2016-10-23

Hartografia e çuditshme e 1900: Ja si paraqitet Evropa dhe veçanërisht trojet shqiptare


Fitim Dika

NGA FITIM DIKA

Goerge Orvell e ka krahasuar metaforikisht fashizmin me oktapodin, ndërsa ngjashëm kanë vepruar edhe shumë hartografë në fillim të shekullit të kaluar kur kanë bërë harta për të sqaruar më së miri situatën politike globale.

Image

Për popullatën e atëhershme këto harta kanë zbehur sado pak terra incognita që mbizotëronte ngado. Në foton e quajtur Frederick Rose, “John Bull and his Friends”, bërë 14 vjet përpara fillimit të Luftës së Parë Botërore (1900), atëherë Britania nuk ishte anti-gjermane siç do ishte së shpejti. Por Rusia, po.



Siç shikohet në fotografi Cari Nikolas II i Rusisë përpiqet me oktapodin e tij të lë gjurmë pushtimi në Poloni, Kinë dhe Finlandë. Spanja dhe Turqia përpiqen të mbrojnë tokat e perandorive dikur më të mëdha të Evropës, ku siç shikohet se koka e “sulltanit” qëndron në Shqipëri, ndërsa qafa në Maqedoni dhe Bullgari. Udhëheqësi grek shikon detin Egje, sikur dëshiron të rrëmbeje gjithë bregun perëndimor turk, ndërsa Austria duke kapur përqafe Hungarinë përpiqet të përfitojë toka drejt perëndimit.

Shumë detaje tjera mund ti zbuloni edhe ju vetë nga harta e 1900, kur Shqipëria akoma nuk kishte shpallur pavarësinë nga Perandoria Osmane.

No comments:

Post a Comment

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...