Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/18

Edi Rama tregon përplasjet me Aleksandër Vuçiçin: Kemi qëndrime të ndryshme për Kosovën

Kryeministri shqiptar Edi Rama i cili është duke qëndruar për vizitë në Serbi, tha se me këtë të fundit ka Shqipëria ka qëndrime të ndryshme për Kosovën dhe Trepçën, por se sipas tij gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Ai tha se duhet krijuar një treg i përbashkët për të fituar të gjithë. Sipas tij, takimi i bizneseve do të sjellë edhe krijimin e Dhomës shqiptaro-serbe.

Image

“Unë besoj se është shumë pozitive, që është përcaktuar një raport, ku gjërat thuhen ashtu siç janë dhe është shumë pozitive, që sidoqoftë, tanimë e vërteta jonë e thjeshtë dhe e qartë lidhur me Kosovën rithuhet në Beograd, si një detyrim i patjetërsueshëm i kujtdo që flet shqip, pavarësisht se nëpërmjet anglishtes, në këtë vend. Nga ana tjetër, sigurisht që është e domosdoshme të vazhdojmë të ndërtojmë urën e paqes, të bashkëpunimit, të forcimit të ndërveprimeve, sepse tek e fundit, nga kjo përfitojnë njerëzit. Nuk duhet ta harrojmë në asnjë moment se njerëzve duhet t’u japim më shumë mundësi për ekonominë, për punësim, për ndërveprim dhe askush prej nesh nuk e ka një vend tregu që të jetë i mjaftueshëm për ambiciet dhe njëkohësisht për çfarë njerëzit meritojnë”, tha Rama për tch.

I pyetur për propozimin e zyrtarëve të Kosovës i cili ishte për shkak të Trepçës, Rama tha se mendon se njerëzit duhet të bisedojnë edhe kur janë në pozicione diametralisht të kundërta.

“Kush është alternativa tjetër? T’i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit? Çfarë zgjidhin duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit? Aq më tepër kur bëhet fjalë për palë, që janë të dënuara të bisedojnë, sepse janë të dënuar të bashkëjetojnë si dy fqinj që i ndan një mur”, tha Rama.

Rama tha se krijimi i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi është me interes të të dyja vendeve në fushën e zhvillimit ekonomik.

Është shumë e rëndësishme, sepse krijimi i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi, prezantimi i mundësive që sot Shqipëria ofron për sipërmarrësit e këtushëm, dhe mundësitë që sot Serbia ofron për sipërmarrësit e atjeshëm, krijimi i kushteve që sipërmarrësit të takohen me njëri-tjetrin dhe të mund të ndërtojnë nisma të përbashkëta, sjell vetëm gjëra pozitive për ekonominë reciprokisht, për lëvizjen dhe rritjen e hapësirës ku ne krijojmë zhvillim. Shqipëria është një treg i vogël, Serbia është një treg ndoshta pak më i madh, por përsëri shumë i vogël, dhe bashkimi i gjithë këtyre hapësirave për të ndërvepruar është një domosdoshmëri për secilin, interes i secilit”, u shpreh Rama.

Në Beograd u mbajt forumi “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore” kur mes Prishtinës dhe Beogradit janë dy çëshjte të nxehta: Arrestimi i Nehat Thaçit dhe Trepça.


Pikërisht këto dy çështje ndezën debatin mes dy kryeministrave.

Kryeministri Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç perplasen për Trepçen

Aleksandër Vuçiç: Kur Edi lufton për një mbështetje më të madhe të perëndimit nuk ka kufi. Mund të thotë të flasë kundër Moskës, Rusisë ai e bën unë nuk e bëj.

Në Shqipëri nuk ka probleme me cëshjtje territoriale. Serbia ka trajtim në mënyrë të ndryshme

Njerëzit në Serbi duhet ta dinë që kemi pasur mbështetje të madhe nga BE. Nuk ka asnjë organizatë tjetër që mund të angazhohet për Serbinë kështu.

Për Prishtinën kam disa argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore por nuk e them. Ata duhet të kishin përfaqësues. Ne do të vazhdojmë dialogun në mënyrë pasionante dhe të duruar pasi është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik për standarde më të mira jetese për popullin serb. Është dicka që duhet ta bëjmë për marrëdhëniet Shqiptaro-serbe, si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan.

Unë e di që ata do të thonë që Vuçiç është mik i shqiptarëve, por s’më intereson. Nuk është e lehtë.

Nuk ndalojmë procesin e e dialogut edhe pse kohë pas kohe duket sikur ka një fund të keq në fund të rrugës, por unë mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise .
Do të investojmë më shumë kohë e energji edhe pse mund të jetë më e vështirë çdo ditë, sepse atmosfera ka ndryshuar tërësisht dhe është shumë e vështirë jo vetëm për palën tonë por dhe për palën tjetër.

Rama: Ne nuk jemi kundër Rusisë. Nuk kemi luksin të mos flasim me njëri tjetrin edhe pse nuk biem dakord. Kosova është aty ku ne nuk biem tërësisht dakord. Pikëpamja ime është se Serbia sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë është por e kam thënë hapur që dialogu është një mjet i rëndësishëm

Të dy liderët nga Beogradi dhe Prishtina duhen përshëndetur. Trepca është në minierë është në Kosovë, çfarë do të bëni për Trepcën do e transportoni në Beograd?

Ndërsa ata në Kosovë ata duhet të kuptojnë se është minierë e Kosovës dhe i përket atyre njerëzve që jetojnë në Kovovë: serbë apo kosovarë.

Do vij sërish në Beograd sepse s’më intereson çfarë njerëzit thonë. Kur u largova nga Tirana më quajtën tradhëtarë, ndërsa kur u ktheva isha hero. Jo unë nuk jam asnjëri as tjetri.

Vuçiç: Ai është një politikan më e mirë sesa unë shfrytëzoi momentin. Guxoj të them se di më shumë se Edi për Trepçën. Nëse ai thotë se është çështje ekonomie Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i takon ekonomisë dhe zhvillimit të saj. A mund të gjesh një serb në veri që bie dakord me këtë. Ata nuk donin të flisnin me serbët që punuan në Trepça. I shmangën dhe vazhduan me procedurat. U kujdesën për arsyet e tyre politike të brendshme.

Dhe për rastin e Nehat Thaçit. Nuk di asgjë për të. Kemi hapur kapitullin 23 . Jam paralajmëruar për raste më të vogla, dhe besoj se BE nuk do të ketë standarde të dyanshme por nuk është mjaftueshëm për ne . Nuk ka pasur arsye politike ta ndalojmë. Besoni se arrestimi i Nehat Thacit u bë për arsye politike? Jo! Ishte një mandat arresti në 1997??

Rama: Ne duhet ta pastrojmë këtë listë sepse vazhdojmë ti kthehemi asaj.

Vuçiç: Jam dakord me ju se duhet ti shikojmë të gjithë dhe duhet ta bëjmë në mënyrë të përbashkët. Duhet të keni të njëjtin qëndrim.

Rama: Kur përmenda Trepçën nuk mora asnjë anë. Qytetarët e Kosovës janë aty dhe ekonomia në pikëpamjen time dhe ju nuk mund ta transportoni këtu minierë.

Samiti i Beogradit për Sigurinë, Rama: BE-ja, rrugë modernizimi për ne

Kryeministri Edi Rama theksoi në Samitin e Beogradit për Sigurinë se ballkanasit duhet ta kenë të qartë se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është “rrugë modernizimi për shoqëritë tona”.

“Ne në Ballkan duhet të jemi të qartë: procesi i BE-së nuk është udhëtim për të shkuar diku sepse njerëzit e presin këtë nga ne, por është rrugë modernizimi për shoqëritë tona”, tha Rama, i cili më tej foli edhe për reformën në drejtësi.

“Kemi nisur një proces që ka qenë i paimagjinueshëm për Shqipërinë dhe sot kemi kaluar një paketë ligjore shumë radikale. Çdokush e ka të qartë: kjo nuk do të ishte e mundur pa mekanizmat e integrimit në BE. Nuk ka mekanizëm tjetër që të na lejojë të dalim nga rruga e një historie jo bujare dhe për të lëvizur përpara. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me Brukselin, por ne duhet të heqim dorë nga mënyrat fëmijërore”, theksoi Rama.


Ndërsa kryeministri Aleksandar Vuçiç deklaroi se marrëdhëniet e mira në rajon japin më shumë mundësi, por nga ana tjetër shtoi se nuk është shumë optimist për situatën në rajon.

“Sot kemi më shumë marrëdhënie me shqiptarët e boshnjakët. Nëse bëjmë gjëra bashkë, kemi më shumë mundësi. Nëse do të kemi marrëdhënie më të mira politike e tregtare, nuk do të kemi problemi për t’u afruar me Bashkimin Evropian.


Por, nuk jam shumë optimist për situatën në rajon. BE-ja gjithmonë vendos detyra të reja që përcaktohen në mënyrë burokratike”, tha Vuçiç.

Debat i ashpër për Kosovën në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit të Shqipërisë

Komisioni


Diskutimet për Kosovën dhe Greqinë e kanë kthyer mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në një debat mes ish-ministrash të Jashtëm.

Për Partinë Demokratike, marrëdhëniet me Kosovën janë në pikën e tyre me të ulët. Por deklaratat e Aldo Bumçit, kryetarja Arta Dade i kundërshtoi duke kritikuar edhe dekaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se Prishtinës nuk i duhet ndërhyrja e Tiranës në dialogun me Serbinë.

Aldo Bumçi, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm: Duket që kemi arritur në pikën më të ulët të marrëdhënieve Tiranë-Prishtinë. Jemi në një krizë. Kjo nuk është një rrufe në qiellin e kaltër. Vjet, pas takimit të Vjenës, pati një deklaratë të zotit Hashim Thaçi, i cili tha se pajtimi vjen vetëm përmes Prishtinës. Problemi i vetëm që ekziston në marrëdhëniet shqiptaro-serbe është Kosova dhe takimet e zotit Rama me palën serbe, në mënyrën sesi janë paraqitur kanë lënë në hije Kosovën. Dimensoni kryesor është Beograd-Prishtinë, nuk është Tirana. Tirana me këtë rol që po merr po dëmton.

Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm: Edhe deklarata që ka bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, për mendimin tim është e nxituar. Do të thoja që nuk është edhe në frymën e bashkëpunimit. E kemi shumë të qartë që edhe sikur të donim të shmangeshim nga kjo, por edhe faktori ndërkombëtar, ata globalë, që pa ta nuk do të ishte Kosova që është sot, por edhe pa ne. Nëse ka politikanë pa përvojë atje që ndoshta nuk i njohin këto gjëra, atëherë ne që kemi qenë këtu, duhet t’u tregojmë se çfarë kemi bërë.

Kastriot Islami, anëtar i Komisionit: Edhe ne që kemi qenë, por edhe kolegët që nuk kanë qenë në Ministrinë e Jashtme, por që janë marrë me politikë të jashtme, janë munduar të gjejnë pozicionin e artë mes kontributit dhe mosndërhyrjes.

Më tej Aldo Bumçi, duke u ndalur në çështjen e marrëdhënit me Greqinë u kërkoi përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme në Komision që të vihen në dijeni për një propozim të palës greke të cituar nga Brukseli, për të ngritur një mekanizëm për zgjidhjen e çështjes së kufirit dhe asaj çame.

Aldo Bumçi: Paska qenë një propozim i palës greke, të cilës i është referuar edhe Komisioneri dhe ka propozime konkrete për shelfin kontinental, ndarjen e kufirit detar, të drejtat e minoriteteve dhe çështjen çame. Atëherë, cili është propozimi grek? Çfarë përmban?

Arta Dade: Unë isha pjesë e vizitës së fundit që bëri kryetari i Parlamentit. Dua ta konsideroj një vizitë të shkëlqyer. Pamë angazhimin dhe vullnetin pozitiv edhe të palës greke për të zgjidhur çështjet e mbartura dhe ndaj përtej politizimeve, na intereson që ekspertët të vazhdojnë përpjekjet.

Komisioni vijoi diskutimin e çështjeve me Greqinë me dyer të mbyllura dhe mësohet se gjatë kësaj kohe është kërkuar vazhdimisht se cili ishte propozimi grek.

Vetëm sondazhi LA Times tregon një epërsi të Trump-it

Duke kombinuar probabilitetet e atyre që kanë votuar para katër vjetësh për kandidatin demokrat, me ato të atyre që kanë votuar për kandidatin republikan ose që nuk kanë votuar fare para katër vjetësh, sondazhistët e LA Times, llogarisin se sa vota mund të marrë Trump-i, sa Clinton-i dhe sa kandidatët e tjerë….
Vetëm sondazhi LA Times tregon një epërsi të Trump-it

Nga Eduard Zaloshnja

Portali amerikan RealClearPolitics raporton çdo ditë sondazhet më të fundit rreth garës Clinton-Trump dhe llogarit mesataren e tyre. Sot mesatarja e 6 sondazheve më të fundit tregon një epërsi të Clinton-it me 5.5 pikë përqindje. Por vetëm njëri nga këta sondazhe – ai i gazetës me prirje të majta Los Angeles Time – tregon një epërsi të Trump-it me 1 pikë përqindje.

Pesë mediat e tjera – ku përfshihen media me prirje të djathta, të majta e të qendrës – si ABC News/Wash Post, NBC News/Wall St. Jrnl, FOX News, Economist/YouGov dhe Reuters/Ipsos – tregojnë një epërsi të Clinton-it që varion nga 4 pikë në 10 pikë.


Image result for donald trump and clinton

Në fakt, sondazhi LA Times ndryshonte ndjeshëm nga mesatarja e RealClearPolitics edhe katër vjet më parë – një ditë parazgjedhjeve të atëhershme ai tregonte një epërsi të Obamës prej 3.5 pikësh, ndërsa mesatarja e RealClearPolitics tregonte një epërsi prej vetëm 0.5 pikësh. Dhe Obama i fitoi zgjedhjet me 4 pikë epërsi…

Nga pikpamja metodologjike, sondazhi LA Times, i cili kryhet nga statisticienët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ndryshon prej të tjerëve si nga natyra e kampionit (rreth 3000 të anketuar që intervistohen çdo javë, krahasuar me rreth 1000 që përdorin mediat e tjera në çdo sondazh të veçantë), ashtu edhe nga karakteri probabilitar i pyetjeve rreth votimit. Kështu, në sondazhin LA Times, nuk pyetet vetëm se për kë është i prirur i anketuari të votojë, por edhe për probabilitetin që ka i anketuari të shkojë të votojë ditën e votimit për kandidatin e parapëlqyer.

Duke kombinuar probabilitetet e atyre që kanë votuar para katër vjetësh për kandidatin demokrat, me ato të atyre që kanë votuar për kandidatin republikan ose që nuk kanë votuar fare para katër vjetësh, sondazhistët e LA Times, llogarisin se sa vota mund të marrë Trump-i, sa Clinton-i dhe sa kandidatët e tjerë.

Të shohim nëse sondazhi LA Times do të jetë i saktë kësaj rradhe, kur kompanitë amerikane të basteve i japin fitores së Trump-it koeficientin 6.6…

Kë kërcënon Greqia?



Pra është pikërisht Europa ajo që sugjeron gjetjen e një zgjidhje mes dy vendeve dhe që e konsideron çështjen Came një problem real. Një çështje që për herë të parë që nga viti 1945 del nga raportet dy palëshe dhe kthehet në një çështje zyrtarisht ndërkombëtare…


Kë kërcënon Greqia?


Nga Blendi Fevziu

Ka qenë befasuese, e çuditshme dhe minimalisht e gabuar deklarata që Ministri i Jashtëm Grek, Kocias ka bërë për shtypin e Athinës javën që kaloi. Duke ju përgjigjur një pyetje për pretendimet shqiptare dhe “presionin” që Shqipëria po bën për çështjen çame ai është shpehur:

“Greqia ia kalon (Shqipërisë) në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”

Përtej të qenit një kërcënim i mirëfilltë dhe një deklaratë që në raportet mes dy vendeve thuajse nuk dëgjohet që nga fillimi i viteve ’90 – të, deklarata e Kociasit është edhe në konflikt të hapur pikërisht me atë që vetë Kocias pretendon. Pra “me të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”. Pak ditë më parë, Komisioneri Hahn duke ju përgjigjur një eurodeputeteje greke në Bruksel, është shprehur për problemet e mbetura pezull mes dy vendeve:

“Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame.”

Pra është pikërisht Europa ajo që sugjeron gjetjen e një zgjidhje mes dy vendeve dhe që e konsideron çështjen Came një problem real. Një çështje që për herë të parë që nga viti 1945 del nga raportet dy palëshe dhe kthehet në një çështje zyrtarisht ndërkombëtare. Edhe pse Greqia vijon të përsërisë refrenin e saj siç i shkruajti edhe Komisionerit Hahn:

“Për Greqinë nuk ekziston çështje çame, e si rrjedhojë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë një çështje të tillë në agjendën greko-shqiptare”

Pra në këtë drejtim, Kocias, nëse ka ndonjë vërejtje, duhet t’ja adresojë atë Brukselit. Ai duhet t’i tregojë GDP, sistemet e mbrojtjes dhe fuqinë ekonomike pikërisht atyre që po mbajnë ende në këmbë me paratë e taksapaguesve të tyre një shtet të falimentuar, një shoqëri që s’po gjën shpëtim dhe një klasë politike krejtësisht parasite dhe të vetëkënaqur.

Në fund, nëse flasim për raportet mes dy vendeve, PO, Kocias ka të drejtë. Ai thotë se Shqiptarët e shohin Greqinë të dobët. Në fakt, jo vetëm Shqiptarët po gjithë Ballkani ka thuajse 8 vite që ndjek më ankth përpëlitjen greke dhe pamundësinë e europës për të ndihmuar një shtet të falimentuar. Një shtet të dobët, që nuk është as hija e atij që hiqej 10 vjet më parë. Por Shqipëria nuk mbështetet mbi fuqinë apo pafuqinë e Athinës. As politikat nuk i ka ndërtuar mbi një bazë të tillë. Shqipëria mbështetet mbi një të drejtë që Greqia e ka refuzuar me arrogancë, e ka konsideruar inekzistente nisur edhe nga pafuqia që Shqipërisë i vinte nga izolimi. Sot gjerat janë ndryshe dhe Greqia, duhet t’i adresojë problemet ashtu siç janë dhe t’u japë atyre një zgjidhje reale, siç sugjeron edhe Hahn. Nëse Kocias kujton sistemet e mbrojtjes dhe ushtrinë, edhe pse nuk është etike, mund t’i kujtonim Ministrit të Jashtëm Grek që vendi i tij në 100 vitet e fundit nuk ka fituar asnjë luftë, përkundrazi, ka qenë dukshëm inferior ndaj ndonjë vendi fiqnjë, nga i cili e ka shpërtuar NATO dhe integrimi Europian dhe jo sistemet e mbrojtjes apo ushtria.

Greqia dhe Shqipëria duhet të kenë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunimi, por këto s’mund të jenë kurrë marrëdhënie diktati. Kjo histori ka marrë fund dhe e para që duhet ta ndjejë këtë është Athina zyrtare. Raporti i mirë mes dy vendeve ju vlen jo vetëm atyre, por gjithë rajonit!

Nga Greqia nuk fryn erë e freskët


Kriza e euros nuk mbizotëron më titujt e gazetave. Por tema nuk është zgjidhur. Dhe meqenëse në Athinë nuk ka gjasa të ndryshojë vërtet diçka, problemi do të dalë sërish në vëmendjen e publikut, mendon Spiros Moskovou.


Nga Greqia nuk fryn erë e freskët


“Mosprivatizimin e shoqërisë shtetërore të elektricitetit DEI e shpall interesin qendror politik të Syrizas”, bubulliu ministri i Energjisë Panos Skourletis në fundjavë në Athinë në kongresin e partisë në pushtet. Kjo në një kohë kur në maj, qeveria Tsipras dhe Parlamenti grek miratoi një listë të parë të sipërmarrjeve shtetërore, që duhet të privatizohen. Një pikë e rëndësishme këtu është shitja e njërës pjesë të aksioneve të DEI-t. E gjithë paketa e privatizimit do t’i sjellë arkës shtetërore deri në fund të vitit të ardhura në shumën e 2,5 miliardë eurove.

Një ministër si drejtues i opozitës

Por kjo nuk do të sjellë rezultat, kur është pikërisht ministri përkatës që bën thirrje publike për luftë kundër planit. Por lufta e Skourletit kundër politikës zytare qeveritare i solli atij vendin e gjashtë në komitetin e ri qendror të Syrizës. Edhe rruga e anasjelltë është e mundur te Syriza: kryeministri gjoja radikal i majtë, Alexis Tsipras e ngriti në doktrinë të re shtetërore mbetjen e Greqisë në Eurozonë. Edhe kjo metamorfozë e plotë nuk e pengoi atë që të rizgjidhet me 95 përqind të votave kryetar partie.

Rasti Skourleti dhe kthimi i Tsiprasit në vlerat e Euros janë karakteristike për politikën kontradiktore të populistëve në qeveri në Athinë: zyrtarisht qeveria e Athinës u përmbahet marrëveshjeve me donatorët ndërkombëtarë në kuadër të paketës ndërkohë të tretë të ndihmave për Greqinë; jozyrtarisht ajo shfrytëzon çdo rast për ta minuar paketën. Këtë akt të rrezikshëm balance ajo ia shet kombit si luftë kundër torturuesve të kombit. Është e qartë – edhe në shtete të tjera evropiane, retorika në politikën e brendshme është më e ashpër se toni i së njëjtës qeveri në parketin ndërkombëtar. Por në Greqi ndërkohë dallimi është kaq i madh, sa duhet të flasësh për një politikë kalamajsh.

Asnjë parti nuk vepron në përputhje me përgjegjësinë e tyre


Spiros Moskovou

Spiros Moskovou


Për fat të keq kjo nuk prek vetëm Syrizën radikale të majtë, e cila nga një grup sektar i opozitës u kthye brenda natës në parti në pushtet të shtetit të falimentuar – por edhe pjesën tjetër të partive greke. Në verë 2015 edhe konservatorja Nea Dimokratia dhe socialdemokratja Pasok votuan pro paketës së tretë të ndihmave për vendin. Por që atëherë ato luftojnë në mënyrë të paepur çdo masë konkrete dhe çdo reformë, të cilën Syriza përpiqet e detyruar ta zbatojë. Debati publik humbet në një rrëmujë akuzash reciproke, akuzash dhe shpifjesh. Paaftësia e partive për të arritur edhe një konsensus qoftë edhe minimal e vështirëson shërimin e nevojshëm të vendit. Pjesë të shoqërisë i kthejnë krahët politikës, jo pak qytetarë ndërkohë mbështesin parti ultra të djathta.

Në një fazë shndërrimesh si ajo që po përjeton shoqëria greke aktualisht, do të nevojiteshin parti të ndërgjegjshme për përgjegjësinë e tyre. Parti që janë të të njëjtit mendim për nevojën e reformave që duhen kryer dhe që grinden vetëm për idetë më të mira.

Syriza është ndërkohë përgjegjëse për tri votimet në vitin 2015 me rezultatet krejt të ndryshme. E vëmë me bast që kjo parti së shpejti do të bëjë thirrje për zgjedhje të reja – nëse kreditorët nuk premtojnë qethje të qartë të borxheve deri në fund të vitit? Dhe argumentimi për këtë hap do të tingëllojë sërish heroik: “Duhet t’ua tregojmë sërish vendin torturuesve të kombit!”

Përse ka plasur “lufta” mes Edi Ramës dhe Hashim Thaçit? Flasin analistët e Shqipërisë dhe të Kosovës ....


Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka të drejtë të flas për, apo në emër të Kosovës! Po Aleksandër Vuçiqi, Tomisllav Nikoliqi, Ivica Daçiqi?


Image result for edi rama ne beograd

Ç’është ky tërbim i shumicës së mediumeve në Kosovë të ndërsyer nga patronët e tyre kundër deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë që bëri në Beograd në lidhje me Kosovën. Të jemi të qartë, ky sulm frontal nga të gjitha armët kundër Kryeministrit të Shqipërisë nuk ka të bëj me mediumet, por me patronët e tyre që janë politikanët. Askush nuk pati asnjë vërejtje për atë që tha Edi Rama, por për vetë faktin që foli. Sepse nuk mund të thuash se foli keq kur tha se Serbia duhet sa më shpejt ta pranoj Kosovën shtet, nuk mund të thuash se foli keq kur tha se Serbia nuk mund ta transferoj Trepçën në Beograd.

A thua se do i mohojnë të drejtën edhe burrështetasve të tjerë të flasin për Kosovën dhe këtë monopol ta mbajnë vetëm për veti. Sikur të mundnin, edhe do ta bënin! Sepse vetëm duke biseduar me Serbinë vetja e tyre ju duket e rëndësishme. Nuk kanë asgjë tjetër t’ju ofrojnë qytetarëve të tyre: zhvillim ekonomik, arsimim apo shëndetësi më të mirë, asgjë. Bashkëbiseduesve të tyre perëndimor po ashtu, nuk mund t’ju thonë se po i hoqën ata nga pushteti populli do çohet në këmbë. Sepse realiteti është që populli do festonte largimin e tyre dhe prandaj me padurim po e presin funksionalizimin e gjykatës speciale, që gjithsesi është gabim. Sepse nuk mund të presësh shërimin e plagëve nga ai që i ka shkaktuar.

Image result for edi rama me hashim thaqin

Pra, këta ju duhen vetëm atyre që duan ta joshin Serbinë dhe ta fusin në zonën e ndikimit perëndimor, respektivisht ta largojnë nga ndikimi rus duke bërë koncesione në dëm të Kosovës. Dhe këta janë “prijës” ideal për këtë qëllim. Si të shantazhueshëm që janë, për ta mbrojtur pushtetin dhe pasurinë e vet, janë në gjendje ta falin pasurinë e Kosovës. Dhe frika që dikush tjetër mund të bëhet bashkëbisedues i Serbisë për çështjen e Kosovës i tërbon. Nuk ka rëndësi se si ai tjetri do i mbroj këto pasuri, më mirë apo më keq. Edhe pse është shumë vështirë t’i mbroj më keq.

Po si këto mediume me gazetarë, analistë, opinionistë, redaktorë dhe kryeredaktorë, bashkë me patronët e tyre nuk e shpenzuan as gjysmën e kësaj energjie që të kontestojnë të drejtën e Vuçiqit, Daçiqit, Nikoliqit apo ...viqave tjerë të flasin për Kosovën thotë analisti ALI MEHMETI.


Vizita nuk dëshmon një raport normal mes dy vendeve


Image result for edi rama ne Presheve


Për Floripress-in , vizita e Edi Ramës në Serbi  është e minuar praktikisht nga nacionalizmi serb dhe nuk po bëhet si pjesë e një procesi të brendshëm, por si pjesë e aktorllëkut para perëndimit. Pra, serbët po e presin Edi Ramën, pasi nuk duan që shqiptarët të dalin para Evropës më evropianë se ata.

Mendoj se nuk është një vizitë që dëshmon një raport normal mes dy vendeve dhe një evolim të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë. Është një ‘qokë’, siç thuhet në gjuhën popullore që i bëhet Evropës.

Image result for tito enver hoxha


Është një paralelizëm i kryeministrit Edi Rama me atë të 68 viteve më parë të Enver Hoxhës, kur ky i fundit,  u soll dukshëm si një vasal politik i Titos.

Sot jemi në një kontekst tjetër, kur Edi  Rama  udhëtojë në Beograd, si kryeministër i një vendi anëtar i NATO –s, si kryeministër i një shteti që në procesin e integrimit është po aq i avancuar sa Serbia, që e ka GDP për frymë thuajse të ngjashme me atë të Serbisë, që ka një marrëdhënie impresionuese me SHBA, fuqinë më të madhe të globit dhe i një vendi që s’ka asnjë dilemë për përkatësinë euro – atlantike të tij.

Në rrafshin rajonal, Edi Rama shkon si kryeministër i një vend, bashkëkombësit e të cilit janë përcaktues në stabilitetin e katër shteteve në Ballkan. Kosova është shtet i pavarur; shqiptarët e Maqedonisë janë element i rëndësishëm shtetformues atje dhe ata të Malit të Zi, garant të pavarësisë së këtij vendi në balancat e vështira etnike.

Kryeministri i Shqipërisë reflektojë në Ballkan një fuqi që Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë në 75 vitet e para të ekzistencës së saj si shtet dhe këtu qëndron edhe diferenca e tij me Enver Hoxhën.

Edi Rama duhet të jetë koshient për atë që përfaqëson dhe ai me siguri ishte i  çliruar  nga ‘sindroma e Enver Hoxhës’; ajo e të ndjerit i vogël dhe inferior në raport me fqinjët.



 Shqipëria e  imponojë  në Beograd një imazh tjetër në Ballkan, një imazh që ka nisur të strukturohet dukshëm që pas mbarimit të izolimit dhe rrëzimit të regjimit komunist”- thotë Flori Bruqi,për Floripress.

Vajtja e paradisa ditëshe e   kryeministrit shqiptar në Serbi është pak a shumë një  relaksim i raporteve shqiptaro-serbe pas klimës së krijuar nga ndeshja e Beogradit, thotë  Bruqi për Floripress.

Ndikimi perëndimor, kryesisht ai gjerman, i biznesit serb që po kërkon hapësira të reja, por dhe qasja moderuese e politikës zyrtare shqiptare, do e përcaktojnë këtë relaksim.

 Shqipëria dhe kombi shqiptar ka fituar mbi Serbinë, falë aleancës me Perëndimin në fundshekullin e 20-të ndaj duhet ta trajtojë me njëfarë zemërgjerësie vigjilente fqinjin ende të traumatizuar serb, siç u duk dhe me ngjarjet e Beogradit.

Image result for edi rama ne Presheve

Shqipëria  “eksportojë” në Preshevë shembullin e mirë të asaj

Për pjesën më të përfolur të agjendës, takimet me shqiptarët në Luginën e Preshevës, Flori Bruqi , mendon se derisa Serbia të njohë Kosovën, Shqipëria duhet të përkujdeset për këtë minoritet shqiptar, që sipas tij, i përket shtetit të ri të Kosovës.

Duhet të sigurohet vazhdimësia e asaj popullsie në një territor me rëndësi strategjike. Duhet të behet presion tek Serbia që s’ka alibi pse popullsia shqiptare ka standardet më të ulëta të jetesës, krahasuar me pjesën tjetër të Serbisë..

Mero Baze nga TEMA shikon disa aspekte se si mund të mbështesë Tirana zyrtare shqiptarët në Luginën e Preshevës. Së pari, sipas analizës së tij, duhet që të “eksportojë” në Preshevë shembullin e mirë të asaj që në fakt në Shqipëri ende nuk ekziston.

“Sado larg, shqiptarët jashtë Shqipërisë imitojnë Tiranën politike dhe kuptohet që çdo zhvillim negativ këtu ndikon atje për keq. Pra, në fillim s’duhet t’u bëjmë keq. Më tej duhet të nxisë tek ata dialogun politik mes palëve, fuqizimin e tyre institucional në institucionet e Serbisë, pra, një përfaqësim më të fortë politik dhe jo defaktorizim për shkak të përçarjeve politike. Së fundmi, duhet të bëjë kujdes që disa elementë shqiptarë të mos bëhen ushqim për instrumentalizimin e serbëve kundër shqiptarëve, sa i përket ekstremizmit mysliman dhe përfshirjes së tyre në grupe terroriste ndërkombëtare. Kjo është një lojë që Serbia e ushqen përditë për të pasur argumente kundër shqiptarëve”.

Image result for edi rama ne Presheve

Reflektimi në rajon pas iniciativës së kancelares Merkel

Mero Baze e shikon vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në kuadër të angazhimit të shtuar të kancelares Merkel dhe interesit evropian që rajoni të jetë në paqe. “E përsëris nuk është ende një vizitë që është fyrt i zhvillimeve të brendshme. Është e imponuar nga jashtë”.

Në të njëjtën linjë është dhe komentatori politik Mentor Nazarko, kur përmend për Deutsche Wellen reflektimin që ka në rajon pas iniciativës së kancelares gjermane. “Më duket se ka lëvizje pozitive veçanërisht në planin e iniciativave infrastrukturore. Kombi shqiptar veçse fiton nga integrimi i rajonit, sepse kështu fiton përmasën e vet territoriale, numerike, gjuhësore, etj. Por na duhet një strategji kombëtare përbashkuese nën udhëheqjen e Tiranës zyrtare”.

Image result for edi rama ne Presheve

Mundësi për thellimin e shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve

Luan Bregasi, president i BiznesAlbania, vlerëson se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, nuk është se kanë ndonjë shkëlqim, por konsiderohen, sipas tij, në kufijtë e normales. Shqipëria dhe Serbia janë të fokusuara më shumë në sektorët e ushqimeve, pijeve, prodhimeve bujqësore etj, një strukturë tregtare që ecën si inerci e tregtisë që Tirana zyrtare zhvillonte dikur me vendet e ish-Republikës Federative të Jugosllavisë.

Produktet që zënë peshën më të madhe në shkëmbimet tregtare me Serbinë janë gruri e mielli, si lëndë e parë për prodhimin e bukës dhe të ëmbëlsirave, tregon Bregasi për Deutsche Wellen.

Image result for edi rama ne Presheve


“Sipërmarrësit serbë, ndryshe nga klasa politike atje, njihen si njerëz korrektë dhe seriozë, që respektojnë kontratat. Janë tregtarë shumë të mirë, të cilët, sipas mendimit tim, nuk ndikohen aspak, nga sjelljet jo shumë mbështetëse që ju bëjnë këtyre marrëdhënieve klasa e tyre politike. Nga vizita e kryeministrit Rama në Beograd, shikohen mundësi për ti thelluar më tej shkëmbimet tregtare mes dy shteteve. Kemi disa avantazhe të përbashkëta, jemi shumë afër dhe me mundësi transporti tokësor dhe hekurudhor, që ndikon në uljen e kostove të dyanshme. Po kështu dhe tradita e shkëmbimeve tregtare është avantazh. Rritja e prodhimeve tona bujqësore dhe shumë cilësore, të kërkuara në tregun serb, do të përbënin një objektiv shumë të rëndësishëm për të rritur nivelin e shkëmbimeve tregtare Shqipëri- Serbi”.
Image result for edi rama me hashim thaqin

Në studion e “Dritare me Rudinën”, në Vizion Plus, u diskutua për vizitën zyrtare të kryeministrit Rama në Serbi dhe luftën e ftohtë, që u shpërfaq pas kësaj vizite. Nuk munguan akuzat ndaj Ramës, pasi sipas analistëve kosovarë ai po e përdoret nga Vuçiç dhe po përdor Lëvizjen Vetëvendosje kundër Thaçit.

Analistët nga Kosova folën për ftohje me Ramës dhe Thaçit. Sipas Berat Buzhalës, afrimi i Ramës me deputetin e VV, Albin Kurti, si dhe mikpritja e tij së bashku me të depërtuarit nga Kosova në Shqipëri, në Kongresin e PS, mund të jetë arsye për ftohjen e Ramës me Thaçin, – tha Buzhala, i cili tregoi se nuk ka pasur as konsultime mes Thaçit dhe Ramës, për Samitin e Beogradit.

“Brenda dy vitesh Rama viziton Serbinë. Pa asnjë referencë dhe pa asnjë njohje mes marrëdhënieve shkon atje dhe e legjitimon Vuçiçin. Kjo mund të cilësohet si mungesë njohjeje apo mungesë serioziteti. Më mirë çështjen e Kosovës e përfaqëson Isa Mustafa, të cilin e kanë votuar qytetarët dhe presin prej tij. Çfarë kemi përfituar nga këto takime?- tha Buzhala.

Image result for edi rama ne Presheve

Po kështu edhe avokati Dastid Pallaska, u shpreh se Rama nuk duhet të kishte folur për Trepçën, si një çështje në diskutim, pasi ajo ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, ai duhet vetëm ta përkrahte.

“Rama bëri gabim se hyri në një debat përmbajtësor, pasi ishte mbyllur çështja e Trepçës. E bëri për shkak të mungesës së njohurive dhe të pandjeshmërisë në takt. Nuk ishte i përgjegjshëm. Foli për Kosovën duke pasur parasysh Merkelin, jo ne.

Image result for edi rama ne Presheve


Isa Mustafa mund të jetë kryeministri më i keq, por është kryeministër i Kosovës. Ai ka mandat kushtetues për të folur për Kosovën, jo Rama. Rama po fuqizon Vetëvendosjen kundër Thaçit”, ishte edhe qëndrimi i Pallaskës.


Image result for edi rama me vucic


Historiani Pëllumb Xhufi, tha në studion e “Dritare me Rudinën”, se dy shtetet shqiptare duhet të realizojnë marrëveshjet e nënshkruara midis dy palëve, pasi ato u shërbejnë të ardhmes së dy vendeve. Ai e quajti deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, si të nxituar dhe një deklaratë që nuk duhej bërë.

Image result for edi rama ne Presheve

Xhufi solli shembuj nga historia dhe në fund e mbylli duke i kujtuar ministrit Hoxhaj, se mbase Shqipëria nuk është aktor global, por mund të jetë zëdhënës i aktorëve globalë.

“Problemi ynë është se elitat tona nuk janë formuar në Shqipëri, por jashtë vendit. Nuk kemi një rilindje me një program të shkëlqyer në politikën ndërkombëtare. Ne kemi disa marrëveshje ekonomike midis dy vendeve, të cilat nuk po realizohen dhe nuk po shihen rezultate konkrete. Kush nuk do që të realizohen ato marrëveshjet midis dy vendeve? Kjo duhet të zbulohet”, u shpreh Xhufi.



Për analistin Mentor Nazarko, Rama mori pjesë në një forum të rëndësishëm ekonomik, ku nuk ishin në qendër marrëdhëniet Serbi- Shqipëri.

Image result for edi rama ne Presheve


“Ishte një forum me karakter europian, masiv, nga disa shtete jo vetëm ballkanike por edhe evropiane. Nuk e di se cili e përcaktoi këtë nivel përfaqësimi. Ka një interes nga Gjermania që të promovohen dy liderët, Rama dhe Vuçiç. Ky forum kishte më interes të gjerë se vetëm për Serbinë dhe Shqipërinë. Nuk shoh asnjë problem. Por shoh që ka probleme të brendshme në Kosovë. Mendoj që është Thaçi kundër Ramës dhe media online ka nxitur reagime që nuk përfaqësojnë Kosovën, por lobe dhe elita të painteresuar për marrëdhënien Shqipëri -Kosovë.

Rama po rrezikon shumë në politikën e jashtme, për deklaratat kundër Serbisë, Greqisë apo Maqedonisë. Ai duhet mbështetur, jo sulmuar.

Image result for edi rama ne Presheve

Në Kosovë, Rama u sulmua nga një fushatë provokative, nëpërmjet mediave online. Që nuk dinë ç’duan. Nga njëra i thonë Ramës se nuk duhet të flasë për Kosovën, dhe nga ana tjetër i tregojnë se çfarë duhet të thotë”, u shpreh Nazarko.

Në studion e “Dritare me Rudinën” u fol edhe për të ardhmen e dy shteteve e për bashkimin kombëtar. Analistët e ftuar në studio, ranë dakord për faktin, se gjuha do të jetë faktori kryesor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke e ilustruar këtë edhe me fjalët e Arbër Xhaferit, i cili e ka quajtur gjuhën shqipe si monumentin e bashkimit.


Image result for tito enver hoxha

“Ka një histori të tërë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria gjatë historisë, ka prishur marrëdhëniet me Jugosllavinë. Madje edhe vetë Enver Hoxha, gjëja e parë që i ka kërkuar Titos, ishte t’i jepte Kosovën. Deri në ’81, u prishën marrëdhëniet edhe pse Shqipëria ishte në një gjendje të keqe ekonomike. Shqipëria e ka pasur gjithmonë në mendje Kosovën. Shqiptarët janë identifikuar me gjuhën, kulturën traditat, dhe kjo do të jetë mënyra për t’i bërë një”, tha Pëllumb Xhufi.



“Në këto dy shtete ekziston një krizë keqqeverisjeje. Ne duhet të fuqizohemi dhe të anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare, ashtu siç bëri Shqipëria me NATO-n. Bashkimi do të ndodhë në Europë. Duhet të harmonizojmë ligjet për produktet. Ka ardhur koha të flasim hapur, të barabartë dhe të njihemi, sepse edhe pse flasim një gjuhë, komunikojmë pak me njëri-tjetrin. Pengesë për bashkimin tonë është paaftësia për të gjetur mekanizmat e bashkimit në 2016, dhe jo duke marrë parasysh mekanizmat e bashkimit të 1912-ës”, u shpreh Dastid Pallaska, ndërsa Berat Buzhela i cili erdhi në studion e Dritares, në Tiranë pas një aksidenti në Rrugën e Kombit, i kujtoi Ramës që duhet të përfundojë siç duhet autostradën që e lidh me Prishtinën dhe pastaj të shikojë atë që e lidh me Nishin.

Image result for Burim Ramadani

Ish deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se Shqipëria nuk vendos në emër të Kosovës, po ajo mund të ndihmojë atë.

Ramadani ka thënë se marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Serbisë mund të lehtësojnë përmirësimin historik të raporteve në Ballkan. Sipas tij, kjo normalisht se ndihmon ballafaqimin me të kaluarën, gjë që është një domosdoshmëri politike dhe shoqërore në Serbi.

“Shqipëria nuk vendos në emër të Kosovës, por ajo mund të ndihmojë Kosovën, sikurse e ka bërë deri më tash”, thekson Ramadani. “Po kuptohet, në bazë të ‘fuqisë së zgjuar’, që në marrëdhëniet ndërkombëtare është koncepti që kombinon “të fortën” dhe “të butën” në sjellen e shteteve individuale në raport me të tjerët.”

Ai shprehet se shteti i Kosovës i ka institucionet e veta, përfaqësimin e vet politik dhe rendin e vet kushtetues, porse një përmirësim i raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të bënte dëm.
“Përkundrazi, mund të ndikojë të çlirojë gradualisht një pjesë të mentalitetit politik e shoqëror në Serbi për politikat hegjemoniste ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe politikat territorialiste ndaj Kosovës në tërësi.”

Image result for rama vucic



Beogradi demanton, nuk është arritur marrëveshje Edi Rama-Aleksandër Vuçiç me liderët e Preshevës për tekste as diploma!


“Nuk është arritur marrëveshja në parim ndërmjet kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderëve të Luginës së Preshevës, për t’i furnizuar me tekste nxënësit në Luginë dhe njohur diplomat”. Ishin keto disa shrime te disa mediave dhe deklarata te liderëve nga Presheva, pas kthimit te tyre nga Nishi e Beogradi. Por,. Duket se nuk ishte bash ashtu, sepse autoritetet serbe sot kane deklaruar pak me ndryshe për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Forumi i Beogradit pa marrëveshje mes Vucicit dhe Ramës për Luginën. Në Beograd dhe Nish liderët nga Presheva për Ramen dhe Vucicin bënë 160 km për 3 deklarata dhe tri fotografi.. Ne forumin e Beogradit qe u mbajt javën qe shkoi ne kryeqytetin serb dhe në Nish me nikocir Aleksander Vucic, ku mori pjesë dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama e me pas edhe lidere nga Lugina e Preshevës duke se ishin me teper takime per fotografi, shtrengim duarsh apo ndërrim te kartvizitave.Themi kështu sese burimet zyrtare nga Beogradi thone se nga vizita e Ramës dhe liderëve nga Presheva ne beogard e as Nish nuk ka pasur kurrëfare marrveshje qe kanë te bëjnë me tekstet shkollore apo me diplomat për shqiptaret ne Luginën e Preshevës

“Në forumin e Beogradit e as në Nish ku mori pjese dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka pasur kurrefare marrëveshje as gojore e as të nënshkruar me kryeministrin tone Vucic, gjegjesisht mes Beogradit dhe Tiranës..” kështu ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” znj. Suzana Vasileviç shefe e kabinetit të qeverisë serbe duke demantuar disa zëra dhe portale se gjoja “ishte arritur marrëveshje mes Rama-Vucic, për tekstet shkollore dhe diplomat për shqiptarët Luginë”. Te njejten gje e ka kofmnrimuar edhe znj.Dragica Gavrilovic, zedhënëse e Ministrisë së e Arsimit ne Qeverinë e Serbisë.
Image

Suzana Vasileviç



Sipas shefes se kabinetit “kryeminist Vucic me liderët e Preshevës ka qendruar krejt pak minuta me te cilet vetem eshtë përshëndetur dhe kanë bërë një fotografi për kujtim..”

Znj . Vasileviç madje shkrimet e disa portaleve rreth kesaj “marrëveshje” me Rames dhe Vucicit i ka cilësuar spekulative si deklatat e liderëve si fushate dhe për ta mbuluar “biletën” e rrugëtimit dy ditor Preshevë-Beograd-Preshevë-Nish për një fotografi apo shtrëngim dore me Vucicn ?!

Floripress

2016/10/17

Prof.Dr.Begzad Baliu Pasthënie e librit ZEMËR NATE – FRYMË DASHURIE






 Daniel Leuwers, Coeur de nuit (Zemër nate), Prishtinë, 2016

Një prej sfdave që e ka mbajtur peng prej shumë kohësh fjalën time për librin me poezi të shkrimtarit Daniel Leuwers, përkatësisht librit me pesë poemtha të tij (Tirania e kujtimeve, Makthet, Thirrja e natës, Zemra n'harmoni, Nata dhe tjetërkundi) ka qenë raporti im me autorin dhe krijimtarinë e tij.
Si t’i qasesha një vepre, autorin e të cilës e kam njohur dhe çmuar prej vitesh si një mis-ambasador të dyfishtë mes Kosovës dhe Francës dhe madje jo vetëm të saj; si t’i qasesha veprës letrare, mesazhin e së cilës e kisha dëgjuar të recituar prej shumë vitesh ende pa e marr trajtën përfundimtare; për më tej, si t’i shquaja disa referenca dhe madje momente historike të theksuara në këto poezi, të cilat viteve të fundit, jo njëherë i kemi diskutuar apo dëgjuar mes krijuesve, pjesëmarrës në Takimet e Prishtinës, organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve dhe Kritikëve.

Image result for Daniel Leuwers
                                                             Daniel Leuwers


Katër vjet më parë, autori i kësaj vepreje Daniel Leuwers, erdhi në Prishtinë, në krye të një grupi krijuesish. Në Prishtinë prej më se dy dekadash vinë e shkojnë përmes tokës dhe qiellit individë dhe grupe të pafundme ushtarakësh, strategësh të luftës e të paqes, politikbërës rajonalë e globalë, tregtarë, besimtarë të të gjitha riteve dhe madje farkues të shumë sekteve e religjioneve klasike e moderne, të cilët në rastet më të shpeshta vinë nën veladonin e organizatave joqeveritare. Shqiptarët, të cilët vetëm Zot i madh e di se kur janë vendosur në këto hapësira, prej shekujsh, nga toka, deti dhe qielli presin e përcjellin tregtarë nga Europa Qendrore, fillime e mbarime kryqëzatash mes Lindjes e Perëndimit; prej shekujsh presin Bajlozë klasikë që nën presionin a armëve a të ideologjive i mbajnë të rrethuar brenda “Kështjellës” dhe Bajlozë modernë që për bukën e gojës i detyrojnë të bëhen pjesë e prostitucionit global. Të gjetur në një nga Skelet më të veçanta të Europës Juglindore, shqiptarët, në fillim të shekullit XIX, e patën për nder të prisnin edhe njërin prej krijuesve më të mëdhenj të Europës, Gjorgj Bajronin, i cili për shumë arsye, pra jo vetëm letrare e artistike, u bë pjesë e historisë së tyre.


https://leuwers.wordpress.com/

Shkrimtari Daniel Leuwers, ashtu si edhe njëri prej paraardhësve të tij Lordi Bajron, erdhi në një Skele tjetër të hapësirës shqiptare, në Kosovë, rreth dy shekuj me pas. I pari thërriste në krye të poezisë së tij: Në zemrën time kam diçka të fshehtë (Bajron), ndërsa i dyti, sikur i përgjigjet në krye të poemthit të tij: Çdo rrugë për ty ruan një fshehtësi (Leuwers). I pari vinte për të parë historinë që po bëhej nga Luani i Janinës, ndërsa i dyti për të parë historinë e bërë nga luanët e UÇK-së. I pari (Bajroni) prandaj e bëri historinë edhe me poezinë, si një udhëtar i përmasave shekullore, ndërsa i dyti (Lewers) po e përvijon atë sot përmes poezisë dhe artit si një artist i përmasave globale. I pari (Lordi Bajron) e pati braktisur qytetin, përkatësisht Europën në emër të ekzotikës në Lindje, i dyti, (Daniel Lewers), i cili dekada të tëra i ka kaluar ndërmjet Europës, Afrikës dhe madje kontinentit të Australisë, e përvijon këtë si një vi në pikturën e Pikasos tani në vargun e tij “të braktisësh qytetin / të shkosh kah një horizont i ri”. /Vetëm,/ ti ndjen, pra, ngrohtësinë e njerëzve/ vrragat e udhëve”.
Në këtë mënyrë autori i kësaj vepre, përmes vargjeve të tij, kulturës së tij intelektuale e krijuese ndërlidhë jo vetëm epokat historike letrare (tre shekujt e fundit), përfaqësuesit emblematikë të qytetërimeve universale, po edhe kontinentet (Australinë, Afrikën, Europën) dhe madje fushat e krijimtarisë artistike (poezinë, pikturën, muzikën). Në këtë mënyrë ai i bën të reflektojnë në mënyrë unike vargjet poetike dhe forcën e brushës në pikturë, përjetimin artistik si akt universal të heronjve, që kanë shënuar momentet përfaqësuese dhe që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit, duke e ruajtur në të njëjtën kohë edhe individualitetin krijues prej artisti qoftë edhe vetëm me domethënien simbolike të vargut dhe të titullit të veprës “Zemër nate”, në kontekst të simbolikës së prozës, përkatësisht titullit të veprës së Xhozef Konradit “Zemra e errësirës”.
Në këtë rrugëtim ngjarjesh e kontinentesh në poezinë e tij zë vend edhe Prishtina, një lakmi kjo e gjithë qytetarëve të saj, që edhe ata e vendi i tyre të bëhen pjesë e vlerave sublime botërore, qofshin këto edhe vlera sublime të dhembjes universale, sepse errësirën e sotme të pasigurisë së zemrës e kanë përjetuar shekuj me radhë nga koncepte e ideologji të së keqes, që kur e kur ka marrë përmasa qiellore.
Nuk është e rastit pse Prishtina dhe Kosova, më parë se sa Parisi të kenë ndjerë zërin e Teatrit Ba-Ta-Clan, që njëkohësisht mund të quhet edhe zëri i Masakrës së Rezallës, Korishes, Pastaseles, Therandës, Reçakut etj., rrugët e të cilave, si edhe rrugët e Parisit dhe të poezisë së shkrimtarit Daniel Leuwers, janë plotë kujtime dhe plotë fshehtësi.


Floripress

Leuwers, Daniel.IMG 4702.JPG


Daniel Leuwers est un critique littéraire et poète français né 24 janvier 1944 à Beaumont-sur-Oise.

Professeur de littérature française à l'université de Tours, Daniel Leuwers est l'initiateur du concept de livre pauvre1. Il a publié de nombreuses critiques pour la revue Europe. Il est membre de l'académie Mallarmé.


Sur le livre pauvre


Le Livre pauvre, supplément revue Triage no 15, Tarabuste, 20032
Livre pauvre, livre riche, Somogy, 20063
Richesses du livre pauvre (avec des études et témoignages de Georges Badin, Béatrice Casadesus, Henri Droguet, Max Fullenbaum, Philippe Hélénon et Henri Meschonnic), Gallimard, 20084
Les Très riches heures du livre pauvre, Gallimard, 20115


Essais


Jouve avant Jouve ou la naissance d’un poète, Klincksieck, 1984
Jouve poète de la rupture, Collection "La revue des lettres modernes", Lettres modernes Minard, 1986
Introduction à la poésie moderne et contemporaine, 1996, (réédité en 2005, en collaboration avec Jean-Louis Backès)
Histoire de la littérature française de Zola à Apollinaire (avec Michel Décaudin), Flammarion, 1996
L'Accompagnateur, Essais sur la poésie contemporaine, Sud, 1996

La place du poème - Essais et chroniques sur la poésie contemporaine, illustrations de Jacques Vimard, Éditions Samuel Tastet, 2007.

Préfaces

Outre son œuvre propre, on lui doit un certain nombre de préfaces :

Dominique d'Eugène Fromentin, Le Livre de poche, 1972
La Vénus à la fourrure de Leopold von Sacher-Masoch, Le Livre de poche, 1975

Littérature

Australia ou le pays rouge, récit, Editinter, 2004
Le Voyage immobile, carnets, Editinter, 2004

-------------------------------

Daniel Leuwers

La belle aventure des « Livres Pauvres »

Daniel Leuwers, universitaire participant à de nombreux colloques internationaux sur la poésie, poète et essayiste, par ailleurs Président pour la France de l’Association Internationale des Critiques Littéraires (AICL), est un ardent défenseur de la poésie. Il rédige de nombreuses chroniques sur les poètes contemporains, notamment dans les revues Autre Sud et Poésie/Première. Par ailleurs, passionné d’art pictural, il a depuis près de dix années initié une entreprise d’une grande originalité où poésie manuscrite et peinture, chaque exemplaire constituant une édition originale en soi, sont étroitement associées. Bernard Mazo la présente.
Les « livres pauvres » constituent des collections « hors commerce » de petits ouvrages où l’écriture manuscrite d’un poète rejoint l’intervention originale d’un peintre. C’est en 2003, dans le cadre du Prieuré de Saint-Cosme,situé près de Tours et où est mort Ronsard, qu’a eu lieu la première expositions de ces collections lancées par Daniel Leuwers, qui comprenaient alors une soixantaine de livres. Trois ans plus tard, l’aventure a continué au point d’atteindre plus de deux cents livres précieux. Ce sont précisément ces nouveaux « livres pauvres » qui ont été présentés à Saint-Cosme pendant les trois mois de l’été 2006.
Des noms de grands poètes de langue française (Yves Bonnefoy, François Cheng, Jacques Dupin, Michel Butor, Bernard Noël, Alain Jouffroy, Jude Stéfan), d’écrivains connus (Michel Tournier, Nancy Huston, Annie Ernaux) ou moins connus ainsi que de peintres éminents (Pierre Buraglio, Georges Badin) ont rejoint les collections qui se sont par ailleurs ouvertes à des poètes arabes, japonais, lusophones – composant ainsi une large fresque (unique en son genre) où la quête de la beauté rejoint un souci d’ouverture, d’universalisme et de métissage fructueux.

Trois catalogues

En 2008, c’est près de trois cents nouveaux livres qui ont été présentés à Saint-Cosme. Des peintres comme Alechinsky, Viallat, Kijno, Steinberg ont rejoint les collections qui se sont multipliées.
Trois gros catalogues présentant les ouvrages et leurs reproductions en couleur offrent un panorama unique de cette belle aventures ont été successivement édités : « Le Livre pauvre » , Tarabuste, 2003 ; « Livre pauvre/Livre riche » , Somogy, 2006 ; enfin « Richesses du livre pauvre » , Gallimard, 2008.
Pourquoi cette appellation « livres pauvres » ? Tout simplement parce qu’il s’agit de livres conçus comme un artisanat sans aucun investissement financier. Le poète compose à la main sur papier vierge chacun des exemplaires constituant à chaque fois un original et choisit le peintre qui va l’accompagner sur ces mêmes exemplaires, chacune des illustrations étant elle-même un original pour le recueil final. Par conséquent, ni graveur, ni lithographe, ni imprimeur et en bout de chaîne ni diffuseur et ni libraire.
Daniel Leuwers n’est donc pas un éditeur, mais un « susciteur » qui souhaite que les livres pauvres soient montrés au public le plus large possible.

Le cap des 1000 livres

Des six exemplaires originaux, deux reviennent au poète, et deux au peintre. Les deux derniers font partie des collections (Le N°1 est conservé au Prieuré de Saint-Cosme et fait l’objet d’expositions tournantes ; le N°6 est exposé un peu partout : non seulement en France, mais également en Europe (Bergame, Milan, Brême, Bucarest, Bruxelles), en Israël (Haïfa) ainsi qu’à New York.
Les livres pauvres sont, en fait, des livres de bibliophilie qui se refusent aux bibliophiles et qui vont à la rencontre de publics a priori réfractaires à l’élitisme mais qui les adoptent finalement avec passion.
Le cap des 1000 livres (en toutes langues) sera atteint en 2010, lors de la préparation d’une nouvelle grande exposition à Saint-Cosme accompagnée d’un nouveau catalogue à paraître chez Gallimard.
Bernard Mazo


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...