Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/17

Idriz Zeqiraj : Gjeneral Agim Çeku denigron ushtarakët luftëbërës të FARK-ut


Gjeneral Agim Çeku, në bisedën e ngeshme me drejtuesit e emisionit "Komiteti Qendror", të bërë në dy vazhdime, zhgënjeu shumë shqiptarët. Shikuesit prisnin që zoti Çeku të fliste si ushtarak, me paanësi e realizëm, për atë luftë të pakët në kohë dhe simbolike. Ajo ishte një luftë normale për çlirim e liri, ndërsa epoperat që përmendën janë, thjesht, imagjinare. Mjerisht, ndodhi e kundërta, shpifi dhe denigroi LDK-në, Presidentin Rugova dhe, sidomos, ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, të organizuara dhe të prira nga Kolonel Ahmet Krasniqi, me kolegët e tij ushtarakë të karrierës.

Si parim, flas e shkruaj vetëm për temat që i njoh mirë dhe vetëm me fakte. Andaj, nuk kontestoj pjesën e parë të zotëri Çekut, që ka të bëjë me jetën dhe veprimtarinë e tij në Kroaci.


Image result


Zoti Çeku kritikon LDK-në pse nuk miratoi angazhimin e shqiptarëve në luftën e Kroacisë

Duke folur për angazhimin fillestar të ushtarëve shqiptarë, në luftën e Kroacisë, ai akuzon LDK-në, strukturën drejtuese të saj, pse nuk aprovoi pjesëmarrjen në luftë dhe bëri thirrje për ruajtjen fizike të djemëve tanë. Dhe, vrasja e pesë ushtarëve shqiptarë, qysh në ballafaqimin e parë ushtarak në Gospiç, e justifikon vendimin e drejtë të kryetarit Rugova, që të mos përdorën °mish për top" të rinjtë shqiptarë.

Ndryshe nga më herët, sot çiftët planifikojnë lindjet, fëmijtë. Në vitin 1998, Dr. Rugova, më dha një porosi për Sali Çekaj, në frontin e Kosharës: "I thuaj Saliut kujdes shuarjen e familjeve", që do thoshte se djemtë e dëshirit, djemtë e vetëm, të kursehen nga vija e parë e luftës ballore.

Image result for lufta e Koshares

Pjesëmarrja e ushtarëve shqiptarë në luftën e Kroacisë, do të thoshte hapje e luftës me Serbinë. Kosova ishte aq e papërgaditur, në atë kohë, sa një mësyemje, me forca fare të pakëta e Serbisë, e boshatiste Kosovën. Qendrat e vendosjes ende ishin larg bindjes për një intervenim ushtarak në Kosovë. Serbia mezi priste një rast të tillë. Dhe, këlyshët, agjentët e saj, brenda LPK-së, donin ta përmbushnin misionin fatal për Kosovën, porosinë e Serbisë.

Image result for lufta e Koshares

Bashkëpunëtorët e z. Çeku rrugaçë në Diasporë dhe kriminelë në Kosovë

Gjeneral Çeku flet për ecejakët e tij në Itali e Zvicër, në takimet me halabakët e LPK-së, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës. Ai flet përbuzshëm për oficerët e karrierës, sepse nuk pranuan të vihen nën komandën e tij, përkatësisht, të LPK-së enveriste-staliniste. Ata i thanë hapur se "ne i përkasim vijës institucionale, shtetërore" dhe jo Lëvizjes, e cila nuk njihte organet paralele në Kosovë, njësj si edhe Serbia!

Image result for lufta e Koshares

Organizimin institucional, zoti Çeku e thjeshtëzon në mos gadishmërinë për luftë, gjë që u dëshmua e kundërta. Pra, në luftë hynë oficerët institucionalë dhe jo lëvizakët e Çekut, madje as vet ai! Kjo është e vërteta faktike. Versionet tjera janë trillime, përralla e broçkulla lëpëkeistësh.

"Më thuaj me ke rri, të them se kush je", - thotë populli. Dhe, emrat e eksponentëve të LPK-së, të kontaktuar nga gjeneral Agim Çeku, njiheshin si halabakë rrugash. Me fletushkën e tyre paçavure e antikombëtare "Zëri i Kosovës", siç e përbuzte burgaxhiu politik shumëvjeçarë, Kadri (Os)Mani, ngaqë ishte shumë aktive në sabotimin e ndihmave për Kosovën dhe përçarjen e mërgimtarëve. Si përforcim, Sigurimi enverist nga Tirana kishte dërguar në Zvicër kuadrot partiakë Koço Danaj e Shaban Sinanin me shokë, për t`iu bashkuar diplomatit shqiptar Kadri Çenko.

Image result for isuf haklaj

Gjeneral Çeku i vonuar dhe me rol fiktiv në luftën e Kosovës

Prania e gjeneral Çekut në Rambuje sikur i habiti gazetarët e "Komitettit". Edhe aty ai ishte në shoqërim të kuadrit komunist, si Shinasi Rama me shokë. Megjithatë, Hashimit sikur nuk ia mbushnin syrin këta në Paris dhe fluturonte ke veterani i rezistencës kombëtare, tashmë, i konvertuar në atë lëpëkeiste, komuniste, bacë Ademi, këshillimi i të cilit la shumë për të dëshiruar, për të mos thënë, edhe për të dyshuar?!

Hyrja e gjeneral Çekut në Kosovë, në vitin 1999, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, tashmë, me eksponentë të Lëvizjes të inkriminuar me vrasje të kundërshtarëve politikë. Edhe komandantët në terren, të cilët e kurorëzuan gjeneral Çekun Komandant të "SHP të UÇK-së", kishin përgjakur duart me gjak shqiptarësh të pafajshëm, kryesisht, të ushtarakëve dhe të veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës. Vërtet, ky emërim i bërë nga Hashimi e pështjellaçi Adem Grabovci, më shumë ishte hakmarrje ndaj ish-komandantit Sylejman Selimi, se sa nevojë, sepse rezistenca me aksione kishte pushuar, komandantët zonalë ishin strukur strehimoreve të sigurta.

Image result for lufta e Koshares

Edhepse gjeneral Çeku fliste për plane e udhëzime ushtarake, ato mbetën në letër dhe etër, sepse nuk u muar askush me zbatimine tyre. Pushkët e vetme aktive, ishin ato të Kosharës, të komanduara nga oficerët e Ibrahim Rugovës, shokë armësh të heronjëve të Sali Çekaj dhe Agim Ramadani me shokë.

Unifikimin e faktorit ushtarak e pengoi: Serbia, Tirana zyrtare dhe klani i LPK-së të Drenicës në Zvicër

Gjeneral Çeku la shije të thartë, me dy falsifikime, dukshëm, të lexueshme:

1) "Mua më emëruan Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së", kur dihet se në Kosovë kurrë nuk ka ekzistuar një SHP dhe asfare UÇK-e"!

2) "Unë bëra unifikimin e faktorit ushtarak në Kosovë"! E ërteta është se unifikimi i faktorit ushtarak nuk ësht arritur asnjëhrë dhe kurrën e kurrës. Kryesia e vjetër e LPK-së, me disa përjashtime, pikërisht, pse ishte për këtë bashkim të faktorit ushtarak, u shkarkua dhe u quajt tradhtare. Këtë e ka denoncuar bindshëm magjistër Muhamet Kelmendi. Unifikimin ushtarak e pengoi UDB-a me agjentët e saj brenda LPK-së, krerët komunistë zyrtarë të Tiranës, të cilët i vunë flakën Shqipërisë, për t`i larguar nga pushteti të djathtët kombëtarë, me "malokun" Berishë në krye dhe klani i LPK-së të Drenicës, krerët kriminalë të sotën në pushtet në Kosovë, të cilët, me bandën terroriste të SHIK-ut, vranë 1820 ushtarakë luftëbërës dhe kuadro e veprimtarë të partisë të Ibrahim Rugovës.

I gjithë qëllimi i kësaj tresheje armike të Kosovës, ka qenë sabotimi i luftës për çlirim dhe liri. Se sa të egër ishin kjo treshe fatale, kundër unifikimit, bashkimit të faktorit ushtarak, në luftën e Kosovës, e shembullojmë me një rast tragjik të kohës. Shefi i Emergjencës të Lëvizjes (LPK-së), Ilir Konushevci, ngulmonte në bashkimin e faktorit ushtarak. Ai kundërshtoi dhe akuzoi për sabotim të luftës eksponentët e Lëvizjes, të cilët zbatonin ujdinë, marrëveshjen e zyrtarëve komunistë të Tiranës me Serbinë, për moslejimin e bashkimit të faktorit ushtarak të Kosovës. Dhe, në shenjë proteste e mosbindjeje, Iliri mbushi një kamion me armë, për ta dërguar në Koshare, pikërisht, atje ku luftonin FARK-istët, oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe të Kolonel Ahmet Krasniqit.

Image result for ibrahim rugovaImage result for ahmet krasniqi

Ky do të ishte udhëtimi fatal i oficerit Ilir Konushevcit. Në rrugën e egër, Qafë Mali - Fierzë, një pusi pabesie, e porositur nga Hotel "Rogner-i", e arrestoi Ilir Konushevcin dhe shoqëruesin e tij, doktor Hazir Malaj, nga Tropoja dhe i ekzekutuan ngeshëm. Kufomat i hodhën buzë një ure. Ilirin e përshkuan 16 plumba kallashi. Në xhepin e tij u gjetën mijëra marka, gjë që demanton mashtrimin falsifikkues të krerëve të LPK-së, se, kinse, Ilirin e vranë grabitësit. Edhe kamioni me armë u kthye në Tiranë, ku ishin edhe dy agjentë të Sigurimit, gjoja, për ta mbrojtur Ilir Konushevcin!? Vend-vrasja ishte afër aksidentit enigmatik të luftëtarit të Kosharës Qazim Jakupi, babai i këngëtarës bukuroshe Leonora Jakupi dhe të Muharrem Tafës, nga Tropoja, kontraktues i ushtrimorës në Papaj, mik i Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Image result for ilir konushevciImage result for sali Çekaj

(Një sqarim: Edhe shërbimi i Emergjencës ka qenë krejtësisht i ndarë. Iliri ka qenë përgjegjës i Emergjencës vetëm për krahun ushtarak të Lëvizjes. Ndërsa për faktorin ushtarak të FARK-ut përgjegjëse për Emërgjencën ka qenë oficerja Sabahate Tolaj, e ekzekutuar nga banda politike e Dukagjinit, së bashku me kolegun Isuf Haklaj, tani, më 2003, duke qenë në cilësinë e hetuesëve specialë. Qëllimi i vrasjes ishte zhdukja e dëshmive për krimet faktike të komandantëve të Dukagjinit. Për çudë, ekzekutori, roje e komandantëve, edhepse i beri dy vrasje cilësore dhe plagosi një të tretë, nuk mori dënimin meritor!!! Komandantët, porositës të krimit, ndikuan për një dënim të butë e simbolik!)

Përbuzja dhe mëria e z. Çeku për oficerët e FARK-ut, vazhdon edhe sot

Duhet pranuar se Gjeneral Agim Çeku ka shkëlqyer në krye të TMK-së, edhepse TMK-ja dhe Policia e Kosovës kanë qenë strehë e shumë kriminelëve të SHIK-ut. Çeku nuk tregohet i sinqertë për mosdhënien e urdhërit për pjesëmarrjen e gardës kombëtare në ceremoninë mortore të Presidentit Rugova. Prapa rrugaçit Nuredin Lushtaku, qendronte kryerrugaçi Hashim Thaçi.


Image result for lufta e Koshares


Gjeneral Çeku asnjëherë nuk e fshehu mërinë ndaj ooficerëve të FATK-ut. Edh për së vdekuri i përbuzi, i poshtëroi, i rivrau, duke marrë pjesë, në cilësinë e kryeministrit, bashkë me stafin e tij, në ceremninë e turpshme, të organizuar për lirimin e parakohshëm nga burgu, të kriminelëve të partisë së tij dhe që mund të llogaritet edhe kontributi i tij zyrtar, për ndërprerjen e mëtejshme të vuajtjes të dënimit. Ata, kriminelët, kishin arrestuar në Pejë dhe i kishin ekzekutuar në malet e Gjakovës 4 (katër) oficerët e Kosharës, në mesnatën e 22 dhe 23 qershort 1999, pikërisht, 10 ditë pas hyrjes të NATO-s në Kosovë! Në mesin e viktimave ishte edhe Bashkim Balaj, i lindur dhe i rritur në internim, sepse babai i tij Elezi, nuk kishte pranuar bashkëpunimin me Sigurimin kriminal të Hoxhës të Tiranës. Bashkimi fëmijë dhe unë i ri, në vitet `70-a, vuanim internimin e egër në Berat dhe fshatrat klasikë për internim atje.


Image result for lufta e Koshares


Agim Çeku: "Lufta e Kosharës legjitimoi luftën çlirimtare të Kosovës"

E vërteta e pranuar publikisht nga gjeneral Çeku, kur ai ishte kryeministër është: "Lufta e Kosharës legjitimoi luftën çlitimtare të Kosovës".

Image result for lufta e Koshares


Dihet botërisht se luftën për çlirim e liri e filluan djemtë e dërguar për ushtrime ushtarake në Shqipëri, pas marrëveshjes të bërë në mes të Presidentit Rugova dhe Presidentit shqiptar Ramiz Alia. Dhe, në mesin e djemëve të tjerë të Kosovës, ishin edhe: Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti, anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët, pas kthimit në Kosovë, nga ushtrimorja në Surel të Tiranës, do të krijonin çetat e para guerile, përkatësisht në Dukagjin, Drenicë dhe Llapë, për t`i shtrirë, më vonë, në tërë Kosovën. Zoti Çeku i përmend shkarazi, por qëllimshëm, u jep libreza të kuqe partiake, pra, ato të LPK-së staliniste! Falsifikim sa i madh, aq edhe i turpshëm e mafioz për një gjeneral!!

Image result for lufta e Koshares

Konkluzioni është i qartë: Luftën e nisi dhe e bitisi LDK-ja, e prirë mençurisht dhe suksesshëm nga Ibrahim Rugova. Përveç procesit paqësor, Ai kishte menduar edhe për luftën. Kjo dëshmohet edhe me nismëm për organizimin e Ministrisë të Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, në vitet e para të `70-ës. Ndërsa LPK-ja bëri zhurmën dhe sabotimin e luftës, duke përçarë e vrarë ushtarakët që bënë luftën dhe kuadrot e veprimtarët e Ibrahim Rugovës.

Zoti Çeku, turpshëm, rrekët t`ua mohojë luftën FARK-istëve dhe LDK-istëve, duke shpifur dhe anatemuar se, gjoja, nuk donin të luftonin. Edhepse e demanton veten e tij, në një rast përkujtimor në Koshare, kur thotë se "lufta e Kosharës legjitimoi luftën çlirimtare të Kosovës", luftë kjo e bërë nga oficerët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, tani, me porosi të shefave të tij partiakë, kriminelë e vrastarë të shqiptarëve të pafajshëm, i kthehet sërishme falsifikimi fillestar! Ai i heshtë krimet e krerëve të LPK-së, përfshi këtu edhe vrasjen e mikut tim, Ministrit të Mbrojtjes të Republikkës të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe shumë qindra krime të tjera të organizuara politike!

Image result for lufta e Koshares

Gjenerali komunist Agim Çeku, minimizon rolin e NATO-s në luftën e Kosovës

Duke folur për Dejtonin, zoti Çeku denigron Presidentin Rugova, duke e quajtur të dështuar në politikën e tij. Por, ai me këtë akuzë, tregon nulitetin e nuhatjes politike për mbledhjen e Dejtonit. Ishte Amerika ajo që nuk e ngatërroi dhe nuk e barazoi çështjen e Kosovës me atë të Bosnjes në atë nbledhje. Dhe, dihet zgjidhja, sa gjysmake, aq edhe fatale për Bosnjen. Agjenda për Kosovën ishte planifikuar ndryshe dhe Rugova gjithëçka e bëri në koordinim me miqtë amerikanë. Ishte meritë e Rugovës dhe e Sali Berishës, me shokë, që shqiptarët rifituan miqësinë, të humbur në dekada, me mikën Amerikë, të anatemuar për gjysmë-shekulli radhazi nga lakeu serbo-rus Enver Hoxha dhe lehaqenët e tij.

Image result for lufta e Koshares

Gjeneral Çeku, duke folur për rolin e NATO-s në luftën e Kosovës, e minimizon, qëllimshëm, atë. Madje, ai porositë të vlerësohet më shumë "UÇK-ja" e tij, se sa NATO!! Kjo kësenofobi e Çekut, për organizmat evropiane-amerikane, është vijimësi e komunistëve shqiptarë dhe atyre lindorë e botërorë, kundër Evropës dhe Amerikës me aleatët e tyre.

Një gjë lënë gojëhapur shikuesit: Nga gjithë ajo bisedë e prajshme e Gjeneral Agim Çekut, me djemtë e zgjuar, redaktorë e moderatorë, të emisionit "Komiteti Qendror", asnjëherë nuk u provua nga ata kundrshtia apo pyetjet hipotetike, për të korigjuar, të paktën, disa falsifikime të vrazhdëta për luftën, të bëra, qëllimshëm, nga zoti Çeku. Të paktën, këtë duhet ta bënin në respekt të atyre "miliona shikuesëve e dëgjuesëve", - siç thoshte asaj nate i pari i emisionit Berat Buzhala. Mendoj se është e pabesueshme, madje, jasht logjikës, që shefat në fjalë të mos kenë dijeni për të vërtetën ndryshe, të luftës së fundit në Kosovë.

(Agim Çeku, lindi në Pejë më 29 tetor 1960, është ushtarak, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i qeverisë së Kosovës.

Shef i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë muajve të fundit të Luftës së Kosovës, dhe me përfundimin e luftës mori drejtimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, po ashtu si gjeneral.


Ai kreu dy vite të akademisë ushtarake në Beograd dhe dy të tjera në Zarë të Kroacisë ku i'u bashkëngjit Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kur filloi lufta në ish-Jugosllavi në tetor 1991, ai i'u përgjigj kushtrimit të gardës kombëtare të Kroacisë dhe fitoi komandën e njësive artilerike në Zarë, dhe pastaj u bë zëvendës-komandant i divizionit luftarak. Në shkurt 1992 i u besua komanda e divizionit luftarak Masleniçko (Masleničko), e pastaj komanda e divizionit anti-tankist e garnizonit në Gospiç (Gospić) në ushtrin Kroate.

Çeku morri pjesë aktive në luftën që pasoi me Republikën Serbe të Krajinës e cila kërkonte ndarjen nga Kroacia. Në shtator 1993 gjatë luftimeve në Medak, Qitluk (Čitluk) dhe (Počitelj), si pjesë e Operacionit “Toka e Zjarrtë”, Çeku u plagos. Aty ai e fitoi gradën gjeneral dhe pastaj mori pjesë në stërvitjen që instruktorët e ushtrisë amerikane u ofruan oficerëve dhe ushtarëve kroatë. Gjatë dy viteve në vazhdim ai ndihmoi në freskimin e doktrinës dhe taktikave të ushtrisë kroate, duke planifikuar Operacionin Stuhia më 1995 i cili i dha fund luftës në Kroaci. Ai u dekorua nëntë herë nga kryetari kroat Franjo Tugjman duke arritur gradën gjeneral brigade.



Çeku vendosi kontakte me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës rreth mesit të viteve ‘90. Ai dha dorëheqjen nga posti ne ushtrinë kroate në shkurt 1999. Më pas i bashkangjitet UÇK-së ku caktohet shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Në ditët përmbyllëse të Luftës së Kosovës, UÇK-ja filloi t'i ofrojë NATO-s informata të rregullta si dhe të sulmojë forcat serbe për t'i vënë në pahë të avionëve të NATO-s.

Agim Çeku dhe Uesli Klark inspektojnë gardën e TMK-së


Me përfundimin e luftës në qershor 1999, Çeku mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-leftnant. Serbia ende mban një fletë-arrest ndërkombëtar ndaj tij që nga luftimet në Krajinë që ka çuar deri te arrestimet e përkohëshme në tetor 2003 në Lubjanë dhe në shkurt 2004 në Budapest. Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka bërë të ditur se ai nuk kërkohet për krime lufte.

Çeku është i martuar me një grua kroate dhe ka dy djem e një vajzë që jetojnë në Kosovë.

Më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu e emeroi Agim Çekun për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi i Kosovës e aprovoi atë kryeministër më 10 mars të vitit 2006. Post që e mbajti deri më datën 9 janar 2008.(Floripress)

ISLAM KRASNIQI : Pse mundohen ta kungjojnë Edi Ramën ?










Është për çudi së si disa politikan mundohen që ta korrigjojnë kryeministrin shqiptar në fjalimin e tij, duke e etiketuar me fjalë të ndryshme, me arsyetimin së ai nuk ka të drejt të flasë për popullin e Kosovës. Nuk e di së ku e marrin atë bagazh që ta vlerësojnë fjalën e tij, disa gazetar të cilët ende vuajnë nga dashuria për shërbimin ë kishin dikur, disa politikanë e analfabetë që mundohen të kungjojnë kryeministrin Rama e të cilët ënde mendojnë së i shërbejnë UDB-së.

Pse po mundohen të ia zhdukin identitetin e popullit shqiptar në Kosovë, për kë po punojnë këta njerëz, që po e përdorin politikën e regjimeve të kohërave të ndryshme, të cilët në një formë ose tjetër u munduan t’i asimilojnë shqiptarët, ashtu siç i asimiluan që nga Molla e Kuqe, ashtu siç i asimiluan Çamët, Shqiptarët në Turqi-Arnautët, një pjesë në Maqedoni, në Mal të Zi, me politikat e ndryshme, tash po mundohen edhe shqiptarët e Kosovës të shndërrojnë në një komb të rij, nga ai shqiptar në Kosovarë. Nëse ndalemi dhe matim me peshoren e tyre kuptojmë së këta individ ju hynë në punë të gjithëve, vetëm shqiptarëve jo, sepse po tentojnë ta zhdukin kombin Shqiptar, Shqiptarët e Kosovës në Kosovar, ata në Maqedoni si maqedon, ashtu me radhë. Qeveria shqiptare e ka për obligim që të kujdesët për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve të saj, Kushtetuta e Shqipërisë e cekë në pjesën hyrëse të saj, se aspirata të ligjshme e ka bashkimin kombëtar edhe pse po mungojnë veprimet të konkrete nga Shqipëria.

Deshën apo nuk deshën këta piqpirika, duhet ta kuptojnë së Projekti për bashkimin kombëtar është projekt real. Është një ëndërr e kamotshme e shqiptarëve ndër breza, e cila është edhe ëndërr legjitime e popullit shqiptar. Të marrim shembull Gjermanin, sikur të ishte me mirë nuk do të rrëzonte murin e Berlinit, i këtyre piunave që i luajnë nga të donë, tu fusim nga një çorap në gojë që të përtypen e të heshtin.

Eduard Grey thoshte: një popull i përçarë, nuk i ndihmon askush, ku je i ndarë, nuk të ndihmojnë kurrë nëse nuk u thua me forcë, së ne jemi gjallë, nëse nuk ua troket aq fort, sa tu prishësh nervat, andaj duhet bashkohemi sa ma parë sepse bashkimi bënë fuqi dhe duhet hartuar një platformë të pasur dhe shumë të qartë, që ti paraqitët Brukselit përpara, sepse pa qajtë fëmija, nëna nuk i jep gji.

Populli i Kosovës është shumë i vogël dhe republika e Kosova nuk po arrin të bëhet pjesë e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare në asnjë aspak, dhe në qoftë se shteti i Kosovës nuk bëhet shtet me legjitimitet të plotë ndërkombëtar, atëherë s’ka rrugë tjetër pos asaj që të futemi nën ombrellën e shtetit amë, nënë Shqipërisë, duke u shkatërruar ëndrrën dhe dëshirat e agjentëve të shërbimeve të hujaa të cilët punuan gjithmonë në dem të Shqipërisë.

Akademik Nexhat Daci ka thënë në Rrokum Roll se duhet të ruhet bashkëpunimi më bashkësinë ndërkombëtare por asnjëherë duke mos e humbur truallin e vendit tonë.


Daci thotë se qysh në seancën e parë, si kryetar i Kuvendit, është kërcënue në parlament dhe i është sharë nëna nga Hashim Thaçi, presidenti aktual.“Unë jam rrit pa prindër dhe për herë të parë më është sha nana nga Hashim Thaçi, në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës”, rrefeu Akademik Prof.Dr. Nexhat Daci.




“Harta e Ballkanit nuk është e përfunduar, ndërsa nuk na duhet të kontribuojmë në përshpejtimin e ndryshimit të kësaj harte”, ka thënë Daci, duke thënë se kjo mund të ketë pasoja, ndërsa fati ynë duhet me qenë pro-perëndimor.

Daci ka rrefyer se ne kohën e luftës ka qenë në Prishtinë, ndërsa ka pasë oferta per t’u larguar në disa vende, duke përfshirë edhe Beogradin. Kjo, sepse siç thotë ai, është shkolluar në Beograd.

Më tej Daci ka thënë se si kryetar i Kuvendit të Kosovës ka pasë shumë kërcënime.

Daci ka ba një rrëfim interesant:

“Në zgjedhjet e para askush prej LDK’së nuk ka guxuar të kandidojë për kryetar të Prishtinës, sepse kishte kërcënime, ndërsa une kam pranuar dhe ju kam bë ballë kërcënimeve, duke thënë se une kam për t’i fituar zgjedhjet”.

Daci rrëfen edhe një ngjarje interesante duke kallxuar se nuk kanë mundur të mundur ta zgjidhnin presidentin, sepse minoritetet nuk kane guxuar të votojnë për shkak të kërcënimeve.

“Minoritetet s’kanëguxuar që t‘i marrin letrat dhe të shkojnë te kutia e votimit”.

Daci thotë se qysh në seancën e parë si kryetar Kuvendi është kërcënuar në parlament dhe i është shar nëna nga Hashim Thaçi.

“Unë jam rritë pa prinde dhe për herë të parë me është shar nëna nga Hashim Thaçi në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës”, rrëfen Daci.

Ai po ashtu kallxon se Presidenti Rugova nuk kishte pranuar asnjëherë të bëjë koalicion veç me PDK’në.

Akademik Daci e ka quajt joserioze thirrjen e Presidentit Thaçi për zbardhjen e krimeve pas luftës.

Daci ka ba një vlersim për situaten aktuale politike në vend.

“Kryeparlamentari dhe kryeministri duhet të krijojnë një procedurë zgjedhore ku nuk mund të vidhen votat, sepse nëse mbahen zgjedhjet në këto 2-3 muaj, prapë kanë për të fituar të njëjtat struktura politike”, thote Akademik Daci.

Daci thotë se është i gatshëm ta ndihmojë LDK’në, por siç thotë ai, nuk ka synim për të pasur ose me qenë në kryesi.



Koalicioni prorus.humb në Malin e Zi




Kur ka përfunduar thuajse gjithë numërimi i votave në Malin e Zi, mediat malazeze si Vijesti dhe Onogost, kanë pranuar se partitë minoritare do vendosin për të ardhmen e Malit të Zi.


Kjo pasi as partitë opozitare dhe as partia e Milo Gjukanovicit (DPS) nuk mund të formojnë të vetme qeverinë. Atyre ju nevojitet ndihma e partisë boshnjake, koalicionit “Shqiptarët e vendosur” dhe partia kroate që sëbashku kanë marrë katër deputetë.


Položaj Crne Gore

Qeveria e ardhshme e Malit të Zi do vendos për të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Gjukanovic ka nevoje patjeter per SDP dhe minoritarët se në fund ka humbur edhe një deputet. Në momentin kur janë numëruar gati 100 përqind të votave në Malin e Zi, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në këtë vend (CEM) njofton se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e kryeministrit Milo Gjukanovic ka fituar 35 deputetë (41.1 përqind të votave), Fronti Demokratik i rusofilëve 18 deputetë (20.60 përqind), “Aleanca Çelësi” ku garon edhe shqiptari Dritan Abazovic që është pro-BE dhe kundër NATO-s ka fituar nëntë mandate (10.70 përqind), shkruan media malazeze vijesti.me. Partitë tjera janë si vijon: Demokratët 9 deputetë, SDP- 4 deputetë, boshnjakët të bashkuar kanë arritur të fitojnë dy mandate, Socialdemokratët 2 mandate, ndërsa koalicioni shqiptar “Shqiptarët e vendosur” kanë fituar vetëm 0.9 përqind të votave ose vetëm një deputet, po aq sa kroatët.

DPS 41,10% - 35 ulëse në parlament

DF 20,60% - 18 ulëse në parlament

Çelësi 10,70% - 9 ulëse në parlament

Demokratët 10,50% - 9 ulëse në parlament

SDP 5,40% - 4 ulëse në parlament

Boshnjakët - 3,30% - 2 ulëse në parlament

Socijaldemokratët - 3,20% - 2 ulëse në parlament

Shqiptarët e vendosur - 0,90% - 1 ulëse në parlament

HGI 0,50% - 1 ulëse në parlament

Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e mbajtura sot në Malin e Zi.

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 deputetë dhe qeveria e ardhshme mund të krijohet me 41 deputetë. Por kësaj here Milo Gjukanovicit (54) i mungojnë edhe sëpaku pesë deputetë. Ai duhet të bindë të frustruarit e SDP, që janë larguar nga koalicioni në fillim të vitit për shkak të akuzave për korrupcion dhe të bindë njërën nga partitë minoritare të boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve.


Pavarësisht vështirësive për një koalicion “euro-atlantik” me në krye kryeministrit 54 vjeçar, pala tjetër e ka shumë herë më të vështirë formimin e një qeverie. Ajo që ia vlen të theksohet është se po të bashkoheshin të gjithë shqiptarët do mund të arrinin të fitonin pesë ulëse në parlament, ku tashmë do ishin vendimtarë në formimin e qeverisë.

DPS izbori

Gjukanoviq shpall fitoren - siguron 43 deputetë bashkë me partnerët

Gjukanoviq ka siguruar 43 deputetë, bashkë me partnerët e partisë së tij DPS.

Fitoren DPS e ka shpallur para pak minutash, teksa një zyrtar ka thënë se kjo parti do të udhëheqë edhe për një mandat me Malin e Zi.

Parlamenti i Malit të Zi ka 81 ulëse dhe për të krijuar qeverinë duhet minimumi prej 41 ulëseve.

Gjukanoviqi prin në zgjedhjet e Malit të Zi e jo koalicioni prorus

Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanoviqit po udhëheq në votimet në Mal të Zi.

Nga qendra CEMI, thuhet se nga numërimi i 30.1 për qind të votave, partia e Gjukanoviqit ka 41.2 për qind të votave në total.

Fronti Demokratik ka 21.8 për qind, ndërsa Koalicioni i Madh Çelësi ka 10.8 për qind të votive.

Pra, sipas vlerësimeve, po del të humbasë koalicioni prorus.

Në zgjedhjet e sotme parlamentare të Malit të Zi kanë marrë pjesë 73.2 për qind e votuesve.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë tri parti shqiptare, por ende nuk dihet votat që kanë fituar.

Përfundon votimi në Mal të Zi – garuan tri koalicione shqiptare

Në Mal të Zi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare, ku deri në orët e pasdites pjesëmarrja ishte mbi 50%.

Partitë kryesore pretendente janë Partia Demokratike Socialiste e Milo Gjukanovicit e cila këtë radhë doli e vetme në zgjedhje pa partnere dhe Celsi, e cila u bashkua me 4 parti në koalicion ndër to edhe një shqiptare.
Image
Por faktori politik shqiptar në vend vijon të jetë i përçarë. Në këto zgjedhje partitë shqiptare kanë dalë para votuesve me tre koalicione të ndryshme që janë: Lista e “Shqiptareve te Vendosur “qe ka ne koalicion tre parti shqiptare , “Koalicioni Shqiptare me një Qëllim” që ka në koalicion katër parti shqiptare dhe ‘Lidhja Demokratike”.

Nëse do ishin përfaqësuar me një listë të vetme, atëherë shqiptaret do të arrinin të kishin 5 deputetë në parlamentin malazez.

Shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë rreth 7% të popullsisë, por për përfaqësuesit e dy grupimeve të ndryshme të partive, faji i përçarjes nuk qëndron tek partitë e tyre.

Zgjedhjet në Mal të Zi: 61.2% pjesëmarrje, 66 kallëzime penale

Image

Në zgjedhjet që po mbahen në Mal të Zi deri në orën 17:15 kanë votuar 61.2 për qind të malaziasve me të drejtë vote, raporton TV Vijesti, duke u bazuar në të dhënat nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim.

Në të njëjtën kohë, njoftohet se deri më tani janë identifikuar 66 raste që në forma të ndryshme kanë thyer ligjin për zgjedhjet deri më tani.

Image

“Mbi 70 për qind e veprave të raportuara dyshohen për vepra penale në lidhje me dyshimin për shkelje të lirisë së zgjedhjes në votim, si dhe parandalimin e vëzhguesve të votimit”.

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentaren Mal të Zi, të dhjetat që nga futja e sistemit shumë-partiak, dhe të katërtat pas pavarësisë. Në të njëjtën kohë me zgjedhjet parlamentare, ka edhe zgjedhje lokale në Budva, Kotor, Guci dhe Andrijevica.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, dhe do të mbyllet në 20:00.

dvojca u kabini Savo Pejanović

Ndërsa pjesëmarrja sipas rajoneve deri në këto momente është: Podgorica 64%, Pjesëmarrja në jug të shtetit është 55.1%, ndërsa në veri 59.6%.

Në Prokurorinë Speciale ka filluar marrja në pyetje e personave nga Serbia të arrestuar në territorin e Malit të Zi.

Më heret, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, ka konfirmuar arrestimin e 20 personave nga Serbia, ndërkohë që për një tjetër policia është në kërkim me dyshimin se “në territorin e Malit të Zi kanë kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale” dhe vepër penale të “terrorizmit”.

parlamentarni izbori 2016.

“Është e saktë se pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, gjatë natës së kaluar, në bashkëpunim me Agjencinë për sigurinë kombëtare dhe në koordinim dhe urdhër të Prokurorisë Speciale shtetërore, duke vepruar në përputhje me shënimet operative dhe të intelegjencës të cilat i ka poseduar policia, kanë arrestuar 20 persona, shtetas të Republikës së Serbisë, ndërkohë që një person tjetër, gjithashtu shtetas i Republikës së Serbisë, është në kërkim”, thuhet në një kumtesë të policisë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se “ata, siç dyshohet, kanë hyrë në Mal të Zi dhe kanë pasur për qëllim që fillimisht të marrin pushkë automatike dhe pastaj që sonte të kryejnë sulme në institucionet e shtetit, policinë dhe pjesëtarët e organeve shtetërore, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e sulmeve mbi zyrtarët e lartë shtetërorë”.

“Drejtoria e policisë në lidhje me këtë zhvillim, në përputhje me procedurën, i ka dorëzuar prokurorisë informatën e planifikuar për opinion”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Policisë.

Dyshime për arrestim të ‘grupit paramilitar’ në Mal të Zi



Gjatë ditës, ndërkaq, një numër i mediave në Mal të Zi publikoi lajmin se, të shtunën në mbrëmje, policia malazeze ka arrestuar dhjetëra pjesëtarë të një grupi kriminal paraushtarak, që dyshohet se ka planifikuar, siç thuhet, “shkaktimin e trazirave” dhe “akte të dyshuara terroriste si dhe konflikte të armatosura”.

16.10.2016. 23:30
  • HGI
    HRVATSKA GRAĐANSKA INICIJATIVA – HGI OD SRCA%0.5
  • BDZ
    BOŠNJAČKA DEMOKRATSKA ZAJEDNICA U CRNOJ GORI – HAZBIJA KALAČ%0.3
  • SSR
    STRANKA SRPSKIH RADIKALA%0.2
  • Alternativa Crna Gora
    ALTERNATIVA CRNA GORA%0.2
  • Srpska stranka
    SRPSKA STRANKA – PROF. DR MILOVAN ŽIVKOVIĆ%0.2
  • Stranka penzionera
    STRANKA PENZIONERA, INVALIDA I SOCIJALNE PRAVDE CRNE GORE%0.1
  • DPS
    SIGURNIM KORAKOM! DPS - MILO ĐUKANOVIĆ%41.1
  • DF
    DEMOKRATSKI FRONT - MI ILI ON%20.6
  • VK Ključ
    VELIKA KOALICIJA KLJUČ – DEMOS, SNP, URA%10.7
  • Demokratska Crna Gora
    MR ALEKSA BEČIĆ - DEMOKRATE%10.5
  • SDP država svima
    SDP – RANKO KRIVOKAPIĆ%5.4
  • Bošnjačka stranka
    BOŠNJAČKA STRANKA - RAFET HUSOVIĆ%3.3

Informata nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Drejtoria e Policisë së Malit të Zi dhe as nga institucionet e tjera shtetërore.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe kryeministri, Milo Gjukanoviq, nuk e kanë pohuar por as edhe mohuar lajmin, në deklaratat e tyre të dhëna, por kanë thënë se ‘presin që institucionet shtetërore të deklarohen publikisht’.

Sipas informatës së publikuar, por të pakonfirmuar, në krye të grupit është ish shefi i xhandarmerisë së Serbisë, Bratislav Bata Dikiq.

Gjukanoviq: Nuk pres incidente


Kryemninistri i Mali të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se për arrestimin e Bratislav Dikiqit ka po aq njohuri sa janë publikuar në media, dhe pret që zgjedhjet parlamentare të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe të rregullt.

“Kam informata të cilat i keni edhe ju, pra ato që janë publikuar në media. Në kontaktet që kam pasur me organet shtetërore kam marrë sigurimin se është në përgatitje e sipër deklarata për shtyp, me të cilën od t’i drejtohen organet shtetërore opinionit publik në një fazë përfundimtare. Pres që së shpejti të marrim informatën e plotë rreth kësaj”, tha Gjuknoviq..

Izbori u CG: DPS najmanje 35 mandata, odlučivaće manjinske partije

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën se nuk ka asnjë shënim për arrestimin e një grupi paraushtarak krininal në Mal të Zi.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se informatën për arrestimin e supozuar të një grupe krimninale paraushtarake, e ka parë në media.

“Unë e kam parë në media këtë informatë. Përvec kësaj që kam parë nuk kam informacione më shumë”, tha Stefanoviq për gazetarët në Bujanovc, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.

Stefanoviq tha se duhet pritur që prokuroria në Mal të Zi të publikojë informatën për supozimet e publikuara në media.



Sfida e rrezikshme mes Rusisë dhe Perëndimit nuk luhet në frontin sirian, në Ukrainë dhe në kufijtë e Balltikut, por shumë pranë shtëpisë sonë, në Malin e Zi

Në bregun e këtejshëm të Adriatikut është duke u konsumuar një luftë e ftohtë e paprecedentë, në lidhje me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Uashingtoni nxit për anëtarësimin në muajt e parë të vitit 2017, dhe Moska e sulmon si lëvizjen e radhës të një “lufte të ftohtë”. Zgjedhjet parlamentare sot do të jenë jetike për ta ardhmen e Malit të Zi, që ndodhet i lëkundur mes zgjedhjes së kampit euro-atlantik dhe lidhjeve historike politike e ekonomike me Rusinë, transmeton bota.al.

Për herë të parë, opozita e Frontit Demokratik është dukshëm e bashkuar për të larguar kryeministrin pothuaj të përjetshëm, Milo Gjukanoviç. Partia e tij demokratike socialiste mund të marrë më shumë vota se rivalët, por jo shumicën. Frika është se mos rezultati i zgjedhjeve ta bëjë faktikisht të paqeverisshëm Malin e Zi: sipas Institutit Ndërkombëtar për studime për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë, një rezultat i pasigurtë, bashkë me tensionet në lidhje me NATO-n, rrezikon të shkaktojë një “destabilizim të Malit të Zi dhe të rajonit”.

Tingëllon absurde për një shtet, i konsideruar si perla mbi Adriatik, me vetëm 620 miijë banorë. Kryeministri Gjukanoviç ka luajtur kartën e zgjedhjeve të sotme si një plebishit në favor të NATO-s, duke treguar me gisht opozitën e cila i ka sytë nga Moska. Në pushtet prej vitit 1991, ai mbështetet fort nga Shtëpia e Bardhë.

Të gjithë ata që janë kundër Gjukanoviçin mund të mbështeten tek Miodrag Lekiç, ish ambasadori i Beogradit në Romë. Opozita kërkon një referendum të vërtetë mbi NATO-n dhe kërkon “dekriminalizimin e vendit” nga tentakulat e kryeministrit. Gjukanoviçi dhe të tijtë janë përfshirë disa herë në skandale korrupsioni dhe marrëdhënie më shumë se të errëta me kriminalitetin e organizuar, edhe me Italinë.

Në rast referendumi, anëtarësimi në NATO rrezikon të ndalet nga shumica serbe e popullsisë (42.88%) që nuk e ka kapërdirë asnjëherë pavarësinë nga Beogradi në vitin 2006, ashtu sikurse edhe bombardimet e aleatëve për çlirimin e Kosovës.

Rrugëtimi i Malit të Zi drejt Aleancës Atlantke ka nisur tashmë dhe pret vetëm ratifikimin nga vendet anëtare, pavarësisht se republika e vogël ballkanike ka një ushtri me vetëm 2 mijë ushtarë.

Deputetët rusë kanë sulmuar që në muajin qershor hyrjen e Malit të Zi në Aleancë: Kremlini e konsideron një lëvizje të radhës të perëndimorëve, në një zonë të influencës ruse. Investimet ruse në Mal të Zi kanë qenë 1.16 miliardë euro, që nga viti 2005. Jo vetëm kaq: afro 40% e pasurive të paluajtshme është në duart e sipërmarrësve dhe oligarkëve të Moskës. Çdo vit, 300 mijë rusë nuk kanë nevojë për vizë për të kaluar pushimet në brigjet e Malit të Zi.

Partia Liberal-demokratike e Çedomir Jovanoviqit i ka uruar sonte Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të kryeministrit Millo Gjukanoviq fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

“Suksesi i DPS-it është shumë i veçantë për orientimin euro-atlantik të Mali të Zi. Megjithë presionet e deritashme të nacionalistëve malazezë dhe serbë të paguar me para ruse, qytetarët e Mali të Zi nuk lejuan që edhe Mali i Zi të kthehet në vitet e 90-ta, të kthehet i tërë Mali i Zi”, thuhet në urimin e liderit të LDP-së, Çedomir Jovanoviq.

Ai ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë konfirmim se në Mal të Zi ka fituar solidariteti, kurse janë mposhtur “vikend terroristët” dhe nikoqirët e tyre të paguar.

Gjatë zgjedhjeve të Mal të Zi ishin arrestuar 20 shtetas serbë, të prirë nga ish komandanti i xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq, të cilët synonin terrorizimin e Malit të Zi dhe kidnapimin e kryeministrit Millo Gjukanoviq

Pash n'jat Zot...!



Pash Kur'anë,pash qiellë e tokë,
Me njeri-tjetrin të behemi shokë!
Pash Ungjill,pash qiellë e dhe,
N'besë sho-shoqin mos me e pre
Ta ndërtojmë jetën e RE,
Se,gëzim më të madh nuk ka për NE.
Pash Teuratin e Zuburin,
Sho-shojt kurrtha mos t'i thurim,
T'jemi unik se, e thermojmë gurin...!
Pash All'llahun-Perendinë,
Pash Krishtin,pash Alinë..
Pash Muhamedin e tërë njerëzinë,
Mos t'i hipim sho-shojt n'shpinë,
Njëri-tjetrin shok e mik ta dijmë,
Në një çeshme  ujë të pimë,
T'qëndrojmë grusht mos t'bimë n'greminë
Ndegjues të dashur coll kaq pata,
Rrofshi qofshi sa bjeshkët e larta....!
Të rrokim Librin e fletorën,
Me këto të dyja të bëjmë kurorën!
Të bëjmë kurorë me dituri,
E,të shohim  lumturi.
Pash njatë Zot-Krijues t'Gjithësisë,
Ta mbrojmë gjakun e SHQIPTARISE
Të luftojmë me Laps e libër,,,
Atëherë dalim të fortë si T I G E R....!!!

Autori:.Zeke Lushaj

2016/10/16

Letër nga Tirana



2016-10-16 9:00 GMT+02:00 Perparim Hysi <perparimh@gmail.com>:
Një poet i rebeluar me kohën
                " Tabloide rurale" të poetit Flamur Çepele

Nga  Përparim  Hysi

        Tek po ecnim për qejfin tonë  me mikun tim, Mystehak Xhemali, në shetitoren qendrore të Roskovecit (asnjëherë nuk  e zhdrroj me "pedonale?!"), na ndaloi dikush që unë nuk e njihja. Ndërsa Mystehaku jo vetëm e njihte, por shkëmbeu me të një përqafim. Pa e zgjatur, sikur po bënte ndonjë "turp", paksa i drojtur, na bëri ofertën e tij:- Kam botuar këtë librin,-tha,- dhe dua që t'jua dhuroj. Ashtu siç i kishte në dorë, në fillim ia dha Mystehakut, mandej mua dhe, të fundit, botueses së "Filara", zonjës Fatmiroshe Xhemali. Natyrisht që ofertën e pranuam dhe unë shtova:- Vëri përkushtimin, se, ndryshe, me lbrin ndodh që ose e ke blerë, ose e ke gjetur në rrugë. Atëherë, Flamur Çepele, u skuq dyfish dhe na i dhuroi me autograf. Me ne bëri dhe një fotgrafi që mund ta gjeni në fcb e tij. Aty, tek ajo fotografi, shfaqet me një modesti të tepruar.
                                           *    *   *  
E kam si "detyrë shtëpie" që një libër të dhuruar, sidomos nga njerëz që nuk i njoh, sa gjej pak kohë të lirë, e shikoj  me përparësi. Ai që të falë një libër, kërkon që të ngrejë një urë miqësie me ty dhe, nëse nuk e vlerëson këtë ofertë kaq me zemër, je pak narcizist që të pëlqen vetja. Sa e njoh veten, kurrë nuk  vuaj nga ky"lloj deliri i sëmurë", por, përkundrazi, dua që kësaj "urë miqësie" këmbët t'ia bëjë prej çeliku që mos e brej erozioni i kohës.

                                                     *    *  *  
    Librin e lexova me kërshëri dhe,ashtu siç e gjykoj, do jap dhe mendimin tim. Atë që mund ta thosha në fund, po e them që në fillim. Unë nuk e njoh Flamur Çepelen (hera e parë që e takoj) dhe për krijimtarinë e tij as që di gjë fare. Pra, nuk e di në është ky libri i parë apo i disati, por, duke lexuar librin  e tij "Tabloide rurale" deklaroj pa ma bërë syri tërr: Flamur Çepele është poet i mirëfilltë. Kur shkruaj  kështu, nuk është se flas me apriori, përkundrazi. Tek e nominoi si poet, Flamur Çepelen, më vjen ndërmend një shkrimtar i madh rumun që, midis tjerash, thotë:- Të jesh poet, mjafton të shkruash një libër me poezi; të mbjellësh një pemë dhe, veç këtyre, të kesh dhe një fëmijë. Dhe, për çudi, në Florida, tek ndiqja në televizor një koncert me këngëtarë kubanë, të njëjtën gjë, në ligjëratë të drejtë, e tha një veteran i këngëve kubane. Është çudi se si qarkullojnë aforizmat e njerëzve të mëdhenj. Dhe, tek shkruaj kështu, Flamur Çepele i plotëson të gjitha këto.
                                                      *     *     *  
Emëruesi i përbashkët  i poezive të Poetit, Flamur Çepele, është rebelimi me kohën. Si poet, me vargun e tij, ka një poezi me temë sociale shumë të dhimbshme: gjithmonë me varg atakon pushtetet dhe poeti i mirë, i tillë duhet të jetë. Nëse lëpin jargët e pushtetit, poeti ka vdekur. Ai vërtet është vëzhgues, por nuk del një vëzhgues konstatues, por rebelohet dhe vargu ndaj fiton bukuri. Tek goditë qveritarët,Flamur Çepele, nuk i bie pragut që të dëgjojë dera; nuk është metaforik, por i drejtpërdrejtë. Dhe më ndiqnI:
" A e dini sa të vegjël jini?/Ju, të mëdhenjtë, që qeverisni/Më duket se kini lindur pleq/dhe vendosni fatin tim,për dreq!/....dhe, më tutje:"Humbja e moralit,ju zvogëlon të tërë/ jini të vegjël/sa një kokrrize rërë!!! A ka më anatemë më të drejtpërdrejtë se sa kaq?
Duke jetuar në qytetin e Roskovecit, ai nuk bën një jetë sendetare, si ujë i ndënjur, por gjallon dhe pulson me hallet e bashkvendasve të tij:" E dua të pastër qytetin tim/ por rrugën ma kanë zënë shumë ferra?/. Edhe këtu aluzioni i poetit është i lexueshëm. Ose ca më tutje, në poezinë"Ejani, mblidhurni këtu, këtu!",poeti trishtohet që Pallati i kuturës është bosh/kur Brehti e Shekspiri janë hedhur mu në kosh/...lojëra fati e klubet plot e përplot/ku jemi nisur/ po ku shkojmë, o Zot??? Dhe duke iu kundërvënë atyre parrullave partiake"...ejani mblidhuni, këtu, këtu/ Vallë në cilin planet vritet koha kështu?! Një pyetje retorike që godet me gjyle topi gjithë demagogjinë  e kohës. Poeti është konçiz në vargun e tij. Nuk do ta mërzisë lexuesin. Ashtu siç thotë fjala popullore që"dy fjalë ndajnë detin" dhe unë tek poezia"Fjalë", po shkëpus dy vargje: "Puna dhe ligji janë vitedrite larg/të varfërit rreshtohen si zogjtë në gardh/.  Ose po aty:"Fjalët derdhen lumë/ nëpër nofulla e letra/ diktati,egoja,goja e boja/ këto na qenkan vepra!!!
Ky poet kaq rebel, në të njëjtën kohë, ka një zemër të djimbshme të brishtë. Brishtësinë e vëre në poezi lirike(janë të pakta në këtë vëllim), por kjo brishtësi sikur ngrihet në apogje në poezinë "Kur u prenë pemët e qytetit". Poeti pemët i quan si qenie humane:"Në fillim prenë njërën dorë/ prenë edhe dorën tjetër/...mandej masakruan trupin/..... dhe rrëzuan gjithë trungun... dhe deduksioni shumë domethënës:" Fëmijët dhe pleqtë mezi marrin frymë/ zogjtë flenë jashtë, në netët me brymë...
Ose sa stigmatizuese aq dhe sinjifikative është poezia "Kush na sundon?". Nëpër vargje poeti thotë se ata që na"sundojnë", o janë Brut a Neron, o qejflinj të pandreqshëm ose siç shprehet në vargun mbyllës:...gjarpërinj të helmuar, mbi popull hedhin vrer.
                                               *     *     *  
Flamur Çepele, ky poet i rebeluar me kohën, nuk është negativist.  Në poezi të veçanta si në ato intimet(lirike) apo sidomos tek"Marsi i nënave", lima poetike tij e ka limuar butë-butë vargun dhe kjo poezi, në gjykimin tim, është pak antologjike. Aq dashuri ka derdhur për nënën poeti,sa ndjen pendesë që nuk ka mundur t'ia plotësojë ashtu si duhet, ç'ka i mungonte nënës dhe tek e mbaron  poezinë"...të lutem nënë, a do më falësh ndonjëherë?!", aty fshihet gjithë ai densitet malli e dashurie, njëherësh.
Nuk  do ta mbyllja shkrimin tim, pa sjell për lexuesit një poezi shumë domethënëse:"Mirë e bukur", ku në vija të përgjithshme, me vargun  e tij, vë dorën mbi plagë shoqërore me pasoja të mëdha: "... po bëjmë kasapë me diplomë/ ose një varg kulmor:"Tek ne me propagandë jemi mirë e bukur/ të gjithë kemi "punë"/me xhepa shkundur...
Libri mbaron edhe me disa tregime të shkrutëra që, në gjykimin tim, janë si"antipastë" e poezive me temë shoqërore.
Unë e uroj autorin që të lëvrojë edhe më tej qoftë poezinë, por edhe prozën që e ka të sinqertë e domethënëse.
           
                             Tiranë, 16 tetor 2016

2016/10/15

Heroina jonë fluturon, josh, kërkon dhe shkruan:Mira Meksi...




“Pa zemër në kraharor” të Mira Meksit, Onufri 2016)

Jemi të vdekur pa Dashuri? Nëse jo, si mund ta provojmë përveçse përballë vdekjes? Gjithçka në rrëfimin e Mira Meksit nis me një piktore tridhejtëvjeçare që varros hirin e dashurisë së saj për të provuar rrugëtimin e provës “mbi zemër”. Më pas, vendos të shohë se cila është rruga për të shhirnuar dashurinë, të nxjerrë nga ajo grimë zjarrin që i duhet. I duhet të kthejë jehonën e një dashurie në zë të fortë. Dhe më së pari heq kufijtë, teksa e nis me joshjen e burrit të motrës së saj, Gentit.

“Qëndrova gjatë pranë varrit të varkëletrës që mbante brenda dashurinë time. Me mendje ndoqa udhën e saj nëpër lumin e kohës që vazhdonte të rridhte ngadalë, pandalshëm dhe i kaltër, dhe, papritur, mekanizmi i kujtesës u vu në punë… Ndjeva të më kaplonte të gjithën ndjesia e mrekullueshme mjaltëse e takimeve të para dashurore, puthjes së parë, prekje të drojtura, aromës së l’eau d’issey, më pas ndjesia e ekztasës së ndjenjës më të fuqishme që na gufon shpirtin dhe na jep shijen e pavdekësisë. Ishte një ndjesi fizike aq e gjallë dhe aq drithëruese, sa, përnjimend, besova se po përjetoja një fillim të ri dashurie, ndopnëse pa të dashur”. (Mira Meksi, “Pa zemër në kraharor”, Onufri 2016, f.14).

Heroina jonë fluturon, josh, kërkon. Me zemër të ndrydhur vendoset në sfond të Ditës së të Vdekurve, në Meksikë. Aura e Fuentes, Dhe Genti, që nuk është veçse çakmaku për të rindezur zjarrin e shuar, nis të tretet përballë heoinës që duket se i bashkëngjitet tjetër bote, atje ku kufijtë nuk janë më as të prekshëm e as të nevojshëm. Frida Kahlo dhe Diego Riviera në muzeun e tyre, me hiret e përshkruara, me dashuri të dyzuara, vijnë e i japin dritë një tjetër udhe. Heroina jonë nuk ka më nevojë për kurorëshkelësin tjetër. Zjarri tashmë e ka bërë të vetën. Zemra është rrethuar me mure dhe vetëm trupi nis të ndjejë djegien. Eshtë mbretëria e Erosit, por e mbështetur në lëkurë, pa rrahje zemre. Eshtë një tjetër botë. Por edhe është një botë “përtej”, sërish heroina jonë dashurinë kërkon. Veçse ajo çfarë kërkon të shohë është larg. Shumë larg. Gjithçka e ka mundur trupi, që rënkon pa i treguar asgjë zemrës, që është mbyllur në guvën e pafuqisë për të kuptuar se çfarë na ndez e çfarë na shuan.

Eshtë një rrëfim pikturuar me imagjinatë, me një gjuhë në shtratin e poezisë. Për Meksin nuk ka ndonjë kufi tokësor për atë çfarë kërkojmë. I vetmi kufi është kuptimi dhe moskuptimi i dashurisë. I ka përkedhelur fjalët. Fjalitë duket skur janë përkundur një e nga një deri sa të gjejnë djepin e duhur të afshit përshkrues. Dhe nuk ka kohë për gjykime, sepse duhet t’i japim formë “orëve të squllura” që ka paralajmëruar Salvadore Dali.

Por në fakt, ç’janë “orët ë squllura”? Mos janë orët që ne nuk kemi ditur se ç’drejtim do të duhet t’u japim gjërave tona, ndjesive tona, njojeve tona? Askush ndoshta nuk e di se ç’është koha e vërtetë, “koha pa muskuj” për aq kohë sa nuk i ka dhënë kuptim pasioneve, brengave, dëshirave.

Nuk është mungesa e dashurisë, por moskuptimi i saj ajo që sjell një rrugëtim drejt të shkuarës. Dhe kërkojmë shumë larg, deri atje ku besojmë se është fillimi i botës. Me shpresën se ka patur edhe më shumë zgjidhje kur kemi humbur rrugën, por që kemi nevojë që të zgjohemi e t’i shohim.

Por zgjidhja nuk mund të ketë hiret e joshjes. Eshtë vetëm zgjimi i zemrës, dëgjimi i tik-takeve dhe i guximit për të pohuar vetveten ajo që mund të ndezë dritën brenda nesh. E.. nëse na ka humbur dashuria, le ta provojmë sërish. Por me zemër në kraharor, me guximin për të shkuar në kufijtë e së pamundurës. Sepse, siç thuhet në një tekst kënge të Celine Dion: “Të dashurosh deri në pamundësi, është e mundur!”


Mira Meksi: Në historitë e librave të mi…? Jo vetëm jeta ime… por edhe e të tjerëve


Nga Alda Bardhyli

“Mora vendimin për të varrosur dashurinë time. Atë që kish mbetur nga dashuria ime. Sepse në të vërtetë , s’kish mbetur shumë, veçse një lëndë e ngurosur, e cila ishte kthyer papritur në një grusht hi që dukej si shkrumbimi i një trupi të çmuar pas riteve mortore antike. Burri që dashuroja më kishte tradhtuar…”. Kështu shkruan shkrimtarja Mira Meksi në faqen e parë të novelës “Pa zemër në kraharor”, botim i “Onufrit”. Një novelë kushtuar Carlo Fuentes-it, autorit në novelës Aura, për të na sjellë një udhëtim në Meksikën imagjinare, përmes një kërkimi për dashurinë… Libri është një rikthim në vendet që dikur i ka shkelur përmes jetës së një personazhi, që kërkon të jetë e lirë nga dashuria…

“Duhet të zgjedhësh o do jetosh histori si në libra o do shkruash libra….”, thotë John Fante. Te ju si ndodh?

Nuk mendoj se jam ndodhur ndonjëherë përpara një dileme të tillë, ndonëse tingëllon shumë bukur nga autori i një libri të dashur për mua “Qeni im budalla”. Ka pasur raste kur kam përjetuar ngjarje apo ndjenja të denja për t’u rrëfyer mot à mot, ndërkohë që shkrimësia, është shumë më tepër se një ngjarje apo ndjenjë, është tërë jeta ime. Nga Fonte do më pëlqente të përmendja më tepër thënien: “… që të shkruash duhet të duash…”. Kjo po, është thelbësore për mjeshtërinë e shkrimtarit.

Sa është jeta e shkrimtarit në historitë që shkruan?

E kam thënë shpesh se në lëndën e krijimeve të mia nuk ka asnjë “shpikje” të mirëfilltë, apo produkt tërësisht imagjinativ. Jeta e shkrimtarit është shumë në atë që ai shkruan. Edhe kur duket sikur nuk është në mënyrë të drejtpërdrejtë, si ngjarje të jetuara apo karaktere personazhesh, është pa dyshim në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet ndjenjave, mendimit, botëkuptimit të tij. Por të kuptohemi drejt, në historitë që shkrimtari shkruan është edhe jeta e tij, edhe jeta e të tjerëve që ia kanë besuar atë me rrëfenjat e tyre. Raportet mes tyre janë të ndryshme gjithsaherë.

Le të ndalemi te romani juaj, PorfidaBallo në Versailles. Duket sikur tema e librit është një homazh ndaj një periudhe që ka të bëjë me rininë tuaj…?

Është kështu siç thoni ju, homazh ndaj një kohe që nuk është më dhe që ishte rinia ime. Ka shumë autobiografi në këtë roman. Është pasqyra e kohës së rëndë të diktaturës e përjetuar në lëkurë, por edhe e përpjekjeve tona për të krijuar lumturi dhe për ta shijuar rininë tonë. Jo gjithçka ishte errësirë. Thuhet se edhe në Ferr, njeriu ia del të krijojë gëzim. Porfida-Ballo në Versailles është edhe romani i shpresës për të ardhmen dhe njëkohësisht i frikës së madhe se a do të ishim ndonjëherë pjesë e Europës së cilës i përkisnim gjeografikisht. Është metaforë e lirisë dhe e traditës së kombit tonë si rrënjës i kësaj Europe të lirë.

Thoni se krijimet tuaja nuk janë produkt tërësisht imagjinativ, dhe ka gjurmë të jetës suaj në to, por në përmbledhjet tuaja me tregime “Mali i shpirtrave” dhe “Buzë të panjohura gruaje”, ju keni lëvruar tregimin fantastik lënda e të cilit është pjellë e imagjinatës…

Në të vërtet kam lëvruar dhe lëvroj tregimin neofantastik, ku elementi fantastik është i pranishëm, por nuk krijohet nga imagjinata, ndonëse i përngjan asaj. Ai krijohet nga realitetet paralele përkundrejt këtij realitetit që jemi mësuar ta quajmë objektiv, të cilat i japin shkrimtarit sinjale të ekzistencës së tyre.

Qasja ndaj historisë që keni shpesh në letërsinë që shkruani, ka një shkak te ju? Vjen natyrshëm?

Përherë ka një fillesë që ngjiz baltën në poçarinë e shkrimtarit, një fillesë që krijon bazamentin e ngrehinës së veprës letrare. Vjen natyrshëm. Mund të jetë kujtim, ndjenjë, aromë, ëndërr, ndjesi… E kam thënë shpesh se fillesat e veprave që kam shkruar, në përgjithësi kanë ardhur nga fëmijëria ime. Nga kujtime imazhesh. Sidoqoftë janë përherë pjesë e jetës sime, përjetimeve, eksperiencave.

Si është kufiri mes jetës dhe imagjinatës në ato çfarë shkruani?

Në mënyrë sempliste përfytyrojeni kështu: jeta dhe eksperienca ime apo e të tjerëve është lënda kryesore e shkrimësisë, imagjinata janë erëzat. Ky është raporti.

Romani “E kuqja e demave” me korridat, ndeshjet me dema, duket larg kësaj botës sonë. Njëlloj si universi i largët i ikonave të Onufrit. E megjithatë, imtësitë me të cilat përshkruhen, përjetimet e gjalla flasin për një botë tuajën.

Po, ky roman ka shumë elementë autobiografikë. Një pjesë e mirë e lëndës së tij, ku bën pjesë edhe përvoja ime si përkthyese letrare, edhe ndeshjet me dema, është marrë nga qëndrimi im i gjatë në Spanjë. Nisur nga eksperienca e një tjetër shkrimtari në lidhje me korridat, nga Heminguej, krijova eksperiencën time dhe u bëra një “aficionado” e ndeshjeve me dema. Sa për universin e ikonës, fillesa është sërish në fëmijërinë e largët; një ikonë e fshehur që ime gjyshe e ruante me fanatizëm, jo vetëm përndezi imagjinatën time fëmijërore, por bëri që më vonë t’i përkushtohesha studimit të ikonografisë, dhe sidomos asaj të Onufrit tonë.

A jeni identifikuar ndonjëherë më ndonjë nga personazhet tuaja?

Para shumë vitesh në një intervistë në shtyp kam shpallur: “Në romanin tim Frosina e Janinës, Ali Pashai jam unë”.

Mund të jetë letërsia një fshehje e bukur e jetës së shkrimtarit?

Po, ose një shpallje e saj nën një mbulesë të bukur që të tjerët e konsiderojnë trillim. Ndodh që t’u besoni sekretet tuaja jetës së një personazhi? Ndodh shpesh.

Si përkthyese sa e keni gjetur jetën e shkrimtarit në librat që keni shqipëruar?

Shumë. Fjala vjen “Dashuria në kohërat e kolerës” të Gabriel Garcia Marquez-it është historia e dashurisë së prindërve të tij. Shkrimtari dhe letërsia e tij janë dy botë të ndryshme? Janë të ndryshme domosdo, edhe duke pasur pjesë të njëllojta. Sepse letërsia nuk është realiteti, është diçka më shumë, e pasuron atë. Përndryshe, ç’kuptim do të kishte?


****
Image result for librat e mira meksi


Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi

mira meksi

Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;
Image result for librat e mira meksi

Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Aktiviteti

1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 Nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare. Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht", anetare e rrjetit europian letrar eurozine


Image result for mira meksiImage result for librat e mira meksi



1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT".

Image result for librat e mira meksiImage result for librat e mira meksi

Përkthimet

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I. Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Image result for librat e mira meksi

Veprat origjinale

Romanet: “Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave”,

“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë: “Ballo në Versailles”, "Pa zemer ne kraharor", "Vrasje ne Venecia"

Përmbledhje me tregime: “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë: “Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Mirënjohjet

1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris

1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;

2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;

2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;

2011: Çmimi Letrar "Gjergj Fishta" dhene nga Ministria e Kultures se Shqiperise

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës "Gjergj Fishta 2011" t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura".

2015: Çmimi i Perkthimit 2015 Panairi i Librit

2015: Çmimi i Romanit 2015 "Rexhai Surroi"

Vepra origjinale e Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht, gjermanisht etj.

Etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...