Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/19

SHTRESIMET E IDENTITETIT SHQIPTAR


Image result for MILAZIM KRASNIQI

PROF. DR.MILAZIM KRASNIQI

Tashmë është një klishe të thuhet se populli shqiptar është njëri nga popujt më të vjetër të Gadishullit Ilirik dhe të Europës dhe kjo është normuar edhe në librat e historisë. Dhe, është e padyshimtë që populli shqiptar ka një identitet të vetin në aspektin e gjuhës, të territorialitetit dhe të etnopsikologjisë, marrë kjo në kuptim të gjerë. Por, duke qenë një popull i lashtë, pa dyshim ka edhe vështirësi të mëdha për dokumentimin me fakte konkrete materiale të periudhave të hershme të ekzistencës së vet. Që nga dëshmitë e Herodotit për alfabetin e pellazgëve, të cilin e huazuan helenët, e deri te dëshmitë e Brokardit për alfabetin latin në librat shqipe, janë fragmente dëshmish të palidhura, të tërthorta e të cilat nuk arrijnë ta krijojnë një pamje të plotë të ekzistencës dhe të transformimeve pellazgo-iliro-shqiptare. Sot, kur ajo histori e shqiptarëve shihet në mënyrë retroaktive, megjithëse ende e paplotë, mund të hetohen disa shtresime të identitetit kulturor e kombëtar shqiptar, që kanë ardhur si rezultat i fateve dramatike, të përpjekjeve për mbijetesë e për zhvillim brenda një identiteti kulturor e kombëtar të veçantë, në statusin e të qenit popull i pushtuar gjatë dy mijëvjeçarëve. Rrjedhimisht, shumica e fakteve të ditura dëshmojnë se shtresimet e identitetit kulturor e kombëtar shqiptar, më shumë janë pasoja të gjendjeve të pushtimeve të gjata sesa të zhvillimit normal. Kjo do të thotë se shumë herë është fjala për imponime të vlerave nga jashtë, më shumë me dhunë e më pak si rezultat i një procesi normal kontaktesh ndërmjet popujsh e kulturash që formësohen në vijimësi të ekzistencës e të zhvillimit historik. Rrjedhimisht, ato shtresime identitetesh, në shumë raste, janë të paharmonizuara njëra me tjetrën, madje edhe të konfrontuara, ashtu sikundër ka qenë edhe gjeneza e tyre. Ndoshta në këtë kontekst edhe është rasti të mendohet për një çast për atë lehtësi me të cilën shqiptari i dikurshëm, po edhe ky i sotmi, është konvertuar e konvertohet në identitete të tjera gjuhësore, fetare, kulturore e kombëtare, si bizantinë, sllavë, turq, arabë, grekë, italianë e, madje, edhe në ashkalinj e në rusë, ku këto entitetet e fundit janë edhe si raste të shëmtuara të kësaj prirjeje në ditët tona në Kosovë, që arsyetohen me ndonjë lehtësim ose përfitim administrativ e material në shtetet e tjera. Duket se në rastet e sotme të konvertimeve të tilla, kaq të panatyrshme, aktivizohet ndonjë shtresë e atyre identiteteve të dikurshme, të lëkundura në themele (shtresat pellazge/ilire, romane, bizantine ose atyre të konfrontuara – kastriotik/otoman, nacionalist/komunist), gjë që e bën konvertimin më të përballueshëm në ndërgjegjen e bartësve të këtyre dukurive. Sa na është e njohur, në këtë kohë nuk ka raste të tjera në Europë, që një komb të manifestojë prirje të konvertimit të lehtë të identitetit administrativ si shqiptarët. Probleme të mëdha në periudhën e tranzicionit postkomunist kanë pasur edhe kombet e tjera ballkanike (kroatët, boshnjakët, sllavomaqedonasit, serbët, bullgarët, rumunët), po edhe kombet e tjera që kanë jetuar në orbitën sovjetike dhe ende kalojnë nëpër një proces të rëndë çmoralizimi të shoqërive të tyre. Bie fjala, kontingjentet e prostitutave nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria e Rusia, janë tabloja tragjike e atij çmoralizimi dhe degradimi. Por, prirje të theksuar për konvertim të identitetit kombëtar nuk kanë manifestuar. Përkundrazi, shumica e këtyre kombeve, në këtë periudhë, janë shquar për modifikimin e doktrinave tradicionale nacionaliste dhe funksionalizmin e tyre në realitetet e reja gjeopolitike. Këtij sindromi nuk i kanë shpëtuar as dy kombet ballkanike me identitetet më të brishta kombëtare, boshnjakët dhe sllavomaqedonasit. Ndërsa shqiptarët i kanë adoptuar si orientime dominuese ideologjitë kozmopolite, të cilat edhe konvertimin e bëjnë moralisht më të justifikueshëm.

Asnjë shqiptar i sotëm nuk krenohet se ka traditë ilire!

Sot në identitetin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve, si njëfarë vetëpërcaktimi në nivele të definimit të prejardhjes, është e injektuar një dozë e identitetit antik ilir. Kjo shtresë identiteti antik më shumë është marrë si mitologji, e më pak si argument historik, për shkak se historia ilire shfaqet e fragmentuar, e fshirë në kapitujt e saj kryesorë. Në nivelin e kulturës materiale vërtet kanë mbetur trashëgimi objekte të shumta arkeologjike, me të cilat arkeologët bëjnë përpjekje të rikonstruktojnë periudha dhe ngjarje të ndryshme, por, fatkeqësisht, ende nuk është gjetur askund së paku një fjali e shkruar ilirisht, e cila do të ishte njëfarë çelësi për lidhjet ndërmjet ilirishtes antike e shqipes. Argumenti më i fortë që përdoret për argumentimin e lidhjeve gjuhësore të ilirishtes me shqipen janë toponimet e disa qyteteve si Skupi, Skodra, Naisus, të cilat edhe pse janë ndryshuar në ndonjë element tingullor, prapë kanë ruajtur natyrën me rastin e transformimit nga ilirishtja në shqipe. Por, fragmentet e argumenteve të gjetura nuk e mposhtin faktin se shtresa e identitetit antik ilir te shqiptarët e sotëm është në shumë vende e mbuluar nga harresa. Ajo që është edhe më e dukshme, kjo shtresë e identitetit është pasive dhe funksionon kryesisht në tematikat letrare dhe në debatet historike. Pra, kjo shtresë e identitetit nuk tregon sot fuqi që t’i regjenerohet, nuk prodhon energji në kontekstin e vetëpërcaktimit tonë kulturor e kombëtar. Fjala vjen, asnjë ngjarje e Ilirisë antike, qoftë kulturore, qoftë historike, nuk shënohet sot nga shqiptarët, me çka do të mbahej e gjallë tradita. Po ashtu asnjë figurë historike ilire nuk ka gjetur identifikim në politikë. Shqiptarëve të sotëm as që u shkon ndër mend ta aktivizojnë modelin e ekspeditave pushtuese të Pirros, veçse e kanë temë më të shpeshtë humbjen e luftërave të Teutës, humbjen fatale të mbretit Gent, humbjen e Batos së desidiatëve, tradhtinë e Demeter Farit, tradhtinë e Batos së breukëve etj. Është e qartë se këto kanë një përsëritshmëri të habitshme në historinë e re të shqiptarëve, por kjo është një traditë negative dhe, si e atillë, nuk ka fuqi të participojë më aktivisht në identitetin shqiptar.

Prandaj mbetet konstatimi se pika kulmore e afirmimit të kësaj shtrese të identitetit antik ilir është arritur me përdorimin si argument politik të identitetit ilir, bile më shumë të atij pellazg, nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të cilët në memorandumet që ua dërgonin Fuqive të Mëdha dhe në studimet historike argumentonin lashtësinë pellazge e ilire të shqiptarëve.

Në letërsi dhe në pikturë ende sot përdoret si tematikë mitologjia ilire, dhe thërrmijat e njohura të historisë së saj. Por, ky tematizim, megjithatë, ka mbetur shumë i kufizuar dhe nuk prodhon ndonjë element të fuqishëm të identitetit kulturor. Asnjë shqiptar i sotëm nuk krenohet se ka traditë ilire.

Bile, sot kur kombi shqiptar është kombi më i varfër i kontinentit, ka raste kur përmendja e të qenit populli më i vjetër i Gadishullit e i kontinentit, tingëllon si alibi e rreme për gjendjen e tashme. Regjinald Hiberti e ka goditur saktë këtë gjendje kur ka thënë se “ shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Europës, por vendi i tyre është një nga shtetet më të reja të Europës. Të jesh kaq i vjetër dhe njëkohësisht kaq i ri, është njëfarë fati i keq”.

Kur tabloja e dhënë nga Hiberti të plotësohet me faktin se më shumë se gjysma e kombit shqiptar as që është përfshirë brenda shtetit shqiptar, që është ndërkombëtarisht i njohur, veçse ka mbetur nën sundime e administrime të huaja (Çamëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Kraja e Ulqini), është e qartë se sa ters është ky fat dhe sa pak zë vend në realitetin e hidhur argumentimi me identitetin antik ilir a pellazg.

Zhdukja fizike në periudhën e sundimit serb

Amnezioni ilir ose alban/shqiptar ka qenë edhe më i rëndë në periudhën e gjatë të pushtimeve bizantine, e cila pasoi pacifikimin ilir të arritur në përmasa të mëdha nga Perandoria Romake. Po ai Reginald Hibert, që cituam më herët, thotë për Shqipërinë se “Lidhja e gjatë me Kostandinopojën nuk e la të krijonte identitet politik”. Por, nuk është se mbeti vetëm pa identitet politik, sepse në atë periudhë shqiptarët mbetën edhe pa identitet kulturor. E tëra që vjen si trashëgimi kulturore dhe qytetëruese nga ajo periudhë, veç shqiponjës me dy krerë në flamurin kombëtar, vjen në formë emrash të disa perandorëve bizantinë me origjinë ilire, prej themeluesit të Kostandinopojës, Kostandinit të Madh e deri te Justiniani. Por, një prejardhje etnike nuk është e mjaftueshme për t’i bërë këto figura elementë të identitetit shqiptar. Dhe, në përgjithësi, qytetërimi bizantin, me luftëra të përgjakshme për pushtet, nga më mizoret që mund të imagjinohen, me luftëra të egra sektare ndërmjet arianizmit e monofizizmit, me psikozat e mitingjeve dhe të hipodromeve, ku ekspozoheshin gjymtyrët e të masakruarve, për shqiptarët me formim në shtratin e qytetërimit perëndimor dhe për ata të besimit islam, nuk paraqet një mostër që motivon të ndiqet. Si për kumt, bash ata që u shpallën trashëgimtarë të qytetërimit bizantin, rusët, serbët dhe grekët, janë armiqtë historikë të shqiptarëve dhe kryesit e mizorive më të llahtarshme kundër shqiptarëve. Egërsia serbe, e shartuar mbi mizoritë bizantine, ka bërë gjenocid mbi shqiptarët në shekujt XI-XIV, aq sa e ka sjellë para zhdukjes fizike popullin shqiptar. Kjo është periudha e sllavizimit me dhunë të shqiptarëve dhe të toponimeve në hapësirat shqiptare, e që edhe sot nuk janë çrrënjosur plotësisht. Noam Malkolmi konstaton: “Duke marrë parasysh mbisundimin e serbëve ortodoksë, si edhe të gjuhës serbe në Kosovën mesjetare, ka arsye të mendohet se rrjedha e përgjithshme e asimilimit ka qenë në favorin e serbëve, me disa dallime të vogla. Konkluzioni kryesor duhet të jetë se, pa marrë parasysh se në ç’shkallë ka qenë asimilimi, ai është bërë: shumë veta të cilët iu nënshtruan këtij procesi, duhet të kenë lënë gjuhën e tyre shqipe dhe janë bërë serbë”.

Kjo është periudha kur edhe kishat bizantine uzurpohen nga kisha serbe dhe shpallet trashëgimia dhe pronësia ekskluzivisht serbe mbi to, edhe pse shumica e shqiptarëve të Kosovës së sotme dhe të viseve lindore shqiptare, aderonin në fenë ortodokse Kjo është periudha kur aplikohet “Zakonik cara Dushana”, sipas të cilit shqiptarët gjymtoheshin në rast se nuk e pranonin ortodoksinë serbe: “Në qoftë se ndonjë heretik kapet duke jetuar ndër të krishterët, le të damkoset në fytyrë dhe le të dëbohet”.

Pra, në këto periudha të gjata të pushtimeve bizantine e serbe as që mund të bëhet fjalë për zhvillimin e identitetit shqiptar, po vetëm për një proces të zhdukjes fizike dhe kulturore të shqiptarëve, përkatësisht të mbijetesës kritike. Dihet se në periudhën para Betejës së Kosovës të vitit 1389, pjesën më të madhe të Kosovës e sundonte Vuk Brankoviqi, ndërsa pjesën lindore të saj, me minierat e njohura të Novobërdës, i sundonte Llazar Hrebelanoviqi. Është shqetësues fakti që tërë ky realitet i gjendjes së pushtimit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga serbët, si dhe procesi i zhdukjes së tyre fizike nga serbët, para ardhjes së osmanëve, margjinalizohet ose edhe fshihet nga historiografia shqiptare.

Sami Frashëri – simbol i identitetit të dyfishtë

Procesi i zhdukjes fizike të shqiptarëve nga ana e Perandorisë serbe dhe i asimilimit kulturor nga Perandoria e Bizantit u ngadalësua dhe, më tutje, pothuajse u ndërpre pas fitores së Perandorisë Osmane kundër serbëve dhe, më tutje, kundër Perandorisë Bizantine. Zëvendësimi i pushtuesve të egër, serbë e bizantinë, të cilët kishin për qëllim shfarosjen fizike të shqiptarëve dhe fshirjen e gjurmëve të tyre kulturore, me një pushtues të butë, i cili sillte edhe mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon e krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve. Prej kësaj kohe ka një profilizim të ri, më tutje edhe një qëndrueshmëri identiteti kombëtar shqiptar.

Prandaj sot mund të flitet për një shtresë të identitetit shqiptarë nga periudha otomane. Kolosi i dijes, Sami Frashëri, është në të njëjtën kohë reformator i kulturës turke dhe ideolog i çështjes shqiptare. Ai është në të njëjtën kohë shkrimtar turk dhe shkrimtar shqiptar. Sami Frashëri është simbol i një simbioze kulturore turko-shqiptare, të bazuar në shtratin e qytetërimit islam.

Kjo traditë pesëshekullore ka mbetur në disa aspekte edhe pas largimit të Turqisë nga Gadishulli Ilirik në vitin 1912. Madje, në disa qytete të mëdha shqiptare, si Shkupi, Prishtina e Prizreni, e folmja turqisht ka mbetur për decenie të tëra si gjuhë e familjes edhe te shtresa qytetare shqiptare. Sot kjo traditë është në të perënduar, por ama vetëm pas gati një shekulli të largimit të Turqisë. Përderisa brenda vetë popullit shqiptar kjo gjë është përjetuar si krejt legjitime dhe jokonfliktuale, ajo është keqpërdorur nga armiqtë e shqiptarëve. Fjala vjen, në rrokullimën e luftërave ballkanike, Mali i Zi në vitin 1913 pati ndërmarrë një projekt për konvertimin me dhunë të shqiptarëve muslimanë të Rrafshit të Dukagjinit në ortodoksë. Ky projekt u kthye në një gjenocid kundër popullsisë shqiptare. Ndërkaq, në rrokullimën e Luftës së Dytë Botërore, ideologjia fashiste zervase e ka përligjur gjenocidin kundër shqiptarëve në Çamëri, duke i trajtuar si turq që duheshin dëbuar nga toka greke. Më duket indikative e dhëna se shpërnguljet e mëdha shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të mbetura nën pushtimet sllave, në vitet 1912- 1955, kanë qenë të drejtuara për në Turqi. Kjo sigurisht ka qenë si rezultat i politikave koniukturale të qeverive serbo-jugosllave e turke (Konventa e nënshkruar nga Stojadinoviqi e Ataturku në vitin 1938 dhe Marrëveshja Xhentëllmene ndërmjet Titos e Kyprillisë e vitit 1953.) Por, kjo politikë koniukturale, nga pikëpamja turke dhe e shqiptarëve që dëboheshin nga atdheu i tyre, ishte e bazuar edhe në prirjet që pulsonin në vetë realitetin jetësor, që ishte formësuar si afri e ndërsjellë nëpër shekuj, nga prezenca dhe nga ndikimi i Turqisë mbi identitetin e popullit shqiptar.

Ridefinimi i identitetit kombëtar: drejt panamerikanizmit shqiptar?

Pas ardhjes në krizë të doktrinës dhe të praktikës së socializmit jugosllav, e cila identitetin kulturor dhe kombëtar shqiptar e mbante nën trysninë e fuqishme të sllavizmit të ambalazhuar si kozmopolitizëm, filloi një fazë e re e rifedinimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve në Kosovë edhe në viset e tjera të pushtuara nga sllavët. Nuk është pa interes të përmendet se pas dyzet vjetëve, kur filloi një valë e re e shpërnguljeve masive të shqiptarëve nga Kosova (në vitet 1994-1999), ajo u drejtua për në shtetet europerëndimore, e aspak drejt Turqisë. Kjo për arsye se lidhjet me Turqinë qenë shkëputur, ndërsa me Europën Perëndimore qenë intensifikuar. Më duket se kjo prirje e re drejt shteteve europiano-perëndimore ka të bëjë edhe me zbehjen e dukshme të identitetit islam të shqiptarëve në deceniet e jetës nën socializëm dhe me forcimin e një shtrese europiano-perëndimore të identitetit kombëtar. Partia e parë politike jokomuniste e krijuar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (1989), u shqua për një orientim të theksuar propagandistik europiano-perëndimor, i cili u shndërrua në diskurs dominues edhe në opozitën që lindi në Shqipëri një vit më vonë. Këto zhvillime ideologjike, politike dhe, më tutje, ushtarake, në rastin e luftës në Kosovë (1998-1999) dhe në Maqedoni (2001), qenë me ndikim edhe në identitetin shqiptar në përgjithësi, te të cilët në këtë periudhë ka triumfuar botëkuptimi për identitet perëndimor, për çka edhe i kanë shpallur aspiratat e tyre për integrimet e plota euroatlantike. Roli kryesor i Shteteve të Bashkuara në vitin 1999, në ndërprerjen e spastrimit etnik dhe të gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës është momenti kyç, i cili e prodhon këtë ndjeshmëri proamerikane. Në luftën e fundit amerikane kundër Irakut, elitat politike shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, shpalosën solidaritetin dhe, madje, pjesëmarrjen në koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me çka kanë forcuar idenë e re, që mbase mund të emërtohet si panamerikanizëm shqiptar. Ky sindrom panemarikanizmi, në fakt, është shtresa e tashme dominuese e identitetit të proklamuar politik shqiptar. Sa është kjo gjendje emocionale rezultat i zhvillimit normal dhe i aspiratave normale e sa i ngjarjeve të imponuara, kjo do të shihet në të ardhmen nga shkalla e integrimit. Ajo që shihet sot për sot është se potencialet për këtë proces nuk shquhen për mobilitet të madh. Mbetja e Kosovës pa status politik dhe të qenit e Shqipërisë si shteti i fundit në listën e shteteve europiane që planifikohen të pranohen në Bashkimin Europian, është një indikator i joqëndrueshmërisë së këtij ekzaltimi të proklamuar. Elementët bllokues të energjive të kombit shqiptar ende nuk janë identifikuar në mënyrë korrekte.

Çka më tutje?

E para, është i domosdoshëm rishkrimi kritik i historisë së shqiptarëve, duke e dekontaminuar atë plotësisht nga mitologjitë romantike iliro-pellazge dhe nga ideologjitë agresive antiislame. Vërtet, përfytyrimet romantike për një popull madhështor në antikë përplasen sot për një realitet të hidhur, sikundër që përfytyrimet për muslimanët shqiptarë, si antieuropianë potencialë ose të fshehtë, nuk kanë asnjë qëndrueshmëri logjike. Po ashtu edhe periudhat e pushtimit të gjatë bizantin, e pushtimeve shkatërrimtare mesjetare serbe, e luftërave të Gjergj Kastriotit, e integrimit në Perandorinë Otomane dhe e komunizmit shqiptar, kërkojnë interpretime të reja shkencore, duke identifikuar pasojat dhe rezultatet për identitetin shqiptar. Në një interpretim kritik të historisë kombëtare duhet të përfshihen të gjitha shtresat e identitetet, ashtu që të krijohet një pamje e plotë dhe koherente, pa konfliktualitet të mbarsur ideologjik. Fjala vjen, krahas identitetit kastriotik dhe prodhimit të tij në historinë dhe në kulturën kombëtare, duhet të pranohet edhe ajo shtresë e identitetit kulturor me prejardhje otomane, e cila në fakt u bë tharmi i ideologjisë kombëtare të shqiptarëve.

E dyta, ka ardhur koha të mos injorohet identiteti aktual fetar i shqiptarëve, ashtu si është ai në realitetin jetësor. As në këtë nivel nuk ka nevojë të konfrontohet asgjë dhe as të imponohet asgjë. Duhet hequr etiketa që Islami na qenkësh fe antieuropane dhe antiperëndimore, kur dihet se trualli i të tria feve monoteiste është i njëjtë dhe vetë Shpallja Hyjnore është unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptarëve duhet të pranohet ashtu si është në të vërtetë: përqafim i Shpalljes Hyjnore, e cila askujt nuk i imponohet me dhunë, por e cila vërtet nuk mund të mposhtet nga asnjë ideologji dhe nga asnjë luftë që i bëhet. Në pajtim me këtë, duhet të pranohet kontributi i dhënë nga shqiptarët muslimanë në krijimin dhe zhvillimin e identitetit shqiptar dhe në zhvillimin e gjithmbarshëm shqiptar në këto shtatë shekujt e fundit, që nga shpëtimi nga asimilimi sllavë e bizantin në Mesjetë e deri te krijimi i shtetit shqiptar dhe i ridimensionimeve më te reja gjeopolitike të kombit shqiptar në hapësirat ballkanike.

E treta, në procesin e globalizmit, kultura dhe kombi shqiptar duhet të vënë në përdorim gjithë spektrin e vlerave që disponojnë, pra edhe vlerat dhe identitetin islam, në mënyrë që në integrime të jemi partner i pashfytyruar dhe ashtu të kontribuojmë më shumë në njohjen e ndërsjellë dhe në zhvillimin pozitiv të bashkësisë njerëzore. Të qenët në një pozicion gjeografik dhe qytetërues të urës lidhëse ndërmjet Perëndimit e Lindjes do të duhej të shndërrohej në një favor për kombin shqiptar në proceset e ardhshme të integrimeve globale. Hezitimi sa u takon lidhjeve e bashkëpunimit me Turqinë dhe me botën islame, duhet të tejkalohet, sepse me to bashkëpunojnë të gjitha kombet e tjera, duke përfshirë edhe amerikanët, të cilët edhe kur sulmojnë një shtet arab, si Irakun, atë sulm dhe invadim e bëjnë nga trualli i disa shteteve arabe, si Katari e Kuvajti. Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e “fajësisë historike” për përkatësinë islame të një numri të madh të shqiptarëve, nuk kanë asnjë mbështetje logjike. Thjesht janë komplekse të imponuara nga armiqtë e shqiptarëve, të cilët këtij kombi i kanë imponuar edhe një ekuilibrim artificial të identitetit shqiptar, duke e shtypur shtresën e identitetit islam. Vetëm ekuilibrimi i vërtetë i shtresimeve të identitetit tonë do të na nxirrte nga vorbulla e falsifikimeve të përfytyrimeve dhe të realiteteve kombëtare, me çka do të qetësohej ndërgjegjja e shumicës së njerëzve shqiptarë. Ashtu do të fitohej mobilizimi i kombit në rrugën e përparimit e të emancipimit, çka nënkupton edhe ndihmën e pakursyer të Krijuesit në rast se veprohet në rrugë të drejtë. Përfundimisht, ky do të ishte stabilizim në një identitet natyral, pas sa e sa shekujve të humbjes në vorbullat e amnezioneve të mëdha, sikundër ishin proceset e mëdha asimiluese: romanizimi, greqizimi, sllavizimi e turqizimi, e sikundër ndodh sot, konvertimi në grekë, në italianë e madje edhe në ashkalinj e në rusë. Pikërisht këto ndikime të forta shfytyruese mbi identitetin kulturor e kombëtar, e veçmas atë fetar, si boshti kurrizor i harmonisë dhe i stabilitetit individual dhe kolektiv, e kanë katandisur kombin shqiptar në më të varfrin dhe gati më të parëndësishmin e kontinentit europian, të njohur për lëkundje ideologjike dhe shpërndërrime të rrezikshme të kërkesave sociale dhe politike, si edhe për relativizime tragjike të projekteve politike e kombëtare.

E se a kemi nxjerrë mësime të dobishme nga përvojat e hidhura të dy mijëvjeçarëve të shkuar, ende nuk shihet qartë. Në fakt, nëse nuk veprohet sipas strategjisë që u skicua më lart, duhet të konstatoj me keqardhje se do të vazhdojë katandisja e kombit tonë, si pasojë e brishtësisë së identitetit, e konfrontimit të shtresave të ndryshme të këtij identiteti dhe e rritjes së presionit shkombëtarizues të proceseve integruese globale. Ta zëmë, gjuha shqipe, e cila mbahet si argumenti më i fuqishëm i identitetit kulturor e kombëtar të ne shqiptarëve, në të ardhmen mund të margjinalizohet edhe nga vetë shqiptarët, të cilët nën presionin e integrimit, do të parapëlqejnë të flasin e të shkruajnë në gjuhë të tjera, anglisht, italisht, greqisht, ashtu siç kanë bërë edhe paraardhësit tanë, që identitetin e vet gjuhësor e kanë shfytyruar, duke parapëlqyer ose duke pranuar imponimin e latinishtes, greqishtes, sllavishtes a turqishtes.

Procesi shfytyrues në të kaluarën ka qenë disi më i ngadaltë, edhe për shkak se pushtuesit kanë ardhur në territoret shqiptare dhe e kanë imponuar me aparat shteti një gjendje pushtimi, ndaj së cilës është manifestuar një dozë rezistence, ndërsa sot shqiptarët vetë shkojnë me vullnet në vendet e tjera dhe me vullnetin e tyre bëjnë përpjekje të integrohen në identitete të reja kulturore e kombëtare. Dhe, mbi të gjitha, ateizmi i injektuar në të kaluarën komuniste me dhunë nga ideologjia dhe praktika agresive e komunizmit shqiptar dhe i përqafuar nga një numër i shqiptarëve të brezave të rinj, për shkak të edukimit të mbrapshtë, në ndonjë rast edhe si farë “trendi europianizues” e më shpesh si fshehje e identitetit të vërtetë fetar, është vetë tharmi i çmoralizimit, i krizës së identitetit të sotëm shqiptar dhe i lehtësisë së konvertimit. Nga ana tjetër, është krejt e qartë se në mijëvjeçarin e ri përmasat e gllabërimit të identiteteve të brishta kulturore e kombëtare janë shumëfish më të mëdha se në dy mijëvjeçarët e shkuar.

SI PO E BLEN SERBIA KOSOVEN: BANORËVE TË ZONËS U OFROHEN NGA 10 MIJË EURO PËR NJË HEKTAR TOKË

Vehid Ibrahimi, kryetar i Këshillit të fshatit, thotë se 2-3 hektarë, kryesisht me pyje, në këtë zonë janë shitur tashmë.


Atë që dështuan ta realizojnë përmes decentralizmit, serbët e Pasjanit po tentojnë ta bëjnë në mënyrë të heshtur, përmes blerjes së pronave nga fshati fqinj, Muqibabë, që shtrihet deri në kufi me Preshevën. Komunat serbe dëshirojnë të krijojnë korridorin e tyre tokësor deri në Serbi. Mënyra që kanë zgjedhur ata, është e realizueshme lehtë, duke marrë parasysh se ky fshat është braktisur me të madhe, kurse edhe ata pak banorë që kanë mbetur atje, jetojnë nga ndihmat sociale. Në këto kushte, ata mund të joshen lehtë për t`i shitur pronat e tyre. Aktualisht, Muçibaba nuk ka më shumë se 90 banorë. Sipas banorëve të këtushëm, serbët po u ofrojnë atyre nga 10 mijë euro për një hektar tokë, vetëm e vetëm që t`ua shesin. Ata thonë se 2-3 hektarë pyje janë shitur tashmë. Vehid Ibrahimi, kryetar i Këshillit të fshatit, thotë se kjo është e vërtetë. Dy deri në tre hektarë mal, që shtrihet nga fshati deri në kufi, janë blerë nga një serb i Pasjanit. Ai është arsyetuar se tokën e ka blerë para luftës, por Ibrahimi dyshon që kjo është e vërtetë. Sipas tij, kështu thuhet për të mos e alarmuar gjendjen dhe për të vazhduar tjetërsimi i heshtur i pronave të shqiptarëve, derisa të krijohet realiteti i ri dhe serbët të realizojnë qëllimin e tyre për të krijuar nën administrimin e komunës së Parteshit, një korridor tokësor që shtrihet deri në kufirin me Serbinë. Edhe gjatë luftës, Serbia e ka mbajtur të hapur një korridor në këtë pjesë.

Vetëm Muçibaba e ndan Pasjanin nga kufiri me Serbinë

Për këto qëllime, në kundërshtim me ligjet e Kosovës, sipas të cilave janë krijuar komunat e reja, serbët e këtushëm e kanë zhvendosur selinë e komunës në Pasjan. Në tabelën paralajmëruese shkruan “Komuna Partesh-Pasjan”. Parteshi, njëri nga tri fshatrat që përbëjnë komunën e re, e vetmja e populluar qind për qind me serbë, nuk ka shtrirje në drejtim të kufirit, as Budriga, ndërkaq Pasjani i afrohet më tepër zonës kufitare, prej së cilës e ndan vetëm Muçibaba dhe Lipovica. Parteshi është njëra prej tri komunave të formuara në regjionin e Gjilanit, më 2010, sipas pakos së Ahtisarit për decentralizim të pushtetit në Kosovë. Parteshi përbëhet nga tri zona kadastrale dhe banohet me popullsi serbe. Ka një sipërfaqe prej 28,6 km/2 dhe rreth 5.100 banorë, sipas evidencës komunale. Regjistrimi i popullsisë ka treguar se kjo shifër nuk ishte e saktë, sepse Komuna e Parteshit ka shumë më pak banorë, 1787 sish, por duhet marrë parasysh edhe refuzimin e një pjesë të serbëve për të marrë pjesë në këtë proces. Komunat e reja në Kosovë janë themeluar me qëllim të integrimit të komunitetit serb në institucionet dhe shoqërinë kosovare, por jo të gjitha i respektojnë ligjet dhe simbolet e këtij shteti. Parteshi e ka ndërruar edhe selinë pa lejen e institucioneve kosovare.

Ibrahimi: Vetëm varret e të parëve na mbajnë këtu

Banorët e Muçibabës, ata pak që kanë mbetur, vazhdojnë të hamenden ndërmjet amanetit të etërve, për të mos i braktisur varret dhe tokën e të parëve dhe, ëndrrës së fëmijëve të tyre, për një të ardhme ndryshe nga e kaluara. Vehid Ibrahimi, kryetar i Këshillit lokal, thotë se këtu kanë problem t`i martojnë djemtë dhe vajzat. Askush nuk dëshiron ta japë çikën e tij në këtë fshat, sikur askujt nuk i bie ndërmend të shkojë në këto anë për të kërkuar një nuse për djalë. Jeta pranë kufirit nuk është e lehtë aspak, edhe për shkak të terrenit të thyer, mungesës së ujit, tokave të bukës. Në Muçibabë duhet të sigurohen uji e druri, buka dhe ushqimi i bagëtive, para dimrit dhe pa rënë terri, sepse natës nuk i zihet besë. Edhe rruga e ujit, për disa nga këta banorë, përbën rrezik, ngase burimi është krejt pranë kufirit, derisa xhandarmëria serbe i ka kërcënuar disa herë që të mos i shoh në territorin e saj, sepse pandeh që burimi, malet dhe arat e Muçibabës janë andej. Për këto dhe arsye të tjera, shumë shtëpi nuk tymojnë më, sepse ata që kanë pasur mundësi, kanë ikur gjetiu, ose nuk janë rikthyer fare pas luftës. Burrat e Myçibabës thonë se jeta këtu nuk është e lehtë për shumë gjera. Edhe vetë toponimi Muçibabësikur nënkupton mundim dhe vuajtje. Ndoshta këto vuajtje po i detyrojnë njerëzit që t`i shesin pronat e tyre në heshtje. “Vetëm varret e të parëve na mbajnë ende këtu”, thotë Ibrahimi.

Si mirrën çërtifikatata e shërbimit sanitar për D.D.D në Shqipëri ?

Nje shfaqje tjeter e korrupsioniy masiv eshte edhe mungesa e kushteve higjieno-sanitare ne restaurante. rastet e helmimeve jane shtuar shume dhe jane vecanerisht te ndjeshme gjate veres. Mungesa e higjienës në restorante dhe pasojat e këtij fenomeni fatkeqësisht të përhapur rëndom në vendin tonë e kanë një shpjegim..


Pronarët e këtyre bizneseve pajisen lehtësisht me çerfikatën 3D, dokument ky që dëshmon se kushtet higjieno-sanitare janë brenda standardeve edhe në rast se ato nuk janë. Por si bëhet kjo proçedurë për të qenë një biznes “konform rregullave”?
Mjafton që të shkosh në një farmaci për t’u pajisur me këtë dëshmi, pa qenë nevoja që të bëhet dezinfektimi i objektit dhe sigurisht kjo bëhet kundrejt një pagese të caktuar.
Ky fenomen i jashtëligjshëm sillet përmes kameras së fshehtë të emisionit investigativ “STOP” që është ndalur në disa nga farmacitë bujqësore të kryeqytetit.
Qytetari kërkon një çertifikatë dezinfektimi për një biznes restoranti dhe pa qenë e nevojshme që kjo procedurë të kryhet, paguan paratë dhe merr lejen e kërkuar. E njëjta gjë përsëritet në disa farmaci, derisa në njërën prej tyre, në këmbim të pagesës, jepet çertifikata për t’u plotësuar vetë.

Rasti 1

Qytetari – Përshëndetje, si kalove?
Farmacisti – Mirë, si je?
Qytetari – Kam një restorant dhe dua të nxjerr një çertifikatë 3D.
Farmacisti – S’e ke bërë asnjëherë tjetër ti?
Qytetari – Jo mo, tani sa e kam hapur.
Farmacisti – 2 000 mijw lekë të bën.
Qytetari– Çfarë duhet?
Farmacisti – Niptin vetëm dhe adresën. Niptin dhe adresën .
Qytetari– Ok! Deri në çfarë ore je ti?
Farmacisti– Ja ta bëj gati unë dhe të vish ta marrësh, do jetë djali këtu, se unë do iki tani. Do sjellwsh niptin dhe adresën dua unë.
Farmacisti – Ti shyqyr që e gjete, se pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, të qepin kokën, kudo të vesh, e kupton?
Qytetari – Po pse? Kjo është me ligj tani apo ?
Farmacisti – Me ligj, me ligj. E kanë secili në dosje dhe ke një dëshmi, që ke bërë shërbimin, dezinfektimin dhe ti do t’i thuash erdhi e bëri dezinfektimin, se do të pyesin. E bëri thuaj, ti do më thuash adreswn, që ta di dhe unë, ku është.
Farmacisti – Të ta bëj gati unë, që ashtu të vendosë vetëm niptin ai dhe adresën.
Qytetari– Pata folur dje me plakun tënd për çertifikatën.
Farmacisti – Ah, për çertifikatën.
Qytetari – Duhet të pres, që të vijë ai apo?
Farmacisti– Ai në fakt të martën vjen, kështu që ….
Qytetari – Ai tha e kam plotësuar.
Farmacisti – Ja ta marr në telefon, mund ta ketë bërë. Ia kishe dhënë ti ato?
Qytetari – Jo pra, tani.
Farmacisti – Tani solle niptin, s’ka gjë, po ashtu e plotësoj dhe unë s’prish punë.
Farmacisti – Kush është adresa the?
Qytetari – Kjo, numër nipti ke këtë.
Qytetari – Për një subjekt tjetër do ma japësh me qenë se kishe të vulosur dhe ta bëj pagesën.
Farmacisti– Dhe ta vendosësh vetë niptin.
Qytetari – Po nuk është ndonjë gjë, vetëm thjesht plotëso diagnozën ti.
Farmacisti – Po,po e plotësojmë.
Qytetari – Ato, adresën dhe emrin ia vej vetë, nuk është problem.
Qytetari – Tani të dyja sa kushtojnë?
Farmacisti– Të tha babi, nga 2 000.
Qytetari – Në rregull jemi.
Farmacisti – Në rregull merre dhe këtë.
\
Rasti 2

Qytetari – Përshëndetje! Kam një biznes – restorant dhe kërkojnë kështu, një liçencë 3D
Qytetari – Tani është e mundur, që kjo çertifikata… apo si funksionon?
Farmacisti – Kjo funksionon kështu.N.q.s ka nevojë për dezinfektim do bëhet dezininfektim, n.q.s. nuk ka nevojë për dezinfektim, do plotësohet dokumentacioni, do bësh pagesat tarifat, që ka .
Farmacisti – Ajo të shkon 1 500 lekë , Pesëmbëdhjetë të shkon vetëm kartoni.
Qytetari– Kartoni.
Farmacisti –Po.
Qytetari –Të kaloj unë sot ose nesër paradite, t’i sjell ato, adresën dhe niptin?
Farmacisti – Kalo nesër.
Qytetari – Adresën, niptin, emrin e subjektit.
Qytetari – Sa kushton kjo?
Farmacisti – 1 500.
Farmacisti – Unë nuk po t’i shkruaj këtu.
Qytetari – A vuloset kjo apo?
Farmacisti – Po e vulos unë.
Qytetari – Urdhëro dhe lekët.
Farmacisti – Vejë një firmë këtu.
Qytetari – Në rregull jemi?
Farmacisti –Në rregull.
stop
stop
Rasti 3

Qytetari – Çertifikatë 3D.
Farmacistja – Pse?
Qytetari– E dezinfektimit.
Farmacistja– Ja, kjo është.
Qytetari – Çertifikatë shërbimi. A mund të ma plotësosh dot? Niptin, i kam të gjitha dhe sa kushton?
Farmacistja – 1 000 lekë kushton.
Qytetari – Ok!
Farmacistja – Ta plotësojmë.
Farmacistja– Zakonisht e çojnë gjashtw muaj, ta çoj një vit, se nuk të thonë gjë, se gjynaf për mos të blerë ti, se jo për mua.
Qytetari – Po pse kanë dalë këto gjëra obligim?
Farmacistja – Epo që pyet, ta them unë, i kanë marrë këta dhe do t’i shesin.
Qytetari – Këta?
Farmacistja – Këta, o kush i ka marrë e zemë ky apo tjetri.
Qytetari– Tani si rregull duhet me ardh ju me bë dezinfektim apo çfarë?
stop 2

stop 2


Farmacistja – N.q.s. e ke të pastër, mos e vrit mendjen hiç, unë përderisa hedh këtë, e kam bërë, mos e ki merak.
Qytetari – Supozohet që është bërë.
Farmacistja – Kështu mos e ki merak, hidh vetëm një emër, mbiemër, firmë.
Farmacistja – Një 1000 lekshe ….. Një, dy,tre, katër.
Tani është në rregull. Për çdo gjë, eja më thuaj mua. Një kështu, nuk është… s’ka nevojë, se kasa është në emrin tim, kjo është tjetër nuk prish punë, asnjë nuk më ka kërkuar.
Qytetari – Për çfarë?
Farmacistja – Për kasë.
Qytetari – Pa merak./tvklan.al
Na Ndiqni dhe pëlqeni faqen tonë

GJERMANIA PRITET TË NDIHMOJË KOSOVËN ME RRETH 47 MILION EURO

Sektorët që do të përfitojnë nga këto zotime janë ai i ujërave, energjisë, ambientit, edukimit si dhe disa sektorë të tjerë
Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti,  i shoqëruar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, po merr pjesë në negociatat ndërqeveritare me Qeverinë Federale të Gjermanisë të cilat po mbahen në Berlin, ku pritet të negociohen zotimet e Qeverisë Federale të Gjermanisë për vitin 2016 dhe 2017, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave.
Vlera totale e këtyre zotimeve pritet të arrijë rreth 47 milionë euro grante, në formë të asistencës financiare dhe teknike për projekte shumë të rëndësishme për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të vendit. Sektorët që do të përfitojnë nga këto zotime janë ai i ujërave, energjisë, ambientit, edukimit si dhe disa sektorë të tjerë, transmeton “albinfo.ch”.
Vlen të theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës që nga pas lufta ka përfituar nga Qeveria Federale e Gjermanisë në formë granti dhe kredie për asistencë teknike dhe financiare vlerën prej 510 milionë euro për projekte të rëndësishme në sektorët e lartpërmendur. Për më tepër, Qeveria Federale e Gjermanisë është njëri ndër partnerët kryesorë dhe më të rëndësishëm të vendit me një kontribut të jashtëzakonshëm drejt arritjes së qëllimeve për zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim evropian.

SHQIPTARËT E MBYLLUR NË NJË KAFAZ APELOJNË PËR NDIHMË

KLODJANA HAXHIAJ
Katër shtetas shqiptarë, midis tyre një nga Kosova po mbahen prej 53 ditësh në rajonin e policisë së Igumenicës në Greqi, pa dalë në gjyq. Të ndaluar nga policia greke ata kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare, për kushtet çnjerëzore në të cilat ndodhen.
BalkanWeb dhe News 24 sjell video dhe foto nga ambientet ku mbahen katër të ndaluarit, të cilët flenë në tokë në një godinë me lagështi të madhe. Menjëherë pas filmimeve që janë bërë me celular, nga një punonjës i këtij komisariati, celulari është bllokuar nga policia.
Të katër shtetasit shqiptarë mësohet se kanë patur si destinacion Italinë dhe kanë kaluar tranzit nga Shqipëria në Greqi. Para se të hipnin në tragetin nga Igumenica në Bari janë ndaluar nga policia greke.
Një prej punonjësve të burgut me origjinë shqiptare ka kontaktuar me avokatin Ilir Malindi, në Durrës, për të ndihmuar katër shqiptarët. Avokati Malindi, në një intervistë për “News 24” deklaroi se dy prej të burgosurve kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe nuk u është dhënë. Dy të tjerët sot kanë nisur një grevë urie. Deri tani ushqime dhe ujë u janë dhënë nga personeli i policisë, për aq mundësi sa ata kanë patur.
Të katër shqiptarët kërkojnë ndihmë nga autoritetet shqipatare, pasi nuk janë marrë në pyetje, nuk janë pyetur as nga policia as nga prokurori dhe nuk kanë dalë para gjykatës, duke u harruar në komisariatin e policisë Igumenicës.
“BalkanWeb” dhe “News 24” sjell video dhe foto nga ambientet ku mbahen katër të ndaluarit, flenë në tokë nënjë godinë me lagështi të madhe. Menjëherë pas filmimeve që janë bërë me celular, nga një punonjës i këtij komisariati, celulari është bllokuar nga policia.

KU DHE SI LINDIN ELITAT USHTARAKE?


Në këtë shkrim, përmes trajtimit të përvojës shekullore të shumë shteteve në Evropë, Amerikë dhe gjetkë, jemi munduar të sjellim në kujtesën e jo vetëm të ushtarakëve, por edhe të politikanëve dhe qeveritarëve të vëndit tonë, për rolin që luan shkolla e mesme ushtarake në zhvillimin social dhe intelektual. Jo vetëm të ushrisë por të të gjithë shoqërisë, pasi nga këto shkolla kanë dalë shkencëtarë, strategë ushtarakë, shkrimtarë, historianë, poetë me shpirt ushtari, diplomatë, analistë, mjekë, politikanë, burra shteti etj., të shquar, ku shumë prej tyre kanë bërë epokë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe për gjithë njerëzimin.
Domosdoshmëria e shkollave të mesme ushtarake është e lidhur organikisht me edukimin dhe elitat e ushtarakëve
Ndoshta, me pranimin e Shqipërisë dhe të Ushtrisë së saj në NATO, është momenti që të rrisim në opinionin publik ndërgjegjen e atyre institucioneve të mëdha shtetërore me të drejtë vendim-marrëse në interes të riaktivizimit të një institucioni të madh formues, i cili vepron përgjithësisht në fushën ushtarake, por që përmes metodologjisë dhe programeve moderne të mësimit të arrijmë të formojmë hierarki të reja ushtarake, por edhe protagonistët e rinj të jetës civile. Kuptohet se, sa herë flitet për formimin ushtarak, mendia të shkon menjëherë te Akademitë Ushtarake dhe të paktë janë ata politikanë, për mos të thënë se në këto dy dekada nuk kemi parë apo dëgjuar politikan, që të llogarisin rëndësinë që ka shkolla e mesme ushtarake, funksionale jo vetëm në pranimin e kadetëve në akademitë e ndryshme ushtarake të vendit dhe të shteteve të tjera antare të NATO-s, por edhe në kërkesat specifike të profesionalizmit që vinë direkt nga bota civile e punës.
Parë nën një këndvështrim të veçantë në pjesën më të madhe të shteteve antare të NATO-s, por edhe në ato të Lindjes, mund të themi se shkollat e mesme ushtarake kanë qenë prej shekujsh dhe vijojnë të jenë forma e parë e institucionit publik të mesëm për t’iu përgjigjur faktikisht nevojave gjithnjë në rritje për njerëz të kualifiuar për Forcat e Armatosura që shtetet si Franca, Spanja, Italia, Anglia, Portugalia, Austria, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, Rusia, Turqia etj., kanë ngritur shkolla të tilla ushtarake që janë njohur përgjithësishtë me emrin: “shkollat e kadetëve”.


Po t’i hedhim një shikim historisë së këtyre shkollave, shohim se fillesat e tyre, të strukturuara posaçërisht për ushtrinë, nisin qysh nga viti 1600, ndaj të cilave gjithnjë është rezervuar një vëmendje e madhe, më shumë se ndaj shkollave të tjera të mesme që krijonin profesionistë të ndryshëm. Regjistrimi në këto lloj shkolla, në shtetet e lartpërmendura, prej para 400 vjetësh dhe deri në ditët e sotme, ka qenë dhe është privilegj i madh për familjet e nxënësve që pranoheshin në to. Mjafton të kujtojmë sforcon e madhe të Karl Bonopartit, i cili me shumë vështirësi morri nga marshalli i Korsikës një rekomandim që zyra e heraldikës t’u dorzonte Bonopartëve dëshminë e fisnikësrisë, se vetëm në këtë mënyrë mbreti Luigj kish të drejtën ta lejonte ta bënte një nga djemtë e familjes oficer , dhe “pas shumë ndërhyrjesh, në vitin 1779 arriti ta regjistronte Napoleonin, atëherë dhjetë vjeç, me bursë të shtetit, në shkollën e Brienit, në lindje të Francës” .
Por historia tregon se përgatitja për komandantë lufte qysh në moshën fëminore është trashëguar të paktën 4 shekuj para Krishtit, ku historiani gjerman Artur Vajgal sqaron se, “Në atë kohë kur Aleksandri ishte gati 12 vjeç (viti 367 p.e.r, DG), duket se Filipit iu ngjall interesi për djalin…Filipit i interesonte shumë ta shkëpuste Aleksandrin prej ndikimit të mbretëreshës, Olimpiadës, prandaj, ai tok me Aristotelin vendosën që shkollën e re ta ndërtonin pak larg nga kryeqyteti. Për këtë zgjodhën qytetin e vogël të Miezas… Godinat e shkollës i ndërtuan në një pyll të lashtë nimfash” . Edhe Skëndërbeu ynë, “që pa mbirë qime në faqet e tij tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtëri të Tyrqisë” . Po ashtu edhe Suvorovi, qysh 15 vjeç regjistrohet në shkollën ushtarake, ndërsa Kutuzovi në vitin 1757, kur ishte 12 vjeç . Kjo traditë jo vetëm që ekziston ende në Evropë, por është përhapur pothuajse në shumicën e shteteve antare të NATO-s. Për shembull, Kolin Pauell regjistrohet në kolegjin ushtarak kur ishte 17 vjeç: “Kolegjet si ai që studjova unë qenë Harvardi dhe Princetoni i të varfërve” , shkruan ai.
Duke u qëndruar besnikë traditave kulturore të trashëguara, vijimisht këto shkolla janë konsideruar dhe konsiderohen pararoja e ushtrive përkatëse si dhe në të njëjtën lidhje me proceset që karakterizojnë shoqërinë e sotme moderne. Këto shkolla kanë qenë dhe janë pararoja e korpusit të ushtarakëve, por edhe në drejtime të tjera, sepse në këto shkolla janë të rrënjosura tepër thellë vlerat themelore dhe parimet e besnikërisë si dhe shpirti i kolektivitetit, të vlerësuara sëbashku me respektin, sikundër shprehet kryetari i dhomës së deputetëve të parlamentit Italian, Xhan Frako Fini: “Në ato shkolla nuk mësohet vetëm regulli dhe bindja ndaj regullave, por kërkohet që të maturohet tek ta bindja që vetëm ai që di të bindet sot, brenda një kornize korrekte të të drejtave dhe detyrave, do të dijë nesër të komandojë sisteme komplekse” .
Vëshrtim historik i ndërsjelltë për shkollat e mesme ushtarake në planin kombëtar dhe ndërkombëtar
“Ushtria e kaprojve, e udhëhequr nga luani, është më e fuqishme se ushtria e luanëve e udhëhequr nga kaprolli.” Fjalë e Urtë Ushtarake Angleze e vitit 1644
Po e nisim me fqinjën tonë më të afërt, Italinë. Ajo ka aktualisht 4 shkolla të mesme ushtarake, si ajo “Nunziatella” në Napoli, themeluar qysh më 18 Nëntor 1787, nga Mbretëria e Napolit; shkolla e mesme ushtarake navale “Françesko”, në Venecia, e themeluar prej vitit 1937; shkolla e mesme ushtarake “Teueli”, në Milano, themeluar prej vitit 1839; shkolla e mesme ushtarake e aviacionit “Giulio Douhet”, në Firence, themeluar në 15 Maj 2006. Pranimi bëhet me konkurs. Në fund të çdo viti shkollor studentët frekuentojnë edhe një kamp ushtarak pranë një reparti të Forcave të Armatosura për të përfituar elementë praktikë të përgatitjes për luftim, ku përfshihen dëndur edhe qitjet me armë në poligon, përgatitje sanitare, luftim trup me trup etj. Në këto shkolla pranohen prej moshës 15 vjeç, por edhe nxënës që mund të kenë kryer një apo dy vite shkollën e mesme civile, por që këtu hyjnë e fillojnë prej vitit të parë. E veçanta e Italisë është se 20% e vendeve në Akademinë Diplomatike Shtetërore rezervohen për maturantët e këtyre shkollave ushtarake .
Franca ka 6 shkolla të mesme ushtarake, të cilat thirren Lice Ushtarak, për të tre llojet e armëve, ku studjojnë rreth 4000 nxënës. Pranohen kryesishtë nxënës të familjeve franceze që jetojnë në Francë dhe jashtë saj, ku përparësi kanë fëmijët jetimë të ish-ushtarakëve, dhe familjet e ushtarakëve. Një prej këtyre shkollave ka kryer edhe “Ariu i Luftës”, Norman Shvarckof, deri sa shkoi në Uest Point . Në shenjë respekti pse Shvarckof pat kryer shkollën e mesme ushtarake në Francë, ndaj dhe Legjoni i Huaj Frances, menjëherë pas mbarimit të Luftës së Gjirit kundër Irakut e ftoi në një ceremoni të jashtëzakonshme dhe i dorzuan titullin e nderit “Kapural”, i pari dhe i vetmi amerikan i nderuar me një titull të tillë nga Legjioni Frances . Është vendi ta theksojmë se Liceu Ushtarak në Sarthe mban sot e gjithë ditën emërin që i pat vënë Napoleoni qysh në 24 mars1808, pavarësisht se është krijuar prej vitit 1604: “Prytane Natonal Militaire”, duke iu referuar liceut klasik grek Prytaine, një institucion ekskluziv që përbënte zemrën politike dhe fetare të qyteteve-shtet të Greqisë antike, ku pat filluar mësimet Aleksandri i Madh në vitin 367 p.e.r në shkollën e filozofit të madh, Platonit . Studentët që bëjnë pjesë në këta lice thirren “brutions”, si referim klasik i rajonit Brutium, në Romën e Lashtë, banorët e të cilit dalloheshin për ashpërsinë dhe shpirtin e tyre luftarak . Në këto shkolla franceze kadetët pranohen qysh në moshën 10 vjeçare.
Anglia ka një veçori, i ka në dy varjante. Një varjant është ai që i merr në moshën 16 deri 18 vjeç, dhe quhet kolegji “Ëelbeck” dhe ka dy të tillë, themeluar prej vitit 1953 dhe për të dy vitet çdo kolegj ka 150 studentë, duke pranuar çdo vit 50 studentë në shtator dhe 25 në janar. Bëjnë vetëm përgatitje ushtarake dhe përgatiten si oficerë teknikë. Këtë lloj kolegji e kanë edhe SHBA. Ndërsa shkolla tjetër e mesme quhet “Duke of Yorks Royal Military School”, themeluar në vitin 1803 dhe i pranon nxënësit prej moshës 11 vjeç deri 18 vjeç.
Portogalia e quan “Kolegjio Militare” dhe ndodhet në Lisbonë, i themeluar prej vitit 1803. Në këtë shkollë hyjnë fëmijë prej moshës 10 vjeç deri në 18 vjeç, kur bëhen gati për Akademi Ushtarake dhe Universitet. Nga kjo shkollë kanë dalë 5 presidentë të Portogalisë .
Austria ka një shkollë të mesme ushtarake, themeluar qysh në kohën e të qenit perandori.
Kanadaja ka vetëm një shkollë të mesme ushtarake me emrin “Robert Land Academy”, në Ontario, themeluar në vitin 1917 dhe nxënësit i merr prej klasës së 7-të deri në të 12-ën .
Turqia ka 4 shkolla të mesme ushtarake, ajo “Denis Lisesi”, në Stamboll, themeluar në vitin 1773 dhe e ka katër vjeçare, pasi vitin e parë mësojnë anglisht, ndërsa tre vitet e tjera turqisht. Sholla tjetër është “Bursa Ipyklar Askeri Lisesi”, në Bursa dhe vijon prej vitit 1844. “Kuleli Militare High School”, edhe kjo në Stamboll, themeluar prej vitit 1845, ndërsa “Izmir Maltepe Askeri Lisesi” , në Izmir, është themeluar në vitin 1928.
Rusia diponon 8 shkolla të mesme ushtarake “Suvorov” dhe një për marinën “Nakhimov”, dhe nxënësit i marrin prej moshës 14 vjeç .
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë një veçori nga të gjithë shtetet e lartpërmndura, si në sasi edhe në larmi. Jo vetëm që ka 22 shkolla të tilla në 17 shtete të ShBA, por shkojnë në shumicë edhe vajza, dhe nxënësit merren prej moshës 10 vjeç deri në 17 vjeç. Prej andej shkojnë në Uest Point. Në këto shkolla kanë filluar karjerën ushtarake Xh. Xh. Pershing, D. D. Ajzenhauer , i cili arriti deri President i SHBA si dhe shumë personalitete të tjera të shquara ushtarake dhe politike. Veçori tjetër është se në këto shkolla të mesme, sikundër u shprehëm më lart, pranohen edhe vajza, me të njëjtat kritere si dhe djemtë, dhe që mësojnë në klasa të përbashkëta, stërviten po në klasa të përbashkëta dhe, e veçanta për vajzat është se nuk ua presin flokët deri në maturë, dhe në hyrjet e fjetinave të tyre shkruhet me gërma të mëdha: “Bukuria e juaj nuk qëndron tek flokët, por tek sjellja juaj.”
Në Amerikë, në pragun e konkurimit për në këto shkolla, familjarët që dërgojnë fëmijët pezantohen me njoftimin: Djali ose vajza e juaj që do të pranohet kadet, jeta e tyre do të ndryshojë për mirë. Ata nuk do të mësojnë vetëm disiplinën, regullin dhe punën e strukturuar, ata do të mësojnë të jenë të pavarur dhe të mendojnë për veten e tyre në çfardo rrethane, larg të qenit robot, por do të bëhen individë të ndjeshëm, të cilët do të kujdesen për veten e tyre, për familjet e tyre dhe për kombin amerikan” .
Fillesat e shkollave të mesme ushtarake në SHBA nisin prej vitit 1842, ndërsa ajo më e reja është hapur në vitin 1916. Njëzetedy shkollat e mesme ushtarake ndodhen si më poshtë: Dhjetë shkollat e mesme ushtarake që marrin vetëm djem prej klasës së 7-të deri në të 12-ën, një tjetër i merr prej klasës së 5-të, ndërsa një tjetër prej klasës së 4-t, të cilat ndodhen në: Carlsbad, CA; Camden, SC; Neë Bloomfield, PA; Ëaynesboro, VA; Fork Union, VA; Chatham, VA; Mexico, MO; Gainesville, GA; Anaheim, CA; Salina, KS; Delafield, ËI; Ëayne, PA.
Ndërsa 10 shkollat e tjera të mesme ushtarake që pranojnë djem dhe vajza, prej klasës së 7-të, të 8 dhe të 9-të deri tek e 12-ta, ndodhen në: St. Petersburg, FL; Culver, IN; Melbourne, FL; Hoëe, IN; Ëoodstock, VA; Rosëell, NM; Oak Ridge, NC; Front Royal, VA; San Antonio, TX; Lexington, MO.
Po t’i referohesh objektivave të të gjitha shkollave të mesme ushtarake amerikane, por edhe atyre të vendeve të tjera që përmendëm më lart, rezulton se objektivat i kanë të njëjtë dhe përmblidhen në gjashtë pika:
a) Të bëhen qytetarë të mirë, me dije të thella dhe patriotë.
b) Të zhvillojnë vetëbesimin, lidërshipin dhe përgjegjshmërinë.
c) Të zhvillojnë aftësi të mira në komunikim dhe në të shkruar.
d) Të zhvillojnë dhe t’i japin rëndësi përgatitjes fizike.
e) Të rrisin respektin për rolin e ushtrisë në mbështetje të objektivave kombëtare.
f) Të zhvillojnë aftësitë për të punuar në grup dhe në drejtim të teknikave ushtarake .
Po Shqipëria a ka një traditë të tillë?
“Kur e kaluara pushon së hedhuri dritën e saj mbi të ardhmen, mendja e njeriut endet në errësisrë.” – Tokëvili
Edhe në Shqipëri ekziston tradita e funksionimit të shkollës së mesme ushtarake e tipit klasik-shkencor, e njohur me emrin “Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake – Skëndërbej”, e themeluar prej 28 Marsit 1945 dhe e mbyllur pas 47 vitesh, në Nëntor 1992 , në Tiranë. Fillimisht ajo u quajt “Shkolla e pionerëve ushtarakë”, dhe në vitin 1947 morri emrin e mësipërm. Në vitin 1963 ajo u shndërua në shkollë e mesme e tipit klasik-shkencor-teknik dhe arte, pasi filloi të dërgojë nxënësit e saj në të gjitha shkollat e meme të Tiranës, përfshi edhe Liceun Artisti, përjashtuar mjekësoren. Bashkëkohesit civilë të këtyre kadetëve, në shkollat e të cilëve në Tiranë shkonin Skëndërbegasit e vegjël me uniformën e bukur ushtarake, flasin me respekt dhe nostalgji, duke u shprehur se “skëndërbegasit ne i kishim si pikë orientimi për gjithçka pozitive dhe, veçanërisht për ecurinë në mësime dhe gjallërinë fizike”. Për një shkollë të tillë dhe me këtë emër ëndëronin dikur Rilindasit tanë, e shprehur kjo edhe nga eruditi dhe staticieni Sami Frashëri tek libri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Deri në vitin 1950 në këtë shkollë pranoheshin prej moshës 10 deri 18 vjeç dhe, pas këtij viti filluan të pranoheshin në moshën 14 deri 18 vjeç. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë një president i Shqipërisë, 8 shefa të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë sonë dhe dhjetra ministra të të gjitha lëmive, pa folur për mjekë të shquar, shkrimtarë dhe poetë me emër, pilotë, oficerë marine, inxhinjerë etj, mjeshtra sporti të të gjitha drejtimeve nga më të shquarit në vend, si dhe piktorë e artistë me famë si Mentor Xhemali me plejadën e tij. Janë rreth 200 personalitete shkencore të të gjitha fushave. Nga që në këtë shkollë kultivohej sensi i drejtësisë dhe sinqeriteti, ndaj dhe ka patur 112 të dënuar politikë, midis tyre edhe të pushkatuar si oficeri poet Trifon Xhagjika etj, si në asnjë shkollë tjetër të vendit tonë. Dhe kjo ndodhi sepse skëndërbegasit udhëhiqeshin nga parimi që, po e di të vërtetën thuajë haptas, ndryshe mbetesh gjithmonë një shkurtabiq i mjerueshëm.
Thuajse gjithë gjeneralët që ka sot ushtria shqiptare kanë dalë nga bankat e asaj shkolle. Niveli i përgatitjes së nxënësve të saj ishte i tillë sa në konkurset kombëtare të shkollave të mesme, kjo shkollë merrte pjesë jashtë klasifikimit, pasi mund të zinte pa diskutim vendin e parë me çdo ekip të saj, për mos të folur se gjithë ekipet e të rinjve klubit sportiv “Partizani” dilnin nga kjo shkollë. Nuk mund të quhet rastësi që nga pesë oficerët e Ushtrisë Shqiptare, që shkuan vullnetarë në radhët e UÇK-së, brenda në territorin e Kosovës, para se të angazhohej NATO në atë luftë, katër prej tyre ishin Skëndërbegas. Të gjitha këto fakte që sollëm për vendet e lartpërmendura dhe ish shkollën tonë të mesme ushtarake shpjegojnë pse SHBA, Francë, Itali, Angli e shumë vende të tjera e mbajnë dhe e zhvillojnë me shekuj këtë lloj shkollave ushtarake, e cila është shndëruar në traditë kombëtare dhe, ku ekzistencën e ushtrisë nuk mund ta kuptojnë pa ekzistencën e shkollës së mesme ushtarake. Në vend që kjo traditë të vinte duke u reduktuar, ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta. Madje Italia prej vitit 2009 ka filluar që në shkollat e mesme ushtarake të pranojë edhe vajza. Parë në këtë retrospektivë, do të ishte më shumë se marrëzi që, riaktivizimin e shkollës sonë të mesme ushtarake, dikush ta quaj nostalgji për sistemin shoqëror për kohën që ajo shkollë funksionoi.
Disa konkluzione mbi nevojën e rihapjes së shkolles së mesme ushtarake në kushtetet e shoqerisë sotme demokratike dhe të anëtarësimit në NATO
Përvoja e ime e gjatë ushtarake dhe e kolegëve të mi tregon se në shumicën e tyre (kudo ka përjashtime) oficerat që nuk kishin dalë nga shkolla “Skëndërbej” më mirë dinin të ruheshin që të mos gabonin se sa të ndreqnin gabimet e vartësve apo të kolegëve. Kjo natyrë nuk u jepte atyre as rritje autoriteti dhe as lavdi dhe gjithnjë vepronin nën ndihmën dhe përkrahjen e partisë. Kjo veçori vërehet edhe sot tek kjo kategori oficerësh, të cilët gjithë veprimtarinë e tyre e mbështesin tek ndihma e politikanit që i ka ngritur në detyrë, mirëpo, janë pak ose aspak, të tillët që gëzojnë autoritetin dhe respektin e mjedisit ku drejtojnë. Ndërsa ata oficerë që vinin nga ajo shkollë e mesme mbështeteshin tek aftësitë e tyre dhe në këtë mënyrë e shmangnin urrejtjen e masës së ushtarëve dhe nënoficerëve, por edhe të kolegëve oficerë, sepse punonin me guxim dhe sinqerisht e jo me dinakëri.
Që oficeri të jetë i suksesëshëm në jetë, sidomos sot që oficerat tanë shkojnë e do të shkojnë në misione ndërkombëtare, ai duhet të dijë të sillet sa dinjitoz edhe njerëzist edhe ashpër kur t’ia lypë nevoja. Por edhe kur të sillet ashpër përsëri të gëzojë respektin e kolegëve të ushtrive të tjera. Këto cilësi oficeri i fiton vetëm kur maturohet karakteri i tij, e cila është periudha e adoleshencës, shkolla e mesme. Vetëm në atë lloj shkolle, “oficeri arrin të jetë dhelpër që të njohi kurthet, luan që të trembi ujqit” , sikundër shprehet Makiaveli. Prandaj duhet që ta kemi edhe shkollën e mesme ushtarake, Së pari, për të trashëguar dhe për të ngritur në një nivel gjithnjë e më lart vlerat e pakthyeshme që duhen mbrojtur, sidomos në momente të caktuara historike, ku eklipsi i “besimeve” tradicionale ndodh që ushqen forma relativizmi shpesh në kundërshtim me të mirën e përbashkët. Dhe një moment i tillë ndodhi në fillim të viteve ’90, kur në Shqipëri ndryshoi sistemi ynë shoqëror. Ishin oficerat e dalë nga ajo shkollë e mesme ushtarake, të cilët e mbajtën ushtrinë në kazerma. Madje, kur Shkolla e Bashkuar e Oficerave u urdhërua që të shkonte për të sheshuar revoltën e universitarëve, ishin studentët skëndërbegas ata që refuzuan menjëherë me rebelim dhe nuk lanë as shokët e tjerë të shkonin kundër kolegëve universitarë. Së dyti, kjo shkollë, duke qënë se udhëhiqet nga motoja: “Për ushtrinë dhe jetën”, ajo qysh në momentin që kandidati arrin të kalojë në konkursin e pranimit, që në atë moment ai i përgjigjet një lloj identiteti preçiz: atë të një personi që, edhe pse ende i pamaturuar intelektualisht, të jetë i udhëhequr nga motive të thella, para së gjithash ai i vendosjes në shërbim të Atdheut, dhe në mënyrë jo direkte në shërbim të idealeve mbi të cilat është bazuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe që Shqipëria është e detyruar të pranojë në arenën ndërkombëtare. Së treti, duke qenë se ato shkolla ushëhiqen nga motua: Për ushtrinë dhe jetën, ajo shkollë nuk i përgatit nxënësit vetëm në funksion të nevojave kolektive, por edhe në atë të funksionimit të karakterit të tyre, me një profesionalitet të tillë që të jenë në gjendje jo vetëm të ndërmarrin me sukses rrugën e akadmive ushtarake, por edhe në alternativën të hyjnë në shoqëri me një bagazh principesh dhe njohurish teknike që do t’i ndihmojë të ndërtojnë të ardhmen e tyre jo vetëm në ushtri por edhe jashtë saj, duke qenë model për shoqërinë. Nën këtë profil, shkolla e mesme e formimit ushtarak nuk përbën “një botë më vete”, por ajo do të qëndrojë e karakterizuar nga vlerat e saj të çmuara dhe nga kultura e tyre e rrënjosur në traditën historike; jo vetëm kaq, por ajo shkollë do të prezantojë një shembull të qartë se si bota ushtarake mund të afrohet dhe të integrohet në shoqëri përmes përhapjes së një kulture moderne. Së katërti, sot distanca midis shoqërisë dhe institucioneve të mbrojtjes ka tendenca edhe më progresive të shkurtimit, duke na afruar një skenar të ri për kulturën tonë kolektive. Probleme dhe vlera që janë emërgjente në trupin tonë social, historia ka treguar se gjenden dhe shfaqen edhe në kuadrot e dala nga shkolla jonë e mesme ushtarake e dikurshme.
Cilat janë vlerat e shkollës së mesme ushtarake?
“Arsimimi, pa e pasur zemrën dhe shpirtin e arsimuar është edhe kjo një farë shkolle me dituri, por pa ndërgjegje.” A. Shopenhauer
Para disa vitesh u eksperimentua në Tiranë hapja dhe funksionimi i Universitetit Ushtarak “Skëndërbej”. Pavarësisht se ajo u shfaq si një risi shpresëdhënëse, koha vërtetoi se nuk pati jetëgjatësi. Natyrshëm lind pyetja: Pse nuk pati jetëgjatësi Universiteti Ushtarak? Shumëkush mund të reshtojë një sërë argumentash, madje edhe mund të të bindi me ato, por kryesoja është se ideuesit e atij Universiteti e filluan ndërtimin e “shtëpisë” nga çatia dhe jo nga themelet. Formimi, apo thënë ndryshe, maturimi i të riut përfundon në moshën 18 vjeçare. Kushdo mund të bindet për këtë po të kalojë në kujtesë historinë e profesionit përkatës se, elitat kanë lindur dhe lindin kryesisht në shkollat e mesme profesionale, të çdo lloj lëmije në jetë. Kështu që, shumica e atyre që regjistroheshin në Universitëtin Ushtakak “Skëndërbej” vinin në plan të parë interesin fitimprurës për jetën, e shihnin atë si varjantin e fundit për arsimim të lartë. Si të tillë ata i dhanë vetes më shumë liri se sa lejon disiplina ushtarake në shkollat ushtarake, sepse në atë moshë e kishin të vështirë të përballonin disiplinën ushtarake në kushtet e të mësuarit universitar; kjo edhe nga që u mungonte ndjenja e kolektivitetit, e cila nuk mund të fitohet në shkollat e mesme civile, ndaj dhe universiteti iu përshtat disiplinës së tyre dhe, jo ata disiplinës që kërkon dhe duhet të ketë shkolla ushtarake. Mirëpo, përvoja e historisë ushtarake botërore tregon se, kuadro të tilla bëhen trima ndaj miqve, të dobët ndaj armiqve; nuk frigohen nga Zoti, por s’kanë besim tek shoku. Shkaku është se të tillë oficerë, të dalë nga universitete ushtarake, pa u mësuar dhe kalitur gjatë adoleshencës me disiplinën ushtarake dhe ndjenjën altruiste të ushtarakut, nuk kanë ndonjë dashuri apo shkak tjetër që ta mbajë në ushtri, veç pagës, e cila nuk mjafton që ai kuadër të pranojë të sakrifikoi deri në vdekje për Atdheun; aq më tepër kur ata universitarë nuk vijnë as nga familje ushtarakësh. Me qejf ata duan të jenë oficerë të ushtrisë shqiptare, sidomos sot që jemi edhe pjestarë të NATO-s dhe u jepet mundësia të përfeksionohen jashtë shtetit, por ama deri sa të mos shkojnë në luftë; mirëpo, porsa të shkojë në vendin ku luftohet dhe porsa të krisë mitralozi dhe avjoni, mezi presin që ose t’i largojnë ose t’ua mbathin këmbëve. Që të kemi ushtri të mirë, duhet të kemi oficerë me vlera të veçanta të mira, të cilat fitohen në maksimumin e mundshëm në shkollat e mesme ushtarake, në periudhën e adoleshencës. Dhe ato vlera janë :
1) Aftësia e punës në grup: bashkpunimi, konkurnca, aftësia për të reaguar me dhe për shokët, kuptimi i nevojave të të tjerëve;
2) Duke bërë jetë grupi të pandërprerë gjatë katër viteve konsolidohen virtyte, të cilët e bëjnë njeriun më të fortë shpirtërisht: ndershmëria, respekti, lojaliteti, besimi në forcat e veta, etika dhe sensi i drejtësisë, të cilat duhet të jenë vlerat formuese për çdo kuadër në shërbim të shoqërisë;
3) Përveç motivimeve që mësohen në shkollat simotra civile, në shkollën e mesme ushtarake kemi edhe një formim kompleks fizik të nxënësit, etik dhe civil; ajo shkollë përmes kësaj veçoriejep mësimet bazë për t’u bërë qytetar ekzemplar, “një produkt i përpunuar” që nuk do të ketë të sharë;
4) Në atë shkollë do të jetojë një përvojë të mahnitëshme formuese, që do t’i mundësojë të fitojë çdo lloj sfide, qoftë nëse zgjedh karjerën ushtarake apo profesion civil. E edukon nxënësin për t’i bërë ballë çdo lloj mundimi të jashtëzakonshëm, urren çdo lloj “gjelle” delikate dhe çdo butësi tjetër, të cilat e bëjnë ta duan të gjithë ushtarët, sepse mendon më shumë për repartin se sa për vete, në çdo veprim ai kqyr dobinë e repartit dhe jo dobinë e tij.
Si arrihet të përfitohen këto veti vetëm në këtë lloj shkolle?
Sepse oficeri, duke u bërë ushtar qysh në adoleshencën e tij, ai mendon se është shteti i atëdheut të tij ai që e bëri të tillë, që e bëri intelektual, që e bëri të respektuar, që i dha mundësinë të tregonte aftësitë e tij të lindura, që i krijoi bindjen se ai nuk mund të qëndrojë jashtë ushtrisë, që e mbushi me nderime dhe të mos kërkojë nderime të tjera. Duke patur të tillë edukim dhe bindje, ndaj dhe ata e duan me kokë njëri-tjetrin dhe kanë besim tek njeri-tjetri. Si rjedhojë, kjo lloj shkolle i përgatit shoqërisë qytetarë të rinj, qytetarë model. Duke qenë të paisur me të tilla veti, tek oficerat e dalë nga kjo shkollë thyhet çdo lloj opinioni para dashurisë për atdheun, kudo që ata të shërbejnë dhe në çdo pozitë që do të ndodhen.
Si e tillë, krahasuar me paralelet e sotme civile, kjo lloj shkolle bëhet model për shoqërinë, në çdo drejtim, pasi ajo ka për qëllim të formojë të rinj të përgjegjëshëm, të kompletuar me instrumenta të forta kulturore dhe sociale. Duke qenë se kjo lloj shkolle, përveç procesit mësimor, ka në programin e saj 24 orësh aktivitete të shumëllojshme kulturore-sportive dhe stërvitje, duke zhvilluar tek nxënësit shpirtin e grupit, i cili nxit vlerat e solidaritetit, të miqësisë dhe të konkurimit të drejtë. Mirëpo kjo hierarki vlerash i nevoitet edhe organizmave humane më kompleks siç është shoqëria, por edhe qelizave që përbëjnë këtë shoqëri. Po t’i shohim mirë vlerat e botës ushtarake përputhen shumë mirë me ato të kompanive serioze private: korrektësia, respekti, ndershmëria, disiplina, besnikëria, pavarësishtë se me një diferencë në “dozë” përfundojnë me marrjen e hapësirës së duhur, si në botën e parë edhe në të dytën.
Mbi të gjitha në ato shkolla mësohet energjia e kolektivit, një energji, e cila nuk duhet të ngatërrohet me thjeshtë shoqërinë e grupit. Ata oficerë që kanë dalë nga këto shkolla kanë treguar se janë të aftë që të arrijnë të përfitojnë ato rezultate që individualitetet e vetme nuk do të ishin në gjendje të vijonin vetëm. Kjo ndodh sepse në ato shkolla zhvillohet qysh në adoleshencë ndjenja e fuqishme e përgjegjësisë, që i bashkangjitet një shpirti të sakrificës dhe një bujarie ndaj të tjerëve. Këto përbëjnë vlerat më të çmuara për këta nxënës. Në këtë mënyrë, të studjuarit bashkë me të mësuarit bëhet jo vetëm burim i vërtetë i dijes, por edhe një faktor i rëndësishëm i rritjes morale dhe i intelektit të secilit veç e veç.
Si mendohet të jetë shkolla jonë e mesme ushtarake?
Edhe shteti ynë ka përvojën e vet për ngritjen dhe funksionimin e shkollës së mesme ushtarake, kështu që nuk fillohet nga zero. Bazuar në atë përvojë, por edhe në përvojën e shkollave të ngjashme në vendet që përmendëm më lart, shkolla e mesme ushtarake e jona është e arsyeshme të jetë një Shkollë e Mesme e Përgjithëshme Klasike Shkencore, të jetë pjesë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes e Ushtrisë sonë dhe komandanti i saj, (ai edhe drejtor), të jetë kolonel.
Pranimet në atë shkollë të jenë nxënës që kanë mbaruar shkollën 9-vjeçare, por edhe nxënës që mund të kenë kryer një vit shkollë të mesme dhe që i kanë kompletuar kërkesat për shkollë të mesme ushtarake klasike dhe shkencore. Do të ishte më se e arsyeshme që pranimi në këtë shkollë të bëhet vetëm përmes konkursit, i cili të konsistoi: test mjekësor, test psikopërgatitor, test atletik dhe provim kulturor mbi lëndët, të cilat do të jenë objekt të dy viteve të para të shkollës. Në rast se do të ketë kërkesa familjarësh për të sjellë fëmijët e tyre në këtë shkollë, por kontigjenti i planifikuar nga buxheti ushtrisë është plotësuar, ata mund të pranohen (gjithnjë me konkurs), por me pagesën e familjes. Bazuar edhe në përvojën aktuale, në këtë shkollë nuk do të ishte gabim që të pranohen edhe vajza, por jo si në rastin kur ato vinin në “Shkollën e Bashkuar të Oficerave”, me klasë më vete, por sëbashku me djemtë, sikundër është edhe përvoja amerikane. Në rast se edhe Ministria e Brendëshme si dhe Shërbimi Inteligjent do të dëshirojnë që të marrin kontigjente të ardhëshme nga kjo shkollë, kuptohet që do të financojnë për atë sasi nxënësish që parashikojnë të marrin. Po kështu edhe për Ministrinë e Jashtme. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia që në këtë shkollë të konkurojnë edhe nxënës nga Kosova, qoftë me shpenzime familjare por edhe me bursa nga Ministria e Mbrojtjes (Qeveri) e Kosovës. Por kjo mund të bëjë që edhe familje shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, Preshevë, por edhe nga familjet në emigracion dhe diasporë, pasi do të jetë një nga shkollat më cilësore, e që që do të krijoi besimin tek çdo familje shqiptare se, fëmija do t’i bëhet jo vetëm i kompletuar me dije dhe i aftë të ndjekë çdo fakultet në çdo universitet të vendit dhe jashtë tij, por në radhë të parë do të formohet si qytetar tepër i edukuar dhe i moralëshëm, i dobishëm për vete, familjen dhe shoqërinë. Pra, ajo do të shndërohet në shkollën më të lakmuar për shqiptarët. Në këtë mënyrë, dashje pa dashje, ajo do të shndërohet në shkollë kombëtare dhe e vetmia e atij lloji. Kjo do të bente që edhe numuri i nxënësve të vijë gjithnjë duke u rritur, gjë që do të kompesonte edhe shpenzimet e shtetit.
Duke qenë se kemi përvojë pozitive në drejtim të të qenit shkollë e mesme klasike-shkencore-politeknike, dhe duke qenë se ende nëpër repartet e ushtrisë ekziston bazë e bollshme materiale jo vetëm për kabinete mësimore (çdo klas të jetë edhe kabinet), por edhe për ofiçina dhe laboratorë për të përgatitur teknikë të mesëm të çdo profesioni të nevojshëm për ushtrinë, dhe nxënësit e këtyre klasave mund të dalin qysh në fillim nënoficera pas maturimit dhe të shërbejnë në ushtri si teknikë, por edhe në jetë civile.
Shkolla e jonë mendojmë të jetë katër vjeçare, me qëllim që viti i parë të jetë për të mësuar në përfeksion gjuhën Angleze me mësues anglishtfolës, paralel me gjuhën shqipe, me synim që një ose dy lëndë në secilin vit pasardhës të zhvillohen në atë gjuhë, sikundër është përvoja turke. Përveç lëndëve shkollore të përgjithëshme që zhvillohen në gjimnazet e tjera, të përfshihet edhe një kurs formimi i karjerës ushtarake, ku formacionit sportiv t’i jepet rëndësi e veçantë. Cikli i studimit të përfundoi me marrjen e diplomës së pjekurisë. Pranimi i pedagogëve të bëhet me konkurs nga vet komanda e shkollës, sipas një programi të paracaktuar dhe me vlerësim kompjuterik, njësoj si dhe për nxënësit, me qëllim që të eleminohet subjektiviteti. I vetmi kusht për pedagogët që do të konkurojnë për në këtë shkollë të jenë aktualisht duke dhënë mësim në shkollat e mesme civile jo më pak se dy vjet ose edhe më shumë.
Që nxënësit të përgatiten me durimin larg familjes (sikundër është vepruar edhe me Aleksandrin e Madh) dhe të forcojnë gjithnjë e më shumë dashurinë për shokun, duhet që të shkojnë sa më rallë pranë familjes; shkuarja pranë saj të jetë një lloj shpërblimi për ata që janë të shkëlqyer në mësime. Në këtë drejtim kanë më shumë përvojë shkollat italiane, franceze dhe ato angleze.
Pas marrjes së diplomës nxënësi mund të vijojë përgatitjen ushtarake duke bërë kërkesë për pranim në Akademinë Ushtarake të Trupës në Shqipëri ose edhe për në akademitë përkatëse të vendeve antare të NATO-s që na afrojnë bursa ose të drejta studimi me shpenzimet e shtetit tonë, duke i paraprirë edhe me një kontratë të veçantë. Në këtë rast, akademia në të cilën ata pranohen u garanton disa lehtësi pranimi në raport me ata që vinë nga jeta civile, sikundër mund të jetë rezervimi i vendet pa konkurs, etj.
Përveç kësaj, sipas disa përcaktimeve rigoroze, një pjesë e të diplomuarve do të shkojnë në Universitetin Shtetëror Shqiptar për t;u përgatitur specialist të lartë për nevojat e ushtrisë, sipas planifikimit të saj, por me një kontratë ligjor të detyrueshme që pas diplomimit të shërbejnë në ushtri një periudhë të caktuar, dhe atje ku ka nevojë ushtria. Kështu, nevojat e ushtrisë për oficerë të armëve dhe shërbimeve të ndryshme, si p.sh. për mjekë, diplomatë, inxhinjerë, ekonomistë etj., kontigjentet të merren mundësisht vetëm nga kjo shkollë për çdo vit, ndërsa kontigjentet për pilotë dhe oficera marine të përzgjidhen vetëm nga kjo shkollë.
Në rastin tjetër, ata që e kanë kryer shkollën me shpenzimet e familjes, kuptohet që janë të lirë të vendosin të shkojnë në shkolla civile apo akademitë ushtarake. Në rastin kur plotësojnë të gjitha kushtet për të përfituar bursën nga shteti dhe dëshirojnë të shërbejnë në ushtri, shpenzimet do të ishte e arsyeshme t’ua përballonte shteti. Në rastin kur ata nuk dëshirojnë të shërbejnë në ushtri, janë të lirë të shkojnë ku të dëshirojnë.
Mund të ndodhë që nxënësi, i cili është maturuar me shpenzimet e shtetit, por që nuk dëshiron të qëndrojë në ushtri, ai mund të lejohet, por vijimin e studimeve të mëtejshme e kryen me shpenzimet e veta. Kjo duhet të parashikohet në kontratë qysh në ditën e pranimit të tij si kadet dhe, që mos të bëhet rrugë ky lloj largimi, mund të parashikohen detyrime financiare për familjen apo për vet personin, pasi ai të dalë në jetë, duke ia llogaritur shpenzimet katërvjeçare si një lloj kredie bankare. Në këtë drejtim mund të ketë edhe kundërshtime, por po ta shikojmë në aspektin e gjerë të interesit të përgjithëshëm, përsëri shoqëria jonë ka përfitim, sepse ai do të jetë kuadër i lartë, i cili kudo që do të punojë nesër, në shtet apo në privat, ai do të reflektoi vetitë e qytetarit model dhe do të jetë një një lloj “reklame” për shkollën tonë dhe ushtrinë tonë.
Mund të ndodhi që, nisur nga nevoja të ndryshme, një pjesë e maturantëve të kërkojnë të marrin pagesë me të mbaruar shkollën, duke kaluar në Akademinë e Nënoficerave ose në atë të Policisë, menjëherë me pagesë. Kjo mund të jetë një prej alternativave të njohura dhe, duke qenë se ata janë maturantë të kësaj shkolle pranohen në ato akademi pa iu nënshtruar testeve të konkurimit si dhe, kur ta kryejnë atë akademi, mund të marrin një ose dy grada më lart se kolegët e tyre nënoficerë që vijnë nga shkollat e mesme civile.
Meqenëse ish fushimet ushtarake të ushtrisë, ai dimëror në Feken të Martaneshit dhe ai në Karpen të Kavajës, por edhe ai në Voskopojë, do të ishte e arsyeshme që të shfrytëzoheshin gjatë vitit mësimor nga Shkolla e Mesme Ushtarake, ku të zhvillohet program i veçantë si, teori e praktikë armësh, regullore ushtarake, qitje me të gjitha llojet e armëve të këmbsorisë, ngjitje alpinistike, not, skijim etj aktivitete sportive që i përkasin ushtrisë.
A ka kosto të lartë hapja dhe mbajtja e shkollës së mesme ushtarake?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjej le t’i drejtohemi pasqyrës së më poshtme.
Pasqyra e Shpenzimeve Vjetore Mesatare për 1 (një) Nxënës dhe 1 (një) PR-1


Shënim: Shpenzimet për një ish nxënës janë llogaritur mbi bazën e çmimeve fikse të vitit 1992 të ish shkollës së mesme ushtarake dhe jo të liberlizuara; ndërsa çmimet e kollonës së dytë për një student, janë marrë mbi bazën e shpenzimeve të bëra për një student të Universitetit Ushtarak “Skëndërbej” për vitin 2009.
Sikundër shihet nga pasqyra e mësipërme shpenzimet vjetore për një nxënës të shkollës së mesm ushtarake, që ne propozojmë, janë 139 931 Lekë më shumë se shpenzimet e sotme vjetore për një Ushtar Profesionist, ose 1,3 herë më shumë.Bazuar në këtë diferencë mund të themi se 100 nxënës së shkollës së mesme i shpenzojnë shtetit sa shpenzojnë 130 ushtarë profesionistë, gjë që, po të kemi parasysh devotshmërinë e nxënësve ushtarakë, nuk kemi ndonjë diferencë të madhe. Mirëpo, në rast se do të pranojmë që të pranohen edhe nxënës mbi numurin e mundëshëm të përballuar nga shteti, duke paguar vetë familja, kuptohet që shpenzimet për shkollën do të vinë duke u ulur gradualisht, pasi familjes që do kërkoi ta sjelli fëmijën në këtë shkollë do t’i kërkohet një shumë edhe më e lartë se kostua reale. Sa më shumë nxënës të pranohen me shpenzimet e familjeve të tyre, aq më shumë do të ulen shpenzimet për shtetin për mbajtjen e shkollës. Së dyti, duke qënë se nxënësit e kësaj shkolle do të jenë të grumbulluar dhe të organizuar gjatë çdo ore të vitit, kuptohet që i ke një forcë rezervë jo vetëm të gatshme, por edhe më cilësore se një efektiv i njëjtë me ushtarë profesionistë, dhe më të devotshëm në të gjitha drejtimet. Duke qenë se ky është një realitet i pakundërshtueshëm, shteti ynë le t’i llogarisi nxënësit e kësaj shkolle në numurin e përgjithëshëm të ushtarëve profesionistë që duhet të ketë ushtria e jonë, dhe kështu shpenzimet që do të bënte shteti nuk i kalojnë caqet e shpenzimeve të planifikuara për mbrojtjen, edhe nëse hapet dhe funksionon shkolla e mesme ushtarake.
Përfundime
Me këtë shkrim nuk kemi për qëllim të ndërtojmë një teori të re, por një riaktivizim i një tradite kombëtare, traditë e ngjashme me shumë shtete Euroatllantike. Kuptohet që kjo detyrë i takon shoqërisë tonë të sotme, duke mësuar nga tradita perndimore, e cila e ruan me fanatizëm të mirën historike të saj. Që të kemi edhe ne një ushtri sa më të denjë, që të qëndrojë krah për krah me ushtritë e aleatëve tanë, duhet të kemi oficera të niveleve të tyre, në të gjitha drejtimet. Dhe kjo nuk arrihet kollaj. Do vite. Mos funksionimi i shkollës së mesme ushtarake është njësoj sikur t’i thuash ushtrisë: prit, mos u rrit! Prandaj ka ardhur momenti që sistemit tonë arsimor ushtarak t’i japim atë që i mungon, themelin beton-arme: patriotizmin e lartë. Dhe ky lloj atdhetarizmi gjendet tek shkolla e mesme ushtarake.
Duhet ndërtuar kjo shkollë që ndjenja e dinjitetit ta shoqërojë ushtarakun tonë çdo ditë, çdo moment, në mënyrë që ata të mos ndihen më poshtë në çdo drejtim me kolegët e tyre të ushtrve të tjera të NATO-s. “Të turpërosh atdheun tënd, është njëlloj sikur ta tradhëtosh atë”, thotë Viktor Hygo. Është kjo shkollë që e ngren në nivelin më të lartë dashurinë për dije dhe për shokun, për ushtarin, për repartin, për popullin tënd, këtë dhuratë fisnike të shpirtit, e cila duhet të kultivohet prej viteve të fëminisë, para krijimit të dashurive të tjera për interesa të tjera të përcaktuara dhe me qëllime të tjera të veçanta, të cilat është vështirë të zëvëndësohen pas moshës 18 – 19 veçare.


Ish korpusi kryesor i klasave të shkollës, foto e v.1991.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...