Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/23

SAGA E BUÇPAPAJVE

SAGA E BUÇPAPAJVE
(Rrëfim për pjesëtarët e kësaj familjeje- poetë, gazetarë, studiues, humoristë, muzikantë nga fshati Tpla i Tropojës)

Nga Skifter Këlliçi, Boston, SHBA

Prolog
Në një nga poezitë e tij të mahnitshme Kadareja shkruan kështu:
Poezi,/Udhën tek unë si e gjete?/Mamaja ime shqipen mirë s’e di,/Letrat si Aragoni i shkruan pa pikë ,pa presje,/Babai u end në rini në të tjera dete./Por ti erdhe,/Duke ecur nëpër kalldrëmin e qytetit tim të gurtë e të qetë,/Trokite drojtur në shtëpinë trikatëshe,/Nr. 16…”

Qindra kilometra më në veri të Shqipërisë, jo më një qytet malor, ngritur mbi shkëmbinj, si Gjirokastra,të cilit ky shkrimtar gjenial i ka kushtuar romanin “Kronikë në gur”, i denjë për të fituar çmimin “Nobel’,por në një fshat të quajtur Tpla, ngritur në një pllajë, të cilin një kodër e ndan nga lumi Valbonë dhe një kodër tjetër nga lumi Drin, poezia nuk erdhi në një shtëpi nga larg, por u gjet atje, e ruajtur nga disa breza, i mëkoi ata dhe u përcoll aq e freskët aq kumbues prej tyre te brezat e sotëm që mbajnë mbiemrin Buçpapaj…

Prindët e Buçpapajve
Bubrreci, stërgjyshi i kësaj familjeje kishte studiuar për teologji, por nuk ishtë bërë hoxhë. Si adhurues i dijeve kishte grumbulluar libra dhe kishte krijuar bibliotekën më të pasur të atyre anëve. Dashurinë për ta ia kishte shtënë edhe të birit, Mehmetit, që duke u marrë me tregti, shkonte shpesh në Shkodrën me tradita të lashta, ku ishte njohur me njerëz të ditur, duke përfshirë edhe Fishtën.
Në vitet ’60, ndërsa fëmijët e tij rriteshin, Mehmeti u lexonte atyre pjesë të eposit të kreshnikëve.
Vargjet të tilla si këto drejtuar balozit:
”M’ke lypë motrën para se mejdanin, /M’ke lypë berrat, para se cobanin, /..E jam derdhë n’kët lok për me t’kallzue/Se ne t’parët nji kanu na kanë lanë”/’…kurrë balozit motrën mos me I dhanë, /Për pa u pre n’at fushën e mejdanit’./Por shtrëngohu, baloz, se t’ka ardhë dita, /Se ktu i thonë Gjergj Elez Ali..”,
Ose për bukurinë e vashës së quajtur Tanushë:
”E ka qerpikun si krahu i dallndyshes, /Ftyra e saj skuqet si molla n’degë, /Goja e vogël si lule që shpërthen, /Dhambët e bardhë si gurëzit e lumit, /Fill pas shiut kur po i shndrit dielli…”. Pra vargje të tilla i mahnitnin Bucpapajt e vegjël, Skënderin, Mujën e pastaj me radhë Flamurin, Ilirin, Ukzenelin për të cilët do të tregoj. Jo vetëm kaq.
Në vazhdën e vargjeve të eposit të kreshnikëve dhe poezisë gojore që këndonte nëna tyre, Gjyla, rritur në Gjakovë, në një familje me tradita atdhetare, mbledhëse e folklorit, e cila dinte përmendësh mijëra vargje, artiste e lindur dhe me zë si soprano, siç kujtojnë fëmijët e mësipërm, dhe me bukuritë natyrorë të viseve të vendlindje, me livadhet që stoliseshin nga ngjyrat larushitëse të pranverës dhe vjeshtës, si Livadhi i Shqerrave, Livadhi i Gjatë, Livadhi i Arrës së Butë, ku përcilleshin dhe merreshin nuset, ku zhvilloheshin edhe gara me kuaj dhe qitje me pushkë, me bjeshkët në dy vargje kryesore alpine, në kufi me Dukagjinin, Gucinë dhe Plavën, që, siç i përshkruan Skënder Buçpapaj:”.. më kanë mbrujtur me ndjesi….që fshatin Tpla, ta quaj edhe kudo ku kam banuar më vonë, si në atdhe, edhe larg tij, si një planet të vogël dhe të magjishëm”.
Edhe këto bukuri të natyrës së vendlindjes së tyre ushqyen vetëdijen e Buçpapajtve e vegjël, si Skënderi, Muja, Flamuri, Iliri, Ukzeneli që janë sot sot janë figura të e shquara në fushën e poezisë, gazetarisë, publicistikës dhe kritikës letrare shqiptare. Një sagë e vërtetë!…
Ne krenohemi me vëllezërit Frashëri, Abdylin, Samiun Naimin, atdhetarë, shkencëtarë, shkrimtarë… Në fushën e letërsisë në vazhdën e tyre është krijuar tashmë një traditë familjare: Me Risto Siliqin, të birin Llazarin, me Qemal dhe Veli Stafën, vëllezër, që ndonëse u ndanë shumë të rinj nga kjo jetë, kanë lënë gjurmë në letërsi, me Sterjo Spasen dhe të birin e tij, Ilindenin, me Jakov Xoxën dhe të birin Arbenin, me Kiço Blushini dhe birin Benin…
Por ja që në familjen Buçpapaj të tillë janë tetë, po të përfshijmë edhe bashkëshorten e Skënderit, Elidën, edhe ajo poete gazetare dhe publiciste e njohur, për të cilët do të tregoj një herë tjetër…Dhe janë ende relativisht të rinj…Pra, kanë ende shumë për të thënë.

Muja
muje bucpapajAtë paradite shkurti të vitit 1991, kur po futesha në zyrat e gazetës “RD”, ndesha me një djalë të ri të qeshur, që zuri të më rrëfente ngohtëssht sikur të njiheshim prej kohësh, se që i vogël kishte lexuar libra nga të mitë si dhe kishte dëgjuar zërin tim gjatë transmetimeve sportive radiotelevizive. Ky ishte Mujë Buçpapaj, student i vitit të fundit të për letërsi në UT.
Ishte hera e dytë që njihesha me një të ri me këtë mbiemër. I pari kishte qenë Skënderi, aso kohë gazetar, kritik dhe poet. Dhe u habita edhe më shumë kur ai më tha se atë e kishte vëlla. Më mars të vitit 2011 gjatë promovimit të një vëllimi poetik në një nga sallat e hotel “Tiranës”, pata rast të bisedoj më gjatë për veprimtarinë e Mujës, për të cilën kisha lexuar në shtypin shqiptar dhe të diasporës në internet:
Pas mbarimit të studimeve të larta- bashkëthemelues dhe bashkëpunëtor i “RD”-së, e para gazetë antikomuniste në Shqipëri, (janar 1991); në korrik 1992 bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë… Më 20 gusht 1997 viktimë e një atentati me kallashnikov në qendër të Tiranës, në shenjë hakmarrjeje politike, për shkak të punës së tij si gazetar, që solli plagosjen e rëndë në këmbë… Pastaj komentator i gazetës kombëtare “Bota Sot”, që botohet në Kosovë, Zvicër, Gjermani SHBA…Qershor 2001 bashkëthemeluesi Radios “Nacional”…Nga viti 2003 -2005 anëtar i Bordit të Mediave pranë KQZ…Më 2005 drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori…Nga viti 2008, bashkëpunëtor i gazetës kombëtare javore letraro-kulturore, ”NacionaL”, e vetmja e këtij lloji që botohet në Tiranë dhe shpërndahet në Kosovë, Maqedoni, dhe Trevat shqiptare në Malin e Zi…
Dhe gjatë kësaj periudhe edhe specializime në SHBA dhe Francë dhe nga institucione ndërkombëtare në Tiranë, për të ardhur te studimet letrare pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Albanologjike.
Pastaj biseda kalon të prindërit, për të cilët shpreh mirënjohjen më të thellë, për shtytjen që i kanë dhënë atij dhe Buçpapajve të tjerë. Vranohet kur kujton babë Mehmetin, atë mjeshtër të rrallë të gdhendjes në dru, kur vë vitin 1967, kur ai nuk ishte veçse 6 vjeç, të ndikuar nga i ashtuquajturi Revolucion Kulturor Kinez, komunistët e fshatit i sekuestruan dhe i dogjën shumë libra, gjoja si të verdhë, atij që vlerësonte jo vetëm poetë si Fishtën, por edhe Kadarenë dhe kolosë të tjerë të letërsisë botërore, atij që e kishte nxitur atë dhe fëmijët e tjerë të shkruanin…
Vijmë kështu në krijimtarinë letrare të Mujës dhe mes vëllimeve poetike i përmend edhe vëllimin “Fitorja e padukshme”, që është botuar edhe në anglisht nën titullin “The Invisible Victory”(2009), përkthyes Claude C. Freeman, i cili cilësohet nga Shoqata e Përkthyesve Amërikanë dhe Shoqata e Bibliotekave Amerikane, si libri më i mirë i atij viti, i botuar në anglisht nga gjuhët e tjera dhe u është rekomanduar edhe studentëve të universiteteve amerikane për lexim. Dhe më 2010 revista amerikane “Translation Revue”, që botohet nga Universiteti i Teksasit e cilësoi si vëllimin poetik më të mirë të vitit 2010.
Më 2012 vëllimi poetik “Fitorja e padukshme”fitoi gjithashtu cmimin si libri më i mirë që qarkullon nga Organizata Ndërkombëtare Kulturore “Kafeja e ideve”, në Salaminë të Athinës, për ndihmesën për të krijuar një shkollë të re poetike, me origjinalitetin e ndërtimit të vargjeve dhe përshkrimin e përvojave të vështira…
Ja disa vargje të nxjerra nga poezia “Portreti i erës”:
“Nën zinë e katundit, /Vit pas viti pret verën mbi fushë, /Nëna ime./Sipër kësaj bote, në cep të fshati, /Të lagur nga kënetat..”…
….dhe nga poezia “Fitorja e padukshme”:
Kish mbetur vetmia e fushës, /Në fletë të misrit të pjeku, /Të duarve të fëmijëve, /Të lagjes së së përbaltur…/Nëpër kënetë avujt e diellit të mjegullt, / Shkriheshin në erë shkurresh…”
Jo vetëm kaq; më 2006 disa nga poezitë e tij përfshihen në antologjinë e poezisë bashkëkohore ballkanike, botim i Shoqatës së Botuesve Grekë, (Edesa, Greqi).Meqë jemi te përkthimet, po atë vit është bashkautor i përkthimit nga anglishtja të librit të autores amerikano-hebree, Johanna Jutta Neuman, ”Në sajë të Shqipërisë”, me kujtime të qëndrimit të saj në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndihmesës së familjeve shqiptare që shpëtuan shumë hebrenj nga ndjekjet naziste, dhe i “Antologjisë së poezisë bashkëkohore amerikane, (2007).
Pasojnë gjithashtu edhe botime në fushën publicistikës si “Partitë politike dhe çështja kombëtare, (2000), studimi “Shqipëria dhe planifikimi i politikës së Sigurimit kombëtar”, ”Shtypi shqiptar i ka fituar të gjitha betejat”, (2004)si dhe dhjetëra e dhjetëra artikuj, ese, analiza, që ka botuar dhe boton vazhdimisht në shtypin e ditës.

Flamuri
Flamur-Bucpapaj2-1“Në dhjetor të vitit 1991- më tregonte Muja gjatë takimit tonë, -Flamuri, vëllai i vogël i cili ishte vënë në krye të lëvizjes studentore antikomuniste në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, ku po mbaronte studimet për histori-gjeografi, u kap nga forcat e Sigurimit dhe u trajtua më mënyrë çnjerëzore prej tyre.
Muja vazhdonte të më fliste për të dhe unë rikujtoja se si aso kohe deputetë të opozitës qenë ngritur në Kuvendin Popullor dhe kishin të kërkur lirimin e menjëhershëm të Flamurit që ishte burgosur dhe vazhdonte të ishte në gjendje shumë të rëndë.
Më pas mësova se, me të mbaruar studimet e larta, pas shembjes së komunizmit më 1992, ai kishte filluar disa specializime për sigurimin kombëtar dhe shërbimet inteligjente në vende perëndimore dhe në moshën 24-vjeçare, duke u nisur nga aftësitë e tij të larta profesionale kishte marrë gradën e nënkolonelit në Shërbimin Informativ Kombëtar.
Sidoqoftë, e dija që qysh student kishte botuar tregime dhe poezi në shtypin e kohës, por nuk më kishte shkuar ndërmend që ai do të shquhej më pas në fushën e letërsisë, duke ndjekur shembullin e Skënderit dhe Mujës..
Me largimin tim nga Shqipëria në Amerikë më 1999, humba kontakte me shumë njerëz dhe ngjarje..
Natyrisht që dy Buçpapajt e mësipërm vazhdonin të shkruanin, këtë e merrja vesh nëpërmjet internetit. Por ja më 2008, po nga interneti mësova se çdo të diel kishte filluar të botohej një gazetë e re letrare, vazhdim i “Dritës”, me emrin “Nacional”. Madje qe vetë Muja që nisi të ma dërgonte me e-mail çdo të diel.
Habia ime më e madhe ishte se botuesi kësaj gazete, që siç e përmenda më sipër është shumë përhapur edhe të trevat tona në Maqedoni, Malin e Zi dhe në Kosovë, ishte pikërisht Flamur Buçpapaj.
Muja vazhdoi pastaj të më rrëfente se kur pa vitit 1997 Flamuri u nxor në lirim, për të mbijetuar zuri të merrej me biznes të vogël që filloi të zgjerohej dhe pas vitit 2005 arriti të themelonte kompaninë e ndërtimit Tpan sh.k. që, u profilizua në fushën e ndërtimeve dhe restaurimeve të monumenteve të kulturës, kështjellave, kishave, xhamive. Tani kjo kompani është duke ndërtuar Hidrocentralin e Valbonës në Tropojë.
I kujtova Mujës se në faqet e gazetës “Nacional” kisha parë shkrime publicistike mjaft tërheqëse të shkruara nga Flamuri, i cili nuk ishte mjaftuar me aq. Atij i kishte lindur sërishmi dashuria e vjetër për letërsinë…
Dhe kështu këto vite Flamuri ka botuar librin e suksesshëm me tregime “Shiriti”dhe dy drama për teatër të kukullave- “Katallani” dhe “Kacubeti”, motivet e të cilave i ka gjetur në rrëfimet e nënës Gjyle.
Pa u mjaftuar me këto, Flamuri ka krijuar më 2000 një nga radiot më popullore në Shqipëri, të quajtur “Nacional’, ashtu si dhe gazeta me të njëjtin emër.
Hasani dhe Azgani…
Saga e familjes Buçpapaj vazhdon me dy vëllezër të tjerë – Hasanin dhe Azganin. Të dy jetojnë në Tropojë. I pari, Hasani ka botuar një vëllim prej 600 faqesh me fabula, poezi satirike dhe lirike. Por pasion tjetër i tij është edhe muzika. Interpretues i disa veglave muzikore, ai është dhe autor i shumë teksteve këngësh, të kënduara nga artistë nga krahina e Tropojës, që transmetohen nga Radio Tirana, Radio Shkodra, Kukësi dhe pas vitit 2000 edhe nga Radio Prishtina. Për shumë kohë ka qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Hosteni”.
Kurse vëllai tjetër, Azgani, – më thotë Muja, -është marrë tërë jetën vetëm me muzikë.Qënë fëmijëri njeh dhe luan me tërë veglat muzikore që përdoren në Shqipërinë e Veriut. La një vit shkollën e mesme vetëm e vetëm që të studionte fizarmonikën në Shtëpinë e Krijimtarisë Popullore në Tiranë. Është edhe këngëtar i talentuar, por që në vitet ’60 kur lufta e klasave u ashpërsua, nuk iu dha mundësia të kryente studime të larta.

Kushërinj të parë të Buçpapajve...
Ndër ta shquhet Iliri, ish-telekronist i TVSH-së për Tropojën, pastaj gazetar i njohur i departamentit “Bota Shqiptare”, autor i shumë dokumentarëve televizivë;Ismaili, që ngriti një stacion të vogël televziv në Bajram Curri dhe tani është i vetmi reporter i mediave për ngjarjet në Tropojë, i njohur veçanërisht për raportimet e drejtpërdrejta nga ngjarjet e luftës së Koshares në pranverë të vitit 1999, duke mbajtur në njërën dorë kamerën dhe tjetrën kallashnikovin.
Dhe së fundmi nga kushërinjtë Buçpapaj shquhet Ukzeneli. I diplomuar për anglisht në UT, ai është sot ndër përkthyesit më të talentuar nga shqipja në anglisht të veprave të shkrimtarëve shqiptarë në prozë dhe poezi.
’”Ukzeneli, – më thoshte një ditë në telefon Xhon Hogdsoni nga Londra, studiues anglez, përkthyes i disa veprave të Kadaresë në Angli, -është një njohës për t’u admiruar dhe i një niveli shumë të lartë i anglishtes”.

Gjekë Marinaj për Skënder, Mujë dhe Flamur Buçpapajt

Gjekë Marinaj është poet, studiues dhe profesor i letërsisë bashkëkohore në një universitet të Teksasit në SHBA. Ja se ç’vlerësim më përcolli ai këto ditë për Buçpapajt e mësipërm.
“Vëllezërit Skënder, Mujë dhe Flamur Buçpapaj janë lindur të talentuar, të rrethuar nga hijeshia e alpeve të Tropojës, nën thundrën e komunizmit dhe tani jetojnë realitetin e virtyteve të tyre, jo vetëm letrare. Ata kanë arritur pjekuri profesionale në bashkësinë letrare brenda dhe jashtë Shqipërisë, na frymëzojnë të krijojmë dhe botojmë, na edukojnë përmes mediave të tyre prestigjioze që të ndihmojmë njeri-tjetrin me idetë më të frytshme që e ardhmja që përfytyrojmë, të marrë jetë që sot”.

Epilog
Arrijmë kështu në fund të tregimit për sagën e Buçpapajve. Autorët e “Eposit të kreshnikëve”, që ka lindur viseve të Veriut të Shqipërisë, duke përfshirë edhe katundet e Tropojës, Aste, Babinë, Gegaj, Kovac, Papaj, Sopot, Shkëlzen… nuk dihen. Por dihen autorët e të vazhdimit të këtij eposi, me krijimtarinë e disa prej të cilëve u përpoqa t’i njihja lexuesit e këtij tregimi. Midis tyre anë janë edhe Skënderi, Muja, Flamuri e të tjerë Buçpapaj, që përmenda më sipër, janë edhe të tjerë krijues përsëri tropojanë, si poetët e njohur Ndoc Paplekaj, Besnik Mustafai, Avni Mulaj, Jaho Margjeka, vajzat e talentuara Aloma Bajrami, Manjola Brahaj, Nafije Aliaj dhe veçanërisht romancierja Brunilda Zllami.
Ata bëjnë pjesë këtë radhë në sagën e kësaj krahine që quhet Tropojë, e cila është sa 1/28 e Shqipërisë, ku vërshojnë lumenj, përrenj, rriten drurë shekullorë dhe në këtë mjedis të mahnitshëm rriten edhe talente që vazhdojnë traditat e eposit, traditat e sagës tropojane.

Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

 Sigurisë së Kosovës ende i nevojitet mbështetja e KFOR-it dhe NATO-s, kështu u tha sot në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha se KFOR nuk po shkon askund dhe se NATO-ja nuk mund të tërhiqet nëse vendi nuk e ka aftësinë për vetëmbrojtje.


Në vazhdën e fjalimeve për sigurinë në Kosovë por edhe në Ballkanin perëndimor, derisa kishte zëra që Kosova dhe vende tjera të rajonit nuk janë të rrezikuara nga terrorizmi, dhe se janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e këtij kërcënimi global, kryetari i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik në Hungari, Istvan Gyarmati, ka akuzuar NATO-n se lëviz tepër ngadalë dhe tepër vonë, aty ku ka kërcënimin nga terrorizmi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie deri sa fliste për misionin e KFOR-it në përgjithësi, theksoi që KFOR ka qenë i suksesshëm për punën në Kosovë. Megjithatë, Delawie tha se KFOR ende nuk ka papërfunduar punën në Kosovë, deri sa situata politike dhe siguria në Kosovë të përmirësohen.

Delawie: NATO-ja nuk duhet të tërhiqet nëse vendi nuk e ka aftësinë për vetëmbrojtje

“NATO-ja nuk po shkon askund, ajo do të mbetët këtu për një kohë të gjatë, askush nuk duhet të dyshoj që aleanca vazhdon të mbetët krejtësisht e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor... Prania e KFOR-it mbetët distimuluesi i dhunës, dhe jo stabilitetit. Pjesë e rëndësishme e këtij misioni, shumica dërmuese e Aleatëve të NATO-s, janë kontribuues në forcat e KFORI-t. KFOR-i ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm për punën e tij, nuk ka përfunduar këtu, do të vij dita kur misioni nuk do të jetë i nevojshëm, eventualisht situata politike dhe e sigurisë në këtë vend do të përmirësohet mjaftueshëm për të diskutuar largimin e KFOR-it...NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova nëse vendi nuk e ka aftësinë për vetëmbrojtje”, tha Delawie.

Derisa diskutohet për punën e NATO-së dhe KFOR-it në Kosovë si më të nevojshëm, Kosova vazhdon të mos jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Vonesat e tilla, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi krijojnë hapësirë për ideologji të rrezikshme.

Thaçi: Të tjerët do ta shfrytëzojnë vonesën e NATO-s dhe BE-së

“Kam besim të fuqishëm që Kosova pas 10 viteve do të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, do të jemi në prag të anëtarësimit të Bashkimit Evropian... por të jeni të sigurt që çdo vakum dhe vonës nga Bashkimi Evropian dhe NATO, do ta keqpërdorin të tjerët dhe do të pretendojnë ta shfrytëzojnë të tjerët. Ne jemi dëshmitarë të zhvillimeve në republikën Serbska, ishim dëshmitarë të një beteje brutale në Mal të Zi dhe mund të imagjinoni sikur të fitonte fryma republika Serbska edhe në Mal të Zi, mendoni se nuk do të kishte reflektime edhe në hapësirat tjera të rajonit, sigurt që do të kishte reflektime edhe në veri të Kosovës, edhe në hapësirat tjera, kështu që duhet t’i respektojmë vlerat dhe kriteret por edhe nuk duhet të vonohemi. Ajo frymë nuk do të dominojë kurrë në Kosovë, këtu flas për ekstremizmin islamik por edhe për pretendimet e Rusisë për ndikim në Ballkani tha ai.

Veç mos pajtimit të Thaçit me vonesat e BE-së dhe NATO-s për integrimin e Ballkanit Perëndimor, i pari i vendit nuk po pajtohet as me kushtin e BE-së që të votohet demarkacioni me Malin e Zi, nga i cili votim varet edhe liberalizimi i vizave.

Megjithëkëtë, ai deklaroi se çështja e shënjimit të pikës kufitare me Malin e Zi do të përfundojë.

Thaci: Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk është çështje tenderësh

“Çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është çështje e raporteve tenderi mes Kosovës dhe Malit të Zi. Unë besoj që marrëveshja është e saktë, është e drejtë, është e nevojshme, është në interesin e dy shteteve tona edhe Kosovës edhe Malit të Zi. Kjo çështje është më shumë më tepër e politikës në Prishtinë, apo një problematik krejt e pa qenë...jam i bindur që me një vetëdijesim pak më të theksuar të disa deputetëve të Republikës së Kosovës, kjo çështje do të mund të kalohet dhe njerëzit në Kosovë më tepër e duan liberalizimin e vizave, më tepër e duan perspektivën evropiane sesa zërat e shkëputura dhe të pa argumentuara sa i përket kësaj çështje me demarkacionin me Malin e Zi, por unë jam i bindur që edhe kjo çështje do të tejkalohet dhe do të lëvizim edhe drejtë liberalizimit të vizave”, tha Thaçi.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo ka deklaruar se misioni i KFOR-it, përveç që kontribuon në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, po ndihmon edhe në krijimin e kapaciteteve vendore.

Sipas Fungo që nga viti 1999, e këndej gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar duksh.

Fungo: Nga 99-ta gjendja e sigurisë është përmirësuar dukshëm


“KFOR-i kontribuon në krijimin e kapaciteteve vendore përfshirë edhe mbështetjen e veprimeve të pranisë ndërkombëtare civile në Kosovë. Gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm që nga viti 1999-të, ku KFOR-i ka luajtur rol kryesor në krijimin e stabiliteti të vetë qëndrueshëm, shumë sfida megjithatë mbetën. Kam besim në këtë aspekt se ky proces do të vazhdoj edhe më tej me mbështetjen e plotë të të gjithë akterëve të rëndësishme, qoftë në nivel lokal apo në arenën ndërkombëtare, si dhe të ndajmë të njëjta objektiva që janë paqja, stabiliteti prosperiteti për të drejtat e njeriut dhe rend dhe ligj”, tha Fungo.

Derisa presidenti Thaçi tha se Kosova ka ndërmarr masat për parandalimin e radikalizmit, kryetari i Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik në Hungari, Istvan Gyarmati, akuzoi NATO-n se lëviz tepër ngadalë dhe tepër vonë aty ku ka kërcënimin nga terrorizmi. Ai shtoi se kur thuhet se rajoni nuk është i rrezikuar nga terrorizmi, është e vërtet dhe e pavërtetë.

Sipas tij, për të parën herë, pas shumë viteve nuk mund të jemi të sigurt që paqja që është realizuar në Ballkanin Perëndimor do të mbrohet, duke sqaruar se nuk po flet për luftëra por për konflikte të vogla, të cilat nuk mund të anashkalohen.

Gyarmati: Terrorizmi në Ballkanin Perëndimor edhe i vërtetë edhe i pavërtetë

“Më vjen keq që duhet të ia them këtë kolegëve të mi nga NATO-ja, jemi tepër të ngadalshëm, dhe bëjmë tepër pak, dhe tepër vonë, dhe natyrisht aty e kemi edhe kërcënimin e gjithmbarshëm nga terrorizimi, dhe gjithherë po përsëritet që nuk ka rrezik nga terrorizimi në Ballkanin Perëndimor, që është edhe e vërtetë edhe e pavërtetë... Sërish jemi duke bërë shumëçka dhe besoj që është shumë me rëndësi, mirëpo, në përgjithësi mendoj që nuk jemi duke bërë mjaft dhe bashkëpunimi në kuadër të sektorit është i pamjaftueshëm qoftë në kuadër të NATO-s apo të BE-së edhe më tutje jemi duke u ballafaquar me problemin e disa vendeve dhe nuk dua të emëroj emra këtu në rajon dhe frikësohemi nga mundësia e dhënave të informatave të këtyre institucioneve të sigurisë së këtyre vendeve sepse mendojmë që këto të dhëna do të vijnë në duar të gabuara ngase këto institucione janë të infiltruar”, tha G yamati.

Punimet e seminarit të 93-të ROSE-ROTH i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet për të parën herë në Kosovë do të mbahet edhe nesër në Prishtinë.

NGA: DR. LILIANA PERE : Shqiptarja Lorida Hysenbegas Hali, piktorja, diplomuar excellent ne Akademise se Arteve të Bukura të Firences


Lorida Hysenbegas Hali

Shqiptarja Lorida Hysenbegas Hali Piktorja, diplomuar excellent ne Akademise se Arteve të Bukura të Firences, dhe më pas në International Academy of Design and Technology of Toronto , sot një Stiliste e Modës dhe Exploruese profesioniste e galerisë fotografike , në Toronto, Kanada.

Lorida ka lindur në Tiranë në Shkurt 1978. Është bijë e një familjeje të vjetër, fisnike, atdhetare dhe intelektuale. Gjyshi i saj Dr. Sami Hysenbegas, një nga juristët më të shquar shqiptarë.

Ka ndjekur studimet e plota në Itali (nga klasa e parë fillore deri në përfundimin e studimeve universitare, diplomimin dhe marrjen e gradës shkencore “Doktor” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Pavias).

Megjithëse iu propozua të punonte si asistent profesor në Universitetin e Pavias, ai nuk pranoi dhe u kthye në Shqipëri, ku filloi të punonte si gjyqtar në Tiranë. Gjyshja e saj, Znj.Esma Hysenbegas ka studiuar në “shkollën e shquar të vajzave «Kyrias»” (në “shkollën e Dakos”) dhe është diplomuar në “Institutin femëror «Nëna Mbretëreshë»” të Tiranës.

Babai i saj, z. Arion Hysenbegas është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë të UShT dhe njihet si pedagog matematike dhe informatike, si matematikan, studiues, shkrimtar, përkthyes (ai është autor i një vargu librash studimorë dhe letrarë).

Nëna e saj, znj. Vjollca Hysenbegas është diplomuar në Fakultetin e Histori-gjeografisë të UShT, ka fituar titullin “Bibliografe”, është autore e studimit “Bibliografi e letërsisë artistike të përkthyer në shqip 1944 - 2000” , etj., është cilësuar “një prej specialisteve më të kualifikuara të bibliotekonomisë shqiptare”dhe gjithë jetën është marrë me librin (në bibliotekën e “Shtëpisë Botuese «Naim Frashëri» e më pas, në “Bibliotekën e Parlamentit Shqiptar”).

Që në fëmijërinë e saj të parë, gjyshi , gjyshja dhe prindërit i kanë ushqyer Loridës atdhedashurinë, e kanë brymosur me krenarinë që është shqiptare, e kanë edukuar me dashurinë për dijen, të drejtën, artin, të bukurën, i kanë forcuar vullnetin dhe e kanë formuar të jetë kërkuese ndaj vetes.

Që kur ishte fëmijë Lorida tregoi se kishte talent për vizatim e pikturë (një nga të parat që e vuri re talentin e saj ishte piktorja e shquar Safo Marko).

Lorida mori mësimet e para pranë piktorit Hiqmet Agolli dhe i vazhdoi ato me piktorin e pedagogun Shpend Bengu. Ajo ndoqi studimet nën drejtimin e piktorit të mirënjohur Klement Zoraqi dhe u diplomua për pikturë, vizatim e fotografi artistike në “Liceun artistik «Jordan Misja»” të Tiranës. .Menjëherë më pas fitoi konkursin e pranimit në degën “pikturë, vizatim” të “Akademisë së Arteve të Bukura” (sot “Universiteti i Arteve”) të Tiranës.

Mbasi përfundoi me rezultate të shkëlqyera vitin e parë të Akademisë (ku i dha mësim piktori e profesori Gazmend Leka),.

në shtatorin e vitit 1997, Lorida, që kërkonte shumë nga vetja, fitoi konkursin dhe u regjistrua në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, Itali (Accademia di Belle Arti di Firenze) dhe vazhdoi atje studimet e saj për pikturë e vizatim.

Ndiqni bashkebisedimin interesant

***

Pyetj: E dashur Lorida. Prinderit dhe rrethi teper intelektual ka patur ndikim mjaft pozitiv ne zgjedhjet tuaja, dhe ju bëri kerkuese per cilësi dhe standart te Universitetit dhe vëndit – Itali ku do të studionit. Përse pikërisht ju zgjodhët Italinë, a munt të tregoni disa nga arësyet qe ju bënë të shpërnguleni në Itali ?

***

*Përzgjedhja e Italisë si vendi më i përshtatshëm për vazhdimin e studimeve të mija në pikturë nuk ishte rastësi. Për Italinë më fliste shpesh im gjysh dhe, duke filluar që në moshën 8 vjeç, për katër vjet me radhë cdo te djele kam marë mësime private për gjuhën italiane. Për më tepër, e praktikoja në shtëpi me gjyshërit e tim atë, gjë që e bënte italishten gjuhë të dytë për mua.

Po ashtu, përzgjedhja e Firences nuk ishte një rastësi: Duke u nisur nga historia e artit , unë e dija që në Firence ka një traditë të shkëlqyer në arte, e dija që aty gjendet Galeria e famshme e Uffizi-t, Kupola e Brunelleschi-t, Davidi i Michelangelo-s, etj.; gjendet edhe Akademija e Arteve të Bukura me emër në gjithë botën.

***

Pyetje: Znj.Cfare mbresash dhe impresionesh patët nga bashkëpunetorët dhe profesorët e Akademisë se Arteve të Bukura të Firences, a mund te pëmëndni disa emra te njohur artistësh në këtë fushë ?

***

Unë e quaj veten me fat që atje mora mësime në pikturë e vizatim nga pedagogu e piktori Adriano Bimbi. Në Firence krijova miqësi të mirëfillta, që i mbaj edhe sot e kësaj dite, me artistë të nderuar si me çiftin e piktorëve Mariza e Armando Xhomo, me skulptorin e pedagogun Vladimir Llakaj, piktorin Alkan Nallbani, etj.



***

Pyetje: Znj. Lorida.Ju venosni ta lini Italinë pas diplomimit te ne Akademinë e Arteve të Bukura të Firences, Itali, dhe të largoheni drejt Torontos, përsëri për studime për të pëmbushur ëndrën tuaj te vjetër. Si vazhduan më tej studimet ?

***

*Në korrikun e vitit 2000, shkova pranë vëllajt tim, z. Olton Hysenbegas - Inxhinier elektronik me banim në Toronto, Kanada.

E prirë nga dëshira ime e hershme për t’u bërë Stiliste Mode, u regjistrova dhe ndoqa studimet në Akademinë Internacionale të Dizainit dhe Teknologjisë të Torontos (International Academy of Design and Technology of Toronto).

Studimet e mija pranë kësaj akademie i mbylla me rezultatet maksimale dhe fitova titullin “Fashion Designer” (“Stiliste Mode”).

Nga studentët e diplomuar atë vit, unë isha e para që fillova menjëherë punë në kompaninë e madhe Ash City si asistente stiliste në departamentin e dizainit, ku vazhdova të punoj për pesë vjet me radhë.

***

Pyetje: Znj. Lorida.Te kthehemi perseri pas, ju ne Itali gjetet dashurine tuaj, dhe krijoni familje. Krijoni keshtu nje bashkim kulturash . Dhe vendoset te jetoni e punoni ne Kanada. Si vazhdoi kjo rruge suksesi ne nje vend teper te zhvilluar?

***

*Në vitin 2003 vendosa të kthehem në Firence për të celebruar martesën time me piktorin e fotografin artistik z. Genti Hali, me të cilin kam qënë bashkënxënëse dhe bashkëstudente në Shqipëri dhe Itali.

Më pas, edhe im shoq erdhi në Toronto dhe krijuam familjen tonë. Sot jam nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze. Femijet e mij, edhe pse janë të lindur në Kanada, e flasin shumë mirë shqipen dhe unë krenohem me ta.

Duke filluar nga viti 2008 e duke vazhduar deri në vitin 2014 kam punuar si Asistente Menaxhere dhe Konsulente Mode për Nuse (Asssistant Manager and Bridal Consulent) në Becker’s Bridal & Formal (Butiku i famshëm “landmark” i Torontos qysh në vitin 1943).

Atje bashkëpunova ngushtë me stilisten me emër (për nuse) znj. Barbara Allin.

Në vitin 2009, unë dhe im shoq hapëm studion tonë profesionale të fotografisë “LGH Art Photography & Media”. Theksoj se gjatë gjithë kohës nuk i jam larguar kavaletit: piktura, vizatimi dhe fotografia artistike më kanë dhënë e më japin ushqim shpirtëror.

Në Nëntorin e vitit 2012, mora pjesë në “Ekspozitën e Arteve Figurative Shqiptare në Toronto” (që u organizua nga Shoqata Shqiptaro-Kanadezeme rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsësisë) aty ekspozova punime të mijat në grafikë dhe fotografi artistike. Në vitin 2014 hapa Ekspozitën Vetjake të Fotografisë Artistike, në të cilën paraqita një varg punimesh të mija dhe për to u dhanë vlerësime të larta nga artistë shqiptarë dhe kanadezë.

Im shoq (Genti Hali) ka punuar si “Stills photographer” dhe “EPK” (“Fotograf dhe vidiograf “behind the scens”), po ashtu edhe si kameraman në filmat hollivudianë “The Christmas Switch”, “Route 68 Motel”, “Wishes Come True” (me aktore te famshem si Natasha Henstridge, Brian Krause etj) ku ka bashkepunuar ngushte me regjizorin e famshem z.Paul Lynch i cili tashme eshte bere mik i familjes sone.

Im shoq vazhdon të punojë njëlloj edhe në filma të tjerë. Unë kam bashkëpunuar me të në editimin e fotografive përkatëse.

***

Pyetje: Znj. Lorida.Cfarë ndjenjash ushqen Lorida per Shqipërine, sa i rruan lidhjet, gjuhën shqipe dhe sa kontribon për komunitetin shqiptar në Kanada?

***

*Unë dhe im shoq kemi qënë fotoreporterët e gazetës se vetme shqiptare të Torontos, “Fjala shqip”, që në numrin e saj e deri në ditën e mbylljes.

Studioja jonë fotografike ishte fotoreportjerja e të gjitha aktiviteteve brenda dhe jashtë skenës pergjatë gjithë zhvillimit të Konkursit të bukurisë: “Miss Globe 2015”, që u mbajt në Toronto.

Megjithëse jam larg Tiranës time, Shqipërinë e kam gjithmonë në mendje e zemër, dashurinë për të ua kam rrënjosur edhe fëmijëve të mij.

Është pikërisht Shqipëria që më frymëzon në artin tim, është pikërisht .Ajo që më jep forcë e më bën të jem përherë unë. Bashkë me tim shoq kemi sponsorizuar me anë të fotografisë aktivitetet e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, si p.sh. Paraqitjen me fotografi të secilit prej antarëve të Bordit Drejtues përkatës; Koncertin Jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku përgatitëm “slideshow”-n (pjesën shumë të rëndësishme të skenografisë përkatëse) ku radhitëm fotografi të shqiptarëve të shquar nga lashtësia e deri në vitin 1912, fotografi e piktura të fotografuara ngjarjesh historike, etnovlerash kombëtare, skulpturash heronjsh, etj.

**

Pyëjë: Znj. Lorida. Studioja juaj është mjaft e njohur, dhë kliëntët tuaj janë shumëkombësh, mëgjithatë në zëmër ju ngeleni atdhetarë, shërbëni me profësionalizmin tuaj më teknikën e kohës , dhe me një dashamirësi dhe kulturë model. Evente të gëzuar si dhë momente historikë që memorizohen dhë ngelen sinjikativë në histori. Është më interes të tregoni për lexuesit rreth këtyre ngjarjeve ju lutem ?

***

Manifestimin paqësor që u mbajt para ndërtesës së Parlamentit të Ontarios për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve etnikë të Maqedonisë. Etj.,etj.

Së fundmi, në Nentor 2015 paraqitëm me anë të fotografive festimin madhështor brënda ndërtesës së Parlamentit të Ontarios për miratimin nga Ai Parlament të “Ligjit të Trashëgimisë” sipas të cilit muaji Nëntor ushpall “Muaji i Trashëgimisë Shqiptare”.

Që në vitin 2013 studioja jonë ka sponsorizuar me anë të fotografimit “Marlee’s Got Talent Children Show”-n (“Shfaqje e Fëmijëve të Talentuar Shqiptarë në rrugën Marlee”) që pikërisht atë vit u zhvillua për herë të parë, dhe do të vazhdojë të sponsorizojë njëlloj në vazhdim këtë aktivitet të përvitshëm, i cili paraqet me anë të fëmijëve vlera të kulturës së bukur shqiptare.

Studioja fotografike “LGH Art Photography & Media” është tashmë e mirënjohur në Toronto. Në klientelën e saj ka mjaft shqiptarë, mjaft italianë, portugezë e kanadezë të tjerë. Ne fotografojmë Headshots për artistë: këngëtarë, aktorë, Miss-e, etj;

Events të llojeve të ndryshme, Photoshoots, Dasma, ditëlindje, përvjetore, fotografi reklamash e kartvizitash për “Real Estate”, Grand Openings të bizneseve, etj. Për ne është kënaqësi e veçantë kur fotografojmë festat e ndryshme e gëzimet familjare të shqiptarëve, kur fiksojmë me anë të aparatit fotografik momente kuptimplote të rëndësishme për ta, kujtime që do t’iu mbeten atyre gjithë jetën.

Edhe pse kam kohë që jam në këtë biznes dhe më pëlqen të merrem me të, megjithëse vazhdoj të ndjek kurse për të qënë gjithmonë e kualifikuar në shkallët bashkëkohore të teknologjisë profesionale (e cila është përherë në zhvillim) unë nuk i vë kufij vetes, nuk mjaftohem me kaq dhe vazhdimisht kërkoj nga vetja e bindur që kam ende shumë për të marrë nga jeta dhe gjithashtu për të dhënë.

***

Pyetje: Znj. Lorida.Cfare mesazhi do të jepnit për grate shqiptare kudo ku ato ndodhen ?

***

Vajzave, grave, motrave e nënave shqiptare kudo që janë, në Shqipëri e nëpër botë, do të desha t’iu thosha se ato janë të afta të arrijnë gjithçka në jetë në sajë të vullnetit, të zgjuarsisë, talenteve, forcës së tyre shpirtërore; do desha t’iu theksoja me të madhe se përveç aritjeve profesionale, ato kanë një detyrë të shenjtë madhore: Të mos harrojnë kurrë që ne, femrat jemi baza e familjes, që ne duhet të rrisim një brez të ri të fortë, të brumosur me vlera të larta njerëzore, duhet t’iu mësojnë fëmijëve tanë shqipen, t’i edukojnë me dashurinë për Shqipërinë dhe traditat e vyera shqiptare.

***

Pyetje: Znj. Lorida.Biseduam bashkë jo sikur na ndante nje oqean, , e pra bota ne saj te zhvillimit te Teknologjisë është bërë shumë e vogël, qe bashkon dhe shkëmben eksperienca midis grave kudo ku ndodhen. A ju duket e dobishme kjo?

***

Zonja Liliana Pere,

Ju falenderoj për intervistën e njëkohësisht ju përgëzoj për veprimtarinë tuaj të çmuar që, duke drejtuar Organizatën Internacionale “Gruaja Shqiptare në Botë”, nxirrni në pah botërisht aftësitë dhe arritjet e femrave shqiptare. Kështu, Ju kryeni një shërbim të ndritur kombëtar, Ju ngrini lart gruan shqiptare që ka forca të pashtershme e që meriton të nderohet. Ju uroj me gjithë zemër suksese të reja përherë e më të mëdha në misonin tuaj fisnik! Ju falenderoj edhe një herë për të gjitha!

Lorida Hysenbegas Hali

E dashur Lorida .

Shpreh respektin dhe konsidëraten maksimale për ju si grua në explorim të pasionit tuaj për pikturën artin dhe fashion desighn , duke u diplomuar shkëlqyeshëm në dy universitete perëndimore , të njohura, Firence dhe Toronto,.Ju jeni adoptuar në mënyrën më perfekte , të kulturuar në një vënd të qytëtëruar si kanadaja. Jeni një grua mjaft e sjellshme , inteligjente dhe kërkuese tek vetja dhe tek pasioni. Ju arrini gjithmone ëndrat dhe dëshirat tuaja duke shkëlqyer.

Urime nga zemra dhe shumë suksese.

Kosova në mediat e Tiranës


Image result for Muje Bucpapaj



Në fillim të viteve 1990 shumica e mediave të Tiranës nuk përfillen ndryshimet të cilat shumë shpejt do të shndërronin në gërmadhë ish- Federatën Jugosllave, ndërsa do të zhysnin në luftra të njëpasnjeshme popujt e këtij rajoni.

Indiferenca me të cilin mediat e Tiranës ndoqën këto zhvillime është e cudtishme kur dihej se skena ku po zhvilloheshin luftrat për territore, shtete të reja dhe spastrime etnike ishte kryesisht hapsira shqiptare në ish -Federatën Jugosllave.

Në kushtet kur mediat shqiptare në Prishtinë ishin mbyllur prej verës së vitit 1990 dhe komunikimi me opinionin kryhej nëpërmjet disa gazetave që botoheshin në perendim, mediat e Tiranës zgjodhën të fokusosheshin në konflitet e brendshme dhe shpesh banale, duke i afruar një tjetër prioritet përspektivës së zhvillimeve kombëtare.

Pas rënjes së murit të Berlinit dhe renjes së regjimit komunist në Tiranë, në skenë kishte dalë ceshtja shqiptare. Qeveria demokratike po përpiqej të siguronte një mbeshtetje të nevojshme nderkombëtare për të rimkëmbur ekonominë e vendit tërësisht të rrenuar nëpërmjet reformave të thella të tregut, në përpjekje për të faktorizuar Tiranën në hapsirat Ballkanike.

Një shtet i rrenuar ekonomikisht dhe pa asnjë motivim për qytetarët e tij e kishte të veshtirë të kompensonte kohën e humbur dhe të ecte përpara. Izolimi i gjatë e kishte lënë Shqiëprinë dhe shqiptarët pa miq dhe aleatë të vertetë në perendim, duke u lëshuar terren armiqve të shqiptarëve në rajon, të cilët i kishin prezentuar konfkitet me shqiptarët gjithmonë sipas interesave të tyre.

Në vitet 1992-1996 ndërsa Shqipëria po shtonte me shpejtësi prezencën e saj në kancelaritë prendimore si dhe forumet prestigjioze nderkombëtare si OSBE, Këshilli i Europës, NATO etj, mediat e shkruara me fyrmëzim të majtë, bënin thirrje që Tirana të qëndronte larg zhvillimve rajonale. Ato ndikuan që Shqipëria të mos kishte një qëndrim konsensual për ceshtjen e Kosovës, sido që parlamenti pluralist i vitit 1991, me inistimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, atëherë në opozitë, nëpërmjet një rezolute pati njohur Republikën e Kosovës.

Sic dihet me 28 mars 1989 Kuvendi i Serbisë pati miratuar amendamentet kushtetuese, duke shpallur të ashtuquajturen “Serbi unike.” Pushtimi i Kosovës dhe mohimi i të drejtës për të qënë element konstituiv i ish-federatës Jugosllave që parë nga perendimi si përgatitje e Milloshevicit dhe serbëve për fillimin e luftës për të kontrolluar federatën dhe vendosjen e diktatit të tyre të hekurt mbi popujt e ish-Jugosllavisë.

Ndërsa në Beogard festohej aneksimi i Kosovës në Serbi, shqiptarët e kundërshtuan ashpër këtë vendim. Në vitet 1988-1989 u vranë rreth 80 protestues paqësorë shqiptarë, me mijera të tjerë u burgosën, apo keqtrajtuan nëpër stacionet e policisë serbe.

Ndërsa Ballkani po kërcënohej nga cmenduria serbe, mediat e majta bënë cdo përpjekje për të goditur imazhin e qeverisë së re demokratike në prendim, duke e paraqitur atë si “nacionaliste”, per pasojë edhe si “një kërcënim për paqën dhe stabilitetin rajonal.”

Kuptohet se pas këtyre tezave qëndronin interesa ngushtësisht partiake, të cilat për fat të keq patën pasoja negative në raportet e Shqipërisë me fqinjët, kryesisht me Serbinë dhe Greqinë.

Këto dy vende filluan ofesnivën diplomatike për të minuar mbeshetetjen e qeverisë demokratike, kryesisht atje ku ajo ishte më e fortë, në Uashington.

Të nxitura nga një kulturë izalcioniste, marksiste, gazetat e majta kishin prirje për të trajtuar ceshtjen e rreth 3 milionë shqiptarëve si ceshtje të brendshme të Jugosllavisë, dhe problemin e Kosovës vetëm si një ceshtje të të drejtave të njeriut.

Në vitet 1992-1996 ato për fat të keq shkuan deri aty sa të denonconin politikat sipas tyre “ vasale” të presidentit Berisha ndaj SHBA-ve, si dhe të formulonin akuza të tilla sikur “Berisha po na con në luftë me fqinjët për Kosovën.” Në fakt Shqipëria po ndiqte një kurs tërësisht paqësor dhe të kordinuar mirë më faktorin perendimor, duke treguar maturi dhe vendosmeri në trajtimin e ceshtjes së Kosovës.

2.

Mediat që përfillnin tematikën e Kosovës ishin të pakta.Në verë të vitit 1991 një grup intelektualësh si Hysamedin Ferra, Skender Bucpapaj, Myftar Gjana, Murat Gjonballa, Bedri Myftari, autori i këtyre radhëve etj, themelojnë gazetën javore “Kosova” e cila kishte në fokus ceshtjen e Kosovës dhe zhvillimeve të reja rajonale. Gazeta ishte organ i shoqatës “Kosova. Po atë vit themelohet edhe gazeta javore “Atdheu” e cila edhe pse me një tirazh të kufizuar përpiqej të bënte prezente perspektivën e zhvillimeve ballkanike.”Një tjetër gazetë me qëndrim të hapur politik, pro ceshtjes së Kosovës ishte “Kombi” i drejtuar nga Hydajet Beqiri. Kjo gazetë shihej e lidhur me disporen kosovare në Europen perendimore, por kishte një liri editoriale. Në pranverë të vitit 1991 në këtë gazetë pata botuar shkrimin e gjatë “Kosova është Shqipëri.”Analiza pati marrë shumë komente pasi trajtonte një temë deri atëherë tabu për mediat e Tiranës.

Një ndjeshmeri të lartë për zhvillimet në Kosovë kishte edhe gazeta “Rilindja Demokratike”, organ i Partisë Demokratike, aleate e ngushtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e drejtuar nga Dr. Ibrahim Rugova. Rilindja Demokratike do të ruante këtë kurs prej atëherë dhe deri në ditët e sotme.

3.++++

Në fillim të viteve 1990 gazetat e majta kishin zgjedhur per të pasqyruar temën e Kosovës, sipas një praktike të aplikuar për dekada me radhë nga regjimi komunist, botimin e artikujve të shtypit perendimor për Kosovën. Editorialet e rralla të këtyre gazetave të majta për Kosovën fillonin me një keqardhje për tragjedinë e vellezërvë kosovarë që po vuanin nën regjimin e egër serb, vazhdonin me thirrje për njohjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe përfundonin me sigurinë që i jepnin Serbisë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme. Në qershor të vitit 1993 shtypi i majtë i pati bërë jehonë te madhe një marrëvehsje të arritur në Greqi mes Partive Socialiste të Shqipërisë, Greqisë dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nëpërmjet slloganit “Ballkani i ballkanasve” kërkonte nga SHBA-të, që të qëndronin jashtë implikimit në rajon. Kjo do të thoshte përvec të tjerave që të ruhej dominimi serb në ish-jugosllavi, i mbeshtetur në një fuqi të vertetë ushtarake si dhe pushtimi serb i Kosovës.Këtë apel drejtoi edhe këto ditë ministry I jashtëm grek.

E njëjta tezë qe perdorur në pranverë të vitit 1999 nga diplomacia serbe dhe aleatët e tyre në rajon duke i bërë rezistencë qëndrimit të prerë amerikan për të përdorur forcën ushtarake kundër pushtuesve serbë në Kosovë.

4.

Harta e Ballkanit kishte ndryshuar me shpejtësi. Në qërshor 1991 Milloshevici kishte sulmuar Slloveninë, në gusht 1991 armata serbe pushton 40 % të territorit kroat, në vetëm pak ditë në mars të vitit 1992 diktatori serb pushtoi Bosnjen.

Që kur Milloshevici kishte hypur në pushtet, në vitin 1987, Jugosllavia kishte marrë rrugën e luftës. Ish Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Serbisë dhe president i Serbisë, ishte bërë zëdhënës i politikave ultranacioanisle serbe. Milloshevici kishte kërcenuar të gjithë kombet tjerë të ish-federatës duke dekaluar se “askush nuk do të guxojë më të prekë serbët” apo se “aty ku ka serbë është serbi. ”Kjo platfromë pati cuar në luftra të përgjakshme dhe në shpërberjen e Jugosllavisë. Sllovenia kishte shpallur pavarësinë, po kështu edhe Kroacia, Maqedonia dhe Bonje Hercegovina. Serbia kishte krijuar shtetin e dytë serb në të ashtuquajturen Republika Serbcka, ndërsa kroatët shtetin e dytë në Hercegovinë. Vetëm shqiptarët ishin gjendur papritur të ndarë në tre shtete të sapokrijuara rishtas, duke e bërë situatën edhe më të rëndë se sa gjatë kohës së federatës.

Për fat të keq mediat e Tiranës e shmangen serishmi ceshtjen e Kosovës. Shumë gazetarë, publicistë apo historianë moren një ofensivë të vertetë kundër cdo zëri të pavarur që kërkonte pavarësinë e Kosovës. Trajtimi i ceshtjes së Kosovës u quajt “folklorizëm, “primitivizëm” dhe “një temë arkaike”, “e papërshtashme për kohët moderne.” Një grup publicistës u përfshinë në formulimin e tezave të rënda dhe fyese ndaj shqiptarëve të Kosovës duke u bërë nganjëherë jehonë edhe tezave antishqiptare të prodhuara sistematikisht në Beograd, si “kombi shqiptar dhe kombi kosovar” , “revanshi i veriut ndaj jugut etj.”

Ashtu sic të vjen keq për këto shkrime dritshkurtëra, antikombëtare të shkruara sistematikisht gjatë regjimit komunist dhe deri me 24 mars 1999, sot të vjen mirë që shumë autorë të këtyre komenteve tani me 2016 kanë ndryshuar koncepte. Disa prej tyre tani i shikon nga njeri televizon në tjetrin duke folur për rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, apo edhe per bashkimin kombetar, per kombëtaren e futbollit etj, apo nëpër faqet e gazetave, sido që me pak njohuri rreth kësaj ceshtje dhe me pak sinqeritet ndaj vetvetës. Unë nuk besoj që këta tipa e bëjnë këtë ndryshim thjeshtë për të qënë në qëndër të një debati të përbotshëm, sic është ai për Kosovën, apo për shkak të protretit të tyre prej analistësh, por që vertët ata sic do shqiptar i gëzohen pavarësimit të gjysmës së kombit shqiptar. Vetë fakti që edhe serbofilët dhe grekofilët e Tiranës, biles edhe kozmopolitët tani flasin edhe për bashkimin kombëtar është vertetë dicka mjaft domethënëse.

5.

Në vitet 1995-1996 Shqipëria kishte bërë perparime të rëndësishme në fushën e reformave ekonomike, por edhe ushtarake. Vendi ishte bërë anëtar i Partneritetit për Paqë si dhe kishte forcuar lidhjet me SHBA edhe në sektorin e sigurisë kombëtare. Sic thuhej shteti shqiptar i kishte afruar SHBA-ve aeroportin e Gjadrit në mbështetje të përpjekjeve amerikane për të ndaluar masakrat serbe në Bosnje. Këto levizje strategjike të cilat i sherbenin vendosjes së paqës në rajon, qënë keqintrepetuar nga disa gazeta të majta të Tiranës dhe publicistë. Ato akuzuan kryetarin e shtetit të asaj kohe S.Berisha për “vasalitet ndaj SHBA-ve,”dhe politikë që “do të fuste vendin në konflikt me fqinjët.”

E verteta është se mediat e majta kishin gabuar. Vetëm ndërhyrja ushtarke e kërkuar fort nga presidenti Berisha dhe nga qeveria demokratike e drejtuar nga Aleksander Meksi do t’i jepte fund agresionit serb në Ballkan, si dhe do të shpallte Kosovën një vend të lirë.

Në vjeshtë të vitit 1997 dukej qartë se Serbia po përgadiste luftën e Kosovës. Mediat e majta të Tiranës, ashtu si në fillim të viteve 1990, u distancuan nga problemet e Kosovës duke u përqëndruar në sherrnajet e brendshme dhe në paltformat e spastrimit të vendit nga demokratët të cilët e kishin humbur pushtetin pas zgjedhjeve të 29 qershorit të vitit 1997, zgjedhje te cilat erdhen si pasoje e ngjarjeve dramatike që pasuan rënjen e skemave mashtruese priramidiale.

Ofesiva serbe për spatrimin etnik në Kosovë në fund të shekullit të kaluar e gjeti politikën shqiptare të përcarë, opinionin të papërgatitur për të krijuar një reagim gjithëkombëtar si dhe mediat të fokusuara në të tjera probleme dytësore.

Në rast se mediat e Tiranës do të kryenin rolin e tyre, fillimi i luftës së Kosovës prej 28 shkurtit të vitit 1998 deri 12 qershor 1999 nuk do ta gjente të papërgatitur në atë mënyrë shtetin shqiptar, i cili kishte pësuar gati një rrënim total gjatë kryengritjes komuniste të pranverës së vitit 1997.

Fillimi i spastarimit etnik në Kosovë në fillim të qershorit të vitit 1998 i dha fund cdo hamendje se lufta do të mund të shmangej.

Ndërsa me 4 qershor 1998 mbi 20 mijë refugjatë kosovarë mësynë Tropojën për t’i shpetuar genocidit dhe zhdukjes masive, shtypi zyrtarë i Tiranës thuajse e injoroi këtë tragjedi.

Prej qershorit të vitit 1998 shumica e televizioneve amerikane dhe europiane filluan të transmetonin direkt nga Tropoja, por për cudi RTSH nuk transmetonte thuajse asnjë lajm për jetën e veshtirë të rreth 45 mijë refugjatëve të luftës që kishin gjetur strehim në familjet e varfëra të Tropojës.

Në vend që media të sensibilizonte qeverinë dhe opinionin për t’u ardhur në ndihmë vellezerve të tyre, me përjashtim të “RD”-së dhe radio “Kontakt”, mediat tjera heshtën.

Për fat të keq ndonjë gazetë bëri thirrje që këta refugjatë lufte të mos kalonin Alpet për të shkuar drejt Shqipërisë Qendrore, pasi sipas tyre “ ata ishin mbeshtetës të Berishës.”

Një pjesë e publicistëve, që sot janë bërë supërpatriotë gjatë kësaj kohe dhe sidomos pas spastrimve etnike masive në pranverë të vitit 1999, habitën botën kur kërkuan që refugjatët e luftës që vinin të tmerruar nga Kosova të izololoheshin në geto klasike. Ata i sygjeronin qeverisë së majtë që këta refugjatë të mos lejoheshin të zbrisnin nga Tropoja dhe Kukësi në brendësi të vendit, pasi sipas tyre do të ndryshonin raportet njerëzore në favor të demokratëve. Ata në mënyrë të pabese kërkuan që mijëra gra dhe femijë të lodhur nga udhëtimi i gjatë, të kequshqyer dhe të tmerruar nga ato që kishin parë dhe lënë në Kosovë, të mos strehoheshin në Jug, sepse sic pati thënë një zëdhënës ministrisë së Jashmte greke “zhvendosja e tyre në jug, do të cenonte interesat e Greqisë” e të tjera perralla të ngjashme.

Krejt ndryshe do të reagonin shqiptarët. Nga Tropoja deri në Sarandë me mijëra familje do të do të hapnin shtepitë dhe zemrat për vellezërit e tyre nga Kosova, duke ndarë me ta dhimbjen e pafund për njerëzit e humbur në luftë, për shtepitë dhe trojet e braktisura.

Edhe vetë Qeveria Majko ishte mosbesuese ndaj këtyre refugjatëve. Sido që ish-kryeministrit Majko i ka pëlqyer gjithnjë të marrë pozat e heroit të kësaj lufte e verteta është krejt ndryshe. Vetëm pas ultimatumit të fortë amerikan dhe presionit të opozitës së djathtë qeveria e koalicionit të mjatë filloi trajtimin e refugjatëve të luftës, si dhe organizmin e akomondimit të tyre në të gjithë vendin. Po kjo qeveri në mënyrë të ligë nuk u përshi në luftë në mbeshtetje të UCK-së, jo vetëm duke humbur një shans historik, por edhe duke deshmuar se ishte qartë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Për këtë temë kam shkruar qysh në atë kohë me qindra artikuj në shtypin e djathtë të Tiranës, me thirrjen se tani është koha e bashkimit kombëtar, dhe e implikimit të uhstrisë shqiptare në këtë luftë direkt në terren, por historia dihet, kjo qeveri u mjaftua vetëm me shpërndarjen skandaloze dhe korruptive të ndihmave ndërkombëtare për refugjatët. Shpesh duke vjedhur edhe bukën e femijëve të Kosovës.

Faktet janë fakte. Kësaj ceshtje i ëhtë rikthyer pas kaq vitesh edhe diplomati i shquar amerikan dhe miku i shqiptarëve Kristofer Hill.

Ai në një intervistë të ketyre ditëve shkruan se Shqipëria nuk e dëshironte bashkimin kombëtar. Hill shprehimisht thotë: “Padyshim që Ballkani është një proces i papërfunduar. Mendoj se është bërë përparim. Kam punuar në Shqipëri dhe më vonë kur bisedoja me negociatorin e Kosovës, një gjë e kuptova më mirë se të tjerët; që Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqetësimi kryesor për mua ishte të arrihej mbizotërimi i ligjit, ngritja e institucioneve demokratike, të cilat ishte shumë vështirë të krijoheshin. Tani që pashë përparimin e Shqipërisë jam shumë i kënaqur me këtë. Në Kosovë ka ende shumë për të bërë.”(Panorama, 3 tetor 2016).

Pra koha e bashkimit kombëtar ishte atëherë, por u pengua nga qeveria e majtë e cila punoi kundër këtij opcioni, thënë më qartë e tradhëtoi ceshtjen tonë kombëtare. Në atë kohë, duke qënë në dijeni të shumë fakteve që po dalin tani pas 25 vjetësh, kam shkruar librin e mirënjohur “Kombi i tradhëtuar’, sepse shqiptarët sic thotë Krist Hill u tradhëtuan. Tjerat janë dokrra.

Por sot në Tiranë dhe Shqipëri kanë ndryshuar gjërat, konceptet dhe ideologjitë për sa i përkët ceshtjes së bashkimit kombëtar. Sipas sondazhit të fundit të GALLUP-it bërë katër-pesë vjet më parë, rreth 73% e shqiptarëve të Shqipërisë janë për bashkëim kombëtar dhe ky është zhvillim shumë domethënës, të cilit nuk mund t’i shmnaget asnjë qeveri në Tiranë apo Prishtinë, duke i besuar kështu edhe konkluzionit të Krist Hill se “Ballkani është një proces i papërfunduar.”

6.

Duke ju rikthyer kronologjisë së ngjarjeve pas 24 marsit 1999 mediat e Tiranës do të ndryshonin qëndrim ndaj Kosovës. Urdhëri i Presidentit Amerikan Bill Klinton për të nisur sulmet ajrore mbi Serbi, me qellim shkatrrimin e makinës ushtarake të Milloshevicit kishte ndarë historinë e Ballkanit. Lajmet nga zonat e luftës në Kosovë, por edhe vuajtjet e refugjatëve në Kukës, Has, e Tropojë hapnin edicionet e lajmeve anembanë botës. Në këtë periudhë disa televizone të Tiranës filluan të transmetonin lajme nga lufta e Kosovës, konferencat e shtypit të presidentit Amerikan Bill Klinton, të zëdhënësit të departamentit të shtetit si dhe të NATO-s. Televizioni “Arbëria” filloi emisionin e njohur “Luftë apo paqë në Kosovë”, “Shijak” Televizon ndertoi disa emsione me tema nga Kosova, radio “Kontakt” etj.

Kursi ideologjik i TVSH-së dhe disa gazetave të majta në Tiranë bëri që ato të përfshiheshin në sulme të pabesa ndaj Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova të marrë peng nga Milloshevici në kulmin e luftës së Kosovës në pranverë të vitit 1999. Në të njëjtin kor me politikën zyrtare mediat e majta nxituan të shpallnin “Tradhëtar” Rugovën dhe “bashkëpunëtor të Milloshevicit.” Tirana zyrtare në këtë kohë prodhoi një qeveri të dytë në emigracion, duke mohuar atë të Bukoshit. Kjo la një shije të keqe në perendim i cili ishte përfshirë në një luftë të ashpër për clirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

Mediat e majta nuk do të kishin këtë opinion për Rugovën ndërsa ai do të fitonte të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë pas clirimit të vendit nga NATO dhe UCK, me 12 qershor 1999 dhe në vazhdim. Por ky qëndrim ekstremist do të bënte që Rugova për disa vite të mos vizitonte Tiranën.

Në vitet 1999-2016, duke përjashtuar nxitimin e këtyre ditëve të fundit, mediat e Tiranë kanë qënë të matura ndaj zhvillimeve në Kosovë. Ndërsa qeveritë e majta u implikuan në krijimin e të majtës në Kosovë apo sipas raporteve ndërkombëtare dhe të eksportimit të trafiqeve dhe disa krimeve etj, mediat vepruan në një menyrë më të ekuilibruar. Ato megjithatë, vetëm pas formulimit të “Paketës së Ahtisari” dhe vizitës së Presidentit Amerikan Geroge. Ë. Bush në Tiranë me 10 qershor 2007, shprehen besimin e tyre për “Pavarësinë e Kosovës.

7.

Aktualisht Kosova është tema kryesore e mediave të Tiranës pavarësisht politikave editorialiste dhe ngjyrimve politike që përfaqësojnë pronarët e tyre. Ata që për vite me radhë kishin përqeshur dhe sulmuar egërsisht cdo shkrim që bënte thirrje për pavarësinë e Kosovës, apo bashkimin kombëtar, tani i ke idhtarë të fortë të kësaj pavarësie, biles këta tipa thirren thuajse në cdo tryezë për zhvillimet në Kosovë për të folur si ekspertë, si analistë, apo thjeshtë për modë, pavarësisht pse e njohin në mënyrë sipërfaqësore këtë ceshtje dhe shpesh bëhen qesharakë me ato që thonë apo shkruajnë sic ndodhi edhe gjatë këtyre ditëve me një koment të ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj.

Për fat te keq këta analistë nuk u panë të bëjnë asnjë reagim për deklaratën kërcënuese të ministrit të jashtëm grek për luftë ndaj Shqipërisë, nuk patën asnjë prononcim për deklarëtn luftënxitëse të minsitrit të jashtëm të serbisë ” për pushtimin e Kosovës”, ndërsa u morën në mënyrë jo profesionale vetëm me deklaratën e nxituar të Hoxhajt.

Unë mendoj se klasa politike në Tiranë dhe Prishtinë duhet të tregojë më shumë pjekuri dhe mos përfshihet kurrë më, në deklarata emocionale dhe të panevojshme, të amplifikuara edhe nga mediat përkatëse.

Është vertëtë gabim reagimi nervoz i zotit Hoxhaj për deklarat e kryministrit të Shqipërisë apo vizitën e tij në Beograd apo Nish, pavareisht rolit paresor te Shqiperise ne rajon, por është po kaq gabim anashkalimi i Kosovës si palë e domosdoshme në marrëveshjen për autoestradën Nish-Prishtinë-Durrës, si edhe moskordinimi i zotit Rama me udhëheqjen legjitime të Kosovës të qëndrimeve dhe kërkesave ndaj Beogradit, është gabim reagimi i disa analistëve në Prishtinë dhe akoma dhe më i madh i disa komentuesve në Tiranë.

Serbët dhe mediat e tyre, për të gjitha qëndrimet nacionale flasim me një zë, si sërbët në Serbi, në Mitrovicën e veriut, në Republikën Serbcka në Bosnje, në Koraci apo edhe në Mal të Zi.

***

Edhe ky shenim nuk ka si qellim për të hidherruar askend, as ata që e kanë quajtur “UÇK-në prodhim të Milloshevicit”, as ata që denuan sulmet ajrore të NATO-s mbi serbi, as ata që Kosovën e dëshironin vetëm si pjesë e Serbisë “me autonomi thelbësore”, as ata që shpikin “kombin kosovar”, as ata “që i tremben bashkimit kombëtar” e kështu m radhë. Shenimi ka si qellim për të sjellë një deshmi të thjeshte të koherencës së shtypit të Tiranës, rolit të tij të humbur apo të fituar në momentet kurciale të një kombi, për t’i vendosur përballë një paqyrë ku secili do të shohë vetvetën.

Në fund të fundit e rëndësishme ka qënë dhe është bindja e komunitetit perendimor për suksesin e pavarësisë së Kosovës dhe në vijim të shtetit të lirë të Kosovës, në këtë pjesë të Ballkanit Perendimor dhe Europës. Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët.

Hartografia e çuditshme e 1900: Ja si paraqitet Evropa dhe veçanërisht trojet shqiptare


Fitim Dika

NGA FITIM DIKA

Goerge Orvell e ka krahasuar metaforikisht fashizmin me oktapodin, ndërsa ngjashëm kanë vepruar edhe shumë hartografë në fillim të shekullit të kaluar kur kanë bërë harta për të sqaruar më së miri situatën politike globale.

Image

Për popullatën e atëhershme këto harta kanë zbehur sado pak terra incognita që mbizotëronte ngado. Në foton e quajtur Frederick Rose, “John Bull and his Friends”, bërë 14 vjet përpara fillimit të Luftës së Parë Botërore (1900), atëherë Britania nuk ishte anti-gjermane siç do ishte së shpejti. Por Rusia, po.



Siç shikohet në fotografi Cari Nikolas II i Rusisë përpiqet me oktapodin e tij të lë gjurmë pushtimi në Poloni, Kinë dhe Finlandë. Spanja dhe Turqia përpiqen të mbrojnë tokat e perandorive dikur më të mëdha të Evropës, ku siç shikohet se koka e “sulltanit” qëndron në Shqipëri, ndërsa qafa në Maqedoni dhe Bullgari. Udhëheqësi grek shikon detin Egje, sikur dëshiron të rrëmbeje gjithë bregun perëndimor turk, ndërsa Austria duke kapur përqafe Hungarinë përpiqet të përfitojë toka drejt perëndimit.

Shumë detaje tjera mund ti zbuloni edhe ju vetë nga harta e 1900, kur Shqipëria akoma nuk kishte shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Reagime për prezantimin e Marko Gjuriqit, si përfaqësues i zyrës për “Kosovë dhe Metohi”



“Kosova zyrtare duhet të protestoj, edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO, madje edhe në vijat ekzekutive të NATO-s për cilësinë në të cilën është thirrur z.Gjuriq, dhe të shoh mos është ky veç një lëshim burokratik i organizatorit apo ishte një ftesë e qëllimshme për promovimin e tij në këtë cilësi. Kjo mund të ketë qenë edhe një "ndërskamsë" formale, me të cilën dikush ka dashur të dështoj ky organizim e mbase edhe të bjerë përgjegjësia mbi palën kosovare, por këto gjëra kan mbetur keq qysh më herët kur z. Gjuriq është pranuar në këtë cilësi”, ka nënvizuar Fadil Lepaja.

Qasja provokuese dhe qëllimkeqe e shefit të zyrës Ndërlidhëse për Kosovën Marko Gjuriq është bërë dukuri e zakonshme, sa që duket se më nuk po e pengon as Kuvendin e as Qeverinë e Kosovës. Në këto rrethana ftesa nga ana e Asamblesë Parlamentare të NATOS , për z.Gjuriq, në cilësinë e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, po vlerësohet si një lëshim serioz, ndonëse ky i fundit nuk mori fare pjesë në seminar.

Ishte Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ajo e cila publikoi ftesën për seminarin e 93-të Rose Roth të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Me këtë rast, ajo denoncoi faktin se Kuvendi i Kosovës ka pranuar që Marko Gjuriq të prezantohet si drejtor nga “Zyra për Kosovë dhe Metohi”.

“Më 22-24 tetor, Asambleja Parlamentare e NATO-s, do të mbajë në Prishtinë, Seminarin e 93-të Rose Roth. Meqë si subjekt politik do të jemi të pranishëm me tre përfaqësues, dje nga Kuvendi i Kosovës, kemi pranuar axhendën e këtij organizimi. Sipas së njëjtës, panelist në sesionin e II-të, do të jetë edhe Marko Gjuriqi, i njëjti i cili në secilën formë lufton Republikën e Kosovës.

Por ajo që vërtetë është skandaloze dhe për ne e papranueshme, është pranimi që Kuvendi i Kosovës, i bën zyrës për “Kosovë dhe Metohi”, pasi që në këtë axhendë thuhet se i njëjti do të përfaqësoj zyrën për "Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Haxhiu. Sipas saj, llogari për këtë lëshim duhet të jap deputeti Xhavit Haliti i cili është kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.

Shkodran Tolaj ,kengetar qe rremben zemrat tona

Image result for shkodran tolaj
Shkodran Tolaj’s biography

Shkodran Tolaj is an Albanian classical music singer who has performed in the German musical and arts scene for more than a decade. His latest vocal specialization was with the world-famous Mexican music professor Francisco Araiza. During his collaboration with Mr. Araiza, Mr. Tolaj performed the roles of Puccini. He also played the roles of Rodolfo and Pinkerton at the “La Boehme” and “Madam Butterfly” operas respectively. He has also collaborated with the “Orso” Philharmonic Orchestra when he played the role of Barinkay in the operetta “Zigeunbaron” of J. Strauss. With the same orchestra, he also conducted the vocal recording of Symphony Nr. 1 of A. Scriabin. Mr. Tolaj, apart from playing major classical opera characters, has also performed in modern musical pieces. He was part of the cast of the “Frafin Mariza” opera of E. Kalmman with his role of Tasilos. His two other musical performances were in the “West Side Story” of L. Bernestein (Tonny) and “Dance of the Vampires” of Jim Steinman (Graf von Krolock). In one of its musical reviews, the German newspaper “Baditsche Zeitung” praised Mr. Tolaj for his unique and high pitched voice which it claimed is “mesmerizing to the public.” Tenor Tolaj has also performed in the French and Swiss musical scenes where he has been distinguished as a multi-dimensional tenor who is able to adapt to different roles and characters from a wide ranging musical periods. Mr. Tolaj has recently returned to the Balkans and is contributing to the musical scenes of Kosova, Albania, and Macedonia. He has performed several solo concerts recently, including “The Spring Sounds” with the Macedonian National Theater of Opera and Ballet in October 2014 where he performed some of the world’s most challenging aria. Consequently, the concert was greatly received and appraised by the media and public. Mr. Tolaj has also released a classical music album titled “Impressions”. At the same time, he has performed along with the renowned Macedonian musical assembles, including his performance along with the famous troika of VAM, composed of professor Marija Gjoshevka – piano, Vladimir Kostov- violin, and Aleksader Kotevski – violoncello. Mr. Tolaj also was part of the concert held in Bitola/Manastir in November, 2015 where he performed along with the Albanian National Theater of Opera and Ballet. Some of Mr. Tolaj’s concerts have been broadcasted live on the national public stations and have received wide media coverage.


Image result for shkodran tolaj

Besiana Mehmedi-mezzo-soprano

Besiana Mehmedi was born in 1982 in Pristina, Kosovo but her family origin relates to the Macedonian city of Kicevo. She completed the primary and secondary musical school “Prenk Jakova” in Pristina for piano and solo-singing where she was widely regarded as one of the best students in the school. She held several concerts in Kosovo’s cities of Pristina, Peja, and Gjakova. She completed her high school one year in advance due to her excellent academic performance.

Ms. Mehmedi graduated from the Academy of Arts of Albania, in Tirana, with an excellent GPA and highest academic honors. During the studies and after graduation, she was part of numerous classical music performances which were produced by the National Albanian Theater of Opera and Ballet. Ms. Mehmedi finished her graduate studies in musicology, under the auspicious of professor Zana Shuteriqi, with an excellent academic record (a GPA of 4.0) and her thesis was on “The role of National Television of Macedonia on the development of Albanian music during 1967-2012”. She is about to receive her second master’s in solo-singing from the Kosovar Academy of Arts in Pristina. From 2006-2013, Ms. Mehmedi served as an assistant professor of music history and vocal technique at the State University of Tetovo. Since 2013, she has been working as a professor of music history, solo-signing and vocal technique at the State University of Tetovo.

Besiana Mehmedi has made her name as one of the most well -known Albanian musical singers. She is also known as a music professor, a publicist, radio reporter, and media presenter. She has received numerous musical awards and has been involved in re-producing and re-interpreting some of the Albanian folk hits.

Classic musical performances

“Peace and happiness in the spring of new century” – solo concert, 1999

Albanian Theater of Opera – concert, June, 2004

Soloist in the Concert of Mother Teresa’s canonization with the “Jan Kukuzeli” Orchestra and conductor Zhani Ciko, National Theater of Pristina, 2004

Solo-concert with “Latino Band”, Struga, Macedonia, 2007

Solo-concert “One language for all”, with guests including Suzana Frasheri, Edit, Mihal, Redon Makashi, accompanied by the Macedonian National Theater of Opera and Ballet, Conductor Sasho Tatarqevksi, 2009

Solo-concert with guests including Shkodran Tolaj and Suzana Frasheri, accompanied by the Macedonian National Theater of Opera and Ballet, Conductor Sasho Tatarqevksi, 2010

Besiana Mehmedi has also participated in the musical and arts activities organized by the State University of Tetovo. She performed as a soloist in the musical concert “Kantata e alfabetit” with conductor Arifikmet Xhemaili which was performed in Tetova, Struga, and Gostivar during 2008. She has also participated in the concert organized between the State University of Tetovo and Radio Television of Albania in 2008, and the concert in honor of the 100th anniversary of Albania’s declaration of independence. Ms. Mehmedi has also performed in the concert organized by the Kosovo Embassy in Turkey in February, 2013.



During her career, Besiana Mehmedi has collaborated with numerous conductors including Milto Vako, Suzana Turku, Eno Koco and Jetmir Burbullushi.

Her roles in operas include:

Opera “Figaro Weeding” – Moxart, the role of Cherubino, conductor Altin Shehu, director Nikolin Gurakuqi, Albanian Academy of Arts, Tirana, 2004
“Il cambiale del matrimonio” – Rosini, the role of Clarina, conductor Leonardo Quadrino, director Nikolin Gurakuqi, Albanian Academy of Arts, Tirana, 2004
Opera “Room” – Ermir Dergjini, the role of Ines, conductor Zhani Ciko, director Nikolin Gurakuqi, National Theater of Opera and Ballet, Tirana, 2004
Musical “Per tre grosh” – Kurt Weil, the role of Xheni, conductor Artan Lumshi, director Armando Bora, National Theater of Opera and Ballet, Tirana, 2005
Musical “The Kidnapping of Junis William”- Paula Kimber, the role of Ganenstehav, Festival “Ohrid summer”, director Natasha Popllavska, director Sasho Tatarqevski.
Besiana Mehmedi has won many music awards. She received the second place in the “Flag Festival,” which was organized in honor of the Albanian 100th years of declaration of independence and received the “Nexhimje Pagarusha” award in the “Kenga Ime” Festival.

Ms. Mehmedi also contributes as a writer for numerous social arts journals where she has written on the “Role of media in enhancing music” and “Menzra e kriprimit permes muzikimit”.

She is currently working with the National Radio of Australia as a free-lance reporter. Before that, she had her own show “Gjurme ne pentragram” which was broadcasted in the National Radio television of Macedonia. Besiana Mehmedi has written many articles for numerous newspapers and in some of them, she also held the role of editor in chief.(Floripress)


Image result for shkodran tolaj



Nga Dorela Paci


Shkodran Tolaj ,kengetar qe rremben zemrat tona



Ne Decan te kosoves ne 1980 lindi nje djale,qe asokohe askush nuk e mendonte qe nje dite do ishte nje nder zerat me te bukur te mbare shqiptarise.


Babai I tij I vuri emrin Shkodran,nese ai do ta dinte se çfarë do I ndodhte me pas,ndoshta kete emer nuk do ia vinte.

Shkodrani fillimisht u be I njohur ne Gjermani,ku mbaroi dhe konservatorin per muzike klasike.

Aty kaloi nje dekad neper skenat e Gjermanise,ku preku edhe suksesin e pare.

Ne Gjermani ai njihet si tenor I madh,ku mori pjese ne shume kryevepra boterore.

Per publikun shqiptare ai nuk ka shume vite qe u be I njohur,po qe me kengen e pare ai diti ta beje per vete publikun.

Aspak kengetar komercial,por nje kengetar qe di ta rrembeje zemren shume shpejt.

Per fatin e tij edhe gjysma e tij me e mire eshte mexo soprano dhe te dy bashke kompletojne njeri tjetrin mese miri.

Shkodrani njihet edhe si kompozitor dhe muzikant me I mir ne trevat tona.

Shkodrani sefundmi na ka mahnitur me kengen e tij me te re Nenes,nje kenge qe per dy dite u be super hit.

Nje kenge qe te emocionon deri ne palce, nje kenge qe do te zgjohesh dhe te flesh e te.

Shkodrani ndoshta,duhet te jete me shume prezent ne skenat operistike,por per publikun e thjeshte eshte me mire keshtu.

Te gjithe ne dehemi me magjine e zerit te tij,qe duhet thene keto 20 vitet e fundit eshte zeri me I bukur qe kemi degjuar.

Ai nuk te emocionon vetem me zerin,por edhe e pasionin me te cilin interpreton.

Duhet thene qe pasionin qe e gjen te Shkodrani nuk e gjen askund tjeter.

Po ai gjithçka e ben me shume dashuri dhe shume profesionalizem.

Ne jemi me fat qe te kemi Shkodran Tolaj...


Image result for shkodran tolaj


Po kush është Shkodran Tolaj ?



Shkodran Tolaj( 16 Prill 1980)është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Shkodran Tolaj, në skenën e muzikësklasike është injohur si tenor i cili ka vepruar më tepër se një dekadë në Gjermani.

Specializimet e fundit për vokal i ndoqi tek profesori meksikan, tenor i injohur në botë Francisko Araiza. Gjatë punës me të ka realizuar rolet e Puccinit: Rodolfo tek "La Boheme" dhe Pinkerton nga "Madam Batterfly".

Ka bashkëpunuar me Filharmoninë "Orso" të Gjermanisë ku ka realizuar rolin Barin ka hy në operetën "Zigeunbaron" të J. Strauss.

Image result for shkodran tolaj


Me të njejtën orkestër kar ealizuar edhe audio regjistrimin e Simfonisë nr.1 të A. Scriabin. Shkodran Tolaj, është tenor i cili përveç roleve të mëdha operistike botërore, ka përformuar me sukses në veprat moderne të kohës.

Vlen të përmendet paraqitja e tij në rolin e Tasilos te kopereta "GräfinMariza" e E.Kalmman, si dhe paraqitjet në dy musical, "West Side Story" të L. Bernstein (roliiTonny) dhe "Dance of the Vampires" të Jim Steinman ( rolii Graf von Krolock).

Tenori Shkodran Tolaj është cilësuar në gazetat gjermane (BaditscheZeitung) si vokal i madh dhe i rrallë që mahnit me zërin e tij të ardhur nga vendi më i vogël i Evropës( Kosovë).

Ka performuar dhe në skenat franceze dhe zviceriane ku është cilësuar si tenor shumë dimensional i cili përshtatet në të gjitha karakteret kompozicionale dhe epokale muzikore. Ka më tepër se një vit që kontribuon në jetën artistike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Nga biografia e tij, mund të themi se Shkodran Tolaj, përfaqëson një tenor shqiptar të përmasave ndërkombëtare. Biografia e tenorit Shkodran Tolaj plotësohet me performimin e fundit shumë të suksesshëm me Operën dhe Baletin e Maqedonisë në Tetovë dhe dirigjenten Bisera Çadllovska.

Image result for shkodran tolaj

Shkodran Tolaj, është fitues i disa çmimeve të rëndësishmesi: Çmimi i dytë në festivalin e Flamurit në Kosovë,

Çmimi i parë në Flaka e Janarit, çmimi Special në “Netët e Klipitshqiptar”.

Veç çmimeve si interpret ai kamarrë çmime edhe si autor i këngëve dhe atë: Çmimin e parë si autor këngësh për fëmijë “Ylberi’ .

Veç këngësh dhe për punimesh shumë suksesshme si autori vlejnë të përmenden këngët “Rini thuaja këngës” interpretuar nga grupi “Ilirët” dhe “Shqipet e Uskanës” interpretuar nga ai vet në shoqërim të Besiana Mehmedit dhe vëlleërve Dervishi.

Kritika gjermane e ka cilësuar si zë të rrallë e me potencial të jashtëzakonshëm. Eshtë pjesë e shumë Cd-ve kolektive të inçizuaranë Gjermani.

Ndërkaq ndër Cd-të individuale vlejnë të përmenden “Hape zemrën” me këngë të muzikës së popllarizuar dhe Cd e fundit e cila iu dhurua publikut në koncertin e 20 marsit me arie dhe këngë të popullarizuara “Impresione”.


Çifti Mehmedi – Tolaj, kohë më parë në New York, u ngjiten në një skenë, muzikore ku janë ngjitur më parë edhe disa yje të mëdha të botës së muzikës. Dhe, pikërisht në atë skenë ku përpos performancave muzikore të huaja, ata do të prezantonin edhe muzikën e kristaltë shqipe.

Në MC Gallery në New York , shkruan në faqen e saj të internetit, kjo galeri, duke treguar se kishte mbetur shumë e kënaqur për të paraqitur para publikut njujorkez, recitalin e dy këngëtarëve të njohur shqiptar, nga Maqedonia, Besiana Mehmedi-mexosoprano dhe Shkodran Tolaj-tenor, në bashkëpunim me pianistin Andreja Naunov, i cili ka fituar disa çmime shtetërore në muzikë dhome dhe piano.

MC Gallery në New York , e cila është një nga galeritë më të njohura në metropolin botëror, e shquar për hapjen e ekspozitave të famshme, dhe recitaleve, e cila në sikron mbrëmë edhe nga bashkimi i artit vizuel të pikturave në sallonet e saj, dhe atij muzikor, kan krijuar një univers më të pasur kulturor, dhe kan na sjellë edhe disa nga perlat nga kriimtaria shqiptare dhe ajo autoktone e të githa trevave shqiptare.


Image result for shkodran tolaj


Megjithse, ata erdhë për herë të parë në një koncert të përbashkët, në MC Gallery në New York, çifti simpatik Shkodran Tolaj-tenor dhe Besiana Mehmedi-mezosoprano, u gjendën përball një numëri jo të vogël, artëdashësish, artistë, muzikanë dhe këngëtar të njohur shqiptarë dhe amerikanë, përfshirë edhe diplomatët kosovar Konsullën e re të Përgjithshme të Kosovës, Teuta Sahatqiu, dhe diplomaten Albana Bylykbashi.

“Këngëtarët Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, përveç se sollën me një pompozitet e estetikë të lartë muzikore, disa pjesë të muzikës klasike, botërore, ata po me shumë sukses kanë arritur të na emocionojnë jashtëzakonisht më këngët me motivet autoktone shqiptare, që i interpretuan mbrëmë në skenën e MC Gallery në New York, në një mënyrë shumë të veçantë”, tha pas shfaqjes aktori tetovar Luan Bexheti, i cili e ndoqi live koncertin së bashku me bashkëshorten e tij, Rejhan Ismani-Bexheti.

Dyshja artistike, Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, shkruan shtypi shqiptarë ka bërë emër në mbarë hapësirën shqiptare me përpunimin e këngëve autoktone shqiptare të cilat gjithnjë i kanë sjellur para publikut shqiptar me një profesionalizëm të rrallë.

Në programin e tyre më 25 qershor të shtunën në MC Gallery në New York , ata kishin të përfshirë vepra me kërkesa shumë të mëdha interpretuese duke dashur në këtë formë që artistët të tregojnë edhe nivelin e artit muzikor shqiptarë.



Artistë nga Kërçova, Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, do të interpretonin për afro dy orë arie antike, arie të mëdha si Kavaradas nga “Toska” e Pucinit, Isabela nga “Ifigenia në Algjeri” Rosini, Paulina nga “Dama Pik” Cajkovski, Ulrika nga “Ballo me maska” Verdi. Sigurisht që nuk mungojnë pjesët e popullarizuara nga repertori botëror përfshirë: Habanerën nga Carmen, kenga napoletane “O sole mio”, kënga spanjolle “Granada” , “ Time to say goodbay” e shumë të tjera.

Pjesë e rëndësishme e koncertit të tyre ishin edhe këngët shqiptare përfshirë “ Hej ju male” nga “Skenderbeu” e kompozitorit Cesk Zadeja, kënga e popullatizuar e Musa Piperkut “Këngë moj” që vjen në një formë të padëgjuar derimë sot (piano-vokal), kënga e popullarizuar shkodrane e Prenk Jakovës “Margjelo”. I tërë koncerti u përcollë në piano nga Andrej Naunov-pianist i rregullt pranë Teatrit të Operës dhe Baletit në Maqedoni.

Besiana Mehmedi e ka bërë emrin e saj si një nga më të njohurat këngëtarët shqiptarë. Ajo është gjithashtu e njohur si një profesore të muzikës, një publiciste, gazetarene mediat , dhe prezantuese. Ajo ka marrë çmime muzikore të shumta, të cilat kan qenë të përfshirë në suksesin e saj në ri-prodhimin dhe ri-interpretimin e disa nga hitet popullore shqiptare.



Kurse, Shkodran Tolaj vjen nga muzika klasike, dhe është një këngëtarë shqiptare që ka kryer në muzikën gjermane dhe ka preformauar në skenë për më shumë se një dekadë. Eksperienca e tij i fundit ishte specializimi me artistin me famë botërore profesor i muzikës, meksikanin Francisco Araiza. Gjatë bashkëpunimit të tij me z Araiza, ,z. Tolaj ka interpretuar rolet e Puçinit.

Ndërkohë, pianisti maqedonas Andreja Naunov, ka fituar disa çmime shtetërore në muzikë dhome dhe piano. Ai realizojë shumë recitale në Maqedoni; si me Orkestrën Filharmonike të Maqedonisë dhe Orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë., Dhe në të njëjtën kohë ai mori pjesë gjatë turneut kombëtar të muzikës klasike Simon Trpchevski .

******
Image result for shkodran tolaj

Të sapo martuarit Besjana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj janë duke i shijuar ditët më të lumtura të jetës së tyre. Fejesën dhe martesën ata e shënuan në dy data mjaftë të rëndësishme.

“Fejesën e kemi bërë më 16 prill në ditëlindjen e Shkodranit, ndërkaq tani martesën e kemi bërë më 19 gusht në ditëlindjen time. Kthimi i Shkodranit në atdhe, duke lënë Gjermaninë përgjithmonë, bëri që dhe dasma të vjen pikërisht këtë verë”.
Ceremonia e dasmës ka qenë sipas traditave në Kërçovë dhe Deçan duke pasur shumë mysafirë dhe personalitete publike. Por ata tani nuk planifikojnë të shtojnë familjen.

“Edhe pse ëndrra e çdo gruaje të martuar, është të krijojë familje dhe të bëhet një nënë, ne njëherë nuk planifikojmë një gjë të tillë”, ka thënë ajo.(Floripress)





Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...