje minimale?

Sipas hamendjes së Hammondit piktura e Trenit mund të datohet edhe diku rreth vitit 1108 kur në rajonin për të cilin bëhet fjalë kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme historike.Duke ju referuar edhe njëherë “Historia e Adriatikut“(libër me bashkëautorë),A.Ducellier flet midis të tjerave edhe për Traktatin e Deabolisit:“Sigurisht Bohemondi,djali I Guiskartit dhe princ I Antiokias ,në përsëritje të ekspeditës së të atit kundër Dyrrahionit(Durrësit),u shpartallua dhe u detyrua të nënshkruante më 1108 me Aleks Komnenin Traktatin e deabolisit,në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë,çka e nëri atë dhe principatën e vet vasal të Bizantit“(f.171).Dhe ka mundësi që vetë perandori bizantin Aleks Komneni si fitues ,të ketë ngritur pikërisht në këtë vend një kamp perandorak ku ka festuar për fitoren e arritur.Dhe mund të ketë pasur me vete perandori edhe një fajkua gjuetie dhe bashkë me shpurrën e tij ka shkuar edhe për gjah në një zonë të pasur me kafshë të egra,kryesisht drerë.Mundet pra,një skenë të tillë gjuetie të ketë pasqyruar piktori anonim në faqen shkëmbore të shpellës së Trenit.

Fusha e Korçës dhe gjithë rajoni për rreth kishte një rëndësi primare edhe për fushatat ushtarake normane më 1082-1083 si edhe për kryqtarët në vitet 1096-1097.Gjithashtu,ushtria bizantine përdorte më shumë via Egnatian dhe prej këtej arrinte lehtësisht Follorinën,e shumë qytete e rajone të tjera të rëndësishme në atë kohë ku të çonte ajo rrugë bashkë me të gjitha degëzimet e saj.Ushtarët e ushtrive normane dhe ato kryqtare mund të shikonin lëvizjet e ushtrive bizantine prej Grykës së Ujkut,pikërisht nga pozicioni strategjik I shkëmbit të Spilesë gjatë këtyre fushatave…Mundet pra,që njëri prej ushtarëve normanë apo kryqtarë të jetë gjithashtu piktori anonim I pikturës së Trenit…
Deri ku ka të drejtë N.Hammondi?…

Edhe pse Nicholas Hammondi është një nga historianët më të njohur e më me autoritet të Ballkanit,disa prej pohimeve të tij rreth pikturës së Trenit janë më shumë hamendësime që duhen provuar me studime të mëtejshme.Indiferenca,shurdhëria dhe memecëria e autoriteteve të njohura të arkeologjisë dhe historisë shqiptare ka bërë që debati shkencor rreth pikturës së Trenit të mbetet në nivelin e shumë viteve të shkuara.

Edhe pse jo ekspert I fushës përkatëse,duke lexuar pothuajse të gjithë literaturën që flet rreth pikturës së Trenit dhe duke shkuar disa herë tek shkëmbi I Spilesë,Shpella e Shkruar apo shkëmbi I Nuses(kështu më pëlqen ta quaj edhe unë),natyrshëm e papushim më lindin një sërë pyetjesh.A është fajkua a shqiponjë gjuetie sendi që mban në dorën e djathtë njëri prej kalorësve,ai më I rëndësishmi,ndoshta Aleks Komneni, sipas Hammondit? Pse duhej personi më I rëndësishëm,ai që mban fajkoin në dorën e djathtë,të shkonte në gjueti me fajkua a shqiponjë kur gjuetia për drerë nuk bëhej me këta shpendë të stërvitur për gjuetinë e kafshëve të vogla?Nga dallohet nëse është fajkua,shqiponjë apo diçka tjetër?Si mund të provohet që njëra nga ushtat dhe jot ë dyja që mbajnë dy kalorësit e tjerë,ka majë metalike dhe tjetra jo? Si mund të kuptohet fakti I dhënë nga Hammondi se kalorësi I figurës së sipërme I ka mbështetur këmbët mbi yzengji dhe kali ka frerë dhe dy të tjerët jo? Edhe pyetje të tjera mund të lindin pambarim dhe dilemat të shtohen pa rreshtur dhe vetëm studime të tjera,konpetente dhe bashkëkohore duke shfrytëzuar metodat moderne të gjurmimit dhe diagnostikimit të veprave të artit antik, mund t`I japin fund mëdyshjeve,mund të bëjnë datimin e saktë të pikturave të Trenit,mund të gjejnë emrin e piktorit anonim,mund të emërtojnë edhe gjuetarët që ky piktor ka skalitur mbi faqen shkëmbore të Shpellës së Nuses.

Disa përgjigje,përkundër Hammondit edhe mund të japim.Qëndrimi I ndryshëm mbi kalë I kalorësit me fajkua krahasuar me dy kalorësit e tjerë shpjegohet se këta të fundit,duke pasur ushtat në njërën dorë,kanë marë një qëndrim gati për të qëlluar drerin atje afër.Mbajtja e këmbëve të shtërnguar fort pas barkut të kalit I krijon mundësi gjahtarit për të qënë më I lirë me duart,sidomos me dorën që mban ushtën duke I dhënë mundësi për të qëlluar më me forcë dhe në shenjë prenë e tij.Nuk është e vërtetë as ajo që thotë Hammondi lidhur me periudhën e përdorimit të frerëve dhe yzengjive që lidhen vetëm me mesjetën.Në disa enciklopedi përshkruhen lloje të ndryshme frerësh që gjenden në disa pllaka balte që I përkasin shek.15 të para Krishtit.Ndërsa Xenofoni përshkruan një lloj freri në shek VI p.e.r. shumë më të sofistikuar se sa edhe ndonjë lloj freri I ditëve tona.Gjithashtu në shumë skulptura të datuara dymijë vjet p.e.r. janë gjetur kuaj me frerë dhe yzengji. Edhe fajkoi a shqiponja që përshkruan Hammondi,si shpendë gjuetia,janë më të lashtë se mesjeta.Është dokumentuar se egjiptianët e lashtë,dhe kjo nga vizatimet e zbuluara,I zbusnin dhe I përdornin për gjueti fajkoin a shqiponjën shumë kohë më parë se europianët.Edhe më pas,gjithsesi para mesjetës,kemi shqiponjën perandorake si emblemë të perandorit dhe legjioneve romake,në përbërje të të cilëve shkonin dhe bënin shërbimin ushtarak edhe shumë ilirë.

Është e vërtetë,ashtu siç përmend Hammondi,që dy kolona të Kryqëzatës së parë kanë kaluar njëra nga Bari e Durrësi-në krah të liqenit të Ohrit dhe tjetra,nga Taranto Palasa për t`u shfaqur përsëri në Ohër,por është e çuditshme dhe pak e besueshme që kryqtarët frëngë e gjermanë,plot ëndrra e delire fetare, të hyjnë në shpellën e Trenit e të vizatojnë skena krejt primitive gjuetie.Gjithashtu dihet se simbolet e krishterimit janë qingji,peshku etj.,ndërkohë që skena e gjuetisë që paraqitet në pikturën e Trenit,është krejt pagane dhe si e tillë,e dënuar nga kasha katolike.

Zëra sirenash që japin alarmin

E ç`mund të shkruaj tjetër për shkëmbin e Spilesë,Shpellën e Shkruar apo Shkëmbin e Nuses?…
Në një nga vizitat më të fundit që bëra tek Shkëmbi I Nuses vitin e kaluar (20 tetor 2011) për të riparë për të disatën herë pikturën e Trenit,ajo pothuajse nuk dukej …Mosha,vitet e gjata apo koha e çmendur e kishte fshehur pikturën unike shekullore?Duar makabre,si pjesë të një trupi pa gjak e ndërgjegje njerëzore,të shtyra nga një mendje e prapë e djallëzore ,kishin gërvishtur e pastaj lyer me bojë të bardhë a gëlqere disa prej figurinave të pikturës së Shkëmbit të Nuses…I shokuar,me duart e mbështetura mbi tëmthat e mia,me kokën drejt qiellit dhe fytyrën nga liqeni i pafajshëm, fillova t`u lutem perëndive të lashta pellazgo-ilre,ju luta,I thirra me gjithë fuqinë e zërit,ulërita…Por as ato nuk dukeshin gjëkundi…Ku është vallë Dia-u,perëndia e Diellit?!Po Dia-hu ,perëndia e qiellit ku është?! As Dhemetra,perëndia e tokës nuk përgjigjet! Mos vallë dhe ato,që të gjitha,janë zemëruar me ne, njerëzit dhe janë larguar përgjithmonë?!Ju luta gjatë, shumë gjatë perëndive pellazgo-ilire për Shkëmbin e Nuses dhe pikturën e Trenit të lashtë… Dhe…ika!Veshët vazhdojnë të më buçasin nga zërat e sirenave që japin alarmin…

Oliver Topçiu

Dritëro Agolli boton vargjet për dashurinë

Agolli poezi te sgjedhura kopertina Dritero-Agolli
Si asnjëherë më parë, libri vjen i shoqëruar me një CD e regjistruar me poezi të recituara nga vetë shkrimtari

Dritëro Agolli vazhdon të shkruajë vargje dashurie. Vitet nuk e kanë penguar të hedhë në letër, gjithçka që i vjen nga zemra. Ka vetëm pak ditë që ka dalë nga shtypi libri i tij më i ri me poezi “I përndjekuri i dashurisë”. Libri është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.

Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhjeje të tillë, por si një dëshmi se poeti ka shkruar më shumë poezi dashurie se cilido tjetër poet bashkëkohor shqiptar. Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes për 82-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, 82 vite të kaluara mes poezisë, prozës, gazetarisë e mbi të gjitha mes dashurisë së pamasë të familjes dhe të të gjithë lexuesve të tij besnikë.

Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore; përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë. Janë mbi 50 vjet poezi dashurie, të cilat tregojnë dhimbjen, gëzimin, emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Të gjitha këto të përmbledhura, si asnjëherë më parë në një botim të vetëm, ku cilido e gjen veten mes rreshtave të poezive. Si asnjëherë më parë, libri “I përndjekuri i dashurisë” vjen i shoqëruar me një CD në të cilën janë të regjistruara poezi të recituara nga vetë shkrimtari Dritëro Agolli.

FERRI DHE PARAJSA NË POEZINË E SKËNDER RUSIT


Në intervistën me Izabela Trojanin poeti Skënder Rusi pohon: “Simbolika fetare është një botë më vete së cilës unë i jam referuar disa herë.” Duke lexuar vëllimet e tij poetikë, lehtësisht mund të shquajmë përqafimin e filizofisë danteske dhe veçimin e dy poleve të Komedisë Hyjnore – Ferrit dhe Parajsës, me një përndritje të qëllimshme të kësaj të fundit. Ferri dhe Parajsa zbresin e treten në vargjet e Rusit si antiteza të fuqishme që ai zbulon brenda vetes dhe në shoqërinë njerëzore.
U desh kaq kohë, gjersa unë të bindem/ Që jam i puthur dhe i tradhëtuar. (Ridimension). Brenda ditës sime lëviz nata juaj. (Dita ime dhe nata juaj). Më jepni një urrejje dhe do ta vdes në çast,/ Me dashuri, jo me urdhër! (Jo pak). Jam miku i vogël i trishtimit të madh/… i dhimbjes së madhe/… i vdekjes së madhe…Duhet të festojmë humbjen, jo fitoren! (Miku i vogël i trishtimit të madh). Më vjen mirë që i kam ngjarë Marsit/ gjysmi dëborë, gjysmi diell… Gjithë jetën kam kërkuar të pamundurën/ në këtë botë me fitues dhe humbës. (Polumbari i dashurisë). Po jetoj një fund e jo një fillim. (Trendi). … ke ngritur një emër që s’ia ka më frikën/ As borës që nxin, as ferrit që zbardh. (Dritërimi yt). Viti i Ri do të thotë, lindje./ Do të thotë vdekje më tepër. (1974, 31 dhjetor) Puthja – gjysma e botës,/ Urrejtja – gjysma tjetër… Dita – gjysma e jetës,/ Nata – gjysma tjetër. (Zero fatale). Të vdekurit ikin e prapë vijnë na shohin,/ S’rrinë dot pa ne që jemi ende gjallë! (Të vdekurit e gjallë).
I prirur drejt dashurisë poeti vështron më tepër nga qielli. Por sa më shumë që mëton të fluturojë drejt tij, aq më pak mund t’u shpëtojë mëkatarëve të kësaj bote që kapen pas tij. Ferri ekziston si një realitet i trishtueshëm. Të flasësh për të do të thotë të flasësh për përgjegjësinë e tmerrshme të njeriut i cili, duke e përdorur lirinë e vet për të keq, i kundërshton Zotit, e mohon atë. Ata që shkojnë në Ferr janë të vetëdijshëm se e kanë merituar. Në Komedinë Hyjnore Dante Aligieri pohon se Ferri është gjendje e humnerës dhe palumturisë më të madhe. Ai është pasoja e pakapërcyeshme e mohimit të dashurisë së Zotit, e cila e merr njeriun me seriozitet dhe e do me seriozitet, deri në flijimin e Birit të vet në kryq. Njeriu si krijesë e lirë mund t’i thotë Zotit “Jo!” Njeriu që e ka mohuar Zotin dhe e ka dëbuar dashurinë e tij mbetet i ngurtësuar në këtë dëbim. Ky është Ferri: vuajtja e njohurisë se lirisht është dëbuar dashuria e Zotit, nga burimi i lumturisë.
Cili është Ferri i Skënder Rusit? Sigurisht që ai largohet nga rrathët dhe klasifikimi i Dantes.
Bashkëshortët që tradhtojnë dhe familja që goditet që në embrion: Ti shkele rëndë përmbi të,/ Që ishe pastër si kristal./ Për sytë-dete të një tjetre,/ Ti bëre faj! Ti bëre faj! (Ti bëre faj). … them se është e shëmtuar të kërkosh falje,/ Kur e di që prapë do shkosh të puthesh… (Gruaja mëkatare). Rrugët kanë të drejtë të të thonë: tradhtar!/ Dantja ka të drejtë të të futë në ndonjë rreth. (Jo nga dashuria). Unë sytë i dua më tepër se gjithçka/ Por jo të tillë sy që mëkatojnë. (Këta sy burrash). Bluza e saj, pak e shkopsitur,/ I bëri djemtë të mëkatojnë./ Sa shumë sy hynë atje,/ Sa shumë duar, prej andej dolën. (Në atë mbrëmje studentësh). E veshur me natë, plot mister/ Kjo nëna jote mëkatare (Në shtëpinë e fëmijës).
Ziliqarët e pashërueshëm: Kam vënë re ditë për ditë,/ Në këtë qytet po shtohen qentë./ Një “ham” këtej,? Një “ham”andej,/ Dhe sidomos ku ka poetë. (Qentë). Unë e di që do të ketë prapë miushë,/ Do të ketë Jago,/ Do të ketë Salierë,/ Po ashtu dhe shumë Sozi të Mefistofelit. (Unë e di). Kam marrë vesh se jeni bërë dimra kundër meje,/ Miqtë e mi, që ju kam dashur më tepër. (Okej).
Njerëzimi në degradim: Kjo botë po vdes. Më lini të klith!/ Mos biem në humnerën e tmerrshme. (Apokalips). Ç’trishtim, në këtë qytet që më deh,/ Me erën e qelbur të vodkës! (Trishtim). Këtu të gjithë dinë të urrejnë,/ Të puthin nuk dinë! (Ditë pinguine). O njerëz karnavalë midis nesh,/ Që kërkoni të fshiheni pas një maske. (Ditë karnavalesh). Kurrë s’u lodh nga thirrjet në emër,/ Nga lavdia e pamerituar. (Bashkëfajtorë).
Kundërshtarët e poetit: Sa janë munduar të më kafshojnë!/ Sa me dredhi,/ Sa me pusi! (Ta hajë dreqi). Më hodhët dhe sa mundët,/ Më ngjeshët,/ Më vutë një mal përsipër. (Kur vdiqa unë). Të dehur që nëpër gotat me vodkë/ Më hidhni për të më mbytur pa ju dhimbsur fare… (Përgjigje miushëve). Më mirë le të jem me sy të mbyllur,/ Të mos i shoh si “qajnë’ Tartufët e gëzuar! (Do të gjendet një dorë).
Miti i Sizifit: Kush të ka dënuar të ishe Sizif?/ Me ç’perëndi ke rënë në mëkat? (Poeti Sizif). Të vdekurit ende flenë, ndërsa të gjallët,/ Nuk e di pse më kujtojnë Sizifin! …Dita lind me një gur mbi shpinë… (Mëngjes në Korçë). Të vdekurit ende flenë, ndërsa të gjallët,/ Sepse më kujtojnë Sizifin. (Tik-take mëngjezi). E kam një shkëmb, që në majë të malit duhet shpënë… I kam ca njerëz që shpesh më zënë rrugën… do më pëlqente,/ Që edhe armiqtë, t’i vrisja me dashuri. (I kam ca gjëra). E ç’kish më shumë një Sizif,/ Se këta shqiptarë me çanta mbi shpinë?/ Që kudo që shkojnë e mbartin me vete/ Si të plagosur Shqipërinë! (Shqiptarët). Si një gur Sizifi na rëndon,/ Fati, që të dy na ka bashkuar! (Ndoshta kot). Poezia “Mos folë me vete” ka në thelbin e vet artistik motivin e Sizifit.
Është kjo pjesë e lirikës rusiane që ia largon atë shijën e limonadës dhe e bën të prekë disa nga problematikat e mprehta të jetës. Është pa dyshim kjo pjesë e krijimtarëisë që e bën Skënder Rusin të marrë vlerësime edhe nga figura të shquara . Dritëro Agolli nënvizon se poeti “dhimbjen e kupton si një domosdoshmëri për njeriun.” Visar Zhiti e quan “sfidues i pandjeshmërisë së frikshme,” Zyhdi Morava “këngëtar i brengës dhe vetmisë, ekzitencialist dhe simbolist që të prek e të bën të përjetosh fate e fatalitete njerëzore.” Kurse vetë poeti deklaron: “Poezinë time e shoh si një depërtim të brendshëm të njeriut që sheh shpirtin e tij ndërsa bredh iu vetmuar në botën bashkëkohore…”
Pjesën zotëruese të lirikës rusiane e zë vështrimi nga qielli që herë takohet me parajsën e Dantes dhe herë krijon një stacion të vetin në qiell, nganjëherë në Olimp dhe përgjithësisht në Jupiter. Ai që tani deklaron se ka prenotuar një copëz qiell parajse. Në më kërkofsh, s’ke për t’më gjetur,/ Se varri im s’do jetë askund!…S’do jetë askund, këtu mbi dhe,/ Po lart në qiell, përmbi re… (Konstatim). Nëse doni, vij dhe unë me juve,/ Atje lart, te Jupiteri im. (Një xhin në Jupiter). Me ta (alienët – K.N.) jam njohur në Jupiter. (Alienët). Për të ardhur tek ti braktisa Jupiterin. (Puthja e gabuar). Jam bir i yjeve, ju them!/ Në tokë kam zbritur përkohësisht. (Jam dhe s’jam). E kam zgjedhur që tani një shteg,/… Ai shteg te Kasht’ e Kumtrit nxjerr,/ Përmbi yj, e dashur, përmbi yj’. (Shtegu sekret). Miushë të dehur që nëpër gotat me vodkë/… Unë jam Olimp dhe ju s’veni dot atje. (Përgjigje miushëve). Më në fund mora shtëpi të re,/ atje, përmbi ylberë, lart!/ Që andej botën e tërë sheh/ Sesi lind dhe vdes pak nga pak! (Përmbi ylberë). Tani më lini të largohem,/ Se kam takim me Perënditë! (60-vjetori im). Ato (Perënditë – K.N.) më shohin edhe mua me inat,/ Që jetoj edhe në qiell, edhe në tokë! (Zonja dëborë). Kam bredhur nëpër qiell, …, ku e kam një perëndi/ që më pret. (E kam edhe unë një perëndi).
Poeti Rusi e ka rezervuar Parajsën jo vetëm për veten, por edhe për poetët e tjerë. Patjetër që është në qiell, Largoji pak retë që ta shoh. (poetin Milianov Kallupi – K.N.) (Si ike kështu, pa na pyetur?!). Veç ai shëtiste me veten e tij,/ (Ilir Belliu –K.N.) Kush të pëshpëriti, atë shteg të marrësh,/ …Unë e di që do ikësh prej Parajsës,/ Drejt një qielli të grisur ku pushojnë poetët. (Nuk qenka lojë). Harroje hënën që e linim roje,/ Te dera e qiellit, në Parajsë. Unë do ik larg, gjer përtej qiejve,/ Në ndonjë botë më pak të hidhur. (Një gruaje që më tradhtoi).

Parajsa është edhe selia e njerëzve që në tokë kanë gjeneruar dashuri, prindërit, fëmija, e dashura: Mos ke ndërmend që të largohesh?/ Ma bëj një shenjë e ngjitem vetë,/ Qiellit t’i them që do vonohesh. (Mbi kokë rri edhe më ndrit). … erdhi vjeshta, ah, erdhi vjeshta,? E çoi nënën në qiell, atje lart! (Nëna dhe luleshtrydhet e saj). Atje lart në qiell, me kë ke lënë takim. Çdonjërin nga ne qielli lart e pret. (Tim eti, dy fjalë). Në ç’qiell atje lart je ngjitur,/ Me ç’perëndi je bërë një? (Unë, ti dhe numri yt i telefonit). E kam parë (dashurinë – K.N.) në qiell – më tha (fëmja – K.N.)/ Atje ku rrinë dashuritë e vërteta! (Dashuria). Ti më tregove ç’thuhet përtej qiellit,/ Më mësove ç’bëhet në parajsë. (E shtuna). Ndoshta mbi re ajo rri e fshehur/ Lëviz nëpër qiell si në një park. (Veç ajo). Do të vij të të gjej kudo që të jesh fshehur,/ Në qiell atje lart, ku rrinë dashuritë. (Sa të paskam dashur). Ajo ishte një yll nga qielli larguar,/ E zbritur në tokë rastësisht. Ajo iku në qiell, prej nga ish larguar,/ Të vuante zhgënjimin e vet. (Pa dashje).
Kjo ngarkesë filozofike e lirikave të Skënder Rusit është një nga vlerat e spikatura që e vendosin atë në rreshtin e parë të plejadës së poetëve të sotëm të letërsisë shqiptare.

Citimet janë bërë nga vëllimet poetike:
“Dhe vjen një moshë” (1997),
“Gruaja mëkatare” (2005),
“Duhet të duhemi” (2007),
“Digjen meteorë” (2008),
“Korçës një fjalë dashurie” (2009),
“Ndodh ndonjëherë” (2010),
“Unë s’të kam dashur ndonjëherë” (2014),
“Dhe prapë për ty më ndërrohet mendja” (2014).
Bilisht, 9 maj 2014 — me Skender Rusi
Kosta Nake

Genocidi komunist në Shqipëri

Image result for reshat kripa
NGA: RESHAT KRIPA 


Sot në Shqipëri po bëhet një debat i madh nëse ka patur apo jo genocid. Një pjesë e të ashtuquajturëve historianëve pretendon se kjo qenka një shpikje e atyre që në vitin 1945 u ndodhën në krahun e humbësve dhe që, një gjë të tillë, e paguan me eliminimin dhe ndëshkimin e shumë personaliteteve të njohura. Pjesa tjetër i përket pikërisht këtyre të ashtuquajtur humbës të kësaj beteje të paparë në historinë e njerëzimit.

Duke parë se një pjese të historianëve dhe e drejtuesve të shtetit shqiptar nuk u shkon për shtat zbulimi i së vërtetës ndaj mundohen ta kalojnë në heshtje këtë çështje, po ju paraqes disa të dhëna të dokumentuara të këtij genocidi të cilat vërtetojnë faktin se ky genocid në Shqipëri ka qenë në përmasat më të mëdhaja.

Të flasësh për genocidin komunist në Shqipëri, është njëlloj sikur të përshkruash tmerret e ferrit. Pyetni ata që kanë mundur të shpëtojnë gjallë nga këto tmerre dhe do të mësoni ngjarje të padëgjuara ndonjëherë, të pakonceptuara për një mendje të shëndoshë. Do të mësoni për burgje dhe kampe të krijuara posaçërisht për shfarrosjen e njerëzve, për tortura të lemerishme të ushtruara mbi nacionalistë të shquar dhe intelektualë demokratë që jetën e tyre ia kushtuan atdheut.

Pyetni të mbijetuarit e këtyre torturave dhe do të mësoni për rrahje me kamxhik deri në vdekje, për ngacmim të plagëve të hapura dhe hedhje kripe mbi to, për djegie me cigare të ndezura, për rrymë elektrike dhe veshje jeleku të forcës, për lënie me ditë të tëra pa bukë dhe ujë, për përdhunim të familjarëve në sytë e tyre, për varje me kokë poshtë, për vendosje vezësh të porsa zjera nën sqetull, për futje gjilpërash në thonjtë e gishtrinjve dhe dhjetra e dhjetra forma të tjera torturash. Kriminelët viheshin në garë se kush do t’ia kalonte shokut në egërsinë e tij, se kush do të shkaktonte më shumë viktima. Një garë e vërtetë kanibalësh që nuk ngopeshin me gjak bashkëqytetarësh.

Ky tmerr ndodhte në shekullin e njëzetë, në “Shekullin e Megavdekjes“ , siç do ta quante Zbigniev Brzhezhinski në librin e tij “Jashtë kontrollit“ botuar në vitin 1993. Në librin e mësipërm paraqet shifrat e viktimave civile të shkaktuara gjatë shekullit të kaluar.

Sipas këtij libri, Lufta e Parë Botërore shkaktoi 13 milion viktima, ajo e dyta 35 milion, ndërsa holokausti komunist 65 milion njerëz. Vini veshin. Ndërsa në të dy luftrat botërore u zhdukën 48 milion njerëz, gjatë periudhës së sundimit komunist kjo shifër arriti në 65 milion. Dhe, ç’është më e rëndësishmja, këto vrasje kryheshin në periudhë paqeje, me gjakftohtësi dhe cinizëm, me ndërgjegje të plotë prej sadisti, vetëm e vetëm se dikush mendonte ndryshe nga sundimtari.

Shqipëria, duke e marrë në proporcion me numrin e popullsisë zë një nga vendet e para në këtë drejtim. Nëqoftëse do t’i referohemi shifrave zyrtare të shpallura nga Komisioni tre palësh i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Komitetit Shtetëror të të Përndjekurve Politikë dhe Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë, rezultojnë këto të dhëna:

1. Të ekzekutuar 6.023 persona

2. Të vdekur në burg 1.065 “

3. Të burgosur 34.135 “ (26.768 burra dhe 7.367 gra)

4. Të sëmurë mendorë 260 “

5. Të internuar deri në vitin 1954 59.517 “

6. Të vdekur në internim 9.000 “

Po t’i shtojmë kësaj shifre numrin e fëmijëve të internuar nën katërmbëdhjetë vjeç, si dhe ata që janë internuar pas vitit 1954 dhe që nuk janë përfshirë në këto lista, atëhere rezulton se numri i përgjithshëm i atyre që kanë pësuar direkt persekutimin i kalon të 260.000 personat. Duke marë parasysh se gati 70% e tyre i përkasin periudhës deri në vitin 1954, kur popullsia e vendit nuk i kalonte të 1.000.000 banorët, rezulton se mbi 18% e asaj popullsie është persekutuar direkt. Po t’i shtojmë kësaj edhe pjestarët e tjerë të familjeve të tyre, atëhere përqindja arrin përmasa rrënqethëse.

Bisedoj me ata që i kanë hequr mbi shpinat e tyre mizoritë e sistemit komunist dhe para syve më dalin tmerret që kanë hequr ata ose miqtë e tyre. U shtoj atyre dhe kujtimet e mia dhe më del pamja e dhimbshme që do të bënte të dridhej çdo zemër njeriu. Dëgjojini pra këto dhe më thoni nëse nuk është zhvilluar genocid në Shqipëri.

Burgu i Burrelit, tmerri i të burgosurve. Sa jetë njerëzish janë shuar atje! Qershia e famshme, po të kishte gojë, do të tregonte për Koço Kotën, Xhevat Korçën, Et-hem Haxhiademin, Arqile Tasin, Kristo Kirkën, Xhavit Leskovikun, Mustafa Bajraktarin, Gjergj Kokoshin, Sazan Hadërin, Salo Lezhën, Qemal Vrionin, Mihal Bellkamenon, Kol Mjedën dhe plot burra të tjerë të shquar të këtij vendi, plot 350 persona të groposur.

Viti 1947. Të mbyllur në birucë, por të dënuar për të vdekur, dergjen ish Kryeministri Koço Kota, Mihal Bellkamenua, Qemal Vrioni dhe Atif Golja. U hapnin plagët dhe ua lëndonin, U jepnin ushqim me shumë kripë dhe i linin ditë të tëra pa ujë. Kështu u shuan njeri pas tjetrit. Rezistonte vetëm Atif Golja. Të tërbuar nga një gjë e tillë, një grup policësh sadistë, hynë në birucë dhe e mbytën me duart e tyre deri sa dha shpirt.

Në shenjë proteste për kushtet shumë të vështira të burgut, Xhevat Korça futet në grevë urie. Po shkrihej nga dita në ditë. Duke parë se gjendja e tij po keqësohej, Padre Mëshkalla ndërhyri për ta bindur të hiqte dorë.

- Padre! – i përgjigjet ai, -- mendoja se të kam mik dhe nuk shpresoja se do më këshilloje të ndërpres rrugën e nisur.

Kishte vendosur të sakrifikohej. I mbylli sytë pas disa ditësh. Kriminelët i mohuan edhe takimin me të shoqen dhe të birin, Mërgimin, në çastet e fundit të jetës së tij.

Ish Kryeministri Ibrahim Biçaku, biri i Aqif Pashë Elbasanit, person kryesor në shpalljen e pavarësisë, ndodhej në burgun e Burrelit. Roja e detyron të lajë nevojtoret. Ai e kryen detyrën pa u ndier dhe largohet. Roja kthehet dhe për ta provokuar e urdhëron që ta pastrojë përsëri se gjoja nuk ishte pastruar mirë. Bile e kërcënon se po të mos e bënte do t’i fuste kokën në vrimën e nevojtores. Sedra e Ibrahim Biçakut nuk mund të duronte një fyerje të tillë. E rrëmbeu rojen dhe i futi kokën atje ku ai e kishte kërcënuar. Kjo i kushtoi shtrenjtë. Filluan ta torturojnë egërsisht. Ai qëndroi si hero. Zëri i tij nuk u dëgjua. Së fundi e përplasën pa ndjenja në

birucë.

Në spitalin e burgut të Tiranës vdiq i harruar nga autoritetet ish Ministri i Arsimit Mirash Ivanaj. I sëmurë rëndë, në momentet e fundit të jetës, mundi t’i jepte shokut që kishte në dhomë, Agron Çarçanit, poezinë “Lamtumirë jetë, lamtumirë botë!” Agroni e ruajti këtë poezi dhe e botoi pas shumë vitesh në gazetën “RD“ më datën 28 gusht 1991. Por edhe trupi i të ndjerit nuk gjeti qetësi. Ai u përdor si kavie në tavolinat e eksperimenteve anatomike për studentët e mjekësisë. Korçë viti 1946. Dymbëdhjetë të dënuar me vdekje tentojnë të arratisen. Mundohen të kalojnë murin e lartë duke hipur njeri mbi tjetrin. Por më pleqtë nuk munden. Avdul Gjyli, një djalë i ri, mundohet t’i ndihmojë. Por, ndërkohë ishin diktuar nga rojet që filluan të qëllojnë me armë zjarri. Mundi të arratisej vetëm Emin Gjergjevica me një djalë të ri. Një pjesë u vranë, ndërsa të tjerët u kapën dhe pasi u torturuan egërsisht, u pushkatuan në Shipkë, vendi i zakonshëm i ekzekutimeve. Burgu i Gjirokastrës, viti 1946. Gjykoheshin Xhemil Mustafaraj, Hava Golemi, Haziz Qamili, Feride Kanani dhe Maliq Shehu, vëllai i Havasë. Akuzoheshin se gjoja donin t’i bënin atentat Shefqet Peçit, si hakmarrje për pushkatimin e Ismail Golemit. Të pestë qëndruan si heronj. Mbi të gjithë Xhemil Mustafaraj që u drejtohet gjyqtarëve: - Unë kurrë nuk do të vdes nga plumbat tuaj. Poshtë komunizmi! Me një brisk që e kishte ruajtur enkas, preu damarët e dorës. E morën urgjentisht dhe e çuan në spital ku e shëruan përkohësisht. Jepen vendimet e gjyqit: Xhemili me pushkatim, Havaja 20 vjet, Hazizi 30 vjet, Ferideja dhe Maliqi me nga 5 vjet. Në kohën kur shkuan për ta marrë për ekzekutim, Xhemili u drejtohet policëve: - A nuk iu thashë se nuk do të vdes nga plumbat tuaj? Dhe me një teneqe që e kishte përgatitur më parë, çau barkun, preu zorrët dhe u shtri pa jetë në tokë.

Kampi i Lekajt, viti 1951. Toger Hamdiu i kërkon Thabit Rusit të nënshkruajë deklaratën e bashkëpunimit. Ai refuzon. Izolohet në birucë pa bukë dhe pa ujë. Pas tre ditësh i paraqitet përsëri togeri me dy deklarata në duar. E para ishte deklaratë bashkëpunimi, ndërsa në të dytën pranonte se ishte armik i betuar i pushtetit. Thabiti nënshkroi të dytën. Pasojat ishin tortura të tmerrshme dhe pas lirimit nga burgu disa vite të tjera internim.

Pesë dënime mori martiri i demokracisë Xhelal Koprencka. I pari në dhjetor 1957, i dyti në mars 1967, i treti në nëntor 1976, i katërti në shkurt 1979 dhe i pesti pas tre muajsh në maj 1979. Ndërsa katër dënimet e para jepeshin sa herë afrohej koha për ta liruar, dënimi i pestë ishte kapital, me akuzën e krijimit të një organizate nacionaliste. Shkak për këtë u bë një letër proteste që i shkroi Ramiz Alisë dhe Hysni Kapos. Së bashku me të morën dënime të ndryshme edhe IrfanVrioni, Eduard Marashi, Bardhosh Gjonzeneli, Napolon Koleci, Ernest Kraja, dhe të tjerë. U ekzekutua së bashku me gazetarët Fadil Kokomani dhe Vangjel Nezho të akuzuar edhe ata se i kishin shkruar një letër të tillë Enver Hoxhës.

Një fat të tillë pati edhe Sami Dangëllia nga Menkulasi i Korçës. Arrestohet që në ditët e para të sundimit komunist. Dënohet me burgim të përjetshëm. Pas shumë vjetësh lirohet nga burgu, por internohet në Shtyllas, Kuç dhe Gradishtë. Arrestohet përsëri i akuzuar për tentative arratisjeje. Dënohet me 25 vjet burg. Mer pjesë në revoltën e Spaçit dhe ridënohet përsëri. I mbylli sytë në burg në vitin 1987.

Gjendja shumë e rëndë që ekzistonte nëpër burgje dhe kampe, bënte që shumë raste të kishte tentativë për arratisje apo revolta, që përfundonin në mënyrë të përgjakshme. Një tentativë e tillë është ajo e kampit Nr. 4 në Tiranë, ku njëzetë të burgosur tentuan të hapin “Tunelin e Lirisë“. Pasojat ishin katër të pushkatuar: Mark Zef Pali, Isuf Velçani, Zyhdi Mancaku dhe Abdulla Bajrami. gjashtëmbëdhjetë të ridënuar midis të cilëve Besim Latifi, Abdyl Kërluku, Kol Pepa, Emin Bakalli, Niko Malo, Ali Çollaku, Xhelal Sulo, Stefan Gora e të tjerë.

Tentativë tjetër ishte edhe ajo e burgut të Burrelit në vitin 1967, ku Adem Hallçi, Dhori

Grinjoti dhe Sazan Hadëraj shpërthejnë dyert e burgut dhe rendin drejt lirisë. Por armët e policëve rrëzojnë për të mos u ngritur më Sazan Hadërin dhe kapin dy të tjerët që u nënshtrohen torturave çnjerëzore.

21 maj 1973. Revolta e madhe e kampit të Spaçit. Për tre ditë me radhë në kamp valoi i lirë flamuri i skuqur nga gjaku i të burgosurve, pa yllin e komunizmit. Ai u bë flamuri i revoltës. Por në fund pagjumësia, uria, etja dhe forcat e shumta policore bënë që revolta të shtypej. Përsëri gjyq ushtarak. Përsëri katër të pushkatuar Hajri Pashaj, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Skënder Daja. Përsëri të ridënuar midis të cilëve Bedri Çoku, Demir Pojani, Sami Dangëllia, Luan Koka, Njazi Medolli, Njazi Bylykbashi, Bebi Konomi, Fiqiri Muhaj, Agron Kalaja dhe plot të tjerë.

Një revoltë e ngjashme ndodh edhe në majin e vitit 1984 në kampin e Qafës së Barit. Të burgosurit kërkojnë trajtim njerëzor. U krijua dhe një komision për këtë qëllim. Por komanda u përgjigj me zjarr dhe shkopinj gome. Dy të dënuar me vdekje Sokol Sokoli, Tom Ndoja dhe një i vrarë në tortura Sandër Sokoli.

Një tmerr i vërtetë ka qenë në ato vite qëndrimi në qelitë e tmerrshme të sigurimit. Të detyruar nga torturat, viktimat shpesh herë detyroheshin t’i jepnin fund jetës, duke u hedhur nga dritaret ose duke prerë damarët e duarve. Një pjesë tjetër mbeteshin në duart e torturuesve. Mund të përmend këtu emrat e Baba Myrteza Krujës, Thoma Orollogajt, Lekmi Sharrës, Marie Tucit, Jonuz Kacelit, Muhamet Spahisë, Ramazan Jellës, Profesor Simon Dedes dhe dhjetra të tjerëve që mbetën shtatore të gjalla në memorien e këtij kombi.

Një meritë të veçantë në shpëtimin e sa dhe sa jetëve të burgosurish kanë edhe mjekët heronj Isuf Hysenbegasi, Irfan Pustina, Dhimitër Konomi, Kadri Kërçiku. Një nder i madh u takon figurave të tyre të ndritura!

Një kapitull më vete terrori ishte qëndrimi në kampet e internimit gjatë periudhës 1945-1954. Ato ishin kampe të vdekjes, më keq se burgjet, se në to ishin me mijëra gra dhe fëmijë të pafajshëm. Vlen të përmendim këtu kampet e Turanit, Memaliajt, Tepelenës, Beratit, Krujës, Porto-Palermos dhe të tjerë.

Po transferoheshin nga kampi i Beratit për në Tepelenë. Në afërsi të Përmetit, befas njëra nga makinat frenoi papritur. Njerëzit që ishin ngjeshur sipër fluturuan dhe ranë në greminë. Shumë u plagosën, Por Fadil Petrela dhe e shoqja Xhumaja, bija e Abaz Kupit, nuk u ngritën më. Në gjirin e Xhumasë qëndronte e shtrënguar fort fëmija gjashtë muajshe që nëna e kishte mbështjellë rreth vetes për ta mbrojtur. Fëmija shpëtoi mrekullisht së bashku me tre motrat dhe vëllezërit e saj, më i madhi i të cilëve nuk i kishte mbushur të dhjetë vjetët. Ishin të internuarit që u kujdesën për rritjen e jetimëve.

Helena Beça, një franceze, e shoqja e Andon Beças, dëgjoi emrin e saj që e thërrisnin.

Përgjegjësi i thotë se do të shkonin të ngarkonin dru në krah. Ajo e habitur i përgjigjet me një shqipe gjysmake:

- Pse mba dru nieri? Dru mba kala.

Kapter Selfua e dëgjoi, e rrëmbeu dhe filloi ta godasë ku të mundtte. Shoqet e ngritën dhe e tërhoqën zvarrë deri në vendin e punës. Kështu vazhdoi disa ditë deri sa i mbaruan fuqitë. Ra pa ndjenja në tokë. E shtruan në infermieri ku mjeku i qytetit që i vizitonte, Lluka Dhimolea, i sajoi një diagnozë falso dhe e nisi për në spitalin e Gjirokastrës. Mjekët e atjeshëm e kuptuan diagnozën, por heshtën. U vinte keq për francezen e ngratë. As që u shkonte ndër mend se mund të trajtohej ashtu njeriu. Helena qëndroi e shtruar deri sa e mori veten mirë dhe pastaj u kthye përsëri në kamp.

Trasportoheshin shtylla për në minierën e Memaliajt. Trasporti bëhej nëpërmjet lumit të Bënçës. Ishte dimër. Çdo gjë kishte ngrirë akull. Disa trungje kishin ngecur pa rënë në lumë. Reshter Kamberi i drejtohet Kec Grimcit pesëdhjetëvjeçar:

- Hej ti që më rri si hu gardhi, shtyji ato trungje.

Keci mori një degë druri dhe u mundua të shtynte trungjet. Reshteri nuk priti por e shtyu dhe e hodhi në lumë. Keci u drodh nga të ftohtit dhe në pak minuta mbeti i ngrirë me duart përpjetë. Shokët e kapën dhe e nxorrën nga lumi. Ashtu të ngrirë e çuan në kuzhinë ku u munduan që nga nxehtësia e ambjentit të atjeshëm ta sillnin në vete. Pak nga pak filloi të shkrijë dhe arriti t’u thotë shokëve:

- Mos harroni racionin tim të bukës!

Kampi i Turanit. Një nënë mirditore vajtonte mbi kufomën e birit të vdekur gjatë natës. Pranë saj qëndronte edhe binjaku tjetër që qante me ngashërim. pas pak ai pushoi. Nëna e pa, i lëvizi kokën dhe befas lëshoi një ulërimë ngjethëse. I kishte vdekur edhe binjaku tjetër. Shoqet u munduan ta qetësonin. Por vajtimi i saj shponte edhe qiellin. Herë qante dhe papritur fillonte të qeshte dhe përsëri të qante. E mjera ishte çmendur.

Në kamp kishte edhe disa të huaj. Midis tyre edhe një italian, një ushtarak i zoti i quajtur Mario Verdi. Një ditë kur dikush e pyeti nëse do t’i shkruante ndonjë ditë këto tmerre, ai u përgjigj:

- E para nuk e di nëse do të mund të kthehem gjallë apo jo. Por edhe po u ktheva nuk do t’i shkruaj sepse nuk do të më besojnë, do të më quajnë gënjeshtar.

Dhe këto fjalë i thoshte një person që i përkiste atij kombi që kishte provuar mbi shpinën e tij diktaturën fashiste.

Një mendje e shëndoshë nuk mund të besojë tmerre të tilla. Ato duhet t’i kesh jetuar vetë. Si mund të besohet për Fuat Voshtinën që e gjetën kufomën e tij të zbuluar nga qentë e rrugës vetëm dy ditë pasi ishte varrosur? Si mund të besohet që Faik Quku dhe Rrok Pali, në kampin e Bonos në Peqin, do të rezistonin pa nxjerrë zë, të lidhur pas shtyllës në mes të vapës së korrikut, pa ujë deri sa t’u binte të fikët? Si mund të besohet për Shega Frashërin në kampin e Turanit që do të rezistonte për disa ditë e varur për duarsh në tavan, në mënyrë të atillë që vetëm pak majat e gishtërinjve të këmbës t’i preknin tokën? Dhe kjo bëhej me qëllimin e vetëm se torturuesi donte të provonte se sa do të mund të rezistonte një femër në kondita të tilla. Si mund të besohet që Dilaver Çorogjati nga Skrapari të mund të arratisej nën breshërinë e plumbave të policëve në Berat, ku mbetën të vrarë shumë të tjerë? Si mund të besohet që Abaz Korçari, Ago Çela, Nexhip Dauti do të mund të arratiseshin nga kampi i Rinasit, nëpërmjet tunelit që kishin hapur vetë, ndërsa shoku i tyre Shefqet Nexhipi do të binte në duart e kriminelëve që do ta torturonin egërsisht? Si mund të besohet për Pepe Levin, tregëtarin e madh hebre që, pasi i kishte shpëtuar holokaustit nazist në bazë të marëveshjes së bërë nga qeveria e Mehdi Frashërit me autoritetet gjermane, do të torturohej egërsisht në qelitë e sigurimit, për të treguar florinjtë, në vitin 1946 dhe do të vuante dhjetë vjet burg e pasi të dilte prej andej do të detyrohesj të punonte si punëtor në ndërmarrjen ullishte në Vlorë?

Por ky genocid nuk u zhvillua vetëm pas marrjes së pushettit nga ana e komunistëve. Ai kishte filluar qysh në periudhën e luftës për liri kundër okupatorëve që komunistët e kthyen në luftë civile. Këtu bie në sy lufta civile e zhvilluar në Dibër në shtator 1943, Masakra e Malit me gropa ku me urdhër të Mehmet Shehut u pushkatuan 20 oficerë dhe 120 karabinierë italianë të zënë robër, beteja e Dukatit, një fshat nacionalist, ku komunistët angazhuan dy batalione partizane, masakra e Lushnjes ku u pushkatuan pa asnjë shkak 70 bujq të varfër, vetëm e vetëm pasi refuzuan të bashkoheshin me forcat partizane dhe plot të tjera raste të kësaj natyre. ( shif Uran Butka “Lufta civile ne Shqipëri 1943 – 1945” Vol. I dhe II)

Një genocid i paparë u zhvillua si pasojë e kryengritjeve të para antikomuniste si ajo e Malësisë së Madhe, Postribës dhe Zhabokikës. Përveç të vrarëve pa gjyq një sërë seancash gjyqësore zhvilloheshin dhe si rezultat i tyre një numër i madh krerësh të kryengritjeve të mësipërme ekzekutoheshin ose dënoheshim me vite të tëra burg, ndërsa familjet e tyre internoheshin ne kampet e tmerrshme të internimit. (Shif Uran Butka “Kryengritjet e para kundërkomuniste”)

Me ligjin numër 7380, datë 08.05.1990 Kuvendi i Shqipërisë e zëvendësoi nenin e mbiquatur “tentative arrtisjeje” me “kalim të paligjshëm të kufirit” sipas të cilit nuk kishte më dënim me vdekje për ata që tentonin të kalonin kufirin. Por në kundërshtim me këtë ligj gjatë kësaj periudhe janë vrarë ne kufi 54 persona dhe dënuar 509 te tjerë (Shif Kastriot Dervishi “ Vrasjet në kufi në vitin 1990”).

Kjo është një pasqyrë e genocidit komunist të ushtruar nga regjimi totalitar ndaj popullsisë së pafajshme. Numri me siguri është shumë më i madh por paraqitëm vetëm ato që janë të dokumentuara dhe të mbijetuara nga vetë ne.

Më lejoni tani të tregoj një rast që e kam mbijetuar vetë:

Para disa vitesh më ndaloi ish operatori i sigurimit toger Ademi. Donte të bisedonte me mua. Më zgjati dorën. Ndjeva neveri për atë dorë të përgjakur.

- Ç’kerkoni? - i thashë ftohtë.

- Nuk ishte faji i ynë - u pergjigj duke parë qëndrimin tim. - Ishte i sistemit që na bëri te tillë. Nuk kishim rrugë tjetër. Hymë në valle dhe nuk dilnim dot. Ato ligje ishin dhe ne ishim të detyruar t’i zbatonim.

Nuk po e dëgjoja më. Ai fliste ndërsa mua më dilte para syve një skenë mizore që lidhet direkt me të dhe të cilën nuk mund ta harroj kurrë. Dëgjoni tani historinë e dhimbëshme që ka lidhje me këtë njeri dhe gjykojeni vetë atë.

Kampi i Shtyllasit. Viti 1954 Sulejman Dizdari atë mëngjes u gdhi me temperaturë. U vizitua te doktor Isufi i cili urdhëroi që të shtrohej në infermieri. Por e kundërshtoi toger Ademi. Sipas tij shtrimet duheshin bërë vetëm pasditeve. Doli në punë. Por ethet bënë punën e tyre. Nuk mundi të rezistonte më. Tek shtynte karron me dhe u rrëzua për tokë. Togeri urdhëroi që të ngrihej, por ai nuk mundtte. Atëhere urdhëroi të tjerët të zbraznin karrot e dheut mbi trupin e tij. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk pranoi. I tërbuar togeri urdhëroi disa vegla të tij, të dënuar ordinerë. Neve s’na mbeti gjë tjetër veçse të shihnim se si mbulohej me dhe trupi i shokut tonë. Në mbrëmje e nxorrëm prej andej dhe në krah e shpumë në kamp, ku u shtrua në infermieri dhe ishte mrekullia e doktor Isufit që e shpëtoi nga vdekja e sigurtë.

- Shpormu nga sytë! - thirra sapo më kaloi vegimi që m’u shfaq. Por ai e kishte kuptuar me kohë dhe ishte zhdukur. Një tronditje të thellë ndjeja brenda vehtes time. Më ishte hapur një plagë e cila kishte zënë kore.

Në atë kohë m’u kujtua një film gjerman që kisha parë në fëmininë time. Ishte një

prodhim i pasluftës dhe titullohej ‘’Vrasësit janë midis nesh‘’. Në qendër të filmit ishte një mjek nazist që ndonse në aparencë tregohej njerëzor, në të vërtetë ishte mishërimi i mizorisë. Në laboratorët e tij kryente eksperimente nga më monstruozet për torturimin dhe shfarrosjen e njerëzve. Pas mbarimit të luftës edhe ai si shumë të tjerë dolën në bangën e të akuzuarve. Kanë kaluar vite që atëherë. I kam harruar pothuajse të gjitha skenat e atij filmi. Vetëm njëra nuk me është shkulur nga kujtesa, finalja e tij. Mjeku i kapur me të dy duart pas hekurave të burgut duke thërritur:

- Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!

Ndërsa në sfond prapa tij, si përgënjeshtrim i të gjithë kësaj, shfaqeshin torturat, pushkatimet, varrosjet për së gjalli, djegiet në dhomat e gazit që ai kishte projektuar. Një skenë e paharruar. Një zgjidhje e përkryer regjizoriale.

Duke kujtuar këtë skenë pyes:

- A ka vrasës midis nesh? Cilët janë ata?

Pergjigja është një dhe e prerë. Po. Janë hetuesit dhe ish punonjësit e sigurimit të shtetit. Janë prokurorët dhe gjykatësit e pashpirt, që mbartin në ndërgjegjen e tyre qindra dhe mijra të vrarë apo të vdekur nëpër burgje , të cilëve nuk u dihen as varret. Janë spiunët e sistemit që presin rastin për të dalë përsëri në dritë dhe për të groposur përsëri njerës të tjerë. Përse nuk vepron drejtësia? Në bazë të Ligjit Nr. 7514, datë 30.09.1991 ne kemi fituar pafajsinë për akuzat që na kishin ngritur personat e përmendur më sipër, atëherë përse nuk dënohen ata që na dënuan ne? Ata mund t’i gjesh kudo. Mund t’i gjesh në krye të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, asaj të Apelit dhe gjithë gjykatave të shkallës së parë. Mund t’i gjesh në krye të komisioneve të ndryshme të Kuvendit të Shqipërisë apo si deputetë të thjeshtë të tij. Mund ti gjesh në partitë politike, në shoqatat dhe në administratën shtetërore. Në vend të ndëshkimit të merituar ata sot kanë arritur majat e nomenklaturës shetërore dhe derdhin helm në ndërgjegjen e njerëzve. Ata ngjiren duke thërritur:

- Jemi te pafajshëm! Jemi të pafajshëm!!

Sikur të mos ishin këta njerëz të pa princip që e mbajtën gjallë atë sistem për gati një gjysëm shekulli..

Po kush pra qenka fajtori për gjithë këtë katrahurë që kishte mbuluar vendin? Kush është fajtori? Mos vallë ne që e paguam me jetët tona???

(Reshat Kripa - Kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...