2016-10-23

Kosova në mediat e Tiranës


Image result for Muje Bucpapaj



Në fillim të viteve 1990 shumica e mediave të Tiranës nuk përfillen ndryshimet të cilat shumë shpejt do të shndërronin në gërmadhë ish- Federatën Jugosllave, ndërsa do të zhysnin në luftra të njëpasnjeshme popujt e këtij rajoni.

Indiferenca me të cilin mediat e Tiranës ndoqën këto zhvillime është e cudtishme kur dihej se skena ku po zhvilloheshin luftrat për territore, shtete të reja dhe spastrime etnike ishte kryesisht hapsira shqiptare në ish -Federatën Jugosllave.

Në kushtet kur mediat shqiptare në Prishtinë ishin mbyllur prej verës së vitit 1990 dhe komunikimi me opinionin kryhej nëpërmjet disa gazetave që botoheshin në perendim, mediat e Tiranës zgjodhën të fokusosheshin në konflitet e brendshme dhe shpesh banale, duke i afruar një tjetër prioritet përspektivës së zhvillimeve kombëtare.

Pas rënjes së murit të Berlinit dhe renjes së regjimit komunist në Tiranë, në skenë kishte dalë ceshtja shqiptare. Qeveria demokratike po përpiqej të siguronte një mbeshtetje të nevojshme nderkombëtare për të rimkëmbur ekonominë e vendit tërësisht të rrenuar nëpërmjet reformave të thella të tregut, në përpjekje për të faktorizuar Tiranën në hapsirat Ballkanike.

Një shtet i rrenuar ekonomikisht dhe pa asnjë motivim për qytetarët e tij e kishte të veshtirë të kompensonte kohën e humbur dhe të ecte përpara. Izolimi i gjatë e kishte lënë Shqiëprinë dhe shqiptarët pa miq dhe aleatë të vertetë në perendim, duke u lëshuar terren armiqve të shqiptarëve në rajon, të cilët i kishin prezentuar konfkitet me shqiptarët gjithmonë sipas interesave të tyre.

Në vitet 1992-1996 ndërsa Shqipëria po shtonte me shpejtësi prezencën e saj në kancelaritë prendimore si dhe forumet prestigjioze nderkombëtare si OSBE, Këshilli i Europës, NATO etj, mediat e shkruara me fyrmëzim të majtë, bënin thirrje që Tirana të qëndronte larg zhvillimve rajonale. Ato ndikuan që Shqipëria të mos kishte një qëndrim konsensual për ceshtjen e Kosovës, sido që parlamenti pluralist i vitit 1991, me inistimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, atëherë në opozitë, nëpërmjet një rezolute pati njohur Republikën e Kosovës.

Sic dihet me 28 mars 1989 Kuvendi i Serbisë pati miratuar amendamentet kushtetuese, duke shpallur të ashtuquajturen “Serbi unike.” Pushtimi i Kosovës dhe mohimi i të drejtës për të qënë element konstituiv i ish-federatës Jugosllave që parë nga perendimi si përgatitje e Milloshevicit dhe serbëve për fillimin e luftës për të kontrolluar federatën dhe vendosjen e diktatit të tyre të hekurt mbi popujt e ish-Jugosllavisë.

Ndërsa në Beogard festohej aneksimi i Kosovës në Serbi, shqiptarët e kundërshtuan ashpër këtë vendim. Në vitet 1988-1989 u vranë rreth 80 protestues paqësorë shqiptarë, me mijera të tjerë u burgosën, apo keqtrajtuan nëpër stacionet e policisë serbe.

Ndërsa Ballkani po kërcënohej nga cmenduria serbe, mediat e majta bënë cdo përpjekje për të goditur imazhin e qeverisë së re demokratike në prendim, duke e paraqitur atë si “nacionaliste”, per pasojë edhe si “një kërcënim për paqën dhe stabilitetin rajonal.”

Kuptohet se pas këtyre tezave qëndronin interesa ngushtësisht partiake, të cilat për fat të keq patën pasoja negative në raportet e Shqipërisë me fqinjët, kryesisht me Serbinë dhe Greqinë.

Këto dy vende filluan ofesnivën diplomatike për të minuar mbeshetetjen e qeverisë demokratike, kryesisht atje ku ajo ishte më e fortë, në Uashington.

Të nxitura nga një kulturë izalcioniste, marksiste, gazetat e majta kishin prirje për të trajtuar ceshtjen e rreth 3 milionë shqiptarëve si ceshtje të brendshme të Jugosllavisë, dhe problemin e Kosovës vetëm si një ceshtje të të drejtave të njeriut.

Në vitet 1992-1996 ato për fat të keq shkuan deri aty sa të denonconin politikat sipas tyre “ vasale” të presidentit Berisha ndaj SHBA-ve, si dhe të formulonin akuza të tilla sikur “Berisha po na con në luftë me fqinjët për Kosovën.” Në fakt Shqipëria po ndiqte një kurs tërësisht paqësor dhe të kordinuar mirë më faktorin perendimor, duke treguar maturi dhe vendosmeri në trajtimin e ceshtjes së Kosovës.

2.

Mediat që përfillnin tematikën e Kosovës ishin të pakta.Në verë të vitit 1991 një grup intelektualësh si Hysamedin Ferra, Skender Bucpapaj, Myftar Gjana, Murat Gjonballa, Bedri Myftari, autori i këtyre radhëve etj, themelojnë gazetën javore “Kosova” e cila kishte në fokus ceshtjen e Kosovës dhe zhvillimeve të reja rajonale. Gazeta ishte organ i shoqatës “Kosova. Po atë vit themelohet edhe gazeta javore “Atdheu” e cila edhe pse me një tirazh të kufizuar përpiqej të bënte prezente perspektivën e zhvillimeve ballkanike.”Një tjetër gazetë me qëndrim të hapur politik, pro ceshtjes së Kosovës ishte “Kombi” i drejtuar nga Hydajet Beqiri. Kjo gazetë shihej e lidhur me disporen kosovare në Europen perendimore, por kishte një liri editoriale. Në pranverë të vitit 1991 në këtë gazetë pata botuar shkrimin e gjatë “Kosova është Shqipëri.”Analiza pati marrë shumë komente pasi trajtonte një temë deri atëherë tabu për mediat e Tiranës.

Një ndjeshmeri të lartë për zhvillimet në Kosovë kishte edhe gazeta “Rilindja Demokratike”, organ i Partisë Demokratike, aleate e ngushtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e drejtuar nga Dr. Ibrahim Rugova. Rilindja Demokratike do të ruante këtë kurs prej atëherë dhe deri në ditët e sotme.

3.++++

Në fillim të viteve 1990 gazetat e majta kishin zgjedhur per të pasqyruar temën e Kosovës, sipas një praktike të aplikuar për dekada me radhë nga regjimi komunist, botimin e artikujve të shtypit perendimor për Kosovën. Editorialet e rralla të këtyre gazetave të majta për Kosovën fillonin me një keqardhje për tragjedinë e vellezërvë kosovarë që po vuanin nën regjimin e egër serb, vazhdonin me thirrje për njohjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe përfundonin me sigurinë që i jepnin Serbisë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme. Në qershor të vitit 1993 shtypi i majtë i pati bërë jehonë te madhe një marrëvehsje të arritur në Greqi mes Partive Socialiste të Shqipërisë, Greqisë dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nëpërmjet slloganit “Ballkani i ballkanasve” kërkonte nga SHBA-të, që të qëndronin jashtë implikimit në rajon. Kjo do të thoshte përvec të tjerave që të ruhej dominimi serb në ish-jugosllavi, i mbeshtetur në një fuqi të vertetë ushtarake si dhe pushtimi serb i Kosovës.Këtë apel drejtoi edhe këto ditë ministry I jashtëm grek.

E njëjta tezë qe perdorur në pranverë të vitit 1999 nga diplomacia serbe dhe aleatët e tyre në rajon duke i bërë rezistencë qëndrimit të prerë amerikan për të përdorur forcën ushtarake kundër pushtuesve serbë në Kosovë.

4.

Harta e Ballkanit kishte ndryshuar me shpejtësi. Në qërshor 1991 Milloshevici kishte sulmuar Slloveninë, në gusht 1991 armata serbe pushton 40 % të territorit kroat, në vetëm pak ditë në mars të vitit 1992 diktatori serb pushtoi Bosnjen.

Që kur Milloshevici kishte hypur në pushtet, në vitin 1987, Jugosllavia kishte marrë rrugën e luftës. Ish Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Serbisë dhe president i Serbisë, ishte bërë zëdhënës i politikave ultranacioanisle serbe. Milloshevici kishte kërcenuar të gjithë kombet tjerë të ish-federatës duke dekaluar se “askush nuk do të guxojë më të prekë serbët” apo se “aty ku ka serbë është serbi. ”Kjo platfromë pati cuar në luftra të përgjakshme dhe në shpërberjen e Jugosllavisë. Sllovenia kishte shpallur pavarësinë, po kështu edhe Kroacia, Maqedonia dhe Bonje Hercegovina. Serbia kishte krijuar shtetin e dytë serb në të ashtuquajturen Republika Serbcka, ndërsa kroatët shtetin e dytë në Hercegovinë. Vetëm shqiptarët ishin gjendur papritur të ndarë në tre shtete të sapokrijuara rishtas, duke e bërë situatën edhe më të rëndë se sa gjatë kohës së federatës.

Për fat të keq mediat e Tiranës e shmangen serishmi ceshtjen e Kosovës. Shumë gazetarë, publicistë apo historianë moren një ofensivë të vertetë kundër cdo zëri të pavarur që kërkonte pavarësinë e Kosovës. Trajtimi i ceshtjes së Kosovës u quajt “folklorizëm, “primitivizëm” dhe “një temë arkaike”, “e papërshtashme për kohët moderne.” Një grup publicistës u përfshinë në formulimin e tezave të rënda dhe fyese ndaj shqiptarëve të Kosovës duke u bërë nganjëherë jehonë edhe tezave antishqiptare të prodhuara sistematikisht në Beograd, si “kombi shqiptar dhe kombi kosovar” , “revanshi i veriut ndaj jugut etj.”

Ashtu sic të vjen keq për këto shkrime dritshkurtëra, antikombëtare të shkruara sistematikisht gjatë regjimit komunist dhe deri me 24 mars 1999, sot të vjen mirë që shumë autorë të këtyre komenteve tani me 2016 kanë ndryshuar koncepte. Disa prej tyre tani i shikon nga njeri televizon në tjetrin duke folur për rëndësinë e pavarësisë së Kosovës, apo edhe per bashkimin kombetar, per kombëtaren e futbollit etj, apo nëpër faqet e gazetave, sido që me pak njohuri rreth kësaj ceshtje dhe me pak sinqeritet ndaj vetvetës. Unë nuk besoj që këta tipa e bëjnë këtë ndryshim thjeshtë për të qënë në qëndër të një debati të përbotshëm, sic është ai për Kosovën, apo për shkak të protretit të tyre prej analistësh, por që vertët ata sic do shqiptar i gëzohen pavarësimit të gjysmës së kombit shqiptar. Vetë fakti që edhe serbofilët dhe grekofilët e Tiranës, biles edhe kozmopolitët tani flasin edhe për bashkimin kombëtar është vertetë dicka mjaft domethënëse.

5.

Në vitet 1995-1996 Shqipëria kishte bërë perparime të rëndësishme në fushën e reformave ekonomike, por edhe ushtarake. Vendi ishte bërë anëtar i Partneritetit për Paqë si dhe kishte forcuar lidhjet me SHBA edhe në sektorin e sigurisë kombëtare. Sic thuhej shteti shqiptar i kishte afruar SHBA-ve aeroportin e Gjadrit në mbështetje të përpjekjeve amerikane për të ndaluar masakrat serbe në Bosnje. Këto levizje strategjike të cilat i sherbenin vendosjes së paqës në rajon, qënë keqintrepetuar nga disa gazeta të majta të Tiranës dhe publicistë. Ato akuzuan kryetarin e shtetit të asaj kohe S.Berisha për “vasalitet ndaj SHBA-ve,”dhe politikë që “do të fuste vendin në konflikt me fqinjët.”

E verteta është se mediat e majta kishin gabuar. Vetëm ndërhyrja ushtarke e kërkuar fort nga presidenti Berisha dhe nga qeveria demokratike e drejtuar nga Aleksander Meksi do t’i jepte fund agresionit serb në Ballkan, si dhe do të shpallte Kosovën një vend të lirë.

Në vjeshtë të vitit 1997 dukej qartë se Serbia po përgadiste luftën e Kosovës. Mediat e majta të Tiranës, ashtu si në fillim të viteve 1990, u distancuan nga problemet e Kosovës duke u përqëndruar në sherrnajet e brendshme dhe në paltformat e spastrimit të vendit nga demokratët të cilët e kishin humbur pushtetin pas zgjedhjeve të 29 qershorit të vitit 1997, zgjedhje te cilat erdhen si pasoje e ngjarjeve dramatike që pasuan rënjen e skemave mashtruese priramidiale.

Ofesiva serbe për spatrimin etnik në Kosovë në fund të shekullit të kaluar e gjeti politikën shqiptare të përcarë, opinionin të papërgatitur për të krijuar një reagim gjithëkombëtar si dhe mediat të fokusuara në të tjera probleme dytësore.

Në rast se mediat e Tiranës do të kryenin rolin e tyre, fillimi i luftës së Kosovës prej 28 shkurtit të vitit 1998 deri 12 qershor 1999 nuk do ta gjente të papërgatitur në atë mënyrë shtetin shqiptar, i cili kishte pësuar gati një rrënim total gjatë kryengritjes komuniste të pranverës së vitit 1997.

Fillimi i spastarimit etnik në Kosovë në fillim të qershorit të vitit 1998 i dha fund cdo hamendje se lufta do të mund të shmangej.

Ndërsa me 4 qershor 1998 mbi 20 mijë refugjatë kosovarë mësynë Tropojën për t’i shpetuar genocidit dhe zhdukjes masive, shtypi zyrtarë i Tiranës thuajse e injoroi këtë tragjedi.

Prej qershorit të vitit 1998 shumica e televizioneve amerikane dhe europiane filluan të transmetonin direkt nga Tropoja, por për cudi RTSH nuk transmetonte thuajse asnjë lajm për jetën e veshtirë të rreth 45 mijë refugjatëve të luftës që kishin gjetur strehim në familjet e varfëra të Tropojës.

Në vend që media të sensibilizonte qeverinë dhe opinionin për t’u ardhur në ndihmë vellezerve të tyre, me përjashtim të “RD”-së dhe radio “Kontakt”, mediat tjera heshtën.

Për fat të keq ndonjë gazetë bëri thirrje që këta refugjatë lufte të mos kalonin Alpet për të shkuar drejt Shqipërisë Qendrore, pasi sipas tyre “ ata ishin mbeshtetës të Berishës.”

Një pjesë e publicistëve, që sot janë bërë supërpatriotë gjatë kësaj kohe dhe sidomos pas spastrimve etnike masive në pranverë të vitit 1999, habitën botën kur kërkuan që refugjatët e luftës që vinin të tmerruar nga Kosova të izololoheshin në geto klasike. Ata i sygjeronin qeverisë së majtë që këta refugjatë të mos lejoheshin të zbrisnin nga Tropoja dhe Kukësi në brendësi të vendit, pasi sipas tyre do të ndryshonin raportet njerëzore në favor të demokratëve. Ata në mënyrë të pabese kërkuan që mijëra gra dhe femijë të lodhur nga udhëtimi i gjatë, të kequshqyer dhe të tmerruar nga ato që kishin parë dhe lënë në Kosovë, të mos strehoheshin në Jug, sepse sic pati thënë një zëdhënës ministrisë së Jashmte greke “zhvendosja e tyre në jug, do të cenonte interesat e Greqisë” e të tjera perralla të ngjashme.

Krejt ndryshe do të reagonin shqiptarët. Nga Tropoja deri në Sarandë me mijëra familje do të do të hapnin shtepitë dhe zemrat për vellezërit e tyre nga Kosova, duke ndarë me ta dhimbjen e pafund për njerëzit e humbur në luftë, për shtepitë dhe trojet e braktisura.

Edhe vetë Qeveria Majko ishte mosbesuese ndaj këtyre refugjatëve. Sido që ish-kryeministrit Majko i ka pëlqyer gjithnjë të marrë pozat e heroit të kësaj lufte e verteta është krejt ndryshe. Vetëm pas ultimatumit të fortë amerikan dhe presionit të opozitës së djathtë qeveria e koalicionit të mjatë filloi trajtimin e refugjatëve të luftës, si dhe organizmin e akomondimit të tyre në të gjithë vendin. Po kjo qeveri në mënyrë të ligë nuk u përshi në luftë në mbeshtetje të UCK-së, jo vetëm duke humbur një shans historik, por edhe duke deshmuar se ishte qartë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Për këtë temë kam shkruar qysh në atë kohë me qindra artikuj në shtypin e djathtë të Tiranës, me thirrjen se tani është koha e bashkimit kombëtar, dhe e implikimit të uhstrisë shqiptare në këtë luftë direkt në terren, por historia dihet, kjo qeveri u mjaftua vetëm me shpërndarjen skandaloze dhe korruptive të ndihmave ndërkombëtare për refugjatët. Shpesh duke vjedhur edhe bukën e femijëve të Kosovës.

Faktet janë fakte. Kësaj ceshtje i ëhtë rikthyer pas kaq vitesh edhe diplomati i shquar amerikan dhe miku i shqiptarëve Kristofer Hill.

Ai në një intervistë të ketyre ditëve shkruan se Shqipëria nuk e dëshironte bashkimin kombëtar. Hill shprehimisht thotë: “Padyshim që Ballkani është një proces i papërfunduar. Mendoj se është bërë përparim. Kam punuar në Shqipëri dhe më vonë kur bisedoja me negociatorin e Kosovës, një gjë e kuptova më mirë se të tjerët; që Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqetësimi kryesor për mua ishte të arrihej mbizotërimi i ligjit, ngritja e institucioneve demokratike, të cilat ishte shumë vështirë të krijoheshin. Tani që pashë përparimin e Shqipërisë jam shumë i kënaqur me këtë. Në Kosovë ka ende shumë për të bërë.”(Panorama, 3 tetor 2016).

Pra koha e bashkimit kombëtar ishte atëherë, por u pengua nga qeveria e majtë e cila punoi kundër këtij opcioni, thënë më qartë e tradhëtoi ceshtjen tonë kombëtare. Në atë kohë, duke qënë në dijeni të shumë fakteve që po dalin tani pas 25 vjetësh, kam shkruar librin e mirënjohur “Kombi i tradhëtuar’, sepse shqiptarët sic thotë Krist Hill u tradhëtuan. Tjerat janë dokrra.

Por sot në Tiranë dhe Shqipëri kanë ndryshuar gjërat, konceptet dhe ideologjitë për sa i përkët ceshtjes së bashkimit kombëtar. Sipas sondazhit të fundit të GALLUP-it bërë katër-pesë vjet më parë, rreth 73% e shqiptarëve të Shqipërisë janë për bashkëim kombëtar dhe ky është zhvillim shumë domethënës, të cilit nuk mund t’i shmnaget asnjë qeveri në Tiranë apo Prishtinë, duke i besuar kështu edhe konkluzionit të Krist Hill se “Ballkani është një proces i papërfunduar.”

6.

Duke ju rikthyer kronologjisë së ngjarjeve pas 24 marsit 1999 mediat e Tiranës do të ndryshonin qëndrim ndaj Kosovës. Urdhëri i Presidentit Amerikan Bill Klinton për të nisur sulmet ajrore mbi Serbi, me qellim shkatrrimin e makinës ushtarake të Milloshevicit kishte ndarë historinë e Ballkanit. Lajmet nga zonat e luftës në Kosovë, por edhe vuajtjet e refugjatëve në Kukës, Has, e Tropojë hapnin edicionet e lajmeve anembanë botës. Në këtë periudhë disa televizone të Tiranës filluan të transmetonin lajme nga lufta e Kosovës, konferencat e shtypit të presidentit Amerikan Bill Klinton, të zëdhënësit të departamentit të shtetit si dhe të NATO-s. Televizioni “Arbëria” filloi emisionin e njohur “Luftë apo paqë në Kosovë”, “Shijak” Televizon ndertoi disa emsione me tema nga Kosova, radio “Kontakt” etj.

Kursi ideologjik i TVSH-së dhe disa gazetave të majta në Tiranë bëri që ato të përfshiheshin në sulme të pabesa ndaj Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova të marrë peng nga Milloshevici në kulmin e luftës së Kosovës në pranverë të vitit 1999. Në të njëjtin kor me politikën zyrtare mediat e majta nxituan të shpallnin “Tradhëtar” Rugovën dhe “bashkëpunëtor të Milloshevicit.” Tirana zyrtare në këtë kohë prodhoi një qeveri të dytë në emigracion, duke mohuar atë të Bukoshit. Kjo la një shije të keqe në perendim i cili ishte përfshirë në një luftë të ashpër për clirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

Mediat e majta nuk do të kishin këtë opinion për Rugovën ndërsa ai do të fitonte të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë pas clirimit të vendit nga NATO dhe UCK, me 12 qershor 1999 dhe në vazhdim. Por ky qëndrim ekstremist do të bënte që Rugova për disa vite të mos vizitonte Tiranën.

Në vitet 1999-2016, duke përjashtuar nxitimin e këtyre ditëve të fundit, mediat e Tiranë kanë qënë të matura ndaj zhvillimeve në Kosovë. Ndërsa qeveritë e majta u implikuan në krijimin e të majtës në Kosovë apo sipas raporteve ndërkombëtare dhe të eksportimit të trafiqeve dhe disa krimeve etj, mediat vepruan në një menyrë më të ekuilibruar. Ato megjithatë, vetëm pas formulimit të “Paketës së Ahtisari” dhe vizitës së Presidentit Amerikan Geroge. Ë. Bush në Tiranë me 10 qershor 2007, shprehen besimin e tyre për “Pavarësinë e Kosovës.

7.

Aktualisht Kosova është tema kryesore e mediave të Tiranës pavarësisht politikave editorialiste dhe ngjyrimve politike që përfaqësojnë pronarët e tyre. Ata që për vite me radhë kishin përqeshur dhe sulmuar egërsisht cdo shkrim që bënte thirrje për pavarësinë e Kosovës, apo bashkimin kombëtar, tani i ke idhtarë të fortë të kësaj pavarësie, biles këta tipa thirren thuajse në cdo tryezë për zhvillimet në Kosovë për të folur si ekspertë, si analistë, apo thjeshtë për modë, pavarësisht pse e njohin në mënyrë sipërfaqësore këtë ceshtje dhe shpesh bëhen qesharakë me ato që thonë apo shkruajnë sic ndodhi edhe gjatë këtyre ditëve me një koment të ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj.

Për fat te keq këta analistë nuk u panë të bëjnë asnjë reagim për deklaratën kërcënuese të ministrit të jashtëm grek për luftë ndaj Shqipërisë, nuk patën asnjë prononcim për deklarëtn luftënxitëse të minsitrit të jashtëm të serbisë ” për pushtimin e Kosovës”, ndërsa u morën në mënyrë jo profesionale vetëm me deklaratën e nxituar të Hoxhajt.

Unë mendoj se klasa politike në Tiranë dhe Prishtinë duhet të tregojë më shumë pjekuri dhe mos përfshihet kurrë më, në deklarata emocionale dhe të panevojshme, të amplifikuara edhe nga mediat përkatëse.

Është vertëtë gabim reagimi nervoz i zotit Hoxhaj për deklarat e kryministrit të Shqipërisë apo vizitën e tij në Beograd apo Nish, pavareisht rolit paresor te Shqiperise ne rajon, por është po kaq gabim anashkalimi i Kosovës si palë e domosdoshme në marrëveshjen për autoestradën Nish-Prishtinë-Durrës, si edhe moskordinimi i zotit Rama me udhëheqjen legjitime të Kosovës të qëndrimeve dhe kërkesave ndaj Beogradit, është gabim reagimi i disa analistëve në Prishtinë dhe akoma dhe më i madh i disa komentuesve në Tiranë.

Serbët dhe mediat e tyre, për të gjitha qëndrimet nacionale flasim me një zë, si sërbët në Serbi, në Mitrovicën e veriut, në Republikën Serbcka në Bosnje, në Koraci apo edhe në Mal të Zi.

***

Edhe ky shenim nuk ka si qellim për të hidherruar askend, as ata që e kanë quajtur “UÇK-në prodhim të Milloshevicit”, as ata që denuan sulmet ajrore të NATO-s mbi serbi, as ata që Kosovën e dëshironin vetëm si pjesë e Serbisë “me autonomi thelbësore”, as ata që shpikin “kombin kosovar”, as ata “që i tremben bashkimit kombëtar” e kështu m radhë. Shenimi ka si qellim për të sjellë një deshmi të thjeshte të koherencës së shtypit të Tiranës, rolit të tij të humbur apo të fituar në momentet kurciale të një kombi, për t’i vendosur përballë një paqyrë ku secili do të shohë vetvetën.

Në fund të fundit e rëndësishme ka qënë dhe është bindja e komunitetit perendimor për suksesin e pavarësisë së Kosovës dhe në vijim të shtetit të lirë të Kosovës, në këtë pjesë të Ballkanit Perendimor dhe Europës. Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët.

No comments:

Post a Comment

Presidenti amerikan Donald Trump pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare: Çfarë dihet deri më tani?

Kërko brenda në imazh Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të hënën, i cili pezul...